05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

infrastrukturën dhe organizimin në mënyrë që të bëhen parterë efikas në ofertat turistike që përfshijnë

shumë vende.

Përfundimet

Rajoni i Dragashit ka një ofertë të pasur natyrore dhe kulturore e cila, po qe se ofrohet në paketë ashtu

si duhet do të mund të ndërtonte bazën për një strategji të qëndrueshme të turizmit për rajonin.

Dragashi ka një pozitë ideale në kryqëzimin e tre vendeve, është afër Prizrenit, një nga destinacionet më

të mëdha turistike të Kosovës, shumë shpejtë do të përfitojë nga zgjerimi i Parkut Nacional Sharri, ka

mundësi zhvillimi të zonës ndërkufitare të mbrojtur, ka një kulturë interesante të përzier shqiptare dhe

gorane, si dhe natyra i ka dhuruar disa nga pamjet dhe peizazhet më të bukura malore të Kosovës.

Produktet e mundshme turistike në ofertë nga Dragashi janë gjithashtu konsistente me theksin që i jepet

turizmit kulturor dhe natyror të Ballkanit Perëndimor dhe si mjete për ta ndihmuar zhvillimin rural nga

komunitetet e ndryshme të donatorëve. Ai gjithashtu ka një numër të madh të ofertave turistike që

përkojnë me 6 shtyllat e Strategjisë së Kosovës për Turizëm.

Megjithatë, përkundër këtyre përparësive, Dragashi gjithashtu është duke filluar nga zeroja përkitazi me

planifikimin dhe politikat e turizmit, ka infrastrukturë të kufizuar dhe mungesë të njohjes së markës

(markë e produktit) jo vetëm ndërkombëtarisht por edhe brenda vetë Kosovës. Më tej, ndonëse pasuritë

natyrore të Dragashit përshtaten me planifikimin turistik të nivelit qendror, në asnjë nga këto plane nuk

flitet për veçantitë e Dragashit dhe komuna, pa një buxhet aktual të turizmit, është përgjegjëse për të

udhëhequr në këtë sektor.

Dragashi është gjithashtu në konkurrencë të drejtpërdrejtë me qendrat turistike që bazohen në natyrë,

të cilat kanë përfituar jo vetëm nga investimet më të larta të donatorëve, por edhe nga borde më të

fuqishme nacionale të turizmit për zhvillimin dhe promovimin e strategjive konsistente.

Pavarësisht nga sfidat me të cilat ballafaqohet Dragashi, komuna ka një potencial të jashtëzakonshëm

turistik me veçoritë e saj natyrore, jetën rurale në fshatra dhe diversitetin kulturor. Një strategji e bazuar

në natyrë që i vë theks lidhjes ndërmjet natyrës dhe mikpritjes rurale malore siguron jo vetëm produktin

më konkurrues turistik që ka Dragashi, por edhe bazohet në pasuritë natyrore të rajonit që do të

ndihmojnë në uljen e kostos së investimit dhe është në vijë me strategjinë nacionale të turizmit të

Kosovës.

Konkurrenca rajonale nuk duhet të shihet si negative, por në vend të kësaj ajo duhet të shihet në

aspektin pozitiv që Dragashi, nëse e ndërton infrastrukturën turistike të nivelit bazik, do të jetë në

gjendje të qaset në rrjedhën apo aktuale të vizitorëve në Ballkanin Perëndimor.

Hapat jetike në zhvillimin e sektorit të turizmit të bazuar në natyrë janë të:

1) Identifikohen pikat unike afirmuese në krahasim me rajonin,

2) Zhvillohet një strategji sistematike për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit

3) Investohet në mënyrë strategjike në infrastrukturën e turizmit (investime njerëzore dhe fizike)

për ngritje të standardeve, përmbushje të pritjeve të vizitorëve dhe ofrimit të cilësisë dhe vlerës

së lartë për koston

189

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!