06.06.2013 Views

gazeta pdf123.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf123.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf123.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E PËRDITSHME

E PAVARUR

Drejtor:

FAHRI BALLIU

Kryeredaktor:

ILIR NIKOLLA

Nr. 53 (4843)

Viti XVI i botimit

(numri i parë doli

më 18.10.1997)

E diel,

26 shkurt 2012

Përplasja vlonjate me Edi

Ramën dhe selinë e Tiranës

nuk është një zhvillim i thjeshtë.

Prej andej po fillon një lëvizje e

mospranimit të autoritetit të

kryetarit, i cili s’po respekton

asnjë sensibilitet e as histori

lokale të PS-së. Largimi i Eltar

Dedës është një goditje për

ndikimin politik të Shpëtim

Gjikës, prandaj kapërcimi i kësaj

vije të kuqe s’fshihet dot me

lëvizje kineze si ajo e

shpërndarjes së teserave të

partisë. Dega e Vlorës ka një

peshë specifike për PS-në,

prandaj edhe përdhosja që po

konsumohet atje, po shërben si

fillimi i largimit të Edvinit nga një

parti që s’pranon të privatizohet.

S’është çudi që ky ndryshim të

ndodhë edhe para zgjedhjeve

të ardhshme parlamentare

NË BRENDËSI

C M Y K

Adresa: Adresa: Rruga

Rruga

“Medar “Medar Shtylla Shtylla”, Shtylla Shtylla ”,

qendra qendra e e biznesit

biznesit

Tel: el: el: 04/2321364,

04/2321364,

Tel: el: 04/232136

04/2321366,

04/232136

Fax:04/2321365,

Fax:04/2321365,

Tiranë

Tiranë

E-mail:

info@gazeta55.net,

info@gazeta55.net,

info@gazeta55.net,

gazeta55mail@

gazeta55mail@

gazeta55mail@

yahoo.com,

yahoo.com,

yahoo.com,

Internet:

www www.gazeta55.al

www .gazeta55.al

Çmimi Çmimi 30 30 lekë lekë

lekë

Greqi Greqi 1,5 1,5 EURO

EURO

DITA 8-9

DITA/5

Letrat

SUPLEMENTI 15-23

SE SHPEJTI NGA SHTEPIA BOTUESE „55“ ME PERKTHIM NGA AFRIM KOÇI

“Rahela bën gjyq me Perëndinë”

Nga Stefan CVAJG

Përsëri populli kryeneç dhe mendjelehtë

i Jerusalemit e harroi besën e dhënë,

përsëri ai ua solli blatën e përgjakur

perëndive të Tirit dhe të Amonit. Dhe

Me PS-në e Vlorës

nis largimi i Edi Ramës

Eksperti demokrat në komisionin për

reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi

“PD s’ka refuzuar asnjë

nga rekomandimet e

ODIHR, Rama spekulon

me reformat”

Viti 2013 shënon fillimin e ndërtimit

të projektit në të gjithë trasenë e tij

Gazsjellësi Trans-

Adriatik do sjellë në

buxhetin e shtetit

çdo vit 100 milionë

euro të ardhura

SEKRETARJA AMERIKANE E SHTETIT

Klinton: Marrëveshja me Serbinë

do të shtojë njohjet e shtetit të Kosovës

Në një intervistë ekskluzive për

shërbimin shqip të Zërit të

Amerikës, Sekretarja amerikane e

Shtetit, Hillary Klinton tha se

marrëveshja e arritur të premten në

Bruksel në bisedimet mes Kosovës dhe

Serbisë do ta çojë popullin e Kosovës më

afër integrimit europian. Zonja Klinton i

bëri komentet me telefon

nga Tunizia ku ajo ndodhet për vizitë

Basha: Bashkëpunim në fushën e transportit,

për vendosjen e linjave të tramit në Tiranë

Kryebashkiaku Lulzim

Basha nënshkruan

marrëveshje me

homologun e Budapestit -

Bashkia e Tiranës është e

interesuar të zhvillojë në

planet e saj projekte në

modernizimin e transportit

publik, ku Budapesti është

qyteti me përvojën më të

gjatë në kontinent në

operimin e transportit

publik në veçanti të Tramit.

Këtë përvojë, Bashkia e

Tiranës kërkon ta

shfrytëzojmë në planet për

vendosjen e linjave të tramit

dhe investimit të linjave të

tramit në Tiranë

sikur të mos mjaftonte sakrilegji i tymosjes

nëpër altarët e gurtë të maleve,

edhe në vetë shtëpinë e trupit të zotit,

që i kishte ngritur atij Salomoni, shërbëtori

i tij, ata varën shëmbëlltyrën e

Baalit dhe i ndynë plloçat duke therur

E diel, 26 shkurt 2012

OPINION/4

Vertikalja e

kompromiseve

Nga Qemal Sakajeva

Hap pa kompromis qe vetëm i

pari: çlirimi i Kosovës nga pushtimi

serb. Ishte shumë i vështirë,

por të tri palët u detyruan të bëjnë

secila të tyren: shqiptarët sakrifikuan,

deri në përsëritje të rrethanave

thuajse biblike, por në kohët

moderne; politika e rezistenës

paqësore të Presidentit Ibrahim

Rugova dhe politika e veprimit

luftarake të heroit Adem Jashari,

kur patën arritur kulmin, kishte

ndodhur që, e para pati kaluar te e

dyta; NATO ndërmorri luftën, në

drejtim të secilës ishte SHBA. Pa

SHBA, edhe rezistenca paqësore,

edhe veprimi luftarak, do të lodheshin

nga shterrimi i energjive

përballë Serbisë, botës mbështetëse

të saj dhe botës memece ndaj çështjes

se Kosovës.

Aleatët e Kosovës, që udhëheqin

zhvillimet bazë të globit, pas

çlirimit të saj nga fuqia ushtarake

e NATO-s, filluan të merrnin parasysh

dhimbjet e Serbisë nga humbja

e madhe me luftë, për të kthyer

shtetin e egërsuar kah Perëndimi,

duke nxitur e mbështetur

demokratizimin, si rrugë e vetme

për ndërtimin e marrëdhënieve të

reja e të qendrueshme me Beogra-

FORUM

“Kapiten Vogli ra pre

e një zjarri të

befasishëm, ai iu

përgjigj me trimëri e

kurajë këtij sulmi”

Komandanti i ISAF, Nënkolonel

David. E. M. Jones, letër ngushëllimi

familjes së “Dëshmorit të

Atdheut”, Feti Vogli

Me paketën për

Greqinë, Europa i

tha lamtumirë

solidaritetit që solli

themelimin e BE-së

“Financial Times”

Disa fjalë janë vetëm të kontinentit

evropian. Është e rrallë të

dëgjosh britanikët dhe amerikanët

të flasin për “solidaritet”. Kjo fjalë

i përket konsensualizmit monoton

(kështu u duket anglo-saksonëve)

55 1

POLITIKE

Kontaktoni në politike@gazeta55.net

Reforma

Zgjedhore,

ODIHR sjell

në Tiranë

misionin

e dytë të

ekspertëve

Javën e ardhshme mbërrin

në Tiranë një ekip prej dy ekspertësh

nga OSBE-ODIHR për

administrimin e zgjedhjeve.

Ekspertët e ODIHR do të zhvillojnë

një takim të posaçëm

me përfaqësuesit e komisionin

e reformës zgjedhore dhe

grupin e ekspertëve për

hartimin e Kodit Zgjedhor. Në

këtë tryezë do të diskutohet për

çështje të kodit elektoral, më

konkretisht, administrimin e

zgjedhjeve dhe votimin elektronik.

ODIHR ka shprehur

gatishmërinë për të asistuar në

reformën zgjedhore, në mënyrë

që ajo të përfundojë në kohën

e duhur.

Për ODIHR, Shqipëria ka

bërë një progres shumë evident

për sa i përket kuadrit ligjor dhe

rritjes së standardeve të

zgjedhjeve, ndërkohë që komisioni

i posaçëm parlamentar ka

miratuar 20 nga 53 rekomandimet

e ODIHR.

Grupi i ekspertëve që vjen

në Tiranë javën e ardhshme,

pason atë të një muaji më parë,

të kryesuar nga dy raportuesit

Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin.

Aktualisht komisioni i reformës

zgjedhore ndodhet në

një fazë intensive të diskutimeve

politike, ku nuk mungojnë

as përplasjet mes dy partive

të mëdha.

Në mesjavë Edi Rama akuzoi

mazhorancën se po mban peng

reformën elektorale, por i menjëhershëm

ishte reagimi i shumicës

se, opozita po shkel marrëveshjen

e 14 nëntorit, duke

depozituar pranë grupeve të

punës amendamente antikushtetuese

si propozimet në reformën

parlamentare për votimin

e dekreteve të Presidentit, kufizimin

e kohës së Kryeministrit

dhe ministrave si dhe kthimin e

60 minutësisht (diskutim i lirë),

në fillim të seancës.

Megjithatë, në fokus të takimeve

që pritet të zhvillojnë ekspertët

e ODIHR do jetë progresi

i reformës zgjedhore. Kjo

është pjesë e përpjekjeve më të

gjëra të ODIHR-it për të ndihmuar

Shqipërinë në kërkesën e

saj, për të siguruar që zgjedhjet

të mbahen në përputhje me

angazhimet e tyre ndaj OSBEsë

dhe me standardet ndërkombëtare

për zgjedhje të lira dhe

demokratike.

Në vizitën e tyre të dytë në

Shqipëri, ekspertët e ODIHR do

të zhvillojnë takime me komisionin

e posaçëm dhe grupin e

ekspertëve teknikë të

zgjedhjeve si dhe me përfaqësuesit

e partive të vogla politike,

shoqërisë civile dhe komunitetit

ndërkombëtar.

2 55 E diel, 26 shkurt 2012

Basha: Bashkëpunim në fushën e transportit,

për vendosjen e linjave të tramit në Tiranë

Kryebashkiaku Lulzim Basha nënshkruan marrëveshje me homologun e Budapestit - Bashkia e Tiranës

është e interesuar të zhvillojë në planet e saj projekte në modernizimin e transportit publik, ku Budapesti është qyteti

me përvojën më të gjatë në kontinent në operimin e transportit publik në veçanti të Tramit. Këtë përvojë, Bashkia e

Tiranës kërkon ta shfrytëzojmë në planet për vendosjen e linjave të tramit dhe investimit të linjave të tramit në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim

Basha zhvilloi një vizitë zyrtare në Hungari

i ftuar nga kryebashkiaku i Budapestit,

Istvan Tarlos, për të thelluar më

shumë marrëdhëniet mes dy qyteteve.

Lulzim Basha e quajti të vyer përvojën

e Bashkisë së Budapestit, në transportin

publik, në menaxhimin urban të

qëndrueshëm dhe në aspektin kulturor

e historik. Krerët e bashkive ranë

dakord për të intensifikuar bashkëpunimin

në fushën kulturore, ku konkretisht

në Budapest do të mbahet këtë vit

java e Tiranës, që lidhet dhe me 100

vjetorin e pavarësisë, dhe anasjelltas

në Tiranë do të mbahet në shtator java

e Budapestit.

„Takimi me Kryetarin e Bashkisë

së Budapestit ishte një rast shumë i

mirë për të forcuar marrëdhëniet mes

dy qyteteve tona. Kemi nënshkruar një

marrëveshje me anë të së cilës angazhohemi

për ‘Ditët e Budapestit’ në

Tiranë në shtator dhe së bashku do të

organizojmë edhe ‘Javën e Tiranës’

këtu në Budapest, duke marrë shkas

edhe nga 100 vjetori i Pavarësisë. Kemi

folur konkretisht për projekte të tilla si

ato të transportit publik, ku Budapesti

është qyteti me përvojën më të gjatë

në kontinent në operimin e transportit

publik në veçanti të Tramit, përvojë të

cilën ne kërkojmë ta shfrytëzojmë në

planet tona për vendosjen e linjave të

Tramit dhe investimit të linjave të tramit

në Tiranë. Folëm po kështu për një

serë çështjesh të tjera me fokus zhvillimin

ekonomik, rritjen e shanseve për

punësim si qëllimi dhe objektivi kryesor

i Bashkisë së Tiranës, por në këtë

kuadër mundësitë për të tërhequr vëmendjen

e investitorëve hungarezë

drejt Tiranës dhe për të kontribuar në

një klimë më pozitive të shkëmbimeve

tregtare dhe të investimeve hungareze

në Tiranë dhe anasjelltas“, tha Basha.

„Sot pata kënaqësinë të takoj kryebashkiakun

Basha, kryetarin e Bashkisë

së Tiranës, një qytet i bukur i një

vendi mik. Gjatë takimit zhvilluam biseda

rreth mundësive për bashkëpunim

në fusha të ndryshme teknike si p. sh:.,

ajo e transportit publik. Megjithatë

bashkëpunimi midis bashkive tona

nuk do të jetë vetëm teknik, por edhe

kulturor. Mendoj se kultura është

shumë e rëndësishme që qytetarët

tanë të njihen sa më mirë me njëritjetrin

duke i hapur rrugë kështu edhe

zhvillimit të biznesit dhe turizmit. Jam i

bindur që ky takim është vetëm fillimi i

një bashkëpunimi të thellë midis dy

bashkive dhe qyteteve tona“, tha kryebashkiaku

i Budapestit.

Të dy kryebashkiakët vlerësuan

marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë

dhe Hungarisë dhe ranë dakord se

në këtë drejtim edhe qendrat kryesore

të pushtetit vendor kanë shumë për të

bërë dhe duhet të luajnë rolin e tyre.

Gjatë qëndrimit në Budapest,

Basha mori pjesë në një forum të organizuar

nga dhoma e biznesit të Europës

Qendrore, mbi mundësitë e investimit

në Tiranë. Kryebashkiaku

shpalosi para biznesmenëve të Europës

Qendrore shanset e mëdha që

paraqet Tirana për të bërë biznes, si

dhe politikat që do të ndjekë në vazh-

dim Bashkia për të lehtësuar klimën

për investime për ta bërë Tiranën një

nga qendrat më atraktive në rajon.

„Në lidhje me çështjet që kanë të

bëjmë me rritjen ekonomike dhe biznesin,

pyetja kryesore që unë dhe stafi

ime i ngremë vetës është se „çfarë

kërkon biznesi“.

Ambicia jonë është e madhe dhe

duam të mbajmë Tiranë si lokomotivën

e zhvillimit ekonomik. Pasi kemi parë

disa nga modelet në vendet më të zhvilluara,

ne kemi vendosur të marrim

disa lehtësi në favor të biznesit për ta

kthyer Tiranën në një nga qytetet më të

favorshëm për biznes në Europën

juglindore dhe më tej“, tha Basha.

Duke iu përgjigjur interesit të

shumë biznesmenëve dhe përfaqë-

suesve të firmave të pranishëm në këtë

forum, Basha foli dhe për projektet në

fushën e teknologjisë së informacionit

dhe planet për ta bërë Tiranën „smart

city“, çka do të sjellë transparencë dhe

siguri për investitorët e huaj dhe vendas.

Budapesti është një nga qytetet e

para në Europë që ka futur linjën e

Tramvajit në transportin publik. Basha

dëgjoi nga afër përfitimet që paraqet

ky sistem i transportit publik, në ruajtjen

e mjedisit dhe në shërbim më

cilësor ndaj qytetarëve. Ekspertët e

Bashkisë së Budapestit u shprehën

të gatshëm të ndihmojnë Bashkinë e

Tiranës në procesin e ndërtimit dhe të

menaxhimit të Tramit në kryeqytetin

tonë.

Bashkia e Tiranës

”Kompensim familjeve të përjashtuara me ligj nga pagesa e taksës së pastrimit“

Ashtu siç është njoftuar edhe me parë zyrtarisht vazhdon procesi i

mbledhjes së dokumentacionit nga personat apo familje që u përkasin

kategorive të cilat përjashtohen nga pagesa e tarifës së pastrimit si

pensionistët, veteranët, invalid të luftës dhe Punës, përfituesit e ndihmës

ekonomike, të verbrit, të sëmurët Paraplegjik dhe Tetraplegjik.

Sipas Bashkisë së Tiranës, të gjithë këta persona të cilët për arsyen e

mosdorëzimit pranë njësive bashkiake para datës 20 siç është parashikuar

në udhëzim, u është dashur të paguajnë këtë tarifë, do t’u kompensohet

duke iu zbritur nga fatura e ujit e muajit pasardhës.

Kategoritë e familjeve të sipërcituara që të përfitojnë nga përjashtim i

pagesë së Tarifës së Pastrimit duhet të dorëzojnë pranë Njësive Bashkiake

dëshminë e gjendjes së tyre si certifikatën familjare, me kushtin që

të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë, përveç bashkëshortit

ose bashkëshortes, librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e

invalidit të punës, statusin e të verbrit, të sëmurëve Paraplegjik e Tetraplegjik,

librezën e pensionit dhe vërtetimin nga Njësia Bashkiake për

përfituesit të ndihmës ekonomike. Njësia Bashkiake verifikon dokumentacionin

dhe kur janë plotësuar kërkesat e vendimit të këshillit bashkiak,

përgatit vërtetimin ose harton lista për familjet që përjashtohen nga pagesa

e Tarifës së Pastrimit. Ky vërtetim ose lista dërgohet në Bashkisë së

Tiranës, e cila përgatit listat përmbledhëse dhe më datë 20 të çdo muaji ja

paraqet ndërmarrjes se ujësjellës kanalizimeve, për përjashtimin e familjeve

nga pagesa e tarifës se pastrimit. Pranimi i dokumenteve që vërtetojnë

se individi ose familja i përket kategorive që përjashtohen nga pagesa e

Tarifës së pastrimit do të vazhdojë pa u kufizuar në kohë sikundër në çdo

rast kur vërtetohet se këta persona ose familje u përkasin kategorive të

përjashtuara nga pagesa e tarifës së pastrimit do t’u kompensohen paratë

e paguara duke ua zbritur nga faturat e ujit të muajve në vijim.

Me PS-në e Vlorës

nis largimi i Edi Ramës

Përplasja vlonjate me Edi Ramën dhe selinë e Tiranës nuk është një zhvillim i thjeshtë. Prej andej po fillon një lëvizje e

mospranimit të autoritetit të kryetarit, i cili s’po respekton asnjë sensibilitet e as histori lokale të PS-së. Largimi i Eltar

Dedës është një goditje për ndikimin politik të Shpëtim Gjikës, prandaj kapërcimi i kësaj vije të kuqe s’fshihet dot me

lëvizje kineze si ajo e shpërndarjes së teserave të partisë. Dega e Vlorës ka një peshë specifike për PS-në, prandaj

edhe përdhosja që po konsumohet atje, po shërben si fillimi i largimit të Edvinit nga një parti që s’pranon të

privatizohet. S’është çudi që ky ndryshim të ndodhë edhe para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Revolta e anëtarësisë së PS-së së

Vlorës e nisur tri javë më parë në

qytetin bregdetar ka mbërritur në

Tiranë. Këtë herë përplasja vlonjate

nuk është as me Fatmir Xhafajn apo

Valentina Leskajn, as me Blendi

Klosin apo Mezan Malajn, por as me

Arben Isarjan apo Fatmir Toçin...,

„delegatët e komanduar“ të Vlorës.

Përplasja vlonjate këtë herë është

me Edi Ramën dhe selinë e Tiranës.

Kjo përplasje nuk është një zhvillim

i thjeshtë.

Ajo është sipari i një lëvizje të

mospranimit të autoritetit të kryetarit,

i cili nga ana e tij nuk pranon

asnjë sensibilitet lokal e as histori

lokale të PS-së.

Dorëheqja e Eltar Dedës nga

kreu i PS-së së Vlorës, nuk është

thjesht dhe vetëm largimi i një emri,

sikurse bie fjala largimi në Tiranë i

Besnik Barajt.

Me Vlorën gjërat ndryshojnë,

sepse ndërsa bie fjala, dorëheqja në

Tiranë e Besnik Barajt, lidhej me

humbjen e bashkisë së Tiranës nga

Edi Rama, dorëheqja e Eltar Dedës,

për më tepër dhe heqja e mundësisë

për rikandidimin e tij, vjen pas fitores

së bashkisë së Vlorës nga një

kandidat i PS-së.

Pikërisht kjo e bën dallimin e

Vlorës me Tiranën.

Largimi i Eltar Dedës është sikur

të thuash që, „me një gur të vrasësh

dy zogj“. Dhe ky largim, po aq sa

është një goditje për Eltar Dedën,

po aq, ndoshta edhe më shumë, është

edhe një goditje për ndikimin

politik të Shpëtim Gjikës, kryebashkiakut

socialist të Vlorës.

Tendenca e mbërritjes së revoltës

socialiste të Vlorës ka filluar

marshimin pas largimit të Eltar

Dedës. Tri „dërgatat“ e Edi Ramës

„dy e nga dy“, për tri pjesët në të

cilat u zhvillua në tre javë Asambleja

e socialistëve të Vlorës, nuk

mundën ta frenonin këtë tendencë.

Këtë tendencë, apo edhe kapërcimin

e kësaj vije të kuqe, Edi Rama nuk

mund ta fshehë me lëvizje kineze si

ajo e shpërndarjes së teserave të partisë,

në Durrës a në Lushnje, apo

me radikalizim të linjës politike,

sikurse pretendimi për reformën

zgjedhore, pretendim që nuk arrin

të gënjejë më, jo Skënder Gjinushin,

Paskal Milon e Petro Koçin, por as

Ervin Meten, pse jo edhe Kurt

Kolën....

Sekretari Sekretari për për Çështjet Çështjet Ligjore Ligjore në në LSI, LSI, Ylli Ylli Manjani

Manjani

”PS iu rikthye zënkave, për të penguar reformat“

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson absurd qëndrimin e Partisë

Socialiste ndaj punës së komisionit të reformës zgjedhore. Sipas

LSI, opozita i është rikthyer zënkave dhe po tenton të bllokojë reformat.

Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, Ylli Manjani tha se komisioni

i reformës zgjedhore nuk është i dështuar, por sipas tij, risku

ka të bëjë me një marrëveshje dy paleshe të dy partive të mëdha dhe

pas kësaj mund të bëhen pishman të dyja palët.

„Situata e krijuar në komisionin e reformës zgjedhore do të sjellë

zgjidhje absurde, çka do të bëjë që pas proceseve zgjedhore do të

kundërshtohet nga dy partitë e mëdha. Nuk besoj që ky komision

është i dështuar në punën e tij por ka vetëm një risk, që mund të

çojë në një zgjidhje absurde dhe pas kësaj do të bëhen pishman të

Në pehlivanllëqet e tij Edi Rama

nuk arrin të bëjë dallimet e „ambienteve“,

„karaktereve“, „kohën“, kur

atij i duhet të veprojë.

Treguesi më i mirë është që ai

harron, se dega e PS-së së Tiranës,

mund të jetë më e madhja, por nuk

është si ajo e Vlorës, ku ai mund

të bëjë rokadën e Besnik Barajt me

Sajmir Tahirin me „bekimin“ e

Maqo Lakrorit, Ilir Zela.

Dega e PS-së së Vlorës është,

jo pak, por shumë ndryshe nga ajo

e Tiranës.

Dega e PS-së së Vlorës ka një

peshë specifike për PS-në, ndaj

edhe nuk mund të pranojnë au-

toritetin e kryetarit, për deri sa ai

(kryetari) nuk pranon asnjë sensibilitet

lokal e as histori lokale

të kësaj dege të PS-së.

Dega e Vlorës, për peshën

specifike që ka për PS-në, nuk

mund të lejojë e pranojë përdhosjen

e saj, përdhosje e cila po

konsumohet nga njerëzit e Edi

Ramës në qendër. Dhe kjo përdhosje

„e deleguar“ e Edi Ramës për

degën e PS-së së Vlorës, do të jetë

edhe fillimi i largimit të Edi

Ramës nga një parti që s’pranon

të privatizohet... S’është çudi që

ky ndryshim të ndodhë edhe para

zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

dyja palët“, u shpreh ai. Megjithatë sekretari për çështjet zgjedhore

në LSI thotë se forca politike që ai përfaqëson do të japë kontributin

e saj të vazhdueshëm, duke iu drejtuar opinionit publik

dhe duke bërë që ky proces të bëhet transparent. Sikundër tha

Manjani, për LSI reforma zgjedhore duhet të jetë një analizë e plotë

dhe e thellë. Sipas tij, Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër deri tani

vetëm ka sulmuar sistemin aktual zgjedhor duke penguar integrimin

e vendit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Manjani tha

gjithashtu se, Rama nuk e do statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Lidhur me reformën në drejtësi, Manjani ka deklaruar se

është e domosdoshme që të punohet për një sistem të drejtë

drejtësie. Në vlerësimin e tij, institucionet duhet të marrin

përgjegjësitë në këtë drejtim, duke analizuar thelbin e çështjes.

E diel, 26 shkurt 2012

POLITIKE

Eksperti demokrat në

komisionin për reformën

zgjedhore, Oerd Bylykbashi

„PD s’ka refuzuar

asnjë nga

rekomandimet

e ODIHR, Rama

spekulon

me reformat“

Partia Demokratike deklaron dhe

njëherë se mazhoranca nuk ka refuzuar

asnjë nga rekomandimet e ODI-

HR-it, për përmirësimin e legjislacionit

zgjedhor. Eksperti demokrat në komisionin

për reformën zgjedhore, Oerd

Bylykbashi, duke renditur 4 kapitujt e

miratuar nga komisioni, thotë se deri

tani në këto kapituj janë trajtuar rreth

20 rekomandime të ODIHR-it dhe se

në asnjë rast Partia Demokratike nuk

ka refuzuar ndonjë nga rekomandimet,

siç ka pohuar ditët e fundit kreu i

opozitës Edi Rama.

„Në gjykimin tim nuk kam konstatuar

asnjë lloj ngërçi. Është surprizuese

fanfara e ditëve të fundit e zotit

Rama, i cili është lëshuar me vrull për

të thënë se diçka e rëndë po ndodh. Kjo

është keqdashje, keqbesim, për më të

tepër është rënë dakord me zotin Rama

që do të ketë një shtyrje përgjatë muajit

mars“, u shpreh Bylykbashi.

Muaji mars do të jetë vendimtar

për trajtimin e çështjeve më të nxehta

të reformës, ku bën pjesë edhe riformatimin

e administratës zgjedhore, për

të cilën deri tani, sipas Bylykbashit,

nuk ka asnjë propozim konkret nga

ana e Partisë Socialiste. Por kjo nuk

ka penguar palët të vijojnë punën dhe

së shpejti pritet diskutimi në komision

i dy kapitujve shumë të rëndësishëm,

listave zgjedhore dhe numërimit të

votave, për të cilat Oerd Bylykbashi

thotë se jo vetëm ka marrëveshje me

opozitën, por janë përfshirë edhe elementë

të rinj, që shkurtojnë dhe bëjnë

më transparent procesin e numërimit.

Ajo ku nuk bien dakord palët është

diskutimi qoftë edhe i përgjithshëm, siç

kërkon zoti Rama, për prekjen e sistemit

zgjedhor.

„Aq më pak ia vlen të diskutohet

për sistemin, kur nuk është çështje e

rekomandimeve. Kjo vetëm sa do të

vononte punën e komisionit dhe do të

nxirrte nga pista orientimin“, nënvizon

Bylykbashi.

I pyetur se ku qëndron ngërçi në

reformën zgjedhore dhe cilat janë çështjet

që po zvarriten, bashkëkryetari

socialist i komisionit për reformën

zgjedhore, Damian Gjiknuri nuk citoi

ndonjë çështje konkrete. E vetmja

kërkesë e Gjiknurit ishte që ekspertët

të punojnë me kohë të plotë. Ndërsa

suksesin e reformës zgjedhore, Oerd

Bylykbashi, që jep ekspertizë për Kodin

Elektoral, prej më shumë se 10

vjetësh, e sheh tek vullneti politik i Edi

Ramës për t’i qëndruar rekomandimeve

të ODIHR-it.

„Diferencën do ta bëjë qëndrimi që

do të ketë zoti Rama për çështje që ai

mendon se janë të rëndësishme për të,

por nuk janë rekomandime të ODIHR.

Nëse Rama do të ketë vullnet politik,

me mbylljen e këtyre rekomandimeve

reforma do të jetë e suksesshme“, tha

më tej eksperti demokrat në komisionin

për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi.

55 3

FORUM

Kontaktoni në opinion@gazeta55.net

Edvini mëton t’i

rikthehen

basketbollit.

Politika është e

vështirë për të

Redaksionale

I vetmi talent premtues i çuar dëm këto dy

dekada në sport është Edvin Rama. Edhe pse

disi premtues në lojërat me dorë, Rama ka

ndërruar deri më sot 6 profesione, basketbollist,

piktor, pedagog, ministër, kryebashkiak, kryetar

partie dhe sot kryeopozitar. Në sportin e

basketbollit Rama mund të kish qullosur ndoshta

më tepër. Kuptohet vetiu po të kish ndaluar

në stadin e parë. Në interesat e Ramës, si ish

basketbollist, nuk mund të mungonte dëshira

për të fituar vota edhe nga sporti, duke parë që

të rinjtë shqiptarë gjallojnë më të shumtën e

kohës në llotosporte dhe pika bastesh .

Kreu i Partisë Socialiste kërkon publikisht,

për hera të parë, që shumëklubet sportive të

privatizohen. Ndofta dalja e Ramës në këtë

pozicion politik është e lidhur me presionet e

shumta të disa biznesmenëve që janë njëkohësisht

pronarë klubesh sportive e botues mediash

afër Partisë Socialiste. Prandaj për të

mbajtur referatin e radhës ishte caktuar, Fidel

Ylli, ish-anëtar ekzekutiv i KOKSH.

Megjithatë synimi kryesor i Ramës është

të rrëmojë vota në qendra bastesh e pika llotosh

sportive duke u bërë simpatik si sportdashës.

Atij pak i intereson sporti në vetvete,

pasi gjendja e sportit është pasojë e keqqeverisjes

autarkike të federatave, dhe si ish-Ministër

i MTKRS dhe për 11 vite Kryebashkiak

pak gjë ka sugjeruar në përmirësimin e sportit

në vend. Gjithçka është lënë mëshirës së fatit

dhe dëshirës së ca donatorëve që hedhin para

në një pus të thellë dhe nuk marrin si shpërblim

qoftë dhe një faleminderit.

Afërmendsh sektori i sportit kërkon vëmendje

më tepër, megjithëse, në një vend kur

prioritet janë të shumta sikurse energjitë janë

të pakta, të jesh realistë është më e nevojshme

se kurrë. Infrastruktura rrugore, turizmi

shumëdimensional, energjia e rinovueshme

dhe e qëndrueshme, bujqësia dhe integrimit

europian janë prioritet mbi prioritet që e çojnë

vendin drejt një vendi të zhvilluar. Kryeministri

Berisha e ka përcaktuar agjendën e kësaj qeverie

dhe hapat janë të dukshëm dhe të prekshëm.

Retorika e opozitës socialiste tenton herë

pas here të ngrejë në piedestal problem që

nuk janë parësore për një vend në zhvillim e

sipër. Ajo guxon të demonizojë qeverinë në momente

të vështira siç ishte përballimi i

emergjencës civile në veri-lindje të vendit. Vetë

kreu i opozitës u angazhua të përhapte panik

ndër qytetarë duke u thënë atyre se „shteti ka

rënë“, dhe se „dëbora do të shkrijë e do të ketë

përmbytje të mëdha“. Me pak fjalë: është duke

shkuar keq, dhe ne e dimë atë, por kjo nuk

është asgjë do të ketë edhe më keq. Çfarë?

Çdo gjë. Fakti që ka një qeveri që është duke u

përpjekur për të mbyllur vrimat e një anijeje të

vjetër (qeverisja socialiste 1998-2005) që

rridhte për shumë vite, dhe pastaj për ta vënë

atë përsëri në kurs, këtyre (profetëve të cilët

interpretojnë orakullin) ka pak rëndësi. Jo, ata

tundin kokat e tyre, ju a themi ne: do të shkojë

edhe më keq. Kasandrat janë çmendur. Janë

seriozë, duke tundur kokën e tyre vazhdimisht.

Dhe, të brengosur dhe të kthyeshëm, me një

shije që nganjëherë duket gati sadist, na tregojnë

se nuk ka shpëtim. Dhe vetëpromovohen

si misionarë profetikë për një kinse „rilindje

shqiptare“, që në të vërtetën kërkon rilindjen

socialiste nga hiri i betejave të humbura

elektorale. Sidoqoftë Ramës i është fiksuar

fjala „krizë“, të cilën ia qep sipas dëshirës çdo

fanelle, qoftë kjo edhe sportive. I është mbushur

mendja që do t’i bindë shqiptarët të jenë në

krizë. E gjithë propaganda mediatike afër së

majtës është armatosur të nxijë maxhorancës

me lloj shpikjes e sajesash banale. Zgjedhjet

e ardhshme parlamentare janë limani i fundit

i një aventure politike të nisur gabimisht që

si duket do të përfundojë tragjikisht për të.

4 55 E diel, 26 shkurt 2012

Vertikalja e kompromiseve

Nga Qemal Sakajeva

Hap pa kompromis qe vetëm i pari:

çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb.

Ishte shumë i vështirë, por të tri palët

u detyruan të bëjnë secila të tyren: shqiptarët

sakrifikuan, deri në përsëritje të rrethanave

thuajse biblike, por në kohët moderne; politika

e rezistenës paqësore të Presidentit Ibrahim

Rugova dhe politika e veprimit luftarake të

heroit Adem Jashari, kur patën arritur kulmin,

kishte ndodhur që, e para pati kaluar te e dyta;

NATO ndërmorri luftën, në drejtim të secilës

ishte SHBA. Pa SHBA, edhe rezistenca paqësore,

edhe veprimi luftarak, do të lodheshin

nga shterrimi i energjive përballë Serbisë,

botës mbështetëse të saj dhe botës memece

ndaj çështjes se Kosovës.

Aleatët e Kosovës, që udhëheqin zhvillimet

bazë të globit, pas çlirimit të saj nga fuqia ushtarake

e NATO-s, filluan të merrnin parasysh

dhimbjet e Serbisë nga humbja e madhe me

luftë, për të kthyer shtetin e egërsuar kah Perëndimi,

duke nxitur e mbështetur demokratizimin,

si rrugë e vetme për ndërtimin e marrëdhënieve

të reja e të qendrueshme me Beogradin.

Prej kësaj strategjie të përpunuar, marrin

nismë të gjitha kompromiset, ato që janë kryer

dhe njihen dhe të tjera që opinioni ende nuk

mund t’i dijë, pa u shtuar mbi tavolinë mes dy

palëve, gjithmonë me ndërmjetësim. Kompromisi

bazë, kryesor dhe më i madh që iu kërkua

shqiptarëve, në vertikalen e thikshme të kompromiseve,

ishte që Kosova të mos kërkonte

bashkim me Shqipërinë. Këtë kusht e pranoi

me realizëm edhe Presidenti Rugova, por duke

vënë kufi: Pavarësia është kompromisi më i

madh i shqiptarëve.

Serbia, pas çlirimit të Kosovës, ndërmori

politikë dhe diplomaci energjike: bërtiti deri në

kupë të qiellit për dhimbjen e humbjes; vajtoi

për mosmundje të kthimit prapë në koloni; u

thirri aleatëve të saj t’i bëheshin mbështetje

pa kushte; bëri të zemëruarin me ata që morën

pjesë në luftë dhe me ata që njohën menjëherë

pavarësinë; ndërtoi konfliktin e ngrirë si veprim

praktik; u kujdes t’i jepte Brukselit shenja

se donte t’i bashkohet BE, por ruajti ftohtësinë

ndaj SHBA si kryesuese e sulmit ushtarake

dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës. Kësisoj,

Serbia përvijoi portretin e një shteti të

dobët, por megalloman; e mbushur me plot

kriminelë, por i dorëzoi me pikatore; e emërton

veten shtetin më kryesor në zemër të

Ballkanit dhe me këtë mendësi gjeopolitike,

kërcënoi pa prerë se, duan edhe BE edhe Kosovën,

dhe se, pa Kosovën nuk e duan as BE.

Perëndimi, duke besuar se do ta rifitonte

Serbinë, ndërmori një politikë kompromisesh

me të. Brukseli bëri më shumë hapa, dhe priti

që t’i përgjigjej Beogradi. Por Serbia i hodhi

hapat me llogari e vështirësi deri sa u shkua

në hapa pasues, lëshime të BE-së, çapitje të

Serbisë, dhe erdhi koha që në procesin e kompromiseve

të forta të përfshihej edhe Kosova,

e cila, ndoshta kishte menduar që, e kishte

kryer kompromisin me pranimin e pavarësisë

si maksimum, dhe besonte që, zhvillimet do të

rrotulloheshin me më pak telashe përreth atij

strumbullari të madh.

Pas pavarësisë si kompromis, jo vetëm zyrtarisht

më 17 shkurt 2008, sepse pavarësia

qe edhe një paradhënie politike, kompromisi

për Planin Ahtisaari duket sikur ka të bëj me

pavarësinë si zgjidhje, por në të vërtetë Plani

përmbante ndërtimin e shtetit shumëetnik,

thelbi i të cilit ishte që pakica serbe të barazohej

me shumicën gati absolute shqiptare, njëlloj

sikur serbët e paktë të qenë si gjysmë e

popullsisë së Kosovës. Ky kompromis i shqiptarëve

ka qenë mjaft i vështirë. Ai u pranua

për hir të pavarësimit dhe mirënjohjes ndaj

aleatëve, mbështetës dhe garantues, në kohën

e luftës dhe të zhvillimit të shtetit në paqë.

Thelbi i Planit nuk ishte dhënia e pavarësisë -

ajo hetohej se qe paracaktuar, por pranimi i

rrjedhimeve që buronin nga shumetnia. Sa i

kërkuar është emërtimi multietnik, për Kosovën

i detyruar, për Serbinë një shpërblim, sa shqiptarët

i la gojë hapur atë ditë e sot, sqarohet

edhe me statistikë: aq serbë sa janë në Kosovë,

ose edhe aq sa ishin në kohën më të artë

të sundimit absolut të Serbisë atje, numerik-

isht nuk mund t’i diktonte Kosovës shtetin

shumëetnik. Por Serbia nuk u pajtua as me

kaq dhe përpunoi politikën e kundërpavarësisë:

i koncentroi serbët në veri për t’i përdorur

lehtësisht në politikën bllokuese; manastiret

e kishat, të shpallura zona të gjera veçanta,

gati si ekstra territore, nuk e kënaqën; shtimi i

numrit të komunave serbe iu dukën pak; serbishtja

e shpallur gjuhë zyrtare çmohet si zbaticë

e asaj gjuhe atje; vendet në kuvend, të fiksuara

në numër të madh, përtej numrit sa mund

të nxjerrë pakica, i keqpërdor; dhe e plot të tjera.

Le të bëjmë një përqasje të Kosovës me Letoninë:

në shtetin e vogël baltik, u organizua një

referendum, për t’u vënë ose jo rusishtja si

gjuhë zyrtare, duke qenë se atje një e treta e

popullsisë janë rusë të zhvendosur aty, kryesisht

që nga koha sovjetike. Referendumi e

hodhi poshtë me rezultat njohjen e rusishtes

si gjuhë zyrtare në Letoni. Po të organizohej

një referendum i ngjashëm në Kosovë, serbishtja

nuk do të mund të ishte gjuhë e barabartë

me shqipen, sepse serbët në Kosovë

janë ku e ku më pak se rusët në Letoni.

Kompromis është „krijimi i një kombi tjetër“,

- atij kosovar, dhe vijimi i thirrjes së Kosovës si

emërvend në serbisht - Kosovo, edhe nga zyrtarë

të lartë të Prishtinës, kur ata flasin në anglisht

nëpër botë, a thua se, po të thuhet Kosovo

e jo Kosova, nuk e marrin me mend cili është

ky shtet. Kësaj i janë shtuar elemente të tjerë, si

për një popull të ndryshëm nga ai i Shqipërisë:

për shtetin shumëetnik, tjetër flamur, gjashtë

yje, ngjyra blu, harta e vizatuar si territor i

shumëetnisë, himn ndryshe. Të gjithë këto elemente,

së thelli kënaqin Beogradin dhe pezmatuan

shqiptarët, por Serbia i kundërshton të

gjitha për pavarësinë, ndërsa shqiptarët i pranuan

të gjitha si kompromis për pavarësimin.

Njohjet domethënëse që ka siguruar Kosova,

kanë një problem: vërtetë shtete të mëdha

si Kina, Rusia, India e Brazili, të ashtuquajturat

vende të BRIK-ut, me hijen e madhësisë së

tyre, bëhen pengesë në shpejtimin e përmbysjes

së njohjeve në favor të Kosovës, për të

zënë vendin në OKB; por, më pengesë duket të

jenë nëpër këmbët e BE-së, 5 vendet anëtare

të saj, të cilat ajo s’ka fuqi t’i bindë a detyrojë të

njohin pavarësinë, veçse kohë pas kohe u

përsëritet thirrja: duhet ta njihni Kosovën! Por

më keq se sa këto 5 shtete, Beogradi përdor

pushtetin paralel dhe bllokimin në veri dhe mospjesëmarrjen

e Kosovës në veprimtaritë ra-

jonale. Serbia këtë e kryen thjesht dhe fort,

sepse shtete ballkanike – Rumania, Greqia,

Qipro dhe Bosnjë-Hercegovina, në mbështetje

të Serbisë janë gati fanatike. Kjo, duke shtuar

domosdoshmërinë që kanë BE dhe SHBA, por

edhe vetë Kosova për një Serbi të demokratizuar,

që t’i afrohet Brukselit, çuan në një kompromis

tjetër, thuajse të papritur dhe mjaft të

diskutueshëm në Kosovë: BE i ofroi Serbisë

statusin e vendit kandidatit, por të mos penguar

Kosovën në rajon. Serbia e pranoi kompromisin,

por i kërkoi faktorit ndërkombëtar një

kundërkompromis, që ta çonte Kosovën në kompromis,

të hiqej Republika dhe të shënohej

poshtë emrit Kosovo, Rezoluta 1244, që Kosova

e llogarit diçka të shuar. Kosova, në të

drejtën dhe ecjen e vet, gjendet e lodhur nga

kompromiset pas kompromisit kryesor – pavarësinë

dhe, me përvojat e veta, nga historia

dhe aktualiteti, druan se po i thërrmohen nëpër

tavolinat e politikës sakrificat e jashtëzakonshme,

për shkak të sjelljes armiqësore të Serbisë.

Shqiptarët nuk kanë asnjë iluzion: Beogradi

bën hapa për të përfituar për pushtet dhe

për të dëmtuar Kosovën, qoftë edhe duke cënuar

kohezionin politik brenda saj, për shkak të

kompromiseve që i duhet të bëj. Dilemat e

njerëzve janë a mos Republika e tyre do t’u

zëvendësohet me „Kosovo, 1244-GJND-

17.2.2008“, domethënë, të kenë një shtet- kod,

të etapave historike: Rezolutën 1244 të OKB

të vitit 1999, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare

të Drejtësisë më 22 korrik të vitit 2010

dhe Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt të

vitit 2008. Edhe shembujt që sillen s’janë të

barasvlefshëm: Italy, France, Germany (pa republikë)

nuk janë njëlloj me Kosovo (pa Republikë),

sepse republika e tyre nuk tronditet

nga asgjë, kurse Kosova e ka republikën të

brishtë, që mbahet vetëm nga dy shtylla – sakrificat

e mëdha të popullit dhe mbështetja e aleatëve

perëndimorë. Të gjitha kompromiset e

vështira të Kosovës janë ecje në teh të briskut,

ato janë si zerot, të pakta a të shumta, që marrin

vlerë kur u vihet përpara shifra 1. Dhe, shifra 1,

për shqiptarët, janë SHBA si garantues, tek të

cilët Kosova ushqen besim të jashtëzakonshëm,

edhe kur kryen kompromise të vështira.

Asnjë hutim s’duhet pasur: pa SHBA çfarë do të

ishim? Deklarata e Hilary Clinton, vjen në emër

të qeverisë së SHBA, të Departamentit t ë Shteti

dhe të vet Klintonëve, që janë në themel të

çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Viti 2013 shënon fillimin e ndërtimit të projektit në të gjithë trasenë e tij

Gazsjellësi Trans-Adriatik do

sjellë në buxhetin e shtetit çdo

vit 100 milionë euro të ardhura

Një nga projektet më të mëdha në

sektorin energjetik në rang ndërkombëtarë

ai i Trans-Adriatik, që do të

përfshijë edhe Shqipërinë me një investim

me më shumë se 1 miliardë

euro, do të sjellë çdo vit 100 milionë

euro të ardhura për buxhetin e shtetit.

Kreu i grupit ndërministror për

negociatat e projektit TAP, Majlind

Lazimi u shpreh dje se ky projekt si

një nga investimet më të mëdha në

vend, përveçse do ta përfshijë Shqipërinë

në hartën e përcjelljes së

gazit në Europë do të ketë edhe përfitime

fiskale dhe tregtare.

„Krahas përfitimeve ekonomike,

projekti i TAP do nxisë dhe punësimin,

veçanërisht në zonat të cilat do përshkojë.

Projekti me më shumë se 1

miliardë euro investime, do gjenerojë

çdo vit në arkën e shtetit 100 milionë

euro të ardhura“, u shpreh Lazimi.

Aktualisht sipas koordinatorit të

TAP, Lazimi, negociatat kanë avancuar

në dy drejtime si për arritjen e

marrëveshjes mes qeverisë dhe TAP

për lejet e nevojshme ashtu edhe në

rang ndërqeveritar mes vendeve të

përfshira në projekt. Ndër të tjera

koordinatori i TAP u shpreh se viti

2013 do të shënojë fillimin e ndërtimit

të projektit në të gjithë trasenë e tij si

tokësore ashtu edhe ajror.

Hapat e parë të studimit kanë nisur

tashmë në pjesën veriore të bregdetit

Adriatik në Vlorë. Prej disa vitesh

ekspertët e TAP kanë nisur studime

të ndryshme në atë pjesë të territorit

shqiptar ku do të kalojë gazsjellësi,

kryesisht për impaktin mjedisor, social

dhe ekonomik. Rezultatet kanë

treguar se vendi ynë është një nga

pikat kyçe të tranzitit si nga ana

strategjike ashtu edhe ekonomike.

Konsorciumi i gazit natyror në Azerbajxhan

përzgjodhi këtë javë, si

variant më të mirë gazjellësin që kalon

nga Shqipëria. Konsorciumi

Kompanitë italiane dhe ndërkombëtarizimi i Shqipërisë

”Reformat e kanë kthyer Shqipërinë në vend tërheqës për investitorët e huaj“

Në një editorial të prestigjiozes

italiane „Il sole 24“, pasqyrohen në

detaj zhvillimet dhe progreset e fundit

që vendi ynë ka bërë gjatë këtyre

viteve të fundit. Në shkrimin me titull

„kompanitë italiane dhe ndërkombëtarizimi

i Shqipërisë“, kjo media u bën

thirrje investitorëve të huaj, kryesisht

italianëve t’i drejtohen Shqipërisë për

të financuar pasi, sipas saj është një

vend ku ja vlen të investosh.

Vendi i shqiponjave, citohet në

shkrim, ka përmbushur hapa të

rëndësishëm kundrejt një ekonomie

më moderne të tregut në gjendje të

thithë investimet e huaja direkte kryesisht

për bizneset e vogla dhe të

mesme. E gjithë kjo komenton artikulli

është arritur falë procesit të

privatizimit të aseteve kryesore shtetërore

dhe me reformat ligjore për

të drejtat e biznesit, ato sociale e

fiskale që sigurojnë një klimë të favorshme

për operatorët ekonomik të

huaj.

Më tej në editorial citohen ligjet e

ngushtoi numrin e projekteve për

gazsjellësit që do të furnizojnë tregjet

europiane, duke refuzuar planin

që mbështetej nga qeveritë greke

dhe italiane. Konsorciumi që përbëhet

nga kompanitë British Petrolium,

„Statoil“ dhe kompania shtetërore

e Azerbajxhanit, „Sokar“ kanë

hedhur poshtë variantin rival Interconnector

Turqi, Greqi-Itali duke favorizuar

gazjellësin Transadriatic,

TAP. Vitin e kaluar partnerët e konsorciumit

nisën procesin e tenderimit

për të përzgjedhur një rrugë për

transportin e gazit në Europë. Dy projekte

u përzgjodhën për të sjellë gazin

drejt Italisë, ku tashmë i favorizuar

është Gazjellësi TAP, i cili parashikon

kalimin e gazit nga Azerbajxhani, Tur-

aprovuara në Parlamentin shqiptar

për mbrojtjen e investitorëve duke u

harmonizuar me standardet e BE.

Një nga ligjet kryesore është ai i trajtimit

në mënyrë të barabartë te biznesit

vendas dhe atij të huaj dhe ku

të gjithë sektorët janë të hapur për

të gjithë operatorët e huaj. Ndër të

tjera citohet edhe paketa fiskale që

qeveria ka miratuar mbi taksën standarde

të sheshtë në kuotën e 10 për

qind për të ardhurat e bizneseve dhe

kompanive. Me një taksë të tillë shkruan

e përditshmja italiane, Shqipëria

ka bërë më të mirën në këtë

fushë krahasuar me vendet e tjera

të Ballkanit për të tërhequr investitorët

ndërkombëtarë. Po kështu një

tjetër përfitim i të huajve për të investuar

në Shqipëri janë edhe kontributet

e ulëta të sigurimeve shoqërore.

Shkrimi i „il sole 24 ore“, nuk lë

pa përmendur të gjitha vlerësimet e

institucioneve ndërkombëtare si BB,

IFC, mbi lirinë ekonomike e „doing

qia, Greqia, Shqipëria dhe më pas

në rrugë detare drejt Italisë. Gjatësia

e tij nënujore nga Shqipëria në Itali

është 115 km. Shuma e investimit

për këtë projekt parashikohet të

kalojë vlerën e 1 miliard eurove. „British

Petrolium“ tha se ky projekt përfaqëson

një ofertë më të mirë, bazuar

në tetë kritere duke nisur që nga

leverdia e deri tek mundësitë më të

favorshme për ndërtimin e tij.

Qeveria shqiptare është shprehur

në mbështetje të gazsjellësit TAP

dhe ka deklaruar se do të bëjë gjithçka

që ky projekt të realizohet. Rrëzimi

i projektit që kalonte nga Greqia, vendim

i marrë për shkak të problemeve

të krizës në këtë vend, favorizon më

tepër Shqipërinë.

bisness“ duke cituar se Shqipëria

është lideri i Ballkanit në mbrojtjen

e të drejtave të investimeve të huaja

direkte. Në editorial nuk është harruar

të përmendet edhe lidhja tregtare

mes të dy vendeve. Rritja e të

ardhurave për frymë për klasën e

mesme shqiptare ka shënuar një

rritje të kërkesës ndaj produkteve

„Made in Italy“ në të gjithë sektorët

që nga ai i veshmbathjes e deri te

teknologjia dhe makineritë. Pikërisht

në këta sektorë, këshillon gazeta,

duhet të përqendrohen investitorët

italianë. Por shton më tej edhe sektorin

e infrastrukturës, si ai i rrugëve

rurale apo edhe atë hekurudhor.

Kjo media e rëndësishme italiane,

ka evidentuar edhe sektorë të

tjerë ku mund të përfshihen kompanitë

e huaja siç është ai i mjedisit,

i energjisë dhe turizmit. Nëse

bregdeti shqiptar do të shfrytëzohej

mirë, vendi i shqiponjave do të kthehej

në një pol turistik i një bukurie të

rrallë, përfundon shkrimi.

E diel, 26 shkurt 2012

POLITIKE

Komandanti i ISAF, Nënkolonel David. E. M. Jones, letër

ngushëllimi familjes së „Dëshmorit të Atdheut“, Feti Vogli

„Kapiten Vogli ra pre

e një zjarri të befasishëm,

ai iu përgjigj me trimëri

e kurajë këtij sulmi“

Komandanti i Skuadronit të Dytë të Ushtrisë së SHBA-ve, N/

Kolonel, David. E. M. Jones, që operon në kuadër të misionit ISAF

në Afganistan, me të cilin Forcat Speciale Shqiptare kryejnë misionin

e tyre në Kandahar, i ka dërguar familjes së kapitenit Feti Vogli

dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura një letër

ngushëllimi në të cilën sqaron edhe rrethanat e rënies në krye të

detyrës të dëshmorit të atdheut, kapitenit Feti Vogli.

Nënkolonel David Jones shprehet në këtë letër se kapiteni Feti

Vogli ra pre e një zjarri të befasishëm të një efektivi të policisë

afgane në pikën e kontrollit, ndërsa ai iu përgjigj këtij zjarri me

trimëri e kurajë. Kapiteni shqiptar Feti Vogli humbi jetën në krye

të detyrës në 20 shkurt në Kandahar të Afganistanit . Kapiteni Feti

Vogli u varros i mbuluar me flamurin shqiptar dhe me nderimet më

të larta. Po në këtë mision mbeti i plagosur edhe Nëntetar Aleksandër

Peci, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë nga plagët e marra

nga mitralozi i befasishëm i policit afgan. Kapiten Feti Vogli ishte

një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë

është dekoruar disa herë me medalje ndryshme si, Medalja e Karrierës.

Medalja për Shërbime Ndërkombëtare. Medalje për shërbime

të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010. Nga data

16.012012 është dërguar me mision luftarak „EAGLE 4“ në përbërje

të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.

Teksti i plotë i letrës:

Departamenti i Ushtrisë

Shtabi Qendror

Skuadroni i 2-të

Baza e Përparuar Operacionale „Spin Boldak“

Drejtuar: Familjes së Kapiten Feti Vogli,

Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA Shqiptare,

Komandës së Forcës Tokësore

Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e të

dashurit tuaj. Fetiu po kryente një mision humanitar jashtëzakonisht të

rëndësishëm në ditën që ndodhi incidenti tragjik. Ai po eksploronte mënyrat

se si mund të ndërtohej një shkollë dhe një qendër shëndetësore në një zonë

të quajtur Robat, ku komuniteti lokal ka nevoja jetike për arsimim më të

mirë dhe infrastrukturë shëndetësore më të mirë. Fetiu po kryente një mision

rikonicioni në Distriktin Spin Boldak, në Afganistanin Jugor së bashku

me kontingjentin e tij të Forcave Speciale Shqiptare „Eagle 4“, si dhe

me trupa nga skuadroni i Kavalerisë e anëtarë të policisë afgane.

Gjatë operacionit, një polic i pabesë afgan, në mënyrë krejt të befasishme

hapi zjarr dhe plagosi Fetiun dhe dy ushtarë të tjerë të koalicionit.

Një komandant afgan i Pikës së Kontrollit u përpoq të reagonte shpejt për

të neutralizuar agresorin, por gjithsesi plagët e Fetiut rezultuan shumë të

rënda. Ata që ishin të pranishëm në këtë ngjarje e përshkruan të gjithë

reagimin dhe sjelljen e Fetiut pas këtij sulmi të befasishëm si heroik. Pa

asnjë dyshim, ai luftoi me një kurajo absolute, me nder e dinjitet duke

dhënë dhe jetën e tij. Ai u qëllua ndërsa përpiqej që ta bënte jetën e të

tjerëve më të mirë. Për këtë arsye, ju siguroj që Fetiu është për ne një hero,

që do të nderohet e do të ketë nderimet tona më të larta, ndërsa vazhdojmë

misionin tonë në Afganistan.

Ai ishte një luftëtar trim e i respektuar, ndaj dhe do të mbetet gjithnjë

në mendjet dhe zemrat tona, ndërsa ne do të mbarojmë punën që ai filloi në

Provincën e Kandaharit. Qëllimi im është që Fetiu të jetojë gjithnjë në

zemrat tona nëpërmjet fitoreve të vazhdueshme ndaj Talibanëve, dhe nëpërmjet

paqes që ne po arrijmë për popullin afgan të drobitur nga lufta. Sakrifica

e tij do të jetojë gjithnjë në shpirtin e një partneriteti të qëndrueshëm

e të pashkatërrueshëm që ekziston ndërmjet ushtarëve të skuadronit tim

dhe operatorëve special të Forcave Speciale Shqiptare.

Edhe një herë, ngushëllimet e mia më të thella për ju dhe familjen tuaj.

Do të ndjejë mungesën e kapitenit Feti Vogli dhe ndikimin e tij pozitiv në

mjedisin e luftës në Afganistan.

Sinqerisht,

N/Kolonel, David. E. M. Jones

Komandant i Skuadronit të Dytë

55 5

FORUM

Fokus/Ruhet nderi i

Ajnshtajnit –

shpejtësia e neutrinos

është matur gabim

Pjesëzat nuk mund të fluturojnë

më shpejt se drita. Një eksperiment

në qendrën kërkimore CERN

pati zbuluar në shtator pjesëza më

të shpejta, por kjo për shkak të një

gabimi në matje. Në fund të muajit

shtator 2011 studiuesit e Qendrës

Kërkimore CERN në Gjenevë

dolën në publik duke deklaruar se

kanë vëzhguar neutrino, që ka

mundësi të jenë më të shpejta se

drita. Kjo do të kishte hedhur poshtë

teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit,

të vitit 1905. Por një kontroll i

eksperimentit tregoi se Ajnshtajni

kishte të drejtë. Një gabim në matje

shpjegon mbase ndryshimet minimale

të kohës. Neutrinot ishin

vetëm 0,025 promille më të shpejta

se drita. Një kabëll fibrash xhami

dhe një aparat sinkronizimi të dhënash

GPS mund të kenë shkaktuar

gabimin në matje.

Tani testi duhet të provohet sërish

në muajin maj. Në projektin

Opera shkencëtarët e qendrës

kërkimore CERN në Gjenevë godasin

nën tokë neutrino në drejtim

të Gran Sasso-Massiv në Abruzzo

të Italisë. Pjesëzat, që vijnë atje,

do të maten në një laborator nëntokësor

me një detektor OPERA

(Oscillation Project with Emulsiontracking

Apparatus). Neutrinot janë

pjesëza të vogla, për të cilat shkëmbinjtë

nuk paraqesin

pengesë. Prandaj ato quhen

“pjesëzat fantazmë”, sepse depërtojnë

pa u kuptuar në materie dhe

trupin e njeriut. Neutrinot bashkëveprojnë

rrallë me materie të

tjera dhe janë elektrikisht neutrale.

Në Gjenevë shkencëtarët prodhojnë

një rreze pjesëzash, i cili

drejtohet mbi Gran Sasso-Massiv.

Nga kjo rreze, që përbëhet nga

pjesëza të ndryshme, vetëm neutrinot

mbërrijnë pas 730 kilometrash

objektivin e tyre. Eksperimenti

kryhet për të marrë një dëshmi të

luhatjeve të neutrinove. Aty kemi të

bëjmë me një ndryshim të tipeve

të neutrinove, të pranuar teorikisht,

por të pa provuar në praktike. Këto

luhatje ndodhin, nëse neutrinot

kanë një masë, sado të vogël.

Nëse këta shkencëtarë mësojnë

në këtë mënyrë më shumë për

masën e neutrinove, atëherë mund

të kuptojnë edhe karakteristikat e

masës se pjesëzave të tjera elementare.

Neutrinot vijnë në Gran

Sasso në rreth 2,4 milisekonda.

Ardhja e tyre mund të kapet në laborator

në 10 nano- sekonda (10 të

miliardat e sekondës). Përveç

kësaj, distanca e fluturimit sipas

të dhënave të CERN-it është matur

me saktësi 20 centimetra. Që

prej fillimit të eksperimentit studiuesit

kanë ndaluar kohën e fluturimit

të rreth 16 mijë neutrinove,

duke arritur kështu një siguri relativisht

të madhe statistikore.

Ndërkohë që një shkencëtar reagoi

me eufori në muajin shtator

për zbulimin e pjesëzave të shpejta,

njoftimi i zbulimit u pa në

mënyrë skeptike nga shkencëtarë

të tjerë. “Teoria e relativitetit është

një nga gurët themelorë të fizikës,”

thotë Johan Bijnens, fizikant në

Universitetin e Lundit në Suedi.

“Nëse ajo nuk do të ishte e vërtetë,

ne do ta kishim të vështirë të ndaheshim

prej saj”.

6 55 E diel, 26 shkurt 2012

Me paketën për Greqinë, Europa i tha

lamtumirë solidaritetit që solli themelimin e BE-së

“Financial Times”

Disa fjalë janë vetëm të kontinentit

evropian. Është e rrallë të dëgjosh

britanikët dhe amerikanët të flasin për

“solidaritet”. Kjo fjalë i përket konsensualizmit

monoton (kështu u duket

anglo-saksonëve) të kapitalizmit social

dhe profetëve të unitetit evropian.

Por kohët e fundit solidariteti është

tretur, dhe kjo shpjegon pse euroja

dhe Bashkimi Evropian, janë në vështirësitë

që janë. Një tjetër javë, një

tjetër. Marrëveshja që i ka shërbyer

për të mbështetur Greqinë, ka shërbyer

për të fituar disa kohë ekstra.

Çfarë vlen më shumë – edhe pse të

paktën ne jemi të udhëhequr që të

besojnë – që plaga po shërohet.

Edhe një herë. Megjithatë, ajo duhet

të jetë e qartë se, brenda kuadrit të

përgjithshëm, falimentimi i fundit

është një ngjarje tërësisht e papërfillshme.

Në qoftë se Greqia dëshiron të

shmangë kolapsin ekonomik dhe

sociale i nevojiten së paku dy gjëra

të para, nga të cilat varet nëse do të

mbesë në euro ose do të dalë. E para

është përcaktimi politik për të reformuar

rrënjësisht ekonominë e shtetin

dhe e dyta është disponueshmëria

e shteteve të tjera evropiane

për të shlyer llogarinë e mashtrimeve

dhe dështimeve të qeverive të mëparshme

greke.

Pyetja është kjo: një marrëveshja

e tillë është e mundur? Të gjitha

shenjat nuk janë inkurajuese. Pas

fyerjeve që shënojnë marrëdhëniet e

Greqisë me partnerët e saj në zonën

e euros është shembja e plotë e besimit.

Shumë evropianë - dhe po

them vetëm gjermanët - nuk besojnë

se politikanët athinas mund të

mbajnë premtimet e tyre. Shumë

grekë besojnë se kërkesat e tyre

pjesë e asketizmit drakonian në këmbim

të lehtësimit të borxheve janë

hartuar për t’i ndëshkuar më shumë

se rehabilitimin e tyre. Një vëzhgues

i paanshëm do të thoshte se të dyja

palët kanë pjesërisht të drejtë.

Nga njëra anë, Greqia mund të

konsiderohet si një përjashtim. Ajo

është e vogël dhe e ndryshme. Kombet

e tjera të periferisë së zonës së

euros kanë marrë - në një masë të

madhe apo të vogël - mundësinë e

ofruar nga BE-ja që të bëhen një vend

modern e shtet evropian. Irlanda,

pavarësisht nga të gjitha fatkeqësitë

e saj, ka lulëzuar dhe ka vendosur

veten si një komb të sigurt për aftësitë

për t’u çliruar nga varësia historike

prej Mbretërisë së Bashkuar. Spanja

ka hyrë me entuziazëm në modernitet.

Politikanët grekë, megjithatë, nuk

e kanë bërë kurrë dhe as nuk kanë

marrë mundimin. Parë nga Athina,

BE-ja është vetëm një burim i pasurisë,

jo një frymëzim politik.

Portugalia ishte e ngadaltë në procesin

e saj të modernizimit: ekonomia

e saj - si ajo greke - është mjaft keq,

por të paktën elita e saj politike ka

treguar vendosmëri për të rifituar terrenin

e humbur. Pra besimi nuk është i

dëmtuar. Politikëbërësit në Bruksel dhe

Berlin nuk kanë asnjë problem që të

deklarojnë se Greqia dhe Portugalia

janë dy gjëra të ndryshme.

Dallimi nuk është aq i lehtë sa

politikanët do të donin: arsyeja pse

Greqia është bërë kaq e rëndësishme

- megjithëse përfaqëson

vetëm pak pika përqindjeje në

produktivitetin e përgjithshëm të

zonën e euros - varet nga fakti që

politikëbërësit kanë lejuar që ajo të

vlente më shumë e për më të tepër të

rrezikojë të ardhmen e zonës euro.

Prekja nuk është një produkt i ekonomisë,

por i politikës.

Nëse tregjet do të ishin të bindur

se Greqia është një përjashtim, Greqia

do të kishte qenë me kohë e vendosur

në një lloj karantine. Në vend

të kësaj ajo u konsiderua si një provë

e vullnetit politik në të gjithë bordin.

Nëse ju doni, ne mund ta përcaktojmë

si një test solidariteti të zonës euro.

Solidariteti – siç ka shpjeguar

kohët e fundit një studim me thellësi

- mund të jetë dy llojesh. Ka një bashkëpunim

të thjeshtë të kompromisit

– një politikë të përbashkët sigurimi

kundër mundësisë së kësaj apo

asaj fatkeqësie – dhe është vetë-interesi

personal që çon qeveritë që të

përputhen me objektivat kombëtare

në një strategji të përbashkët dhe të

mbështetur të integrimit.

Bashkimi Evropian është ndërtuar

në llojin e dytë të solidaritetit. Gjashtëdhjetë

vjet më parë ai ishte relativisht

i thjeshtë. Mizoritë e dy luftërave

botërore, kërcënimi i Bashkimit Sovjetik

dhe inkurajimin e Shteteve të

Bashkuara i dha një logjikë të pakundërshtueshme

për atë që etërit

themelues e quajtën Procesi i krijimit

të ngrehinës europiane.

Jo vetëm ideal – Solidariteti nuk

ishte një ideal abstrakt i ëndërrimtarëve

federalistë. Ishte pjesë e

një llogaritje pragmatike të interesave.

Kjo i mundësoi Francës të pohonte

lidershipin e saj politik, dhe

Gjermanisë për të rindërtuar ekonominë

dhe për të mbajtur gjallë perspektiva

e ribashkimit, ndërsa Italia mund

të aspironte për modernizimin dhe

shtetet e vogla ishin në gjendje për

të siguruar një rol në punët e kontinentit.

Sigurisht, solidariteti ishte gjithashtu

në gjendje të kishte si levë një

altruizëm fisnik dhe miqësinë mes

popujve, por ajo filloi si një interes i

thjeshtë privat.

Monedha e vetme ishte shprehja

e fundit e kësaj konvergjence të interesave

kombëtare dhe reciproke:

ajo simbolizonte konkretisht idenë se

e ardhmja politike dhe ekonomike e

anëtarëve të saj ishte ndërlidhur në

mënyrë që të bënte të mundur konvergjencën

e sovranitetit. Fatkeqësia

e madhe e këtij projekti ishte që të

nisej në momentin kur shumica e

arsyeve të tjera të solidaritetit - kujtimet

e Luftës së Dytë Botërore,

kërcënimi ekzistencial i komunizmit,

një Gjermani e ndarë - po fillonin të

mos ishin më prezent.

Ka akoma shumë arsye pse kombet

e Evropës kanë një interes për

të punuar së bashku. Më e dukshmja

është nevoja që të kenë një zë në

një botë që gjithnjë e më shumë i

takon dikujt tjetër. Gjermania, Franca

dhe Mbretëria e Bashkuar janë

shumë të vogla për këtë botë. Por,

ato janë të rëndësishme për të mbajtur

gjallë ambiciet për zhvillimin e

rregulloreve të tregtisë, për të trajtuar

dhe zgjidhur ndryshimin e klimës, për

të siguruar furnizimin me energji, apo

të promovuar demokracinë dhe stabilitetin

– prandaj është urgjente të

ruajmë paqen në kontinent Evropian.

Solidariteti është kthyer në pah

gjatë krizës së euros, në variantin e

vet të kompromisit dhe solidaritetit të

shumës zero: vendet kreditore do ta

bëjnë këtë vetëm nëse vendet debitore

do të bëjnë kundërpjesën. Ju

mund të thoni se kjo është më mirë

se asgjë. Deri tani gjërat janë ende

duke shkuar përpara. Por kjo nuk

mjafton për të shpjeguar përse taksapaguesit

e Evropës veriore duhet

të paguajnë borxhet e Evropës

Jugore, apo pse ata duhet të marrin

në konsideratë reformat e dhimbshme

si një mundësi më tepër se

një dënim. Për këtë arsye është e

nevojshme një tjetër lloj i solidaritetit.

PASQYRA E NJË REGJIMI SHTYPËS

Nga Courtney Brook

Shkrimtari francez Gay Sorman

po e vizitonte artisten kineze Liu

Xia në Pekin, kur gabimisht u fut

në dhomën e gjumit të banesës

së saj të vogël dhe zbuloi se ajo

ishte suvatuar me “bebe të shëmtuara”.

Kështu i përshkruan, Liu,

gruaja e aktivistit të burgosur për

të drejtat e njeriut dhe fituesit të

çmimit Nobel për Paqe Liu Xiabo,

kukullat ekspresive të shtypura në

bardh e zi, që aq shumë e trembën

Sormanin. Falë përpjekjeve të tij,

ato u nxorën nga Kina. Këto kukulla

paraqesin një pamje të rrallë të

izolimit nën regjimin shtypës. “Liu

Xia ndjehej pak e turpëruar sepse

askush, përveç një grupi të ngushtë

të miqve të saj në Kinë, s’i kishte

parë këto fotografi. Ajo tha”, kjo

është një punë personale, nuk është

për t’u ekspozuar.’ Unë isha

shumë i impresionuar nga forca e

këtyre fotografive dhe i thashë se

këto fotografi gjithsesi se duhet t’i

tregohen publikut”, thotë Sorman.

Njëzetegjashtë fotografi, të cilat

Sorman, thotë se janë përfaqësim

metaforik i vuajtjeve të Lius dhe

popullit kinez në përgjithësi- janë

përmbledhur në ekspozitën e qua-

jtur “Forca e heshtur e Liu Xia-s”.

Fotografitë janë ekspozuar në

Akademinë Italiane të Universitetit

Kolumbia në Manhaten. Liu - që

më shumë njihet për poezitë e saj

- ka bërë qindra fotografi të “bebeve

të shëmtuara” në mes të vitit

1995 dhe 2005, një periudhë kjo,

gjatë së cilës, ajo dhe burri i saj

ishin izoluar shpesh në shtëpinë e

tyre nga ana e autoriteteve. Ajo ka

përdorur një kamerë ruse të viteve

të ‘70-ta dhe ka zhvilluar rreth 50

fotografi duke e kthyer kuzhinën e

saj të vogël në një dhomë të errët.

“Pothuajse të gjitha fotografitë

janë bërë me një kamerë të vogël,

pa drita në apartamentin e tyre

të vogël. Ajo ka qenë në gjendje

që të ndërtojë të gjitha këto

rrëfime dramatike dhe metafora

me mjete shumë të pakta teknike.

Mendoj se kjo kontradiktë, i

bënë fotografitë kaq impresive”,

ka thënë Sorman. Ai tha se në

vitin 2010 – mes dënimit të gjatë

të Liu Xiaobo dhe arrestit të saj

shtëpiak- ajo ia ka dhënë atij lejen

që 30 fotografi të ekspozohen

jashtë vendit. Ekspozimi i tyre

publik në Kinë do të ishte i pamundur.

Sorman thotë se duke u

përpjekur që t’i nxjerrë fo-

tografitë nëpër kufi, ka mundur

të tërheqë vëmendjen, andaj ia ka

lënë këtë detyrë miqve të Lius, të

cilët i kanë kontrabanduar jashtë

Kinës një nga një.

Liu Xiabo, një shkrimtar dhe

aktivist politik, është dënuar në

dhjetorin e 2009 me 11 vjet burg

nën akuzat “se ka nxitur përmbysjen

e pushtetit”, duke e lidhur

rolin e tij me Kartën 08, një manifest

që bën thirrje për demokraci

më të madhe dhe liri

ekonomike. Pasi që ka vizituar

burrin e saj në burg, pas njoftimit

se ka fituar çmimin Nobel për

paqe, Liu Xia, 52, është vënë nën

arrest shtëpiak dhe që nga

atëherë është ndërprerë komunikimi

me të. Sorman tha se

metaforat në fotografi ofrojnë

mesazh të qartë për çiftin. “Kur

ke një fotografi të Liu Xia-s, që

portretizon Liu Xiabon, i cili

mban një kukull në gjoksin e tij,

dhe kukulla është duke qarë, kjo

përfaqëson popullin kinez në

gjoksin e Liu Xiabos. Kur sheh

një tjetër kukull, që ështe e lidhur

me spango mes librave, ajo përfaqëson

Liu Xiabon nën arrest

shtëpiak dhe i rrethuar me libra”,

shpjegon Sorman. Mesazhet tjera

thotë ai janë më abstrakte dhe lidhen

në përgjithësi me popullin

kinez. “Në fotografinë, ku një nga

kukullat gjuhet me një gur të

madh, dhe në gur janë figurat

antike kineze që datojnë qe 5 mijë

vjet, jepet mesazhi se kinezët do

të jenë të lirë, kur ta heqin qafe

peshën e historisë”, nënvizon

Sorman. Ai tha mesazhi i shtypjes

që jepet përmes kukullave

nuk është specifik vetëm për

Kinën. “Liu Xia mund të jetë artiste

në Birmani, ose Zimbabve

dhe të bëjë fotografi të njëjta”, tha

ai. Ai shtoi se se ndërsa askush

nuk mohon regjimin shtypës, Liu

përfaqëson një lëvizje kulturore

në rritje, që vetëshprehet, pa marrë

parasysh pasojat. “Po që se

shkon në Kinë, do ta shohësh

lindjen e kësaj shoqërie civile.

Njerëzit flasin me mendjen tyre.

Do ta zbuloni ekzistimin e një

rrjeti nëntokësor artistësh dhe

Liu Xia është pjesë e kësaj rilindje

kulturore”. “Forca e Heshtur” e

Liu Xia-s do të jetë e hapur deri

më 1 mars, pastaj fotografitë do të

ekspozohen në Madrid dhe Hong

Kong.

Marrë nga “Evropa e Lirë”

Protestë e kryesisë së ADK-së

për dhunimin e

bustit të Dom Shtjefën Kurtit

Kryesia e Partise Aleanca

Demokristiane proteston ne lidhje

me aktin e shemtuar te ndodhur

ne oborrin e Kishes Katolike te

Gurëzit ne Rrethin e Kurbinit, ku

persona te panjohur kane dhunuar

bustin e Dom Shtjefen Kurtit,

meshtarit katolik te pushkatuar

nga sistemi komunist ne Shqiperi.

ADK e konsideron kete akt te

shemtuar provokativ, me prapavije

politike dhe fetare per te goditur

veprën njerezore te klerikut shqiptar

ne shërbim te besimit ndaj

zotit si e drejte universale ne nje

sistem demokratik, vepër e vleresuar

nga pjesa antikomuniste e

popullit shqiptar dhe nga personalitete

te larta te politikes dhe gazetarise

shqiptare mbas viteve 90, por

edhe nga popuj e personalitete te

larta te vendeve te ndryshme

demokratike si SHBA, Franca, Italia,

Vatikani, etj.

ADK denoncon faktin se kjo

veper e shemtuar ndodhi menjehere

mbas nje prononcimi publik

IN MEMORIAMM/IMZOT NIKË

PRELA NË PËRVJETORIN E VDEKJES

Duke shfletuar kalendarin historik,

më 25 shkurt përkujtojmë

ipeshkvin imzot Nikë Prelën në 16

vjetorin e vdekjes. Imzot Nikë

Prela, lindi në Kotorr të Malit të

Zi më 3 qershor 1918. Ndoqi

rrugën e meshtarisë që e çoi në

detyrën e shërbimit të artë ipeshkvnor

në dioqezën e lashtë të Shkup-Prizrenit,

ku shërbeu si bari i

kujdesshëm nga viti 1970 deri në

vdekje më 1996. Jetoi me Zotin e

për Zotin, me popullin e për popullin,

duke shkrirë të gjitha energjitë

e veta për ta ndriçuar me

dritën e Ungjillit. Si meshtar,

punoi me të gjitha forcat, me fjalë

e me vepra për të kumtuar Ungjillin

e Krishtit; si ipeshkëv, tregoi

kujdes të veçantë për thirrjet

meshtarake e talentet e ri, duke i

hapur rrugën lulëzimit të veprimtarisë

fetare, kulturore e atdhetare.

Botoi një sërë veprash, ndërmjet të

cilave, Fjalorin Biblik.

Si atdhedashës, të cilit i dhimbej

vendi e populli i vet, trokiti

portë më portë në zyrat e larta kudo

nëpër botë për të mbrojtur me shkopin

e bariut, grigjën që i qe besuar,

rrethuar nga ujqër të uritur.

Dha kështu një kontribut të

shquar në ndërkombëtarizimin e

çështjes shqiptare, posaçërisht atë

të Kosovës. Imzot Nikë Prela

ne disa TV per mosgjetjen ende te

eshtrave te Dom Shtjefen Kurtit

dhe te ish-te pushkatuarve te tjere

politik nga sistemi kriminal komunist

ne Shqiperi. Kryesia e Partise

Aleanca Demokristiane e konsid-

thoshte shpesh: “Populli shqiptar

ende nuk ka dal në skenë, sepse

me shekuj ka qenë i ndrydhur e ka

vuajtur shumë. Ky “kapital” flijimi

e gjaku që është derdhur pafaj

na dhuroi Gjergj Kastriotin –

Skënderbeun dhe Nënë Terezën. E

kjo është vetëm një “hyrje” e antifonë

e njerëzve të mëdhenj që kemi

pasur dhe do t’i kemi”.

Dr. Ibrahim Rugova në takim me

imzot Nikë Prelën me rastin e 300vjetorit

të vdekjes së ipeshkvit të

jashtëzakonshëm shqiptar imzot

Pjetër Bogdanit dhe të ngritjes së

bustit të tij në oborrin e Kishës

Katolike në Prishtinë më 10 dhjetor

1989, mes tjerash tha: “Shkëlqesi,

tani kemi mbetur pothuaj se pa

asnjë strukturë. Ju e Kisha Katolike

keni mundësi ta paraqitni

gjendjen tonë në botë dhe t’ na

mbroni, siç bëri gjatë shekujve

kleri ynë, sidomos imzot Pjetër

Bogdani e shumë të tjerë… Bota

ka besim në ju. Ne duhet të bashkëpunojmë

sa më tepër…”.

Imzot Nikë Prela iu përgjigj dr.

Ibrahim Rugovës me këto fjalë:

“Kisha jonë është e do të jetë gjithmonë

me popullin e nëpërkëmbur.

Pa popull s’ do ta kemi as Kishën.

Çdo shqiptar është vëllai apo motra

ime… Unë në popullin tim shqiptar

e gjeta vetveten, gjeta mundësinë

eron nje akt burracakt te mbeturinave

komunisto-enveriste ne Shqiperi.

Kryesia e ADK pajtohet plotesisht

dhe e mbeshtet reagimin per

kete akt te shemtuar te meshtarit

te Kishes Katolike te Gurezit ne

oborrin e te ciles ka ndodhur ky

akt, Atë Pasquale Nalli.

ADK kerkon nderhyrjen e deputeteve

demokrate te Qarkut te

Lezhes Pavlina Hoti dhe Edi Paloka,

te Prefektit te Lezhës Pal Dajçi,

Kryetarit te Keshillit te Qarkut

Lezhe Pashk Gjoni, Kryetarit te

Komunes se Fushe Kuqe

z.Gjovalin Miri, per te ndihmuar

ne zbardhjen e autoreve te cilet e

kane kryer kete veper te shemtuar

kriminale.

Njekohesisht ADK do te vazhdoje

te sensibilizoje jo vetem opinionin

e brendshem por edhe ate

nderkombetar deri ne vendosjen

para ligjit e perpara drejtesise te

autoreve te këtij krimi te shëmtuar.

t’i shërbeja Zotit e popullit sipas

parimit të ipeshkvit të madh imzot

Pjetër Bogdanit: ‘Fati i popullit

tim është fati im!’…”.

Me rastin e vdekjes së imzot

Nikë Prelës (25 shkurt 1996), dr.

Ibrahim Rugova pati thënë: “Shëmbëlltyra

e ndritshme e ipeshkvit

Prela do të mbetet gjithmonë në

kujtesën historike të Kosovës,

kurse vepra e tij përherë e gjallë e

brenda nesh”.

Ditën e varrimit të tij Presidenti

Rugova e shpalli ditë zie për Kosovën.

Në takime të shumta që patën

këto dy personalitete, trajtuan

përherë paraqitjen e vlerave të popullit

e të vendit para botës, për të

bërë në mënyrë që kauza kosovare

përbashkët, do të thotë e drejta e

pamohueshme e lirisë dhe e pavarësisë

së popullit kosovar të mbrohet

e çohet përpara.

Në një takim të fundit mes imzot

Nikë Prelës e dr. Ibrahim Rugovës

më 4 shtator 1995, kur tashmë

ipeshkvi Prela ishte i sëmurë

me këmbë të amputuar e rrinte në

karrocë, ai iu drejtuar Presidentit

Rugova: “Tani edhe unë i përngjaj

Jezu Krishtit, popullit tim shqiptar,

sepse vuaj shumë dhe të gjitha këto

vuajtje ia paraqes Zotit për të mirën

e popullit tonë, për ju e punën tuaj

të madhe në dobi të paqes…”

Shqipëria dhe Maqedonia, për

herë të parë konkurrojnë së

bashku për projekte ndërkufitare

Komunat ndërkufitare të Maqedonisë e Shqipërisë, rajoni i Pollogut dhe

rajoni i Korçës për herë të parë aplikojnë për projekte të përbashkëta në fondet

IPA të BE-së. Bashkëpunimi ndërkufitar ka përparësi në këtë drejtim. Për herë

të parë dy komuna nga Shqipëria dhe Maqedonia, konkurrojnë bashkarisht për

të fituar nga fondet evropiane IPA. Komuna e Drenovës në Korçë dhe Komuna

e Tetovës në Maqedoni, do të konkurrojnë me një projekt në kuadër të bashkëpunimit

ndërkufitar në komponentën e dytë të fondeve IPA, për hartimin e

planeve urbanistike që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe

të turizmit në këto rajone. Fatmir Izairi, kryetar i Këshillit të Rajonit të Pollogut

vlerëson këtë bashkëpunim. “Rajoni i Korçës, bashkë me rajonin e Pollogut do

të aplikojnë bashkarisht për një shumë prej 400 mijë eurosh për hartimin e

planeve urbanistike. Kusht për përfitimin e fondeve është që vendet të jenë të

urbanizuara. Komponente është zhvillimi ekonomik me theks të veçantë zhvillimin

e turizmit”.

Komunat si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni nuk e njohin mirë punën

përgatitore për aplikimet me projekte konkrete për thithjen e fondeve IPA. Përvoja

në këtë drejtim mungon. Iniciativa e Qendrës rajonale për zhvillim të Pollogut,

është e para e këtij lloji që i hap rrugën edhe projekteve të tjera të rëndësishme

të bashkëpunimit ndërkufitar. “Komuna e Tetovës me ekspertët e saj urbanistikë,

do të veçojë zonat turistike, në të cilat ka mungesë të planifikimit hapësinor,

për ato zona duhet të hartohet plani urbanistik dhe kështu do të kemi impaktin

e dëshiruar të zhvillimit ekonomik dhe turistik në rajonin e Sharit”, thotë Abdyl

Emini, drejtor i Qendrës së Pollogut. Kryetarët e komunave vlerësojnë se bashkëpunimet

e tilla ndërkufitare janë mënyra e vetme për të përfituar fonde evropiane.

Bashkëpunimi i tillë thyen barierat ndëkufitare mes vendeve të rajonit dhe

për ne është mjaft i rëndësishëm, sepse në këtë rast, në të dyja anët e kufirit

jetojnë shqiptarë, është i mendimit Sadi Bexheti kryetar i Komunës së Tetovës.

“Ky bashkëpunim në struktura të gjëra, jep mundësi për qasje më të madhe në

fondet e IPA-s, ku bashkëpunimet ndërkufitare kanë përparësi. Kjo i hap rrugë

bashkëpunimit të domosdoshem të Maqedonisë edhe me Shqipërinë dhe

Kosovën”. Ndërsa Flamur Sala, kryetar i Komunës së Drenovës, kritikon faktin

që në Shqipëri nuk kan plan urbanistik, pas ndryshimit të ligjit për urbanizëm

dhe komunat në përgjithësi. Një nga qëllimet e ardhjes në Tetovë është përfitimi

në projektet e përbashkëta Maqedoni-Shqipëri“, thotë Sala. Maqedonia

shpreson që realizimi i këtij projekti të parë t’u hapë dritën jeshile projekteve

edhe nga komunat e tjera të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, jo vetëm

në zhvillimin e turizmit, por edhe në të gjitha komponentet e tjera që kërkohen

nga IPA. Komunat e rajonit të Pollogut janë të interesuara për tërheqjen e

mjeteve financiare nga fondet evropiane përmes bashkëpunimit ndërkufitar.

Gjermania, ceremoni kundër

indiferencës ndaj lindjes së neonazizmit

Me një ceremoni përkujtimore Gjermania kujtoi viktimat e terrorit të ekstremizmit

të djathtë. Familjarët dhe kancelarja Merkel gjetën fjalët e duhura në këtë

ceremoni prekëse. Një ceremoni përkujtimore prekëse, emocionale, që të

hynte drejt e në zemër. U përkujtuan dhjetë vetë, tetë turq, një grek, një punonjëse

policie - të gjithë viktima të bandës neonaziste. Trioja terroriste ka vrarë në

mënyrë të pashembullt ne Gjermani. Dhe ato nuk kanë qenë thjesht vrasje, - Jo

- njerëzit që jetonin në këtë vend u vranë, dhe lufta e tyre me vdekjen u filmua për

tallje. Kjo mbeti dhjetë vjet pa u zbuluar. Një shembull i padurueshëm i dështimit

të autoriteteve hetimore gjermane. Sepse askush nuk ka menduar këto dhjetë

vjet që viktimat mund të jenë vrarë nga ekstremistët e djathtë, - madje as

mediat. Viktimat u bënë anëtarë të bandave të mafias, apo celulave të tjera

kriminale - dhe familjarët e tyre vuajtën akuzën, pa arritur as të mbanin zi për të

afërmit e tyre. Deri sa më në fund, por shumë vonë, kjo bandë vrasësish u

zbulua.

Një ditë për viktimat/Më në fund dje (23 shkurt) ishte dita e viktimave. E

dhjetë viktimava të njohura të vrasësve neonazistë. E 25 të plagosurve dhe të

plagosurve rëndë të trios terroriste. Për viktimat e pazbuluara të dhunës së

ekstremistëve të djathtë kujtonte një qiri i 11-të në sallën e koncerteve të “Xhendarmenmarkt”

në Berlin. Ishte dita e të afërmve të viktimave dhe ndjenjave të

tyre, për të cilat ata folën. Për zemërimin dhe dhimbjen e tyre, për dëshpërimin,

sepse askush nuk iu besonte. Dy vajza folën për dhimbjen e tyre, një baba për

humbjen e djalit, vdekjen e të cilit ai e pa me sy. Ata rrëfyen për dhimbjen, thjesht,

në mënyrë prekëse, por ata drejtpërdrejt apo tërthorazi folën edhe për jetën e

tyre në vendlindje e në Gjermani - vendin e tyre, folën ashtu si e ndjenin dhe

kuptonin. Një baba falënderoi kancelaren “e tij” në gjuhën turke për mirëkuptimin

e saj dhe ngushëllimin e saj. Një gjest i fuqishëm dhe njerëzor. Ai falënderoi

edhe presidentin e mëparshëm Christian Wulff, i cili e kishte inicuar këtë

ceremoni përkujtimore, dhe ishte përpjekur për organizimin e shpejtë të saj. Në

vend të presidentit të dorëhequr, foli kancelarja gjermane, Angela Merkel. Me

shumë keqardhje e dhimbje për viktimat, plot përbuzje për autorët e krimeve. E

tronditur për dështimin e autoriteteve hetimore. Një turp për Gjermaninë janë

këto vepra, - dhe kësaj ajo i shtoi -një turp për Gjermaninë është edhe sa të

verbër kanë qenë autoritetet gjermane. Sa të njëanshme. Sa të paafta.

Gjesti i duhur/Gjermania përkujtoi dhjetë viktima me një minutë heshtje në

të gjithë Gjermaninë, në Veri, Jug, Perëndim e Lindje. Një gjest i duhur, i

nevojshëm, i cili tregon tronditjen e thellë që ka përfshirë vendin. Tronditje për

vrasjet qytetare në mesin e shoqërisë sonë. Tronditje edhe për atë që ishte e

mundur të ndodhnin këto vrasje. Dhe pikërisht për këtë arsye, Angela Merkel e

tha, duhet që Gjermania, duhet që gjermanët, duhet që ne gjermanët, të jemi të

më të vëmendshëm ndaj racizmit, kundër urrejtjes ndaj të huajve. Në nivel të

lartë dhe të ulët, në politikë dhe në përditshmëri. Kush do një shoqëri të hapur,

duhet të kapërcejë indiferencën kundër armiqve të kësaj shoqërie. Ky ishte

mesazhi i kësaj dite, ky ishte mesazhi i një ceremonie përkujtimore, prekëse, ky

është mesazhi kundër heshtjes së gjermanëve: Ne të gjithë luftojmë kundër

indiferencës.

Dojçe Vele

E diel, 26 shkurt 2012

FORUM

55 7

DITA

Ndihmat për Greqinë,

në duart e

parlamenteve të

vendeve të eurozonëz

Jo vetëm parlamenti gjerman, por

edhe parlamente të tjera të

vendeve të zonës së euros duhet të

aprovojnë ndihmat e reja për

Greqinë. Aksioni i ndihmës do të

jetë i suksesshëm vetëm

nëse FMN jep dritën jeshile

Parlamenti gjerman do të votojë të hënën

paketën e dytë të ndihmave për Greqinë. Votimi

nuk ka të bëjë me ndonjë ligj, por me një vendim.

Në të duhet të shprehet vullneti për

aprovimin e paketës së shpëtimit. Sepse teknikisht

paketa nuk është përpiluar ende. Niveli i

kredive të nevojshme për Greqinë tre vitet e

ardhshme nuk mund të thuhet ende me shifra të

sakta, shkruan në një letër drejtuar parlamentit

ministri gjerman i financave Volfgang Shojble.

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka thënë ende

çfarë pjese do të marrë përsipër në 130 miliardët

e paketës. Shefja e FMN Christine Lagarde, shpjegoi

se kjo do të ndodhë kur të dihet sa është shuma

e borxheve nga kreditorët privatë. Sipas planeve

të ministrave të financave të 17 vendeve të

euros, falja e borxheve do e lehtësoje Greqinë me

100 miliardë euro. Afati për bankat, sigurimet,

fondet që do të këmbejnë obligacionet shtetërore,

është vendosur nga ministri grek i Financave

Evangelos Venizelos për më 12 mars. Nëse ristrukturimi

i borxheve do të bëhet me sukes,

atëherë FMN do të kontribuojë me 10 përqind të

paketës së ndihmës, pra me 13 miliardë euro.

FMN mund ta marrë vendimin në mes të muajit

mars. Në paketën e parë të ndihmës për Greqinë,

FMN mori pjesë me 30 përqind. Kjo ndodhi në

vitin 2010 dhe ishte 110 miliardë euro. SHBA,

kontribuesit më të mëdhenj të FMN, e shohin

tani me skepticizëm mënyrën e veprimit të evropianëve

dhe kërkojnë që Evropa të japë më shumë

mjete financiare për shpëtimin e euros. Fondi

Evropian i Shpëtimit (EFSF) do i japë garanci

kredish Greqisë prej rreth 117 miliardë euro, në

tre vitet e ardhshme. Për këtë garanci Gjermania

do të japë 29 përqind, pra 34 miliardë euro.

Kjo garanci është aprovuar në parim nga parlamenti

gjerman shtatorin e kaluar. Kuadri i

vendosur atëherë nuk do të rritet. Tani mbetet

që kreditë e premtuara nga EFSF t‚i jepen një

vendi konkret. Pra nuk do të ketë necojë për

kredi të tjera për EFSF. Por parlamenti gjerman

ka rezerva, çdo operacion duhet aprovuar

edhe një herë. Kjo do të ndodhë ditën e hënë.

Aprovimi i Gjermanisë për paketën e ndihmës

është në hap i rëndësishëm, sepse Gjermania

mban një pjesë të madhe të fondit të shpëtimit.

Asambleja Kombëtare Franceze ka aprovuar paketën

e shpëtimit, po ashtu si edhe Estonia, e

cila paguan vetëm 0,27 përqind në fondin e

shpëtimit, EFSF. Aprovimi i parlamentit

italian pritet të bëhet. Kritike gjendja mund

të bëhet në Hollandë, ku parlamenti ka rezerva

ndaj kursit për shpëtimin e Greqisë. Edhe

më skeptik është parlamenti i Finlandës.

Edhe parlamentet në Sllovaki, Qipro, Malta

dhe Portugali parashikohet të japin votën e

tyre. Në pjesën tjetër të vendeve të euros,

vendime të tjera të parlamenteve nuk janë të

nevojshme nga pikëpamja ligjore. Greqia

është e detyruar që të marrë masa kursimi

në mënyrë që të marrë paketën e dytë të ndihmave

dhe ka aprovuar një kontroll të ashpër

të buxhetit. Në ministritë greke pagesat

kontrollohen rregullisht nga personel i Komisionit

të BE-së, ka thënë Komisari i BEsë

Olli Rehn. Njëkohësisht do të jepet ndihmë

për ngritjen e një administrate funksionuese

tatimore. Për shërbimet e borxheve do të ngrihet

një numër i veçantë llogarie, në mënyrë

që kreditë nga Evropa të mos humbasin në

buxhetin e përgjithshëm shtetëror të Athinës.

8 55 E diel, 26 shkurt 2012

Putin: Perëndimi synon ndryshimin e regjimi në Iran

Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, e

ka akuzuar Perëndimin se po synon „ndryshim

të regjimit“ në Iran, nën maskën e përpjekjes

për parandalimin e përhapjes së armatimit

për shkatërrim në masë. Këto komente

ai i bëri gjatë vizitës në një qendër kërkimore

atomike, që dikur ishte sekrete, në qytetin Sarov,

para zgjedhjeve të 4 marsit, në të cilat pritet

që ta siguroj kthimin në postin e presidentit.

Rusia, për një kohë të gjatë, ka lidhje komer-

ciale dhe ushtarake me Iranin dhe i ka dënuar

sanksionet e njëanshme të imponuara nga

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian,

lidhur me programin e dyshuar për prodhimin

e armatimit atomik iranian.

Obama: Do të shqyrtojmë çdo mjet të

mundshëm për të ndaluar gjakderdhjen në Siri

Deklarata e Presidentit Obama vjen mbasi zonja Clinton njoftoi se zoti Assad do të paguajë „ një çmim të lartë“,

për shkeljen e të drejtave të popullit të Sirisë dhe injorimin e vullnetit ndërkombëtarë për shtypjen që po ushtron ndaj opozitës

Gjatë një takimi me kryeministren e Danimarkës,

Helle Thorning Schmid, zotia Obama

tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre

do të marrin në konsideratë „çdo mjet të

mundshëm“ për të ndaluar gjakderdhjen e

popullit të pafajshëm në Siri. „Duhet t’u them

të gjithë atyre që kanë parë pamjet e

tmerrshme që vijnë nga Siria dhe nga qyteti i

Homsit së fundmi, se njohja e kësaj situate

është e domosdoshme për komunitetin

ndërkombëtar për të nisur një mesazh të

qartë tek presidenti Assad se është koha për

një tranzicion, është koha që regjimi të lëvizë

dhe është koha të ndalojë vrasjen e qytetarëve

sirianë nga qeveria e tyre“. - tha zoti

Obama. Deklarata e Presidentit Obama vjen

mbasi zonja Clinton njoftoi se zoti Assad do

të paguajë „ një çmim të lartë“, për shkeljen

e të drejtave të popullit të Sirisë dhe injorimin

e vullnetit ndërkombëtarë për shtypjen që po

ushtron ndaj opozitës. Zonja Klinton u takua

me përfaqësues të më shumë se 70 vendeve

dhe organizatave ndërkombëtare në Tuniz

dje në një përpjekje të përsëritur për të frenuar

gjakderdhjen në Siri, e cila ka lënë mijëra

të vdekur. Sekretarja e Shtetit kritikoi ashpër

edhe Kinën e Rusinë që mbështesin Sirinë:

Abd Rabbu Mansour Hadi është betuar si

presidenti i ri i Jemenit pas zgjedhjeve të zhvilluara

në ditët e kaluara, ku ai ishte kandidati i

vetëm. Lajmin e bëjnë të ditur mediet lokale.

Zgjedhja e tij është pjesë e një marrëveshjeje

të mbështetur nga SHBA dhe të negociuar nga

vendet e Gjirit. Mansour zëvendëson kështu Ali

Abdullah Saleh, i cili doli nga skena si pasojë

e revoltave popullore që përfshinë vendin, të

pagëzuara me emrin Pranvera Arabe. Ndërkohë,

vetë Saleh është kthyer në shtëpinë e tij në

Sana pasi u mjekua në Shtetet e Bashkuara.

Saleh, 69 vjeç, kishte mbërritur në Amerikë në

„Ne duhet të ndryshojmë qëndrimin e qeverive

të Rusisë dhe Kinës. Ata duhet të kuptojnë

se po pozicionohen kundër aspiratave,

jo vetëm të popullit të Sirisë, por të gjithë

Pranverës arabe, zgjimit arab. Ata po u thonë

tunizianëve, libianëve dhe të tjerëve në atë

rajon „ ne nuk jemi dakort që ju keni të drejtë

të mbani zgjedhje, dhe të zgjidhni vetë

udhëheqësit tuaj“. Mendoj se kjo bie ndesh

me historinë“. - tha ajo Një grup i vendeve

perëndimore dhe Arabe, të njohur si „miqtë e

Sirisë“ u mblodhën në kryeqytetin e Tunizisë,

Tuniz, për t’u kërkuar autoriteteve siriane

të angazhohen për t’i dhënë fund menjëherë

dhunës dhe për të lejuar shpërndarjen

e ndihmave të huaja humanitare në

zonat e goditura ashpër në Siri. Në takimin

„Miqtë e Sirisë“,diplomatët e Bashkimit Evropian

kanë emëruar shtatë ministra të Sirisë

që do të jenë në shënjestër të sanksioneve

të BE-së, për shkak të goditjes vdekjeprurëse

ndaj protestuesve. Ngrirja e aseteve

dhe ndalesat në udhëtime do të bëhen për

ministrat e shëndetësisë, arsimit, çështjeve

presidenciale, komunikimit dhe

teknologjisë, industrisë, naftës dhe burimeve

minerale dhe transportit. Ministrat e

Betohet presidenti i ri i Jemenit

janar për të marrë mjekim për plagët e marra

gjatë një atentati të vitit të kaluar ndaj pallatit

presidencial. Me mbajtjen e zgjedhjeve më 21

shkurt, Saleh pa t’i përfundonte pushteti pas

33 vjetësh në krye të vendit. Saleh është zëvendësuar

kështu ka numri dy i tij, që pas betimit

merr zyrtarisht detyrën.

Kronika nga Jemeni- Shpërthim në jug të

vendit, 26 të vdekur/ Të paktën 26-persona

janë vrarë si pasojë e shpërthimit të një makine

bombe në jug të Jemenit, thonë zyrtarët.

Shpërthimi ndodhi jashtë një pallati presidencial

në qytetin e Mukallasë, provincën e Hadra-

Jashtëm të BE-së pritet që të hënën e ardhshme

të miratojnë sanksione që do të godasin

edhe bankën qendrore, si dhe tregtinë

me ar dhe metale të çmuara. Detajet janë

bërë të ditura në konferencën e ashtuquajtur

„Miqtë e Sirisë“, e cila po zhvillon punimet

në Tunis. Rusia dhe Kina kanë refuzuar të

marrin pjesë në takim, duke theksuar edhe

më shumë vështirësitë për ndërtimin e një

konsensusi ndërkombëtar për krizën në Siri.

Moska dhe Pekini po ashtu u kanë vënë

veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të

OKB-së që dënojnë dhunën në shtetin sirian.

Në Konferencën e Tunisit pritet të bëhet

thirrje edhe për njohjen e Këshillit Kombëtar

të Sirisë si përfaqësues legjitim të këtij vendi.

MIsh-sekretari i OKB-së, Kofi Anan, është

emëruar emisar special i Kombeve të

Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë.

„Anan do të angazhohet për fundin e dhunës

dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe

për promovimin e një zgjidhjeje paqësore të

krizës në Siri“, thuhet në deklaratën e OKB-së.

Protestat anti-qeveritare në Siri kanë nisur në

mars të vitit të kaluar. Prej asaj kohe, disa mijëra

njerëz kanë humbur jetën në trazira.

mautit. Në mesin e viktimave ka shumë

pjesëtarë të gardës së republikës. Sulmi erdhi

pas betimit të Presidentit të ri të Jemenit,

Abdrabbuh Mansour Hadi, i cili zëvendësoi Ali

Abdullah Saleh-in, që u dorëhoq pas muaj të

tërë protestash.

Hadi u zgjodh President i Egjiptit nga

zgjedhjet e së martës, në të cilat ishte kandidat

i vetëm. Këto zgjedhje u karakterizuan nga

incidente të rënda, më të rëndat e të cilëve në

jug të vendit ku u vranë nëntë persona. Saleh

zyrtarisht do të dorëzojë pushtetin në një ceremoni

që do të organizohet të hënën.

Zonja Sekretare, cila ësh

të rëndësia e dy mar

rëveshjeve të arritura në

Bruksel?

Në fillim dua të them se sa të

angazhuara janë Shtetet e Bashkuara

ndaj forcimit të Kosovës dhe

partneritetit të qëndrueshëm me

ne. Dhe ne jemi të angazhuar plotësisht

për pavarësinë e saj, integritetin

e saj territorial, sovranitetin

e saj. Unë përgëzoj qeverinë e

kryeministrit Thaçi, për qëndrimin

e saj konstruktiv dhe punën e madhe

në dialogun me Serbinë të

ndërmjetësuar nga BE-ja. Shtetet

e Bashkuara e kanë mbështetur

këtë proces që nga fillimi, dhe ne

e dimë se kjo është një zgjedhje e

vështirë politike, por ajo do ta çojë

popullin e Kosovës më afër integrimit

evropian. Ne mendojmë se

ajo është në interes të të gjithë kosovarëve.

Zonja Sekretare, ka pasur

shqetësime – të cilat ende vazhdojnë

në Kosovë - se marrëveshja për përfaqësimin

e Kosovës me një shënim

që i referohet Rezolutës 1244 të

Këshillit të Sigurimit mund të rrezikonte

arritjet e deritanishme, pavarësinë

dhe integritetin territorial.

Cili është mendimi juaj?

Nuk jam dakord me këtë. Në

fakt mendoj se kjo do të ndihmojë

në rritjen e numrit të vendeve që

tashmë e njohin Republikën e Kosovës,

sepse ajo do të hiqte justi-

Sekretarja Sekretarja amerikane amerikane e e Shtetit

Shtetit

Klinton: Marrëveshja me Serbinë do

të shtojë njohjet e shtetit të Kosovës

Në një intervistë ekskluzive për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton

tha se marrëveshja e arritur të premten në Bruksel në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do ta çojë popullin e

Kosovës më afër integrimit evropian. Zonja Clinton i bëri komentet me telefon nga Tunizia ku ajo ndodhet për vizitë

fikimin se nuk është bërë përparim

në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shtetet e Bashkuara dhe 85 vende

të tjera që tashmë e njohin pavarësinë,

sovranitetin dhe integritetin

territorial të Kosovës, do të kenë

në fakt një argument më të fortë,

se ndërkohë që Kosova ecën drejt

integrimit evropian, ne i hedhim

sytë drejt së ardhmes. Dhe, mos

harroni ju lutem se Rezoluta 1244

e Këshillit të Sigurimit, në fakt,

hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës.

Ajo i kërkoi Serbisë të heqë

forcat e sigurisë. Gjykata Ndërkombëtare

e Drejtësisë e shqyrtoi me

kujdes 1244-ën, dhe tërë bota e di

përfundimin - me të cilin ne jemi

plotësisht dakord - se shpallja e

pavarësisë së Kosovës nuk e shkel

Rezolutën 1244. Kështu që unë në

fakt mendoj se ky është një vendim

shumë i zgjuar dhe shumë i

guximshëm nga ana e qeverisë,

sepse ai do ta çojë Kosovën më afër

Evropës, dhe kjo do të rrisë numrin

e vendeve që do ta njohin atë.

Por zonja Sekretare, a mendoni

se ekziston nevoja e disa masave

mbrojtëse ndaj kushteve që Serbia

mund të vërë në të ardhmen për të

mos e lejuar Kosovën të anëtarësohet

në Bashkimin Evropian? Sepse

ky është një shqetësim i madh sot në

Kosovë.

Unë mendoj se Kosova është më

afër anëtarësimit në Bashkimin

Evropian duke bërë këtë, se sa po

të mos e kishte bërë, sepse kjo

përmban në një masë të madhe

njohjen nga ana e Bashkimit Evropian

se Kosova do të ecë drejt

anëtarësimit, çka nuk ishte e

mundur në të kaluarën, sepse, janë

pesë vende evropiane që nuk e njohin

Kosovën. Dhe Shtetet e Bashkuara

besojnë se zhvillimi i sotëm

i ka avancuar në mënyrë të konsiderueshme

aspiratat evropiane të

Kosovës. Dhe kjo e forcon më tej

statusin e saj si vend i pavarur.

Kosova tani do të ulet në tryezë si

një partnere e barabartë dhe do të

mund të flasë me zërin e saj. Kështu

që unë mendoj se në këtë marrëveshje

ka shumë avantazhe pozitive

për Kosovën dhe unë jam

shumë e inkurajuar.

Por pikërisht këto pesë shtete

evropiane të cilat nuk e kanë njohur

Kosovën, që ju sapo përmendët..

A është ky një shqetësim për ju?

Natyrisht që është shqetësim.

Ne duam që çdo vend ta njohë

Kosovën. Por ne gjithashtu e dimë

se kjo do të kërkojë kohë. Ne kemi

bërë përparim të qëndrueshëm, të

cilin do ta vazhdojmë. Por unë besoj

se duke qenë në gjendje Kosova

të ulet në tryezë me këto

vende, të marrë pjesë në ngjarjet

dhe forumet rajonale, kjo i rrit

gjasat për njohje. Unë jam entuziaste

për përparimin që po bën

Kosova dhe shumë e kënaqur që

ky vendim i rëndësishëm politik

do të çojë Kosovën më afër integrimit

evropian. Unë i inkurajoj

qytetarët e Kosovës për ta mbështetur

vendimin, ta mbështesin

përparimin që është duke u bërë.

Ky vendim vjen menjëherë pas festimit

të përvjetorit të katërt të

Kosovës si shtet i pavarur. Dhe

unë mezi pres të vazhdoj të punoj

me qeverinë dhe popullin e Kosovës

për gjëra edhe më të mira në

të ardhmen.

Më pas në një konference shtypi

po në Tunizi, sekretarja

amerikane e Shtetit tha se marrëveshja

mes Kosovës dhe Serbisë

është një lajm shumë i mirë nga

një konflikt i vjetër që është duke

u zgjidhur me kalimin e kohës mes

tyre. Zonja Klinton tha se i kujtonte

mjaft mirë spastrimin etnik,

dhunën, bombardimet dhe ngjarjet

e tmerrshme të asaj kohe. Sekretarja

e Shtetit falënderoi Bashkimin

Evropian për afrimin e të dy

vendeve, pasi kështu Kosova mund

të jetë partnere e barabartë në

kuadrin shumëpalësh rajonal, duke

shkuar në këtë mënyrë drejt integrimit

Evropian. Po ashtu edhe

Serbia mund të ketë shansin të jetë

pjesë e Bashkimit Evropian. Përparimi

i Serbisë drejt integrimit

evropian, tha sekretarja amerikane

e Shtetit është pozitiv për Serbinë,

është pozitiv për Kosovën, madje

është pozitiv për të ardhmen e

gjithë rajonit.

E diel, 26 shkurt 2012

DITA

Analisti Daniel Server flet

mbi arritjen e marrëveshjes

në Bruksel mes Prishtinës

dhe Beogradit

”Integrimi i

Serbisë në BE,

varet nga një

standard më i

lartë, i përcaktuar

nga Merkel“

Pas vendimit të djeshëm në Bruksel,

shumë zëra në Prishtinë dhe Beograd janë

shprehur kundër kësaj arritjeje. Por për

analistin Daniel Server, të dy palët kanë

përfituar nga marrëveshja. Beogradi

gjithnjë e ka përqafuar rezolutën 1244

nga ana retorike ndërkohë që Prishtina

ka qenë hezituese rreth saj. Ndërsa Beogradi

që e përqafon këtë rezolutë nuk e

respekton atë sepse ka dështuar në heqjen

e institucioneve dhe forcave të sigurisë

nga Kosova që nga koha e luftës. Marrëveshja

e arritur në Bruksel është mjaft

e mirë dhe heq këtë pengesë nga rruga

dhe e mundëson Bashkimin Evropian për

një marrëdhënie ligjore me Kosovën pa

ofenduar pesë vendet anëtare të bllokut

që nuk e kanë njohur Kosovën. Po ashtu

kjo marrëveshje e sjell Serbinë pranë

anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Si

Kosova ashtu edhe Serbia kanë përfituar

nga marrëveshja. Nuk mendoj se

Kosova ka humbur ndonjë gjë të madhe

dhe po ashtu nuk mendoj se Serbia ka

humbur ndonjë gjë që kishte më parë.

Serbia nuk ka patur sovraniet mbi Kosovën

për rreth 13 vite dhe nuk do ta

fitonte me këtë marrëveshje. Lidhur me

kandidaturën e afërt për Serbinë që flitet

në rajon, për mendimin tim varet nga

kancelarja Angela Merkel sepse është ajo

që ka përcaktuar një standard më të lartë

për Serbinë. Pranimi i kandidaturës duhet

të miratohet nga të 27 vendet anëtare.

Dhe kam dëgjuar se Rumania po nxjerr

në pah trajtimin e vllehëve në Serbi.

Herët a vonë Serbia do të merrte statusin

e vendit kandidat por ajo që ka

rendësi për mua është data e fillimit të

negociatave. Është shumë e rëndësishme

për Beogradin që të fillojë të bashkëpunojë

në riintegrimin e veriut me pjesën tjetër

të Kosovës në bazë të planit Ahtisari që

i mundëson veriut autoritet më të madh

qeverisës. Ndërsa për Prishtinën hapi

tjetër i rëndësishëm është të fitojë sa më

shumë njohje dhe të punojë për futjen

në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve

të Bashkuara. Lidhur me shënimin

për Kosovën, të them të drejtën nuk

më shqetëson. Është shumë e rëndësishme

të kuptohet kur flitet për rezolutën 1244,

se nëse Kosova është ndryshe nga shumë

provinca të tjera të botës është si rezultat

i kësaj rezolute që parasheh një proces

politik për të përcaktuar statusin. Ky

proces politik ishte procesi Ahtisari dhe

nga pikëpamja e procesit të njohjes së

vendit është plotësuar. Dhe tani ajo që

shpresojnë janë jo vetëm njohjet dypalëshe

por edhe anëtarësimi në Asamblenë e

Përgjithshme të OKB-së që është bllokuar

vetëm nga vetoja e Rusisë dhe kjo mund

të mos jetë përgjithmonë. Mospërfshirja

e deklarimit të pavarësisë së Kosovës në

marrëveshje nuk ishte fitore e madhe

diplomatike për Serbinë. Vendimi i

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

ishte një mundje e madhe për pikpamjen

se Kosova duhet t’i nënshtrohet sovranitetit

të Serbisë. Vendimi i Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte se deklarimi

i pavarësisë së Kosovës nuk ishte

i paligjshëm

55 9

DITA

Kontaktoni në aktualitet@gazeta55.net

Ulet konsumi i

energjisë elektrike

Rriten prurjet

në liqenet e

hidrocentraleve

Prurjet në basenin më të

madh të vendit në Fierzë,

pavarësisht rritjes së temperaturave

shënojnë një

rritje minimale.

Sipas Korporatës Elektro

Energjetike Shqiptare,

ditën e shtunë prurjet mesatare

në Fierzë arrijnë në

70 metra kub në sekondë,

nga 60 metër kub që rezultonin

disa ditë më parë,

ndërsa niveli i ujit në liqen

arrin në 255 metra.

Sipas KESH sasia e prurjeve

në hidrocentrale vijon

të jetë e ulët krahasuar me

ato stinore. Dëbora në

pjesën më të madhe të veriut

të vendit ende nuk ka

shkrirë plotësisht që të

ndikojë në rritjen e sasisë

së ujit të derdhur në hidrocentrale.

Por ndryshe nga gjysma

e parë e muajit shkurt, konsumi

i energjisë në vend

është ulur për shkak të

rritjes së temperaturave.

10 55 E diel, 26 shkurt 2012

Moti Moti i i kthjellët kthjellët i i ditëve ditëve të të fundit fundit pritet pritet të të ndr ndryshojë ndr yshojë

Shi sot dhe temperatura më të ulëta nesër

Duke filluar nga mesdita e së dielës shërbimi Meteo Alb parashikon

shtim të vranësirave të shoqëruara me reshje shiu.

Fillimisht reshjet do të jenë të përqendruara në veri e veriperëndim

të vendit dhe më pas do të shtrihen në të gjithë territorin, por me

intensitet të dobët.

Të hënën pritet një mot i qëndrueshëm, por i ftohtë deri ditën e

mërkurë, pasi për shkak të masave ajrore që vijnë nga verilindja e kon-

tinentit nga shërbimi Meteo Alb parashikohet një rënie e ndjeshme e

temperaturave.

Vetëm me hyrjen e muajit të ri koha pritet të kthjellohet dhe termometri

të shënojë disa gradë më tepër.

Era sipas shërbimit Meteo Alb do të jetë problematike gjatë natës

së ditës së diel dhe në orët e para të ditës së hënë, më pas parashikohet

dobësim i ndjeshëm i parametrit të saj.

Ndr Ndryshohen Ndr yshohen k kkurrik

k urrik urrikulat, urrik ulat, draf drafti draf ti për për sistemin sistemin parauniversitar

parauniversitar

Ligji për arsimin parauniversitar vendos

kushtet që një qytetar të jetë mësues

Drafti për sistemin parauniveristar do të ndryshojë kurrikulat.

Kjo risi sipas përfaqësuesve të arsimit pritet të zbatohet

që vitin e ardhshëm shkollor.

Gjatë një prononcimi, këshilltari i ministrit të Arsimit,

Jovan Kristiqi thotë se ky ndryshim programesh do të sjellë

dhe një ndryshim në sistemin 9-vjeçar. Ai fillor do të bëhet

me 6 klasë, ndërkohë që ai bazë do të jetë vetëm 3. Ndryshime

do të ketë edhe në shkollat e mesme.

„Futen lëndë bërthamë dhe lëndë me zgjedhje, futen

projekte kurrikulare dhe njëkohësisht fuqizohet mësimi i

gjuhës së huaj. Në të gjithë sistemin tonë arsimor shqiptar,

që nga klasa e tretë deri në 12 do fillojë mësimi i dy

gjuhëve të huaja. Deri tani ka qenë një kryesisht anglishtja.

Ndërsa duke filluar nga një pjesë shkollash nga klasa e

6-të deri në të 12-tën futet dhe gjuha e huaj e dytë“, tha

Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit.

Por projektligji për sistemin parauniversitar do të sjellë

ndryshime edhe në kriteret e pranimit për mësues.

„Në ligjin për arsimin parauniversitar vendosen kushtet

që një qytetar të jetë mësues. Këto kushte janë që të

jesh mësues në RSH duhet të kesh titullin Bachelor, nëse

je edukator në arsimin parashkollor, dhe titullin master

nëse do të jesh mësues në arsimin 9-vjeçar apo të mesëm“,

thotë Kristiqi.

Autoritetet e arsimit thonë se ky draft i ri që pritet të

miratohet shumë shpejt do ti japë fund edhe praktikave të

selektimit të mësuesve sipas bindjeve partiake. Ata shprehen

optimist në zbatimin e tij, pasi deri tani të gjitha abuzimet

që janë bërë me emërimet kanë ardhur si pasojë e

mungesës së theksuar të një ligji që është zëvendësuar rëndom

herë pas here me udhëzime të posaçme që janë shkelur

në shumë shkolla të vendit.

Vasili në Tropojë falënderon shtabin e emergjencës

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ka shprehur mirënjohje shtabit

të emergjencës në Tropojë për punën e bërë në përballimin e situatës së

vështirë të krijuar nga bora.

Gjatë një takimi me nënprefektin, kryetaret e komunave dhe drejtuesit

e institucioneve lokale Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se situata do

të vazhdojë të ndiqet në vazhdimësi. Ndërkohë që nënprefekti dhe kryetarët

e komunave falënderuan personelin e shëndetësisë së rrethit dhe

Ministrinë e Shëndetësisë për gatishmërinë e treguar duke bërë të mundur

që asnjë jetë njerëzore të mos humbte. Në rrethin e Tropojës operacionet e

shpëtimit nga ajri kanë vazhduar edhe këtë të shtunë.

PDIU shpërndan ndihma në 600 familje të Tropojës

Partia për Drejtësi, Integrim

dhe Unitet shpërndau

ndihma për rreth 600 familje

ne zonën Tropojës, një

nga zonat që u izolua nga

dëbora. Kryetari i PDIU-së

Shpëtim Idrizi, së bashku me

përfaqësues të tjerë të partisë,

kanë qenë të pranishëm

në shpërndarjen e pakove.

Idrizi kërkoi solidarizim

me banorët dhe më shumë

përkrahje për banorët në

vështirësi. Ai shprehu edhe

mirënjohjen ndaj këtij komuniteti

që siç tha i janë

gjendur gjithmonë pranë

shqiptarëve të Çamërisë.

„Kemi shprehur solidaritetin

njerëzor për t’u ardhur

në ndihmë këtyre banorëve

në këtë situatë të rëndë në

të cilën ndodhen nga moti,

që nuk është përsëritur që

prej 60 vitesh. Por përveç

solidaritetit njerëzor, kjo

është edhe mirënjohja për të

gjithë popullin e Tropojës

për atë mbështetje të madhe

që ata na kanë dhënë,

morale e patriotike për të

gjithë shqiptarët e

Çamërisë“, deklaroi kryetari

i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

„Ne si popull shqiptar, si

komb shqiptar, në ditë të

vështira në bashkon dashuria

dhe respekti për të ndihmuar

njëri-tjetrin dhe kjo

është vlera jonë dhe kontribu-

ti PDIU-së dhe biznesmenëve

të saj, bënë të mundur që në

këto ditë të vështira, si asnjëherë

tjetër, të japim një kontribut

modest për të gjithë

vëllezërit tanë në nevojë“, tha

Presidenti i PDIU-së, Tahir

Muhedini. Ndihmat ishin

kontribut i sipërmarrësve të

komunitetit çam.

Qeveria Qeveria projekt projekt për për të të pastrehët pastrehët në në Kavajë

Kavajë

Fillon ndërtimi i 35

apartamenteve të para nga 105 gjithsej

Ministri i Punëve

Publike Sokol

Olldashi inspektoi

punimet për ndërtimin

e banesave sociale në qytetin

e Kavajës, një investim i

qeverisë shqiptare me vlerë

138 milionë lekë

Sipas Ministrisë së

Transporteve ndërtimi i 35

apartamenteve në qytetin e

Kavajës është drejt përfundimit,

e bashkë më të dhe

apartamente që po ndërtohen

në Korçë e Shkodër,

pjesë e të njëjtit program.

Olldashi tha se ndërtimi i

105 e apartamenteve është

pjesë e një pakete komplekse

që qeveria shqiptare ka

për qytetarët, të cilat do të

shiten me koston e ndërtimit,

me një vlerë prej 190 euro.

Deri në fund të mandatit

të qeverisë Olldashi tha se

pritet që qeveria të sigurojë

strehim për disa qindra

familje, të cilat nuk kanë një

banesë.

Kjo do të bëhet përmes

dy programeve që tashmë

kanë kohë që po zbatohen,

siç janë banesat sociale me

qira dhe banesat me kosto

të ulët, ku interesat mbulohen

nga buxheti i shtetit.

Ndërkaq Ministri Olldashi

ftoj këshillat bashkiakë

të jenë objektivë në ndarjen

e apartamente, me qëllim

që fenomeni i Durrësit për

mos marrjen e 120 apartamente

të mos përsëritet.

Ministri theksoi se gjatë

vitit 2012 objektiv i Ministrisë

do të jetë sigurimi i

strehimit të 1200 familjeve

nëpërmjet vënies në eficiencë

të banesave sociale

nëpërmjet programit të

Flasin Flasin ekspertët ekspertët e e ekonomisë

ekonomisë

kreditimit të lehtësuar të

ndërtuara në bashki të ndryshme.

Vlera e banesave sociale

më në total shkon në

4.8 miliardë lekë dhe përfshin

mbi një mijë e 100 apartamente

të ndërtuara.

Përveç programit të banesave

sociale me qira, është

edhe programi i banesave me

kosto të ulët, ku qeveria u

mundëson disa kategorive

një kredi për blerje banese

dhe më pas paguan një pjesë

të interesit apo interesin e

plotë ku pritet të përfitojnë.

“Lehtësimi i kreditimit, jo përfitime për bizneset“

Propozimet që vijnë nga

biznesi për lehtësim të

kreditimit, apo subvencionim

nuk cilësohen si të

drejta pasi nuk mund të

jenë efektive. Ekspertë të

ekonomisë thonë se nëse

disa biznese, apo sektorë

të prodhimit do të përfitonin

lehtësira në kreditim,

kjo do të sillte shqetësime

për ata që nuk përfitojnë.

„Është e vështirë të përcaktosh

se çfarë forme,

nëse qeveria do të ndërhynte

direkt me kredidhënie,

se çështja shtrohet

kush sektor do kreditohet,

kush biznes do

kreditohet dhe këtu hyn

Të hënën në Tiranë zhvillohet

Forumi i donatorëve

për SME-të, ndër-

dhe problemet e marrëdhënieve

që në gjuhën

ekonomike quhen Moral

Hazard, që mendoj që janë

shumë të vështira për tu

eliminuar“, tha Sybi Hida,

deputet i PD-së.

Mundësi të mira për biznesin

paraqiten ato që aktualisht

janë në fuqi.

Sipas Hidës këto skema

kanë rezultuar të favorshme

për bizneset.

„Nuk shikoj ndonjë

formë tjetër përveçse atyre

që janë sot në terren, siç

është subvencionimi i

produktit në bujqësi, siç

është lehtësira që i ofrohen

investitorëve që im-

Nesër Forumi i Donatorëve të SME-ve

marrjet e vogla.

Të pranishëm në takim

do të jetë zëvendësministri

portojnë pajisje, makineri,

pra, shtyhen pagesat e

TVSH-së deri në momentin

e prodhimit. Po ashtu,

dhe marrëdhëniet që ekzistojnë

midis sektorit privat

dhe sektorit publik që

në gjuhën tonë e quajmë

koncesione“, tha Hida.

Në një raport të fundit

për kreditimin, Banka e Shqipërisë

parashikon se gjatë

këtij viti, bankat e nivelit të

dytë do të vijojnë të shtrëngojnë

kredidhënien. Kjo

tendencë është e konfirmuar

si për kreditë dhënë

bizneseve të mëdha dhe ashtu

edhe për ndërmarrjet e

vogla dhe të mesme.

i Ekonomisë Eno Bozdo, përfaqësuesi

i GIZ në Shqipëri,

Muller Glodde, përfaqësue-

si i USAID, Victor Luboyeski,

Stefania Fantuz e koperacionit

italian etj.

Në takim do të diskutohet

mbi klimë e biznesit në

Shqipëri dhe rolin e SME-ve.

DITA

Kontaktoni në aktualitet@gazeta55.net

E diel, 26 shkurt 2012

Projekti, 1 euro

për prodhimin

e energjisë

Lehtësira për

koncensionarët

e HEC-eve

Të gjithë bizneset

koncesionarë që prodhojnë

energji në vend do

të përdorin tokat e shtetit

vetëm për 1 euro

gjatë gjithë periudhës

kontraktore. Kontrata

koncesionare 1 euro

është pjesë e draftit që

ministria e energjetikes

ka hartuar për ndryshime

në vendimin procedurat

e dhënies me

qira të pasurisë shtetërore.

Ky propozim

pritet ti paraqitet qeverisë

për miratim. Kështu,

koncensionaret do të

përfitojnë këtë kontratë

për një shfrytëzim 25

vjeçar, konform ligjit.

Koncesionarët që do

të aplikojnë për të përfituar

një kontratë simbolike

1 euro në fushën

e ndërtimit të burimeve

të reja energjetike, nuk

do t’i nënshtrohen procedurës

konkurruese.

Kjo taksë me ligjin e

vjetër, te miratuar kohe

me pare, ishte 1 euro për

metër katror. Përveç taksës

1 euro që ka qenë një

nismë e hershme e

kryeministrit Berisha,

investitorët në energjetikë

tani do të kenë procedura

më të lehta për

regjistrimin e biznesit të

tyre. Kjo bëhet për të

mbështetur investimet

në këtë sektor. Sipas autoriteteve

drejtuese të

dikasterit të energjisë,

janë identifikuar plotësisht

të gjitha lejet dhe

licencat, të cilat janë të

domosdoshme deri në

finalizimin e lejes së

ndërtimit të impiantit

dhe lidhjen në rrjet të

tij. Sipas procedurave

të lehtësuara të

regjistrimit, të gjithë

koncesionarët, të cilët

do të fillojnë këtë

procedurë,do të drejtohen

në Qendrën Kombëtare

të Licencimit

për të bërë kërkesën

dhe brenda afatit kohor

prej 4 ditësh, QKL depoziton

kërkesën pranë

Ministrisë së Energjetikës.

Kjo e fundit, pasi

shqyrton kërkesën nëse

ajo është me interes për

publikun ose jo, lëshon

autorizimin paraprak

dhe publikon vendimin

në Regjistrin Kombëtar

të Licencave dhe Lejeve.

55 11

SPECIALE

12 55 E diel, 26 shkurt 2012

CMYK

Shtëpia Botuese “55”

JERUZALEMI

Qyteti Qyteti Q ka qenë qenë shkatërru- shkatërru-

ar, rindërtuar, rrënuar dhe

ringri-tuar prapë. Jeruzalemi

është një nimfomaniake

e vjetër, që i shtrydh

të dashurit e saj njëri pas

tjetrit deri në marrjen e

frymës së mbramë, para

se t’i flakë tutje, me një

gromësi-më, një vejushë e

zezë, e cila i përlan meshkujt,

ndërsa janë ende

duke depërtua...r trupin e

saj.”Amos Oz, Një përrallë

Dashurie dhe Terri”. Ky

liber i cili ka vetem 2 muaj

qe ka dale ne treg ne UK

vijon te jete ne top listen

e librave me te shitur ne

Britanine e Madhe dhe me

i komentuari ne media.

Libri eshte perkthyer ne

shqip nga Etleva Sakajeva

CMYK SPECIALE

E diel, 26 shkurt 2012

55 13

REKLAMA

14 55 E diel, 26 shkurt 2012

Shtëpia Botuese “55”

SASHENKA

“Kjo është historia ndër breza e

grave dhe fëmijëve

të një familjeje të sajuar, dhe

shpresoj se do të shijohet

si e tillë: një roman i ngushtë

për një familje.

Por frymëzimin e ka tek shumë

historira, letra, dhe

raste që kam gjetur në arkiva

dhe kam dëgjuar në ...intervista,

gjatë dhjetë viteve që jam

marrë me studimin e historisë

ruse. Paraardhësit e mi u arratisën

nga Perandoria Cariste

në vitet e para të shekullit të

kaluar dhe ndezën interesimin

tim të përjetshëm për Rusinë.

Ka disa personazhe historike

në këtë libër - Rasputini dhe

Stalini, ndër më të spikaturit

- dhe portretet e tyre janë

aq të sakta sa ç’mund t’i bëja

unë. Por, ndërsa shkruaja këtë

libër, Sashenka dhe familja e

saj nisën të ngjanin më realë se

bashkëkohësit e tyre faktikë.

Historianët përgjithësisht

shkruajnë për njerëz të

jashtëzakonshëm, që u kanë dhënë

formë ngjarjeve botërore.

Letrat

SUPLEMENT I PËRJAVSHËM PËR LETËRSINË Redaktor përgjegjës: FLORI SLATINA

SE SHPEJTI NGA SHTEPIA BOTUESE „55“ ME PERKTHIM NGA AFRIM KOÇI

Rahela bën gjyq me Perëndinë

Nga Stefan CVAJG

Përsëri populli kryeneç dhe

mendjelehtë i Jerusalemit

e harroi besën e dhënë,

përsëri ai ua solli blatën e përgjakur

perëndive të Tirit dhe të

Amonit. Dhe sikur të mos mjaftonte

sakrilegji i tymosjes nëpër altarët

e gurtë të maleve, edhe në vetë shtëpinë

e trupit të zotit, që i kishte

ngritur atij Salomoni, shërbëtori i

tij, ata varën shëmbëlltyrën e Baalit

dhe i ndynë plloçat duke therur

bagëti, deri sa vendi i shenjtë zu të

kutërbonte erë tymi dhe gjaku.

Kur Perëndia e pa që ata po e

tallnin madje edhe në zemrën e

zemrës së vendit të tij të shenjtë,

iu ndez zemërimi keqas. Ai shtriu

dorën e djathtë dhe britma e tij çau

qiejt anembanë: durimi i tij kishte

marrë fund, ai e kishte vendosur

ta fshinte nga faqja e dheut qytetin

mëkatar dhe popullin e tij ta

shpërndante si kashtë e koqe në

kurrizin e dheut. Një bubullimë e

shpalli vendimin e tij dhe gjëmimi

i saj shkoi nga njëra anë e pafundësisë

në tjetrën.

Toka e prangosur dhe majat e

qiejve u drodhën me tmerr kur dëgjuan

kështu zërin e zemërimit të

Perëndisë. Lumenjtë u ndalën dhe

detet u tkurrën, malet u lëkundën

si të pirë dhe shkrepat ranë në gjunjë.

Zogjtë u këputën e ranë të

ngordhur nga ajri poshtë dhe gjer

engjëjt strukën kokat në krahët e

tyre viganë, se edhe ata, të pandjeshmit,

nuk e vështronin dot rrufenë

e vështrimit të tij zemërak dhe britma

e tërbimit të tij iu futej në vesh

si heshtë e hekurt.

Vetëm njerëzit atje poshtë,

thellë në qytetin e tyre të dënuar,

të shurdhër si gjithmonë ndaj qiellit,

nuk dinin gjë për vendimin e

fundit të tyre. Ata ndjenë vetëm që

themelitë e tokës u trandën, u

shua menjëherë drita në mes të

ditës, filloi të fryjë një tramundanë

që i theu si kërcej bari trungjet e

cedrave dhe i përkuli ahet e fortë

si të ishin kandra të vogla. Pastaj

kaluar mbi kurrizin e tramundanës

erdhën re të zeza dhe e nxinë qiellin,

sikur kokën e tyre i ngrinte

prishja dhe këmbët e tyre i lagte

ujët e humnerës. Atëherë njerëzit

u sulën të tmerruar jashtë shtëpive

të tyre që të mos i zinte çatia përposh,

por ku panë përjashta u

tmerruan edhe më keq sepse përmbi

ta retë vareshin edhe më

kërcënues se një shkëmb dhe ajri

gumëzhitës mbante erën

përzhitëse të squfurit. Më kotë ata,

si ca të lajthitur, i hoqën rrobat e

trupit dhe i zhyen flokët me pluhur,

më kot i zhytën fytyrat në dhe

iu lutën Perëndisë t´i falte për gabimin,

reja e zezë rritej gjithnjë sa

shoi edhe rrezen e fundit të dritës

përmbi dhe.

Por kaq kërcënues ishte

shndërrimi në zë i zemërimit të

Zotit sa kumtin e tij e dëgjuan jo

vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit

nëpër varre u shkundën, edhe

shpirtrat e tyre u zgjuan nga gjumi

i thellë eshtor. Sepse kështu është

ndarë dhe është shkruar: të vdekurit

nuk duhet ta shohin fytyrën

e Perëndisë - vetëm engjëjt mund

ta durojnë këtë përmasë drite lodruese,-

por të dëgjojnë boritë e

Gjyqit të Madh dhe zërin e tij aty-

re u lejohet. Kështu të vdekurit u

ngritën vertikalisht nëpër varret e

tyre dhe dolën lart. Duke rrahur

flatrat si zogjtë kundër erës së

marrtë, shpirtrat e etërve dhe të

gjyshërve u mblodhën atje unji që

t´i luteshin të Gjithëfuqishmit ta

ndalte hakmarrjen ndaj fëmijëve të

tyre dhe bedenave të qytetit të

shenjtë. Isaku dhe Jakobi dhe Abrahami,

etërit e parë, të ngjeshur

pranë njëri-tjetrit, dolën përpara

me një lutje përgjëruese. Por

bubullima e mbyti thirrjen e tyre

dhe në belbëzimin e tyre u futën

sërish fjalët e Zotit: si tepër gjatë

e kishte duruar ai mosmirënjohjen

e përbindshme, tani ai ka vendosur

ta rrafshojë tempullin që ata

të cilët nuk ia deshën dashurinë,

le t´ia njohin tani zemërimin. Dhe

kur etërit e parë u krodhën në

vilaninë e fjalës, dolën përpara profetët

Moisi, Samuel, Elia dhe Elisa,

që mbanin në gojë fjalën drejtuar

Perëndisë, ata dolën përpara, burra

me gjuhë të zjarrtë dhe me zemër

në gojë. Por Perëndia nuk e përfilli

ligjërimin e tyre dhe era ua ngjeshi

pleqve fjalët përsëri në mjekër.

Ndërkaq rrufetë mprihnin majat,

gati për të lëshuar zjarrin e tyre

gllabërues përmbi kulla dhe tempuj.

Kështu burrat e shenjtë i la

guximi, shpirtrat e tyre si bar i

shkelur, vështronin, të zbrazur ,

sundimtarin lart dhe tashmë asnjë

fjalë nuk guxonte të merrte

frymë kundër zémërimit të tij. Çdo

zë njerëzor heshti, i dërmuar, dhe

ja, nga pylli i frikës së saj, e vetme,

doli Rahela, nëna e lashtë e

Izraelit. Edhe ajo në varrin e saj

në Ranah, e kishte dëgjuar fjalën

e zemërimit të Perëndisë dhe lotët

i kishin rrjedhur tatëpjetë, tek

kishte menduar fëmijët e fëmijëve

të saj. Kështu ajo mblodhi fuqi në

trupin e saj dhe doli përpara të

Padukshmit. Në gjunjë ajo ngriti

lart duart e saj, në gjunjë ajo ngriti

zërin drejt Sundimtarit.

- Zemra më dridhet në kraharor,

i Plotfuqishëm, tek të flas ty,

por kush, në mos ti, e krijoi këtë

zemër dhe e bëri të dridhet nga frika

jote, dhe kush buzët që ta derdhin

frikën në lutje? Nga frika e

jote bërtas unë sot në dashurinë

tënde, nga e keqja e fëmijëve të mi

ngre unë fjalën time të vockël në

pafundësinë tënde. Nuk është

mençuria që më dhe as dinakëria

që ma mposhtën zemërimin, se e

di mirë që ti e di ligjërimin tim ende

pa u shqiptuar ai, se çdo fjalë është

e formuluar prej kohësh tek ti,

përpara se të dalë edhe një tingull

nga buzët njerëzore dhe çdo vepër

përpara se të kryhet nga duart tona

njerëzore. E megjithatë, po të

lutem, për hir të këtyre mëkatarëve,

dëgjomë.

Duke folur kështu Rahela uli

kokën. Por Perëndia e pa të përkulurën,

i pa lotët e saj. Dhe e ndali

për një çast frymën e zemërimit,

për të mbajtur vesh vuajtësen.

Por kur mban vesh Perëndia

në qiejt e tij të gjitha hapësirat

mbushen me zbrazëti dhe koha

vritet. Asnjë erë nuk guxon të

fryjë, gjer bubullima fshihet, çfarë

zvarritet nuk zvarritet më, çfarë fluturon

nuk fluturon më dhe asnjë

afsh nuk del nga asnjë gojë. Orët

ngrinë në heshtje, kerubinët shtangën

në bronz. Sepse kur mban

vesh Perëndia mban frymën edhe

çdo gjë e gjallë dhe ndërpritet edhe

shushurima e qiellit; gjer vetë dielli

qëndron në vend dhe hëna nuk

rrotullohet dhe të gjithë rrjedhat

e shndërrojnë ekzistencën e tyre

në heshtësi.

Por thellë mbi tokë njerëzit e

kruspullosur nuk dinin asgjë për

dorëzaninë e Raheles dhe për

Perëndinë që mbante vesh. Sepse

asnjëherë ata nuk dinë gjë për

punët e Perëndisë dhe për çfarë

ndodh në qiell. Vetëm një gjë e

morën vesh: që befas e përnjëherësh

tramundana përmbi ta

pushoi. Por kur ngritën kryet dhe

vështruan lart me shpresë, reja e

zezë ishte ende atje, e shtrirë si

kapak arkivoli, por edhe terri i nemitur

e kërcënues.

E diel, 26 shkurt 2012

55 15

SE SHPEJTI NGA SHTEPIA BOTUESE „55“ ME PERKTHIM NGA AFRIM KOÇI

Rahela bën gjyq me Perëndinë

Atëherë ata u frikësuan edhe më

shumë dhe heshtja i pështolli me

ftohtësi , sikundër këmisha e të

vdekurit trupin e pajetë.

Rahela megjithatë, që e ndjente

përgjimin e Perëndisë të kthyer kah

ajo, ngriti fytyrën nga lotët dhe foli

me guximin e frikës:

- Bareshë kam qenë, i Plotfuqishëm,

bijë e Labanit , - ti e di,në

vendin e Haranit, që bie nga

Lindja dhe kullosja delet e tim eti

sipas porosisë së tij. Por kur një

mëngjes i çuam dhentë për ujë dhe

ne, vajzat, nuk e lëviznim dot

rrasën e pusit, na erdhi në ndihmë

një djalosh, i huaj dhe i mirëformuar

dhe ne mbetëm të shtangura

nga forca e trupit të tij. Jakob

quhej ai, i dërguari yt, i biri i

motrës së babait, dhe me të na

dhënë të njohur unë e çova në shtëpinë

e tim eti. Vetëm një orë

kishim që u pamë dhe vështrimet

tona u ndezën flakë dhe zemrat

tona kërkonin njëra-tjetrën. Dhe

natën pastaj nuk më zuri gjumi,

duke e pasur mendjen tek ai, dhe,

zot, nuk më vinte aspak turp që

ishim të një gjaku, sepse a nuk

ishe ti, Zot , që befas na i kalle

zemrat në flakadanin e zjarrtë të

dashurisë? Se ti, dhe vetëm ti ke

dashur, o Sundimtar, që virgjëresha

t´i hapet burrit, që vështrimi

me vështrim dhe trupi me trup të

ngërthehen furishëm. Ndaj edhe

16 55 E diel, 26 shkurt 2012

ne nuk i kundërshtuam zjarrit

tonë, por shkëmbyem premtimin

për tu lidhur në ato ditët e para që

Jakobi më pa mua, Rahelën.

Megjithatë, im atë, Labani -

Zot, ti e njeh atë,- ka qenë një

burrë i ashpër, i ashpër si toka

gurishte që ai gërvishte me plug, i

ashpër si brirët e qeve të tij që ai

mbrehte në zgjedhë. Dhe kur Jakobi

shprehu dëshirën të më çonte

në shtëpinë e tij, Labani deshi

të bindej se a ishte Jakobi dhëndri

që ai dëshironte, i paepur në punë

dhe i hekurt në durim. Dhe i kërkoi

mëtuesit që përpara se të më marrë

mua, të punojë shtatë vjet me

radhë për të. Shpirti im u drodh,

Zot, kur dëgjova këtë dhe gjaku

ngriu në faqet e Jakobit, kaq

pafundësisht i gjatë na u duk ne,

të paduruarve, ky afat. Sepse shtatë

vjet, Zot, e di, për ty nuk janë

veçse një pikë që bie, veçse një

rrahje e qerpikëve të syve të tu të

përjetshëm, koha kalon si tym

nëpër qiellin e propërjetësisë tënde.

Por shtatë vjet, Zot, veç ta mendosh,

janë për ne, njerëzit, një e

dhjeta e jetës, sepse pa na u çelur

mirë sytë nga errësira në dritën

tënde të shenjtë, na i mbyll sakaq

nata e vdekjes. Jeta jonë rrjedh me

të shpejtë si një përrua në pranverë

dhe asnjë valë nuk kthehet më

mbrapsht. Ndaj edhe shtatë vjet,

ne, të padurueshmëve, na dukej një

përjetësi, që s´arrin dot as ta

matësh, shtatë vjet në largësi,

ndërkohë që trupi ishte pranë

trupit dhe buzët rreshkeshin nga

etja e puthjes së të dashurit.

E megjithatë, Zot, Jakobi iu

nënshtrua urdhrit të tim eti. Dhe

ne të dy e bëmë zemrën gur, e

detyruam veten të nënshtrohemi

dhe të kemi durim të madh.

Por sa të vështirë, Zot, e kanë

këtë durim krijesat e tua, sepse të

nxehtë na e ke bërë ti zemrën në

trupin e gjallë, ndërsa thellë saj na

ke mbjellë një frikë të

ndërgjegjshme për shkurtësinë e

jetës sonë tokësore. Ne e dimë,

Zot, sa afër i rri vjeshta pranverës

sonë dhe vera e jetës sonë nuk zgjat

shumë, : ndaj edhe në gjakun

tonë tokësor tallazitet një padurim

i tillë, ndaj edhe dora jonë trazon

me kaq et gjymtyrët e të dashurit,

apo kërkon të shijojë qoftë edhe

kalimtaren. Si mund të mësohemi

të presim, ne që plakemi në kohë,

si mund të mësohemi të durojmë,

ne që shuhemi në natë, si mund

të mos digjemi ne që koha na bren

si flakë gllabëruese, të mos nxitojmë,

të ndjekur kështu siç jemi

nga hapi vdekësor? E megjithatë,

Zot, e megjithatë, ne u përmbajtëm

dhe nuk u bëmë pre e gjakimit

tonë. Çdo ditë zgjaste njëmijë ditë

të mallit tonë, kaq shumë e donim

njëri-tjetrin. E prapëseprapë, ku

ato kaluan, të shtatë vjetët e pritjes

na u dukën sikur nuk kishim pritur

më shumë se një ditë të vetme.

Kaq shumë e kisha pritur unë

Jakobin, Zot, kaq shumë më kishte

dashur mua Jakobi.

Dhe pastaj, kur viti u mbyll për

të shtatën herë, unë dola me gëzim

përpara Labanit, tim eti, dhe

kërkova të ngrihej shatorja e martesës.

Por Labani, im atë, hodhi

vështrimin tej gëzimit tim, si një

re ishin vetullat e tij, si një vulë e

mbyllur goja e tij. Pastaj ai më urdhëroi

të shkoja dhe të sillja Lean,

time motër.

Lea, ime motër,- Zot, ti e di,ishte

fëmija i parë, dhe kishte dalë

dy vjet para meje nga barku i sime

mëje. Të pabukur e kishe bërë ti

fytyrën e saj,.- kështu mendonin

burrat, dhe që asnjëri prej tyre nuk

e dëshironte, e pikëllonte atë

shumë. Dhe pikërisht për hir të

vuajtjes së saj dhe të lehtësimit të

kësaj vuajtjeje, unë e doja shumë.

Por kur im atë më urdhëroi ta sillja

para tij dhe mua ma mohoi

shatoren e martesës, më shkoi

ndërmend menjëherë se ai diç po

kurdiste me të. Ndaj edhe u fsheha

aty pranë, për të dëgjuar fjalët e

tyre. Dhe im atë foli kështu:

- Dëgjo, Lea, djali i sime

motre, Jakobi, erdhi dhe po më

shërben që prej shtatë vjetësh për

tu martuar me Rahelën. Mirëpo për

shkakun tënd unë nuk dua ta bëj

këtë martesë, sepse ku është parë

e dëgjuar që e vogla të dalë nga

shtëpia para së madhes dhe e

parëlindura të mbetet pamartuar

dhe ta qeshin shoqet. Kjo i bie

ndesh vullnetit të Zotit, është

mëkat dhe marrëzi. Sepse që në

fillesë të botës, që në agim të tokës

Zoti na ngjizi që të mbushim

gjithësinë e tij dhe që një ditë ata

që do ta lëvdonin emrin e tij të

bëheshin mizëri. Ai nuk dëshiron

që toka e tij të mbetet djerrë, që

ata të cilët ai ngjizi me jetë, të

kalojnë pa ngjizur vetë jetë dhe fryt.

Asnjë dash dhe asnjë mëshqerrë

nuk ngryset në stallën time pa u

shumuar, e si do të mund të duroja

unë që fëmija im të mbetej i

kredhur në turp dhe marre. Ndaj

përgatitu, Lea, , merr vellon e

nusërisë dhe mbështille mirë përreth

fytyrës që unë të të çoj tek

Jakobi, në vend të Rahelës. - Kështu

i foli im atë Leas që dëgjonte e

trembur dhe duke u dridhur. Me

të dëgjuar këto fjalë mashtrimi

zemra ime u ndërkrye kundër Labanit,

tim eti, dhe kundër Leas,

sime motër, më ndje, Zot! por mendo

pak, Zot, vetëm mendo pak, për

shtatë vjet ne duruam gjithçka për

hir të dashurisë ndaj njëri-tjetrit

dhe tani duhej që Lea të merrte në

gji atë qe zemra ime e kishte më të

shtrenjtë se jetën?

Atëherë zemra mu err dhe

shpirti mu ndërkrye kundrejt tim

eti, sikundër fëmijët e mi u

ndërkryen kundrejt teje, babai i

tyre i përjetshëm, sepse edhe këtë,

Zot, ti vetë na e ke futur në gjak,

që të na fryhet damari i tëmthit sa

herë të na bëhet ndonjë padrejtësi.

Dhe unë shkova fshehurazi tek

Jakobi dhe i pëshpërita të ketë

kujdes e të ruhet se mos nesër im

atë i fut ndonjë tjetër në vendin

tim. Dhe që të jetë i përgatitur për

çdo mashtrim i dhashë edhe një

shenjë njohjeje. Dhe shenja e njohjes

ishte që nusja do ta puthte

tri herë në ballë përpara se të hynte

në shatoren e tij. Dhe Jakobi më

kuptoi dhe e gdhendi shenjën në

mendje.

Në mbrëmje Labani

e bëri vetë nuse Lean. Ia veshi

fustanin e nusërisë dhe ia mbështolli

vellon dy herë rreth fytyrës që

Jakobi të mos e njihte personin

para se të njihte trupin e saj. Kurse

mua më mbylli në një hambar që

asnjë shërbëtor të mos mund të më

tregonte mua dhe të mos mund ta

paralajmëronte Jakobin për mashtrimin.

Një qyqe rrinte atje në

qoshe dhe sa më tepër afroheshin

orët e natës , aq më tepër shtohej

pezmatimi i zemrës sime, aq sa më

dukej se nga gjithë kjo dhimbje nga

çasti në çast kraharori im tallazitës

do të shpërthente, sepse , - Zot, ti

e di, - nuk ia uroja sime motre

shtratin e Jakobit. Dhe ndërsa unë

breja thonjtë më dhëmbë, poshtë

cimbalet ngrinin peshë harenë dhe

dhimbja e zilia, si dy luanë, filluan

të ma shqyenin zemrën.

Tek rrija kështu e

mbyllur dhe e harruar dhe breja

përbrenda zemërimin tim, errësira

u përvodh nën çati, e njëjtë me

errësirën e shpirtit tim, dëgjova në

derë një trokëllimë të lehtë. Dhe

ç´të shikoj: Lean, atë vetë, time

motër, që ishte përvjedhur nga rruga

e saj nusërore dhe kishte ardhur

fshehura tek unë. E njoha që nga

hapat, ishte vetëm dhe megjithëse

e njoha, e ktheva kokën mënjanë,

armiqësisht, sikur të mos e kisha

njohur, sepse ishte zemra që e ruante

zemërimin. Por Lea mu afrua

butësisht, duke prekur brishtë me

duar flokët e mia dhe kur ngrita

kokën dhe e vështrova, vura ré se

një ré frike ia kishte mbështjellë

yllin e syve të saj. Dëgjo, Zot, e

pohoj para teje, atë çast ligësia

shpërtheu flakadan përpjetë brenda

meje. Më shijoi sa s´ka droja e

saj, frika dhe po provoja shijen e

ëmbël të hakmarrjes: e ndjeu edhe

ajo hidhësirën e ditës së nusërisë

sime. Kurse ajo, fatzeza, as e merrte

me mend gëzimin tim të lig,

se a nuk kishim pirë dhe ndarë së

bashku, motërsisht, gjirin e nënës

sonë dhe a nuk e kishim dashur

njëra tjetrën pareshtur, pa pushuar

asnjë ditë. Kështu dhe ajo mu

afrua dhe më përqafoi me dashuri.

Veçse buzët, ende të zbehta nga

frika, iu drodhën kur nisi të më

flasë:

- Si do të shkojë kjo punë,

Rahelë, motra ime! Më vjen kaq keq

për këtë që po bën babai. Ta mori

ty të dashurin dhe kërkon të ma

japë mua, por mua më vjen neveri

nga vetja ta gënjej dhe ta mashtroj

atë, se si mund të dal unë

kokëlart para tij dhe t´i afrohem,

kur ai të dëshiron ty? E ndjej se

këmbët nuk do të më mbajnë dhe

zemra nuk do të më bindet, ndaj

kam frikë, Rahelë, kam shumë

frikë, se si mund të ndodhë që ai

të mos më njohë që në vështrimin

e parë? Dhe si do të mbaja pastaj

unë turpin po të më dëbonte ai nga

shatorja dhe nga shtëpia e tij. Deri

në brezin e tretë do të talleshin

pastaj fëmijët me mua: mos është

kjo Lea, shëmtaraqja, që deshi të

marrë burrë më pahir dhe ai pastaj

e njohu dhe e dëboi tej, si një kafshë

të zgjebosur? Çfarë duhet të

bëj Rahelë, më ndihmo, motër e

dashur, si mund të kuturis, apo të

guxoj t´i kundërshtoj babait, që

ka ngritur mbi ne dorën e tij të

rëndë? Çfarë duhet të bëj unë Rahelë,

që Jakobi të mos më njohë

para kohe dhe turpi të mos bjerë

mbi kokën time të pafajshme.

Ndihmë, Rahelë, ndihmë motër e

dashur , po të lutem në emër të të

Gjithëmëshirshmit atje lart në

qiell!

- Zot, zemërimi ishte ende

i gjallë në trupin tim dhe

megjithëse e doja time motër, ligësia

këndellej ende brenda meje dhe

frika e saj me ngjëronte si një gjellë

e shijshme. Por kur ajo përmendi

emrin tënd të shenjtë, Zot, emrin

tënd të shenjtë, emrin e të

Gjithëmëshirshmit, Zot, një si

rreze e zjarrtë më përshkoi tej e

mbanë dhe zemra ime brenda trupit

të zgjeruar u trand nga pushtetit

yt i mirë, nga forca e mëshirës

tënde dehëse, Zot, që e ndjeja tek

depërtonte, e ëmbël, në shpirtin

tim të errësuar. Se kjo është një

nga mrekullitë e tua të përjetshme,

Zot, që muri i trupit tonë të bjerë

sapo të njihemi me vuajtjet e të

afërmit dhe me këtë vetëdije të futemi

në kraharorin e tij dhimbjembushur.

Befas e përnjëherësh e

ndjeva si timen frikën e motrës dhe

Interes për letërsinë e Kosovës

Në intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen Annemarie Türk nga KulturKontakt Austria thotë se

Evropa Perëndimore duhet të bëjë më shumë për ta prezantuar skenën kulturore të Kosovës në Evropë.

"Die besten aus dem Osten" (Më

të mirët e Lindjes) - Kështu titullohet

seriali i përvjetshëm teatror në

Volkstheater të Vjenës. Këtë vit është

seria e 10-të dhe ajo i kushtohet Kosovës.

Trupa e Qendrës Multimedia

prezanton premierën e pjesës teatrale

Yue Medlin Yue të dramaturgut Jeton

Neziraj. Është një tragjikomedi

absurde muzikore që tematizon përpjekjet

e një familjeje rome për t'u

sistemuar në Kosovën kaotike të

pasluftës. Regjisorja Katrin Hiller ka

përgatitur me disa aktorë austriakë

një lexim për skenë të "Lufta në kohën

e dashurisë" të Jeton Neziraj. Po

ashtu në fundjavën kulturore

(24.25.2.2012), e cila krahas qeverisë

austriake dhe Volkstheater mbështetet

edhe nga Ambasada e Kosovës

në Vjenë, prezantojnë veprat e tyre

më të fundit edhe Beqë Cufaj

(Projekt@party) dhe Ervina Halili

(poezi).

Zonja Türk: Ju keni organizuar

këtë fundjavë një festival për

Kosovën. Sa njihet letërsia kosovare

në Austri?

Türk: "Për fat të keq nuk njihet

edhe aq shumë, sepse ka

shumë pak përkthime. Më i njohuri

nga të gjithë është Beqë

Cufaj, i cili ka pasur shumë sukses

me dy librat e tij të nxjerra

nga shtëpia botuese vjeneze Zsolnay.

Në Zvicër janë bërë disa

prej atij çasti, nuk e kisha mendjen

më tek halli im, por tek halli i

saj bërtitës. Dhe duke u bërë

pjesëtare e vuajtjes së sime motër,

më erdhi keq për të, mua, bijës

tënde marroke, - Zot, dëgjoje tani

mirë, fjalën time!,- më erdhi keq

për të në atë çast, se ajo po lahej

në lot para meje, sikundër po lahem

unë në lot para teje. Më erdhi

keq për të sepse ajo i bëri thirrje

keqardhjes sime, sikundër unë

tani, me gojën përvëluese, po i bëj

thirrje tuajës. Dhe, kundër

vetvetes, e mësova atë ta mashtrojë

Jakobin, ia rrëfeva shenjën e fshehtë.

I thashë tá puthë tri herë

rresht në ballë përpara se të futet

në shatoren e tij, kështu, Zot, unë,

Rahela e godita më shuplakë më

fytyrë xhelozinë time, kështu e

tradhtova Jakobin dhe dashurinë

time, për hir të dashurisë ndaj teje.

Kur unë e bëra timen dhe Lea

më kuptoi, ajo nuk u përmbajt dot

më, u gjunjëzua tek këmbët e mia,

duke më puthur duart dhe cepet e

petkave, se edhe këtë veti ti ua ke

dhënë njerëzve, që gjithsaherë ndjejnë

një shenjë të mirësisë tënde

hyjnore, pushtohen nga përulësia

dhe nxiten nga mirënjohja. Dhe ne

i hidhemi në qafë njëri-tjetrit dhe

puthemi dhe i njomin faqet me

kripën e lotëve tanë. Lea tashmë

ishte qetësuar dhe po bëhej gati të

shkonte në shatoren e nusërisë,

por me tu ngritur nga toka, syri i

saj u vesh përsëri nga meraku dhe

buza e saj iu zverdh dhe filloi t í

dridhej përsëri.

- Faleminderit, motër, e

mira, - më tha,- faleminderit dhe

të premtoj se do të veproj sikundër

më mësove ti. Por, po sikur ai të

përkthime nga disa shtëpi të vogla

botimi. Para disa vitesh është

botuar një vëllim me poezi i Ali

Podrimjes nga “Wieser”. Por në

përgjithësi mund të thuhet se është

përkthyer shumë pak. Pra, duhet bërë

shumë më tepër për ta bërë letërsinë

kosovare më të njohur tek ne."

Si perceptohet letërsia e Kosovës

në Austri?

"Festivali që po zhvillohet këtë

fundjavë në Volkstheater është

thuajse i shitur. Publiku nuk përbëhet

vetëm nga shqiptarë të diasporës,

por edhe nga shumë austriakë.

Kjo na gëzon, sepse edhe

gazeta kryesore e Vjenës “Falter” i

kushtoi këtij aktiviteti dy faqe të

plota, ndër të tjerash edhe me një

intervistë të gjatë me Jeton Nezirajn,

i cili prezantohet me dy pjesë

teatrale, njëra syresh është premierë

botërore."

mos mashtrohet nga shenja? Më

mëso edhe një herë, motër, më

këshillo edhe një herë. Më thuaj

se ç´duhet të bëj në më thirrtë me

emrin tënd? A mund të rri e heshtur,

kur ai më flet, dhëndri nuses,

a mund të mos flas me zërin tim

që ai të mos e kuptojë para kohe

rrengun? Çfarë duhet të bëj, motra

ime, në më foltë ai, si mund tí

përgjigjem unë atij me zërin tënd,

në më pyettë? Ndihmë, Rahel, ndihmë

o mentarja ime, ti që ke shpirt

njeriu, ndihmë në emër të të

Gjithëmëshirshmit!

Dhe përsëri, Zot, kur ajo më

bëri thirrje në emrin tënd të shenjtë,

përsëri ma përshkoi trupin ajo

rrezja e zjarrtë dhe shkriu çdo

kundërshtim të shpirtit tim, duke

e bërë atë plot dritë dhe të hapur

ndaj hallit të saj të madh. Dhe

përsëri unë e mora në dorë zémrën

time, dhe përsëri e shkela me këmbë

dhimbjen time dhe kur e ngrita

përsëri ajo ishte e mbushur tashmë

me keqardhje dhe gati për çdo

flijim.

- Mos u mërzit, Lea, motra

ime, qetësohu! Sepse për hir të të

Gjithëmëshirshmit këtë punë do

ta marr unë përsipër, që Jakobi mos

të të njohë përpara se të ketë njohur

trupin tënd. Dhe do të bëj

kështu: ndërkohë që babai do të të

çojë tek ai të mbështjellë, unë do

të futem fshehurazi në dhomën e

Jakobit dhe atje, në errësirë, do të

rri galiç pranë shtratit tuaj martesor.

Dhe në të foltë ai, atëherë do

t´i përgjigjem unë me zërin tim në

vendin tënd. Atëherë pezmi i tij do

të fashitet dhe ai do të të përfshijë

dhe do ta bekojë trupin tënd me

farën e tij. Dhe këtë do ta bëj, Lea,

Me sa duket oferta e teksteve

nga Kosova është më e vogël se

kërkesa për to. Ç'mund të bëjnë

vetë kosovarët për ta rritur shkallën

e njohjes së tyre në hapësirën

gjermano-folëse?

Ajo çka mund të bëjnë kosovarët

është që të përpiqen të

vijnë në hapësirën gjermanofolëse

në kuadër të programeve

“Writers in Residence”. Ne tani

për shembull kemi në Vjenë si

mysafire Ervina Halilin, më vonë

do të na vijë Gëzim Aliu. Gjatë

qëndrimeve të tyre nëpër këto

programe shkrimtarët lidhin

kontakte, lexojnë shkrimet e tyre

para publikut, me ç'rast krijohet

mundësia e përkthimit të teksteve.

Në këtë mënyrë ata i prezantohen

një publiku më të

gjerë. Por nuk janë vetëm kosovarët

ata që duhet të bëjnë më

shumë në këtë drejtim. Unë

mendoj, se para së gjithash vendet

e Evropës Perëndimore, e këtu

hyjnë edhe vendet ku flitet gjermanisht,

duhet të marrim vetë

iniciativën dhe të lidhen më

shumë me shkrimtaret dhe shkrimtarët

e Kosovës. Ne duhet

të përpiqemi që t'i publikojmë

ata nëpër revista letrare, libra, t'i

inkuadrojmë të marrin pjesë

nëpër festivale letërsie dhe

mbrëmje letrare.

LETRAT

Kontaktoni në florislatina@yahoo.com

për dashurinë që ne kemi ndaj

njëra- tjetrës që në vegjëli dhe për

të Gjithëmëshirshmin që ti thirre

qëparë, që edhe ai të ketë mëshirë

për fëmijët e mi kur ata të kenë

nevojë dhe ta thërrasin me emrin

e tij të shenjtë.

Dhe atëherë, Zot, Lea më

përqafoi, buzët e saj më puthën

dhe kur u ngrit, e gjunjëzuara ishte

një tjetër, një njeri i ri. Dhe shkoi

ajo, tashmë e paqtuar, që, nën

mbrojtjen e vellos, t´i paraqitej

Jakobit. Dhe unë e plotësove

premtimin tim të dhimbshëm: hyra

tinës në shatoren e Jakobit dhe në

errësirën e saj u fsheha fare pranë

shtratit të tij. Nuk shkoi shumë

dhe gërritja e cimbaleve që përcillte

çiftin erdhi duke u afruar dhe

ja, ata të dy qëndrojnë në hijen e

hyrjes. Por përpara se t´i ngrinte

vellon, për t´i dhënë kështu

bekimin e hyrjes, Jakobi stepi për

një çast, duke pritur shenjën e

fshehtë që ishim marrë vesh.

Atëherë Lea, siç e kisha mësuar

unë, e puthi vërtet tri herë në ballë.

Dhe Jakobi, gjithë duke kujtuar se

isha unë, e shtrëngoi Lean me

dashuri dhe e çoi në shtratin e

martesës, një frymë larg buzëve të

mia drithëruese. Por përpara se ta

përqafonte e pyeti edhe një herë: "

Je, me të vërtetë ti, Rahelë, kjo që

po prek?". Dhe atëherë unë, Zot,të

vështirë e kisha, ti e di, i

Gjithëditur,- e shkula zërin, si të

shkulja një gozhdë nga mishi dhe

pëshpërita nga fare pranë: " Unë

jam, Jakob, bashkëshorti im". Dhe

atëherë ai, i qetësuar, depërtoi

brenda saj me fuqinë e dashurisë.

Kurse mua, - Zot, ti e di, se vështrimi

yt e pret errësirën, ashtu si

kosa barin,- mua , Zot, e kruspullosur

vetëm një bërçik larg, më

dukej sikur isha shtrirë lakuriq

mbi prush, me qenë se ai, duke

kujtuar që isha unë, e përqafonte

dhe e shtrëngonte në gji më gjithë

afshin e gjakut të tij. Zot, sille

ndërmend, ti o i Kudogjindshëm,

sille ndërmend atë natë kur, me

gjunjët plagë dhe me shpirtin

plagë, qeshë e shtrënguar për shtatë

orë rresht të rrija kruspull dhe

të dëgjoja atë që më përkiste mua

dhe që më ishte mohuar! Shtatë

orë, shtatë përjetësi, qëndrova aty

e kruspullosur, duke mbajtur

frymën, duke shtypur britmën,

sikundër dikur Jakobi me engjëllin

tënd, dhe këto shtatë orë mu

dukën shtatëfish më të gjatë se të

shtatë vitet e pritjes. Dhe nuk do

ta kisha duruar dot, këtë natë të

durimit tim të madh, të mos kisha

thirrur përsëri emrin tënd të shenjtë

që të më forconte me mendimin

e durimit tënd të pakufishëm.

Kjo, Zot, ishte vepra ime , e

vetmja me të cilën unë mburrem

në këtë botë, sepse në të unë të

shëmbëlleva ty për durim dhe

mëshirë , sepse vuajtja e shpirtit

tim , Zot, kalonte çdo përmasë

njerëzore dhe nuk e di, nëse në këtë

botë, Zot, ke vënë ndonjëherë

ndonjë grua në provë më të vështirë

se mua në atë natë mizore. E

megjithatë, Zot, unë arrita ta

duroj, atë natë të të gjitha netëve

dhe kur kënduan gjelat, e mblodha

trupin tim të drobitur dhe, ndërsa

ata flinin me gjumin e të rraskapiturve,

ika me të shpejtë në shtëpinë

e tim eti, sepse shumë shpejt do

të dilte në dritë mashtrimi ynë dhe

që në atë çast mua po më dridheshin

nofullat nga zemërimi i

pritshëm i Jakobit.

E diel, 26 shkurt 2012

55 17

LETRAT

Pyetje: Ju keni ekspozuar mjaft njohuri

për FBI në përgjithësi dhe veçanërisht

për Skuadrën e Shpëtimit të Jetës

(HRT). Si arritët ta realizonit këtë

kërkim?

Përgjigje: Kam qenë i tërhequr prej HRT

për ca kohë dhe kam dashur të bëja personazhin

tim Web London, një operator i HRT.

i bëra një vizitë përfaqësuesve të HRT,

shpenzova kohë me operatorët e HRT, i bëra

qindra pyetje, lexova çdo gjë që më nevojitej.

Doja vërtet të hyja në kokën e tyre dhe zemrat

për t’i sjellë në jetë nëpër faqet e librit.

Mendoj se ia dola mbanë.

Pyetje: Ka dalë në treg një libër i titulluar

“Të ftohtët zero” shkruar nga

Kristofer Whitcomb, i cili është i përfshirë

po aq sad he ju në FBI dhe HRT.

Çfarë mendoni për librin e tij dhe a ka

pasur ai ndonjë ndikim tek ju?

Përgjigje: “Të ftohtët zero” është i

mrekullueshëm. E kam lexuar me kujdes.

Një vështrim i thellë mbi fabulën tepër të

ndërlikuar. Kristofer ishte një ndihmë e jashtëzakonshme

për mua, kontakti kryesor i

imi lidhur me HRT. Libri im është përmirësuar

ndjeshëm pikërisht prej kësaj.

Pyetje: Cila ishte gjëja më e dobishme

që ju ka thënë Kristofer? Cila ishte

gjëja që ju la më shumë mbresa?

Përgjigje: Ai më lejoi të hyja në kokën e

agjentëve, por edhe të bashkëshorteve të

tyre, gjë që më intrigoi jashtë mase. Ka

shumë të ngjarë që një nga gjërat më

tërheqëse që bëmë ishte se ai më dërgoi një

18 55 E diel, 26 shkurt 2012

grup aparaturash në zyrë dhe ne i pamë me

shumë kujdes gjatë shumë netëve me radhë.

Nga kjo përvojë mësova shumë gjëra që i

futa në roman dhe që patën ndikim të rëndësishëm.

Kris më futi në mendime të thella

duke më treguar edhe shumë lloje armësh.

Por djemtë përdorin mendjen në vend të atyre

armëve gjithfarëshe.

Pyetje: Cilat janë lidhjet midis Kristofer

Whitcomb dhe personazhit tuaj krye-

sore, Web London?

Përgjigje: Eh, unë e krijova Webin shumë

më parë se të takoja Krisin. Fizikisht ata

ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Kris është

shumë i gjatë dhe Web po ashtu. Janë në

formë të shkëlqyer. Web në fakt është i shëmtuar

dhe ka marrë plagë nga plumbat, gjëra

që nuk i ka Krisi.

Por fakti është që ata janë të dy shumë

profesionistë. Nuk them dot se mund të

kalosh shumë vite në HRT ashtu siç bën

Përktheu: Rudina Dahri

Intervistë me David Baldacci

Marrë nga Ebooks

Personazhet origjinalë e bëjnë

shumë më tërheqës rrëfimin

Kris apo Web London dhe të mos ndikohesh

nga puna që bën. Që të dy kanë tendencë ta

bartin brenda vetes. Unë e njoh shumë mirë

Krisin, e kam mik të mirë dhe mezi pres ta

njoh edhe më shumë gjatë viteve në vazhdim,

por e përfytyroj se nëse ai lexon Web

London dhe sheh veten tek të njëjtat gjëra

që ai përjeton dhe zotëron, ai do të thoshte

padyshim se ky personazh ka shumë nga

Krisi. Kris është aty ku është, se është vërtet

i jashtëzakonshëm.

Pyetje: Atëherë më thoni a ndryshuat

gjë te Web London, pasi takuat Kristofer

Whitcomb?

Përgjigje: Jo, në fakt jo. U afrova me të

kur personazhi Web po bëhej shumë profesionist.

Mendoj për të dy se suksesi ndodh

kur askush nuk lëndohet dhe kështu ndodh

kur përmbushen qëllimet. Kështu që them

se padyshim e ndajnë edhe këtë gjë bashkë.

Por Kris mbi të gjitha më ka dhënë një ndjesi

se kur është në mes të një misioni, mëson

shumë më mirë se çdo bëjë më tej. Ata dinë

të bëjnë shaka dhe shpesh janë të ndjeshëm.

Çlirimi i tensionit të tyre është një qetësim.

Fakti që kanë një familje tregon që janë

familjarë. i kam thënë bashkëshortes së

Krisit se duhej të ishte e shenjtë për të bërë

këtë gjë prej vitesh të tëra.

Pyetje: Keni bërë shumë studime për

librin tuaj “Pozita e burrit të fundit” po

aq sa edhe për romanin “Të uroj gjithë

të mirat”, por studimi për këtë ishte pak

më ndryshe. Cila ishte më e vështira?

Cila ishte ajo që ju dha më shumë

kënaqësi?

Përgjigje: Kam mësuar të kalëroj, por

edhe të ngas makinën në kohën kur shkruaja

librin “Pozita e burrit të fundit”. Lexoj

shumë libra, kam marrë në intervistë nënën

time, për të rikujtuar fëmijërinë time ndërkohë

që po shkruaja “Të uroj gjithë të mirat”.

Secili nga këto libra përfaqëson vështirësitë

dhe sfidat e veta. Ky i fundit ishte padyshim

shumë i këndshëm në të shkruar dhe më ka

frymëzuar shumë.

Pyetje: Personazhi kryesor i “Pozita e

burrit të fundit” është Web London, një

emër unik. A ka ndonjë kuptim për ju ky

emër? Si ia bën me emrat e personazheve?

Përgjigje: Emri është vërtet shumë i

veçantë dhe mbahet mend kollaj. Zanafilla

e saj mund të zbulohet në vazhdim.

Përpiqem t’i përshtas emrat e personazheve

të mi, të kenë edhe kuptim, patjetër. Në

mendjen time ata janë po aq të vërtetë sa

mishi dhe gjaku. Emrat interesantë janë

gjithashtu një mënyrë e mirë për të dalluar

personazhet.

Pyetje: Ju thoni që emri i Web Londonit

është edhe i veçantë, edhe që

mbahet mend kollaj, çfarë tjetër mund

të më thoni për misterin e këtij emri kaq

unik?

Përgjigje: Po, ka të bëjë me personazhet

që kam future te “Pozita e burrit të fundit”.

E kam shkruar në vazhdimin e këtij libri

domethënien e emrit. Nuk jua them si është.

Jam pak ngacmues.

Pyetje: Pra, nuk keni ndërmend të na

e thoni sekretin e madh?

Përgjigje: Keni të drejtë, nuk do jua them

(qesh).

Pyetje: Web London është po ashtu

një personazh i ndërlikuar në mënyrën

si mendon, si vepron, është vërtet shumë

i këndshëm. Si keni mundur ta krijoni

një personazh kaq të thellë?

Përgjigje: Me çdo libër jam përpjekur t’i

bëj personazhët e mi paksa të ndërlikuar.

Personazhet që janë origjinalë, e bëjnë më

tërheqëse historinë, më të këndshme. Më

kujtohen personazhet e mi që përjetojnë

drama. E di që shumë shkrimtarë besojnë

se thellësia e një personazhi sikur mbetet

prapa kur zhytesh nën faqet e librit. Them

me vete se nuk ka asgjë të keqe me njerëzit

që lexojnë të tilla gjëra, në fund të fundit

po kënaqen me librin. Kur mendon se lexuesi

kërkon ta mbarojë librin brenda pak

orësh, të vjen mirë.

Për të krijuar personazhin e Web London

kam sjellë një milionë detaje të vogla

për ta joshur lexuesin që të mësonte më

shumë rreth këtij personazhi. Ky personazh

është maturuar dhe ka ndryshuar shumë në

vijim të librit. Nga fundi e kuptova se ky

personazh po më drejtonte nga vetja.

Pyetje: Dinamika familjare është një

temë që nuk mund t’i shpëtosh në shkrimin

e një libri. Përse ndodh kjo?

Përgjigje: Jo, është e vërtetë, nuk mund

t’i shpëtojmë dinamikës familjare. Jam ende

studiues i historisë, i së kaluarës dhe besoj

se indikimet e familjes janë shumë më të

mëdha nga sa ne vetë besojmë. Për shkak se

këto ndikime janë aq delikate dhe manifestohen

në vitet e mëvonshme, mua më duket

mjaft tërheqëse. Të përpiqesh të shpjegosh

motivimet e një personazhi në jetë pa eksploruar

të paktën pjesërisht të kaluarën.

Pyetje: A e keni marrë në konsideratë

ndonjë personazh si James Paterson,

Alex Cross etj? Cilat janë avantazhet dhe

disavantazhet që pasojnë, nëse një personazh

rikthehet?

Përgjigje: Web London ishte përpjekja

ime e parë lidhur me këtë që po thoni. E

dua këtë djalosh. Shkrimtari ka një

vetëkënaqësi.

Pyetje: Ju thoni se duhet të ketë një

vazhdim. Deri ku mund të arrijë Web

London? A do të fokusohet historia tjetër

në HRT?

Përgjigje: E shoh këtë personazh të rritet

si karakter. Them se do tërhiqem pak nga

HRT dhe dua ta fus në ambjente të larmishme.

Mënyra se si përfundon libri, të çon

drejt personazhit kryesor. Them se Web London

është i përshtatshëm për shumë skenare

filmash.

Pyetje: A ju pëlqen të takoni fansat

tuaj? Dëshironi të ndani moment me ta?

Përgjigje: Më pëlqen të bëj udhëtime, por

e kam vështirë të ndahem nga familja. Më

pëlqen shumë të bisedoj me fansat e mi. Më

japin shumë kënaqësi. Këto vite kamë mësuar

vërtet shumë gjëra. Ajo që më habit

është se gjërat që fansat mbajnë mend nga

E diel, 26 shkurt 2012

LETRAT

librat e mi nuk janë ato gjëra që unë mendoj

se do t’u lini përshtypje. Mendoja se

gjërat e tjera do të ishin më pak tërheqëse,

por ndonjëherë lexuesit fiksojnë gjërat që

nuk na shkojnë në mendje.

Pyetje: Cila është pyetja më interesante

që ju ka bërë dikush duke ju

kërkuar edhe t’i lini ndonjë autograph

në librin tuaj dhe cila ka qenë përgjigjia?

Përgjigje: Po më ka rënë rasti që të shkruaj

autografe në Cincinnati në mes të një

tornadoje dhe ndërkohë që isha duke folur,

më duhej të përfshihesha edhe unë në sirenat

e tornados, sepse vendi duhej të

evakuohej sa më shpejt. Ata vendosën se

njerëzit do të ishin më të sigurt aty, edhe

pse çatia po niste të krisej. Vazhdova fjalimin

që isha duke mbajtur dhe një zotëri

aty nga mesi i turmës ngriti dorën dhe më

pyeti “Dua të di nëse ka patur në jetën tënde

ndonjë lutje”. Unë ia ktheva “Zotëri, kam

qenë duke u lutur edhe tani që ndodhem

këtu me ju” dhe vura buzën në gaz.

Pyetje: Më pas shkoi gjithçka mirë?

Përgjigje: Sapo mbaroi fjalimi, u futën

policët dhe na thanë “Keni 20 minuta kohë

të shkoni nëpër shtëpitë tuaja, sepse radari

tregon se pas 20 minutash do nisë stuhia”.

Të gjithë më pas e boshatisën ndërtesën ku

ishin futur.

Pyetje: A mund të na rrëfesh lidhur

me zakonet tuaja gjatë procesit të të shkruarit?

A keni një vend ku shkruani? A

ndiqni një rutinë të veçantë që e ndiqni?

A jeni i disiplinuar?

Përgjigje: Nëse nuk jam duke shkruar,

nuk ndihem rehat. Mund të shkruaj në rrethana

nga më të ndryshmet, më të habitshmet.

Mund të shkruaj kur jam në aeroplan

apo ën tren, pse jo edhe mbi varkë. Nëse

pret vendin e duhur për të shkruar, ke për

të humbur frymëzimin. Unë nuk shkruaj

përditë, në orare të caktuara.

55 19

REKLAMA

20 55 E diel, 26 shkurt 2012

Dhimbje e vonuar

Janari, sundimtar vezullues i

zhurmshëm, vrundulloi me rra

pëllimë dhe buçitje erërash

nëpër rrugët e qytetit buzë liqenit.

Ftohtësira hijeshoi akujt e mpakur dhe

era e xhamtë shponte fytyrat, duart,

çdo pjesë të zbuluar.

- Baba, dil tani, mjaft ndenje shtrirë,

- i tha Desada vjehrrit.

Dhimitri, mbuluar me jorgan të

trashë në njërin divan të kuzhinës,

mardhte brenda, teksa jashtë furtuna

fishkëllente e marrosur. Lëvizi ngadalë

përtueshëm. Vuante nga hipertensioni.

Gëlltiti një kokërr të kaftë, pasi e rrotulloi

në dorë dhe meditoi si shpesh herë.

- Helmet, e vetmja kurë, shërimi aty

ku s’e pret. A nuk është e mençur natyra

që mjekon plagët e trupit me helme?

Arsyetimet mërmëritëse të heshtura,

me copëra prej leximeve të shumë

autorëve të letërsisë botërore, ishin

kthyer në mani të moshës së shtyrë, si

punë loje apo mënyrë e kalimit të kohës

në vetminë e gjatë pleqërishte.

Brengë ngashëryese ishte ujët e hollë.

Nuk e zaptonte refleksin e mallkuar,

ngrihej shpesh herë natën. Sapo e zinte

gjumi e gërvishtte fundi i barkut, sikur

kishte dy ditë pa urinuar. Natën e përballonte

disi, po stërmundim qe mëngjesi

kur zgjoheshin të tjerët zinin banjën.

Çohej herët, luftonte me sëmundjen

e mbrapshtë. Ceni ligështues, i pështirë

e mundonte skajërisht plakun e ronitur.

Dremiste pakëz, dëgjonte kërcitjen

e derës së banjës dhe ngacmohej dhimbja

e padurueshme si pickim grere. Zinte

shkarkohej pikë - pikë. Përpiqej me

shpirt ndër dhëmbë, po nuk rezistonte

gjatë, ngrihej me vështirësi. Gjersa përgatitej

dhe zbërthente pantallonat,

gjysmën e kishte derdhur.

Përkundër dëshirës dhe sqimës së

mëparshme, mbante erë bezdisëse.

Sëmundja e tij ishte kujtesë e përçastshme

e vdekjes, paralajmërim i vazhduar,

sprovë e papërballueshme forcash.-

Ngrehu baba, ne burrat ngatërresë jemi

në shtëpi. Todin e pashë, u nis nga bulevardi,

- mbështeti Aleksi të shoqen.

Ajo ngrinte shtresat e inatosur, me

hundën e hollë skuqur si spec djegës.

- Mirë o bir, sa të vishem. Bën

shumë ftohtë këto ditë, s’ke ku shkon,

- u përgjigj i dyzuar, me urtësi.

- Hajde babush, je kockë e fortë, i

kalitur, ngjan si djalë i ri. - Aleksi i përkëdheli

lehtë shpatullat, me dhembshuri.

Dhimitrit i erdhi mirë, u

mallëngjye, i rrodhën pa dashur ca pika

lot. Biri i vërtetë mungonte, ndërsa

ky tjetri ushqehej me mpakjet e shpirtit

të tij. Nuk donte të besonte, as

pikaste njëmendësinë e hidhur, shfaqur

mizorisht e paturp në hijen e Aleksit.-

Pleqëria është e ardhmja e kujtdo. Të

rinjtë që shpërfillin moshën plaken më

shpejt, afrohen në sinorin ku prehen

të shumtët, - përsiati si përherë.

Për Aleksin e shëndoshë jeta qe

arratisje e pakuptimtë nga bota reale,

arratisje nga mendimi se dikur do të

vdiste.Vështrimi i butë i të atit e trondiste

gjithnjë. Ishte djalë me shpirt, po

çuditërisht inferior në raportet e vështira

me Desadën, deri në indiferencë

të pakuptimtë, gjendje e pezullt mes

jetës së vërtetë dhe imazhit të saj. Përjetonte

absurdin e paradigmës moderne,

shpërfaqur dendur viteve të fundit

në qytet.

“ Nuk mund të jesh i lumtur pa

qenë më parë fajtor. ”

Istref HAXHILLARI

Plaku gjithnjë e më rrallë ndiente

ngrohtësinë e shtëpisë. I dukej vetja i

tepërt, si mobilje e vjetëruar, që zinte

vend, pengonte të tjerët. Vetminë s’e

përzgjodhi, nuk do ta dëshironte kurrë,

po ajo e kaploi tinëzisht. Përimtonte

se gjithçka i ndodh njeriut në

lakun kohor të jetës është parapërgatitur

pa kuptuar prej atij vetë.

Ku gaboi në rrjedhën e viteve të

shkuar?

Pyetja munduese e kahershme

mbetej gjithnjë torturuese pa përgjigje.

Dy nipërit e rritur, zënë në grackën

e jetës, pothuaj nuk i shihte. Më

afër i qëndronte mbesa, nxënëse në

vitin e fundit të gjimnazit. Si rregullohej

e lyhej gjatë përpara pasqyrës,

Greta nuk i afrohej si më parë. Nga

pragu i derës përshëndeste.- Ditën e

mirë gjysh, të puth.

Plaku kishte pikasur disa herë vajzën,

tek zinte hundën me dorë kur hynte

në kuzhinë dhe i sëmbonte shpirti.

- S’ka faj, - vuante gjithnjë e më

tepër, - kështu si jam katandisur duron

shumë.

Pastaj i foli vetes gati me zë sipas

zakonit vjetarak.

- Greta e re është e lumtur se ka

moshën për të rrëmbyer të bukurën.

Mua më ka humbur kjo aftësi, më ka

zaptuar fundi i pashpresë, vyshkja,

venitja. Pleqëria nuk mund të jetë kurrë

e lumtur, e përjashton çdo mundësi

të tillë. Mosha e shkuar qenka gërryese,

më e rëndë nga çdo fatkeqësi tjetër.

Vështroi fytyrën në pasqyrën e banjës,

nuk iu duk shumë pa rruar. U vesh,

vuri kollaren vishnje që kishte filluar

të rripej rreth qafës, i futi krahët palltos

së madhe dhe doli ngadalë me

rënkime prekëse. Ftohtësira i hyri

nëpër rroba. U drodh nga thëllimi,

nxitoi hapin. Shkopi që nuk e ndante

prej vitesh zuri të zhurmojë me trokëllitje

monotone nëpër asfalt.

- Sa të lëviz pak do të ngrohem, - i

dha kurajë vetes.

Kapërceu rrugicën, dy pallatet përballë

dhe trokiti në ballkonin e Limit.

Priti gjersa u dëgjua zëri i ngjirur

shoqëruar me kollën e paprerë të duhanit.

E pinte shumë, paketën nuk e

ndante asnjëherë, sa shuante një cigare

ndizte tjetrën. Dhimitri i fliste shpesh,

donte t’ja largonte vesin vrastar, por

ai nuk i vinte veshin.

- Miti, kështu si e ke zënë do të

ngjallesh lugat kur të shkosh në botën

tjetër, do të më trembësh natën në

gjumë. Shumë herët je, ku të mbytemi?

Limi, gjashtë vjet më i ri, mbahej

mirë, bënte shaka të holla ndaj të gjithë

e donin. Magazinier ushqimesh, gjithë

jetën e pati kaluar fol e qesh.

- Leri fjalët e ngrehu apo të të ze

me këtë mikun që kam në dorë, - ktheu

shpotinë si me zor pa lëvizur asnjë

muskul në fytyrën e rrudhur.

- Atë kot e mban, nuk të hyn më

në punë, - u tall Limi nga brenda,

ndërsa vishej me nge.

- Zoti Dhimitër, urdhëro brenda, -

e ftoi nga kuzhina plaka e shtëpisë.

- Një herë tjetër, Esma. Nxirre atë

burrin llafazan, ç’e mban brenda, apo të

të pengojë kur pastron e rregullon shtëpinë.

Limi kishte tjetër pahë në shtëpi.

Nusja e djalit, fisnike me edukatë aristokratësh,

nuk i kthente kurrë fjalë

vjehrrit, e dëgjonte dhe sajdiste. Me

Esmanë ndante vitet pa ngjyrë të

pleqërisë. (vijon ne faqen 22)

LETRAT

Kontaktoni në florislatina@yahoo.com

Mbeten në mbretërinë e zemrës

Gioconda BELLI

Dhe zoti me beri femer

Dhe Zoti me beri femer,

me floke te gjata,

sy,

hunde dhe goje femre.

Me linja

dhe kurba

dhe valezime te buta

dhe me germoi brenda,

me beri nje prerje te qenieve njerezore.

Endi me delikatese nervat e mia

dhe i balancoi me kujdes

numrin e hormoneve te mia.

Kompozoi gjakun tim

dhe me injektoi me te

qe te vadiste

te gjithe trupin tim ;

linden keshtu idete ,

endrrat

instiktet.

Te gjitha qe krijoi butesisht

gdhendur me fryme

dhe zhbiruar me dashuri,

jane mijera gjerat qe me bejne femer çdo dite

per te cilat zgjohem krenare

çdo mengjes

dhe bekoj seksin tim.

Andre LAUDE

Boje dhe gjak

E bëj jetën time natë pas nate një grumbull plehrash.

E bëj jetën time një kronikë të mjegullt.

E bëj natën time një kryqëzim fantazmash.

E bëj gjakun tim një lumë të gjatë

që rreh në tëmthat e mi.

E bëj frikën time një zog bardh e zi

E bëj një zog të ngordhur, të kalbur,

fëmijën që do të kisha mundur të jem.

E bëj fëmijën një zjarr të çmendur, një pirg hiri.

E bëj vdekjen time të ardhshme një gosti gjarpërinjsh.

E bëj një gjarpër litar për të varur veten.

E bëj një heshtje të gjatë, të thellë, testamentin

e gjithçkaje që qe shkatërrim, tmerr, mërzi,

ndarje dhe çirrje të pafundme.

Urinoj bojë dhe gjak.

Urinoj bojë dhe gjak.

Këndoj mbi turrën e ndëshkimeve.

Khalil Gibran

Trishtimi

Pyes trishtimin dhe zbuloj

Se nuk e ka dhuntinë e fjalës

E megjithatë po të mundte

Jam i bindur që do të shqiptonte

Një fjalë më të ëmbël se gëzimi

Të kthehesh fëmijë

Gjërat që fëmijët duan

Mbeten në mbretërinë e zemrës

Deri në plakje

Gjëja më e bukur e jetës

Është se shpirti ynë

Ndal fluturimin

Në vëndet ku njëherë një kohë luanim

Albert SAMEN

Ka mbremje

Ka mbremje kur dhe lulet me shpirt me duken mua,

Kur endet nje si ndjenje pendimi ne ajri

Kur zemra me e fshehte, e mbyllur me nuk rri

Po psheretin e shkrihet me mall e dashuri.

Ka mbremje kur dhe lulet me shpirt me duken mua

E ne ato mbremje jam i dhemshur si nje grua.

Mengjese ka te qarta, me trendafila veshur

Kur shpirti gurgullon si ujrat tatepjete,

Kur, qielli kumbues Pashke- jehon dhe zemra vete,

Kur mishi eshte pa njolle,ndergjegja pa te mete.

Mengjese ka te qarta, me trendafile veshur

Ne ato mengjese jam si nje femije i qeshur.

Ka dite gjithe zymti, kur jeta s'vlen aspak

Kur zemra, mijera vjeç e vjeter, sa s'pushon,

Kur pluhuri harreses te shkuaren mbulon

Kur zbehet gjithçka e shuhet e mbaron.

Ka dite gjithe zymti, ku jeta s'vlen aspak,

E ne ato dite jam i kerrusur si nje plak.

Ka nete kur dyshimi dhe ankthi na cfilit

Kur shpirti, duke zbritur spiralen gjer ne fund,

I zbehte, pezull mbi te tmerrshmin pafund,

Ndien eren e humneres qe hapet gjithkund.

Ka nete kur dyshimi dhe ankthi na cfilit

Dhe ne ato nete jam ne terr si nje mehit.

Henri MURGER

Balada e te deshperuarit

-Kush po troket aty ne dere?

-Hape jam une -Kush je ti?

Ne mes te nates, Zot i ndjere,

S'e kam zakon te qas njeri.

-Hape!-Kush je?-Bore e acar!

-Hape!-Kush je?-Oh, hape shpejt!

-Me thuaj emrin!-Si ne varr

kallkan jam bere e ngrire krejt.

Me rane kembet gjithandej,

Ec edhe ec e mos qendro

Ne kend te vatres me jep leje

Te ulem pak,-Akoma jo!

Si ta thone emrin?-Jam Lavdia

Qe shpie ne pavdekesi

-Shko tutje, moj hije mavria!

-Te lutem merrme ne shtepi!

Jam Dashuria dhe Rinia

Dy cilesi te Zotit vete

-Shko n'udhen tende! Me la vete

mikesha, e me mbuloi zia.

Jam Poezia e jam Arti,

Me ndjekin hape!-S'te pranoj

S'ndjej frymezim me prej se larti,

As emrin mikes s'ja kujtoj.

Jam Kamja, hape deren tende

Kam xhevahire e pare plot,

Te kthej mikeshen qe permende...

-Po dashurine a ma kthen dot?

Une jam Pushteti! te kam prure

Ty spektrin!-E ç'rendesi ka?

A mund t'i ngjallesh dot ata

Qe iken e me s'kthehen kurre?

Po qe se ti deren ja çel

Vetem atij qe emrin thote,

Jam Vdekja, hape, po te sjell

Balsam per ç'do lengim ne bote.

Mund te degjosh ne timin brez

Si tringellijne me ze kobi

Çelesat e varreve te zes,

ku dergjet e kalbet robi.

-Urdhero brenda, o e huaj

Pa mish ne trup, pa pike gjak.

Urdhero brenda e mos druaj,

se po te pret nje varfanjak.

Hyre! Jam lodhur nga kjo jete

pa shprese dhe pa ngushellim

doja te vdes me te vertete

Po nuk merrja dot guxim.

Urdhero brenda, o mike e mire,

Dhe ha e pi ç'te deshirosh

E si te ç'lodhesh ndaj te gdhire

me merr dhe mua kur te shkosh

Te prisja, do te ndjek pa droje

ku te me shpiesh do te vij,

Por lere qenin tim te rroje,

Se, te me qaje, s'kam njeri...

E diel, 26 shkurt 2012

55 21

LETRAT

Kontaktoni në florislatina@yahoo.com

Andi KOSTA

RRËFIM ZONJUSHËS X

Vendosa më së fundi t'i rrëfehem kujtimit tënd, tashmë të largët,

shumë të largët. Këtij katakombi vetullngrysur, por çuditërisht të

veshur me ajër të bollshëm (natyrisht mungon perdja prej gize),

lidhur me pranga, duke pritur verdiktin, i mora hua gotës - metalin dhe lugës

- tingullin ngjethës. Po të shkruaj, ose më mirë prish e shprish mbi metal herë

iniciale, herë fraza të gjymta, herë fjali të paplota. Nuk e di pse ti. Nuk e di pse

ti në këto momente. Nuk e di pse ti në këto momente jashtë kontekstit të

zakonshëm. Nuk besoj se kujtesa - memece qysh prej disa javësh, do të bëjë

naze. Për të qenë më konciz, gjatë endjeve të pamata, gjeta diku një palmë të

vetmuar rrethuar ngado me masivë të bardhë puplorë, të ngjeshur sa dengu i

prangave që mbaj ndër kyçe. Bri palmës gjeta një gavetë dalë jashtë përdorimi.

I etur siç isha, piva me fund myshkun dhe nisa papritmas të nxjerr vrer.

Palmës i erdhi pështirë, mbylli sytë, ktheu kryet dhe zuri të nxjerrë edhe ajo. I

kërkova ndjesë me gjysëm shpirti, i lëmova ballin vurrata-vurrata dhe i kërkova

strehë. Nuk hezitoi, veçse më paralajmëroi se aty rreth mesnatës do ta kisha

pisk. Pa e ditur u shtriva në njërën prej brinjëve të saj, dalë vendit prej mëse dy

muajsh. Çuditërisht mesnata nuk m'a prishi atë pak gjumë, pas të cilit pata

renduar pothuajse për ditë të tëra. Nuk më kujtohet kur u përmenda për të mos

e gjetur veten në shtratin-brinjë. Palma ish zhdukur. Me siguri mesnata në

shenjë hakmarrjeje ose për forcë të zakonit e kish gllabëruar në vend të presë

(meje). Me mollëzat e gishtave hapa një shteg mes dengjeve dhe sapo u bëra gati

të arratisem, një dorë e fortë më përfshiu për zverku. Më plasën këtu ku jam

tani, duke kryer arrestin e pendestarit deri në verdiktin (që për habi), më duhet

ta jap vetë. Më kanë dhënë veç një sekondë kohë për të marrë verdiktin. Në rast

të kundërt do të më dënojnë me lirim nga burgu dhe do të m'a fshijnë emrin nga

dosja famëkeqe. Për të qenë më i saktë, këtu një sekondë është e barasvlefshme

me "sa të duash". Domethënë "mendohu sa të duash dhe kur të jesh gati, na

njofto!". Më ofruan të rrëfehem për "çfarë të dua", "për kë të dua" dhe së fundi,

pasi të jem vetërrëfyer, do t'i jap vetes verdiktin: ose qëndrimin në arrest, ose

lirinë. Personalisht preferoj të parën. Ndjehem më komod në këtë katakomb

sesa mes korridoreve pafund të dengjeve. Të paktën këtu marr frymë lirisht, ha

sa të dua, prangat mund t'i heq kur të dua (preferoj t'i mbaj që kyçet mos më

dalin jashtë kontrolli), mund t'a hap derën e qelisë kur të dua, mund të shullëhem

në diell sa të dua... Po pse ti? Pse ti? Ma vështirësove punën. Gjysma e së keqes

ndodhi. Tashmë kam dikë për të cilën mund të mendoj. Kjo bën që gjysmë

sekonda e mbetur të më tërheqë furishëm drejt verdiktit. Në dhomën ngjitur,

Këshilli i Pengjeve pret zemërngrirë. S'mundem të mos shkas rrokullimës tashmë

që ti më ndjek pas si ndonjë ortek pa fre. Siç ndodh rëndom, takohen dy të

panjohur në udhën e madhe, veshur me patina e blu jeans, shkëmbehen si malli

me para të thata në dorë dhe së fundi ritakohen të paketuar e vulosur në ndonjë

cep supermarketi. Ti kundërmon era vanilje, një dorë e kujdesshme të vendos

mbi peshore, një dorë më pak e kujdesshme të vendos brenda një plastmasi. Më

vjen rradha mua. Më shohin vulën, datën e skadencës, ndonjë zonjë e fisme më

nuhat frymëmarrjen e paketuar bukur. Paguajnë për ne dhe dalin. Ti në një

sqetull, unë nën një tjetër sqetull. Rishihemi të flakur në koshin e mbeturinave.

Dëgjohet zhurma e plehrangarkuesve. Cilësuar si mall që mund të përpunohet,

ritakohemi në fabrikë. Riformësohemi tashmë të njohur të vjetër. Më fton për

një çaj në shtëpizën tënde prej dylli. Dalim... Ndjej trokitje në pragun e qelisë.

"Sa të duash" - gardiani vjen për të më kujtuar gjysmën e gjysmës së sekondës

mbetur ende. Më qeras me një cigare. Më shkel syrin. Del. Po i qasem verdiktit.

Duhet të mos i zhgënjej bastvënësit - komisionerë. Disa nga ata kanë vënë bast

se kam për të zgjedhur dengjet, jo katakombin. Nejse, pasi dolëm nga shtëpia

jote prej dylli, shëtitëm blireve. Nata na zuri në shtëpizën time prej kompensate,

ku mezi darkuam për shkak të errësirës. Ti ishe shndërruar në breshkë;

zvarriteshe e zvarriteshe, pa arritur dot në krye të shkallëve, ku të prisja. Së

fundi m'u desh të zbres, të të marr ndër krahë, duke vuajtur doemos prej peshës

së zhguallit tënd. Nuk më frikësoi pamja jote. Kishe mbetur po aq tërheqëse sa

përpara konvertimit. Gjithë kohës të kam ledhatuar zhguallin e lëmuar, ndërsa

flije e tronditur. Diku aty nga mesnata, u zgjova duke ndier peshën e zhguallit

tënd mbi kraharor. Lëviza kujdesshëm dhe u rehatova në kolltukun pranë televizorit.

Rreth treshit të ndjeva tek këmbët e mia. U ngrita, hapa frigoriferin dhe

të mëkova me qumështin prej vesë barishtesh. Më buzëqeshe mirënjohëse (si

dikur), dhe re në gjumë të thellë. Rreth gjashtës, teksa më doli gjumi, pashë se

ishe zhdukur. Më pate lënë një dy gisht letër, ku përziheshin të puthura e porosi

pa fund. Renda përjashta, por nuk të pashë gjëkundi. Në mbrëmje si zakonisht

po kthehesha prej punës, kur ti duke u zvarrisur më preve rrugën dhe më lute

me sy nëse mund të bujtje përsëri në shtëpinë time. Të mora përsëri hopa, të

ushqeva dhe të vura në gjumë. Re në gjumin më të thellë të jetës sate. Vetë, u

përpoqa të mos mbyllja sy. S'mund të lejoja të më ikje ashtu pa u ndier. Por ti

nuk shkove gjëkundi. I lodhur siç isha prej natës, pasi sigurova dyer e dritare,

rashë në gjumë si i vdekur. Ti ndëkohë ishe ngritur, pate larë enët e së mbrëmshmes

dhe po gajaseshe teksa shihje në ekranin e stërmadh, "Show-n e Inteligjencës"

transmetuar në dixhital...

E nesërmja, ah e nesërmja, na preu në besë. Ndeshur me udhëkryqin, u

ndamë pa u shpjeguar. S'kish pse. Pastaj ndesha palmën...

"Sa të duash" sekonda pushoi së rrahuri. Mbarova edhe unë.

Po tërhiqem të marr vendimin...

Pogradec 2005

22 55 E diel, 26 shkurt 2012

(vijon nga faqja 21)

Dhimitrit i pat vdekur gru

aja dhjetë vjet më parë nga

një pleurit i vjetër. E treti

e bëri pe, nuk ndihmuan as ilaçet as

doktorët. E vizituan te mjekë të mirë.

Bënë gjithçka mundën, po mushkëritë

e saj erdhën duke u shuar. I këshilluan

ta merrnin në shtëpi, të kujdeseshin.

Ditët e saj patën shteruar.

- Ç’më bëri Tinka e shkretë, më

thau krahët, - mërmëriti, - ku ta gjej

t’i vete pranë, po Zoti ka harruar të

më marrë.

- Shtegu i pleqërisë përmes jetës

qenka i zënë me kujtime trishtuese.

Të hanë ngadalë, të mundojnë pambarim

- përsiati i vrarë, tërë pezm.Nuk i

shqitej nga mendja e shoqja, kur dha

frymën e fundit. Sytë i mbante drejt

tij, nuk i largoi asnjë çast, gjersa vështrimi

u nguros në zbrazëti. Goja i

kishte ikur prej tri ditësh. Sidoqë mundohej

e lëvizte buzët, s’nxori dot asnjë

fjalë. Ç’deshi t’i thoshte? Ç’brenga

mori me vete në varr? Kurrë nuk e

harronte atë çast. Sa herë e kujtonte i

mbushej shpirti, ngashërehej. Esmaja

i ndërmendi Tinkën, çastin e prapmë,

sytë e saj kur shuheshin. Lotët vrundulluan

nëpër mollëzat e zhubrosura.

Nuk ka ngushëllim më të mirë se

lotët dhe mendimi që pranon fatkeqësitë

tona.

Pleqtë morën rrugën nga liqeni.

Kur u afruan te stolat u zunë sytë nja

pesë a gjashtë pleq të kruspullosur që

luanin me letra. Stolat ishin shtëpia e

dytë me gravitet tronditës që i tërhiqte

si me magji, pastaj i çirrte me kujtime

vjetërishte.

Dielli i zbehtë kishte nxjerrë syrin

mbi Malin e Thatë, thëllimi po firohej

ngadalë. Limi gërmoi nën ligustra,

nxori dy fije karton që i fshihte çdo

ditë. Zunë vend dhe hapën dominotë.

Kënaqësi varfanjake e pleqërisë.

Loja sikur i largonte nga dukja e

jashtme, harronin të ftohtin, hallet,

harronin pleqërinë. Dy a tri herë Dhimitri

u ngrit, shkoi prapa varkave. Çdo

herë kthehej me një vurratë të lagur si

hartë përpara. Binte erë së largu.

- Në gjol apo në pantallona e bëre,

- e ngiste Limi pa droje, leqendisur

nga era e rëndë.

- Më ler rehat se në majë të hundës

më ka ardhur, - ia ktheu i brenguar.

Pas një copë here cingërima rrëshqiti

dhunshëm nëpër trupat e mpakur

dhe zunë të dridhen. Ndërprenë lojën,

lëvizën pakëz në bulevard, pastaj u

kthyen ngadalë. Nxirë nga të ftohtit,

të lodhur, me këmbët që u dridheshin

sa mezi qëndronin, u afruan në qendër

të qytetit. Ishte herët t’i qaseshin shtëpisë.

Dhimitri s’kishte të holla. Kur

rastiste në humor të mirë Desada i

hidhte ndonjë mijëshe nga pensioni i

tij, po dendur nuk kujtohej në një

shpërfillje të skajshme, mizore.

Limi nxitoi hapat nga klubet radhitur

njëri pas tjetrit përkundrejt shetitores.

Hynë te lokali i Xhoxhit, ku

vinin sa herë e sillte rasti. Klientët e

rrallë i përshëndetën me nderim, pastaj

u liruan tavolinën pranë sobës me gaz.

- Uluni, paski ngrirë. Janari vetëm

me emrin të than, - i ftoi me respekt

Dhimbje e vonuar

Istref HAXHILLARI

Xhoxhi.

- Faleminderit, pleqëria paska qenë

zeher, - ua ktheu Dhimitri me zë të

zvargur pleqërishte dhe rënkima të

dhimbshme.

Vite të shkuar pat qenë drejtor i

nderuar si rrallë të tjerë, i mençur e i

dashur me njerëzit, u gjindej në të

mira e të këqija. Të tjerët ruanin kujtime

të shumta dhe i përmendnin mes

tyre sa herë e shihnin plakun e rrëgjuar

kockë e lëkurë.

- Nuk kishte si drejtor Dhimitri,

po të jepte fjalën e çonte gjer në fund.

I donte njerëzit, i besonte dhe u gjendej

kurdoherë pranë.

Kujtonin raste laramane të një kohe

perënduar përgjithnjë nëpër humbellën

e viteve të largta. Plaku dëgjonte e

ndihej mirë. Pastaj i shkonte mendja

te shtëpia, hallet e pleqërisë dhe ngrysej

i pezmatuar. Kishte nga ata që u

vinte keq kur e shihnin në atë gjendje

të mjeruar. Fajin ia vinin kohës dhe

pleqërisë. Nuk dinin dertet e tjera

shumë më të rënda.

- Dëgjoni o djem dhe mbajeni

mend, - zuri të fliste Miti me ndërprerje

zëri dhe pamje të urti, - tri janë të

këqiat e kësaj bote; vdekja në të ri që

nuk e mban dheri, fukarallëku në

pleqëri dhe sherri në shtëpi.

Klientët e Xhoxhit zunë të bluanin

kuptimin e fshehtë të fjalëve dhe

mendonin fundin e ligështuar që e pret

cilindo në këtë botë. Dhimitri, trembur

për fjalët që tha, ( Zot na ruaj po

t’i vinin në vesh nuses së djalit! ) e

harroi kafenë. Po e hante me dhëmbë

jetën e tij të përkorë. Ndodhej jashtë i

përzënë nga festa e jetës, kishin shteruar

motivet e ekzistencës, shpresat e

së ardhmes. Ditët e pleqërisë rrjedhin

më shpejt se në rini, sikur nxitojnë të

rrokullisen me shpejtësi drejt fundit.

Përfundimi i tërë meditimit të trishtë

ishte ndjesia e të qenit vetëm, krejt i

vetëm në botën e madhe, të mbrapshtë,

çuditërisht e ngushtuar së tepërmi.

Shpirtin e prekshëm, të lënduar e mbyti

angushtia.

- Pije kafenë, u ftoh, - zuri nga të

tijat Limi. - Ky plaku tha tri të këqiat

e tij, po unë them se ka edhe tri të

tjera, - iu drejtua dëgjuesve të pakët.

- Kafeja e ftohtë nuk pihet, çorba e

ftohtë nuk hahet, gruaja e ftohtë nuk

zihet me dorë.

Qeshën të gjithë me shakanë, që

zbuti disi kumtin e hidhur të Dhimitrit.

Pasi kaluan njëfarë kohe në klub,

u nisën drejt shtëpisë. Rrugët e qytetit

kërcitën sërish nga çukitjet e njohura

të shkopit.

I lodhur, mardhur nga cikma,

Dhimitri hapi derën. Hoqi këpucët,

pallton dhe shikoi nusen e djalit. Desada

mezi e duronte, po ç’të bënte?

Plaku vetëm Aleksin kishte. Tinka deshi

të bënin një vajzë, po ai e la pas dore

zënë me punë të shumta, gjersa nuk

kishin mundësi të lindnin e rritnin

fëmijë.

- Mirë e pati e ndjera, vajzat paskan

qenë ilaçi i pleqërisë, balsami i

vetëm i ditëve të fundit, - përimtoi i

nemitur tepër vonë.

- A mbarove moj bijë? - iu drejtua

butësish, me rënkima prekëse Desadës

së vrazhdë.

E nervozuar, me hundën e hollë të

skuqur e mavijosur, ajo bëri sikur nuk

dëgjoi dhe vazhdoi të hidhte andej -

këtej rrobat.

Plaku u afrua pas sobës, ngrohu

duart e mardhura vetëm për një çast,

pastaj u ngrit të shkonte në banjë.

Nusja e pa me inat dhe u shkreh si

përherë.

- S’na le të bëjmë një punë tamam,

një e dy në banjë, ç’është kështu me

ty, vetëm të pengosh di?

Sjellja e saj, kënaqësi e baltosur

brenda kraharorit, ngjasonte me tesha

të errëta që u shkonin për shtat huqeve

dhe fytyrës së skuqur. Mendonte si të

qe jashtë kohe, sikur nuk do të gremisej

në honet e thella të moshës së shtyrë.

Kjo e bënte tejet mjerane.

Miti e vështroi me keqardhje, më

shumë për të se veten e tij. I duruar,

me shpirt të madh e mendje të kthjellët,

përpiqej të mos linte asnjë shkak për

grindje, po nusja çuditërisht qëmtonte

ngasje të marra, të pakuptueshme e

të kota për të rraskapitur plakun.

- Ah, moj bijë se mos dua, nga e

liga e kam.

Zbehur së tepërmi, nuk ndihej

mirë, merrte frymë me vështirësi.

Llokoçitja e çrregullt në anën e majtë,

që e zuri teksa i afrohej shtëpisë, tani

u shtua shumë si asnjëherë më parë.

U mbështet dhe priti shpresëvagëlluar

të rimerrte veten. Nuk bëri zë, as u

ankua i përhumbur në dhimbjet gërryese

të trupit dhe shpirtit të ciflosur.

Kujtesa po kondensohej dalëngadalë

në një pikë të largët të avullt, nuk

shquante qartë të tashmen, as të shkuarën

me të cilën jetonte prej vitesh

në vetminë e vonë.

- Kur afrohet fundi nuk mbetkan

as kujtimet, po vetëm fjalë gjysmake

të copëzuara, lëmosha e pakët që na

lënë vitet, - nëpërmendi i përhitur në

një tymnajë që po i zaptonte krejt qenien

ngadalë, por e sigurt.U ngrit me

zor, piu një hape dhe u shtri. Këmbët

e mpira nuk i ndiente, s’merrnin të

ngrohtë, po i ftoheshin ngadalë gjithnjë

e më shumë. Teptisi dhunshëm

përhumbja, një gjumë i pluhurëzuar

si vizitë miqësore e përjetësisë. Ndieu

se vdekja po vinte të shteronte

pleqërinë, ta zhvishte nga mëkatet.

Në dremitje iu shfaq Tinka, e merakosur

siç kishte qenë gjithnjë. Mbështeti

dorën e ftohtë në ballin e djersitur

dhe i pëshpëriti ngadalë e vendosur.

- Miti mjaft vuajte, eja me mua,

këtej do të jesh më mirë...

Të nesërmen e gjeti i biri të ngurtësuar

syhapur, të lagur e kruspullosur.

Kishte pushuar së ekzistuari, qe kthyer

në kujtim. Vitet pa ngjyrë të

pleqërisë shteruar mizorisht në vetmi.

Aleksi ndjeu natyrën e vet morale

t’i shkërmoqej në copëza. Përgjonte

kufomën e të atit, tek rifitonte përkohësisht

pamjet e mëparshme gjatë përshpejtimit

të prishjes si në një film me

xhirim të ngadalshëm. Thërmia kujtimesh

të hershme u pleksën së toku

dhe u përlot.

Dhimbje e vonuar si trokitje në

shkretëtirë.

Janar 2012

LETRAT

Kontaktoni në florislatina@yahoo.com

Diskurset e reja poetike

Flamur MALOKU

Poezia e krijuar në de

kadën e fundit nga brezi

i ri i poetëve në Kosovë,

të cilët tashmë identifikohen edhe

si emra në letrat shqipe, shihet se

formësojnë shenjat e veçantisë

poetike, duke e shpierë poezinë

shqipe nga empiria në vijën figurative

të lojës infinite.

Figurat, në veçanti metafora në

kohën poetike të totalitetit ekzistues

të këtij brezi, shenjojnë

bredhjet poetike, brenda vet korpusit

të shenjave hapësinore.

Fenomeni universal, intenca e

hulumtimit dhe eksplorimit, do të

qëndrojë brenda lojës së shenjave

dhe jashtë kufijve të lojës. Poezia

kushtimisht e dëshiron lojën e

shkrimit. Nga kjo lojë, poezia e

brezit të ri zgjon krësheri të madhe

për lexuesin. Arsyeja e zgjimit

të kureshtjes për lexim të poezisë

së këtij brezi është se shenjat dhe

loja poetike shihen potenciale

karshi strukturës totale. Andaj, ky

brez krijuesish zgjon tek lexuesi

një lloj emocionaliteti gjatë leximit

të strukturës poetike, duke e parë

përherë intrigën shenjuese universale,

që në një farë kuptimi shohim

edhe intrigat e lojës figurative.

Dihet se gjuha e figurës është

gjuhë e iluzionit/fiksionit. Kështu,

në ecje të ngadalshme të filozofisë

vërehet se poiesisi i krijuar

nga brezi i ri jeton vetëdijshëm në

vorbullën e anonimitetit si vetë

personale, duke të dhënë gjithnjë

zeron e shkrimit. "Zeroja e shkrimit/poezisë

është gjuhë që ia

kthen përherë shpinën personales,

duke e dashur gjithnjë metaforën

si ekzistencë".

Fryma e poiesisit

Ag Apolloni në librin poetik

"Zomob" (2009), rikontekstualizon

arkishenjat mitike/biblike, në

Gjenezën e Re, në Farën e Re të

shkrimit. Mirë komunikon shkrimi

biblik në figurën e temën personale.

Ky relacion intertekstual

njëherësh shtreson tema e mitema,

çdoherë në nivel figure. Në

këtë vijë Zomb shtron përpara lexuesit

semantik filozofinë e rrjeteve

tekstore, botën e universit poetik.

Diskursi riformulon figurat

mitike/biblike për tekstin e ri. Aty

ku përqafohet diskursi biblik/mitik,

shenjat në përhershmërin tekstore

universalizohen. Rikontekstualiteti

i figurave biblike/mitike

sugjeron përherë konteksin personal.

Relacionet kategorizohen në

stilin e ri, në gjenezën e re të shkrimit.

Arkifigurat janë aty përherë

si frymë universale për tekstin fiksional.

Nëpër këtë rend të ribërjesë

figurative/tekstore, formulohet

jeta përballë gjenezës së re mitizuese.

Kërkimi i këtillë lakohet

Figura asnjëherë nuk e duron deklarimin e vetës personale. Marrë në këtë përhershmëri të arki-gjenezës krijuese, bota e shkrimit/poezisë

nga ky brez do të hapë vetvetiu rrjetet brenda domenit/figurës, andaj poezia përherë shkruhet në kërkim të universales, e cila nuk mbyllet

në vetvete, edhe atëherë kur i referohet jetës personale

vazhdimisht në diskurs, sepse

empiria lakohet në figurat e arkifigurat

përzgjedhëse.

Në të gjitha variantet tematike

Zomb është tekst i dashurisë, duke

e ruajtur përherë farën e dashurisë.

Gjeneza e re personale, është gjenezë

për dashurinë, dëshmi për të.

Zanafilla e dashurisë njeh dhembjen/përjetimin

e thellë empirik në

variante e invariante të tekstit/diskursit.

Duke u rimarrë Zanafilla

Biblike, mitizohet e dëshmohet

Zanafilla e dashurisë personale.

Varianti i zanafillës biblike i jep

shumë invariantit/tekstit të ri. Aty

ku zë fill krijimi i botës/kozmosit

nga Zoti, tash në shkrimin e Ag

Apollonit krijohet dashuria personale

bashkë me botën/kozmosin.

Zia/Shkrimi

Ervina Halili në të dy vëllimet

poetike "Trëndafili i heshtjes"

(2004) dhe "Vinidra" (2008), pëlqen

vetëartikulimin e dhembjes poetike.

Dhembja komunikon me shkrimin.

Shpirti nënvizon figurën,

e figura nënvizon shpirtin. Pra,

Ervina Halili prek shenjën artikuluese

ndërmjet Heshtjes/Pagjumësisë/Zisë.

Poetika në heshtjen e

madhe riartikulon rrugën e

metaforës.

Nëse te vepra e parë "Trëndafili

i heshtjes" pikëllimi hapet si totalitet

i subjektit, në veprën "Vinidra"

pjestohet fati i zisë. Poetika

e tillë njeh relacionet që lidhen e

fshehen në tekst. Shkrimi mbulohet

për të dalë i provuar. Pra, bëhet

modeli i zisë, duke lidhur kohë/

jetë/ambient. Ky model i përshtatet

individit, tekstit, në sprovim të

fatit. Zia krijohet nga dashuria e

braktisur. Terri në shpirt shtrin

krahët në valën e harrimeve. Nga

nënteksti i figurave formulohet

gjuha e gjakimit, që përherë ngritët

në përcaktim fati e jete. Kështu

në kohën krijohet një vetmi e

zezë, e cila në gjuhën e kuptimit

bëhet hije neutrale, gjakim jete.

Kjo i jep lëndë gjithë poezisë, e cila

ngritët në tejkalime të çdo gjëje

tokësore.

Duke identifikuar diskurset

poetike të Ervina Halilit në përcaktim

fati, nyjet poetike sa vijnë e

zmadhohen, për të marrë frymë lirshëm

poezia. Subjekti rikthehet

bindshëm në kohën e vetmisë, për

të ribërë vetminë poetike, duke

sugjeruar rikthimin në fillim të

universit në poezinë shqipe.

Brishtësia poetike

Donika Dabishevci në librin

"Imazhe të brishta" (2004), rigjenë

fijen e brishtë poetike. Figura zgjatet,

shkallëzohet në hyrje të

imazheve poetike. Duke depërtuar

gjithnjë mbi imazhin e brishtë

shpirtëror, karakterizimet diskursive

kanë prekur pothuajse edhe

qiellin. Subjekti ligjërues e ka të

qartë se jeta është vjeshtë e brishtë

në esencë. "Nëpër këto sprova

të përditshme subjektive, mërzia,

dhembja, bëhen të mëdha, të cilat

dashurisht tashmë kacafyten

ndërmjet vete në trupin-shpirtin,

duke shkaktuar përherë largim e

heshtje të brishtë". Kacafytja në

emër të jetës, e lidhur me një shkallë

njohje të karakterizimeve, riformulon

dhomën e kujtimeve të

jetës. Kujtimet në hyrje e dalje japin

Teksin/Veprën. Mjafton kjo për

poezinë. Shumë me mall, rikujtohet

ëndrra e dikurshme. Dashuria

fillon e gjurmohet, nga jashtë shiu

rikthen pamje të fytyrës. Në

prishjen e kujtimeve të dikurshme

tash rizbulohet Vepra/Jeta/Arratisja.

Ky ligjërimi bëhet më i pëlqyer

në suaza të unitetit për poezinë.

Ngado që ta marrësh, diskursi

poetik mbështjellet nga metafora

e brishtë, nga një univers i brishtë.

Donika Dabishevci vjen në

poezinë shqipe, ashtu e dashuruar

në brishtësinë poetike, e cila

tashmë koncentrohet në emocionin

e veçantë të Veprës/Shkrimit.

Lakimi i shpirtit

Kreshnik Berisha në metaforën

e natës së zbuluar, ligjërimi do të

njeh zbutjen shpirtërore. Poezia e

përqafon zbutësinë në jetën/universin

e saj. Te ky autor është fryma

e re, diskursi i ri, që kryqëzohen

në librin e hapur, shkrimin e

hapur. Andaj, Kreshnik Berisha në

librin poetik "Nata në kryeqytet"

(2008), ka mallin, theksimin e

veçantë për mallin, pra zbutjen e

shkrimit/shpirtit. Prandaj, duke

qenë shenja e zbutjes, në esencë

artikulohet shenja e vërtetë për

emocionin/ shkrimin. Ligjërimi

herë kalohet nga humbja në

përzgjedhje, e herë në kërkime

rinore. Njeriu i natës, tash në

hapësirën e krijimit nuk lartëso-

het si akt individual, as brenda një

diskursi gjuhësor, por më shumë

si akt manifestues i hapësirës universale,

të dashurisë së lakuar në

jetë. Kjo padyshim ka kundërshti

shpirti e urretje, mbi të gjitha përballje

në natën e vonë. Zbutja tashmë

është totalitet në kryeqytetin e

humbur të jetës.

Diskurs i stërkequr

Avni Rudaku në poezinë shqipe

vjen krejtësisht i rebeluar me gjuhën

eksploruese. Në librin "Poezi

pa frymë" (2010), zgjedh përshtati

diskursin socioetik e sociopolitik.

Në këtë përzgjedhje rebelohet,

prandaj kjo bëhet esencë përshtatje.

Fryma është zero në shkrim,

emocionaliteti gjithashtu është

zero. Duke u prishur struktura,

krijohet shenja e stërkequr. Rendi

i stërkequr bëhet rend i prishjes

totale. Në prishje bëhet eksplorimi,

së pari me shkrimin/fenomenin.

Eksplorimi prek temat sociale/

etike/estetike/politike. Në

përzgjedhje të tillë diskursive, tentohet

esenca për univerzalizim të

temave, fenomeneve. Në çdo esence

kërkimi shpërfillet fantazia,

krijohet mediumi efektiv. Nëpërmjet

shkrimit, efekti psikologjik

mbetet gjithçka, ligj themelor për

poezinë e Rudakut. Me gjykimet

rikthehet në vetvete. Rikthimi në

vetvete këtë autor e bën edhe më

rebel. Poezia perceptohet larg

frymëzimeve. Është normale të jetë

e tillë, sepse dëshirohet stërkeqja

e shenjave për eksplorim me shkrimin.

Dalje e mundshme

Për të ardhur te një dalje e

mundshme, nga një konkludim i

mundshëm, themi se këta emra

krijuesish dhe shumë emra të tjerë

poetësh të këtij brezi si Blerina

Rogova, Imer Topanica, Astrit Veliqi,

Linditë Ramushi...etj, tashmë

kanë hapur rrugët e reja poetike,

duke u sprovuar me shkrimin dhe

jetën në poezi. Ky brez e arsyeton

hapësirën në rinjohje me shkrimin.

Poezia jeton në rinjohjen

e figurave/shkrimit. Duke qenë

kjo, poezia e krijuar nga brezi i ri

në dekadën e fundit në Kosovë,

është poezi e logoseve të mëdha

universale, gjuhë që prish skemë/

ideologji, duke e pasur përherë rendin

e Gnosisit/Aksiologjisë, përballë

një botë që jeton dhe krijon

kozmosin. Prandaj, gjuha poetike

e brezit të ri është gjuhë që e

kërkon vetveten hapësirave/gnosiseve,

në tërheqje e sipër gjatë

shkrimit.

E diel, 26 shkurt 2012

55 23

REKLAMA

24 55 E diel, 26 shkurt 2012

CMYK

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!