07.06.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

HOMAZH

FORUM

Kontaktoni në opinion@gazeta55.net

Kosiga, një president kundra hipokrizisë së

të Majtëve dhe një mik i shquar i shqiptarëve

Nga Lavdrim Lita

Ndjesë pastë, Ish-presidenti italian

Françesko Kosiga është ndarë

para dy ditësh nga jeta në moshën

82-vjeçare pas një ataku kardiak. Ai

ndodhej i shtruar në spitalin e

Romes “Gemelli”, - i njëjti spital ku

u shua At Zef Pllumi, - prej 9 ditësh.

Për respekt të figurës së tij lamë që

të ishin të parët komentuesit italianë

të portretizonin figurën e këtij burri

shteti të madh fqinj. Më pas në radhë,

ne, shqiptarët duke ditur nderin indirekt

me ndërhyrjen në luftën e Kosovës.

Ai ishte Ministër i Brendshëm në

vitin 1978 kur ish-kryeministri Aldo

Moro u rrëmbye dhe pastaj u vra nga

Brigadat e Kuqe, grup i majtë terrorist.

Kosiga, i cili i refuzoi negociatat

me rrëmbyesit e Moros, dha

dorëheqje pak pasi u gjet trupi i pajetë

i Aldo Moros në maj 1978. Por

karriera e tij politike dhe institucionale

nuk mbaroi. Kurrsesi. Ai kishte

një mision. Kosiga, me origjinë nga

ishulli i Sardenjës - u rikthye në politikë

një vit më vonë si kryeministër,

dhe pastaj si kryetar i parlamentit deri

në vitin 1985, e pas këtij viti u zgjodh

president i Italisë deri në vitin

1992. Një figurë tragjike, dhe kurrë

banale. Thuhet se kur Henry Kissinger

e takoi, u shpreh se “nuk duket

fare si demokristian”. Dhe kjo ishte

pothuajse një kompliment, pasi sekretari

i Shtetit amerikan Kissinger i

donte pak politikanët e italianë.

Në të vërtetë gjykimi i tij ishte jo

ekzakt, sepse Kosiga në deri në fund

të gjallimit të tij ishte një demokristian

i bindur. Dhe këtë e konfirmon

besimi katolik dhe militantizmi politik

demokristian. Afërmendsh ai nuk

mund të ishte ndryshme në vitet e

rindërtimit të Italisë dhe më pas të

Luftës së Ftohtë. Megjithatë, malësori

Kosiga ishte një njeri i Oksidentit,

çka nuk mund të thuhet për të

gjithë demokristianët. Dhe njeri i

Oksidentit do të thotë të jesh mik i

Amerikës dhe i Izraelit, një përkrahës

i demokracive liberale dhe i sistemit

të tyre të aleancave (NATO-s), një

admirues i shtetarëve që bënë historinë

në shekullin e XX (Çërçill, De

Gasper, De Gol).

Kjo nuk është e mjaftueshme për

të përcaktuar kompleksitetin e njeriut,

paradokset dhe kontradiktat e

tij, të cilat ishin aq të mëdha sa edhe

koherenca e tij. Megjithatë këtu

shpjegohet se pse SHBA-ja e ka parë

atë gjithmonë me miqësi, me mirënjohje.

Padyshim amerikanët kishin

mirënjohje të pakufizuar sepse Kosiga

qe ai që vendosi pranimin në fillim

të viteve ’80 të sistemit të Raketave

Europiane, i njëjti vendim me Gjermaninë

e Helmut Schmidt-it. Dhe po

aq mirënjohje, në kohët e fundit, pas

operacionit politik që e vuri Italinë në

ballë të luftës së Kosovës, me

Lidhja e ish-presidentit italian Francesco

Cosiga me Institutin e

Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi”

Që në themelimin e tij, ish-presidenti italian e ka

përshëndetur përzemërsisht punën e Institutit të Kërkimeve

Politike, “Alcide de Gasperi”, themeluar nga publicisti

Fahri Balliu. Pas marrjes së publikimit periodik

të institutit, më 19 maj 2004, ai jep këtë vlerësim për

punën e tij. “Nëpërmjet relacioneve të konferencës së

zhvilluar me 25 mars 2004, kam patur mundësinë të

njoh aktivitetin që Instituti Alcide de Gasperi zhvillon

me shumë përkushtim, duke u frymëzuar nga figura e

shtetarit të madh italian, parimet e tij, shembulli i tij

dhe veprat e tij, që përbëjnë një pikë të sigurtë referimi”,

thuhet në përshëndetjen e ish-presidentit italian,

drejtuar moderatorit të aktivitetit të dytë të institutit,

D’Alemën si kryeministër, në fund

të viteve ‘90. Puna ishte e madhe,

duke e ditur se Masimo D’Alema

vinte nga radhë e Partisë Komuniste

Italiane, e cila pas skandaleve të korrupsionit

“Tangentopoli” u konvertua

në partinë Demokracia e Majtë.

Në të paktën dy raste, i ndjeri

Kosiga demaskoi hipokrizinë e së

majtës post-komuniste: së pari kur

takoi pjesëtarët e organizatës

klandestine “Gladio” (të krijuar nga

NATO e CIA, që aktivizohej vetiu

nëse komunistët e financuar nga

Moska do kërkonin pushtetin), të

Divizionit “Ossopo” që komandohej

nga një partizan “i bardhë”, që kishte

luftuar si nazifashistët po ashtu edhe

partizanët e Marshallit Tito; dhe rasti

i dytë ishte kur bindi mendjen e

D’Alemës të intervenonte kundra

Serbisë, në krah të NATO-s e pro

Kosovës.

Gjithsesi pengu i jetës së tij politike

ishte rrëmbimi i ish-kryeministrit

Aldo Moro, drejtues i Demokracisë

Kristiane dhe vendimi i fortë e i

drejtë për të mos negociuar me terroristët.

Ai doli i shkatërruar, njerëzisht,

nga eksperienca e rrëmbimit sepse

ai drejtonte strukturat e rendit, paçka

se Çështja Moro është konsideruar më

shumë si një çështje politike, sesa

gjyqësore. Një çështje që gjithsesi

mbetet ende e hapur... Dokumentet,

dëshmitë, 55 ditët e Aldo Moros në të

ashtuquajturin “Burgu i Popullit”,

tregohen nga burgosësit e tij, anëtarët

me temë “Alcide de Gasperi, formulë e suksesit politik”,

që u mbajt 29 majin e të njëjtit vit. Letërkëmbimi

i drejtuesve të Institutit “Alcide de Gasperi” me

ish-presidentin italian Cosiga ka vijuar edhe më tej

në vite, prandaj me humbjen e tij, kontributorët e

këtij instituti ndjejnë humbjen e një bashkëpunëtori

të vyer. Me humbjen e tij, drejtori ekzekutiv i Institutit,

publicisti Fahri Balliu, shpreh pikëllimin e

thellë, për largimin nga kjo jetë të njeriut që shenjoi

një pjesë të rëndësishme të historisë së re të Italisë,

si një personalitet që forcoi shumë lidhjet me SHBAtë

dhe luftoi që shteti italian të fitonte vendin që

meriton në skakierën ndërkombëtare.

e “Brigadave të Kuqe”. Ai mendonte

se po sakrifikonte një mik për hir të

interesit të shtetit, sigurisht kishte

rënë pre e diktatit të Partisë Komuniste

Italiane, e cila mohonte çdo lloj

negociate. Pastaj zbuloi se gjithçka

ishte një lojë e ndyrë. Në biografinë e

tij shkruan “Nëse kam flokat e thinjura

dhe njolla në lëkurë është për këtë

gjë. Sepse ishim duke lënë që të vdiste

Moro-n, paçka se unë po e kuptoja.

Sepse dhimbja jonë ishte në sintoni

më atë çfarë po pësonte Moro.

Sidoqoftë Françesko Kosiga ishte

një njeri i drejtë e i fortë dhe i

rifitoi energjitë e hodhi shpejt në

arenën politike: Kryeministër në

1979, pastaj President i Senatit gjer

më 1983, më në fund, në 1985 Pres-

E enjte, 19 gusht 2010

identi i Republikës (me votë unanime

të Parlamentit, e para herë), gjatë

ushtrimit të mandatit të tij presidencial,

dëshmoi vlera dhe devotshmëri

ndaj shtetit dhe popullit italian,

duke dhënë kështu një kontribut

të pazëvendësueshëm në jetën

politike të Republikës Italiane.

Në fillim të këtij shkrimi thamë

se ai kishte një mision. Dhe misioni

ishte të zbulonte të fshehtat e Italisë

republike, dhe për këtë u quajt

nga media “il piccanatore”, njeriu me

kazmë, që shembi murin e heshtjes

pikërisht me zbulimin e organizatës

sekrete “Gladio” dhe planin e koduar

“Stay behin” që parashikohej, në

rast se komunistët merrnin pushtetin

me dhunë. Hera e fundit që ai i

futi stërkëmbëshin jetës politike italiane

ishte në vjeshtën e 1998-s, kur

me një grup të vogël parlamentar të

krijuar prej tij, të ashtuquajturit

“rreckamanët e Valmy-s”, votuan - pas

rënies së qeverisë Prodi nga ana e

komunistit Bertinoti, aleat i tyre pro

serb dhe kundër NATO-s - qeverinë

D’Alema, që zhdoganoi kryesimin e

Këshillit të Ministrave Italianë për

herë të parë nga një ish-komunist.

Kosiga ka vuajtur dramën e historisë

republikane italiane, sepse ka parë

anët e errëta të pushtetit e fytyrën

demoniake të saj. Dikush thotë me

të drejtë dhe pa të drejtë se ai mbante

“sekretet e Shtetit”, që shpesh

herë kur dilnin skandalizonin publikun

italian. Por a ishte kështu?

Sigurisht, ai dinte shumë gjera, por

mbi të gjitha ishte njeri i Institucioneve.

Një njeri që jetoi me intensitet

zgjedhjen e tij liberale, besimin

në një Perëndim që di të rinovohet

pikërisht pse themelohet mbi lirinë.

55 7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!