04.05.2013 Views

PLANI DHE PROGRAMI I LËNDËS BIOLOGJI

PLANI DHE PROGRAMI I LËNDËS BIOLOGJI

PLANI DHE PROGRAMI I LËNDËS BIOLOGJI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Krahas tekstit shkollor si burim tradicional i mësimnxënies, për

zbatimin e suksesshëm të përmbajtjeve mësimore sugjerojmë edhe përdorimin

e doracakëve, si ndihmë shtesë në procesin mësimor (atlasi botanik,

zoologjik, anatomik, fjalori terminologjik etj).

Është kompetencë e arsimtarit që në vartësi prej kushteve në të cilat

punon shkolla të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse

mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave gojore,

vizuale, auditive, dhe audio-vizuale, me theks të veçantë në atë që është

qenësore për t’u mësuar.

VLERËSIMI

Vlerësimi është proces i vrojtimit, i mbledhjes sistematike, i analizimit

dhe i interpretimit të informatave me qëllim të përcaktimit se deri në

çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzues. Ai duhet të

mbështetet në objektivat e dijes (rezultatet e pritshme) të programit të

lëndës përkatëse dhe të nivelit përkatës.

Ky proces mbështetet në disa parime themelore, siç janë:

• Përcaktimi i qëllimit dhe i përparësive në procesin e vlerësimit;

• Zbatimi i instrumenteve adekuate të matjes në përputhje me qëllimin,

në mënyrë që të matet ajo që është synuar të matet;

• Sigurimi i cilësisë së informatave për arritshmërinë e rezultateve

të nxënësit përmes matjes dhe vlerësimit të vazhdueshëm;

• Matja dhe vlerësimi duhet të jenë të balancuara, të përfshihet e

tërë përmbajtja programore e lëndës;

• Vlefshmëria e qëndrueshme e të dhënave se shkalla e arritshmërisë

së nxënësit është e saktë;

• Zbatimi i teknikave të vlerësimit me anë të të cilave bëjmë

dallimin e qartë të arritshmërisë së nxënësve.

Instrumentet e vlerësimit

Është me rëndësi që për veçoritë që duam t`i vlerësojmë, të përdorim

mjetin apo instrumentin përkatës të matjes. Me çfarëdo mjeti që përdoret

nuk mund të maten të gjitha veçoritë e arritshmërisë së nxënësit, andaj

duhet përdorur sa më shumë që të jetë e mundshme mjete dhe teknika të

ndryshme në mënyrë që të mbledhim informacione të mjaftueshme për të

vlerësuar shkallën e arritshmërisë së nxënësit.

85

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!