04.05.2013 Views

BIOLOGJI

BIOLOGJI

BIOLOGJI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

130

VLERËSIMI

Vlerësimi është proces i vrojtimit, i mbledhjes sistematike, i analizës

dhe i interpretimit të informatave me qëllim të përcaktimit se deri në

ç’shkallë nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzues. Ai duhet të mbështetet

në objektivat e dijes (rezultatet e prituara) të programit të lëndës

përkatëse dhe të nivelit përkatës.

Vlerësimi i vazhdueshëm pas çdo teme mësimore jep rezultate të

mira. Ai nuk mat vetëm njohuritë e fituara, por vlerëson edhe shkallën në

të cilën ka arritur një veprim edukativ, i cili lë gjurmë në personalitetin e

nxënësit. Vlerësimi përfundimtar përfshin aktivitetin e përgjithshëm të të

nxënit nga nxënësit (merren parasysh përgjigjjet me gojë, sjelljet në grup,

aftësitë që i fitojnë ata gjatë punës eksperimentale, rezultatet e testimeve

dhe të punimeve me shkrim).

Vlerësimi i nxënësve përfshin njohjen, të kuptuarit, analizën,

sintezën dhe aftësitë emocionale (afektive) dhe psikomotore te nxënësve.

Nxënësi “ din 100 gjuhë “ të të shprehurit (me gojë, shkrim, eksperiment,

shkathtësi manovruese etj.), prandaj arsimtari nuk duhet të kufizohet në

vlerësim të tij vetëm në një “gjuhë”, siç ka qenë traditë deri më tani

(vetëm përgjigjja gojore e tij).

Ky proces mbështetet në disa parime themelore:

• Përcaktimi i qëllimit dhe i përparësive në procesin e vlerësimit;

• Zbatimi i instrumenteve përkatëse të matjes në përputhje me qëllimin,

në mënyrë që të matet ajo që është synuar të matet;

• Sigurimi i cilësisë së informatave për arritshmërinë e rezultateve

të të nxënit përmes matjes dhe vlerësimit të vazhdueshëm;

• Matja dhe vlerësimi duhet të jenë të balancuara, të përfshihet e

tërë përmbajtja programore e lëndës;

• Vlefshmëria e qëndrueshme e të dhënave se shkalla e arritshmërisë

së nxënësit është e saktë;

• Zbatimi i teknikave të vlerësimit me anë të të cilave bëjmë

dallimin e qartë të arritshmërisë së nxënësve.

Instrumentet e vlerësimit

Është me rëndësi sa për veçoritë që duam t`i vlerësojmë, duhet të

përdorim mjetin apo instrumentin përkatës të matjes. Me çfarëdo mjeti që

përdoret nuk mund të maten të gjitha veçoritë e arritshmërisë së nxënësit,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!