MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9 MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

12.06.2013 Views

Ndërtimi i kuptimit: Veprimtari me lexim të drejtuar(VLD) Në këtë fazë u kërkoj nxënësve të hapin librat dhe të lexojnë paragrafin e parë.Pasi është lexuar paragrafi i parë shtrohen pyetjet për diskutim: Mësuesi: Ç’quajmë reaksion redoks Nxënësi 1 përgjigjet: Reaksionet kimike që shoqërohen me kalime ose zhvendosje elektronesh quhen reaksione oksido-reduktimi ose reaksione redoks. Mësuesi: Ku dallohen reaksionet redoks nga reaksionet joredoks Nxënësi 2 përgjigjet: Në reaksionet redoks kemi ndryshim të numrave të oksidimit në reaktantët dhe produktet, kurse në reaksionet joredoks nuk kemi ndryshim të numrave të oksidimit. Lexohet paragrafi tjetër: Pasi është lexuar paragrafi shtrohen pyetjet për diskutim: Mësuesi: Cilët janë proceset që ndodhin në një reaksion redoks? Nxënësi 3 përgjigjet: Në reaksionet redoks ndodhin njëkohësisht dy procese:oksidimi dhe reduktimi. Mësuesi:Ç’është oksidimi? Nxënësi 4 përgjigjet: Procesi i dhënies së elektroneve quhet oksidim dhe shoqërohet me rritje të numrit të oksidimit. Mësuesi:Ç’është reduktimi? Nxënësi 5 përgjigjet: Procesi i marrjes së elektroneve quhet reduktim dhe shoqërohet me zvogëlim të numrit të oksidimit. Lexohet paragrafi tjetër: Pasi është lexuar paragrafi shtrohen pyetjet për diskutim: Mësuesi: Në reaksionin e dhënë kush është oksiduar dhe kush është reduktuar? Nxënësi 6 përgjigjet: Në reaksionin e mësipërm elementët hekur dhe bakër kanë ndryshuar numrat e oksidimit.Hekuri është oksiduar sepse e ka rritur n.o, kurse bakri është reduktuar sepse e ka zvogëluar n.o. Mësuesi: Ç’quajmë agjent oksidues dhe agjent reduktues? Nxënësi 7 përgjigjet: Substancat, atomet ose jonet e të cilave oksidohen quhen agjent reduktues. Substancat, atomet ose jonet e të cilave reduktohen quhen agjent oksidues. Mësuesi: Si mëndoni a mund të ketë reaksione që të ndodh vetëm procesi i oksidimit ose i reduktimit Nxënësi 8 përgjigjet: Nuk mund të ketë reaksione që të ndodh vetëm procesi i oksidimit ose vetëm procesi i reduktimit.Procesi i oksidimit zhvillohet gjithmonë në prani të një procesi reduktimi dhe anasjelltas. Kjo fazë mbaron pasi kanë dalë pergjigjet e të gjitha pyetjeve. Përforcimi: Tabela e koncepteve Mësuesi ndërton në dërrasën e zezë tabelën. U kërkoj nxënësve të plotësojnë tabelën: Reaksioni (Vendosni n.o) Zn + HCl → ZnCl2 + H2 H2S + O 2 → SO2 + H2O Substanca që oksidohet dhe reduktohet Skema elektronike Agjenti oksidues Agjenti reduktues Vlerësimi i nxënësve Në fund mësuesi bën vlerësimin e nxënësve që kanë qënë pjesmarrës më aktiv në diskutime dhe në përgjigjet e tyre 12

Tema: Elementi galvanik Objektivat : Në fund të orës së mësimit nxënës-i/ja: Niveli bazë: -Të përshkruajë ndërtimin e elementit galvanik. Niveli mesatar: -Të shpjegojë nëpërmjet skemës së elementit galvanik funksionimin e tij. Niveli lartë: - Të shkruajë gjysëmreaksionet që zhvillohen në elektroda dhe reaksionin e përgjithshëm. Fjalë kyçe : element galvanik, anodë, katodë, urë kripe. Mjetet : skema të elementit galvanik Struktura e mësimit : Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Kohëzgjatja e veprimtarisë Organizimi i nxënësve P Di /Dua të di/Mësova 10 ′ Grupe të mëdha N Di /Dua të di/Mësova 25 nxënësish P Tabela e koncepteve 10 Grupe me nga 3 nxënës Parashikimi : (Di/Dua të di/Mësova) Zhvillimi i mësimit Mësuesi ndërton në dërrasën e zezë tabelën e mëposhtme: Di Dua të di Mësova Mësuesi u drejtohet nxënësve të vëzhgojnë eksperimentin: Marrim një pllakë zinku e zhysim në tretësirën e sulfatit të bakrit.Ç’vini re? Ç’ngjyrë merr pllaka e zinkut? Si mendoni a ka ndodhur reaksion kimik? Një nxënës shkruan në dërrasë barazimin e reaksionit: Zn + CuSO4 = ZnSO4 + Cu Mësuesi u drejtohet nxënësve t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme me anë të të cilave shqyrtohen informacione nga mësimet e kaluara të cilat lidhen me mësimin e ri. 1. Vendosni n.o dhe përcaktoni a është reaksion redoks? 2. Shkruani proceset që ndodhin. 3. Tregoni lëvizjen e elektroneve. 4. Si mendoni të dyja proceset oksidimi dhe reduktimi a ndodhin në të njëjtën enë? 5. A prodhohet energji? 13

Tema: Elementi galvanik

Objektivat : Në fund të orës së mësimit nxënës-i/ja:

Niveli bazë:

-Të përshkruajë ndërtimin e elementit galvanik.

Niveli mesatar:

-Të shpjegojë nëpërmjet skemës së elementit galvanik funksionimin e tij.

Niveli lartë:

- Të shkruajë gjysëmreaksionet që zhvillohen në elektroda dhe reaksionin e përgjithshëm.

Fjalë kyçe : element galvanik, anodë, katodë, urë kripe.

Mjetet : skema të elementit galvanik

Struktura e mësimit :

Fazat e

strukturës

Strategjitë mësimore Kohëzgjatja e

veprimtarisë

Organizimi i nxënësve

P Di /Dua të di/Mësova 10 ′

Grupe të mëdha

N Di /Dua të di/Mësova 25 nxënësish

P Tabela e koncepteve 10 Grupe me nga 3 nxënës

Parashikimi : (Di/Dua të di/Mësova)

Zhvillimi i mësimit

Mësuesi ndërton në dërrasën e zezë tabelën e mëposhtme:

Di Dua të di Mësova

Mësuesi u drejtohet nxënësve të vëzhgojnë eksperimentin:

Marrim një pllakë zinku e zhysim në tretësirën e sulfatit të bakrit.Ç’vini re? Ç’ngjyrë merr pllaka e

zinkut? Si mendoni a ka ndodhur reaksion kimik?

Një nxënës shkruan në dërrasë barazimin e reaksionit:

Zn + CuSO4 = ZnSO4 + Cu

Mësuesi u drejtohet nxënësve t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme me anë të të cilave shqyrtohen

informacione nga mësimet e kaluara të cilat lidhen me mësimin e ri.

1. Vendosni n.o dhe përcaktoni a është reaksion redoks?

2. Shkruani proceset që ndodhin.

3. Tregoni lëvizjen e elektroneve.

4. Si mendoni të dyja proceset oksidimi dhe reduktimi a ndodhin në të njëjtën enë?

5. A prodhohet energji?

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!