05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Turistët e interesuar në natyrë kanë gjithashtu tendencë të shpenzojnë shuma më të mëdha në

aktivitete dhe shërbime (shih Tabelën 1). 9 Sipas strategjisë të turizmit të Kosovës 2011 -2020, Gjermania

konsiderohet si një nga tregjet kryesore të synuara dhe, që këtej, kjo siguron një pikë të dobishme

krahasuese për Dragashin. Kjo gjithashtu është ideale për Dragashin meqë shumë banorë aty e flasin

gjuhën gjermane.

Tabela 1: Potenciali i tregut i turistëve të natyrës dhe aktivitetit në Mal të Zi

Një hulumtim i bërë nga një këshillues për udhëtime (2009) zbuloi se interesimi i udhëtuesve

gjermanë është në rritje për pushime të “gjelbra”:

53% e udhëtuesve gjermanë në Mal të Zi do të kthehen për shëtitje vitin e

ardhshëm, që është një rritje në krahasim me 50% të vitit të kaluar

47% planifikojnë të angazhohen në aktivitete aventure, edhe këtu rritje ka

pasur nga 40% sa ishte vitin e kaluar

33% do të vijnë për çiklizëm, rritje nga 28%; dhe

55% janë ankuar se ka “shumë mbeturina” në 2008 (anketim i mysafirëve)

Hulumtime të tjera të SNV zbuluan se:

Në Gjermani, më shumë se 20 milion njerëz e përfshijnë shëtitjen malore apo

çiklizmin në planet e tyre për pushime çdo vit;

Këta turistë kanë mesatare të shpenzimit mbi 100 Euro në ditë;

Çiklizmi malor dhe ecja malore vazhdojnë të bëhen më të popullarizuara

veçanërisht në Evropë;

Ky grup i specifik (çiklistët malor) janë jashtëzakonisht të interesuar në gjetjen

e destinacioneve të reja dhe turizmin natyror.

Ndonëse kërkohet zhvillimi i një analize me të hollësishme të sektorit të turizmit të bazuar në natyrë dhe

numrave aktual dhe potencialit të ardhshëm për Kosovën, të dhënat në dispozicion nga vendet fqinje

tregojnë një rritje të popullaritetit në turizmin rural dhe zhvillimin e suksesshëm të zonave të largëta për

turizmin natyror.

Potencialet e Dragashit

Origjinaliteti apo autenticiteti i bazuar në vend është një strategji kritike për suksesin e destinuar

afatgjatë. Kjo nënkupton identifikimin e pasurive të trashëguara të një zone dhe promovimi i tyre në

mënyrë konsistente për një periudhë të gjatë kohore. Në këtë mënyrë, pritjet e vizitorëve përmbushen

me arritjen e tyre.

Tre aspektet më unike dhe autentike të Dragashit:

1. Bukuria natyrore (malet, biodiversiteti)

2. Kultura dhe trashëgimia (kultura e goranëve, mënyra e të jetuarit në fshatra malore)

9 SNV Organizata Holandeze për Zhvillim 2010

181

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!