05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Megjithatë, i takon Komunës së Dragashit që të krijojë mjedisin përmes së cilit do të jenë në gjendje të

përfitojnë nga kjo vëmendje e shtuar dhe financim duke zhvilluar korniza të nevojshme të turizmit. Në

këtë rast, turizmi natyror, rural dhe kulturor janë fushat kryesore ku ata janë në gjendje ta promovojnë

vetën e tyre si mundësi investimi që ia vlen për donatorët dhe agjentët e tyre zbatues.

Një strategji për tërheqjen e vëmendjes së komunitetit të donatorëve dhe investimeve të tyre është që

të fokusohet në zhvillimin rural përmes turizmit natyror që mëton jo vetëm mbrojtjen e mjedisit por që

gjithashtu përkrah natyrën multi-etnike të Komunës së Dragashit.

Akterët e sektorit privat

Dy asociacione të rëndësishme të sektorit privat aktualisht janë duke ndihmuar në ndërtimin e bazës e

resurseve lokale për turizmin në Kosovë: Shoqata për Turizmin Alternativ e Kosovës (ShTAK) dhe

Shoqata e Turizmit të Kosovës (KOTAS). Të dyja këto shoqata kanë lidhje të ngushta jo vetëm me

Departamentin e Turizmit, por mund të ndihmojnë në zhvillimin e produkteve të turizmit në Dragash

përmes marketingut dhe lidhjeve të vlefshme me operatorët turistik. Duke u bërë partner me këto

shoqata, komuna mund të ndihmojë në uljen e barrës së saj administrative si dhe të promovojë një

partneritet të shëndoshë publiko-privat përmes NVMtë që janë anëtarë të shoqatave.

Përmbledhje e pozitës së Dragashit

Ligji, politikat dhe praktika e turizmit në Kosovë të gjitha tregojnë në drejtim të zhvillimi të produkteve

të turizmit të bazuara në natyrë dhe kulturë në Dragash. Duke u fokusuar në këto aspekte, Dragashi jo

vetëm që do ta rreshtojë vetën me strategjinë e nivelit qendror për turizëm dhe me fokusin e

komunitetit të donatorëve, por do të jetë në gjendje të nxjerrë më të mirën nga pasuritë e tij natyrore

dhe pozita unike gjeografike.

Megjithatë, shumë sfida mbesin ende përfshirë këtu edhe situatën ku ka pas ose aspak politika apo

plane të zbatueshme (qofshin ato të nivelit lokal apo qendror) në turizmin që bazohet në natyrë dhe ku

kjo politikë duhet të zhvillohet në sistemin aktual të decentralizuar.

Në situatën aktuale, ka një zhvillim në rritje në sektorin e mikpritjes, donatorët ndërkombëtarë po

bëhen shtytës të mëdhenj të zhvillimit dhe nivelit qendror i mungojnë kapacitetet për të siguruar

udhëzime të nevojshme legjislative dhe të politikave dhe investim në infrastrukturën e domosdoshme.

Në këtë kontekst, Komuna e Dragashit duhet ta sigurojë kornizën e saj për zhvillim turistik si dhe

rregullore efikase për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të dy pasurive më të mëdha të

rajonit:

179

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!