05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pikniku/Turizmi ditor: Shumë vizitorë potencialë të Dragashit mund të kenë dëshirë të ndërveprojnë me

natyrën në një mënyrë më të lehtë se sa përmes shëtitjes malore, çiklizmit dhe turizmit aventuristik.

Dragashi ka një numër zonash të bukura që janë lehtësisht të qasshme përmes rrugës, por që ende e

kanë karakterin e të qenit në malet e largëta. Komuna do të duhej të paracaktonte vendet për piknik

dhe ato me pamje piktoreske që të t’ua plotësojë nevojat edhe të atyre vizitorëve që vijnë në Dragash

vetëm për një ditë.

Ndërtimi i një “rruge piktoreske” nga Zhuri në Brod do të mund të reklamohej edhe vetë si një pikë

destinacioni, me hapësira pikniku përgjatë saj.

Turizmi rural: Ndonëse e tërë strategjia e bazuar në natyrë ndërlidhet me turizmin rural, ajo duhet

theksuar si aktivitet në vete. Sistemi i objekteve familjare të vogla të akomodimit do ta

komplementonte ofertën e sipërpërmendur të natyrës, shtonte numrin e krevateve në dispozicion, dhe

do ta përforconte atmosferën specifike të trashëgimisë kulturore.

Kuzhina reflekton karakterin unik kulturor të rajonit dhe është një kontribut i madh në përvojën cilësore

turistike. Mënyra se si ushqimi kultivohet dhe përgatitet, roli që ai ka në rituale dhe tradita të njerëzve

promovon idenë e kulturës së kuzhinës – ushqimit të lidhur ngushtë me traditat dhe kulturën e njerëzve,

në harmoni me njeriun dhe natyrën. Përsëri, kjo do të ishte vlerë shtesë në trashëgimin unike kulturore

dhe gjithashtu do të promovonte zhvillimin e bizneseve të turizmit bazuar në operatorin individual të

lidhur me punën e tyre. Në këtë mënyrë, të hyrat nga turizmi veprojnë si shtesë në profesionin e tyre të

rregullt (bujqësi, blegtori, bletari, prodhim djathi etj.).

Festivalet kulturore: Për shkak të kufizimeve buxhetore shumë festivale nuk festohen më. Megjithatë,

trashëgimia kulturore mund të jetë një atraksion madhor për vizitorët dhe mund të shfrytëzohet për të

shtuar numrin e vizitorëve në kohë të caktuara të vitit. Festivalet kryesore që mund të shfrytëzohen jo

vetëm për tërheqjen e vizitorëve por edhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të zonën janë:

Garat me kuaj

Garat në mundje (pehlivan)

Festivali i pranverës

Profili i turistit të natyrës në rajon

Dragashi ka potencialin për tërheqjen e katër tregjeve kyçe të turizmit në fazën e saj fillestare të

zhvillimit:

1) Turistët vendorë të interesuar në përjetimin e natyrës, kulturës dhe stilit të shëndetshëm

jetësor

2) Diaspora që kthehet gjatë muajve të verës

3) Ndërkombëtarët që jetojnë në Kosovë dhe që kërkojnë të eksplorojnë vendin dhe të cilët janë të

interesuar për aventurë, natyrë dhe kulturë

4) Turistët ndërkombëtarë që kërkojnë përvoja unike kulturore dhe natyrore

185

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!