05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përmbledhje

Dokumenti në vijim është një draft kornizë për zhvillimin e turizmit në komunën e Dragashit. Qëllimi i

këtij dokumenti është të nis diskutimet në këtë komunë sa i përket përmbajtjes së propozuar në pjesën

e turizmit në Planin zhvillimor të komunës 2012-2022.

Informacioni i dhënë më poshtë bazohet në analizat paraprake të pasurive turistike që gjinden në

komunën e Dragashit, pastaj përparësitë dhe mangësitë që i ka Dragashi në krahasim me vendet e

Ballkanit Perëndimor si dhe me komunat e tjera të Kosovës. Në Strategjinë e turizmit në natyrë do të

jepen më shumë detaje. Një propozim i përmbajtjes së kësaj strategjie është dhënë në fund të këtij

dokumenti.

Qëllimi i Strategjisë së turizmit në natyrë si dhe i Planit zhvillimor komunal është që të ofrojë një kornizë

koherente për zhvillimin e sektorit të turizmit në komunën e Dragashit. Shumë raporte në të kaluarën i

përmendin mundësitë turistike të Dragashit. Mirëpo, është bërë shumë pak për zhvillimin e sektorit të

turizmit.

Për momentin, Dragashi e ka nisur punën po thuaj prej fillimit sa i përket zhvillimit dhe planifikimit

turistik. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë plan të caktuar të veprimit për turizmin në këtë komunë; dhe

si njëri ndër rajonet më të varfra në Kosovë, i mungojnë investimet në përgjithësi në infrastrukturë, si

dhe infrastrukturës turistike, në veçanti.

Duke ia shtuar këtyre dobësive edhe faktin se e tërë Kosova vuan prej pozitës së dobët turistike në rajon

për shkak të imazhit negativ, statusit të pazgjidhur dhe të mungesës së fondeve të nivelit qendror për

zhvillimin dhe promovimin e turizmit. Përkundër këtyre kufizimeve, Dragashi, dhe Kosova si tërësi, ka

potencial zhvillimi dhe të produkteve unike turistike të cilat mund të integrohen në ofertën ekzistuese

rajonale. Burimet natyrore të Dragashit, pozita gjeografike në kufi me Shqipërinë dhe Ish-Republikën

Jugosllave të Maqedonisë, si dhe të trashëgimisë unike kulturore, janë të gjitha pasuri të cilat mund të

shfrytëzohen në këtë drejtim. Si e tillë, Strategjia e turizmit natyror mund të zhvillohet në saje të natyrës

rurale të kësaj komune si dhe me investime relativisht të vogla të cilat i inkurajojnë qytetarët që ta

zhvillojnë vetë ofertën turistike.

Duke e ditur faktin se planet e mëdha dhe të komplikuara janë të pritura të qëndron në rafte dhe të mos

zbatohen, sugjerimet turistike të dhëna në vijim janë të thjeshta dhe kërkojnë veprim. Si të tilla, qëllimet

e pjesës së turizmit në Planin zhvillimor të komunës si dhe në Strategjinë e turizmit natyror duhet të

jenë të thjeshta, të kenë strukturë të qartë dhe të identifikohen aktivitetet të cilat mund të zbatohen

menjëherë.

Qëllimi i strategjisë dhe i Planit zhvillimor komunal

Strategjia e turizmit natyror siguron që pasurit turistike të Dragashit të shndërrohen në produkte

domethënëse për tregjet kryesore, si dhe e përcaktojnë drejtimin për veprim të duhur. Pas zhvillimit të

strategjisë do të jetë e domosdoshme të krijohen planet e veprimit, krijimi i partneritetit afatgjatë

publiko-privat, përkufizimi i roleve dhe i përgjegjësive, si dhe institucionalizimi i një partneriteti punues

për zbatimin, menaxhimin dhe monitorimin e agjendës së veprimit dhe të arritjes së synimeve.

192

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!