05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shëtitja: Klima e mirë, peizazhe të ndryshme, male dhe bjeshkë të larta, florë dhe faunë të pasur dhe

fshatrat piktoreske e bëjnë Dragashin një rajon atraktiv për shëtitje nga muaji prill-nëntor. Shëtitje me

nivele të ndryshme të vështirësisë dhe fokusi janë në dispozicion kudo në Komunën e Dragashit.

Katërmbëdhjetë shtigje të shëtitjes malore tashmë janë identifikuar dhe përfshirë në një Udhëzues për

Shëtitje në Dragash. Më shumë shtigje për shëtitje mund të aranzhohen lehtësisht dhe është e mundur

që të krijohen itinerare të shëtitjes malore që përshkojnë territore edhe në dy vendet fqinje (p.sh.

Shqipërinë dhe IRJM-në), apo itinerare që do të shtriheshin në 2 apo më shumë vende (p.sh. turne

shëtitjeje nga IRJM dhe në Dragash, Kosovë)

Më shërbime dhe infrastrukturë të përmirësuara, shëtitja në rajon është e një cilësie jashtëzakonisht të

lartë. Strehimi malor mbi fshatin Zaplluxhe mund të shfrytëzohet si një qendër për shëtitje dhe turizëm

malor. Objekti i strehës tjetër afër fshatit Brod është gjithashtu i këshillueshëm, kështu që mund të

lidhen në itineraret e Parkut Nacional të Sharrit, si dhe në itineraret ndërkufitare të shëtitjes dhe me

mundësi për një shëtitje të gjatë nëpër malet e Sharrit.

Çiklizmi malor dhe çiklizmi në përgjithësi është një potencial kudo në rajon por veçanërisht në rajonin e

Opojës. Sipërfaqet relativisht të rrafshëta, rrugët e bujqve të mirëmbajtura, dhe fshatrat që mund të

eksplorohen me malet që ju varen sipër e bëjnë këtë një rajon atraktiv për çiklizëm. Shumë pak investim

do të duhej për identifikimin dhe reklamimin e zonave për çiklizëm.

Rruga e pashtruar që lidh Restelicën me Parkun Nacional Mavrovë në IRJM mund gjithashtu të zhvillohet

për shfrytëzim si korridor çiklistik dhe të krijohen itinerare të përbashkëta çiklistike të disa vendeve.

Kalërimi: Me kulturën e rritjes së kuajve që ka, Dragashi është në pozitë të mirë për të ofruar kalërimin

si aktivitet. Shtigjet e krijuara dhe të shënuara për shëtitje dhe çiklizëm malor shumë lehtë mund të

përdoren edhe për aktivitetin e kalërimit. Aktualisht, nuk ka oferta të organizuara të kalërimit në

Dragash. Megjithatë, ka shumë potencial që vizitorëve t’u ofrohet një përvojë unike të lidhur me

kulturën tradicionale dhe trashëgiminë e rajonit.

Peshkimi: Lumenjtë dhe rrjedhat ujore të Dragashit kanë troftë malore dhe i tërheqin shumë njerëz

gjatë verës. Lumenjtë në dispozicion për peshkim mund të identifikohen dhe të reklamohen për turne

peshkimi. Një sistem i licencimit do të mund të siguronte rrjedh të të hyrave për komunën, dhe

udhërrëfyesit privat do të mund të shfrytëzoheshin për udhëtime si dhe për udhëzime.

Rekreacioni dimëror: Lartësia e madhe mbidetare e Dragashit (mesatarja mbi 1100 metra), reshjet e

mëdha dhe male të mbuluara me bar e gjelbërim ofrojnë një potencial të mirë për skijim alpin, si dhe

aktivitete dimërore si ecja me këpucë bore dhe skijimi sportiv. Aktualisht ka plane për instalim të një

skilifti në malet në jug të Brodit tek hotel Arxhena. Pronari i hotelit ka lejen nga komuna që të vazhdojë

dhe ai është duke pritur vlerësimin mjedisor nga Ministria e Mjedisit.

Plani aktual për skiliftin (lift me ulëse) dhe zonën për skijim e vendosin atë në mes të Zonës 1 të

propozuar të Parkut Nacional Sharr të zgjeruar. Kjo është një zonë e ndaluar dhe prandaj, nëse

finalizohet vlerësimi mjedisor dhe nëse nuk ka ndikime negative, zonat në fjalë do të duhet të

rikategorizohen si Zonë 3 në mënyrë që të mund të veprojë si zonë turistike.

184

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!