04.05.2013 Views

Komisioni Kosovar i Konkurrencës - KDI

Komisioni Kosovar i Konkurrencës - KDI

Komisioni Kosovar i Konkurrencës - KDI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në SHBA, përmirësimet e mëdha në

transport dhe komunikim ishin njëra nga

shtysat më të mëdha në iniciativat antitrust.

Krejt kjo bëhej për shkak të lëvizjes

së pa kontrolluar të çmimeve, sepse firmat

po bëheshin gjithnjë e më të mëdha

përmes bashkimeve, shkrirjeve, dhe blerjeve.

Efektivisht, firmat e mëdha po imponoheshim

me çmime diskriminuese për

ndërmarrjet e vogla dhe për pasojë, po e

dëmtonin konkurrencën e lirë. Fermerët

dhe ndërmarrësit e vegjël patën përkrahjen

e mjaftueshme politike për ta imponuar

një legjislacion anti-trust (të

njohur si Sherman Act of 1890). Në vitin

1897 erdhi vendimi i parë i madh i

Gjykatës Supreme mbi një trust mes 18

kompanive hekurudhore (Trans-Missouri

Freight Association), i cili vendosi se marrëveshjet

mbi çmimet ishin joligjore. Pastaj

erdhën dy gjykimet më të rëndësishme

–ndoshta edhe në histori të legjislacionit

antitrust në ShBA, ai i Standard Oil Company

(i cili, si pasojë u detyrua që në vitin

1911 të ndahej në 34 njësi të bazuara në

shtete të asaj kohe në ShBA), si dhe American

Tobaco.

Aktualisht në ShBA kemi një qasje jo-konformiste

nga ana e agjencive federale dhe

gjykatave. Ka raste kur vërehet një qasje

intervencionist, por ka edhe të tilla të tipit

Laisse-Faire, ku shteti parimisht është

miqësor ndaj pozitës dominonte në tregje

(Motta, 2004).

Në BE, Rasti” Grundig” i vitit 1966 mund

edhe të kuptohet si momenti ku pushteti i

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë së KE-ve

(ECJ) u dëshmua qartë. Grundig kishte

imponuar praktika të papërshtatshme për

tregun e brendshëm, duke i imponuar distributorit

francez çmime jo-koherente,

përderisa shitësit me shumicë në Francë

dilnin në treg me çmime më të lira nga i

njëjti prodhues pasi furnizoheshin nga

distributorë në shtete tjera (Consten

S.à.R.L. and Grundig-Verkaufs-GmbH v

Commission of the European Economic

Faqe 2

Community, 1966). Përkundër kësaj,

çështjet që lidheshin me ndihmat e shtetit

dhe monopolet ishin neglizhuar në

shkallë nga Komisioni, kryesisht të bazuar

në qëllimin e promovimit të firmave të

mëdha Evropiane si antidot i atyre

Amerikane (ose European Champions).

Megjithatë, pas heqjes së tarifave dhe kuotave

të tjera brenda KE-së, shtetet po përdornin

barriera tjera veç tarifave (ose

Non-Tariff Barriers to Trade ose NTBs)

(McGowan & Cini, 1998). Sot legjislacioni

i BE-së mbi konkurrencën, duke përfshirë

rastet e ECJ, është ndër më të avancuarit

dhe më rigorozët në luftimin e praktikave

të koncentruara, si dhe abuzimin me pozitën

dominonte në tregje. Mbi 2000

vendime të Komisionit që lidhen me

abuzime në tregjet e BE-së jepen çdo vit.

Kosovës i është premtuar partneritet me

mundësi anëtarësimi në Bashkimin

Evropian, kur vendi të arrijë ti përmbush

kriteret e anëtarësimit. Këto kritere

(Kriteret e Kopenhagës) matin gatishmërinë

politike dhe ekonomike të një

vendi që dëshiron të hyj në BE. Nga 4

kritere gjithsejtë, njëri që bën përshtypje

është ai mbi ekonominë funksionale të

tregut, me kapacitete për t’u përballur me

presionet konkurrente dhe forcat e tregjeve

brenda komunitetit. Në këtë rast, ky

kriter i referohet më tepër industrive individualisht,

se sa ekonomisë në

përgjithësi. Disa nga indikatorët matës

janë ristrukturimi dhe modernizimi i industrive,

de-monopolizimi, inkurajimi i

investimeve në R&D (Hulumtim&Zhvillim),

zgjerimin e bazës industriale, etj

(Klung, 2006).

Me qëllim të përmbushjes së këtyre

kritereve, në Shtator të vitit 2004 Kuvendi

i Kosovës kishte miratuar Ligjin për

Konkurrencën (Kuvendi, Ligji për

Konkurrencën, 2004). Ky ligj parashihej të

jetë një bazë e legjislacionit sekondar për

këtë fushë, pasi që vendoste disa parime

www.kdi-kosova.org , Sheshi Nena Terezë 18/6, Prishtine 10000, Kosovë, 00381 (0) 38 248 038

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!