05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hyrje

Mjedisi natyror, terreni malor/relieve, flora dhe fauna dhe pozita gjeografike e Dragashit janë pasuritë

më të mëdha të komunës sa i përket turizmit. Megjithatë, infrastruktura e nivelit të dobët, planifikimi

urban joadekuat dhe çështjet substanciale të menaxhimit të mbeturinave janë të gjitha pengesa për

zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Niveli ekzistues i infrastrukturës së turizmit është i ulët, ka mungesë të strategjive sistematike të

turizmit, nuk ka fonde të ndara për zhvillimin e turizmit nga komuna, nuk ka produkte të turizmit në treg

dhe financimi i kufizuar në diskrecion për investime në turizëm. Pavarësisht nga këto sfida, Dragashi

është mirë i pozicionuar përkitazi me pasuritë natyrore dhe pozitën e tij. Aktualisht, trendi në

reklamimin e produkteve të turizmit është qasja ndaj Ballkanit perëndimor si tërësi 6 . Brenda kësaj zone

turistike, turizmi rural dhe ai i bazuar në natyrë është një nga sektorët me rritje më të shpejtë dhe që

mbështetet vazhdimisht nga komuniteti i donatorëve.

Me zgjerimin e pritur të Parkut Nacional të Sharrit në Dragash dhe duke e pasur parasysh natyrën rurale

të zonës dhe mungesën e investimeve aktuale, strategjia më efikase për shtimin e vizitave turistike është

fokusimi në pasuritë natyrore të Dragashit përmes turizmit që bazohet në natyrë.

Përmes planifikimit strategjik dhe investimeve, trashëgimia e veçantë kulturore, bukuria natyrore dhe

pozita gjeografike unike (e kufizuar me IRJM dhe Shqipëri) mund të shfrytëzohet për rezultate

ekonomike dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit.

Realiteti i gjendjes së tanishme

Para se të bëhet analizimi i përparësive krahasuese të turizmit natyror të Dragashit me shtetet e

Ballkanit Perëndimor në fqinjësi (Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, IRJM dhe Bosnja e Hercegovina) duket të

njihet realiteti i tanishëm. Aktualisht, Dragashi është duke filluar gati nga niveli zero përkitazi me

zhvillimin dhe planifikimin e turizmit. Deri më tani, nuk ka pasur një plan veprimi të definuar për

turizmin në komunë, ndërsa një strategji që u krijua në vitin 2002 nuk u zbatua kurrë dhe, duke qenë

rajoni më i varfër në Kosovë, ai vuan nga mungesa e investimeve në infrastrukturën e përgjithshme dhe

në veçanti në infrastrukturën e turizmit.

6 Ballkani Perëndimor përfshinë: Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, IRJM-në, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.

173

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!