07.06.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Provokimet e Serbisë e sjellin debatin tek

çështja e dështuar e ndarjes së Kosovës

Serbë të veriut kanë bërë gati një deklaratë me të cilën synohet shpallja e pavarësisë së territoreve serbe

nga Republika e Kosovës. Iniciativa serbe ka alarmuar liderë të Kosovës dhe tërë praninë ndërkombëtare.

Oliver Ivanovic ka konfirmuar ekzistimin e deklaratës, por e quan joserioze dhe pa mbështetje nga Beogradi

Një letër që po qarkullon në

pjesën veriore të Mitrovicës ka

mbajtur nën tension dje gjatë tërë

ditës udhëheqësit shtetëror të Kosovë,

ambasadorë dhe diplomatë

tjerë të Quintit, KFOR-in, EULEXin,

ICO-në si dhe struktura tjera

ndërkombëtare. Spekulimet e

shfaqura para disa ditëve se në Veri

të Kosovës “dikush” ka hartuar një

deklaratë për pavarësinë e territoreve

serbe nga Republika e Kosovës

është konfirmuar të martën. Struktura

ndërkombëtare të sigurisë në

Kosovë arritën të sigurojnë një

kopje të kësaj letre pesëfaqësh, e

shkruar në gjuhën serbe. Përmbajtja

e saj detyroi përfaqësues të

KFOR-it dhe diplomatë të vendeve

anëtare të Quintit që të kërkojnë

takim urgjent me presidentin Fatmir

Sejdiu dhe Kryeministrin

Hashim Thaçi. Takimet janë mbajtur

në Presidencë, larg syrit të

medieve. Burime mediatike në

Prishtinë thonë se janë mbajtur së

paku dy takime të tilla që kanë

qenë mjaft të gjata. Pas një pauze

në mesditë, të njëjtët janë

mbledhur sërish në Presidencë, nga

ora 17-18:30.

Diskutime për të njëjtën temë

ka pasur edhe në Beograd, mes diplomatëve

perëndimorë dhe autoriteteve

të Serbisë. Burime ndërkombëtare

kanë bërë të ditur se ka pasur

konsultime për një nismë serbe

në Veri, për të cilën ende nuk është

konfirmuar se kush qëndron pas saj.

Sidoqoftë, tashmë në Prishtinë zyrtarët

vendorë dhe ndërkombëtarë e

kanë në dorë projektdeklaratën me

të cilën synohet shpallja e pavarësisë

e territoreve me shumicë serbe nga

Republika e Kosovës.

Informacionet jozyrtare për

Deklaratën skandaloze/Në mesin

e faqes së parë të letrës ndodhet fjala

“Deklaratë”, të cilën do të duhej ta

aprovonte Kuvendi i Bashkësisë së

Komunave të Kosovës dhe Metohisë.

Kjo strukturë është themeluar më 28

qershor, 2008, në Zveçan, me iniciativë

të ish-ministrit serb Slobodan

Samardzic, një bashkëpartiak i ishkryeministrit

Vojislav Kostunica. “Si

shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve

serbë, Kuvendi aprovon deklaratën

e pavarësisë së territoreve të

komunave që përbëjnë lidhjen e komunave

të krahinës autonome të Kosovës

nga krijesa të cilën krijuesit e

saj e quajnë Republika e Kosovës”,

thuhet në tekstin e hamendësuar të

deklaratës. Kjo në praktikë do të thotë

krijimi i një lloj Kosove paralele serbe.

Autorët e panjohur të kësaj dek-

larate nuk kërkojnë shkëputje nga

Kosova “për aq kohë sa krahina e Kosovës

është pjesë e Serbisë sipas ligjit

ndërkombëtar”. Është fakt i pamohueshëm

se Kosova nuk është ndarë

nga Serbia me Rezolutën 1244, thuhet

në vijim të deklaratës. “Qeverisja

lokale e Republikës së Serbisë nuk

është anuluar nga Rezoluta 1244.

Republika e Kosovës është shpallur

më 17 shkurt, 2008, nga një grup i

ish-qytetarëve të Republikës së Serbisë,

pa pëlqimin e organeve shtetërore

të Republikës së Serbisë”,

thuhet në tekstin e saj. Deklarata

njeh vetëm ligjet dhe rregulloret e

aprovuara nga struktura ndërkombëtare

sipas Rezolutës 1244 dhe që

nuk bien ndesh me sistemin juridik

të Serbisë. “Në territorin e këtyre komunave

lejohet prania e forcave ushtarake

dhe policore ndërkombëtare si

garantues të domosdoshëm për sigurinë

e banorëve që jetojnë aty. Këto

forca duhet të mbrojnë serbët nga

dhuna konstante e shovinistëve shqiptarë.

I jepet përkrahje Serbisë për

përpjekjet për të ruajtur sovranitetin

dhe integritetin territorial në Kosovë”,

vazhdon deklarata.

Një pjesë e konsiderueshme e tekstit

është shkruar me gjuhë urrejtjeje

të kohës së Milosheviçit. Në tekst

thuhet se Republika e Kosovës është

shtet i krijuar nga gjenocidi ndaj

joshqiptarëve. Diku tjetër në tekst

Republika e Kosovës quhet si “krijesë

gjenocidale”. Flitet për “terror,

dhunë, spastrim etnik,...mbi serbët

dhe joshqiptarë tjerë”. Kërkohet pjesëmarrja

e një delegacioni të serbëve të

Krahinës në të gjitha bisedat për

Kosovën. “Përfaqësuesit e Kuvendit

serb në Kosovës duhet të kenë status

të njëjtë sikur përfaqësuesit e të

ashtuquajturës Republika e Kosovës

në të gjitha negociatat ndërkombëtare

lidhur me çështjet që kanë

të bëjnë me Kosovën”, thuhet në deklaratën

serbe. Deklarata nuk është

e nënshkruar, nuk ka as datë, por

është lënë hapësira që data të vihet

ditën e aprovimit.

Autorë të panjohur/Burimet

thonë se kjo deklaratë nuk ka mundësi

të jetë shkruar e tëra në Mitrovicën

veriore nga liderë serbë lokalë.

Diplomatë perëndimorë e drejtojnë

gishtin kah partia e Vojislav Kostuncës,

Partia Socialiste e Serbisë

(SPS) e Ivica Dacic, por edhe nga zyrtarë

të pushtetit të Boris Tadiç. SPS

është pjesë e koalicionit qeveritar në

Serbi dhe ministri Dacic ka deklaruar

disa herë se edhe serbët kanë të

drejtë të ndërmarrin “hapa të njëanshëm

si shqiptarët”. Burime të tjera

këmbëngulin se autorë të tekstit janë

politikanë radikalë me dosje kriminale

si Milan Ivanovic, Marko Jaksic

dhe të tjerë. Këta thuhet të kenë ndërmarrë

këtë nismë për të shpëtuar

vetën ngase ndodhen në listën e

EULEX-it për arrestim për shkak se

janë pjesë e krimit të organizuar.

Nëse nuk ndalet nisma për “pavarësi

të Serbëve nga Republika e Kosovës”,

atëherë deklarata duhet të përfundojë

për aprovim në Kuvendin e Bashkësisë

së Komunave të Kosovës dhe

Metohisë, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ky kuvend përbëhet nga përfaqësues

serbë të 26 komunave të

Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet ilegale

të organizuara nga Beogradi.

Shumica e anëtarëve të këtij kuvendi

janë nga Partia Radikale Serbe – 17

përfaqësues. DSS e Kostunicës i ka

13 ulëse. SPS – 4, DS e Boris Tadic –

3 ulëse, G17Plus – 1, ndërkaq 4 janë

të pavarur. Në kuvend thuhet se janë

edhe një boshnjak, një rom dhe një

goran. Sekretari Shtetëror në Ministrinë

serbe për Kosovën, Oliver

Ivanovic është në dijeni për këtë deklaratë,

por thotë se nuk e di se kush

janë autorët. Ai konsideron se kjo

është një nismë joserioze për të cilën

nuk ka mbështetje zyrtare nga Beogradi.

Ivanovic ditë më parë ka thënë

se qarqe ndërkombëtare janë të interesuara

për ndarje të Kosovës dhe

madje për ta imponuar këtë zgjidhje.

Një ditë më pas, një politikan tjetër

serb, Randel Nojkic, ka reaguar duke

e akuzuar Ivanovicin se është vetë ai

që po e promovon idenë për ndarje të

veriut e jo ndërkombëtarët.

Provokimet nga veriu/Çdo

paralajmërim për pavarësi apo shkëputje

të pjesës veriore nga Kosova,

për autoritetet në Prishtinë cilësohet

si provokim dhe kërcënim.

Ndonëse autorët apo subjektet politike

të një deklarate të publikuar të

martën që fliste për pavarësinë e veriut

nuk kanë dalë para opinionit, ajo

nga Prishtina zyrtare është marrë me

seriozitet dhe janë paralajmëruar reagime

varësisht gjendjes në këtë

pjesë të Kosovës. Qeveria dhe institucionet

tjera të Kosovës janë duke

përcjellë me vëmendje zhvillimet në

pjesën veriore të banuar me shumicë

serbe. Disa paralajmërime të bëra nga

politikanë anonimë serbë në veri se

kjo pjesë mund të shpallë pavarësinë

nga Kosova, nga autoritetet në Prishtinë

është cilësuar si provokim dhe

kërcënim. Ministri i Punëve të

Brendshme, Bajram Rexhepi, ka

thënë se Qeveria e Kosovës do të reagojë

konform sjelljeve të subjekteve

serbe në veri që kanë paralajmëruar

hapa aventuresk, siç i ka cilësuar ai,

paralajmërimet për pavarësinë e veriut.

“Ky është kërcënim dhe provokim

dhe kanë pritur që ne do të reagojmë

në mënyrë të pamatur, mirëpo ne e

kemi përcjellë nga afër situatën dhe

po ashtu edhe në koordinim me faktorin

ndërkombëtar, kemi qenë të

gatshëm të veprojmë nëse ndodh një

gjë e tillë”, ka thënë ministri Rexhepi.

Ai ka shtuar se mosmbështetja

publike e ideve të tilla nga Serbia

paraqet një mençuri politike që të

mos deklarohet pro - aventurave eventuale

në veri. Sidoqoftë, Rexhepi ka

theksuar se po përcillet situata dhe

reagimet do të jenë konform sjelljeve

në pjesën veriore. “Konform asaj se

si do të sillen ata, edhe ne do të marrim

masa”, ka theksuar Rexhepi.

Autori i deklaratës për pavarësinë e

veriut, mbetet një enigmë edhe për

faktorin politik serb në veri.

E enjte, 19 gusht 2010

DITA

Thaçi: Thaçi: Nuk

Nuk

do do të të lejojmë

lejojmë

më më vizitat vizitat e

e

zyrtarëve zyrtarëve serbë

serbë

Kryeministri i Republikës së Kosovës,

Hashim Thaçi i ka dërguar një

letër përfaqësuesit special të BE-së në

Kosovë, Peter Feith, duke e njoftuar se

Qeveria e Kosovës nuk do t‘i lejojë

vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë,

për shkak të provokimeve politike që

janë shkaktuar nga këto vizita deri më

tani. Në letër, të cilës i referohet edhe

Telegraf, Thaçi ka njoftuar se Goran

Bogdanovicit nuk do t‘i lejohet vizita

në Kosovë, e kërkuar për në datën 19

gusht. “Kam vendosur të pezulloj të

gjitha kërkesat tjera të zyrtarëve të

Qeverisë së Serbisë që planifikojnë të

vizitojnë Kosovën, për shkak të dështimit

të tyre të vazhdueshëm që të veprojnë

në bazë të rregullave dhe procedurave

për vizitat e zyrtarëve serbë në

Kosovë”, thuhet në letrën e nënshkruar

nga kreu i qeverisë së Kosovës

Bogdanoviq: Ndalja e vizitës në

Kosovë, e papranueshme/Ministri për

Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran

Bogdanoviç, e ka vlerësuar dje si të

papranueshme ndalesën e qeverisë së

Kosovës, për vizitat e zyrtarëve serbë

në Kosovë. Në një deklaratë për media,

zoti Bogdanoviq tha se ky vendim,

me të cilin ndalohet edhe vizita e

tij e planifikuar për nesër në Kosovë,

është “i prapranueshëm dhe paraqet

edhe një provokim politik dhe lëvizje

të re të njëanshme të institucioneve të

Kosovës”. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës,

Memli Krasniqi, tha se vendimi

i kryeministrit Thaçi, për ndalimin

e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë,

do të “mbetet në fuqi deri në një

vendim tjetër”.

AAK AAK s’ofron

s’ofron

shumë shumë detaje

detaje

për për takimet takimet e

e

hamendësuara

hamendësuara

sekrete

sekrete

të të Prishtinës

Prishtinës

me me Beogradin

Beogradin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,

as në konferencën e paralajmëruar

me shumë bujë, dje pasdite, nuk ka

paraqitur ndonjë fakt që do të dëshmonte

se ka pasur bisedime sekrete

ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe

të Serbisë. “AAK edhe një herë bën me

dije se të paktën në tri shtete janë zhvilluar

takime sekrete, duke filluar nga

kryeministri i vendit, deri te

këshilltarët e tij, me përfaqësuesit e

Serbisë”, thuhet në deklaratën e AAKsë,

të cilën në një konferencë për media

e lexoi nënkryetari i kësaj partie,

Ardian Gjini. Ai ka përmendur Budvën

si vend i mundshëm ku, sipas tij,

janë zhvilluar bisedimet sekrete. “Të

gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se ka

pasur bisedime sekrete, por ne si AAK

nuk jemi në gjendje t’i shkaktojmë dëme

qytetarëve të Kosovës. Është Qeveria

ajo që duhet ta marrë përgjegjësinë për

këtë”, ka thënë Gjini, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, vetëm Kuvendi i

Kosovës mund të vendosë nëse do të

ketë bisedime dhe për temat e këtyre

bisedimeve eventuale.

55 11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!