04.05.2013 Views

BIOLOGJI

BIOLOGJI

BIOLOGJI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BIOLOGJI 2 orë në javë, 74 orë në vit

HYRJE

Ky program parashikon që lënda e biologjisë të zhvillohet për 74 orë.

Për fleksibilitet, në programin e biologjisë së kësaj klase janë parashikuar

më shumë se më parë, orë praktike dhe orë në dispozicion (gjithsej 13

orë). Me këtë synohet që arsimtarit t’i jepet më shumë hapësirë për të

përshtatur mësimin varësisht nga kushtet që ofron klasa, shkolla etj. Në

trungun e përmbajtjes lënda ka një kategori dhe pesë nënkategori. Që do

të thotë se kategoria e parë (Qeniet e gjalla dhe mjedisi) përfshin këto

nënkategori: 1.1. Mjedisi jetësor dhe ekosistemet, 1.2. Qarkullimi i materies

dhe i energjisë në ekosistem , 1.3. Ekosistemet natyrore dhe antropogjene,

1.4. Zhvillimi i botës së gjallë dhe 1.5. Njeriu dhe mjedisi jetësor.

Marrë në përgjithësi, programi i biologjisë ka karakter linear dhe

ciklik. Por, duke sublimuar informacionet e marra për programet e kohës

në rajon e më gjerë, jemi përpjekur që në fushën e programeve të biologjisë

sipas kurrikulit të ri të sigurojmë “rrjedhën” e koncepteve nga niveli

i parë në të dytin dhe prej të dytit në nivelin e tretë. Kjo prirje është shoqëruar

me një përzgjedhje të kujdesshme të lëndës, p.sh. Mjedisi jetësor

dhe ekosistemi, ekosistemet natyrore dhe antropogjene etj. me të vetmin

synim që përmbajtja programore e biologjisë të jetë koherente, logjike

dhe e aplikuar. Veçori tjetër e programit të reformuar të biologjisë në

përgjithësi, e në veçanti të kl. VIII, është “përzierja” e temave mësimore.

Për dallim prej programeve tradicionale, ku, p.sh., njohuritë nga botanika,

zoologjia, fiziologjia etj, jepeshin të veçuara nga njëra-tjetra me

“përzierjen” e temave ato jepen në mënyrë të integruar. Kjo qasje u mundëson

nxënësve të fitojnë njohuri të domosdoshme për jetën e përditshme

konform kërkesave të mileniumit të ri dhe hap rrugën e përvetësimit më

të lehtë të koncepteve të tjera që shpalosen në vazhdim të shkollimit.

Në fund po theksojmë se ngjashmëritë që viheshin në emërtimin e

kategorive dhe të nënkategorive në nivelin e parë, të dytë dhe të tretë të

shkollimit, me zbërthimin e tyre tematik për çdo orë mësimore kanë

ndryshime të dukshme në përmbajtje dhe në qasje.

111

QËLLIMET

112

Programi mësimor i lëndës së biologjisë ka për qëllim:

Zhvillimin dhe aftësimin e nxënësve për të njohur dhe për të

kuptuar ligjshmëritë themelore të ekologjisë dhe të zhvillimit

evolutiv të botës së gjallë.

Zhvillimin e njohurive për ekologjinë, evolucionin e gjallesave

dhe të aftësive për të vlerësuar zhvillimin evolutiv të qenieve të

gjalla si dhe ruajtjen e baraspeshës ekologjike në natyrë.

Zhvillimin e aftësive për përdorimin dhe vlerësimin e teksteve,

atlaseve, literaturës biologjike, programeve arsimore, televizive

dhe burimeve të tjera të informacionit.

Zhvillimin e shkathtësive për mbledhjen dhe përpunimin e të

dhënave relevante shkencore dhe të zbatimit të shkathtësive të

fituara në situata konkrete për të mirën e njeriut dhe të mjedisit

jetësor.

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

o Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat:

• Në kontest të ndërgjegjësimit dhe të ngritjes së përgjegjësimit

etik ndaj botës së gjallë dhe mjedisit jetësor me qëllim të

ruajtjes së baraspeshës ekologjike në natyrë;

• Në kuptim të kultivimit të sjelljeve personale (të jetë kooperativ,

i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik etj.).

o Të njohë:

• Fjalorin (terminologjinë biologjike);

• Faktet, konceptet dhe parimet ekologjike, etologjike dhe të

evolucionit;

• Procedurat dhe metodat në biologji.

o Të kuptojë:

• Faktet dhe parimet biologjike dhe të bëjë ndërlidhjen logjike të

tyre;

• Arsyetimin e metodave dhe të punës praktike në mjedisin

natyror dhe në laborator;

• Procedurave.

o Të zbatojë në situate të reja:

• Faktet dhe parimet ekologjike, etologjike dhe të evolucionit;

• Zgjedhjen e problemeve të natyrës biologjike.

o Të komunikojë informatat në kontekste të ndryshme:

• Shkrimi i raportit nga një punë praktike ose hulumtim;

• Prezantojë rezultatet e hulumtimit duke konsultuar shumë

burime të informacionit;

• Kontribuojë në debate dhe diskutime për çështje ekologjike,

etologjike dhe të evolucionit.

o Të zhvillojë të menduarit kritik nga biologjia:

• Të njohë informatën relavante nga ajo jorelavante;

• Të dallojë faktin nga gjykimi;

• Zbatojë parimet biologjike në zgjedhjen e problemeve;

• Interpretimi i materialit ilustrues;

• Të analizojë shkaqet dhe rrjedhojat që sjell çrregullimin e një

faktori ekologjik në një ekosistem natyror dhe antropogjen;

• Të vlerësojë rolin pozitiv dhe human të njeriut për natyrën e

gjallë dhe jo të gjallë.

ORGANIZIMI I PËRMBAJTJES SË LËNDËS

Organizimi i përmbajtjes përfshin: ndërtimin, balancimin dhe mbarështrimin.

Ndërtimi i përmbajtjes së lëndës përfshin një kategori kryesore në të

cilën përfshihet fundamenti i lëndës.

Ndërtimi i lëndës është bërë mbi bazën e theksimeve të balancuara të

përmbajtjes sipas rëndësisë së tërësive mësimore.

Mbarështrimi i përmbajtjes së lëndës në klasë bëhet për 74 orë

mësimi, sipas trajtës:

• Kategoria

• Nënkategoria

113

114

• Përmbjatja programore

• Rezultatet e pritura

• Lidhja ndërlëndore

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

KATEGORIA NËNKATEGORIA Orët %

I. QENIET E

GJALLA DHE

MJEDISI

I.1.

MJEDISI JETËSOR DHE

EKOSISTEMET

I.2.

QARKULLIMI I

MATERIES DHE I

ENERGJISË NË

EKOSISTEM

I.3.

EKOSISTEMET

NATYRORE DHE

ANTROPOGJENE

I.4.

ZHVILLIMI I BOTËS SË

GJALLË

I.5.

NJERIU DHE MJEDISI

JETËSOR

20 27.0

7 9.5

14 18.9

11 14.8

9 12.2

Punë praktike 10 13.5

Orë në dispozicion 3 4

Gjithsej 74 100%

Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore Rezultatet e pritura Lidhja ndërlëndore

I.

Qeniet e

gjalla dhe

mjedisi

I.

Qeniet e

gjalla dhe

mjedisi

I.1.

Mjedisi jetësor

dhe

ekosistemet

I.2.

Qarkullimi i

materies dhe i

energjisë në

ekosistem

Organizmat janë të varur nga

kushtet e mjedisit jetësor dhe

nga marrëdhëniet ndërmjet

organizmave (nocionet

themelore ekologjike)

Kushtet jetësore të mjedisit

(faktorët ekologjikë)

Ndërtimi i ekosistemit (biotopi

dhe biocenoza, prodhuesit,

harxhuesit dhe

zbërthyesit)

Marrëdhëniet jetësore në

ekosistem (rrjeti trofik,

piramidat ekologjike etj.)

Bashkësia jetësore dhe

organizimi i saj (popullata,

nisha ekologjike, organizimi

kohor dhe hapësinor etj.)

Në biosferë dhe në ekosistem

bëhet qarkullimi i

vazhdueshëm i materieve dhe

i energjisë (qarkullimi i

oksigjenit, dioksidit të

karbonit, azotit, ujit etj.)

Nxënësit në fund të klasës së tetë nga kjo

përmbajtje progarmore duhet:

Të njohin dhe të kuptojnë nocionet

themelore ekologjike.

Të dinë dhe të analizojnë varshmërinë e

organizmave nga kushtet e mjedisit

jetësor dhe marrëdhëniet ndërmjet vetë

organizmave.

Të përshkruajnë ndërtimin e ekosistemit.

Të kuptojnë dhe të klasifikojnë faktorët

ekologjikë.

Të analizojnë rrjetin trofik dhe piramidat

ekologjike në ekosistem.

Të hulumtojnë dinamikën e popullatës

në aspektin kohor dhe hapësinor.

Nxënësit në fund të klasës së tetë nga kjo

përmbajtje programore duhet:

Të kuptojnë fluksin e energjisë dhe

ciklin e materies në ekosisteme.

Të analizojnë qarkullimin e ujit në

natyrë.

Të krahasojnë qarkullimin e oksigjenit

Përmbajtja

programore e kësaj

tërësie mësimore ka

ndërlidhje me:

Kiminë - në aspektin

e njohjes së përbërjes

kimike të ambientit

jetësor.

Fizikën – në

pikëpamjen e

faktorëve fizik dhe

ndryshimeve fizike të

ambientit jetësor.

Përmbajtja programore

e kësaj

tërësie mësimore ka

ndërlidhje me:

Kiminë - në aspektin

e njohjes së

elementeve kimike që

115

I.

Qeniet e

gjalla dhe

mjedisi

I.

Qeniet e

gjalla dhe

116

I.3.

Ekosistemet

natyrore dhe

antropogjene

I.4.

Zhvillimi i

botës së gjallë

Organizmat krijojnë marrëdhënie

të ngushtë me mjedisin

jetësor dhe komunikojnë

mes vete pa ndërmjetësimin e

njeriut – ekosistemet natyrore

dhe me ndërmjetësimin e

njeriut – ekosistemet artificiale

(ekosistemet rurale

dhe urbane).

Ekosistemet ujore dhe

tokësore.

Bimët endemike dhe shtazët

e rrezikuara në Kosovë.

Sjellja e organizmave në

natyrë – etologjia.

Organizmat bimorë dhe

shtazorë janë zhvilluar në

kushte të ndryshme të

me atë të dioksidit të karbonit, azotit e

fosforit.

Nxënësit në fund të klasës së tetë nga kjo

përmbajtje programore duhet:

Të dallojnë ekosistemet natyrore nga ato

artificiale.

Të njohin rezervatet, monumentet natyrore

dhe parqet nacionale të Kosovës.

Të dinë për bimët endemike dhe shtazët

e rrezikuara të Kosovës.

Të kuptojnë veçoritë e ekosistemeve

ujore dhe tokësore.

Të analizojnë sjelljen e shtazëve dhe

komunikimin e tyre mes vete.

Të njihen me ndryshimet dhe qëndrueshmërinë

e popullatave në natyrë.

Nxënësit në fund të klasës së tetë nga kjo

përmbajtje programore duhet:

Të njohin dhe të zbatojnë fjalët dhe

marrin pjesë në

ndërtimin e

organizmave.

Fizikën – në aspektin

e njohjes së ligjshmërive

fizike të optikës,

termodinamikës.

Përmbajtja

programore e kësaj

tërësie ka ndërlidhje

me:

Gjeografinë – në

kuptimin e njohjes së

hidrografisë,

hidrologjisë dhe

pedologjisë.

Kiminë – përbërjen

kimike të ujit, tokës

etj.

Përmbajtja programore

e kësaj tërësie

mësimore ka ndër-

mjedisi mjedisit jetësor dhe kanë

qenë të varur nga faktorët e

ndryshëm të evolucionit.

Fillet e jetës dhe historiati i

zhvillimit të botës së gjallë.

Epokat gjeologjike.

I.

Qeniet e

gjalla dhe

mjedisi

I.5.

Njeriu dhe

mjedisi jetësor

Njeriu në mjedisin jetësor

shpesh ndikon në ndërrimet e

kushteve fizike dhe kimike të

tij (ndotja), por njeriu

gjithashtu merr masa të

ndryshme edhe për mbrojtjen

dhe përparimin e mjedisit

jetësor.

Ndotja e mjedisit jetësor dhe

pasojat.

Efekti i serrave.

Mbiplehrosja.

Shkatërrimi i ekosistemeve

natyrore.

Mbrojtja dhe përparimi i

mjedisit jetësor.

përkufizimet kryesore që kanë të bëjnë

me evolucionin.

Të analizojnë dhe të përshkruajnë

faktorët e ndryshëm evolutivë që

ndikuan në zhvillimin dhe përsosjen e

gjallesave.

Të kuptojne teoritë e zhvillimit të botës

së gjallë.

Nxënësit në fund të klasës së tetë nga kjo

përmbajtje programore duhet:

Të identifikojnë treguesit e ndryshëm të

ndotjes së mjedisit jetësor.

Të kuptojnë pasojat e shkatërrimit të

ekosistemeve natyrore.

Të kontribuojnë në mbrojtjen dhe ruajtjen

e llojeve të rrezikuara në Kosovë.

Të njihen me pasojat e ndryshimeve

globale të planetit tonë.

Të parashikojnë ndryshimet e mjedisit

jetësor të vendbanimit ku jetojnë.

Të dinë për kultivimin e bimëve

dekorative.

Të zbatojnë kodin ligjor për mbrojtjen e

mjedisit jetësor.

lidhje me :

Gjeografinë – në

kuptimin e njohjes së

shtresave të ndryshme

të dheut.

Sistematikën - në kuptimin

e njohjes së

llojeve si ndërtues të

sistemeve ekologjike.

Përmbajtja

programore e kësaj

tërësie mësimore ka

ndërlidhje me:

Kiminë – në aspektin

e ndërrimeve cilësore

të mjedisit jetësor si

dhe elementeve të

ndryshme kimike që

shkaktojnë ndotjen e

mjedisit jetësor.

Fizikën – në kuptimin

e njohjes së faktorëve

fizikë dhe të

ndryshimeve fizike të

mjedisit jetësor.

117

Punë praktike

Me fjalën punë praktike kuptojmë aktivitetet që kryejnë nxënësit në

natyrë dhe në labarator. Këto punë kryhen me qëllim të konkretizimit të

pjesës teorike të lëndës.

Në mungesë të labaratoreve, punët praktike mund të kryhen edhe në

klasë, me kusht që materiali dhe mjetet e punës praktike paraprakisht të

sillen në klasë.

Punët laboratorike nuk janë ndonjë metodë e veçantë e mësimit, por

janë formë e organizimit të punës mësimore, gjatë së cilës nxënësi në

bashkëpunim me arsimtarin vrojtojnë strukturat, proceset dhe fenomenet

e ndryshme jetësore gjatë organizimit të mësimit në natyrë.

Disa nga punët praktike, të cilat do të duhej të realizoheshin në

mësimin e biologjisë për klasën e tetë, janë:

• Dalja në natyrë dhe vëzhgimi i një ekosistemi ujor ose tokësor në

afërsi të vendbanimit.

• Njohja me pamjen e përgjithshme dhe përcjellja e ndryshimeve

fenologjike gjatë stinëve.

• Vëzhgimi i migrimit të shtazëve, ndërtimit të çerdheve, kujdesi

për pasardhësit etj.

• Vizitë e kopshtit zoologjik.

• Vëzhgimi i shtazëve të ndryshme që paraqesin etapa të ndryshme

të zhvillimit evolutiv të shtazëve.

• Hulumtimi i shtazëve dhe i bimëve të rrezikuara të Kosovës.

Ekskursioni mësimor

Është një nga metodat më të efektshme për përvetësimin aktiv të

njohurive teorike.

Organizimi i mirë i ekskursionit zhvillon te nxënësit aftësinë e përvetësimit,

vëzhgimit, analizës, sintezës, kujtesës logjike, intuitës, të menduarit

të pavarur dhe krijues, që ndikojnë drejtpërdrejt në përvetësimin e

vetëdijshëm dhe të qëndrueshëm të njohurive shkencore biologjike.

Të mos merret nga nxënësi ekskursioni si “një shëtitje e thjeshtë në

natyrë”.

118

Ai duhet të përgatitet nga arsimtari. Kjo nënkupton se edhe arsimtari

paraprakisht duhet të përgatitet për ekskursion, duhet të ketë përgatitje

komplete profesionale biologjike dhe orientime të qarta didaktike.

Puna përgatitore e arsimtarit për ekskursion:

Masat organizative dhe metodike

• Arsimtari duhet të njihet paraprakisht me terrenin e ekskursionit

dhe në përputhje me qëllimet e temës së ekskursionit, cakton lokacionin

(p.sh. lumi, livadhi, pylli, agrokultura, parku nacional etj.).

• Të njohë mirë terrenin ku zhvillohet ekskursioni; botën bimore

dhe shtazore të tij, konfiguracionin e terrenit etj. Për shkaqe didaktike,

është mirë që rruga e kthimit të mos jetë e njëjtë me atë të

shkuarjes.

• Nëpërmjet ekskursionit arsimtari i udhëzon nxënësit të zotërojnë

dhe të përvetësojnë vetë njohuritë sipas temës së ekskursionit.

• Përmes ekskursioneve në terren arsimtari këmbëngul që nxënësit

të dallojnë thelbësoren nga jothelbësorja në dukuritë e botës bimore

dhe shtazore, të zbulojnë marëdhëniet e brendshme dhe lidhjet

e varësisë së ndërsjelltë midis gjallesave të mjedisit ku jetojnë.

• Pas kthimit nga ekskursioni mësimor, arsimtari jep këshilla si

duhet të veprohet me materialin e mbledhur bimor apo shtazor.

METODOLOGJIA

Mësimi në biologji si dhe në çdo lëmë tjetër mund të kryhet në disa

mënyra, d.m.th mund të shfrytëzohen disa metoda mësimore.Praktika ka

treguar se është i suksesshëm vetëm ai mësim i cili realizohet me metoda

të ndryshme, ku secila sosh ka rol dhe rëndësi të veçantë metodike.

Çdo lëndë, përpos metodave të përgjithshme mësimore, i ka edhe

metodat e veçanta. Prej metodave të shumta që mund të përdoren në

mësimet e biologjisë po përmendim:

• Metodën e të shprehurit me gojë (monologu);

• Metodën e bashkëbisedimit (dialogu);

• Metodën e leximit dhe të punës me tekst;

119

120

• Metodën e punës praktike në laboratorin biologjik apo në terren

(ekskursionet);

• Metodën e të mësuarit dhe të nxënit ndërveprues (në kompjuter,

CD programe etj.).

Çdo metodë mësimore i ka anët pozitive dhe negative. Kjo do të

thotë se me zbatimin e një metode të vetme mësimore nuk mund të realizohen

të gjitha qëllimet dhe detyrat e mësimit të lëndës së biologjisë.

Prandaj, ato patjetër duhet të kombinohen në varësi nga përmbajtja,

qëllimet dhe objektivat të cilët synohen të realizohen.

Kompetenca e arsimtarit është që, duke zbatuar strukturën ERR të

orës, të zgjedhë materiale të shumëllojshme didaktike, metoda dhe strategji

më të përshtatshme të mësimdhënies dhe të nxënies me synim të

realizimit të qëllimeve dhe të objektivave specifikë, me nxënësin në qendër

(p.sh. klaster, kubimi, insert, tabela e koncepteve, diagrami i

Venit, brainstorming, xhigsou I dhe II etj.).

Për hollësi të këtyre formave të punës me nxënës dhe të teknikave të

mësimdhënies shih tekstet:

B.Musai; Modele të mesimdhënies së suksesshme, Tiranë, e-mail;

rëct ara@aedp-soros.al.

M. Mula. Modele të mësimdhënies sipas strukturës ERR të orës

Prishtinë, 2003, e-mail:office @ kec-ks.org, htpp//www. Kec-ks.org.

Plani dhe programi mësimor për klasën e nëntë dhe të dhjetë,

Prishtinë, 2002, dhe 2003 f. 11 -14 dhe f.167-169.

Në praktikë thuajse nuk ekziston orë e biologjisë në të cilën aplikohet

vetëm një metodë mësimore. Me zbatimin e disa metodave mësimore në

të njëjtën orë të mësimit, ora bëhet më dinamike, thyhet monotonia dhe

ngritet interesimi i nxënësve për mësim.

Çdo ndryshim në punë, pra edhe zbatimi i metodave të ndryshme

mësimore, e freskon mësimin, e bën shumë më interesant, me çka arrihet

që rezultatet në nxënie të jenë më të mira.

Për realizimin sa më të mirë të qëllimeve të parashtruara, në orën

mësimore duhet të punojmë në frymën e parimeve didaktike: prej të

njohurës kah e panjohura, prej të afërmes kah e largëta, prej të thjeshtës

kah e ndërlikuara, prej konkretes kah abstraktja dhe prej të përgjithshmes

kah e veçanta.

VLERËSIMI

Vlerësimi është proces i vrojtimit, i mbledhjes sistematike, i analizimit

dhe i interpretimit të informatave me qëllim të përcaktimit se deri

në ç’shkallë nxënësi ka zotëruar objektivat udhëzues. Ai duhet të mbështetet

në objektivat e dijes (rezultatet e prituara) të programit të lëndës së

biologji për klasën VIII.

Ky proces mbështetet në disa parime themelore, siç janë:

• Përcaktimi i qëllimit dhe i përparësive në procesin e vlerësimit;

• Zbatimi i instrumenteve përkatëse të matjes në përputhje me

qëllimin, në mënyrë që të matet ajo që është synuar të matet;

• Sigurimi i cilësisë së informatave për arritshmërinë e rezultateve

të nxënësit përmes matjes dhe vlerësimit të vazhdueshëm;

• Matja dhe vlerësimi duhet të jenë të balancuara, të përfshihet e

tërë përmbajtja programore e lëndës;

• Vlefshmëria e qëndrueshme e të dhënave se shkalla e

arritshmërisë së nxënësit është e saktë;

• Zbatimi i teknikave të vlerësimit me anë të të cilave bëjmë

dallimin e qartë të arritshmërisë së nxënësve.

Instrumentet e vlerësimit

Është me rëndësi se për veçortitë që duam t`i vlerësojmë duhet të

përdorim mjetin apo instrumentin përkatës të matjes. Me çfarëdo mjeti që

përdoret nuk mund të maten të gjitha veçoritë e arritshmërisë së nxënësit,

andaj duhet përdorur sa më shumë që të jetë e mundshme mjete dhe

teknika të ndryshme, në mënyrë që të mbledhim informacione të

mjaftueshme për të vlerësuar shkallën e arritshmërisë së nxënësit.

Mësimdhënësi i lëndës dhe shkolla duhet të zbatojnë një numër të

mjaftueshëm instrumentesh për matje dhe vlerësim,siç janë:

• Vrojtimi;

• Pyetësori (vetëvlerësimi);

• Raporti me shkrim i një pune praktike apo një hulumtimi;

• Të shprehurit me gojë;

121

122

• Të shprehurit me shkrim;

• Fleta kontrolluese (përdoret për shkathtësitë manovruese të

nxënësit);

• Dosja apo portofoli (vetëvlerësimi);

• Testi i bazuar në kritere dhe objektiva;

• Testi i arritshmërisë i ndërtuar nga kërkesa (pyetjet) me

- përgjigje alternative të shumta;

- përgjigje të hapura të shkurta;

- përgjigje të hapura të zgjeruara etj.

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE

Për realizimin e përmbajtjes programore të biologjisë për klasën VIII

rekomandohet përdorimi i:

• Biologjia për klasën VIII.

Krahas tekstit shkollor, burim tradicional i mësimnxënies, për zbatimin

e suksesshëm të përmbajtjeve mësimore sugjerojmë edhe përdorimin

e doracakëve, si ndihmë shtesë në procesin mësimor (atlasi botanik,

zoologjik, anatomik, fjalori terminologjik). Fjalori i biologjisë, E. Ruka,

Z. Bajram –Toena, Tiranë, 1999.

Gazeta, revista profesionale dhe shkencore, pastaj fotografi, postera,

skema, diagrame, harta, tabela, preparate, CD, video-kaseta dhe burime

të tjera nga interneti.

Është kompetencë e arsimtarit që në vartësi prej kushteve në të cilat

punon shkolla të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse

mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave gojore,

vizuele, auditive, dhe audiovizuele, me theks të veçantë në atë që është

qenësore për t’u mësuar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!