05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Me shërbimet dhe infrastrukturën e përmirësuar, shëtitja në rajon bëhet e cilësisë tejet të lartë. Stanet

malore në fshatin Zaplluxhë mund të përdoret si një qendër për shëtitje dhe për turizëm malor.

Ndërtimi i një vendi të dytë për banim afër Brodit do të ishte e këshillueshme pasi mund të lidhet me

itineraret në parkun nacional të Sharrit, si dhe me itineraret ndërkufitare për shëtitje, si dhe me shëtitjet

e gjata anë e mbanë vargmaleve të Sharrit.

Çiklizmi malor është potencial po thuaj i gjithë rajonit, porse në veçanti në rajonin e Opojës. Zonat

relativisht të rrafshëta, udhët e mirëmbajtura dhe grupet e fshatrave që mund të eksplorohen me malet

tatëpjeta përmbi to e bëjnë këtë rajon tejet tërheqës për çiklizëm. Do të nevojiteshin investime të vogla

për identifikimin dhe marketingun e zonave të çiklizmit.

Rruga e pashtruar që e lidh Restelicën me parkun nacional të Mavrovës në ish Republikën Jugosllave të

Maqedonisë mund të zhvillohet në një korridor çiklizmi dhe të zhvillohen itinerare çiklizmi ndërmjet

shteteve.

Kalërimi: pasi Dragashi njihet për kultivimin e kuajve, ai mund të ofrojë aktivitete të kalërimit. Shtigjet e

zhvilluara dhe të identifikuara për shëtitje ose çiklizëm malor mund të përdoren edhe për ecje me kuaj.

Tash për tash nuk ka kalërim të organizuar në Dragash. Megjithatë, potenciali është i madh për ofrimin e

përvojave unike për vizitorët e që lidhet me kulturën dhe trashëgimin tradicionale të rajonit.

Peshkimi: lumenjtë dhe përrenjtë e Dragashit kanë troftë malore, të cilët i tërheqësin shumë njerëz

gjatë stinës së verës. Lumenjtë të përshtatshëm për peshkim mund të identifikohen dhe të promovohen

për turne peshkimi. Një sistem licencimi do të siguronte të ardhura për komunën, si dhe ciceronët privat

mund të shfrytëzoheshin në udhëtime si dhe për t’u ofruar vizitorëve udhëzime.

Rekreacioni dimëror: lartësia e madhe e Dragashit (mesatarisht mbi 1100 metra), të reshurat e mëdha,

si dhe bjeshkët e mbuluara me bar ofrojnë një potencial të mirë për skijim në bjeshkë si dhe aktivitete të

tjera dimërore, si ecje me skia dhe skijim ndërmjet territoreve të ndryshme.

Ekzistojnë plane për ta instaluar një teleferik në bjeshkët jugore të Brodit te hoteli Arxhena. Pronari i

hotelit e ka lejen e komunës për këtë, porse është duke e pritur një vlerësim mjedisor të Ministrisë së

Mjedisit.

Plani aktual për teleferikun dhe zonën e skijimit janë në mesin e Zonës 1 të propozuar të parkut të

zgjeruar nacional të Sharrit. Kjo është një zonë e kufizuar, dhe nëse përfundohet vlerësimi mjedisor, dhe

se nuk paraqitet ndonjë ndikim negativ, kjo zonë e propozuar do të riklasifikohet si Zona 3 në atë

mënyrë që do të mund të shërbente si zonë turistike.

Pikniku/ dita turistike: shumë vizitorë potencial të Dragashit do të dëshironin që të ndërvepronin me

natyrën në një formë më të lehtë sesa shëtitja, çiklizmi dhe turizmi aventuresk. Dragashi ka shumë zona

të bukura të cilat mund të shfrytëzohen lehtë përmes rrugëve, porse që mund të konsiderohen prapë se

prapë si zona të thella malore. Komuna duhet t’i caktojë pikat piktoreske për piknikë në mënyrë që t’u

shërbejë atyre që dëshirojnë ta vizitojnë Dragashin gjatë një dite.

197

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!