05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Projekti i UNDP-së në Dragash - Mbrojtja e Biodiversitetit dhe Menaxhimi i Qëndrueshëm i Shfrytëzimit të Tokës

Punëtoria për vizionin e PZHK-së së Dragashit, 5 – 8 shtator 2011

Raport

Varri i Dervishit - (afër fshatit Shajne)

Njëherë ishte një dervish shumë trim. Një ditë shokët e tij të fshatit i thanë se nëse vërtetë është trim,

atëherë duhet ta kryesh një punë. Na trego se guxon të shkosh vetëm në gjysmë të natës në majë të

bjeshkës dhe leje një shenjë që ke qenë aty. Dervishi përgjigjet në atë mënyrë që thotë se është mjaft i

guximshëm dhe do të shkojë në majë të bjeshkës natën dhe do ta ngulë një thikë në tokë si dëshmi.

Dervishi niset vonë atë natë për në bjeshkë për ta kryer detyrën e tij dhe kur arrin në majë të bjeshkës,

ai e ngulë thikën e tij në tokë mu ashtu siç u kishte premtuar shokëve të tij. Por kur e kishte bërë këtë, ai

e kishte ngulur thikën mbi pallton e tij. Përpiqet të ngritet në këmbë, por nuk mundi, sepse palltoja e tij

ishte kapur për thikë në tokë. Ai kishte menduar se dikush apo diçka e ka kapur nga prapa dhe nuk po e

lëshon, kështu që nga frika, inati dhe zemërimi, përjeton sulm në zemër dhe mbetet aty i vdekur.

Të nesërmen fshatarët shkojnë për ta kërkuar dhe e gjejnë dervishin në maje të bjeshkës të vdekur dhe

me thikë të ngulur në pallto për tokë.

Nga atëherë, ky vend quhet Varri i Dervishit.

Fotograia 25: Prezentimi i Gupit 6 – Dervishi që ka mbetur i ngujuar për tokë

Faqe 48 nga 229

c:\users\admin\desktop\per web faqe\dragash year 2011 report annexes_abanian final.doc

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!