05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Vizioni, misioni dhe qëllimi

Strategjia e merr parasysh vizionin dhe misionin potencial të asaj që duhet të kontribuojë turizmi ashtu

siç është artikuluar nga vetë qytetarët e Dragashit në punëtorinë e mbajtur në shtator të vitit 2011 për

hartimin e vizionit.

Version i konsoliduar i vizionit:

Dragashi i prezanton dhe i ruan traditat. Porta jugore e parkut nacional të maleve të Sharrit me

biodiversitet, infrastrukturë bashkëkohore, me shkallë të duhur të zhvillimit ekonomik, me burime të

pashfrytëzuara ekologjike dhe me prodhime të cilësisë së lartë natyrale është vendi ku secili dëshiron

të vijë dhe të pushojë në natyrën e bukur dhe të pastër. Trashëgimia e pasur kulturore dhe popullata e

gatshme që t’i mirëpret mysafirët me dashamirësi dhe me ushqim të shtëpisë i tërheqë si vizitorët

vendorë ashtu edhe ata ndërkombëtar.

Andaj, vizioni dhe misioni specifik i turizmit bazohet në vizionin e qytetarit dhe janë si vijon:

Vizioni

Turizmi është shtylla kryesore e ekonomisë së Dragashit dhe do të kontribuojë në përmirësimin afatgjatë

të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Misioni

Dragashi do të zhvillojë një ekonomi të qëndrueshme turistike përmes partneritetit të sektorit publik, të

sektorit privat dhe të shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit, do t’i zgjerojë mundësitë e punësimit dhe

të ndërmarrësisë, të përfitimeve shoqërore, të profitit industrial dhe të të ardhurave komunale.

Qëllimi

Deri në vitin 2020, sektori i turizmit dhe i mikpritjes duhet të përfaqësoj 10-15% të ekonomisë së

Dragashit. (Këtu do të përfshihet si bazë niveli aktual i ekonomisë dhe kontributet që jep ky sektor)

Përfitimet e sektorit të turizmit

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës një (1) punë në turizmi e gjeneron së paku 1.5 vende shtesë

në sektorët që lidhen me të. Pra kjo e ka mundësinë që të përbëjë një ndikim domethënës në

papunësinë që ekziston, e veçanërisht në zonat rurale të Dragashit ku shpopullimi po ndodh për shkak të

mungesës së mundësive ekonomike. Po ashtu ekziston mundësia për t’i ndihmuar Dragashit në saje të

natyrës së ekonomisë, ku dihet se Dragashi është prodhues i shumë artikujve (të ushqimet, barërave,

etj) të cilat janë të konsumueshme nga sektori turistik.

194

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!