03.05.2013 Views

Pemetari e Pergjithshme

Pemetari e Pergjithshme

Pemetari e Pergjithshme

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PËRMBAJTJA

Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I PARE

VEÇORITE BOTANIKE DHE BIOLOGJIKE TE PEMEVE FRUTORE

1. Rrënja.................................................................................................................6

2. Sistemi mbitoksor..............................................................................................7

3. Organet e riprodhimit.......................................................................................15

4. Zhvillimi individual i pemëve frutore .............................................................18

4.1. Cikli i madh i jetës........................................................................................19

4.2 .Cikli i vogël i jetës........................................................................................19

4.3 .Lulëzimi i pemëve........................................................................................21

4.4. Rritja e lastarëve dhe rrënjëve..................................................................... 22

4.5. Formimi i frutave.........................................................................................22

4.6. Prodhimi periodik i pemëve frutore.............................................................25

2. Kërkesat e pemëve frutore për klimë dhe tokë................................................25

2.1. Ndikimi i klimës në rritjen dhe zhvillimin e pemëve frutore.......................26

2.2. Ndikimi i tokës.............................................................................................29

3. Shumëzimi i pemëve frutore........................................................ ..................30

3.1. Shumëzimi vegjetativ i pemëve frutore.................................... ...................30

4. Nënshartesat e pemëve frutore. ........................................................ ..............34

KAPITULLI I DYTE

KERKESAT E PEMEVE NDAJ KUSHTEVE TE MJEDISIT

1. Kërkesat për temperaturën. .............................................................................42

2. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta dhe të ulta...............................43

3. Kërkesat për ujë dhe dritë ...............................................................................46

4. Kërkesat për kushtet tokësore..........................................................................48

5. Pjesë e veçantë (kërkesat për kushtet klimatike të pemës së mollës) .............49

5.1. Rrezatimi dhe temperatura............................................................................49

5.2. Frutifikimi dhe ndikimi i ujit........................................................................51

KAPITULLI I TRETE

NGRITJA E PEMTORES

1.Karakteristikat e fidanishtes.............................................................................57

2. Seksionet e fidanishtes dritë ...........................................................................58

3. Përmirsimi gjenetik..........................................................................................61

4. Seleksionimi klonial........................................................................................61

5. Kryqëzimi dhe hibridizimi...............................................................................62

6. Krijimi i pemtoreve të reja...............................................................................63

2

Pemëtari e Përgjithshme

7. Zgjedhja e species, kultivarit, nënshartesës dhe distancave të mbjelljes.........64

8. Teknikat e mbjelljes së pemtoreve...................................................................65

9. Mbjellja e fidaanit në vendin e përhershëm.....................................................67

KAPITULLI I KATERT

PRODHIMI I FIDANAVE VEGJETATIVE

1. Shtimi me copa dhe me përpaja.......................................................................72

2. Shumëzimi in vitro..........................................................................................73

3. Shtimi me hinka dhe me copa (copa gjethore) ...............................................73

4. Shartimi. Qëllimet e shartimit.........................................................................75

5. Shumëzimi me shartim....................................................................................76

6. Mikroshumëzimi..............................................................................................76

7. Metodat e shtimit vegjetativ që përdoren për prodhimin e fidanave drunorë.77

7.1. Shartimi me urë dhe shartimi anglez............................................................78

7.2. Shartimi anësor apo lateral dhe shartimi në tavolinë....................................81

7.3. Shartimi me çarje dhe me syth......................................................................82

7.4. Mbledhja dhe ruajtja e lastareve të mbishartesave.......................................90

5. Ndikimi i faktorëve të ambientit......................................................................91

5.1. Infeksioni nga viruset dhe bakteret dhe prekja nga insektet.........................92

5.2. Koha e shartimit............................................................................................92

5.3. Mospërputhja në shartim, shkaqet dhe korrigjimi i mospërputhshmërisë....93

5.4. Ndikimi nënshartesës mbi madhësinë, cilësinë dhe pjekjen e frutave..........95

KAPITULLI I PESTE

KRASITJA E PEMEVE FRUTORE DHE RENDESIA E SAJ

1. Rëndësia dhe detyrat e krasitjes.......................................................................98

2. Llojet e krasitjve..............................................................................................99

3. Operacionet e krasitjeve.................................................................................101

3.1.Koha e krasitjes............................................................................................103

4. Parimet bazë të krasitjes................................................................................104

4.5. Veçori të krasitjes së pemëve ne vitin e I,II,III pas mbjelljes në pemtore..106

4.6. Format e kurorave dhe rrugët e formimit të tyre tek pemët frutore............107

4.6.1. Kurora me kate të përmirsuara.................................................................109

4.6.2. Kurora me udhëheqës (lider) ..................................................................114

4.6.3. Kurorat kupore...................................................................................... 114

4.6.4. Format e detyruara të kurorës..................................................................117

4.6.5. Formimi i palmetës me degë të pjerrta....................................................121

5. Veglat e krasitjes............................................................................................124

6. Mënyrat e kryerjes së prerjeve.......................................................................125

3

Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I GJASHTË

MIREMBAJTJA E TOKES NE PEMTORE

1. Mirëmbajtja e tokës.......................................................................................128

2. Punimet e zakonshme dhe teknikat bashkëkohore........................................129

3. Mirëmbajtja e pemtoreve...............................................................................132

4. Mënyrat e mbajtjes së tokave në pemtore.....................................................132

KAPITULLI I SHTATE

PLEHERIMI I KULTURAVE DRUFRUTORE

1. Plehërimi i pemëve frutore............................................................................138

2. Bashkëshoqërimi i pemeve frutore dhe efektet e tij......................................139

3. Rimbjellja e kulturave drufrutore dhe lodhja e tokës....................................140

4. Vlerësimi i nevojave për elementë ushqyes...................................................140

5. Analizat e tokës dhe diagnostikimi gjethor....................................................141

KAPITULLI I TETE

UJITJA E PEMEVE FRUTORE

1. Ujitja e pemëve frutore..................................................................................152

2. Kërkesat e pemëve frutore për ujë gjatë ciklit vjetor.....................................153

3. Efektet, afatet dhe metodat e ujitjes...............................................................154

KAPITULLI I NENTE

VJELJA DHE RUAJTJA E FRUTAVE

1. Përcaktimi i shkallës së pjekurisë..................................................................159

2. Treguesit teorik dhe praktik të pjekjes..........................................................159

3. Vjelja dhe ruajtja e frutave............................................................................160

4. Mënyrat e vjeljes së kulturave frutore...........................................................163

5. Klasifikimi dhe amballazhimi i frutave........................................................166

6. Përpunimi dhe tharja e frutave .....................................................................167

4

KAPITULLI I PARE

Pemëtari e Përgjithshme

VEÇORITE BOTANIKE DHE BIOLOGJIKE TE PEMEVE FRUTORE

1. Rrënja

2. Sistemi mbitokësor

3. Organet e riprodhimit

4. Zhvillimi individual i pemëve frutore

4. 1. Cikli i madh i jetës

4. 2. Cikli i vogël i jetës

4.3. Lulëzimi i pemëve

4. 4. Rritja e lastarëve dhe rrënjëve

4. 5. Formimi i fryteve

4. 6. Prodhimi periodik i pemëve frutore

2. Kërkesat e pemëve frutore për klime dhe toke

2.1. Ndikimi i klimës ne rritjen dhe zhvillimin e pemëve frutore

2.2. Ndikimi i tokës

3. Shumëzimi i pemëve frutore

3. 1. Shumëzim vegjetativ i pemëve frutore

4. Nënshartesat e pemëve dhe shumezimi vegjetativ i pemëve frutore

5

KAPITULLI I

VEÇORITE BOTANIKE DHE

BIOLOGJIKE TE PEMEVE FRUTORE

Hyrje

Pemët frutore përbëhen nga organet

vegjetative (rrënja, trupi, gjethet) dhe në

organe të riprodhimit (lulja, fruti).

Lidhur me vendosjen e organeve ndaj

sipërfaqes së tokës, dallojmë: sistemin

nëntokësor që përfshin të gjitha kategoritë e

rrënjëve dhe sistemin mbitokësor, që

përfshin të gjitha organet e tjera. Kufiri që

ndan sistemin nëntokësor me sistemin

mbitokësor, quhet qafa e rrënjës. Qafa e

rrënjës është e vërtetë atëherë kur pema ka

ardhur nga zhvillimi i një fare, dhe e rreme.

kur pemët janë formuar nga zhvillimi i

pjesëve të veçanta vegjetative të pemëve, si

copa degësh, këmbëza, sytha etj.

Rrënja

Gjate mbirjes së embrionit të farës rrënjëza

zhvillohet dhe jep rrënjën e pare, e cila futet

në thellësi të tokës, duke ruajtur zakonisht

drejtimin vertikal. Rrënja e pare, degëzohet

duke na dhënë rrënjët e dyta, të treta. të

katërta. etj.

Rrënjët e kategorisë së pare, të dyte dhe të

trete formojnë rrënjët skeletore, kurse rrënjët

e kategorive të tjera formojnë rrënjët

veshëse. Në pjesën me të madhe të pemëve

frutore rrënja e pare, disa muaj pas mbirjes

së farës e humbet fuqinë e rritjes dhe,

gradualisht, rrënjët e tjera skeletore bëhen

me të fuqishme. Përjashtim bëjnë këtu arra

dhe dardha, të te cilat rrënja e pare vazhdon

Pemëtari e Përgjithshme

të jete me e fuqishme së të tjerat për disa

vjet rresht, afërsisht derisa të futet pema në

prodhim. Përveç rrënjës me prejardhje nga

embrioni, rrënjët dalin edhe nga zhvillimi i

pjesëve të veçanta vegjetative, duke formuar

rrënjë mitake (adventive).

Në gjatësi të një rrënjë veshëse dallohen

këto pjese;

Konusi i rritjes, që ndodhet në majën e

rrënjës, përbëhet nga qeliza embrionale, me

ane të te cilave rrënja rritet në gjatësi.

Zona thithëse ndodhet pas zonës rritëse dhe

ka si funksion thithjen nga toka të ujit dhe të

lendeve minerale të tretura në te.

Te disa specie frutore shohim një

bashkëjetesë (simbioze) midis rrënjëve të

tyre dhe kërpudhave.

Përmasat e sistemit rrënjor, shtrirja e tij në

thellësi ose anash, raporti ndërmjet rrënjëve

veshëse dhe atyre skeletore si dhe raporti

ndërmjet sistemit rrënjor dhe atij nëntokësor

janë veçori biologjike të vete pemëve

frutore.

Kështu, molla, dardha, arra, kumbulla,

qershia etj. zhvillojnë sistem rrënjor të

fuqishëm, kurse ftoi, vishnja, luleshtrydhja,

paradisi e dyseni (nënshartesa të mollës)

formojnë sistem rrënjor me pak të zhvilluar.

Mbi të njëjtën nënshartesë, mbishartesa e

fuqishme krijon kushte të përshtatshme për

fuqizimin e sistemit rrënjor, pasi është në

gjendje ta furnizoje këtë të fundit me shume

lende të përpunuara. Molla e egër, dardha e

egër, qershitë etj., formojnë sistem rrënjor të

fuqishëm të përberë nga rrënjë skeletore të

6

mëdha, ku raporti ndërmjet rrënjëve

skeletore e rrënjëve veshëse është në favor

të te parave.

Në toka të thella dhe të ajrosura sistemi

rrënjor futet thelle, kurse në toka me taban

të ceket sistemi rrënjor e ndërpret futjen e tij

në thellësi.

Megjithatë, në përgjithësi, pjesa kryesore e

rrënjëve vendoset në thellësinë 20-100 cm.

Rrënjë të veçanta, duke kërkuar ujë dhe

lende ushqyese, depërtojnë në thellësi edhe

me të mëdha, si p.sh. molla e dardha e egër

deri 3-4 m. qershia e kumbulla në raste të

veçanta deri 6-7 m etj. Për fuqizimin e

sistemit rrënjor rol shume të madh luajnë

shërbimet agroteknike. Rritja e sistemit

rrënjor është në përpjesëtim të drejte me

moshën e pemës.

2. Sistemi mbitokësor

Sistemi mbitokësor përfshin të gjitha

organet e pemës që ndodhen mbi sipërfaqen

e tokës (Figura 1). Trupi është boshti

qendror i pjesës mbitokësore që fillon të

qafa e rrënjës dhe mbaron në majën e

sipërme të pemës. Lartësia e trupit në

kushtet e rritjes natyrore të pemëve

përcakton edhe lartësinë e të gjithë pemës.

Trupi shërben për të mbajtur degët dhe

organet e tjera të pemës. Nga ana tjetër, ai

shërben si rruge kalimi për qarkullimin e

limfës. Trungu është pjese perberese e trupit,

që fillon nga qafa e rrënjës dhe përfundon të

dega e pare skeletore. të drurët, si tek arra,

molla, dardha, kumbulla, qershia etj. trungu

është i rregullt, pasi në një lartësi të

pacaktuar nga toka mbi trup dalin degët e tij.

të shkurret, si të shega, lajthia etj, degët

Pemëtari e Përgjithshme

dalin drejtpërdrejt nga qafa e rrënjës duke

mos formuar trung.

Figura 1.1. Sistemi mbitokësor i pemëve

frutore

1. Trungu

2. Udhëheqësi qendror

3. Degët e para skeletore

4. Vazhdues të degëve të para skeletore

5. Dege të dyta skeletore

6. Vazhdues të degëve të dyta skeletore

7. Dege të treta skeletore

Kushtet e kultivimit, si kushtet klimatikotokësore

ashtu edhe kushtet agrotekniket,

ndikojnë në zhvillimin e trupit dhe të

trungut. Sa me të përshtatshme të jene këto

kushte, aq me të fuqishëm do të bëhen trupi

dhe trungu. Udhëheqësi qendror është' ajo

pjese e trupit që fillon nga dega e poshtme e

pare skeletore dhe përfundon të dega me e

sipërme skeletore. Pjesa e trupit që ndodhet

mbi degën e sipërme skeletore quhet

“vazhdues i udhëheqësit qendror” ose

”vazhdues i trupit”

7

Degët janë degëzimet e trupit. Degëzimet

që dalin drejtpërdrejt nga trupi janë dege të

para. Degëzimet e degëve të para quhen

dege të dyta, të cilat, duk u degëzuar japin

degët e treta e kështu me radhe. Degët e

rendit të pare, të dyte dhe të trete quhen

dege skeletore, kurse degët e rendeve të tjera

(katërt e lart) quhen dege veshëse. Degët

skeletore kane funksion kryesisht të

formojnë kurorën. Ato kane shume mase

drunore, por mbajnë pak gjethe e fryte.

Degët veshëse, përkundrazi, kane mase të

vogël drunore, por janë të veshura me

shume gjethe dhe fryte. Ne duhet të

punojmë vazhdimisht për sigurimin e një

raporti të drejte ndërmjet degëve skeletore e

degëve veshëse, për të marre prodhim sa me

të larte. Degët që dalin nga sythi i majës së

çdo dege skeletore, quhen “vazhdues të

degëve skeletore”. në degët njëvjeçare

dallohen nyjat mbi të cilat vendosen sythat,

dhe ndërnyjat, që përfshijnë pjesën e degëve

ndërmjet dy nyjave. në pranvere nga sythi

formohet një rritje e re, e njome, e gjelbër,

që quhet filiz.

Me vone filizi fillon e drunjëzohet. Deri në

kohen e formimit të sythit të majës filizi

quhet lastar. Nga kjo kohe dhe deri në fillim

të vegjetacionit të ri në vitin e ardhshëm

lastari quhet degëz. Gjate rritjeve të

mëvonshme degëza shndërrohet në dege.

Kurora është bashkësia e të gjitha degëve.

Format e ndryshme të kurorave varen nga

veçoritë biologjike të çdo specieje dhe

kultivari. Këto veçori duhet të kihen

parasysh gjate mbjelljeve të pemëve për të

përcaktuar sakte largësinë midis bimëve.

Pemëtari e Përgjithshme

Njeriu gjate kultivimit të pemëve ndikon në

ndryshimin e formës së kurorës natyrore të

tyre, për të lehtësuar kryerjen e shërbimeve

agroteknike dhe për të shfrytëzuar me mire

token në pemëtore. Kur pemët janë të reja,

në përgjithësi, kane kurora me të

mbledhura, kurse me vone, me hyrjen e tyre

në prodhim, kurora sa vjen e hapet si

rrjedhim i masës së gjetheve, degëve dhe

veçanërisht i fryteve.

Degëzat mund të jene një ose disa vjeçare.

Ato janë të shumëllojshme. në faroret

dallojmë: degëza të shkurtra, të holla,

torbeste (qeska). drunore, thithake, në forme

gjembi dhe të parakohshme.

Ne bërthamoret dallojmë: degëza bukëtore,

të holla, të përziera, drunore, thithake, në

forme gjembi dhe të parakohshme.

Figura 1.2. Degëzat e shkurtra që i japin

degëzës formën e një buqete.

Degëzat e shkurtra (fig. 1. 2) janë degëzat

me të shkurtra të grupit të pemëve farore me

gjatësi 5-6 cm, që arrijnë edhe deri 10 cm.

8

Kane gjithmonë një syth në maje, i cili mund

të jete vegjetativ ose frutor.

Në syth degëza duket si e rrudhosur dhe si e

veshur me luspa, që në të vërtetë janë vendet

e gjetheve. Kur sythi është vegjetativ vitin

tjetër nga ai formohet një zgjatim i vogël. i

cili përsëri në maje ka një syth vegjetativ ose

frutor. Kur sythi është frutor, në vitin e

ardhshëm ai jep lule e frute, në bazën e të

cilave formohet një trashje ku vendosen

sytha të tjerë. Degëzat e shkurtra mbeten

gjithmonë të vogla. Ato duhet t'i ruajmë

mire, sidomos në pemët e reja, pasi janë

frutore. Rrojnë 4-10 vjet ose edhe me shume.

Degëzat buketore (figura 1.3) gjenden të

bërthamoret. Kane gjatësi 4-6 cm dhe janë të

pajisura e shume sytha të grupuar pranë njeritjetrit.

Sythi i majës është vegjetativ, kurse

anësoret janë frutore. Në vitin e dyte nga

sythi vegjetativ formohet një filizi ri i vogël, i

cili zakonisht mbetet përsëri si degëz

bukëtore, kurse nga sythat frutore, dalin lule.

Sythat të pemët e reja duhet të shfrytëzohen

që të futen në prodhim, kurse të pemët e

vjetra duhet të hiqet një pjese e tyre. Kur

buqetat gjenden në numër të madh, sidomos

të pjeshket, do të thotë së pema është

dobësuar shume, prandaj duhet të behet

krasitje e rende dhe plehërim azotik me doza

të larta.

Degëzat e holla (Figura 1.4) kane gjatësi 10-

25 cm, janë të holla, si një fije kashte dhe

elastike. Këto degëza ndodhen si të faroret,

ashtu edhe të bërthamoret, por me veçori

specifike. të bërthamoret sythat që janë të

vendosur anash degëzës, në gjatësi të saj,

janë në përgjithësi frutore (me përjashtime

Pemëtari e Përgjithshme

të rralla ndonjë prej tyre mund të jete

vegjetativ) dhe ai i majës është gjithmonë

vegjetativ. Te faroret sythat anësore janë

gjithmonë vegjetative, kurse ai i majës

mund të jete frutor ose jo. të faroret sythi i

majës në vitet e ardhshme përshkon të

njëjtën rruge si edhe të degëzat e shkurtra.

Këto lloj degëzash. në përgjithësi, nuk hiqen

nga pema gjate krasitjeve, pasi sigurojnë

frytëzim të mire.

Degëzat torbeste (qeska) ndeshen të molla

dhe dardha dhe kane formën e qeskave. Ato

formohen si pasoje e trashjes në maje të

degëzave të shkurtra ose të holla në bazën e

sythit frutor.

Kështu degëzohet degëza torbeste. Degëzat

torbeste mund të rrojnë 15 deri 20 vjet.

Gjate krasitjes degëzat torbeste nuk duhet të

hiqen. pasi japin frute. Kur këto janë shume

të degëzuara dhe të vjetra këshillohet të

shkurtohen (Figura 1.5).

9

Figura 1.3. Degëza buketore

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1.4. Degëzat e holla të bërthamoret Figura 1. 5. Pamje e degëzave torbeste

dhe të faroret

10

Degëzat e përziera janë degëza frutore që

kane edhe sytha vegjetative. I ndeshim të

bimët bërthamore, sidomos të pjeshka,

kajsia, vishnja etj. Kane gjatësi 25-40 cm.

Degëzat drunore janë të fuqishme dhe

arrijne deri në një metër gjatësi. Kane vetëm

sytha vegjetative. Rrallëherë. si. p.sh., të

pjeshka, kane në afërsi të majës disa sytha

frutore.

Degëzat drunore formohen si të pemët

farore, ashtu edhe të pemët bërthamore,

kryesisht kur ato janë në moshe të re. të

pemët e vjetra formohen pas krasitjeve të

renda.

Thithakët janë degëza drunore shume të

fuqishme. Ato formohen si pasoje e

zhvillimit të sythave të fjetur që vendosen në

dege dy e me shumëvjeçare. Kane vetëm

syth vegjetativ. Drejtimi i tyre është vertikal

dhe formojnë ndërnyja të gjata. Këshillohet

të hiqen, sepse kane rritje të fuqishme dhe

marrin shume lende ushqyese nga bima.

Megjithatë, të pemët e vjetra duhen

vlerësuar mire, pasi thithakët mund të

shërbejnë për zëvendësimin e degëve

skeletore ekzistuese, të cilat janë vjetruar

dhe thare.

Pemëtari e Përgjithshme

11

Degëza të parakohshme. Shpesh ndodh që

disa sytha të veçante të celin që në vitin e

pare të formimit të tyre. Degëzat që

formohen në këtë mënyrë quhen të

parakohshme. Janë degëza të holla, të

përziera, drunore etj. Gjate krasitjeve duhet

të shfrytëzohen nga pemëtarët, për të

shpejtuar formimin e kurorës për pemët e

reja si dhe për prodhimin. Formohen me

shume të pemët bërthamore. në fidanishte

shfrytëzohen pjeshka e bajamja.

Degëzat në forme gjembi vijnë si pasoje e

çeljes me vonese të sythave në pranvere.

Prandaj, ata nuk arrijnë të formojnë sytha në

maje dhe maja merr formën e gjembit.

Degëzat në forme gjembi formohen me

shume të kumbullat, në disa dardhe etj.

(fig.1.7) Gjate krasitjes nuk preken, sepse

japin fruta.

Sythat. Sythi është një dege e pazhvilluar.

Ai formohet në sqetullën e gjethes. Përbehet

nga konusi i rritjes, që është fillesa e lastarit

të ardhshëm, mbi të cilin janë vendosur

dendur njëra pranë tjetrës një sasi e madhe

luspash (Figura 1.8)

Figura 1.6. Degëza në forme gjembi

Sythi mbështillet me luspa që shërbejnë për

mbrojtjen e tij. Sythi mbi të njëjtën dege mund

të jete i majës, kur është i vendosur në maje,

dhe anësor, kur është i vendosur në gjatësi të

degëzës. në pemëtari ka rendësi edhe

pozicioni i sythit në raport me kurorën. në

këtë' drejtim dallojmë sytha të jashtëm, të cilët

kane drejtim nga jashtë, të brendshëm, që kane

drejtim nga brenda, dhe anësore, që janë të

vendosur në të dyja drejtimet, të nisur nga

ndërtimi i brendshëm i sythit, dallojmë

sytha vegjetative dhe sytha frutore (Figura

1.8).

Pemëtari e Përgjithshme

12

Figura 1.7. Ndërtimi i sythit: (1. konusi i

rritjes. 2 fillesat e gjetheve. 4. fillesat e

nyjave)

Sythat vegjetative janë të thjeshte dhe japin

vetëm lastarë me gjethe, prandaj quhen edhe

sytha gjethesh ose drunore. Janë të vegjël

dhe kane forme konike të mprehte. Kur

sythi vegjetativ ndodhet në maje të degëzës,

ai është pak me i madh, me i rrumbullakuar

dhe simetrik, kurse kur është i vendosur

anash degëzës, është me i mprehte, me i

vogël dhe i shtypur nga ana që puthitet, me

degëzën.

Sythat që janë të vendosur në majën e

degëzës, japin lastarë me të fuqishëm së

lastarët e bazës. Shpesh ndodh që sythat e

bazës japin vetëm një tufe gjethesh dhe

nganjëherë ato nuk cilin fare. Kur sythat

celin qysh në vitin e i formimit të tyre, duke

na dhënë degëza të parakohshme, themi që

sythat janë të hershem.

Sythat vegjetative japin lastarë dhe degëza

që i ngjajnë plotësisht bimës mbi të çilen

është formuar. Për këtë arsye ata përdorën

për shtimin e pemëve me ane të shartimit

ose me mënyra të tjera të shtimit vegjetativ.

Figura 1.8. Llojet e sythave

a- Sytha vegjetative

b- Sytha frutor

Pemëtari e Përgjithshme

13

Sythat frutore, të pemët frutore, përveç

konusit të rritjes, gjethezave dhe luspave

mbështjellëse, kane edhe fillesat e luleve.

Sythi quhet i përzier, pasi jep gjethe ose

lastarë dhe lule. të pemët bërthamore, konusi

i rritjes shndërrohet në lule, prandaj quhet

edhe syth i thjeshte. Sythat frutore dallohen

nga sythat vegjetative, sepse janë me të

mëdhenj dhe me të rrumbullakuar.

Nga një syth frutor mund të dale vetëm një

lule (te pjeshka, kajsia, bajamja, ftoi), dy

lule (te kumbulla), tri deri në katër lule (te

qershia e vishnja), 7 deri 8 lule (te molla).

Sythat frutore të pemët farore vendosen një

nga një në maje të degëzave të veçanta

frutore (te shkurtra, të holla, torbeste), kurse

të pemët bërthamore vendosen në gjatësi,

anash degëzave të vendosura një nga një ose

të grupuar. në një nyje mund të kemi 2-3

sytha (rralle me shume).

Zakonisht sythi i mesit është vegjetativ, por

nuk përjashtohet rasti kur të tre të jene

vegjetative ose frutore. të pemët farore, në

afërsi të sythit vegjetativ, formohen 1-2

sytha të vegjël rezerve, të cilët nuk

zhvillohen në qofte së zhvillohet normalisht

sythi vegjetativ. në qofte së sythi vegjetativ

dëmtohet, ose në vitin e dyte dëmtohet

krejtësisht degëza që ka dale nga ai syth,

atëherë zhvillohen sythat rezerve.

Ata zakonisht rrojnë disa vjet dhe kur

zhvillohen japin degëza të shkurtra, të holla

dhe deri në drunore me rritje mesatare. Këta

sytha quhen zëvendësues ose edhe nxitës.

Disa sytha vegjetative, sidomos nga ata që

ndodhen në fundin e degëzave të fuqishme,

nuk cilin, në vitin përkatës dhe si pasoje e

trashjes së degëve, ata mbulohen nga

lëvorja, gjë që e vështirëson mjaft çeljen e

tyre.

Figura 1. 9. Pamje e një sythi frutifikues

dhe e një sythi vegjetativ

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1.10. Forma dhe madhësi të

ndryshme gjethesh të pemëve frutore

14

Për këtë arsye, ata rrinë në gjendje qetësie

(gjumi) për disa vjet, prandaj quhen sytha të

fjetur. Këta sytha mund të ruajnë aftësinë

për të çelur për një kohe të gjate (20-30

madje, në disa raste. edhe me shume vjet),

sidomos të pemët farore. të pemët

bërthamore sythat e fjetur jetojnë me pak (7,

8 deri 10 vjet).

Këta sytha cilin kur tek ata grumbullohet një

sasi e madhe ushqimi, gjë që ndodh kur

thahet ose pritet në krasitje pjesa e degës që

ndodhet mbi një syth të fjetur. Prandaj, nga

sythat e fjetur marrim thithake.

Gjate krasitjeve, punimeve të pemëve dhe

shërbimeve të tjera, hapen plage. Në vendet

e plagëve pema formon kallusin, i cili

përbehet prej disa qelizave të reja që e

mbyllin plagën dhe nuk lejojnë dëmtim të

pemës.

Disa nga këto qeliza kane aftësi për t'u

shumëzuar duke dhënë syth dhe, si pasoje,

lastarë të ri. Ndodh që nga plagët të

formohen në të njëjtën mënyrë edhe rrënje.

Këta sytha quhen adventive ose mitake dhe

formohen aty ku nuk ka pasur asnjëherë

gjethe, pra në zonën e ndërnyjës.

Gjethet (Figura 1.10). Te pemët frutore

gjethet kryejnë të njëjtat funksione si edhe të

bimët e tjera.

Realizojnë fotosintezën; frymëmarrjen, transpirimin

etj. Gjethet e pemëve janë të

thjeshta dhe përbehen nga llapa, bishti dhe,

në disa raste, nga ndajgjethëzat. Te disa

peme, si të arrat etj., gjethet janë të përbëra.

Llapa e çdo gjetheje përshkohet nga

nervatura, e cila mund të jete paralele, si të

pjesa me e madhe e pemëve, ose

pëllëmbore, si te fiku.

Një nga tiparet dalluese është madhësia.

Madhësia e gjetheve ndryshon edhe brenda

një bime. Gjethet që dalin mbi degëza të

fuqishme dhe mbi peme të reja janë me të

mëdha. në specie dhe kultivarë të ndryshëm,

ndryshon dhe forma e llapës, dhëmbëzimi,

ngjyra, pushëzimi, trashësia e gjethes dhe e

kutikulës së saj, karakteristikat e bishtit etj.

Për të njëjtën specie dhe kultivar sipërfaqja

gjethore mund të ndryshoje në varësi të

kushteve të kultivimit. Kryerja në rregull e

shërbimeve agroteknike, lufta sistematike

kundër sëmundjeve dhe insekteve, kushte të

mira klimatiko-tokësore, si vere e freskët me

lagështirë ajrore e tokësore të mire, toka të

pasura etj, ndihmojnë formimin e një

sipërfaqeje gjethore të madhe, gjë që

siguron prodhim të madh lende organike

dhe, për pasoje, rritje dhe frytëzim të mire.

Pemëtari e Përgjithshme

3. Organet e riprodhimit

Lulja. Është organ i riprodhimit seksual.

Ajo është një lastar i ndryshuar, bishti i

së cilës rrjedh nga lastari, kurse pjesët e

tjera të lules janë shndërrime të gjethes.

Lulja normale të pemët frutore përbehet

nga bishti, shtrati, kupa, kurora, theket

dhe pistili. Theket përbehen nga filli dhe

trastat pjalmore, kurse pistili përbehet

nga vezorja, shtyllëza, dhe kreza.

15

Pjalmi përmban qelizën seksuale

mashkullore dhe gjendet në trastat pjalmore

të thekeve, kurse qeliza seksuale femërore

gjendet ne| trastën embrionale brenda çdo

veze (ovulë). në çdo vezore kemi një ose

disa vezeza (te bërthamoret një dhe rralle dy,

kurse të faroret disa).

Ndërtimi i luleve ndryshon të pemët e

ndryshme. Kështu p.sh., kur në një lule

gjenden si organet mashkullore, ashtu edhe

organet femërore, atëherë kemi lule

dyseksore (hermafroditë), kurse kur të lulja

gjendet vetëm njeri nga organet seksuale,

atëherë edhe lulja quhet njeseksore.

Pjesa me e madhe e pemëve frutore që

kultivohen në vendin tone, janë dyseksore,

si: molla, dardha, ftoi, pjeshka, kumbulla,

bajamja, qershia, vishnja etj. Lule njeseksore

janë arra, lajthite, gështenja etj.

Pemët me lule njeseksore mund të jene

monoike dhe dioike. të pemët monoike, lulet

mashkullore dhe femërore ndodhen të e

njëjta bime (arra, lajthia, gështenja) kurse të

pemët dioike ndodhen në bime të veçanta

(fiku, aktinidia).

Te bimët njeseksore zakonisht lulet janë të

vendosura, në lulesa sidomos lulet

mashkullore dhe kane aftësi të prodhojnë

pjalm me shumice, kurse lulet femërore

vendosen nga 2-4 së bashku (si tek arra) dhe

rralle me shume. Ato kane shtyllëz të

shkurtër dhe kreze të ndare me dysh dhe

mjaft të gjere. të lulet dyseksore ndodh

nganjëherë që një nga organet seksuale të

mos jete i zhvilluar mire. Atëherë themi së

lulja është funksionale mashkullore (kur

organi femëror nuk është i rregullt) ose

funksionale femërore (kur organi mashkullor

nuk është i rregullt). Fruti është prodhim

i pllenimit që kryhet në lule, ku zhvillimi i

vezores formon frytin, kurse vezeza kthehet

në fare.

Ndodh që në formimin e frutit përveç

vezores, marrin pjese edhe shtrati i lules,

kupa dhe bishti i lules.

Figura 1.11. Lulja si organ riprodhues

tek drufrutoret

Pemëtari e Përgjithshme

Sipas pjesëve të lules që marrin pjese në

formimin e frutit dallojmë:

- Frute të thjeshta që formohen nga një lule

si: molla, dardha, pjeshka, kumbulla etj.

- Frute të përbëra që formohen nga një

shumice lulesh, si: fiku, mani etj.

16

- Frute të vërteta që formohen vetëm nga

vezorja, si: kumbulla, pjeshka, qershia,

vishnja, bajamja, arra, mani etj.

Frute të rreme ku përveç vezores, në

formimin e frutit marrin pjese edhe organet

e tjera të lules, si shtrati i lules, kupa (molla)

dhe bishti (dardha).

Pjesët përbërëse të një fruti (Figura 1.12)

janë: perikarpi dhe fara, Perikarpi përbehet

nga epikarpi (quhet edhe ezokarp), që

ndodhet he pjesën e jashtme dhe përben

cipen e frutit të përberë nga dy ose me

shume shtresa qelizash; nga mezokarpi, që

përben shtresën e brendshme tulore të frutit

dhe endokarpi, që përben pjesën mbështjellëse

të farës, e cila të molla është në forme

luspash, të dardha në forme qelizash drunore

të forta, të qershia, kumbulla, pjeshka etj.

përben bërthamën. në brendësi të perikarpit

ndodhet fara.

Pemët e ndryshme frutore dhe kultivarët e

tyre dallohen mjaft njëra nga tjetra për nga

karakteristikat e veçanta të pjesëve të

ndryshme të perikarpit. Kështu, epikarpi

mund të këtë ngjyre dhe trashësi të

ndryshme, mund të jete i lëmuar ose me

push etj. Mezokarpi, gjithashtu, mund të jete

i ngrënshëm, si të molla, pjeshka etj., ose i

pangrënshëm, si tek arra, bajamja etj;

gjithashtu, ai mund të këtë trashësi, ngjyre.

përbërje të ndryshme etj. Po kështu edhe

endokarpi mund të jete i, ndryshëm. në disa

frute, si të shega, kemi ndryshime të

theksuara, të pjesëve të frutit.

Te shega i gjithë perikarpi paraqitet lëkuror

dhe i pangrënshëm. Farat e shumta të

vendosura brenda në fole, janë të ngjeshura

dhe secila është e mbështjellë me një

nënshartesë indi të lëngshëm e të

ngrënshëm. Fara formohet si pasoje e

zhvillimit të vezës pas pllenimit, pra pas

bashkimit të qelizave seksuale. Fara

përbehet nga lëkura, endosperma dhe

embrioni. Embrioni përbehet nga rrënjëza,

maja e rritjes. thelpinjtë dhe hipokotili (qafa

e ardhshme e rrënjës).

Figura 1.12. Ndërtimi i brendshëm i frutit

të mollës

Fruti është organ shume i rendesishem, për

dallimin e pemëve të ndryshme. Prandaj

pemët, pavarësisht nga grupimi i tyre

botanik, në varësi të frutit i ndajmë ne:

Farore, ku përfshihen molla, dardha, ftoi.

Bërthamore, në të cilën përfshihen pjeshka,

kumbulla, qershia, vishnja, kajsia. Fruti i

tyre është i vërtetë.

Pemëtari e Përgjithshme

17

Arroret ku hyjnë arra, bajamja, lajthia, të

cilat kultivohen për thelbin e tyre.

Manoret ku përfshihen luleshtrydhet,

manaferrat etj që formojnë frute të

paqëndrueshme, Këtyre u hahet i gjithë

fruti.

Subtropikalet të cilat janë të larmishme nga

forma e frutit, por që janë përfshirë në këtë

grup si bime me kërkesë me të madhe për

nxehtësi në krahasim me kulturat e tjera, si

shega, fiku, nespola, hurma etj.

Figura 1.13. Pamje frutash bërthamore

farore dhe manore

Jeta e pemëve

Pemët frutore janë bime me jete të gjate

dhe, prandaj, edhe proceset jetësore në të

janë mjaft të ndërlikuara. Me gjithë arritjet

e mëdha të shkencës në tërësi, jeta e

pemëve, pra, proceset biologjike që e

përshkojnë atë, janë pak të njohura nga

njeriu.

Në këtë drejtim teoria e Darvinit mbi

zhvillimin dhe evolucionin e botes organike

hapi horizonte të reja, Duke u mbështetur

në teorinë e Darvinit, u arrit të përcaktohen

disa nga ligjet e rritjes dhe të zhvillimit të

bimëve dhe, në veçanti, edhe të pemëve

frutore. në këtë mënyrë u krijua shkenca

moderne dhe e përpunuar, agrobiologjia,

materialiste. Kjo shkence ka për qellim të

njohe ligjet e zhvillimit të bimëve, që pastaj

të jete në gjendje, në mënyrë të drejtuar, të

ndërhyjë në jetën e atyre për t'i bere ato sa

me të dobishme për njeriun.

Dukuritë e natyrës dhe dukuritë e jetës së

bimëve nuk studiohen të shkëputura por në

Pemëtari e Përgjithshme

18

lidhje të ngushte me njëra tjetrën dhe me

mjedisin që i rrethon. Bimët marrin nga

mjedisi atë që e kane të domosdoshme për

jetën e tyre, si ujin, ajrin, lendet minerale,

energjinë diellore etj.

Kur faktorët e mjedisit të jashtëm nuk janë

të mjaftueshëm, bima rritet dhe zhvillohet

ngadalë duke prodhuar pak dhe e kundërta.

Kushtet e mjedisit kane ndikuar gjithmonë

dhe në paraardhësit e bimëve që kemi sot,

prandaj agrobiologjia e studion jetën e

bimëve të veçanta në lidhje me zhvillimin

historik të tyre, pra me paraardhësit.

Nga kjo del së në zhvillimin e një bime

pasqyrohen ndryshimet e bëra historikisht

në kulturën e dhënë, të bazuar në

evolucionin e botes bimore, agrobiologjia

materialiste na dha mundësi jo vetëm ta

njohim. por edhe ta drejtojmë jetën e

bimëve, duke krijuar forma të reja sipas

dëshirës sonë.

4. Zhvillimi individual i pemëve frutore

Gjate gjithë jetës së tyre prej disa dhjetëra

vjetësh (20-40 ose 80--100 e me shume

vjet), pemët kalojnë ciklin e madh dhe në

ciklin e vogël të jetës. Me cikël të madh të

jetës kuptojmë jetën e një peme, që nga

formimi i saj në embrion dhe deri në tharje,

kurse me cikël të vogël të jetës kuptojmë

jetën e pemës gjate një viti.

Pemët e reja të prejardhura nga fara, gjate

zhvillimit të tyre individual kane disa

ndryshime nga pemët e reja që rrjedhin nga

copa të ndryshme ose nga shartimi.

4. 1. Cikli i madh i jetës

Zhvillimi individual i pemëve të data nga

fara. Pemët qe shtohen me fare që nga

mbirja e deri në plakje, pësojnë ndryshime

të njëpasnjëshme sasiore e cilësore dhe

kalojnë në katër etapa.

Etapa embrionale fillon që kur krijohet

zigoti dhe përfundon pas mbirjes së farës.

Etapa e rinise fillon me mbarimin e etapës

embrionale dhe përfundon disa vjet pas

fillimit të formimit të frutave nga pema.

Gjatësia e kësaj etape është e ndryshme për

specie të ndryshme, p.sh. e shkurtër për

pjeshkën dhe e gjate për arrën.

Etapa e frytëzimit karakterizohet me

qendrueshmerine e veçorive dhe të shenjave

të bimës.

Etapa e pleqërisë karakterizohet me

dobësim të theksuar të rritjes dhe me shtim

të madh të pjesëve të thara të kurorës. në

këtë kohe bima e dobëson aftësinë

prodhuese, behet e ndjeshme ndaj

sëmundjeve dhe insekteve dhe, gradualisht,

vjen drejt tharjes së plote.

Etapa e rritjes. Kjo fillon me mbjelljen e

copës ose vënien për rrënjëzim dhe mbaron

me hyrjen në prodhim.

Etapa e prodhimit. në këtë etape kloni ka

arritur zhvillimin e plote të sistemit rrënjor

dhe të kurorës dhe ngadalëson rritjen.

Kështu, molla e shartuar mbi mollën e egër

prodhon mire deri 80-100 vjet, kurse e

shartuar mbi Malus pumila prodhon 30-40

Pemëtari e Përgjithshme

19

vjet. Dardha mbi dardhe të egër ose mbi

gorrice prodhon 40-50 vjet, kurse mbi ftua

15-20 vjet. Nga fundi i kësaj etape prodhimi

fillon të bjere dhe vërehen tharje të degëve

të para.

Etapa e plakjes. Në këtë etape, rritja dhe

prodhimi dobësohen shume nga viti në vit.

Degët e reja kane rritje të vogël, kurse të

vjetrat, duke lenë të zhveshura degët

skeletore, ulin prodhimin derisa thahen

krejt.

4. 2. Cikli i vogël i jetës

Veprimtaria jetësore e pemëve nuk është e

njëllojtë gjate gjithë vitit në varësi të

ndikimit të kushteve të mjedisit, të pemët

çdo vit shfaqet në rregullshmëri në

ndryshimet e gjendjes së pemës dhe në

proceset jetësore të saj. Lidhur me këto,

gjate një viti dallojmë dy periudha kryesore:

periudhën e qetësisë relative dhe periudhën e

vegjetacionit.

Periudha e qetësisë relative fillon me rënien

e gjetheve të pemëve dhe përfundon me

fillimin e lëvizjes së shpejtuar të limfës në

pranvere, pak kohe para çeljes së sythave.

Kjo kohe përkon me muajt e ftohte të

vjeshtës dhe të dimrit.

Gjate periudhës së qetësisë pjesa me e

madhe e proceseve fiziologjike zhvillohet

me intensitet të kufizuar dhe meqenëse nga

jashtë nuk duken, krijohet përshtypje sikur

pema është në qetësi. Prandaj, kjo quhet

qetësi relative.

Gjate kësaj periudhe kryhen procese

fiziologjike, si frymëmarrja, transpirimi,

qarkullimi i limfës, thithja e ujit dhe e

lendeve ushqyese nga toka etj. Gjate

qetësisë relative, në ditët kur temperatura e

tokës në shtresën ku janë rrënjët është 2-

5°C, rrënja vazhdon rritjen.

Gjate qetësisë relative, pemët frutore

përshkojnë dy faza:

Fazën e qetësisë natyrore, që përfshin

pjesën e kohës që kalon pema gjate dimrit në

të cilën bima nuk është në gjendje të

vegjetoje edhe sikur të jene kushte të

përshtatshme klimatike.

Kjo ndodh sepse pemët janë në fazën e

qetësisë natyrore, që do ta kalojnë patjetër

në qetësinë me të thelle. Për këtë arsye, ajo

quhet edhe faza e qetësisë së thelle. Gjate

kësaj faze pemët kane nevoje për

temperatura të ulëta, përgjithësisht nen 7°C.

Koha e zgjatjes së kësaj faze në peme të

ndryshme nuk është e njëjtë.

Fazën e qetësisë së detyruar, që përfshin

kohen tjetër të qetësisë relative të pemëve.

në këtë faze pemët frutore, megjithëse janë

të gatshme të çelin, nuk çelin, pasi nuk i

lejojnë kushtet e këqija të motit gjate dimrit,

sidomos temperaturat e ulëta.

Te disa peme qetësia e detyruar është me e

shkurtër, si të bajamja, kajsia, disa lloje

kumbullash etj. Ato dalin nga qetësia edhe

kur ngritja e vogël e temperaturës zgjat pak

dite. Kjo është arsyeja që këto peme

shpeshherë çelin që në janar - shkurt kur ka

disa dite të ngrohta rresht. Ndryshe ndodhë

me mollët, dardhët, fikun, hurmat etj., të

Pemëtari e Përgjithshme

20

cilat fazën e qetësisë së detyruar e kane me

të gjate. Për të kaluar në vegjetacion këto

kërkojnë një ngrohtësi me të madhe dhe për

një periudhe me të gjate. Periudha e

vegjetacionit.

Periudha e vegjetacionit fillon kur limfa në

peme e shton shpejtësinë e lëvizjes dhe

përfundon me rënien e gjetheve në vjeshte.

Tek lulet, pasi kryhet pjalmimi dhe pllenimi

lidhen frutet, të cilat gradualisht rriten dhe

piqen. Periudhën e vegjetacionit e ndajmë në

disa faza fenologjike (fenofaza) si:

diferencimin e sythave, lulëzimin, rritjen e

lastarëve dhe të rrënjëve, formimin e frutave

dhe rritjen e frutave.

Diferencimi i sythave. Në pranvere disa

sytha japin gjethe e lastarë, kurse disa japin

lule. Të paret janë vegjetative, kurse të dytët

janë frutore. Ky ndryshim i destinacionit të

sythit është bere që në vegjetacionin e

kaluar. Si ndodh ky ndryshim në

destinacionin e sythit? Gjate rritjes së

lastarëve në pranvere, në bazën e bishtit të

gjetheve formohen sytha. Kur përfundon

rritja në gjatësinë e lastarit, vete maja e

rritjes vegjetative të tij kthehet në syth, duke

dhënë sythin e majës. të gjithë sythat deri në

këtë kohe janë vegjetative.

Me vone konusi i rritjes së disave prej tyre

fillon dhe zgjerohet dhe, gradualisht, fillojnë

te. duken organet e një luleje ose të disa

luleve, sipas specieve. Diferencimi i sythit

fillon pak jave pas formimit të sythit të

majës së lastarëve, por për specie të veçanta

është i ndryshëm. Kështu, mollët, dardhat,

kumbullat, pjeshket, qershitë, arrat fillojnë

diferencimin në periudhën qershor-gusht,

bajamet e kajsitë në gusht-shtator.

Diferencimi vazhdon për një kohe të gjate

dhe në disa specie, si pjeshka. në disa

kultivarë kumbullash, të qershitë, bajamet e

kajsitë, dhe përfundon në vjeshte, kurse në

disa specie të tjera, si molla, dardha, disa

lloje kumbullash etj., diferencimi përfundon

në pranvere, para fillimit të vegjetacionit.

Sythi ka përfunduar diferencimin kur është

plotësuar me të gjitha pjesët perberese të

lules.

Sa me e mire të jete gjendja shëndetësore e

bimës dhe funksioni-mi normal i organizmit,

aq me mire kryhet diferencimi i sythave. Ka

raste kur pema është shume e shëndetshme,

jep lastarë shume të fuqishëm drunore dhe

nga ana tjetër, e diferencon pak ose aspak

sythin frutor. Kjo vjen nga që në kohen kur

duhet të filloje diferencimi sythat nuk

furnizohen me karbohidratet e nevojshme,

pasi këto lende harxhohen gjate rritjes

vegjetative, duke formuar, krahas degëzave

drunore, edhe degëza me rritje me të dobët

(ku gjejmë sytha frutore), si buketore të

holla e të përziera (te bërthamoret), të

shkurtra, të holla dhe torbeste (te faroret).

4.3. Lulëzimi i pemëve

Ne pranvere sythi frutor fillon e fryhet.

Gjate kësaj kohe lulja çlirohet nga luspat

mbështjellëse. hapet kupa dhe me vone

kurora, duke çliruar theket dhe pistilin. Kjo

dukuri quhet lulëzim. Lulëzimi përfundon

me rënien e petlave, pas kryerjes së

pjalmimit dhe pllenimit. në fillim çelin lulet

e nespoles, lajthisë, pastaj me radhe vijnë

bajamja, kajsia, pjeshka. kumbulla. dardha,

qershia, molla, ftoi, mushmolla, hurma etj.

Pemëtari e Përgjithshme

21

Të disa peme lulet me gjethet çelin

menjëherë, si të molla. dardha dhe shpesh të

kumbulla. në disa të tjera çelin në fillim

lulet e pastaj gjethet, si të pjeshka, bajamja,

kajsia, kurse në disa të tjera me përpara

gelin gjethet pastaj lulet (ftoi, hurma etj.).

Edhe brenda një specieje dallojmë kultivarë

me lulëzim të hershem, të mesëm dhe të

vone. Ky është një problem mjaft i

rendesishem që duhet të njihet për çdo

kultivar, për dy arsye kryesore: nga njëra

ane në pemëtore duhet të bashkeshoqerojme

njërin kultivar me tjetrin, që të kenë të

njëjtën kohe lulëzimi, me qellim që të

realizohet pllenimi i kryqëzuar: nga ana

tjetër, në zona me ngrica të vona të

pranverës duhet të zgjedhim ata kultivarë që

janë me lulëzim të vone që të mënjanojmë

dëmtimin e luleve ose të frutave të

porsalidhura.

Afatet e lulëzimit varen edhe nga disa

faktorë të tjerë. Me rritjen e lartësisë mbi

nivelin e detit për çdo 100 m, lulëzimi

vonohet 3-4 dite. në faqet jugore lulëzimi

behet me i shpejte. në bime të veçanta nga

ana jugore lulëzimi behet me përpara. Po

ashtu në degëzat me rritje vegjetative me të

pakte, siç janë degëzat buketore, të shkurtra

etj., lulëzimi behet me herët.

Lulëzimi i një luleje të vetme në kushte të

përshtatshme zgjat rreth një jave, kurse i

gjithë lulëzimi zgjat 2-3 ose me shume jave.

Në këtë drejtim ndikojnë shume faktorët

klimatike, si era, shiu, temperatura etj. në

disa peme frutore vihet re një dukuri

negative dikogamia. Kjo ndodh kur gjate

lulëzimit nuk sigurohet në të njëjtën kohe

pjekuria e thekeve me pistilin. Këto raste

duhet të kihen parasysh pasi, për të siguimar

pllenimin, duhet siguruar bashkëshoqërimi i

këtyre kultivarëve me të tjerë që lulëzojnë

në një kohe.

4. 4. Rritja e lastarëve dhe rrënjëve

Rritja e lastarëve fillon me rritjen e shpejte

të sythit vegjetativ he pranvere dhe

përfundon me formimin e sythit të majës së

lastarit të ri dhe të unazës vjetore në degët

skeletore e degëzimet. Nga fillimi i

pranverës deri në fillim të verës lastarët

rriten në mënyrë të dukshme në gjatësi deri

në formimin e sythit të majës. Kjo quhet

edhe rritja e bujshme e lastarëve. Me vone

deri nga gjysma e dyte e verës, lastari rritet

vetëm në trashësi. Kjo rritje, meqenëse nuk

vërehet lehte me sy, quhet edhe rritje e

ngadalshme ose e qete.

Natyra e rritjes së rrënjëve është e ndryshme

nga natyra e rritjes së lastarëve. Rrënjët

mund të rriten gjate gjithë vitit, mjafton që

të kemi temperaturën e nevojshme, e cila

për peme të ndryshme duhet të jete e

ndryshme,

Kështu, kumbulla e pjeshka fillojnë rritjen e

rrënjëve kur temperatura e tokës në shtresën

ku janë vendosur rrënjët është mbi 2-4°C. të

molla, dardha rrënjët rriten kur temperatura

arrin 7-8°C, kurse fiku në 8-10°C. në

përgjithësi temperatura optimale për rritjen

e rrënjëve është 12-16°C dhe kur ajo kalon

mbi 30°C, ndërpritet. në vendin tone në

mjaft zona klimatike rrënja mund të rritet

gjate gjithë vitit.

Rritja me e madhe behet në pranvere,

kufizohet dhe mund të ndërpritet nga

temperatura e larte gjate verës, rifillon e

Pemëtari e Përgjithshme

22

vrullshme gjate vjeshtës dhe kufizohet ose

edhe mund të ndërpritet gjate dimrit. Kur

vera është e freskët dhe dimri i ngrohte,

rritja e rrënjëve vazhdon gjate gjithë vitit.

në sistemin rrënjor, rrënjët veshëse rriten,

dhe, pasi kryejnë funksionin e tyre,

shkëputen nga bima.

Kështu, qimet thithëse rrojnë vetëm disa

jave dhe vazhdimisht. zëvendësohen me të

reja. Prandaj funksionimi normal i pemëve

behet kur krijohen kushte për rritje të

pandërprerë, ose për një kohe sa me të gjate,

të rrënjëve që të behet furnizimi sa me i

mire i pemës me ujë dhe lende ushqyese.

Ndermjet rritjes së rrënjëve dhe lastarëve ka

një lidhje të forte. Rritja normale e rrënjëve

ndihmon edhe në rritjen normale të

lastarëve dhe e kundërta.

4. 5. Formimi i frutave

Frutet të pemët formohen në dy rruge

kryesore: me ane të pjalmimit dhe pllenimit

si dhe në rruge partenokarpike. Pjalmimi

është procesi gjate të cilit pjalmi i dale nga

trastat pjalmike të thekeve bie mbi krezen e

pistilit.

Pjalmimi të pemët frutore behet me ane të

erës si tek arra, lajthia, gështenja dhe me ane

të insekteve, si të molla, dardha, pjeshka,

kumbulla, qershia etj. në rastin e pare pemët

i quajmë anemofile dhe në rastin e dyte

entomofile. Ndërtimi i lules të pemët

anemofile i është përshtatur këtij pjalmimi.

Këto janë në gjendje të prodhojnë në çdo

traste pjalmike rreth 10 here me shume

kokrriza pjalmike së bimët entomofile. Po

ashtu, kreza në këto bime. është e gjere, që

të këtë sipërfaqe me të madhe për rënien e

pjalmit.

Të bimët anemofile lulet çelin zakonisht

para gjetheve, kështu që pjalmi është në këtë

mënyrë me i lire për të kryer pjalmimin. të

bimët entomofile pjalmimi behet kryesisht

me ane të bletës, por nuk përjashtohet rasti

që të marrin pjese në këtë proces edhe

insekte të tjera. Në mënyrë të veçante të fiku

pjalmimi behet nga një insekt i veçante që

quhet Blastophaga glossorum.

Bleta ka aftësi tel madhe pjalmuese.

Familjet (kosheret) e saj kur janë në gjendje

të mire përmbajnë 30-50 000 individë. Çdo

blete është në gjendje të marre me pushin e

këmbëve rreth 100 000 kokrriza pjalmike.

Bleta fluturon në largësi të mëdha, prej disa

kilometrash, por rrezen me të mire të

veprimit për pjalmim në kushte të mira

klimatike e ka në largësinë deri në 900-1000

m. në kushte të vështira, me reshje dhe

erëra, largësia fluturuese e bletës për efekt të

sigurimit të pjalmimit normal zbret në 400-

600 metra.

Po ashtu bleta ka aftësi që pa mbaruar me

një specie frutore nuk fillon me tjetrën. në

këtë mënyrë pjalmimi i një luleje shkon në

lulet e së njëjtës specie dhe kështu pjalmimi

behet në rruge normale.

Për këto arsye, për të kryer në rregull

pjalmimin. është e nevojshme që në blloqet

e pemëve frutore entomofile të sigurohet

numri i nevojshëm i bletëve. Ky numër

duhet të jete jo me pak së 2 koshere të

shëndosha për hektar. Bletët duhet të

grumbullohen në kampe të veçanta, në mes

të bllokut, ku pemët me të largëta ta kenë

Pemëtari e Përgjithshme

23

largësinë deri 800-1000 m. Kur

vështirësohet pjalmimi nga moti. i keq kjo

largësi duhet të pakësohet.

Pllenimi. Ky është procesi i bashkimit të

dy qelizave seksuale. duke formuar zigotën

e re, që gradualisht, formon embrionin.

Pjalmi i rene mbi krezen mbin, formon

gypin pjalmik, i cili në maje ka qelizën

seksuale mashkullore. Kur arrin në trastën

embrionale të vezës, bashkohet me qelizën

veze, duke kryer pllenimin. Mbirja normale

e pjalmit behet në temperaturën 22°-27°C

dhe ndërpritet kur temperatura është nen

5°C dhe mbi 30°-35°C. Kryerja në rregull e

mbirjes së pjalmit dhe realizimi i pllenimit

normal pengohet shpeshherë nga temperatura

jo të përshtatshme, nga reshjet,

thatësia, erërat e fuqishme etj. Pllenimi

përfundon brenda një ose disa ditëve, në

varësi të faktorëve të mjedisit.

Formimi i frutave partenokarpike. në

disa peme frutore, si të hurmat, fiku, disa

lloje mollësh e dardhësh etj., formohen

frute pa fare, pasi aty nuk kryhet pllenimi.

Ky rast quhet partenokarpi dhe si pemët

ashtu edhe frytet quhen partenokarpike.

Rrëzimi i luleve dhe i frutave. Te pemët

frutore vetëm një pjese e luleve të çelura

arrijnë të formojnë frute. Nga këto vetëm

një pjese arrijnë deri në pjekjen

përfundimtare. Sipas vrojtimeve të bëra del

së maksimumi i mundshëm i frutave në

përqindje të luleve të çelura është për

pjeshkën 55%, për kajsinë 14%, për

kumbullën 27%. për qershi në 45%, për

dardhën 25% etj. Rrëzimi i luleve. sidomos

të pemët bërthamore, behet në dy etapa:

para pjalmimit dhe pas pllenimit. Në rastin e

dyte rrezohen vetëm lulet e papllenuara.

Të pemët farore këto dy etapa rrëzimi

përfshihen në një të vetme, pasi, nuk ndodh

rrëzimi i luleve para pjalmimit. Frutat

rrezohen zakonisht rreth muajit qershor,

prandaj rrëzimi i tyre quhet edhe rrëzimi i

qershorit. Megjithatë, rrëzimi i frutave

mund të filloje me përpara dhe mund të

vazhdoje edhe me gjate, madje deri në

kohen e pjekjes së frutave.

Rrëzimi i luleve mund të shkaktohet nga

shume faktorë. Kështu, p.sh., shpeshherë

vihen re lule me defekte në ndërtimin e

thekeve ose të pistilit, duke i bere këta të

papërshtatshme për pllenim. Këto defekte

mund të kenë ardhur me trashëgiminë e

pemëve ose mund të shkaktohen nen

ndikimin e faktorëve të papërshtatshëm

gjate diferencimit të sythave. Po ashtu

defekti mund të jete në qelizat seksuale të

lules, të cilat nuk janë të afta ose kane aftësi

të kufizuara për pllenim.

Llojet netështerpa të cilat, megjithëse

organet seksuale i kane në rregull, nuk kane

aftësi të vetepllenohen; lloje ndershterpa,

kur një grup llojesh nuk janë në gjendje të

pllenohen ndërmjet tyre. Pasi të behet e

njohur aftësia pllenuese e kultivarit për të

mënjanuar rrëzimin e luleve, duhet qe,

krahas mbjelljes në pemëtore të kultivarit që

dëshirojmë, të mbjellim dhe 1-2 lloje të tjera

të afta për të bere pllenimin dhe që nuk i

përkasin ndonjë grupi ndershterpe.

Si rrëzimi i luleve, ashtu edhe rrëzimi i

Pemëtari e Përgjithshme

24

frutave mund të ndihmohen nga shume

faktorë të mjedisit të jashtëm, si nga

sëmundjet dhe insektet, nga reshjet e forta,

(veçanërisht në lulëzim), erërat e fuqishme e

veçanërisht, nga temperaturat e ulëta.

Gjate pllenimit ndihet shume mungesa e

azotit. Plehërimet me azot para lulëzimit

kane trefishuar sasinë e frutave të lidhura,

pasi azoti ndihmon ne" mbirjen e pjalmit

dhe në rritjen' e gypit pjalmik. Po ashtu

mjaft të ndjeshme janë frutet të pemëve

kundrejt mungesës së lendeve organike në

bime dhe të ujit. Prandaj, për të shtuar

prodhimin duhet të punojmë shume për të

siguruar një bilanc të mire ujor dhe

ushqimor të bimët.

Po ashtu, rrëzimi është me i madh në frutet e

pemëve farore që kane me pak fara dhe të

pemëve bërthamore me fara të vogla. Njohja

e rrëzimit të luleve dhe frutave dhe e

shkaqeve të tyre jep mundësi që të merren

masa për pakësimin e tij, duke krijuar

kështu kushte për shtimin e prodhimit.

Rritja e frutave fillon menjëherë pas

pllenimit të lules dhe përfundon afër

pjekjes.

Në etapën e pare kemi rritje të fuqishme të

mezokarpit dhe pak të farës. Në etapën e

dyte kemi rritje të madhe të farës dhe frenim

të rritjes së mezokarpit dhe në etapën e trete

kemi përsëri si në etapën e pare rritje të

fuqishme të mezokarpit dhe me të

ngadalësuar të farës.

Rritja e frutit shkaktohet në fillim nga

shtimi i qelizave dhe me vone nga

zmadhimi i tyre. Rritja e frutave varet nga

veçoritë biologjike të kultivarëve dhe

llojeve si dhe nga kushtet e të ushqyerit,

lagështirës ajrore e tokësore, numrit të

farave në frutë etj. Gjate rritjes dhe pjekjes

së frutave, në to grumbullohen sasi të

ndryshme lendesh organike. Kështu,

sheqeri, vjen gjithnjë duke u rritur. Po ashtu

shtohet sasia e kripërave minerale,

vitaminave, lendeve aromatike etj., kurse

përqindja e acideve dhe sasia e tanines vijnë

gjithnjë duke u pakësuar.

4.6. Prodhimi periodik i pemëve frutore

Te pemët frutore që janë në moshe

prodhimi, nganjëherë, ndodh që pas një viti

me prodhimtari të madhe, një vit ose gjate

disa vjetëve të tjerë. prodhimi të jete shume

i vogël. Kur kjo dukuri përsëritet

vazhdimisht, atëherë kemi të bëjmë me

prodhimtari periodike të pemëve. Prodhimi

periodik të pemët shfaqet kryesisht të molla.

disa lloje kumbullash etj. Prodhimi periodik

është mjaft i dëmshëm, sepse, në radhe të

pare, pengon realizimin e përvitshëm të

detyrave të planit.

Gjithashtu, duke mos prodhuar në të gjitha

vitet, ulet prodhimi i pergithshem dhe rritet

kostoja e prodhimit. Prodhimi periodik

shfaqet veçanërisht kur prishet raporti

ndërmjet rritjes dhe frytëzimit. Kështu.

p.sh., kur në një vit të dhënë prodhimi

dëmtohet plotësisht nga ngricat e vona të

pranverës, rritja vegjetative do të jete me e

fuqishme së në një vit normal meqenëse

lendet ushqyese nuk harxhohen nga pema.

Ato kalojnë në sytha, dhe ndihmojnë

diferencimin e tepër të sythave frutore për

vitin e ardhshëm. Kështu, në vitin e dyte

prodhimi është i madh.

Pemëtari e Përgjithshme

25

Harxhimi i tepërt i lendeve ushqyese të

bimës frenon rritjen vegjetative dhe

diferencimin e sythave frutore për vitin

pasardhës. Kështu në qofte së viti i pare

mund te quhet bosh, viti i dyte do të jete

plot, viti i trete përsëri bosh e kështu me

radhe. Prodhimi periodik mund të këtë

pikënisje edhe nga një vit me prodhimtari të

larte, në saje të kushteve të përshtatshme

klimatike. Prodhimi periodik, pra, nuk është

dukuri biologjike, por pasoje e çrregullimeve

fiziologjike. Njeriu mund të

ndërhyjë në zbutjen dhe deri në zhdukjen e

tij,.

Rëndësi të madhe në luftën kundër

prodhimit periodik ka njohja e kalimit te

fenofazave për kultivarët e veçante në

kushtet e caktuara dhe në zonat e caktuara,

që shërbimet të bëhen në përputhje me to.

Vetëm kështu do të japë rezultatin e duhur,

pasi ndryshe, në vend që ta luftojmë

prodhimin periodik, mund ta nxitim atë.

2. Kërkesate pemëve frutore për klimë dhe tokë

Gjate zhvillimit historik pemët e ndryshme

frutore janë formuar në kushte të ndryshme

klimatiko-tokësore dhe mbi atë baze kane

edhe kërkesa të ndryshme për faktorët

ekologjike. Sa me mire të përputhen kushtet

ekologjike, të kultivimit me vete kërkesat e

bimës, aq me normalisht do të rritet dhe do

të zhvillohet bima dhe rezultatet e prodhimit

do të jene me të mira.

Kështu, p.sh., pjeshket në toka të thata e pa

ujitje vegjetojnë, por mbeten të vogla,

prodhojnë pak dhe me cilësi të dobët, pasi

nuk plotësojnë si duhet kërkesat për ujë. Si

faktorët klimatike, ashtu edhe faktorët

tokësore ndryshojnë jo vetëm në zona të

mëdha, por edhe në zona të vogla, madje

edhe brenda territorit të një ekonomie

bujqësore. Kur mbillen pemëtore të mëdha,

edhe vete blloku behet faktor për të

ndryshuar ndikimin e treguesve klimatike.

Kështu, në brendësi të bllokut pemët janë në

kushte me të mira të lagështirës ajrore,

kurse pemët e mbjella në periferi janë me të

ekspozuara nga era, me të ajrosura dhe me

ndriçim me të mire. Faktorët klimatike

ndryshojnë treguesit e tyre si gjate stinëve të

vitit ashtu edhe brenda njëzet e katër orëve.

Po ashtu edhe kërkesat e pemëve për këta

faktorë janë të ndryshme në varësi të

moshës, fenofazave dhe gjate njëzetekatër

orëve. Organe të veçanta të pemës kane

kërkesa të ndryshme për faktorët klimatike.

Kështu, sythat frutore dëmtohen me shpejt

nga temperaturat e ulëta gjate dimrit sesa

sythat vegjetative.

2.1. Ndikimi i klimës në rritjen dhe

zhvillimin e pemëve frutore

Ndikimi i dritës. Drita është kusht i

domosdoshëm për kryerjen e mjaft

proceseve fiziologjike, si fotosinteza,

transpirimi etj.

Drita, ndikon, gjithashtu, dhe mbi ngjyrosjen

e frutave, rritjen e lastarëve etj. Me shume

nevoje për drite kane organet e riprodhimit

dhe gjethet. Në mungese të dritës frutet

mbeten shume të zbehta dhe marrin ngjyrën

karakteristike. Nga ana tjetër, në disa peme.

si të pjeshka, qershia etj. mungesa e dritës

ndikon shume edhe në sasinë e prodhimit.

Drita ndikon në mënyrë të ndjeshme mbi

Pemëtari e Përgjithshme

26

gjethet. Kur nuk sigurohet në sasinë e

nevojshme, gjethet mbeten të holla, me

ngjyre të zbehte, dhe, për pasoje pervetsojne

pak, duke prodhuar pak lende organike. Si

rrjedhim, edhe prodhimi bie.

Ndikimi i temperaturës. Të gjitha proceset

jetësore e fiziologjike në bime lidhen

ngushte me temperaturën. Kështu, p.sh.,me

temperaturën lidhet zhvillimi normal i

fotosintezës, i frymëmarrjes, i transpirimit, i

lulëzimit, i rritjes së frutave, i rritjes së

lastarëve etj. Kërkesat e pemëve për

temperature janë të ndryshme në periudha

të ndryshme.

Kështu, p.sh., në periudhën e qetësisë

relative ato nuk kane kërkesa për

temperatura të larta, madje në fazën e

qetësisë natyrore ato kane nevoje për

temperatura të ulëta. Sipas shtimit të

kërkesave për temperature, pemët mund të

renditen në këtë mënyrë: molla, vishnja,

dardha, kumbulla, qershia, ftoi dhe me

shume kajsia, pjeshka, bajamja, fiku, hurma

etj. Po kështu brenda të njëjtit lloj dallojmë

kultivarë me kërkesa të ndryshme për

temperature.

Varietetet e ndryshme kane nevoje per

temperatura te ndryshme dhe kjo

temperature ndryshon edhe në vartësi të

fenofazave.

Nga temperaturat e larta dëmtohen gjethet,

lëvorja e degëve dhe e frutave, sidomos

mbulesa e frutave të mollës me ngjyre të

kuqe.

Mjaft i dukshëm është dëmtimi i pemëve në

teresine e tyre ose në organe të veçanta nga

temperaturat e ulëta. Dëmtime vihen re kur

temperatura gjate dimrit zbret nen

minimumin e mundshëm për çdo specie e

kultivar. Dëme shkaktojnë gjithashtu,

ngricat e pranverës, kur pemët kane

lulëzuar ose kane lidhur frutet. në

përgjithësi, klima jone me temperaturat jo

shume të ulëta, që ka, lejon kultivimin

normal të një pjese të madhe të pemëve

frutore në një sipërfaqe të madhe dhe në

zona të ndryshme të vendit tone.

Kështu molla i qëndron gjate dimrit (qetësia

e thelle) temperaturës deri në -30°C dhe në

raste të veçanta deri në -40°C. Kumbulla

evropiane (gjatore) dardha, vishnja deri -

25°C, pjeshka, kajsia, kumbullat

kinojaponeze, deri në -20-22°C, bajamja

deri -18°C, fiku, hurma, deri -15°C, etj. Me

uljen e temperaturës nen këto limite gjate

dimrit pemët dëmtohen. Dëmtimet nga

temperaturat e ulëta janë të ndryshme në

organet e ndryshme të së njëjtës bime.

Nga temperaturat e ulëta dëmtohen sythat

indet dhe kambiumi i bimëve.

Qëndrueshmëria e pemëve ndaj

temperaturave të ulëta varet shume nga

përqendrimi i lëngut qelizor. Qelizat me

përqendrim me të madh janë me të

qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta.

Gjithashtu, degët e papjekura mire që nuk

arrijnë të grumbullojnë lendet e nevojshme

rezerve, dëmtohen me shpejt gjate dimrit.

Qëndrueshmëri me të madhe pemët kane në

fazën e qetësisë natyrore.

Përfundimisht mund të themi së të gjithë

ata faktorë që ndikojnë në shtimin e

Pemëtari e Përgjithshme

27

përqendrimit të lëngut qelizor luajnë rol të

madh në shtimin e qendrueshmerise së

pemëve ndaj të ftohtit.

Për këto arsye pemët duhet të vendosen në

një regjim të mire ushqimor, t'u kryhen në

rregull shërbimet agroteknike duke frenuar

vegjetacionin e vonuar, duke bere

plehërime në kohe e me doza optimale,

duke luftuar sëmundjet, kandrrat, thatësinë

gjate verës etj. Dëmtimi ndaj temperaturave

të ulëta eleminohet me marrjen masave

agroteknike.

Po ashtu, për të mënjanuar rrezikun e

ngricave pranverore, pemët, mbillen në

faqet veriore të kodrave, ku, për efekt të

ngrohjes me të pakte nga dielli, pemët e

fillojnë me vone vegjetacionin.

Çarjet e lëvores ose plagët mjekohen duke i

lyer këto vende me mastikë pemësh. Për të

mënjanuar rrezikun e ngricave të vonshme

pranverore, përdoret tymosja, e cila

shkakton ngritje të ndjeshme të

temperaturës.

Ndikimi i regjimit ujor. Uji është një nga

faktorët baze për jetën e bimëve, pasi ai

përben pjesën me të madhe të masës së

pemës. Me ane të ujit të bima kryhet lëvizja

e lendeve ushqyese nga rrënjët të gjethet

dhe anasjellas.

Për të prodhuar 1 kg lende organike bimës i

nevojiten 200-500 1 ujë. Kur bima nuk

plotëson nevojat e veta me ujë, atëherë ajo

fillon të vyshket.

Vyshkja e përkohshme shkaktohet kryesisht

nga mungesa e lagështirës normale ajrore,

kurse vyshkja e përhershme vjen si pasoje e

mungesës së lagështirës së nevojshme në

toke.

Thatësira ajrore pengon formimin normal

të lendes organike gjate fotosintezës. Si

pasoje, gjethet fillojnë të zverdhen, frutat

mbeten të vogla dhe të një cilësie të dobët.

Demi që shkaktohet nga thatësira tokësore

pasqyrohet në të gjithë sistemin mbitokësor

dhe nëntokësor. Nga thatësia tokësore

dëmtohen sidomos qimet thithëse dhe

rrënjët e reja, prandaj pema në tërësi vuan.

Thatësia tokësore pengon sigurimin e

rezervave ushqyese të pemës, prandaj ulet

edhe aftësia e pemës për t : u qëndruar

temperaturave të ulëta gjate dimrit.

Pemëtoret tona, të vendosura në kodra,

duhet të punohen mire gjate dimrit, që të

mos e ndiejnë thatësinë. Thatësia e verës

pengon shume frytëzimin, pasi shkakton

rrëzim të madh të frutave. Gjithashtu,

thatësia frenon rritjen e rrënjëve dhe dëmton

qimet thithëse dhe rrënjët e reja.

Nga thatësia ndikohen me shume ftoi,

molla, pjesa me e madhe e kultivarëve të

dardhës, kultivarët e vone të kumbullës dhe

qershia.

Disa kultivarë mollësh e dardhësh ulin

prodhimin edhe në toka të ujitshme, por me

thatësi të madhe atmosferike. Kajsia,

kultivarët e hershem të pjeshkës, vishnja,

bajamja, fiku e durojnë me shume thatësinë.

Qëndrueshmëria me e madhe e tyre ndaj

thatësisë shpjegohet me koeficientin e vogël

të transpirimit, me hershmërinë e rritjes dhe

të pjekjes së frutave si dhe me aftësinë e

Pemëtari e Përgjithshme

28

vete rrënjëve për të shfrytëzuar me mire

ujitjen nga toka.

Pemët frutore dëmtohen edhe nga lagështira

e tepërt. Lagështira e madhe ajrore, pengon

pjalmimin dhe pllenimin në pranvere. kurse

gjate verës krijon kushte të përshtatshme për

zhvillimin e sëmundjeve.

Lagështira e tepërt tokësore nuk vepron

drejtpërdrejt mbi pemët. Ajo i dëmton

pemët, sepse e vendos sistemin rrënjor në

kushte të këqija ajrimi, gjë që pengon

frymëmarrjen e rrënjëve dhe ato,

gradualisht, thahen (kalben). Ujerat e

rrjedhshme, meqenëse janë të pasura me

oksigjen, janë shume pak të dëmshme.

Te gjitha pemët dëmtohen nga lagështira e

tepërt. Me të ndjeshme janë pjeshka,

bajamja, kajsia, qershia e shartuar mbi

mezhdrave etj. Molla, dardha dhe

veçanërisht kumbulla janë relativisht me

pak të ndjeshme nga lagështira e tepërt.

Me lufte biologjike kuptohet mbjellja e

pemëve frutore në zona të caktuara, që

plotësojnë kërkesat e tyre për lagështirë.

Kështu, në zona krahasimisht me të lagëta

mbillen kumbullat, pastaj mollët etj., dhe në

zona me të thata mund të mbillen bajamja,

fiku etj.

Me punime meliorative kuptohen masat që

duhet të merren për kullimin dhe ujitjen.

Masat agroteknike janë veçanërisht të

rëndësishme në luftën kundër thatësisë. Për

këtë qellim duhet të bëhen punime të

rregullta, të cilat frenojnë avullimin dhe

dëmtojnë barërat e këqija që u marrin

pemëve një pjese të mire të ujit. Gjithashtu,

plehërimet e mira shtojnë përqendrimin e

lendeve ushqyese, në ujin e tokës.

Studimet rreth klimës tregojnë se kërkesat e

veçanta të pemëve ndaj klimës lejojnë

kultivimin e specieve dhe të kultivarëve të

ndryshëm sipas zonave të ndryshme

klimatike.

2.2. Ndikimi i tokës

Ne radhe të pare, pemët kane kërkesa për

cilësitë fizike të mira të tokës, të cilat

sigurojnë regjim të mire ujor dhe ajror.

Tokat shume të përshkueshme dhe tokat e

renda të papërshkueshme, argjilore janë të

papërshtatshme. Ky faktor është i lidhur

edhe me klimën në tërësi dhe me speciet

në veçanti.

Tokat e përshkueshme argjilo-ranore dhe

ranore-argjilore janë të ajrosura mire dhe,

prandaj, janë të përshtatshme për pemët

frutore.

Pemët gjithmonë japin rezultate me të mira

në toka të pasura, por, për arsyet që u

thane, pemët gjejnë kushte të mira

kultivimi edhe në toka relativisht të varfra

dhe të papershtatme për bimët e arave,

sidomos për drithërat.

Ndërmjet pemëve frutore me pak kërkesa

janë; fiku, bajamja, qershia mbi

mezhdrave, dardha mbi gorrice, kurse toka

të shëndosha duan me shume molla,

pjeshka, hurma etj.

Pemët në përgjithësi kërkojnë toka me

thellësi jo me pak së 1-1,5 m. kurse disa si

Pemëtari e Përgjithshme

molla, pjeshka etj. deri në 2 m. Thellësia e

tokës përcaktohet nga vendosja e shtresave

të papërshkueshme dhe nga vendosja e

ujerave nëntokësore.

Ne' vitet e para të zhvillimit të pemëve nuk

bie në sy dallimi ndërmjet pemëve të

vendosura në toka të cekëta dhe pemëve të

vendosura në toka të thella, pasi në të dy

rastet pema siguron sasinë e nevojshme të

ujit dhe të lendeve ushqyese të nevojshme

dhe sistemi rrënjor është i vendosur ceket.

Me vone, me rritjen e pemës. me

zhvillimin e sistemit rrënjor, me futjen e

pemës në prodhim, kërkesat e pemëve

shtohen. në këtë kohe pemët e mbjella në

toka të cekëta fillojnë e vuajnë për ujë dhe

lende ushqyese, kurse ato të mbjella. në

toka të thella vazhdojnë të zhvillohen

normalisht.

Pemët frutore kane kërkesa, gjithashtu,

edhe për reaksionin e tokës. Ato kërkojnë

toka asnjanëse, me prirje pak acide.

Kështu, p.sh., pjeshket, dardhët, mollët,

kumbullat, zhvillohen mire në toka me pH

5,5-7,5, kurse kajsitë, bajamet, fiqtë etj.,

kërkojnë toka me pH 6,5-8. Kërkesat për

reaksionin e tokës varen edhe nga

nënshartesa.

Kështu qershia e shartuar mbi vetveten

duron toka pak acide deri 5,5, kurse e

shartuar mbi mezhdrave ajo kërkon me

shume toka asnjanëse dhe pak bazike.

Pemët frutore pëlqejnë toka, me

përmbajtje gëlqereje mbi 10%. Bëjnë

përjashtim ftoi dhe pjeshka. që fillojnë e

dëmtohen kur sasia e gëlqeres kalon mbi

4-5% dhe kultivimi i tyre behet i

pamundur mbi 7 deri 8%.

29

3. Shumëzimi i pemëve frutore

Pemët frutore shumëzohen me dy mënyra:

me fare (gamike) dhe në mënyrë

vegjetative (agamike). Gjate shumëzimit

me fare pema kalon ciklin e plote jetësor

në të gjitha etapat e zhvillimit. në dy etapat

e para, në etapën embrionale, dhe në

etapën e rinise, bima e re, nen ndikimin e

mjedisit të jashtëm, ndryshon bazën

trashëguese, duke u shmangur nga bima

mëmë. Veç kësaj, në formimin e embrionit

nuk merr pjese zakonisht pjalmi i së

njëjtës bime, madje dhe i të njëjtit kultivar.

Si pasoje e kësaj, embrioni i ri do të marre

edhe karakteristikat e bimës babe, duke

ndryshuar, deri në njëfarë mase atë që

trashëgonte nga bima mëmë. Prandaj për

shumëzimin e pemëve frutore mënyra

gamike pothuajse nuk përdoret. Sot

shumëzimi me fare përdoret kryesisht për

të prodhuar kultivarë të rinj dhe sidomos

për të prodhuar nënshartesa.

Te në me fare shtohen arra, gështenja dhe

rralle kumbulla tropojane. Por, edhe këto

raste duhen zhdukur, pasi edhe këtu

shfaqen pasojat negative. në pemëtari në

mase të gjere sot përdoret shumëzimi

vegjetativ i pemëve me ane të te cilit ruhen

të pacenuara veçoritë trashëguese të

pemëve. Me shtim vegjetativ kuptojmë

përdorimin e pjesëve të veçanta të kurorës

ose të sistemit rrënjor të pemës, duke

përjashtuar farën. në varësi të organit që

përdoret për këtë mënyrë shtimi, ka disa

lloje të shumëzimit vegjetativ.

Pemëtari e Përgjithshme

3.1. Shumëzimi vegjetativ i pemëve

frutore.

Shumëzimi me këmbëza. Nga sythat

adventive të rrënjëve të trasha afër qafës,

sidomos pas dëmtimeve mekanike, në disa

peme dalin lastarë të fuqishëm. Pjesa

nëntokësore e tyre lëshon rrënje, kurse

pjesa mbitokësore degëzohet. Këta lastarë

quhen këmbëza. në fund të një ose dy

vegjetacioneve këmbëzat mund të

shkëputen nga bima nga kane dale dhe të

mbillen në fidanishte për t'u fuqizuar po të

jene të dobëta ose drejtpërdrejt në

pemëtoret 'kur janë të fuqishme.

30

Figura 1.14. Mënyrat e shumëzimit

vegjetativ: 1, 2, 3, 4 shumëzimi me capa.5,

6, shumëzimi me mbathje, 7. shumëzimi

me perpaja të zakonshme, 8. shumëzimi

me perpaja shumëfishë

Këmbëzat në fillim varen nga bima mëmë,

kurse me vone pas rrënjëzimit fillojnë të

thithin vete kripëra minerale, por gjithnjë

duke u ushqyer edhe nga bima mëmë.

Prandaj kur pema do të shumëzohet në

këtë mënyrë, duhet që disa këmbëza t'i

rrallohen, duke lenë vetëm 5-10 cope (ne

varësi të fuqisë së vete pemës).

Shumëzim me këmbëza mund të përdoret të

fiku, lajthia, shega, vishnja, disa kultivarë

kumbullash etj. Ky shtim përdoret rralle,

pasi nuk është praktik. Si rregull, kur

nënshartesa është e egër nuk merren

këmbëza.

Shumëzimi me mbathje përdoret për të

prodhuar fidanë lajthie ose nënshartesa të

rrënjëzuara të ftoit, Dusenit, Paradisit dhe

pjesës me të madhe të nënshartesave të tjera

vegjetative të kulturave të tjera, të te cilat në

përgjithësi rrënjëzimi me copa është i

vështirë (fig.1.14).

Për këtë qellim krijohen pemëtore të

posaçme, duke mbjelle fidanët me largësi

1,5-2 m midis rreshtave dhe 0,6-0,8 m midis

bimëve. Një vit fidanët lihen të rriten lirisht

për t'u bere sa me të fuqishëm. Në vitin e

dyte, në pranvere, fidanët, priten 5-6 cm mbi

sipërfaqen e tokës. Nga sythat që mbeten në

pranvere, do të dalin lastarë. Kur ata arrijnë

lartësinë 20-25 cm, bëhen mbathje me dhe të

shkrifet. Mbathja e pare be-het deri në

lartësinë 8-10 cm. Me vone, me ndërkohë 3-

4 javësh, këshillohet të bëhen edhe dy

mbathje të tjera. Qëllimi është që të kryhet

rrënjëzimi i filizave.

Gjate vitit kryhen të gjitha shërbimet t

nevojshme agroteknike, si: prashitja, ujitja,

spërkatja kundër se-mundjeve, kandrrave etj.

në fund të vitit zbulohet bima dhe priten me

kujdes lastarët e rrënjëzuar, të cilët qohen në

fidanishte për t'u fuqizuar ose shartuar, sipas

Pemëtari e Përgjithshme

31

qëllimit të përdorimit të tyre. Lastarët e

fuqishëm dërgohen drejtpërdrejt në

pemëtore.

Në dimër, pas prerjes së lastarëve të

rrënjëzuar, bima mbetet si një cung i

zhveshur. në këtë mënyrë bima lodhet

shume prandaj nga viti në vit duhet të

planifikohet një ngarkese e mundshme për

t'u përballuar nga bima. në vitet e para

ngarkesa nuk duhet të jete me e madhe së

me 5-8 lastarë për bime, kurse në vitet e

mëvonshme, numri i tyre mund të shkoje

deri në 15-20 cope. Lastarët e tepërt

largohen qysh në pranvere.

Gjithashtu, njëherë në çdo 3-4 vjet bima

duhet të lihet të çlodhet duke mos bere fare

mbathje. Bimët mëmë, prej të cilave merren

lastarët me mbathje, rrojnë rreth 15-20 vjet.

Shumëzimi me perpaja përdoret në pemëtari

për shtimin e lajthisë dhe me rralle të ftoit,

mollës etj., kur rrënjëzimi i copave

drejtpërdrejt është i vështirë.

Për të shumëzuar pemët me perpaja që në

vitin e pare të mbjelljes fidani pritet 5-6 cm

mbi sipërfaqen e tokës. në vitin e pare

lastarët rriten lirisht. Për t'u dhënë atyre

mundësi të bëhen sa me të gjate, u hiqen

vazhdimisht filizat që dalin para kohe të

sqetullat e gjetheve. në pranverën e vitit të

ardhshëm si shtrirja përtokë e degëzave të

formuara një vit me pare. Këto degëza

quhen perpaja. në varësi të mënyrës së

shtrirjes së degëzave dallojmë perpaja të

zakonshme dhe perpaja shumëfishë.

Për të prodhuar fidanë me perpaja të

zakonshme, në afërsi të bimës (për çdo

perpaje që do të shtrihet)hapet një kanal me

thellësi rreth 20 cm në fund të kanalit behet

shkrifërimi i tokës edhe plehërimi i saj. Aty

shtrihet perpaja në mënyrë të tille që 2-3

sythat e markës së saj të qëndrojnë mbi

sipërfaqen e tokës. Pastaj perpaja mbulohet,

derisa kanali të mbushet plotësisht me dhe.

Majës së perpajes, që ka qëndruar mbi

sipërfaqe, i vendoset një kunj për mbështetje

dhe mbulohet me 2-3 cm dhe. në këtë

mënyrë pjesa nen toke rrënjëzohet, kurse dytre

sythat e sipërm japin lastarët. Si pasoje,

nga një perpaje marrim një fidan të

rrënjëzuar.

Perpaja shumëfishë ndryshon nga ajo e

zakonshmja. Edhe në këtë rast hapet një

kanal me thellësi rreth 20 cm. por i gjate deri

ku të arrije perpaja. Pasi shtrihet plotësisht

perpaja, fiksohet përtokë me disa kërraba

dhe mbulohet me 5-7 cm dhe të shkrifet. Pas

disa ditësh nga sythat e perpajes mbi toke do

të formohen lastarë, kurse në toke ajo do të

lëshojë rrënje.

Kur rriten lastarët, bëhen një deri në dy

mbathje, derisa kanali të mbushet plotësisht

me dhe, me qellim që edhe lastari i ri të

lëshojë rrënje. Përfundimisht, çdo syth i

perpajes mund të japë një fidan. Fidanët e

rrënjëzuar me perpaje priten nga bima mëmë

në vjeshte dhe përdoren për pemëtore,

zevendesojne vendet bosh ose qohen në

fidanishte për t'u fuqizuar. Perpajat, me

përjashtim të lajthisë, përdoren pak të pemët

e tjera frutore.

Shumëzimi me lastunja është e vetmja

mënyrë e shumëzimit të luleshtrydhes. Ajo

Pemëtari e Përgjithshme

32

ka aftësi të formoje lastunja (stolone), nyjat

e të cilave kur bien në kontakt me token,

lëshojnë rozeta gjethesh dhe rrënjësh, duke

formuar një fidan të ri. Lastunjat zakonisht

formohen gjate verës. pasi është forcuar

fryti. Nga një lastunje, në saje të rritjes në

gjatësi të saj, mund të merren disa fidanë,

por kurdoherë 1-2 fidanët e pare të çdo

lastunje janë me të mirët. Nga çdo bime

mund të lihen të zhvillohen 4-5 lastunja.

Fidanët që prodhohen, mund të dërgohen

drejtpërdrejt në pemëtore. Lastunjat e lidhin

bimën mëmë, prandaj duhen kryer në rregull

të gjitha shërbimet agroteknike.

Shumëzimi në copa përdoret mjaft në

pemëtari, sidomos për shumëzimin e fikut,

lajthisë, shegës, ftoit dhe për të prodhuar

nënshartesa të ftoi, molla (Paradisi dhe

Dusen). kumbulla Sen Zhulien, Mariana) etj.

Zakonisht në pemëtari ka gjetur zbatim

përdorimi i copave të pjekura njëvjeçare,

por gjate verës mund të përdoren edhe.

copat e gjelbra. Copat kurdoherë duhet të

merren nga bime të shëndetshme dhe që nuk

janë të infektuara nga sëmundje ose kandrra.

Copat njëvjeçare duhet të jene të pjekura, së

në këtë mënyrë janë në gjendje të japin

fidanë të fuqishëm, meqenëse kane me

shume lende ushqyese rezerve. Koha me e

përshtatshme për prerjen e copave është

menjëherë pas rënies së gjetheve. por,

meqenëse deri në pranvere ato mund të

kalben në praktike ka gjetur përdorim prerja

e copave në periudhën dhjetor-janar. Copat

priten me gjatësi të ndryshme, por me

shpesh përdoret gjatësia 25-30 cm. Prerja në

pjesën e poshtme behet afër një sythi, kurse

në pjesën e sipërme behet 2-3 cm mbi syth.

të fiku çdo cope duhet të jete e pajisur me

sythin e majës, pra nga çdo degëz mund të

merret vetëm një cope.

Copat e prera në këtë mënyrë lidhen në tufa

nga 25-50 bashke, duke i ndare në dy

kategori, sipas trashësisë; u vihen etiketat

përkatëse dhe qohen për shtratifikim. Copat

shtratifikohen në dhoma të veçanta ose në

kanale në vende të kulluara. në fund

vendoset një shtrese rërë 10-15 cm, dhe mbi

të një shtrese me tufat e copave, të cilat

shtrihen horizontalisht dhe mbulohen mire

me rërë, në mënyrë të tille që rëra të

plotësojë të gjitha boshllëqet midis copave.

Mbi rërë vendoset një shtrese tjetër copash

e kështu me radhe deri në lartësinë 50-60

cm. në fund behet mbulimi me 20-30 cm

rërë dhe në zona të ftohta mund të përdoret

edhe mbulimi me dhe.

Gjate muajve shkurt-mars nxirren copat nga

shtratifikimi dhe mbillen në copetore.

Copetorja përgatitet mire para mbjelljes. Për

këtë qellim këshillohet të behet punimi

qilizem 60 cm dhe punimet e tjera

përgatitore të nevojshme. Gjate punimeve

përgatitore duhet të hidhen 200-300 kv/ha

plehra organike, 6-7 kv/ha superfosfat etj.

Copat mbillen në largësi të ndryshme në

varësi të shkalles së mekanizimit. Kur

proceset janë të pamekanizuara largësia

midis rreshtave mund të jete 60-80 cm.

kurse copa nga copa 12-15 cm. në rastet e

mekanizimit largësitë midis rreshtave mund

të shkojnë 100-120 cm, kurse copa nga copa

7-8 deri në 12 cm. Kur mbillen copa për të

prodhuar nënshartesa, të cilat do të

Pemëtari e Përgjithshme

33

qëndrojnë në po atë vend jo me pak së dy

vjet, pasi aty do të behet edhe shartimi i

tyre, atëherë largësitë e rreshtave do të jene

me të mëdha.

Mbjellja behet me kunja në brazda të thella

20-30 cm ose në toka të përgatitura mire. në

fillim behet piketimi i rreshtave. Gjate

mbjelljes copat e pemëve futen pothuajse

plotësisht nen sipërfaqe të tokës, duke lenë

sipër vetëm 1-2 sytha. Sythat mbulohen me

një shtrese dheu të shkrifet 2-3 cm. që të

dallohen rreshtat derisa të zhvillohen

lastarët, pas mbjelljes, gjate rreshtit, në dytri

vende, vendosen disa shenja dalluese.

Gjate vegjetacionit duhet të punohet për

kryerjen sa me mire të te gjitha shërbimeve

te' nevojshme agroteknike, si: prashitje,

ujitje, spërkatje, plehërime plotësuese etj.,

pasi rrënjëzimi i copave varet shume nga

sigurimi i kushteve të mira të lagështirës,

ajrimit, të ushqyerit etj.

Shumëzimi me shartim është ai

operacion, i cili siguron bashkëjetesën e

pjesëve të veçanta të një bime me ato të

një bime tjetër. Shartimi njihet që në

kohe shume të lashta. Me ane të

shartimit është lehtësuar mjaft përhapja

e kultivarëve të mire në të katër anët e

botes. Po kështu me ane të shartimit

behet e mundur mbjellja e kultivarëve

edhe në kushte jo shume të përshtatshme

dhe përmirësimi i strukturës së

kultivarëve të një pemëtoreje.

Me ane të shartimit mund të rivendoset

qarkullimi i limfës në ato raste kur lëvorja e

trungut të pemëve të reja është dëmtuar nga

brejtësit. Kohet e fundit shartimi ka marre

rëndësi të madhe si mjet për të përmirësuar

fuqinë e rritjes dhe cilësinë e prodhimit të

pemëve frutore. në shartim marrin pjese dy

pjesëtarë: nënshartesa e mbishartesa.

Mbishartesa është një pjese vegjetative

(syth ose kalem) e një kultivari të dhënë,

që me vone siguron një pjese ose të

gjithë sistemin mbitokësor, dhe, në

mënyrë të veçante, organet e frytëzimit.

Nënshartesa është pema mbi të cilën

behet shartimi. Ajo formon kryesisht

vetëm sistemin rrënjor. Kur shartimi

behet lart në kurore, nënshartesa përben

një pjese të madhe të sistemit

mbitokësor.

Shartimi duhet të beje të mundur

bashkëjetesën normale të dy komponentëve

gjate gjithë jetës së bimës së re. në këto

raste do të themi së dy pjesëtarët kane aferi

dhe lejohet shartimi ndërmjet tyre. Shartimi

mund të behet duke përdorur të dy

komponentët që i përkasin së njëjtës specie,

si, p.sh., pjeshke mbi pjeshke. në këtë rast

shartimi quhet homogjen. Por mund të

behet edhe jashtë specieve, heterogjen, si,

p.sh., kur shartohen kultivarët e mollës së

bute Malus domestica mbi mollën e egër

Malus silvestris. Por në pemëtari përdoret,

gjithashtu, edhe shartimi me i largët, p.sh.,

ndërmjet gjinive siç, është rasti i dardhës

(Pyrus) mbi ftua (Cydonia). Sa me larg nga

aferia botanike të jene komponentët e

shartimit aq me keq është aferia. Kështu,

Pemëtari e Përgjithshme

34

p.sh., disa lloje dardhësh si Gushtakja nuk

kane afërsi me ftoin, prandaj nuk duhet bere

një shartim i tille. Mungesa e afërsisë

ndërmjet dy komponentëve mund të shfaqet

menjëherë në çastin e shartimit, duke mos

lejuar zënien ose edhe me vone me kalimin

e viteve, kur pema gradualisht vjen e thahet

ose shqyhet të pika e shartimit

4. Nënshartesat e pemëve

Nënshartesa duhet të zgjidhet e tille që të

këtë aftësi të shtohet me lehtësi me një nga

mënyrat e thjeshta dhe të shpejta.

Nënshartesa, duhet të këtë aferi me

kultivarin që do të shtojmë.

Nënshartesa duhet të këtë fuqi thithëse me të

vogël së mbishartesa. Vetëm në këtë mënyrë

kryhet zhvillimi normal i pemës.

Sipas fuqisë së rritjes që i japin ato

mbishartesës, dallohen nënshartesa me rritje

të fuqishme, mesatare dhe të dobëta. Sipas

mënyrës së shtimit, dallohen nënshartesa që

shtohen me fare dhe nënshartesa që shtohen

në mënyrë vegjetative.

Ne kushte të ndryshme duhet të zgjidhen

mire nënshartesat. në kohëra të ndryshme,

në varësi të qëllimit dhe të përdorimi të

pemëve. mënyrës së kultivimit të tyre etj.,

janë pëlqyer lloje të ndryshme nëmshartesash.

Nënshartesat që dalin nga fara, kane, në

përgjithësi disa ane pozitive. Formojnë

sistem rrënjor të thelle, i japin pemës në

tërësi fuqi të madhe rritjeje.

Në saje të shtimit me fare nuk behet

transmetimi i mjaft sëmundjeve të pemëve,

e, në veçanti, i atyre virusale. Nga ana

praktike, në një pjese të madhe të

nënshartesave shumëzimi me fare është

mënyra e vetme e shumëzimit të tyre, pasi

nuk kane mundësi të shtohen në mënyrë

vegjetative, si p.sh: molla, dardha, arra,

pjeshka, qershia etj.

Megjithatë, shtimi me fare ka një të keqe të

madhe. Bimët e dala nga fara vijnë nga

embrione heterogjene dhe, si pasoje, çdo

fare i transmeton veçori të ndryshme fidanit

të ri.

Prandaj nënshartesat që dalin nga fara, veç

aneve të mira që permenden, kane dhe një të

mete, janë shume të ndryshueshme.

Prandaj si kudo në bote, edhe të ne, bëhen

përpjekje për të kaluar në përdorimin e

nënshartesave vegjetative.

Nënshartesat vegjetative kane disa ane

pozitive. Ato, në përgjithësi, transmetojnë

me mjaft saktësi veçoritë e bimës mëmë,

prandaj janë shume homogjene (te njëllojta).

Kështu, frutikultori ka në dore material të

standardizuar dhe me karakteristika të sakta.

Po ashtu nënshartesat vegjetative e futin

pemën me shpejt në prodhim, japin frute me

cilësi me të mira etj.

Ne përgjithësi nënshartesat vegjetative i

japin mbishartesës rritje me të kufizuar,

duke krijuar kështu kushte me të mira për të

formuar kurora të vogla në peme. Kjo benë

që të shtohet numri i bimëve për hektar dhe

rendimenti për çdo njësi sipërfaqeje.

Gjithashtu, përdorimi i këtyre nënshartesave

shton mundësinë e mekanizimit të

pemëtoreve.

Pemëtari e Përgjithshme

35

Por nënshartesat vegjetative kane edhe disa

ane negative. Pema rron me pak, në mjaft

raste ato bëhen shkak për të transmetuar disa

sëmundje dhe sidomos sëmundjet virusale

dhe formojnë sistem rrënjor të ceket.

Nënshartesat për kultivarët e mollës.

Molla e egër (Malus Silvestris). Kjo është e

përhapur në të gjitha zonat e mollës në

vendin tone. Shtohet me ane të farës. Molla

e egër formon sistem rrënjor që shkon thelle

në toke, prandaj ajo jep rezultate të mira në

toka relativisht të varfra, duke përballuar

pjesërisht edhe thatësinë. Mollët e shartuara

mbi molle të egra rrojnë gjate, formojnë

kurora të mëdha dhe japin rendimente të

larta për rrënje, prandaj duhet të vazhdojnë

të përdoren gjerësisht të ne.

Molla me trup të ulet (Malus pumila) njihet

te në prej shume vitesh. Për, këtë qellim

përdoret M. pumila, kultivari paradisiaca, qe

quhet Paradis dhe M. pumila, praecox, që

quhet Dusen.

Këto nënshartesa shtohen në mënyrë

vegjetative. Kultivari Dusen formon sistem

rrënjor me të thelle. Lloji Paradis ka rritje

mjaft të kufizuar, kurse Duseni zë vend

mesatar ndërmjet Paradisit dhe mollës së

egër.

Molla me trup të ulet i jep mbishartesës

rritje të dobët (Paradisi) deri në mesatare

(Duseni), nxit hyrjen e shpejte të

mbishartesës në prodhim. Kërkon toka të

shëndosha dhe nuk e duron thatësinë.

Figura 1.15. Malus pumila nënshartesa e

mollës

Nënshartesat për kultivarët e dardhës.

Dardha e egër (Pyrus communis). Kjo ka

afri të mire me kultivarët e dardhës. Formon

sistem rrënjor që shkon thelle në toke,

prandaj pema i qëndron thatësisë. Jep

rezultate të mira edhe në toka krahasimisht

të varfra. Shtohet me fara. Për këtë qellim

përdoren ato bime, në frutet e të cilave

gjenden me shume së 6-7 fara. Dardhët e

shartuara mbi dardhe të egër rrojnë shume.

formojnë kurore të madhe dhe japin

rendimente të larta për rrënje. Kjo

nënshartesë të në përdoret shume.

Gorrica (Pyrus amygdaliformis) formon

kurore me të vogël së dardha e egër. Ka afri

me kultivarët e dardhëve. Shkon mire dhe në

zona të ngrohta dhe të thata. Përdoret,

gjithashtu, mjaft si nënshartesë për kultivarët

e dardhës.

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1.16. Pyrus amygdaliformis

nënshartesa e dardhës

36

Ftoi (Cydonia vulgaris). Ky njihet me kohe

si nënshartesë e dardhës. të në ka filluar të

përdoret 40 vjetet e fundit. Formon sistem

rrënjor të ceket, me rrënje veshëse, kërkon

toka relativisht të pasura, i jep mbishartesës

rritje të dobët. Shtohet në mënyrë

vegjetative. Rezultate me të mira kane dhënë

ftoi Anger si dhe ftoi i Provances, të cilët

kane aftësi të mire rrenjezuese. Por ka edhe

kultivarë dardhësh që s’kanë afri me ftoin,

prandaj nuk mund të shartohet drejtpërdrejt

mbi te. të tille janë kultivarët Gushtake,

Lengeshtore etj., për të cilat, kur duam t'i

shartojmë mbi ftua, përdorim ndërmjetës.

Dardhët mbi ftua hyjnë shpejt në prodhim

(ne vitin e 3-te-4-te) dhe japin frute të

mëdha. Kjo nënshartesë përdoret sidomos

kur mbjelljet bëhen në toka të pasura, anës

rrugëve, kanaleve etj. Duhet nxitur edhe

mbjellja e dardhëve mbi ftua në pemëtore të

rregullta industriale.

Figura 1.17. Cydonia vulgaris

nënshartesa e ftoit

Nënshartesa për kultivarët e pjeshkës.

Pjeshka (Persica vulgaris) përdoret kudo në

bote si nënshartesë e pjeshkës. Kërkon toka

të thella të ajrosura, mundësisht aluvionale

dhe të pasura. Ka afri të mire me të gjithë

kultivarët e pjeshkës. Kultivarët që

shartohen mbi pjeshke, marrin rritje të

fuqishme, hyjnë shpejt në prodhim dhe

jetojnë relativisht gjate. Nënshartesat e

pjeshkës prodhohen nga fara. Për këtë

qellim përdoren ato bime që japin fara të

vogla, kryesisht pjeshket e egra me pjekje të

mesme ose të vonshme. Rezultate to mira

kane dhënë edhe farat e kultivarit Gushtore

(Elberta).

Kumbulla e egër (Prunus cerasifera)

përdoret për kultivarët e pjeshkës, kur

mbjellja behet në toka të ftohta dhe të lagëta.

Bajamja (Amygdalus communis). Kjo

përdoret kur pjeshkën duam ta mbjellim në

toka të varfra, të thata dhe me përmbajtje të

larte gëlqereje.

Pemëtari e Përgjithshme

37

Nënshartesat për kultivarët e kajsisë.

Kajsia (Armeniaca vulgaris) është

nënshartesa me e përdorur për kultivarët e

kajsive. Shkon mjaft mire, në toka të thata,

të kulluara ranore dhe në kodra, ku thellësia

e pjelloria e tokës lëvizin mjaft.

Kumbulla e egër (Prunus Cerasifera)

përdoret si nënshartesë e kajsisë në tokat e

renda dhe të lagëta. Te pika e shartimit

duket mire trashësia me e vogël e

mbishartesës në krahasim me nënshartesën.

Pjeshka (Persica vulgaris) i jep kajsisë

prodhimtari të shpejte, frute të mëdha dhe

rritje të shpejte të kurorës. Kajsia ka afri të

mire mbi pjeshke.

Bajamja (Amygdalus communis). Kjo mund

të përdoret për kajsitë si nënshartesë vetëm

në kushte shume të thata. Faqekuqja (Luizet)

ka aferi me të mire.

Nënshartesa për kultivarët e kumbullave

Kumbulla e egër (Prunus cerasifera).

Mirabolana shumëzohet me fare. U

përshtatet shume mire tokave të ndryshme,

si nen ujë, ashtu edhe mbi ujë. Ajo u

qëndron mire tokave të renda dhe të lagëta.

Zhvillohet mire në toka ranore dhe e duron

thatësinë.

Kumbulla evropiane (Prunus domestica)

shtohet kryesisht me fara dhe përdoret si

nënshartesë për kultivarët e kumbullave në

toka të thella e të freskëta dhe u jep atyre

rritje të mire. në gjininë e kumbullës janë

formuar.

Pjeshka (Persica vulgaris) përdoret rralle si

nënshartesë e llojeve të kumbullave. Vetëm

disa kumbulla kane afri me pjeshkën.

(Pjellore, Mirdita, Rozeta etj.). Pjeshka nuk

pëlqehet si nënshartesë e kumbullës, sepse

kërkon toka të thella e të pasura. Bajamja

dhe kajsia njihen si nënshartesa për

kultivarët e kumbullave, por nuk përdoren,

pasi kane afri të pakte me pjesën me të

madhe të tyre.

Nënshartesa për kultivarët e qershisë dhe

të vishnjës.

Qershia (Ceraus avium) përdoret prej

kohesh si nënshartesë për vishnjën dhe

qershinë. Qershia formon sistem rrenjor të

fuqishëm. Zhvillohet mire në toka të pasura,

të shkrifëta dhe me përmbajtje të pakte

gëlqereje.

Figura 1.18. Ceraus avium nënshartesa e

vishnjës

Mezhdrava (Cerasus mahaleb) ka afri të

mire me kultivarët e qershive dhe të

vishnjave dhe përdoret shume si

nënshartesë. Mezhdrava formon sistem

rrënjor që futet thelle në toke dhe përdoret si

nënshartesë kur qershitë dhe vishnjat do të

Pemëtari e Përgjithshme

38

mbillen në toka të thata, gurishtore dhe

gëlqerore. Nuk duron tokat me lagështirë të

tepërt. Mezhdrava i jep mbishartesës

mundësi për të formuar kurore me të vogël.

në këtë rast pemët rrojnë me pak së në rastin

kur si nënshartesë përdoret qershia.

Figura 1. 19. Cerasus mahaleb mezhdrave

nënshartesa e qershive

Vishnja (Cerasus vulgaris) formon sistem

rrënjor me të dobët dhe i jep kur orës rritje

me të kufizuar. Mund të përdoret për toka

me të renda. Nuk gjen përdorim të gjere,

pasi lëshon shume këmbëza.

Nënshartesa për kultivarët e bajames.

Bajamja (Amygdalus Communis), ka afri me

te, gjithë kultivarët e bajameve, prandaj

është nënshartesa kryesore e tyre. Shkon

mire në toka të thata, gurishtore dhe me

përqindje të larte gëlqereje. Shtohet me fare.

Kumbulla. (Prunus cerasifera) përdoret rralle

si nënshartesë e bajames, vetëm atëherë kur

duam të përhapet në toka me të renda edhe

me të lagëta.

Pjeshka (Persica vulgaris), megjithëse ka

afri të mire me kultivarët e bajames, nuk

përdoret, sepse ka kërkesa të mëdha për

toke.

Nënshartesa për arrën.

Arra e zakonshme (Juglands regia), formon

sistem rrënjor mjaft të fuqishëm. Ka shume

rrënje skeletore anësore të mbuluara me

shume rrënje veshëse, të cilat dalin deri në

sipërfaqe të tokës. Është nënshartesa me e

mire kur do të përdorim shartime.

Arra e zeze. (Juglands nigra) është e mire si

nënshartesë, pasi nxit futjen e shpejte të

mbishartesës në prodhim, frutet e së çiles

bëhen me thelpinj të mëdhenj. Nënshartesa

për kultivarët e kakisë.

Kakia e egër.

(Diospyrus Lotus) është nënshartesa me e

përhapur. Shtohet me fare. Ka afri të mire

me të gjithë kultivarët e kakisë. Nuk ka

kërkesa të veçanta për toke, mjafton që ato

të mos kenë shume gëlqere, të mos jene të

renda dhe me lagështirë.

Nënshartesa për mushmollën

Mushmolla shartohet mbi vetvete (Mespillus

germanica). Ajo shtohet me fare. Edhe për

mushmollën si nënshartesë mund të përdoret

ftoi.

Fiku, shega, hidja e lajthia, meqenëse

shtohen në mënyrë vegjetative nuk kane

nevoje për shartim. Në rast së duam të

përmirësohen kultivarët e tyre, shartimet me

kultivarët që duam, bëhen mbi ato

ekzistuese dhe aferia është e mire.

Mbishartesat e pemëve frutore

Mbishartesat sigurohen me ane të kalemave,

Pemëtari e Përgjithshme

39

të cilët merren nga bima që u përkasin

kultivarëve që dëshirojmë të shtohen.

Kalemat duhet të merren nga bime të

zgjedhura, që janë me të shëndosha, me të

zhvilluara, me prodhimtari me të larte dhe

me qëndrueshmëri me të madhe ndaj

kushteve jo të përshtatshme të mjedisit të

jashtëm, sidomos faktorëve klimatike.

Kalemat për shartimin me syth të fjetur në

vjeshte duhet të jene të freskët dhe të

përgatiten brenda ditës së shartimit ose të

shumtën një dite përpara.

Për shartimet pranverore kalemat merren

gjate qetësisë natyrore (te thelle) të pemëve.

Ruajtja e kalemave behet me parafinim,

duke i mbështjellë fundet e kalemave me një

shtrese të holle parafine, por edhe në këtë

rast duhet të mbahet regjimi i temperaturës

dhe i lagështirës. Kur kalemat transportohen

në largësi, mbështillen me polietilen dhe

lidhen.

Pyetje

Pemëtari e Përgjithshme

1. Cilat jane vecorite dhe karakateristikat e sistemit rrenjor te pemet frutore?

2. C'rendesi ka njohja e tyre?

3. Sa llojesh jane rrenjet dhe c'rendesi kane ato ne jeten e bimes?

4. Cila eshte zona me aktive e rrenjes?

5. Ne sherbimet agroteknike, ka rendesi njohja e saj?

6. Cilat jane organet kryesore te sistemit mbitokesor te pemeve frutore?

7. Pershkruani llojet e degezave ne grupet e ndryshme te pemeve frutore?

8. Ç'rendesi praktike ka njohja e degezave?

9. Ç'rol luan sythi ne praktiken e prodhimit?

10. C'jane lulja dhe fruti ne pemet frutore?

11. Si grupohen pemet frutore ne varesi te ndertimit te frutit?

12. C'kuptoni me cikel te madh dhe cikel te vogel te jetes se bimes?

13. Ne sa faza kalojne pemet frutore gjate zhvillimit te tyre individual?

14. C'ndryshim ka zhvillimi individual i pemeve te dala nga fara dhe pemeve te perftuara me

rruge vegjetative?

15. Si ndertohet cikli i vogel i jetes se pemeve frutore?

16. Flitni per periudhen e qetesise relative.

17. Ç'procese ndodhin gjate periudhes se vegjetacionit dhe si behet diferencimi i sythave?

18. Cilat jane kushtet e lulezimit te pemeve frutore?

19. Si rriten lastaret dhe rrenjet gjate ciklit te vogei te jetes se pemeve frutore?

20. Ne sa rruge formohen frutet e pemeve frutore?

21. Ne sa fara kryhet rrezimi i luleve dhe i fruteve? Nga se varet ai?

22. Flisni per prodhimin periodik te pemeve frutore.

23. Si ndikon klima mbi rritjcn dhe zhvillimin e pemeve? C'rol luajne drita. temperatura dhe uji?

24. Cilat jane masat praktike per menjanimin e veprimit demprures te faktoreve klimatike:

hijezimet, te ftohtave, teprices se lageshtires?

25. Cilat zona klimatike te vendit tone jane te pershtatshme per kultivimin e llojeve dhe

kultivareve te ndryshem te pemeve frutore?

26. Flisni per rolin e tokes ne jeten dhe prodhimtarine e pemeve frutore.

27. Flitni per menyrat e shtimit vegjetativ te pemeve frutore.

28. C'kuptoni me shumezim me shartim?

29. Cilet jane pjesetaret qe marrin pjese ne shartim?.C'rendesi ka nenshartesa per pemet

frutore?

30. Flisni per nenshartesat, kryesore te pemeve frutore.

40

KAPITULLI I DYTE

KERKESAT E PEMEVE NDAJ KUSHTEVE TE MJEDISIT

1. Kërkesat për temperaturën

2. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta dhe të ulta

3. Kërkesat për ujë dhe dritë

4. Kërkesat për kushtet tokësore

Pemëtari e Përgjithshme

5. Pjesë e veçantë (kërkesat për kushte klimatike të pemës së mollës)

5.1. Rrezatimi dhe Temperatura

5. 2. Frutifikimi dhe ndikimi i ujit

41

KAPITULLI 2

KERKESAT E PEMEVE NDAJ

KUSHTEVE TE MJEDISIT

Ndër elementët më kryesorë të mjedisit për

kushtet normale të rritjes dhe të zhvillimit të

pemëve frutore janë: temperatura e ajrit,

temperatura e tokës, lagështia ajrore dhe

tokësore, drita, ajrimi, era, prania e

elementëve ushqimorë në tokë etj. Secili nga

këto elementë ka rëndësinë dhe vendin e vet

në jetën e këtyre bimëve. Mungesa e njërit

apo teprica e tjetrit ndikojnë negativisht në

rritjen dhe zhvillimin e tyre. Vlerat e këtyre

elementëve për një zonë apo mikrozonë të

caktuar janë të ndryshme. Ato janë në

vartësi të lartësisë mbi nivelin e detit,

kundrejtimit ndaj diellit, relievit, përbërjes

kimike dhe fizike të tokës, të gjerësisë

gjeografike e shumë të tjera.

1. Kërkesat për temperaturën

Temperatura është një nga faktorët më të

rëndësishëm për jetën e pemëve frutore. Të

gjithë proceset e ndryshme fiziologjike

realizohen vetëm në praninë e një intervali

të caktuar temperaturash të ajrit, të tokës,

dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të

temperaturave, varet ndjeshëm aftësia

thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti i

fotosintezës, intensiteti i frymëmarrjes,

intensiteti i transpirimit dhe i shumë

proceseve të tjera fiziologjike.

Në drejtim të kultivimit dhe të përshtatjes sa

më të mirë të këtyre bimëve me kushtet e një

rajoni të caktuar, rëndësi praktike paraqesin

kryesisht këto tregues; 1) temperaturat

mesatare shumëvjecare të ajrit; 2)

Pemëtari e Përgjithshme

42

temperaturat minimale e maksimale

absolute; 3) temperatura e tokës etj. Sipas

ndikimit të temparturave në jetën e bimëve

ato klasifikohen në : 1) temperatura të

pragut të minimumit biologjik; 2)

tempartura optimale; 3) temperatura të

pragut të maksimumit biologjik.

Me temperatura të pragut të minimumit

biologjik kuptojmë atë vlerë temperature kur

pema fillon të vazhdojë proceset fiziologjike

të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Këtu

nënkuptohet fillimi i lëvizjes së lëngjeve etj.

Me temperatura optimale kuptojmë atë

interval temperature kur rritja dhe zhvillimi i

bimës bëhet krejt normale.

Temperatura optimale e rritjes dhe zhvillimit

të bimës është e ndryshme në varësi të

llojeve dhe të stadeve të ndryshme

fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Por

në përgjithsi konsiderohet diapazoni nga 24-

28 gradë celcius. Në kushtet e temperaturave

optimale dhe të faktorëve të tjerë si drita, uji,

ajri etj, bimët sintetizojnë më tepër lëndë

organike që do të thotë më shumë rritje e

zhvillim në njësinë ë kohës, që nga ana

praktike kuptohet më shumë prodhim

frutash e gjethesh e me cilësi për njësi të

sipërfaqes.

Me temperatura të pragut të maksimumit

biologjik kuptojmë atë kufinj të temparturës

pas të cilëve bimëve iu fillon tju shkaktohen

shqetësime fiziologjike. Kjo ndikon në

frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve.

Në përgjithsi temperatura e pragut të

maksimumit biologjik për shumicën e

pemëve frutore është deri në 35 gradë. Por

tek arrorët kjo është deri 28 gradë. Një

rëndësi praktike për kultivimin me sukses të

pemëve frutore kanë gjithashtu edhe njohja e

dy treguesve të tjerë kryesore të

temperaturave që janë: shuma e

temperaturave efektive dhe shuma e

temperaturave aktive.

Shuma e temperaturave efektive (∑Tef),

gjendet nga diferenca e temperaturave

mesatare të një periudhe të marrë në analizë,

me vlerën e temperaturës së minimumit

biologjik të një bimetë dhënë, dhe kjo

diferencë shumëzohet me numrin e ditëve të

periudhës së vegjetacionit. Kjo vlerë

përcaktohet nëpërmjet barazimit:

∑Tef=(Tmes-Tmb)x n

ku: ∑Tef është shuma e temperaturave

efektive

Tmes- është temperatura mesatare e ajrit në

një periudhë të dhënë;

Tmb- është temperatura e minimumit

biologjik në të cilën bima fillon rritjen e saj

dhe në fakt është periudha vegjetative që

shprehet në numër ditësh. Në bazë të kësaj

përllogaritjeje mund të ndërtohet një grafik i

tillë i cili ndihmon të përcaktohen pragjet e

fillimit dhe të mbarimit të temperaturave

efektive të një zone të caktuar.

Shuma e temperaturave aktive (∑Ta), është

një vlerë që përfaqson shumën progresive të

temperaturave mesatare ditore mbi pragun e

minimumit biologjik (Pmb). Psh; në qoftë se

temperatura mesatare e një dite të caktuar

(Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 25

Pemëtari e Përgjithshme

43

gradë, atëherë vlera temperatura aktive

ditore (Tad) e cila shërben për të përcaktuar

shumën e temperaturave aktive, vlerësohet

sipas barazimit: Tad=Tmd-Pmb. Ndërsa

vlera e shumës së temperaturave aktive

(∑Tak), gjendet duke mbledhur vlerat e

temperaturave ktive ditore të ditës së parë, të

dytë dhe kështu me rradhë të gjithë ditët (n)

e periudhës së kultivimit të bimëve në një

zonë të caktuar. Vlera e ∑Tak e gjetur sipas

barazimit:

∑Tak=Tad1+Tad2+...+Tadn1+Tadn(d1,d2,..

.dn);

ku d1,d2 janë dita e parë e dytë deri në fund.

Sipas studimeve të bëra është vërtetuar se

bimët frutore gjatë një periudhe vegjetative

kërkojnë një shumë temperaturash aktive

mbi 12 gradë celcius, në vlerën totale rreth

2400-2600 të cilat janë të ndryshme për

llojet e bimëve dhe stadet e ndryshme të

rritjes dhe zhvillimit të tyre.

2. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave

të larta dhe të ulëta

Temperaturat e larta mbi 35 gradë ndikojnë

në uljen e lagështirës ajrore dhe gojëzat e

gjetheve duke tentuar të realizojnë një

vetëfreskim me anë të procesit të

transpiracionit humasin shumë ujë dhe në

temperaturat mbi 40 gradë

Figura 1. Pamje e pemeve nen ndikimin e

temperaturave te larta dhe thatesires

Vyshkja mund të jetë e përkoshme ose e

përhershme. Vyshkja e përkoshme kalon

shpejt nëse temperaturat e pasdites fillojnë të

ulen dhe nëse toka ka lagështirën e duhur.

Nëse gjethet kalojnë në vyshkje lagështira e

mjaftueshme në tokë mungon, atëherë edhe

pse temperaturat e pasdites bien, përsëri

gjethet nuk e marrin dot veten. Ky proces

shoqërohet me përkeqsimin e bimës. Për të

mbrojtur veten bima në fillim bën rrëzimin e

parakohshëm të frutave që akoma nuk janë

pjekur.

Nëse frutat janë në fazën e pjekjes, atëhere

cilësia e tyre është shumë e ulët (më pak

lëng, pak sheqer dhe të tjera elementë

ushqimorë). Nëse thatësira dhe temperaturat

e larta vazhdojnë atëherë do të bien edhe

gjethet.

Reagimi i bimëve ndaj temp. të ulta

Nëse gjatë pranverës temperaturat zbresin

poshtë normales, në -1 deri -1.5 grdë atëherë

sythat e celura me lule ose me gjethe

dëmtohen rëndë. Nëse gjatë periudhës së

qetësisë dimërore temperaturat e ulta bresin

më poshtë se vlerat përkatëse të rezistencës,

Pemëtari e Përgjithshme

44

atëherë në fillim fillojnë të dëmtohen sythat

pastaj degëzat njëvjecare e më pas

gradualisht ato dyvjecare e me rradhë,

ndofta e gjithë bima.

Figura 2. Pemet frutore nen ndikimin e

bores

Figura 3. Pamje e ndikimit negativ të të

ftohtit ndaj pemëve frutore

Me qëllim që efekti dëmtues i bimëve

frutore të ulet në minimumin e mundshëm

rëndësi ka që llojet frutore të trajtohen me

një sërë masash agroteknike ku mund të

përmendim:

1- aplikimi i një sistemi të kombinuar dhe

ballancuar plehërimi (NPK). Kjo

shërben që sythat, degëzat të kalojnë

shpejt fazat e zhvillimit dhe në dimër të

kenë hyrë në gjendje të “pjekur”.

2- Të zbatohet një sistem ujitjeje sipas

kërkesave të bimëve, pa e tepruar me

qëllim që në fazat e fundit të

vegjetacionit të mos stimuloet vazhdimi

i vegjetacionit apo dalja e llastarëve të

rinj.

3- Të merren masa për një sistem të mirë

kullimi që të mos ngelen në sipërfaqe të

terrenit pellgje me ujë që gjatë ngricave

të krijonin probleme me degët apo më

tej.

3. Kërkesat për ujë dhe dritë

Uji është një element bazë dhe shumë i

rëndësishëm për jetën, sepse nga gjendja dhe

sasia e tij në tokë e ajër, varet rritja dhe

zhvillimi normal i bimëve. Për të siguruar

rendimente dhe cilësi të lartë të prodhimeve

(fruta ose masë vegjetative) për njësi të

sipërfaqes, duhet që në rradhë të parë të

njihen mirë kërkesat e bimëve për këtë

element jetësor.

Nevojat për lagështirë janë të ndryshme në

faza të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit të

saj. Vetëm në një sasi të caktuar lagështie të

tokës, bëhet e mundur tretja e elementëve

ushqimorë që ndodhen në tokë, duke

formuar solucionin tokësor. Nëpërmjet

Pemëtari e Përgjithshme

45

qimeve thithëse solucioni tokësor kalon në

sistemin rrënjor dhe më pas në pjesën

mbitoksore në kërcenj dhe gjethe e fruta.

Uji në trupin e bimës ka shumë funksionje,

por ndër më kryesoret janë:

- së pari me anë të ujit bimët transportojnë

në trupat e tyre lëndët ushqimore të

vlefshme. Në prani të ndricimit diellor,

gazit karnonik dhe të temperaturave të

përshtatshme, solucioni tokësor

nëpërmjet procesit të fotosintezës

sintetizohet lënda organike e cila është

bazë për ndërtimin dhe rritjen e bimëve,

frutave dhe të gjetheve etj.

- Së dyti, bima me anë transpirimit

(avullimit) nga sipërfaqja e gjetheve,

vetëfreskohet. Si rezultat i avullimit të

ujit nga sipërfaqa e gjetheve, ulet

temperatura e tyre. Nëpërmjet këtij

procesi bimët vetëmbrohen nga

temperaturat e larta dhe kryejnë pa

shumë probleme, proceset e tyre

fiziologjike.

Figura 4. Pamje e sistemit të ujitjes ne

pemtari-vreshtari

Kërkesat për ujë janë që në fazën e farës. Uji

i futur në farë dhë në kushtet e

temperaturavë të përshtatshme ndikon në

fillimin e oksidimit dhe të zbërthimit

hidrolitik të albuminave.

Në këtë fazë frymëmarrja intensifikohet,

clirohet energjia e nevojshme dhe

aktivizohet rrënja dhe kërcelli embrional. Si

rrezultat i rritjes së bymimit realizohet edhe

carja e lëvores së farës.

Me rritjen e përqëndrimit të ujit deri në

nivelin 55-65% të kapacitetit ujor të

substratit ku është vënë fara për mbirje, fara

aktivizon me shpejtësi rritjen e embrionit,

duke dhënë rrënjën embrionale dhe kërcellin

embrional, që më pas përfundon në bimën e

mbirë mbi sipërfaqen e substratit. Lagështira

optimale sigurohet nëpërmjet ujitjeve të

kujdeshme pa e tepruar dhe gjithmonë e

shoqëruar me ajrosje dhe me diellëzim sa

më të gjatë.

Sasia e ujit në gjethe arrin në 60-80% në

varësi të species bimore. Në degëzat

njëvjecare arrin 60-63%, në rrënjë 55-65%,

në fruta 83-88% etj. Mungesa e ujit të duhur

në tokë vështirson dhe ngadalson rritjen dhe

zhvillimin e gjetheve.

Në mungesë të theksuar gjethet dhe llastarët

jo vetem që nuk rriten por më vonë fillojnë

të zverdhen dhe më pas të rrëzohen nga

pema. Për të realizuar balancën e nevojshme

të ujit në bimë, një rëndësi të madhe ka

ujitja.

Ky proces stimulon rritjen dhe zhvillimin e

organeve gjenerative dhe të daljes së

llastarëve të rinj. Prania e ujit në sasi të

konsiderueshme në tokë, stimulon shumë

mirë sistemin rrënjor. Regjimi optimal ujor

në tokë gjatë periudhës së vegjetacionit

Pemëtari e Përgjithshme

46

duhet të jetë 70-80% e kapacitetit / aftësisë

ujëmbajtëse të saj. Sasia e tepërt e ujit ne

tokë e dëmton sistemin rrënjor. Thellësia e

ujrave nëntoksorë nuk duhet të jetë më lart

se 1.5 m, në të kundërt bimët vuajnë,

asfiksohen dhe thahen.

Fazat më kritike për ujë janë: 1- fillimi i

lulëzimit dhe i frutifikimit dhe 2- faza e

rritjes intensive të frutave, dhe llastarëve.

Krahas nevojave për lagështirën tokësore,

pemët frutore janë ekzigjente edhe për

lagështirën ajrore. Kjo është arsyeja

kryesore përse uji i shiut është më shumë

efikas për bimën se sa ujitja që bën njeriu.

Kërkesat për dritën

Te bimët me klorofile drita diellore

nëpërmjet procesit të fotosintezës realizon

sintezën e lëndës organike. Drita e rrezatuar

nga disku i diellit përbëhet nga një sërë

komponentësh, që në kompleks përbën atë

që quhet drita e bardhë.

Nga studimet e mirfillta shkencore është

parë se drita diellore përbëhet prej valëve

elektromagnetike dhe pjesëzave të tyre që

quhen fotone. Vala e dritës diellore

karakterizohet nga : 1- shpejtësia e lëvizjes

2- gjerësia e valës dhe 3- frekuenca që

shprehet nga ekuacioni C=λ*V ku C – është

shpejtësia e lëvizjes; λ- gjatësia e valës dhe

V -frekuenca e saj.

Shpejtësia e lëvizjës së dritës së diellit në

hapsirën kozmike është 300.000km/sek dhe

ajo varet nga mjedisi ku kalon. Kështu në

qoftë se drita kalon nëpërmjet hapsirës

kozmike dhe atmosferës shpejtësia e lëvizjes

është më e vogël nga shpejtësia e lëvizjes në

një ambient bosh ose në vakum. Kjo

shpjegohet me faktin se një pjesë e energjisë

gjatë kalimit në një trup ndeshet në

rezistencë, një pjesë reflektohet etj.

Megjithatë teorikisht ka humbje dhe

mendohet nga përllogaritjet se raporti i

indekseve të reflektimit të valës së dritës

mjedis:vakum është 1000:1, që domethënë

se është gati i papërfillshëm.

Figura 5. Spektri i dritës

Rrezet diellore të dobishme për bimën

bujqësore ndahen në 3 grupe:

Në grupin e parë janë rrezet më të

rëndësishme me gjatësi vale 380-780 mm.

Këto përfaqsojnë radiacionin aktiv

fotosintetik (RAF). Këto rreze bëjnë pjesë

në rrezet e dukshme nga syri i njeriut si psh

rrezet e kuqe, blu, jeshile, të verdha,

portokalli etj. Prioriteti i bimëve mbi

zgjedhjen e ngjyrave të spektrit diellor është:

në fillim e kuqja, pastaj portokallia, e me

rradhë e verdha, e gjelbra, bluja dhe në fund

jeshile.

Rrezet e kuqe dhe blu janë më të

Pemëtari e Përgjithshme

47

domosdoshmet në procesin e fotosintezës.

Të gjitha rrezet e këtij grupi përfshijnë

energjinë bazë të sintezës së lëndës organike

të bimët me klorofilë. Bimët dritëdashëese

tipike të cilat rriten dhe zhvillohen në prani

të dritës diellore, kanë nevojë më shumë për

spektrin e dritës së kuqe. Ndërsa ato që

rriten dhe zhvillohen jo në prani të rrezeve

diellore direkte, por të rrezeve difuze sic

janë psh lulet dekorative me destinacion

ambiente të mbyllura, pëlqejnë spektrin e

dritës diellore me ngjyrë blu-vjollcë.

Në grupin e dytë të rrezeve diellore janë

rrezet ultravjollcë me gjatësi vale 700 mm.

Këto rreze nuk shërbejnë për formimin e

klorofilës, por janë burim për zhvillimin e

mëtejshëm të bimëve, duke marrë pjesë në

proceset fiziologjike si ndarja e qelizave,

diferencimi i pjesëve gjenerative, lulëzim

etj.

Rrezet infra të kuqe ndahen në 1- të shkurtra

që janë rreze të ardhura nga rrezatimi diellor

dhe 2- të gjata që vijnë nga ftohja e mjedisit

ku është bima.

Pemët frutore bëjnë pjesë në grupin e

bimëve me kërkesa të konsiderushme për

dritën diellore. Kur drita nuk është në

intensitetin e duhur, proceset fiziologjike

ulen nën nivelin normal të zhvillimit të tyre

dhe kur mungon fare bima pushon së

zhvilluari. Gjethet zverdhen dhe ulet

veprimtaria e tyre dhe sistemi rrënjor kalon

në asfiksi. Në dritë ta pamjaftueshme gjethet

nuk kryejnë si duhet fotosintezën dhe nuk

mund të prodhojnë në sasira të mjaftueshme

lëndën organike duke ndërprerë furnizimin e

frutit i cili rrezikon edhe të dëmtohet ose të

bjerë para kohe.

Me qëllim që bimët të marrin sa më mirë

ndricimin diellor duhet që të merren një sërë

masash agroteknike të tilla si: aplikimi i

krasitjeve të përvitshme dimërore dhe

verore, aplikimi i distancave të përshtatshme

me qëllim rritjen e sipërfaqes së ndricimit

diellor, orientimi i drejtë i rreshtave në bllok

etj. Në tokat fushore ato duhet të jenë të

drejtuara veri-jug. Në tokat kodrinore dhe

me kundërdrejtim nga veriu duhet të

aplikohet skema e shah mat, me qëllim që

hija e njërës pemë të moj bjerë në pemën

tjetër.

4. Kërkesat për kushtet tokësore

Megjithëse speciet e ndryshme të pemëve

frutore kanë përshtatje të mirë pothuajse në

të gjitha llojet e tokave, por për të marrë një

prodhim me cilësi të mira dhe të kënaqshme

për konsumatorin, përbërja e tokës dhe

cilësitë e saj fiziko-kimike kanë një rëndësi

të vecantë.

Tokat më të mira janë ato që kanë

përmbajtje të lëndëve ushqimore në vlera të

konsiderueshme. Në toka të varfëra dhe të

thata pemët japin fruta me më pak vlera

ushqimore, e më pak proteina, karbohidrate

etj. Në tokat argjilore të lagëta dhe të rënda,

bimët e pemëve frutore nuk shkojnë si

duhet.

Gjithashtu tokat e ftohta dhe pak të kripura

ju krijojnë probleme gjatë jetës së tyre.

Tokat gurishtore, ranore me pak shtresë të

punueshme janë më pak të përshtatshme për

Pemëtari e Përgjithshme

48

kultivimin e pemëve frutore. Në tokat

mocalore, pemët pothuajse nuk zhvillohen

fare.

Figura 6. Toka, menaxhimi i saj me

mbulesë vegjetale ne frutikulture

Rezultate të mira ne prodhimin e frutave

merren vetëm atëhere kur pH i tokës është

6.5-7.5. është vërtetuar se tokat me reaksion

lehtësisht acide dhe lehtësisht bazike janë të

papërshtatshme. Kjo shpjegohet me faktin

që reaksionet kimike që zhvillohen në mes

elementëve kryesore ushqimorë që ndodhen

në tokë dhe mbetjeve acide apo bazike që

krijohen në solucionin tokësor si rezultat i

pehashit pengojnë zhvillimin dhe thithejn e

rrënjëve.

Në tokat acide sidomos kur niveli i Ca është

i ulët, vërehet efekti i formimit të

komponimeve të pa asimilueshme të

elementëve ushqimorë.

Në solucionin e tokësor tokat bujqësore

përmbajnë një sasi të konsiderueshme të

kripërave minerale të tretshme në ujë, të

cilat janë të domosdoshme për rritjen dhe

zhvillimin e bimëve. Në kushte normale

sasia e tyre në tretësirat toksore rallë i kalon

1 gr për litër. Në tokat normale pjesa më e

madhe e këtyre kripërave e përbëjnë kripërat

e kalcioumit. Ndërsa tokat të cilat ne i

quajmë të kripura janë të tilla sepse në

solucionin ujor të tyre përmbajnë sasi më të

mëdha kripërash. Sasia e lartë e nivelit të

kripërave në tokë te bimët frutore ndikon

shumë në uljen e aftësisë thithëse të ujit dhe

të elementëve të tjerë ushqimore.

Është vërtetuar se tokat me kripëra deri në

10gr/litër ujë në një thellësi toke jo më

shumë se 1 m, mund të mbillen dhe të

kultivoen bimë frutore. Në ëto raste

përdorimi i plehërave organike është i

rëndësishëm.

Në mbi 10-20 gr/litër ujë kripë, qëndrueshmëria

e bimëve frutore vështirsohet. Mbi

këto vlera nuk bëhet fjalë për kultivimin e

pemëve frutore. Tokat e drenazhuara ulin

shumë efektin nëgativ të tokave të rënda, të

ftohta dhe atyre që kanë përmbajtje kripe në

nivelet e mësipërme.

5. Pjesë e veçantë (kërkesat për kushte

klimatike të bimës së mollës)

Kjo temë do të ishte më e kuptueshme nëse

për të sqauar dhe shpjeguar më mirë

faktorët që sapo thamë më sipër, të merrnim

një shembull nga disa bimër frutore, për të

parë konkretisht se si këta faktorë ndikojnë

në rritjen, zhvillimin, frutifikimin e tyre,

gjatë ciklit jetësor.

Për këtë arsye më poshtë po trajtojmë disa

koncepte mbi bimën e mollës.

Faktorët kufizues te molla; para se të

trajtohen faktorët mjedisorë të vecantë që

ndikojnë në prodhimtari është mirë të

njihemi me konceptin e faktorit kufizues.

Pemëtari e Përgjithshme

49

Është theksuar gjithmonë që cdo burim

(drita, CO2, uji, azoti etj) dhe cdo proces

(interceptimi i dritës, fotosinteza etj) janë

jetikë për rritjen dhe jetën e bimëve. Kjo nuk

do të thotë se cdo burim apo proces

kontrollon detyrimisht luhatjet në prodhimtarinë

e bimës bujqësore.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet se

shumë procese mund të jenë jetike por pa

qënë ndonjëherë të rëndësishme në luhatjet e

prodhimtarisë së bimëve bujqësore psh uji

është jetik por ndikon pak në luhatjet e

prodhimtarisë në pemtoret e ujitura.

Le të shohim më poshtë disa faktorë:

5.1. Rrezatimi dhe temperatura

Nga të gjitha faktorët ai duhet të

konsiderohet i pari si rrjedhoë e rolit kryesor

si burim energjiesë që drejton prodhimin

biologjik të lëndës së thatë, e cila në fund do

të cojë në kufizim të prodhimtarisë së

frutave.

Së pari ne duhet të marrim në konsideratë

aspektet sasiore të proshimtarisë dhe

mënyrën se si ato rregullohen sipas

disponueshmërisë dhe përdorueshmërisë së

dritës. Fiziologët kanë demostruar një

mardhënie themelore ndërmjet prodhimit të

lëndës së thatë nga bima dhe interceptimit

stinor të dritës së integruar.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në

interceptimin e dritës, si psh lartësia,

gjerësia, hapsira, orientimi dhe dëndësia e

sipërfaqes gjethore. Ideja klasike për bimët

bujqësore njëvjecare që mbulojnë të gjithë

sipërfaqen me një sipërfaqe gjethore të

shpërndarë në mënyrë të randomizuar nuk

mund të përdorët për pemtoret. Efektet

natyrore hije/ekspozim mund të vijnë si

rrjedhojë e ndryshimeve në cilësinë e dritës

dhe filtrimin e dritës përmes kurorës.

Ndryshimet e spektrit te dritës mund të vijnë

si rrjedhojë e cilësisë së dritës që varet nga

filtrimi nëpëmrjet kurorës. Ndryshimet në

spektrin e dritës brenda kurorës psh të të

kuqes varet nga fikromi. Sidoqoftë nuk është

vërejtur që ndikimet e rëndësishme të

ekspozimit si lulëzimi, fotosinteza etj janë të

ndërmjetsuara nga fitokromi.

Gjithashtu është ndikimi i drejpërdrejtë i

dritës që godet organin bimor. Jashtë këtij

ndikimi në zhvillimin e ngjyrës së kuqe janë

të pakta faktet që tregojnë se mekanizmat

morfogjenikë kërkojnë intensitete dritë të

larta. Sidoqoftë ndikimi i dritës mbi

temperaturën, fotosintezën dhe ekuilibrin e

karbonit mund të jetë i rëndësishëm. Në

rastine rritjes së frutit është vërejtur se një

pjesë e mirë e rritjes së hershme të frutit

është e varur nga fotosintatet prej gjetheve të

shporeve.

Gjethet në llastarët rritës transportojnë

kryesisht në majën e lastarit më shumë

energji derisa ai të rritet.

Një tjetër mekanizëm i ndikimeve të

ekspozimit është i lidhur me ndryshimet e

induktuara nga rrezatimi në temperaturën e

gjetheve. Brenda kurorës gjethëria merr më

shumë ngarkesa energjitike rrezatuese të

cilat induktojnë norma transpiruese më të

larta sepse energjia daravitet.

Temperatura- Ndikimi i temparaturave mbi

rritjen dhe prodhimtarinë është cështja më

komplekse në fiziologjinë mjedisore

Pemëtari e Përgjithshme

50

(ekofiziologji) duke qënë se integron të

gjithë proceset. Duke qënë se mbulimi

gjithëpërfshirës i kësaj cështjeje është shumë

i gjerë do të shohim disa aspekte më

kryesore të ndikimit të temperaturave.

Rritja e frutave të mollës dhe organeve të

tjera sic janë rrënjët, dhe lastarët është e

lidhur pozitivisht ne temperaturat nën 25-30

gradë, por në temperatura më të larta, rritja

mund të kufizohet nga faktorë të tjerë.

Në gamën e ulët të temparaturave të

luhatshme mund të lidhet ose normalizohet

nëpërmjet shprehejs së normave të rritjes

kundrejt gradëve ditore (zakonisht grumbullimi

i mesatareve të temparaturave ditore

minus temparaturën bazë). Kjo është e

dobishme për tu përdorur si një tregues i

zhvillimit në pranverë kur rritja e një bime

shumëvjecare me rezerva karboni dhe

lëndësh ushqyese, është ndofta më shumë e

kufizuar nga temperaturat se sa disponueshmëria

e burimeve.

Zhvillimi gjatë mesit të verës priret të jetë

më pak i lidhur ngushtë me temparturën

duke sygjeruar se disponueshmëria e burimit

mund të jetë më kufizuese.

Ka disa ndikime të temperaturave mbi

mollën të cilat mund të jenë afatgjata në

kohë dhe vite. kohëzgjatja e sezonit të rritjes

ka ndikime të qarta mbi prodhimtarinë e

mollës, sepse sezoni i rritjes më i gjatë

prodhon bimë më të mëdha. Psh sezoni i

gjatë dhe i butë në Zelandën e re mund të

prodhojë mollë pothuajse sa dyfishi i atyre

që sigurohen gjatë sezonit të rritjes më të

shkurtër në Nju Jork. Ndikimet afatshkurtra

të temperaturave mund të shkaktojnë

manifestime afatgjata psh ndikimet afatgjata

te një ngrice të vetme që shkatërron

prodhimin janë të kuptueshme. Në përgjithsi

ndikimet e lehta të temparaturave kërkojnë

shumë vite vrojtim të sistemeve natyrore në

një diapazon klimash, edhe pas një viti ose

gjeografikisht apo nëpërmjet studimesh të

korrelacionit statistikor.

Ndikimet e temparturave në sezonin e

rritjes. Pas lulëzimit ndodh shumë rritje si

vegjetative ashtu edhe riprodhuese e cila

është e drejtuar nga frymëmarrja si edhe nga

proceset mbështetëse të fotosintezës E dhe

thithjes së lëndëve ushqyese. Të gjithë këto

procese janë të ndikuara nga temparaturat

por jo me të njëjtin ndjeshmëri.

Frymëkëmbimi është i pashmangshëm duke

qënë se kërkohet si proces për shndërrimin e

energjisë për rritje dhe për mirëmbajtjen e

indeve. Rrjedhimisht kur kemi normë të

lartë rritje do të ketë një normë të lartë

frymëkëmbimi.për shembull DeJong dhe

Goudriaan kanë një korrelacion shumë të

lartë ndërmjet normës së rritjes relative të

frutave të pjeshkës dhe normës së

frymëkëmbimit.

Fotosinteza. Është vërejtur se fotosinteza e

gjetheve të mollës nuk ka një reagim të fortë

ndaj temperaturës gjatë një game deri diku

të gjerë temparaturash nga 15-35 gradë, me

një optimum temperature afro 30 gradë.

Rënia në temparatura më të larta se 32-35

gradë mund të vijë pjesërisht si pasojë e

rritjeve të induktuara nga temperatura në

deficitet e trysnisë së avullit që mund të

ndikojnë gojëzat. Duke përjashtuar ndikimet

Pemëtari e Përgjithshme

51

e mundshme të gojëzave rëniet në

fotosintezën neto të bimëve C3 në

temperatura më të larta vijnë si pasojë e

rritjeve në fotofrymëkëmbim me rritjen e

temperaturës.

Ndikimet e temparturave të larta. Stresi nga

temperaturat e larta ose nxehtësia duhet të

shihen në terma relativë duke qënë se

reagimet fiziologjike për të cilat jemi në

përgjithsi të shqetësuar nuk janë edhe aq të

lidhura me ndonjë vlerë absolute

temperature, po aq sa edhe të lidhura me

temperaturat supa-optimale. Një ditë me

temperaturë 35 gradë në fillim të pranverës

mund të induktojë probleme fiziologjike për

një pemë me gjethëri të brishtë, ndërkohë që

në mesin e verës këto ndikime mund të jenë

optimale. Rrjedhimisht theksi do të vihet

mbi temperaturat supa-optimale, ose

ndryshe do të themi stres nxehtësie.

5.2. Frutifikimi dhe ndikimi i ujit

Temperaturat mbi optimumin e fotosintezës

sjellin rënie të fortë të shkëmbimit neto të

gazeve për të gjithë pemën për shkak të

rënies së njëkohshme në fiksimin e karbonit

dhe rritje në frymëkëmbim.

Reagimi i pemës ndaj një kufizimi të tillë

potencial duhet të varet gjithashtu nga fakti

se sa kritik është ekuilibri i karbonit në

kohën e stresit të nxehtësisë. Gjatë periudhës

përpara rrëzimit përfundimtar të frutit pas

rreth një muaji të lulëzimit, temparaturat e

larta mund të stimulojnë rritjen më të madhe

të frutit. Mendohet se stresi i frutit nga

temparaturat mund të shkaktohet nga

disponueshmëria e karbohidrateve në 3-4

javë pas lulëzimit por jo më herët.

Ndikimet e temperaturave të ulta.

Temperaturat e ftohta të skajshme janë një

kufizim i rëndësishëm ndaj suksesit tregtar

afatgjatë në kultivimin e mollës në shumë

rajone të ftohta. Ngricat pranverore dhe i

ftohit i rëndë i dimrit kanë ndikime

dëmtuese të kuptueshme mbi mbijetesën dhe

prodhimin e mollës, por theksi më shumë

merr ndikimi nga i ftohti i madh.

Ndikimet e temperaturave të freskëta ose të

ftohta gjatë sezonit të rritjesvaren rëndë mbi

stadin e zhvillimit të pemës. Në përgjithsi

temperaturat që bien nën 15 ose 20 gradë

pothuajse të gjithë aspektet e metabolizmit

apo të rritjes ndikohen. Gjatë pjesë më të

madhe të sezonit të rritjes ky diapazon

temperaturash nuk pritet të ndryshojë ndonjë

rregull bazë të zhvillimit të bimës as edhe të

ngadalsojë normën e zhvillimit. Proceset

komplekse të përgjumjes dhe abshisimit

gjethor janë induktuar nga ulja e

temperaturave. Këto mundësojnë pemës të

zhvillojë qëndrueshmëri ndaj të ftohtit të

kërkuar për dimrin.

Përgjumja. Në përgjithsi molla kërkon një

periudhë pranverizimi gjatë një pjese të vitit

për të mundësuar ciklin vjetor të rritjes. Pa

pranverizimin e mjaftueshëm celja e sythave

është e varfër she ose shumë e crregullt.,

lulëzimi nuk është i sinkronizuar dhe

prodhimtaria është e ulët. Përgjumja e

kërkuar për të përftuar pranverizimin e

nevojshëm është një proces fiziologjik i

plotë që është i vështirë të studiohet për

shkak të mungesës së rritjes së dukshme në

shkallë makro ose shkëmbimi i gazit që

mund të matet me lehtësi. Shumë prej

proceseve kritike ndodhin në nivelin e

Pemëtari e Përgjithshme

52

qelizës ose membranës në kompleks, në

indet mikroskopike dhe janë të ndikuara

gjatë periudhave të gjata të vitit që e bëjën të

vështirë studimin.

Në kuptimin me të gjerë përgjumja është

mungesa e rritjes aktive në një organ me një

meristemë, që është propozuar si

terminologji nga Lang dhe që është pranuar

gjerësisht. Gjatë ciklit vjetor të zakonshëm

të përgjumjes ekzistojnë tre periudha të

përgjithshme përgjumjeje: 1- zanafillimi i

përgjumjes në fund të verës dhe vjeshtës, 2përgjumja

dimërore që është e kontrolluar

nga brenda duke bërë që rritja të mos

ndodhë edhe kur temperaturat janë më të

larta dhe 3- përgjumja e fund dimrit që është

e kontrolluar nga një mjedis i pafavorshëm

për rritje.

Pjesa më e madhe e kultivarëve të mollës

kërkojnë afërsisht 1200+/- 300 njësi

pranverizimi (CU)të përkufizuara si orë në

temperaturën pranverizuese optimale duke e

konsideruar atë ndërmjet 3-8 gradë,

megjithëse janë përzgjedhur disa kultivarë

për kërkesa më të ulta pranverizuese.

Kërkesat e mollës mund të jenë të ngjashme

me dardhën.

Qëndrueshmëria ndaj të ftohtit. Rezistenca

ndaj temperaturave të ftohta të skajshme

ndodhin gjatë periudhës së përgjumjes .

megjithatë pranverizimi dhe përgjumja e

mollës duket se kërkohet cilësisht për

qëndrueshmërinë e duhur ndaj të ftohtit, ato

nuk duhet të jenë të lidhura sasiorisht me

qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit. Në

përgjithsi dëmtimi ndaj të ftohtit është tek

qelizat si pasojë e formimit të kristaleve të

akullit megjithatë molla është ndër

drufrutorët më të qëndrueshëm ku

qëndrueshmëria maksimale është pranë -40

gradë.

Studimet me klonet e mollës dhe

trashëgueshmërisë e qëndrueshmërisë ndaj

të ftohtit tregojnë se ekziston një variacion

gjenetik midis kloneve për nënshartesë dhe

mbishartesë, por ndryshueshmëria vit pas

vitit është e lartë. Qëndrueshmëria ndaj të

ftohtit zhvillohet me rritjen e temperaturave

të ftohta në vjeshtë. Aklimatizimi me te

ftohtin në vjeshtë është konkurrues me

ndërprerjen e rritjes dhe thellohet në

qëndrueshmëri maksimale në mes të dimrit.

Qëndrueshmëria është gjithshtu e varur edhe

nga faktorë të tjerë që ndikojnë mbi gjendjen

shëndetsore dhe fiziologjike të pemës.

Qëndrueshmëria maksimale zhvillohet kur

pemët janë të shëndetshme, por nuk janë

duke pësuar rritje aktive.

Deficitet ujore, përmbytja, të ushqerit janë

dëmprurëse ndaj qëndrueshmërisë së dimirt.

Nga vrojtimet është parë se pemët e

krasitura në fillim të dimrit para

temperaturave minimale, pësojnë më shumë

dëmtim nga dimri se sa pemët e pakrasitura

në të njëjtën vendodhje. Jo të gjitha indet e

pemës së mollës arrijnë një qëndrueshmëri

të njëjtë dhe kjo kuptohet po të kemi

parasysh strukturën e bimës. Rrënjët janë

Pemëtari e Përgjithshme

53

zakonisht më pak të qëndrueshme se sa

majat e pemës, por rrënjët zakonisht nuk

përjetojnë temperaturat e ftohta të ashpra për

shkak të kapacitetit të nxehtësisë së tokës.

Është vënë re se përmbajtja e lagështirës së

tokës mund të luajë një rol buferizues ose

izolues, pasi është parë se dëmtimi dimëror i

rrënjëve është i lidhur me rregullimin e

ujitjes së spërkatësit.

Niveli i qëndrueshmërisë së bimës është i

lidhur me nivelet e sheqerit në dru,

megjithatë qëndrueshmëria nuk varet mesa

duket nga përqëndrimi i sheqernave në ind.

Ndikimi i ujit. Funskioni normal i pemës së

mollës varet nga mardhëniet e duhura ujore.

Pavarsisht nga kjo uji në pemtore mund të

mos jetë domosdoshmërisht një faktor

kufizues për rritjen dhe zhvillimin e bimës.

Studimi i reagimeve fiziologjike është më i

rëndësishëm në klima të lagëta se sa në ato

të thata ku ujitja përdoret rëndom. Në klimat

e lagëta ku ujitja nuk përdoret pemët e

mollës do të përjetojnë më shumë stres nëse

nuk përdoret ujitje në krahasim me pemtoret

në zonat e thata ku përdoret ujitje.

Në tabelën 1, paraqiten reagimet ndaj

deficiteve ujore tek pemët e mollës sipas një

format të modifikuar nga studiuesi Turner:

Tabela 1. Paraqitja e reagimeve ndaj deficiteve ujore te molla

Mekanizmi Reagimi i pemëve të mollës

Pemëtari e Përgjithshme

I- shmangia/shpëtimi ndaj thatësirës Zhvillimi fillestar i kurorës përpara zhvillimit

të thatësirës

II- toleranca ndaj thatësirës duke mbajtur

potenciale ujore të larta

(A) zvogëlimi i humjes së ujit

(1) Rezistenca gojëzore/kutikulës

Sjellja shumëvjecare lejon një zhvillim të

menjëhershëm të gjetheve

(2)Zvogëlimi i rezatimit të përthithur Ciftimi i hapjes gojëzore dhe fotosintezës

(3)Zvogëlimi i sipërfaqes gjethore Palosja e gjetheve

(B)Mirëmbajtja e thithjes së ujit Zvogëlimi i zhvillimit të sipërfaqes gjethore

fillimisht e pastaj të abshisimit gjethor

1- rritja e dëndësisë rrënjore dhe

thellësisë

2- rritja e përcmueshmërisë rrënjore Reagime të paqarta

III- toleranca ndaj thatësirës në

potenciale ujore të ulta

A- mirëmbajtja e tugorit Përshtatjet osmotike të gjetheve të maturuara

por jo përshtatje e majave të lastarëve

1- përshtatja osmotike

2- rritja e elasticitetit E vogël nëse ekziston

Rritja dhe prodhimtaria. Molla është

karakterizuar përgjithsisht me tolerancë

mesatare ndaj përmbytjeve në krahasim me

pemë frutore të tjera. Periudha kohore dhe

kohëzgjatja e përmbytjes janë të

rëndësishme. Në periudhën e dimrit

përmbytja është e rëndomtë me pak ndikime

tek bima.

Faktorë të tjerë mjedisore. Kripëzimi: pemët

e mollës në përgjithsi konsiderohen të

ndjeshme ndaj kripëzimit krahasuar me

pemë frutore të tjera. Megjithatë ekzistojnë

pak punime shkencore lidhur me ndikimet e

54

kripëzimit tek molla. Kjo sepse mollët janë

kultivuar historikisht në zona deridiku të

freskëta, të lagëta. Nga studimet e shumta

është nxjerrë se: përmbajtja e Na dhe Cl në

gjethet e mollës rritet me nivelet e trajtimit

ndërkohë që K ulet, prodhimtaria ulet si

pasojë e ndikimeve në fillim të sezonit të

trajtimeve me Na mbi madhësinë e frutit,

fotosintza gjethore zvogëlohet nga trajtimet

me Na etj.

Ndotësit. Një përpjekje e konsiderueshme

është bërë për shqyrtimin e ndikimeve të

ndotësve të ajrit sidomos në bimët

hortikulturore, por pjesa më e madhe e tyre

janë bimë bujqësore barishtore. Molla është

reaguese si ndaj ozonit ashtu edhe SO2 ku

dozat e larta cojnë në dëmtimin e gjetheve,

abshisim të tyre, dhe zvogëlim të gjetheve.

Depozitimi i acideve. Duke qënë se

depozitimi i acideve është kthyer në një

shqetësim në shumë zona të botës ku

kultivohen mollë, dhe disa studime kanë

analizuar ndikimin e tij mbi mollë. Për fat të

mirë fidanët e mollës janë pak rezistent ndaj

shiut acid përvec rasteve kur ka trajtime të

zgjatura me pH prej 3 ose më pak. Kur

nivele më të ulta të pH shkaktojnë lezione,

Pyetje

Pemëtari e Përgjithshme

55

zvogëlime në rritjen e peshës së lëndës së

thatë dhe normave fotosintetike janë

afërsisht përpjestimore me përqindjen e

sipërfaqes gjethore të dëmtuar. CO2

atmosferik.

Parashikimet e ndryshimit global të klimës

aktualisht janë të diskutueshme për shkak të

kompleksitetit të modeleve klimatike të tilla

dhe prania e cikleve natyrore të temperaturave

globale. Ndryshimi për të cilin është

rënë më shumë dakord është se rritja e CO2

atmosferik është me karakter njërëzor dhe

për ndikimin e tij tek molla nuk ka shumë

studime.

1. Përshkruaj veprimin e faktorëve mjedisorë në prodhimin e

bimëve?

2. Cfarë rëndësie biologjike kane rrezet e diëllit sa i perket perberjes

spektrale te tyre dhe si veprojnë në bimë?

2. Cili është veprimi eko-fiziologjik i drites mbi bimët?

2. Përshkruni rolin dhe rëndësinë e dritës mbi procesin e

fotosintezes?

5. Cili është ndikimi i temperaturave ekstreme (të ulëta dhe të larta)

në përshtatjen e bimëve?

6. Cili është veprimi stimulues i të ftohtit dhe efekteve të tjera të

temperaturave të ulëta në bimë?

7. Cili është roli i temperaturave të ulëta në pemët frutore?

8. Cilat janë efektet negative të ngricave dher si realizohet mbrojtja

e bimëve ndaj ngricave?

9. Flisni mbi kërkesat e pemëve frutore për ujë dhe për kushtet

tokësore?

10. Cili është ndikimi i faktorëve mjedisorë tek kultura e mollës si

një ndër kulturat kryesore që përdoret në Kosovë?

KAPITULLI I TRETE

NGRITJA E PEMTORES

1. Karakteristikat e fidanishtes

2. Seksionet e fidanishtes

3. Përmirsimi gjenetik

4. Seleksionimi klonial

5. Kryqëzimi dhe hibridizmi

6. Krijimi i pemtoreve të reja

Pemëtari e Përgjithshme

7. Zgjedhja e species, kultivarit, nënshartesës dhe distancave të

mbjelljes

8. Teknikat e mbjelljes së pemtoreve.

9. Mbjellja e fidanit në vendin e përhershëm

56

KAPITULLI I TRETË

NGRITJA E PEMTORES

Hyrje

Shtimi i pemëve frutore dhe tregtimi i

fidanëve në shkallë të gjerë është një

praktikë që realizohet nga fidanishtet

industriale.

Sot fidanët që tregtohen e mbillen në

pemëtoret e reja vijnë nga importi, ose

prodhohen nga amatorë me metoda

primitive, për rrjedhojë nuk kanë garanci si

për pastërtinë varietore edhe për atë sanitare.

Evolucioni i sektorit të fidanishteve kërkon

në mënyrë urgjente rregullim ligjor në nivel

kombëtar. Kësaj i shtohet domosdoshmëria e

certifikimit dhe hapjes së një regjistri zyrtar

në shkallë kombëtare që të garantojë

përkatësinë varietale dhe pastërtinë sanitare

të materialit të destinuar për shitje.

Fillimisht një rregullim i tillë mund të fillojë

në nivel bashkie ose prefekture, ku përmes

një urdhërese a një ligji lokal kryhet

regjistrimi vjetor për të gjithë prodhimet e

fidanishteve. Na këtë mënyra të gjithë ata që

kryejnë veprimtari në sektorin e fidanishteve

janë të detyruar të paraqesin pranë entit të

farave një deklaratë që ka të bëjë me tokën,

lokalet dhe pajisjet në dispozicion të

fidanishtes, prejardhjen e materialit të

shumëzimit, sasinë e materialit të prodhuar e

tregtuar etj.

Mosplotësimi i këtyre kërkesave nga ana e

fermerit apo fidanishtes, i jep të drejtën entit

të farave që të ndërhyjë duke tërhequr,

bllokuar deri edhe mbyllur këto punishte

Pemëtari e Përgjithshme

57

duke bërë të mundur mbrojtjen e fermerëve

nga fidanë të sëmurë, jo të saktë dhe të

dëmtohen ekonomikisht në biznesin e tyre.

Përpunimi i të dhënave të grumbulluara

lejon të nxirren konkluzione përkatëse dhe të

forcohet kontrolli për cilësinë e garancinë e

materialit të shumëzuar, të përmirësojë

programin e këtij sektori që për vite ka qenë

e vështirë dhe e pamjaftueshme baza

statistike. Gjithmonë në nivel zone dhe në

pritje të një rregulli ministerial mund të

nxitet hartimi i një harte të fidanishteve në

aktivitet dhe bimëve që përdorin ato në

mënyrë që të sigurohet një farë garancie mbi

prodhimin dhe cilësinë që ato realizojnë,

duke i paraprirë certifikimit të tyre të vërtetë

shkencor.

1. Karakteristikat e fidanishtes

Toka e caktuar për prodhimin e fidanëve

frutor quhet fidanishte.

Klima: Fidanishtja frutore duhet të jetë e

mbrojtur nga ngricat (e hershme dhe të

vona) nga erërat e forta.

Toka: - toka duhet të jetë e shkrifët, e thellë,

dhe e freskët.

Vendodhja: Të jetë pranë rrugëve nacionale

dhe të mund të garantohet fuqia punëtore e

kualifikuar dhe me ujë të bollshëm për ujitje.

Ekspozicioni: Pëlqehet ekspozicioni jugperëndim,

ndërsa në zonat jugore mund të

shfrytëzohen të gjitha ekspozicionet.

Sistemi rrugor:- Fidanishtja duhet të sigurojë

një sistem rrugor të mjaftueshëm.

Për këtë sipërfaqja e fidanishteve ndahet në

parcela të veçanta përmes krijimit të rrugëve

paralele dhe drejtkëndore. Të gjitha parcelat

e fidanishtes dallohen nga njëra tjetra nga

vendosja e një tabele ku shënohet specia,

kultivari, dhe nënshartesa e përdorur.

Qarkullimi bujqësor: Ndërrueshmëria e

fidanëve në fidanishte është një

domosdoshmëri për të kufizuar fenomenin e

lodhjes së tokës.

Për të mënjanuar një fenomen të tillë mund

të përdoret edhe dezinfektimi artificial si

nëpërmjet përdorimit të fumigantëve dhe

nëpërmjet përdorimit të avujve.

Pajisjet: Fidanishtja industriale duhet të

disponojë pajisje të veçanta si psh: impiante

për ujitje, pemëtoren mëmë për marrjen e

materialit të shumimit, pajisjet që lehtësojnë

rrënjëzimin e copave, kapanon për ruajtjen,

ambalazhimin dhe mundësi transporti për

kalema, dhe materiale të tjera, kapanone për

makineritë bujqësore, magazina për plehra

dhe preparate kimike antiparazitare, zyra për

personelin teknik të specializuar dhe

punëtorët.

2. Seksionet e fidanishtes

Fidanishtja përbëhet nga seksione të

ndryshme të cilët sipas qëllimit që synojnë

Pemëtari e Përgjithshme

58

të arrijnë emërtohen në : farishte, copëtore,

shartesore, dhe vijë fidanishte.

Farishtja:shërben për prodhimin e nënshartesave

me origjinë nga fara. Farishtja e

zakonshme në fushë të hapur përbëhet nga

vllaja me gjerësi 2-1.5 metra, që lejon

kryerjen e shërbimeve duke qëndruar anash.

Gjatësia e vllajave është në vartësi të

përbërjes mekanike që ka toka dhe mund të

varirojë nga 10-25 cm të gjerë. Për të

lehtësuar mbirjen e farave sidomos në zonën

e ftohtë, shpesh përdoret shtrati i nxehtë,

gjysmë i nxehtë ose i ftohtë (për ullirin).

Farat para mbjelljes i nënshtrohen

shtratifikimit dhe në momentin që shfaqin

shenjat e para për fillimin e mbirjes mbillen

në farishte. Koha e mbjelljes ndryshon sipas

species.

Në zonën e ngrohtë mund të aplikohet

mbjellja e farave direkt në vendin e

përhershëm për specie që kanë fara të mëdha

dhe dallohen për rritje të shpejtë si :

bajamja, pjeshka, arra, si dhe farat e

specieve që paraqesin vështirësi në

tranpjantim si: xhixhibanuzi, hurma etj.

Tabela 3.1. Kalendari orientues i shtratifikimit dhe mbjelljes së disa specieve frutore.

Pemëtari e Përgjithshme

Specia Fillimi Zgjatja Koha e mbjelljes

Kajsia Fillim tetori 5 muaj Mars-prill

Qershia Shtator 6 muaj Prill

Bajamja Janar 3 muaj Prill

Molla Janar 8-10 javë Mars

Arra Nëntor 5 muaj Fund marsi

Ulliri Dhjetor 16 muaj Gusht – shtator

Dardha Janar 8-10 javë Mars

Pjeshka Mesi tetorit 5-6 muaj Mars-prill

Kumbulla Fillim tetori 5 muaj Mars-prill

Mënyra e mbjelljes së farës është ajo me

shpërndarje ose me rreshta. Kjo e fundit

lejon një shpërndarje më homogjene të

filizave dhe lehtësi në kryerjen e shërbimeve

kulturale. Pas shpërndarjes së farave kryhet

mbulimi me një shtresë të hollë dherishte, 1-

2 cm, (pleh organik+ rërë + tokë e pastër).

59

Në rastin e shtratit të nxehtë pas

shpërndarjes së farës dhe mbulimit me

dherishte kryhet ngjeshja e lehtë e dherishtes

dhe ujitja me lagëse lulesh në formë shiu.

Sasia e farës së përdorur për njësi

sipërfaqeve është e ndryshme për specie të

ndryshme.

Tabela 3.2. Norma orientuese për sasinë e nevojshme të farës për njësi të sipërfaqes.

Specia Sasia e farës kg/Ha

Mollë e egër 4-4

Dardhë gorricë 5-6

Qershia 25-30

Kumbull 30-35

Mëzhdravë 25-30

Pjeshka 80-90

Bajamja 50-60

Arra 100-110

Kur dalin kotiledonet fillon kryerja e

shërbimeve kulturale si rrallimi, tharja e

barërave të këqija, plehërimi azotik dhe

trajtimet antiparazitare. Pas një viti qëndrimi

në farishte e shërbimesh që kryhen në të,

filizat e prodhuar tranpiantohen në

shartesore ose direkt në vendime

përhershëm.

Copëtorja: - është ajo pjesë e fidanishtes që

destinohet për rrënjëzimin e copave të

thjeshta (rasti i fikut, shegës etj) ose copave

dhe nënshartesave vegjetative të cilat

shartohen në vitin e dytë ose dhe të copave

të shartuara (rasti i hardhisë). Në vitin

pasardhës copat e rrënjëzuara tranpiantohen

në shartesore ose në vendin e përhershëm.

Shartesorja: Eshtë vendi ku mbillen filizat e

rrjedhur nga fara dhe copat e rrënjëzuara që

do ti nënshtrohen shartimit.

Mbjellja kryhet me rresht, distancat e të

cilave varirojnë nga specia në specie dhe

nga shkalla e mekanizimit; 70-80x25-30 cm

ose 100-120x 15 cm. Në vitin pasardhës

copat e rrënjëzuara tranpiantohen në

shartesore ose në vendin e përhershëm.

Shartesorja: Eshtë vendi ku mbillen filizat e

rrjedhur nga fara dhe copat e rrënjëzuara që

do ti nënshtrohen shartimit. Mbjellja kryhet

me rresht, distancat e të cilave varirojnë nga

specia në specie dhe nga shkala e

mekanizimit; 70-80x25-30 cm ose 100-120x

15 cm ose 80-90x20-25 cm. Na shartesore

mund të mbillen direkt farat e specieve me

rritje të shpejtë si kajsia, pjeshka, bajamja

etj. Në këtë rast norma e farës /Ha është më

e vogël.

Në shartesore kryhen të gjitha shërbimet

kulturale që favorizojnë zënien e shartimit

dhe rritjen e mirë të mbishartesës. Kur

aplikohet shartimi me syth të fjetur është e

domosdoshme të programohet drejt koha e

ujitjes që favorizon lëvizjen e lëngjeve

(lëngëzimi tek nënshartesa).

Pemëtari e Përgjithshme

60

Parcela e rritjes: - Pjesa e fidanishtes e

caktuar për mbjelljen e fidanëve të përftuar

nga sektorët e tjerë të fidanishtes, në pritje

për tu mbjellë në vendin e përhershëm.

Megjithatë për tu arritur këta tregues që

shprehen qartë në standardin e fidanëve

frutorë të çdo shteti, është e këshillueshme të

evitohen plehërimet e tepërta me plehra

azotike, që nxisin rritjen e shpejtë të

lastarëve. Kjo do të favorizonte kalimin e

një stresi tek fidanët në momentin e

trnpiantimit në vendin e përhershëm.

Shkulja e fidanëve duhet të bëhet pasi kryhet

rënia natyrale e gjetheve (për speciet

gjetherënëse). Në rastin e zhvillimit të

bujshëm të fidanëve përdoren preparate të

caktuara të cilat ndihmojnë në rënien e

gjetheve.

Bimët mëmë. Kemi dy burime klonale nga

merret materiali bazë: njëri përbëhet nga

“bimët mëmë për marrjen e kalemave” të

destinuara vetëm për “mbishartesë” dhe

tjetra për marrjen e copave që do të

shërbejnë për vetrrënjëzim dhe më vonë

shartimi i tyre.

Në kushtet aktuale të ringritjes së

fidanishteve frutore këto dy hallka janë të

domosdoshme imperativë për të garantuar

fidanë të shëndoshë e të garantuar nga

pikëpamja gjenetike e sanitare. Marrja e

materialit të shumëzimit (kalema për shartim

ose copa për rrënjëzim) nga pemëtoret e

prodhimit ose të importuara nga vende të

tjera shpesh në mënyrë klandestine është një

dukuri negative që do ti shfaqë pasojat e

veta pas disa vitesh duke rënduar ekonominë

e fermerit në një aspekt më të ngushtë por

edhe ekonominë e vendit në tërësi në një

plan më të gjerë. Mbi këto bimë kryhen

vazhdimisht prerje të rënda për marrjen e

materialit të shumëzimit, për rrjedhojë këto

japin një rritje të bujshme vegjetative që

shpesh bëhet shkak i shfaqjes së fenomeneve

të metagjenezës.

Në fakt është gjetur që “kloni” edhe pse i

shmanget ndryshimeve me origjinë seksuale,

nuk qëndron i pandryshueshëm gjatë gjithë

kohës meqenëse nuk mund tu shmanget

faktorëve të tjerë që priren drejt nxitjes së

ndryshueshmërisë. Gati në të gjitha speciet

dhe në veçanti tek molla, pjeshka, hardhia

dhe agrumet takohen fenomene të

metagjenezës gjenetike spontane. Mutacione

të tilla mund të jenë me tregues pozitiv ose

negativ në krahasim me karakteristikat e

kultivarit bazë. Nga mutacionet me karakter

pozitiv janë izoluar përmes seleksionimit

kolonial dhe shumëzuar e përhapur shumë

kultivarë të rinj.

3. Përmirësimi gjenetik

Puna e përmirësimit gjenetik në speciet

drufrutore kërkon më tepër punë dhe kohë

sesa në speciet barishtore. Kjo ndodh për

shkak të ciklit jetësor më të gjatë.

Programi i përmirësimit gjenetik në pemët

frutore vendos si qëllim të nguliti

karakteristika të ndryshme që janë në

gjendje të kënaqin objektivat cilësore dhe

sasiore të prodhimit dhe tërësinë e kërkesave

të shërbimeve kulturale. Punimet e

përmirësimit gjenetik përfshijnë si krijimin e

kultivarëve të rinj dhe atë të krijimit të

nënshartesave të reja me cilësi më të mira.

Objektivat që dëshirojmë të arrihen i

Pemëtari e Përgjithshme

61

përkasin përshtatjes së pemëve ndaj

kushteve të ndryshme pedo-klimatike, rritjes

së qëndrueshmërisë ndaj sëmundjeve

kryesore me origjinë të ndryshme, aftësia e

pakësimit të dimensioneve të kurorës me

pasoja rritjen e numrit të bimëve për hektarë,

hershmëria e futjes në prodhim e shoqëruar

nga prodhim i lartë dhe qëndrueshmëri ndër

vite, koha më e përshtatshme e pjekjes së

frutave, përmirësimi i vlerave ushqimore

dhe dietike të frutit në momentin e pjekjes,

përshtatja në ruajtje, transport dhe përpunim

industrial.

4. Seleksionimi kolonial.

Individët klonal për shkak të shfaqjes së

mutacioneve sythorë me kalimin e kohës

bëhen mjaft heterogjenë dhe përbëjnë të

ashtuquajturën popullatë klonale. Në këtë

rast kërkohet një punë e gjatë dhe e

lodhshme për të kryer seleksionimin

kolonial me qëllim izolimin, ruajtjen e

pastër dhe shumëzimin vetëm të kloneve me

karakteristika të përmirësuara.

Seleksionimi kolonial kërkon kryerjen e një

rikonicioni paraprak të zonës përkatëse me

qëllim, identifikimin e individëve më të

mirë. Nga këta individë me karakteristika

më të mira agronomike e tregtare merret

materiali për shumëzim në rrugë agamike

(vegjetative). Ky material i nënshtrohet

gjithmonë metodave moderne të

diagnostikimit lidhur me të gjithë tipet e

patogjenëve, përfshi edhe viruset, me qëllim

që të përcaktohet gjendja aktuale

shëndetësore. Më tej veprohet me një terapi

të caktuar rishëndetsimi. Materiali i

shëndoshë ose i rishëndetsuar shartohet mbi

nënshartesa homogjene dhe fidanët e

përftuar mbillen në parcelën e ruajtjes dhe

krahasimit të quajtur “fusha e krahasimit të

kloneve”.

Figura 3.1. Seleksionim kolonial i

fidanëve

Bimët e mbjella në fushën e krahasimit të

kloneve i nënshtrohet një kontrolli rigoroz

gjenetik e sanitar me qëllim që të

evidentohen e seleksionohen ato që

zotërojnë karakteristikat më të mira dhe të

përcaktuara në programin e përmirësimit

gjenetik.

Vrojtimet vazhdojnë deri në katër

gjeneracione ose të paktën për katër cikle

shtimi të njëpasnjëshme nëpërmjet shartimit,

me një kohëzgjatje 8-10 vjet nga të cilat tre

në prodhim të plotë.

Klonet me karakteristika të përmirësuara e të

qëndrueshme homologohen dmth shënohen

në regjistrin themeltar me dekret ministror.

Me klonet e homologuar mbillet “fusha e

bimëve mëmë” e cila kontrollohet nga

themeluesi (seleksionuesi) dhe furnizon me

Pemëtari e Përgjithshme

material bazë bërthamat e shumëzimit.

62

Nga pemëtoret e këtyre bërthamave mund të

dalë material i certifikuar.

- fidanë të shartuar

- material i caktuar për mbishartesë,

kalema, copa, për nënshartesë

- kalema dhe nënshartesa me të cilat

mbillet fusha të bimëve mëmë mbi të

cilat më tej merret materiali për shartim

Në kushte aktuale vërejmë së ka një

boshllëk legjislativ për prodhimin dhe

përhapjen e fidanëve të certifikuar gjë që

është me pasoja për të ardhmen.

5. Kryqëzimi dhe hibridizimi

Kryqëzimi kryhet midis kultivarëve që

rrjedhin nga e njëjta bimë, ndërsa

hibridizimi kryhet midis kultivarëve me

origjinë nga lloje të ndryshme. Qëllimi i tyre

është përfitimi i kultivarëve me

karakteristika më të mira.

Metodologjia e kryqëzimit dhe hibridizimit

është e gjatë, e lodhshme dhe me rezultate të

pakta. Kryhet mbi bimët mëmë nga merret

fara.

Kjo teknologji ka këto etapa si më poshtë:

- vjeljen e pjalmit nga kultivarët e

zgjedhur si pjalmues

- kryerjen e pjalmimit artificial të luleve

mbi të cilat me parë është kryer largimi i

thekëve (kastrimi) dhe izolimi tek bima

mëmë me qese letre transparente ose

garzë

- vjelja e frutave dhe grumbullimi i farave

- mbjellja e farave dhe kujdesia për filizat

farorë derisa të kalojnë fazën e rinisë dhe

frutifikimit fillestar

- seleksionimi i individëve më të mirë dhe

shtimi i tyre në rrugë vegjetative

nëpërmjet shartimit, me vlerësimin e

mëpastajmë në fushën eksperimentale

Kultivarët e rinj dhe nënshartesat e reja të

pajisura me karakteristika të paracaktuara

nga programi i përmirësimit gjenetik

patentohen dhe shpërndahen nëpërmjet

shitjes së tyre.

6. Krijimi i pemëtoreve të reja

Pemët e çdo lloji, grupi apo specie që të

jenë, karakterizohen nga jetëgjatësi e madhe.

Prej tyre synohet të merret prodhim për një

periudhë të gjatë (10-20-50 vjet) prandaj

mbjellja e një pemëtoreje sot konsiderohet

një investim afatgjatë dhe nga tendenca të

shumta të tregut.

Në këtë kontekst edhe tregu ynë duhet të

orientohet drejt tregut evropian e më gjerë

që karakterizohet nga oferta të shumta e të

larmishme dhe nga kërkesa gjithnjë e më

precize.

Konsumatori i sotëm kërkon fruta me

madhësi mesatare, me pamje tregtare të

përsosur, mundësisht pa fara, me lehtësi në

qërimin e lëvores prej tulit, të pajisur me

veti organoleptike të larta (shija aroma etj)

dhe të pasura me vitamina.

Kërkohen gjithashtu fruta të qëndrueshme

në ruajtje, çka favorizon shpërndarjen dhe

tregtimin pa humbje. Pra frutikultori që të

hyjë në treg i sigurt duhet të ofrojë fruta të

cilët ruajnë të pandryshuar cilësinë gjatë

magazinimit, ambalazhimit, transportit dhe

Pemëtari e Përgjithshme

63

qëndrimit në dyqan ose ti përgjigjen

plotësisht kërkesave cilësore që parashikon

përpunimi industrial i tyre.

Garantimi këtyre cilësive kërkon që

prodhimi i frutave të përqendrohet aty ku

plotësohen më së miri kërkesat biologjike të

pemës ndaj kushteve të mjedisit si dhe

ekziston mundësia e përshtatjes së teknikave

bashkëkohore të kultivimit.

Pra për zhvillimin e frutikulturës industriale

me efektivitet është e nevojshme të nxiten

zonat me eksperiencë në këtë drejtim, të

kenë faktorë të favorshëm ekonomikë,

tregues optimal klimatik, pedologjik e

social. Kërkohet gjithashtu përshtatja dhe

zbatimi i të rejave më të fundit si përdorimi i

nënshartesave klonale, përdorimi i

kultivarëve të rinj, forma e përshtatshme e

pemëtoreve, teknika e krasitjes, plehërimit

dhe mbrojtja fitosanitare.

Pemëtaria intensive bazohet në

intensifikimin e shërbimeve kulturale, rritjen

e numrit të bimëve për ha, kultivimin e

pemëve me kurorë të ulët, përdorimin e

nënshartesave xhuxhe, përdorimin e

kurorave të lira, punime gjithnjë e më ta

pakta të tokës dhe përdorimin e herbicideve

për mbajtjen e pastër të saj, aplikimi i luftës

së drejtuar ose integruar për të siguruar

pastërtinë fitosanitare të bimës dhe

prodhimit.

Gjithashtu që pemtorja të jetë ekonomike

duhet:

- të shlyejë në kohë sa më të shpejtë

shpenzimet themelore

- të lejojë mekanizim në shkallë të gjerë të

shërbimeve kulturale

- të pakësojë në mënyrë të ndjeshme

koston e prodhimit.

Të dhëna tekniko-ekonomike

Me qëllim që të realizohen synimet e

mësipërme është e domosdoshme që të

kryhet një studim paraprak për tregues

teknik dhe ekonomikë.

Të dhënat paraprake që duhet të

pasqyrojnë studimin përfshijnë:

studimin e territorit, studimi i kushteve

tokësore të cilat duhet të favorizojnë

zhvillimin e rregullt të sistemit rrënjor

dhe të mundësojnë mekanizimin e

pemëtores, studimi i kushteve klimatike

(reshjet, ndriçimi dhe era) përbëjnë

hallkën më të rëndësishme që përcakton

jetëgjatësinë dhe efektivitetin e një

pemëtoreje dhe studimi i tregut dhe

mundësitë e përpunimit industrial.

Mbjellja e një pemëtoreje në një zonë të

caktuar pa tradita në frutikulturë mund të

krijojë probleme serioze si në tregtimin e

prodhimit dhe për sigurimin e fuqisë

punëtore të specializuar. Në rastin e

mungesës së fuqisë punetore të nevojshme

mund të mbillen pemëtore me lloje e

kultivarë me pjekje të shkallëzuar për të

evituar krijimin e një piku në momentin e

vjeljeve.

7. Zgjedhja e species, kultivarit, nënshartesës

dhe distancave të mbjelljes

Pasi është bërë vlerësimi i kujdesshëm e i

Pemëtari e Përgjithshme

64

pandarë i gjithë elementëve që lidhen me një

pemëtore efektive kalohet në zgjedhjen e

species, kultivarit dhe nënshartesës më të

përshtatshme.

Sidoqoftë specia dhe kultivari i përzgjedhur

duhet të ketë përshtatshmëri ndaj kushteve

klimatike të zonës, të mënjanojë efektet

negative të ngricave të mundshme herët në

vjeshtë ose vonë në pranverë.

Për të realizuar këtë parapëlqehen kultivarë

që hyjnë herët në qetësi në vjeshtë dhe

rifillojnë vonë vegjatcionin në pranverë. -

koha e pjekjes për kultivarët e përzgjedhur

të përputhet me kërkesat e tregut;- të kenë

prodhimtari të lartë e qëndrueshmëri ndaj

sëmundjeve e dëmtuesve; - të japin prodhim

me tregues të lartë organoleptikë rëzistent

ndaj transportit dhe aftësi të mira

konservuese. - zgjedhja e kultivarit kushtëzohet

dhe me zgjedhjen e pjalmuarve më të

mirë duke bërë kujdes që të kenë të njëjtën

kohë lulëzimi.

Zgjedhja e kultivarit dhe nënshartesës

kushtëzojnë në mënyrë të pashmangshme

edhe përcaktimin e distancave midis

rreshtave dhe brenda rreshtave. Distanca

midis rreshtave duhet të jetë e tillë që të

lejojë mekanizimin e shërbimeve kryesore

agroteknike ndërsa distanca midis pemëve

duhet të jetë e tillë që të mos pengojë

zhvillimin e rregullt të kurorës së pemëve

fqinjë.

Dendësia e mbjelljes shprehet me numrin e

bimëve të mbjella/Ha.

Dendësia e pemëtores shpreh sipërfaqen e

tokës të mbuluar nga kurora e një peme që

ka arritur zhvillim e plotë. Teknikat e sotme

moderne tentojnë ta rrisin në maksimum

dendësinë mesatare të pemëtores.

Në fazën e projektimit të pemëtores duhet të

përcaktohen distancat më të përshtatshme si

ndërmjet rreshtave dhe ndërmjet bimëve.

Përcaktimi i saktë i parametrave përbërës në

zgjedhjen e rreshtave të pemëtores varet

drejtpërdrejtë nga fuqia rritëse e

nënshartesës, nga shkalla e pjellorisë së

tokës, nga forma e kultivimit (kurorës), nga

intensiteti i ndriçimit dhe nga shkalla e

mekanizimit të shërbimeve agroteknike.

Mbjellja e pemëtores mund të kryhet në

formë katrore, në formë drejtkëndëshi,, në

formë trekëndëshi dybrinjishëm ose

barabrinjës.

- mbjellja e pemëve në formë katrori

Bimët vendosen në kulmet e katrorit dhe

distanca midis rreshtave është e

barabartë me atë midis bimëve. Kjo

formë lejon mekanizim e ndriçim të mirë

por nuk shfrytëzon në maksimum

sipërfaqen e tokës. Numri i bimëve jepet

edhe me formulën: nr=S/L.

- Mbjellja në formë drejtkëndëshi është

distanca e bimëve midis rreshtave që

është e ndryshme nga distanca e bimëve

brenda tij. Në këtë rast rreshti është më i

shfrytëzueshëm, lejon ndriçim të mirë të

kurorës, lehtësi në mekanizim dhe

dendësi mbjelljeje të lartë. Mund të

llogaritet me formulën: m=S/l1xl2.

- Mbjellja në formë trekëndëshi. Në

distancat një rresht po një rresht jo

Pemëtari e Përgjithshme

65

vendoset një bimë në mesin e brinjës së

katërkëndëshit. Është formë më pak e

preferuar sepse pengon mekanizimin e

tokës dhe kryerjen e shërbimeve,

ndonëse ka koeficient të lartë të

shfrytëzimit të tokës.

8. Teknikat e mbjelljes së pemëtoreve

Mbjellja e pemëtores kërkon kryerjen e

punimeve paraprake.

Operacionet paraprake: Këtu përfshihen

sistemimi i tokës, punimi i thellë (qilizëm) i

shoqëruar me plehërim të bollshëm organo

mineral, punimet për hapjen e shtratit të

mbjelljes, piketimi dhe hapja e gropave.

1-Sistemimi i tokës, ka si qëllim të nivelojë

në kufij të përshtatshëm sipërfaqen e caktuar

për pemëtoret.

Figura 3.2. Momenti i parë nga përgatitja

dhe sistemimi i tokës për përgatitjen e

pemëtores së re.

Figura 3.3. Punimi i tokës deri në një

metër thellësi. Pamja tregon momentin e

punimit të tokës në zona të cilat janë të

kripura, ku punimi realizohet deri në 1

metër thellësi.

Figura 3.4. Përgatija e terrenit për

mbjelljen e kulturave drufrutorë

Përvoja shumëvjeçare e sistemimit të

terreneve të pjerrta e shumë të pjerrtë bazale

ka dëshmuar së është shumë e kushtueshme

dhe jo efektive. Sa më pak spostime dheu të

kryhen aq më i garantuar është rentabiliteti i

pemëtores së ardhshme. Në operacionet për

nivelime përfshihen edhe ato të drenazhimit

dhe sigurimit të ujitjes.

Pemëtari e Përgjithshme

66

Në tokat pak të përshkueshme si në zona

fushore ashtu edhe kodrinore është e

domosdoshme të krijohet një rrjet

kanalizimesh ose vendosja e tubave e

drenave në thellësi 1-2 metra.

Përfundimi i sistemit sipërfaqësor dhe

hidraulik pasohet nga punimi i thellë i

ndërthurur me një plehërim të përshtatshëm.

Në varësi nga tipi i tokës, thellësia e saj dhe

këndi gjeotropik i rrënjëve të nënshartesës së

përdorur, punimi i thellë mund të

përfaqësohet nga qilizma ose nga punim më

të thellë.

Ky punim ka si qëllim përmirësimin e

porozitetit të tokës si dhe shtratin e

shfrytëzueshëm nga rrënjët e pemës. Koha

më e mirë për kryerjen e punimit të thellë

është në periudhën e verës. Mund të

përmendim se punimi qilizëm mund të

ndryshojë sipas tipit të tokës, në tokat e

shkrifta 50-70 cm, ndërsa në tokat e rënda

80-120 cm.

Gjatë kryerjes së punimit qilizëm shtresa

sipërfaqësore e më pjellore nuk duhet të

përmbyset në thellësi. Ajo mund të kryhet

vetëm në tokat zhavorrishte e me taban të

cekët.

Njëkohësisht me punimin e thellë kryhet dhe

plehërimi, që synon pasurimin me lëndë

organike dhe elementë ushqimor të

shtresave të mëposhtme të tokës.

Shpërndarja e lëndës aktive të bollshme të

plehrave organike e fosfopotasike në

momentin e punimeve themelore jep efekte

përmirësuese e dobiprurëse në strukturën

mikrobike të tokës dhe elementët e

domosdoshëm për rritjen e mirë të pemëve.

Kryerja e punimit bazë pasohet nga punime

të tjera, diskim, nivelim, lesim, parcelim etj.

Në terrenet e rrafshëta ose me pjerrësi të

vogël preferohet krijimi i parcelave

drejtkëndëshe ku brinja më e gjatë të ketë

drejtimin veri-jug. Kjo favorizon ndriçimin

më të mirë të pemëtores gjatë ditës.

Njëkohësisht me parcelimin kryhet edhe

piketimi i rreshtave dhe i bimëve brenda

rreshtit.

Hapja e gropave kryhet me krahë ose me

mjete mekanike me përmasa që mund të

varirojnë nga 30x35 cm, kur toka është

përgatitur në mënyrë perfektë , në 70x80 ose

1x1 metër në rastin kur nuk janë kryer të

gjitha punimet përgatitore.

9. Mbjellja e fidanit në vendin e

përhershëm

Mbjellja e fidanit në vendin e përhershëm

zakonisht kryhet në vjeshtë më vonë kur

janë rrëzuar gjethet (nëntor - dhjetor) ose

herët në pranverë, por gjithmonë rreth dy

javë para fillimit të vegjetacionit.

Për pemët gjetherënëse mbjellja e fidanëve

në vjeshtë ka disa avantazhe:

- Fikson mirë fidanin me tokën gjatë

dimrit.

- Nxit rritjen graduale të sistemit rrënjor

krahas rritjes së temperaturës.

- Fidani është i gatshëm për një

vegjetacion të rregullt në pranverë.

- Ndihet më pak tronditja që ndodh nga

ndërrimi (tranpiantimi).

Pemëtari e Përgjithshme

67

Figura 3. 5. Pamje e një bime në

momentin e mbjelljes. Një bimë e

shëndoshë është e sigurtë që do të ketë

rezultate të larta në mbjellje.

Figura 3.6. Pamje e sistemit rrenjor te

trajtuar me fitohormone me qellim

shtimin e rrenjeve

Për speciet gjithmonë të gjelbra preferohet

mbjellja në pranverë.

Figura 3.7. Sistemi rrënjor pas aplikimit

të Fitohomoneve ndihmëse për rrënjëzim

Përpara mbjelljes bëhet krasitja e rrënjëve të

fidanit. Menjëherë pas krasitjes së rrënjëve

kryhet banjëzimi i sistemit rrënjor. Kjo

konsiston në zhytjen e sistemit rrënjor në një

masë të qullët të përgatitur nga pleh stalle+

dherishte. Kjo ndihmon në vendosjen e një

kontakti më të mirë të sistemit rrënjor me

tokës.

Figura 3. 8. Mbjellja e fidanëve

në vendin përhershëm dhe mbështjellja e

tyre për mbrojtjen nga të ftohtit

Pemëtari e Përgjithshme

68

Gjatë vendosjes së fidanit në vendin e

përhershëm është e këshillueshme të

përdoret një plehërim i lokalizuar organikomineral

pavarësisht nga plehërimi që është

kryer së bashku me punimin e thellë dhe

fidani të mbështetet në një mbeshtetës.

Figura 3.9. Pamje e mbështetësit prej

kallami me qëllim që fidani të mos

dëmtohet nga era.

Specia Sasia pleh

organik

Tabela 3.3. Sasia e plehrave që përdoret për çdo fidan

Pemëtari e Përgjithshme

Plehra azotike P2O5 në kg K2O në kg

Mollë-dardhë 25-30 0.2 në formë ureje 2 0.6

Ulli-agrume 30-35 0.2-0.3 2 0.6

Pjeshkëkumbull

18-20 0.2 2 0.5-0.6

Hardhi 7-10 0.08-0.1 0.15-0.2 0.4-0.6

Është e domosdoshme që të evitohet

kontakti i sistemit rrënjor me plehun. Gjatë

mbjelljeve të vjeshtës dheu në gropë

grumbullohet përrreth fidanit në formën e

kupolës, ndërsa në mbjelljet e pranverës

dheu hapet në formën e një tave.

Në të njëjtën kohë me vendosjen e fidanit në

gropë dhe mbushjes me dhe, duhet ë kryhet

edhe vendosja e një objekti mbështetës së

fidanit i cili mund të jetë; - një kallam me

gjatësi 1 metër mbi tokë;- një dru

mbështetës etj.

Mbas mbjelljes në vendin e përhershëm

fidanët u nënshtrohen një sërë

shërbimeve agroteknike si; plehërime

plotësuese, ujitje, krasitje, trajtime

antiparazitare, krasitje të gjelbër, luftimi

i barërave të këqija etj.

69

Figura 3.10. Fidanë frutikulture i mbjellë

në fushë. Observohen shërbimet që i

kryhen duke e mbajtur tokën të punuar

dhe në formë kurrizi.

PYETJE

1- Si ngrihet një pemtore?

2- Përmendni disa nga karakeristikat e fidanishtes

3- Si ndahet një fidanishte?

4- Çfarë kutpojme me përmirsim gjentik dhe si kryhet?

5- Etapat kryesore të seleksionimit klonial.

6 Çfarë është kryqëzimi dhe hibridizmi.?

7- Si krijohen pemtoret e reja?

Pemëtari e Përgjithshme

8- Si zgjidhen e speciet, kultivaret, nënshartesat dhe distanca e mbjelljes?

9- Cilat jane teknikat e mbjelljes së pemtoreve?

10-Si bëhet mbjellja e fidanit në vendin e përhershëm?

70

KAPITULLI I KATERT

PRODHIMI I FIDANEVE VEGJETATIVE

1. Shtimi me copa dhe me përpaja

2. Shumëzimi in vivo

3. Shtimi me hinka dhe me copa (copa gjethore)

4. Shartimi. Qëllimet e shartimit

5. Shumëzimi me shartim

6. Mikroshumëzimi

Pemëtari e Përgjithshme

7. Metodat e shtimit vegjetativ që përdoren për prodhimin e fidanëve drunorë

7.1. Shartimi me urë dhe shartimi anglez

7.2. Shartimi anësor apo lateral dhe shartimi në tavolinë

7.3. Shartimi me çarje dhe me syth

7.4. Mbledhja dhe ruajtja e lastarëve të mbishartesave

5. Ndikimi i faktorëve të ambjentit.

5.1. Infeksioni nga viruset dhe bakteret dhe prekja nga insektet

5.2. Koha e shartimit

5.3. Mospërputhshmëria në shartim, shkaqet dhe korigjimi i

mospërputhshmërisë

5.4. Ndikimi i nënshartesës mbi madhësinë, cilësinë dhe pjekjen e frutave

71

KAPITULLI I KATERT

PRODHIMI I FIDANEVE VEGJETA-

TIVE (Shumimi vegjetativ)

Hyrje

Shumëzimi aseksual. Shumëzimi aseksual

konsiston në ndarjen prej pemës mëmë të

një degëze, rrënje ose sythi dhe kur

vendosen në kushte të favorshme të

formojnë të gjitha organet duke dhënë një

bimë të re të pavarur. Kjo bimë e re e

formuar është nga pikëpamja gjenetike

identike me bimën mëmë prej të cilës ka

rrjedhur.

Rëndësia, përparësitë dhe mangësitë e

shtimit vegjetativ

Shumëzimi me farë nuk ka gjetur

përdorim në praktikën e kultivimit për

disa arsye negative që ka manifestuar.

Cikli i prodhimit të fidanit zgjat shumë vite,

materiali nuk ruan tiparet e bimëve mëmë

prej të cilave janë marrë farat, duke

paraqitur shpërthime negative për shkak të

natyrës heterozigote. Fidanët hyjnë vonë në

prodhim.

Shtimi me farë ka dhe disa avantazhe

sepse vlen për fitimin e specieve ose

nënshartesave të reja si dhe për fitimin e

filizave që përdoren si nënshartesa që vlejnë

për prodhimin e fidanëve rezistencë ndaj

viruseve.

Shumëzimi aseksual. Shumëzimi aseksual

konsiston në ndarjen prej pemës mëmë të

një degëze, rrënje ose sythi dhe kur

vendosen në kushte të favorshme të

formojnë të gjitha organet duke dhënë një

Pemëtari e Përgjithshme

72

bimë të re të pavarur. Kjo bimë e re e

formuar është nga pikëpamja gjenetike

identike me bimën mëmë prej të cilës ka

rrjedhur. Nënkupton shartimin, rrënjëzimin e

copave të drunjëzuara, copave të gjelbërta,

sharmendës dhe përpajës.

Shumëzimi vegjetativ bëhet i mundur për

shkak të aftësisë së lartë rigjeneruese që

kanë rrënjët dhe sharmendët e saj.

1. Shtimi me copa dhe me përpajë

Ka qenë mënyra më e përhapur për shtimin e

hardhisë, përderisa nuk ishte përhapë

filoksera. COPA është pjesë e sharmendës

me sytha dimëror, që është e aftë të japë një

bimë të re.

Copat që përdoren për shtim priten nga

vreshtat mëmë. Këto merren nga kultivarë të

pastër gjenetikisht, të paprekura nga

sëmundjet dhe me aftësi të lartë prodhuese.

Copat e destinuara për shtim ose shartim

duhet të priten në periudhën e qetësisë

dimërore, përpara fillimit të qarjes. Për

kushtet e vendit tonë, koha më e mirë për

prerjen e copave janë muajt Janar – Shkurt.

Shtimi me përpaja. Shtimi me përpajë

është një nga metodat më të vjetra të

shumëzimit. të hardhisë. Shkëputja e

përpajës nga bima mëmë ndodh pas

rrënjëzimit të saj, ky lloj shumëzimi duhet të

përdoret me rezervë sepse: shkakton

dobësimin e bimës mëmë dhe së hardhitë e

reja preken nga filoksera.

Shumëzimi vegjetativ është totalisht i

ndryshëm me shumëzimin seksual në

aspektet e përmendura më sipër.

Shumëzimi vegjetativ përbën një klasë të

madhe në të cilën mund të nënvizojmë tipet

më kryesore;

(i) shumëzimi me copa, (ii) shartimi, (iii)

mikroshumëzimi

Shumëzimi me copa: përbën një metodë

mjaftë tradicionale dhe që ndryshon përsa i

përket natyrës së materialit që përdoret prej

nga merr dhe emërtimin.

Shumëzimi me shartim: do të thotë një filiz

i rrjedhur prej farës shartohet me një kalem

ose syth të një varieteti tjetër. Llojet e

shartimit janë: (i) shartim me kalem (në

kurorë nën lëkurë dhe me të carë). (ii)

shartim me syth (me dollap, unazë, dhe në

formë të germës T) Shartimi përfaqëson

metodën kryesore të shumëzimit. Shartimi

realizohet me bashkimin e dy copave të

ndryshme ose të një cope me trupin e

hardhisë.

2. Shumëzimi in vitro. Përbën një

shumëzim me copa ose eksplante të gjelbra

që zakonisht aplikohet me teknikën e

nebulizimit, me përdorimin e

fitorregullatorëve të rritjes që favorizojnë

dhe ndihmojnë rhizogjenezën. Është një

metodë e re që ka marrë zhvillim në 20 vitet

e fundit.

Metodat që përdoren më shpesh janë: (i)

shumëzim me copa të gjelbra me gjethe, (ii)

shumëzim me copa njëvjeçare.

Mikroshumëzimi: Është një metodë që

aplikohet kryesisht për prodhimin dhe

riprodhimin e kultivarëve ose kloneve,

shëndetësimin prej bakteriozave ose

Pemëtari e Përgjithshme

73

viruseve si dhe ruajtjen e materialit gjenetik

në ex situ.

Metodat që aplikohen janë: (i) eksplante nga

maja sythi, (ii) eksplante prej nyje, (iii)

eksplante prej rrënje ose organe të tjera.

Mosha e fidanëve

Mosha e fidanëve i referohet moshës së

mbishartesës që mund të jetë 1 vjeçare, 2

vjeçare ose 3 vjeçare mosha e vërtet ama

është ajo e nënshartesës. Më të preferuar

janë fidanët 1 dhe dy vjecarë për arsye të

sigurimit të zënies.

Mënyrat kryesore të shtimit vegjetativ

janë: Shtimi me përpaja, shtimi me

kamza, shtimi me hinga, shtimi me gunga,

shtimi me copa dhe shartimi.

3. Shtimi me hinga dhe me copa

(gjethore). Konsiston në provokimin e

rrënjëve në pjesët ajrore të pemës, ka më

tepër karakter amator. Bëhet në pranverë kur

lëvorja ndahet lehtë nga druri. Në këtë rast

bëhet një heqje unazore e lëvores me gjerësi

2-2,5cm aty vendoset një hinge prej kartoni

apo teneqeje, mbushet me dherishte, më e

mirë është torfa e cila ujitet sipas nevojës.

Në fund të vegjetacionit vendin e unazës

kanë dalë rrënjë. Dega e rrënjëzuar pritet

poshtë hinkës dhe ashtu pa prishur

dherishten është gati për mbjellje në vendin

e përhershëm.

Shtimi me gunga ose hiperplazi përdoret tek

ulliri, ku shfrytëzohen gungat apo

hiperplazite e dala në pjesën midis kurorës

Figura 4. 1. Pamje nga përgatitja e

copave të gjelberta që përdoren në

shumimin vegjetativ

dhe rrënjës. Ato priten me sopat të prehtë

,lëmohet pjesa midis lëvores dhe drurit,

mund të trajtohen me hormone rrënjëzimi

dhe vendosen për tu rrënjëzuar. Rrënjëzimi

bëhet në gropa të thella 30-40 cm të cilat

mbushen me dherishte të përbërë nga pleh i

kalbur mirë ose torfë, mbulohen po me

dherishte deri sa mbulohet pjesa më e

sipërme dhe ujiten sipas nevojës. Copat

merren në mars dhe deri në vjeshtë ato kanë

rrënjëzuar.

Shtimi me copa

Bëhet me pjesë bime (copa) të cilat kur

vendosen në kushte të përshtatshme lëshojnë

rrënjë dhe lastar që përfundon në krijimin e

një bime të re. Marrja e copave bëhet nga të

gjitha pjesët e bimës rrënjë, lastar dhe

gjethe, në këtë mënyrë dallojmë copa

rrënjore, copa gjethore dhe copa lastarore .

Zbatohet tek disa bimë të gjinisë prunus,

robinia, olea, etj.

Copat rrënjore përgatiten në vjeshtë ose në

dimër. Nxirren rrënjët duke hapur hinkë të

Pemëtari e Përgjithshme

74

cekët deri sa të zbulojmë rrënjën. Nga çdo

bimë marrim aq rrënjë sa të mos dëmtojmë

bimën mëmë. Rrënjët copëtohen në pjesë 5-

15cm të gjata. Më të preferuara janë ato me

diametër 0,6-1,2cm. Copat vendosen

horizontalisht në kanale 15-20 cm të thellë

dhe mbulohen 5-7.5 cm me dherishte.

Si copa lastarësh përdoren;

Lastarët e gjelbër janë ata lastarë që janë

marrë nga bimë drunore para së indet e

këtyre pjesëve të marrë të jenë drunjëzuar.

Rrënjëzimi i këtyre pjesëve bimore varet nga

gjendja fiziologjike dhe anatomike e lastarit,

nga ekuilibri hormonal nga gjendja ushqyese

e lastarit si dhe nga faza e ciklit jetësor në të

cilën ndodhet pema. Më hollësisht këto janë

trajtuar në një kapitull të më sipërm.

Përgatitja e lastarëve të gjelbër

Rëndësi vendimtare ka koha dhe menyra e

marrjes së lastarëve.

Metoda më e suksesshme është ajo me jodur

kaliumi, duke trajtuar seksionin e prerë.

Nëse vendi i prerë do të ngjyroset në blu

violetë do të thotë së ka rezerva amidoni

dhe copa është e gatshme për të rrënjëzuar.

Tjetër provë është ajo me përkuljen e

lastarëve. Nëse ata thyhen lehtë kjo do të

thotë së kanë rezerva të mira karbohidratesh.

Gjatësia e copave më e përshtatshme është

12-15cm. Largohen gjethet e poshtme duke

lënë vetëm 4 gjethet në krye . Rëndësi ka

dhe vendi ku bëhet prerja. Jo çdo pjesë e 3

kërcellit është njëlloj e pasur me lëndë

ushqyese dhe faktorë rizogjenë.

Siç është theksuar prania e gjetheve

ndihmon në rrënjëzimin e copave duke

prodhuar me anë të fotosintezës substancat

e nevojshme për rrënjëzim. Nga ana tjetër

prania e gjetheve rrit avullimin duke

pakësuar përmbajtjen e tij në qelizë që çon

në vyshkjen dhe tharjen e copave. Më parë

humbja e ujit kufizohej me pakësimin e

sipërfaqes gjethore e cila njëkohësisht çonte

në uljen e rrënjëzimit. Sot nuk është problem

humbja e ujitjes mbasi ajo pengohet me anë

të sistemit fog, që lejon rrënjëzimin e copave

edhe në verë.

Pasi copat janë rrënjëzuar ato kaliten duke

ulur gradualisht temperaturën dhe lagështinë

si dhe duke pakësuar ujitjen dhe mbillen në

vazo të vogla me diametër 5cm

Copat gjysmë të drunjëzuara

Copa gjysmë të drunjëzuara quhen copat të

cilat në pjesën e poshtme të tyre janë

drunjëzuar. Këto copa merren vonë në

vegjetacion, kur lastarët akoma kanë gjethe

në gjithë gjatësinë e tyre. Ky lloj shtimi

është i nevojshëm për ato bimë të cilat

rrënjëzojnë me vonesë dhe shtimi me copa

të buta nuk ka sukses sepse ato nuk durojnë

gjatë në dherishte. Këto lloje copash

përdoren kryesisht tek bimët me gjelbërim të

përhershëm (tek agrumet dhe koniferët.

Copat përgatiten nga lastarët e vitit, gjatë

muajve shtator -dhjetor vendosen për

rrënjëzim gjatë dimrit në sera. Temperatura

optimale në bazën e copës është 21 deri 24

gradë. Përgatitja e copave bëhet njëlloj si

copat e gjelbërta.

Copat e drunjëzuara

Copa të drunjëzuara janë copat e pemëve

gjethe rënëse të mara gjatë periudhës së

Pemëtari e Përgjithshme

75

qetësisë dimërore. Janë plotësisht të pjekura,

të drunjëzuara, pa gjethe. Përdoret për

speciet që rrënjëzojnë lehtë si malus

actinidia corylus, castanea, fikus etj.

Metoda e rrënjëzimit të copave të

drunjëzuara është më e vjetra dhe më e

lehta. Zakonisht copat merren nga pemëtore

mëmë të cilat krasiten rëndë, mbi 3-4 sytha

Copat e marra nga pemëtore të krasitura

rëndë rrënjëzojnë më lehtë së ato të marra

nga pemë të pa krasitura, apo të krasitura

lehtë . Lastarët duhet të jenë të pjekur mirë

dhe me fuqi mesatare. Copat prihen në

gjatësi 30-4 0 cm, 1,2-2 mm poshtë nyjës

dhe 1cm mbi sythin e sipërm. Si substrakt

rrënjëzës përdoret torfa rëre lumi e imët dhe

rërë lumi e ashpër në raport 50:25;25.

Temperatura më e përshtatshme e bazës së

copave është 21 grade.

Shtimi me copa gjethore

Shtimi me anë të llapës së gjetheve

Përdoret tek begonia dhe tek disa bimë të

tjera lulore. Konsiston në prerjen apo

gërvishtjen e nervaturës qendrore dhe

vendosjen e gjethes në substrakt me lagështi

normale për rrënjëzim Në vendin e

gërvishtur dalin rrënjë dhe lastar duke

formuar një bimë të re. Shpesh si copa

gjethore përdoret llapa gjethore, bishti dhe

sythi sqetullor me pak kërcell, që mundë të

quhet dhe si copë e gjelbër në miniaturë. Me

këtë metodë shtohen agrumet, pjeshka dhe

bimë të ndryshme zbukuruese.

4. Shartimet dhe qëllimet e Shartimit

Shartim quhet teknika e vendosjes së një

pjese bimore mbi një bimë tjetër, në mënyrë

të tille që ato të bashkohen dhe të vazhdojnë

të zhvillohen si një bimë e vetme. Bima që

shartohet quhet mbi shartesë dhe ajo mbi të

cilën bëhet shartimi quhet nënshartesë Sipas

mënyrës që bëhen dallojmë shartim me

afrim , shartim me kalem dhe shartim me

syth.

Qëllimet e shartimit

Shartimet kanë për qëllim:

1- të shtohen kultivarë të cilët me mënyra të

tjera shtimi shtohen me vështirësi ose nuk

shtohen fare

2- të zëvendësojmë një pjesë të një bime me

atë të një bime tjetër,

3- të korrigjojmë dëmtime që janë bërë nga

agjentë të ndryshëm

4 – të bëjmë që një sistem rrënjor të ushqejë

më tepër së një varietet apo një varietet të

ushqehet nga më shumë së një sistem

rrënjor

5-të kontrollojmë formën e kurorës dhe

fuqinë rritëse të pemës ,

6 – të bëjmë përshtatjen e kultivarëve të

ndryshëm në ambiente klimatike dhe

tokësore pothuaj të papërshtatshme për ta ,

7- të shmangin prekjen e kultivarëve nga

sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm.

Shumëzimi vegjetativ përbën një klasë të

madhe në të cilën mund të nënvizojmë

tipet më kryesore;

1- shumëzimi me copa

2- shartimi

3- mikroshumëzimi

Shumëzimi me copa: përbën një metodë

Pemëtari e Përgjithshme

76

mjaftë tradicionale dhe që ndryshon përsa i

përket natyrës së materialit që përdoret prej

nga merr dhe emërtimin.

- copa druri të shkurtra

- copa druri të gjata

- gunga ose ovula

- pllaka kambiumi trungu

- këmbëza

- copa rrënjësh

5. Shumëzimi me shartim. Do të thotë një

filiz i rrjedhur prej farës shartohet me një

kalem ose syth të një varieteti tjetër. Llojet

e shartimit janë:

1. Shartim me kalem (në kurorë nën lëkurë

dhe me të carë).

2. shartim me syth (me dollap, unazë, dhe

në formë të germës T)

Shumëzimi in –vivo. Përbën një shumëzim

me copa ose eksplante të gjelbra që

zakonisht aplikohet me teknikën e

nebulizimit, me përdorimin e

fitorregullatorëve të rritjes që favorizojnë

dhe ndihmojnë rhizogjenezën. Është një

metodë e re që ka marrë zhvillim në 20 vitet

e fundit dhe synon në sigurimin e një numri

të madh homologesh prej çdo bime mëmë

dhe që prodhohet në kohë mjaftë të shpejtë.

Metodat që përdoren më shpesh janë:

1. shumëzim me copa të gjelbra me gjethe

2. shumëzim me copa njëvjeçare

6. Mikroshumëzimi

Është një metodë që aplikohet kryesisht për

prodhimin dhe riprodhimin e kultivarëve ose

kloneve, shëndetësimin prej bakteriozave

ose viruseve si dhe ruajtjen e materialit

gjenetik në ex situ. Metodat që aplikohen

janë:

- eksplante nga maja sythi

- eksplante prej nyje

- eksplante prej rrënje ose organe të tjera

Teknika tradicionale shumëzimi:

Shumëzimi është i thjeshtë nëse aplikohen

metoda tradicionale (copa druri, këmbëza,

shartimi etj) por, mund të jetë i vështirë dhe

delikat kur aplikohen teknika moderne

shumëzimi (in vivo, in vitro). Cilado qoftë

metoda e shumëzimit, fidani duhet të

plotësojë disa parametra teknike dhe

ekonomike dhe që renditen si më poshtë:

- varieteti që shumëzohet dhe përhapet

duhet t’i përgjigjet objektivave të

prodhimit të parashikuar sipas kërkesave

të tregut.

- Cilësi fitopatogjene e fidanëve,

veçanërisht përballë Pseudomonas dhe

verticilium.

- Homogjenitët i fidanëve në fidanishte:

si kusht për të siguruar një homogjenitet

në pemëtoren e ullishtës së re të krijuar.

4. Metodat e shtimit vegjetativ që përdoren

për prodhimin e fidanëve drunorë dhe

llojeve të tjera: shartimi , mënyrat e

shartimit.

7. Mënyrat e shtimit që përdoren për

prodhimin e fidanëve drufrutorë

Sipas materialit të përdorur si

mbishartese dallojmë:

1- Shartim me syth

2- Shartim me kalem

Shartimet me kalem zakonisht kryhen herët

në pranverë kur temperatura ka arritur

kufirin e duhur për të formuar kallusimin

Pemëtari e Përgjithshme

77

zakonisht , mbi 18 gradë.

Dallojmë disa lloje shartimi me kalem si:

Shartimi me afrim, shartimi me urë, shartimi

nën lëkurë, shartimi me çarje, shartim me

kopulim, shartimi anësorë etj.

Shartimi me afrim është shartimi me i vjetër

konsiston në bashkimin e dy pjesëve të

bimëve të ndryshme të cilat ushqehen secila

me sistemin e vetë rrënjor.

Figura 4.2. Modele të ndryshme thikash

për shartimin e fidanëve

7.1.Shartimi me urë dhe Shartimi anglez

Shartimi me urë aplikohet në rastet kur

janë bërë gabime në zgjedhjen e

nënshartesës ose kur pema është dëmtuar në

pjesën e trungut , dhe mungon të paktën ¼ e

lëvores rreth trungut.

Në rastin e parë, kur është bërë gabim me

nënshartesën zgjidhen filiza të nënshartesës

së re të cilat mbillen pranë bimës ku do të

zëvendësohet nënshartesa. Zgjidhet dega

sipërme e filizit , kur ai ka shumë degë, i

bëhet një prerje në formë pile, nga poshtë -

lartë duke mbajtur briskun në pozicion 45

gradë. Këtë pjesë të prerë e vendosim tek

pjesa e trungut, mbi vendin e shartuar, ku

kemi bërë një prerje në formë T me kokë

poshtë.

Shartimi bëhet kur ndahet lehtë lëvorja nga

druri në çdo kohë gjatë vegjetacionit. Për

një bimë mund të përdoren 1 ose disa filiza.

Në rastin kur është dëmtuar lëvorja shartimi

me urë synon të bashkojë dy pjesët midis

vendit të dëmtuar. Në këtë rast bëhet prerje e

lëvores së dëmtuar për ta prure atë në një

Pemëtari e Përgjithshme

78

vijë dhe përgatiten kalemat nga vetë bima e

dëmtuar. Kalemat kanë gjatësi rreth 10 cm

më tepër së gjerësia e shiritit të dëmtuar.

Kalemi pritet në formë pile në të dy skajet e

tij dhe vendoset në prerjet pingule me vijën

e unazës së dëmtuar. Ura mundëson kalimin

e limfës së përpunuar nga pjesa e sipërme

në atë të poshtmen nëpërmjet floemës së

kalemave.

Shartimi anglez ose shartimi me kopulim.

Figura 4.3. a) përgatitja e kalemit, (b)

përgatitja e nënshartesës

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.4. Tipe të ndryshme të shartimit me kopulim. 1. Përgatitja e kalemit tek molla,

gjerësia e pilës. Hardhia, pjeshka, kumbulla.

79

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.5. Shartim me syth Figura 4.6. Shartim me kalem Figura 4.7. Shartim me

kalem

Figura 4. 8. Shartim me kalem “trekëndësh” Figura 4.9. Shartim me kalem në degët e para

skeletore.

Shartimi me kopulim aplikohet tek hardhia dhe tek disa pemë frutore që kallusojnë lehtë Për të

realizuar shartimin me kopulim duhet që të dy komponentët të kenë të njëjtën trashësi.

Duke e mbajtur briskun 45 gradë bëjmë prerje të nënshartesës, prerja duhet të bëhet menjëherë.

Të njëjtën gjë bëjmë edhe tek mbishartesa e cila është një kelem me 1-2 sytha. Pastaj bashkohen

të dy faqet e prera duke patur kujdes që të kemi përputhje të mirë të zonave kambiale, të paktën

në njërën anë.

80

Figura 4.10. Shartimi me kopulim me gjuhës

Është i njëjtë me shartimin e thjeshtë vetëm

së në të dy të prerat e komponentëve bëhet

një gjuhës, (një çarje) duke filluar në 1/3 e

përfundimit të prerjes. Gjuhëzat futen tek

njëra tjetra duke rritur në këtë mënyrë

sipërfaqen e kontaktit dhe qëndrueshmërinë

e të dy komponentëve të shartuar.

7.2. Shartimi anësor apo lateral dhe

shartimi në Tavolinë

Përdoret tek bimët e gjinisë juniperus.

Realizohet në muajt nëntor, dhjetor në bimët

në sera. Një pjesë e kërcellit, 5-7,5 cm lart

sipërfaqes pastrohet nga degët anësore dhe

përgatitet për shartim. Në vendin e

përgatitur vendoset presa e briskut me kënd

45 gradë me boshtin vertikal dhe bëhet një

prerje duke ulur briskun poshtë. Bëhet një

prerje sa ¼ e diametrit të kërcellit, aq sa

duhet të jetë gjatësia e prerjes së kalemit.

Kalemi përgatitet me 1-2 sytha në formë pile

nga të dy anët. Prerja bëhet e tillë që në

njërën anë që do.

Pemëtari e Përgjithshme

81

Të jetë dhe ana e jashtme të jetë më e trashë.

Pastaj vendoset kalemi duke patur gjithmonë

përputhjen e pjesëve midis lëvoreve

(këmbimeve) dhe bëhet lidhja. Prerja e

mbishartesës bëhet kur bima mbillet në

vendin e përhershëm.

Shartimi në tavolinë. Aplikohet tek molla

kur bëhet shartimi i copave rrënjore dhe tek

hardhia. Quhet në tavoline sepse nënshartesa

është e shkëputur nga toka dhe shartimi

realizohet në tavolinë përdoret mënyra e

shartimit anglez, i thjeshtë me gjuhës.

Shartimi kryhet në Janar- Shkurt ose në

Nëntor-Dhjetor. Kur shartimi bëhet në janar

-shkurt copat e shartuar vendosen në

material lagështimbajtëse (myshk ose pluhur

sharre), mbështillen me polietilen dhe

mbahen në temperatura 1,7-4,4 gradë deri në

mbjellje.

Kur shartimi bëhet në nëntor- dhjetor ato

ruhen për 1-2 javë në temperaturën 12,8-

15.6 gradë që të ndodhë kallusimi dhe pastaj

ruhen 1,7- 4,4 gradë deri në mbjellje.

Pemëtari e Përgjithshme

82

Për shartimin e hardhisë do të flitet tek

prodhimi i fidanëve të hardhisë.

Figura 4.11. Shartesa të mollës me kopulim në stacionin eksperimental Pezë e vogël

7.3. Shartimi me çarje dhe me syth

Kjo metodë përdoret tek pemët e mëdhaja kur duam të ndryshojmë varietetin për arsye të

ndryshme (për arsye tregtare ose kur duam të bëjmë vlerësimin e ndonjë kultivari të ri, mbasi me

këtë metodë futet shpejtë në prodhim. Zbatohet zakonisht herët në pranverë para së të kenë

shpërthyer sythat. Bëhet në trung të pemës, në degët e para apo të dyta skeletore.

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.12. Shartesa të mollës gjatë fazës së kallusimit në stacionin eksperimental Pezë e

vogël

Mbishartesat duhet të jenë marrë gjatë qetësisë relative, para shpëtimit të sythave, mund të jetë

me çarje të plotë ose me çarje të pjesshme.

Shartimi me çarje të plotë bëhet kur nënshartesa ka diametër të barabartë me mbishartesën ose

pak më të madh. Nënshartesa pritet tek vendi ku do të shartohet, dhe çahet në thellësi 5-10cm.

Figura 4. 13. Fidanë hardhie në muajin prill të shartuar në janar (in-vivo)

83

Zakonisht përdoren 1-2 kalema sipas

trashësisë së nënshartesës. Kalemat kanë

gjatësi 5-10cm dhe përmbajnë 2-3 sytha.

Kalemat përgatiten duke i prerë në të dy

anët, si në rastin e shartimit anësor, në formë

pyke ku njëra anë është pak më trashë. Në

vazhdim kalemat vendosen në anë të

nënshartesës së çarë, në mënyrë të tillë që

shtresat kambiale të përputhen.

Kur nënshartesa është më e trashë kalemi

vendoset pak më brenda lëvores së

nënshartesës. Më pas bëhet lidhja duke patur

parasysh të mbulohet me shiritin lidhës

gjithë gjatësia e prerë dhe lyhen pjesët e

prera të kalemit dhe nënshartesës me mastiç

shartimi.

Shartimi me çarje të pjesshme. Kjo

metodë zbatohet atëherë kur nënshartesa

është shumë e trashë.

Shartimi nën lëkurë ose në formë kurore.

Quhet nën lëkurë sepse kalemi vendoset nën

lëvoren e cila në momentin e shartimit duhet

Pemëtari e Përgjithshme

84

të shkëputet lehtë nga druri dhe quhet kurorë

sepse kur nënshartesa është e trashë

vendosen disa kalema rreth nënshartesës së

prerë. Edhe kjo mënyrë aplikohet tek pemët

e rritura, në trung dhe degë skeletore me

diametër të madh. Bëhet në pranverë, kur ka

filluar lëvizja e lëngjeve limfatike dhe lëkura

shkëputet lehtë.

Kalemat për shartim merren në periudhën e

qetësisë dhe ruhen deri në momentin e

shartimit. .Nënshartesa prihet me sharrë kur

është e trashë, lëmohen mirë anët me brisk

të prehtë për të mos lënë qeliza të

shkatërruara në zonën kambiale dhe bëhen

prerje vertikale të lëvores nga vendi i prerë

me gjatësi 5-10cm. Kalemi përgatitet në

formë pile duke mbajtur briskun në pozicion

45 gradë me boshtin e degëzës , mundësisht

me një prerje. Brisku duhet të jetë shumë i

mprehtë. Kalemat që mund të jenë 2-3

vendosen nën lëvoren e prerë dhe bëhet

lidhja dhe lyerja me mastiç i pjesëve të prera

të nënshartesës dhe kalemit.

Figura 4. 14. Shartimi me kalemi i ullirit. 1 kalemi, 2,3 nënshartesa 4-instalimi kalemit,

5,6-lidhja, 7-izolimi plagë me mastiç

Pemëtari e Përgjithshme

Shartimet me syth

Si mbishartesë përdoret vetëm një syth i nxjerrë bashkë me lëvoren në gjatësi 3. 5-5 cm. Sythi i

nxjerrë vendoset tek nënshartesa dhe bëhet lidhja. Nënshartesa në pjesën e sipërme të sythit

pritet. Kur shartimi bëhet në pranverë pritet menjëherë pas shartimit, ndërsa kur shartimi bëhet

në fund të verës prerja bëhet para së të fillojë vegjetacioni i ardhshëm.

Shartimi me syth ka këto avantazhe:

a- Është metodë e shpejtë dhe e përshtatshme për prodhim e fidanëve

b- Realizohet në gjithë periudhën e vegjetacionit.

c- Është ekonomik në materialin e mbishartesës.,.

d- Është i pranueshëm edhe për pemët që nuk durojnë plagosje, mbasi shkaktohet sëmundja e

dyllit siç është pjeshka, qershia dhe kajsia

Figura 4. 15. Pamje të shartimit me syth

85

Sipas kohës së kryerjes dallojmë shartim me

syth të fjetur, të zgjuar dhe me zgjim në

qershor. Më tepër përdoret shartimi me syth

të fjetur. Teknika e shartimit është e njëjtë

vetëm së në shartimin me syth të zgjuar

kalemat merren gjatë periudhës së qetësisë

relative dhe ruhen deri në momentin e

shartimit, ndërsa për shartimin në qershor

dhe me syth të fjetur. Kalemat për

përgatitjen e sythit merren në momentin e

shartimit.

Gjithashtu mbishartesa në shartimin me syth

të zgjuar pritet menjëherë pas shartimit, në

shartimin në qershor nënshartesa pritet në

momentin e shartimit por duke lënë 4-5

gjethe mbi vendin e shartimit, ndërsa në

shartimin me syth të fjetur nënshartesa pritet

vitin e ardhshëm para së të fillojë

vegjetacioni.

Nënshartesat për shartim zakonisht duhet të

jenë 1-2 vjeçare, trashësia me e pranueshme

është ajo e lapsit deri në 1,5 cm. Zgjidhet një

vend i lëmuar 5-8cm mbi qafën e rrënjës,

pastrohet nga degët anësore dhe aty në anën

veriore bëhet një prerje në formën e germës

T. Bishti i gërmes është 3,5-5 cm ndërsa

koka sa 1/3 e bishtit, pastaj përgatitet sythi

duke filluar prerjen 1,5 cm mbi syth dhe

vazhdohet deri në 2 cm poshtë sythit. Me

pjesën e prapme të briskut hapet lëvorja dhe

vendoset me kujdes sythi duke patur

parasysh që të futet komplet sythi. Nëse nuk

arrin pjesa e sipërme pritet rrafsh me kokën

e T-së, më pas bëhet lidhja duke filluar nga

poshtë - lartë që të vendoset lidhja si

tjegullat e çatise, për të penguar depërtimin e

lagështisë.

Pemëtari e Përgjithshme

86

Sipas mënyrës së shartimit dallojmë:

Shartimin me syth të zakonshëm që

përmendëm më sipër

Shartimin e dyfishtë, shartimin me dollap

dhe shartimin me plaketë

Shartimi i dyfishtë përdoret në rastin kur

nuk ka përputhshmëri midis nënshartesës

dhe mbishartesës

Në këtë rast mbishartesës i ngjitet një copë

dru bashkë me lëvoren në formë gjuhës.

Figura 4. 16. Pamje e shartimit të dyfishtë

Gjuhëza merret nga kultivarë që kanë

përputhshmëri me nënshartesën. Gjuhëza

nxirret nga kultivari ndërmjetës, duke hequr

në fillim një copë të vogël 2-3 cm nga ku

merret lëvorja me pak dru. Pastaj nxirret

gjuhëza duke prerë një copë të hollë mbi

vendin e prerë të lastarit të ndërmjetësit, Kjo

copë e vogël duhet të ketë gjerësi aq sa edhe

sythi që do të shartohet.

Gjuhëza vendoset nga ana e prerë e sythit që

do të shartohet. Duhet bërë kujdes që të

përputhen mirë të dyja pjesët midis lëvores

dhe drurit. Sythi bashkë me gjuhëzën

vendosen tek nënshartesa e prerë në formë T

dhe lidhet si në rastin e sythit të zakonshëm.

Ndërmjetësi eliminon mos përputhshmërinë

pasi formon gypa përçues të ndërmjetëm që

lidhin nënshartesën me mbishartesën.

Shartimi me dollap

Përdoret tek agrumet, ulliri, fiku etj. Quhet

me dollap sepse përgatitja e nënshartesës

bëhet në formë dollapi duke bërë dy prerje

paralele në largësi 2- 3cm dhe një prerje në

mes e cila lejon hapjen e lëvores në dy pjesë

si kanatat e dollapit. Aq sa është largësia

midis dy prerjeve, është dhe gjatësia e sythit

që do të shartohet. Sythi përgatitet duke bërë

dy prerje paralele me njëra- tjetrën dhe

largësia aq sa ajo e prerjeve të nënshartesës,

bëhen dhe dy prerje anësore dhe nxirret

sythi duke veçuar lëvoren e kufizuar nga

prerjet dhe vendoset brenda faqeve të

dollapit, duhet të sigurohet përputhja e

prerjeve paralele. Shartimi bëhet kur lëvorja

ndahet lehtë nga druri, gjatë periudhës së

vegjetacionit.

Pemëtari e Përgjithshme

87

Shartimi majorkin

Përdoret tek pemët, tek të cilat lëvorja nuk

ndahet lehtë nga druri, edhe gjatë

vegjetacionit si tek hardhia. Bëhet në

pranverë, pak kohë para së të ketë filluar

vegjetacioni. Lastarëve që do të përdoren

për nxjerrjen e sythave u shkurtohet ¼ e

pjesës së majës për të eliminuar përdorimin

e sythave të pa formuar apo të dëmtuar gjatë

dimrit.

Pemëtari e Përgjithshme

88

Figura 4.19. Aspekte të përgatitjes së

kalemit dhe nënshartesës për shartimin

majorkin

Pemëtari e Përgjithshme

89

Figura 4.20. Aspekte të shartimit me

kopulim, omega dhe kllapë

Sythi nxirret me gjatësi 2,5-5 cm, duke

filluar prerjen 1.2-2,5 cm mbi syth duke

zbritur poshtë prerja bëhet më e thellë.

Prerja përfundon poshtë sythit 1.2-2,5 cm.

Në fundin e sythit bëhet një prerje vertikale

me prerjen e parë dhe nxjerrim sythin

bashkë me pjesën e drurit. Të njëjtën prerje

bëjmë dhe tek nënshartesa. Pjesa e hequr e

nënshartesës duhet të ketë formën dhe

madhësinë e nënshartesës. Sythi vendoset në

pjesën e hequr të nënshartesës, ku duhet të

përputhet në të gjitha konturet e formuara

nga prerja e nënshartesës. Më pas bëhet

lidhja si në rastin e shartimit me syth të

zakonshëm.

Figura 4.21. Qershi të shartuara me

kalem

Figura 4.22. Ulliri i shartuar me kalem

Pemëtari e Përgjithshme

90

7.4. Mbledhja dhe ruajtja e lastarëve të

mbishartesave

Me termin mbishartesë kuptojmë sythin apo

copën e lastarit që përmban 2-3 sytha ose siç

e kemi quajtur kalem.

Nënshartesa duhet të jetë e njëjtë me

kultivarin që duam të shartojmë, të jetë e

pastër nga insektet, myshqet, bakteret dhe

viruset dhe e pjekur mire, nëse nuk janë të

formuar mirë, bëhet formimi i tyre artificial

duke këputur majat e lastarëve nga do të

merret mbishartesa 1-2 javë para shartimit.

Kalemat apo sythat mund të merren nga

lastarë të vitit në vazhdim, të vitit të kaluar

apo nga lastarë shumë vjeçare siç ndodh tek

agrumet dhe tek fiku. Sythat më të

përshtatshëm janë ata drunorë ose të përzierë

(tek bërthamorët), rrallë kur duam të bëjmë

vlerësimin e ndonjë kultivari të ri përdorim

sytha frutorë, për të marrë fruta qysh në vitin

e parë të shartimit.

Duhet të kemi parasysh që sythat që

përdoren për shartimet në verë dhe ato në

pranverë të mos jenë në qetësi biologjike.

Edhe sythat që përdoren për shartimet në

pranverë duhet të kenë kaluar fazën e

qetësisë biologjike. Meqenëse ata merren

herët, për të shmangur rrezikun e çeljes para

shartimit ata duhet të ruhen në ambiente të

ftohta për të plotësuar nevojat me

temperaturë të ftohta. Për këtë degëzat e

mara në periudhën e qetësisë relative ruhen

në temperaturë të ftohtë (2-4,5gradë) deri në

3-8 ditë para shartimit.

Pastaj ato vendosen për 3-8 ditë në

temperaturën 24-27 gradë për të nxitur

aktiviteti e kambiumit. Degëzat e mara në

dimër ruhen në ambiente lageshtimbajtëse

(rëre e lagur, myshk, pluhur sharrë)të

grupuara 25-30 bashkë dhe të vendosura në

arka apo në qeska plasmasi.

Lastarët e marrë gjatë vegjetacionit nuk

ruhen në ambiente me material lagështi

mbajtës, por përdoren menjëherë ose ruhen

për disa ditë në ambiente të ftohta 2-4,5

gradë. Gjatë shartimit në verë nënshartesat

duhet të mbahen të mbështjella me pambuk

të lagur.

Transporti i copave të gjelbërta bëhet në

ambiente frigoriferi në temperaturën e

lartpërmendur. Degëzat e mbishartesave

gjithmonë duhet të shoqërohen nga etiketa,

ku shënohet lloji i pemës, varieteti dhe data

e marrjes.

Shtimi me farë ose shtim seksual

Një bimë e ardhur nga fara, zakonisht nuk i

ruan cilësitë e bimës mëmë nga është marrë.

Kështu që gjatë zhvillimit të bimës

pasardhëse do të kemi bashkim të gjeneve

që kodifikojnë veçori të njëjta duke i kthyer

këto veçori nga reçensive në dominant.

Bima e re që do të dalë nuk do të ruajë

cilësitë e bimës mëmë.

Ka vetëm disa raste ku embrioni nuk ka

ardhur si rezultat i bashkimit të dy

gametëve, por nga diferencimi i qelizave të

nucelës së vezores, që janë qeliza

homozygote. Në këtë rast bimët e dala nga

farat e tilla që quhen fara apomiktike, ruajnë

plotësisht karakteristikat e bimës mëmë nga

është marrë fara .Kjo ndodh tek agrumet dhe

tek disa specie të gjinisë rubus.

Pemëtari e Përgjithshme

91

Zakonisht shtimi me fare përdoret për

prodhimin e nënshartesave.

Shartimet

Shartim quhet teknika e vendosjes së një

pjese bimore mbi një bimë tjetër, në mënyrë

të tillë që ato të bashkohen dhe të vazhdojnë

të zhvillohen si një bimë e vetme .Bima që

shartohet quhet mbi shartesë dhe ajo mbi të

cilën bëhet shartimi quhet nënshartesë .

Sipas mënyrës që bëhen dallojmë shartim

me afrim , shartim me kalem dhe shartim me

syth.

Qëllimet e shartimit u përmendën më lart

në tekst.

Faktorët që ndikojnë në suksesin e

shartimit

Suksesi i shartimit varet nga afërsia botanike

e dy komponentëve, nga kontakti i

kambiumit, nga aktiviteti i kambiumit të

nënshartesës, nga kushtet e ambientit, nga

lloji i bimës, teknika e shartimit, prekja nga

viruset, kërpudhat dhe dëmtuesit, koha e

shartimit dhe mbrojtja e komponentëve të

shartimit pas shartimit.

5. Ndikimi i faktorëve të ambientit

Temperatura në procesin e formimit të

kallusit është e domosdoshme Formimi i

kallusit rritet duke filluar nga temperaturë

12,8-32 gradë. Mbi 32 gradë ulet intensiteti i

formimit të kallusit. dhe në temperaturat 40

gradë ndodh vdekja e qelizave.

Temperaturat optimale për të siguruar zënie

të mirë të shartimit është 25-30 gradë që

arrihet vonë në pranverë.

Përveç temperaturës rëndësi të veçantë ka

dhe lagështia ajrore e cila duhet të ruhet e

lartë në ambientin rreth shartimit. Kjo

arrihet duke lyer pjesët e prera me mastiç të

para përgatitur. Veç duhet ditur së në

suksesin e shartimit rol luan dhe prania e

oksigjenit përmbajtja e të cilit në ambientin

rreth zonës së shartuar duhet të jetë e lartë

për arsye së formimi i kallusit shoqërohet

me intensitet frymëmarrje.

Teknika e shartimit dhe shartuesi luan

rolin kryesor në suksesin e shartimit,

shartuesi duhet të ketë përvojë dhe të

ushtrohet para së të futet për të bërë shartime

të masës komerciale.

Prerjet duhet të jenë të menjëhershme, me

thika të prera mirë dhe të sigurojnë kontakt

sa më të madh të kambiumit të dy komponentëve

që shartohen.

5.1. Infeksioni nga viruset dhe bakteret

dhe prekja nga insektet

Prania e viruseve në komponentët e shartuar

ul përqindjen e shartimit dhe fuqinë rritëse

të komponentëve të shartuar. Po kështu dhe

dëmtimi nga dëmtues të ndryshëm nuk duhet

nënvleftësuar.Ndonjë herë baktere dhe

myshqe të ndryshme infektojnë vendin e

shartimit duke penguar zënien e tij. Kjo

eliminohet duke bërë nisifektime paraprake

të mbishartesës dhe nënshartesës me preparatet

e përshtatshëm.

Hormonet. Megjithëse në shtimin in vitro

përmendet së prania e auksinave nxit

formimin e kallusit në përpjekjet që janë

bërë deri tani për përdorimin e tyre nuk

është vërejtur ndikim.

Pemëtari e Përgjithshme

92

Ruajtja e komponentëve të shartimit pas

shartimit.

Pjesët e prera të komponentëve të shartimit

duhet të mbrohen nga veprimi i erës, i diellit

dhe shiut. Kjo arrihet me anë të kryerjes së

shpejtë të operacioneve, si prerjeve,

vendosjeve dhe lidhjeve.

5.2. Koha e shartimit. Me kohën e shartimit

lidhet temperatura e nevojshme për kakusim

20- 30 gradë. Dhe veçimi i lëvore nga druri i

nënshartesës dhe mbi shartesës kur bëhet

fjalë për shartimin me dollap dhe me syth pa

dru dhe veçimi i lëvores nga druri vetëm për

nënshartesën për shartimet me syth, me dru

dhe ato me kalem. Lëvorja veçohet lehtë nga

druri në gjithë periudhën e pranverës deri në

fund të verës ,me përjashtim të rasteve kur

toka është e thatë dhe sidomos kur kjo

thatësi shoqërohet me thatësi ajrore dhe

fryrjen e erërave të forta dhe të thata . Për

këtë duhet të shmangen shartimet në ditët

me shira ,me erëra të forta dhe me diell të

fortë.

Etapat e shartimit me kalem

Ngjitja e dy komponentëve në shartimin me

kalem kalon nëpërmjet këtyre etapave:

a- Kontakti. Indet e freskëta të

mbishartesës me një aktivitet të

fuqishëm të meristemës vijnë në kontakt

të ngushtë me të njëjtët inde të

nënshartesës, në mënyrë të tillë që

kambiumet e të dy komponentëve të

kenë kontakte direket. Lagështia dhe

temperatura duhet të jenë të tilla që të

nxisin ndarjen e qelizave në zonat e

prerjes.

b- Formimi i kallusit. Qelizat e kambiumit

të nënshartesës dhe mbishartesës duke u

ndarë prodhojnë qeliza parenkimatike, të

cilat formojnë kallusin indor.

c- Disa qeliza kambiale që ndodhen në

tagentën midis kambiumit të të dy

komponentëve prodhojnë qeliza të reja

kambiumi.

d- Qelizat e reja kambiale prodhojnë

inde të reja përçimi, nga brenda dru

dhe nga jashtë libër duke realizuar në

këtë mënyre komunikimin e limfës së pa

përpunuar dhe asaj të përpunuar

ndërmjet dy komponentëve.

Qelizat e kallusit janë shumë të buta dhe

delikate. Në mungesë të lagështisë ajrore

ato thahen duke ndikuar ndjeshëm në

suksesin e shartimit. Për këtë mbulimi i të

prerave me mastiç shartimi është I

domosdoshëm dhe në rastet kur nuk bëhet

mbulimi me mastiç ,shartimi në tavolinë I

hardhisë, ato vendosen në anën që

përmbajnë lagështi të lartë (rërë, tallash)

Gjate shartimit me kalem është e nevojshme

që të dy komponentët të jenë të shtrënguar

fort në mënyrë që të realizohet difuzimi i

kallusit të të dy komponentëve. Kjo

realizohet me anë të lidhjeve.

Rëndësi ka gjatë shartimit të përputhen të

dyja zonat kambjumale. Kjo realizohet në

nëpërmjet prerjeve të lëmuara dhe vendosjes

me kujdes të mbishartesës duke përputhur

mirë vijën midis lëvores dhe drurit të të dy

komponentëve. Nëse nuk mundet përputhja

e gjithë zonës kambjale të paktën duhet ta

realizojmë atë pjesërisht.

Në shartimin me syth kallusi formohet

kryesisht nga nënshartesa, nga rrezet

palcore.

Pemëtari e Përgjithshme

93

5.3. Mospërputhshmëria në shartim,

shkaqet dhe korrigjimi i mospërpuethshmërisë

Vetia e dy bimëve të ndryshme të bashkohen

me anë të shartimit dhe të zhvillohen duke

dhënë një bimë të plotë, me jetëgjatësi

normale dhe pa probleme morfologjike dhe

fiziologjike quhet përputhshmëri, ndërsa e

kundërta quhet mospërputhshmëri.

Simptomat e mospërputhshmërisë

Simptomat kryesore të mospërputhshmërisë

që çfaqen tek pemët frutore të shartuara

janë:

a- Defekte në pikën e shartimit, mosngjitje

e mirë në pikën e shartimit

b- Zverdhje e gjetheve në fund të

vegjetacionit, rënie e parakohshme e

gjetheve dhe në përgjithësi një paraqitje

e dobët e gjithë pemës

c- Tharje e parakohshme e pemës e cila

mund të rrojë vetëm 2-3vjet

d- Ndryshueshmëri të dukshme në fuqinë e

rritjes së lastarëve të nënshartesës dhe

mbishartesës

e- Ndryshueshmëri midis nënshartesës dhe

mbishartesës në kohën e vegjetacionit

f- Hiperplazi të trungut në vendin e

shartimit hiperplazia mund të jetë mbi

vendin e shartimit apo nën vendin e

shartimit

Çfaqja e një apo më shumë nga këto

simptoma nuk do të thotë së është pasojë e

mos përputhshmërisë.

Simptoma të tilla mund të çfaqen edhe nga

kushtet e papërshtatshme të ambientit, si

mungesa e ujit mungesa e ndonjë elementi

ushqyes,prekje nga dëmtues dhe sëmundje

si dhe defekte në realizimin e shartimit.

Mospërputhshmëria çfaqet dhe me thyerjen

në vendin e shartimit, veçanërisht kur kanë

kaluar disa vite nga momenti i shartimit. Kjo

mund të ndodhë 2-3 vjet pas shartimit siç

ndodh kur shartohet kajsia mbi bajamen, ose

thyerja mund të ndodhë shumë më vonë kur

pema ka përfunduar rritjen dhe është gati për

tu futur në prodhim siç ndodh me kultivarët

e kajsisë të shartuar mbi kumbullën

mirabolana

Megjithëse dihet që shkaku i mospërputhshmërisë

është ndryshueshmëria gjenetike

që kanë të dy komponentët akoma nuk dihet

mekanizmi i veprimit.

Kështu nëse koha e rritjes intensive të dy

komponentëve nuk përputhet, kjo ndikon

negativisht në bashkimin e dy

komponentëve të shartuar.

Gjithashtu edhe koha e fillimit dhe e

mbarimit të vegjetacionit të mbishartesës

dhe nënshartesës ndikon në bashkëjetesën e

dy bimëve të shartuara.

Një tjetër mekanizëm i mundshëm është ai i

ndryshimeve fiziologjike dhe biokimike

midis dy komponentëve. Kjo është studiuar

tek mos përputhshmëria e disa kultivarëve të

dardhës me ftoin.

Mospërputhshmëria e pjeshkës me

kumbullën mariana është anatomike bëhet

bashkimi dhe komunikimi i mirë i gypave të

drurit dhe nuk bëhet ku bashkim midis

gypave të liberit. Si pasojë sistemi rrënjor

nuk furnizohet me lëndë organike dhe bima

pak kohe pas shartimit bima e shartuar dhe

e bashkuar vyshket dhe thahet.

Një shkak tjetër i mospërputhshmërisë është

dhe prekja nga viruset dhe bakteret e

ndryshme të vendit të shartimit.

Pemëtari e Përgjithshme

94

Korrigjimi i mospërputhmërisë

Kur gabimisht është bërë shartimi i dy

komponentëve që nuk përputhen dhe vërehet

së bimët e zhvilluara do të thahen ndërhyjmë

me shartimin në formë ure duke përdorur në

këtë rast filiza nga nënshartesa me

përputhshmëri të sigurt me mbishartesën

Ndikimi i nënshartesës tek mbishartesa dhe

anasjelltas.

Ndikimi i nënshartesës mbi madhësinë e

kurorës.

Nënshartesa ka ndikim të dukshëm mbi

madhësinë e kurorës dhe tipin e lastarëve .

Kështu kur dardha shartohet mbi gorrice ose

mbi nënshartesa farore të vetë dardhës ka

kurore të fuqishme dhe me degë të

vendosura horizontalisht, ndërsa kur

shartohet mbi ftua ka kurorë të kufizuar dhe

me degëzime horizontale.

Pemët e shartuara mbi nënshartesa me rritje

të dobët kërkojnë ujitje të rregullt dhe

shërbime sistematike.

Ndikimi i nënshartesës në kohën e futjes në

prodhim, në formimin e sythave frutor, dhe

në sasinë e prodhimit të pemëve.

Afati i futjes në prodhim të pemëve frutore

varet në një masë të konsiderueshme nga

fuqia e nënshartesës, nënshartesat me rritje

të dobët shpejtojnë futjen e pemëve në

prodhim, ndërsa nënshartesat e fuqishme e

vonojnë atë.

Pemët e shartuara mbi nënshartesa me rritje

të dobët japin më pak fruta për rrënjë në

krahasim me ato të shartuara mbi

nënshartesa me rritje të fuqishme , por

prodhimi për njësi sipërfaqe është më i lartë

në pemët e shartuara mbi nënshartesa të

dobëta sepse numri i bimëve është më i lartë

Ndikimi i nënshartesës mbi madhësinë,

cilësinë dhe pjekjen e frutave

Zakonisht tek pemët frutore nuk ka ndikim

të dukshëm të nënshartesës tek mbishartesa,

kështu kur shartohet dardha mbi ftua cilësitë

e ftoit nuk çfaqen tek dardha si në formën e

frutit ashtu dhe në shijen e tij. Po kështu dhe

tek kajsia e shartuar mbi pjeshkë. Kjo vetëm

për pemët frutore. Tek agrumet ndikimi i

nënshartesës tek cilësitë e frutit është mjaft i

dukshëm.

5.4. Ndikimi i nënshartesës në qëndrueshmërinë

ndaj të ftohtit, thatësirës dhe

ndaj sëmundjeve dhe dëmtueseve

Agrumet e shartuara mbi nerënxë apo limon

i qëndrojnë më pak të ftohtit së ato të

shartuara mbi mandarinë dhe sidomos mbi

trifoliatë. Nënshartesa të ndryshme sillen në

mënyrë të ndryshme ndaj thatësirës dhe

lagështisë së tokës. Qëndrueshmëria e

bërthamorëve ndaj lagështisë në tokë

radhiten si më poshtë: mirabolana, pjeshka,

kajsia, bajamja. Tek hardhia nënshartesat

amerikane kanë qëndrueshmëri të lartë ndaj

filokserës duke shmangur dëmtimin e

hardhive evropiane nga ky dëmtues me

përdorimin e tyre si nënshartesa.

Ndikimi i mbishartesave tek nënshartesa

Ndikimi i mbishartesave tek nënshartesa

është po aq i rëndësishëm sa dhe ai i

nënshartesës tek mbishartesa.

Ndikimi i mbishartesës në fuqinë e rritjes

së nënshartesës

Tek molla, madhësia, natyra dhe tipi i

sistemit rrënjor i cili zhvillohet nga filiza të

mbjellë me fare që kanë shërbyer së

nënshartesë, ndikohet së tepërmi nga

mbishartesa. Nëse nënshartesa farore e

Pemëtari e Përgjithshme

95

mollës shartohet me kultivarin astracan i kuq

sistemi rrënjor merr karakteristikat e atij

xhufkor dhe nëse shartohet me kultivarët

oldenburg dhe fameuse sistemi rrënjor

mbetet boshtor

Ky ndikim çfaqet tek nënshartesat farore dhe

jo tek ato vegjetative. Sistemi rrënjor i

nënshartesës së mollës M9 është i njëjtë

pavarësisht së mbi çfarë kultivari është

shartuar. Mund të ndryshojë vetëm fuqia e

sistemit rrënjor.

Ndikimi i kultivarit në qëndrueshmërinë

ndaj të ftohtit të nënshartesës

Tek disa kultivarë qëndrueshmëria e

nënshartesës ndaj të ftohtit mund të ndikojë

tek mbishartesa, kjo jo së nënshartesa e

përcjell këtë veti tek mbishartesa, por

ndikon me anë të kohëzgjatjes së aktivitetit

të sistemit rrënjor deri në pjekjen e plotë të

lastarëve.

Tek agrumet ndikimi i mbishartesës në

qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit është

provuar tek nënshartesat e nerënxës të

shartuara me kultivarin e limonit eureka,

kultivarë shumë i ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Pjesa e nënshartesës së nerënxës së shartuar

u dëmtua plotësisht nga temperaturat e ultë

ndërsa ato të pa shartuarat nuk pësuan të

voglin dëmtim.

Ndikimi reciprok i nënshartesës tek

mbishartesa dhe anasjelltas shpjegohet me

thithjen dhe përdorimin e lëndëve ushqyese,

me transportin e lëndëve ushqyese dhe të

ujit dhe me shkëmbime të auksinave të

brendshme.

PYEJTE

Pemëtari e Përgjithshme

1. Çfarë kuptojmë me shtim vegjetativ dhe ku qëndron ndryshimi ndërmjet

ndryshimi vegjetativ dhe atij me farë?

2. Përshkruani edhe llojet e tjera të shtimeve dhe përmendni se cilat janë

ndryshimet ndërmjet tyre, avantazhet e njërit ndaj tjetrit dhe diferencat.

3. Si realizohet shtimi vegjetativ me përpajë?

4. Si realizohet shtimi vegjetativ me kamza?

5. Si realizohet shtimi vegjetativ me hinga?

6. Si realizohet shtimi vegjetativ me gunga?

7. Si realizohet shtimi vegjetativ me copa

8. Si realizohet shartimi?

9. Përshkruni se si bëhet shartimi kalem me afrim, me urë, shartimi nën

lëkurë, shartimi me carje, shartim me kopulim dhe shartimi anësorë?

10. Shartimi me syth. Cilët janë avantazhet e shartimit me syth?

10. Cilët janë faktorët që ndikojnë në suksesin e shartimit?

10. Cfarë është mospërpuethshmëria e nëshartesës dhe mbishartesës në

procesin e shartimit?

11. Si tejkalohen vështirësitë e mospërpuethshmërisë ndërmjet nëshrtesës

dhe mbishartesës?

12. Cili është ndikimi i nëshartesës mbi madhësinë, cilësinë dhe pjekjen e

frutave?

13. Cili është ndikimi i nënshartesës ndaj kushteve të pafavorshme mjedisore?

14. Cili është ndikimi i nënshartesës ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve?

15. Cili është ndikimi i kultivarit në qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit të

nënshartesës?

96

KAPITULLI I PESTE

KRASITJA E PEMEVE FRUTORE DHE RENDESIA E SAJ

1. Rëndësia dhe detyrat e krasitjes

2. Llojet e krasitjeve

3. Operacionet e krasitjeve

3. 1. Koha e krasitjes

4. Parimet bazë të krasitjes

Pemëtari e Përgjithshme

4. 5. Veçori të krasitjes së pemëve në vitin I, II, III pas mbjelljes në

pemëtore.

4.6. Format e kurorave dhe rruget e formimit te tyre tek pemet frutore.

4. 6. 1. Kurora me kate të përmirësuara

4. .6. 2. Kurora me udhëheqës (lider)

4. 6. 3. Kurorat kupore

4. 6. 4. Format e detyruara të kurorës

4. 6. 5. Formimi i palmetës me degë të pjerrëta

5. Veglat e krasitjes

6. Mënyra e kryerjes së prerjeve

97

KAPITULLI I PESTE

KRASITJA E PEMEVE FRUTORE

DHE RENDESIA E SAJ

Hyrje

Me krasitje kuptohet tërësia e operacioneve

të prerjeve dhe rrallimeve të pjesëve të

veçanta të pemëve frutore. Krasitja ka qenë

njohur dhe praktikuar që në kohët e lashta.

Sot, kjo masë agroteknike është zgjeruar

shumë dhe zbatohet me kujdes në të gjitha

pemëtoret.

1. Rëndësia dhe detyrat e krasitjes

Pemëve frutore u kryhen shumë shërbime

agroteknike, si: punime, plehërime, ujitje,

spërkatje etj. Të gjitha këto bëhen në mënyrë

të barabartë në pemëtore dhe rrallë, siç

ndodh me plehërimin, mund të bëhen

diferencime ndërmjet bimëve të ndryshme.

Qëllimi i këtyre shërbimeve është që rritja

vegjetative dhe frytëzimi të jenë në një

raport, sa më të drejtë, që të sigurohen

prodhime sa më të larta. Këtë rol kryen edhe

krasitja.

Ajo ndryshon nga shërbimet e tjera, sepse

njësoj në të gjitha bimët, por, përkundrazi,

bëhet kurdoherë e diferencuar nga bima në

bimë dhe madje edhe në degë të veçanta të

së njëjtës bimë. Në këtë mënyrë i qëndrohet

më afër bimës dhe i shërbehet asaj më në

veçanti. Kjo është arsyeja që krasitja

vlerësohet shumë nga frutikultorët si një

hallkë shumë e rëndësishme në tërësinë e

masave agroteknike.

Nëpërmjet krasitjeve kryhet formimi i

kurorës, duke siguruar në këtë mënyrë

Pemëtari e Përgjithshme

98

kushte të mira ndriçimi dhe ajrimi të

pemëve. Krasitjet ndihmojnë shumë në

sigurimin e prodhimeve të bollshme dhe me

cilësi të mirë. Kjo bëhet e mundur pasi me

anë të krasitjeve pemët futen më shpejt në

prodhim dhe japin sa më pare prodhimin' e

plotë.

Po ashtu, me anë të krasitjes ka mundësi të

prodhojë edhe ato pemë që nuk janë të afta.

Krasitja ndikon shumë në zhdukjen e

prodhimit periodik të pemëve, duke bërë të

mundur kështu sigurimin e prodhimit të

përvitshëm. Po ashtu, me anë të krasitjeve

vendoset një raport i drejtë ndërmjet sasisë

dhe cilësisë së prodhimit, duke punuar për të

ndryshuar përmasat, ngjyrën, shijen e

fryteve etj.

Të gjitha këto realizohen kur kuptohet drejt

fuqia e pemës dhe ndërhyrjet për vendosjen

e një raporti të drejtë ndërmjet sistemit

rrënjor dhe atij mbitokësor si dhe ndërmjet

pjesëve të veçanta të kurorës, duke bërë të

mundur kështu shfrytëzimin e plotë të

hapësirës që ka në dispozicion.

Me anë të krasitjeve lehtësohet kryerja e

shërbimeve të tjera agroteknike, pasi pemët

marrin kurora të njëtrajtshme, duke lënë të

lire kalimin ndërmjet tyre. Po kështu duke

hequr nga pema degët e panevojshme,

lehtësohet shumë puna për spërkatjet, vjeljet

etj. Ka raste që me krasitjet zbatohen forma

të tilla kurore, që lehtësojnë mjaft kryerjen e

shërbimeve agroteknike.

Me anë të krasitjes zgjatet jeta e pemëve.

Nëpërmjet krasitjes rrallohen degët duke,

mund të rrallohen frytet, gjethet, sythat, dhe

lulet.

Me shkurtime kuptohet heqja e pjesshme e

organeve dhe pjesëve të veçanta të pemëve.

Kështu, mund të bëhen pincime, shkurtime

të lastarëve, të degëzave, të gjetheve etj.

Megjithatë, në pemë mund të zbatohen edhe

operacione të tjera, të cilat, megjithëse nuk

përfshihen as në rrallime, as në shkurtime,

kryejnë funksione po aq të rëndësishme sa

dhe ato. Këto quhen masa plotësuese. Në

këtë grup operacionesh përfshihen përkuljet

e degëzave, ndryshimi i këndit të tyre,

unazimet etj.

Këto operacione ndikojnë në mënyrë të

ndryshme mbi pemët lidhur me fuqizimin e

pjesëve të veçanta të tyre me lëndë

ushqyese. Në qoftë se me shkurtimet

përmirësohet mjaft shkalla e furnizimit me

lëndë ushqyese të sythave në afërsi të vendit

të prerjes, me rrallimet bëhet një shpërndarje

më e njëtrajtshme e këtyre lëndëve në tërësi

në të gjitha pjesët që ngelen në pemë.

Në varësi të kohës kur bëhet krasitja,

dallojmë krasitje verore dhe krasitje

dimërore. Në krasitjen verore përfshihen të

gjitha veprimet që kryhen gjatë kohës kur

pema ndodhet në periudhën e vegjetacionit,

kurse në krasitjen dimërore përfshihen

operacionet që kryhen në kohën kur pema

kalon periudhën e qetësisë relative.

Sipas shkallës së prerjeve, dallojmë krasitje

të rënda, krasitje mesatare dhe krasitje të

lehta. Kufij të prerë ndërmjet njërës dhe

tjetrës nuk ka. Në rast së gjatë krasitjeve

hiqen shumë pak degëza ose lastarë ose

bëhen vetëm shkurtime të vogla, atëherë

krasitja është e lehtë, kurse në qoftë së hiqen

Pemëtari e Përgjithshme

99

me shumicë degëza ose pjesë të tjera të

bimës dhe bëhen, gjithashtu, shkurtime të

mëdha, duke hequr mbi 1/2 e lastarëve dhe

të degëzave që ngelen, nënkuptohet që

krasitja është e rëndë.

Sipas moshës së pemëve, dallojmë krasitje

formuese, krasitje prodhuese dhe krasitje

ripërtëritëse.

Krasitja formuese bëhet gjatë kohës kur

pema është e re dhe ka për qëllim formimin

e kurorës.

Pemëve u lihen që të rriten dhe të fuqizohen

sa më pare degët e nevojshme të kurorës,

por duhet pasur kujdes që çdo degë të marrë

madhësinë që i takon sipas vendit që zë në

kurorë. Kështu, do të formohen kurora të

rregullta, të cilat u sigurojnë bimëve ndriçim

dhe ajrim të mirë dhe lehtësojnë kryerjen e

shërbimeve agroteknike.

Krasitja prodhuese bëhet në kohën kur

pemët japin prodhim. Me anë të saj punohet

për të rritur sa më shumë vlerat e prodhimit

si në anën sasiore, ashtu edhe në atë

cilësore. Kjo bëhet e mundur duke krasitur

pemën në mënyrë të tillë që të ndikojë në

vendosjen e raportit sa më të drejte ndërmjet

rritjes vegjetative dhe frytëzimit. Për këtë

arsye, gjatë kohës kur pema është ende e re,

në vitet e para të.

2. Llojet e krasitjeve

Te pemët frutore krasitjet mund të jenë të

ndryshme. Kështu, ato dallohen nga vetë

operacionet që kryhen gjatë tyre, nga koha e

kryerjes së tyre gjatë vitit, nga mosha e

pemës, nga shkalla e prerjeve etj.

Operacionet që kryhen janë: rrallime,

shkurtime dhe masa plotësuese. Me rrallime

kuptohet largimi i plotë i pjesëve të veçanta

të pemëve.

Kështu, mund të rrallohen degët, frytet,

gjethet, sythat, lulet. Me shkurtime kuptohet

heqja e pjesshme e organeve dhe pjesëve të

veçanta të pemëve.

Këto operacione ndikojnë në mënyrë të

ndryshme mbi pemët lidhur me furnizimin e

pjesëve të veçanta të tyre me lëndë

ushqyese. Rallimet bëjnë një shpërndarje më

të njëtrajtshme të lëndëve në tërësi në të

gjitha pjesët që ngelen në pemë.

Në varësi të kohës kur bëhet krasitja,

dallojmë krasitje verore dhe krasitje

dimërore. Në krasitjen verore përfshihen të

gjitha veprimet që kryhen gjatë kohës kur

pema ndodhet në periudhën e vegjetacionit,

kurse në krasitjen dimërore përfshihen

operacionet që kryhen në kohën kur pema

kalon periudhën e qetësisë relative.

Sipas shkallës së prerjeve, dallojmë krasitje

të rënda krasitje mesatare dhe krasitje të

lehta. Kufij të prerë ndërmjet njërës dhe

tjetrës nuk ka.

Në rast së gjatë krasitjeve hiqen shumë pak

degëza ose lastarë ose bëhen vetëm

shkurtime të vogla, atëherë krasitja është e

lehtë, kurse në qoftë së hiqen me shumicë

degëza ose pjesë të tjera të bimës dhe bëhen,

gjithashtu, shkurtime të mëdha, duke hequr

mbi 1/2 e lastarëve dhe të degëzave që

ngelen, nënkuptohet që krasitja është e

rëndë.

Pemëtari e Përgjithshme

100

Sipas moshës së pemëve, dallojmë krasitje

formuese, krasitje prodhuese dhe krasitje

ripërtëritëse.

Figura 5.1. Forma krasitjesh në pemët

drufrutore

Krasitja formuese bëhet gjatë kohës kur

pema është e re dhe ka për qëllim formimin

e kurorës. Pemëve u lihen që të rriten dhe të

fuqizohen sa më pare degët e nevojshme të

kurorës, por duhet pasur kujdes që çdo degë

të marrë madhësinë që i takon sipas vendit

që zë në kurorë. Kështu, do të formohen

kurora të rregullta, të cilat u sigurojnë

bimëve ndriçim dhe ajrim të mirë dhe

lehtësojnë kryerjen e shërbimeve

agroteknike.

Krasitja prodhuese bëhet në kohën kur

pemët japin prodhim. Me anë të saj punohet

për të rritur sa më shumë vlerat e prodhimit

si në anën sasiore, ashtu edhe në atë cilësore.

Realizohet duke vendosur një raport sa më

të drejtë të rritjes vegjetative dhe frytëzimit.

Për këtë arsye, gjatë kohës kur pema është

ende e re, në vitet e para të frytëzimit të saj,

bëhen më shumë rrallime dhe nuk krasiten

degëzat që mbajnë sytha fry tore, kurse më

vonë, kur pemët fillojnë të vjetrohen dhe

pjesë të veçanta të tyre thahen, atëherë

bëhen më shumë shkurtime për t'i dhënë

mundësi pemës që të formojë sa më mirë

degëzat e reja. Në këtë rast, meqenëse

aftësia frymëzuese e pemës është e madhe,

mund të hiqen tërësisht ose pjesërisht edhe

disa degëza që kanë sytha frutorë.

Figura 5.2. Pamje e nje bime të

pakrasitur

Krasitja ripërtëritëse bëhet në kohën kur

pema gradualisht vjetrohet dhe thahet. Pjesët

e thara kanë nevojë në këtë rast të

Pemëtari e Përgjithshme

101

zëvendësohen me të reja, prandaj edhe

krasitja quhet ripërtëritëse.

Sa më shumë degë të thata, të ketë, aq më e

rëndë duhet të bëhet krasitja ripërtëritëse.

Krasitja ripërtëritëse duhet të bëhet me

kujdes, graduale dhe zëvendësimi i degëve

të mos reflektohet në vite të veçanta me ulje

të theksuara të prodhimit.

Që në vitet e para bëhet krasitja formuese

dhe fillohet gradualisht edhe me krasitjen

prodhuese. Krahas krasitjes prodhuese,

bëhet krasitja për ripërtëritje dhe krahas

krasitjes ripërtëritëse, punohet për formimin

dhe plotësimin e kurorës me degët e

nevojshme, duke punuar për hyrjen sa më

shpejt në prodhim të degëve të reja të

formuara.

Figura 5.3. Krasitje riperteritese në

drufrutorë

3. Operacionet e krasitjeve

Operacionet kryesore që kryhen gjatë

krasitjeve, do të përmblidhen në këtë

mënyrë;

1- Shkurtimi i degëzave dhe i lastarëve.

Shkurtimi i degëzave bëhet gjatë krasitjes

dimërore, kurse shkurtimi i lastarëve gjatë

krasitjeve verore. Shkurtimi i degëzave ose i

lastarëve, varet në radhë të pare nga qëllimi

për të cilin do të përdoren, (udhëheqësit ose

të vazhduesit të degës skeletore).

Shkurtimi i lastarëve dhe i degëzave veshëse

bëhet që të mos lejohet fuqizimi i degëzave

të panevojshme. sidomos zgjatja e tyre pa

kriter si dhe të mos lejohet zhvendosja e

prodhimit të tyre në majë.

Gjatë shkurtimit mund të hiqet një pjesë e

madhe e degëzës ose e lastarit ose vetëm

maja e tij. Në rastin e dytë bëjmë pincimin.

Pincimi bëhet kryesisht në krasitjet verore.

2- Shkurtimi i degëve shumëvjeçare. Krasitja

e degëve me moshë më të madhe së

njëvjeçare bëhet të pemët gjatë krasitjes

prodhuese ose ripërtëritëse. Rrallë mund të

përdoret në krasitjet formuese. Ky bëhet

gjatë dimrit. Përdoret kur duhet të rrallohet

kurora, kur duhet të ripërtërihen degë të

veçanta, të shkurtohen degë skeletore, të

hiqen degë të thyera etj.

3- Shkurtimi i trupit. Me shkurtim të trupit

kuptojmë prerjen e trupit në një lartësi të

caktuar. Kështu. trupi i pemës zakonisht

pritet dy here gjatë formimit të kurorës; një

here si nënshartesë dhe herën e dytë për

formimin e degëve të para skeletore në katin

e pare (në vitet e mëvonshme zakonisht nuk

pritet trupi, por shkurtohet vazhduesi i tij).

Druri shkurtohet edhe kur duam të bëhet

zëvendësimi i një lloji me një tjetër me anë

të shartimeve me kalem.

Pemëtari e Përgjithshme

102

4- Rrallimi i degëzave dhe i lastarëve. Gjatë

krasitjeve një pjesë e lastarëve ose e

degëzave hiqet tërësisht. Gjatë rrallimit

hiqen ato pjesë që janë krejtësisht të tepërta,

që kryqëzohen ndërmjet tyre, që janë të

thata ose të sëmura. Degë dhe lastarë të

tepërt mund të kemi si gjatë krasitjeve

formuese, ashtu edhe gjatë asaj prodhuese.

Qëllimi është që të rrallohet kurora deri në

atë masë sa ajo të jetë në gjendje të ruajë

fuqinë e vet të rritjes, të japë sa më shumë

fryte dhe, nga ana tjetër, të jetë e ndriçuar, e

ajrosur etj. Rrallimi mund të bëhet gjatë

verës ose gjatë dimrit. Rrallimi gjatë verës

bëhet në lastarë. Në këtë rast ai quhet

tëharrje. Tëharrja duhet të bëhet herët në

pranverë, menjëherë pas formimit të

filizave.

Gjatë dimrit mund të bëhet rrallimi i degëve

njëvjeçare, i degëve shumëvjeçare dhe

rrallimi i sythave. Rrallimi i sythave

përdoret rrallë.

5- Përkulja e lastarëve dhe e degëzave

veshëse. Në sajë të kësaj përkuljeje pengohet

rritja e degëzës ose e lastarit.

Lëndët ushqyese që vijnë nga sistemi rrënjor

kanë aftësi të shkojnë më me shumicë në

degët që rriten vertikalisht, prandaj, duke i

përkulur ato, frenohet rritja e tyre. të pemët e

reja një pjesë e degëzave ose e lastarëve që

nuk premtojnë, nuk hiqen, por përkulen,

duke i kthyer me majë nga toka, siç veprohet

me fidanët në fidanishte. Kur pemët. janë në

prodhim, përkulja bëhet më e lehtë, duke i

kthyer lastarët horizontalisht (fig. 5.4 ).

Figura 5.4. Përkulja e degëve të pemët

6- Ndryshimi i këndit të degëve. Ky

ndryshim përdoret të degët skeletore.

Qëllimi është që degët skeletore të vendosen

gjithmonë në kurorë në këndin që duhet

kundrejt degëve të tjera dhe sidomos

udhëheqësit.

Në qoftë së dega formon me udhëheqësin

kënd të ngushtë, ndërmjet tyre vihen kërraba

për të zgjeruar këndin. Në qoftë së këndi

ndërmjet degëve është i gjerë, atëherë ato

lidhen në qëllim që të zvogëlohet këndi.

Ndryshimi i këndit bëhet atëherë kur degët

janë ende të reja 1 dhe rrallë 2-vjeçare, pasi

më vonë ato e humbasin elasticitetin dhe

thyhen. Ndryshimi i këndit bëhet gjatë verës

ose gjatë dimrit. Për bimën është më mirë të

bëhet gjatë verës, por mundësitë tona janë

më të mëdha gjatë dimrit (dhe në dimër

rezultati është pozitiv).

7-Pastrimi i lëvores bëhet të pemët e vjetra

me lëvore të trashe dhe të plasaritur, që

mund të jetë edhe shkak për sëmundje.

Te pemët frutore kryhen edhe mjaft

operacione të tjera, si unazimi i degëve,

Pemëtari e Përgjithshme

103

prerjet gjatësore dhe tërthore, vizatime të

ndryshme në ngjyrën e fryteve. të cilat

paraqitin më pak interes në pemëtarinë tone.

Figura 5.5. Ruajtja e këndit të dëgëve

gjatë krasitjes

3. 1. Koha e krasitjes

Krasitja verore kryhet gjatë vegjetacionit.

Duhet pasur parasysh patjetër dhe qëllimi

për të cilin kryhet operacioni.

Kështu, p.sh., në rast së me anë të pincimit

duam të barazohen dy degë, pincimi duhet të

bëhet në degën e fuqishme rreth 10 ditë para

përfundimit të rritjes në gjatësi të lastarëve,

kurse në qoftë së bëhet për të shpejtuar

formimin e degëzave të parakohshme,

atëherë kryhet në kohën kur lastari ka arritur

gjatësinë e dëshiruar, deri në vendin ku do të

formohen ato degëzime.

Ndryshe ndodh me krasitjet dimërore, të

cilat bëhen në një kohë kur proceset

fiziologjike kryhen në mënyrë të kufizuar

dhe kur operacione të veçanta nuk kanë

ndikim të menjëhershëm. Në dimër rreziku

kryesor që na detyron të përcaktojmë afate

më të reduktuar, është ndikimi i

temperaturave të ulëta. Meqenëse këto

temperatura mund të dëmtojnë sythat,

krasitja duhet të bëhet pasi të ketë kaluar

rreziku i ngricave.

Veçanërisht i dëmshëm është rasti kur

dëmtohen vazhduesit e degëve skeletore.

Krasitja dimërore nuk duhet të bëhet as

menjëherë pas rënies së gjetheve, as edhe

pak kohë përpara fillimit të vegjetacionit në

pranverë.

Krasitja shumë e vonuar, në kohën kur kanë

filluar të çelin sythat, është shumë e

dëmshme, sepse në këtë kohë sythat

rrëzohen me lehtësi. Prandaj mund të themi

së në kohë më optimale duhen krasitur

pemët e reja dhe ato të cilat do të krasiten

rëndë, pasi përqindja e degëve që hiqen

është e madhe, kurse pemët që janë në

prodhim, të cilave do t'u bëhet krasitja e

lehtë, mund të krasiten edhe në kohë jo

shumë optimale.

Afati më optimal për zonën me klimë

mesdhetare dhe të ulët malore është nga 15

janari deri në fund të shkurtit, kurse për

zonat e tjera më të ftohta. periudha shkurt -

mars.

4. Parimet baze të krasitjes

Pemët frutore janë të shumëllojshme,

prandaj ato kanë veçori jetësore nga më të

ndryshmet. Gjithashtu, çdo pemë ka veçori

të ndryshme gjatë viteve të jetës së saj.

Lidhur me këto, kurorave të pemëve u jepen

forma nga më të ndryshmet. Puna me

krasitjet është jo vetëm e shumëllojshme por

edhe e ndërlikuar.

Pemëtari e Përgjithshme

104

Çdo pemë frutore shfaq para krasitësit

dukuri të reja, të cilat ai duhet t'i mendojë

mirë dhe t'i zgjidhë sa më drejtë. Krasitësi

duhet të dijë të vlerësojë mirë gjendjen e

pemës dhe të veprojë në interes të

prodhimit, pa rënduar mbi të. Krasitësi

duhet të zgjedhë vetë atë që është e

domosdoshme të bëjë. Krasitja mund të

udhëhiqet nga disa parime bazë, që janë të

vlefshme, për çdo lloj bime e çdo formë dhe

që duhet të zbatohen në çdo moshë të

pemës.

Parimi i pare: Ndërmjet degëve skeletore

duhet të ketë lidhje të forta.

Për të bërë të mundur lidhjen e forte të

degëve ndërmjet tyre, duhet të kemi

parasysh tre faktorë kryesorë:

- këndin në vendin e degëzimit

- ndryshimin e trashësisë ndërmjet degës

kryesorë dhe asaj sekondare që del nga

e para

- afërsinë e degëve të tjera.

Parimi i dytë: Sigurimi në pemë i një

ekuilibri të mirë vegjetativ. Në një pemëtore

të dhënë, ku kushtet janë të përafërta për të

gjitha pemët, duhet të synohet që ato të kenë

kurora me madhësi të barabarta. Edhe

elementët përbërëse të tyre (degët skeletore)

duhet të kenë madhësi të barabarta. Në

pemë të veçanta duhet të punohet për

vendosjen e një ekuilibri të mire vegjetativ

ndërmjet degëve skeletore. Për këtë qëllim

duhet të punohet që çdo degë skeletore të

formojë atë madhësi që të përkojë me

vendin e saj në kurorë.

Sigurimi i një ekuilibri të tillë midis degëve

mund të bëhet duke pasur parasysh:

- sa më poshtë të jenë të vendosura nën

udhëheqësin degët skeletore të një

peme, aq më të mëdha duhet të jenë ato

dhe sa më lart aq më të vogla. Kështu

degët që formojnë një kat duhet të jenë

të barabarta

- degëzimet që dalin mbi një degë

skeletore, sa më afër bazës të jenë

vendosur. aq më të mëdha duhet të

bëhen dhe sa më afër majës, aq më të

vogla.

Parimi i tretë: Ndikimi i pjerrësisë së

degëve mbi fuqinë e rritjes, mënyrën e

degëzimit dhe aftësinë frymëzuese të tyre. të

pemët frutore gjenden degë dhe degëza të

vendosura në pozicione të ndryshme.

Meqenëse lëndët e papërpunuara kanë prirje

të ngjiten lart, drejt majave, edhe rritja

vegjetative në këto maja është më e madhe.

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 5.7. Ndikimi i pjerrësisë së degës

në fuqinë e rritjes dhe në aftësinë veshëse

të tyre

105

Në degët me pozicion horizontal, në të cilat

rritja vegjetative në majat është e frenuar,

ndihmohet më shumë depozitimi i lëndëve

organike dhe veçanërisht i karbohidrateve,

dhe kështu shtohet aftësia frymëzuese e

sythave frutorë

Fuqia e rritjes, mënyra e degëzimeve dhe

aftësia frymëzuese varen nga pjerrësia e

degëve, (Figura 5.7).

Kur dega formon me drejtimin vertikal

këndin 30°, në majë rritja vegjetative është

shumë e madhe.

Meqenëse rritja vegjetative është e madhe,

edhe në këtë rast nuk arrijnë të formohen

sythat frutorë, dhe aftësia frymëzuese është

shumë e pakët, Prandaj, kur degët kanë këtë

kënd, nuk përdoren as për degë skeletore, as

për veshje. Në mungesë të degëve të

përshtatshme, këto degë mund të përdoren

për degë skeletore vetëm pasi ti ndryshohet

këndi, duke i shtrirë me kërraha ose lidhje

nga poshtë. Kur këndi që formon dega me

drejtim vertikal është 45°. vihet re së ajo

vishet në të gjithë gjatësinë me degëzime.

Megjithatë edhe këtu vazhdon të vihet re

mbizotërimi në rritje i degëzave që

formohen në majë (megjithëse në mënyrë

më të kufizuar së në rastet e para), Aftësia

frymëzuese e këtij tipi të degëzave fillon e

shtohet. Këto lloj degësh janë mjaft të

përshtatshme për degë skeletore në format e

lira të kurorave. Degët që formojnë me

drejtimin vertikal një kënd prej 60°, vishen

me degëza veshëse. pothuajse në mënyrë të

barabartë. si në majë, ashtu edhe në bazë dhe

fuqia e rritjes është në përgjithësi më e vogël

Këto degëza kanë fuqi frymëzuese të madhe.

Për këto arsye pëlqehen për t'u zgjedhur si

degët skeletore, në mënyrë të veçantë në

lloje që kanë fuqi rritjeje të madhe dhe, nga

ana tjetër, janë shumë të mira si degë të dyta

skeletore dhe degë veshëse. Kur dega ka

pozicion horizontal, vihet re dukuria e

kundërt me atë kur dega ka pozicion

vertikal. Në degën horizontale rritja në bazë

të saj është më e fuqishme dhe drejt majës

ajo vjen vazhdimisht duke u kufizuar.

Në përgjithësi, rritja vegjetative është e

vogël, kurse aftësia veshëse e saj dhe aftësia

frymëzuese shumë e madhe. Prandaj, degët

që kanë këtë kënd, janë shumë të

përshtatshme për degëza veshëse.

Te pemët frutore vihen re edhe disa veçori,

të cilat duhet të kihen parasysh kurdoherë

gjatë krasitjes. Në një degë horizontale rritja

e lastarëve është më e fuqishme në sythat që

janë vendosur nga ana e sipërme e degës,

Pemëtari e Përgjithshme

106

sesa në ata që janë vendosur nga ana e

poshtme.

Gjithashtu, natyra e çeljes së sythave në

gjatësi të një degëze ndryshon mjaft, në

varësi të shkallës së shkurtimeve. Sythat që

ndodhen në pjesën e bazës së një degëze,

mund dhe të mos çelin fare.

Pas shkurtimit të degëzës, për shkak të një

furnizimi .më të mirë me lëndë ushqyese, do

të çelin dhe do të japin lastarë mjaft të

fuqishëm, në varësi të shkallës së shkurtimit.

Për këto arsye, veçoritë e zhvillimit të

sythave, aftësia veshëse dhe frymëzuese e

degëzave etj. janë përfundim i veprimit të

një sërë faktorëve, të cilët duhen njohur me

qëllim që krasitja të japë përfundime sa më

të mira.

4. 5. Veçori të krasitjes së pemëve në vitin

I, II, III pas mbjelljes në pemëtore.

Krasitja synon të rregullojë ekuilibrin midis

sistemit rrënjor dhe atij mbitokësor për efekt

të sigurimit të një bilanci sa më të mirë

ushqimor në bimë.

Në vitin e pare të mbjelljes kryerja e kësaj

detyre ka specifikat e veta. Gjatë shkuljes,

fidanit i janë dëmtuar në mënyrë të

ndjeshme rrënjët, kështu që në pranverë ato

përballojnë me vështirësi furnizimin e

kurorës me ujin dhe lëndët ushqyese të

nevojshme. Ka mjaft raste që pemët thahen,

pasi nuk mund të përballojnë një gjendje të

tillë.

Për të mënjanuar këtë rrezik, duhet që në

pranverën e pare të fidanit në pemëtore, të

ëhet krasitja e rëndë që të pakësohen

sythat, për pasojë gjethet dhe kështu

pakësohet sipërfaqja avulluese.

Në kushtet tona, ku mbjelljet kryesisht

bëhen në kodra dhe ku fidanët vuajnë nga

thatësia e verës, gjatë krasitjes, pas largimit

të degëve të tepërta, me degët që mbeten

duhet të veprohet në këtë mënyrë:

- Te molla dhe dardha në vitin e pare

degët shkurtohen duke hequr rreth 1/3 e

gjatësisë së tyre. Dega më e fuqishme

shkurtohet më shumë, kurse ajo e dobëta

më pak së 1/3. Kur fidani ka sistem

rrënjor të dobët, krasitja mund të bëhet

edhe më e rëndë.

- Te kumbulla. qershia, vishnja, shkurtimi

i degëve skeletore bëhet mesatarisht në

rreth 1/2 e gjatësisë së tyre. të pjeshka,

e cila ka aftësi të formojë menjëherë

sipërfaqe të madhe gjethore, shkurtimi

bëhet më i rëndë së kudo tjetër. Në këtë

specie hiqen 2/3 dhe në disa raste deri

në 3/4 e degëve skeletore.

- Te kajsia dhe bajamja degët skeletore

shkurtohen më pak së pjeshka por më

shumë së kumbulla, pra duke hequr 1/2-

2/3 e degëve skeletore.

Kur mbi degët skeletore ka degëza të

parakohshme, në vitin e pare ato duhet të

shkurtohen rëndë duke i lënë vetëm me 2-3

sytha. Në vitin e dytë mbas mbjelljes së

fidanëve në pemëtore, nuk synohet në

zmadhimin e kurorës, por në fuqizimin e saj

për ta ekuilibruar më tej me sistemin

rrënjor. Prandaj krasitja përqendrohet në

caktimin e vazhduesve të degës skeletore. të

Pemëtari e Përgjithshme

107

cilat lihen me pak sytha, duke pasur kujdes

që sythi i majës të lihet nga ana e jashtme.

Degëzat e tjera të dala nga sythat anësorë

ose hiqen fare (të sipërmit dhe të poshtmit),

ose shkurtohen me 6-8 sytha vetëm sa për

të pasur vegjetacion (gjethe).

Puna për degëzimet anësore mbi degët

skeletore, fillohet vitin e tretë pas mbjelljes.

Duhet pasur kujdes që në këtë vit mbi çdo

degë kryesore skeletore të mos lihet më

shumë së një degëzim i dytë dhe që të jetë

larg nga trupi rreth 60-70 cm. Në vitet

pasardhëse punohet për zmadhimin e

kurorës sipas formës së dëshiruar duke

formuar dhe degëzimet e tjera, pa

mënjanuar kujdesin ndaj vazhduesve të

degëve. Çdo vit shtohet deri një degë

anësore në pozicion të kundërt me degën

paraardhëse.

4.6. Format e kurorave dhe rrugët e

formimit të tyre të pemët frutore.

Kurorave të pemëve frutore me anë të

krasitjes mund t'u jepen forma të ndryshme.

Në zgjedhjen e formës së kurorës duhet të

kihen parasysh karakteristikat biologjike të

llojeve dhe kultivarëve, veçoritë klimatikotokësore

të rajonit ku ngrihet pemëtorja,

faktorët ekonomikë, mekanizimi, lloji i

nënshtresës etj.

Kurorat e pemëve mund të marrin:

1. forma të lira dhe 2. forma të detyruara.

Format e lira të kurorës Kurora ka forme të

lire ose natyrore, atëherë kur krasitësi

ndihmon në formimin e saj duke shfrytëzuar

degët që dalin në mënyrë natyrore sipas

veçorive të vetë bimës. Kurorave mund t'u

jepen forma të lira me udhëheqës dhe forma

të lira pa udhëheqës.

Në format e lira me udhëheqës bëjnë pjesë:

1. kurora në forme piramide, 2. kurora me

kate, 3. kurora me kate të përmirësuara, 4.

kurora me udhëheqës (me lider).

Në format e lira pa udhëheqës bëjnë pjesë 1.

kurora kupore. 2. kurora e përmirësuar.

Figura 5.8. Kurorë në forme piramide te

molla

Kurora në forme piramide për-bëhet nga një

udhëheqës qendror (fig. 5.8), mbi të cilin

janë vendosur kate degësh skeletore, që i

japin kurorës formën e një piramide.

Zakonisht. kjo kurorë formohet me 2-3 dhe

më shumë kate. Çdo kat përbëhet nga 5 degë

skeletore. Degët skeletore nuk pajisen me

degë të dyta skeletore, por drejtpërdrejt mbi

to formohen degëza veshëse frymëzuese, të

cilat gjithmonë shkurtohen. në mënyrë që

Pemëtari e Përgjithshme

108

frytëzimi të mos bëhet larg degës skeletore.

të pemët përdoret rrallë, vetëm në disa

dardhë me rritje të kufizuar.

Kurora me kate (fig. 5.9 ), përbëhet nga

udhëheqësi qendror, mbi të cilin vendosen

kate degësh skeletore. Në një pemë

formohen zakonisht 2-3 kate degësh. Në

përgjithësi kati i pare është i plotë, kurse

katet e sipërme nuk pajisen me numrin e

plotë të degëve skeletore. Kati i pare i

kurorës me kate përbëhet nga 4-5 degë

skeletore të para, mbi të cilat formohen

degët e dyta skeletore.

Zakonisht mbi degët e dyta skeletore

formohen degët veshëse. Kjo forme dallon

kështu nga kurora në forme piramide, pasi

këtu formohen degë skeletore më të

fuqishme dhe që kanë degë të dyta skeletore.

Kjo kurorë ka një të metë shumë të madhe.

Në një kat të dhënë formohen shumë degë,

të cilat, duke qenë të fuqishme, peshojnë të

gjitha së bashku fort mbi një pike të vetme

të udhëheqësit dhe pema rrezikohet shumë

nga shqyerjet e mëdha. Në kurorën me kate

largësia midis kateve është 80-90 cm.

Kurora me kate është mjaft e përhapur në

vendin tone, por meqenëse ka të meta, duhet

që të pemët e reja të përdoret kurora me kate

të përmirësuara.

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 5.9. Kurora me kate Fig. 5.10. Kurora me kate të përmirësuara

4. 6. 1. Kurora me kate të përmirësuara

Në këtë lloj kurore (fig. 5.10 formohen

mbi udhëheqësin 5-3 degë skeletore të

para (më mirë është 6 degë). Tri degët e

para formojnë katin e pare, kurse degët e

tjera mund të formojnë ose jo një kat të

dytë, prandaj mund të jenë tri bashkë (në

rastin e formimit të katit të dytë). të cilat

mund të vendosen të veçuara ose nga dy

së bashku. Mbi katin e pare degët

skeletore të katit të dytë (të formuara ose

të shpërndara) duhet të formohen në 80-90

cm largësi. Degët e para skeletore të katit

të pare duhet të dalin nga trupi me kënd

45°-60° dhe për të pasur shpërndarje të

mirë në hapësirë duhet të formojnë

ndërmjet tyre kënde rreth 120° secila.

Degët e katit të dytë duhet të formohen

mbi hapësirat boshe të katit të pare. Edhe

ato duhet të formojnë një kënd rreth 55°-

60°. Degët e para skeletore të katit të pare

lihen të rriten të fuqishme, me madhësi sa

2/3 e udhëheqësit qendror. Nga ana tjetër,

degët e para skeletore të katit të dytë duhet

të jenë më të vogla së ato të katit të pare

dhe sa më larg të ngjitemi. aq më të vogla

duhet të jenë ato.

Nuk duhet lejuar që degët e dyta skeletore

të dalin nën hijen e degës së pare

skeletore. Mbi të njëjtën degë të pare

skeletore degët e dyta vendosen në

mënyrë të këmbyer; njëra nga jashtë

kurorës nga e majta e degës së pare, dhe

tjetra nga jashtë nga e djathta. o degës së

pare skeletore. Drejtimi i degëve të dyta

skeletore të një kati duhet të jetë i njëjtë.

Degët e dyta skeletore mbi të njëjtën degë

të pare skeletore duhet të vendosen 70-90

cm larg njëra-tjetrës.

Kurora me kate të përmirësuara me këto

109

karakteristika ka shumë anë pozitive. Ajo

është e ekuilibruar shumë mirë. Për këtë

arsye ajo siguron ndriçim dhe ajrim shumë

të mirë. Pema fuqizohet shumë mirë në

pjesën e bazës dhe kështu shfrytëzohet

lehtë nga njeriu. Nga ana tjetër, krijohen

kushte për të shfrytëzuar më shumë bimën

në drejtim të frytëzimit.

Degët janë të lidhura shumë mirë dhe nuk

rrezikojnë të shqyhen. Kjo kurorë mund të

përdoret në shumë specie frutore, si të

molla, dardha, kumbulla, qershia, vishnja,

bajamja, kakia, mushmolla etj. Për lehtësi

shpjegimi po përshkruajmë formimin e

kësaj kurore të molla.

Formimi i kurorës me kate të

përmirësuara. Puna për formimin e

kurorës duhet të fillojë që në fidanishte, në

shartesoren e vitit të tretë. Në rast së kjo

nuk ka ndodhur, formimi i kurorës fillon

menjëherë në pranverën e pare, pas

mbjelljes së fidanit në pemëtore. Krasitja

në vitin e pare pas mbjelljes së fidanit.

Kur fidani vjen nga fidanishtja pa kurorë,

atëherë në pemëtore në vitin e pare duhet

të kryhen të gjitha ato veprime që

normalisht duhej të ishin bërë në

fidanishte.

Kur fidani është dy vjeçar dhe vjen me

kurorë që ka filluar të formohet qysh në

fidanishte, veprohet në këtë mënyrë: Në

radhë të pare përcaktohet dega që do të

shërbejë si udhëheqës qendror. Zakonisht

si udhëheqës zgjidhet dega e sipërme e

pemës. Ajo duhet të ketë drejtimin

vertikal dhe të vendoset në një vijë me

trupin e nënshartesës. Në rast së trupi i

pemës në pikën e shartimit do të ketë

Pemëtari e Përgjithshme

shmangie nga njëra anë, udhëheqësi duhet

zgjedhur me shmangie nga ana e kundërt.

Vetëm kështu mund të marrë drejtim

përfundimtar vertikal. Por, në qoftë së një

detyrë të tillë nuk e plotëson dega e majës,

atëherë për udhëheqës të caktohet një degë

tjetër, ajo që ndodhet menjëherë pas së

pares. Në rastin e fundit dega e majës

hiqet plotësisht deri në bazë ose lihet një

cep 10-15 cm që të lidhet udhëheqësi i

lenë dhe kështu ai merr drejtim sa më

vertikal. Degët që janë afër udhëheqësit

(1-2), duhet të hiqen pasi e konkurrojnë

atë.

110

Figura 5.11. Raporti ndërmjet degëve në

kurorën me kate të përmirësuara

Degët skeletore formohen duke zgjedhur tri

degët më të përshtatshme. Ato duhet të

formojnë me udhëheqësin një kënd rreth

45°. Duhet të kihet parasysh që ato të

vendosen sa më mirë dhe njëtrajtësisht ndaj

njëra-tjetrës, duke formuar kënd rreth 120°.

Në qoftë së degët nuk i plotësojnë mirë këto

kërkesa dhe nuk ka të tjera më të

përshtatshme duhen bërë lidhje në drejtime

të ndryshme dhe të vendosen ndërmjet tyre

kërraba, sa të merret drejtimi i dëshiruar. Si

lidhjet ashtu edhe kërrabat, duhet të bëhen

me kujdes, që mbi degë të mos shkaktohen

plage. Në vendin e takimit të kërrabës ose në

vendin e lidhjes duhet të vendosen copa

gome, sholli etj. Është mirë që degët

skeletore të mos formohen nga sythat fqinjë.

Në pamundësi do të pranohet të lihen për

degë skeletore edhe degët që dalin nga

sythat fqinjë.

Degët e tjera të panevojshme hiqen

plotësisht. Pas kësaj, fillon shkurtimi i

degëve skeletore. Meqenëse jemi në vitin e

pare, krasitja duhet bërë relativisht e rëndë,

për të vendosur ekuilibrin midis pjesës

ajrore dhe asaj nëntokësore. Gjithashtu, duhet

të realizohet ekuilibri i degëve me njëratjetrën.

Për këtë, shkurtimi duhet të fillohet

nga dega më e dobët. Meqenëse të molla në

vitin e pare duhet të hiqet 1/3 e gjatësisë së

degëve, atëherë degët e dobëta dhe ato të

vendosura më poshtë shkurtohen më pak.

kurse degët e fuqishme dhe ato që vendosen

më lart shkurtohen më shumë.

Rëndësi duhet t : i jepet zgjedhjes së vendit të

Pemëtari e Përgjithshme

111

shkurtimit të degëve skeletore. Shkurtimi

duhet të bëhet mbi një syth të shëndoshë, të

vendosur nga ana e jashtme e kurorës. Kur

largësia midis dy degëve skeletore është e

madhe dhe formohet kënd më i gjerë së

120°, atëherë shkurtimi i degëve bëhet mbi

sythat e vendosur nga ana e hapësirës, së

madhe, në mënyrë që në të ardhmen largësia

midis degëve të normalizohet. Në fund të

bëhet shkurtimi i udhëheqësit qendror.

Gjatësia e tij pas krasitjes duhet të jetë rreth

1/2 here më e madhe së ajo e degëve të para

skeletore. Shkurtimi i udhëheqësit bëhet

mbi një syth, lastari i të cilit duhet të ruajë

drejtimin vertikal. Në shumë raste fidanët e

pemëve nuk janë të plotësuar me degët e

nevojshme për formimin e kurorës. Mund të

ndodhë që ai të ketë udhëheqësin, një degë

që e konkurron atë, një degë të mirë dhe një

degë të dobët (fig. 5.12). Në këtë rast gjatë

krasitjes konkurrenti hiqet, dega e do lihet

pa krasitur, dega e mirë shkurtohet në

madhësinë e degës së dobët kurse

udhëheqësi shkurtohet rëndë duke i lënë 5-6

sytha.

Nga këta sytha në të ardhmen do të

formohen: dega tjetër skeletore për të

formuar katin e pare, udhëheqësi i ardhshëm

dhe do të kemi rezervë 2-3 sytha, nga të

cilët patjetër formohen konkurrentët e

udhëheqësit. Edhe në këtë rast shkurtimi i

udhëheqësit duhet të bëhet në një lartësi të

tillë, që ai të jetë më i fuqishëm së degët

skeletore.

Figura 5.12. Një rast jonormal gjatë

formimit të kurorës

Krasitja në vitin e dytë. Zakonisht gjatë

vitit të dytë synohet të bëhet fuqizimi i

elementeve skeletore të formuara në vitin e

pare, duke mos krijuar degë të reja skeletore.

Prandaj, në vitin e dytë, përcaktohet

vazhduesi i udhëheqësit qendror dhe

vazhduesit e degëve skeletore. Për vazhdues

duhet të zgjidhen degëzat më të fuqishme,

dhe që në të shumtën e rasteve janë ato që

zhvillohen nga sythi i majës. Degëzat e tjera,

që kanë dale mbi udhëheqësin (me

përjashtim të vazhduesit). hiqen fare. Në

raste të rralla, kur duam të zëvendësohet

ndonjë nga degët skeletore ose kur duam të

plotësohet mungesa e ndonjë dege skeletore,

lihet pa krasitur një degëz e përshtatshme

nga ato që janë formuar mbi udhëheqësin.

Gjatë këtij viti shkurtohen vazhduesit e

degëve skeletore, duke synuar që dega më e

fuqishme të shkurtohet më shumë, kurse më

të dobëtat më pak. Në vitin e dytë

vazhduesit mund shkurtohen duke hequr

1/3-1/4 e gjatësisë së tyre, por kjo varet nga

fuqia rritëse e pemës.

Pemëtari e Përgjithshme

112

Te pemët që kanë formuar degëza të

fuqishme, shkurtimi bëhet më i vogël.

Krasitja e vazhduesve e degëve skeletore të

para bëhet përsëri mbi një syth të

përshtatshëm, për t'i dhënë asaj drejtim sa

më të mirë. Krasiten, gjithashtu, degëzat

veshëse, që kanë dale mbi degët skeletore të

para.

Të rralla janë rastet kur në këtë vit mund të

zgjidhen degëza me të ardhme, për degë të

dyta skeletore. Prandaj, menjëherë hiqen që

në bazë 1-2 konkurrentët e vazhduesve të

degëve skeletore. Po të ketë degëza të

shkurtra ose të holla, nuk hiqen fare, kurse

degëzat e tjera drunore jo shumë të

fuqishme dhe në pozicion të përshtatshëm

nga jashtë ose anash, shkurtohen duke u

lënë nga 5-8 sytha ose përkulen. Së fundi,

krasitet udhëheqësi. Ashtu si edhe në degët

skeletore këtu hiqen konkurrentët.

Gjithashtu, këshillohet që degët e tjera të

udhë-heqësit të hiqen plotësisht ose ato që

janë të dobëta të shkurtohen duke u lënë 3-4

sytha, ose përkulen me majë nga toka. Po që

së mbi udhëheqësin ka degëza të shkurtra

ose të holla, ato nuk hiqen. Si dhe në vitin e

pare vazhduesi i udhëheqësit qendror

shkurtohet mbi një syth të përshtatshëm për

t'i ruajtur atij drejtimin vertikal. Pas

krasitjes, gjatësia e tij duhet të jetë 1/2 here

më e madhe së degët e para skeletore.

Krasitja në vitet e mëvonshme deri në

formimin e plotë të kurorës. Gjatë vitit të

tretë, të katërt dhe rrallëherë të pestë

plotësohet kurora me elementet e

nevojshme skeletore si degët e tjera të para

skeletore, të katit të dytë, ashtu edhe degët e

dyta skeletore. Që në vitin e tretë punohet

për të formuar katin e dytë. Për këtë,

shfrytëzohen degëzimet që kanë dale mbi

udhëheqësin qendror gjatë vitit të dytë

Degët për formimin e katit të dytë mund të

vendosen afër njëra-tjetrës, duke formuar

një kat të rregullt, ose mund të jenë të

shpërndara. Në rastin e pare kati i dytë

duhet të formohet 70-90 cm mbi degën e

sipërme të katit të pare. Në qoftë së janë të

shpërndara, dega më e ulët mund të ketë

largësi edhe më të afërt, 50-60 cm mbi

degën më të sipërme të katit të pare.

Gjithmonë ato duhet të kenë pozicion të

tillë që të përfshihen në hapësirat ndërmjet

degëve skeletore të katit të pare.

Mbi çdo degë skeletore do të formohen

degët e dyta dhe ato veshëse. Për degët e

dyta skeletore fillohet të punohet që në vitin

e tretë. Për këtë qëllim zgjidhet mbi çdo

degë të pare skeletore të katit të pare nga

një degëzim i fuqishëm, i përshtatshëm që

të plotësojë kërkesat për degë të dyta

skeletore. Mbi të gjitha degët ato duhet të

kenë lartësi të barabartë dhe të kenë të

njëjtin drejtim nga jashtë-anash degëve të

para. Degët e dyta skeletore do të jenë sa

2/3 e degëve të para, prandaj, duke filluar

Pemëtari e Përgjithshme

113

nga viti i pare i formimit të tyre, do të

krasiten në këtë madhësi. Në këtë mënyrë

veprohet edhe për veshjen e degëve të para

skeletore të katit të dytë me degë të dyta

skeletore.

Konkurrentët e vazhduesve të degëve

skeletore gjithmonë hiqen, Vazhduesit e

degëve skeletore të një kati, si edhe në vitet

e mëparshme, shkurtohen të gjithë në një

lartësi, për të pasur ekuilibrim të kurorës.

Degëzat veshëse gradualisht fillojnë të lihen

më të gjata, veçanërisht ato në fazë të

degëve skeletore. në çdo 10-15 cm mbi

degët e dyta skeletore duhet të ketë degëza

veshëse.

Zakonisht, krasitja duhet të fillojë me degët

skeletore të katit të pare dhe të përfundojë

me krasitjen e udhëheqësit qendror. Me

kalimin e viteve kurora mund të vijë duke e

zbutur formën konike. Për këtë qëllim edhe

udhëheqësi, në krahasim me degët skeletore.

mund të krasitet pak më rëndë së më

përpara. Mund të arri-het që në kurorën

plotësisht të formuar degët skeletore të jenë

sa 3/4 e udhëheqësit.

Gjatë viteve të formimit të kurorës me kate

të përmirësuara kujdes i veçantë duhet t ; i

kushtohet krasitjeve verore, të cilat

shpejtojnë formimin e saj. Gjatë muajit maj

mund të ndërhyhet për të hequr

konkurrentët e vazhduesit të udhëheqësit

qendror dhe degëve skeletore. Nga mesi i

qershorit duhet të behet pincimi ose

ndryshimi i këndit të degëzave veshëse që

duhen në kurorë dhe nga ana tjetër, duhet të

hiqen plotësisht ato degëza (lastarë) të cilat

rriten nga ana e brendshme e kurorës dhe

janë të fuqishme.

Në krasitjet verore nuk duhen prekur në

asnjë rast vazhduesit e degëve skeletore të

kategorive të ndryshme. Pas formimit të

plotë të kurorës këshillohet që vazhduesit e

degëve skeletore dhe të udhëheqësit të

shkurtohen në dru shumëvjeçarë. Në disa

raste këshillohet që vazhduesi i udhëheqësit

qendror të hiqet fare, në mënyrë që ndriçimi

i bazës të jetë më i mirë.

4.6. 2. Kurora me udhëheqës (lider)

Kurora me udhëheqës (figura .5.13)

përbëhet nga udhëheqësi qendror, mbi të

cilin vendosen degët skeletore që nuk

formojnë kate të rregullta, por janë të

shpërndara larg njëra-tjetrës. Kjo forme

kurore ndërtohet me 5-8 degë skeletore.

Figura 5.13. Kurora me udhëheqës

Degët skeletore dalin 15-40 cm larg njëratjetrës.

Ato që janë vendosur më afër bazës

gjenden 15-20 cm larg njëra-tjetrës, kurse

Pemëtari e Përgjithshme

114

ato të sipërmet 25-40 cm. Degët skeletore të

para vishen me degë të dyta skeletore.

njësoj si dhe kurora me kate të

përmirësuara. Kurora me udhëheqës është

në përgjithësi më pozitive së kurora me kate

të përmirësuara. Kjo kurorë ndriçohet dhe

ajroset më mire dhe degët skeletore, meqë

janë të lidhura më mirë me udhë-heqësin

qendror, nuk ka rrezik të shqyhen.

Megjithatë. kjo kurorë nuk është përhapur

në prodhim, pasi formohet me shumë

vështirësi dhe zgjat shumë vjet (me

përjashtim të hurmës).

4.6.3. Kurorat kupore

Dallojmë kurorë kupore të zakonshme dhe

kupore të përmirësuar.

Figura 5. 14. Kurorë kupore

Kurora kupore (figura. 5.14) ka një trung,

mbi të cilin dalin në një largësi të caktuar

nga toka, degët skeletore. Udhëheqës

qendror në këtë kurorë nuk ka. Trupi pritet

menjëherë mbi degën e sipërme skeletore.

Ajrimi është i plotë vetëm se ka rrezik të

carjes së degëve.

Ndryshon nga kurora kupore, vetëm së degët

e saj skeletore dalin nga pika të ndryshme

15-20 cm larg njëra nga tjetra. Kështu,

rreziku i shqyerjeve është më i vogël.

Kurorat kupore të në përdoren në mjaft

specie frutore, pasi në pamje të pare janë të

thjeshta për t'u formuar. Kështu ato përdoren

të molla, të disa lloje kumbullash, pjeshkash

në disa vende edhe të qershitë, fiku etj.

Duke marrë parasysh veçoritë biologjike të

specieve frutore, kurorat kupore duhet të

zbatohen vetëm të pjeshkët, të disa lloje

kumbullash (llojet e grupit kino-japonez), të

fiku dhe shumë rrallë të ndonjë specie tjetër.

Kurorat, kupore, të zakonshme ose të

përmirësuara, kanë nga 3 degë skeletore që

formojnë me drejtimin vertikal një kënd

45°-60°. Kjo kërkesë duhet realizuar në çdo

rast, pasi kurora kupore meqenëse nuk ka

udhëheqës, krijon kushte të përshtatshme

për shqyerje. Në varësi të species, fuqisë së

rritjes së saj dhe aftësisë veshëse. degët e

dyta skeletore lihen 70-90 cm larg njëratjetrës,

mbi të njëjtën degë të pare skeletore.

Po kështu degët e dyta skeletore, që janë më

afër trungut, (ato më të poshtmet), duhet të

jenë të paktën rreth 60-80 cm larg bazës së

degës së pare skeleton.

Formimi i kurorave kupore. Pjeshka është

kultura tipike ku zbatohet kjo forme e

kurorës. Edhe kulturat e tjera ndjekin po

këtë rrugë. Megjithatë, ajo mund të

ndryshojë sidomos në afatet e nevojshme

për formimin e degëve të ndryshme

skeletore, pasi pjeshka në dallim, nga ato,

ka fuqi rritjeje dhe aftësi të madhe për t'u

degëzuar.

Pemëtari e Përgjithshme

115

Krasitja në vitin e pare pas mbjelljes.

Fidanët e pjeshkës vine nga fidanishtja dhe

janë njëvjeçarë. Puna për formimin e

kurorës ka raste që fillon që në fidanishte,

por ka dhe raste që nuk fillon, prandaj në

varësi të këtij fakti, puna me të ndryshon

mjaft.

Kur në fidanishte nuk është punuar për

formimin e kurorës, atëherë fidani përbëhet

nga trupi që shkon përpjetë dhe mbi të cilin

kanë dale disa degëza të parakohshme. Në

këtë rast në duhet të bëjmë të njëjtat

veprime që bëhen dhe në fidanishte.

Përcaktohet lartësia e trungut, p.sh. 50 cm.

Kur duam të formojmë kurorë kupore të

zakonshme, trupi shkurtohet 20 cm më lart

së trungu, pra 70 cm; kurse në rastin e

kurorës kupore të përmirësuar 10 cm më

lart, pra 80 cm. Zona e sipërme prej 20 ose

30 cm është vendi ku do të formohen degët

skeletore. Në rast së në këtë zone ka degëza

të parakohshme të dobëta. ato shkurtohen të

gjitha duke i lënë me nga dy sytha.

Degëzat e parakohshme që ndodhen më

poshtë zonës së kurorës, hiqen fare. Në rast

së fidani në zonën e kurorës ka degëza të

parakohshme të fuqishme, zgjidhen tri prej

tyre për degë skeletore dhe të. tjerat hiqen

fare. Me degëzat e parakohshme që lihen,

veprohet njësoj siç do të veprohej për

fidanët me të cilët puna ka filluar që në

fidanishte. Kur për formimin e kurorës së

fidanëve puna ka filluar që në fidanishte,

atëherë mbi trungun e fidanëve, në zonën e

caktuar për formimin e kurorës lihen 4-5

ose 6 degëza të parakohshme, të fuqishme

dhe të përshtatshme për degë skeletore. Tri

nga degëzimet më të përshtatshme lihen për

degë skeletore. Ato duhet të jenë degët më

të fuqishme; të jenë të shpërndara në

mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha anët e

kurorës dhe mundësisht të jenë me fuqi të

barabartë. Po ashtu ato duhet të formojnë

me trungun (drejtimin vertikal) një kënd

45°-60°. Të gjitha degët e tjera hiqen

fuqizohen degët skeletore dhe degët veshëse

të nevojshme dhe të për-shtatshme. Krasitja

verore ka rëndësi veçanërisht të fidanët me

të cilët nuk është bërë punë në fidanishte.

Krasitja në vitin e dytë pas mbjelljes. Së

pari përcaktohen vazhduesit e degëve

skeletore. Shkurtimi i tyre varet nga gjatësia

që kanë. Në kurorën kupore të përmirësuar

dega e sipërme skeletore këtë vit lihet pak

më e lartë së degët e tjera . Në 20-25 cm e

majës së vazhduesit të degës skeletore nuk

lihet asnjë degëz veshëse, pasi ato e

konkurrojnë atë. Në kurorën kupore që në

vitin e pare krijohen degët e dyta skeletore

mbi degët e para skeletore. Për këtë qëllim

zgjidhen degëza më të përshtatshme, të cilat

jo vetëm duhet të jenë të shëndosha dhe të

fuqishme, por të kenë edhe pozicion të

përshtatshëm. Ato duhet të vendosen 60-70

cm mbi bazën e degëve të para skeletore, në

një kënd 55°-70° me drejtim vertikal.

Degët e dyta skeletore shkurtohen duke i

lënë sa 1/2 deri në 2/3 e gjatësisë së degëve

të para të matura nga vendi i bashkimit të

tyre. Në rast së ndonjë nga degët e dyta

skeletore nuk formon këndin e nevojshëm,

veprohet për ta ndryshuar atë.

Gjatë krasitjes së degëzave veshëse duhet të

kihet parasysh të hiqen degëzat që rriten nga

ana e brendshme e kurorës. Mund të

Pemëtari e Përgjithshme

116

përjashtohet nga heqja vetëm ndonjë degëz

shumë e dobët, e cila vlen për hijezimin e

vetë degëzës skeletore pa rrezikuar

formimin e lastarëve të fuqishëm. Hiqen,

gjithashtu, të gjitha degëzimet në afërsi të

degëve që u lëne për të formuar degët e dyta

skeletore. Në fund shkurtohen të gjitha

degëzat e tjera që mbeten. Ato që janë më të

fuqishme lihen vetëm me 4-6 sytha, kurse

ato më të dobëtat me 2-3 sytha.

Në vitin e dytë nuk duhet të kërkohet që të

merren fryte, prandaj nuk këshillohet të

lihen sytha frutorë. Në të kundërt, degëzat

që lihen për degë të dyta skeletore do të

përkulen nga masa e prodhimit dhe, si

rrjedhim, rritja do të dobësohet. Gjatë verës

kontrollohet kurora duke larguar me kohë të

gjitha frytet, kur ata kanë arritur madhësinë

e një lajthie. Gjatë verës. gjithashtu, duhen

hequr lastarët e fuqishëm që dalin nga ana e

brendshme e kurorës. Gjatë kësaj kohe nuk

duhet të cenohet një nga lastarët që do të

caktohet për degën e dytë skeletore.

Krasitja në vitin e tretë pas mbjelljes. Gjatë

këtij viti duhet gërshetuar krasitja formuese

me atë prodhuese. pasi, që në vitin e tretë

pema duhet të filloje nga frytëzimi. Në çdo

degë skeletore caktohen vazhduesit. Ata

duhet të jenë degëza .të fuqishme dhe të

kenë drejtim të përshtatshëm në vazhdim të

drejtimit që ka dega skeletore. Shkurtimi i

tyre varet nga fuqia e rritjes së pemës, por

synohet që ai të jete sa më i paktë dhe

kryesisht për të ekuilibruar degët e para

skeletore, në qoftë së kanë ndryshime në

rritje. Prerja duhet të bëhet mbi një syth të

përshtatshëm vegjetativ ose mbi një degëz

të parakohshme që ka drejtim nga jashtë. Në

këtë vit, mbi çdo degë të pare skeletore

duhet të formohet edhe nga një degë tjetër e

dytë skeletore rreth 70-90 cm më lart së e

para, dhe në mënyrë të alternuar me të

(njëra nga jashtë dhe nga e majta, tjetra nga

jashtë dhe nga e djathta). Degët e dyta

skeletore shkurtohen përsëri sa 2/3 e degëve

të para skeletore. Shkurtimi bëhet mbi një

syth të përshtatshëm ose degëz të

parakohshme. Degët e dyta skeletore të një

rangu duhet të kenë, gjithashtu, madhësi të

barabarta. Ato gjithmonë duhet të formojnë

me drejtimin vertikal këndin 55°-70°. Në

20-30 cm e sipërme të vazhduesve të degëve

skeletore hiqen degëzat veshëse.

Gjatë krasitjes së degëzave veshëse hiqen të

gjitha ato që rriten nga ana e brendshme e

kurorës. Këtu mund të lihet pa u hequr

vetëm ndonjë nga ato degëza që mund të

duhet për të plotësuar vendet boshe në

kurore. Në këtë rast atyre duhet t'u

ndryshohet drejtimi.

Gjithashtu bëhet rrallimi i degëzave veshëse

duke lënë nga një në çdo 10-12 cm. Degëzat

që mbahen. duhet të jenë me drejtim sa më

horizontal. Ato duhet të shkurtohen duke u

lënë atyre që janë afër majës 5-8 sytha,

kurse atyre të bazës 8-10 sytha. Kur kemi të

bëjmë me degëza të përziera, që janë të

vendosura në fazë të degëve skeletore,

mund t'u lihen deri 15-16 sytha. Në qoftë së

kemi përpara një degëz të vitit të kaluar të

degëzuar, atëherë bëhet shkurtimi i saj mbi

1-2 degëzime, duke i shkurtuar këto të

fundit, siç thamë, edhe më lart për degëzat e

tjera veshëse. Gjatë verës përsëri punohet

për të larguar degëzat që rriten në brendësi

të kurorës, sidomos ato të fuqishmet. Gjatë

Pemëtari e Përgjithshme

117

verës duhet të kihet parasysh që të lihet pa u

prekur lastari që do të formojë degën tjetër

të dytë skeletore, e cila vendoset 70-90 cm

mbi atë që është vendosur poshtë saj.

Me krasitjen e vitit të katërt mund të

përfundohet formimi i elementeve skeletore

të kurorës. Në këtë kohë kurora gradualisht

zgjerohet dhe plotësohet me degëzat e

nevojshme veshëse për të si-guruar

prodhime sa më të larta. Në qoftë së nuk

kryhen në rregull shërbimet agroteknike dhe

në veçanti krasitja, kurora do të formohet

me vonesë, dhe, si rrjedhim, do të shtyhet

edhe futja e pemës në prodhim.

4. 6. 4. Format e detyruara të kurorës

Kurora merr forme të detyruar atëherë kur

me anë të krasitjes formohen degë skeletore

edhe në ato vende ku pema nuk ka veçori të

formojë. Në të shumtën e rasteve, në format

e detyruara u jepet degëve një drejtim jashtë

veçorive të pemëve. Njeriu gjatë formimit të

kurorës mund të ndërhyjë në forma të

ndryshme, prandaj edhe format e detyruara

të kurorës mund të jenë shumë të larmishme.

Format e detyruara janë përdorur që shumë

kohë përpara nga njeriu. Në mënyrë të

veçantë ato kanë gjetur përdorim nga

shekulli XVIII, por kryesisht për efekt

zbukurimi. Duke formuar me degët forma të

rregullta gjeometrike, pemët bëheshin mjet i

përshtatshëm për zbukurimin e kopshteve.

Format e detyruara për pemët e prodhimit

filluan të përdoren këto 30-40 vjetët e fundit.

Tani në shumë vende të botës format e

detyruara të kurorës po përdoren si mjet

shumë i mirë për të marrë rendimente të

larta nga çdo njësi sipërfaqe e pemëtores.

Është hequr dorë nga format shumë

simetrike, duke i lënë frutikultorit dorë të

lire.

Format e detyruara kanë mjaft anë pozitive.

Në radhë të pare me ane të tyre kurora e

pemës ka përmasa të vogla. Kjo bën që

numri i bimëve për hektar të shtohet shumë.

Në këtë rast rendimenti për rrënjë është më i

vogël së në format e lira, por rendimenti për

njësi sipërfaqeje shtohet, pasi prodhimi

plotësohet me numrin e madh të bimëve për

hektar. Në format e detyruara shërbimet

agroteknike, kryhen lehtë. pasi kurorat janë

mjaft të vogla. Po ashtu, në mjaft nga këto

kurora pemët. në drejtim të rreshtit marrin

formën e gardhit (murit vegjetativ), duke

krijuar hapësira të mira midis rreshtave.

Kështu, lehtësohet mekanizimi i proceseve

të punës, duke pakësuar mjaft shpenzimet

për hektarë dhe njësi prodhimi. Në këto

forma kurore dhe cilësia e prodhimit është

më e lartë, sepse zvogëlimi i kurorave krijon

kushte për zmadhimin e kokrrave dhe për

shtimin e vlerave ushqyese.

Format e detyruara formohen të pemët që

nuk rriten shumë ose rriten mesatarisht.

Rritja e pemëve ngadalësohet, duke përdorur

nënshartesa me rritje të kufizuar, që në

përgjithësi janë ato që shumohen në mënyrë

vegjetative.

Në format e detyruara të kurorës dallojmë:

- forma të rrumbullakëta

- forma të sheshta.

Format e detyruara të rrumbullakëta janë në

përgjithësi pak të njohura. Janë pothuaj si

Pemëtari e Përgjithshme

118

format e lira, por më të vogla nga madhësia,

pasi pemët detyrohen të nxjerrin degë në

pjesët e ulëta të trupit.

Forme piramide. Formimi i degëve fillon

30-40 cm mbi trupin. Këto vendosen në

forme katesh, mbi të cilat dalin drejtpërdrejt

degëzat veshëse frymëzuese. Mund të

formohen 4-5 kate degësh me largësi 40-50

cm njëri nga tjetri.

Forma grusbek. Në këtë rast, mbi trup

formohen degë të karakterit skeletik të

shpërndara në mënyrë të çrregullt pa

formuar kate. Degët e poshtme janë më të

mëdha, kurse ato të sipërmet më të vogla.

Degët kanë gjithmonë pozicion gati afër

drejtimit horizontal. Kjo forme shkon 2,5-3

m lartësi.

Forme vazoje. Në këtë rast veprohet si në

kurorën kupore, 30--40 cm mbi trungun e

pemës formohen 3-4 degë skeletore pa

udhëheqës qendror. Degët skeletore vishen

me degëza frutore. Arrijnë lartësinë deri 2,5-

3 m. Si forma grusbek, ashtu edhe ajo në

forme vazoje mund të përdoren për lloje me

rritje të kufizuar, si mollët e grupit Sipër etj.

Format e detyruara të sheshta. Këtu hyjnë të

gjitha ato kurora degët skeletore të të cilave

dalin vetëm në drejtim të rreshtit në njërën

ose në të dyja anët e pemës. Pas formimit të

plotë të kurorës, rreshti i pemëve merr

formën e një gardhi ose, siç mund të quhet,

të një muri vegjetativ.

Në format e detyruara të sheshta dallojmë:

kordonet dhe palmetat.

Kordonët janë forma kurore të ndërtuara nga

një numër i kufizuar, prej 1 deri në 2 degë

skeletore. Në varësi të numrit të degëve,

dallohen kordonë të thjeshtë, kur janë të

ndërtuar vetëm me nga një degë skeletore

dhe të përbërë, kur janë të ndërtuar me nga

dy degë skeletore.

Figura 5.15. Llojet e ndryshme të kordonëve

Kordonët nuk gjejnë përdorim në

pemëtarinë e gjerë për prodhimin e fryteve

në shkallë industriale.

Palmetat janë forma të detyruara kurore të

ndërtuara me shumë dege skeletore. Në

mënyrë të ngjashme me kordonët. të

palmetat degët skeletore mund të kenë

drejtim horizontal, të pjerrët ose vertikal.

Në format klasike të kurorave të detyruara

mund të përmenden palmetat kosone, verier

dhe në forme shandani (fig.5.16). Largësia

midis degëve skeletore ose midis kateve që

Pemëtari e Përgjithshme

119

Në varësi të pozicionit të degëve skeletore

dallohen: kordonë horizontalë, vertikalë dhe

të pjerrët (fig. 5.15).

formojnë duhet të jetë 40-50 cm. Mbi degët

skeletore formohen drejtpërdrejtë degëzat

veshëse, mbi të cilat realizohet prodhimi.

Meqenëse këto forma kanë të përcaktuara

në mënyrë të prerë largësinë ndërmjet

kateve dhe degëve, frutikultorët kanë gjetur

vështirësi në zbatimin e tyre në jetë. Për

këtë janë krijuar forma palmetash më të

manovrueshme dhe më të përshtatshme për

kushtet e prodhimit të gjerë.

Figura 5. 16. Lloje të ndryshme

palmetash

Palmeta me degë horizontale. Në këtë lloj

palmete kurora përbëhet nga udhëheqësi

qendror, mbi të cilin dalin çifte degësh

skeletore në drejtim të rreshtit të vendosura

horizontalisht. Largësia midis kateve, numri

i kateve dhe gjatësia e degëve skeletore

varen shumë nga fuqia e rritjes së pemës siç

do të shihet dhe të palmeta me degë të

pjerrëta.

Palmeta me krah horizontal ndihmon shumë

në hyrjen e shpejtë të pemëve në prodhim.

por ky kënd i degëve është jo shumë i për

shtatshëm për të pasur rritje vegjetative

normale të pemët, prandaj gradualisht po

kalohet në palmetën me degë të pjerrëta. Me

përjashtim të këndit që zënë degët, këto dy

palmeta nuk kanë ndonjë ndryshim tjetër

thelbësor.

Palmeta me degë të pjerrëta përbëhet nga

trupi mbi të cilin dalin çifte degësh skeletore

q,ë kanë drejtim të pjerrët. Këndi që duhet të

Pemëtari e Përgjithshme

120

formojnë degët skeletore me udhëheqësin

qendror është 45°-60°.

Në llojet dhe kultivarët që kanë rritje të

fuqishme, këndi duhet të jetë i madh, rreth

60°, kurse në ato me rritje më të dobët rreth

45°. Degët veshëse krijohen drejtpërdrejt

mbi degët skeletore. Palmetat arrijnë

lartësinë deri 3.5-4 m. Kur pemët kanë rritje

të fuqishme, shtrihen më shumë në gjerësi

në drejtim të rreshtit, sepse formojnë degë

skeletore më të mëdha e më të gjata. Në këtë

rast bimët do të kenë distanca më të largëta

njëra nga tjetra.

Kështu, në qoftë së të dardha mbi ftua degët

skeletore mund të jenë nga 0,75-1,50 m të

gjata e rrallë më shumë, të mollët me rritje të

fuqishme, pjeshkët etj. degët janë 2,5-3 m të

gjata. Kjo është arsyeja që largësia midis

kateve do të jetë mjaft më e vogël të pemët

me rritje të dobët 50-80--90 cm. kurse të

pemët me rritje të madhe kjo largësi mund të

jetë 120-150 dhe rrallë edhe 160 cm.

Si pasojë, në rastin e pemëve të dobëta

palmeta ndërtohet me një numër të madh

katesh që lëviz nga katër deri në gjashtë,

pasi mund të përfshihet një numër i tillë

katesh deri në lartësinë e pranuar të kurorës

3,5-4 me4:ra. Përkundrazi, të pemët me

rritje të fuqishme në këtë largësi mund të

përfshihen vetëm 3 dhe rrallë 4 kate degësh

skeletore. Në ndërtimin e palmetave dalin në

pah edhe disa karakteristika që duhen pasur

mirë parasysh për të arritur rezultate të mira.

Kati i poshtëm gjithmonë duhet të jetë më i

fuqishëm, kurse ai i sipërmi më i dobët. Ato

që janë në mes do të kenë, gjithashtu,

madhësi të ndërmjetme. Për t'u kryer mirë

duhet që, pa u formuar mirë kati i poshtëm,

të mos kalohet në katin e mësipërm.

Kur palmeta ka tri kate, kati i pare duhet të

përbëjë rreth 50% të kurorës, kati i dytë

rreth 30-35%, kurse kati i tretë rreth 15-

20%, Në qoftë së palmeta është e ndërtuar

me më shumë kate, ky përpjesë-tim do të

ruhet, por shpërndahet në të katër katet.

Degët veshëse duhet të kenë drejtim

horizontal dhe të shtrihen nga hapësira midis

rreshtave. Degëzat që rriten vertikalisht lart

ose që shtrihen nën degët skeletore, nuk

duhen pranuar, pasi nuk japin frytëzim të

mirë. Degëzat veshëse duhet të formohen si

në bazë, ashtu edhe në majë të degëve

skeletore dhe me një interval rreth 10-12 cm

njëra nga tjetra mbi çdo degë skeletore.

Palmetat me degë të pjerrëta round të

zbatohen në shumë specie frutore, si të

molla. dardha, pjeshka, qershia, vishnja,

kumbulla etj.

4. 6. 5. Formimi i palmetës me degë të

pjerrëta

Palmetat me degë të pjerrëta kanë gjetur më

shumë zbatim të molla dhe dardha, prandaj

do të flasim për formimin e kurorës në këto

kultura.

Krasitja në vitin e pare të formimit. Fidanët

duhet të jenë njëvjeçarë, sepse në të gjithë

gjatësinë e tyre përmbajnë sytha

vegjetativë. Në rast së mbjellja bëhet në

vjeshtë, krasitja e tyre bëhet në fund të

dimrit ose herët në pranverë, para fillimit të

lëvizjes së limfës. Kur mbjellja bëhet në

pranverë, krasitja bëhet menjëherë pas

mbjelljes. Për formimin e palmetës së

pjerrët fidani pritet në lartësinë 50-60 cm

Pemëtari e Përgjithshme

121

nga toka. Gjatë prerjes duhet pasur kujdes

që sythi i majës të mbetet nga e kundërta e

pikës së shartimit, në mënyrë që të ruhet

drejtimi vertikal i udhëheqësit qendror,

kurse dy sythat nën të të kenë drejtim

anësor (drejtim i rreshtave).

Gjatë vegjetacionit lastari i sipërm lejohet të

rritet vertikalisht, kurse dy lastarët anësorë,

kur të arrijnë gjatësinë 20-25 cm, shtrihen

mbi dy hunj (kallama) që formojnë me

horizontin një kënd nga 45°-60°. Lidhen

lehtë me çdo material lidhës që ka

ekonomia bujqësore (me përjashtim të

telave).

Duhet pasur kujdes që majat e lastarëve të

rrinë afërsisht vertikale që të mos pengojnë

rritjen e mëtejshme. Lidhjet pas hunjve

bëhen çdo 20-25 cm dhe vazhdojnë derisa

të përfundojë rritja vjetore. Lastarët që dalin

nga trupi, kur arrijnë gjatësinë 3-10 cm,

pincohen në 3-4 gjethe, në mënyrë që të

punojnë për forcimin e pemës. Ata hiqen

plotësisht në muajin gusht ose në krasitjen e

vitit të dytë (mund të hiqen me anë të

tharjes që në maj-qershor). Gjatë vitit të

pare duhet të kryhen edhe shërbime të tjera

kulturore, si: prashitja, plehërimi, ujitjet dhe

të merren masat për mbrojtjen nga

sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

Krasitja në vitin e dytë. Punët kryesore

gjatë vitit të dytë përqendrohen kryesisht në

zgjatjen e degëve skeletore deri në gjatësinë

e kërkuar, veshjen e tyre me degëza

veshëse, si dhe shërbimet agroteknike, siç u

përmendën edhe për vitin e pare. Krasitja e

degëve skeletore bëhet duke A prerë me

syth nga jashtë në një largësi nga

udhëheqësi jo më shumë së 50-60 cm. të

pemët shumë të fuqishme mund të lihen

edhe më të gjata, por të mos kalojnë 70-75

cm.

Formimi i katit të pare që në vitin e pare ose

të dytin, pa i shkurtuar degët skeletore, do

të bëhet që pjesa e poshtme e tyre të mbetej

e zhveshur nga degëzat veshëse, sepse limfa

do të zgjonte vetëm sythat e sipërm. Prandaj

zgjatja e degëve skeletore duhet të bëhet në

një masë sa më të mundshme, në mënyrë që

të vegjetojnë të gjithë sythat.

Duke qenë së kati i dytë formohet vetëm

pasi të ketë përfunduar së ndërtuari kati i

pare, udhëheqësi pritet duke i lënë 1 ose 2

sytha.

Gjatë vegjetacionit do të dalin dy lastarë,

nga të cilët do të zgjidhet për udhëheqës ai

që është më i shëndoshë dhe me pozicion

më të mirë vertikal. Me çeljen e sythave të

degëve skeletore, të gjitha filizat që dalin

lart dhe poshtë degëve, hiqen menjëherë,

mbasi japin pak prodhim dhe dendësojnë së

tepërmi kurorën. Me të arritur gjatësinë nga

13 deri 18 cm. filizat anësore pincohen me

3 gjethe. pa llogaritur gjethet e bazës. Është

mirë që gjethja e majës të jetë nga jashtë

ose anësore. Pas pincimit vërehet së nga tre

sythat dalin degëza të parakohshme. Degëza

e parakohshme që ka drejtim vertikal, duhet

të hiqet krejt kur ka arritur gjatësinë 7-8 cm,

kurse ajo e poshtmja ose anësorja pincohet

në dy sytha. Duke vepruar në këtë mënyrë,

pema do të hyjë me shpejt në prodhim.

Duhet të kihet kujdes që degëzat veshëse të

kenë drejtim horizontal (kënd 90°) dhe të

lihen 10-12 cm larg njëra-tjetrës, në mënyrë

të këmbyer, nga të dyja anët e degës

skeletore. Lastari që del nga sythi i majës,

Pemëtari e Përgjithshme

122

në të dyja degët skeletore, lihet të rritet

lirisht dhe pas çdo 20-25 cm rritjeje,

shtrihet mbi hu dhe lidhet ashtu si vitin e

pare.

Krasitje në vitin e tretë dhe në vilet

pasardhëse. Në vitin e tretë vazhdohet puna

për forcimin e katit të pare. Në rast së në

këtë vit degët skeletore kanë arritur

gjatësinë ë kërkuar, ato krasiten në mënyrë

që të shtohen degëzat veshëse të pjesës

njëvjeçare, ashtu si u veprua më sipër.

Në rast së kati i pare është formuar

plotësisht, udhëheqësi pritet në lartësinë e

katit të dytë, në 3 sytha. Sythi i majës do të

japë zgjatjen e udhëheqësit, kurse dy sythat

e tjerë, që duhet të jenë në drejtim të

rreshtit, do të japin degët skeletore të katit

të dytë. Për formimin e katit të dytë dhe të

kateve të tjera ndiqet e njëjta rrugë si për

katin e pare, duke pasur gjithmonë parasysh

që çdo kat fillon të ndërtohet pas

përfundimit të katit paraardhës. Në rast së

krasitjet verore janë bërë në rregull, në

degëzat veshëse të vitit të dytë mund të

bëhet ndonjë rregullim në shpërndarjen e

degëzave. Kur nuk janë bërë krasitjet

verore, atëherë kryhen operacionet që

përshkuam, d.m.th. shkurtimi i tyre në 3

sytha dhe gjatë vegjetacionit ndiqet zhvillim

i tyre duke bërë pincimet e nevojshme.

Kryerja në rregull që në fillim e krasitjeve

verore 'bën që elementet prodhuese të

diferencojnë që vitin e tretë. Pas formimit të

elementeve prodhuese, krasitjet bëhen

drejtpërdrejt në dru, për të mos lejuar

zhvendosjen e prodhimit larg degëve

kryesore, ndryshe do të vështirësoheshin

shumë punët për shërbimet kulturore,

Figura 5.17. Lidhja e degëve skeletore me

kallama

sidomos ato të mekanizuara. Për formimin e

elementeve prodhuese në degët skeletore

mund të veprojmë edhe duke përkulur

degëzat prodhuese dhe duke i lidhur ato që

të ruajnë përkuljen. Nga ana tjetër,

rregullimi i rritjes së degëve skeletore dhe

fuqizimi i tyre mund të bëhet duke

ndryshuar këndin.

Kështu, degëve më të shëndosha u japim

kënd nga 45°-60°, kurse degëve më të

dobëta u japim drejtim vertikal, derisa të

fuqizohen dhe të barazohen me të

shëndoshat, pastaj dhe atyre u japim kënd

nga 45 c -60 c . Por kjo mënyrë kërkon shumë

punë, fuqi punëtore shumë të specializuar.

si dhe materiale lidhëse me shumicë.

Prandaj më e përhapur është mënyra me

krasitje dhe rritja e formave të detyruara në

konstruksione teli. Me formimin e plotë të

kurorës dhe të drunjëzimit të të gjitha

degëve, konstruksioni i telit dhe shtyllat

mund të hiqen.

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 5.18 Lidhja e degëve skeletore me

tela

123

Formimi i palmetës me krah të pjerrët (te

pjeshka dhe kultura të tjera me rritje të

bujshme dhe aftësi të madhe veshëse të

kurorës) ndjek po atë rrugë, por mund të

bëhet më shpejt.

Figura 5.19. Lidhja e degëve me kallama

Horizontal

5. Veglat e krasitjes

Gjatë krasitjes përdoren vegla të ndryshme,

Gërshërë për krasitjen e pemëve. Gërshëra

përdoret në çdo rast, si gjatë krasitjeve

dimërore, ashtu edhe atyre verore.

Sharra. Sharra përdoret për prerjen e

degëve të trasha. Prerja me sharrë është e

ashpër, qelizat në një thellësi 2-3 milimetra

digjen nga fërkimi dhe kështu vështirësohet

mbyllja e plagës. Prandaj çdo plage e bërë

me sharrë duhet të lëmohet me brisk dhe të

lyhet me mastic.

Brisku në formë kize. Ky është brisku më i

manovrueshëm gjatë lëmimit të plagëve.

Figura 5.20. Veglat e krasitjes

Pemëtari e Përgjithshme

124

si: gërshërë, brisqe, sharra, shkallë etj. (fig.

5.20), të cilat duhet të jenë në gjendje të

mirë pune (të mprehura, etj.).

Mund të përdoret edhe për prerjen e degëve

kur janë të holla. Në mungesë të këtij lloj

brisku mund të përdoret edhe brisku i

shartimit.

Gërshërë majash. Këto janë njësoj si dhe

gërshërët e tjera për krasitje vetëm së

vendosen mbi një shkop të gjatë dhe

komandohen nga poshtë me anë të telit të

lidhur pas dorezës. Këto gërshërë përdoren

për prerjen e degëve të majave që nuk

arrihen me dorë.

Shkallët. Me anë të shkallëve priten me

dorë degët e buta që nuk arrihen. Për këtë

qëllim përdoren shkallë të ndryshme, por

më të përshtatshme janë ato me

mbështetëse, pasi nuk e takojnë pemën, e

cila ndryshe mund të dëmtohej.

Kohët e fundit krahas prirjes për uljen e

kurorës, po gjen përhapje përdorimi i

platformave të vendosura mbi traktorë të

modifikueshëm për krasitje, vjelje etj. Në

këtë mënyrë njeriu lëviz me lehtësi nga

njëra pemë të tjetra, nga njëra majë të tjetra,

pa humbur kohë.

Për të mbajtur në gjendje të mirë veglat e

krasitjes, duhet të jemi të pajisur me veglat

e pastrimit, si lyrësues, lecka etj., si dhe me

veglat për mprehje, si gurë smerili, rrip për

mprehje etj.

6. Mënyra e kryerjes së prerjeve

Shkurtimi i lastarëve dhe i degëzave

njëvjeçare bëhet mbi syth. Prerja nuk duhet

të jetë as shumë e ulët, dhe as shumë e lartë

(fig. 5.21 ) dhe të ketë pjerrësi prej 45° nga

ana e kundërt e sythit. Ana e sipër-me e

prerjes duhet të jetë 2-3 mm mbi majën e

sythit, kurse ana e poshtme 2-3 mm mbi

bazën e sythit. Kur sythi është shumë i

vogël në krahasim me trashësinë e degëzës,

atëherë pjesa e sipërme. e degëzës duhet të

jetë 3-4 mm mbi majën e sythit. Gjatë

prerjeve duhet të përdoret mirë gërshëra.

Pjesa e mprehtë dhe e gjerë e gërshërës

pret, kurse pjesa e trashë shtrëngon dhe

pjesërisht shtyp. Për këtë gjatë prerjes ana e

mprehtë e gërshërës vendoset nga baza e

degëzës. Kështu plaga mbyllet më shpejt.

Pemëtari e Përgjithshme

125

Figura 5.21. Shkurtimi i lastarëve

Prerja gjatë heqjes së degëzave dhe degëve.

Në bazën e degës më të hollë lëkura

rrudhoset duke formuar rreth saj një unazë .

Unaza mbyllet plotësisht, pra formohet mirë

në të gjithë perimetrin e bazës së degëzës;

kur degëza formon një kënd të gjerë me

degën që e mban, unaza mbyllet plotësisht.

Përkundrazi, kur ajo formon kënd të

ngushtë, nuk mbyllet plotësisht në pjesën e

poshtme të degëzës.

Figura 5.22. Shkurtimi i degëve të trasha

mbi degë të holla

Gjatë kryerjes së prerjes unaza nuk duhet të

cenohet. Për këtë arsye, sa më i vogël të jetë

këndi i degëzimit, aq më larg duhet të bëhet

prerja. Kur prerja bëhet e thellë, plaga

mbyllet me vështirësi dhe kur prerja bëhet e

lartë, ngelet një pjesë e degëzës së hequr, e

cila thahet dhe rrezikon pemën nga

infeksione të ndryshme dhe nga tharje të

mëtejshme.

Kur lind nevoja të priten degë të trasha,

tregohet kujdes që gjatë rrëzimit të degës të

mos shkaktohen shqyerje. Për këtë qëllim në

fillim dega pritet më lart dhe më vonë hiqet

cepi i ngelur. Mund të veprohet edhe duke

bërë në fillim prerjen nga poshtë dhe pasi të

kalojë rreziku i shqyerjes, vazhdohet prerja

nga sipër. të pjeshka prerjet e degëve

skeletore duhet të bëhen me kujdes, pasi kjo

specie e ka drurin e butë dhe dëmtohet

shume nga gërshëra. Për këtë qëllim prerjet

bëhen më lart sythit dhe pasi të zhvillohen

Pemëtari e Përgjithshme

126

lastarët, gjatë krasitjeve dimërore ose

verore, plaga rifreskohet duke hequr pjesën

e thatë deri në drurin e shëndoshë.

Te pjeshka, për të mënjanuar, dëmet, gjatë

shkurtimit të vazhdueshëm të degëve

skeletore përdoret brisku në forme kize.

Dëmtimi i drurit nga gërshëra bëhet edhe në

degëzat veshëse, por aty ky dëmtim nuk ka

rrezik për kurorën, pasi këto degëza

zëvendësohen here pas here.

Te pjeshka, kur duam të shkurtohet një degë

e trashë në afërsi të një dege të hollë, duhet

përdorur prerja me cep . Kur prerja bëhet e

ulët, plaga që ka diametër më të madh së

dega e lënë, thahet, duke hyrë në brendësi të

drurit. Kur prerja bëhet me cep, tharja vjen

duke zbritur gradualisht poshtë, deri të vendi

i degëzimit. Deri në këtë kohë dega e hollë

trashet dhe kur hiqet cepi deri të vendi i

shëndoshë, plaga mbyllet me lehtësi.

PYETJE

1- Cilat janë detyrat e krasitjes?

2- Sa lloje krasitjesh kemi?

3- Cilat janë operacionet kryesore të krasitjes?

Pemëtari e Përgjithshme

4- Ç'rëndësi ka përkulja e lastarëve dhe e degëzave veshëse.

5- Në ç'kohë kryhet krasitja?

6- Cilat janë parimet bazë të krasitjes? Flisni per to.

7- Cilat janë veçoritë e krasitjes së pemëve në vitin e pare pas mbjelljes

në pemëtore?

8- Cilat janë format e kurorave dhe si formohen ato?

9- Flisni per format e lira me udhëheqës.

10- Flisni per kurorën në kate të përmirësuara.

11- Flisni per formimin e kurorës me udhëheqës.

12- Cilat janë përparësitë e kurorave kupore?

13- Si formohen kurorat kupore?

14- Si formohen palmetat në degë të pjerrëta?

15- Si veprohet vitin e pare të formimit të palmetave të pjerrëta?

16 - Cilat janë veglat e krasitjes?

17 - Flisni per mënyrat e prerjes së degëve

127

KAPITULLI I GJASHTE

MIREMBAJTJA E TOKES NE PEMTORE

1. Mirëmbajtja e tokës

2. Punimet e zakonshme dhe teknikat bashkëkohore

3. Mirëmbajtja e pemtoreve

4. Mënyrat e mbajtjes së tokes në pemtore

5. Punimi i tokës

KAPITULLI I GJASHTE

MIREMBAJTJA E TOKES NE

PEMTORE

1. Mirëmbajtja e tokës në pemtore

Nga momenti i mbjelljes së fidanit në

vendin e përhershëm deri në shkuljen e

pemëve të plakura e të thata, në pemëtore

kryhen shërbime agroteknike të veçanta që

favorizojnë rritjen dhe fruktifikimin e

pemës. Këto shërbime mund të kryhen

direkt mbi pemën (krasitje, spërkatje etj) ose

mbi tokën në të cilën janë mbjellë pemët.

Ndërhyrjet mbi tokën ndikojnë mbi

aktivitetin biologjik të tokës që lidhet me

efektivitetin e aparatit rrënjor të pemës,

ndërsa ndërhyrjet mbi bimën kanë për qëllim

të ruajnë atë nga sëmundjet dhe dëmtuesit si

edhe me nxitjen e hyrjes së pemës në

prodhim dhe sigurimin e prodhimeve të

bollshme e të qëndrueshme. Ndërhyrje të

Pemëtari e Përgjithshme

128

tilla kanë rëndësi të ndryshme sipas stadit të

zhvillimit të pemëve frutore. Kështu në

pemëtoret e reja lind nevoja e kryerjes së

shërbimeve agroteknike që ndihmojnë në

formimin e një kurore të qëndrueshme dhe

ndihmojnë në shkurtimin e periudhës

inproduktive. Në pemëtoret që ndodhen në

stadin e prodhimit të plotë, shërbimet

agroteknike synojnë në ruajtjen e ekuilibrit

të sasi/cilësi dhe zgjatjen e stadit të

prodhimtarisë.

Sidoqoftë ato duhet të koordinohen me njëra

tjetrën për të evituar mbi shpenzimet që

mund të vihen re. Më poshtë do të

shqyrtojmë disa nga shërbimet agroteknike

më të rëndësishme të praktikave tradicionale

dhe atyre moderne të kultivimit e pemëve

frutore.

2. Punimet e zakonshme dhe teknikat

bashkëkohore

Zgjedhja e mënyrës më efikase të kultivimit

në kuadrin e sistemit “tokë-rrënjë” të pemës

varet nga kushtet klimatiko-tokësore dhe

nga niveli i zhvillimit të pemëtarisë.

Sidoqoftë teknika e kultivimit duhet të

respektojë aktivitetin mikrobik të tokës, të

sigurojë qarkullim të rregullt të lagështisë së

ajrit midis tokës dhe atmosferës, të sigurojë

përbërje mekanike të mirë e të evitojë

efektet e ngjeshjes. Më parë mbizotëron

tendenca e punimeve periodike në të gjithë

sipërfaqen, sot kjo mënyrë gjen aplikim

vetëm në kushte specifike klimatikotokësore.

Tendenca e frutikulturës moderne

anon nga zëvendësimi i punimeve

sipërfaqësore të tokës me shërbime të tjera

agroteknike.

Punimet e zakonshme të tokës fillojnë herët

në pranverë kryhen në mënyrë periodike deri

në verë. Janë të rëndësishme sidomos në

tokat e paujitshme dhe zonat me pak reshje.

Në kushte ë tilla kryhen punime në të gjithë

sipërfaqen e pemëtores me thellësi jo më të

madhe së 10 cm. Të tilla punime mund të

realizohen me anë të kultivimeve të cektë

ose frezimeve duke përfshirë si hapësirën

midis rreshtave edhe atë midis pemëve.

Punime të tilla ndihmojnë rritjen në thellësi

të rrënjës, luftimin e barërave të këqija etj

duke pakësuar ndjeshëm evapotranspiracionin.

Gjithashtu herët në vjeshtë për kushtet e

vendit tonë mund të jetë e dobishme kryerja

e një ose dy punimeve në thellësi deri 15-20

cm me qëllim që të shtohet kapaciteti i

rezervave ujore në tokë dhe të realizohet

Pemëtari e Përgjithshme

129

përmbysja e plehrave organike e fosfo

potasike që janë më pak të lëvizshme në

tokë. Megjithatë ky grup punimesh

periodike mund të shkaktojë plagë dhe

dëmtime të bimëve e sidomos në degët e

poshtme skeletore ose të trungut e për pasojë

prekjen e pemës nga sëmundje dhe dëmtues

të ndryshëm.

Në pemëtoret me rezerva ujore të bollshme,

punimet periodike në të gjithë sipërfaqen

nuk preferohen për shkak të disa pasojave që

japin si: - krijimin e shtresë së punimit e cila

është tipike për zonat me toka të rënda dhe

çon deri në asfiksimin e plotë të bimës;ngjeshja

e tokës sidomos në zonën midis

rreshtave për shkak të kalimit të një numri të

madh mjetesh pengon qarkullimin e tyre në

periudha me lagështi duke penguar

gjithashtu edhe trajtimin e bimëve me

antiparazitarë, shkakton dëmtime të aparatit

rrënjor, sidomos për nënshartesat nanizuese

që zhvillojnë cekat aparatin rrënjor.

Për të eliminuar këto efekte të

padëshirueshme zgjidhja më e mirë dhe më

e përshtatshme është krijimi i një tapeti të

gjelbër të përhershëm ose krijimi i brezave

të gjelbër vetëm në zonën midis rreshtave

ndërsa rreshtit bëhet luftimi i barërave të

këqija nëpërmjet trajtimeve kimike ose

prashitje.

Mbulimi i pjesshëm me bar ka disa

avantazhe:

- garanton kryerjen e vazhdueshme të

trajtimeve antiparazitare pa ngjeshur

tokës

- minimizon luhatjet e temperaturës e për

rrjedhojë dhe fenomenin e klorozës

- favorizon porozitetin dhe ajrimin e

shtresave sipërfaqësore

- favorizon zhvillimin e sistemit rrënjor në

shtresën e sipërme duke lehtësuar

thithjen e elementëve ushqimorë që

dallohen për lëvizje të vogla (fosfor

potas etj)

- përmirëson shijen dhe ngjyrën e frutave

si nga thithja më e mirë e elementëve

fosforo-potsike dhe nga efekti lente i

vesës etj

Fugra 6.1. Lenja ne gjendje të lire e

pemtoreve

Figura 6.2. Mbulimi me bar i pemëtoreve

(mbulesë vegjetale)

Pemëtari e Përgjithshme

130

Të gjitha këto efekte pozitive që rrjedhin

nga mbulimi i sipërfaqes me barëra

pasqyrohen në përmirësimin e ekuilibrit

rritje vegjetative-frutifikim, nëse teknika e

kryerjes është korrekte dhe e harmonizuar

drejt dhe me shërbimet e tjerë agroteknike si

ujitja, plehërimi etj.

Mbulimi i sipërfaqes me barishte nuk është

racionale prandaj është e domosdoshme të

zgjidhet lloji i përshtatshëm në përputhje me

kushtet pedo-klimatike të zonës për të

formuar një tapet të gjelbër. Për krijimin e

tapetave të gjelbër të përkohshme përdoren

bimë graminore e leguminoze me rritje të

vogël e kërkesa të pakta për lagështi. Ato

rriten gjatë periudhës pranverë-verë. Ky tip

bashkëshoqërimi mund të përdoret në

pemëtoret që kanë nevojë për lëndë

organike. Në fakt me kryerjen e punimeve

në vjeshtë realizohet përmbysja e masës së

gjelbër që ndodhet në tokë e pranishme

midis rreshtave apo bimëve të cilës mund ti

shtohet edhe një sasi plehu organik.

Mbjellja e pjesshme, krasitja dhe copëtimi

para linjifikimit të kërcellit të barishtoreve

ndikon në mënyrë të konsiderueshme në

rritjen dhe ruajtjen e pjellorisë së tokës. Në

rastin e krijimit të një tapeti të përhershëm

me bar, krahas përdorimit të llojeve

specifike, mund të ndodhi që të zhvillohen

edhe lloje të florës spontane.

Kjo rrjedh nga moskryerja perfektë e

shërbimeve agroteknike, prandaj lind nevoja

e sakrifikimit periodik dhe rimbjelljes.

Barërat e këqija kositen kur arrijnë lartësinë

15 cm dhe lihen mbi sipërfaqe.

Në tokat e pjerrtë mbjellja e bimëve

livadhore dhe mbajtja e mbuluar e sipërfaqes

së pemëtoreve ndikon pozitivisht në ruajtjen

e saj nga erozioni si në tabelën e

mëposhtme:

Gjendja e tokës Sasia e tokës së

larguar përmes

erozionit (t/ha vit)

E punuar 37.8

E mbuluar me bimësi 0.2

Tabela 6.2 Mbjellja e tokave të ndryshme

me bimësi

Tokat e mbjella me bimësi janë gjithashtu

më të përshkueshme, kanë përmbajtje më të

lartë të lëndës organike në shtresat e sipërme

dhe sigurojnë strukturë më të qëndrueshme.

Mbulesa me bimësi e tokës ndikon

gjithashtu pozitivisht dhe në drejtim të

përmirësimit të rezervave ujore sepse përveç

përmirësimit të strukturës së saj pengon

rrjedhjen sipërfaqësore të reshjeve.

Bashkëshoqërimi i pemëve me bimë

livadhore të caktuara mund të jetë tepër

efektiv madje konkurrenca që shfaqin bimët

arishore në momente të caktuara mund të

jetë shumë e dobishme për aktivitetin

vegjetativ e riprodhues të pemës. Kështu

mund të përmendin së në pranverë intensiteti

i thithjes së lagështirës nga toka është më i

lartë për bimët barishtore, që favorizon

largimin e lagështisë së tepërt, (sidomos në

tokat më pak të përshkueshme) që është e

dëmshme për sistemin rrënjor të pemëve

frutore.

Pemëtari e Përgjithshme

131

Luftimi i barërave të këqija ka për qëllim

eliminimin e tyre duke përdorur preparate

kimike pa kryer punime sipërfaqësore.

Llojshmëria e këtyre preparateve është

shumë e madhe dhe ata mund të shkaktojnë

therjen totale të barërave ose tharjen e

përkohshme të pjesës mbitokësore të tyre.

Veprimi i tyre mund të jetë i thjeshtë përmes

kontaktit nëpërmjet thithjes nga organet

vegjetative dhe bllokimi i aktivitetit

vegjetativ ose me karakter hormonal psh

2,4-D që synojnë bllokimin e metabolizmit

të fitorregullatorëve endogjen të bimës së

trajtuar.

Duhet theksuar së në pemëtoret e trajtuara

në këtë mënyrë sistemi rrënjor i pemëve

tenton të afrohet drejt sipërfaqes së tokës,

por nga ana tjetër ai është i ndjeshëm vet

ndaj preparateve të përdorura për luftimin e

barërave të këqija. Specie të ndryshme kanë

ndjeshmëri të ndryshme ndaj këtyre

preparateve psh bërthamorët janë më të

ndjeshme së farorët dhe hardhia.

Figura 6.3 Barërat e keqja dhe luftimi i

tyre

Në tërësi preferohen preparate që janë më

pak të tretshme dhe me shkallë të lartë

biodegradimi. Në varësi të kulturës dhe

moshës së saj mund të përdoren preparate

sistemike ose kontakti.

Mulcërimi, është një praktikë mjaft e vjetër

që konsiston në mbulimin e sipërfaqes së

tokës me një shtresë materiali bimor inert

(byk, kashtë, bërsi, gjethe të ndryshme etj).

Kjo praktikë ka si qëllim që të pengojë

zhvillimin e barërave të këqija, evaporimin

dhe transpirimin nëpërmjet barërave të

këqija. Për rrjedhojë ka ndikim pozitiv në

rregullimin e bilancit ujor në tokë dhe

shtimin e lëndës organike.

Kjo praktikë kultivimi gjen aplikim të gjerë

në pemëtoret e reja sidomos në fidanishte.

Në këto raste meqenëse sistemi rrënjor ka

shtrirje të kufizuar në hapësirë, sasia e

materialit mbulues është më e vogël dhe

efektet e mulcërimit janë më ta larta.

Pemëtari e Përgjithshme

132

3. Mirëmbajtja e pemëtoreve

Arritjet e pemëtarisë varen shumë nga

kryerja me kohë dhe mirë e të gjitha

shërbimeve të nevojshme agroteknike në

varësi të veçorive jetësore të pemëve, të

fenofazave që kalojnë ato, të kushteve

klimatiko-tokësore etj. Kur shërbimet

agroteknike kryhen mirë e sipas kërkesave të

bimëve, realizohet një zënie më e mirë,

fidanët rriten dhe zhvillohen siç duhet,

formojnë kurorë në një kohë më të shkurtër,

frytëzojnë herët dhe japin prodhim më të

mirë nga ana sasiore dhe cilësore. Po ashtu,

shërbimet e mira luajnë një rol vendimtar në

jetëgjatësinë e pemëve.

Shërbimet kryesore që kryhen gjatë

kultivimit të pemëtoreve, janë: mbajtja e

mirë e tokës, plehërimet, ujitjet, kullimi,

spërkatjet ndaj sëmundjeve dhe insekteve,

krasitjet etj.

4. Mënyra e mbajtjes së tokës në

pemëtore

Pemëtoret zënë sipërfaqe të madhe, prandaj

për t'u mbajtur në rregull duhen kaluar një

sërë vështirësish. Këto vështirësi shtohen më

tepër në zonat kodrinore për shkak të

pjerrësisë së terrenit. Mënyra e mbajtjes së

tokës lidhet me masat për mbrojtjen e tokave

të pjerrëta nga gërryerjet, me ajrimin e saj,

me sigurimin e. një regjimi ujor të mirë si në

luftë për ruajtjen e lagështirës së nevojshme,

ashtu edhe për largimin e lagështirës së

tepërt, me sigurimin e një regjimi ushqimor

të mirë. Për këto arsye, në vende të

ndryshme, në zona të ndryshme dhe në

kushte të ndryshme klimatiko-tokësore janë

përpunuar mënyra të ndryshme të mbajtjes

së tokës në pemëtore.

Mbajtja e pemëtoreve me kultura

livadhore. Kjo është një nga mënyrat që

kanë qenë përdorur shumë të ne. Toka e

kësaj pemëtoreje lihet livadh i lire në forme

kullote ose përdoret për t'u korrur për bar.

Për këtë qëllim mund të mbillen barëra të

ndryshme livadhore.

Në përgjithësi, kur mbahet livadh, toka në

pemëtore pëson në disa drejtime ndryshime

në dëm të pemëve. Kulturat livadhore

tërheqin nga toka sasi të mëdha uji. Si

pasojë, në këtë rast pakësohet mjaft

lagështira e tokës. Ky ndikim është shumë i

madh, sidomos gjatë verës, kur reshjet në

përgjithësi janë shumë të kufizuara, kurse

pemët kanë në këtë kohë nevoja të mëdha

për ujë. Po ashtu kulturat livadhore tërheqin

nga toka sasi të mëdha lëndësh ushqimore

dhe pakësojnë mjaft furnizimin normal të

pemëve.

Dhe së fundi, livadhi, duke qenë së nuk

punohet gjatë disa viteve, frenon ajrimin e

mirë të tokës, duke penguar kështu si

frymëmarrjen intensive të rrënjëve, ashtu

edhe veprimtarinë jetësore të mikrogjallesave

në drejtim të shpërbërjes së

lëndëve organike në tokë, për t'i bërë ato të

përvetohen me lehtësi nga bimët.

Prandaj, në këtë pemëtore lastarët e

ndërpresin rritjen që në fillim të verës dhe

kështu ato gradualisht dobësohen dhe thahen

para kohe. Livadhi ndikon mjaft negativisht

në sasinë dhe në cilësinë e prodhimit, pasi

shtohet sasia e fryteve të rrëzuara

(veçanërisht në qershor) dhe ato që mbeten

janë shumë të vogla. Pasojat negative të

livadhit duken veçanërisht qartë në tokat

Pemëtari e Përgjithshme

133

kodrinore, ku si regjimi ujor, ashtu edhe ai

ushqimor janë në kushte më të vështira. Kjo

mënyrë mbajtjeje e tokës nuk duhet

përhapur, pasi është mjaft primitive.

Të ardhurat e siguruara nga kulturat

livadhore nuk mbulojnë në asnjë mënyrë

dëmet e shkaktuara në kurriz të pemëve.

Megjithatë, në pemëtore të mbjella në toka

të pjerrëta e të pasistemuara, nganjëherë, për

t'i mbrojtur nga gërryerja, këshillohet mbjell

a e një pjese të sipërfaqes së livadhit, në

forme brezash, midis rreshtave një po dhe

një jo, në drejtim të kundërt të pjerrësisë.

Pas dy-tre vjetësh bëhet ndërrimi i tyre,

brezat e punuar mbillen, kurse në brezat që

ishin livadh, bëhet punimi i tokës. Ndikimi

negativ i livadhit nuk është i njëjtë në të

gjitha kulturat frutore.

Kështu, bërthamoret, e sidomos pjeshka,

dëmtohen më shumë, kurse faroret më pak,

po ashtu në grupin e faroreve, molla qëndron

më mirë në livadh sesa dardha; ose

kumbulla e vishnja më mirë së pjeshka,

kajsia, qershia etj. Livadhi këshillohet të

mbahet atëherë kur sigurohet regjimi ujor

me anë të ujitjes dhe ai ushqimor me anë të

plehërimit. Megjithatë, edhe në këtë rast

këshillohet mbjellja. e ndonjë kulture

shoqëruese.

Punimi i tokës rreth pemëve. Me anë të

kësaj mënyrë sigurohet punimi i vetëm i një

pjese të sipërfaqes së tokës, kurse pjesa

tjetër lihet në forme livadhi ose mbillet me

kultura të tjera. Punimi i tokës bëhet vetëm.

rreth trungut veç për çdo pemë ose në forme

shiritash në çdo rresht. Mënyra e dytë në

krahasim me të parën ka një sërë

avantazhesh. Kështu, në tokë përmirësohet

pjesërisht regjimi ujor e ushqimor si dhe

ajrimi i saj, duke ndikuar mjaft në

përmirësimin e gjendjes së pemëve frutore.

Pemët zhvillojnë sistem rrënjor të fuqishëm,

që del në gjerësi jashtë projeksionit të

kurorës.

Prandaj sipërfaqja e tokës së punuar, duke

filluar nga viti i pare i mbjelljes, duhet të

vijë vazhdimisht duke u zgjeruar. Kështu, në

qoftë së në vitin e pare punohet një rreth me

1 m gjerësi diametër, në vitet pasardhëse ,

zona e punuar duhet të zgjerohet me nga 0,8

- 1 m në çdo vit, gjysma në njërën anë dhe

gjysma në anën tjetër të pemës. Në faroret,

për arsye të rritjes më të ngadalshme, të tyre,

edhe zgjerimi i zonës së punuar mund të jetë

më i vogël, 60-80 cm diametralisht në vit.

Kjo mënyrë punimi këshillohet të pemët e

reja dhe në pemëtore të mbjella në toka të

pjerrëta, ku nuk ka asnjë mundësi

mekanizimi.

Mbjellja e kulturave bujqësore. Në vitet e

para të jetës së tyre pemët frutore

shfrytëzojnë një sipërfaqe të kufizuar të

tokës së pemëtores, Vetëm me kalimin e

disa viteve sistemi rrënjor zë gjithë token.

Koha e nevojshme për të shtrirë rrënjët në

gjithë token është e ndryshme për pemë të

ndryshme frutore. Kështu, p.sh., molla e

dardha mbi nënshartesa të dala nga fara e

zënë të gjithë sipërfaqen e tokës me rrënjë

pas 10-12 vjetësh, pjeshka e kumbulla pas 5-

7 vjetësh etj. Zakonisht kjo përkon me

kohën e hyrjes së pemëve në frytëzim të

plotë.

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 6.4. Punimi i tokës rreth bimës

134

Të ndryshme duhet të jenë, gjithashtu, dhe

kërkesat e pemëve dhe të bimëve shoqëruese

lidhur me ujitjen. Kështu, p.sh., nuk duhet të

mbillen kultura që duan shumë ujitje midis

kajsive, bajameve, pjeshkëve, etj.. pasi këto

të fundit do të dëmtoheshin. Në pemëtore

duhet të mbillen vetëm ato kultura, të cilat

japin prodhime të kënaqshme dhe në këto

kushte bashkëshoqërimi të ketë leverdi

ekonomike. Me rritjen e pemëve, rendimenti

i kulturave bujqësore vjen duke u zvogëluar.

Po kështu, sa më larg rreshtit të pemëve të

jenë bimët, aq më i madh është edhe

prodhimi. Sipas vrojtimeve të bëra është

vënë re së rendimenti është gati dy here më i

madh në zonën e me sit të largësisë midis

rreshtave sesa në afërsi të tyre. Me kultura

shoqëruese mund të mbillet vetëm zona që

është e lire nga rrënjët e pemëve. Me rritjen

e pemëve, gradualisht vjen duke u

zvogëluar, mbjellja e kulturave shoqëruese.

Kështu, kur pemët frutore hyjnë plotësisht

në prodhim, kulturat shoqëruese duhet të

përjashtohen nga pemëtorja. Megjithatë, të

pemët me prodhim mund të lejohet mbjellja

e bimëve vetëm në 30% "të zonës midis

rreshtave vetëm me ato bimë që kanë aftësi

të mbajnë sistemin rrënjor afër sipërfaqes së

tokës.

Për të pare mundësinë e kultivimit të

pemëtores me bimë të ndryshme bujqësore,

bëhet grupimi i tyre në këtë mënyrë.

Të lashtat janë bimë krejtësisht të

padëshirueshme për t'u kultivuar në

pemëtore, sepse janë konkurrente shumë të

forta të pemëve në lëndë ushqyese, dhe ujë.

Bimët zhardhokore (patatja, panxhari, etj),

janë bimë që mund të kultivohen në

pemëtore, pasi kërkesat më të mëdha për ujë

dhe lëndë, ushqyese i kanë relativisht vonë,

në kohën kur pemët përfundojnë rritjen e

tyre vegjetative intensive. Nga ana tjetër,

këto bimë, meqenëse janë prashitëse,

ndikojnë pozitivisht në zhdukjen e barërave

të këqija të pemëtoreve, në ajrimin e tokës

etj.

Bimët bishtajore. Këto janë në përgjithësi

mjaft të përshtatshme për t'u mbjellë në

pemëtore si bimë shoqëruese, pasi kanë

aftësi të fiksojnë në tokë azotin e ajrit dhe

kështu toka pasurohet mjaft me këtë element

ushqyes shumë të nevojshëm. Megjithatë,

ato formojnë masë të madhe vegjetative, dhe

konsumojnë shumë ujë nga toka, gjë që

duhet të kihet parasysh sidomos kur pemët

kultivohen në zona të thata.

Bimët foragjere në përgjithësi nuk

këshillohen sidomos foragjeret shumëveçare.

Këto tërheqin nga toka sasi të mëdha

uji dhe lëndësh ushqyese, duke i vënë pemët

Pemëtari e Përgjithshme

135

në kushte të vështira. Pemët në këtë rast

ndërpresin shpejt vegjetacionin dhe lastarët

ngelen të shkurtër. Megjithatë, në rast së

tërfili mbillet në toka të shëndosha dhe të

ujitshme, nuk luan rol negativ, pasi masën

kryesore vegjetative e formon gjatë dimrit

dhe pranverës dhe kështu pas 1-2 kosash

mund të përmbyset në maj ose qershor, në

varësi të kushteve klimatike.

Perimet janë mjaft të përshtatshme

shoqëruese të pemëtoreve. Rezultatet në

pemëtore në këto raste janë mjaft të mira,

pasi krahas shërbimit të perimeve,

intensifikohen shërbimet për pemët. Kështu

pemët kanë rritje vegjetative të mirë dhe

prodhimi është gjithashtu i lartë. Meqenëse

pemët janë të shumëllojshme, duhet të

zgjedhim ato kultura, të cilat nuk bëhen

pengesë për kryerjen në kohë të shërbimeve

agroteknike në pemëtore dhe veçanërisht në

spërkatje dhe ujitje. Jo kurdoherë perimet

kanë dhënë përfundime të mira në pemëtore.

Disa nga kulturat perimore, si: trangulli,

kungulli, bostani, shalqiri patëllxhani,

domatja, speci, patatja e hershme etj., kanë

kërkesa të mëdha për dritë, prandaj nuk

japin rendimente të kënaqshme në pemëtore

(mund të kultivohen vetëm në pemëtoret e

reja).

Disa perime, si; batha, qepa, hudhra, lakra,

spinaqi, fasulja e shkurtër, sallata etj. mund

të kultivohen me sukses jo vetëm në

pemëtore të reja, por edhe në ato të vjetra,

pasi kanë pak kërkesa për dritë. Edhe në

këto lloje pemëtoresh duhet të lihet një rrip

toke i pambjellë pranë rreshtit të pemëve për

të lehtësuar kryerjen e shërbimeve, vjeljet

etj. Si spërkatjet e pemëve, ashtu edhe ato të

perimeve duhet të ndërpriten 20-25 ditë para

vjeljes së prodhimit nga njëra ose tjetra

kulturë.

Pemët frutore. Në pemëtore shpeshherë

llojet e ndryshme të pemëve frutore mbillen

të bashkëshoqëruara. Në mënyrë të veçantë

ka mjaft raste të mbjelljes së pemëve në

vresht. Bashkëshoqërimi i pemëtoreve me

pemë të tjera frutore mund të bëhet për të

shfrytëzuar kohën joprodhuese të disa

kultivarëve frutore me pemë të tilla që hyjnë

shpejt në prodhim dhe e shlyejnë vetveten

për një kohë të shkurtër, pas së cilës me

rritjen e kultivarëve bazë të pemëtoreve,

mund të hiqen. Kështu p.sh., mollët e një

pemëtoreje të një kultivari me rritje të

madhe të mbjellë mbi një nënshartesë me

rritje të fuqishme hyjnë vonë në prodhimtari

të plotë (pas 10-20 vjetësh).

Megjithatë, në rast së toka mbahet

vazhdimisht ugar i zi vihet re një dukuri

mjaft negative. Në sajë të veprimit të

vazhdueshëm të mikro-gjallesave, në tokë

fillon të pakësohet në mënyrë të ndjeshme

sasia e humusit dhe kështu të prishet

struktura. Për të mënjanuar këtë të metë,

është e domosdoshme që mbajtja e tokës

ugar i zi të shoqërohet me përdorimin e

plehrave organike ose me përdorimin e

plehërimit të gjelbër. Për këtë qëllim,

mbillen bimë bishtajore për t'i përmbysur

gjatë punimit të tokës. Plehërime të tilla

duhet të bëhen një here në çdo 2-3 vjet.

5. Punimi i tokës

Një nga shërbimet kryesore për

mirëmbajtjen dhe prodhimin e mirë dhe të

Pemëtari e Përgjithshme

136

rregullt të pemëtores, është punimi i tokës.

Punimet kryen në periudha të ndryshme dhe

i ndajmë në: punime të vjeshtës, të pranverës

dhe të verës. Gjatë vjeshtës ose dimrit

pemëve duhet t'u bëhet punimi i pare i thellë

i tokës. Punimi i vjeshtës është mjaft pozitiv,

pasi me anë të tij mund të bëhet përmbysja e

plehrave organike ose minerale, sigurohet

lagështirë e mirë në tokë për periudhën e

vegjetacionit të ardhshëm dhe, nga ana

tjetër, u jepet kohë rrënjëve të pemëve t'i

mbyllin plagët e shkaktuara gjatë punimit.

Mirë është që punimi i vjeshtës të kryhet

menjëherë pas rënies së gjetheve, por,

megjithatë, mund të vazhdojë gjatë gjithë

dimrit.

Rëndësi të madhe ka përcaktimi i drejtë i

thellësisë së punimit. Kjo varet nga thellësia

e shtrirjes së sistemit rrënjor dhe ndryshon

për pemë të veçanta.

Kështu, për kumbullat, dardhët, mbi ftua,

mollën mbi Dusen e Paradis, vishnjat etj.

punimi duhet të bëhet jo më thellë së 15-18

cm, kurse për mollën mbi mollë të egër,

dardhët mbi dardhë të egër e goricë, pjeshkët

të shartuara mbi pjeshkë, kajsitë, etj. punimi

nuk duhet të bëhet më i thellë së 18-20 cm.

Meqenëse afër trungut rrënjët janë më të

cekëta, punimi nuk duhet të bëhet më thellë

së 10-12 cm. Punimi i thellë duhet të bëhet

me plug, me traktor ose me kuaj dhe kur

këto nuk mund të përdoren ose të sigurohen,

puna kryhet me bel. Në toka të pjerrëta

punimi duhet të bëhet në drejtim të tërthortë

me pjerrësinë.

Punimi i pranverës bëhet zakonisht për të

ruajtur lagështirën në tokë dhe për të

zhdukur barërat e këqija. Punimi i pranverës

duhet të bëhet në thellësi 12-15 cm. Në rast

së nuk është bërë punimi i vjeshtës, punimi

i pranverës shkon deri në 15-20 cm.

Figura 6.5. Punime të ndryshme të tokës

Punimet e verës kanë më tepër karakter

prashitjeje. Ato bëhen për të ruajtur

lagështirën, si dhe për të luftuar barërat e

këqija. Prandaj prashitjet duhet të bëhen në

thellësi 6-8 cm. Sipas nevojës mund të

bëhen 2-3 ose edhe më shumë prashitje. Ato

mund të kryhen me anë të kultivatorëve me

traktor, me kuaj si edhe me shatë. Kohët e

fundit përdorim të gjerë për punimet e verës

në pemëtore po merr frezimi i tokës.

Përdorimi i herbicideve. Në luftën kundër

barërave të këqija, sidomos në pemëtoret ku

është i vështirë mekanizimi i punimeve të

tokës, përdorimi i herbicideve ka rëndësi të

PYETJE

1- Cilat janë mënyrat e mbajtjes së tokës në pemëtore?

2- Si bëhet punimi i tokës rreth pemëve?

3- Cilat janë kulturat që shoqërojnë pemët frutore?

4. Cilat janë punimet më të zakonshme në pemtore?

Pemëtari e Përgjithshme

137

madhe. Në pemëtari përdoret simazina në

sasinë 3-5 kg/ha, e cila dëmton sistemin

rrënjor të barërave të këqija. Përdoret në

fillim të periudhës bimore kur lagështira

është e madhe. Shpërndahet me anë të

spërkatjes.

Aminotriazoli (5-7 kg/ha) ose granosani (3-5

litra ha) përdoren në dy trajtime në fazën e

rritjes së barërave të këqija, sepse dëmton

masën e gjelbër të tyre. Përfundime të mira

jep dhe kombinimi i këtyre dy herbicideve,

që dëmtojnë sistemin rrënjor dhe atë

vegjetativ të barërave të këqija.

Mulçirimi është mbulimi i sipërfaqes së

tokës së pemëtoreve me materiale të

ndryshme për të penguar avullimin e ujit nga

toka dhe në disa raste për të penguar

dëmtimin e fryteve kur bien në kontakt me

token.

Për mulçimin mund të përdoren kashta,

plastmasa, letra etj. Kashta e shtruar mbi

sipërfaqen e tokës në një shtresë prej 10-12

cm, frenon mjaft avullimin. Në rast së toka

mbahet në forme livadhi, përdoret bari i

korrur. Në tokat e pjerrëta mulçirimi është

mjaft i mirë për ruajtjen e tokës nga

gërryerja.

KAPITULLI I SHTATE

PLEHERIMI I KULTURAVE DRUFRUTORE

1. Plehërimi i pemëve frutore

2. Bashkëshoqërimi i pemëve frutore dhe efektet e tij

3. Rimbjellja e kulturave drufrutore dhe lodhja e tokës

4. Vlerësimi i nevojave për elementë ushqyes

5. Analizat e tokës dhe diagnostifikimi gjethor

7. Teknikat e plehërimit

KAPITULLI I SHTATE

PLEHERIMI I KULTURAVE DRUFRU-

TORE

1. Plehërimi i pemëve frutore

Në krahasim me kulturat e tjera bujqësore

(barishtore) pemë frutore paraqesin mjaft

karakteristika interesante, të domosdoshme

për tu mbajtur parasysh për kultivimin e

suksesshëm të tyre.

Kështu mund të përmendin së nga mbjellja

deri në vjeljen e një kulture barishtore (qoftë

e grupit të drithërave, foragjereve ose

industriale) nevojiten vetëm disa muaj. Toka

e mbjellë me këto kultura në sezonin tjetër i

nënshtrohet përsëri plehërimit dhe punimit,

pra kultura e dytë që mbillet gjen në tokë

Pemëtari e Përgjithshme

138

lëndë ushqyese të lënë në tokë nga bima

paraardhëse dhe njëkohësisht merr sasira të

tjera plehrash nga plehërimi i ri gjatë

mbjellje. Në rastin e mbjelljes së bimëve

leguminoze është gjetur së një pjesë e azotit

atmosferik të fiksuar prej tyre mbetet në

tokë në formën organike, i gatshëm për tu

shfrytëzuar nga bimët pasardhëse. Psh një

përzierje e bathës me bizelen mund të lërë

në tokë një sasi azoti të barabartë me rreth

50 kg/ha N aktiv, ndërsa jonxha mund të

lërë 2-3 herë më shumë.

Figura 7.1. Grumbullimi i plehut në

pemtore me qëllim përdorimin e tij

Për pemët frutore problemi ndryshon

krejtësisht. Ato qëndrojnë në të njëjtin vend

për disa dhjetëra vet. Sipërfaqja e mbjellë

me pemë punohet vetëm në sipërfaqe (20-22

cm) dhe nuk jepet mundësia e përzierjes së

shtresave të ndryshme, gjithashtu nuk

ekziston mundësia e fiksimit të azotit

atmosferik prej sistemit të rrënjëve të tyre.

Për rrjedhojë elementët ushqyes përqendrohen

kryesisht në shtresën e sipërme e

cila pasurohet vazhdimisht me mbeturina

bimore si gjethe degë etj dhe me elementë

mineralë, si rezultat i plehërimeve kimike.

Në këto kushte shtresa e sipërme paraqet një

metabolizëm dhe aktivitet mikrobik mjaft të

lartë. Përkundrazi shtresat e poshtme

varfërohen progresivisht nga lënda organike

e azoti dhe shpesh struktura e tokës bëhet e

ngjeshur (kompakte) duke u bërë e

disfavorshme për pjellorinë.

Gjithmonë nga pikëpamja agronomike

plehërimi i pemëtores duhet të ruajë dhe

pasurojë nivelin ushqimor gjatë gjithë ciklit

prodhues të pemës, me qëllim që të

sigurohet rritje e prodhimtari normale për

Pemëtari e Përgjithshme

139

një kohë sa më të gjatë. Kërkesat për

elementë ushqimor ndryshojnë nga njëra

specie tek tjetra, e megjithatë nisur nga të

dhënat eksperimentale përvojë shumëvjeçare

është gjetur së kërkesat më të mëdha për

elementë të ndryshëm ushqimorë do të

renditeshin si më poshtë; azoti, potasi,

fosfori.

2. Bashkëshoqërimi i pemëve frutore dhe

efektet e tij

Tendenca aktuale është mbjellja e

pemëtoreve të specializuara duke evituar

bashkëshoqërimet si ndërmjet specieve

frutore dhe ndërmjet pemëve frutore dhe

kulturave të tjera të arave. Megjithatë jo

rrallë gjenden pemëtore të bashkëshoqëruara

të cilat kanë efektivitet të mirë.

Bashkëshoqërimi midis specieve të

ndryshme frutore nuk paraqet ndonjë

problem nga pikëpamja e plehërimit. Por kur

bëhet fjalë për specie shumë të ndryshme

midis tyre (psh ulliri dhe agrumet) është e

qartë së secila prej tyre do të trajtohet me

plehërim të veçantë.

E njëjta gjë do të thuhej edhe për

bashkëshoqërimet e pemëve frutore në vitet

e para të jetës me bimët e tjera barishtore.

Kështu mund të përmendim si tipik

bashkëshoqërimin e pjeshkës (në vitet) me

luleshtrydhen. Kujdes më i madhe duhet

bërë gjatë bashkëshoqërimit të pemëtores

frutore në prodhim me kulturat e tjera të

arave. Ndërmjet bimëve më konkurruese në

një pemëtore do të përmendnim : jonxha,

panxhari, misri etj.

Plehërimi i shoqëruar me ujitje mund të

pakësojë deri edhe të eliminojë pasojat e

ashkëshoqërimit, madje sipas të dhënave

eksperimentale është arritur deri edhe

dyfishimi i prodhimit.

Figura 7.2. Një bime bashkëshoqëruese

3. Rimbjellja e kulturave drufrutore dhe

lodhja e tokës

Rimbjellja e pemëve në të njëjtin vend nxit

fenomenin e “lodhjes së tokës”. Ky fenomen

është bërë më i dallueshëm tek pjeshka por

mund të takohet edhe në kulturat e tjera të

drufrutorëve.

Rimbjellja e pemëve drufrutore në të njëjtën

tokë gjithmonë jep efekte jo të

dëshirueshme. Rritja në vitet e para është

shumë e dobët dhe vërehet një përqindje e

lartë e therjeve të bimëve.

Pemëtari e Përgjithshme

140

Shkaqet e kësaj dukurie që është quajtur

lodhja e tokës mund tu atribuohen shumë

faktorëve me karakter mjedisor dhe

pedologjik në veçanti.

Kërkimet shumëvjeçare tregojnë së natyra e

përbërjes së tokës nxit shfaqen e fenomenit,

por duhet përjashtuar hipoteza e hedhur prej

disa frutikultorëve së lodhja e tokës është

shprehje direkte e mungesës së madhe të

makro e mikroelementeve në tokë, si

rezultat i tërheqjes së tyre nga bimët dhe

kulturat e mëparshme. Në fakt është vërejtur

së plehërimi i plotë dhe kompleks ka bërë të

mundur pakësimin e punimeve intensive, ka

përmirësuar strukturën e tokës dhe ajrimin e

saj.

Dezinfektimi i tokës për të eliminuar

popullatat e nematodeve të ndryshme

mendohet së është shërbimi më i

rëndësishëm për të pakësuar fenomenin e

“lodhjes së tokës”. Një shkak tjetër i

shfaqjes së fenomenit mendohet së është

grumbullimi i mbetjeve toksike që kanë

origjinën nga mbetjet e rrënjëve të

mëparshme. Plehërimi i bollshëm e komplet

është shërbimi më i këshillueshëm në rastin

e rimbjelljes së parcelës me të njëjtën specie

drufrutore.

4. Vlerësimi i nevojave për elementë

ushqyes

Vlerësimi i nevojave për elementë ushqyes

në një pemëtore të caktuar ka gjithmonë

karakter orientues për të kryer një plehërim

sa më të përshtatshëm. Ai përfshin analizat e

tokës dhe analizat e organeve të bimës e

sidomos të gjetheve. Kryerja e provave duke

kryer plehërime me doza të ndryshme do të

jepte të dhëna më të mira e më të sakta për

kryerjen e një plehërimi sa më të

racionalizuar, por kjo kërkon zgjatje kohore

disa vjeçare.

Diagnostikimi morfologjik. Ai vlerëson

pasojat e bimës për plehra, bazuar në

vrojtime të pamjes së jashtme të pemës.

Është me mjaft interes si në pemëtari edhe

në vreshtari të vëzhgohet Është me mjaft

interes si në pemëtari edhe në vreshtari të

vëzhgohet çdo simptomë e mungesës së

lëndëve ushqyese.

Mungesa e elementit azot është më e

dallueshme nga frutikultori, sepse jep

simptoma më të qarta. Kështu mund të

përmendim së për të gjitha speciet e

drufrutorëve mungesa e elementit azot

shoqërohet: me rritje të dobët vegjetative,

gjethet kanë ngjyrë të gjelbër të zbehtë,

periudha vegjetative e shkurtër, mungon

dalja e thithakëve dhe këmbëzave, shpesh

lulet nuk kanë numrin e plotë të petaleve

(molla, dardha etj), përqindje e ulët e lidhjes

së frutave etj.

Mungesa e elementit potas (i gatshëm për

asimilim) shfaqet, e skuqjen e pjesëve

periferike të gjetheve në fund të qershorit si

rezultat i përqendrimit të pigmenteve

fenolike (antociane + flavone), nxirje të

shpeshta dhe shfaqje të nekrozave e therje të

gjetheve gjate muajit gusht. Por shpesh

shenjë të tilla mund të përfitohen edhe si

rezultat i prodhimit të madh ose plehërimit

të tepërt azotik të kryer vonë në pranverë.

Pemëtari e Përgjithshme

141

5. Analizat e tokës dhe diagnostifikimi

gjethor

Analiza e tokës është i vetmi element

vlerësimi që disponojmë para mbjelljes së

pemëve në vendin e përhershëm. Ajo është e

dobishme edhe pas mbjelljes sepse na jep

treguesit e përmbajtjes së elementëve

ushqimorë në tërësi. Megjithatë vlera e saj

është e kufizuar për shkak se:

- i vështirë për të marrë kampione

përfaqësues për të gjithë sipërfaqen së

mbjellë për pemëtore duke patur

parasysh që sistemi rrënjor i një

pemëtoreje shtrihet në rreth 8-10000 m3

tokë (ose 12-14000 ton) mjaft e

ndryshme nga një tokë në tjetrën

- pasiguria e matjeve sepse sasia e

elementit që ndodh në tokë nuk do të jetë

i padisponueshëm për thithje nga bima.

Pra sasia e azotit, potasit, fosforit etj që

ndodhet në tokë nuk do të thotë së është

e përdorshme nga pema brenda vitit ose

për disa vjet.

Megjithatë për të krijuar një ide të

përgjithshme për përmbajtjen e elementëve

në tokë duhet të zbatohen disa kritere në

marrjen e kampionaturave;

- kampioni të merret në midis rreshtave e

pemëve në pika të ndryshme të parcelës

- marrja e kampionëve të jetë e veçantë

për shtresën e sipërme deri 20cm.

Analizat kimike duhen shoqëruar me analiza

mikrogranulare dhe të strukturës. Nga

analizat kimike është e rëndësishme të

nxirret përmbajtja e gëlqeres totale dhe

përmbajtja e lëndës organike. Pra treguesit

kryesorë që duhet të na japin analizat e tokës

janë përmbajtja e elementëve N.P.P2O5.pH

etj, dhe mundësisht përqindja e kripëzimit.

Analizat e përmbajtjes së mikroelementeve

në tokë kryhen rrallë dhe nuk gjejnë

përdorim në praktikë. Për mikroelementet

është e dobishme analiza gjethore.

Interpretimi i rezultateve që rrjedhin nga

analiza e tokës bazohet mbi krahasimin e të

Pemëtari e Përgjithshme

142

dhënave të përftuara e të konsideruara

optimale ose kritike. Është gjithashtu e

rëndësishme të referohet metoda e analizës

së përdorur. Psh për interpretimin e

analizave të tokës për mollën e pjeshkën

janë propozuar treguesit e mëposhtëm:

Elementi Metoda e analizës Niveli

Mungesë Dobët Mesatar Lartë

N KEJDAL 0.2

P FERRARI 0.0052

K DIRKS&SCHEFER 0.0017

Në sajë të kërkimeve të shumta janë

përcaktuar kufijtë optimalë të përmbajtjes së

elementëve kryesorë. Për të përdorur me

sukses të dhënat e diagnostikimit gjethor

është mjaft e rëndësishme të dihen rregullat

e marrjes së kampionaturave. Kampionet

është e këshillueshme të merren në

periudhën korrik-gusht ose dy herë brenda

vitit, njëra në fillim të korrikut dhe tjetra në

fillim të gushtit, periudhë në të cilën pema

ka një ndërprerje të vegjetacionit ose ai

është në ritme të ultë. Për çdo analizë

merren jo më pak së 100 gjethe nga mesi i

lastarit ose nga fundi i lastarit për speciet me

intensitet të lartë rritjeje (agrume, hardhi

etj).

Pemëtari e Përgjithshme

Tabela: 7.4. Vlerat optimale të përmbajtjes së elementëve kryesorë në gjethe për speciet

kryesore të pemëve frutore.

Specia Azot Fosfor Potas Kalcium Magnez

Portokall 2-3 0.14-0.16 1-1.5 3-.35 0.3-0.6

Qershi 1.7-2.2 0.1-0.2 1.2-2 1.4-2.4 0.1-0.3

Mollë 2.2-2.4 0.17-0.21 1.7-2.5 1.3-1.8 0.3-0.4

Dardhë 2.2-2.5 0.12-0.25 1.0-2 1.2-1.7 0.3-0.5

Pjeshkë 3.4-3.6 0.17-0.21 2.2-2.8 1.5-2 0.6-1

Kajsi 2.5-2.7 0.22-0.24 2-2.25 - 0.3-0.4

Kumbull 2.2-2.4 0.18-0.2 2.2-2.25 - 0.3-0.4

Hardhi 2.4-2.8 0.13-0.21 1.4-1.5 1.7-3.5 0.5-0.6

Ulli 1.6-2 0.18-0.23 0.82-1.17 1.8-2.8 0.14-0.15

Nëse do të krahasoheshin të dhënat e

analizës së tokës me treguesit e analizës

gjethore shpesh mund të gjenden të dhëna

kontradiktore dhe kjo rrjedh nga fakti së në

tokë mund të ndodhen sasira të mëdha të një

elementi por ai është në formë të

padisponueshme për bimën.

Megjithatë për të interpretuar e përdorur një

analizë me sukses është e domosdoshme të

mbahen parasysh disa faktorë të tjerë:

- kultivari dhe nënshartesa. Kultivarë të

ndryshëm kanë intensitet të ndryshëm të

tërheqjes së elementëve ushqimorë si

rezultat i veçorive gjenetike të kultivarit.

Psh kultivari i pjeshkës “diksired”ka

intensitet më të lartë ushqimi së

“redhaven” ndërsa kultivari “navel” i

portokallit ka përmbajtje më të lartë të

potasit së ai “valencia”. Ndikim të

fuqishëm ka edhe nënshartesa, psh

dardha e shartuar mbi ftua dhe e

143

kultivuar në terrene gëlqerore tërheq më

tepër Ca sesa ajoi e shartuar mbi filiza të

dardhës së egër etj

- sasia e prodhimit. Në pemët me prodhim

të lartë vërehet një përqindje më e ulët e

elementëve mineralë në gjethe. Kjo vjen

si rezultat i tërheqjes së këtyre

elementëve më me intensitet nga ana e

frutave në rritje

- mosha e gjetheve të marra për analizë

dhe pozicioni i tyre në pemë. Influenca e

këtij faktori mund të eliminohet duke

fiksuar kohën që është më e

përshtatshme si për speciet gjetherënëse

edhe për ato gjithmonë të gjelbra siç

përmendëm më lart. Pothuaj për të gjitha

speciet vërehet një dukuri e

përgjithshme; përmbajtja e tre

elementëve kryesorë, azot, potas, fosfor,

në fazat e para të rritjes intensive të

lastarit pëson një ulje të menjëhershme,

ndërsa më tej përmbajtja e tyre

stabilizohet.

Koha në të cilën gjethja ka stabilitet më të

mirë në përmbajtjen e elementëve ushqyes

përkon me moshën 3-4 muajsh për speciet

gjetherënëse dhe 6-7 muajsh për speciet

gjithmonë të gjelbra.

- faktorët ambientalë dhe agroteknik. Ndër

këta mund të përmendim reshjet e

pranverës. Në vitet me pranverë të thatë

përmbajtja e azotit në gjethe është e ulët.

Në grupin e faktorëve agroteknikë që

japin ndikime të dukshme mbi

përmbajtjen kritike të gjethes janë:

plehërimi kimik, mulçërimi, sëmundjet e

aparatit rrënjor, prania e ujërave freatike

afër sipërfaqes, ndikimi i barërave të

këqija etj.

Teknikat e plehërimit

Teknikat e plehërimit përfshijnë zgjedhjen e

elementit ose elementëve të plehërimit,

formën e këtij elementi të kompozuar në

plehun përkatës (forma nitrike, amoniakale

ose organike për rastin e azotit), tipin e

plehut, sasia e tij, koha e mënyra e hedhjes

etj. Teknika më e mirë dhe më efektive do të

ishte ajo që lejon të merren rezultate më të

mira me shpenzimet më të ultë. Në pemëtari

dallojmë plehërimin bazë, ose të mbjelljes

dhe plehërimin vjetor ose të mirëmbajtjes.

Për të arritur rezultate të mira me plehërimin

e mirëmbajtjes është e domosdoshme të

mbahen parasysh dhe mundësia dhe mënyra

e ujitjes, sistemi i punimit të tokës dhe

bashkëshoqërimet e mundshme.

Plehërimi bazë

Pemëtari e Përgjithshme

144

Figura 7.5. Plehërimi i kulturave të

ndryshme

Kryhet në momentin para mbjelljes së

fidanit në pemëtore. Shpesh është quajtur

plehërim rezervë sepse synon të pasurojë me

elementë ushqimorë të asimilueshëm nga

bima, shtresat e poshtme të tokës me

elementë të tillë si fosfori, potasi, e në toka

acide me kalcium për të korrigjuar

alkalinitetin e tokës meqenëse elementë të

tillë lëvizin shumë ngadalë në tokë. Në këtë

mënyrë fidanit i vihen në dispozicion

rezerva ushqimore të asimilueshme gjatë

ciklit të tij biologjik. Për plehërim bazë

rekomandohen 500-600 kg P2O5 i

asimilueshëm / pH; 800-1000 kg K2O dhe

një sasi e bollshme plehu organik, i cili duke

iu nënshtruar mineralizimit gradual shërben

si një depozitë e elementëve ushqimorë për

disa vite me radhë.

Plehërimi i emergjencës

Gjatë tranpiantimit nga fidanishtja në

pemëtore fidani pëson një tronditje që

shkaktohet si rezultat i shkëputjes dhe

dëmtimit të sistemit rrënjor gjatë shkuljes

nga fidanishtja. Kjo çon në luhatje

fiziologjike e metabolike të fidanit. Për të

stabilizuar sa më shpejt gjendjen e fidanit

dhe rifillimin e aktivitetit fiziologjik e

biologjik normal të tij është përdorur që në

kohët më të lashta trajtimi i sistemit rrënjor

me llucë të përgatitur nga një përzierje pleh

stalle i freskët + argjilë në raport 1:1.

Plehërimi i përvitshëm. Gjatë dy

dhjetëvjeçarëve të fundit është vënë re

tendenca e plehërimeve të përvitshme me

sasira të bollshme sidomos të plehrave

azotike gjë që çoi në daljen e probleme

ekologjike si ndotja e ujërave, shtim i

nitriteve në prodhimet e frutikulturës etj.

Dukuri të tilla bënë që sot të flitet gjithmonë

e më shumë për produkte biologjike pa

mbetje kimike. Në këtë kontekst frutat zënë

një vend të veçantë. Për t'ia arritur këtij

qëllimi është e këshillueshme të evitohet në

maksimum shpërndarja e plehrave azotike

duke kryer fraksione të këtij plehërimi në

momentet më të nevojshme për pemën, si në

momentin e rifillimit të vegjetacionit etj.

Pemëtari e Përgjithshme

145

Koha e shpërndarjes së plehrave. Për të

përcaktuar drejt kohën e hedhjes së plehrave

me synim që të merret koeficienti më i lartë

i shfrytëzimit të tyre është e rëndësishme të

njihet periudha e rritjes intensive të rrënjëve

gjatë vitit.

Në kushtet e klimës së ngrohtë rrënjët e

pemëve gjetherënëse rriten me ritme të

ndjeshme në vjeshtë dhe pranverë duke

arritur maksimumin në periudhën para

lulëzimit.

Me rritjen intensitetit të zgjatjes së lastarit,

rritja e rrënjëve pakësohet derisa kap vlerat

më të ultë gjatë verës dhe rifillon me

intensitet në vjeshtë. Rrënjët e formuara në

vjeshtë ruajnë vitalitetin e tyre deri në muajt

e dimrit, madje gjatë tij kur temperatura

është më e lartë së 5 gradë vazhdon rritja

dhe formimi i rrënjëve të reja, por me ritme

më të ultë.

Edhe në pemët gjithmonë të gjelbra (ulli,

agrume, nespulla etj), rrënjët janë objekt i

ciklit të rritjes dhe alternojnë me rritjen e

pjesës ajrore. Në këto rrethana natyrisht

thithja e elementëve ushqimorë varet nga

temperatura e tokës. Zakonisht për pemët

frutore ajo luhatet në kufijtë 7-22 gradë,

gjithmonë në kushte të favorshme lagështie.

Mbi 32 gradë aktiviteti i rrënjëve bie në

kufij minimalë.

Këto veçori bëjnë që në pemëtari ndryshe

nga bimët e arrave koha e shpërndarjes së

plehrave fosfatike e potasike nuk është e

lidhur me ciklin vegjetativ të kulturës.

Përkundrazi ajo bëhet për të pasuruar tokës

dhe për të plotësuar kërkesat e bimëve. Në

mënyrë orientuese këshillohet si periudha

më e përshtatshme mesi i vjeshtës deri në

fund të shkurtit. Kjo varet nga natyra e

tokës, kushtet klimatike të zonës, nevojat për

fuqi punëtore etj.

E njëjta periudhë kohore këshillohet edhe

për plehun organik, kaliumin e magnezin.

Plehërimi azotik përkundrazi duhet të bëhet

pjesërisht në fund të dimrit e fillim të

pranverës, kur sistemi rrënjor ka filluar

intensivisht aktivitetin fiziologjik dhe pema

është gati të fillojë vegjetacionin ose frutat.

Përkundrazi në pemët e reja që janë në fillim

të vegjetacionit dhe të formimit të kurorës

mund të kryhet shpërndarja e plehrave

azotike gjatë gjithë pranverës për të nxitur

rritjen sa më të madhe të masës së gjelbër.

Mënyra e shpërndarjes së plehërave.

Efikasiteti i plehërimit varet shume nga

mënyra e shpërndarjes së tyre në tokë. Në

bimët 1-3 vjeçare plehrat në formë pluhuri

ose të granuluara shpërndahen në kufizim

(2-4 metra 2) përreth trungut.

Në pemët e rritura dhe të mbjella në distanca

të mëdha si ulliri, arra, bajamja, ose

pemëtoret e trashëguara me nënshartesa të

fuqishme dhe kultivarë të fuqishëm plehrat

duhet të shpërndahen duke filluar nga një

distancë 0.5-1 metër nga trungu e duke

përfunduar përtej projeksionit të kurorës. Për

pemët që ndodhen në fazën e prodhimit

maksimal dmth rritja vegjetative është e

stabilizuar e bashkë me të edhe përmasat e

kurorës, është më e këshillueshme që plehrat

të shpërndahen duke filluar nga 1/3 e

projeksionit të kurorës e në periferi duke e

kapërcyer atë. Në pemëtoret intensive

Pemëtari e Përgjithshme

146

shpërndarja e plehrave kryhet në gjitha

sipërfaqen e pemëtores.

Thellësia e hedhjes së plehrave. Ne

pemëtoret që punohen çdo vit ( e që është

rasti më i shpeshtë sot në pemëtoret e reja)

prania e rrënjëve në pjesën sipërfaqësore (15

cm) pothuajse mungon për shkak të

punimeve periodike. Masa e rrënjëve

thithëse kur ato nuk pengohen nga faktorë të

ndryshëm (ujërat freatike të cektë,

përmbajtja e lartë e argjilës, prania e

shkëmbit amnor të fortë etj) shtrihet në

thellësinë 10-100 cm. Në këto kushte është

tepër e rëndësishme të gjendet një mënyrë

efikase për shpërndarjen dhe pasurimin

uniform të kësaj shtese me elementët

ushqimorë të nevojshëm.

Më i vështirë është problemi për plehra të

tilla si fosfori, potasi që kanë lëvizshmëri të

ulët në tokë. Mënyrat më të këshillueshme

kanë qenë ato të hedhjes me kanale, me

sonda etj por asnjëra nuk ka dhënë rezultatet

të mira. Më efikase është hedhja e këtyre

plehrave në sasirë të bollshme me plehërim

bazë gjate kryerjes së punimeve të thella

para mbjelljes.

Azoti është element shumë i lëvizshëm në

tokë dhe hidhet shumë sepse edhe thithet

shpejt nga rrënjët. Shpërndarje e tij në

sipërfaqe bëhet duke e shoqëruar me

prashitje ose frezime për të penguar

avullimin në atmosferë. Plehërimi një masë

agroteknike shumë efikase për përmirësimin

e funksionimit normal të jetës së pemëve

frutore dhe, si pasojë, për shtimin e

prodhimit e të fryteve. Përvoja e ekonomive

tona bujqësore ka vërtetuar së plehërimi i

mirë i pemëve frutore ndikon shumë në

rritjen e rendimenteve. Me anë të plehërimit

fuqizohet sistemi rrënjor, dhe, për pasojë,

rritet fotosinteza, në sajë të tërheqjes nga

toka me shumicë të ujit dhe të lëndëve

ushqyese dhe furnizimit më të mirë të

gjetheve.

Efekti i plehërimit është veçanërisht i

ndjeshëm sidomos në tokat që kanë sasinë e

nevojshme të ujit. Plehërimi ndikon në

zgjatjen e jetës së organeve të ndryshme të

pemëve dhe ndihmon në diferencimin e

sythave frutore. Ai pakëson rënien e luleve

dhe të fryteve të rëna dhe ndikon shumë në

rritjen e madhësisë së fryteve. Zhduk

prodhimin periodik, rrit qëndrueshmërinë e

pemëve ndaj të ftohtit dhe lehtëson mbylljen

e plagëve të pemës.

Plehërimi ndikon si në vitin e përdorimit të

tij, ashtu edhe në atë të ardhshëm, në

gjendjen shëndetësore, dhe prodhimin e

pemës. Pemët dhe të gjitha bimët në

përgjithësi, kanë nevojë për të gjitha

elementet ushqyese. Mungesa ose teprica e

ndonjërit prej tyre sjell anomali të mëdha në

funksionimin normal të jetës së pemëve. Në

këtë drejtim duhet pasur mirë parasysh roli

që luan çdo element ushqyes dhe anomalitë

që krijohen nga mungesa dhe teprica e

secilit prej tyre.

Azoti është i domosdoshëm për formimin

e lëndëve të ndryshme organike, që marrin

pjesë në ndërtimin e citoplazmës dhe

bërthamës së qelizave dhe ruhen si lëndë

rezervë në inde të veçanta të pemës; Azoti

merr pjesë në ndërtimin e klorofilit, prandaj

ka rëndësi shumë të madhe në të gjitha

Pemëtari e Përgjithshme

147

drejtimet e jetës së pemëve. Azoti ka efekt

shumë të madh në rritjen vegjetative të

lastarëve, të gjetheve, të fryteve, pra dhe në

rritjen e prodhimit. Mungesa e azotit bën që

pemët të lulëzojnë vonë dhe të frenohet rritja

vegjetative e lastarëve. Gjethet dhe lastarët

marrin në këtë rast ngjyrë të zbehtë, frytet

ngelen më të vogla dhe prodhimi është më i

paktë. Në mungesë të azotit periudha e

vegjetacionit është më e shkurtër dhe gjethet

rrëzohen para kohe. Kur azoti gjendet në

tokë me tepricë, pemët vonojnë të hyjnë në

prodhim, lastarët rriten shumë dhe ka raste

kur frytet nuk arrijnë të piqen në vjeshtë.

Frytet nuk marrin ngjyrën karakteristike,

piqen me vonesë dhe janë pak aromatike.

Fosfori. Ndihmon në frymëmarrjen, në

këmbimin e lëndëve, në formimin e

sythave frutore dhe fuqizon degëzimin e

rrënjëve. Fosfori ndihmon në përgatitjen më

të mirë për dimërim të pemëve, në

zvogëlimin e ciklit të vegjetacionit, në

lidhjen e fryteve dhe në pjekjen e mirë të

lastarëve. Në mungesë të fosforit pemët nuk

rriten si duhet, formimi i sythave frutorë

kufizohet, gjethet marrin ngjyrë të gjelbër në

blu, kurse frytet mbeten të vogla me tul të

butë dhe të thatë. Shpeshherë ndodh që në

tokë të ketë sasi të mjaftueshme fosfori, por

që nuk shfrytëzohet si duhet nga pema, pasi

mund të gjendet në forme të

papërvetësueshme nga bima.

Kaliumi kryen funksione të rëndësishme

në gjallesat bimore, si p.sh. nxit rritjen e

indeve të reja meristematike, ndihmon në

formimin e karbohidrateve, rregullon

regjimin ujor në bimë dhe përmirëson

qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit të indeve

dhe organeve të ndryshme. Në mungesë të

potasit rritja e lastarëve kufizohet dhe ulet

qëndrueshmëria ndaj thatësisë, gjethet

zverdhen dhe bien para kohe, dëmtohet

formimi i sythave frutore, prodhimi ulet dhe

cilësia e tij mbetet e dobët.

Kalciumi krijon kushte të përshtatshme

në tokë për veprimtarinë normale të

baktereve nitrifikuese dhe ul aciditetin e

tokës. Kalciumi ndihmon pjekjen e fryteve

dhe të lastarëve. Teprica e kalciumit në tokë

është e dëmshme, sidomos për ftoin,

pjeshkën, dardhën etj.

Nevojat e pemëve frutore për elementet e

ndryshme ushqyese. Pemët frutore kanë

kërkesa të ndryshme për elementet

ushqyese. Këto nevoja janë të ndryshme në

specie të ndryshme frutore. Kështu, p.sh,

pjeshka, molla etj. kanë kërkesa më të

mëdha sesa bajamja, fiku etj. Kërkesat e

pemëve për lëndë ushqyese varen dhe nga

mosha. Pema me moshë më të madhe në

përgjithësi, kërkon më tepër lëndë ushqyese.

Në moshë të re plehërimi ndihmon rritjen e

shpejtë të kurorës; shkurton periudhën

joprodhuese duke e përgatitur pemën për

prodhim. Në periudhën e frytëzimit të plotë

plehërimi kompenson lëndët ushqyese të

shpenzuara për marrjen e prodhimit dhe

rritjen vegjetative. Në periudhën e plakjes,

sigurimi në sasi të mjaftueshme i lëndëve

ushqyese ndihmon në zgjatjen e periudhës

prodhuese, në ruajtjen e fuqisë rritëse të

lastarëve dhe bima është në gjendje të

përballojë me lehtësi ripërtëritjen e indeve

dhe të organeve të vjetruara të saj. Prandaj

pemët në prodhim kanë nevojë për plehra

Pemëtari e Përgjithshme

148

më shumë së pemët e reja, kurse pemët e

plakura më shumë së pemët në prodhim dhe

së ato të reja. Kërkesat e pemëve për

elemente ushqyese ndryshojnë gjatë fazave

fenologjike.

Në përgjithësi, kërkesa për azot janë të

vazhdueshme gjatë gjithë vegjetacionit, por,

ajo rritet me rritjen e bujshme të lastarëve

dhe fryteve dhe kanë një fare uljeje nga

fundi i verës dhe i vjeshtës. Në vjeshtë

lëndët azotike përdoren më me shumicë për

rritjen e sistemit rrënjor. Nevojat për fosfor

janë më të mëdha gjatë rritjes së bujshme të

lastarëve dhe gjatë kalitjes për dimërim,

kurse më të vogla në fillim të rritjes dhe në

fund të ciklit të madh. Nevojat për kalium

janë më të mëdha në fazën e çeljes së

sythave, në rritjen e qetë të lastarëve, në

fazën e pjekjes së indeve dhe të depozitimit

në to të lëndëve rezervë.

Nevojat e pemëve për lëndët ushqyese.

mund të përcaktohen;

- me vrojtime me sy kur jemi në gjendje

të dallojmë çrregullimet që sjell

mungesa e çdo elementi;

- me analiza laboratorike të tokës madje

edhe të gjetheve. Në këtë drejtim duhet

të shfrytëzohen hartat agrokimike si dhe

duhen bërë analiza të tjera të

vazhdueshme;

- me anë të ngritjes së eksperimenteve

fushore ku të përcaktohet së cili nga

variantet e plehërimit ndikon më shumë

në rritjen e prodhimit.

Llojet e plehrave. Për plehërimin e pemëve

frutore përdoren plehrat organike të

kafshëve të ndryshme, kompostot, torfa,

lëngu i plehut, fekalet etj. si dhe plehrat

minerale, si nitrati i amonit, superfosfati,

kloruri i kaliumit etj.

Afatet e plehërimit. Koha e hedhjes së

plehrave varet, në radhë të pare, nga lloji i

plehut, duke pasur parasysh kur ky bëhet i

përvetësueshëm nga bimët. Po ashtu koha e

plehërimit varet nga kultura që do të

plehërohet, nga fenofazat e ndryshme që

kalojnë pemët, nga lloji i tokës, sasia e ujit

në tokë etj.

Normat e plehërimit. Sasia e plehrave

organike dhe minerale që duhet të përdoren

gjatë plehërimit të pemëve frutore, varet nga

sasia e lëndëve ushqyese në tokë, mosha,

kultivari dhe nënshartesat e saj, agrofondi në

tërësi etj. Prandaj, është e domosdoshme që

përcaktimi i normave të plehërimit të bëhet

me saktësi dhe në veçanti për ekonomi të

ndryshme, bujqësore madje edhe për

pemëtore të veçanta brenda ekonomive.

Megjithatë, në mënyrë orientuese duhet të

kemi parasysh disa norma plehërimi. Kështu

p.sh., të pemë të reja, deri në hyrjen e tyre në

prodhim, mund të përdoren rreth 80-100

kg/ha lëndë aktive azot, 50-80 kg/ha lëndë

aktive fosfor dhe 60-80 kg/ha lëndë aktive

kalium.

Në pemë në moshë prodhimi sasia e këtyre

plehrave gradualisht rritet deri në dyfishimin

e sasisë për cilindo nga plehrat. Kështu

pemëve në prodhim mund t'u hidhen 100-

180 kg/ha lëndë aktive azot, 100-150 kg/ha

lëndë aktive fosfor dhe po aq lëndë aktive

kalium për hektar.

Pemëtari e Përgjithshme

149

Plehrat organike zakonisht hidhen një here

në dy-tre vjet në sasinë rreth 300-400 kv/ha

pleh stalle të shpërbërë mirë.

Mënyrat e plehërimit. Në përdorimin e

plehrave organike ose minerale duhet të

kemi parasysh, në radhë të pare, që të

plehërohet bima e jo toka. Kjo është

veçanërisht e rëndësishme për pemët frutore,

sistemi rrënjor i të cilave vendoset në gjerësi

dhe thellësi të ndryshme.

Kështu, në pemët njëvjeçare sistemi rrënjor

është i vendosur brenda gropës së mbjelljes;

kurse duke filluar nga viti i dytë, ai

zgjerohet çdo vit nga 60-100 cm. Pra, në

vitet e para plehrat duhet të hidhen vetëm

rreth e qark pemëve në zonën ku ndodhet

sistemi rrënjor. Sistemi rrënjor i pemëve në

prodhim zë zakonisht të gjithë sipërfaqen e

tokës së pemëtores, prandaj edhe plehrat

duhet të hidhen në të gjithë sipërfaqen e

pemishtes.

Po ashtu, gjatë plehërimit duhet të kihet

parasysh thellësia e vendosjes së rrënjëve në

tokë. që zakonisht është 20-100 cm dhe

shpejtësia e shkrirjes dhe e lëvizjes së

lëndëve ushqyese në tokë. Kështu, fosfori,

kaliumi dhe plehrat organike duhet të futen

sa më thellë (30-40 cm), kurse plehrat

azotike duhet të hidhen edhe në thellësi të

vogla. Duke marrë parasysh këto specifika,

kemi disa plehërime:

Plehërimi gjatë punimit të thellë të tokës.

Para punimit të thellë të tokës në vjeshtë

hidhet plehu, i cili përmbyset në thellësinë e

punimit. Në këtë mënyrë hidhen plehrat

organike, potasike, dhe fosforike.

Plehërimi gjatë punimeve pranverore. Para

punimeve pranverore hidhen plehrat dhe

përmbysen gjatë punimit. Kjo mënyrë

hedhjeje këshillohet vetëm për plehrat

azotike.

Plehërimi me brazda të thella. Për të

siguruar futjen e plehrave sa më thellë, në

zonën ndërmjet rreshtave të pemëve në

vendin e projeksionit të periferisë së

kurorës, hapen brazda të thella 30-35 cm. Në

fund të brazdës hidhen plehrat dhe pastaj ato

mbulohen me dheun e brazdave.

Plehërimi në gropa. Kohët e fundit

praktikohet plehërimi organik e mineral në

gropa, sidomos për pemët që janë në

prodhim të plotë, ku sistemi rrënjor zë gjithë

sipërfaqen e pemishtes, në mënyrë që

plehrat të shkojnë sa më afër rrënjëve. Rreth

kurorave të pemëve hapen gropa 60 cm të

thella, të cilat mbushen me pleh stalle dhe

plehra fosforike sipas dozave të përcaktuara

për çdo pemë ose hektar. Pastaj gropat

mbulohen përsëri. Rreth çdo peme hapen 6-

8 gropa.

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 7.6. Shpërndarje e plehrave

150

Plehërimi i lëngshëm. Për të ndihmuar

depërtimin me lehtësi të elementeve

ushqyese në thellësi të tokës, mund të bëhet

plehërimi i lëngshëm i pemëve. Plehu i

planifikuar për plehërimin plotësues hidhet

në ujin që do të përdoret për ujitje.

Plehërimi i gjelbër. Për rritjen e fondit të

plehrave organike, të cilat kanë përdorim

shumë të gjerë. sidomos për perimet,

drithërat dhe bimët industriale, në pemëtari,

merr një rëndësi të madhe përdorimi i

plehërimit të gjelbër.

Plehërimet e gjelbra ndihmojnë për shtimin

e humusit në tokë, në aktivizimin e mikrongjallesave,

ruajtjen e lagështirës dhe

mbrojtjen e tokës nga gërryerjet gjatë dimrit.

Ato rritin gjithashtu, rendimentin në një

masë të mirë.

Për plehërimin e gjelbër mund të përdoren

këto bimë:burxhak + tërshërë ose thekër,

Mbillet në tetor nëntor duke përdorur 100-

120 kg/ha fare burxhak dhe 40-50 kg/ha

tërshërë ose thekër; bizele foragjere e përzier

me tërshërë në raportin 1:1. Mbillet në

shtator-tetor me normë 80 kg/ha bizele dhe

80 kg/ha tërshërë. Të dyja këto mbjellje janë

të përshtatshme për zonën e ftohtë.

PYEJTE

1- Ç'rëndësi ka punimi i tokës per pemëtoret?

2- Cila është koha e punimit të pemëve frutore?

3- Ç'rëndësi ka plehërimi per pemët frytore?

4- Cilat janë llojet e plehrave që përdoren në pemëtore?

5- Flitni per afatet dhe normat e plehërimit të pemëve frytore.

6- Cilat janë mënyrat e mbajtjes së tokës në pemëtore?

7- Si bëhet punimi i tokës rreth pemëve?

8- Cilat janë kulturat që shoqërojnë pemët frutore?

Pemëtari e Përgjithshme

151

KAPITULLI I TETË

UJITJA E PEMEVE FRUTORE

1. Ujitja e pemëve frutore

2. Kërkesat e pemëve frutore për ujë gjatë ciklit të tyre vjetor

3. Efektet, afatet dhe metodat e e ujitjes

KAPITULLI I TETE

UJITJA E PEMEVE FRUTORE

1. Ujitja e pemëve frutore

Kultivimi i pemëve frutore në vendin tonë

realizohet në kushtet e pranisë së një sasie të

mjaftueshme reshjesh vjetore që luhatet nga

600-900 mm në zonën e ulët bregdetare, në

1200-1900 mm në zonat malore e të tjera.

E krahasuar me nevojat biologjike të

specieve të ndryshme drufrutore kjo sasi

reshjesh të çon në gjykimin e gabuar së ato

plotësojnë nevojat e bimës për lagështi.

Në fakt shpërndarje e atyre është shumë

heterogjene; në sezonin dimër - pranverë kur

kërkesat e bimëve janë tepër të ultë bie rreth

70% e sasisë së tyre, në vjeshtë 25-27%

ndërsa në verë që kërkesat janë më të larta

Pemëtari e Përgjithshme

152

sepse edhe temperaturat po ashtu janë më të

larta bien vetëm 1-3% e reshjeve vjetore.

2. Kërkes ciklit të tyre vjetor

Qëllimi kryesor i ujitjes është të sigurojë

sasinë e nevojshme të ujit në tokë në mënyrë

që të kënaqë kërkesat e pemëve për ujë,

duke eliminuar kushtet e stresit e për të

siguruar një rendiment maksimal. Përveç

kësaj ujitja realizon dhe disa qëllime të tjera

si aklimatizimin e bimës në kushte të

veçanta (rasti i rrënjëzimit të fidanëve të rinj

ose mbrojtja nga ngricat), shpërndarjen e

plehrave në forma të lëngshme, shpërndarjen

e preparateve kimike etj.

Sidoqoftë duke mbajtur parasysh qëllimin

kryesor të ujitjes mund të themi së është e

domosdoshme të theksohet së rritja e

mëvonshme e lastarëve kryhet në pranverë

(75-90%), ndërsa rritja e më vonshme është

me intensitet të ulët. Paralel me rritjen

intensive të lastarit ndodh edhe rritja

intensive e frutit gjë që bën tepër të

rëndësishme ujitjen në tokë në kufijtë

optimal. Për kushtet e vendit tonë periudha

më kritike për lagështi është nga fundi i

muajit maj deri në fillim shtatori.

Në mungesë të lagështisë optimale në tokë

vërehen :

- rrëzim të madh të frutave

- ngadalësim të ritmeve të rritjes së lastarit

deri në ndërprerje të rritjes së tij

- shkurtim i periudhës prodhuese të pemës

- ulje të cilësisë së frutave

- hyrje e pemës në prodhim të këmbyer

(periodik) etj

2. Kërkesat e pemëve frutore për ujë

gjatë ciklit vjetor

Kultura të ndryshme drufrutore kanë kërkesa

të ndryshme për lagështi në tokë. Nevojat

më të mëdha për ujë i kanë agrumet sidomos

limoni, pjeshka e më pas molla, hurma,

kumbulla, etj, ndërsa më rezistente ndaj

thatësirës në tokë paraqitet qershia, fiku,

bajamja etj.

Kërkesat për ujë të pemëve varen dhe nga

disa faktorë të tjerë:

3. zona në të cilën kultivohet ku duhen

marrë parasysh temperaturat e larta që

arrijnë gjatë periudhës së vegjetacionit,

intensiteti erërave etj, të cilat ndikojnë

Pemëtari e Përgjithshme

153

drejtpërdrejt të sasia e ujit të larguar

nëpërmjet evapotranspiracionit

4. nënshartesa e përdorur, kështu psh

dardha e shartuar mbi gorricë është më

rezistente së ajo e shartuar mbi dardhën

e egër ose ftoin

5. dendësia e mbjelljes, pemët e mbjella në

distanca më të afërta janë më të

ndjeshme ndaj mungesës së lagështirës

në tokë, sepse rrënjët e tyre zënë një

volum të vogël toke dhe i bëjnë

konkurencë njëra tjetrës

6. sasia e prodhimit, pemët me prodhim më

të madh e ndjejnë më shumë mungesën e

lagështirës së nevojshme dhe si reflektim

i saj rrëzojnë një sasi të konsiderueshme

kokrrash për të rivendosur ekuilibrin

fiziologjik

7. tipi i tokës, tokat ranore kanë aftësi më

të vogël ujëmbajtëse, ndaj edhe pemët e

ndjejnë më shpejt mungesën e lagështisë

në këto toka

8. lloji i pemës, ndonëse më sipër në dhamë

një radhitje të specieve të drurëve frutore

sipas kërkesave për lagështi, vlen të

theksohet fakti së secila prej tyre ka

momente të caktuara ku kërkesat për

lagështi janë në sasi maksimale. Kështu

nëse farorët kërkesa t më të mëdha i

kanë në momentin e rritjes maksimale të

frutit, bërthamorët, ulliri bajamja etj i

kanë në momentin e forcimit të

bërthamës. Individualizimi i këtyre

kërkesave bëhet nëpërmjet llogaritjes së

treguesit “konsum uji për njësi të lëndës

së thatë”, i cili është i ndryshëm për

specie të ndryshme.

3. Efektet, afatet dhe metodat e ujitjes

Efektet e ujitjes mund ti rrjeshtojmë si më

poshtë:

zhvillim vegjetativ më i madh dhe më

uniform i pemës gjë që lejon që të

sigurohet prodhim më i bollshëm për

vitin pasardhës

zhvillim normal të diferencimit të

sythave, organeve të lules e për rrjedhojë

lidhje më të madhe të frutave

siguron fruta të mëdhenj e me tregues

cilësorë tregtare të lartë

pakëson në maksimum fenomenin e

prodhimit të këmbyer

shton prodhimin vjetor nga 20-100%

Afatet e ujitjes

Ujitja përdoret për të plotësuar deficitet e

rezervave të lagështisë në tokë, që vërehen

zakonisht në periudha kritike të ndryshme

sipas llojit të pemës. Vlerësimi i nevojave

për ujitje, bazuar në konsumin e ujit nga

pema (evaporim+ transpirim) në raport me

sasinë e reshjeve dhe humbjen e tyre përmes

rrëshqitjes sipërfaqësore ose rrjedhjes në

thellësi lehtëson përcaktimin e afateve të

ujitjes.

Nëpërmjet llogaritjes së lagështirës në tokë,

duke kryer analiza në mënyrë periodike.

Shqetësimet për pemën mund të ndjehen

sapo lagështia të ketë rënë nën 70%,

produktiviteti i aparatit gjethor ulet

ndjeshëm dhe pema shfaq shenja të

vyshkjes. Nëpërmjet gjetjes së një lidhjeje

midis ETP dhe njërit prej faktorëve janë

nxjerrë shumë të dhëna nga kërkime. Që të

gjitha kanë si bazë llogaritjen e

evapotranspirimit dhe korrigjimet e

Pemëtari e Përgjithshme

154

mundshme të tij sipas tipit të kulturës dhe

mënyrës së mbajtjes së tokës. Nëpërmjet tij

në gjejmë bilancin ujor në total dhe

vlerësojmë nevojat për ujë për një zonë të

caktuar.

Metodat e ujitjes

Zgjedhja e mënyrës së ujitjes varet nga një

sërë faktorësh:

1. sasia e ujit të disponueshëm

2. mënyra e sistemimit të pemëtores

3. mundësia e investimeve në të etj

Në kushtet e pemëtoreve ekzistuese mund të

përdoret një nga mënyrat tradicionale të

ujitjes me tava, me brazda ose me rrëshqitje

sipërfaqësore. Këto mënyra shpenzojnë

sasirë të mëdha uji, nxisin erozionin,

krijojnë ngjeshje të tokës etj dhe kanë

efektivitet të ulët. Mënyrat më të fundit për

ujitje sot në pemëtore janë; ujitja në formë

shiu poshtë kurorës ose edhe sipër kurorës

dhe ujitja me pika.

Ujitja në formë shiu poshtë kurorës

realizohet përmes shpërndarjes së 25-30

spreucatorëve për ha, të cilët punojnë nën

presion 1.5-2.5 bar dhe shpërndajnë 400-800

litra ujë në orë.

Ujitja në formë shiu poshtë kurorës po

zëvendëson pothuaj totalisht atë sipër

kurorës sepse ka disa avantazhe:

humbjet e ujit nga evapotranspirimi janë

më të vogla

kërkon më pak presion

realizon ujitjen duke shpenzuar më pak

ujë në krahasim me metodat tradicionale

krijon mundësi ujitjeje dhe në terrenet e

pjerrtë pa nxitur erozion

kursen fuqinë punëtore

nuk dëmton strukturën dhe

karakteristikat e tjera të tokës

krijon mundësi për të kontrolluar sasinë

e ujit të përdorur për ujitje dhe mund të

mbrojë pemët nga ngricat.

Figura 8.1. Ujitja në forme shiu poshtë

kurorës

Ujitja e lokalizuar (ujitja me pika), bazohet

në instalimin e një sistemi hidraulik bujqësor

të përsosur i cili është në gjendje të

shpërndajë dhe furnizojë pemën me sasinë e

ujit të nevojshëm në mënyrë uniforme gjatë

gjithë periudhës vegjetative.

Ky sistem funksionon nën një presion të ulët

dhe kursen në maksimum ujin (1-6 litra për

çdo pikatore).

lejon qarkullimin e lirshëm të njerëzve

dhe mjeteve në pemëtore

eliminon pothuajse tërësisht evaporimin

dhe erozionin, duke kursyer ujin në

Pemëtari e Përgjithshme

155

masën 30-40% për rrjedhojë rritet

efektiviteti 75-90%

duhet bërë kujdes në zgjedhjen e ujit që

përdoret për ujitje

pakëson nevojën e punimeve periodike

të tokës

mundëson shpërndarjen e plehrave

kimike në formë të lëngshme

mund të përdoret edhe në toka të

pasistemuara mirë

numri i pikatoreve për njësi të sipërfaqes

është në varësi të species, moshës së

pemës distancave të mbjelljes, tipit të

tokës etj

Figura 8.2. Ujitja me pika

Në përgjithësi llogariten rreth 2500 pikatore

për ha me një prurje 4 lit/orë. Duke ujitur 5

orë në çdo ndërresë harxhohet rreth 1/10 e

sasisë së ujit të nevojshëm për ujitje në

formë shiu por frekuenca e ujitjes është më e

madhe. Sipas tipit të pikatores që përdoret

mund të kemi shpërndarje të vazhdueshme

të ujit ose me intervale të caktuara.

Shpërndarje e vazhdueshme ruan lagështirën

në tokë në kufijtë e kapacitetit ujëmbajtës të

saj dhe kënaq më mirë kërkesat e bimës, nuk

lejon luhatjen e lagështirës dhe pengon

bllokimin e pikatores. Prodhime të bollshme

nga pemët frutore mund të merren kur të

sigurohet sasia e nevojshme e lagështirës në

tokë gjatë gjithë vegjetacionit, në përshtatje

me kërkesat e vetë pemëve frutore.

Në vendin tone sasia vjetore e reshjeve është

kurdoherë më e madhe së nevojat e pemëve

për ujë. Megjithatë ato mund të vuajnë nga

thatësia, në qoftë së nuk merren masa për të

siguruar lagështirën në tokë, pasi ajo të në

mungon në kohët më kritike për pemët.

Kështu, gjatë verës kur zakonisht reshjet

janë më të pakta, pemët kanë nevoja të

mëdha për ujë. Uji në këtë kohë është i

domosdoshëm për rritjen e mirë vegjetative

të lastarëve, të rrënjëve, për trashjen e

degëve, për rritjen e fryteve etj. Pemët

frutore në vendin tone mbillen kryesisht në

zona kodrinore e malore, ku regjimi ujor, në

përgjithësi, nuk është i mirë.

Prandaj, krahas masave të tjera biologjike

dhe agroteknike për luftimin kundër

thatësisë, ujitja e pemëve frutore është një

masë mjaft e rëndësishme, që ndikon shumë

në rritjen e prodhimit. Mungesa e ujit në

tokë bën që bimët të vuajnë dhe për lëndë

ushqyese, pasi, duke kërkuar ujin, rrënjët

janë të detyruara të depërtojnë në thellësi më

të mëdha. ku sasia e lëndëve ushqyese është

më e vogël. Për këto arsye, krahas ngritjes së

pemëtoreve duhet të mendohet seriozisht

dhe për sigurimin e ujitjes.

Vitet e fundit në vendin tone po bëhet një

punë shumë e madhe për të shtuar

Pemëtari e Përgjithshme

156

sipërfaqen e ujitshme edhe në zonat

kodrinore e malore, prandaj janë shtuar

shumë mundësitë për ujitjen e pemëtoreve.

Speciet, kultivarët dhe nënshartesat e

ndryshme frutore kanë nevoja të ndryshme

për ujë. Kështu pjeshka, hurma, molla etj.

kanë më shumë nevojë për ujë së qershia,

kumbulla e sidomos bajamja, fiku etj. Fiqtë

për konsum të freskët, si lloji patëllxhan,

kumbullat e grupit kino-japonez etj. kanë

nevoja më të mëdha për ujë nga fiqtë ose

kumbullat për tharje.

Po kështu molla e egër, dardha e egër,

mezhdrava, bajamja etj. janë nënshartesa më

të mira për zona më të thata, meqenëse i

qëndrojnë më shumë mungesës së

lagështirës në tokë, sepse sistemi rrënjor i

tyre futet në thellësi më të mëdha. Për pemët

frutore rëndësi merr sigurimi i lagështirës në

tokë në masën 60-80% të kapacitetit fushor

të tokës, në thellësinë 20-100 cm. Zbritja e

lagështirës së tokës nën masën 50% bëhet

mjaft kritike për jetën normale të pemëve.

Afatet e ujitjes. Koha e ujitjes varet nga

nevojat e specieve dhe kultivarëve të

ndryshëm për nga natyra e kalimit të

fenofazave, nga lloji i tokës dhe sasia e

reshjeve, nga temperatura. lagështira e ajrit,

kompleksi i masave. të tjera agroteknike etj.

Përcaktimi i afatit të ujitjes është mjaft i

rëndësishëm, pasi si mungesa ashtu edhe

teprica e ujit qoftë edhe në mënyrë të

përkohshme, sjellin dëme të ndjeshme në

zhvillimin normal të pemëve. Afati i ujitjes

mund. të caktohet me anë të analizave

laboratorike, duke përcaktuar përqindjen e

lagështirës që ka toka në thellësinë e

vendosjes së sistemit rrënjor. Në përgjithësi

kjo është e vështirë të realizohet kudo,

prandaj në përcaktimin e kohës së ujitjes

mund të udhëhiqemi nga disa afate

orientuese. Pemët kanë më tepër nevojë për

ujë para dhe pas lulëzimit. Përgjithësisht për

kushtet e vendit tone ujitja në këtë kohë nuk

është problem, pasi ka sasi të mjaftueshme

reshjesh.

Megjithatë, nuk janë të rralla rastet kur gjatë

pranverës për një muaj të mos kemi reshje,

gjë që prish regjimin normal ujor të tokës,

sidomos kur toka nuk është punuar gjatë

vjeshtës ose dimrit. Prandaj, punimi i tokës

në këto raste është i domosdoshëm. Ujitja e

pemëtores gjatë ose pas rrëzimit të qershorit

luan rol të madh si për rritjen e fryteve,

ashtu edhe për rritjen e mirë vegjetative. Po

kështu mjaft të efektshme janë ujitjet në

periudhën korrik-gusht. Në këtë kohë mund

të bëhen 2-3 ujitje në varësi të temperaturës,

reshjeve etj.

PYETJE

1- Pse është e rëndësishme ujitja në pemëtore

Pemëtari e Përgjithshme

157

Ujitja e pemëve frutore sidomos e pjeshkës,

fikut etj., duhet të ndërpritet 10-15 ditë para

pjekjes, pasi ndryshe shkaktohet çarja e

fryteve dhe ato kalben më lehtë. të kultivarët

me pjekje të hershme ujitja duhet të

vazhdojë edhe pas vjeljes së fryteve, pasi

kështu diferencohen mirë sythat frutorë për

vitin e ardhshëm dhe sigurohen rezerva të

mjaftueshme lëndësh organike për dimërim

dhe për vegjetacionin e ri.

Normat e ujitjes. Normat e ujitjes varen nga

tipi i tokës, nga sasia e ujit në tokë, thellësia

e vendosjes së rrënjëve etj. Norma e ujitjes

2- Cilat janë kerkesat e pemëve për ujë në periudha të ndryshme të

vegjetacionit

3 Permendni disa nga efektet e ujitjes

4 cilat janë afatet e ujitjes në zona të ndryshme

5- Cilat janë metodat kryesore të ujitjes

duhet të jetë e tillë që të bëjë të mundur

depërtimin e ujit në të gjithë shtresën e tokës

ku është vendosur sistemi rrënjor i pemës,

nga 20 deri 100 cm thellë. Për këtë arsye,

pas ujitjes duhen bërë sondazhe për të pare

nëse është përdorur sasia e nevojshme e ujit.

Në qoftë së uji nuk e ka ngopur këtë thellësi,

KAPITULLI I NENTE

VJELJA DHE RUAJTJA E FRUTAVE

1. Përcaktimi i shkallës së pjekurisë

2. Treguesit teorik dhe praktik të pjekjes

3. Vjelja dhe ruajtja e frutave

4. Mënyrat e vjeljes së kulturave drufrutore

5. Klasifikimi dhe amballazhimi i frutave

6. Përpunimi dhe tharja e frutave

KAPITULLI I NENTE

VJELJA DHE RUAJTJA E FRUTAVE

Hyrje

Vjelja e frutave përben etapën e fundit dhe

ndofta më të rëndësishmen e ciklit të

prodhimit frutor. Por vjelja dhe ruajtja me

sukses e tyre kërkon që frutat para së të

vilen duhet të arrijnë disa parametra dhe

Pemëtari e Përgjithshme

158

atëherë duhet të përsëritet ujitja. Mesatarisht

përdoren 600-800 m 3 ujë për hektar.

tregues të rritjes dhe pjekjes. Në disa

kultivarë të mollës, dardhës, ullirit etj,

vërehet një rrëzim i frutave rreth një muaj

para pjekjes gjë që bën të domosdoshme

trajtimin e tyre me preparate frenues të

ëzimit (ALAR ose ANA) sapo të vërehen

simptomat e para të rrëzimit.

Në raste të tjera kur pemët janë të destinuara

të vilen me mjete mekanike lind e

domosdoshme trajtimi i tyre me preparate që

nxisin shkëputjen e frutit nga pema.

Produkte të tilla si CEPA (acidi kloro etl

fosforik) lehtësojnë rrëzimin e frutit nga

pema por shpesh shkaktojnë edhe rrëzimin e

gjetheve, gjë që është një fenomen negativ

për punën në tërësi dhe frutifikimin në

veçanti. Nisur nga sa thamë më sipër,

përcaktimi i kohës së vjeljes është një detyrë

shumë delikate për frutikultorin. Ajo varet

nga stadi i pjekurisë, destinacioni i

prodhimit dhe kohëzgjatja e ruajtjes.

1. Përcaktimi i shkallës së pjekurisë.

Në harkun e ciklit të zhvillimit të frutit

dallohen dy stade kryesore të pjekjes: pjekja

fiziologjike dhe pjekja e tregtimit.

a- pjekja fiziologjike përkon me momentin

në të cilin fruti ka përfunduar

grumbullimin e lëndëve rezervë, farat

fitojnë fuqinë mbirëse dhe shkëputja e

frutit nga degët bëhet me vështirësi.

Fruti fiziologjikisht i pjekur ndonëse nga

pamja e jashtme mund të ketë

ngjashmëri me frutat e pjekur psh ngjyra

e perikarpit etj , kanë përbërje krejtësisht

të ndryshme me frutat që kanë

përfunduar ciklin fiziologjik të

zhvillimit. Sipas normave të KE është e

ndaluar përdorimi i preparateve që

nxisin pjekjen artificiale të frutave.

Pemëtari e Përgjithshme

159

b- Pjeka tregtare paraqet momentin në të

cilin fruti zotëron cilësinë më të mira për

transportin, ambalazhimin, shitjen dhe

përpunimin. Nisur nga cilësitë që do të

paraqesin frutat në këtë stad mund të

dallojmë akoma dy nëngrupe: 1- pjekja e

vjeljes; paraqet momentin në të cilin

fruti ka arritur karakteristikat tipike të

kultivarit si pesha, ngjyra e epikarpit,

fortësia dhe ngjyra e tulit, përmbajtja e

sheqerit dhe acideve të cilat tregojnë së

fruti mund të shkëputet nga bima dhe të

dërgohet në treg ose në industrinë e

përpunimit. 2- pjekja e konsumit paraqet

momentin në të cilin fruti ka

karakteristikat organoleptike më të mira

për konsumatorin.

Periudha ndërmjet vjeljes dhe konsumit

është shumë e ndryshme. Zgjatja e saj

ndikohet nga disa faktorë ndër të cilët do të

përmendim; specia, kultivari dhe

destinacioni. Në këtë kontekst do të

theksonim së nëse destinacioni i frutave

është tregu lokal atëherë pjekja optimale për

vjelje do të korenspondonte më atë të

konsumit. Kur frutat destinohen për tregje të

largëta pjekja e vjeljes është më e hershme.

Akoma më e hershme është vjelja kur frutat

destinohen për ruajtje, por në çdo rast duhet

të jetë arritur pjekja fiziologjike.

2. Treguesit teorik dhe praktik të pjekjes

Momenti më i përshtatshëm për vjeljen e

frutave do tu referohet treguesve të pjekjes

të cilët mund të jenë empirik, teorik dhe

praktik. Sigurisht që treguesit empirik nuk

mund të përshkruhen e të rekomandohen si

tregues bazë. Ata janë subjektiv dhe

azohen në përvojën e çdo frutikultori. Të

vështirë për tu aplikuar janë edhe treguesit

teorik sepse bazohen në llogaritje të shumta

e jo gjithmonë të dukshëm dhe në sektorë

signifikative. Në treguesit teorik do të

përfshihen:

a- numri i ditëve që kalojnë nga lulëzimi i

plotë

b- shuma e orëve me nxehtësi dhe lulëzimi

i plotë deri në vjelje duke marrë si kufi

+7.2 gradë celsius për pemët frutore dhe

+10 për hardhinë

c- rezistenca e tulit ndaj kalimit të rrymës

elektrike

d- studimi i kurbës së frymëmarrjes për

frutat klimaterikë dhe duke marrë në

konsideratë që minimumi klimaterik ti

përgjigjet pjekjes së vjeljes dhe

maksimumi asaj të konsumit

e- shkalla e copëzimit të lenticelave në disa

fruta psh tek molla etj

Përkundrazi treguesit praktik mund të

zbatohen me sukses meqenëse bazohen mbi

të dhënat që japin instrumentet e ndryshëm

të cilat lejojnë të vlerësohen me saktësi

shkalla e pjekurisë. Treguesit më kryesorë

janë:

a- fortësia e tulit, duke përdorur

penetrometrin

b- përmbajtja e amidonit

c- ngjyra në brendësi të epikarpit duke

përdorur letër kolorimetrike ose

densimetër

d- përmbajtja e sheqerit duke përdorur

refraktometrin

Pemëtari e Përgjithshme

160

Në fakt mund të përdoren vlerësimi i

njëkohshëm i disa treguesve për të

përcaktuar momentin më të përshtatshëm

për vjeljen.

3. Vjelja dhe ruajtja e frutave

Pasi bëhet vlerësimi i momentit më të mirë

të vjeljes sipas treguesve që përmendëm më

sipër, niset nga vjelja e frutave. Ajo mund të

kryhet tërësisht me dorë siç ndodh në

shumicën e pemëtoreve tradicionale,

pjesërisht e mekanizuar ose tërësisht e tilla.

Për kushtet e vendit tonë edhe për shumë

vite me radhë do të dominojë vjelja me dorë

e tyre madje edhe në frutikulturë të

zhvilluar, ose pjesërisht e mekanizuar.

Kjo e fundit presupozon përdorimin e

platformave të lëvizshme mbi të cilat

qëndrojnë punëtorët që kryejnë vjeljen.

Makina të tilla rrisin rendimentin 30-40%.

Në disa specie dhe në disa raste kur

prodhimi destinohet për përpunim, vjelja

mund të jetë krejtësisht e mekanizuar p.sh

vjelja e ullinjve për vaj, e rrushit për verë e

agrumeve e pjeshkës për lëngje , etj.

Figura 9.1. Pamje e një mënyrë vjeljeje të

kulturave drufrutore

Figura 9. 2. Mënyrë tjetër vjejeje

nëpërmjet vibrimit

Makina të tilla kanë si princip të vjeljes

shkundjen e pemës dhe thithjen e frutave

nëpërmjet rrymave të fuqishme të ajrit. Në

këtë rast kursimi i fuqisë punëtore mund të

arrijë deri 80%, por kërkon që pemëtorja të

përshtatet mënyrës mekanike, dmth të ketë

kurorë të përshtatshme për vjeljen mekanike,

të jenë bimë rezistente ndaj shkundjes etj.

Ruajtja e frutave

Mundësia për të zgjatur sa më shumë kohën

e tregtimit të frutave përbën një aspekt tjetër

ekonomik mjaft të rëndësishëm. Për këtë

është e domosdoshme që ruajtja e frutave të

bëhet në mënyrat më të mira duke

respektuar e ruajtur veçoritë organoleptike

dhe ato bromatologjike. Gjithashtu gjatë

ruajtjes duhen evituar mundësitë për

shfaqjen e sëmundjeve fiziologjike.

Ruajtja me sukses e frutave nuk kufizohet

vetëm me zgjedhjen e kushteve më të mira

të ruajtjes, ajo varet edhe nga faktorët

pedoklimatikë e agronomik që kanë

shoqëruar kalimin e fazave të formimit dhe

Pemëtari e Përgjithshme

161

rritjes së frutit. Ndërmjet tyre do të

përmendim klima, tipi i tokës, lloji i

plehrave të përdorura, trajtimet e kryera etj.

Përsa i përket klimës do të theksonim së

frutat ruhen mirë kur gjatë ciklit të

frutifikimit nuk ka patur reshje të tepërta,

ndriçimi dhe nxehtësia kanë qenë në kufi

optimalë, përkundrazi në vite me reshje të

shumta dhe luhatje të temperaturave ruajtja e

frutave është e vështirë. Karakteristikat

fiziko-kimike të tokës ndikojnë në

ndryshimin e disa treguesve të frutit p.sh

njollosja e frutave të mollës dhe nxirja e tulit

tek dardha vërehen kur ato kultivohen në

toka ranore e të thata, ndërsa në toka të

rënda argjilore molla shton peshën e frutit

por ai humbet konsistencën.

Edhe përdorimi i tepruar i azotit pakëson

fortësinë e frutit dhe favorizon shfaqjen e

sëmundjeve fiziopatologjike. Po ashtu frutat

e ruajtur dhe trajtuar me preparate

metabolike të tipit etephon për të nxitur

pjekjen e përshpejtuar paraqesin vështirësi

për ruajtje prandaj destinohen për konsum të

menjëhershëm.

Për të penguar shfaqjen e shumë sëmundjeve

është e këshillueshme që në momentin e

larjes të përdoren preparate të tretshme në

ujë. Kur frutat destinohen të ruhen në dhoma

frigoriferike mund të trajtohen për disa ditë

me CO2 dhe SO2 përqendrimi i të cilëve

është më varësi të species dhe kultivarit.

Dhomat frigoriferike që përdoren për

ruajtjen e frutave kanë kapacitete të

ndryshme dhe janë të pajisura me aparatura

të caktuara që lejojnë ruajtjen e pandry-

shueshme të temperaturës, lagësisë dhe

ajrimit.

Kapaciteti i dhomës frigoriferike duhet të

jetë në varësi të sasisë së prodhimit që duam

të vëmë në ruajtje dhe periudhës së ruajtjes.

Për ruajtjen e frutave për një kohë të gjatë

(frutat e dimrit) kapaciteti i këtyre dhomave

nuk duhet të jetë më i madh së 5000 kv ose

2000 m3 volum. Dhomat e mëdha

frigoriferike kanë kosto më të ulët për njësi

volumi por manifestojnë çrregullime në

ruajtjen jo uniforme të temperaturës, ajrimit

etj.

Teknikat e ftohjes në atmosferë të

kontrolluar ka gjetur zbatim për herë të parë

në Angli rreth viteve 1920. Nga kërkimet e

bëra rezulton së ekziston mundësia e

dyfishimit të ruajtjes së frutave duke evituar

fenomenin e tejpjekjes dhe humbjes së

cilësisë.

Metoda e atmosferës së kontrolluar përfshin

uljen e temperaturës, pakësimin e

përqendrimit të O2 dhe kontrollin e

përqendrimit të CO2. Ulja e përqendrimit të

oksigjenit është thelbësore sepse ndikon në

pakësimin e frymëmarrjes së frutiti dhe

rrjedhimisht zgjatet koha e ruajtjes. Na

dhomat me klimë të kontrolluar përqendrimi

i O2 nuk duhet të zbresë nën 2% sepse nxit

proceset anerobike duke përkeqësuar

treguesit organoletpik dhe ata të cilësisë në

tërësi, p.sh tek molla vërehet shija alkoolike

dhe nxirje e epidermës.

Prania e një përqendrimi të caktuar të CO2

përveçse pakëson procesin e frymëmarrjes

ngadalëson dhe sintezën proteinike dhe

veprimtarinë pektolike, për rrjedhojë tuli i

Pemëtari e Përgjithshme

162

frutave ngelet i fortë i lëngshëm dhe më pak

i ndjeshëm nga ndryshimet fiziologjike.

Përqendrimi i CO2 është i ndryshëm për

specie të ndryshme; një përqendrim i lartë

psh 5% për mollën dhe 10% për dardhën

ndihmon në shfaqjen tjetërsimit të tulit si

zbutje, nxirje, dhe kalbje. Impiantet e ftohjes

me atmosferë të kontrolluar kërkojnë

vendosjen e aparaturave specifike që janë në

gjendje të ruajnë temperaturë optimale dhe

një raport të drejtë CO2. Ato duhet të kenë

izolim të mirë nga ambienti i jashtëm.

Gazi karbonik që lëshojnë frutat gjatë

frymëmarrjes së tyre duhet të nxirren jashtë

në mënyrë që atmosfera e brendshme të

ruajë parametra të pandryshuar. Për këtë

qëllim përdoren pajisje dekarbonizuese që

janë në gjendje të fiksojnë CO2 e lëshuar

gjatë frymëmarrjes.

Përcaktimi i përqendrimit të gazeve në

dhomën e ruajtjes bëhet pasi frutat të kenë

arritur një shkallë ftohjeje. Pakësimi i

oksigjenit bëhet gradualisht. Për këtë mund

të bëhet një larje e atmosferës duke kryer

spërkatje të dhomës me azot të lëngshëm ose

të gaztë. Intensiteti i spërkatjes duhet të jetë

i ngadalshëm për të evituar përzierjen e

gazeve. Për të arritur përqendrimin e O2 në

kufijtë 7-8% nevojiten zakonisht 4-6 orë,

ndërsa volumi i azotit të përdorur pothuajse i

barabartë me volumin e dhomës bosh.

Frytet ruhen në depo, të cilat janë 3 llojesh:

1. mbitokësore, 2. gjysmënëntokësore, 3.

nëntokësore. Në të tria llojet e depove

vendosja e fryteve për konservim mund të

kryhet në tokë, në hambarë ose në rafte.

Depot që përdoren zakonisht në vendin tone

ajrosen me anë të kanaleve të ajrosjes dhe të

oxhakëve që ka çatia. Rregullimi deri diku i

kushteve të konservimit kryhet në këtë

mënyrë:

Duke ulur deri në njëfarë mase

temperaturën. gjë që arrihet duke çelur dyert

gjatë natës (në stinën e verës). Gjatë dimrit

ngritja e temperaturës mund të arrihet me

mbylljen e dritareve, të dyerve dhe ndezjen e

sobave. Ky proces duhet të shoqërohet me

ngritjen e lagështirës relative të ajrit.

Lagështira relative' e ajrit ngrihet duke varur

thasë të lagur. Këto mjedise duhet të jenë të

pajisura me termometra për matjen e

temperaturës dhe higrometra për matjen e

lagështirës relative të ajrit.

Gjatë konservimit duhet të kontrollohen në

mënyrë sistematike, pothuajse çdo ditë,

frytet e vendosura në konservim, duke

mënjanuar kokrrat e tejpjekura, të mykura

ose të kalbura. Në qoftë së vihen re shfaqje

sëmundjesh, duhet të kryhet shpejt

dezinfektimi i bazuar në karakterin e

infeksionit.

Te në për konservim përdoren dhe shtretërit.

në të cilët frytet e stivosura vendosen në një

thellësi të vogël në tokë. Këto stiva për së

gjati kanë forme gjysmëcilindrike. Kjo

mënyrë përdoret në Korçë për konservimin e

mollëve (kur prodhimi është i madh).

Ndërtimi i shtretërve duhet të kryhet në

terrene të ngritura, kur ujërat nëntokësore

duhet të jenë më thellë së 1.5 m. Mollët dhe

dardhët ruhen mirë edhe në frigoriferë në

temperature + 1°C me lagështirë relativisht

Pemëtari e Përgjithshme

163

jo më të vogël së 85%. Nuk lejohet që

lagështira të kalojë mbi 95%. pasi në raste të

tilla në frytet, arkat dhe muret, zhvillohet

myku, i cili shtohet kur mjedisi është i

paajrosur, Në frigoriferë arkat nuk duhet të

vendosen më lart së 5 in.

Janë bërë prova për konservimin e mollëve

në mjedis të pasur me C02, pa oksigjen ose

me përmbajtje të ulët të oksigjenit. Kjo

mënyrë e konservimit që quhet mënyra me

“atmosferë të kontrolluar”, ka dhënë

rezultate të mira. Kusht i domosdoshëm për

zgjatjen e periudhës së konservimit është

gjendja e frytit në kohën para konservimit.

Frytet për konservim duhet të vilen në kohën

e pjekjes fiziologjike, në rast së kalojnë në

fazën e pjekjes për konsum, qëndrueshmëria

e frytit dobësohet, ai dëmtohet lehtë nga

goditjet mekanike dhe nuk mund të ruhet për

një kohë të gjatë. Më mirë ruhen frytet që

kanë madhësinë mesatare të llojit të dhënë.

Frytet që do të përdoren për ruajtje, duhet të

jenë të pa-prekura nga sëmundjet dhe

dëmtuesit dhe të padëmtuara nga goditjet

mekanike. Për të realizuar këto kërkesa

duhet që vjelja të bëhet sa më e kujdesshme,

magazinat dhe depot e ruajtjes të mos jenë

në largësi të mëdha, rrugët të jenë të mira,

transportimi të kryhet me mjete të

përshtatshme dhe gjatë përzgjedhjes të

mënjanohen ato fryte që janë sa do pak të

dëmtuara.

4. Mënyrat e vjeljes së kulturave

drufrutore.

Vjelja e mollës dhe e dardhës. Si të molla,

ashtu dhe të dardha dallohen lloje me pjekje

verore, vjeshtore, dimërore. Në llojet

verore, një pjesë e fryteve e arrijnë që në

pemë pjekjen për konsum dhe rrëzohen me

lehtësi. Frytet marrin karakteristikën e

kultivarit, si ngjyrën, aromën etj, mandej

zbuten dhe bishti shkëputet me lehtësi nga

degëza.

Këta kultivarë të të dyja specieve duhet të

vilen para së të piqen plotësisht, me qëllim

që pjekja për konsum të vijë shpejt pas

vjeljes. Frytet nuk piqen në një kohë,

prandaj, vjelja duhet të kryhet në disa duar.

Gjatë vjeljes bishti nuk duhet të qëndrojë në

degën e pemës, pasi fillon kalbëzimi i frytit

në gropën e bishtit. Vjelja duhet kryer

shpejt, sepse fryti mund të arrijë pjekjen për

konsum që në pemë dhe kështu dëmtohet

gjatë vjeljes ose transportit.

Figura 9.3. Vjelja e mollëve

Vjelja e pjeshkës. Pjeshka është mirë të

vilet paradite, duke filluar vjeljen që herët në

mëngjes. Frytet e vjela pasdite dhe të lëna në

diell, zbuten dhe piqen më shpejt. Pjeshka

vilet gjysmë e pjekur kur fryti ka filluar të

Pemëtari e Përgjithshme

164

marrë ngjyrën karakteristike të kultivarit.

Frytet nuk duhet të jenë të lagura nga pjesa e

jashtme. Vjelja bëhet me dorë, me kujdes pa

ushtruar forcë të madhe. Frytet pjesërisht

përmblidhen në dorë dhe gishtat kryejnë

shkëputjen e frytit nga bishti. duke e

përdredhur pak frytin nga sipër. Në arkë

frytet renditen në rresht, të vendosur me

majën nga ana e sipërme.

Figura 9.4. Vjelja e pjeshkave

Vjelja e kajsisë. Kajsia vilet 2-3 ditë para

pjekjes së plotë, kur do të konsumohet në

zonën ku është kultivuar dhe 3-4 ditë para

pjekjes kur do të transportohet në distanca

më të mëdha. Kur duam t'i përdorim për

tharje, vilen plotësisht të pjekura, që

bërthama të hiqet pa vështirësi. Për

komposto vilen kur janë të forta dhe kanë

ngjyrën karakteristike të kultivarit. Vjelja

bëhet me dorë dhe meqenëse nuk piqen në

një kohë, kryhet disa here.

Figura 9.5. Vjelja e kajsive

Vjelja e kumbullës. Te kumbulla, ashtu si

dhe të kulturat e tjera koha e vjeljes

përcaktohet duke u bazuar të të njëjtit

tregues. Vilet 1-2 ditë para pjekjes së plotë;

kur tregu është afër, dhe 3-4 ditë përpara,

kur do të transportohet larg. Për eksport vilet

5-7 ditë më pare. Frytet e caktuara për

eksport dhe konsum të freskët vilen me dorë

duke i këputur me bisht, pa dëmtuar shtresën

dyllore (pruinën), që mbulon frytin. Për

përpunim, ato vilen të pjekura, por jo të

zbutura, me qëllim që gjatë përpunimit të

mos dëmtohet struktura e tulit.

Vjelja e qershisë dhe e vishnjës. Qershia

dhe vishnja vilen të pjekura plotësisht kur

tregu është pranë. Në rast së do të

transportohen në largësi më të mëdha ose do

të përdoren për eksport, vilen 2-4 ditë para

pjekjes së plotë. Vjelja kryhet me dorë, duke

i këputur me bisht. Në qoftë së gjatë vjeljes

përdoret brisku, prerja e bishtit të frytit

kryhet duke lënë 2/3 e gjerësisë së tij mbi

fryt. Vjelja e frytit pa bisht shkakton

kalbëzimin e shpejtë të saj.

Pemëtari e Përgjithshme

Figura 9.6. Vjelja e qershive dhe vishnjës

165

Vjelja e arrës. Arra arrin pjekjen për

konsum kur mbështjellja e saj e gjelbër

fillon të çahet dhe frytet fillojnë të bien.

Vjelja kryhet duke shkundur lehtë degët. Pas

vjeljes. frytet qërohen nga sharku dhe lihen

të thahen me kujdes në vende me

gjysmëhije, por pa lagështirë. Pastaj frytet

futen në thasë dhe mbahen në vende të

ajrosura.

Vjelja e bajames. të bajamja pjekja për

konsum arrihet kur sharku (mbështjellja)

fillon të çahet dhe frytet fillojnë të bien.

Vjelja kryhet me dorë. Pas vjeljes frytet

thahen në diell për 2-3 ditë. Pas tharjes

vendosen në vende të ajrosura e të thata për

të mënjanuar mykjen e tyre.

Vjelja e lajthisë. Pjekja e lajthisë fillon kur

fryti merr ngjyrë kafe dhe lirohet nga kësula,

e cila zverdhet dhe thahet. Vjelja duhet të

kryhet në kohë pa shira. Frytet thahen në

diell dhe më vonë vendosen në magazine në

vende të ajrosura.

Figura 9.7. Vjelja e Ullirit

Vjelja e fikut. Në vjeljen e fikut duhet të

jemi shumë të kujdesshëm, pasi frytet

dëmtohen menjëherë. Për këtë qëllim duhet

organizuar vjelja dhe transportimi i fryteve

brenda disa orëve. Këshillohet që në

mëngjes të bëhet vjelja dhe deri në drekë ato

të jenë dërguar në rrjetin e tregtisë. Vjelja

nuk duhet bërë në ditë me lagështirë të

madhe ajrore (sidomos kur bie shi). Pas

vjeljes frytet vihen në arka.

5. Klasifikimi dhe ambalazhimi i frutave

Frytet e vjela i nënshtrohen përzgjedhjes, e

cila duhet të kryhet në sheshe betoni, në

depo ose në magazina të mëdha. Klasifikimi

bazohet në përmasat e frytit, në bazën e

shkallës së pjekjes. Mënjanohen frytet e

tejpjekura, me dëmtime mekanike, të

prekura nga sëmundjet ose të papjekura.

Zakonisht frytet ndahen në tri cilësi: ekstra,

cilësia I dhe II.

Përzgjedhja kryhet me anë të disa

klasifikuesve prej dërrase, të cilët kanë

Pemëtari e Përgjithshme

166

vrima me përmasat e kërkuara nga standardi,

për tregtim të brendshëm ose për eksport.

Kjo mënyrë është primitive dhe pa

rendiment, pasi procesi i seleksionimit është

shumë i ngadalshëm. Kohët e fundit

ekonomitë tona janë pajisur me makineri

seleksionuese frytesh, të cilat zëvendësojnë

me dhjetëra punëtorë, duke bërë një

seleksionim të saktë dhe të shpejtë.

Ambalazhimi është një ndër proceset e

rëndësishme për sigurimin dhe ruajtjen e

frytit nga dëmtimet e ndryshme.

Ambalazhimi i papërshtatshëm shkakton

uljen e cilësisë dhe të afatit të konservimit të

frytit.

Frytet duhet të vendosen në arka standarde..

Ato duhet të mos jenë të lagura, të jenë të

përzgjedhura dhe të pastra. Arkat ndërtohen

prej listelash, të vendosura me njëfarë

largësie, në mënyrë që të bëhet ajrosja e

fryteve.

Frytet që eksportohen, ambalazhohen në

arka me përmasat që kërkon standardi i

agroeksportit. Mollët dhe dardhët

ambalazhohen nga dy shtresa, të ndara me

karton. Frytet që transportohen në largësi të

mëdha ambalazhohen në arka të veshura me

letra dhe të spërkatura me preparate që

luftojnë sëmundjet kërpudhore (myku,

kalbëzimet ose duke i veçuar kokrrat njëra

nga tjetra me tallash.

Figura 9.8. Mënyra të ndryshme

ambalazhimi të frutave

6. Përpunimi dhe tharja e frutave

Përpunimi është ajo forme e ruajtjes gjatë së

cilës fryti pëson ndryshime të theksuara,

p.sh. pakësohet përmbajtja e lagështirës

(tharja e fryteve), ndryshon natyra

(përgatitja e reçelit, marmelatës) etj.

Gjithashtu, vihen re ndryshime me karakter

Pemëtari e Përgjithshme

167

organoleptik dhe ndryshime kimike dhe

fizike të fryteve. Është mjaft i gabuar

mendimi që për përpunim duhet të përdoren

frytet e dëmtuara, të sëmura, të tejpjekura

ose të papjekura, pasi nga frytet me cilësi të

ulët merren prodhime me cilësi të ulët.

Frytet e caktuara për përpunim duhet t'u

nënshtrohen disa proceseve, si p.sh. larjes,

klasifikimit, kalibrimit, prerjes ose jo në

copa ose qërimit dhe përvëlimit.

Larja bëhet për të larguar nga sipërfaqja e

fryteve papastërtitë. Për larje përdoren

dushet, makinat larëse të tipave të ndryshëm

etj.

Klasifikimi përdoret për të mënjanuar frytet

e mira nga ato që janë të papërshtatshme për

përpunim, si fryte të prishura, të papjekura,

pa ngjyrë etj.

Klasifikimi të në kryhet me dorë dhe me

transportues në forme shiriti. Shpejtësia e

këtij të fundit ngadalësohet, me qëllim që

punëtorët që rrinë në të dyja anët e tij të

mund të kryejnë klasifikimin e fryteve që

ndodhen në të.

Kalibrimi përdoret për grupimin e fryteve në

baze të përmasave. Ky është i nevojshëm për

rastet kur frytet do të përpunohen komposto

dhe i papërshtatshëm për rastet kur frytet do

të përpunohen marmelatë, etj. Për kalibrim

përdoren makinat që kryejnë këtë proces me

shpejtësi dhe me cilësi. Makineritë janë të

pajisura me sita me përmasa të ndryshme.

Prerja në copa (riska ose thela) e fryteve

bëhet kur ata përdoren për tharje, reçel dhe

komposto. Për prerjen e mollëve dhe të

dardhëve më katërsh ose më tetësh, përdoren

vegla të thjeshta dore.

Qërimi i fryteve kryhet në tri mënyra:

Qërimi mekanik, që është mënyra më e

thjeshtë. pasi heqja e lëkurës kryhet me

dorë. Kohët e fundit të në janë vënë në

përdorim dhe makineri që kryejnë këtë

proces.

Qërimi kimik, që mbështetet në efektin

shkatërrues që kanë bazat (NaOH dhe KOH)

ndaj cipës së fryteve. Kështu p.sh., cipa e

pjeshkës zhvishet kur frytet zhyten në

tretësirë të valuar të NaOH 3% për 3-6

sekonda. Kumbullat që do të përdoren për

tharje zhyten 5-15 sekonda në tretësirë 0,5%

NaOH me temperature 90-93°C, pastaj

shpëlahen me ujë të rrjedhshëm. Kohët e

fundit qërimi kimik po zëvendësohet me

qërimin termik, sepse gjatë qërimit kimik

kemi humbje të vitaminave dhe substancave

ngjyruese.

Përvëlimi. Frytet që do të përpunohen

(komposto, reçelra, lëngje frytesh etj.), i

nënshtrohen procesit të përvëlimit me ujë në

temperature 80-100°C, për 0,5-2 minuta,

ose me avuj uji për 16 minuta. Përvëlimi ka

mjaft avantazhe: pengon errësimin e ngjyrës

së fryteve, pengon shkatërrimin e vitaminës

C dhe sterilizon deri në një fare mase frytet.

Tharja e frutave

Tharja e mollës. Mollët para së të nxirren

në diell, priten në thela të holla. Për tharje

pëlqehen mollët që kanë tul të bardhë dhe

cipë të hollë. Pas seleksionimit, bëhet

kalibrimi i tyre, në të mëdha me diametër

mbi 75 mm, mesatare me diametër 55-75

Pemëtari e Përgjithshme

168

mm dhe në të vogla me diametër me pak së

35 mm (të cilat nuk janë të përshtat-she për

këtë qëllim).

Pas heqjes së farave dhe zemrës së frytit,

bëhet prerja në thela dhe pastaj kryhet

përvëlimi (zbardhja e fryteve), duke i zhytur

thelat në tretësirë kripë gjelle 0,2-0,5%.

Tharja kryhen në diell, duke i shtruar në

trina. Pas 2-3 ditë thelat kthehen nga ana

tjetër, kurse në makinat tharëse tharja merr

fund për 3-3,5 ore në temperaturën

55~60°C. Frytet pas klasifikimit lahen dhe

priten në thela (në dysh ose në katërsh).

Pastaj kalojnë në procesin e zbardhjes në

tretësirë kripë gjelle 0,2-0,5%. Tharja kryhet

si të molla, në trina. Artificialisht (me anë të

makinave tharëse) dardha thahet në

temperaturën 80°C. Nga fundi i tharjes

temperatura mbahet në 60°C. Dardhët e

thata nuk duhet të përmbajnë më shumë së

18 Yo lagështirë.

Tharja e kumbullës. Të përshtatshme për

tharje janë kumbullat gjatore, si kumbulla

Tropojane, Agent, Iliria etj. Pas klasifikimit,

kalibrimit dhe larjes së fryteve kryhet

përvëlimi me ujë të vluar për 20-30 sekonda.

Pastaj për heqjen e shtresës dyllore,

kumbullat kalohen në ujë të rrjedhshëm.

Tharja kryhet në trina dhe vazhdon për 6-7

ditë.

Kumbullat e thara duhet të përmbajnë 20-

22°/0 lagështirë. Pas tharjes dhe pasi lihen

për 30-40 minuta, për t'u ftohur vendosen në

arka të hapura për 4-5 ditë, me qëllim që

lagështira të bëhet e një-trajtshme. Për të

marrë shkëlqimin e nevojshëm, kumbullat e

thara zhyten për 1.5-2 minuta në ujë të

valuar dhe sipërfaqja e tyre lyhet me

glicerinë (për 1 kv kumbulla duhet 0,5 kg

glicerinë). Kumbullat ambalazhohen në kuti

prej kartoni. Nga 100 kg kumbulla merren

30-35 kg kumbulla të thata.

PYETJE

1- Si përcaktohet koha e vjeljes në pemët frytore?

2- Cilat janë mënyrat e vjeljes së fryteve?

3- Cilat janë mënyrat e ruajtjes dhe përpunimit të fryteve?

Tharja e fikut. Fiqtë që do të përdoren për

tharje, pasi i nën-shtrohen proceseve të

tharjes, klasifikimit, kalibrimit përvëlimit 2-

3 minuta në ujë të valuar dhe pastaj

shpëlarjes, trajtohen në dhomat e sulfitimit

Pemëtari e Përgjithshme

169

me dozën 2-2,5 g squfur për 1 kg fiq. Tharja

kryhet në trina në lartësinë 40-50 cm nga

toka, pas 2-3 ditëve fiqve kokërr u jepen

forma duke i shtypur lehtë në bisht.

Konsiderohen të tharë kur përmbajnë 18-20

lag

ësh

tirë

Pas

thar

jes

për

2-3

ditë

vendosen në grumbuj që të shpërndahet

njëlloj lagështira. Pastaj shikohen në vargje

ose jo dhe vendosen në arka, që janë të

veshura nga brenda me letër celofan.

LITERATURA

Pemëtari e Përgjithshme

ALPI A. La coltura in vitro di meristemi apicali di specie arboree con particolaro riferimenti alla

vite 1973.

ARBOLES FRUTALES, LOS "PREPARACION DEL SUELO ELECCION DE LOS

CULTIVOS ESPECIES," AUTOR/ES: Lamonarca, F. ISBN: 9788431527983. AÑO: 2002

ALMACENAMIENTO EN ATMÓSFERAS CONTROLADAS DE FRUTAS Y

HORTALIZAS AUTOR/ES: THOMPSON, A. K. Formerly of the Windward Islands Banana

Development and Exporting Company, St Lucia, ISBN: 9788420010199. VITI: 2003

FRUTICULTURA. Manuel Agustí ., 2010 (2ª Edición ampliada y actualizada). ISBN:

9788484763987.

KATRLI N. Metodi di determinazione della comparsa dello stres idrico nella pianta

KOBEL F. Trattato di frotiicultura., 1998.

THOMAJ F. Dukuri të zhvillimit të Pemtarise. Botimi i vitit 2008.

THOMAJ F. Studime mbi dieferencimin e sythit të molles kushtet e Shqiperise

Wikipedia all Pagies.

ENCICLOPEDIA DEL CULTIVO DE FRUTAS Y HORTALIZAS. AUTOR/ES: ROYAL

HORTICULTURAL SOCIETY, ISBN: 9788480766791, VITI 2007, EDICIONI: 1

INTRODUCCIÓN A LA EDAFOLOGÍA: USO Y PROTECCIÓN DEL SUELO. J. Porta

Casanellas y otros. VITI: 2010 (2ª Edición).

170

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!