14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

transmetimit të nxehtësisë është më i ulët.

Por megjithatë kjo metodë është e përhapur

për nga thjeshtësia dhe komoditeti. Kjo

metodë përdoret në mënyrë të ndërprerë

dhe të vazhduar.

Sistemet e ngrirjes me dy faza (frizerat

kriogjenik), në këtë metodë terreni ftohës

është një lëndë e ngurtë sublimuese

(dioksid karboni) ose një lëng që zien (azoti).

Në këtë rast efekti ftohës arrihet të

sigurohet si pasojë e ndryshimit të fazave të

terrenit ftohës.

9. Ndryshimet në mish gjatë ngrirjes

Ndryshimet kryesore që ndikojnë në

cilësinë e mishit të ngrirë janë ato që

ndikojnë në

indeve të tij.

ndryshimin e strukturës së

Këto ndryshime ndodhin për shkak të

procesit të kristalizimit dmth të madhësisë

dhe lokalizimit të kristaleve të akullit që

shkaktojnë ndryshime në kapacitetin ujëmbajtës

të mishit. Kjo çon në një pikim të

mëtejshëm të ujit të mishit e cila sjell

pasoja jo të këndshme në pamjen e

produktit, humbjen e butësisë së tij mbas

pjekjes dhe influencon në ritmin e rritjes

mikrobiale për shkak të lagështisë.

Ndryshimet në cilësinë e mishit ndodhin

gjatë të gjitha stadeve të ruajtjes së mishit

të ngrirë nga temperatura fillestare e

ngrirjes deri në atë finale të shkrirjes.

Ndryshimet në kapacitetin ujëmbajtës gjatë

ngrirjes çojnë në rritje të pikimit të ujit gjatë

shkrirjes së mishit. Kjo rritje e pikimit të ujit

ndodh si rezultat i migrimit të ujit nga

hapësirat ekstra qelizore dhe shtrembërimi

i strukturës miofibrilare prej rritjes së

kristaleve.

Teknologjia Ushqimore

Gjithashtu ndodh edhe denatyrimi i proteidnave

gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në

kapacitetin ujëmbajtës të mishit.

Figura 10.4. Ruajtja e mishit në temperatura

të ulëta që e çojnë këtë të fundit në ngrirje.

Në ritme të ulëta ftohjeje ky denatyrim

rritet në mënyrë të ndjeshme. Kjo

denatyrim lidhet më shumë me kokat e

miozinës që lidhen me aktinën. Lidhja që

ekziston midis sasisë së ujit të pikuar me

ritmin e ftohjes është komplekse. Në ritme

të shpejta ftohjeje me formim të një numri

shumë të madh të kristaleve të vogla

intracelulare, pikimi është shumë i vogël.

Në ritme të ulëta ftohjeje kristalet

intraqelizore bëhen të mëdhaja dhe kjo sjell

rritje të pikimit. Pikimi maksimal në kushte

ftohjeje me ritme të shpejta ndodh kur një

kristal i vetëm okupon pothuajse gjithë

fibrën e mishit.

Pikimi i madh i mishit në ritme të shpejta

ftohjeje mendohet se rrjedh edhe nga

shtrembërimi i strukturës miofibrile kur

ndodh rritja e madhësisë së kristalit të

128

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!