05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Sipas Strategjisë së turizmit të Kosovës 2011-2020, shtyllat kryesore të shërbimit turistik në Kosovë

janë:

1) Turizmi kulturor

2) Turizmi malor

3) Turizmi rural, alternative dhe ekoturizëm

4) Turnetë ndërkufitare dhe rajonale, udhëtimet

5) Turizmi aktiv (çiklizmi, shëtitja, shtegtimi, ngjitja, aventurat…)

6) Takimet dhe konferencat

Këto janë segmentet kryesore që duhet të zhvillohen dhe të përfshihen në fushatat e marketingut.

Dragashi ka pozitë të mirë që t’i përmbush secilën prej këtyre shtyllave dhe se krahasimi i produkteve

ekzistuese turistike në Dragash ndihmon në përcaktimin se ku duhet të bëhen investimet fillestare. Për

Dragashin, shumica e këtyre shtyllave përkojnë me njëra-tjetrën dhe se mund të ofrohen në fushat e

njëjta.

Autenticiteti me bazë vendin është një strategji tejet e rëndësishme për sukses afatgjatë. Kjo

nënkupton identifikimin e pasurive të brendshme të një fushe të caktuar dhe promovimin e tyre në

aspekt afatgjatë. Në këtë pritjet e vizitorëve do të përmbushen kur të bëjnë vizita.

Tri aspektet më unike dhe më autentike të Dragashit:

4. Bukuritë natyrore (bjeshkët, biodiversiteti)

5. Kulturën dhe trashëgiminë (kultura e goranëve, mënyra e jetës në fshatrat malore)

6. Mikpritja dhe kuzhina (ushqimi që prodhohet në ato vise; mikpritja në fshat)

Duke u bazuar në tre faktorët e mësipërm rekomandohet që Dragashi ta përqendroj zhvillimin e tij

turistik në lidhjen ndërmjet natyrës dhe kulturës malore rurale. Kjo lidhje me mënyrën natyrore të të

jetuarit, me traditën e mikpritjes, bujqësinë dhe bagëtinë, të cilat janë zhdukur në pjesën më të madhe

të Evropës dhe se ofrojnë përvojë unike për tregjet burimore. Përveç kësaj, shfrytëzimi i shtigjeve nga

barinjtë e deleve dhe tregtarët në kuaj paraqesin pasuri për shëtitjet dhe për çiklizëm malor të cilat

mund të lidhen drejtpërdrejtë me jetën e përditshme të fshatarëve.

Llojet e produkteve turistike

Është thelbësore që aktivitetet të jenë të pranishme për vizitorët dhe të jenë afër objekteve dhe

lehtësirave turistike në mënyrë që investimet të kanë sa më shumë ndikim.

Shëtitjet: klima e mirë, peizazhet e llojllojshme, bjeshkët e larta, flora dhe fauna e pasur dhe fshatrat

piktoreske e bëjnë Dragashin një rajon tërheqës për shëtitje prej muajit prill deri në nëntor. Shëtitjet në

terren me niveleve të ndryshme të vështirësisë mund të bëhen kudo në komunën e Dragashit. Janë

identifikuar së paku katërmbëdhjetë shtigje për shëtitje dhe se janë futur në Udhëzuesin për shëtitje në

Dragash. Mund të zhvillohen edhe shtigje të tjera për shëtitje duke krijuar edhe itinerare të shëtitjes në

dy territore të vendeve fqinje (p.sh. Shqipëri dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë), ose itinerare

që do të përfshinte 2 ose më shumë vende (p.sh. shëtitje prej ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

deri në Dragash, Kosovë).

196

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!