Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo Shtojca 1 - UNDP Kosovo

kosovo.undp.org
from kosovo.undp.org More from this publisher
05.06.2013 Views

Zhvillimi i një “rruge piktoreske” nga Zhuri në Brod do të mund të promovohej si pikë në vete e destinacionit turistik, ku do të caktoheshin zonat për piknikë përgjatë rrugës. Turizmi Rural: gjersa e tërë strategjia e turizmit e bazuar në natyrë lidhet me turizmin rural atëherë ky duhet të përshkruhet si një aktivitet në vete. Një sistem i vogël i familjeve që operojnë me objekte për banim dhe shërbime të tjera do ta plotësonte ofertën e mësipërme me bazë natyrën, ku do të shtohej numri i shtretërve, si dhe do të përmirësohej atmosfera e trashëgimisë së veçantë kulturore. Kuzhina pasqyron një karakter unik kulturor të rajonit dhe se është kontribuues i madh në cilësinë e përvojave turistike. Mënyra se si rritet dhe përgatitet ushqimi, roli që ka në ritualet dhe traditat e njerëzve e promovon idenë e kuzhinës kulturore – ushqimi që lidhet ngushtë me traditat dhe kulturën e njerëzve, e që është në harmoni me njeriun dhe natyrën. Përsëri, kjo do të shërbejë si plotësim i trashëgimisë unike kulturore, dhe se do ta promovonte zhvillimin e bizneseve turistike duke u bazuar në operator individual të lidhur me profesionin e tyre. Në këtë mënyrë, të ardhurat prej turizmit shërbejnë si shtesë e profesionit të tyre të rregullt (bujqësinë, blegtorinë, bletarinë, prodhimin e djathit, etj.). Festivalet kulturore: për shkak të kufizimeve buxhetore nuk mbahen shumë prej festivaleve. Megjithëkëtë, trashëgimia kulturore mund të jetë tejet tërheqëse për vizitorët dhe mund të shfrytëzohet për t’i rritur vizitat turistike gjatë periudhave të caktuara të vitit. Festivalet kryesore të cilat mund të shfrytëzohen jo vetëm për tërheqjen e vizitorëve, por edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të asaj zone janë: Garat me kuaj Turnetë e mundjes Festivali pranveror Fushat për zhvillim Duke e pasur buxhetin e kufizuar të komunës për investime kapitale, përqendrimi për zhvillim turistik duhet të jetë në atraksionet e “pikave vrojtuese”. Këto janë produkte të gatshme në dragash të cilat e plotësojnë infrastrukturën turistike (hotele, rrugë, parkingje, etj). Këto pika vrojtimi mund të shërbejnë si zona pilotimi për turizmin e bazuar në natyrë në Dragash, si dhe pastaj zonat e tjera do të zhvilloheshin sipas kërkesës dhe rritjes së të ardhurave. Rekomandohet që këto zona për planifikim dhe investim do të ishin: 1) Fshati Brod 2) Qyteza e Dragashit (që lidhet me Radeshën dhe bjeshkën e Koritnikut) 3) Luginën e Opojës Atraksionet përkatëse që mund të promovohen janë: a) Fshati Brod si fshat turistik që lidhet me bjeshkët e bukura të Dragashit jugor dhe me mundësi për skijim; 198

) Bjeshkët e Koritnikut si destinacion në vete për shëtitje. Karakteristikat ikonike të bjeshkëve dhe pamja prej viseve të tjera të maleve të Sharrit do të ndihmon në promovimin e kësaj pjese; c) Lugina e Opojës me shtigjet e saj të lehtë, rrugët për çiklizëm dhe mundësitë për banim në bjeshkët mbi Zaplluxhën; d) Zgjerimi i parkut nacional të Sharrit si zonë e largët dhe e bukur, dhe një ndër vendet e vetme në Evropë ku dashamirët e jetës së egër mund të shohin arinj, ujq dhe rrëqebuj; dhe e) Kulturën e goranëve dhe potencialin ndërkufitar me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë. Fshati Brod Fshati Brod është njëri prej vendeve më të bukura dhe më unike në Kosovë. Gjendet mes 3 lumenjve, ka gryka të llojllojshme, një varg shtigjesh malore si dhe banorët e së cilit kanë një natyrë tradicionale që janë mjaft tërheqëse nga pikëpamja turistike. Shkëmbinjtë e thepisur, tufat e egra të dhive dhe drerëve, si dhe kolibet malore me dele që të gjitha paraqesin arsyet të mira që të vizitohet Brodi. Po ashtu është vendi i cili në Dragash e ka një hotel, i cili me të përfunduar punimet për zgjerimin e tij do t’i ketë 60 dhoma, një ilixhe, dhe qendrën e fituesit dhe të konferencave. Vizioni i Brodit është se reklamohet si fshat turistik ku vizitorët mund të përjetojnë një jetë tradicionale të afërt me natyrën, porse ka qasje edhe në banim modern. Qyteza e Dragashit Kjo është qyteza më e madhe në Dragash dhe si kryeqendra e komunës e ka edhe numrin më të madh të shërbimeve për vizitorë (restauronte, dita e pazarit, vende për blerje, etj.). Me renovimin e Hotelit Mecca, do të ofrohen 34 dhoma për vizitorë, si dhe ambient për konferenca. Qyteza e Dragashit është e destinuar që të jetë pika qendrore e fazës së planifikimit për eksplorimin e komunës, dhe se duhet të ketë informata të gatshme në mënyrë që vizitorët të dinë të orientohen. Shëtitjet deri në bjeshkën e Koritnikut dhe në zona të tjera të Dragashit mund të përurohen prej vet qytezës së Dragashit. Lugina e Opojës E tërë lugina e Opojës mund të promovohet si një destinacion i turizmit bujqësor ku vizitorët mund të kalojnë kohë në fermat lokale. Terreni i rajonit dhe afërsia e tij me Prizrenin e bën vend ideal për turnet çiklistike, shëtitjet familjare, turizmit nëpër ferma, si dhe shëtitjet në komunat tjera si dhe çiklizëm malor. Historia e rajonit, kultura, mikpritja e banorëve paraqesin elemente tërheqëse, duke përfshirë edhe pamjet e bukura të bjeshkëve. 199

Zhvillimi i një “rruge piktoreske” nga Zhuri në Brod do të mund të promovohej si pikë në vete e

destinacionit turistik, ku do të caktoheshin zonat për piknikë përgjatë rrugës.

Turizmi Rural: gjersa e tërë strategjia e turizmit e bazuar në natyrë lidhet me turizmin rural atëherë ky

duhet të përshkruhet si një aktivitet në vete. Një sistem i vogël i familjeve që operojnë me objekte për

banim dhe shërbime të tjera do ta plotësonte ofertën e mësipërme me bazë natyrën, ku do të shtohej

numri i shtretërve, si dhe do të përmirësohej atmosfera e trashëgimisë së veçantë kulturore.

Kuzhina pasqyron një karakter unik kulturor të rajonit dhe se është kontribuues i madh në cilësinë e

përvojave turistike. Mënyra se si rritet dhe përgatitet ushqimi, roli që ka në ritualet dhe traditat e

njerëzve e promovon idenë e kuzhinës kulturore – ushqimi që lidhet ngushtë me traditat dhe kulturën e

njerëzve, e që është në harmoni me njeriun dhe natyrën. Përsëri, kjo do të shërbejë si plotësim i

trashëgimisë unike kulturore, dhe se do ta promovonte zhvillimin e bizneseve turistike duke u bazuar në

operator individual të lidhur me profesionin e tyre. Në këtë mënyrë, të ardhurat prej turizmit shërbejnë

si shtesë e profesionit të tyre të rregullt (bujqësinë, blegtorinë, bletarinë, prodhimin e djathit, etj.).

Festivalet kulturore: për shkak të kufizimeve buxhetore nuk mbahen shumë prej festivaleve.

Megjithëkëtë, trashëgimia kulturore mund të jetë tejet tërheqëse për vizitorët dhe mund të

shfrytëzohet për t’i rritur vizitat turistike gjatë periudhave të caktuara të vitit. Festivalet kryesore të cilat

mund të shfrytëzohen jo vetëm për tërheqjen e vizitorëve, por edhe për ruajtjen e trashëgimisë

kulturore të asaj zone janë:

Garat me kuaj

Turnetë e mundjes

Festivali pranveror

Fushat për zhvillim

Duke e pasur buxhetin e kufizuar të komunës për investime kapitale, përqendrimi për zhvillim turistik

duhet të jetë në atraksionet e “pikave vrojtuese”. Këto janë produkte të gatshme në dragash të cilat e

plotësojnë infrastrukturën turistike (hotele, rrugë, parkingje, etj). Këto pika vrojtimi mund të shërbejnë

si zona pilotimi për turizmin e bazuar në natyrë në Dragash, si dhe pastaj zonat e tjera do të

zhvilloheshin sipas kërkesës dhe rritjes së të ardhurave. Rekomandohet që këto zona për planifikim dhe

investim do të ishin:

1) Fshati Brod

2) Qyteza e Dragashit (që lidhet me Radeshën dhe bjeshkën e Koritnikut)

3) Luginën e Opojës

Atraksionet përkatëse që mund të promovohen janë:

a) Fshati Brod si fshat turistik që lidhet me bjeshkët e bukura të Dragashit jugor dhe me mundësi

për skijim;

198

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!