Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo Shtojca 1 - UNDP Kosovo

kosovo.undp.org
from kosovo.undp.org More from this publisher
05.06.2013 Views

Turizmi, e në veçanti turizmi natyror, praktikisht nuk ka pasur fare investime gjatë, qoftë gjatë kohës së Millosheviqit apo edhe gjatë viteve të hershme të UNMIK-ut kur fokus kryesor i jepej ndihmës humanitare dhe rindërtimit. 7 Pasojat e kësaj, si dhe shtytja kah decentralizimi dhe dhënia e përgjegjësisë kryesore komunave për sektorin e turizmit, kanë bërë që tani politikat e turizmit duhet të krijohen nga zeroja. Një fakt që i shtohet këtyre dobësive është se Kosova në tërësi vuan nga një pozitë e dobët turistike rajonale për shkak të imazhit negativ, çështjeve të pazgjidhura lidhur me statusin, dhe mungesës së financimit për zhvillimin dhe promovimin turistik. Përkundër këtyre kufizimeve, Dragashi dhe Kosova si tërësi ka potencial për të zhvilluar dhe ofruar produkte unike të turizmit që mund të integrohen në ofertat ekzistuese rajonale. Qëllimi i këtij dokumenti është ta analizojë potencialin turistik të Dragashit në kontekstin e sektorit të turizmit rajonal dhe vendor, dhe t;i identifikojë pasuritë strategjike të turizmit mbi të cilat Dragashi mund ta bazojë një strategji të turizmit që do të çojë në turizëm të qëndrueshëm në komunë. Vlerësimi merr parasysh Vizionin dhe Misionin potencial në të cilin turizmi do të duhej të kontribuonte, ashtu siç u artikulua nga qytetarët e Dragashit në një punëtori për vizionin të mbajtur në shtator të vitit 2011. Projektvizioni i Konsoliduar Dragashi i përfaqëson dhe i mbron traditat. Porta jugore e Parkut Nacional të Malit të Sharrit me biodiversitet të pasur, infrastrukturë bashkëkohore me një shkallë të duhur, ekonomi të qëndrueshme, burime të përdorshme ekologjike dhe bio-produkte të cilësisë së lartë është një vend ku çdokush do të dëshironte të vijë dhe të pushojë në natyrën e bukur dhe të pastër. Trashëgimia e pasur kulturore dhe popullata e gatshme për t’i pranuar mysafirët me mikpritje dhe ushqime të gatuara në shtëpi i tërheqë vizitorët lokalë dhe ndërkombëtarë. Prandaj, misioni specifik i turizmit ndërtohet mbi vizionin e qytetarëve dhe propozohet si: 7 CeSPI 2010, f. 4 174

Vizioni Turizmi është një shtyllë themelore e ekonomisë së Dragashit dhe do të kontribuojë në përmirësimin e zhvillimit afatgjatë ekonomik dhe social. Misioni Dragashi do të zhvillojë një ekonomi të qëndrueshme të turizmi përmes një partneriteti të sektorit publik, sektorit privat dhe shoqërisë civile për ta mbrojtur mjedisin, shtuar punësimin dhe mundësitë ndërmarrëse, përfitimet sociale, përfitimet e industrisë dhe të hyrat komunale. Objektivat a) Aktivitet i shtuar turistik dhe euro të turizmit të shpenzuara në Komunën e Dragashit b) Mbrojta e mjedisit përmes turizmit të qëndrueshëm natyror Pozita e Dragashit në Ligjin, Politikat dhe Praktikën e Kosovës Çfarëdo analize e përparësive potenciale të turizmit të Dragashit duhet së pari të merr parasysh pozicionimin e mundshëm të Dragashit në kornizën ligjore dhe të politikave për turizëm. Është e rëndësishme për Dragashin që t’i rreshtojë pasuritë e tij të turizmit me prioritetet e politikave turistike të qeverisjes qendrore në mënyrë që të maksimalizojnë marketingun dhe të përfitojë nga benefitet në dispozicion. Ligji dhe dokumentet kryesore të politikave lidhur me turizmin në Kosovë janë: 1. Strategjia e Turizmit Kosovë 2011-2020 2. Asociacioni i Komunave të Kosovës – Deklarata e Politikave për Turizëm 3. Udhëzuesi Implementues për Turizmin i Asociacionit të Komunave të Kosovës (Udhëzimi 10/2004) 4. Ligji për turizmin dhe shërbimet turistike (Ligji Nr. 03/L-168) Krahas këtyre dokumenteve, është e rëndësishme të bëhen të ditur akterët që janë të përfshirë në sektorin e turizmit lidhur me Dragashin dhe puna praktike që është duke u bërë tashmë. Duke i vlerësuar politikat dhe akterët, Dragashi është në pozitë më të mirë për ta vlerësuar potencialin e tij turistik, si dhe resurset e mundshme në dispozicion. 175

Turizmi, e në veçanti turizmi natyror, praktikisht nuk ka pasur fare investime gjatë, qoftë gjatë kohës së

Millosheviqit apo edhe gjatë viteve të hershme të UNMIK-ut kur fokus kryesor i jepej ndihmës

humanitare dhe rindërtimit. 7 Pasojat e kësaj, si dhe shtytja kah decentralizimi dhe dhënia e përgjegjësisë

kryesore komunave për sektorin e turizmit, kanë bërë që tani politikat e turizmit duhet të krijohen nga

zeroja.

Një fakt që i shtohet këtyre dobësive është se Kosova në tërësi vuan nga një pozitë e dobët turistike

rajonale për shkak të imazhit negativ, çështjeve të pazgjidhura lidhur me statusin, dhe mungesës së

financimit për zhvillimin dhe promovimin turistik. Përkundër këtyre kufizimeve, Dragashi dhe Kosova si

tërësi ka potencial për të zhvilluar dhe ofruar produkte unike të turizmit që mund të integrohen në

ofertat ekzistuese rajonale.

Qëllimi i këtij dokumenti është ta analizojë potencialin turistik të Dragashit në kontekstin e sektorit të

turizmit rajonal dhe vendor, dhe t;i identifikojë pasuritë strategjike të turizmit mbi të cilat Dragashi

mund ta bazojë një strategji të turizmit që do të çojë në turizëm të qëndrueshëm në komunë.

Vlerësimi merr parasysh Vizionin dhe Misionin potencial në të cilin turizmi do të duhej të kontribuonte,

ashtu siç u artikulua nga qytetarët e Dragashit në një punëtori për vizionin të mbajtur në shtator të vitit

2011.

Projektvizioni i Konsoliduar

Dragashi i përfaqëson dhe i mbron traditat.

Porta jugore e Parkut Nacional të Malit të Sharrit me biodiversitet të pasur, infrastrukturë

bashkëkohore me një shkallë të duhur, ekonomi të qëndrueshme, burime të përdorshme ekologjike

dhe bio-produkte të cilësisë së lartë është një vend ku çdokush do të dëshironte të vijë dhe të pushojë

në natyrën e bukur dhe të pastër. Trashëgimia e pasur kulturore dhe popullata e gatshme për t’i

pranuar mysafirët me mikpritje dhe ushqime të gatuara në shtëpi i tërheqë vizitorët lokalë dhe

ndërkombëtarë.

Prandaj, misioni specifik i turizmit ndërtohet mbi vizionin e qytetarëve dhe propozohet si:

7 CeSPI 2010, f. 4

174

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!