14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Përpara përdorimit mishi mbahet në

frigorifer në gjendje të ftohur në dhoma me

temperaturë +4 ˚C deri në + 6 ˚C, i varur në

linja ajrore me distancë trupi me trup 3-5

cm. Lagështia relative e ajrit duhet të jetë

më shumë se 85 %. Kjo metodë konservimi

bëhet për një kohë të shkurtër për ta

ruajtur mishin nga alterimet dhe për ta bërë

atë gati për përpunim të mëtejshëm ose për

konsum. Në këto kushte mishi mund të

ruhet 24 deri në 48 orë por mund të shkojë

edhe në disa ditë me kusht që të mos

luhatet temperature e dhomës.

Figura 10.1. Ruajtja e mishit në kushte

frigoriferike.

4. Ftohja e mishit; lokalet për ftohjen e

mishit dhe mënyrat e ftohjes së mishit

Ftohja e mishit sigurisht kryhet në vende të

caktuara për këtë qëllim. Mishi i therur që

ka pësuar të gjitha trajtimet e nevojshme

pas kullimit dhe një kohe pushimi, jo

menjëherë futet në lokalet e ftohjes. Mishi

nuk futet direkt pas therjes në lokalet e

ftohjes pasi kemi ndryshime të

padëshirueshme të teksturës së mishit. Pas

këtyre procedurave paraprake mishi i

vendosur në varëse të posaçme në lokalet e

Teknologjia Ushqimore

ftohjes. Këto varëse sigurojnë pozicionin e

përshtatshëm dhe hapësirat e nevojshme

në mënyrë të tillë që të mund të kalojë ajri i

ftohtë në të gjithë masën dhe në këtë

mënyrë bëhet i mundur këmbimi i

temperaturës.

Lokalet e ftohjes pra frigoriferët duhet të

plotësojnë disa kushte higjenosanitare, pasi

ato shpeshherë kanë përmbajtje të

baktereve në ajrin e tyre. Në përgjithësi

ambientet e lokaleve ftohëse duhet të

shëndetësohen, dhe duhet të bëhet

shkëmbimi i ajrit të paktën tre herë në ditë.

Gjithashtu ajri duhet ti nënshtrohet një

përzierje me frekuencë të paktën 6 herë në

ditë. Mënyra e ftohjes së mishit është

kryesisht me ajër të ftohtë, që sigurohet

nëpërmjet avullimit të një gazi.

5. Faktorët mikroklimatik në lokalet e

ftohjes

Lokalet e ftohjes duhet të plotësojnë disa

kushte “klimatike” të caktuara për ruajtjen

e mishit. Këto kushte kanë të bëjnë me

ruajtjen e një temperature konstante gjatë

gjithë periudhës së ruajtjes së mishit. Për

ftohje kjo temperaturë është kryesisht 4

deri në 6 gradë. Gjithashtu lokalet e ftohjes

për mishin duhet të kenë një nivel lagështie

më të lartë se 80% në kufij 80-90%.

Gjithashtu është mirë që në lokalet e ftohjes

O2 në ajër të jetë në sasi të vogla pasi ai

ndikon në oksidim të mishit.

124

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!