05.06.2013 Views

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

Shtojca 1 - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

me madhësinë e ndërtimeve në zonën 2 të Parkut Nacional. Ju lutem gjejeni të bashkëngjitur

dokumentin lidhur me propozimin e zonës së Parkut Nacional, duke përfshirë edhe hartën.

ii. Hidrocentralet e vogla “Restelica 1” dhe “Restelica 2” janë afër Zonës 1 të zonës mbrojtëse të

propozuar të Parkut Nacional të Sharrit, për shkak të maleve ekzistuese të cilat janë vendbanime

të ariut dhe rrëqebullit në këtë rajon.

iii. “Restelica 3” është afër Zonës 2 të zonave të propozuara të mbrojtura për Parkun Nacional të

Sharrit, që do të ndërhynte gjithashtu në zonën banuese të ariut dhe rrëqebullit.

iv. Lumi “Brod 1” është kufiri i Parkut Nacional dhe kështu ndërtimet do të kenë ndikime në të.

v. “Brod 2” nuk paraqet ndonjë shqetësim për Parkun Nacional

vi. “Hyrja e Brod 3” është në Zonën 1 të zonave të propozuara për mbrojtje për Parkun Nacional të

Sharrit, kjo është një pikë kyçe për insektet ujore, por për momentin nuk kemi lokacion të qartë

të hidrocentralit.

vii. Modalitetet dhe sasia e ekstraktimit (tërheqjes) së ujit nga lumenjtë mund t’i vë në rrezik botën

ujore. Duke u bazuar në prezantimin e vlerësimit të ndikimit, plani është që të merret 80 deri 85

% e sasisë së ujit të rrjedhës normale për të gjitha stinët. Kjo është jashtëzakonisht shumë kur

krahasohet me praktikat ndërkombëtare. Për një vlerësim është esenciale që të posedohen të

dhëna të sakta të rrjedhave të ujit për të gjitha stinët e vitit. Këto të dhënë nuk janë ofruar.

viii. Nuk është ofruar asnjë sqarim që do të lejonte vlerësimin e qëndrueshmërisë së ekstraktimit të

këtij uji, 80% – 85% e rrjedhës duket të mos jetë aspak e përpiktë. Duhet të ketë një dallim në

mes të mesatares së lartë, mesatares së mesme dhe mesatares së ulët të rrjedhës.

ix. Informatat e cekura më lartë janë kyçe për të mundësuar qartë të kuptuarit e ndikimeve të

mundshme në ambient të hidrocentraleve të vogla.

x. Në përgjithësi ekstraktimi i ujit nga lumenjtë natyral ka ndikim të jashtëzakonshëm në

rrjedhshmërinë e lumit, kjo jo vetëm që ndikon në rrjedhën e mëposhtme përkatëse ku rrjedha

zvogëlohet por gjithashtu edhe në popullatën e peshqve dhe bazën e shumimit varësisht nga

potencialet e migrimit të pa penguar përgjatë lumit. Për më tepër, zvogëlimi i sasisë së rrjedhës

ka ndikime të vrazhda ambientale (në peshq, jovertebrorët ujorë, bartjen e dheut nga lumi,

biotopet përgjatë lumit). Asnjë parashikim i këtyre ndikimeve në ambient nuk është ndarë me

publikun e gjerë.

xi. Vendosja e hidrocentraleve shumë afër njëra tjetrës do të ketë një ndikim në të gjithë seksionin e

lumit. 15% e rrjedhës normale të ujit ka ndikime të ashpra ( në peshq dhe Macrozobenthos,

bartjen e dheut, biotopet përgjatë lumit, bazën e rrjedhës së ujit dhe pamjen e peizazhit). Asnjë

parashikim i ndikimeve në ambient nuk është ndarë me publikun e gjerë. Hidrocentralet

“Restelica 1” dhe “Restelica 2” janë afër Zonës 1 të propozuar të Parkut Nacional të Sharrit. Ky

mal është vendbanimi ku ariu dhe rrëqebulli mbarështohen, specie këto të rrezikuara dhe të

mbrojtura me pretendime ndërkombëtare.

169

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!