03.05.2013 Views

issue 2 - The Albanian

issue 2 - The Albanian

issue 2 - The Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NR.10/7 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

HIDHU NJË SY

AMBASADORËVE

Z.MAZI faqe 3

LONDON 15 MAJ

Fytyra tjetër

e qeverisë

Cameron

SA NDIKON PROGRAMI I QEVERISË BRITANIKE

NË JETËN E SHQIPTARËVE NË BRITANI?

Gjithsej janë 11 pika të marrëveshjes në mes Konservatorëve

dhe Liberal-demokratëve në Britani

të Madhe. Të gjitha këto pika përfshijnë aspekte

dhe sfera të ndryshme të jetës politike, ekonomike, sociale

dhe industriale të vendit.

Nga leximi I parë duket sikur të gjitha këto

pika politikisht të motivuara, janë ndërtuar mbi interesat

kombëtare për reduktimin e borxhit kombëtarë dhe të

gjitha pasqyrohen të jenë jo më shumë se kamuflazh

politik. David Cameron dhe Nick Clegg u dakorduan

që të krijojnë aleancën “progresive” me qëllim të bërjes

konkurrencë partisë Laburiste duke ia okupuar kështu

asaj terrenin ideologjiko-politik, atë të qendrës.

Faqe 9

SPECIALE

6 vjet “The Albanian”

Justin Elliot dhe Lorik Cana

janë përsonalitetet e zgjedhur

faqe 4-5

KGK

Accounting Services

Ndricim Gjurra

Accountant / Tax Advisor

Intervista Takimi Zgjedhjet

Lorik Cana :

“Të nderohesh me

një çmim mirënjohje

dhe respekti nga

vetë shqiptarët

është një ndjenjë

e papëshkrueshme...

faqe 8

TAX RETURN FROM £99

10 Leconfield Walk

Hornchurch Essex

RM12 6NZ

Tony Bler përshëndetet

ngrohtësisht me

bashkatdhetarin

Osman Caka faqe 10

*Tax & VAT returns *Business start ups

*Company formations

*PAYE and payroll *Accountancy

and bookkeeping

Nga Emanuel Bajra

faqe 9

“Shpresa Programme”

shumë aktive në

zgjedhjet në Britani

faqe 11

Tel: 01708522928

Mob:07748614770

email: gjanajimy@hotmail.com

Ndihmojmë të caktoni vetë

fatin tuaj! Japim shërbimin

më të mirë dhe më cilësor!

Marketing

Ofron mundesi Arsimimi ne Mbreteri e Bashkuar, Shtetet e

Bashkuara, Kanada, Europe –France, Gjermani, Spanje, Malte, Svicer,

etj, Australi dhe Zelande e Re

> Kurse Profesionale dhe Akademike

>Studime Gjuhe (Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht)

>Vizita Studimore, Kurse Verore, aktivitete sportive etj ne MB etj.

>Te gjithe moshat dhe nivelet arsimore

Ne bashkepunim me Kolegjet dhe Universitetet

me prestigjoze dhe me te njohur ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne

vendet e tjere, ne u japim mundesine të ndërtoni nje te ardhme të

ndritur.

Arsimi është celësi, dhe ne ju mundësojme të merrni arsimin më cilësor!

A dëshironi të realizoni ëndërrën tuaj për të studiuar Britanine

e Madhe? Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme?

A dëshironi të realizoni ëndërrën e fëmijëve tuaj për të patur

një diplomë të universiteteve më prestigjoze Britanike? A

dëshironi të bëni investimin më të mencur në drejtim të arsimimit?

Korbi Education në bashkëpunim me universitetet më njohura

Britanike dhe mund të realizojmë ëndërrën tuaj.

Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen.

Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Please come along to:

Westa Training London FINSBURY North Academy PARK

Andover Community Finsbury Centre Park

Andover Estate

182 Seven Sisters Road

London

N7 7RY London N7 7PX

(For Initial assessment come along with

proof of ID, Proof of Address and 1 passport size photo)

Knowledge of

life in the UK

Are you or someone you know applying for British Citizenship or

Indefinite Leave to Remain (ILR)?

If the answer is YES, you need to demonstrate your knowledge

of life in the United Kingdom as well as proving that your

speaking and listening skills are adequate to cope with

everyday life.

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për British

Citizenship apo leje të perhershme qendrimi?

Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën

në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të

folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme.

Westa Westa ofron Training kurse offers të combined kombinuara Intensive trajnimi English Language për gjuhen

(ESOL) with Citizenship Classes and Exams.

angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams

For further information, please call us on:

0207 272 1130

Mobile: 07944367779

Classes, Exams & Certificates Cost only £180

Tel: 0207 2637804 Mob 07944367779

We are an accredited & registered Citizenship Examination Centre

15 MAJ FAQE 2

Na kontaktoni në çdo moment.

Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj

Tel +355 4 22 62 669,

Cel: 067 20 77 888,

067 20 77 885

Londër: 0771 77 90 601

Email: student@kovanigroup.com,

admin@kovanigroup.com

Website: www.kovanigroup.com

DREJTOR: PETRIT KUÇANA

Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

HIDHU NJË SY

AKTUALITET

REDAKSIA

Akil Koci, Daut Dauti,

Brixhilda Ndini, Pranvera Smith,

Blerim Ciroka, Emanuel Bajra,

Majlind Goge, Claire Fletcher,

Flori Slatina, Naim Hasani,

AMBASADORËVE Z.MAZI

NGA PETRIT KUÇANA

Askush më mirë se ata nuk ka mundur t’i përfaqësojë

më denjësisht vlerat më të mrekullueshme

shqiptare në botë. Nga të gjithë

konsiderohen si ambasadorë të shkëlqyer, duke

përmbysur tablotë jo fort të këndshme që serviren

hera-herës nëpër media, duke shndërruar qenësisht

imazhin e shqiptarëve në botë.

Ndjehemi të privilegjuar që në Mbretërinë e

Bashkuar ka me dhjetëra ambasadorë të tillë, në të

gjitha fushat e jetës, që nga sporti, arti, biznesi,

shkencë etj etj.

Është absolutisht e papranueshme

neglizhenca (për të mos thënë injorimi) që institucionet

e shtetit shqiptar, konkretisht ambasada

shqiptare në MB, mban ndaj këtyre yjeve. Është e

papranueshme që ata nuk ftohen qoftë edhe në aktivitetin

e vetëm që organizon kjo ambasadë me

rastin e festës së flamurit, të paktën në këtë festë, të

paktën të ftohen...

“Të nderohesh me një çmim mirënjohje

dhe respekti nga vetë shqiptarët është një ndjenjë e

papërshkrueshme” u shpreh Ambasadori i shkëlqyer

i shqiptarëve në botë, Lorik Cana gjatë ceremonisë

së dhënies së këtij çmimi nga “The Albanian” me

rastin e 6-vjetorit të themelimit të saj.

Por Ambasadori i Shqipërisë Zef Mazi nuk ishte aty

për ta dëgjuar, nuk ishte aty për të kuptuar se sa e

rëndësishme është për një yll të tillë, kur ftohet në

një ambient shqiptar. Nuk ishte aty për të kuptuar se

si ndjehen ambasadorët e tjerë të vlerave shqiptare

në Mbretërinë e Bashkuar kur injorohen prej përfaqësuesit

të shtetit shqiptar.

Misioni i këtyre ambasadorëve është i papërsëritshëm

zoti Mazi. Ata nuk janë pjesë e komunitetit

“Chateau Margaux” që Ju kërkoni t’i legjitimoni si

përfaqësues të shqiptarëve në MB, as nuk kërkojnë

ndonjë privilegj apo favor. Ata thjesht meritojnë

mirënjohje Shkëlqesia Juaj. Kjo nuk është dëshirë

por detyrim kushtetues.

Prandaj hidhi një sy këtyre ambasadorëve z.Mazi.

Kushtetuta e Shqipërisë

Neni 8

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat

kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë

kufijve te saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron te drejtat e

shtetasve shqiptare me banim të përkohshëm

ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihme

shtetasve shqiptare që jetojnë e punojnë jashtë

shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet

me trashëgiminë kulturore kombëtare.

THE ALBANIAN

Ajo ishte e re dhe plot ëndrra. Shpresoi

deri në minutat më të fundit... por çdo

gjë u venit... Edlirës i duheshin edhe

pak ditë që të mbushte 17 vjeç. Të atin ia riatdhesuan

autoritetet italiane.. Ajo nuk ishte

as këngëtare e famshme që njihte Edi Ramën

dhe do të mund të futej në grevë urie. Nuk

mund të përfitonte as nga fondi i ekselencës i

qeverisë shqiptare. Nuk ishte as vajza e

ndonjë politikani, deputeti, pronari... biznesmeni...

që studionte në ndonjë shkollë private...

Nuk kishte të njohur dhe as rekomandues,

por thjesht dëshironte të studionte

derisa dalëngadalë u venit çdo shpresë e saj.

(Në momentet e fundit këtë shqetësim e

kishte shprehur edhe me miq të e saj të internetit).

Emigrantja Edlira zgjodhi t’i japë fund

jetës së saj, përpara se të kthehej në

Shqipërinë e protestave, në Shqipërinë e rrëmujës,

në Shqipërinë ku pritej se kushedi

çfarë do të ndodhte, në Shqipërinë e konferencave

për shtyp, në Shqipërinë hallemadhe.

Dhe... një lajm interesant për mediat

shqiptare, një lajm i dhimbshëm për shumë

mërgimtarë. Të nesërm çdo gjë harrohet.

Nuk ka më lajm. Pritet ekzaminimi

i trupit të viktimës dhe kthimi në Atdhe, në

atdheun që nuk mundi ta donte, në atdheun që

gëlon nga protestat, në atdheun ku durimi për

liberalizim vizat stërgjatet e kushedi ku e ka

fundin, sidomos pas protestave, sidomos pas

grevave të urisë, në atdheun ku politika është

ajri që thith, ushqimi i përditshëm që serviret

në çdo minutë, “live” apo në edicione lajmesh,

e të nesërmen në faqet e shumta të

15 MAJ FAQE 3

Kastriot Dervishi,

Enkeleid Omi, Artan Zeneli,

Diana Pepi, Jeni Myftari,

Agim Shabani,

Anila Hoxha,

Shefit Domi,

Ilir Thaçi,

Web-design Shefdomi.com

www.thealbanian.co.uk

albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

Emigrantes që nuk mundi të ëndërrojë...

gazetave. Edlira nuk mund të kthehej në

Shqipëri dhe nuk gjeti forcë të gjejë as edhe

një shpresë, nuk gjeti forcë të mundte imazhin

e mëmëdheut protestues. Nuk dëgjuam

ndonjë politikan të flasë për Edlirën as

pushtetarë as të opozitës. Natyrisht janë

shumë të zënë me problemin ditor, krizën

ngërçin politik, çadrat, protestat, bllokimet e

rrugëve, ndërhyrjen e policisë, dhunën ndaj

policisë... Klasa politike është e zënë grevën

e urisë që zgjatet e zgjatet. Mbush dy javë,

pastaj quhet thjesht grevë... U ushqyen apo jo

deputetët? Sa prej tyre ishin milionerë, miliardierë...

Edlira mbeti thjesht një lajm... i

dhimbshëm... Edlira ishte thjesht emigrante,

madje nuk numërohej as si votë. Ajo akoma

nuk e kishte mbushur moshën të votonte...

Ajo vazhdonte shkollën si të gjithë

moshatarët e saj italianë, por fati ia kishte

caktuar të ishte shqiptare. Ajo ishte

mërgimtare dhe si të gjithë mërgimtarët e tjerë

ishte spektatore e zhvillimeve në Shqipëri, që

gëzohej nga ndonjë lajm i mirë nga mëmëdheu

dhe trishtohej kur shikonte Atdheun tek

përplasej në përditshmërinë politike, në

vazhdën e tranzicionit të kurrëmbarueshëm.

Askush nuk mban përgjegjësi ... Askush as

nuk e përmend më, thjesht u shndërruar në

lajm të kronikës së zezë. Edlira ishte

mërgimtare dhe që si të gjithë emigrantët

mbesin thjeshtë numra... as në Ministrinë e

Jashtme nuk mund të marrësh ndonjë lajm

tjetër për të, asnjë detaj nuk jep as ambasada...

Edlira mbetet ushtima e kambanës së

fuqishme për shurdhmemecërinë e klasës

politike shqiptare, mbetet ëndrra e prerë në

mes e një studenteje mërgimtare, e

mërgimtares që nuk mundi të ëndërronte...

NGA BRIXHILDA NDINI

Gazeta « The Albanian » mbetet

një zë i fuqishëm një mjet komunikues

, me peshën dhe

rendësin që ka, për përcjelljen e informacioneve

duke familjarizuar lexuesit

në të gjithë Britaninë e Madhe .

I madhi Faik Konica i cili kishte lënë

ngjyrat e ngjizura në numrin e fundit

të gazetës « Albania », amanetin e te

cilit do ta përmbushte themeluesi i

kësaj gazete, zoti Petrit Kuçana, i cili

me punën e tij të

palodhshme,thjeshtësinë dhe energjinë

e tij arriti ta bëjë realitet. Zëdhënësja e

shqiptarëve të Britanisë së Madhe ,

mbrojtësja dhe jehona e vlerave tona

kombëtare. Dita-ditës , vit pas viti po e

tregon me dinjitet kombëtar dhe profesional

se zëri i saj po dëgjohet, se me

punën e saj po e përmbush sistematikisht

misionin.

Në mënyrë të përvitshme ,

Gazetës “The Albanian” i janë festuar

përvjetorët, për të shpalosur jo vetëm

ecurinë dhe ndikimin e saj në komunitet,

por dhe për të transmetuar dhe

promovuar plane , kërkesa dhe sfidat e

reja që e përballin gazetarinë në

përgjithësi dhe gazetën “The Albanian”

në veçanti.

Në ketë ceremoni festive kaq të rëndësishme

të organizuar në ambientet e

Kafe “Koha” në qendër të Londrës ,

morën pjese mjaft intelektuale , artiste

, shkrimtarë ,kolegë gazetarë, diplomatë

, sportistë, miq dhe dashamirës të

Shqipërisë, si dhe shumë të ftuar të

tjerë.

Prezantuesi i kësaj ceremonie

gazetari i mirënjohur Emanuel

Bajra përshëndeti dhe falënderoi të

gjithë bashkatdhetarët ,miqtë dhe të

ftuarit, mysafirë të respektuar, në emër

të stafit të gazetës « The Albanian » për

pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet

festiv kaq të rëndësishëm. Zoti Bajra

në një mënyre tepër elegante dhe dinamike

, foli për krijimin e gazetës dhe

« The Albanian » duke ecur në gjurmët

e Konicës, dhe bëri kronologjinë e saj

në këto 6 vite pune të palodhshme

duke vënë theksin në pikësynimet që

kishte kjo gazetë në të ardhmen dhe

rolin e saj mediatik duke pasqyruar

problemet dhe realitetin e mbarë shqiptarëve

në Britaninë e Madhe. Me pas

ai theksoi se pjesëmarrja e të pranishmëve

ishte mjaft e çmuar dhe të gjitha

materialet e përgatitura do të ishin

kryesisht në gjuhën shqipe. “Gjuha

shqipe është gjuha më e ëmbël në botë

, që na kanë trashëguar të parët

tanë,dhe duhet një kontribut i madh

për te mos e harruar dhe lënë atë pas

dore, gjuhën e nenës ,- përndryshe

theksoi Barja,- nuk do të kishte kuptim”

Sigurisht, në emigracion në

të gjithë jetojmë me këtë shqetësim

,unë e para ,harrimin e gjuhës shqipe

nga fëmijët tanë, i madhi Fishta na lë

edhe një shteg të hapur kur na kujton:

« E pra atij ju thaftë goja/ Që përbuz

këtë gjuhë hyjnore/ Që në gjuhë të

huaj, kur s’është nevoja/Flet e të veten

len pas dore.

Le të jenë këto vargje të

Gjergj Fishte një himn për të gjitha

familjet shqiptare që jetojnë , jashtë

Atdheut.

Ky aktivitet i rëndësishëm i 6 vjetorit

të Gazetes « The Albanian »,përçoi një

mesazh të dyfishtë, simbolizmin e krijimit

të kësaj gazete dhe sensibilizimin

e opinionit publik dhe të secilit prej

nesh për të ruajtura gjuhen shqipe në

interes të të gjithë shqiptarëve ,traditat

dhe kulturën tonë ,në diaspore dhe në

të gjitha trevat.

Në të njëjtën kohë , Emmanuel

Bajra theksoi punën e vështirë

dhe projektin, për krijimin e kësaj

gazete e cila u bë e mundshme edhe në

saj të vlerësimit dhe mirëkuptimit të

mbarë komunitetit shqiptar në Britaninë

e Madhe duke fituar një mbështetje

dhe besim të plotë.

Gazeta « The Albanian » e bazuar në

Londër, është një zë i fuqishëm ne përcjelljen

e informacioneve, si një ndërmjetëse

duke i shërbyer komunitetit

shqiptar qe përfaqësohet nga dy shtete

,por një Komb. Misioni i saj mbetet,

ruajtja e identitetit

tonë kombëtar

dhe vlerave

tona kombëtarë

si një bashkësi

progresive në

Mbretërinë e

Bashkuar.

Ne te njëjtën

kohë kronologjia

e gazetës « The

Albanian » u bë,

duke pasqyruar

dhe ilustruar

punën e këtyre

gjashte viteve në

përkrahje të komunitetitshqiptar

në Britaninë e

Madhe, në një

video projektor.

Rezul-

KOMUNITET

tat ky i një pune gjashtë vjeçare duke

i dhënë rendësi të veçantë rolit të medias

në UK, jo vetëm ne fushën e informimit

por edhe me tej.

Me pas Z.Bajra ftoi për fjalën përshëndetëse

Botuesin dhe themeluesin

e gazetës “The Albanian” në Britaninë

e Madhe Z. Kuçana i cili u mirëprit me

duartrokitje nga publiku i pranishëm.

Z. Kuçana,përshëndeti dhe falënderoi

përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit

në këtë përvjetor të gjashtë të gazetës

“The Albanian”dhe theksoi përse ishte

i rëndësishëm përcjellja e lajmit në

gazeta kur dihet se sot , pjesën me të

madhe të informacionit mund ta marrësh

nëpërmjet internetit , celularit , për

disa sekonda . Por të gjithë kemi

nevoje dhe duam të publikuar ne faqet

e gazetës , zërin e se vërtetës. Dhënia e

informacioneve nëpërmjet medieve

elektronike , kërkon përpara se gjithash

, vërtetësi , korrektësi, qartësi dhe profesionalizëm.

Në gazetat e printuara

lexon më shumë gjera, shikon më

shumë, ke edhe mundësinë t’i arshivosh

ato , dhe në të njëjtën kohë të ver-

ifikosh informacionin, të shkosh në terren

, të bazohesh mbi të vërtetën dhe jo

gënjeshtrën , ndërsa lajmet e medieve

elektronike bëjnë pjesë në sistemin e

komunikimit, që do të thotë i orienton

gjerat si të duash, në sensin që duam

vetë, kurse në sistemin e gazetarisë çdo

informacion duhet të tregojë

vërtetësinë e tij , kjo bën edhe

dallimin midis gazetarëve.

Z Kuçana i theksoi

për një përkushtim të madh

mësimit te gjuhës shqipe , duke

ditur se pjesa më e madhe e emigrantëve

shqiptarë në Britaninë

e Madhe janë relativisht të

rinj. “Asnjeri nuk të ve faj të

mos mësosh gjuhen e huaj por

nuk duhet të harrosh gjuhen

tënde , gjuhën e nënës. Gazeta

« The Albanian » i ka dhënë një

rendësi të madhe ,në

bashkëpunim me shoqatat e

ndryshme këtu në Britaninë e

Madhe, përdorimit të gjuhës

shqipe për të gjitha familjet

shqiptare që janë në mërgim, që

15 MAJ FAQE 4

U festua në Londër 6 vjetori i gazetës së komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe “The Albanian”

6 vjet “The Albanian”

t’u ushqejnë atyre dashurinë dhe

dëshirën për të mësuar e mos harruar

gjuhën tonë të bukur dhe është detyra

e secilit prej nesh te ushqejmë brezat e

rinj që gjuha shqipe te mos vdesë

kurrë “- u shpreh Kuçana.

The Albanian » ka pasqyruar

talentet e reja , artiste të vërtete në

fusha të ndryshme të artit , si ambasadorë

të përcjelljeve të traditave

dhe vlerave tona kombëtare. Promovimi

që i bëhet brezit të ri , që po

rritet dhe edukohet në Britani, intensifikon

marrëdhëniet kulturore, vlerat e

vërteta dhe sukseset e arritura në të

gjithë komunitetin.

Z Kuçana u ndal edhe në

promovimin e dy librave te kontaktit

“Albaniancontacts” (po -punohet për

librin e tretë të Albanian contacts për

2010-ën), gjithashtu edhe botimin e

Antologjisë së Tretë “Lërmëni pak

atdhe”, për shqiptarët ne Britaninë së

Madhe ,që do të dalë së shpejti duke

ditur –theksoi Kuçana se shumica e

gazetareve tanë në “The Albanian”

janë krjues .

Drejtori i The Albanian Petrit Kuçana

foli edhe për rolin e rëndësishëm që

luan kjo gazetë në pasqyrimin e halleve

, problemeve te ndryshme dhe

identitetit shqiptar. Dihet,- theksoi

Kuçana ,se çfarë po ndodh në Shqipëri

,nuk na gëzon aspak dhe në një mënyrë

të drejtpërdrejte janë të prekur të gjithë

emigrantët që ndodhen jashtë shtetit.

Forca opozitare dhe individë

të ndryshëm po mundohen të çojnë

vendin në krizë dhe të ndalojnë përparimin

e Shqipërisë dhe liberalizimin

e vizave që është aq i rëndësishëm për

të gjithë shqiptarët kudo në diasporë.

The Albanian është e ndjeshme duke

shërbyer si ndërmjetëse e komunitetit

dhe problemeve sociale që ai ka , duke

filluar të pasqyroje dhe të publikoje të

gjitha rregullat dhe informacionet e

reja për statusin e emigrantit.

Megjithëse një pjese e konsiderueshme

janë të stabilizuar dhe kanë një status

legal te qëndrimit, pjesa tjetër e shqiptarëve

që janë pa familje por të rregullt

me punë akoma nuk janë të privuar nga

e drejta për legalizim. Kuptohet se sa i

rëndësishëm është hapi i liberalizimit

te vizave për mbarë shqiptaret kudo që

janë.

Më pas në skenë u ftua

shqipfolësja angleze por me zemër

shqiptare Claire Fletcher e cila recitoi

poemën « Ti Shqipëri me jep nder, me

jep emrin Shqiptar » ku u duartrokit

me mjaft dashamirësi si gjithmonë nga

publiku shqiptar.

Me pas prezantuesi Emanuel

Bajra theksoi se tashmë është bërë traditë

që gazeta « The Albanian » dorëzon

dy çmime në vit, ai përmendi

fituesit e deritanishëm të çmimeve të

dhëna nga « The Albanian » ata janë :

John Grogan,Noel Malkolm, Patricia

Nugee, Pip Willson, Bejtullah Destani,

Agron Loxha, Akil Koci dhe Jimi

Marku. Ai përfitoi nga rasti në emër të

stafit të gazetës “The Albanian” të

falënderoj edhe njëherë këto personalitete

për kontributin e dhënë me

sakrificat e tyre , në shërbim të komu-

nitetit shqiptar.

Çmimi i dhënë

nga gazeta “The

Albanian”, -tha

Bajra, është

simbolik por

shpirtërisht i

madh, dhe ky

çmim është për intelektualë,aktivist

shoqërorë , politikanë, gazetarë,

sportistë ,shoqata bamirësie dhe përfaqësues

të këtyre shoqatave,autorë e

shkrimtarë , kontribuues në sfera të

ndryshme. Për 6 vite me radhë gazeta

“The Albanian” ka shpërndarë çmimin

për personalitetin e vitit, dhe ka pas

privilegjin që të bashkëpunoj me

shumë nga e kandidatët e zgjedhur për

të forcuar lidhjet e saj mes komunitetit

shqiptar në Britaninë e Madhe.

Dhe në të njëjtën kohë

deklaroj se më të votuarit e vitit nga

personalitetet angleze ishte Z. Justin

Elliot me motivacionin :

“Për kontributin e tij te shkëlqyer, ruajtjen

dhe promovimin e vlerave kombëtare

shqiptare në Britaninë e

Bashkuar dhe jashtë saj”.

Zoti Elliot që nga viti 1999

ka punuar si vullnetar për refugjatët

shqiptarë të Kosovës në Londër.Përgjatë

luftës në Kosovë, ka qenë anëtarë

i Delegacionit britanik të UNHCR Program

i Evakuimit Njerëzor në Maqedoni,

duke intervistuar , përzgjedhur

refugjatët për evakuim për në UK, më

pas ka shërbyer dhe si përkthyes

Shqip-Anglisht.

Nga 2002-2006 u aktivizua

në Komisionin organizativ të komunitetit

shqiptar në Hamersmith &Fulham.

Në vitin 2007 dhe 2008 ka kryer

diplomimin Master në Studimet e

Evropës juglindore dhe qendrore në

Universitetin e ” London School of

Slavonic and East European Studies”,

ku mes të tjerash ka shkruar edhe për

historinë dhe kulturën e shqiptarëve të

Kosovës, dhe debatet për Flamurin e

KOMUNITET

shtetit më të ri të Kosovës , dhe karrierën

fatkeqe të Ministrit Britanik të

vitit 1926.

Tani Zoti Justin Elliot po punon , në

një tezë për doktoraturë në ekzaminimin

dhe zhvillimin e intelektualëve

me rëndësi politike në Kosovë nga viti

1952-2008.

Çmimi iu dorëzua Zotit Agron Loxha

, pasi Zoti Elliot për arsye shëndetësore

nuk mund të merrte pjesë, nga kryeredaktori

i gazetës « The Albanian Z.

Bashkim Metalia.

Z. Loxha përcolli fjalët falënderuese

të Zotit Elliot duke përshëndetur The

Albanian dhe të gjithë komunitetin

shqiptar në Britani, për këtë vlerësim

që i është bërë.

Çmimi i personalitetit

Shqiptar të vitit ishte i veçantë.

Medaljoni i flamurit Kombëtar në

xhaketën e tij është më shumë se një

stoli, është më shumë se një ngjyrë;

është një domethënie, një ndjenjë , që

flet gjuhën e zemrës dhe bashkë më të

dhe emri i tij: Lorik Cana shqiptari ,

stolia dhe krenaria jonë Kombëtare.

Falë talentit të tij të madh si sportist,

aftësive personale dhe brumit kombëtar

që e rriti , bëri që emri i tij të lakohet

kudo ku ai shkon duke lënë gjurmë

që nuk do të zhduken asnjëherë. Karrierën

sportive të tij ai e filloi me

skuadrën e Paris Saint-Germain. Në

vitin 2003 mori ftesë nga Kombëtarja

Shqiptare. Ne vitin 2005 Cana

angazhohet me Olympique de Marseille

ku ishte edhe kapiteni i këtij

klubi legjendar . Lorik Cana u kthye në

një ikonë të klubit Marsejez dhe që nga

viti 2009 ai luan për klubin e premier –

ligës Angleze Sunderland FC.

Inteligjenca puna dhe modestia

e tij e kanë radhitur Canën si një

nga sportistët tanë më të shkëlqyer.

Ai jo vetëm me lojën e tij si futbollist

na fal kënaqësinë por dhe si humanist

i madh lumturohemi, i cili duke bëre

donacione për njerëz dhe familje në

nevojë, i krijon vetes një

imazh njerëzore të pastër.

Përpara bashkatdhetarëve

Emanuel Barja

prezantoi njeriun i cili fjalën

krenari e kombit e kapërcen

,njeriu qe fjalës se thjeshte «

Shqiptar » i dha një kuptim

edhe më të fortë – na bëri të

ndjehemi ashtu siç jemi, ashtu

siç na ka hije – Shqiptar,

sportistin e talentuar Lorik

Cana.

Çmimi i këtij personaliteti të

shquar të vitit në Britaninë e

Madhe , shpallur nga gazeta «

The Albanian » iu dorëzua nga

poetja dhe gazetarja e kësaj

gazete ne Londër Brixhilda

Ndini, me motivacionin :

“Ambasador i

shkëlqyer i vlerave shqiptare

ne botë”.

Cana i emocionuar tha se kishte edhe

çmime të tjera nga të huajt, por të

nderohesh me një çmim mirënjohje

dhe respekti nga vetë shqiptarët është

një ndjenjë e papërshkrueshme – u shpreh

Cana.

Wshtw shumë e rëndësishme për ne

dhe fëmijët tanë të kultivojmë gjuhën e

nenës ,vlerat dhe traditat tona shqiptare

– tha Cana.

Unë i kuptoj drejt te gjitha

shqetësimet e shqiptareve në diasporë

dhe çështjen e identitetit pasi unë vetë

kam qenë vetëm 7 vjeç kur e kam lënë

vendlindjen,- u shpreh Cana , për të

shkuar drejt Zvicrës dhe e di çdo të

thotë të jesh pa dokumente të rregullta

, kam qenë për rreth 8 vite pa to por kjo

me ka bërë më të fortë pasi gjithnjë

kam gjetur ngrohtësinë e duhur tek

shqiptarët në diaspore, dhe kjo me bën

akoma me te ndjeshëm.

Unë e vlerësoj shume punën

e gazetës “The Albanian” do ta

mbështes edhe me tej dhe do tëjap kontributin

tim në ndihmë te komunitetit

15 MAJ FAQE 5

Justin Elliot dhe Lorik Cana janë përsonalitetet e

zgjedhur nga “The Albanian”

Cana : ...të nderohesh me një çmim

mirënjohje dhe respekti nga vetë shqiptarët

është një ndjenjë e papërshkrueshme...

shqiptar –theksoi Cana.

Më pas Lorik Cana u

përgëzua nga drejtori I gazetës “The

Albanian” dhe stafi i saj për marrjen e

këtij çmimi te madh . E kush me mirë

se Lorik Cana mund ta meritonte atë?

Ai është i vetmi sportist modest , e inteligjente

qe siç thonë francezet “il a la

tête sur les épaules » , pra e di se çfarë

do.

Cana uroi edhe njëherë , përvjetorin e

gazetës « The Albanian » dhe me

modestinë, elegancën dhe buzëqeshjen

që e shoqëronte vazhdonte të takohej

dhe diskutonte me të gjithë pjesëmarrësit.

Mbrëmja kaloi më tej në një atmosferë

festive.

6 vjet të “The Albanian”

kanë formësuar një lloj harmonie mes

profesionalizmit dhe ndjenjës kombëtare,

duke bashkërenditur të gjitha

hallkat shoqërore të komunitetit dhe

bashkatdhetarëve tanë në Britaninë e

Madhe. Për sa kohë ky shpirt profesional

dhe kombëtarë do të frymojë

fizikisht, po ashtu do të marrë kuptimësinë

e saj edhe “The Albanian” me

dhe për shqiptarët e Britanisë dhe

anekënd globit.

(Foto: Artan Zeneli, Shef Domi)

TBar, vendi ku festohet

Elda Berisha

T-Bar

249 High Road

Willesden Nw10 2RX

ORGANIZON

mbremje muzikore me

kengetare te ftuar nga

Shqiperia dhe Kosova

Edi Isaku &

Nexhat Jaha

Grupi ALB

PER REZERVIME

DHE INFORMACIONE

NA KONTAKTONI

07908733131

Live Music

Te enjte 8pm-01 am(me rezervim)

Te premte8pm-3.00am

Te Shtune 8pm-3.00am

Te diele 8pm-01.00 am

Manushaqe Vata

Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj;

karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së

shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj.

Adresa 1:

E.U. FURNITURE LTD.

Unit 2, The Cromwell Centre,

24-30 Minerva Road

London NW10 6HJ

Transporti

falas kudo

që të jeni

në Londër

Adresa 2:

ALBANYFURNITURE

UNIT 2 INWOOD BUSINESS PARK

WHITON ROAD

HONSLOW TW3 2EB

sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk

Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651

E-Mail: sales@eufurniture.co.uk www.eufurniture.co.uk

NGA BASHKIM METALIA

Atë që nuk e bën politika dhe

diplomacia e saj , nëpërmjet

sportit arrihet më shumë se një

kompromis. Sporti është ndërlidhësi

dhe adrenalina që i kapërcen kufijtë

dhe zbret në paqësimin njerëzor.

Njerëzit që merren me sport,

kërkojnë jo vetëm të japin rezultate të

larta në përfaqësim , por dhe të kontribuojnë,

sensibilizojnë dhe të

angazhojnë të tjerët , në këtë rrugë kaq

të domosdoshme dhe me vlerë.

“Unë dua të jap më të mirën time, kudo

që luaj, për ta bërë familjen dhe popullin

tim të ndihen krenar për mua. Kjo

është gjëja më e rëndësishme për mua.

Ky është qëllimi im,”-thotë futbollisti i

shquar shqiptar Lorik Cana, në intervistën

e dhënë për Gazetën “The Albanian”.

Ylli i futbollit shqiptar Lorik

Cana momentalisht luan në Premier

League-ën angleze, me skuadrën e

Sundërland. Kalimi nga kampionati

francez ku ishte i aktivizuar me

Olimpik Marseille, tek skuadra britanike

e Sunderland , për Canën ishte

një hap përpara dhe një rast për të

treguar aftësitë e tij si futbollist cilësorë.

“Raportet e jashtëzakonshme” –

siç i konsideron Loriku , duke nënvizuar

mirëseardhjen që i kanë bërë ,

pritshmërinë në lojën e tij cilësore,

mentalitetin dhe shpirtin luftarak , kanë

bërë që të hyjë në zemrat e tifozëve

dhe të shtoj besimin ndaj klubit.

Për të gjitha këto dhe kontributin

e dhënë Cana thekson se- “ndihet

vërtetë krenar që luan me një

skuadër të tillë si Sundërland-i dhe

tifozat e tij. Sidomos kur ndeshja është

televizive ,dhe jo vetëm, kam dëshirë

të shënoj më së tepërmi , për tifozët e

mi skuadrën dhe bashkatdhetarët e mij

në Britani dhe kudo gjenden “ shprehet

Cana . Në të vërtetë ishte një sfidë

e madhe për të pasi Sundërand vinte në

Premiership mbas një viti në kategorinë

e dytë, dhe prurjet e reja, më saktë

blerjet e reja që kishte bërë klubi, duhet

të justifikonin jo vetëm nivelin pozitiv

të skuadrës, por dhe paraqitjen e

sportistëve dhe në rastin konkret të

Canës.

Cana është blerja më e

shtrenjtë në historinë e Klubit (£5 Milion),

duke shtuar që talenti shqiptare

mban shiritin e kapitenit dhe numrin

19 të kërkuar prej tij. Nëse do të ketë

oferta të reja Cana mund të jetë i lirë

largohet në skuadra të tjera si Arsenali

dhe Liverpuli- parashikohet ne kontratën

e tij me klubin e Sunderland.

Vetë Cana e pohon se ka

pasur kontakte nga trajneri i Arsenal-it

Arsen Wenger i cili thekson se “Ëenger

ka në planet e tij të sjell lojtar të rinj në

skuadër dhe se do të ishte një hap i

madh kalimi në këtë skuadër. Ndoshta

mund të largohem në njërat nga këto

skuadra, gjatë kësaj vere ose vitin e

ardhshëm. Sidoqoftë para se të marr

vendime të tilla do të konsultohem me

familjen time, dhe do të vendos “thekson

Cana .

Nëse ndodh kjo transfertë,

lojtari i kombëtares shqiptare Lorik

Cana , duke ditur që konkurrenca është

mjaft e fort në këto skuadra, kërkon që

të jetë aktiv në të gjitha ndeshjet , pra

të luaj në të gjitha ndeshjet.

I pyetur se çfarë mund të na

thoshte për kombëtaren shqiptare ku ai

bën pjesë, ai vlerëson nivelin në

ngritje të kombëtares dhe se ofrimi i

lojtarëve të rinj nga Trajneri i Kuzhe

do të mund të pretendojmë në garat

ndërkombëtare. “ janë shumë talente

që luajnë nëpër skuadra të ndryshme si

në Kosovë , Shqipëri dhe Evropë, që

mund tu jepet mundësia që të kontribuojnë

në kombëtaren tonë “ shprehet

Cana.

Nivelin e deritanishëm të

kombëtares dhe mosarritja të marrë

pikët e dëshiruara në grup , Cana e

lidh me faktin se skuadrës, padyshim,

i duhet një ripërtëritje dhe ndërhyrje që

të mund të arrijmë rezultate pozitive

dhe se –“duhet të bëjmë të pamundurën

që të paktën të lëmë dy

vende mbrapa në grup. Kjo s’do të

thotë se jemi të kënaqur me pak ...”

pohon ai.

LORIK CANA NUK BËN

PROFIL

DALLIME ,NËSE LUAN PËR

SHQIPËRINË

APO KOSOVËN. KOMBË-

TARJA SHQIPTARE ËSHTË

ËNDRRA DHE ME KËTË DO

TË THOTË SE NUK KA

“NDËRMEND TË DJERSIJË

BLUZËN E TIJ NË NDONJË

SKUADËR TJETËR”.

Nëse do kishte një ofertë nga përfaqësuesja

e Kosovës a do pranonte

apo jo ?

Cana: “ kjo pyetje më është bërë disa

herë por unë s’do t’i kushtoja shumë

rëndësi , pasi ne të gjithë kemi një

kombëtare , dhe me këtë kombëtare të

gjithë ndihemi krenarë.

“Le destructeur-i” shqiptar kohët e

fundit është përzgjedhur si personaliteti

i vitit me motivacionin “Ambasador

i Shkëlqyer i shqiptarëve në

Botë” ,dhe se ky çmim i është arkoduar

nga gazeta “The Albanian” në Londër.

“Kjo është ndër gjërat më të mira që

më kanë ndodhur .Jam shumë krenar

dhe i gëzuar për këtë. Natyrisht që unë

gjërat i bëj për veten time, por edhe për

familjen time. Por, ajo që më së shumti

mua më ndihmon të ec përpara është

vendi, Kosova dhe Shqipëria, dhe

njerëzit që i përfaqësoj. E ndjej veten

jashtëzakonisht mirë kur marrë vesh se

unë i gëzoj këta njerëz. Këtu unë e

marr inkurajimin dhe vetëbesimin që

të shkoj përpara. Çdo mirënjohje, sikur

edhe kjo, mua më ndihmojnë të shkoj

përpara.

Unë gjithmonë kënaqem kur

takoj bashkëkombës të mi që kanë arritur

sukses. Kjo më ndihmon edhe

mua. Më pëlqen kur shqiptarët

angazhohen për t’i ruajtur identitetin

dhe gjërat tjera me vlerë kombëtare.

Unë mundohem që në këtë aspekt të

jap një kontribut me futboll, i cili në

sport ka vlera të larta. Cdo mirënjohje

më inkurajon dhe më bën akoma më të

fortë . Këtë çmim të dhënë e vlerësoj

shumë pasi jam rritur në diasporë kur

lashë Kosovën që shtatë vjeç. Kur

shkova në Zvicër për nëntë vite isha

një emigrant pa dokumente të rregullta

qëndrimi, por kjo më ka bërë të fortë

pasi të jetuarit në diasporë mes shqiptarëve

më krijoi ngrohtësinë e duhur

sikur të isha në Kosovë.

Mesazhi që do t’i përcillni

15 MAJ FAQE 8

Lorik Cana “Ambasadori i shqiptarëve në botë”

“Çdo mirënjohje më inkurajon dhe më bën akoma më të fortë . Këtë çmim të dhënë e vlerësoj shumë

pasi jam rritur në diasporë kur lashë Kosovën që shtatë vjeç. Kur shkova në Zvicër për nëntë vite isha

një emigrant pa dokumente të rregullta qëndrimi, por kjo më ka bërë të fortë pasi të jetuarit në diasporë

mes shqiptarëve më krijoi ngrohtësinë e duhur sikur të isha në Kosovë”.

“Është e rëndësishme për ne dhe fëmijët e lindur

në mërgim mos të harrojmë gjuhën dhe traditat

tona. Nëpërmjet gazetës suaj , pra

“The Albanian” dua t’i përshendes të gjithë

shqiptarët në Britaninë e Madhe , Shqipëri,

Kosovë dhe kudo ka shqiptarë.

komunitetit shqiptar në MB nëpërmjet

The Albanian?

Është e rëndësishme për

ne dhe fëmijët e lindur në

mërgim mos të harrojmë

gjuhën dhe traditat tona.

Nëpërmjet gazetës suaj ,

pra The Albanian dua t’i

përshendes të gjithë shqiptarët

në Britaninë e

Madhe , Shqipëri, Kosovë

dhe kudo ka shqiptarë.

Faliminderit dhe suksese!

PROFIL

Ka lindur në kryeqytetin e Kosovës në

Prishtinë. Si fëmijë në moshën 7 vjecare,

largohet nga vendlindja drejt Zvicrës.

Në moshën 15- vjeçare fillon të

luaj për ekipin zvicerian Lausanne

Sport. Talentin e tij e vëren skuadra

Paris Saint-Germain e cila arrin që ta

radhisë mesfushorin shqiptar në radhët

e veta vetëm në moshën 16 vjeçare.

Talenti i tij i impresionon të gjithë,

drejtuesit e klubit Parisien vendosin që

ta angazhojnë në radhët e Seniorëve (të

rriturve)kur ende nuk kishte mbushur

19 vjet.

Në vitin 2002 mesfushori i talentuar

merr ftesë nga përfaqësuesja e Shpresave

U-21 të Shqipërisë, por si futbollist

i pjekur që ishte e refuzon duke

menduar se edhe pse 19 vjeç mund të

luante për kombëtaren e Shqipërisë.

Viti 2003 ishte viti më i mirë për të. Së

pari mori ftesë nga kombëtarja

Shqiptare, që ishte e arritura më e lartë

morale në karrierën e tij. Kurse po në

këtë vit trajneri i mirënjohur Francez

Arsen Ëenger dëshiron shërbimet e

këtij futbollisti në klubin që ai drejtonte

-Arsenal.

Ai me klubin Paris Saint-Germain luajti

për tri vite, ku kishte gjithsej 69

paraqitje dhe 2 gola. Në vitin 2005 pas

një mosmarrëveshje me trajnerin e

asokohshëm të Paris Saint-Germain

largohet nga ky klub drejt klubit jugor

Francez Olympique de Marseille.

Prej vitit 2005 Loriku ka arritur shumë

suksese me klubin e Marseille. Ai ishte

shndërruar në ikonë të klubit Marsejez.

Që nga viti 2009 filloj të luaj për klubin

e premier-ligës Angleze Sunderland

FC.

Ai është një punëtor i vyeshëm dhe

mbi të gjitha është inteligjenca dhe

modestia e tij.

• Fitues i Kupës së Francës

2004 me Paris Saint-Germain

• Nënkampion i Ligës së Parë

të Francës 2004 me Paris Saint-Germain

• Finalist i Kupës së Francës

2006 me Olympique de Marseille

• Finalist i Kupës se Francës

2007 me Olympique de Marseille

• Nënkampion i Ligës së Parë

të Francës 2009 me Olympique de

Marseille

NGA EMANUEL BAJRA

Gjithsej janë 11 pika të marrëveshjes

në mes Konservatorëve

dhe

Liberal-demokratëve në Britani të

Madhe. Të gjitha këto pika përfshijnë

aspekte dhe sfera të ndryshme të jetës

politike, ekonomike, sociale dhe industriale

të vendit.

Nga leximi I parë duket

sikur të gjitha këto pika politikisht të

motivuara, janë ndërtuar mbi interesat

kombëtare për reduktimin e borxhit

kombëtarë dhe të gjitha pasqyrohen të

jenë jo më shumë se kamuflazh politik.

David Cameron dhe Nick Clegg u

dakorduan që të krijojnë aleancën

“progresive” me qëllim të bërjes

konkurrencë partisë Laburiste duke ia

okupuar kështu asaj terrenin ideologjiko-politik,

atë të qendrës.

Menjëherë pasi arritën të formojnë

koalicionin e tyre, Konservatorët dhe

Lib-Dems, u angazhuan për të freskuar

atmosferën politike me 11-pika të marrëveshjes

politike në mes të këtyre dy

partive.

Përpara se të ngutemi të gjykojmë mbi

substancën së pari po listojë para juve

pikat e rrumbullakuara që janë bërë

pjesë e marrëveshjes së koalicionit

“progresiv” :

1. Përgjysmimi I deficitit buxhetor.

( zvogëlimi I shpenzimeve

publike në vend të rritjes së taksave

2. Rishikimi I shpenzimeve,

shkollat, Shëndetësia dhe për një

shoqëri ferr – rritje shpenzimesh

për shëndetësinë për çdo vit Brenda

parlamentit, Ri-shikim I skemave pensionale

kombëtare, rritja e pensioneve

e lidhur me indeksin e çmimeve 2.5%

Nëse jemi ndjerë se politika e

jashtme Britanike do të marrë

një kahje tjetër më ndryshe se

qeveria Laburiste e mëparshme,

atëherë pikërisht ky është momenti kur

ky ndryshim po vjen. Zonja Pauline

Neville Jones është ministre e re e Sigurisë

e cila me një biografi të dendur

në shërbimin sekret Britanik përgjatë

viteve 70-ta 80-ta dhe po ashtu me një

karrierë të fuqishme prej diplomateje

përgjatë viteve 90-ta në qeverinë e

John Major – pa dyshim se është një

ndër kandidatët më fuqiplota dhe me

eksperiencë të dendur për të drejtuar

një ndër dikasteret më të rëndësishme

në qeverinë britanike.

Por çka lë më shumë të kuptohet

është se përse kjo zonjë ishte pjesë e

shumë skandaleve politike dhe

ekonomike përgjatë viteve 90-ta

duke u përfshirë kështu me kryekasapin

e Ballkanit Millosheviçin?

Siç edhe do të lexoni më

poshtë artikullin e publikuar në The

Guardian, karriera e kësaj zonje si

duket tanimë do të marrë një kahje

tjetër - atë të bashkëpunimit me ministrinë

e jashtme duke bashkërenduar

politikat kombëtare në një inkorporim

për vit sic është propozuar nga Lib-

Demët, Ulje shpenzimesh direkte në

edukim dhe investime në zona jo të

privilegjuara për familjet e varfra.

3. Taksa – mesatarja kombëtare

për kontributet taksore

duhet të ngritet. Po ashtu edhe

ngritja e aleancës personale deri më

£10.000 në vit pa taksim, shpërblim

taksor-monetar për qiftet e martuar,

taksë-ngarkesë në udhëtim-fluturime

për fluturim e jo për person.Preventimi

I evazionit fiskal.

4. Reformat Bankare – Ndalimi

I bonuseve të stërmëdha

nëpër bankat e Britanisë së

Madhe, Shtytje më e madhe e kreditit

nëpër bizneset e vogla, investigimstudim

në gjetjen e rrugëve sa më të

lira dhe efektive për ndarjen e sistemit

bankar nga ai investues në atë tregtarkomercial.

Partitë në koalicion nuk do

të marrin masa për të iu bashkuar

Euros në këtë parlament.

5. Imigracioni – Do të përcaktohet

një limit në numrin e

njerëzve që vijnë në vend për të

punuar apo jetuar ( kryesisht emigrant

nga vendet jashtë BE-së) – Ndalimi I

menjëhershëm I mbajtjes në qendrat e

emigracionit të fëmijëve.

AKTUALITET

6. Reformat Politike – Partitë

janë dakroduar që të institucionalizojnë

parlament 5-vjeçar.,

referendum për reformën elektorale,

reforma në shtëpinë e Lordëve – duke

mundësuar që ky trup legjislativ të jetë

I zgjedhur nga votuesit.

7. Pensionet dhe mirëqenia –

Duhet të përcaktohet dita dhe

koha se kur do të rritet mosha

pensionale – rekomandohet të jetë 66

.Përfundimi I programit mirëqenie për

punë dhe krijimi I një skeme mirëqenie

për punë. Kushtëzimi I ndihmave

sociale me nevojën që aplikuesit të tregojnë

gatishmëri për punë.

8. Arsimi – Futja e sektorëve të

jashtëm në përçueshmëri efektive

të shkollave, të gjitha shkollat të

kenë pavarësi në kurikulë, ri-shikimi I

pagesave studentore dhe bursave

shtetërore.

9. Marrëdhëniet me BE-në –

Britania do të jetë pjesëmarrëse

pozitive e proceseve Evropiane,

t’i kthehet Britanisë sovraniteti dhe për

çdo gjë që ka të bëjë me sovranitetin

Britanik të organizohet referendum,

mbrojtja e interesave ekonomike-monetare

britanike në negociatat e

ardhshme buxhetore me BE-në.

10.Të drejtat Civile – zhdukja e

ndërhyrjeve shtetërore në të drejtat

civile, heqja e skemës për I.D,pasaporta

biometrike si edhe centralizimit

të informative të ADN-së,

11. Ambienti – Parashikimet për ndërtimin

e një linje të re aeroporti do të

harrohen, ndërtimi i pianteve nukleare

për prodhim të energjisë – Liberal-

Demokratët e fitojnë të drejtën për të

abstenuar me votat e tyre në parlament.

Por siç edhe parashikojnë

shumë analist , një luftë e ashpër do të

zhvillohet në mes të Konzervatorëve

dhe Liberal-Demokratëve kur vie në

pyetje procedimi i ligjeve që kanë të

bëjnë me të drejtat e njeriut, afrimin

politik me Evropën si edhe ndryshimet

kushtetuese për votat si edhe reformat

bankare. Konservatorët menjëherë u

ngutën të zbatojnë një strategji të

ngushtë politike në lidhje me reformat

bankare. George Osborne Ministri i ri

i financave arriti të grabis nga duart e

Vince Cable përgjegjësinë për bankat

pasi që City kishte filluar protestimet

me anë të manipulimit të sterlingës dhe

humbjes së vlerës së saj në tregjet financiare.

Të gjithë e kishin frikë Vince

Cable ( Liberal Demokrat ) pasi që ai

propozonte politika të forta në drejtim

15 MAJ FAQE 9

Konservatorët-Liberal, Mirë se vini në

territorin e përhimtë politik Britanik

Fytyra tjetër e qeverisë Cameron

të thellë e të rëndësishëm me Foreign

office. Kjo na bën të kuptojmë se pritet

se mos politika e jashtme Britanike të

ndryshojë fundamentalisht në drejtim

të Ballkanit.

Pauline Neville Jones : Diplomatja

që bëri biznes me Millosheviçin

Pauline Neille Jones ishte një diplomate

kryesore gjatë krizës politike në

Jugosllavi, por papritmas aferat

kundërthënëse kishin kapur atë kur ajo

ishte zënë të bënte biznese të dyshimta

me Millosheviçin, liderin serb i cili po

atë vit ishte akuzuar nga tribunal I

Hagës për krime lufte menjëherë pas

përfundimit të luftës së Bosnjës.

Përgjatë qeverisjes së

Kryeministrit John Major, I cili mbahej

si I nënshtruari I Millosheviçit nga

Boshnjakët dhe Kroatët – PNJ ishte

kryediplomatja më e rëndësishme e

cila bënte pjesë në një grup diplomatësh

ndërkombëtarë të cilët ishin

mbledhur për të gjetur një zgjidhje për

luftën e Bosnjës. Ajo ishte kryesuese e

delegacionit në marrëveshjen e Dayton

në SHBA, ku Richard Holbrooke

kryediplomati Amerikan kishte shtyrë

me shumë mund një marrëveshje për

Bosnjën. Neville Jones së bashku me

bosin e saj ( Ministrin e Jashtëm ) Douglas

Hurd kishin dhënë dorëheqjen

menjëherë pas skandalit dhe po ashtu

ishin punësuar nga Natwest Markets –

Bank që të u ndihmojë atyre për të privatizuar

telefoninë serbe. Ata ishin

marrë në mënyrë direkte me Millosheviçin

I cili në atë kohë kishte nevojë

shumë të madhe për fonde pasi që ai

ishte përballuar me një nivel të madh e

të egër sanksionesh. Këta dy ishin kritikuar

tej-mase në Beograd për arsye

se ishin direkt të involvuar në negociatat

për Bosnjën.

Marrëveshja për telekomin

kishte bërë të mundur që të ngrihen dy

investigime zyrtare për dyshim me manipulim

fondesh nga këta dy zyrtarë,

një në Itali dhe tjetra në serbi. Hulumtimi

dhe zbulimi Italian kishin evi-

dencë se kjo kishte të bënte me një

shkelje sanksionesh por I kishte gjetur

dy të pandehurit si të pa fajshëm për

pjesëmarrje në ndërmarrje.

Hulumtimet zyrtare Italiane

kishin zbuluar se marrëveshja me Milloshevicin

– direkt – I kishte mundësuar

atij që të trimërohej dhe të ketë një

armë të fuqishme në dorë. Hurd ishte

kontraktuar për marrëveshjen tri muaj

pasi kishte dhënë dorëheqjen nga ministri

I jashtëm IBritanisë në tetor të

1995. Pastaj atij iu kishte bashkangjitur

edhe Pauline Neville Jones.

Marrëveshja me Milloshevicin

thuhet se ishte arritur më 1996

gjatë një mëngjesi të shtruar nga Milloshevici

në Beograd në verë. Dokumente

zyrtare të zbuluara nga

kundërzbulimi Italian bën fjalë për një

presion të ambasadës Italiane në

Beograd ndaj qeverisë Italiane në

Romë që të ndalonte marrëveshjen me

Milloshevicin pasi që ishin vërejtur se

me para të tilla Milloshevici I përdorte

për interesat e veta dhe familjes së tij.

të ri-strukturimit financiar, heqjen e

skemave të bonuseve ekzekutivëve

bankierë si edhe ndryshimin e mentalitetit

bankar në përgjithësi duke bërë të

mundur kështu zvogëlimin e bankave

investuese dhe rritjen e atyre komerciale

me anë të ndarjes së këtyre sektorëve

financiar.

Tashmë mbetet të shihet se

çka do të sjell të re ky koalicion që

konsiderohet të jetë aq liberal po aq

edhe konservatorë. Në perspektivën

Konservative koalicioni do të vazhdojë

të mbijetojë pasi që të dyja kanë rënë

dakord që asnjëra dhe as tjetra nuk e ka

fuqinë të rrëzojë njërën apo tjetrën prej

fuqisë. Disa analist bëjnë thirrje që

Cameron krijojë një moment të klauzolës

IV ( në vitin 1994 Tony Blair

kishte hequr qafe klauzolën IV të partisë

Laburiste duke e shndërruar këtë

parti prej një partie klasike Socialiste

në një parti e qendrës ).

Kjo si duket është edhe objektivi

i Cameron. Ai është një liberal

i dhënë, ka provuar shumë herë të bëjë

ndryshime rrënjësore brenda partisë

Konservatore por ishte përballur me

presione dhe kërcënime të brendshme

dhe ishte pikërisht viti 2005 kur

Theresa May ( ministrja e brendshme )

kishte deklaruar publikisht se Partia

Konzervatore duhet të ik konceptit të

një partie Konzervatore “e zymtë” dhe

të kthehet në një parti me vlera të përcaktuara

qartë për liberalizëm.

Shansin që Laburistët e

kishin pasur përgjatë 13 viteve tanimë

e kanë në duar konservatorët që

njëherë e përgjithmonë ta përjashtojnë

Partinë Labursite nga mundësia për tu

ri-zgjedhur dhe për ta shkrirë partinë

Liberal Demokrate brenda gjirit të

Konservatorëve. Kjo është më se e

mundur. Si duket Clegg e fitoi piten e

madhe por do t’i mbesë vetëm tepsija.

Një hulumtim tjetër I bërë në Beograd

pas vitit 2000 kishte zbuluar se një sasi

marramendëse parasë ishte paguar për

honoroare ndaj zyrtarëve të ndryshëm

pasi që qeveria serbe ishte e etshme

për para.Opozita serbe kishte deklaruar

se paratë e fituara nga marrëveshja me

Milloshevicin më 1996 I kishte bërë

atij të mundur që të luftojë Shqiptarët

në Kosovë duke bërë të mundur kësisoji

që Blair të luftonte Milloshevicin

dy vite më vonë e ta fitojë luftën e

Kosovës.

Marrëveshja e telekomit

ishte kthyer mbrapshtë nga kryeministi

I atëhershëm I Serbisë Zoran Djindjic

I cili ishte vrarë në vitin 2003 duke

bërë të mundur që të blejë të gjitha akcionet

nga akcionarët Italian me një

cmim të zbritur. Që nga viti 2002-2005

Neville Jones ishte kreytare e QINE-

TIQ, një kompani pjesërisht e privatizuar

që shërben si laborator shkencor

e teknologjik për ministrinë e mbrojtjes

Britanike.

Thuhet se ajo kishte fituar

një sasi të madhe parash përafërsisht

400.000 stërlinga kur kishte vendosur

që të shiste investimet e saj aksionare.

EMANUEL BAJRA

Nga Bashkim Metalia

Sondazhet për një parlament të

varur (hung parlament), nuk

dolën zhgënjyese por jo aq i pritshëm

ishte koalicioni mes konservatorëve

dhe liberal demokratëve. Në

fakt ky është koalicioni i dytë që mbas

luftës së dytë botërore (1945)

Sipas rezultateve përfundimtare, Partia

Konservatore ka fituar 306 vende, Partia

Laburiste 258, kurse Partia Liberaldemokrate

57 vende.

Për faktin se asnjëra parti nuk ka fituar

326 karriget e nevojshme për të formuar

e vetme qeverinë, tregon që

vendi do të qeveriset me koalicion.

Dhe kështu ndodhi; pas dorëheqjes nga

posti i Kryeministrit të Britanisë Gordon

Brown , Mbretëresha Elizabeta e

II i kërkon David Cameron që të formojë

qeverinë e re.

Konservatoret sakrifikuan

taksën e trashëgimisë (inheritance tax

threshold) prej një milion Paundësh ,si

çmim për të formuar koalicionin 5vjeçar.

Të shtyrë nga Liberal

Demokratët Konservatorët ranë dakord

që të mos rrisnin këtë taksë, gjë që në

vjeshtën e 2007-ës e ndihmoj , pikërisht

kjo e shpëtoj Gordon Brown që të

mos kërkonte zgjedhje të

parakohshme. Kjo politike “është

dashur të sakrifikohet si një përparësi”

tha një zyrtar i Tories.

Të dy partitë përshëndetën këtë marrëveshje

bashkëqeverisjeje si një

rikonstruksion i madh i politikës britanike

, ku Konservatoret treguan se

kishin arritur të mbanin në marrëveshje

mbi çështjet më të rëndësishme dhe të

vështira si tatimi , zëvendësimi i Trident,

dhe Evropa.

Padyshim që Liberal Demokratët kanë

fituar koncesione në planet e tyre të

taksave dhe për rivlerësimin e perspektiva

që kanë të bëjnë me deficitin.

AKTUALITET 15 MAJ FAQE10

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani

David Cameron sakrifikon

trashëgiminë e politikës tatimore

për të garantuar marrëveshje

me Liberale Demokratikët

e Nick Clegg-it

Tony Bler përshëndetet

ngrohtësisht me

bashkatdhetarin

Osman Caka

Osman Caka, një bashkatdhetar nga Kosova i cili tash e sa vjet jeton në Manchester

të Anglise, u takua dhe i shtërnoi duart me ish-kryeministrin e Britanisë

së Madhe Tony Blear të cilin e falënderoi në emër të gjithë popullit shqiptar për

kontributin e dhënë në vitin 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërsa ish-kryeministri

Bler i shprehu ngushëllime zotit Caka për vrasjen e djalit të tij Ilirit nga policia

serbe më 13 prill të vitit l999 i cili kishte vetëm 17 vjet. Ish kryeministri Bler Bler i shprehu

ngushëllime përmes tij edhe për 14.000 familje që i kanë të zhdukur të afërmit e

tyre. Zoti Caka në shenj respekti i dorëzoi ish-kryeministrit Tony Bler një libër të të

madhes Nena Tereze të autorit Dom Lush Gjergji. Bler tha është kënaqësi e imja ta pranoj

këtë libër sepse Nënë Terezen e kam takuar sa ishte gjallë dhe kam një respekt shumë

të madh për këtë bijë shqiptare. Zoti Bler e falënderoj zotin Osman Caka edhe për kontributin

e tij që e ka dhënë këtu në Angli sidomos për vendosjen e shtatores së Nanës

Tereze e vendosur në oborrin e Manastirit të Gortonit në Manchester, pastaj për dhënien

e Plakës falënderuese në emër të popullit shqiptar të vendosur në qytetin Oldhamit si dhe

për aktivitetin e klubit të shahut "Shqiponja" që garon në ligën e II në Manchester. Zoti

Caka e njoftoi ish-kryeministrin edhe për turnirin e shahut që mbahet tani për çdo vjet

ne stadiumin e Mancheter Cityt. Bashkatdhetari Caka tha se në këtë turnir kanë marrë

pjesë gjithë shahistët e shumë vendeve të botës. B.S

Të dy partitë ofrojnë koherencë në

trajtimin e 163 milion Paund të

deficitit buxhetor të Britanisë.

Ndërkohë sistemi i kartave të identitetit

mesa duket nuk do të jetë agjende

kryesore e Konservatoreve ,për

të mos thënë se kanë kërkuar të shfuqizohet(abolished)

, ku Liberal

Demokratët e kanë kundërshtuar.

Tori planifikon të kthejë një pjesë të

planifikuar të rritjes së kontributeve të

sigurimit kombëtar – nëse në prill

2011 Partia Laburiste do të mund t’i

fitoi zgjedhjet.

Gjithashtu Konservatorët fituan në

marrëveshje për të vazhduar me poli-

tikën e tyre si :

• Një kapak mbi emigracionin.

Palët kanë rënë dakord për kufizimin e

numrit të emigrantëve që vijnë jashtë

vendeve të eurozonës për të jetuar dhe

punuar. Gjithashtu do të mbyllën qendrat

e paraburgimit për fëmijët me qëllime

emigracioni.

Marrëdhëniet me Evropën

Të dyja partitë ranë dakord në lidhje

me marrëdhëniet me Evropën , se do të

luajnë një rol konstruktiv për të ndihmuar

kombet evropiane në sfidat e

NJOFTIM

shek.XXI si

ngrohja globale,

varfëria

dhe konkurrenca

globale

Ranë dakord

se do t’i

bashkohen

euros ose do

të përgatitën

për këtë

brenda kësaj

periudhe parlamentare.

Programi i reformave sociale që do të

zbatohet në përputhje të plotë.

Të dyja partitë ranë dakord masat që

do të merren për taksat , reformën

bankare,reformën politike,pensionin

dhe mirëqenien,edukimin , liritë

civile,mjedisi etj.

Në zgjedhjet e fundit 65% e 44 milion

votuesve, votuan për të zgjedhur 649

deputet nga 4150 kandidat, per në parlamentin

Britanik.

Me datë 23/05/2010, në Londër, në një nga zonat më të populluara

me Shqiptarë, në zonë n Queen`s Park, hapet shkolla me e re

Shqipe. Nevojat e komunitetit tonë janë të llojllojshme por

shkolla, arsimimi e edukimi i brezit të rinj me kulturë dhe ndjenjë

të identitetit tonë Shqiptar mbetet nga më të cmuarat! Në të

vërtetë shkolla me kurse të gjuhës Shqipe ka mjaft në Londër por

profili i kësaj shkollë do të jetë përtej thjeshtë`shkollë gjuhe`. Në

këtë shkollë krahas mësimit të gjuhës shqipe do të ketë dhe lëndë

si edukata në familje dhe ajo shpirtërore. Krahas kësaj në shkollën

tonë dotë mësohet rreth besimit në një Zot të vetëm sipas Librit

më të Ri Hyjnor, Kur`anit Famëlartë dhe traditës Profetike.

Orët nuk do të jenë kusht për njëra tjetrën; p.sh.: në qoftë se një

nxënës dëshiron të marrë pjesë vetëm në orën e gjuhës nuk do të

jetë kusht të marr pjesë në orën e Edukatës Familjare dhe anasjelltas.

Kategorikisht mësimi do të jepet vetëm nga mësues të

kualifikuar dhe me përvojë në arsim, qoftë në Angli e qoftë në

vendlindje. Tani për tani shkolla jonë do të jetë aktive vetëm në

fundjavë. Orari i shkolles: Nga ora 10.00 deri ne oren 13.00.

Ju sigurojmë se shërbimet e shkollës tonë nuk do t`ju zhgënjejnë!

Ndërsa regjistrimet kanë filluar vendet janë të kufizuara!

Ju mund të na kontaktoni në numrin tonë të telefonit:

0 78 4626 1717 ose në adresën e e-mailit:

xhamiashqiptare@yahoo.co.uk

Adresa: 88-90 Carlton Vale, Queen`s Park,

Londer, NW5 6DA (Stacioni me i afert i trenit

eshte Queen`s Park Station me Bakerloo Line)

NGA DAUT DAUTI

Drama që zgjati pesë ditë pas

zgjedhjeve në Britani të

Madhe përfundoi me qeveri të

koalicionit. Në këtë shtet që nga Lufta

e Dytë Botërore nuk ka pasur qeveri të

koalicionit. Në mes dy luftërave

botërore ka funksionuar një qeveri e

koalicionit. Për të gjetur më shumë

qeveri të këtilla, duhet hulumtuar

shumë në historinë e largët politike britanike.

Ky fakt flet se sa e pazakonshme

është qeverisja në koalicion në

këtë vend me traditën më të lashtë parlamentare

në botë.

Rezultati i zgjedhjeve të fundit

e imponoi një qeveri të këtillë. Shumica

e komentuesve politikë këtë

ngjarje e cilësuan si evropianizim të

politikës britanike pasi që shumica e

shteteve evropiane zakonisht qeverisen

nga koalicionet. Formimi i koalicioneve,

pasi që këtu ndodhë më rrallë se

një herë në jetën e njeriut, ka edhe

THE ALBANIAN

Mbretëria e Bashkuar ( MB)në

një HUNG Parlament ku

asnjë nga partitë nuk ka

votat e mjaftueshme për të mundësuar

qeverisjen. Një gjë e tille ka ndodhur

vetëm një here në historinë e MB ne

vitin 1974.

Çfarë roli luajti “Shpresa Programme”

në këto zgjedhje dhe çfarë

ndodhi gjatë kësaj kohe me komunitetin

shqiptar ne MB?

“Shpresa programme” organizon një

numër sesionesh informacioni në të

gjitha zonat ku ne punojmë, por

veçanërisht puna jone u koncentrua në

zonën e Barking dhe Dagenham, ku

çdo vote kishte një peshë shume të

madhe . Këto sesione u koncentruan në

• “procedura e votimeve në

Mbretërinë e Bashkuar”

• “Si të regjistrohesh për

votime”

Dhe një numër i takimesh u mbajtën në

Barking and Dagenham për të inkurajuar

shqiptarët të votonin dhe për të

mos lejuar BNP të fitonte.

Përveç punës në ëorkshope dhe

takimeve të ndryshme , punonjësit e

stafit e kombinuan punën e tyre edhe

në baza individuale. Stafi dhe boardi

drejtues falenderon shumë kontributin

e dy gazetave “The Albanian” dhe “Albanian

mail” dhe për punën e madhe

të bërë për ndërgjegjësimin e njerëzve

për të votuar.

Gjithashtu të rinj, anëtare të

Bordit drejtues te Shpresa Programme

morën pjesë në një event shumë special,

ku mundën të dëgjonin të tre liderat

e partive kryesore duke folur për

platformat e tyre në London Citizens

në Londër, një organizatë e shoqërisë

civile , ku me tepër se 2500 të ftuar

morën pjesë .

Shpresa është e vetmja organizatë

shqiptare që sjell në këtë lëvizje hallet

domethënien e mungesës së eksperiencës

për t’u marrë me këtë çështje në

mënyrë adekuate. Menjëherë pas publikimit

të rezultateve të zgjedhje, të

cilat nuk i fitoi askush siç pritet, filluan

vërshimet e opinioneve dhe këshillave

të ekspertëve kushtetues të cilët, së

bashku m kujdesin dhe pjekurinë e

politikanëve, ndihmuan që të mos krijohej

krizë politike.

Britanikët ende janë për t’ju

pasur lakmi. Derisa në shtetet evropiane

nevojiten javë dhe muaj për

formim të qeverive të koalicionit, në

Britani të Madhe, përkundër mungesës

së eksperiencës, kjo punë u bë vetëm

për 5 ditë. Ky shembull flet për një aftësi

dhe pjekuri të madhe politike pasi

që në koalicion u përfshinë konservativët

me liberal-demokratët, dy parti

me programe diametralisht të kundërta

dhe gjithmonë kundërshtare të rrepta

ndaj njëra tjetrës.

Duke e pasur parasysh situatën

delikate në të cilin gjendet ky

shtet por edhe interesin e përgjithshëm

nacional, siç deklaruan udhëheqësit e

këtyre dy partive, u arrit marrëveshja.

Por, të dy partive në fjalë iu dashtë 5

ditë që të harmonizojnë programet e

KOMUNITET

tyre të cilat në fushatë kishin ngjashmëri

por më shumë kishin dallime.

Këto dy parti tashti i kanë shkrirë manifestet

e tyre në një program të përbashkët,

të paraqitur në 4 faqe të

shkrimit. Programi i tyre parasheh

ndërrime radikale me reformim të sistemit

elektoral, ekonomisë dhe arsimit.

Qeveria e re kon-liberale, siç

ka filluar të quhet, udhëhiqet nga 15

sekretarë konservativë dhe tre liberaldemokrat.

(Në sistemin politik britanik

pozita e sekretarit është më e lartë se

ajo e ministrit). Natyrisht që kjo qeveri

dominohet nga konservativët për

shkak të proporcionit që ofron fuqia e

votave, por edhe liberal-demokratët

kanë marrë mjaft vende tjera të rëndësishme.

Kryeministri David Cameron,

duke dashur që qeverinë ta ketë sa më

profesionale, ka marrë me vete edhe

njerëz të cilët kanë shërbyer që në

kabinetin e Margareth Thatcher-it dhe

John Major-it, siç është rasti i Keneth

Clarck-ut. Kjo qeveri në përbërje të saj

ka edhe “yllin”, e cila është baronesha

konservatore Sayeda Warsi, anëtare e

Dhomës së Lordëve dhe gruaja e parë

myslimane në qeverinë britanike.

Baronesha Warsi, juriste, e lindur në

vitin 1971, me rastin e emërimit të saj

ka deklaruar:”Duke pasur parasysh që

prindërit e mi emigrantë të cilët kanë

punuar në një fabrikë tekstili, ky funksion

për mua është privilegj shumë i

madh që më obligon të jap maksimumin

tim”.

Ky rast nuk flet vetëm për

barazi gjinore dhe të minoriteteve por

është një e arritur e madhe për të cilën

duhet lavdëruar David Cameron-in,

pasi që konservativët e mëhershëm nuk

kanë treguar kujdes për të pasur në radhët

e tyre të larta njerëz që kanë prejardhje

të ngjashme me baroneshën

Warsi.

Ky koalicion ka përfunduar

edhe qeverisjen 13 vjeçare të

laburistëve, të cilët, megjithatë, e kanë

qeverisur Britaninë me sukses dhe

duke ia ndryshuar edhe pamjen që e

kishte më herët.

Gjatë laburistëve Britania e

Madhe ka ndryshuar për të mirë si

brenda ashtu edhe jashtë. Madje, të arriturat

e laburistëve, i çmoi lart edhe

David Cameron në fjalimin e tij tradicional

të pranimit të pushtetit.

Gordon Brown, në mënyrë

emocionale, por me dinjitet, u largua

15 MAJ FAQE 11

QEVERIA JOTRADICIONALE BRITANIKE

dhe shqetësimet e shqiptareve që jetojnë

në UK

Luljeta Nuzi u shpreh : Jam

shumë e kënaqur që kësaj lëvizje të

shoqërisë civile iu dha për herë te

parë shansi që të luajnë një rol aktiv

gjatë këtyre zgjedhjeve dhe të kenë

mundësi të negociojnë me tre kandidatët

për Kryeministër ne MB

Gordon Brown, David Cameron,

and Nick Clegg folën 10 minuta ku

shpjeguan përse partitë e tyre ishin

më të mirat për shoqërinë civile.

Ata të gjithë morën pjesë dhe iu

përgjigjen 6 pyetjeve të mëposhtëm

gjatë fjalës se tyre

A do të punonin ata me London citizens

gjatë kohës së tyre në kryeministri

për të adresuar këto cështje•

• që të gjithë kontratat e

qeverisë të vendoset që të rritet

rroga minimale në £7.60

• të vendoset maximum

20% interes për të gjitha huatë dhe

investimet masive në sektorin e

tretë, si dhe individëve. Të

paraqiten forma të tjera të bankave

si Credit unions

• të shpallet një AMNISTI

që të sjellë pajisjen me dokumente

të të gjithë atyre që janë në këtë

vend në mënyrë ilegale

• për t’i dhenë fund

ndalimit të fëmijëve dhe familjeve në

qendra izolimi

• Paraqitje të një formë

radikale për të bërë të mundur blerjen

e shtëpive me çmim të arsyeshëm

përfshirë kët edhe

ndërtimin e comunity land trust

Mbrëmja ishte shume emocionuese,

elektrike, jo e komanduar prej anëtarëve

të partive ku kombinimi I atyre

qe shprehnin kërkesat e tyre, udhëheqësve,

fjalimeve, solli një debat te

vërtetë ku fuqia ishte me audiencen jo

me kandidatët për kryeministër

Të tre folësit ranë dakort që

të punojnë me London Citizens nëse

ata do të zgjidheshin

Çfarë sjell kjo për komunitetin

shqiptar ne UK:

Ja si u shpreh Hatixhe Demushi drejtore

e Shpresa Programme : “Jam e kënaqur

që “Shpresa Programme” ka

mundur të ngrejë zërin edhe te atyre

shqiptareve që nuk kanë leje qëndrimi

dhe të drejta minimale në këtë vend

dhe le të shpresojmë dhe luftojmë që

shumë shpejt të anonçohet një Amnisti

nga 10 Downing Street, për t’ia lëshuar

vendin David Cameron-it dhe

zëvendësit të tij Nick Clegg-ut. Në Britani

të Madhe,. por edhe në botë, Gordon

Brown do të mbahet mend si një

njeri me aftësi ta jashtëzakonshme por

të cilin kohëve të fundit nuk e deshën

mediet, pastaj as votuesit dhe më në

fund as partia e tij. Dorëheqja e tij

nga pozita e kryeministrit, siç e kërkoi

gjendja politike dhe kushtetuta, pati

efektin edhe të dorëheqjes nga kreu i

Partisë Laburiste. Brenda kësaj partie

tashti ka filluar lufta për udhëheqje e

cila duket të jetë e vështirë për pretenduesit.

Por, përkundër shumë kandidatëve

të lajmëruar, askush nuk ka më

shumë gjasa se David Miliband, tani

më ish sekretar i jashtëm britanik.

Gjatë 5 viteve të ardhshme laburistët

do të kenë mjaftë kohë që nën udhëheqjen

e re t’i “lëpijnë plagët” që morën

në betejën e fundit dhe të përgatiten për

zgjedhjet e ardhshme, për të cilat këta

besojnë se do të ndodhin së shpejti pasi

që nuk besojnë në kohëzgjatjen e kësaj

qeverie aq sa ua lejon marrëveshja e

tyre dhe kushtetuta.

“Shpresa Programme” shumë

aktive në zgjedhjet në Britani

si edhe Ti jepet fund mbajtjes se

familjeve dhe fëmijëve në qendra

izolimi, krijimit ten je qyteti te sigurte,

rritje se rrogës minimale për te gjithë

punonjësit ne £7.60.

Ndërsa te rinjtë Emi Hasaj,

Andre Demushi Arnold Shega, Deni

Nuzi, and Lorela Demushi u shprehen

: « Ne jemi shumë të kënaqur që

mundëm të merrnim pjesë në këtë

event dhe që na është dhënë mundësia

për të punuar me London Citizens

gjatë dy viteve të kaluara. Shumë nga

nevojat e komunitetit tonë janë sjellë

në këtë lëvizje të fuqishme dhe marrë

në Konsideratë.

Ne patëm mundësi të

takonim personalisht edhe Gordon

Brown. Gjithashtu ne korrik do te

takohemi me një grup qeveritar pune

për të gjetur mënyrën më të mirë për të

gjetur një kualfiikim për gjuhën shqipe

si GCSE ose ASSET, lëvizje për të

cilën jemi trajnuar dhe punuar për më

tepër se dy vjet.

Tashmë që votimet kanë

mbaruar shpresojmë që politikanët të

gjejnë një zgjidhje për të mirën e vendit

. Një gjë është e qartë që banorët e

Barking and Dagenhamit I detyruan

përfaqësuesit e BNP të zhduken nga

kjo komune në nivel lokal, ata jo

vetëm që nuk fituan por I humbën të

gjithë vendet që kishin në këtë këshill.

Kjo tregon se nëse të gjithë nënshtetasit

përdorin fuqinë e votës që ata kanë

mund të parandalojnë çdo forcë destabilizuese.

Faleminderit te gjithë atyre shqiptarëreve

që votuan këtë vit.

MBËRRIJNË

NË SHQIPËRI PËR

MË PAK SE

ZGJIDHJA ËSHTË NË DORËN TUAJ

Thirrje e lirë: 00800 8971 8971 www.moneygram.com

DËRGUAR NGA: MARRË NGA:

Dhe kudo që shihni shenjën MoneyGram

£100 PËR £4.90 *

*Përveç * Përvv

eç

tarifave

të ë transfertës transfertëë

s që q që

zbatohen

për

një

transaksion,

mund

të tëë

zbatohet

një n j jë

shumë

për

kursin

e shkëmbimit

të

valutës valutëë

s e

ccaktuar

aktu

a ar

nnga

ga

MMoneyGram

oneyGram

oose

se

aagjenti

gjenti

i

ssaj.

aj.

NNga

ga

ZZyrat

yrat

PPostare,

ost

a are,

aagjensia

gjensia

TThomas

homas

CCook

ook

ddhe

he

Ve Vendet endet

e

tj tjera jera

të

ë ccaktuara

aktuara

kku

u qqëndrojnë

ëndrojjnë

aagjentët

gjentët

e

MMoneyGram

oneyGram

IInternational

nternational

LLimited

imi

t ted

nnë

ë llidhje

idhje

mme

e of ofrimin frimin

e

sshërbimeve

hërbimeve

të

ë ttransferimit

ransferimit

të

ë pparave

arave

nnë

ë MMbretërinë

bretërinë

e

BBashkuar.

ashkuar.

MMoneyGram

oneyGram

IInternational

nter

n national

LLimited

imited

ëështë

shtëë

i

aautorizuar

utorizuar

ddhe

he

rrregulluar

regulluar

nnga

ga

F Financial inancial

SServices

erv

vices

AAuthority.

uthority

y.

© ©2010 2010

MMoneyGram.

oneyGram.

TTë

ë ggjitha

jitha

ttë

ë ddrejtat

rej

jtat

të

ë rrezervuara.

ezervuara.

NGA BLERIM CIROKA

Gjakftohtësia është vet

kënaqësi, në dobi të reales dhe

të vërtetës. (Abraham Masloë)

Është dëgjuar shpesh për kalime

nga një fe në tjetrën. Është

dëgjuar shpesh për dialogë dhe

tolerancë ndërfetare. Por është dëgjuar

jo shumë për përfaqësues të një feje të

analizojë me një objektivitet fisnik një

fe tjetër. Quhet Thomas Michel, prift,

akademik dhe një ndër personalitetet

më të larta të Vatikanit! Ka mbrojtur

doktoraturë në teologjinë Islame në

Universitetin e Cikagos. Me një përvojë

të pasur prifti Michel bën një

analizë gjakftohtë rreth fesë Islame

duke nxitur kështu më tej dialogun dhe

mirëkuptimin ndërfetar.

``Në vendtakimin e dy deteve`` është

një libërth ky i një analize mjaft të

ekuilibruar dhe i veçantë për nga lloji.

Libri është botuar nga Qendra Botuese

Shoqata e Jezuitëve Tiranë (2001-

2004) dhe i përkthyer nga Aurora

Kenga. Libërthi përbëhet nga një hyrje,

një parathënie, tetë kapituj, duke filluar

nga shtyllat e besimit në Islam e deri

tek elementët që mund të favorizojnë

dialogun ndërfetar, dhe, duke përfunduar

me disa përkufizime të disa

nëpunësve në administratën fetare Islame.

Titulli i librit është një citim i

Kur`anit (18, 60).

Sic shprehet dhe vetë autori,

libri është një përpjekje e pajtimit të të

kuptuarit të një Islami që ai ka arritur

në ambiente akademike me atë Islam

që ka gjetur në përditshmërinë e tij në

vendet myslimane, në mbledhjet e

ndryshme dhe në vendet e kultit. Për

vetë autorësinë e këtij libri janë disa

tema dhe komente që të bien në sy.

Psh. mënyra se si Kur`ani e paraqet

Jezusin (Isain, qoftë në paqe) dhe Marinë

(Merjemen). At Michel tregon se si

Kur`ani tregon për Jezusin (Isain, qoftë

në paqe) në një mënyrë që nuk është

shprehur as për Muhammedin (qoftë

në paqe) sic është lindja e tij pa baba

duke u lajmëruar nga një engjëll. Kulmon

libri kur autori bën me dije se historia

e lajmërimit të lindjes së Jezusit

që përmban Kur`ani Fisnik është mjaft

e ngjashme me atë të Ungjillit të Lukës

si dhe fakti tjetër që Jezusi predikoi që

në fëmijëri, kreu mrekulli që fëmijë,

identik siç tegohet në Ungjillin

Apokrifë.

Në lidhje me trajtimin e Islamit

ndaj femrës, çështje kjo aq

shumë e përfolur në perëndim, prifti

Thomas Michel shkruan se profeti i

myslimanëve Muhamedi (qoftë në

paqe) në kohën e tij cilësohej si çlirimtari

i grave dhe shumë prej ndjekësve

të parë të Islamit ishin gra! Më tej ai

thekson se Kur`ani Fisnik dënon rëndë

vrasjen e foshnjave femra shpesh herë

e praktikuar në atë kohë për arsye

ekonomike.

Kur`ani ndalon edhe

martesën e detyruar pa miratimin e

nuses dhe i ofron një element pavarësie

ekonomike nuses me sistemin e

mehrit, shumë kjo në të holla që dhëndri

i paguan drejtpërsëdrejti nuses..

Krahas kësaj e drejta e mehrit që i kri-

OPINION

jon gruas myslimane një lloj sigurie

ekonomike është ri-interpretuar përgjatë

shekujve si një shume e kotë dhe

simbolike, ose është zëvendësuar, si në

Indi, me praktikën hindu të pajës së

paguar nga familja e gruas burrit. (fq.

56). Pavarësisht këtyre, at Michel mendon

se gruaja myslimane në ditët e

sotme është më e fortë falë zhvillimit

të arsimit (në vende të ndryshme si

Irani, Joradania e Indonezia, ku pjesa

më e madhe e popullsisë janë myslimanë,

studentet përbëjnë 50% të popullsisë

universitare), kërkon të drejtat

e saj.. fq.57

Megjithatë përgjatë shekujve,

pas kohës së Muhamedit (qoftë në

paqe), janë futur zakone me origjinë

joislame, kundër shpirtit dhe shkronjës

së Islamit. Në disa raste, gratë janë

lënë në padije në lidhje me të drejtat që

zotërojnë në Kushtetutën Islame. Për

shembull, shumë prej tyre nuk e dinë

se një grua nuk duhet të martohet pa

miratimin e saj, ndërkohë që në realitet

ku ligj i fesë Islame ndodh shpesh. fq.

56

Më poshtë autori tregon se

`Jezusi (Isai, qoftë në paqe) nuk quhet

`bir i Hyjit`, sepse Kur`ani pohon se

Hyji është përtej mundësisë së thjeshtë

për të lindur fëmijë. Trinia tradicionale

semite- Allah, Allat dhe biri i tyre Baal

– ka qenë gabimisht e asimiluar nga

arabë dhe të krishterë pak të informuar

në lidhjen mes Hyjit Atë, Marisë nuses

së Tija dhe Jezusit birit të tyre. Ky koncept

sprapset totalisht nga Kur`ani dhe

mësimet e krishtera,` (fq. 44) fakt i cili

kërkon vëmendjen e të gjithëve për të

kuptuar më thellë ato gjëra që na mësojnë

fetë hyjnore dhe ato manipulime

të dorës së njeriut... Ndërsa, po në të

njëjtën faqe autori at Thomas Michel

tregon se Maria (Merjemja) citohet 34

herë në Kur`an dhe është e vetmja grua

emrin e sa cilës e mban një kaptinë në

Kur`an.

At Michel është i mendimit

se rrënjët e konflikteve janë shumë më

15 MAJ FAQE 14

NË VENDTAKIMIN E DY DETEVE, SFIDA E

DIALOGUT: NJË I KRISHTERË TAKON ISLAMIN.

AT THOMAS MICHEL

të forta ndaj dhe vështirësitë për t`u

trajtuar janë më shumë të forta sesa

mendohet, sepse bazohen më shumë

në politikat konkrete ekonomike dhe

gjeopolitike, sesa në ndryshimet

teologjike dhe filozofike.. Ndërkohë

që udha e paqes kërkon që secili të arrijë

në një kuptim sa më të thellë të

vlerave dhe diealeve të deklaruara

nga tjetri, e pa lënë mënjanë pengesën

e rëndë të udhëve historike.. fq.139

Në ndërtimin e jetës shoqërore, at

Michel shprehet se është

domethënëse që projektet me të cilat

është angazhuar Ndihma Botërore Islame,

u ngjasojnë mjaft atyre të organizatave

analoge të krishtera dhe

atyre hebraike.

Prifti Michel me cdo kusht

kërkon hapjen e dialogëve me përfitim

të ndërsjelltë duke thënë se Krishtërimi

dhe Islami janë dy universe

shpirtërore që kanë shumë për t`i

dhënë njëri-tjetrit, që mund dhe duhet

të sfidohet mbi tema të rëndësishme.

Dialogu i krishtero-mysliman sot

gjendet "në vendtakimin e dy deteve"

duke marrë fjalët e Kru`ani (18, 60).

Bëhet fjalë që të takohen këto dy

mënyra të ndërlikuara që i përgjigjen

të Zotit Një, mënyra të cilat janë më

tepër plotësuese sesa kundërshtuese.

Kështu që dialogu mes të krishterëve

dhe muslimanëve nuk ka si qëllim

tjetërsimin apo pushtimin, por pasurimin

dhe rritjen e ndërsjelltë, jo

ndarjet por përkimet. Vetëm nëse të krishterët

dhe myslimanët do të jenë të

zotët që së bashku t`u ofrojnë të

gjithëve një rruga për të jetuar në planetin

tonë në mënyrë më paqësore, më

njerëzore dhe të hapur ndaj shpresës,

ata do të mund të luajnë rolin për të

cilin Zoti i ka krijuar. Vetëm kështu ata

munbd të bëhen me të vërtetë ajo çfarë

janë: shtigje paqeje që cojnë drejt zbatimit

të urdhrave Hyjnor për paqe. fq.

139-140

Një hap i mirë drejt paqes globale e

sidomos midis feve hyjnore.

LAJMERIM

Lajmerohen te gjithe anetaret e Kosova Islamik Centre, Xhamia Shqiptare se

me date 23 Maj 2010, diten e diele, ne oren 18.00 do te mbahet nje takim rreth

strukturimit te keshillave dhe te vete Trust-it te organizates tone.

Jane te lutur te gjithe anetaret tone, qe kane mundesi, te marrin pjese.

Me respekt keshilli organizativ i Xhamise

Adresa: 88-90 Carlton Vale, Queen`s Park, Londer, NW5 6DA

Mob : 07956379526, 07984126034

NGA AGIM SHABANI

Të kesh apo të mos te kesh

avokat, kështu do të shkruante

gazeta “The Albanian” në një

numër të saj kohë më parë. Duke qenë

një gazetë në shërbim te komunitetit

shqiptar në Britaninë e Madhe do të

vazhdojë të trajtojë vazhdimisht çdo

problem në çdo aspekt që përballet komuniteti

ynë në Britani. Një ndër problemet

që shqetësojnë më shumë

emigrantët shqiptarë në Britaninë e

Madhe është çështja e dokumenteve.

Janë të shumtë ata emigrantë që jetojnë

dhe punojnë prej vitesh në Britaninë

e Madhe dhe ende nuk janë të

pajisur me dokumente. Në shumicën e

rasteve, fajtorë, për mos marrjen e

dokumenteve kanë qenë avokatët e

tyre.

Sikur të mos mjaftonin

problemet e tyre të përditshme, si për

shembull puna por dhe aspekte të tjera

të jetës duke shtuar edhe atë e të qenurit

për shumë vite larg familjeve të

tyre, duhet të merren edhe me avokatët

të cilët në shumë raste jo vetëm se nuk

i kanë ndihmuar në çështjet e tyre por

kanë qenë dhe shkaktarë që këta emigrantë

nuk janë pajisur me dokumente.

Shumë emigrantë pasi kanë jetuar disa

vite këtu dhe kanë mësuar të flasin dhe

të lexojnë anglisht kanë parë se në dosjet

e tyre nuk ka as dhe një fjalë nga

çka ata kanë deklaruar në fillim.

Të kesh apo të mos kesh

avokat kjo është biseda që dëgjon në

çdo kafe ku takohen emigrantët. Përse

duhet te kesh dhe përse të duhet

avokati? Kushdo në një proceset

gjyqësor të çdo aspekti duhet të ketë

mbrojtjen, pra avokat. Avokati ka për

detyrë të e mbrojë klientin e tij duke

shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë

ligjore për të interpretuar ligjin gjithmonë

në favor të klientit, qoftë ai viktima

apo qoftë dhe dëmtuesi. Edhe kur

klienti i tij nuk ka të drejtë në atë që

pretendon avokati duhet të bëjë çdo

përpjekje që ajo që klienti e tij pretendon

të duket e drejtë para

gjykuesve.

Kur avokatët nuk e bëjnë detyrën

e tyre, këtu në rastin e emigrantëve

atëherë lind pyetja. A të

duhet një avokat? Përgjigja është po,

por a të duhet një avokat kur ai të

ndryshon deklarimin duke shkruar në

dosje gjëra të pa vërteta apo më keq

kur ai të ndryshon emrin, mbiemrin,

datën e lindjes, vendin nga ke ardhur

apo dhe kombësinë nga shqiptare të ta

bëj algjeriane ... dhe shumë e shumë

gjëra të tjera.

Pra a të duhet një avokat i tillë...?

Jo pak ndikim në një çështje apo në një

tjetër kanë edhe përkthyesit të cilit nuk

janë korrekt në përkthime. E

para:sepse nuk iu intereson përkthimi

korrekt, se sa marrja e një ore apo një

dite pune. E dyta: sepse janë të pa

kualifikuar. Më është dashur që një

dokument t’a dërgoj në Shqipëri për

përkthim, sepse nuk gjeta një përkthyes

që të përkthente një dokument

(vendim gjykate) lëshuar nga gjykata

e rrethit Elbasan në vitet 70. Përkthyesit

nuk mund t’a përkthenin sepse në

Shqipëri në vitet 70 është folur e

shkruar ndryshe.

A mund t’i besosh një përkthyesi

i cili nuk di shqip e jo më të dijë

mirë anglisht. Me siguri ne nuk po i

fusim të gjithë në një kategori qofshin

ata avokatë apo përkthyes, Jo. Por fjala

është për ata që nuk bëjnë punën e tyre

si duhet. Jo vetëm kaq, por shkojnë

deri aty sa që në vend që të të ndihmo-

AKTUALITET

jnë në çështjen tënde, të bëjnë dëm.

Sa herë flasim për herë të

parë me një avokat apo me një përkthyes

të cilët janë bërë palë me

avokatët mashtrues, të premtojnë se

brenda një kohe të shkurtër do të japin

përgjigje. Fajin për çështjen që ke, dhe

ende nuk ke marrë një përgjigje apo ke

marrë negativ ia hedhin avokatëve të

mëparshëm duke të premtuar se do të

punojnë me përkushtim dhe se brenda

pak ditësh apo muajsh do të japin

përgjigje.

Kur kalojnë ditët, muajt apo

dhe vitet dhe nuk vjen as një lloj

përgjigje dhe kur i kontakton për

ndonjë informacion nuk të japin asnjë

sqarim tjetër vetëm se thonë ;jemi duke

pritur përgjigje nga Home Office. Ka

edhe nga ato raste kur përgjigja ka

kohë që ka ardhur por mbyllet në sirtarët

e avokatëve me qëllim që të shkëpus,

gllabëroj ndonjë shumë të hollash.

Ka ndodhur shpesh që avokatët edhe

përkthyesit të informojnë emigrantët

për shpalljen e një amnistie , sw

fundmi Legacy cases, por pa dhënë de-

taje të tjera. Për të mësuar nëse përfiton

nga kjo amnisti , apo Legacy cases,

duhet të i shkruash Home Office-it me

anë të një avokati, ky është një tjetër

veprim, një mundësi përfitimi i

avokatëve dhe i përkthyesve.

Kështu ka ndodhur 2 vjet më

parë. Në gusht të 2008-ës u përhap

lajmi se është shpallur një amnisti ku

përfitojnë 150 mijë azilkërkues (emigrantë)

nga rreth 450 që ndodhen në

Britaninë e Madhe por pa saktësuar se

cilat kategori përfitonin nga kjo amnisti.

E vetmja gjë që duhet të bënin

emigrantët ishte që të gjenin një avokat

që ai të kontaktonte Home Office për

të vërtetuar nëse (x) person është apo

jo fitues. Në lojë u vunë përkthyesit nw

rolin e sekserit, që gjenin klientët për

avokatët duke iu sugjeruar klientëve se

kjo kompani është serioze apo se ky

avokat është shumë i mirë. Edhe unw

me ndihmën e një përkthyesi/je shkova

në një zyrë avokatie që vetëm e tillë

nuk mund të ishte.

Jo vetëm dyshova por dhe u

binda se aty nuk bëhej asnjë lloj pune

edhe pse kjo kompani punonte 24 orë

në ditë dhe 7 ditë në javë dhe se kishte

zyra dhe jashtë vendit si në Francë,

Spanjë, Itali, Shqipëri etj, për këtë bënë

dhe një njoftim publik. Ishte ditë e diel

më 31gusht 2008 ora 15' 00 kur u

paraqita në zyrat e kësaj avokatie. Të

pranishëm ishin dhjetë klientë që

mbaruan punë të gjithë brenda një ore

pasi nuk bënin as një gjë tjetër vetëm

se ua thoshin emrin mbiemrin dhe

datëlindjen dhe për këtë çdo klient

paguante 150 Pound por pa marrë

faturën e pagesës. Njëri nga klientët

kur po dilnim jashtë tha se këtu qenka

si Xhaferri duke iu referuar njërës prej

firmave piramidale që bënë një

mashtrim të madh në vitet 1996-97 në

Shqipëri.

(Pasi ishte bërë një garë

15 MAJ FAQE 15

Na duhet një mbrojtje

nga mbrojtja...

Avokati ka për detyrë të e

mbrojë klientin e tij duke

shfrytëzuar çdo mundësi dhe

hapësirë ligjore për të interpretuar

ligjin gjithmonë në favor

të klientit...

sportive babai e pyet djalin se si kishte

dalë në këtë garë. djali i thotë se zura

vendin e tretë. Babai e përgëzoi për

suksesin. Të nesërmen ai merr vesh se

djali kishte zënë vendin e fundit. I

inatosur i thotë djalit pse më ke gënjyer

ti kishe zënë vendin e fundit. Po i

thotë ai por nuk të kam gënjyer. Babai

i thatë: ti më the se ke zënë vendin e

tretë. Po i thotë djali: të tretin dhe të

fundit sepse tre vetë ishim në garë)

Kështu ndodh dhe me përkthyesit/et të

thonë se x avokat në të gjithë punën e

tij ka humbur vetëm një çështje por pa

saktësuar se nuk ka fituar as edhe një

Raporti klient – avokat tashmë i ka

kaluar caqet e së drejtës elementare

Duke u shndërruar në një biznes të

pastër dhe duke ia dedikuar këtë detyrë

vetes këtë mision , harrojnë se po shkelin

të drejtat themeltare të njeriut , duke

mashtruar dhe marrë ryshfete në

mënyre abuzive; klientëve të tyre.

Dhe për shqetësimin tim i bie se këta

mbrojtës ligjorë duhen të paditen dhe

të dalin para drejtësisë .

I bie të akuzosh mbrojtjen tënde : një

paradoks.Paradoks i shkaktuar jo nga

viktimat (në rastin konkret emigrantët)

por nga viktimizuesit,

mashtruesit(avokatë ) që pretendojnë

se na mbrojnë deri në fund për të

drejtën tonë dhe të Zotit

The Albanian do të jetë gjithmonë në

shërbim të komunitetit shqiptarë të këtushëm

në çdo aspekt dhe në raste

konkrete

Ne po shikojmë mundësinë

e një takimi gjithëpërfshirës për të

diskutuar për mundësinë e një reagimi

masiv kundër kësaj padrejtësie. Duke

parë çdo hapësirë ligjore dhe mundësi

demokratike me qëllim publikimin dhe

denoncimin e rasteve abuzive dhe

gjithashtu për të bërë transparente

punën e avokatëve.

www.thealbanian.co.uk

KULTURE

151 MAJ FAQE 16

“Shtëpia në bulevard” “Streha e të harruarve”

A○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

“Ajo ishte aktore e lindur!”, ka

thënë për Edin Luarasin, shoku,

kolegu dhe artisti i shquar Robert

Ndrenika. Ndoshta është hera e

parë që aktorja këtë përvjetor do ta

festojë ndryshe dhe në tempullin

e artit që e deshi edhe atëherë kur

e hoqën prej andej. Ditën e hënë,

Teatri Kombëtar do të festojë 70vjetorin

e lindjes së aktores. Miq,

kolegë, familjarë e simpatizantë të

saj do të mblidhen në sallën e TK

për të nderuar këtë aktore të

shquar, e cila pati fatin e mirë që

ëndrrën e saj të bukur të lënë në

mes nga diktatura komuniste ta

rigjente në vitet e demokracisë.

Edi Luarasi u lind në Tiranë në

maj të vitit 1940. Aktivizohet që

në moshë të vogël në Shtëpinë e

Pionierit në grupet artistike si

këngëtare. Ëndrra dhe pasioni i saj

i madh ngelej skena. Që në moshë

të re ka debutuar në skenë. Fillimisht

në 1956, kur ishte 16 vjeçe,

së bashku me të motrën këndonin

në skenën e Teatrit të Estradës.

Spektatori duartrokiste “Motrat

Mirdita”. “Artistja e popullit” Melpomeni

Çobani ka thënë “Mbaj

mend se kur erdhi në Estradë me

zërin e saj të bukur së bashku me

të motrën ngrinte peshë spektatorin.

Ato visheshin njësoj, këndonin

bukur dhe interpretonin edhe në

skenë”. Herë pas here angazhohej

edhe në role të vogla në skenë. Në

Estradën e Tiranës qëndroi deri në

vitin 1960. Pasi mbaroi gjimnazin

vazhdoi studimet në ILA degën e

dramës dhe u diplomua për aktore

në 1963. Roli me të cilën ajo mbrojti

diplomën ishte Beatriçja në

dramën “Shumë zhurmë për asgjë”.

Pas studimeve emërohet aktore në

Teatrin Popullor. Roli i parë i saj

ishte Vera në dramën “Shtëpia në

bulevard” më 1963 me regjisor

Fest 11

TEA TEATRI TEA TRI K KKOMBËT

K OMBËT OMBËTAR OMBËT AR FESTON FESTON 70- 70-VJETORIN 70- VJETORIN E E EDI

EDI

LU

ARASIT

Një ëndërr

LU LUARASIT LU ARASIT

në dy kohë

Kujtim Spahivoglin (AP). Më pas

vijnë një sërë rolesh të arrirë të Edi

Luarasit, ku mund të veçonim

Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja

tek “Mbreti Lir”, Cuca tek

“Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra

e dytë”, etj. Jeta e saj artistike

ishte e lidhur ngushtë me teatrin.

Martohet me regjisorin e mirënjohur

Artistin e Popullit Mihal Luarasi.

Tek Mihali, ajo gjeti jo vetëm

bashkëshortin e saj, por edhe

shokun, mësuesin, regjisorin e talentuar,

kritikun dhe bashkëpunëtorin

e roleve të saj. Në vitin 1965

interpreton me sukses rolin e saj

të parë në filmin “Vitet e para” të

regjisorit Kristaq Dhamo. Dhe më

vonë në vitin 1967 ajo interpreton

me sukses rolin e një heroine në

filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen”

e regjisorit Gëzim Erebara. Gjith-

“Ngadhënjim mbi vdekjen”

Teatër:

1963: “Shumë zhurmë për asgjë”; 1963: “Shtëpia

në bulevard”; 1964: “Doktor Aleksi”; 1964:

“Rrugë të tërthorta”; 1965: Roje nën llampat neon”;

1965: “Mbreti Lir”; 1966: “Muri i madh i pakapërcyeshëm”;

1967: “Cuca e maleve”; 1968: “Shkurte

Pal Vata”; 1969: “Çatia e të gjithëve”; 1971: “Orfeu

zbret në ferr”; 1972: “Fytyra e dytë”; 1973:

“Armiqtë”; 1971: “Vizita e damës plakë”; 1995:

“Hekurat”, 2001 “Cilindri”, 2004 “Streha e të haruarve”,

2008 “Korbi i bardhë” etj.

Filma:

1965: “Vitet e para”; 1967: “Ngadhnjim mbi

vdekjen”; 1970: “Gjurma”.

ashtu ka interpretuar edhe në filmin

“Gjurma” të Kristaq Dhamos. Në

vitin 1973 Edi është prezantuese e

Festivalit të 11 në RTV. Pas tragjedisë

që ndodhi me këtë festival Edi

Luarasi përjashtohet nga Teatri në

22 janar 1974. U akuzua si liberale.

U thye kështu ëndrra më e bukur e

saj. U la në mes një punë e nisur

me aq pasion e vullnet. Në moshën

34-vjeçare, e vetme iu desh të

punonte për të siguruar jetën e saj

dhe të dy fëmijëve, pasi edhe regjisori

i madh, bashkëshorti i saj burgoset

pas dramës “Njollat e murrme” të

vënë në skenë në Teatrin “A.Z. Çajupi”

në Korçë. E shtrëngonin që të

ndante të shoqin si armik, gjë që

ajo s’e bëri kurrë. Vetëm pas përmbysjes

së komunizmit, pas një periudhe

të gjatë 17 vjeçare, rikthehet

në skenë në mars 1991, me interpretimin

dinjitoz të rolit të damës

plakë në dramën “Vizita e Damës

plakë”. Rikthimi i saj në Teatrin

Kombëtar erdhi me një rol që në një

farë mënyre kishte ngjashmëri me

jetën e saj. Interpretoi edhe në 1995

në dramën “Hekurat”. Me pasion e

vullnet të hekurt, ajo punoi ditë e

natë për të përballuar këtë kryerol

që kishte kohë që e përgatiste në

shpirt, pasi kishte shpresë së një

ditë do të ngjitej sërish në skenë.

Dhe rehabilitimi i saj u bë në mënyrë

dinjitoze. Mungesa e gjatë e skenës

nuk i kishte zbehur asaj talentin,

përkundrazi ajo doli më e fortë se

kurrë, pasi luajti një heroinë të

vërtetë në një dramë reale, që thuri

dikush tjetër, ndoshta shteti, në

jetën e saj. Për aq kohë sa Edi ndenji

në teatër ajo interpretoi role heroinash,

me karakter të fortë,

gjallërinë, optimizmin, bukurinë e

finesën. Heroinat e saj dinin të përballojnë

furtunat e jetës. Për disa

vite aktorja Edi Luarasi jetoi familjarisht

Rumani. Pas kthimit në

fillim të viteve 2000, Angazhohet

përsëri në disa role në TK, ku

veçojmë dramat “Cilindri”, Streha e

të harruarve”, “Korbi i bardhë” etj.

Edi Luarasi do të ngelet një figurë

e nderuar e Teatrit Kombëtar, që

ka zënë prej kohësh vendin e nderit,

krahas shumë figurave të mëdha

të këtij teatri. Në këtë 70-vjetor i

urojmë jetë gjatë artistes!

Flori SLATINA

NGA CLAIRE FLETCHER

Kishte shumë kohë që kisha ndjerë

një mall të padurueshëm.

Po jetoja në Angli por ma

kishte ënda të kthehem në Shqipëri,

qoftë edhe vetëm për disa ditë. Bota

m’u duk gri, dhe unë doja t’i shihja ato

“ngjyra” që përjeton kur je në vendin e

zemrës tënde, kur po bën diçka që të

bën të gjallërosh. Mirëpo, të vizitoja

Shqipërinë m’u duk si gjë e pamundur.

Kisha përgjegjësi në punë, po bëja një

kurs dhe ishte e domosdoshme që unë

të shkoja në çdo mësim, dhe pengesa

më e madhe ishte që nuk kisha lekë

mjaftueshëm. Kisha vrarë mendjen dhe

kisha lutur Zotin duke kërkuar nëse

kishte ndonjë mundësi që unë të

shkoja, meqenëse mezi po e duroja

mallin. Por nuk pashë ndonjë rrugë për

të shkuar. Me zemër të rëndë fillova ta

pranoja faktin që nuk do të kisha

mundësi të shkoja në Shqipëri për një

farë kohë, deri sa një mrekulli i vogël

ma ndryshoi mendjen.

Mora një email të papritur

nga një anglez që punon me një kishë

në Shqipëri. Ai kishte planifikuar të

NGA AKIL KOCI

Qenësia e artit muzikor në

Kosovë,vlerat e saja ligjërimore

muzikore të bazuara në

folklori tonë të pasur e të krijuara nga

kompozitorët tanë, pa dyshim

paraqesin një vlerë të veçantë e cila

nuk është studiuar sa duhet edhe pse

me të drejtë mund të konstatojmë se

janë krijuar vepra mjaftë të suksesshme

me përdorimin mjeshtëror të

folklorit tonë si nga aspekti i ritmit nga

njëra anë po ashtu edhe nga ai

melodikë në anën tjetër edhe pse me të

drejtë ndihen ato jehona të problemeve

se si dhe në ç’mënyrë duhet trajtuar

folklorin tonë në krijimin e veprave të

muzikës së kultivuar në Kosovë.

Sigurisht se këto qasje janë

prezentë dhe duhet studiuar jo vetëm

me një hegjemonitet të madh si nga aspekti

stilistik krahas atij tematik,ritmik,melodikë

dhe harmonikë dhe

duhet shikuar se si janë integruar këto

në ato parametra të formës dhe të konstelacionit

muzikor në tërësinë e saj.

Qysh në fillim duhet të them

se me këto probleme ,pra estetikisht

ende nuk është marrë asnjë muzikolog

apo studiues muzikor, prandaj në këtë

studim timin do të i shtjelloj më poshtë

shkonte për një

vizitë për të bërë

disa punë administatrive

me

drejtueset, por

tani kishte punë

urgjent në Angli

kështu që nuk

shkonte dot.

Zemra ime rrotullohu kur lexova fjalinë

të mëposhtme. Ai po kërkonte që

unë të shkoj në vendin e tij, dhe kisha

e tij do të më paguante rrugën! Për më

tepër, koha e vizitës së propozuar ishte

e përsosur, se do të ishte pikërisht në

pushimet e Pashkës, kështu që nuk do

të kisha probleme as me punën as me

kursin. Mua m’u duk si ëndërr. Mezi

besoja që gjërat kishin ndodhur në

mënyrë kaq të përkryer.

Kur ika për në Shqipëri e ndjeva veten

si një vajzë të zakonshme që sapo mori

vesh që kishte fituar lotarinë pa blerë

ndonjë biletë. U ndjeva sikur të kisha

bërë sistemin me hile megjithëse nuk e

kisha pasur për qëllim, dhe zemra ime

po fluturonte. Koha që ndenja në

Shqipëri ishte jetëdhënëse edhe pse

ishte e shkurt. Shqipëria është si një

frymëmarrje të freskët. U ndjeva sikur

të kisha qenë e mbyllur për një kohë të

gjatë në një kuti të ngushtë, të errët dhe

shtypëse, dhe më në fund isha çliruar

në një fushë të gjerë dhe të bukur me

vetëm malet të largët si kufi. Isha e lirë.

Për mua, ishte gjë jashtëzakonisht e

bukur të rri një javë vetëm me njerëzit

shqiptarë, duke folur vetëm shqip. M’u

duk sikur po jetoja andej, ndonëse

REPORTAZH

kalova vetëm një javë në Shqipëri. Shpeshherë

ne anglezët bëhemi kaq të

zënë me aktivitete të pavlefshme sa që

nuk krijojmë kohë për njerëz të tjerë.

Edhe shokët edhe shoqet i trajtojmë si

një detyrë ose si një takim në ditarin,

ndërsa shqiptarët janë ndryshe. Shqiptarët

nuk i kanë harruar vlerat e familjes,

miqësisë dhe komunitetit, dhe unë

për vete shpresoj që kjo gjë të mos

ndryshojë kurrë. Në Shqipëri kalova

një javë plot me njerëzit, plot me

shokët dhe shoqet. Kjo nuk do të thotë

që ishim thjesht në të njëjtën vend në të

njëjtën kohë. Do të thotë që ata më

lejonin të hyja në jetët e tyre. Kjo është

mikpritja shqiptare.

Mikpritja shqiptare nuk të

jep vetëm një filxhan çaji dhe një

gjysmë orë kohe midis takimeve,

përkundrazi është një festë e gëzuar

gjatë të cilit shumë ora mund të kalojnë

pa shikuar asnjëri orarin. “Do ta marr

në telefon linjën ajrore që të sigurohem

që avioni nuk është i anuluar”, i thashë

miqve kur po bënim gati të nisnim për

në aeroport. “Lutuni që të jetë i anuluar”.

Shokët e mi dhe shoqet e mia u

dukën të hutuar. “A mos do të thuash,

‘Lutuni që të mos jetë i anuluar’?”,

sugjeroi një shoqja ime, duke menduar

që kisha bërë ndonjë gabim gramatikor.

“Jo”, e korrigjova me sy

vezullues, duke buzëqeshur, “Lutuni

që të jetë i anuluar, kështu që do të

mund të rri këtu!” Miqtë e mi qeshën,

duke ditur shumë mirë që kjo ishte

vërtet dëshira e zemrës sime. Po

dikush tjetër e dinte dëshirën e zemrës

sime. Perëndia. Dhe ai kishte ndërmend

të më jepte një dhuratë të

mrekullueshme para se do të iksha...

Kur erdhëm tek aeroporti, akoma s’kishim

arritur linjën ajrore në telefon. U

arritëm dhe zbuluam që orari i fluturimeve

në fakt ishte ndryshuar, dhe

unë s’e kisha ditur.

Linja ajrore ma ndryshuan

biletën për ditën tjetër dhe unë me

shokët që më kishin shoqëruar u

kthyem. “Më vjen keq për ty, Klara”,

më tha një prej shokëve, duke pritur që

unë të isha e zhgënjyer. Por mua nuk

më vinte keq fare. Në të vërtetë, isha e

mahnitur, dhe e zhytur me mirënjohje.

Perëndia më kishte dëgjuar, dhe ndërsa

nuk ishte koha e duhur për mua të qëndroj

andej përjetë, si dhuratë dashurie

ai më kishte shtuar edhe një ditë të

bekuar në vendin e zemrës sime.

Kjo ishte një dhuratë për të

cilën isha falënderuese jashtë mase.

Dhuratën e çmbështolla me kujdes dhe

e admirova, duke kapur fort çdo rast

gjatë udhëtimit për të thithur çdo nuancë,

çdo pamje, çdo moment... qoftë

një buzëqeshje me një shoqe, qoftë atmosfera

plot paqe, qoftë muzika e harmonishme

e gjuhës shqipe, qoftë malet

madhështorë në horizont, unë isha e

vendosur të mos humbisja asnjë gjë.

Çfarë bekim i madh! Zoti e

kishte hapur rrugën për këtë vizitë

midis pamundësive financiare, dhe tani

po më bekonte gjithashtu me edhe një

ditë shtesë në vendin që e dua. Ai po

tepronte! Puna nuk ishte që nuk doja të

kthehesha në shtëpi. Jam angleze -

15 MAJ FAQE 17

NJË DITË E BEKUAR

QENËSIA E ARTIT

MUZIKOR NË KOSOVË

jo vetëm nga hapësira kohore por edhe

duke pasur parasysh vlerat e qenësishme

artistike, natyrisht edhe aty

këtu do të flasim edhe për lëshimet dhe

do të i qesim në pah si elemente subordinare

në mënyrë që ti thonë

mendimet e tyre edhe kritikët e tashëm

dhe të rinj që do të vijnë pas nesh.

Ma thotë mendja duke e

shqyrtuar këtë krijimtari cilësore dhe

të bollshme të muzikës së kultivuar e

krijuar gjatë këtyre decenieve në

Kosovë,pa ndonjë traditë paraprake se

do të njohim vlerat e larta dhe të

vërteta të kësaj krijimtarie e cila

shquhet para së gjithash për kualitet e

saja si një dëshmi e punës së madhe

artistike të krijuesve tanë pse jo edhe

si mishërim i individualitetit krijues

bazuar në talentin dhe kulturën e gjerë

muzikore që posedojnë kompozitorët

tanë.

I vetëdijshëm se problemet

që do të i parashtrojë nuk janë vetëm

probleme thjeshtë muzikore por janë

edhe estetike,artistike e në instancën e

fundit edhe filozofike. Ketë horizont

pritjeje dhe përplasjeve të mundësive

dhe problemeve që do të i theksoja në

vazhdimësi në studimin tim me interes

të veçantë në rrafshin muzikor dhe

duke bazuar në estetikën e modernitetit

si funksionalizim i një paralelizmi

praktik e që tani në kohën e

pluralizmit estetik jo vetëm muzikor

por në tërësi artistik do të hasim në një

përpjekje serioze dhe të suksesshme

pandan tradicionalizmit amatoresk kur

jemi kënaqur me stilizime dhe përpunime

të folklorit tonë në mënyrë

denigruese.

Do të isha jo i drejtë dhe i pa

saktë po të gjykoja an gjeneral këtë krijimtari

si nga aspekti i të arriturave kulmore

po ashtu edhe të atyre jo fortë të

suksesshme. Megjithatë tradita e pasur

e folklorit tonë muzikor e cila i ka mbijetuar

të gjitha krajata në shumë rrafshe

duke filluar që nga strukturat e

saja,forma,ndikimi i folklorit të huaj e

deri te pasuria e saj estetike sikur na

bindin se kemi të bëjmë me një krijimtari

kualitative.

Ky vlerësim ndofta do të

duket i pa saktë, por do të mundohem

që në studimin tim ato ta kenë peshën

specifike estetike pavarësisht nga

gjykimet të panumërta pro e kontradiktore

që janë dhënë për këto vepra

të krijuara nga autorët tanë.

puro, njëqind për qind angleze – prejardhja

ime është vetëm angleze me sa

di unë. Dhe unë gjithmonë kam qenë e

lumtur në Angli. Edhe tani jam e lumtur

këtu. E dua familjen time, i dua

shoqet e mia, e dua punën time, kishën

time, qytetin tim, e dua dhe vendin tim,

megjithëse nuk është e përsosur. Por që

kur e zbulova Shqipërinë, është lindur

një përmallim i madh në zemrën time.

Anglia mjafton për mua por në të

njëjtën kohë nuk mjafton, sepse e mbaj

Shqipërinë në zemër, dhe ndihem më

“plot”, më e kënaqur, kur jam në tokë

shqiptare, me njerëzit shqiptarë.

Çfarë ka Shqipëria që ajo i

zë rob zemrat e të gjithë atyre që e vizitojnë?

Pak a shumë çdo i huaj që njoh

që ka ardhur në Shqipëri, qoftë edhe

për një kohë të shkurt, ka rënë viktimë

hirit e Shqipërisë. Njoh shumë njerëz

që janë larguar nga shtëpitë e tyre, nga

familje, nga puna të mira, nga çdo gjë

që e kanë të njohur dhe të rehatshme,

për shkakun e Shqipërisë, për të ardhur

të jetojnë atje. Edhe unë gjithashtu do

të bëja të njëjtën gjë. Në fakt, kam

ndërmend ta bëj, kur të vijë koha e

duhur.

Po, ma ka ënda të jetoj në

Shqipëri, por për tani po banoj në MB,

dhe gjatë kohës që jam këtu do të jem

një “ambasador” për Shqipërinë. Shpresoj

që do të bëni edhe juve të

njëjtën gjë. Shqipëria ka shumë për të

dhënë. Është një bekim, një dhuratë,

dhe kjo dhuratë më ka bekuar mua

jashtë mase.

www.luleonline.com

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike

për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë

A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën

tuaj në Tiranë apo gjetiu? Dërgoni Lule në Shqipëri dhe Kosovë!

TELEFONO: 07788406825

Expert in Relationship and love

Sheikh Salem

International Hearler & Spiritualist order with

many years experience in Europe, Asia,

Usa & Africa.

I can help you solve all your problems regarding

relationship, love and back, curses, unexplained

illnes, union or separation, black magic

problems, exams, business flushing, Love

matters etc.

Your satisfaction is my concern

Tel:02070550227

Mob 07950592908

3 days result 100% guaranteed

Unë mund t’iu ndihmoj në zgjidhjen e

problemeve në lidhje me marrëdhëniet në çift,

problem në dashuri, mallkime, sëmundje të

pashpjegueshme, problemet e magjisë së zezë,

provimet, problem biznesi, problem dashurie etj

etj.

Për tre ditë rezultati i garantuar 100%

Me kontaktoni

Tel:02070550227

Mob 07950592908

Kjo nuk ishte

deshira ime

por...

me ndodhi

Kerkoj ndihme

Vuaj nga nje semundje kanceroze dhe vazhdoj te

jem nen kontrollin e mjekeve, qe me kane dhene

shprese per jeten, por sherimi kushton dhe une nuk

mundem ta perballoj financiarisht. Ju lutem me

gjithe zemer te gjithe atyre qe kane mundesi qe te

me ndihmojne qe te kthehem ne jeten normale.

Zoti ua shperblefte me te mira.

Perzemersisht Lulzim Qema

Tel: 07551437223

Emri i llogarise Elion Brahaj

Account nr: 41789449

Sort code: 40-20-06 HSBC BANK

Shoqata “Nënë Tereza” po vazhdon me sukses zhvillimin e

programeve të saj për fëmijët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar,

kryesisht në Londrën Veriore. Tashmë përveç mësimit të gjuhës

shqipe kjo shoqatë ka arritur që të ofrojë për përdoruesit e

shërbimeve të saj edhe mësimin e internetit.

Esat Braçe drejtuesi i kësaj shoqate shprehet tepër i kënaqur me

numrin e fëmijëve shqiptarë që kanë ardhur tek kjo shoqatë dhe që

po shtohen çdo ditë e më shumë. Ai shprehet se ka siguruar

mbështetje edhe nga autoritetet shqiptare. Gjatë takimit me ministrin

e Jashtëm z.Ilir Meta na u garantuar se shteti shqiptar do të na

ndihmojë me pajisjen me abetare dhe tekste të tjera shkollore për

fëmijët në diasporë, shprehet Braçe.

Nëpërmjet “The Albanian” ai lajmëron të gjithë prindërit dhe fëmijët

shqiptarë se duke filluar nga data 23 maj do të bëhet e mundur

mësimi i valleve shqiptare.

Ky është një aspekt tjetër që “Nënë Tereza” u ka kushtuar

vëmendje të madhe dhe që e konsideron si prioritet të saj.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për të gjithë stafin e

shoqatës së tij, drejtori Braçe fton të gjithë fëmijët shqiptarë që të

jenë pjesë e këtyre projekteve pasi mbetet detyrim moral i çdo

mërgimtari ruajtja dhe kultivimi i vlerave të mrekullueshme

shqiptare.

Të shtunën

Lajmërohen të gjithë prindërit shqiptarë se Shoqata “Nënë Tereza”

ofron çdo të shtunë shkollat shqip, ku përveç gjuhës shqipe dhe

lëndëve të tjera në shqip, fëmijët mund të mësojnë edhe internetin.

Të dielen

Të gjithë ata prindër që dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë

vallet e bukura shqiptare nën drejtimin e koreografit të talentuar

Shkelzen Mustafa, mund t’i sjellin fëmijët e tyre çdo të diele nga ora

1-3 PM në adresën:

West Green Learning Centre

West Green Road N1 - 3RB

Për informacione të tjera ju lutem na kontaktoni

në:

Nene Tereza LTD

Albanian Community in UK

19 High Street. London. N 8 -7QB

Tel. 02081336929

Mobile 07765640875

www.nenetereza.co.uk

Nga KASTRIOT DERVISHI

Në pjesën voluminoze kundër

Italisë, grekët kanë tentuar të

paraqesin shqiptarët dhe

grekët -aleatë- kundër -armikut të përbashkët-.

Natyrisht teoria e -armikut të

përbashkët- është shumë e hershme

dhe historiografia greke është shumë

me përvojë në këto raste. Vihet re se

një gjë e tillë vërehet në rastin kur ushtria

italiane ka hyrë në Janinë më 28

shtator 1917. Këtu fantazohet për një -

qëndresë greko – shqiptare.

Por ndërsa kanë fantazuar

një gjë të tillë, historiografia grekë

thotë se në vitin 1919 një grup shqiptarësh

na qenkan përgatitur sipas saj në

Barleta të Italisë dhe nga andej qenkan

kthyer në Shqipëri, bashkë me dy njësi

ushtarake italiane për tu vendosur në

trekëndëshin e Pogonit-, ku sipas

grekëve paskan bërë krime të mëdha.

Ndërsa përsa i takon statistikave, duke

marrë si referencë vijën

Venizellos, grekët mashtrojnë për gjoja

120 mijë grekë brenda territorit që

ndante kjo vijë {afërsisht Pogradec -

Himarë}.

PIKPAMJA GREKE PËR

LUFTËN ITALO -GREKE

Historiani grek Kostandin Vakapulos

ka shkruar në librin që po analizojmë

edhe kapitullin që trajton -problemin e

Vorio- Epirit nga fillimi i Luftës Italo -

Greke deri në fund të Luftës së Dytë

Botërore.

Dihet tashmë që sidomos

agresioni grek i 1940-s, përbën një moment

krenarie- për historiografinë

greke. Sipas Vakapulisit që përfaqëson

pikpamjen greke, bashkëpunimi italo -

shqiptar ishte një politikë e përbashkët

kundër grekëve-. Sipas tij dhe përgjithsisht

sipas historiografisë greke, të ashtuquajturit

-vorio - epirotë që në

realitet kurrë nuk kanë dalë nga

mediokriteti i tyre i njohur, na

qenkan -persekutuar- nga -pushteti

italo - shqiptar që ishte vendosur pas 7

prillit 1939 në Shqipëri. Sipas grekëve

shqiptarët qenkan armatosur dhe pasi

paskan luftuar me vorio - epirotët- në

një kohë të paditur, i paskan futur ata

nëpër burgje.

Mirëpo kur grekët

megjithëse i -kanë ditur- këto persekutime

nuk ia paraqitën për ankesë, për

shembull Ministrit të Arsimit të Italisë

Botai gjatë vizitës që ky i fundit bëri

në Athinë më 18 dhjetor 1939. Luftën

italo - greke, grekët e kanë lidhur

pazgjidhshmërisht edhe me çështjen e

Vorio- Epirit- dhe sipas tyre ata bënë

çlirimin e tij. Lufta italo - greke filloi

më 28 tetor 1940, pas skadimit të

ultimatumit që qeveria italiane i dërgoi

asaj greke në lidhje me shkeljen e neutralitetit

të Greqisë dhe vënien e

ujërave ndërkombëtare të kësaj të fundit

në përdorim të britanikëve.

Në këtë ultimatum të qeverisë

italiane ndërthureshin shumë faktorë

që fillonin qysh me armiqësitë e

vjetra italo -greke, vrasjen e Daut Hoxhës

në gusht 1940 dhe me situatën e re

në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ku

Fuqitë ishin në kërkim të zgjerimit të

zonave të tyre të ndikimit.

Qeveria italiane i kërkoi

qeverisë greke atëhere -të drejtën e

pushtimit me forcat e veta të armatosura,

për sa kohë do të zgjasë konflikti

i tanishëm me Britaninë të disa pikave

strategjike në tokën greke që ajo të

mos e kundërshtojë këtë pushtim dhe

të mos pengojë kalimin e lirë të trupave

që janë caktuar për të kryer këtë

detyrë. Në orën 03.00 të datës 28 tetor

1940, ambasadori italian në Athinë

paraqiti ultimatumin me një afat prej

tre orësh. Sipas pikëpamjes greke -

Greqia u sulmua nga Shqipëria- më

justifikimin se ishte kryer një proces i

rregullt i bashkimit personal midis

Shqipërisë dhe Italisë. Në fakt të

drejtën e akuzës duhet ta ketë

Shqipëria pasi grekët e kanë sulmuar

disa herë territorin e saj në vite dhe

kohë të ndryshme dhe asnjëherë shqiptarët

nuk i kanë shpallur luftë grekëve

siç e meritojnë ata. Për grekët lufta

italo - greke i shërbeu Greqisë për të

çliruar Vorio - Epirin-. Madje ajo që ka

më shumë rëndësi në librin që po analizojmë

janë datat e -çlirimit- të -

qyteteve vorio -epirote. Nga pikpamja

historike lufta italo - greke është e

ndarë në tre faza:

-Faza e parë 28 tetor

- 14 nëntor 1940.

-Faza e dytë 14 nëntor

- 28 dhjetor 1940.

-Faza e tretë 29 dhjetor

-26 mars 1941.

Grekët duke pasur edhe mbështetjen e

aviacionit anglez mundën që pasi të

thyejnë sulmin e ushtrisë italiane të

hynë në territor shqiptar dhe ta mbajnë

atë të pushtuar për rreth katër muaj. Për

të përligjur edhe historikisht atë që

ata e quajnë çlirim të Vorio - Epirit,

grekët festojnë edhe përvjetorët e hyrjes

së ushtrisë greke në tokën

shqiptare. Kështu festohet për shembull

22 nëntori për Korçën dhe

Leskovikun, 24 nëntori për Voskopojën,

30 nëntori për Pogradecin, 3 dhjetori

për Përmetin, 5 dhjetori për

Delvinën dhe Frashërin, 6 dhjetori për

HISTORI

Sarandën, 8 dhjetori për Gjirokastrën,

22 dhjetori për Himarën, 10 janari për

Këlcyrën etj. Grekëve nuk u intereson

të thonë kundërshtinë që kanë pasur

shqiptarët për këtë agresion të pashembullt

ndaj territorit shqiptar. Nga ana

tjetër asnjë krim i ushtrisë i ushtrisë

greke në jugun e Shqipërisë nuk përmendet

në botimet greke. Ndërsa i ashtuquajturi

ligj i luftës që përcaktonte si

shtete armike të Greqisë -Italinë me

dominonet, territoret perandorake dhe

kolonitë e saj dhe Shqipëria-, bëri të

mundur që të gjitha pasuritë e shqiptarëve

në Greqi të viheshin nën -

sekuestrim konservativ, në bazë të

ligjit 2636. Në bazë të këtij ligji grekët

e kanë trajtur vend armik Shqipërinë

për kaq vite dhe nga ana tjetër kanë

vjedhur pasuritë e shqiptarëve në

Greqi.

Po të ishin grekët kaq trima

sa mendojnë, le ta mbanin këtë ligj

luftë me Italinë, të paktën për dinjitetin

e tyre. Ajo çka duhet të mbajmë mend

mirë ne shqiptarët është se nuk e kemi

trajtuar me objektivitetin e duhur

luftën e ashtuquajtur italo - greke.

Madje në disa raste për fa të keq jemi

krenuar për depërtimin e ushtrisë greke

në Shqipëri. Agresioni grek i 1940-s

mbi Shqipërinë, i marrë fund në prill

1941, të mos harrojmë se në Greqi

quhet çlirim i Vorio - Epirit-.

Të mos harrojmë gjithashtu

se në Shqipëri ndodhen varret e

ushtarëve grekë të vrarë duke luftuar

kundër nesh. Jo më kot pak ditë më

parë ambasadori grek në Tiranë Iliopulos,

shkoi në Himarë për të përkujtuar

luftën italo - greko dhe bile duke përuruar

edhe një pllakë përkujtimore në

greqisht për trimëritë e kësaj lufte. Më

e pakta që do mund të bënte një shtet

normal dhe serioz në këto raste do të

ishtë përzënia e një ambasadori të tillë

nga Shqipëria si person i padëshiruar.

Është rasti të kujtojmë gjithashtu se i

nipi i Sebastianosit ka thënë para pak

vjetësh: -Eshtrat e ushtarëve grekë të

mos merren se ato kanë rënë në tokën

amtare, në Vorio - Epirin e Greqisë-.

Sipas logjikës së imponuar{të ligjit të

luftës-}, i bie që Shqipëria mban eshtrat

e ushtarëve të një vendi që e quan

-vend armik-. Do kishim

dëshirë ta shikonim në një

rast të tillë -trimërinë- e

kryeministrit Majko, përballë

një armiku real të

Shqipërisë.

A KA VEPRUAR MAVI

DHE QEVA NË VITET E

LUFTËS SË DYTË

BOTËRORE NË

SHQIPËRI?

Sipas librit në fjalë qysh

gjatë viteve të Luftës së Dytë

Botërore në Shqipëri ka

vepruar organizata terroriste

MAVI-{Apeleferetiko

Metopo Vorio Ipiro që do të

thotë Fronti për Çlirimin e

Vorio Epirit}. Ajo është një

organizatë terroriste e formuar

në vitin 1942 nga gjenerali

famëkeq Napolon

Zerva. Sipas librit në fjalë,

në korrik 1942, Ilias Konsta,

Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios

Kokaveli

{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj

organizate në Tiranë. Duke marrë

parasysh faktin se grekët njihen si falsifikatorë

të historisë, këtë të dhënë

mund të marrim me rezervë, por nga

ana tjetër nuk mund ta lemë pas dore.

Është fakt tashmë së elementët grekomanë

kanë pasur një lloj organizimi,

sado minimal apo sado pak i organizuar

të ketë qenë ai.

Megjithatë ka mundësi që

elementët e sipërtreguar apo ato që do

të lexoni më poshtë të jenë grekomanë

me emra apo mbiembra të greqizuar.

Është ndoshta një prej çështjeve më

pak të diskutuara se në ç`nivele ka

qenë agjentura greke gjatë viteve të

Luftës së Dyte Botërore në Shqipëri

dhe sa ka ndikuar lufta italo - greke në

këtë drejtim. Sipas librit, -MAVI veproi

në Shqipëri- dhe zona më e përdorur

nga ata ishte kryesisht ajo që

shtrihet brenda të ashtuquajturës –Vija

Venizellos-. Ndër bashkëpunëtorët më

aktivë të organizatës në libër përmendën

Spiridon Lito, Jani Vidali,

Vasil Shahini. Mbetet të shikohen arkivat

tona në lidhje me personat që përmenden

me lart dhe që mbase mund të

sjellin diçka të panjohur deri sot.

Gjithmonë dukë marrë në

referencë librin, në shkurt 1943 është

zhvilluar një mbledhje ku është vendosur

bashkëpunimi dhe lufta e armatosur

për arritjen e qëllimeve të tyre. Nga

sa kuptohet ka qenë një qëllim i

grekëve rikthimi në zonën e pushtuar

gjatë luftës italo - greke.

MAVI vepronte edhe në

kuadër të EDES-it {Lidhja Kombëtare

Demokratike Greke}, në krye të së

cilës vepronte krimineli Napoleon

Zerva. Këto trupa kryen masakra të

shumta kundër popullsisë autoktone

çame në fundin e Luftës së Dytë

Botërore dhe ndërmorën një spastrim

të gjerë etnik kundër kësaj popullsie.

Në libër shënohen emrat e disa -luftëtarëve

të dalluar- në luftimet që janë

bërë me shqiptarët në Libohovë, Qafën

e Muzinës, Borovë etj. Këto emra janë:

Elefteros Xhuvelis, Kristo Pilo, Stavro

Kokali, Mihal Kokaveci, Aleks Mihali,

15 MAJ FAQE 20

GREKËT KËRKOJNË TË FANTAZOJNË ALEANCË

GREKO - SHQIPTARE KUNDËR ITALISË

Kristo Stefanu etj.

Sipas grekëve, janë bërë tre

marrëveshje me komunistët shqiptarë:

në Konispol në gusht 1943, në Labinot

në shtator 1943 dhe në Poliçan në nëntor

1943. Për momentin nuk mund të

themi vërtetësinë ose falsitetin e kësaj

që thonë grekët, por është për t`u thënë

se sipas tyre komunistët kanë premtuar

atëherë dhënien e -autonomisë së Vorio

- Epirit-, pas lufte. MAVI njihet

gjithashtu në kohën e sotme për sulmin

e kryer kundër Postës Kufitare të

Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u

vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir

Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe

sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga

ndonjë organizatë tjetër me qëllimin

për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike

të organizatës.

Për t`u kujtuar është

gjithashtu së organizatë tepër e njohur

atëherë dhe sot është edhe QEVA {-

Komiteti Qendror i Luftës Vorio-

Epirote-} i drejtuar për shumë vite nga

peshkopi Serafin Tikas. Kjo organizatë

u krijua në vitin 1918 me udhëzim të

qeverisë greke. Komiteti Qendror i

kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet

edhe nga dy nën kryetarët, tre

këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari.

Kryetari zgjidhet nga qeveria

greke në konsultim me shërbimin

sekret. Mendohet që meqë QEVA ka

qenë në një nivel më të lartë se MAVI,

të ketë qenë e pranishme edhe ajo në

Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë

Botërore. Për vetë rrethanat e luftës

këto mund të kenë vepruar në grupe të

vogla.

Sot nënkryetar i organizatës

është ish-sekretari i Janullatosit në

Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të

Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë

me kombësi greke. QEVA është kordinadore

edhe e sillogjeve -vorioepirote-

si ato të Athinë-Pireut, Selanikut,

Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës,

Ekaterinit dhe e -Bashkimit të

Delvinjotëve-, Bashkimit të Himariotëve-,

-Bashkimit të Dropullitëve-, -

Bashkimit të Korçarëve- etj. QEVA

drejton edhe -Këshillin e Ndihmës

Ekonomike-, i cili administron fondet

kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai

është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin

e -vorio-epirotëve- me armët që

disponon reparti i këtij këshilli. Por

për të pasur suksesin e duhur në këtë

fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe

Këshillin Ushtarak, i cili disponon

edhe listat e –vullnetarëve vorioepirotë-.

QEVA drejton gjithashtu edhe

organizatat e tilla si Komiteti Qendror

i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve

Vorio-Epirote me qendër në Janinë.

Ky i fundit drejtohet nga

renegati shqiptar nga Korça Ksenofon

Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti

antishqiptar janë: -Ipiriton Mellon-, -

Ipiriti Dhrasi- etj. QEVA ka degë të saj

edhe në diasporën greke. Përveç financimeve

shtetërore ajo financohet

edhe nga dispora greke.

Për të vërtetuar më shumë të

dhënat e mësipërme dhe për të plotësuar

më mirë të dhënat për Luftën e

Dytë Botërëro, del e nevojshme pra të

mendohet se sa e shtirë ka qenë agjentura

greke në Shqipëri gjatë kësaj lufte.

NGA BRIXHILDA NDINI

(vijon nga numri i kaluar)

Kisha kaluar fëmijërinë time ne

universin e tij , dhe sa here nuk

ndihesha mire , apo e izoluar,

shtëpia e tij ishte gjithmonë e

hapur.Shpirti, paqja dhe lavdia e Gori

Ndinit do te ngelet e gdhendur ne

memoriet tona. Është humbje jo vetëm

e një njeriu te madh,qe dialogonte me

te gjithë njerëzit dhe kishte mall. Ajo

ç’fare me brengos ,është qe ne këtë

pranvere nuk do te shikoje me diellin.

Mamaja thoshte me te drejte: gjithmonë

me te mirët shkojnë te paret!.....

Para se te kalonte atakun cerebral ,ai

vinte çdo mbas dite ne shtëpi për te

pire kafe. Ishte aq i thjeshte dhe një

njeri aq i madh ,kur qante te gjitha hallet

me vëllain e dyte dhe një nga dhimbjet

e tij ishin Fëmijët dhe Kurbeti.

Here pas here pyeste me mall, për ne

vajzat,dhe Gëzimin qe ishte ne France

, dhe për kishte mall për Gentin , djalin

e tij te vetëm qe ndodhej larg. Ndjente

një lloj dhimbjeje shpirtërisht dhe shpesh

përlotej .

I shikoja te dy , ulur ne divanin

e vjetër ne atë paradhome,qe

gjendej e shkëputur nga shtëpia dhe qe

dikur kishte shërbyer si kasolle për

lopën ,por e rregulluar dhe e pastruar

,ajo kasolle do ti tërhiqte dhe

bashkonte me shume dy vëllezërit e

mëdhenj, aty diskutonin për çdo gjë ,

për politiken , agrikulturën , qytetin

dhe mjekësinë një nga pasionet e xhaxhit

pasi formacioni i tij ishte “veterinar”,pra

doktor kafshësh ,dhe te gjithë

e thërrisnin për çdo lindje kur ndonjë

lope priste te voglin e vet. Ai kënaqej

aq shume pas çdo rezultati te

arritur,dhe nuk kursente te jepte

këshillat e tij .

Fjala e tij ishte gjithnjë e

vyer, për çdo lloj këshille apo diçkaje

qe se kuptoje, shpjegimet e tij ishin

gjithnjë perfekt. Bisedat me Gorin

ishin me te vërtetë te këndshme, pasi

për çdo problem , njohuritë e tij ishin te

habitshme. Ai i donte kafshët dhe

natyrën,dhe ishte historikisht përparimtar.

Ne bisedat e ndryshme kur ai

përmendte pyjet natyrën ,kënetat , kooperativat

ne mendjen e secilit, Gori

do te sillte mjedise te reja dhe peizazhe

te panjohura qe te shtonin kureshtjen

për ti zbuluar dhe vizituar.

Sa here qe vinte për te pire

kafen tek ne ,mblidheshim rreth sobës

se druve, ngroheshim, dhe diskutonin

me ore te tera. Mamit i thashë një dite:

Perse nuk e thërret xhaxhi Gorin ne

shtëpi, por rrini tek ajo paradhome? -

Aty do ,aty preferon , aty ndjehet mire

,i kam thënë disa me tha –ajo. Me

vone do ta kuptoja perse ai donte te

shijonte kafen ne atë kasolle, ai donte

thjesht te kthehej ne origjine, aty ai

gjente gjurmët e femijeris ,ishte me

afër truallit te prindërve ,ajo qe ai

kërkonte ishte një jete e

thjeshte,mirëqenie, dhe dashuri,atë qe

kërkon çdo njeri. Kjo kasolle ,ky truall,

ajo shtëpi ku vend ku ai u lind dhe

u rrit, ishte ne zemër te zemrës se tij.

Ai kishte një ndjenje te çuditshme te

përmallur si një lloj lamtumire.. Ne qenien

e Gorit një nder gjerat qe spikaste

me shume ishte thjeshtësia . Ndoshta

nga që gjithnjë ai kërkonte që çdo gjë

të ishte ne perfeksionin e vet,ç’ka ishte

kthyer tek ai ne një vlere absolute, dhe

te pa arritshme. Modest ne shfaqjen e

tij, modest ne skenat e tij, i rezervuar

për te mos thënë gjithnjë “unë”, edhe

kur kishte te drejte ta thoshte këtë,

vështirë se mund te gjeje një tjetër njeri

aq te thjeshte e fjalëpakë sa ai.

Dukej aq i lumtur dhe aq i thjeshte kur

fliste me babin, ishin vetëm dy

vëllezër: një gjak një zemër. Dy

vëllezër kaq te ndryshëm , nganjëherë

këtë e bënin rrethanat e pafavorshme

por qe ne fillimet e tyre ata do te

duheshin, për jete .Vëllezër përgjithmonë,

qe kuptoheshin edhe pa folur ,

pa u shpjeguar dhe pa u justifikuar tek

njeri – tjetri. Ata admironin te njëjtat

vlera, ata jepnin preferencat e tyre te

njëjtave përparësive,për te njëjtat

nevoja.

Gori kishte dëshirë te bisedonte

me fëmijët dhe te rinjtë, pasi ai

ndjehej gjithnjë i ri ne shpirt, me një

zemër te re, edhe pse ishte ne vitin e 72

te jetës se vet. Me kujtohet, sa here ai

do te vinte me vrap e do te ngjiste

shkallet duke vrapuar, duke kërkuar ta

vinte trupin e tij ne lëvizje dhe ne

gjendje sportive si dikur ne rininë e tij.

Megjithatë kur binte fjala për rininë e

tij , për futbollin që ai e kishte dashur

aq shume, sytë e tij merrnin një drite te

veçantë dhe nostalgjia e mbërthente.

Ajo kohe e rrëmbente me magjinë dhe

intensitetin e kujtimeve, te jetës që

kishte jetuar, thua se ajo te kishte qenë

pjesa me e bukur e jetës se tij.

Një fëmijëri si ajo e

Nabokovit,”rini e arte” me studime te

gjata që gatuan një shpirt të afte për të

interpretuar situata shume të

ndryshme, për të arsyetuar dhe luftuar

në një mori fushash,pastaj gjithë ajo

ngjitje e ngadalte drejt jetës, me shume

një botë qe nuk e zgjodhi ai, me te

cilën ju desh te adoptohej çdo dite, gjer

në rinjohjen e tij, përmes universit te

këngëve dhe valleve. Një njeri kaq

modest ,Gori Ndini ne momentet e

çlodhjes në familje ishte një njeri i

paqte dhe e donte muzikën . Mbaj

mend disa here që ai kur dëgjonte

muzikën popullore, ngrihej te kërcente,

dhe vetëm brënda disa minutave, Ai,do

ti mahniste te gjithë me elegancën e

kërcimit te tij.

LETERSI

Koha dhe memoria e një njeriu të paharrueshëm

Gori Ndini do te njihej me koreografin

dhe solistin e njohur te Ansamblit popullor

Besim Jazexhiu, Bujar Aliun,

Vaçe dhe Hysni Zelën dhe mjaft artiste

te tjerë te kohës .Ai përcillte aq emocion

me këngën dhe vallen popullore.

Megjithëse pensionist ai ishte një ndër

artistet qe e kujtonte me mall atë periudhe

te skenës ku qe mbushur plot me

emocion dhe kënaqësi, qe atij i kishte

falur folklori shqiptar. Gorit do ti

pëlqenin aq shume vallet e Shqipërisë

se Mesme që ai do ti kërcente te gjitha.

Ne çdo lloj dasme apo gëzimi familjar

nuk do te mungonte,vallja dhe kënga e

tij popullore.

Ansambli Popullor kishte

një tradite te mrekullueshme e krijuar

nga Panajot Kanaçi i koreografisë , ku

për çdo valle që bëhej do të merrnin

edhe kërcimtarë nga rrethet,kështu

Gori Ndini do të kërcente në mënyrë

magjepse me mjeshtrit më të mëdhenj

të skenës. Ai do të rrëmbehej vetvetiu

në të gjitha motivet popullore,aq

shumë e frymëzonin Festivalet e

Gjirokastrës ku Gori do ti ndiqte me aq

pasion,por edhe festivalet e qyteteve të

ndryshme qe bëheshin në atë kohë.

Veprimtaria e tij artistike ishte e paarritshme

, e në të njëjtat gjurmë do të

ecte vajza e tij Levina Ndini, ecila me

zërin e saj do të mahniste jo vetëm Divjakën,

Lushnjen,por edhe Tiranen .Në

shumë festivale te këngës popullore

dhe asaj të lehtë që

organizoheshin,Levina do të fitonte

disa çmime të para duke identifikuar

përpjekjet dhe dashurinë e saj për

muzikën, por në të njëjtën kohë duke

identifikuar dhe sjelle ne skene “zërin

e kohës” zërin e paharrueshëm të Gori

Ndinit që turmat e njërëzve dhe fjalët e

popullit do ta preferonin ,dhe duartrokisnin

vite me radhe këtë shëmbëllim

vlerash Baba –Bije.Kjo lidhje

midis tyre ishte aq e forte dhe e

veçante,plot temperament një lloj triumfi

që kishin arritur në çdo skenë ku

ishin ngjitur ,saqë ndjeheshin si shokë,

dhe mbështeteshin aq shume tek njeri –

tjetri,ne muzikën e mitologjisë popullore

shqiptare tek kujtonin shfaqjet e

ndryshme artistike.

"Nuk kam parë shkëlqim më të bukur

që del nga shpirti i njeriut sa tek Levina

Ndini,dhe Gori Ndini, ajo krijoi

boten e saj me vokalin e saj dhe secili

prej tyre dha në maksimum.."Levina

po ashtu si babai i saj, përzgjedhjen e

këngës e ngriti ne kult , përtej te zakonshmes,

në mënyrë që t'i jepte

mundësi zërit dhe vetes për interpretime

të shkëlqyera. Levina ka një vokal

të shkëlqyer ,do te kujtonte Stavër

Zaka drejtori i shtëpisë se kulturës- ajo

do ti përdorte me inteligjence të gjitha

veçoritë e zërit..

Gori kishte një inteligjence

natyrale,një shpirt thellësisht

human,njeri i sakrificës, demokrat në

mendime,ishte i drejte dhe i dashur,një

patriot i vërtetë. Kjo veçanti kishte të

bënte me gjithë formimin e tij biologjik

e intelektual.

Gori Ndini do te ngelet një njeri i

thjeshtë humanist që i deshi te gjithë

njerëzit e vendit te vet, jeta e të cilëve

ishte lare shumë here me gjak e lot. Insistimi

këmbëngulës etik-artistik i tij

ishte kërkesa që njeriu të mbetet njeri.

Fillimi i kësaj kronike është si një

portë e hapur ku është e vështirë te

“fiksohet” koha dhe memoria e një

njeriu te paharrueshëm, pra një udhëtim

në kohë. Një njeri kaq i madh që

nuk do të përhumbë në absurditetin e

gjërave të përditshme. Ai kishte një

humor të mrekullueshëm kur tregonte

historitë dhe fragmentet e jetës se tij.

Shijet e tij të natyrshme, shumë të kultivuara

ishin të domosdoshme për te

arritur suksesin. Gori Ndini ka qenë

piedestal në skenë. Edhe si njeri, edhe

si këngëtar e valltar , për shume njerëz

ai u shndërrua ne një mit. Gori Ndini

kudo la vulën e një personaliteti të papërsëritshëm,

që komunikoi me tërë arsenalin

e mundshëm të ndjenjave, prej

të cilave do të veçoja atë çka përbën

thelbin e shpirtit të tij: dhimbjen njerëzore.

Gori Ndini do te ishte një nga

njerëzit me te mëdhenj qe me

dhuntinë, e një gjeniu te madh , kanë

privilegjin të bëjnë epokë dhe që për

këtë arsye,ai do te ishte i pazëvendësueshëm

në identitetin e vet." Vallja

dhe kënga popullore për të do te ishte

pasuria me e rralle dhe e madhe njerëzore,

një grimce fisnike dhe humane që

e gjeje vetëm tek shpirti i tij i madh. Interpretimi

i tij do te ishte kupola e interpretimit.

Gori do të lëndohej për të

gjitha plagët e atdheut dhe të njerëzve

dhe intuitivisht e ndjente se melodia

dhe tingujt mund të bëheshin një balsam

për shpirtrat e shqetësuar.

Gori Ndini do të mbetet një pikë e

rëndësishme referimi për nivelet e larta

kulturore të cilat ai i përcolli sidomos

ne Divjake ,e Lushnjë ku ai do të ishte

i veçante ne llojin e vet.”Divjaka ishte

qyteti i të ardhurve, i të përndjekurve

dhe i të internuarve. Po të parafrazonim

Pol Elyarin,Divjaka u bë kryeqytet

i dhimbjes. Në këtë mjedis të

15 MAJ FAQE 21

Gori Ndini “Një epoke e re e këngës dhe valleve popullore”

Homazh Gori Ndinit

njeriut me zemër të madhe

dhimbjes rritet edhe Gori Ndini. Zëri

dhe talenti i tij mund të quhet pjesë e

lirisë së munguar.” Forca e tij shpirtërore

që blaton një lloj rinimi të

pashpjegueshëm, ishte krejt në

kundërshtim me atë realitet! Ashtu si

energjia kozmike që përshkon materien

e ngurtë edhe zëri i shpirtit te tij e

përshkonte tejembanë sistemin inert të

kohës duke ndriçuar si një vetëtimë në

qiellin e errët shpirtin e njeriut shqiptar.

Jeta e tij ishte e tera një spektakël ku ai

kishte krijuar kujtimet që nuk dukeshin

lineare dhe kronologjike, por një lloj

seriali- fragmentesh, kjo kronologji

dhe udhëtimi në kohë do të ishte tentativa

e fundit për ta pare edhe një here

fytyrën e tij të ëmbël.

Atij që na beri te udhëtonim !

Të donim ata njerëz poshtë nën dhe,të

cilët qanin “Atë”që iku lart drejt qiellit,

si një yll i lëvizshëm. Padyshim tani

njeriu dhe era do të bëheshin një.

Gori Ndini ishte një yllësi që ndriçoi

mëndjen muzikore shqiptare. Dy zëra

në kohë të ndryshme të fenomenit

Gori: në të parën adoleshent dhe,në të

dytën,madhor. Mes tyre një periudhë e

gjatë,e shtrirë në kohë dhe në hapësirë

, një lëvizje drejtvizore, e ngjashme me

të atë tokës rreth vetes dhe diellit, por

me një trajektore më të gjatë, do të

thoja kozmike. Në kufirin e kësaj trajektoreje

do të përjetoheshin këngët

dhe vallet e tij.I afirmuar qe ne moshe

te vogël si këngëtar e kërcimtar Gori

do të bënte një karriere brilante me

ansamblin e Divjakës e te Lushnjes në

të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ai ishte

një njeri qe e kishte kokën plot

ideja,subjekte ,gjë që e kushtëzonte

përvoja e tij e pasur jetësorë, por edhe

fantazia e tij e vrullshme krijuese. Në

shfaqet e shumta qe ai do te bënte do te

sillte një freski dhe elemente te reja

strukturore dhe kompozicionale, duke

u bëre kështu frymëzues i prirjeve dhe

i proceseve të reja te zhvillimit te

mëvonshëm të kulturës jo vetëm ne

qytetin e tij të lindjes por edhe në

mbare vendin.

Është për tu admiruar guximi i Gori

Ndinit i cili e beri te njohur ansamblin

e kulturës së Divjakës që do të ruhej

veçanërisht ne kujtesën e të rinjve të

asaj kohe të cilët nuk do ta harronin

edhe sot,temperamentin e tij modern.

Ai do te punonte pa u lodhur me drejtorët

e shtëpisë së kulturës: si piktori i

madh Sali Shijaku, ish ambasadori

Murat Agoni,Todi Lubonja të cilët në

atë kohë ishin të internuar në Divjake,

por që do ta vlerësonin shumë talentin

dhe mjeshtërinë e Gori Ndinit. Gori

ishte edhe një krijues me shpirt

poeti,megjithëse te gjithë talentin e tij

ia kushtoi muzikës dhe koreografisë,

sesa krijimit te vargjeve.

Dhe frymëzimi i tij merrte

një shtrirje më të gjërë gjeografike.

Zëri i arte do ta çonte Gori Ndinin drejt

skenës ,atëherë kur ai ishte shume i ri.

Gori Ndini do të mbetet kalorësi mbi

det,ky shkrim është një ese monografike,

dhe një valë dashurie –

homazh,për nder te tij. Unë kisha nisur

ta intervistoja për përgatitjen e një libri

me kujtimet e tij nga fëmijëria , te

prindërve ,jetës se tij artistike ,Divjakën

që për të ishte qyteti përrallor i

divave te përrallës se moeme ,por Diva

përdorej ne mënyrë figurative edhe për

njerëz me force vigane, te fuqishëm,

për Tërbufin fshatin e kularit që kishte

ekzistuar dikur etj. (vijon)

NGA DIANA PEPI

Koha e mirë që po bën këtë

pranverë /verë 2010 do na japi

shance për t’u veshur me rroba

verë. Stili më i mirë për të qenë në

modë, të dukesh bukur dhe të ndjehesh

rehat janë kominoshet.

Veshja e kominosheve u ndodh në çdo

shfaqe mode gjatë jevës së modes

2010. Në Paris tek Lanvin, ne Milano

tek Gucci, në Londër këtë stil e rikrijoj

Stella McCartney dhe në New York u

ndodhen tek shfaqa e Ralph Lauren.

Kombinoshet janë ringjallur nga vitet

60, janë ndryshuar dhe janë bërë të përshtatshme

për çdo rast, në çdo ngjyrë

ENKELEID OMI

Edhe sipas mediave më të njohura

në Shqipëri sezoni që po

lëmë ‘’Superliga’’ e Shqipërisë

ishte një dështim i plotë që nga federata

dhe disa klube me lojën e tyre herë

pas here të ‘’ndeshme’’

Dështimi i parë u konsiderua mos-reformimi

i FSHF-së, që nisi me zgjedhjet

për presidentin e FSHF. Dëeshtimi

i dytë është vetë superliga gjysmake

ku edhe për këtë vit arritëm që vetëm 4

skuadra te shkojnë në Kupat e Europës,

DINAMO, BESA, LACI me

shumë meritë DHE TIRANA Ju ftoj te

lexoni me poshte opinionet e disa trajnerëve

te superliges.

1. Kampionati i 71-të kombëtar i

Kategorisë Superiore thuajse ka

përfunduar. Çfarë shijesh dhe mbresash

ju ka lënë ky kampionat?

2. Po flitet shumë për strukturën dhe

ajo është vënë në "bankën" e

akuzave. A ka ndikuar ajo dhe çfarë

ndikimesh ka pasur skema e kampionatit

në cilësinë e futbollit shqiptar?

3. Si përherë, në çdo fund sezoni, ka

kërkesa për ndryshimin e strukturës

së kampionatit. A jeni ju për

MODA & SPORT

15 MAJ FAQE 22

Elegancë nuk ka me thjeshtë se kaq

Moda e Veres; kominoshet

kepucë të zeza zyre, apo me cizme të

shkurtëra kafe, me rripa i jepni një

kontrast të bukur veshjes duke e mbajtur

moderne.

dhe në stile shumë të

ndryshme.

Po t’i vishni bashkë me një rrip, nga

ndryshimin e saj dhe cila është më e

përshtatshmja për futbollin shqiptar?

Ylli Shehu, trajner i Teutës

1. Kampionati më ka lënë mbresa negative

dhe një shije mjaft të hidhur dhe

këtë nuk e them sepse Teuta rrezikon

mbijetesën, por edhe sepse fazën e

tretë kampionati u prish dhe nuk kishte

garë të rregullt. Mendoj se ky ishte një

kampionat që nuk tregoi vlerat e

vërteta të futbollit tonë.

2. Unë mendoj se skema ka pasur

ndikimet e veta negative në cilësinë e

futbollit, pasi me pak skuadra rivaliteti

shtohet fazën e tretë, ku ekipet nuk pranojnë

të rënit nga kategoria dhe ndodhen

ato që ndodhën në këtë fazë. Kjo

skemë ka disa vjet që aplikohet dhe të

gjithë e kuptojmë që ajo çdo vit është e

dështuar, sepse po ndikon shumë negativish.

3. Sigurisht, pas dështimit të radhës të

kësaj skeme, unë jam që kjo skemë të

ndryshohet tërësisht dhe jam për një

kampionat me 16 skuadra dhe me dy

faza. Jam i bindur që kjo skemë do të

ketë sukses dhe rivaliteti do të jetë

shumë i madh dhe po kështu edhe gara

sportive e rregullt, pasi edhe katër

ekipet e para të kategorisë më poshtë

janë ekipe të forta që mund të rivalizojnë

me cilindo ekip në superligë.

Edi Martini, trajner i Vllaznisë

1. Nuk po më lë një shije të mirë. Ky

tre byzylykë edhe me një çantë dore,

apo shpine i jepnin veshjes stilin

është ndër kampionatet më të dobëta të

gjithë këtyre viteve. Arsyet janë disa

dhe mbi të gjitha do ta konsideroja

kampionati i arbitrave. Ata u bënë protagonist

në vendosjen e të gjitha fateve

të kampionatit dhe nëse federata nuk

ndërhyn në kohë, kampionatin tjetër do

të luajnë vetëm arbitrat, ndërsa futbollistët

e dy ekipeve do të bëjnë sehir në

fushë, sepse fituesin nuk do ta përcaktojnë

ata.

2. Skema aktuale më duket më e mirë

se me 16 ekipe, pavarësisht se

shkëputja e sivjetme e Dinamos e prishi

kampionatin. Për rrjedhojë, nuk

bëhet shumë fjalë për cilësi të futbollit,

sepse niveli ka qenë shumë i dobët.

3. Jam pro skemës me 12 ekipe, por

me një ndryshim: në fund të fazës së

dytë të ketë një ndarje mes 6 skuadrave

të para, që të luftojnë për titull dhe me

6 të dytat, që të luftojnë për të mos rënë

nga kategoria. Kështu do të ketë më

shumë nivel dhe më shumë cilësi sesa

me një numër më të madh skuadrash.

Kjo praktikohet në disa vende të Europës

dhe do të kishim një kampionat

më cilësor.

Hasan Lika, trajner i Apolonisë

1. Ashtu si edhe shumë sezone të tjera

paraardhëse, për t'u mbajtur vend është

fundi i kampionatit, sidomos faza e

tretë. Vazhdon që kjo fazë të mos funksionojë

dhe të jetë zhvleftësuese për të

gjithë sezonin, edhe për atë pjesë të

garës së ndershme që është zhvilluar

“hippy” që dolën

në vitet 60, por duke i kumbinuar me

në brendësi.

2. Padyshim. Janë pikërisht skemat ato

që krijojnë probleme. Duket sikur nuk

ka kush të merret me shfaqjet e

padëshirueshme të kampionatit, me tolerimet,

nuk merren masat e duhura për

ata që përfitojnë, për ata që dëmtohen

dhe për ata që tolerojnë. Pikërisht pjesa

përmbyllëse e kampionatit që duhet të

jetë edhe më mbresëlënësja, kthehet në

një "bufonadë" të shëmtuar.

3. Duhet ndryshuar patjetër. E kam

theksuar edhe më parë diçka të tillë.

Unë jam partizan i një kampionati me

me më shumë skuadra në përfaqësim

dhe me dy faza në përbërje të tij, ashtu

si në shumë kampionate të tjera në Europë.

Mendoj se kështu do të ishin më

të minimizuara mundësitë që futbolli

të rrezikonte për t'u shndërruar në

farsë, ashtu si ka ndodhur rëmdom në

këtë sezon të fundit.

Sulejman Starova, trajner i Tiranës

1. Nuk më ka lënë fare as shije, as

mbresa. Ky është kampionati shqiptar

më i dështuar në tërë historinë e futbollit

shqiptar. Jo më kot dhe është përfolur.

Nuk po sjell shembuj, sepse janë

aq të shumtë, saqë për çdo javë rrezik

do të ndalesha të tregoja nga një ngjarje

të dështimit të këtij kampionati.

2. Nuk mendoj se faji qëndron te

skema dhe ajo është zgjidhja, por te

mungesa e profesionalizmit të drejtimit.

Ata që janë në krye të futbollit

shqiptar, që e drejtojnë dhe e menax-

ASOS, materiali mendafsh,

£60 – peach

Selected Femme- £100,

mendafsh- rose

Pepe jeans £90

ASOS short sleeve blazer £ 55

ASOS floral jumpsuit £40

ASOS African jumpsuit £75

Ëhistles mesh back jumpsuit £165

Diesel Zippy jumpsuit- £150

Byrzylykët nga Mango £15- £25

Topshop bag £65

Kepucet nga Kurt Geiger-

£90- £160

Roger Vivier- £500

Roberto Capucci- £195

Givinchy £109

A dështoi kampionati i futbollit në Shqipëri ?…

Shuhet Besian Idrizaj

Linz. Më 2004-2005 ka

qenë lojtari i më i mirë i

ri i vitit të Austrisë .

Më 2005 ka nën shkruar

Ndërroi jetë në moshën 22

vjeçare, futbollisti i Klubit të

Swansea City, Besian Idrizaj .

Për vdekjen e tij, që kishte ndodhur në

gjumë, në shtëpinë e tij në Linz të

Austrisë , klubi i Swansea u njoftua

nga Agjenti i futbollistit Idrizaj. Ende

nuk ka rrethana të qarta, por dyshohet

për një infarkt . Pas Kamerunasit

Marc-Vivien Foe(2003), spanjollit Antonio

Puerta(2007) dhe Daniel Jarque(2009)

që vdiqën nga sulmi në

zemër në fushën e blertë , besohet se

edhe sulmuesi shqiptarë i Sëansea të

ketë po të njëjtin fat.

Së fundmi në një provë

stërvitore me ish klubin e tij LASK

Linz ishte shembur përtokë dhe ishte

dërguar menjëherë në spital. E njëjta

gjë i kishte ndodhur Idrizajt edhe në

vitin 2008 ndërsa po luante për

skuadrën e tij Waker Innsbruck kundër

Sturm Graz. Dyshohej për sulm në

zemër por ishte diagnostikuar me

virus.

Besian Idrizaj kishte lindur në Baden

bei Wien të Austrisë më 12 tetor 1987.

Karriera sportive e

Besian Idrizajt.

E ka filluar me Austria Linz, Lask

një kontratë dy vjeçare

me Liverpool. Ai e kishte pëlqyer

gjithmonë skuadrën e Liverpool dhe në

një deklaratë të tijën kishte thënë se-

“do kaloja me not kanalin (english

channel) për të qenë pjesë e skuadrës

së Liverpool.” Më 16 Mars 2007

kishte kaluar me hua tek skuadra e kategorisë

së dytë (championship) Luton

Town.

Përsëri kishte kaluar me hua

më 30 gusht 2007 tek skuadra e Cristal

Palace në një marrëveshje një vjeçare.

Më 2008 kthehet në Austri ku aktivizohet

me qera edhe këtu ,të dhënë nga

Liverpool gjithëmonë, me skuadrën e

Waker innsbuck deri në fund të kontratës

që kishte me Liverpool. Më vonë

U transferua , vetëm për 5 ndeshje me

skuadrën e Eilenburg.

Në Korrik 2009 nënshkroi

një kontratë të re me Blackburn Rovers

si rezervist.

Në gusht po të këtij viti u transferua

tek Swansea City i cili luajti për këtë

skuadrë deri në frymën e fundit të tij,

dy jave pas përfundimit të kampionatit.

Gazeta “The Albanian “ në

emër të të gjithë shqiptarëve në Britaninë

e Madhe i shpreh ngushëllimet

më të sinqerta familjes Idrizaj , të

afërmeve dhe miqve të Besian Idrizaj,

dhe skuadrës së Futbollit të Swansea

City ,për humbjen e madhe. Në të

njëjtën kohë shprehim konsideratën më

të lartë për kontributin sportiv dhe

hojnë, duhet të japin dorëheqjen. Do të

përsëris këtë sa herë që të më jepet

mundësia, janë vite që futbolli shqiptar

po vuan.

3. Sipas meje, çdo skemë ka avantazhet

dhe disavantazhet e veta. Edhe

sikur të ndryshojë skema, apo edhe

sikur të jetë po kjo, problemi i vetëm

mbetet tek ata që drejtojnë futbollin. Iu

dha shansi i ndryshimit nëpërmjet zgjedhjeve,

por nuk u bë. Tashmë mendoj

se nuk ka ngelur gjë tjetër, veçse

duhet të ndryshojnë njerëzit që drejtojnë

futbollin.

Shpëtim Duro, trajner i Besës

1. Një kampionat në dy fazat e para,

me një rivalitet nga të gjithë ekipet, si

për titull, ashtu edhe në fundin e renditjes.

Faza e tretë, për shkak të

shkëputjes së Dinamos dhe të disa

shkaqeve të tjera, bënë që gara të prishej.

2. Skema e përdorur në këto vitet e

fundit ishte jo produktive. Për shkak të

diferencave që krijuan disa skuadra

dhe mos interes nga tifozët, mund të

quhet një dështim. Këtë mendim besoj

kanë shumica.

3. Nuk ka rëndësi me 10, apo deri në

16 ekipe. Jam i mendimit që faza e

tretë të luhet me një sistem tjetër, ku

ekipet e para të luajnë mes njëri tjetrin

për titullin dhe ekipet për në Europë,

ndërsa ekipet e tjera për të qëndruar në

kategori. Opinionet marre nga gazeta

Sporti Shqiptar

emrit të mirë që i ndieri kishte bërë

gjatë gjithë jetës së tij. B.Metalia

BY CHLAIRE FLECHER

For some time I had been pining.

I was living in England but

yearning to go back to Albania,

even if only for a few days. The world

seemed grey, and I wanted to experience

the colour that comes from being

somewhere you are passionate about,

doing something that makes you come

alive. However, a visit to Albania

seemed like an impossibility – I had

commitments at work, I was doing a

course that was very strict about attendance,

and the biggest obstacle of all

was that I had no money. I had pondered

about it, praying to go if there

was any way possible because the

longing was becoming too much to

bear, and yet there seemed to be no

way. I reluctantly accepted that it may

be some time before I was able to go

back, until a small miracle changed my

mind.

I received an unexpected email from

someone who lives in England but

works with a church in Albania. He

had been planning a trip out to do some

work with the leaders, but had had

something urgent come up and was

now unable to go. My heart span in circles

as I read the next line – he wanted

me to go in his place, all expenses

paid! Moreover, the timing of the proposed

trip was perfect – it coincided

precisely with the Easter holidays,

which meant that I was able to take

time away from my course and my job.

It felt like a dream. I couldn’t believe

how perfectly things had fallen into

place.

I went to Albania feeling like an ordinary

girl who had just been told she’d

won the lottery without buying a ticket

– I felt somehow like I’d cheated the

system without even intending to, and

my heart was floating.

My time in Albania, although it was

short, was life giving. Albania is like a

breath of fresh air. I felt like I had been

shut inside a box for weeks, dull and

claustrophobic, and finally I was out in

a beautiful open meadow with only the

distant mountains as a boundary. I was

free.

For me personally, it was a thing of

great beauty to spend a whole week

around Albanian people, speaking only

the Albanian language. Even though it

was just a week, it felt like I was able

to really “live” there. Sometimes we

English people busy ourselves with so

much frantic activity that we forget to

spend quality time with people – even

friends become another task in our

diary. Albanians, on the other hand,

have not forgotten

the value of family,

friends and community,

and I hope that

never changes. My

week in Albania

was a week full of

being around people,

and when I say

“being around people”,

I mean more

than just being in

the same place as

them. I mean sharing

their lives.

That’s the beautiful

thing about Alban-

ENGLISH

ian hospitality and Albanian friendship.

It doesn’t just give you half an

hour and a cup of tea between meetings,

rather it is a joyful feast in which

hours can slip by unnoticed.

“I’ll just give the airline a call to make

sure the flight’s not been cancelled or

anything”, I said to my friends as we

got ready to head to the airport, “so

start praying that it’s cancelled”. My

friends looked bemused. “Don’t you

mean ‘pray that it’s not cancelled’?”,

suggested a friend, thinking that I’d

made a grammatical error. “No”, I corrected

her with a twinkle in my eye,

“Pray that it is cancelled… that way I

can stay!” My friends laughed, knowing

full well that this was the desire of

my heart. Someone else knew the desire

of my heart too – God. And he

gave me the most beautiful leaving

present…

When we got to the airport, having

been unable to reach the airline offices

via telephone, we discovered that the

flight schedule had indeed been

changed and I had not been aware.

The airline changed my ticket for the

next day and we began the journey

back to my hosts’ house.

“Sorry, Claire”, said one of my friends

who had accompanied me to the airport.

But I wasn’t sorry at all. Truth be

told I was quite overwhelmed. God

had heard me, and while it might not

be the right time for me to stay for

good, he had given me the gift of one

extra day in my heartland. It was a gift

I was immensely thankful for. I unwrapped

it carefully and admired it,

taking the opportunity on the journey

back to absorb every nuance, every

view, every moment… from a precious

smile shared with a friend to the majestic

mountains on the horizon, from

the peace-inducing atmosphere to the

rhythmic music of the language; I was

determined not to miss a thing. What

a blessing – God had created this visit

ex nihilo, out of nothing, in the midst

of financial impossibility, and then

he’d topped that by blessing me with

an extra day in the land I love. Pure extravagance!

It wasn’t that I didn’t want to come

home. I’m English, born and bred,

through and through. My ancestry is

pure English going back as far as I

know. And I’ve always been happy in

England. I still am. I love my family,

15 MAY FAQE 23

A Day’s Grace

I love my friends, I love my job, I love

my church, I love my town, and for all

its imperfections I do love my country.

But since I discovered Albania, a longing

has been birthed in my heart. England

is enough for me to be content but

at the same time I’m not satisfied here

anymore, because I carry something of

Albania in my heart and I feel so much

more whole when I’m connected to it.

What is it about Albania that seems to

capture the heart of those who cross its

path? More or less every foreigner I

know who has visited Albania, even if

only for a fleeting visit, has been won

over by its charm. I know people who

have left their homes, left their families,

left good jobs and everything that

is familiar and comfortable to them to

come and live in Albania, and I would

gladly do the same. In fact, I hope to,

when the time comes.

Yes, I long to live in the land of the eagles,

but for now I am living here in the

UK, and while I’m here I will be an

ambassador for Albania. I hope that

each of you will step into this role too.

Albania has so much to give. It is a

gift, and one that has blessed me immensely.

Përvjetori I

Përvjetori II

Përvjetori III

Falenderim

Faleminderit të gjithë

atyre bashkëpunëtorëve

që u bënë pjesë e misionit

tonë në këto 6 vjet.

Faleminderit të gjithë

atyre biznesmenëve që e

panë “The Albanian” si

partner të suksesit të tyre.

Faleminderit!

Përvjetori IV

Përvjetori V

Përvjetori VI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!