07.06.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SPECIALE

16

2

55

Tahën “shovinist shqiptar”

SPECIALE Enver Hoxha e cilësoi Haki

E enjte, 19 gusht 2010

Qëndrimet e kundërta para dhe pas vitit 1948

Vrasja e Miladin Popoviçit ishte

një hata e zezë për komunistët

e Shqipërisë. Të mësuar ta kishin

Miladinin ustain e tyre, krejt inferiorë

në punët e shtetit e partisë,

pasi kishin futur në burg ose

kishin vrarë gjithë inteligjencien

e vendit, komunistët ndjeheshin

në pranverën e 1945-s sikur t’u

kishte ikur koka. Edhe shpjegimi

në popull i asaj që kishte ndodhur

ishte i vështirë për ta. Nuk mund

të thoshin se Miladini ishte vrarë

për “çështje të madhe”. Nuk

mund të thoshin asgjë tjetër,

ndërsa shpëtimin e gjetën tek internacionalizmi.

Në ato pak

zëdhënie publike, shihen qëndrimet

e dyanshme që shohin para

dhe pas vitit 1948.

Për regjimin komunist të Shqipërisë,

deri në vitin 1948, Miladin

Popoviçin e kishte vrarë

“shovinisti shqiptar” Haki Taha.

Por pas prishjes së marrëdhënieve

shqiptaro – jugosllave, në vitin

1948, një vit më pas, qëndrimi i

komunistëve të Shqipërisë ndryshoi

duke ia atribuuar këtë vrasje

“UDB-së”, ndonëse duhet thënë

se Miladin ishte një nga oficerët e

saj. Këto dy qëndrime ngelen si

shenja më e mirë në interpretimin

e asaj se si qëndronte e vërteta për

këtë vrasje.

Regjimi si Haki Tahën,

ashtu edhe Gjergj Fishtën,

i cilësonte shovinistë

Në vitet e para të regjimit komunist

në Shqipëri, ka qenë vetë

Enver Hoxha që thotë të

kundërtën. Në librin voluminoz

“PPSH dokumente kryesore” vëllimi

i 1-rë, botuar në Tiranë në

vitin 1971, në faqen 507, botohet

edhe një deklaratë e Komitetit

Central të PKSH-së si përgjigje

ndaj deklaratës së 12 korrikut 1948

Komitetit Central të Partisë Komuniste

të Maqedonisë, ku sulmohej

PK e Bullgarisë dhe PK e

Shqipërisë. Nga kjo deklaratë –

përgjigje, ndër të tjera veçojmë:

“Në Kongresin e 5-të, Tito përmendi

në mes të tjerash emrin e

komunistit jugosllav Miladin Popoviç

si një aktivist që ka ndihmuar

Partinë tonë Komuniste. Miladin

Popoviçi, anëtar i PKJ-së, i kapur

nga forcat fashiste italiane në Ko-

Haki Taha

sovë e Metohi, u çlirua nga kampet

e përqendrimit në Shqipëri prej

gueriljeve shqiptare. Miladini vuri

të gjitha forcat për të ndihmuar

Partinë dhe popullin tonë dhe ky

u rrit me luftën e Partisë sonë dhe

popullit tonë... Miladin Popoviçi u

vra tradhtisht dhe në mënyrë misterioze

në Kosovë e Metohi nga

dora e një SHOVINISTI SHQIPTAR

KOSOVAR (nënvizimi është yni).

Partia jonë nuk u vu në korrent

mbi këtë çështje nga Komiteti Central

i Jugosllavisë, megjithëse ajo

e konsideron Miladin Popoviçin si

një pjesëtar heroik të saj dhe e

nderon kujtimin e djalit të popullit

të Malit të Zi dhe të Partisë

Komuniste Jugosllave, si një komunist

internacionalist që shërbeu

në radhët e luftëtarëve më të

shquar të popullit shqiptar”.

Po në këtë deklaratë, midis të

tjerash, nxirret roli i madh që ka

luajtur Miladin Popoviçi në “sh-

typjen pa mëshirë” të “fraksionit

të Vlorës”.

Ndërsa në librin kujtimor “Kur

lindi Partia”, në lidhje me vrasjen

e Miladin Popoviçit, Enver Hoxha

thotë:

“..Jo shumë kohë pas çlirimit

të Kosovës (lexo pushtimit nga

serbët – shënim), Miladin Popoviçin

e vranë prapa krahëve njerëzit

e UDB-së, sepse ishte shprehur për

të drejtën e popullsisë shqiptare të

Kosovës për vetëvendosje (gënjeshtër

e pastër – shënim). Për këtë

kemi bindje të plotë jo vetëm nga

bisedat që bënim me Miladinin,

kur ishte në Shqipëri por edhe në

Arkivin e Komitetit Qendror të

Partisë sonë kemi dokumente që

flasin qartë për këto pikëpamje të

komunistit internacionalist, Miladin

Popoviç. Pas kësaj njerëzit e

Titos trumbetuan se vrasjen gjoja

e paskësh bërë....një shqiptar kosovar!

Dhe ku? Mu në tavolinën e

Por pas prishjes së

marrëdhënieve

shqiptaro – jugosllave,

në vitin 1948, një vit më

pas, qëndrimi i

komunistëve të

Shqipërisë ndryshoi

duke ia atribuuar këtë

vrasje “UDB-së”,

ndonëse duhet thënë

se Miladin ishte një nga

oficerët e saj

tij të punës, në shtëpinë që ruhej

nga partizanë jugosllavë...”.

Po të krahasojmë këto dy materiale,

duhet të shtrojmë disa pyetje.

Në rast se Haki Taha ishte një

“shovinist shqiptar”, siç e quan

Enver Hoxha në vitin 1948, pse

duhej të ishte ai “ i UDB-së”. Një

tjetër mashtrim i madh i Enver

Hoxhës është edhe cilësimi

“proshqiptar” i Miladin Popoviçit,

sikur ai gjoja paska kërkuar zbatimin

e parimit të vetëvendosjes

për Kosovën. Pa dashur të merremi

gjatë me një falsifikimi të tillë do

të kujtonim dy detaje:

Së pari Miladin Popoviçi ishte i

pari që u ngrit kundër marrëveshjes

së Mukjes, për shkak se

në këtë marrëveshje flitej për problemin

vetëvendosjes së popullit të

Kosovës. Ai urdhëroi Enver Hoxhën

që të pushkatoheshin si

tradhtarë, Mustafa Gjinishi dhe

Ymer Dishnica. Ky i fundit nuk u

ekzekutua pasi në gazetën “Bashkimi

i Kombit”, u botua nga Xhelal

Staravecka, proces –verbali i

mbledhjes së Vithkuqit, në të cilin

dënoheshin me vdekje nga Miladin

Popoviçi personat e sipërpërmendur.

Por ndërsa Gjinishin e

vranë prapa krahëve, një gjë të tillë

nuk mundën ta bëjnë me Dishnicën

pasi do të demaskoheshin

keqas.

Së dyti duhet thënë se Haki

Taha e vrau Miladin Popoviçin në

një lokal në Prishtinë në momentin

kur ky i fundit i pat thënë se

Kosova ishte e Jugosllavisë dhe

vetëvendosje nuk kishte për të pasur.

Pak kohë pas vrasjes së Miladinit,

Haki Taha u vra, ndërsa shoqëruesi

i tij Qazim Vula, pasi vuajti

në burgjet e Jugosllavisë, u arratis

në Shqipëri ku vuajti burgjet

e tmerrshme të komunizmit këtu.

Në fakt në deklarimet e mësipërme

të Enver Hoxhës, ka një

diçka të sinqertë nga ana e komu-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!