04.05.2013 Views

BIOLOGJI

BIOLOGJI

BIOLOGJI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

128

UDHËZIME METODOLOGJIKE

Mësimi në biologji, si dhe në çdo lëmë tjetër mund të kryhet në disa

mënyra, d.m.th. mund te zbatohen metoda, teknika e forma të shumëllojta

të punës dhe një kompleks i tërë procedurash, p.sh., informacioni i ri,

përsëritje, përforcim, ushtrime, punë praktike. Krahas kësaj, përdoren

edhe mjete materiale dhe teknike: modele, aparate dhe instrumente si dhe

mjete të tjera teknike bashkëkohore, si kompjuter, internet etj. Praktika

ka treguar se është i suksesshëm vetëm ai mësim i cili realizohet me

metoda të ndryshme, ku secila sosh ka rol dhe rëndësi të veçantë metodike.

Përzgjedhja e metodave është kompetencë e mësimdhënësit të lëndës.

Ajo bëhet në përputhje me nevojat dhe kërkesat e nxënësve, me natyrën

e përmbajtes mësimore, me bazën didaktike etj. Ato duhet të jenë

në funksion të përvetësimit më të lehtë të përmbajtjeve mësimore dhe të

zbatimit më të shpejtë dhe më të saktë të njohurive, shkathtësive,

shprehive, qëndrimeve dhe vlerave të tjera.

Për përmbushjen e kërkesave për nxënie cilësore, sugjerohen disa

metoda, forma dhe teknika të ndryshme të punës, p.sh.:

- Metoda e leximit dhe e punës me tekst;

- Metoda e punës praktike në laborator;

- Metoda e të mësuarit dhe të nxënit ndërveprues (p.sh., nepërmjet

mjeteve multimediale, kompjuterit, programeve simuluese kompjuterike);

- Diskutimi dhe të nxënit me bashkëpunim (puna në grupe);

- Mësimdhënia përmes vrojtimit, demonstrimit dhe eksperimentit;

Në të gjitha rastet, zbatimi i metodave dhe i teknikave mësimore duhet

të shoqërohet me përdorimin e materialeve dhe të mjeteve përkatëse

didaktike, pa të cilat nuk mund të arrihen rezultatet e pritura.

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE

Që të realizohen me sukses objektivat e planit dhe të programit të

biologjisë për klasën e nëntë, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të

shfrytëzojnë burime dhe mjete të ndryshme të informacionit:

• tekste përkatëse shkollore

• revista profesionale dhe shkencore, fjalorë, enciklopedi,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!