07.06.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ramize Gjebrea, “legjenda e dashurisë”

Nga Vasfi BARUTI

(vijon nga numri i kaluar)

Jo, nën tutelën Parti!

Pavarësi e Organizatës së Rinisë

Antifashiste të Qarkut të Vlorës

nga tutela udhëheqëse e Qarkorit

të partsë dhe e qëndrorit të PKSHsë,

ishte pikëpamja politike e Ramize

Gjebresë, sekretare politike e

Qarkorit të Rinisë Antifa- shiste të

Vlorës. Gjebrea kërkonte vetëm

vartësi vertikale nga qëndrori i Rinisë

Komuniste. Çlirimi nga tutela e

partisë komuniste edhe sot duket

një idealizëm i pastër politik, një

marrëzi politike ta mendoje.

Nga letra e Gjebresë e 22 shkurtit,

që i drejtohet presid- entit

N. Spiru, vetëm sa konstatohet se

puna me rininë në qarkun e Vlorës

përballej me sfida të rënda, aq sa

kërkon (me ton urdhërues) doemos

mbledhjen e Qëndrorit të Rinisë, e

në pamundësi të kësaj mbledhje

doemos do takim pune me presidentin.

Në Plenumin e dytë të K.Q.

të Partisë, Berat nëntor ’44, shihet

se pikëpamja e Gjebresë për pavarësi

e çlirim nga tutela e Qarkorit të

Vlorës lëshon alarm politik në

udhëheqjen e qarkorit e qëndrorit

të partisë.

Në autoritetin shumë të njohur

që kishte Gjebrea shihej rreziku

që mund t’i vinte Partisë prej

saj, ndaj vigjilenca ishte e madhe

në Qarkorin e Vlorës ku kishin

selinë jo një por tre drejtues të lartë

të Partisë: Miladini, Dushani, që atë

kohë ishte de fakto kryetari i Partisë,

e Liri Gega, dhe me Tarasin

bashkë bënin klikën drejtuese të

Partisë, siç ngrihej akuza në Plenumin

e Beratit! Gjebrea ishte nën

goditje të forta nga Mugosha dhe

partia në Brigadë e Qarkor, që e

deshin organizatën e Rinisë Antifashiste

t’a kishin në dorën e fortë

të Partisë, t’i rrëmbenin çdo shënjë

pavarësie.

Në Plenumin e Beratit jepet argument

se Dushani s’kishte marrëdhënie

të mira me qarkorin e Rinisë

Antifashiste të Vlorës, fjala është

për Gjebrenë sekretare politike e

qark- orit porse në ato rrethana

s’mund të citohej Gjebrea, ishte

pushkatuar muaj më parë. Konflikti

me Gjebrenë ishte përndezur keq

dhe përmasa alarme të këtij konflikti

i shohim në konkluzione të

Plenumit, nëntor ’44:

“Lirija dhe Dushani dhanë alarmin

në Parti se Rinija po shkëputej [nga

partija] dhe këtë e bënë se nuk kishin

marrëdhënie të mira me shokët e rinisë

[Gjebrea]. Nga frika e shkëputjes së

Rinisë nga Partia lindi ideja për të marrë

në dorë Rininë, për ta lidhur atë mirë

me Partinë.” 147

Goditja drejtohej kundër Dushanit

e Liri Gegës, zbulohet e shkaku:

kërkesa e Gjebresë për pavarësi

nga Partia dhe “nuk kishin marrëdhënie

të mira me shokët e rinisë” do të thotë

se kishin marrëdhënie të ndera me

sekretaren politike të Rinisë Antifashiste,

Gjebrea. Në qarkorin e rinisë

askush s’kishte forcë për t’i qëndruar

ciklonit të egër Mugosha,

tekefundit marrëdhëniet e Qarkorit

të Rinisë me Qarkorin e Partisë ishin

përgjegjësi e Gjebresë.

Burim konflikti Mugosha-Gjebrea

ishte edhe pavarësia e organizatës

së rinisë antifashiste nga organizata

e rinisë komuniste. Synimi për ta

vënë organizatën e rinisë antifashiste

në vartësi të plotë të Partisë

bënte dominante dhe idenë e rivlerësimit

të organizatës së rinisë komuniste

që të udhëhiqte ajo organizatën

e rinisë antifashiste. Trakti i rinisë

antifashiste, shkruar nga Gjebrea

s’ka asnjë referim për organizatën e

rinisë komuniste. Pikëpamja e vartësisë

së Rinisë Antifashiste nga Rinija

Komuniste s’mund t’i qëndronte

as arsyes pasi organizata më masive

ishte Rinia Antifashiste, Rinia

Komuniste ishte me anëtarësi krejt

simbolike, por nuk i përgjigjej as

situatës politike pasi të rinjtë shqiptarë

i trembte të qënit me emër

komunist. Sido të jetë, nga fundi i

vitit ’43 filloi të flitet mjaft për rininë

komuniste, e shoh këtë e në

raportin e Xhakos [R. Xhan golli]

që i shkruan qëndrës për porosinë

që merrte nga Miladini: “... të popullarizohet

rinia komuniste”, 148 por Xhako

informon qëndrën se “Sala

(Mugosha) nuk epa të arsyeshme punën

për riorganizimin e rinisë në rajonin e

jugut.” 149 dhe ky riorganizim ishte

si funksion i Ramize Gjebresë, në

letra të saj ka informacion dhe për

punën në rininë në rajonin e Jugut.

Rrëfyer nga mbreti i Salemit Historia

vetjake është ajo që ke dashuruar

gjithmonë. Njerëzit në të ri e

dinë mirë ç’ është Historia vetiake.

Në atë moshë gjithçka duket fushë

me lule, e realizueshme, e qartë si

drita e diellit, ndaj të rinjtë nuk friksohen

nga ëndërrat e duan të jetojnë

vërtet ato. Por kur koha shket dalëngadalë

e pa u ndjerë, një forcë e

padukshme nxit të tregojë se është

e pamundur të përmbushet Historia

vetiake, porse është krejt e

kundërta me protagoniste Gjebrea e

cila është stoike, s’tërhiqet nga Historia

vetjake, edhe pse përballet me

vështirësi natyrore të jashtëzakonshme

në Operacioni i dëborës, e deri

ato politike me Mugosha, Miladin e

gjymtyrët e tyre, për t’u shtuar shëndetin

që po ia shkatërronte virusi

Anofelis. Megjithëkëtë Ramize e

motivuar: e vërteta është me mua!

Legjenda e dashurisë!

Legjenda e dashurisë, e sajuar më

11 deri 18 shkurt me katër raportet

denoncuese, dhe raportdërguersit

kishin “parë” me sytë e tyre çarturitë

dashurore të Gjebresë me

Zahon, dhe që gjyqi i partisë i vinte

vulën e së vërtetës kësi dashurish që

“diskreditonin” ushtrinë partizane.

Dhe brezi i sotëm i rinisë, me të dëgjuar

gojë më goje ideal- izon dashurinë

Ramize-Zaho sa e bëjnë njësh me

dash- urinë Romeo-Zhulieta, edhe

pse me fund tragjik tjetërsoj.

Epshet dashurore Gjebrea-Zaho a

mos janë kacafytje galante e flirt romantik?

Dashuria e tyre, të jetë e provuar

vërtet me gjithë mantelin e purpurt të

pasionit rinor? Ase dashuria e tyre një

dashuri platonike? Dash-uria Gjebrea-

Zaho një dashuri me atë madhështi skeptrore

të pastër rinore, fisnikërinë e plotë

të tërë ndjesive të mira njerëzore a jo e

tillë? Në fund të fundit, dashuria Gjebrea-Zaho

ishte një dashuri e plotë, bujare,

dashuri e vërtetë, ase s’ka qënë fare

dashuri? E çfarë të ishte!?

Ata të Shtabit, të Komandës e

Qarkorit të Vlorës, që për- gatitën

rrjetën e krimit kanibalesk, ishin në

hall të madh, të gjejnë një mëkat të

pranueshëm e të besueshmë tek partizanët

për dënimin e Ramizesë.

Akuza për dashuri është e vetme e

besueshme në sytë e partizanëve!

Dashu- ria në argumentin e një ishkomisari

në Brigadën e V-të:

“Dhe u gjend një akuzë e një justifikim,

për “çështje morali”, që mund të

pranohej nga partizanët të cilët s’kishin

parë e dëgjuar gjë, por me që e thotë

komanda duhet të ketë ndodhur diçka me

rëndësi, që na turpëron para popullit.” 150

E thotë qartë: “partizanët nuk kishin

parë e dëgjuar gjë”, dhe për “dashuritë”

Ramize-Zaho u gjend “akuzë”

imoralaliteti e pranushme nga partizanët

që s‘kishin parë e dëgjuar

hiçgjësendi.

Sofo Lazri mëton, me dështim,

të humanizojë në situata erotike

legjendën e dashurisë së Gjebresë.

Te Rikthimi i dhimbjes, historia e Zahos

dhe Ramizesë, autori Sofo Lazri dyzohet

keq e shkërmoqet si të ishte qelq

kristal. Në një paragraf, 151 me fantaste

rrëfen çaste ngazëlluese ero- tike,

Ramize e Zaho përjetojnë qiellin e

shtatë! Eshtë një gjetje artistike,

lajthitje e autorit a diç më shumë?

Sepse rasti “dashuri” i treguar vjen

qind për qind përkundër refeleksionit

kryesore të autorit, sa më lart, se nuk

ishte parë e dëgjuar dashuri mes tyre

nga partizanët. Në promovim të librit

Rikthim i dhimbjes, Drita 152 rrëfen

si punon Sofo për librin, solli e detaj

nga sygjerimet që i dha shkrimtari

Nasho Jorgaqi për dorëshkrimin

e lexuar: “mirë është të gjendet e vihet

një detaj artistik për dashurinë e tyre.”,

një detaj dashurie që i mungonte

autorit. Siç do jepet me detaje në gjyq

Zaho ngriti shumë akuza të rënda

të paqëna kundër të “dashurës”

Ramize, por atë detajin artistik në

qiellin e shtatë nuk e tregoi kurrë, e

mohoi me zë të fortë, dhe të ishte e

vërtetë pa pikë dyshimi do rrëfehej

sepse tekefundit vetëm ai çast

dashurie i kërkohej në gjyq nga

inkuizitorët e Ramizesë. Pa dyshim

detaji artistik duhej për subjekt romani

Engjëj të armatosur, që pas disa

vjet u shkrua nga Diana Çuli.

Shok i afërt e koleg me Gjebrenë,

anëtar i Komitetit të Partisë të

Brigadës V-të, konservator i njohur

në vijën politike të partisë e me

detyra partiake të larta, i emoci- onuar

rrëfente: “... natyra e saj e

afrueshme, e gjithnjë e sinqertë, nxorri

në shesh shpifjen e kobshme, se Ramizeja

kishte hyrë marrëdhënie intime me

Zahon.” 153

Çelsat e zemrës tyre askush s’i

ka patur në dorë! Një pasiguri endet

edhe sot rreth dashurisë e trajtave

të saj, herë shtazarake, herë

shekspiriane, herë fantaste! Vërtet

“dashnorët” Ramize-Zaho i bëjnë

ballë tundimit rinor me qëndresë

përtej moshës së re 21-22 vjeçare,

dhe mbajnë në shpirt fshehtësinë e

dashurisë tyre!? Situata të tjera me

fakte e më shumë dritë do ketë në

përgjigje të pyetjes, atëhere kur vihet

në balancë jetë a vdekje, që janë

në fije të flokut. Vetëm një PO a një

JO ndante jetën nga vdekja! Shumë

pyetje e dilema për legjendën Gjebrea-Zaho!

E vërteta s’ka vdekur,

është diku, mbeti ndopak shkruar

në copa karta në Arkiv. 154

ME MISION, NË SHTABIN ALEAT!

Bashkëkohës lufte teksa përshkruajnë

hiret Gjebrea merak kanë

dhe uniformën partizane, njësoj me

të alea- tëve anglezë në rajonin e

Vlorës. Kostumi veror: xhaketë e

pantalona verore në kaki të bukur,

këpucë alpine me qafë, kapelë pa yll,

rryp mezi të gjërë prej lëkure me një

tokë të argjendtë e në të gjerdan me

fishekë, një revolver të vogël në rryp,

çantë lëkure krahëqafë, orë kronometër

e stilograf, dhe të gjitha

made in england. 155

Në memorie bashkëkohësi, Reis

Malile, shok lufte i Inte- resantit, vjen

një fakt: “… Ramize më thosh për

një oficer engles me të cilin kishte

bërë debat, ndoshta për politikë aleate

në qëndrimin ndaj Kosovës, e

debati bëhej problem, i raportohej

Shtabit, por sido që vajti puna

mbeten miq, sa anglezi i kërkoi një

lloj falje në thonjëza. ... Për pak

kohë, në qarkun e Vlorë ishte dhe

[Mustafa] Gjinishi, e ndoshta ishte

ai që e vinte në lidhje me ofic- erët

aleatë, pse kishte ai shumë miqësi

me ta dhe bëhej garant për Ramizenë.

156 Në një letër për Detin, Tarasi

i shkruante: “... I thuaj Ramizesë:

“Kur Inglizi është kaq i poshtër, ju është

tharë dora atyre shokëve të Vlorës të na

bëjnë një raport të imtë mbi punën e tij

e manevrat që bën..” 157 Porse s’është

e qartë nëse Tarasi kërkon ndihmën

e Gjebresë për të ndërhyrë në shokët

e Qarkorit, apo nëse Gjebrea ishte

protagoniste në ngjarje.

Komandanti Spiro Moisiu dhe

Komisari Enver Hoxha më 2 nëntor

’43 i dërgojnë radiogram komandës

së zonës partizane të Vlorës, i drejtohej

“Besnikut” H. Kapo; edhe një

letër më të gjatë komandës së Vlorës

dhe një Misionit ushtarak engles në

shqipëri, adresuar gjeneral Davis “për

të gjetur vendin e përshtatshëm për

zbarkimin e mater- ialit ushtarak.” 158

Në vijim të radiogramit e në zbatim

të detyrës së vënë, dy ditë më

pas, më 4 nëntor ’43, Enver Hoxha i

shkruan Nako Spirut që t’ia komunikojë

Ramize Gjebresë:

... Komanda italiane që është afër

nesh do me çdo mënyrë të çojë një oficer

KULTURË

Kontaktoni në: kultura@gazeta55.net

E enjte, 19 gusht 2010

t’i raportojë Badolios gjëndjen e Ushtrisë

Italiane këtu e të kërkojë prej tij që

të ndihmohet kjo ushtri me armë, rrobe

e ushqime qoftë me ndonjë vapor që mund

të futej buzë detit në Himarë, dhe për

këtë thuaji Ramizesë 159 ti thotë Majkut

[oficer angles] dhe të na laj-mërojë

vendin ku mund të ketë mundësi që të

vijë ndonjë vapor i vogël, qoftë me avione.”

160

Letra e Tarasit për Nakon me

mesazh për Ramizenë e bëjnë të

plotë argumentin se Ramize Gjebrea

ishte me mision në Shtabin Aleat

për Jugun. S’mund të gjej përgjgjen

e Gjebresë dërguar Nakos për

porosinë që i jepte Tarasi. Në

zgjedhjen e Gjebresë me mision

pranë Ale-atëve parësor është argumenti

Gjebrea komunikon shumë

mirë italisht, anglisht e fërngjisht,

me rëndësi dhe kriteri inteligjencë,

pjekuri politike, e bashkë bënin

zgjedhjen: Interesanti, misionare në

Misioni Aleat në Jug me detyrë:

ndërmjetëse midis Shtabit e Misionit

Aleat në Jug, deri janar ’44.

HAKMARRJA POLITIKE MUGOSHA!

Dushan Mugosha i kudogjendur

në mbledhje partie, rinie komuniste

e antifashiste, protesta, demostrata,

shqipfolës i mirë, dhe për nga

detyra që mbante sigurisht ka njohje

e lidhje pune me Gjebrea, me

emër të madh në aksione, protesta e

demostrata antifashiste. Bashkëkohëse,

161 më e afërta me Gjebrenë, me

një përshtypje disi të mjergullt për

përplasje Mugosha-Gjebrea për Kosovën,

e në thelb dihet ç’përgjigje

merr Mugosha nga Gjebrea. (vijon)

147 AQSH. Fondi 14/AP, dosja

2&2/1, 1944.

148 AQSH, Fondi 14, dosja 7, 1943

149 AQSH, Fondi 56, dosja 52, 1944.

150 Sofo Lazri. Rikthimi i dhimbjes.

2002:64

151 Sofo Lazri. Rikthim i dhimbjes.

2002:64

152 Bashkëshorte Drita Lazri:19

shkurt 2003

153 Thanas Nano, 2004

154 Një mikrofilm i arkivit shtetëror

kërkuar muaj të tërë është

habi e madhe si erdhi në dorë nga

Zoti vetë, saqë e pavullnetshme doli

gërthitje e fortë Eureka, gëzim si të

kisha shtënë në dorë dokumentet e sangrealit

a Gralin me të cilën piu verë

Jezusi natën e fundit! Në dokument

(filmik) disapak rreshta të palexueshëm,

që as me sistemin e pasqyrave

s’mund të zbuloj ç’flitet, dhe

mbeti dyshimi se fshihen detaje me

rëndësi; tre vjet rropatje në gjithë nivelet

(kryeministra e Avokati i Popullit)

derisa shtatori ’05 këputi prangat

e censurës në AQSH, dhe pa ato pak

rreshta të palexueshme filmike s’do

mund të zbulohej thelbi i së vërtetës

të madhe të dashurisë Gjebrea e Zaho,

dhe e gjyqit të tyre. Drejtoria e AQSHsë

kur mësoi ç’kisha shtënë në dorë

lëshoi alarm e urdhër: asnjë dokument

mos jeepej, por tashmë kisha

zbardhur gjithçka e lexueshme, veç

disa rreshta të shkëputur.

155 Reis Malile, 2003, Halim

Ramohito, 2004

56 Reis Malile, 2003.

157 AQSH, Fondi14, dosja 20,

1944.

158 AQSH Fondi 14/AP, Dosja 41,

dt. 2.11.1943

159 E zeza, v.b.

160 AQSH, Fondi 14, dosja 41, 1943.

55 21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!