05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

gg) Krijimi i hapësirave për piknik

hh) Trajnim për mikpritje për punonjësit e hotelit

ii) Krijimi i vendeve për banim që ofrojnë fjetje dhe mëngjes (grante të vogla për renovim për t’i

arritur standardet e larta për mysafirët, trajnimi për mikpritje, uebfaqja për rezervime)

jj) Lidhje të staneve në bjeshkë me shtigje të tjera të shëtitje në atë zonë dhe me vende të tjera.

Bashkëpunimi:

kk) Dragash dhe Kosova në përgjithësi nuk mund të mbijetojnë vetëm si destinacion turistik.

Bashkëpunimi dhe planifikimi me komunat e tjera është thelbësor.

ll) Me të përfunduar strategjia e turizmit për Dragash, komuna duhet të fillojë të bashkëpunoj me

komunat e tjera në hartimin e strategjisë së përbashkët për turizmin;

- Kjo mund të bëhet në dy grupe të ndryshme;

1) Të gjitha komunat në kuadër të parkut nacional;

2) Komunat e afërta me vende tërheqëse shtesë për turizëm (vera e Rahovecit): Prizreni

(natyra, kultura dhe urbanizmi);

mm) Bashkëpunimi ndërkufitar me Shqipërinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Çështjet urgjente të cilat duhet të trajtohen

Menaxhimi i mbeturinave:

Ashtu si shumë zona rurale në Ballkan, Dragashi ka probleme me menaxhimin e mbeturinave të ngurta

dhe se bërlloku ndodhet në të dy anët e rrugës, në lumenj, dhe përgjatë shtigjeve malore. Pasuria

kryesore e Dragashit për marketing është bukuria natyrore dhe produktet e shëndetshme që prodhohen

në rajon. Grupet më e synuara për turizëm janë të vetëdijshëm për çështjet mjedisore. Bërlloku jo

vetëm që i prish përjetimet gjatë pushimit, por edhe e kërcënon marketingun dhe certifikimin potencial

të rajonit.

Problemi nuk qëndron vetëm me çështjen brenda fshatrave të Dragashit, por edhe në hyrje të komunës.

Prizreni ka krijuar hapësira për mbeturina gjatë rrugës kryesore që të çon në Dragash. Ky është imazhi i

parë që e shohin vizitorët kur fillojnë të ngjiten bjeshkëve. Imazhi i djegies së bërllokut do t’i prishte të

gjitha përpjekjet për ta promovuar Dragashin si destinacion turistik me bazë natyrën.

Duhet të organizohet niveli i pastrimit në fshatra dhe të një sistemi të qëndrueshëm të heqjes së

mbeturinave.

Autoritetet komunale duhet t’i fillojnë diskutimet me komunën e Prizrenit në mënyrë që të fillojnë

diskutimet për zhvendosjen e hapësirës ku hidhen mbeturinat.

Zona e Brodit për skijim:

Siç e kemi përmendur më herët, hoteli Arxhena planifikon që të ndërtojë një teleferik deri në maje të një

bjeshke aty të afërte, dhe në këtë mënyrë krijohet një qendër skijimi. Ministria e mjedisit është duke e

vlerësuar çështjen. Megjithëkëtë, në të njëjtën kohë zgjerimi i parkut nacional të Sharrit është duke u

diskutuar dhe se zona e propozuar për teleferikun do të hyjë ose në Zonën 1 të hapësirës së kufizuar ose

202

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!