07.06.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në Parathënien e librit

tim “Vibracionet e

shpirtit shqiptar”, në

vëllimin e parë, pata thënë: “Për

një krijues apo studiues të artit

nuk është aspak e lehtë, madje

përbën një sfidë të vërtetë, me

shumë të panjohura, guximi për

të shkruar rreth veprimtarisë krijuese

të kompozitorëve shqiptarë

të një periudhe të caktuar”.

Thënë ndryshe, të flasësh dhe

të hulumtosh veprat e personaliteteve

që kanë bërë histori në

lëmin e artit muzikor dhe në

përgjithësi, do të thotë të jesh i

ndërgjegjshëm për faktin që ata

mishërojnë alfën dhe omegën në

njërin prej lëmenjve artistikë, shkencorë

dhe kulturorë, përderisa

veprat e tyre, qofshin muzikore

apo etno-muzikologjike, kanë lënë

gjurmë të thella në krejt krijimtarinë

muzikore shqiptare.

Tani, kur e kam kryer librin për

kompozitorin tonë të njohur

Vinçenc Gjinin, po shoh se sa

kujdes, mundim dhe imagjinatë

krijuese i duhet autorit të librit

për të punuar me ndërgjegje, që

në të të përfshihen të gjitha ato

elemente të cilat na shpijnë kah

të prezantuarit e një personaliteti

me erudicion, sepse arti i tij krijues

qëndron në krijimin e shumë

parametrave artistike si vizion i

veçantë, dhe kjo krijimtari shquhet

para së gjithash me kompleksin

e realitetit, duke kërkuar

gjithnjë koncepte të reja brenda

një universi muzikor shumë shtresor,

si faktor i rëndësishëm, si

përpjekje e frytshme, për të plotësuar

figurën e tij njerëzore nga

shumë aspekte krijuese: morale,

estetike, artistike, pse jo edhe filozofike;

dhe kështu futemi në rrethin

vicioz të tij duke vërejtur eksperiencën

krijuese dhe jetësore,

si rezultatet të imazheve të tija

muzikore, brenda kufijve të realizmit

metafizik. Në këtë kaos

vlerash, shpesh të paimagjinueshme

për sa u përketë të

pavërtetave në rrethin tonë, sepse

mbizotërojnë antivlerat, vështirë

është të flitet për këtë tipar pozitiv

të krijimtarisë, megjithatë ne

do të bëjmë orvatje që me këtë

libër, në formë Monografie memoralistike,

si kategori dokumentare,

biografike dhe bibliografike,

të paraqesdim këtë figurë të shquar

të muzikës i cili pikërisht kishte

gjetur muzën e vet në tingujt e

pentagramit të muzikës së popullit

shqiptar, si trashëgimi të pasur,

si fushë që ai lëvron.

Para se të flasim për qëllimin e

kësaj Monografie, duhet të themi

se unë bashkë me këtë krijues jemi

munduar që materialin ta japim

në një lundrim kohësh retrovizive

dhe retrospektive, të zbuluar për

të që është mbledhur, plotësuar,

rregulluar dhe zgjedhur me

shënimet e shumta, t’i ja japim

formën dhe përmbajtjen si men-

75- 75-VJETORI 75- VJETORI I I LIND LINDJES LIND JES SË SË K KKOMPOZITORIT

K OMPOZITORIT VINÇENC VINÇENC GJINI

GJINI

KULTURË

Kontaktoni në: kultura@gazeta55.net

Aspekti estetik në veprat e Vinçenc Gjinit

“Të dish të jetosh nuk është filozofi, të dish se pse jeton mbetet të jetë filozofi“

Nga Dr. Akil KOCI

dime refleksive të qarta dhe reale.

Kështu, shumë gjëra autentike

kanë shpëtuar nga harresa, mendja

apo nga kujtesa. Vetëm në këtë

mënyrë ka qenë e mundur të realizohet

dhe të finalizohet ky projekt

serioz. Edhe kjo mënyrë e

komunikimit dhe e prezantimit

është urë pranë botës aq e

nevojshme për një kulturë relativisht

të re dhe afirmimin e saj,

siç është e jona.

Kjo parashtresë shfaq pasqyrën

e arritjeve tona kulturore

dhe artistike dhe është katapult i

të afruarit pranë Europës dhe më

gjerë, edhe pse, mjerisht, krijuesit

në përgjithësi, anashkalohen nga

të gjitha aspektet qofshin morale,

materiale kulturore dhe artistike.

Megjithatë, nga informacionet

periodike të kohës që posedojmë

ne, fuqia e madhe krijuese, jo

vetëm e Vinçencit, por edhe e

sivëllezërve të tij, sikur nxit

fluksin e krijimtarisë së tyre,

ndonëse tregtarët e artit, siç paraqiten

në opinion si “krijues i

shquar”,”kompozitor i madh, i

pakrahasueshëm, i papërsëritshëm”

e të tjera epitete, nuk i

brengos kjo “madhështi”, jo vetëm

muzikologët tanë, por as Ministrinë

e Kulturës I cili ka qenë I

degës e aq më pak Qeverinë tonë.

Sido që të jetë, subjekti artistik

i këtij krijuesi të shquar sikur

na jep shpresë se do të vijnë kohëra

më të mira për artin e vërtetë muzikor,

edhe pse tani për tani ende nuk

shihet ajo dritë shprese në tunelin

e errët të ndërgjegjes sonë.

Kem thënë në fjalën hyrëse të

librit tim më të ri “Jeta dhe vepra

e kompozitzorit Vinçenc Gjinit”,

me rastin e 75 vjetorit të

lindjes“Në vend të Parathënies

“se arti i tij krijues konsiston në

krijimin e shumë parametrave artistike

si vizion i veçantë dhe kjo

krijimtari shquhet para se gjithash

me kompleksin e realitetit

duke kërkuar gjithnjë koncepte të

reja brenda një universi muzikor

shumë shtresor si faktor i rëndësishëm,

si përpjekje e frytshme për

të plotësuar figurën e tij njerëzore

nga shumë aspekte krijuese, morale,

estetike,artistike pse jo edhe

filozofike dhe kështu futemi në rrethin

vicioz të tij duke vërejtur eksperiencën

krijuese dhe jetësore si

rezultatet të imazheve të tija muzikore

brenda kufijve të realizmit

metafizik. Mu për këtë arsye në

vazhdimësi e këtij shkrimi do të

flasim për” Aspektin estetik në veprat

e Vinçenc Gjinit”.

Estetika si kategori e veçantë e

filozofisë,paraqet një paradigmë

shumë shtresore e cila e univerzializon

përjetimin tonë, sepse në te

përshkruhet dhe shpjegohet struktura

e artit duke trajtuar nocionet

themelore të saja si kategori me

plotë funksione të ndryshme duke

gjetur imazhe të pazakonta si cilësi

organike e krijimit që është shumë

i rëndësishëm në gjykimin e një vepre

arti nga të gjitha aspektet qofshin

artistik,estetik apo filozofik. Me

gjithë atë duke i referuar

krijimtarisë,krijuesi kërkon të zgjedh

mjete më afër ti si mjete shprehëse

dhe të përshkruhen në mënyrë sa

më të plotë në tërësinë e saj.

Për këtë arsye na paraqiten tri

figura të mendimit krijues, si paradigma

qenësore, për të cilat do të

flasim në mënyrë të reduktuar, edhe

pse ato luajnë një rol të veçantë

dhe të rëndësishëm me funksionin

shumë të madh që mbartin me vete.

Pra, këto tri figura janë filozofia,

shkenca dhe arti, të cilat kryqëzohen

mes vetës, pa sinteza dhe pa

njëjtësim. Derisa filozofia ngjall

ngjarje me konceptet e saja, shkenca

ndërton gjendje gjërash me funksionet

e veta, kurse arti ngre monumente

me ndijimet e tija.

Meqenëse kemi të bëjmë me një

krijues, që artin muzikor e ka vokacionin

kryesor, do të ndalemi më

gjerësisht për shumë arsye. S’pari

do të flasim dhe analizojmë krijimtarinë

e tij dhe rrugën e ndjekur

për të ardhur në ato kordinatat heterogjene

që na shpijnë te sistemi i

vlerave artistike dhe estetike, si

shqyrtim kritik i metafizikës muzikore

dhe, së dyti, do ta paraqesim

aspektin filozofik dhe shkencor të

krijimtarisë së kompozitorit

Vinçenc Gjini. Nëse do ti vlerësojmë

nga aspekti i diskursit të

drejtpërdrejtë, në krijimtarinë e tij

do të gjejmë një gjuhë të shprehjeve

politonale precize muzikore,

harmoni të sintetizuara, ritme të

gjalla dhe të pa imponuara, një arkitektonikë

të qartë të formës, duke

krijuar një mikrokosmoz muzikor

intonativ që paraqet një rrjedhojë

të gamës së pasur dhe të gjerë të

fenomeneve estetike, vështruar nga

aspekti i modernitetit të gjykimit.

Thonë filozofët se “Filozofia, si

disiplinë e mendimit konsiston në

shpikjen e koncepteve. Shkenca

nuk ka për objekt konceptet por

funksionet që shfaqen si pohime

në sistemet diskursive, kurse arti

dhe metafora e saj do të jetë, pasi

që çdo vepër e artit është një monument

”. Deluze dhe Guattari.

Por, para se të flasim për këto

tri figura të rëndësishme të mendimit

krijues, përmes veprës heterogjene

të Gjinit, do të përsiati ca

momente të rëndësishme, duke e ditur

se arti është “bllok perceptimesh

dhe afektesh”, ose “bllok ndijimesh”,

prej nga buron edhe funksioni paradigmatik.

Alain Badiou.

Duke u bazuar në këto referenca

studimore nuk kemi se si mos

ta theksojmë se e gjithë potenca

krijuese e artistit vihen në dukje

jo vetëm si forma por edhe si shprehje

e këtyre funksioneve si vlera të

pa tjetërsueshme që shpesh ose në

të shumtën e rasteve konvergjojnë

jo vetëm në aspektin artistik por edhe

në atë konstruktiv si univers krijues

i brendisë shpirtërore të artistit jo

E enjte, 19 gusht 2010

vetëm si kategori artistike por edhe

më gjerë.

Ky konstatim i prerë rigjendet

në përmasa të mëdha kur kihet

parasysh fakti se të kërkuarit e

shtigjeve artistike e në këtë rast,

muzikore, ka freskin e spontanitetit

krijues,krijon një polisemi që

mbart me vete shumë nivele semantike

e me te edhe vlera të larta

intelektuale. Mu këtu na paraqitet

karakteri universal në veprat e kompozitorit

Gjini i cili na prezanton

jo vetëm frymën por edhe

raportet e botës së tij të brendshme

si subjekte artistike.

Kompozicioni i veprave të

Vinçenc Gjinit sikur na hapin

boten magjike në sfondet e tyre si

mistere të një universi të pa fund

në dukje por jo,ato janë reale që

burojnë nga thellësia e shpirtit të

tij si imazhe të gjalla si realitet

ekzistent duke zgjeruar horizontin

me një erudicion dhe imagjinatë

të madhe krijuese. Mu këtu

edhe qëndrojnë edhe elementet

estetike në muzikën e tij si kohezion

jo vetëm emocional, por edhe

moral i shpirtit të tij artistik.

Në veprat e tija sikur hasim në

përkime që paraqesin mendime refleksive

të një mendimi estetik si

perceptime që endëzojnë universin

e obsesioneve krijuese në kërkim

të një gjendjeje shpirtërore karakteristike

që e veçon nga krijuesit e

tjerë kosovarë që parakoncepton

tipilogjin estetike edhe pse diskursi

mbetët i fokusuar në komunikimin

e fuqishëm me një gjuhë të qartë

dhe pa tendenca kah trendet moderne

botërore të avantgardes inovative

siç veprojnë ca koleg të

tij,por duke plotësuar korpusin e

tij të veprave si projektime dhe

implementime studimore me

shumë pasion të bazuar në veprat

e traditës me një invencë të madhe

krijuese plotë pastërti stilistike

që veçohet me një performancë

artistike krejt të veçantë me sinteza

frymëzuese eruditive.Konteksti

dhe thelbi i estetikës në veprat e

tija paraqet një sintagmë të gjerë

dhe me pasurinë e tyre të madhe

paraqitet si “art i zemrës” e cila

integrohet me sukses në vizionin

e gjerë të artit muzikor shqiptar si

fiksion relacioni duke u shfaqur si

interaksion dinamik të universit

kulturor si një ndër komunikimet

bashkëkohore edhe pse esteti

Gambrich me të drejtë thotë “Nuk

mbaron kurrë të mësuarit në

art”.Prandaj edhe veprat e tija

paraqesin monumente të reja dhe

të gjalla,sepse ai hulumton pa

ndërpre intensitetin burimor si

platformë krijuese me një kodë të

veçantë të cilat mbartin me vete

kompleksitetin e realitet artistik

shqiptar.I vetëdijshem se akti

vlerësues-aksologjik nuk paraqesin

edhe fundin e kërkimeve të reja

që vlerësohen dhe kodifikohen si

vlera autoriale të Gjinit që bartin

imanencën krijuese të modelit

semiotik muzikore duke kumtuar

mesazhe humane të kapshme me

gjuhen e tij muzikore që alternohen

me sukses në krijimtarinë e

gjithmbarshme.

55 19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!