Komisioni Kosovar i Konkurrencës - KDI

Komisioni Kosovar i Konkurrencës - KDI Komisioni Kosovar i Konkurrencës - KDI

kdi.kosova.org
from kdi.kosova.org More from this publisher
04.05.2013 Views

Ambientet e punës janë mjaftë të papërshtatshme. Në ndërtesën e Kuvendit (kati i katërt) ky Komision ka dy zyra me gjithsejtë 4 tavolina dhe diku 9 karrige dhe 5 kompjuterë. Duke parë se të buxhetuar ka 18 veta, por punëson vetëm dhjetë prej tyre , arsyet për dyshime për keqpërdorim buxheti janë të qarta. Kur kësaj i shtohet edhe jo gatishmëria e institucionit për të ofruar dokumente, por edhe mungesa e tyre në faqen elektronike të këtij institucioni, vihet në përfundim se ky institucion është shembull tipik i funksionimit të strukturave administrative shtetërore në Kosovë. Për më tepër, Raporti Vjetor i Punës së këtij Komisioni për vitin 2010, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Komisionit jep arsye të ndryshme nga ato që përfliten. Sipas tij, komisionit nuk i ka kaluar raporti në Kuvend sepse ka qenë kritik ndaj disa prej kompanive në të cilat disa deputet kanë aksione (Ejupi, 2011). Përveç Komisionit, me ligjin e ri është parapare themelimi edhe i një institucioni tjetër: Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. Megjithatë, që nga miratimi i këtij ligji ne shtator të 2010, ky autoritet nuk është themeluar ende. Arsyet e mos themelimit lidhen me mos-funksionalizimin e mëtutjeshëm të KKK-së. 4. Gjendja e Tregjeve Tregjet që spikasin për probleme me çmimet por edhe me cilësinë e produkteve dhe të shërbimeve janë tregjet financiare, të karburanteve, dhe tregu i arkave fiskale. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë nga ana e qeverisë apo gjykatave në drejtim të ndëshkimit të operatorëve ekonomik në këto tregje. I vetmi aktivitet, ka qenë një hetim dhe për pasojë ndëshkim i kompanisë GEKOS dhe Dukagjini në lidhje me furnizimin e tregut kosovar me arka fiskale (Vendim Mbi Praktikën e Bashkërenduar për shitjen e Arkave Fiskale në mes të ndërmarrjes SH.P.K. GEKOS & SH.P.K. DUKAGJINI, 2010). Në këtë rast, janë dënuar të dyja kompanitë me nga EUR 100 mijë, shumë kjo margjinale në raport me realizimin në treg dhe dëmin e shkaktuar. 4.1. Tregu i Arkave Fiskale Faqe 4 Për shkak të vendimi të përmendur më lart, si dhe rekomandimit që Komisioni i ka dhënë qeverisë për të licencuar kompani tjera për distribuimin e arkave, sot kemi një realitet tjetër. Meqenëse qeveria e ka bërë të detyrueshme pajisen me arka, bizneset janë të detyruara të blejnë me çfarëdo çmimi që operatorët ofrojnë në treg. Nuk dihet nëse numri i operatorëve është rritur realisht dhe se konkurrenca është prezente. Kjo sepse çmimi i arkave mbetet i njëjtë, dhe se operatorët po përdorin një strategji tjetër edhe më anti-konkurrencë. Ata iu kanë ulur çmimin pajisjeve harduerike (kryesisht) por duke e ngritur proporcionalisht çmimet e programeve dhe disa pajisjeve përcjellëse. Në tregjet e BE-së kjo është një praktikë abuzive, sepse konsumatori detyrohet të blejë dhe paguaj aksesorë që vijnë të lidhur me produktin bazë. Rasti HILTI I komisionit Evropian vs Kompanisë HILTI është tregues i qartë se kompanitë nuk mund të imponojnë dy apo më tepër produkte të lidhur me njëri tjetrin, ku mundësia për të abuzuar më çmime të njërit nga këto produkte është evidente (Hilti AG v Commission of the European Communities, 1994) . Për pasojë, çmimi I arkave fiskale në Kosovë mbetet deri në 3 fish më i shtrenjtë se vlera reale e produkteve dhe çmimi I tyre në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i lartë gjithashtu është një çështje për studim dhe shumë evident si rast për KKK-në. Veç kësaj, numri I operatorëve që ofrojnë arka në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët dhe imponues. www.kdi-kosova.org , Sheshi Nena Terezë 18/6, Prishtine 10000, Kosovë, 00381 (0) 38 248 038

Ministria e Financave në këtë rast ka bërë shkelje ligjore duke mundësuar monopolizimin e tregut për furnizimin me arka fiskale. Kjo ministri shihet se në mënyrë të qëllimshme ka favorizuar operatorë ekonomik, të cilët kanë krijuar monopole në të dy tregjet, atë të produktit dhe atë gjeografik (pran në gjithë territorin e Kosovës). Me këtë sjellje, ministria e ka ngulfatur konkurrencën, ka shkaktuar rritje artificiale të çmimit të një produkti, i ka dëmtuar bizneset (kryesisht të vogla dhe të mesme), si dhe nuk ka bërë një analizë të kostos dhe kontributit që kjo lloj sjellje do të ketë në ekonomi. Ky është një rast në të cilin do të duhej veprohej mbi bazën e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit publik mbi EUR 5 mijë, paraqet vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe heqje lirie. 4.2. Tregu Bankar Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) janë sektori më intensiv në aspektin e punësimit, dhe si i tillë ka një rëndësi jetike për të ardhmen ekonomike të Kosovës. Në qoftë se NVM-të kanë nevojë për mbështetje, bankat me kreditë e tyre do të duhej të ishin destinacioni më dobiprurës. E kundërta ndodh në Kosovë: Bankat aplikojnë norma tepër të larta interesi për këtë kategori biznesesh, dhe këto norma janë të qëndrueshme tash e disa vite. Përmirësimi i klimës së biznesit si dhe ndikimi i vogël që ka pasur kriza globale në vend, nuk i ka inkurajuar bankat të zbusin kërkesat për profit. Tri bankat kryesore në Kosovë janë: Raiffaisen Bank Kosova (RBKO), Pro Credit Bank dhe Nova Ljubljanska Banka (NLB). Këto tri banka mbulojnë mbi 80% të tregut financiar. Kjo mbulueshmëri iu mundëson atyre të kenë një pozitë udhëheqëse në treg. Si të tilla këto banka kanë përgjegjësi të ofrojnë shërbime financiare koherente me gjendjen ekonomike në vend. Që nga hyrja e tyre në treg, këto tri banka kanë operuar me norma përafërsisht të njëjta interesi dhe pa ndonjë konkurrencë të qartë me njëra tjetrën (për më tepër rreth historikut të kamatave në kredi dhe depozita, shih Bankometrin e prodhuar nga Instituti Për Studime të Avancuara GAP) (GAP, 2010). Bankat Abuzojnë kur Mundin Faqe 5 Një formulim rreth kësaj që ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë të Kesë mbi praktikat e bashkërenduara si dhe formave tjera të abuzimit pa ndonjë marrëveshje të kodifikuar është me sa vijon: “Duhet të jetë e mundur të shihet një shkallë e mjaftueshme e probabilitetit në bazë të një sërë faktorëve objektivë të ligjit ose të faktit”. Ky vlerësim erdhi pas shqiptimit të gjobës nga ana e komisionit në rastin Raiffeisen Zentralbank Österreich AG and Others v Commission of the European Communities, ku disa banka komerciale në Austri kishin krijuar praktika sjelljeje të bashkërenduara, të cilat seriozisht po e trazonin konkurrencën në tregun bankar në Austri. (Raiffeisen Zentralbank Österreich AG and Others v Commission of the European Communities, 2006). Këtu vërehet qartë se bankat kanë vendosur të sillen njëtrajtshëm në treg, duke mos i konkurruar njëra tjetrës, për pasojë duke garantuar qëndrueshmëri në treg. KKK-ja deklaron se ka marrë një nismë hetuese në lidhje me këtë çështje. Por, ata vazhdimisht ankohen se nuk kanë staf të mjaftueshëm dhe ekspertizë për ta kryer një kontroll efektive të këtij tregu. Kryetari i komisionit pranon se ky komision dyshon mbi praktika të bashkërenduar në të cilat bankat komerciale në Kosovë mund të jenë të përfshira. www.kdi-kosova.org , Sheshi Nena Terezë 18/6, Prishtine 10000, Kosovë, 00381 (0) 38 248 038

Ministria e Financave në këtë rast ka bërë

shkelje ligjore duke mundësuar monopolizimin

e tregut për furnizimin me arka fiskale.

Kjo ministri shihet se në mënyrë të qëllimshme

ka favorizuar operatorë ekonomik,

të cilët kanë krijuar monopole në të dy tregjet,

atë të produktit dhe atë gjeografik (pran

në gjithë territorin e Kosovës). Me këtë

sjellje, ministria e ka ngulfatur konkurrencën,

ka shkaktuar rritje artificiale të

çmimit të një produkti, i ka dëmtuar bizneset

(kryesisht të vogla dhe të mesme), si dhe nuk

ka bërë një analizë të kostos dhe kontributit

që kjo lloj sjellje do të ketë në ekonomi. Ky

është një rast në të cilin do të duhej veprohej

mbi bazën e Kodit Penal të Republikës së

Kosovës, ku dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit

publik mbi EUR 5 mijë, paraqet vepër penale

dhe dënohet me gjobë dhe heqje lirie.

4.2. Tregu Bankar

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)

janë sektori më intensiv në aspektin e

punësimit, dhe si i tillë ka një rëndësi jetike

për të ardhmen ekonomike të Kosovës. Në

qoftë se NVM-të kanë nevojë për mbështetje,

bankat me kreditë e tyre do të duhej të ishin

destinacioni më dobiprurës. E kundërta

ndodh në Kosovë: Bankat aplikojnë norma

tepër të larta interesi për këtë kategori biznesesh,

dhe këto norma janë të qëndrueshme

tash e disa vite. Përmirësimi i klimës së biznesit

si dhe ndikimi i vogël që ka pasur kriza

globale në vend, nuk i ka inkurajuar bankat

të zbusin kërkesat për profit.

Tri bankat kryesore në Kosovë janë: Raiffaisen

Bank Kosova (RBKO), Pro Credit

Bank dhe Nova Ljubljanska Banka (NLB).

Këto tri banka mbulojnë mbi 80% të tregut

financiar. Kjo mbulueshmëri iu mundëson

atyre të kenë një pozitë udhëheqëse në treg.

Si të tilla këto banka kanë përgjegjësi të ofrojnë

shërbime financiare koherente me gjendjen

ekonomike në vend. Që nga hyrja e tyre

në treg, këto tri banka kanë operuar me

norma përafërsisht të njëjta interesi dhe pa

ndonjë konkurrencë të qartë me njëra tjetrën

(për më tepër rreth historikut të kamatave në

kredi dhe depozita, shih Bankometrin e

prodhuar nga Instituti Për Studime të Avancuara

GAP) (GAP, 2010).

Bankat Abuzojnë kur Mundin

Faqe 5

Një formulim rreth kësaj që ka dhënë

Gjykata e Shkallës së Parë të Kesë mbi praktikat

e bashkërenduara si dhe formave tjera

të abuzimit pa ndonjë marrëveshje të kodifikuar

është me sa vijon: “Duhet të jetë e

mundur të shihet një shkallë e

mjaftueshme e probabilitetit në bazë të një

sërë faktorëve objektivë të ligjit ose të faktit”.

Ky vlerësim erdhi pas shqiptimit të gjobës

nga ana e komisionit në rastin Raiffeisen

Zentralbank Österreich AG and Others v

Commission of the European Communities,

ku disa banka komerciale në Austri

kishin krijuar praktika sjelljeje të bashkërenduara,

të cilat seriozisht po e trazonin

konkurrencën në tregun bankar në Austri.

(Raiffeisen Zentralbank Österreich AG and

Others v Commission of the European Communities,

2006).

Këtu vërehet qartë se bankat kanë vendosur

të sillen njëtrajtshëm në treg, duke mos i

konkurruar njëra tjetrës, për pasojë duke

garantuar qëndrueshmëri në treg. KKK-ja

deklaron se ka marrë një nismë hetuese në

lidhje me këtë çështje. Por, ata vazhdimisht

ankohen se nuk kanë staf të mjaftueshëm

dhe ekspertizë për ta kryer një kontroll efektive

të këtij tregu. Kryetari i komisionit pranon

se ky komision dyshon mbi praktika të

bashkërenduar në të cilat bankat komerciale

në Kosovë mund të jenë të përfshira.

www.kdi-kosova.org , Sheshi Nena Terezë 18/6, Prishtine 10000, Kosovë, 00381 (0) 38 248 038

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!