05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

) Bjeshkët e Koritnikut si destinacion në vete për shëtitje. Karakteristikat ikonike të bjeshkëve dhe

pamja prej viseve të tjera të maleve të Sharrit do të ndihmon në promovimin e kësaj pjese;

c) Lugina e Opojës me shtigjet e saj të lehtë, rrugët për çiklizëm dhe mundësitë për banim në

bjeshkët mbi Zaplluxhën;

d) Zgjerimi i parkut nacional të Sharrit si zonë e largët dhe e bukur, dhe një ndër vendet e vetme në

Evropë ku dashamirët e jetës së egër mund të shohin arinj, ujq dhe rrëqebuj; dhe

e) Kulturën e goranëve dhe potencialin ndërkufitar me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë

dhe Shqipërinë.

Fshati Brod

Fshati Brod është njëri prej vendeve më të bukura dhe më unike në Kosovë. Gjendet mes 3 lumenjve, ka

gryka të llojllojshme, një varg shtigjesh malore si dhe banorët e së cilit kanë një natyrë tradicionale që

janë mjaft tërheqëse nga pikëpamja turistike. Shkëmbinjtë e thepisur, tufat e egra të dhive dhe drerëve,

si dhe kolibet malore me dele që të gjitha paraqesin arsyet të mira që të vizitohet Brodi. Po ashtu është

vendi i cili në Dragash e ka një hotel, i cili me të përfunduar punimet për zgjerimin e tij do t’i ketë 60

dhoma, një ilixhe, dhe qendrën e fituesit dhe të konferencave.

Vizioni i Brodit është se reklamohet si fshat turistik ku vizitorët mund të përjetojnë një jetë tradicionale

të afërt me natyrën, porse ka qasje edhe në banim modern.

Qyteza e Dragashit

Kjo është qyteza më e madhe në Dragash dhe si kryeqendra e komunës e ka edhe numrin më të madh të

shërbimeve për vizitorë (restauronte, dita e pazarit, vende për blerje, etj.). Me renovimin e Hotelit

Mecca, do të ofrohen 34 dhoma për vizitorë, si dhe ambient për konferenca. Qyteza e Dragashit është e

destinuar që të jetë pika qendrore e fazës së planifikimit për eksplorimin e komunës, dhe se duhet të

ketë informata të gatshme në mënyrë që vizitorët të dinë të orientohen.

Shëtitjet deri në bjeshkën e Koritnikut dhe në zona të tjera të Dragashit mund të përurohen prej vet

qytezës së Dragashit.

Lugina e Opojës

E tërë lugina e Opojës mund të promovohet si një destinacion i turizmit bujqësor ku vizitorët mund të

kalojnë kohë në fermat lokale. Terreni i rajonit dhe afërsia e tij me Prizrenin e bën vend ideal për turnet

çiklistike, shëtitjet familjare, turizmit nëpër ferma, si dhe shëtitjet në komunat tjera si dhe çiklizëm

malor. Historia e rajonit, kultura, mikpritja e banorëve paraqesin elemente tërheqëse, duke përfshirë

edhe pamjet e bukura të bjeshkëve.

199

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!