05.06.2013 Views

Kodi i Shperndarjes-Versioni Final - KEK

Kodi i Shperndarjes-Versioni Final - KEK

Kodi i Shperndarjes-Versioni Final - KEK

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Seksioni 2 dhe 3 i EN 50160, pas përmirësimit kohë pas kohe përmban detaje shtesë

të ndryshimeve dhe pengesave në tension të cilat do të merren parasysh në zgjedhjen e

pajisjes prej specifikimeve të duhura për instalim apo kyçje në sistem.

5.6.9 Faktori i Fuqisë dhe Ekuilibrimi i Fazës

5.6.9.1 Konsumatori do të ndërmerr hapa të arsyeshëm për të operuar stabilimentin dhe

pajisjen për të mbajtur faktorin e fuqisë të ngarkesës totale në pikën e kyçjes për

energjinë elektrike të importuar në mes të 0.95 dhe 1 (njëshit) dhe energjinë elektrike

të eksportuar në mes 0.95 dhe 1 (njëshit). Gjeneratorët me erë duhet të mbajnë

faktorin e fuqisë në mes 0.92 dhe 0.95 në krahasim me 1 (njëshin). Për qëllimin e

këtij Kodi, faktori i fuqisë i referohet përvetësimit të fuqisë reaktive. Këto janë

kërkesa minimale. Në raste të caktuara mund të aplikohen kërkesa specifike në

mënyrë që të sigurohet që OSSh të mund të veprojë në përputhje me kërkesat e

Kodit të Rrjetit.

5.6.9.2 Kërkesat e OSSh për ekuilibrimin e fazës janë mbuluar në standardin EN50160.

5.7 Matja /Telematja

5.7.1 Nga Përdoruesi mund të kërkohet që të sigurojë impulse të tilla të tensionit, rrymës,

frekuencës, Fuqisë Aktive dhe Reaktive të cilat konsiderohen të domosdoshme

nga OSSh për të siguruar monitorimin adekuat të sistemit. Detajet do të

specifikohen në Marrëveshjen për Kyçje të Përdoruesit.

5.7.2 Njësitë Gjeneruese që dispeçohen nga Qendra Nacionale Dispeçerike, do të

sigurojnë sinjale për OST-në ashtu siç kërkohet nga Kodi i Rrjetit.

5.7.3 Nëse është arritur marrëveshje në mes palëve ashtu që OSSh do të kontrollojë

ndërprerësit në sistemin e Përdoruesit, OSSh do të instalojë një stacion të jashtëm

të domosdoshëm për telekontrollim. Pa marrë parasysh nga kjo që u tha më sipër, do

të jetë përgjegjësi e Përdoruesit që të sigurojë ndërlidhjet kontrolluese të

domosdoshëm për ndërprerësit e Përdoruesit që duhet të kontrollohen.

Kodi i Shpërndarjes – versioni 1.0

50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!