gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55 gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

07.06.2013 Views

SPECIALE 16 2 55 Tahën “shovinist shqiptar” SPECIALE Enver Hoxha e cilësoi Haki E enjte, 19 gusht 2010 Qëndrimet e kundërta para dhe pas vitit 1948 Vrasja e Miladin Popoviçit ishte një hata e zezë për komunistët e Shqipërisë. Të mësuar ta kishin Miladinin ustain e tyre, krejt inferiorë në punët e shtetit e partisë, pasi kishin futur në burg ose kishin vrarë gjithë inteligjencien e vendit, komunistët ndjeheshin në pranverën e 1945-s sikur t’u kishte ikur koka. Edhe shpjegimi në popull i asaj që kishte ndodhur ishte i vështirë për ta. Nuk mund të thoshin se Miladini ishte vrarë për “çështje të madhe”. Nuk mund të thoshin asgjë tjetër, ndërsa shpëtimin e gjetën tek internacionalizmi. Në ato pak zëdhënie publike, shihen qëndrimet e dyanshme që shohin para dhe pas vitit 1948. Për regjimin komunist të Shqipërisë, deri në vitin 1948, Miladin Popoviçin e kishte vrarë “shovinisti shqiptar” Haki Taha. Por pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave, në vitin 1948, një vit më pas, qëndrimi i komunistëve të Shqipërisë ndryshoi duke ia atribuuar këtë vrasje “UDB-së”, ndonëse duhet thënë se Miladin ishte një nga oficerët e saj. Këto dy qëndrime ngelen si shenja më e mirë në interpretimin e asaj se si qëndronte e vërteta për këtë vrasje. Regjimi si Haki Tahën, ashtu edhe Gjergj Fishtën, i cilësonte shovinistë Në vitet e para të regjimit komunist në Shqipëri, ka qenë vetë Enver Hoxha që thotë të kundërtën. Në librin voluminoz “PPSH dokumente kryesore” vëllimi i 1-rë, botuar në Tiranë në vitin 1971, në faqen 507, botohet edhe një deklaratë e Komitetit Central të PKSH-së si përgjigje ndaj deklaratës së 12 korrikut 1948 Komitetit Central të Partisë Komuniste të Maqedonisë, ku sulmohej PK e Bullgarisë dhe PK e Shqipërisë. Nga kjo deklaratë – përgjigje, ndër të tjera veçojmë: “Në Kongresin e 5-të, Tito përmendi në mes të tjerash emrin e komunistit jugosllav Miladin Popoviç si një aktivist që ka ndihmuar Partinë tonë Komuniste. Miladin Popoviçi, anëtar i PKJ-së, i kapur nga forcat fashiste italiane në Ko- Haki Taha sovë e Metohi, u çlirua nga kampet e përqendrimit në Shqipëri prej gueriljeve shqiptare. Miladini vuri të gjitha forcat për të ndihmuar Partinë dhe popullin tonë dhe ky u rrit me luftën e Partisë sonë dhe popullit tonë... Miladin Popoviçi u vra tradhtisht dhe në mënyrë misterioze në Kosovë e Metohi nga dora e një SHOVINISTI SHQIPTAR KOSOVAR (nënvizimi është yni). Partia jonë nuk u vu në korrent mbi këtë çështje nga Komiteti Central i Jugosllavisë, megjithëse ajo e konsideron Miladin Popoviçin si një pjesëtar heroik të saj dhe e nderon kujtimin e djalit të popullit të Malit të Zi dhe të Partisë Komuniste Jugosllave, si një komunist internacionalist që shërbeu në radhët e luftëtarëve më të shquar të popullit shqiptar”. Po në këtë deklaratë, midis të tjerash, nxirret roli i madh që ka luajtur Miladin Popoviçi në “sh- typjen pa mëshirë” të “fraksionit të Vlorës”. Ndërsa në librin kujtimor “Kur lindi Partia”, në lidhje me vrasjen e Miladin Popoviçit, Enver Hoxha thotë: “..Jo shumë kohë pas çlirimit të Kosovës (lexo pushtimit nga serbët – shënim), Miladin Popoviçin e vranë prapa krahëve njerëzit e UDB-së, sepse ishte shprehur për të drejtën e popullsisë shqiptare të Kosovës për vetëvendosje (gënjeshtër e pastër – shënim). Për këtë kemi bindje të plotë jo vetëm nga bisedat që bënim me Miladinin, kur ishte në Shqipëri por edhe në Arkivin e Komitetit Qendror të Partisë sonë kemi dokumente që flasin qartë për këto pikëpamje të komunistit internacionalist, Miladin Popoviç. Pas kësaj njerëzit e Titos trumbetuan se vrasjen gjoja e paskësh bërë....një shqiptar kosovar! Dhe ku? Mu në tavolinën e Por pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave, në vitin 1948, një vit më pas, qëndrimi i komunistëve të Shqipërisë ndryshoi duke ia atribuuar këtë vrasje “UDB-së”, ndonëse duhet thënë se Miladin ishte një nga oficerët e saj tij të punës, në shtëpinë që ruhej nga partizanë jugosllavë...”. Po të krahasojmë këto dy materiale, duhet të shtrojmë disa pyetje. Në rast se Haki Taha ishte një “shovinist shqiptar”, siç e quan Enver Hoxha në vitin 1948, pse duhej të ishte ai “ i UDB-së”. Një tjetër mashtrim i madh i Enver Hoxhës është edhe cilësimi “proshqiptar” i Miladin Popoviçit, sikur ai gjoja paska kërkuar zbatimin e parimit të vetëvendosjes për Kosovën. Pa dashur të merremi gjatë me një falsifikimi të tillë do të kujtonim dy detaje: Së pari Miladin Popoviçi ishte i pari që u ngrit kundër marrëveshjes së Mukjes, për shkak se në këtë marrëveshje flitej për problemin vetëvendosjes së popullit të Kosovës. Ai urdhëroi Enver Hoxhën që të pushkatoheshin si tradhtarë, Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica. Ky i fundit nuk u ekzekutua pasi në gazetën “Bashkimi i Kombit”, u botua nga Xhelal Staravecka, proces –verbali i mbledhjes së Vithkuqit, në të cilin dënoheshin me vdekje nga Miladin Popoviçi personat e sipërpërmendur. Por ndërsa Gjinishin e vranë prapa krahëve, një gjë të tillë nuk mundën ta bëjnë me Dishnicën pasi do të demaskoheshin keqas. Së dyti duhet thënë se Haki Taha e vrau Miladin Popoviçin në një lokal në Prishtinë në momentin kur ky i fundit i pat thënë se Kosova ishte e Jugosllavisë dhe vetëvendosje nuk kishte për të pasur. Pak kohë pas vrasjes së Miladinit, Haki Taha u vra, ndërsa shoqëruesi i tij Qazim Vula, pasi vuajti në burgjet e Jugosllavisë, u arratis në Shqipëri ku vuajti burgjet e tmerrshme të komunizmit këtu. Në fakt në deklarimet e mësipërme të Enver Hoxhës, ka një diçka të sinqertë nga ana e komu-

nistëve të Shqipërisë. Ata kanë qenë gjithnjë antinacionalistë të tërbuar dhe në këtë linjë nacionalizmi quhej rëndom si “shovinizëm” pavarësisht se nuk ka ekzistuar kurrë ndonjëherë një shovinizëm shqiptar. Por nuk është rastësi që “shovinistë” shpallen Gjergj Fishta, Haki Taha etj. Nga ana tjetër duam të kujtojmë se njeriu që kontribuoi më shumë se kushdo në ngritjes e Enver Hoxhës në pushtet, Miladin Popoviç, mban akoma “Urdhrin e Flamurit” dhe medaljen e “Kujtimit”, në bazë të vendimit nr. 117, datë 5 shtator 1945 të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar (shih “Gazeta Zyrtare” nr. 46, 20 shtator 1945, faqe 5). Hoxha: Haki Taha ishte shovinist shqiptar Enver Hoxha e kishte shumë merak “shovinizmin” shqiptar”. Nuk ishte vetëm fjala për Haki Tahën, por edhe për At Gjergj Fishtën i cili kryesonte “shovinizmin shqiptar”. Kjo gjë duket edhe në fjalën e Enver Hoxhës më 21 gusht 1947 gjatë pritjes së një grupi të rinjsh që morën pjesë në plenumin e 6-të të Rinisë Popullore. “Demaskimi” i të ashtuquajturit “shovinizëm shqiptar”, ka qenë ndër detyrat më kryesorë që i vuri vetes Enver Hoxha në vitet e para të pushtetit në Shqipëri. Duke qenë një krijesë politike jugosllave dhe duke mos u motivuar nga asnjë lloj ndjenje kombëtare, me serbofilinë e tij ai habiti edhe vetë Titon, i cili në ditarin e tij ka sh- kruar se është habitur nga zelli i madh proserb i Enver Hoxhës. Të kërkosh “shovinizëm shqiptar” në një vend që në fakt ka pasur gjithnjë mungesa nacionalizmi kjo është vërtet e çuditshme. Në të gjithë veprimet e tij, Enver Hoxha e dëshmoi veten si flamurtar i zjarrtë i pansllavizmit. Ai kudo shpalli se shqiptarët dhe sllavët ishin popuj vëllezër dhe se kishin qenë “agjentët e imperializmit” ata që kishin shkruar një histori plot urrejtje midis serbëve dhe shqiptarëve pasi historia sipas Enver Hoxhës qenka “një tjetër realitet”. Në mënyrën sa të pabesueshme aq edhe kriminale njëkohësisht, udhëheqja komuniste me Enver Hoxhën në krye, insistoi në kultivimin e harresës kombëtare pasi veprimet kriminale të serbëve ndaj shqiptarëve u paraqitën si raste “të veçuara” dhe të nxitura “nga elementë reaksionarë”. Për të “ilustruar” këtë gjë, Enver Hoxhës iu desh të bënte edhe punën e historianit, madje edhe të atij mesjetar, dhe të shpjegonte me imtësi ngjarje të kaluara historike sipas versionit proserb të tij. Dëshira e Enver Hoxhës për të bërë një gjë të tillë, dhe arsimi i tij i kufizuar (Enver Hoxha është i vetmi kryeministër i Shqipërisë pa arsimin e lartë), këtij tragjizmi i jepnin edhe tone komizmi ordiner. Janë disa qindra e qindra fjalime të Enver Hoxhës “demaskuese” nga “shovinizmit shqiptar” të cilat sigurisht nuk kanë asnjë lidhje me zhvillimin e ndonjë “politike të madhe” siç mund të pretendojnë fansat e tij të niveleve të ndryshme, qofshin këta edhe të niveleve his- torike. Shumë prej fjalimeve të Hoxhës janë botuar edhe në gazetën “Bashkimi”. Në vitet e flagrancës së madhe shqiptaro – jugosllave, transparenca në një farë mase ka qenë një element më i dukshëm dhe më i sinqertë që vërehet. Për të ilustruar ato që thamë në këtë kapitull, kemi marrë nga gazeta “Bashkimi” e datës 22 gusht 1947, një pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Plenumin e 4-t të rinisë popullore. Ja një pjesë e këtij fjalimi: “...Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e një mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia.....Po të studiojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë. Kurdoherë që krerët feudalë të Shqipërisë si Ballshët (Balshajt – shënim) e të tjerë, kanë qenë në aleancë të mirë me sllavët e jugut që kanë pasur përkrahjen e malësorëve....Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta zakoni, burrëria, lufta për independencën kundër të njëjtëve armiq.....Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, NESËR DO TË LEXONI -Pohimet e Qazim Vulës për vrasjen e Miladin Popoviçit. shovinisti At Gjergj Fishta me “Lahutën e Malësisë”, ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t’i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur.....Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese. Populli shqiptar dhe sllavët e jugut me malazezët e serbët në krye, nuk mendojnë dhe nuk ndiejnë si as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi. Poetët popullorë malazezë e serbë kanë shkuar me entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë e shqiptarëve. Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve. Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit. Populli shqiptar ka luftuar së bashku me popujt sllavë të jugut kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca, e nga një aleancë e tillë ne kemi mundur t’u rezistojmë okupatorëve. Prandaj miqësia dhe aleanca e popullit tonë me popujt sllavë duhet të jetë guri themeltar i të gjitha përpjekjeve tona, pse ata janë popujt më përparimtarë në botë. Prandaj populli ynë duhet ta kuptojë mirë se aleanca me popujt e Jugosllavisë, është garancia e shëndoshë për të ardhmen e tij...”. E enjte, 19 gusht 2010 SPECIALE SPECIALE -Arrestimi i menjëhershëm i Vulës për shkak të dijenisë së tij për vrasjen e Miladinit. 55 17

nistëve të Shqipërisë. Ata kanë

qenë gjithnjë antinacionalistë të

tërbuar dhe në këtë linjë nacionalizmi

quhej rëndom si “shovinizëm”

pavarësisht se nuk ka ekzistuar

kurrë ndonjëherë një shovinizëm

shqiptar. Por nuk është rastësi

që “shovinistë” shpallen

Gjergj Fishta, Haki Taha etj.

Nga ana tjetër duam të kujtojmë

se njeriu që kontribuoi më

shumë se kushdo në ngritjes e

Enver Hoxhës në pushtet, Miladin

Popoviç, mban akoma “Urdhrin e

Flamurit” dhe medaljen e “Kujtimit”,

në bazë të vendimit nr. 117,

datë 5 shtator 1945 të Kryesisë së

Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar

(shih “Gazeta Zyrtare” nr.

46, 20 shtator 1945, faqe 5).

Hoxha: Haki Taha ishte

shovinist shqiptar

Enver Hoxha e kishte shumë

merak “shovinizmin” shqiptar”.

Nuk ishte vetëm fjala për Haki

Tahën, por edhe për At Gjergj Fishtën

i cili kryesonte “shovinizmin

shqiptar”. Kjo gjë duket edhe në

fjalën e Enver Hoxhës më 21 gusht

1947 gjatë pritjes së një grupi të

rinjsh që morën pjesë në plenumin

e 6-të të Rinisë Popullore. “Demaskimi”

i të ashtuquajturit

“shovinizëm shqiptar”, ka qenë

ndër detyrat më kryesorë që i vuri

vetes Enver Hoxha në vitet e para

të pushtetit në Shqipëri. Duke

qenë një krijesë politike jugosllave

dhe duke mos u motivuar nga asnjë

lloj ndjenje kombëtare, me serbofilinë

e tij ai habiti edhe vetë

Titon, i cili në ditarin e tij ka sh-

kruar se është habitur nga zelli i

madh proserb i Enver Hoxhës. Të

kërkosh “shovinizëm shqiptar” në

një vend që në fakt ka pasur gjithnjë

mungesa nacionalizmi kjo është

vërtet e çuditshme.

Në të gjithë veprimet e tij, Enver

Hoxha e dëshmoi veten si flamurtar

i zjarrtë i pansllavizmit. Ai

kudo shpalli se shqiptarët dhe

sllavët ishin popuj vëllezër dhe se

kishin qenë “agjentët e imperializmit”

ata që kishin shkruar një

histori plot urrejtje midis serbëve

dhe shqiptarëve pasi historia sipas

Enver Hoxhës qenka “një tjetër realitet”.

Në mënyrën sa të pabesueshme

aq edhe kriminale njëkohësisht,

udhëheqja komuniste me

Enver Hoxhën në krye, insistoi në

kultivimin e harresës kombëtare

pasi veprimet kriminale të serbëve

ndaj shqiptarëve u paraqitën si raste

“të veçuara” dhe të nxitura “nga

elementë reaksionarë”. Për të “ilustruar”

këtë gjë, Enver Hoxhës iu

desh të bënte edhe punën e historianit,

madje edhe të atij mesjetar,

dhe të shpjegonte me imtësi ngjarje

të kaluara historike sipas versionit

proserb të tij. Dëshira e Enver

Hoxhës për të bërë një gjë të

tillë, dhe arsimi i tij i kufizuar (Enver

Hoxha është i vetmi kryeministër

i Shqipërisë pa arsimin e

lartë), këtij tragjizmi i jepnin edhe

tone komizmi ordiner. Janë disa

qindra e qindra fjalime të Enver

Hoxhës “demaskuese” nga

“shovinizmit shqiptar” të cilat sigurisht

nuk kanë asnjë lidhje me

zhvillimin e ndonjë “politike të

madhe” siç mund të pretendojnë

fansat e tij të niveleve të ndryshme,

qofshin këta edhe të niveleve his-

torike.

Shumë prej fjalimeve të Hoxhës

janë botuar edhe në gazetën “Bashkimi”.

Në vitet e flagrancës së madhe

shqiptaro – jugosllave, transparenca

në një farë mase ka qenë

një element më i dukshëm dhe më

i sinqertë që vërehet. Për të ilustruar

ato që thamë në këtë kapitull,

kemi marrë nga gazeta “Bashkimi”

e datës 22 gusht 1947, një

pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para

një grupi të rinjsh që morën pjesë

në Plenumin e 4-t të rinisë popullore.

Ja një pjesë e këtij fjalimi:

“...Dashuria e popujve të

Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe

e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë

për popullin shqiptar është

shumë e madhe. Ne kemi fatin e

madh e të lumtur që kemi në kufirin

tonë të veriut një aleate e një

mike kaq të fortë, kaq të sinqertë

siç është Jugosllavia.....Po të studiojmë

historinë e vërtetë të popullit

tonë dhe jo atë të shkruajtur

prej agjentëve të imperializmit, do

të shohim se populli ynë, pa qenë

një popull sllav, ka pasur një lidhje

të ngushtë dhe të përzemërt me

popujt sllavë. Kurdoherë që krerët

feudalë të Shqipërisë si Ballshët

(Balshajt – shënim) e të tjerë, kanë

qenë në aleancë të mirë me sllavët

e jugut që kanë pasur përkrahjen e

malësorëve....Çdo gjë e lidhte popullin

tonë me sllavët e jugut, jeta

zakoni, burrëria, lufta për independencën

kundër të njëjtëve

armiq.....Miqësia ka ekzistuar

përgjatë shekujve e rrebeshesh në

mes të popujve tanë dhe atyre

malazezë. Këtë miqësi nuk mund

ta errësonte shërbëtori i imperializmit

dhe i fashizmit italian,

NESËR DO TË LEXONI

-Pohimet e Qazim Vulës për vrasjen e Miladin Popoviçit.

shovinisti At Gjergj Fishta me

“Lahutën e Malësisë”, ku ai nga një

vepër kusare të thjeshtë, kërkon t’i

bëjë apologjinë shovinizmit më të

tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë

që nuk ka ekzistuar në mes të

malësive të veriut dhe Malit të Zi,

në një teori të çmendur.....Fishta

dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë

njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë

të një ideje skllavëruese.

Populli shqiptar dhe sllavët e jugut

me malazezët e serbët në krye, nuk

mendojnë dhe nuk ndiejnë si as si

Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi.

Poetët popullorë

malazezë e serbë kanë shkuar me

entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë

e shqiptarëve. Këngët autentike

të malësorëve të Shqipërisë së

veriut, këndojnë anasjelltas

trimërinë dhe besnikërinë e

malazezëve. Si mund të këndonte

populli kësisoj kur ekzistonte një

armiqësi siç kërkon ta përshkruajë

At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë

të imperializmit. Populli shqiptar

ka luftuar së bashku me popujt

sllavë të jugut kundër Turqisë në

Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon

Kastriotit dhe Skënderbeut, ne

kemi pasur marrëdhënie të ngushta

me këta popuj, ne kemi pasur

krushqira dhe aleanca, e nga një

aleancë e tillë ne kemi mundur t’u

rezistojmë okupatorëve. Prandaj

miqësia dhe aleanca e popullit tonë

me popujt sllavë duhet të jetë guri

themeltar i të gjitha përpjekjeve

tona, pse ata janë popujt më përparimtarë

në botë.

Prandaj populli ynë duhet ta

kuptojë mirë se aleanca me popujt

e Jugosllavisë, është garancia e

shëndoshë për të ardhmen e tij...”.

E enjte, 19 gusht 2010

SPECIALE

SPECIALE

-Arrestimi i menjëhershëm i Vulës për shkak të dijenisë së tij për vrasjen e Miladinit.

55 17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!