07.06.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vera e vitit 2010, rekord

pushuesish në brigjet shqiptare

Shqipëria pret më shumë vizitorë sesa çka banorë të përhershëm. Kryeministri premton se

për vitin e ardhshëm në buxhetin e shtetit do fuqizohen investimet për turizmin, për t’i

dhënë një dimension zhvillimit të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare

Kreu i qeverisë Sali Berisha

përsëriti dje në mbledhjen

e Këshillit të Ministrave se

Shqipëria është vizituar nga një numër

rekord pushuesish, të cilët zgjodhën

brigjet shqiptare për të kaluar

pushimet e tyre. Sipas kryeministrit

kjo përbën një zhvillim të rëndësishëm,

pasi turizmi është një nga

degët kryesore të ekonomisë në vend.

“Këtë vit, Shqipëria pret më shumë

vizitorë se çka banorë të përhershëm

dhe unë ju garantoj që kjo rritje nuk

do të ketë të ndalur”, u shpreh kryeministri.

Berisha vijoi se turizmi është bërë

me një shpejtësi marramendëse, një

ndër degët më kryesore të kësaj ekonomie

dhe kjo brenda një kohe shumë

të shkurtër.

“Këtë vit, rritja e vizitorëve krahasuar

me vitin 2004 mund të arrijë në

12 herë. Ky do të jetë viti i parë në historinë

e këtij vendi, që Shqipëria ka

pritur më shumë vizitorë se çka banorë

brenda saj. Ky është një lajm jashtëzakonisht

pozitiv. Por përpjekjet e

bëra sigurisht kanë qenë të shumta.

Investime masive janë adresuar në zonat

turistike nga Velipoja deri në Ksamil.

Këto investime ne tërësi në infrastrukturë

tejkalojnë 1 miliard euro. Megjithatë,

rritja është marramendëse, çka do

të thotë që secila ministri të investojë

në fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve

turistike të vendit. Nuk mund

të mendohet, se me 3,5 milion vizitorë,

që vizituan Shqipërinë këtë vit,

megjithëse shifrat vijnë duke u rritur

vazhdimisht, ky problem mund të

marrë përgjigje vetëm nga Ministria e

Turizmit. Ky është një problem shumë

kompleks. Ky është një problem, i cili

duhet ridimensionojë tërësisht qëndrimin

e agjencive tona, ministrive

tona, ndaj këtij fenomeni jashtëzakonisht

pozitiv. Është një burim të

ardhurash jashtëzakonisht pozitiv për

ekonominë. Përpjekjet kanë qenë serioze

dhe të mëdha, nga të gjitha agjencitë

dhe institucionet dhe pse duhet

të njohin rritje të shpejtë dhe konsolidim

të madh”, u shpreh kryeministri.

Berisha theksoi se resurset buxhetore

që pritet të pësojnë rritje nga

turizmi i madh që u shënua këtë verë

do ndikojnë direkt në buxhetin për

vitin e ardhshëm.

“Vendi po krijon imazh pozitiv.

Turizmi është burimi pozitiv i të

ardhurave për buxhetin e vitit 2011”,

tha kryeministri.

Shefi i ekzekutivit kërkoi gjithashtu

nga të gjitha ministritë të investojnë

për fuqizimin dhe rritjen e

kapaciteteve turistike në vend. Kryeministri

kërkoi nga ministritë, që krahas

hartimit të buxhetit, në përputhje

me strategjitë sektoriale të miratuara,

të bëhet riorientimi mëtejshëm i

resurseve buxhetore drejt industrisë

turistike dhe turizmit.

“Në buxhetet tuaja duhet të

parashikoni dhe përparësoni çdo prob-

Të Të dhënat dhënat e e fundit

fundit

Në tunelin e Kalimashit kanë kaluar 518 mijë automjete

Kryeministri Sali Berisha informoi dje në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave se në harkun kohor të një

muaji tuneli i Kalimashit, pjesë e autostradës Durrrës-Kukës-Morinë, është përshkruar nga 518 mijë automjete.

“Dua të theksoj edhe njëherë se nga data 18 qershor deri në datën 16 gusht tuneli i Kalimashit është kaluar nga 518

mijë automjete, në një hark kohor dy mujor, pra një efekt pothuaj magjik, pasi magjia nuk qëndron vetëm në

mistere. Ajo qëndron edhe në gjëra jo misterioze”, u shpreh kryeministri Berisha.

Rreth 12 mijë turistë shqiptarë dhe me shumë së 3 000 automjete lëvizin çdo ditë nëpër këtë rrugë. Vetëm gjatë muajit

korrik këtë rrugë e përshkuan 518 mijë persona, ndërkohë që një fluks më i madh vërehet edhe gjatë muajit gusht.

Tuneli i Kalimashit, me gjatësi rreth 6 kilometra, është pjesa më e rëndësishme dhe më tërheqëse e rrugës së re. Në

njërin prej dy tuneleve kompania amerikane turke “Bechtel & Enka” vazhdon ende punimet, ndërsa automjetet

lëvizin vetëm nëpër tunelin e krahut lindor, i cili është ende me një kalim. Për tunelin tjetër autoritetet shqiptare kanë

thënë se do të jetë i gatshëm për qarkullim më së largu në tetor.

lem që lidhet me turizmin. Duhet të

përparësojë mjedisi, duhet të përparësojë

shëndetësia, bujqësia. Duhet të

përparësojë dhe ka përparësuar ministria

e Punëve Publike, Ministria e

brendshme, Ministria e Financave

dhe të gjitha ministritë”, deklaroi

kryeministri Berisha.

Duke e vlerësuar zhvillimin e turizmit

këtë vit si një burim shumë të

rëndësishëm të ardhurash për ekonominë,

kryeministri u shpreh se ky fenomen

jashtëzakonisht pozitiv duhet të ridimensionojë

tërësisht qëndrimin e

agjencive përkatëse dhe ministrive për

një rritje të mëtejshme të tij.

Në këtë kontekst, kryeministri

kërkoi që në buxhetin e viti 2011 të

parashikohet përfundimi i të gjitha

impianteve të përpunimit të ujërave,

të cilat janë në ndërtim e sipër, në të

gjitha zonat turistike. Gjithashtu për

sa i përket infrastrukturës, kryeministri

kërkoi të parashikohen të gjitha

resurset për kompletimin përfundimtar

të saj, jo vetëm drejt zonave

turistike, por gjithashtu drejt parqeve

arkeologjike, zonave historike, në

mënyrë që vizitorët t’i gjejnë sa më

lehtë ato.

“Çdo vizitor i huaj që vjen në Shqipëri

do të donte të kishte mundësi

të vizitonte Beratin , Butrintin,

Gjirokastrën, pasi këto janë vende tashmë

të njohura, për pasurinë e tyre në

fondin botëror të kulturës. Në këtë

kontekst, duhet të ecim përpara me

rrugët, në mënyrë ky fluks i madh vizitorësh

t’i gjejë dhe ti arrijë sa më lehtë

këto vende”- tha Berisha.

Në këtë kontekst, një porosi të

veçantë kam për Beratin. Boshti i Jugut

po vazhdon, por dhe segmenti Lushnje-Berat

duhet të jetë përparësi madhore

e muajve që vijnë sepse Berati

është në hartën e trashëgimive kulturore

botërore. Çdo vizitor i huaj që

vjen në Shqipëri do të donte të kishte

mundësi të vizitonte Beratin, Butrintin,

Gjirokastrën pasi këto janë vende

tashmë të njohura për pasurinë e tyre,

në fondin botëror të kulturës. Kështu

që duhet të përparësojmë. Duhet

të përparësojmë edhe për atë rrugë,

ndërkohë që punimet duhet të vazhdojnë

për boshtin e Jugut”, deklaroi

Berisha.

Sipas kryeministrit, këtë vit, Shqipëria

pret më shumë vizitorë se asnjëherë

tjetër dhe kjo lidhet me interesin

në rritje të të huajve drejt Shqipërisë.

“Lidhet imazhin e përmirësuar të

Shqipërisë, çmimet e që kanë vendosur

pronarët e hoteleve, apartamenteve

dhe me këtë i japin një kontribut

të madh vendit, pasi kanë bërë që qytetet

tona të mbushen me vizitorë. Këtu

ka ndikuar edhe ushqimi shumë i

shijshëm.

“Në një udhëtim që ka bërë në

Perandorinë otomane, Andrè Zhid

(Gide) shkruajti për vendin tonë: ‘aty

gjeta dy gjera më impresionuese, njëra

ishte ushqimi i shijshëm dhe tjetra

ishin burrat e bukur’. Kur e lexova

për herë të parë, shumë e shumë vite

me parë, mendova se shqiptarët nga

fanatizmi nuk i kishin nxjerrë gratë,

kur u thellova me tej zbulova se ai

kishte qenë gej. Le të përpiqemi, pra

që në këtë buxhet zërat për turizmin

ti fuqizojmë sa më shumë”, vijoi më

tej, Berisha.

E enjte, 19 gusht 2010

Bumi i turistëve që

nënshtron politikën

kasnece të opozitës

Turizmi,

opozita dhe

kulti i saj i

urrejtjes

kombëtare

Megjithëse sezoni turistik nuk

është mbyllur, statistikat flasin për

një fluks në rritje të pushuesve që

zgjedhin bregdetin shqiptar për të

kaluar pushimet e tyre. Shifrat reale

flasin për 3 milionë e 500 mijë

vizitorë, ndërkohë që kjo shifër

mund të ndryshojë deri në fund të

sezonit turistik kohë kjo, që është

e vlefshme për gati 1 muaj. Konfirmimi

i Shqipërisë si vend atraktiv

në zhvillimin e turizmit, investimet

në infrastrukturë dhe plazhet

e bukura mahnitëse që ofron e

gjithë vija bregdetare, ka bërë që

vendi ynë të koleksionohet në

hartën e miliona turistëve të cilët

janë treguar të gatshëm të eksplorojnë

bukuritë përrallore të

bregdetit.

Krahas të dhënave korrekte dhe

vlerësimeve të ndryshme për zhvillimin

e bregdetit si pasojë e

përqendrimit aty të një pjese të

mirë të investimeve, çka ka kontribuar

në konfirmimin e turizmit

si industri më vete, opozita shqiptare

vazhdon të mos njohë realitetin

dhe madje për më tepër ka

intriguar ditë pas dite sezonin turistik.

Qarqet e ngushta të

udhëhequra nga Edi Rama, për ditë

me radhë kanë artikuluar shpifje

nga më të pa zakontat në adresë të

qeverisë dhe institucioneve të

ligjit, se s’po menaxhojnë siç duhet

sezonin turistik duke marrë për

bazë raste të izoluara aksidentesh

rrugore. Pas përpjekjeve të gjata

për të irrituar pushuesit vendas

dhe të huaj të cilët kishin pikasur

bregdetin shqiptar për të kaluar

nën mrekullinë e natyrës shqiptare

pushimet disa ditore, se Shqipëria

është në krizë të rëndë ekonomike,

opozita iu kthye situatës rrugore

duke përcjellë deklarata alarmante

se po vdesin njerëz, tregues ky i

një mesazhi se shtetasit shqiptar

dhe të huaj nuk duhet të udhëtojnë

nëpër akset shqiptare pasi i

pret vdekja.

Këto dhe të tjera nuk janë aspak

sajesa apo artikulime të momentit

për të fajësuar njërën palë dhe

shfajësuar tjetrën, por thjesht po i

tregohet opinionit publik se opozita

e Edi Ramës udhëhiqet nga kulti i

nihilizimit dhe urrejtjes kombëtare.

Ndaj edhe është më e arsyeshme të

injoron sa më tepër pasthirrmat mediatike

të Edi Ramës me shokë, pasi

ndryshimin e Shqipërisë s’mund ta

ndalë asnjë prej pinjollëve të brezit

të dytë të nomenklaturës komuniste.

L. QUKU

55 3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!