12.06.2013 Views

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në katodë do të reduktohen jonet Cu 2+ sepse janë më aktiv, marrin më me lehtësi elektronet në

krahasim me jonet e hidrogjenit, ndërsa në anodë do të oksidohen jonet hidroksid OH – të ujit, të cilët

japin më me lehtësi elektronet në krahasim me jonet sulfat.

Proceset që ndodhin në elektroda janë:

Katodë (-) : 2Cu 2+ + 4e – → 2Cu (reduktim)

Anodë (+) : 4OH – → 2H2O + O2 + 4e – (oksidim)

Reaksioni i përgjithshëm:

2CuSO4 + 2H2O = 2Cu + O2 + 2H2SO4

Në tretësirë mbeten jonet H + dhe SO4 2– . Meqënëse në tretësirë mbeten johe hidron mjedisi ka karakter

acid.

Produktet e elektrolizës së tretësirës ujore të CuSO4 janë: në katodë depozitohet bakër metalik dhe

në anodë çlirohet gazi oksigjen.

Shembull 5

Shkruani reaksionet që ndodhin gjatë elektrolizës së tretësirës ujore të sulfatit të natriumit Na2SO4 me

elektroda inerte.

Cilat janë produktet e elekrolizës?

Zgjidhje

Në tretësirën ujore të sulfatit të natriumit gjenden jonet:

Na2SO4→ 2Na + + SO4 2–

H2O ↔ H + + OH -

Jonet që gjenden në tretësirë janë jonet natrium Na + , jonet sulfat SO4 2– , jonet hidrogjen H + dhe jonet

hidroksid OH – .

Në katodë do të reduktohen jonet H + sepse janë më aktiv, marrin më me lehtësi elektronet në krahasim

me jonet e natriumit Na + , ndërsa në anodë do të oksidohen jonet hidroksid OH – të ujit, të cilët japin më

me lehtësi elektronet në krahasim me jonet sulfat.

Proceset që ndodhin në elektroda janë:

Katodë (-) : 4H + + 4e – → 2H2 (reduktim)

Anodë (+) : 4OH – → 2H2O + O2 + 4e – (oksidim)

Reaksioni i përgjithshëm:

2H2O = 2H2 + O2

Meqënëse në tretësirë mbetën jonet natrium Na + dhe jonet sulfat SO4 2– , të cilët nuk mundet t’i japin

ujit as karakter acid, as karakter bazik, mjedisi që krijohet është asnjanës. Elektrolizës i nënshtrohet

vetëm uji.

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!