05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

turistik përtej ofertës bazike të turizmit të shëtitjes, çiklizmit dhe atij natyror. Në mënyrë që të

konkurrohet me ofertat tjera rajonale dhe për të siguruar vlerë për vizitorët, Dragashi duhet ti

identifikojë pikat e saj unike të shitjes dhe t’i reklamojë ato me një ofertë inovative që ofron vlerë e

cilësi për koston që ka.

Një krahasim rajonal i ofertave turistike të bazuara në natyrë tregon se vendet në fqinjësi shumë të afërt

janë në fazë më të avancuar se Dragashi dhe ofrojnë produktet vijuese turistike:

Shëtitje (ecje malore)

Çiklizëm malor

Rafting (lundrim në lumenj malor)

Sporte aventure

Peshkim

Turizëm rural

Në vijim janë aktivitetet kryesore në natyrë nga vendet fqinje që janë në garë me Dragashin dhe që kanë

cilësinë e duhur për t’i tërhequr vizitorët dhe që aktualisht janë duke u ofruar në treg.

Shëtitja malore: Shëtitje të vështirësive të ndryshme dhe për këtë ka fokus kudo në rajon. Aktualisht,

shtigje të shënjuara dhe të paraqitura në hartë ka në:

IRJM (Pjesa e Maleve të Sharrit në anën e Tetovës, Parku Nacional i Mavrovës dhe zona të tjera)

Shqipëria (Lugina e Valbonës dhe Tethi)

Mali i Zi (Kolashin dhe zonat rrethuese)

Bosnjë dhe Hercegovinë (Parku Nacional i Sutjeskës)

Itineraret ndërkufitare tashmë janë krijuar dhe një shëtitje lakore është hapur aktualisht ndërmjet

Shqipërisë, Kosovës (Rajoni i Pejës) dhe Malit të Zi.

Çiklizmi malor dhe çiklizmi

Programe të një shkalle më të vogël tashmë janë në dispozicion në Mal të Zi, Serbi, IRJM dhe Bosnjë e

Hercegovinë. Ka potencial të madh në këtë treg për të zhvilluar “korridore çiklistike” dhe të lidhen

vendet përgjatë shtigjeve tematike si natyra, kultura dhe historia.

Turizmi dimëror

Me zhvillimin e propozuar të një zone skijimi në Brod, Dragash, duhet bërë e ditur se zona do të

konkurrojë apo garojë edhe me aktivitetet dimërore të ofruara në rajonet tjera. Në mënyrë specifike, kjo

zonë do të garojë për vizitorë me:

IRJM: Qendrën për skijim “Popova Sapka”

Shtërpce, Kosovë: Qendra për skijim në Brezovicë, si dhe me një pushimore skijimi të propozuar

nga BE-ja që do të ndërtohet në afërsi.

Bogë, Kosovë: Zonë skijimi në shkallë të vogël

Mali i Zi: Qendra skijimi në Zhabljak dhe Kolashin

Serbi: Qendra e skijimit Kopaonik

187

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!