05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Projekti i UNDP-së në Dragash - Mbrojtja e Biodiversitetit dhe Menaxhimi i Qëndrueshëm i Shfrytëzimit të Tokës

Analizë e çështjeve kryesore për Planin komunal zhvillimor për Dragashin

Draft

6. Të ruaj dhe dhe zhvillojë pjesë të veçanta të komunës të shquara në aspektin e bukurive të tyre

natyrore dhe trashëgimisë sociale të tilla si peizazhe unike dhe biodiversiteti

2. Parimet Udhëzuese të Zhvillimit për Dragashin

1. Do të fuqizohet një model i decentralizuar i rregullimit me një strukturë të qendrave të zhvillimit

hierarkik dhe që lidh korridoret për tërë Komunën. Zhvillimi i ardhshëm i vendbanimeve duhet

të jetë i përqendruar kryesisht në qendrat e tilla. Kjo do të mbështesë një zhvillim të balancuar

të të gjithë rajonit dhe krijimin e qendrave të vetë-qëndrueshme.

2. Struktura parimore e zonave të mëdha kryesisht ato në përdorim bujqësor (tokës bujqësore dhe

kullosave) dhe zonat pyjore duhet të ruhen dhe zhvillohen. Rëndësia funksionale e zonave më të

mëdha për menaxhimin e ujit, mbrojtjen e tokës, për florën dhe faunën duhet të sigurohet dhe

nëse është e nevojshme të rehabilitohet. Përdorimi i tyre duhet të jetë në harmoni me

funksionet e tyre natyrore dhe të shërbimeve.

3. Zonat ekologjikisht të ndjeshme apo të brishta duhet të ruhen dhe të zhvillohen në një mënyrë

të tillë që ato të mos ndikohen negativisht nga anjë aktivitet zhvillimor: zhvillimi i tyre duhet

gjithashtu të udhëhiqet edhe nga funksionet rekreative dhe turistike të vendbanimeve fqinje ose

të rajonit në tërësi. Kjo përfshinë zona të cilat janë subjekt i rreziqeve natyrore si: përmbytjet,

erozioni dhe të ngjashme të cilat do të mbahen të pa prekura nga përdorimet negative nga

rreziqe të tilla

4. Funksionet e qendrave të zhvillimit të caktuara duhet të forcohen me ofrimin e shërbimeve dhe

mjeteve të nevojshme. Kjo përfshinë edhe ofrimin e vendeve të mjaftueshme të nevojshme për

zhvillimin e tyre.

5. Infrastruktura duhet të zhvillohet në përputhje me zhvillimin ekzistues dhe të parashikuar socioekonomik

dhe me strukturën e vendabimeve. Nevojat e zhvillimit të infrastrukturës së

komunave përreth duhet të konsiderohen.

6. Zhvillimi industrial duhet të ndodhë vetëm në vendet e përshtatshme dhe nën masat e

nevojshme mbrojtëse që ky aktivitet të mos ndikojë negativisht në burimet e ndjeshme

mjedisore apo përdorimet në afërsi të saj dhe që të kontriboj në zhvillim të ekuilibruar të

komunës.

7. Vendet dhe zonat me resurse minerale të një rëndësie rajonale duhet të mbrohen në atë

mënyrë që përdorimi i tyre i ardhshëm të jetë i mundur kur kjo të kërkohet.

8. Baza bujqësore e komunës duhet që të sigurohet dhe të zhvillohet. Kjo i referohet në mënyrë të

veçantë tokave parësore bujqësore. Zonat kryesore bujqësore duhet të zhvillohen me qëllim të

përmirësimit të qëndrueshmërisë ekonomike të tyre. Kjo duhet të mbështetet nga përmirësimi i

infrastrukturës rurale dhe me forcimin e funksioneve të qendrave të zhvillimit rural.

9. Zonat të cilat konsiderohen si të prabambetura për sa i përket kushteve më të ulëta të jetesës

dhe perspektivës socio-ekonomike duhet të rezervohen për zhvillim në baza prioritare nga

skemat e zhvillimit të përshtatshëm duke përfshirë krijimin e mundësive të punësimit, zhvillimit

të infrastrukturës dhe / apo përmirësimin e objekteve arsimore.

3. Përmbajtja e Planit Zhvillimor të Qëndrueshëm Komunal

Parimet e përgjithshme udhëzuese dhe parimet e zhvillimit hapësinorë – strukturorë duhet të

materializohen dhe të detajizohen në një formë të një Plani Zhvillimor Komunal. Është e lejuar që të

përgatiten disa pjesë të këtij plani në baza prioritare për tema hapësinore dhe sektoriale me rëndësi

urgjente zhvillimore. Përmbajtja e planit rajonal duhet të përfshijë:

Faqe 93 nga 229

c:\users\admin\desktop\per web faqe\dragash year 2011 report annexes_abanian final.doc

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!