03.05.2013 Views

Mësuesi - Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Mësuesi - Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Mësuesi - Ministria e Arsimit dhe Shkencës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësuesi 9 Cilësi në arsim

Botim i përdyjavshëm i MASH nr. (2555) - nëntor 2010

Nr. 9

TRADITË&KULTURË

“Njeriu që mund t’i thjeshtojë gjërat e vështira është mësuesi”

E D I T O R I A L

MËSUESI&NXËNËSI

Emerson

Cilësia e shkollimit dhe Projekti i Renditjes

së Programeve të Universiteteve

Nga fjala e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Z. Myqerem Tafaj, në Konferencën:

“Prezantimi i Projektit të Renditjes së Institucioneve Shqiptare të Arsimit të Lartë”

Sistemi i Arsimit të Lartë në vendin tonë ka pësuar një transformim rrënjësor

në shumë këndvështrime. Ai është tashmë i pakrahasueshëm me atë përpara një

dekade. Ai është zgjeruar dhe ka arritur përmasa plotësisht të krahasueshme me

vende evropiane, në raport me numrin e popullsisë. Është rritur numri IAL-ve,

i fakulteteve e departamenteve, i drejtimeve dhe profileve të studimit. Sot IAL

publike ofrojnë 181 degë e profile për ciklin e parë të studimeve, krahasuar me

rreth 100 të tilla në vitin 2004. Reforma strukturore dhe kurrikulare, e orientuar

nga standardet e procesit të Bolonjës, ka çuar në adaptimin e strukturës

së studimit, të mbështetur në tri cikle dhe në një organizim të kurrikulave, të

krahasueshëm me atë të shkollave evropiane. Tani që liberalizimi u përmbush,

sfida jonë mbetet cilësia, prandaj motoja e këtij viti akademik, e shpallur nga

ne, është cilësia.

Cilësia e shkollimit është një sfidë afatgjatë për sistemin tonë arsimor në të gjitha

nivelet e tij. Ajo do të përcaktojë shanset reale të çdo studenti në karrierën e

tij. Cilësia do të përcaktojë se në çmasë shkollimi prodhon dije dhe mundëson

punësimin e të rinjve.

Rritja e cilësisë kërkon, në radhë të parë, investime më të mëdha për zhvillimin

ARSIMI&REFORMA

Na takon më shumë se kujtdo institucioni tjetër në qarkun e

Korçës ne, Universitetit të saj, që të hulumtojmë, pasurojmë e

prezantojmë sa më denjësisht, këto vlera, evoluimin ekonomik,

social, politik, material e shpirtëror shumë të pasur të Korçës

dhe trevave përreth tij, për të përmbushur më së miri një nga

detyrimet e mëdha që kemi para qytetarëve e qytetit tonë.

vijon në faqen 2

Nga përurimi i shkollës së mesme të bashkuar “Gjergj Kastrioti” Baz - Dibër

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010 1

Zbatimi cilësor i kurrikulës në kopshte

Arsimi parashkollor tek ne nuk është i detyrueshëm, por duke

patur parasysh rëndësinë e madhe që kanë për zhvillimin e

njeriut vitet e para të fëmijërisë, lind nevoja e zbatimit të një

politike të re, e cila të parashikojë dhe të realizojë që grupi i tretë

i arsimit parashkollor, pra grupmosha 5-6 vjeç, të përfshihet

hap pas hapi në arsimin e detyruar.

Ju pyesni, ne përgjigjemi

SHKOLLA&KOMUNITETI

Intervista e numrit:

Intervistë me rektorin e universitetit

“Fan Noli” Korçë, Prof.as.dr. Gjergji Mero

Kushtet për të përfituar pensione mësuesit

dhe pedagoget për vitin shkollor 2010 - 2011

Përgjigjet Fadil KEPI, specialist për problemet sociale

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

2

Përmajtja: faqe

Programi “Cilësi dhe Barazi

në Arsim”

Investimi i realizuar në

arsim, gjeneron cilësi

Përurohen Impianti modern

i prodhimit të fidanëve të

ullirit dhe laboratorë, në

Universitetin Bujqësor të

Tiranës (UBT)

Ministri Tafaj merr pjesë në

takimin e katërt të Ditës së

Arsimit Profesional

Reforma dhe arsimi

Sipërmarrësia dhe edukimi

për sipërmarrësi

Mësimdhënia përmes

komunikimit

Mësuesi dhe nxënësi

Zbatimi cilësor

i kurrikulës në kopshte

Drejtuesi, frymëzues dhe

regjisor i drejtimit

Arsimi kundër

Korrupsionit

Disa shpjegime për

objektivat specifikë

Mësimdhënia në orën e

edukimit fizik.

Ditët e pushimit

dhe trajnimet e mësuesve

Shkolla dhe Komuniteti

PSIKO-DËSHMI

Përjetësisht mirënjohje mësueses

sonë të nderuar

Shprehitë komunikative

në shkollë

Mësuesit e shkollës

“Demokracia” në Durrës

presin miq nga Suedia

Traditë & Kulturë

Austria, shembull i mësimit

të gjuhës amtare

IKAP-i, në linjën e duhur

për të qenë një institucion

me parametra evropianë

Për herë të parë në shtyp

”Sindikata e parë e

arsimtarëve të Shqiperise”

Kushtet për të përfituar

pensione mësuesit dhe

pedagoget për vitin

shkollor 2010 - 2011

2

4

5

5

7-8

11-12

13

14-15

15

16

17-18

19-20

21

22

23

24-25

26

27-28

28-29

30-31

Cilësia e shkollimit dhe Projekti i Renditjes së Programeve të Universiteteve

e burimeve njerëzore në Arsimin e Lartë, për të siguruar numrin e mjaftueshëm të pedagogëve

dhe me kualifikim adekuat shkencor dhe didaktik. Kualifikimi i shpejtë i profesoratit të ri mbetet

detyrë parësore për ne. Ai do të vazhdoje të mbështetet më tej nëpërmjet Fondit të Ekselencës

dhe programit “Brain Gain”. Kapacitetet hapësinore dhe laboratorët janë faktor tjetër përcaktues

i cilësisë.

Ne jemi të vetëdijshëm që liberalizimi ka ecur me ritme shumë më të shpejta se investimet. Sistemi

i Arsimit të Lartë kërkon më shumë investime dhe realizimin më të shpejtë të tyre. Strategjia

jonë e zgjerimit të kapaciteteve, përmes ndërtimit të kampuseve, është rruga më e sigurt për t’ju

përgjigjur kërkesave në rritje, jo vetëm në fushën e mësimdhënies, por edhe në kërkimin shkencor.

Cilësia e Arsimit të Lartë varet shumë nga ajo e Arsimit Parauniversitar, në mënyrë të veçantë

e arsimit të mesëm, sepse përcakton nivelin me të cilin pranohen studentët në ciklin e parë të

studimeve.

Implementimi i Maturës Shtetërore ka ndikuar pozitivisht në rritjen e cilësisë. Reforma e kurrikulës

së gjimnazit, e cila është në vitin e dytë të zbatimit të saj dhe produkti i së cilës do të

vlerësohet në vitin 2012, kur mbarojnë gjimnazistët e parë që kanë mësuar me kurrikulën e re,

pritet të rrisë cilësinë dhe të zbusë atë ndryshim shumë të madh që ka shkaktuar profilizimi i

shkollës së mesme në drejtim natyror dhe atë shoqëror. Implementimi jo i drejtë i këtij modeli

në shumë shkolla të mesme ka bërë që nxënësit të mos orientohen sipas prirjeve, por thjesht më

të mirët në profilin natyror dhe të tjerët në atë shoqëror. Kjo ka bërë që sot maturantët të jenë

të disfavorizuar për vazhdimin e studimeve universitare në matematikë, në shkencat natyrore

dhe teknike.

Me maturën e këtij viti, sipas së cilës shkolla e mesme do të konsiderohet e përfunduar vetëm

atëherë, kur maturanti ka kaluar me sukses të katër provimet e maturës dhe jo vetëm dy, si deri

tani, i jepet fund pranimit në ciklin e parë të studimeve me dy standarde. Kjo do t’i shërbejë

drejtpërdrejt rritjes së cilësisë në pranime.

Miratimi i ligjit të profesioneve të rregulluara, i cili parashikon që të diplomuarit në fushat e

shkencave mjekësore, teknike dhe në mësuesi, të licencohen për ushtrimin e profesionit vetëm

pas një periudhe praktike profesionale të mbikëqyrur dhe pas kalimit me sukses të një provimi

kombëtar që njihet si Provimi i Shtetit. Ky provim, së bashku me praktikën profesionale, pritet

të ndikojë dukshëm, jo vetëm në rritjen e cilësisë së studimeve universitare, por edhe në vlerësimin

e institucioneve të Arsimit të Lartë, pasi suksesi i të diplomuarve në Provimin e Shtetit do

të përbëjë një nga indikatorët kryesorë në vlerësimin e jashtëm të cilësisë. Një ndër zhvillimet e

reja në sistem është sigurimi i cilësisë.

Ne jemi të vetëdijshëm që për ne, kjo është një fushë krejt e re. Vendi ynë është ndër vendet që e

kanë nisur më vonë ngritjen e sistemit të sigurimit të cilësisë. Është mjaft pozitiv fakti që IAL-të

tashmë kanë ngritur strukturat e promovimit të cilësisë dhe vlerësimit të brendshëm të saj. Zbatimi

i Ligjit të Arsimit të Lartë ka bërë të mundur që të rriten edhe kapacitetet e vlerësimit të cilësisë

në shkallë vendi. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshilli i Akreditimit

po fuqizohen. Këto janë institucione shumë të reja dhe konsolidimi i tyre kërkon bashkëpunim

intensiv me strukturat homologe të vendeve të tjetra. Veprimtaria e këtyre institucioneve është

e kushtëzuar nga bashkëpunimi, jo vetëm me strukturat e promovimit të cilësisë në shkollat e

larta, por edhe me ekspertët e pavarur që angazhohen në procesin e vlerësimit. Në kushtet e një

vendi të vogël, si Shqipëria, nuk është e thjeshtë të gjendet një numër i mjaftueshëm ekspertësh

që kanë nivelin e duhur të kualifikimit dhe janë jashtë konfliktit të interesit. Kjo kërkon që

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshilli i Akreditimit të vazhdojnë të

zhvillojnë intensivisht bashkëpunimin me agjencitë e huaja dhe me ekspertë të vendeve të tjera.

Sot, kur oferta e programeve të studimit është rritur shumë, shtrohet si përparësi kryesore informimi

i saktë dhe i plotë i studentëve, jo vetëm mbi anën sasiore, por mbi të gjitha, për anën

cilësore të ofertës. Ky Projekt që po shpallim sot për renditjen e programeve të studimeve të

shkollave të larta me mbështetjen e Bankës Botërore, në bashkëpunim me Centre for Higher

Education -CHE (Qendra për Zhvillimin e Arsimit të Lartë), i shërben në radhë të parë studentëve,

pra informimit të saktë të tyre. Renditja e programeve në katër fusha: drejtësi, ekonomi,

shkenca politike e sociale dhe infermieri, duke i shërbyer informimit të studentëve, synon të

realizojë një renditje të programeve dhe shkollave të larta, në bazë të disa kritereve të matshme,

çka do të shërbejë si model për fushat e tjera të studimeve.

Rezultatet e këtij Projekti do të jenë mësime bazë për politikëbërjen në Arsimin e Lartë dhe për

vetë shkollat e larta si dhe, ajo që është shumë e rëndësishme, për tregun e punës. Punëdhënësit

mbi bazën e këtij klasifikimi do të kenë mundësi të informohen mbi aftësitë që realizojnë

programet e ndryshme të studimit në shkollat tona të larta. Rezultatet e këtij Projekti do të na

shërbejnë ne për diagnostikimin e cilësisë. Ky Projekt do të pasohet nga një projekt tjetër i planifikuar

për vitin 2011, i cili do të ketë si qëllim vlerësimin e përmbushjes së pragut të cilësisë

që do të vendoset së bashku me universitetet. Do të jetë një prag realist, i pranuar nga të gjithë,

i mbështetur në kuadrin ligjor dhe nënligjor dhe i orientuar nga standardet evropiane por, në të

gjitha rastet, realist për Shqipërinë. Për këtë do të përdoren konkluzionet e raportit të analizës

së implementimit të standardeve të Bolonjës, i cili është pjesë e një projekti që tashmë po përfundon

dhe, brenda fundit të këtij muaji, ne do të kemi raportin final. Projekti i vlerësimit të

përmbushjes së kritereve të cilësisë do t’i shërbejë drejtpërdrejt Reformës së Financimit të Arsimit

të Lartë, pasi ai do të përcaktojë se cilat shkolla të larta do të plotësojnë kushtin e cilësisë dhe do

të kenë akses në skemën e re të financimit të AL.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mbështetje

të programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mbështetje

të programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim” organizoi

Konferencën e tetë për rishikimin 6-mujor

të realizimit të programit vjetor të reformës. Në

prezantimin “Arritjet kryesore te reformës në

sistemin arsimor për vitin 2010” Ministri i Arsimit

dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj , e cilësoi

programin “Cilësi dhe Barazi në Arsim” si një

sinonim të reformave arsimore dhe theksoi kategoritë

e reformës së deritanishme arsimore: Aktet

ligjore dhe nënligjore të arsimit të larte dhe atij

parauniversitar, reforma kurrikulare, reformat institucionale,

përmirësimi i kushteve të të nxënit

dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale. Me tej,

ministri Tafaj, shpjegoi objektivat e projektit CBA

për vitin 2011 dhe të ardhmen e bashkëpunimit

me Bankën Botërore, parë në këndvështrimin e

strategjive të saj për arsimin, deri ne vitin 2020.

Përfundoi rikonstruksioni i shkollës së mesme

të bashkuar “Gjergj Kastrioti” - Baz, Dibër

Në përurimin e shkollës merr pjesë edhe Ministri i

Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj.

Kryerja e punimeve dhe pajisja e shkollës me bazë

materiale është realizuar nga Administrata Turke për

Zhvillim “Tika” në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës

së Turqisë. Të pranishëm në ceremoninë e

organizuar ishin Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti

Myqerem Tafaj, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, zoti

Bedri Hoxha, Prefekti i Qarkut Dibër, zoti Xhafer Seiti,

Sekretarja e Parë e Ambasadës Turke në Shqipëri, znj.

Asli Umar, drejtues të Agjencisë për Zhvillim “Tika”,

banorë të zonës etj. Shiritin e përurimit të shkollës së

rehabilituar me fonde të qeverisë turke e preu Ministri

i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj dhe

Sekretarja e Parë e Ambasadës Turke në vendin tonë,

znj. Asli Umar.

Në fjalën e tij, zoti Tafaj, në emër të Qeverisë shqiptare,

falënderoi dhe i shprehu mirënjohje Qeverisë turke për

ndihmën dhe mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë,

kryesisht në sektorin e arsimit. Objekti që përurohet

sot, - theksoi zoti Tafaj, - veç vlerës prej 14 milionë

lekë, është një tregues real i kësaj mbështetjeje. Mësuesit

dhe nxënësit e kësaj shkolle do të dinë ta shndërrojnë

këtë dhuratë në një investim serioz për të rritur cilësinë

e mësimit. Qeveria shqiptare është e interesuar që

çdo nxënës që mbaron arsimin 9-vjeçar të vazhdojë

arsimin e mesëm të përgjithshëm, ose profesional, që

maturantët të vazhdojnë studimet e larta dhe të dinë

Ministri theksoi se objektivat e strategjive tona

të zhvillimit të arsimit në të gjitha nivelet janë

plotësisht në përputhje me strategjitë e Bankës

Botërore për arsim, deri në 2020.

Me pas, një pasqyrë e detajuar e progresit të deritanishëm

e programit dhe planifikimit për vitin

2011, u dha nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit

dhe nga drejtoritë përkatëse.

të orientohen në përzgjedhjet e tyre, drejt kërkesave që

ofron tregu i punës.

Ministri Tafaj vlerësoi se treguesi i këtij viti, ku 91

për qind e nxënësve që kanë mbaruar arsimin bazë

vazhdojnë arsimin e mesëm, është një garanci që në

rrethin e Matit, ashtu si kudo, do të arrihet objektivi

i Qeverisë Berisha, për të bërë të mundur kalimin në

arsimin e mesëm të detyruar.

Ndërkohë, zoti Tafaj, zhvilloi një takim me maturantët

e kësaj shkolle dhe foli për rëndësinë e liberalizimit të

vizave dhe dinjitetit që duhet të tregojë çdo qytetar

shqiptar për të respektuar kushtet e vëna nga BE për

lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ai iu përgjigj interesit të

maturantëve dhe shpjegoi hapësirat që krijohen për të

rinjtë shqiptarë për të vazhduar studimet në universitetet

më prestigjioze të Evropës.

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010 3

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

4

Investimi i realizuar në arsim, gjeneron cilësi

Nga takimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bamir Topi,

me nxënës e mësues të shkollës “Flatrat e dijes”, Fier.

Presidenti i Republikës, Zoti Bamir Topi, morri

pjesë në festimet e 10-vjetorit të Institucioneve

Jopublike “ Flatrat e dijes”, Fier.

Kreu i nderuar i shtetit tonë, shoqëruar nga

drejtuesit e shkollës dhe presidenti i saj, Z.Viron

Mihal KRIMÇE

Gega, vizitoi mjediset e shkollës, klasat ku mësimi

realizohet me tabelat interaktive, ndërvepruese

multimediale. Më tej, mes emocioneve, ai vizitoi

sallën e ekspozitës, sallën multimediale

elektronike dhe hapësirat

e tjera të edukimit të shkollës ku

çdo gjë demonstron kulturë dhe

sistematikë bashkëqytetare. Pasi

u përshëndet me miqtë e shumtë

që mbushnin sheshin para shkollës

dhe, pas prezantimit që i bëri

arritjeve 10-vjeçare të shkollës,

drejtori administrativ i saj, z.Viktor

Mile, fjalën e mori Presidenti i Republikës.

Ai theksoi gëzimin e Tij për

arritjet e mrekullueshme të kësaj

shkolle përgjatë dhjetë viteve dhe

garancinë që ajo jep për të ardhmen.

Presidenti mbështeti dhe

inkurajoi fort nismën e drejtuesve

dhe bashkëpunimin me prindërit e

biznesin për investimin e madh të

futjes në shkollë të kësaj mrekullie

teknologjike, të tabelave interaktive. Vizioni

i drejtuesve të shkollës, pasioni i mësuesve të

talentuar për të përqafuar e për të përdorur

këtë teknologji moderne, të ndërlikuar metodologjike

interaktive, u përshëndet përzemërsisht

nga kreu i shtetit. Midis të tjerave ai tha:

“ Gjithmonë investimi i realizuar ku e si duhet

gjeneron cilësi. Pas cilësisë imponohet e vjen

pas gradualisht edhe sasia. Më tej ky investim

riciklon vlera edhe më të larta edukative dhe

mësimore. Lum si këta fëmijë që i kanë këto

mundësi sot !”.

Duke ardhur nga bota intelektuale akademike,

Presidenti theksoi edhe vlerat e gjithanshme,

çlodhëse, argëtuese dhe edukuese të tabelave

ndërvepruese multimediale.

Fjala e përzemërt dhe inkurajuese e Presidentit

të Republikës, u mirëprit mes duartrokitjeve të

qindra nxënësve, prindërve e mësuesve të shkollës.

Ky inkurajim është për ata e për gjithë mësuesit

e nxënësit fierak mbështetje për shtigje të reja në

modernizimin teknologjik të punës mësimore dhe

edukative, si të vetmet garanci dhe hapësira që

prodhojnë cilësi të lartë dhe sasi zhvilluese progresive.

Drejtorët dhe mësuesit e ftuar panë dhe

mësuan për më mirë dhe për më tej në shkollat e

tyre.

Për mikun dhe të ftuarit e tjerë të nderuar nga

institucionet dhe pushteti vendor i Fierit, grupi

artistik dhe talentet e konservatorit të kësaj shkolle

dhanë një program të pasur artistik-edukativ.

Përurohen impianti modern i prodhimit të fidanëve të

ullirit dhe laboratorë, në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Në paraditen e sotme, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga

ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, dhe ministri i

Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli,

përuroi, në prani të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit

Bujqësor të Tiranës (UBT), një impiant modern të prodhimit

të fidanëve të ullirit, qendër e rëndësishme didaktike eksperimentale

e këtij universiteti, si dhe dy laboratorë të agromjedisit

dhe fiziologjisë së bimëve që do t’i shërbejnë drejtpërdrejt rritjes

së cilësisë së mësimit dhe kërkimit shkencor, si dhe fuqizimit të

transferimit të teknologjisë në fushën e bujqësisë.

Kryeministri Berisha duke shprehur vlerësimin për punën e

bërë në drejtim të modernizimit të mësimdhënies dhe kërkimit

shkencor, garantoi se mbështetja e Qeverisë shqiptare për kërkimet

shkencore do të vijë gjithmonë në rritje.

Duke theksuar se vendi ka nevojë jetike për fermerin e shkolluar,

Kryeministri u shpreh se Qeveria është e vendosur të investojë

me të gjitha mjetet, për krijimin, organizmin dhe funksionimin

e këtyre shkollave, me qëllim edukimin e fermerëve shqiptarë me

njohuritë më moderne të fermës, të bujqësisë, të tregut bujqësor

Ministri Tafaj merr pjesë në takimin

e katërt të Ditës së Arsimit Profesional

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, mori pjesë

në takimin e katërt të Ditës së Arsimit Profesional me temë

“Burimet njerëzore në TIK - Sa përputhet oferta dhe kërkesa

në tregun e punës”.

Në fjalën e tij, Ministri Tafaj ritheksoi se Teknologjia e Informacionit

dhe Komunikimit (TIK) në Arsimin Profesional është

prioritet i Qeverisë shqiptare. Vetëm këtë vit shkollor janë hapur

degë të reja të TIK, në 12 shkolla profesionale dhe së bashku me

5 ekzistueset, numri i nxënësve shkon në 600. Me mbështetjen

e donatorëve janë marrë masat për përgatitjen dhe trajnimin e

mësuesve për degën e TIK si dhe trajnime të mësuesve në Arsimin

Profesional, për lëndë të kulturës profesionale.

Më tej, Ministri Tafaj nënvizoi se nga buxheti i shtetit është akorduar

fondi për pajisjen e 17 shkollave me laboratorë informatike.

- Tregu ynë i punës ka nevojë për teknikë profesionist dhe është

e rëndësishme, që në sistemin tonë arsimor është futur sistemi

i post sekondar, - u shpreh z. Tafaj.

Biznesi ynë duhet të jetë më i interesuar për nxënësit e përgatitur

në degën e IT-së. Ne kërkojmë mbështetje nga biznesi, sidomos

në hartimin e kurrikulave shkollore, në përputhje me nevojat e

tyre si dhe në zhvillimin e praktikës profesionale në kompanitë

apo bizneset.

dhe të perspektivës së zhvillimit të tyre.

“Ne së bashku po punojmë në projektin kombëtar të ullirit dhe

ju përgëzoj se sa me seriozitet të madh keni realizuar përfundimin

e impiantit, i cili do të prodhojë rreth 500 mijë fidanë në

vit, që të gjitha kultivarë të zonës së Tiranës, Krujës dhe Shqipërisë

së Mesme, që listohen në krye të varieteteve, për shijen

e tyre, për përqindjen e vajit për cilësinë e vajit, - tha midis të

tjerash Z. Berisha”

UBT është ndër përfituesit kryesorë të programeve të kërkimit

shkencor dhe të fuqizimit të infrastrukturës laboratorike të

MASH. Në tri vitet e fundit, UBT ka përfituar 13 laboratorë

kërkimorë mësimor, në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në

Arsim” si dhe projekte kërkimore, në kuadër të Programit Kombëtar

të Bujqësisë, Ushqimit dhe Bioteknologjisë. Kryeministri

Berisha, në fjalën e tij, i kushtoi rëndësi fuqizimit të kërkimit

shkencor dhe transferimit të teknologjisë për ta kthyer UBT në

një qendër të fuqishme të kërkimit, që i paraprin zhvillimit të

shpejtë të bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe shtrirjes

së rrjetit të shkollave të arsimit dhe formimit profesional në

fushën e bujqësisë.

Ministri Tafaj, ftoi gjithashtu bizneset, të hapin akademinë e

tyre për formimin e specialistëve të IT-së, duke i siguruar se

shteti do të mbështesë me pagat e profesorëve, ndërkohë që ata

marrin përsipër formimin praktik të tyre.

Të pranishëm në këtë takim , përfaqësuesit e biznesit shprehën

gatishmërinë për të krijuar mundësi bashkëpunimi me shkollat

profesionale, për të dhënë ndihmesën e tyre në përmirësimin e

cilësisë në Arsimin Profesional.

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010 5

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

6

Universiteti i Korçës, në rrugën e zhvillimit cilësor

Intervistë me rektorin e universitetit “Fan Noli” Korçë, Prof.as.dr. Gjergji Mero

Po ju takojmë në një valë punë, kur sapo bëhet gati të

fillojë punimet Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillimin

Ekonomik të Rajonit Juglindor, organizuar nga

Fakulteti Ekonomik i këtij universiteti. Cila është tema

e kësaj Konference?

Kjo është një Konference,

që Universiteti i

Korçës, Fakulteti Ekonomik

po organizojnë

për një temë mjaft të

mprehtë dhe aktuale

për rajonin dhe vendin

tonë, siç është ajo

e integrimit sa më të

shpejtë të Shqipërisë në

familjen e madhe evropiane,

ku ekonomia

dhe zhvillimi i vendit

zë kreun e vendit.

Në të marrin pjesë

një numër i konsiderueshëmpjesëmarrësish,

jo vetëm nga universiteti ynë, por dhe nga universitete

dhe institucione shkencore, brenda dhe jashtë vendit dhe, që

do të sjellin frytin e kërkimeve dhe hulumtimeve për rajonin

Juglindor të Shqipërisë, por dhe më gjerë, për mundësitë dhe

shanset që na jepen sot për ta integruar sa më shpejt Shqipërinë

në Evropën e bashkuar.

Korça, si rrallëkush tjetër qytet apo trevë në Shqipëri, zotëron

burime, pasuri, vlera të mëdha ekonomike, humane e natyrore,

historike, kulturore e turistike, aq të larmishme, sa të impresionojnë

me këtë realitet që është, pa dyshim, fryt i traditës të

konsoliduar kulturore, i ngjarjeve të rëndësishme evolucioniste

kombëtare, arsimore e patriotike, duke u shfaqur potencialisht

si një qytet i përparuar shumë dimesionalësh, me pasuri të

papërsëritshme qytetarie, punëdashëse dhe respektuese ndaj

ligjit dhe shtetit, menaxhuese dhe nikoqire e familjes, natyrës

e mjedisit, edukatës dhe kulturës, miqësisë dhe racionalitetit

material.

Cili është roli i Universitetit “Fan Noli” në këtë trend zhvillimi

ekonomik e shoqëror?

Na takon më shumë se kujtdo institucioni tjetër në qarkun e

Korçës ne, Universitetit të saj, që të hulumtojmë, pasurojmë e

prezantojmë sa më denjësisht, këto vlera, evoluimin ekonomik,

social, politik, material e shpirtëror shumë të pasur të Korçës

dhe trevave përreth tij, për të përmbushur më së miri një nga

detyrimet e mëdha që kemi para qytetarëve e qytetit tonë, para

brezit të ri, ta evokojmë këtë pasuri të pa krahasueshme vlerash,

t’ia mësojmë dhe transmetojmë atë, ashtu të pasur dhe të bukur

brezave që do të vijnë.

Le të pyesim më konkretisht. Cila është gjendja e shërbimeve

universitare dhe post universitare qe ju ofroni për studentët?

Ne jemi në përvjetorin e 40-të të krijimit të universitetit të cilin

do ta festojmë me shumë aktivitete në vitin e ardhshëm, por

edhe në një moment mjaft të rëndësishëm në të cilin ndodhet

arsimi i lartë në Shqipëri, atë të vlerësimit dhe rankimit të të

gjithë universiteteve shqiptare, proces në të cilin kemi besimin

dhe bindjen se universiteti ynë do të dalë me shumë sukses,

bindje dhe besim të cilin e mbështesim te puna e vazhdueshme

dhe me përkushtim që kanë bërë breza të tërë pedagogësh dhe

studentësh për t’i dhënë një performancë dhe dimension sa më

bashkëkohor këtij institucioni. Jemi edhe të vlerësuar gjithashtu

edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kështu, na janë

çelur masterat e degëve të mësuesisë dhe ky është një vlerësim

i madh për ne. Por edhe detyrim e angazhim më i madh, në

punët tona. Jemi duke punuar edhe për të përfituar programe të

tjera në nivelin master, si ato të degëve të mësuesisë profesionale.

Cilësia, një nocion i përditësuar në fjalorin e Shkollave të

Larta shqiptare. Ç’vend zë universiteti juaj në këtë kërkesë

cilësie?

Në universitetin e Korçës po bëhen të gjitha përpjekjet për t’iu

përgjigjur standardeve të cilësisë së lartë. Ajo është e gjithanshme

dhe nga shumë drejtime.

Këto ditë po inkurajojmë studentët që të marrin pjesë aktive

në programet Erasmus Mundus dhe Tempus. Janë programe

që synojnë dhe rrisin cilësinë e studentit. Jemi në kohën e aplikimeve

dhe kemi rreth 20 bursa të tilla për t’i përfituar. Gjej

rastin të përmend se me momentin e liberalizimit të vizave, kjo

gjë është edhe me e mundur dhe tejet e hapur dhe konkurruese

për studentët tanë.

Këto ditë u shpall dhe programi i renditjes së universiteteve dhe

shkollave të larta. Ne nuk na tremb rankimi, madje na motivon

për më shumë punë dhe rezultate në rritje. Ajo çka do synojmë

është cilësia e kurrikulave, programeve dhe stafet e pedagogëve.

Nëse në këtë vit akademik, në degën e infermierisë kishim aplikantë

me 5400 pikë, gjë që rrit vlerën e degës dhe programeve

të studimit, të lidhura dhe me kërkesën e tregut të punës, në

të ardhmen do ta synojmë këtë cilësi edhe tek degët e mësuesisë.

Tregu është i ndjeshëm në këtë aspekt, por edhe forcimi i

parametrave dhe filtrave tanë do jetë i tillë që të synojë rritjen

e cilësisë së studentëve hyrës.

Po flitet së fundi edhe për Reformën e Financimit të Universiteteve.

Cili është opinioni juaj?

Së pari, do ndalem tek amendimet e Ligjit të Arsimit të Lartë

që ishin domosdoshmëri për të përmbyllur tërë kornizën e

studimeve në tri nivelet: Bachelor, Master, Doktoratura, ashtu

sikurse janë edhe në botë.

Dua të theksoj, se si në të gjitha universitetet e vendit, edhe tek

ne, të gjithë studentet që përfundojnë studimet Bachelor, gëzojnë

të drejtën e një diplome të mbyllur dhe janë të aftë për tregun

e punës, përkundër mentalitetit frenues se janë cikël i hapur.

Aq e vërtetë është kjo, sa që një pjesë e studentëve tanë janë

të punësuar, pas këtij diplomimi, dhe kanë të hapur rrugën për

t’u aftësuar në programe post-universitare, mastera profesionalë,

si dhe në studime vertikale mastera të shkencës. Me masterat

profesionalë, studentët do të jenë të aftë të vetëpunësohen në

biznese private, por edhe pranë kompanive të mëdha të lidhura

me ekonominë, bujqësinë, ujërat, pyjet. Ne na bie për detyrë të

çelim drejtime dhe programe të shkurtra studimi në këto fusha.

Këta do të jenë mastera horizontale që e bëjnë atraktiv studentin

për tregun e punës. Shpresojmë t’i përmbushim se shpejti

kërkesat tona pranë MASH për t’i përfituar ato në të ardhmen.

Natyrisht, që në një intervistë të tillë, nuk mund të rrokë të gjitha

problemet që lidhen me këto sfida që po kalon universiteti ynë,

por kam bindjen se gjithë stafi i Universitetit dhe, në veçanti studentët,

si pjesë përfituese e shërbimeve që ne ofrojmë, do të jenë më

të angazhuar dhe më kërkues në të ardhmen.

Ju faleminderit për intervistën!

ARSIMI & REFORMA

Sipërmarrësia dhe edukimi për sipërmarrësi

E rëndësishme është të mos kesh frikë të

kapësh shansin. Të provosh, nuk është

dështimi më i madh. Sapo gjen diçka të

cilën dëshiron ta bësh, guxo, bëje dhe

bëje mirë.

Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian po ndihet

gjithmonë e më shumë dëshira për një rilindje të shpirtit

sipërmarrës. Evropa ka nevojë për sipërmarrës të rinj dhe

për një përtëritje të kulturës së pavarësisë. Kjo kërkesë

për një kulturë sipërmarrëse është gjithmonë e lidhur me

dëshirën për mbështetjen e të menduarit dhe të vepruarit

sipërmarrës te të gjithë dhe, në veçanti tek të rinjtë, duke

e bërë të hapur sistemin arsimor ndaj këtij formimi.

Edhe në dokumentin “Strategjia e Europës 2020” (Europe

2020 Strategy), theksohet se sistemet e edukimit

dhe trajnimit duhet t`i fokusojnë kurrikulat e tyre tek

krijimtaria, risia dhe sipërmarrja

Inkurajimi i shpirtit të sipërmarrësisë është thelbësor

për krijimin e vendeve të punës, rritjen e konkurrencës

dhe zhvillimin ekonomik të një Evrope që synon drejt

një shoqërie të dijes.

Për të përmbushur rolin e tij, arsimi dhe formimi profesional

duhet të reflektojnë ndryshimet në ekonomi

dhe në shoqëri. Në këtë kuadër, edukimi për sipërmarrësinë

që nënkupton një sens të iniciativës, aftësi për të

shndërruar idetë në praktikë, krijimtaria dhe vetëbesimi,

duhet të inkurajohen te të gjithë nxënësit e shkollave të

mesme profesionale. Edukimi për sipërmarrësi duhet të

bëhet pjesë normale e kornizës së kompetencave.

Sipërmarrësia, në ditët e sotme pranohet gjerësisht si

një kompetencë bazë, që mund të ofrohet nëpërmjet

mësimit gjatë gjithë jetës. Këshilli i Evropës (Traktati

i Lisbonës) dhe Karta Europiane e Bizneseve të Vogla

vënë theksin në faktin që BE duhet të sigurojë aftësimin

me kompetencat e biznesit dhe të sipërmarrësisë në të

gjitha nivelet e arsimit dhe formimit, si dhe të zhvillojë

skemat e formimit për menaxherët. Raporti i Këshillit

të Evropës për Objektivat e Ardhshme të Sistemit të

Arsimit (2001), identifikoi si drejtime kyçe përforcimin

e lidhjeve në mes institucioneve arsimore dhe atyre të

bizneseve, si dhe zhvillimin e shpirtit të sipërmarrësisë

nëpërmjet sistemeve të arsimit dhe aftësimit. Kompetencat

teknike dhe të biznesit nevojitet të ofrohen te

ata individë, që zgjedhin të vetëpunësohen dhe/ose të

fillojnë biznesin e tyre, ose që mendojnë ta bëjnë këtë

në të ardhmen. Sidoqoftë, sipërmarrësia nuk duhet të

konsiderohet vetëm si mjet për krijimin e bizneseve të

reja, por si një qëndrim i përgjithshëm, që mund të

aplikohet mirë nga të gjithë në jetën e përditshme dhe

në të gjitha aktivitetet e punës. Qëndrimi për ndërmarrësi

mund të inkurajohet te të rinjtë, duke filluar që në

shkollën fillore e në vazhdim.

Marsela Robo, AKAFP

Edhe në dokumentin “Strategjia e Evropës 2020” (Evrope

2020 Strategy), theksohet se sistemet e edukimit

dhe trajnimit duhet t`i fokusojnë kurrikulat e tyre tek

krijimtaria, risia dhe sipërmarrja.

Sipërmarrësia tashmë pranohet nga të gjithë si një çështje

e rëndësishme, që duhet të mësohet që në bankat e

shkollës.

Sipërmarrësia, shpirti sipërmarrës dhe edukimi për

sipërmarrësi

Thënë me një fjali, sipërmarrësia i referohet aftësisë së

një individi për të kthyer idetë në veprime konkrete. Ajo

përfshin krijimtarinë, novacionin dhe marrjen përsipër

të rrezikut të llogaritur, si dhe aftësinë për të planifikuar

dhe menaxhuar projektet në mënyrë që të arrihen objektivat

e vendosur. Kjo mbështet të gjithë veprimtarinë

e përditshme si në shtëpi, ashtu dhe në shoqëri, i bën

punonjësit më të vetëdijshëm për kontekstin e punës së

tyre dhe më të aftë për t’i shfrytëzuar më mirë mundësitë

e tyre dhe siguron një bazament të fortë për sipërmarrësit

për të krijuar dhe çuar përpara një aktivitet social

ose tregtar.

Ekzistojnë dy koncepte për sipërmarrësinë:

- Koncepti i ngushtë i sipërmarrjes si “aftësi për të filluar

dhe çuar përpara një biznes”

- Koncepti më i gjerë i sipërmarrjes si “aftësi komplekse

për të ndërmarrë iniciativa, për t`u përballur me rreziqet

dhe për të arritur suksesin gjatë jetës”.

E rëndësishme është të kuptohet që sipërmarrja nuk

është vetëm një kategori ekonomike dhe nuk duhet të

lidhet vetëm me temën e themelimit të ekzistencës. Të

Nxënës të një shkolle profesionale në një panair të firmave ushtrimore

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010 7

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

8

menduarit dhe të vepruarit sipërmarrës vërehet në të

gjithë sistemin funksional të shoqërisë që nga ekonomia,

feja, shkenca, politika, edukimi deri te sporti. Parimisht

vlen që çdo individ mund të jetë aktiv si sipërmarrës dhe

ai duhet të zotërojë aftësitë sipërmarrëse.

Gama e gjerë e aftësive që shihen si sipërmarrëse dhe

që janë të dobishme për sipërmarrësit, përfshin si tipare

(cilësi) personale ashtu edhe aftësi të fituara.

Natyrshëm lind pyetja nëse mund të transmetohet shpirti

sipërmarrës ose sipërmarrësia dhe nëse po, atëherë si?

Profesori amerikan i sipërmarrjes Brockhaus (1993, f.

3) shpjegon mundësitë e edukimit sipërmarrës me një

krahasim: “A mund të mësohet dikush që të bëhet artist?”

Po, është e mundur t´u mësosh njerëzve teorinë e

ngjyrave, kompozimin, teorinë e artit dhe aftësi të tjera

artistike. Por, nuk mund të mësohet asnjeri që të bëhet

një Pikaso apo Van Gog i dytë”. E njëjta gjë është edhe

me të mësuarit sipërmarrës. Mund të edukohen disa prej

aftësive sipërmarrëse, por, veçanërisht, aftësitë që janë

të vështira për t´u transmetuar.

Po çfarë është një sipërmarrës?

Një sipërmarrës “është një individ i cili kërkon mundësira,

ndërmerr iniciativa bazuar në risk dhe nëpërmjet sipërmarrjeve

të reja vendos se si të përdorë burimet në mënyrë sa

më efektive. Ai është i udhëhequr nga nevoja për arritje,

dhe jo gjithmonë motivohet nga fitimi, por e përdor fitimin

si masë të suksesit.”

Nëse nga njëra anë sipërmarrësia mund të emërtohet si

”shpirt sipërmarrës ose sipërmarrje”(me shpirtin sipërmarrës

kuptohet një qëndrim, që njeh dhe organizon

shanset), nga ana tjetër, edukimi sipërmarrës thekson

komponentin edukues, d.m.th., arsimimin e një tipi

sipërmarrës ose të të mësuarit sipërmarrës.

Arsimimi për sipërmarrësi duhet të përfshijë të paktën

dy nga elementet e mëposhtme:

a) Zhvillimi i atyre cilësive (tipareve) personale dhe

aftësive horizontale që përbëjnë bazën e mendimit dhe

sjelljeve sipërmarrëse;

b) Rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve për vetë-punësim

dhe sipërmarrjen si opsione të mundshme për karrierën

Koncepti i të mësuarit për sipërmarrjen konsiston në të

gjitha format e edukimit dhe trajnimit, formale dhe jo

formale, të cilat kontribuojnë për krijimin e shpirtit dhe

sjelljes sipërmarrëse me, ose pa objektiva ekonomike.

Mësimi për sipërmarrësi, në nivelin e arsimit fillor,

synon të kultivojë te nxënësit cilësitë personale siç

janë kreativiteti, shpirti i iniciativës dhe pavarësisë, që

kontribuojnë në zhvillimin e një qëndrimi për ndërmarrësi,

që do të dëshmohen si të dobishme në jetën e tyre

dhe në çdo aktivitet punues. Në këtë fazë, synohet të

zhvillohen format autonome dhe aktive të mësimit. Për

me tepër, ky mësim do të ofrojë njohuri fillestare dhe

kontakte me botën e biznesit, dhe pjesë të të kuptuarit

për rolin e sipërmarrësve në komunitet. Aktivitetet mund

të përfshijnë punën në

projekte, të mësuarit përmes lojës, prezantimi i studimeve

të rasteve të thjeshta praktike dhe vizitat te ndërmarrjet

lokale.

Në nivelin e arsimit të mesëm (përfshirë dhe Arsimin

Profesional), vazhdon të jetë i pranishëm zhvillimi i

cilësive personale, të përmendura më lartë. Përveç kësaj,

mësimi për ndërmarrësi në këtë nivel duhet të përfshijë

edhe aftësitë e mëposhtme:

- rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve rreth vetëpunësimit

si opsion i mundshëm i karrierës (me synimin që ai/ajo

mund të bëhet jo vetëm punëtor por edhe ndërmarrës);

- të nxënit duke punuar, për shembull përmes udhëheqjes

së minindërmarrjeve (p.sh. firmat ushtrimore, firmat për

aftësim, firmat virtuale);

- aftësimi i veçantë, si të krijohet dhe drejtohet një biznes,

në veçanti në shkollat profesionale dhe teknike.

Në nivelin e tretë të arsimit dhe mësimit gjatë gjithë

jetës, mësimi për sipërmarrësi i pajis nxënësit me kompetenca

të veçanta se si të fillohet (dhe drejtohet) një

biznes, si të hartohet një plan real biznesi si dhe si të

bëhet identifikimi dhe vlerësimi i mundësive për biznesin

në mënyrë që të kalohet natyrshëm nga projektet e

stimuluara, në praktikë dhe pastaj të arrijnë tregun.

Mësimi për sipërmarrësi zë vend mirë në një mjedis që

bazohet në kompetencë. Nxënësit pritet që të marrin

përgjegjësi personale për veprimet dhe të arritjet e tyre

nëpërmjet procesit të sipërmarrësisë, që përfshin katër

faza të aftësive për sipërmarrësi:

Faza 1- trajtimi i problemit ose nevojës

Nxënësit prodhojnë ide nëpërmjet diskutimit dhe kërkimit

për të arritur kuptim të përbashkët lidhur me

atë çfarë nevojitet për të zgjidhur problemin ose për të

përmbushur nevojën.

Faza 2- planifikimi i projektit ose i aktivitetit

Nxënësit zbërthejnë detyrat, organizojnë burimet, pozicionojnë

anëtarët e ekipit dhe ndajnë përgjegjësitë.

Faza 3- zbatimi i planit

Nxënësit zgjidhin problemet dhe monitorojnë progresin.

Faza 4- vlerësimi i procesit

Nxënësit shikojnë aktivitetet dhe rezultatet përfundimtare,

duke reflektuar mbi mësimin e nxjerrë, vlerësimi

i shkathtësive, qëndrimeve,cilësive dhe kuptimin e

përvetësuar.

Literatura

http://www.entre-ed.org/Standards_Toolkit/index.htm

http://www.y4.fi

http://nuoriyrittajyys.fi

Ahlroth, Katja, Manninen, Pertti, Nieminen, Tarja and

Väisänen, Satu. Development of the

Learning Place for Entrepreneurship network in Central

Finland, article 2006

Engeström, Y. (2004), Expansive learning and joint

development at work, Vastapaino,

Tampere

30.12.2006, p. 10, Recommendation of the European

Parliament and of the Council on key competences for

lifelong learning.

(2010) 245 “A Digital Agenda for Europe”

Expert Group Report on New Skills for New Jobs

(2010).

Vlerësimi që fuqizon të nxënit është pjesë integrale e procesit

mësimor dhe përshkruhet më së miri si një proces nga i cili

merret informacion që përdoret nga mësuesit për të përmirësuar

strategjitë e tyre të mësimdhënies, kurse nga nxënësit

për të përmirësuar strategjitë e tyre të të nxënit.

Qëllimet e vlerësimit që fuqizon të nxënit

Ndër qëllimet e shumta që ka vlerësimi në përgjithësi, dy

janë më kryesoret e vlerësimit në ndihmë të të nxënit: (1)

përmirësimi i mësimdhënies dhe i të nxënit dhe (2) përmirësimi

i sistemit.

1. Përmirësimi i mësimdhënies dhe i të nxënit

Qëllimi parësor i vlerësimit është përmirësimi i mësimdhënies

së mësuesve dhe i të nxënit të nxënësve, mbështetur në informacionin

e ofruar. Vlerësimi është një proces i vazhdueshëm,

që lind nga ndërveprimi i mësimdhënies dhe i të nxënit.

Ajo çfarë e bën vlerësimin të fuqizojë të nxënit efektiv, është

mënyra se si përdoret informacioni i marrë prej tij.

2. Përmirësimi i sistemit

Çdo nxënës mund të përmirësohet

Vlerësimi është pjesë e vazhdueshme

e gjithë procesit mësimor. Si i tillë,

kërkon që mësimdhënësit dhe të gjithë

të interesuarit e tjerë të jenë familjarë

me proceset e vlerësimit dhe të njohin

e të zotërojnë më së miri metodat apo

teknikat vlerësuese. Ai duhet përforcuar

nga besimi maksimal që, çdo nxënës

mund të përmirësohet

Me anë të vlerësimit mund të arrihet më shumë se thjesht

diagnostikim dhe identifikim nevojash

të nxënësve. Ai mund të përdoret për

të ndihmuar përmirësimin e sistemit

arsimor, nëpërmjet një cikli të vazhdueshëm

përmirësimesh. Informacioni

i fituar nga vlerësimi mund të përdoret

për qëllime të ndryshme:

- Mësuesit dhe nxënësit e përdorin atë

për të përcaktuar hapat e ardhshëm të

mësimdhënies dhe të të nxënit të tyre.

- Prindërit nëpërmjet tij njihen me

planet e ardhshme të mësimdhënies

dhe të të nxënit dhe me përparimin

e bërë, kështu që ata mund të luajnë

një rol aktiv në procesin e të nxënit të

fëmijëve të tyre.

- Drejtuesit e shkollave e përdorin atë

për planifikim të gjerë të shkollës, për

të mbështetur mësuesit e tyre dhe për

M.A. Albina BUCI - Agjencia Kombëtare e AFP

Eglantina SHTYLLA - Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve

të përcaktuar nevojat e zhvillimit profesional.

- Komuniteti dhe bordi i shkollës mund ta përdorin atë për

të ndihmuar rolin e tyre vendimmarrës rreth stafit mësimor

dhe burimeve të tjera.

- Drejtoritë dhe zyrat arsimore e përdorin atë për të informuar

këshillat e tyre për përmirësimin e shkollës.

- Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e përdor informacionin

e vlerësimit për të ndërmarrë politika zhvillimi e rishikimi

në nivel kombëtar; kështu, fondet e qeverisë dhe politikat

ndërhyrëse janë në fokusin e duhur, për të përmirësuar rezultatet

e të nxënit të nxënësve në shkollë.

Parimet e vlerësimit që fuqizon të nxënit

Parimet kryesore të vlerësimit që ndihmojnë të nxënit janë

paraqitur në fillim të këtij shkrimi. Para së gjithash, vlerësimi

duhet përforcuar nga besimi maksimal që, çdo nxënës mund

të përmirësohet. Ai duhet drejtuar drejt konceptit që “të

japësh mësim do të thotë edhe të nxësh njëkohësisht”. Kjo

mënyrë vlerësimi duhet të mundësojë të nxënit e ndërsjellë,

në të cilin mësues e nxënës diskutojnë dhe vlerësojnë proceset

e kryera prej tyre. Njohuritë e nxënësve janë jetësore për të

mundësuar vlerësimin dhe të përshtatshme për qëllimet e

vlerësimit.

1. Të dish si të nxësh

Një vlerësim i mirë duhet fokusuar më pak në “ata kanë dhënë

përgjigje të saktë apo të gabuar?” dhe më shumë në bërjen të

dukshme të mendimeve të nxënësve, por edhe të mësuesve.

Vlerësimi ndihmon në zhvillimin e kuptimit të strategjive e

të modeleve që nxënësit kanë ndërtuar apo krijuar, me qëllim

që ato të kenë kuptim për botën në përgjithësi. Vlerësimi në

ndihmë të procesit të të nxënit zbulon qasjet e përdorura nga

nxënësit dhe i ndihmon ata të bëhen më të ndërgjegjshëm,

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010 9

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

10

jo vetëm për atë çfarë kanë nxënë, por edhe për mënyrën se

si kanë nxënë. Kjo i fuqizon nxënësit të marrin kontrollin

e të nxënit të tyre vetjak, nëpërmjet zhvillimit të aftësive

vetërregulluese të tyre. Nxënësit, atëherë, diskutojnë atë çfarë

kanë kuptuar vetë, me mësuesit, shokët dhe prindërit apo

familjet e tyre. Nxënësit e pavarur preferojnë të kenë aftësinë

për të kërkuar e fituar njohuri, shkathtësi e shprehi, për të

fituar qëndrime e vlera të reja, në përputhje me nevojat e

tyre vetjake për të nxënit, si dhe me synimet e objektivat e

të nxënit në shkollë.

2. Rritja e aftësive vlerësuese të nxënësve

Kur nxënësit marrin pjesë aktive në vlerësimin e rezultateve

të të nxënit të tyre, nëpërmjet interpretimit të rezultateve,

ata janë të vendosur për të njohur momentet e rëndësishme

të të nxënit personal. Kjo i ndihmon ata, të identifikojnë

pikat e forta dhe nevojat e tyre, si dhe të zbulojnë si të marrin

vendimet për të vazhduar në të ardhmen.

Nxënësit mund të arsimohen në mënyra të tilla që ngrenë

aftësitë vlerësuese të tyre, kështu që ata marrin, në rritje,

kontrollin e të nxënit të tyre vetjak dhe, përmes këtij procesi,

bëhen më efektivë dhe të pavarur. Nxënësit bëjnë progres kur

ata zhvillojnë aftësinë për të monitoruar punën e tyre. Por

që kjo të bëhet mirë, ata duhet të kuptojnë:

- se cilat veprimtari/punë ngjajnë cilësore: shqyrtimi i shembujve

dhe i modeleve të punëve cilësore ndihmon në

zhvillimin e kësaj aftësie.

- se cilat kritere përcaktojnë punët cilësore: pjesëmarrja

në hartimin e objektivave të të nxënit dhe të kritereve të

vlerësimit ndihmon në zhvillimin e kësaj aftësie.

- si të krahasohen dhe vlerësohen punët e tyre vetjake kundrejt

këtyre kritereve: kolegët dhe vetëvlerësimi ndihmon në

zhvillimin e kësaj aftësie.

3. Përfshirja dhe motivimi

Një prej qëllimeve më të rëndësishme të vlerësimit në ndihmë

të të nxënit është roli që ai luan në motivimin e nxënësve.

Njohuritë dhe të kuptuarit e asaj çfarë është për t’u arritur

nuk është e mjaftueshme. Nxënësit duhet të bëjnë përpjekje

dhe të jenë të gatshëm për t’u përfshirë, edhe kur hasin

vështirësi, në të nxënit e tyre. Zhvillimi i aftësive vlerësuese

të nxënësve i përfshin, i motivon dhe i ndihmon ata të bëhen

nxënës më të pavarur.

4. Përmbajtja

Njohuritë e përmbajtjes pedagogjike e kurrikulare janë

thelbësore për vlerësimin efektiv të të nxënit. Mësuesit

kërkojnë njohuri të thella të përmbajtjes për t’u mësuar, si

dhe si mësohet kjo njohuri nga nxënësit. Kjo do të thotë që ka

një kuptim të qartë të koncepteve, një ndjesi të mundësisë së

kuptimeve e keqkuptimeve që nxënësit do të sjellin në klasë,

si dhe si të lehtësojnë mësimet e reja. Për të ofruar mundësi

të nxëni efektiv, mësuesit nevojitet të kuptojnë përmbajtjen e

kurikulës, qëllimet e saj dhe se si nxënësit mund të përparojnë

në drejtimet e tyre.

5. Planifikimi dhe komunikimi

Vlerësimi në ndihmë të të nxënit, duhet të mbështetet në

planifikimin që bën mësuesi, si pjesë e praktikave të përditshme

në klasë. Synimet dhe objektivat e të nxënit, strategjitë

e mësimdhënies dhe kriteret e vlerësimit duhet të krahasohen

me shumë kujdes. Nxënësit duhet të dinë paraprakisht çfarë

do të mësojnë si edhe mënyrën si dhe pse do të vlerësohen.

Planifikimi i mësuesve duhet të jetë fleksibël, që ata të mund

të bëjnë ndryshimet në përgjigje të informacionit, mundësive

dhe këndvështrimeve të reja.

6. Grumbullimi dhe progresi

Vlerësimi duhet të jetë i vlefshëm, i paanshëm dhe i përshtatshëm

për qëllimin, të matë progresin dhe jo vetëm

arritjet. Çdo vlerësim mund të sigurojë vetëm një pamje të

arritjeve në një ditë të veçantë. Përmbushja do të luhatet nga

dita në ditë, në varësi të:

Natyrës së detyrës që do të vlerësohet, kushteve në të cilat

ndërmerret vlerësimi, qëllimit të vlerësimit, përgatitjes së

nxënësve, përfshirjes së nxënësve dhe motivimit.

7. Mbështetja e objektivave të mësimdhënies dhe të të

nxënit

Mësuesit nevojitet të dinë se si një vlerësim i dhënë duhet të

përmirësojë të nxënit dhe si të kontrollohet nëse ka nevojë.

Vlerësimi duhet të theksojë cilësinë e të nxënit të ndërveprimit

mësues-nxënës dhe të jetë i përshtatshëm për qëllimin

e caktuar.

Si përfundim, vlerësimi me qëllim përmirësimin e të nxënit,

është metoda e koleksionimit të fidbekut, lidhur me atë

që sa mirë janë duke ecur nxënësit në procesin e të nxënit.

Qëllimi i vlerësimit është që të sigurojë informacion për

nxënësit dhe shkollën dhe ndërhyrje të nevojshme për të

përmirësuar të nxënit e nxënësve, strategjitë e mësimdhënies

dhe kurrikulën. Vlerësimi mund të jetë kënaqësi dhe më e

rëndësishmja është se e vë përgjegjësinë për të nxënë mbi

nxënësit. Ai hap, gjithashtu, një dialog midis shkollës dhe

nxënësve në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit. Mbi të

gjitha, vlerësimi është proces i vetëreflektimit, me pikësynim

të qartë drejt përmirësimit të të nxënit.

Mësimdhënia përmes komunikimit

Planifikimi i leksioneve, duke përforëcuar procesin

e mësimdhënies përmes komunikimit, kërkon

një pedagog të aftë për të krijuar një atmosferë

besimi dhe një skemë ndëraktive shkëmbimi të

informacionit, në mënyrë që gjithë studentët të

ndihen komodë për të ndarë idetë dhe eksperiencat

e tyre me pjesën tjetër të auditorit.

Mësimdhënia është një proces dhe jo një produkt, ndaj si e

tillë, ajo zhvillohet dhe ndryshon me kalimin e kohës. Çdo

pedagog ka stilin e tij të mësimdhënies, në bazë edhe të eksperiencës

jashtë dhe brenda auditorit. Megjithatë, jo të gjithë

pedagogët rriten në profesionin e tyre. Rritja dhe përmirësimi

vijnë përmes përvojës, teorisë dhe reflektimit.

Në procesin klasik të mësimdhënies, pedagogu shihet si

ofruesi i njohurive. Studenti merr ‘të vërtetën’ nga ekspertët

– pra nga pedagogu dhe teksti. Pedagogu vendos se cilat të

dhëna dhe fakte janë të rëndësishme për studentët dhe cilat

nuk janë. Më pas pedagogu grumbullon dhe përzgjedh informacionet

që do t’i japë studentëve, si dhe u ofron mënyrat për

ta asimiluar atë. Jensen (1998) i këshillon mësimdhënësit që:

“mos supozoni kurrë se çfarëdo që është e rëndësishme për ju,

do të jetë e rëndësishme dhe për studentët tuaj” (fq. 92-93).

Kërkues dhe studiues të ndryshëm bien dakord se një mësimdhënie

cilësore përfshin disa komponentë si:

• krijimi i një ambienti pozitiv dhe dashamirës në auditor;

• motivimi i pjesëmarrjes së studentëve;

• nxitja e konkurrencës dhe e sfidës akademike;

• përgjigjja ndaj nevojave që kanë studentët për të mësuar;

• korrektësia në vlerësimin e aftësive të tyre.

Indikatorët e një mësimdhënie cilësore mund të përfshijnë:

• zgjedhjen efektive të materialeve studimore;

• organizimin e leksioneve në bazë të një informacioni të

bollshëm dhe relevant;

• aftësitë për të komunikuar efektivisht;

• njohuritë dhe entuziazmi për subjektin e leksioneve;

• përgjegjshmëria mbi opinionet dhe kërkesat

e studentëve.

Mësimdhënia përmes komunikimit

Të mësuarit përmes komunikimit është një

proces i bazuar në njohuri interpretuese. Sipas

kësaj forme mësimdhënie, pedagogu dhe

studentët ndajnë përgjegjësinë mes tyre për të

realizuar një orë mësimi cilësore. Eksperienca e

çdokujt është e rëndësishme për t’u përfshirë në

diskutim, ndaj studentët janë të inkurajuar të

dëgjojnë dhe respektojnë idetë e secilit person

në auditor. Megjithatë, jo çdo opinion është i

vlefshëm. Pedagogu ka për detyrë të drejtojë

studentët rreth një çështje të caktuar që mund të

përbëjë thelbin e materialeve të organizuara për

atë orë mësimi, duke i nxitur ata të diskutojnë

rreth mënyrës sesi e perceptojnë apo vlerësojnë

temën e diskutimit. Si rezultat, studentët mësojnë

të japin përgjigje logjike të bazuara mbi

MA. Joana KOSHO - Pedagoge gazetarie UE

argumente, duke fituar respekt për idetë e tyre. Komunikimi,

empatia dhe arsyetimi janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë

më efektiv procesin e mësimdhënies. Dialogu dhe mbështetja

reciproke janë shtyllat e procesit të dhënies mësim përmes

komunikimit.

Planifikimi i leksioneve duke përforcuar procesin e mësimdhënies

përmes komunikimit, kërkon një pedagog të aftë

për të krijuar një atmosferë besimi dhe një skemë ndëraktive

shkëmbimi të informacionit, në mënyrë që gjithë studentët

të ndihen komodë për të ndarë idetë dhe eksperiencat e tyre

me pjesën tjetër të auditorit. Pedagogu duhet të modelojë sjelljen,

në shërbim të inkurajimit dhe nxitjes të studentëve për

t’u bërë pjesë e procesit të të mësuarit në mënyrë interaktive.

Gjithashtu, është e rëndësishme të ndërtohet një komunikim

i bazuar tek respekti dhe konfidienca. (Thompson, 2000).

Një nga elementët më të rëndësishëm të procesit të komunikimit

në auditor është aftësia për të ‘lexuar’ studentët.

Kjo do të thotë që një pedagog i aftë mund të kuptojë kur

mendja e studentëve është shpërqendruar, kur ritmi i dhënies

mësim është ngadalësuar duke e bërë orën të mërzitshme,

kur duhet ndaluar për të hedhur një ide për diskutim, kur

studentët duan të dëgjojnë më shumë dhe çdo situatë tjetër

të mundshme. Edhe kur pedagogu ka në program një sasi të

madhe materialesh për të shpjeguar në auditor, ai duhet të

dijë si ta përmbledhë dhe përçojë në forma sa më interesante,

duke dhënë pikat më kryesore dhe duke nxitur pjesëmarrjen

e studentëve në diskutime gjithëpërfshirëse rreth temës.

Në mësimdhënien universitare në veçanti, është shumë e

rëndësishme që studentët të mësojnë ‘se si të mësojnë’, pra

të mësojnë mënyrat sesi të grumbullojnë dhe të përvetësojnë

në mënyrë efikase informacionet.

Mësimdhënia dhe mendimi kritik

Mendimi kritik dhe proceset e përfshira në të janë elementë

thelbësorë të programit mësimor universitar dhe kualifikimit

pasuniversitar të studentëve. Në asnjë nivel tjetër si në atë uni-

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

11

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

12

versitar, nuk është më i rëndësishëm aplikimi i të menduarit

në mënyrë kritike, me anë të të cilit studentët fitojnë aftësi për

të testuar hipotezat, për mbledhjen e të dhënave, raportimin,

përfundimet përgjithësuese, si dhe rezultatet e komunikimit,

të cilat do të jenë mjete të rëndësishme intelektuale në karrierën

e tyre universitare dhe më pas, si studentë të përjetshëm.

Për më tepër, kombinimi i të menduarit kritik me analizat

në fushën e të mësuarit bashkëpunues dhe zgjidhjen e problemeve,

jo vetëm që përforcon procesin e përvetësimit, por

gjithashtu i përgatit studentët për t’u përballur me një botë që

po bëhet gjithnjë e më shumë e ndërvarur dhe e ndërlidhur.

“Të menduarit në mënyrë kritike është një proces intelektual

e i disiplinuar, për konceptimin, aplikimin, analizimin, sintetizimin

dhe vlerësimin aktiv dhe efektiv të informacionit

të mbledhur nga vëzhgimi, eksperienca, reflektimi, arsyetimi

ose komunikimi, si një guidë besimi dhe veprimi” (Scriven,

1996).

Të menduarit kritik ndodh kur nxënësit ndërtojnë njohuritë

e tyre përmes interpretimit, analizimit dhe duke organizuar

informacionin në lidhje me një çështje apo pyetje të caktuar

që kërkon më shumë sesa një përgjigje të drejtpërdrejtë

bazuar në njohuritë e fituara më parë (Adams, 1994). Kjo

mund të karakterizohet nga aftësi thelbësore të të menduarit,

të cilat mund të zhvillohen në auditor përmes analizimit të

teorisë dhe aplikimit praktik. Lista e aftësive

të aplikueshme përfshin, por nuk kufizohet

vetëm tek: fokusimi, mbledhja e të dhënave,

referencat, organizimi, analizimi, integrimi

dhe vlerësimi.

Pse duhet nxitur mendimi kritik gjatë procesit

të mësimdhënies? Shpesh herë, studentët janë

të pozitat e marrësve pasivë të informacionit.

Nëpërmjet teknologjisë, sot sasia e informacionit

në dispozicion është masive. Ky

shpërthim informacioni ka plotësisht gjasa të

vazhdojë dhe në të ardhmen. Studentët kanë

nevojë për një guidë që t’i udhëzojë përmes

informacionit dhe jo të pranojnë pasivisht

çdo informacion që i ofrohet. Studentët duhet

“të zhvillojnë dhe të zbatojnë efektivisht

aftësitë e të menduarit kritik në studimet e

tyre akademike, për të zgjidhur problemet

komplekse me të cilat do të përballen, si dhe

për të bërë zgjedhjet e duhura përballë sfidave

që do jenë të detyruar të kalojnë, si rezultat i

shpërthimit të shpejtë të informacionit dhe i

ndryshimeve të tjera teknologjike” (Oliver &

Utermohlen, 1995).

Për të përmirësuar mësimdhënien në universitete

duhet gjithashtu…

Cilësia e mësimdhënies është një nga çështjet

më të rëndësishme të politikave të arsimit në

përgjithësi dhe jo vetëm atij universitar. Tashmë

ka rritje të ndërgjegjësimit se përmirësimi i

cilësisë së mësimdhënies nuk duhet kërkuar

vetëm tek mësuesit, por tek e gjithë struktura

shtetërore dhe private që i kushtohet arsimit dhe

rritjes së cilësisë së tij. Zhvillimi nga pedagogu

i përgatitjeve alternative dhe programeve efektive,

si dhe ndërtimi i politikave mbështetëse

për arsimin e lartë, sjellin lulëzimin e shumë mundësive për

të patur një kastë pedagogësh të aftë dhe profesionalë. Dhe

së fundi, nëse duam një mësimdhënie cilësore në auditorët e

universiteteve tona, duhet t’i japim pedagogut një status më

të lartë, duke krijuar politika për tërheqjen dhe vlerësimin

e pedagogëve të aftë, motivimin e tyre për t’iu përkushtuar

më shumë mësimdhënies, përmirësimin e kushteve të auditorëve,

laboratorëve dhe të gjithë infrastrukturës të sistemit

universitar.

Referenca

Adams, Dennis, and Hamm, Mary. (1994). New Designs for

Teaching and Learning. San Francisco: Jossey-Boss.

Caine, R. N. dhe Caine, G. (1991). Making connections:

Teaching and the human brain. Menlo Park, CA: Innovative

Learning Publications.

Jensen, E. (1998). Teaching with the brain in mind. Alexandria,

VA: Association for Supervision and Curriculum

Development.

Scriven, M. dhe Paul, R. (1996). Defining critical thinking:

A draft statement for the National Council for Excellence in

Critical Thinking.

Thompson, N. (2000). The impact of conflict resolution

education on participating students and their families: A

qualitative case study.

MËSUESI & NXËNËSI

Zbatimi cilësor i kurrikulës në kopshte

Arsimi parashkollor tek ne nuk është i

detyrueshëm, por duke patur parasysh rëndësinë

e madhe që kanë për zhvillimin e njeriut vitet e

para të fëmijërisë, lind nevoja e zbatimit të një

politike të re, e cila të parashikojë dhe të realizojë

që grupi i tretë i arsimit parashkollor, pra

grupmosha 5-6 vjeç, të përfshihet hap pas hapi në

arsimin e detyruar, sepse kalimi në shkollën fillore

bëhet më i lehtë kur fëmija vjen nga një përvojë e

mirë e edukimit parashkollor

Zhvillimin e njeriut nga dita që lind e deri sa vdes, shumë

studiues të njohur, e krahasojnë me një ndërtesë dhjetëkatëshe,

ku tetë katet e para hidhen deri në moshën gjashtë vjeç. Ky

krahasim domethënës na bën të kuptojmë rëndësinë e madhe

që ka mosha parashkollore për formimin dhe rritjen e individit

të lirë dhe të përgjegjshëm. Vitet e zhvillimit të fëmijërisë së

hershme, në të cilat përfshihet edhe periudha 3-6 vjeçare, janë

me rëndësi të madhe për zhvillimin dhe formimin e mëvonshëm

të individit. Këto vite marrin më shumë rëndësi po të kemi

parasysh objektivin që grupi i tretë i arsimit parashkollor të

përfshihet në arsimin e detyruar, parashikuar në Strategjinë

Kombëtare të Arsimit Parauniversitar.

Arsimi parashkollor është një shërbim që u ofrohet fëmijëve

të moshës 3-6 vjeç dhe ka si objektiv kryesor të mbështesë, të

mundësojë e të lehtësojë zhvillimin e tyre. Kopshtet, si niveli

i parë i arsimimit, kanë si qëllim të realizojnë një përvojë dhe

mënyrë edukimi të veçantë e personale për çdo fëmijë dhe për

çdo grup fëmijësh.

Konferenca e Jomtienit, që u mblodh në vitin 1990, arriti në

përfundimin se, nëse bota dëshiron të realizojë objektivat e Arsimit

për të Gjithë, fëmijëria e hershme (0-6 vjeç) është pikërisht

mosha më kritike për të ndërhyrë. Duke pasur parasysh aftësitë

e jashtëzakonshme të të nxënit në këtë moshë, fëmijëria e hershme

vlerësohet si guri i themelit për reformën arsimore dhe

aktualisht përbën objektivin e parë në kuadrin e 6 objektivave

të përcaktuara në Nismën Botërore për Arsim për të Gjithë. Ka

ardhur koha që arsimi parashkollor të mos ketë vetëm një rol

ndihmës, sepse ndërhyrja cilësore në fëmijërinë e hershme ka

një normë të lartë kthyeshmërie në gjithë sistemin e arsimit

të detyrueshëm dhe për të gjithë personat që përfitojnë nga

kjo ndërhyrje.

Kurrikula ne arsimin parashkollor

Në vende të ndryshme të botës janë zbatuar dhe zbatohen

modele të ndryshme kurrikulare edukuese në arsimin parashkollor

në varësi të traditës, kushteve, mënyrës së organizimit të

institucioneve etj. Ajo që vihet re në përgjithësi për këto vende

është se frekuentimi i arsimit parashkollor për moshën 5 vjeç

(grupi i tretë) është i detyrueshëm. Ndërkaq, në vendin tonë,

arsimi parashkollor përfaqëson nivelin e parë të arsimit parauniversitar

dhe përbëhet nga institucionet arsimore parashkollore,

që frekuentohen nga fëmijë të grupmoshës 3-6 vjeç. Arsimi

parashkollor tek ne nuk është i detyrueshëm, por duke patur

parasysh rëndësinë e madhe që kanë për zhvillimin e njeriut

vitet e para të fëmijërisë, lind nevoja e zbatimit të një politike

të re, e cila të parashikojë dhe të realizojë që grupi i tretë i

arsimit parashkollor, pra grupmosha 5-6 vjeç, të përfshihet

hap pas hapi në arsimin e detyruar, sepse kalimi në shkollën

fillore bëhet më i lehtë kur fëmija vjen nga një përvojë e mirë e

edukimit parashkollor.

Kështu, ndryshe nga nivelet e tjera të shkollimit, që paraqiten

Bukurie HAXHIA - IKAP

më shumë konservatore përballë ndryshimit, kopshtet publike

në përgjithësi kanë qenë qendra të përfshirjes së elementëve

të përparuar të modeleve të tilla, si: “Hap pas hapi”, “Rexhio-

Emilia”, “Montesori”, “Frobeli” etj.

Shumëllojshmëria e programeve të fëmijërisë së hershme u

pranua me një lloj konsensusi të përgjithshëm, duke marrë

parasysh rëndësinë që kanë vitet e hershme për fëmijën, por

edhe nevojën për programe sa më bashkëkohore për këtë grupmoshë.

Këto modele alternative edukimi kanë vlera të caktuara

pedagogjike dhe i çuan më tej arritjet në këtë fushë dhe bënë

që të pësojë ndryshime edhe kurrikula në arsimin parashkollor,

për t’iu përgjigjur ndryshimeve që janë bërë në tërësi në arsimin

e detyruar.

Tani për kopshtet publike dhe jo publike janë të hartuara, për

të tre grupet Standardet e Përmbajtjes; Standardet e Arritjes

dhe Programet për Arsimin Parashkollor. Në këto dokumente

të Ministrisë së Arsimit, janë të përcaktuara fushat e zhvillimit,

objektivat që duhet të arrijnë fëmijët sipas grupmoshave, linjat

kurrikulare dhe konceptet kryesore që ata duhet të përvetësojnë

gjatë veprimtarisë në kopsht. Të gjitha këto që përmendëm

më lart janë kërkesa në funksion të zbatimit të Objektivave

të Mijëvjeçarit për Arsimin, pjesë e të cilit është edhe arsimi

parashkollor.

Ndërkaq, ndërsa në të gjitha nivelet e shkollimit po zbatohet me

sukses reforma arsimore e Altertekstit, për arsimin parashkollor

ende nuk po funksionon kjo reformë. Deri tani, edhe pasi ka

filluar zbatimi i kurrikulës së re në arsimin parashkollor, ende

nuk ka një literaturë mbështetëse për zhvillimin e veprimtarisë

ditore në kopshte, sipas fushave të zhvillimit, të përcaktuara në

Standardet e Përmbajtjes. Në të vërtetë edhe në këtë fushë ka

shumë botime, por me përjashtime të rralla, ato nuk u përmbahen

këtyre standardeve. Më së shumti janë libra me përralla,

lojëra zbavitëse, ngjyrosje figurash etj. dhe madje të hartuar

nga autorë që nuk kanë asnjë lloj lidhje me këtë nivel arsimimi.

Duhet thënë se vetëm pak autorë i kanë hartuar këto tekste duke

u mbështetur në mënyrë korrekte, në kurrikulën, standardet

dhe sipas fushave të zhvillimit të veprimtarisë. Nga vëzhgimet e

bëra del se thuajse në të gjitha rrethet zgjedhja e kësaj literature

mbështetëse i lihet spontanitetit. Kur në të vërtetë zgjedhjen e

këtyre librave duhet ta bëjnë edukatoret e secilit grup, ashtu siç

veprohet për përzgjedhjen e teksteve në nivelet e tjera të arsimit,

që e bëjnë mësuesit.

Përderisa tashmë edhe për arsimin parashkollor janë përcaktuar

standardet e përmbajtjes, standardet e arritjes dhe objektivat

sipas grupmoshave lind nevoja që dhe literatura mbështetëse me

të cilën do të punojnë fëmijët të hartohen, duke u mbështetur

në këto dokumente.

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

13

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

14

Drejtuesi, frymëzues dhe regjisor i drejtimit Hamit TAKA

Jo rrallë drejtues të caktuar përdorin terma

e fraza që tingëllojnë demokratike, ndërkohë

që në jetën dhe praktikën e përditshme operojnë

me autoritarizëm, fodullëk, nxjerrin në pah

kultin personal apo manipulojnë stafin

për të arritur qëllime të caktuara.

Teorikisht është përcaktuar strategjia e reformës në drejtim,

me një ndryshim filozofik thelbësor nga ai i sistemit të

mëparshëm, që ka synim përmirësimin rrënjësor të sistemit

dhe të kapaciteteve njerëzore, stabilizimin dhe funksionimin

me eficiencë të plotë të sistemit menaxhues me bazë

performancën në të gjitha hallkat e tij, të implementojë

skema të reja motivimi, të cilat bazohen në performancë

dhe meritë.

Drejtimi vizionar dhe kompetent i institucioneve të reja

arsimore, dikastereve, shkollave si dhe profesionalizmi i

lartë i drejtuesit, që të di të kapërcejë mendësitë e vjetra dhe

të sfidojë kufizimet e natyrës politike, sociale, ekonomike

apo kulturore të mjedisit dhe kohës që jeton, janë dy faktorë

shumë të rëndësishëm që mundësojnë reformimin e

thellë dhe të vijueshëm në gjithë sistemin e drejtimit dhe,

potencialisht, të vetë shoqërisë në një stad të caktuar të

zhvillimeve të saj.

Përvoja ka treguar se sa më të larta të jenë kërkesat që shtron

shoqëria, aq më i madh e delikat bëhet roli i drejtuesit. Për

këdo tani është më se e qartë se sigurimi i cilësisë së drejtimit

garantohet vetëm nëpërmjet një drejtimi efektiv të gjithë

punës që zhvillohet në institucionin përkatës. Drejtimi për

të cilin flitet dhe kërkohet duhet të jetë sa dinamik, aq edhe

demokratik. Vetëm në këtë mënyrë ai mund t’i japë tonin

jetës në shkollë dhe veprimtarisë së organizmave vepruese,

duke u ofruar të gjithë aktorëve shanse dhe vizione të reja.

Sipas Ronald T. Hyman “Drejtimi modern e sheh drejtuesin

si një person largpamës, vazhdimisht në kontakt me

stafin e tij, duke u përpjekur për ta, që gjithë punonjësit të

ndjehen mirë, të zhvillojnë dhe të aplikojnë në maksimum

aftësitë e tyre; ai udhëheq personelin drejt vetëpërsosjes,

për t’i kuptuar ata dhe për të përdorur forma rezultative

komunikimi”. Sipas tij drejtuesi duhet të shërbejë si model

duke u transmetuar të tjerëve me fjalë dhe me veprimet që

kryen, mesazhe të qarta se si duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin.

Gjithandej sot flitet dhe kërkohet një drejtim modern.

Për këtë ka teori dhe filozofi të ndryshme. Terma të tilla, si:

“drejtim demokratik”, “drejtim shkencor”, “bashkëpunim

dhe punë në ekip” etj., dëshmojnë se drejtimit autokratik

i ka shkuar koha. Në sistemin e ri demokratik i gjithë stafi

mësimor duhet të marrë pjesë në vendimmarrjet më të

rëndësishme, çdo mësues duhet të ndjehet pjesë e ekipit.

Studiuesi Lovell thotë se drejtuesi bashkëkohor duhet të

përdorë sa më shumë elementë motivues, që stafi të përjetojë

ndjenjën e përkatësisë ndaj institucionit ku punon dhe të

ndihet krenar për të. Nuk mjafton vetëm t’i dish e t’i shprehësh

këto norma me elokuencë, por edhe t’i zbatosh, që të

mos mbeten vetëm slogane të këndshme, por një realitet.

Jo rrallë drejtues të caktuar përdorin terma e fraza që tingëllojnë

demokratike, ndërkohë që në jetën dhe praktikën e

përditshme operojnë me autoritarizëm, fodullëk, nxjerrin

në pah kultin personal apo manipulojnë stafin për të arritur

qëllime të caktuara. Ndodh shpesh që drejtuesit të kërkojnë

një ekip “homogjen”, të një prerjeje, atë të modulit të shefit,

ndërkohë që duhet të kërkojnë një staf heterogjen. Një drejtim

modern dhe bashkëkohor do të thotë të vendosësh dhe

të sigurosh marrëdhënie të mirëbesimit reciprok ndërmjet

Mësues i shkollës se mesme /Sarandë

gjithë pjesëtarëve të stafit, t’u ndash ngarkesën, përgjegjësitë

dhe autoritetin, duke ndërgjegjësuar e kompaktësuar një

grup dinamik fituesish. Puna e stafit është e suksesshme,

kur çdo mësues çmohet si një individ i vlefshëm, një fitues

potencial, që sjell kontribute të veçanta në mbarëvajtjen e

punës së tërë ekipit. Në këto rrethana marrëdhëniet midis

personelit janë të hapura, miqësore dhe jo “zyrtare”, besimi

reciprok dhe respekti për individin shihen si thelbësore.

Dhe, në të gjitha këto dhënie e marrje, modeli i parë duhet

të jetë drejtuesi. Nëpërmjet metodave të drejtimit e projekteve

menaxhuese që zbaton në vendin e tij të punës, për të

krijuar një atmosferë të mirëfilltë pozitive, ai u mundëson

të gjithëve shanse të shumta suksesi, u krijon hapësirë të

ndjehen të lirë për të provuar idetë e tyre, të eksperimentojnë

forma të reja pune, pa u ndrojtur edhe pse mund të

gabojnë. Madje më tepër, t’i konsiderojnë gabimet si shanse

të vlefshme për përmirësimin e punës dhe zhvillimin e tyre

profesional. Mendoj se modele të tilla sot nuk u mungojnë

shkollave, zyrave e drejtorive arsimore dhe dikastereve të

MASH-it.

Kërkesa të tilla, për sa thamë më lart, mund të duken disi

të vështira për disa drejtues, ndaj rezistenca për ndryshime

është normale. Nga e reja dhe e panjohura të gjithë kanë

droje. Suksesi i vërtetë vjen pas shumë provash e dështimesh.

Por shumë herë kjo rezistencë vjen nga paaftësia profesionale

e komunikuese, nga mentalitetet e vjetra dhe të reja, apo

nga motive jo të pastra për rolin e marrë përsipër. Mjaft

drejtues i kuptojnë ndryshimet që kërkohen të bëhen, por

pak i realizojnë dhe shpesh joshen të marrin pjesë në këto

praktika, vetëm duke u ndier mirë nga përfshirja në to.

Politikat e qeverisjes demokratike sot e vënë theksin në

krijimin e hapësirave të mundshme për përfshirjen e të

rinjve, jo vetëm si faktorë socialë e politikë, si “aktorë të

ndryshimeve sociale”, por edhe drejt pjesëmarrjes aktive

dhe promovimit të vlerave rinore në jetën shoqërore dhe

menaxhimin e energjive njerëzore, duke forcuar kështu

edhe statusin social-ekonomik të tyre. Të rinjtë cilësorë

duhen afruar në sistemin e drejtimit, për të alternuar kontributet

me specialistët e vjetër, duke sjellë risi në mënyrën

e të konceptuarit dhe etikën e drejtimit. Si të vjetrit, ashtu

edhe të rinjtë duhet të sjellin një frymë dhe eksperience të

re në sistemin e drejtimit, sipas modeleve të demokracive

perëndimore.

Jo rrallë edhe sot tek ne, në vend të drejtuesit efektiv, ndeshet

ende tipi i drejtuesit autoritar, i cili e udhëheq stafin e tij

me instruksione. Ai urdhëron se çfarë duhet bërë e çfarë nuk

duhet bërë, gjeneron shumë instruksione, pak përgjegjësi

personale dhe hapësirë për iniciativë. Këto instruksione janë

kryesisht njohuri rreth kufizimeve, që kufizojnë lirinë për

të vepruar dhe mbytin krijimtarinë. Ndërkohë që drejtuesi

efektiv lejon stafin e tij të ndërmarrë iniciativa dhe të vetëveprojë.

Ai mbështetet tek udhëheqja strategjike dhe bëhet një

person me vizione, një njeri që jep e merr informacione, që

inspiron kolegët e tij. Shkurt, autoritari drejton njerëzit e tij,

drejtuesi efektiv inspiron njerëzit e tij; autoritari mbështetet

tek autoriteti, efektivi tek dashamirësia; autoritari evokon

frikën, efektivi rrezaton dashuri; autoritari thotë “unë”, efektivi

thotë “ne”; autoritari tregon cili është gabimi, efektivi

shpjegon gabimin; autoritari di si është bërë, efektivi di si

duhet bërë; autoritari kërkon respekt, efektivi imponon e

gëzon respekt. Ideja bazë që i përshkon të gjitha kërkimet

në fushën e drejtimit bashkëkohor pakashumë është e tillë:

drejtimi është arti i krijimit, ruajtjes, zhvillimit e rritjes së

stafit. Drejtuesi është frymëzuesi dhe realizuesi i këtij arti.

Si i tillë ai duhet të rritet vazhdimisht bashkë me ekipin.

Këshilli i Europës, në bashkëpunim me Institutin e

Zhvillimit të Arsimit, në zbatim të Projektit kundër

korrupsionit në Shqipëri, PACA (Project Against

Corruption in Albania), për tri ditë me radhë, organizoi

në Durrës trajnimin “Arsimi kundër korrupsionit”.

Në trajnim morën pjesë mbi 30 mësues

nga të gjitha DAR-të, si dhe specialistë nga MASH-i

e IZHA. Synimi i trajnimit ishte gjetja dhe studimi

i mundësive për futjen e moduleve antikorrupsion

në kurrikulën shkollore. Tematika e trajnimit, i

pari i këtij lloji në fushën e arsimit në vendin tonë,

ishte e pasur me prezantimet e bëra nga trajneret

Daiva Penkauskiene dhe Melinda Mula, lidhur

konceptin e korrupsionit: çfarë është dhe çfarë nuk

është korrupsioni; përkufizimet e ndryshme për

korrupsionin; si mbulohet korrupsioni në dokumente

të ndryshme zyrtare në Shqipëri; format dhe

karakteristikat kryesore të korrupsionit; shkaqet

dhe pasojat e korrupsionit; mënyrat dhe mundësitë

për ta luftuar korrupsionin etj. Që ditën e parë,

këto prezantime u shoqëruan me punë në grupe,

analiza, ushtrime, diskutime, debate e argumente

nga të gjithë pjesëmarrësit.

Në seancat e ditës së dytë të trajnimit u trajtua tema

“Arsimi dhe korrupsioni”. Në qendër të aktiviteteve

ishte dhënia e përgjigjeve për pyetjet: A ka të bëjë

arsimi me korrupsionin? A ka korrupsion në arsim?

Ku dhe si? Si mund të parandalohet korrupsioni

në arsim? Cilat janë vlerat personale dhe ato në

grup? Cila është marrëdhënia ndërmjet vlerave dhe

sjelljes? Nuk munguan qasjet për luftën kundër

korrupsionit në shkolla; për përfshirjen dhe ndërthurjen

e kësaj lufte në kurrikul, në mësimdhënie

e në mësimnxënie; për disa nga aspektet kryesore

të integrimit të saj përmes planifikimit dhe zhvillimit

të mësimit etj.

Puna në grupe sipas profileve lëndore të mësuesve

pjesëmarrës, në ditën e tretë të seminarit

solli mësime model në gjuhë shqipe dhe letërsi, në

Arsimi kundër korrupsionit

Duhet të bëhet më njerëzor se sa është natyra e tij. Mbi këtë

projekt, në shkollën tonë të re demokratike janë rishikuar

aspektet konceptuale, përmbajtja, sistematika e stilet e drejtimit

aktual. Pra, ndërsa drejtimi është art, drejtuesi duhet

të jetë krijues, aktor e regjizor. Për drejtimin diskutohen

mënyrat, stilet, për drejtuesin aftësitë, cilësitë, qëndrimet.

Mirëpo, megjithëse kanë ndryshuar të gjitha modalitetet dhe

mënyrat e vjetra të vlerësimit të performancës meritokratike

profesionale, si reminishencë e së kaluarës, te ne, drejtuesi

dhe drejtimi në përgjithësi, vazhdon ende të jetë i veshur

me pushtet dhe ushtrim konservator të këtij pushteti. Për

rrjedhojë lakmohet shumë. Predominon ende dëshira e

madhe për të marrë rolin e drejtuesit, por jo në këtë nivel

qëndrojnë aftësitë, pasioni, cilësitë, stilet efikase, për të

realizuar një drejtim bashkëkohor të punëve. Por tashmë

bashkë me diktaturën është rrëzuar edhe miti i pushtetit.

Në demokraci drejtimi ka zbritur nga Olimpi i pushtetit

në mbretërinë e humanizmit dhe të vlerave.

Besnik RAMA - Specialist në MASh

psikologji, në edukatë shoqërore e qytetari, në karrierën

dhe aftësitë për jetën, në ekonomi, në histori

etj. Temat e përzgjedhura nga mësuesit dhe strukturat

e orëve mësimore model që u hartuan, ishin

tregues të mundësive të përfshirjes dhe integrimit

të antikorrupsionit në njësi të shumta mësimore.

Njëkohësisht, seanca e planifikimit të mësimeve

në grup, ajo e diskutimeve për kuadrin planifikues

dhe prezantimet e mësimeve model ishin tregues

të aftësive profesionale të mësuesve pjesëmarrës.

Mësuesit që u trajnuar, brenda periudhës deri në

trajnimin e dytë, që do të bëhet me ta për të njëjtën

temë, do të kërkojnë e do të gjejnë hapësirat e

mundshme ku antikorrupsioni mund të trajtohet

në lëndët mësimore. Ata do të hartojnë dhe do të

dorëzojnë individualisht mësime të tjera model.

Mësimet model që do të vlerësohen si më të mirat,

do të përfshihen në një udhëzues metodologjik për

antikorrupsionin në arsim. Udhëzuesi, i cili, veç

mësimeve model, do të përmbajë dhe kapituj ku

mësuesit, drejtuesit dhe specialistët e arsimit do të

gjejnë shtjellime të hollësishme për korrupsionin

si koncept dhe për mundësitë e futjes së moduleve

antikorrupsion në kurrikulën shkollore, pasi të përgatitet,

do t’u shkojë për përdorim institucioneve

të arsimit parauniversitar.

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

15

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

16

Disa shpjegime për objektivat specifikë

Disa mësues e njohin prej kohësh të mësuarin

nëpërmjet objektivave. Mirëpo nga konsultat e

shumta ka dalë se ka mësues që duan më shumë

informacion. Kështu mund t’i mbështesim ata

me disa shpjegime për formulimin e objektivave

specifikë, për klasifikimin e tyre, për identifikimin

e gabimeve të formulimeve të bëra në programe

dhe ndreqjen e tyre

Për ta formuluar qartë një objektiv specifik duhen kriteret e

mëposhtëm:

• Shkruaj veprimtarinë e vëzhgueshme (sjelljen ). Duhet të

shkruhet ajo që nxënësi duhet të jetë i aftë të realizojë për

të provuar se sa e ka arritur objektivin. Ky është një rregull

i detyrueshëm.

• Shkruaj kushtet, në të cilat duhet të manifestohet veprimtaria.

Saktësimi i këtyre kushteve lejon që objektivi të konturohet

më mirë, që të sqarohen kufijtë e tij. Kushtet mund të

jenë saktësime (duke patur të dhënë… ), autorizime (“ me

ndihmën e ..”), ndalime (“ pa asnjë referencë…”) etj. Ose:

Nga memoria (përmendësh), duke patur ose duke mos patur

një listë, tabelë, jepet një vizatim, figurë ose mjet (kompas,

vizore, gërshërë, aparat, pajisje, substancë, hartë; i jepet një

rregull, formulë, ligj etj; veprimi do të kryhet në klasë, jashtë,

në laborator etj.

• Sakëso kriterin e suksesit, arritjes.

Duke saktësuar arritjen minimale, mund të gjykojmë për

arritjen e objektivit. Shembuj kriteresh janë: koha e kryerjes,

përqindje e përgjigjeve të mira etj.

Një objektiv specifik, është objektiv veprimi, objektiv veprimtarie,

objektiv sjelljeje. Ai është objektiv i të nxënit, sepse

si çdo objektiv tjetër ai përshkruan se çfarë do të jetë i aftë

të bëjë nxënësi dhe jo se çfarë ka ndërmend të bëjë mësuesi

në orën e mësimit. Në se objektivat e orës së mësimit janë

përmbushur, kjo do të thotë se ora është e përqendruar, jo

vetëm tek mësuesi, por edhe tek nxënësi dhe se nxënësi ka

qenë aktiv (ose interaktiv) në orën e mësimit. Kjo do të

thotë, akoma, se nxënësi do të jetë tërhequr në mësim, do

të jetë përqendruar tek nxënia e tij dhe nëse ai arrin progres,

kjo do të thotë se ai do të motivohet më tej në interesimin

e tij për të nxënit. Se çfarë metodash dhe strategjie, se çfarë

detyrash do të japë mësuesi hap pas hapi, për realizimin e

objektivave specifikë, këto janë probleme më vete.(mund të

trajtohen më vonë).

Kur formulon një objektiv specifik, pasi përcakton se cilit

nivel shkollimi i përket ai (kjo në rastin tonë është e zgjidhur

nga programi) duhet t’u përgjigjesh pyetjeve :

• Cila është veprimtaria e vëzhgueshme që do të tregojë se

objektivi është arritur?

• Cili do të jetë objekti (produkti) i kësaj veprimtarie (arritjeje)?

• Në cilat kushte do të ketë vend veprimtaria?

• Cilat kritere do të shërbejnë për të përcaktuar në se produkti

është i kënaqshëm?

Shembull: Nxënësi të shkruajë një situatë në formë dialogu të

imagjinuar prej tij. Situata të përmbajë qëndrime etnocentrike

dhe ksenocentrike, të përfundohet për 15 minuta dhe të jetë

më e gjatë se 8 fjali mesatare.

Veprimtari e vëzhgueshme: Të shkruajë

Objekti (produkti): Një situatë në formë dialogu

Kushtet: nga imagjinata e vetë nxënësit

Aida SERJANAJ/AVA

Kriteret. Situata të përmbajë qëndrime etnocntrike dhe

ksenocentrike, të përfundojë për 15 minuta dhe të mos jetë

mbi 8 fjali mesatare.

Në shembujt më poshtë të objektivave të sjelljes VEPRIM-

TARIA dhe OBJEKTI (PRODUKTI) janë dalluar me

shkronja të theksuara, KUSHTET janë me shkronja korsive,

ndërsa KRITERI është mbyllur në kllapë të rrumbullakët.

Shembull 1

Të listojë (saktë) metodat kryesore të studimit sociologjik

sipas tekstit.

VEPRIMTARIA - të listojë

OBJEKTI (PRODUKTI) - metodat kryesore të studimit

sociologjik

KUSHTI - sipas tekstit

KRITERI - (saktë)

Shembull 2

Të identifikojë (të gjitha) kriteret e vërtetësisë të një pohimi

sipas Dekartit, Spinozës, pragmatizmit, etj...

VEPRIMTARIA - të identifikojë

OBJEKTI (PRODUKTI) - kriteret e vërtetësisë të një

pohimi

KUSHTI - sipas Dekartit, Spinozës, pragmatizmit, etj...

KRITERI - (të gjitha)

Në tabelën që vijon krahasohen foljet vepruese ( që përdoren

për formulimin e objektivave vepruese), me foljet që kanë

përcaktueshmëri të madhe ( që nuk përdoren për objektiva

vepruese, por për ato mendorë ).

Folje të vlefshme

për objektivat

Shumë mësues dhe hartues kurrikulash, kanë prirje të përdorin

fjalë me përcaktueshmëri të madhe ( të kuptojë, të dijë,)

kur synojnë që të hartojnë objektiva veprimi.

Me këto folje në të vërtetë, ata nuk hartojnë objektiva veprues,

por mendorë, të cilët nuk janë objektiva arritjesh. Ka

edhe raste kur folja “të dijë” është parazit ( e tepërt) dhe mund

të hiqet për ta bërë formulimin më të saktë, si në shembullin

e mëposhtëm :

Është shkruar

Të dijë të përkufizoje refleksionin filozofik.

Duhet shkruar

Të përkufizojë refleksionin filozofik.

Folje që kanë papërcaktueshmëri

të madhe

(nuk përdoren për objektivat

specifikë)

Të shkruash Të dish

Të recitosh Të kuptosh

Të identifikosh Të kesh të qartë

Të veçosh Të pëlqesh

Të zgjedhësh Të kesh ndjenjë

Të recitosh Të kënaqesh me…

Të numërosh Të besosh

Të krahasosh Të bëhesh i ndërgjegjshëm

... Kjo temë mund të vazhdojë në numrat e ardhshëm në

varësi të interesit të mësuesve për të.

Si planifikohet dhe realizohet mësimdhënia

në orën e edukimit fizik

Në orën e edukimit fizik trajtohet

kultura fizike e cila shpreh dhe

përfaqëson një tërësi dijesh, të cilat

lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin fizik,

me shëndetin, me çlodhjen fizike

Tematika e edukimit fizik është e orientuar dhe me sasinë

e orëve në dispozicion nga kurrikula zyrtare e cila priret

të shfaqi tek nxënësi nivele të larta të menduari dhe

vepruari. Kjo rezulton që, si lëndë më vete, të marrë

misionin e saj me specifikën e saj. Ndryshe nga lëndët e

tjera, ku mësohet nëpërmjet leximit apo dëgjimit, këtu

trajtohet vizualisht lëvizja, si dekori i estetikës trupore

me plotësimin e inteligjencës. Termi kurrikul i edukimit

fizik nënkupton përfaqësinë e një sistemi tepër të organizuar

me objektivin e përgjithshëm, i cili reflekton në

mënyrë koherente synimet dhe objektivat e përmbajtjes

dhe proceset e vlerësimit në linjat sportive.

Si planifikohet dhe realizohet mësimdhënia në funksion

të vlerësimit të nxënësit, nëpërmjet vëzhgimit të

dinamikës lëvizore, në veprimtari kulturore - sportive?

Standardet e arritjeve te nxënësi kanë të bëjnë me aftësitë

e tyre për të zgjidhur detyra komplekse fizike dhe

intelektuale. Linjat sportive të programuara nga mësuesi,

në brendinë e tyre përfshijnë ushtrime standarde për

shfaqjen e cilësisë së realizimit. Ndryshe nga loja në

grup, siç janë lojërat sportive, në sportet individuale

si, gjimnastika, atletika, shikohen se si zbatohen disa

parime të biomekanikës, ose në atletikë se si ai operon

me shpejtësinë e duhur, sepse si sporte individuale këtu

klasifikohet aftësia, apo kultura fizike e nxënësit.

Efikasiteti i nxënësit ka të bëjë edhe me rrethanat e

tij me mënyrën e përgatitjes në mënyrë të pavarur, në

moshë më të vogël, me mënyrën e të kuptuarit të termit

të lëvizjes, apo drejtimit pozicionin dhe amlitudën e

fleksibilitetit, si aftësi që e zotëron dhe i shërben për të

shfaqur talentin e tij.

Në raport me lëndët e tjera shkollore, si përfshirje ndërlëndore,

edukimi fizik kërkon kolegjialitet, mobilizim

si dhe mjete zbatuese, të cilat i shërbejnë si udhëzues.

Nevojiten mjete ndihmëse didaktike, të përshtatshme

Punoi: Arjan OSMANI

Mësues i edukimit fizik, Kashar - Qendër

për pjesën përgatitore dhe pjesën themelore dhe, kur

këto mungojnë, më së miri lexohen si mangësi planifikuese

konkurruese në terrenet sportive ku drejtoria e

shkollës e konstaton më mirë edhe pa lupë e pa komente

analizë. Sigurisht, kur drejtori i shkollës e përjeton

ndjesinë e një seance sportive, ai bëhet trupëz e rritjes

së strukturës kurrikulare. Mjetet sportive plotësojnë

rregullat metodike për realizimin korrekt të ushtrimit,

madje, edhe vizuesi i fushës është mjet orientues dhe

gati parësor për realizim të detajuar. Mos vlerësimi rëndon

zbatimin e saj e bën atë të vakët, pa performancë

e paraqitje. Këtu efiçenca nuk paraqitet në kuotat e saj

për arritjen e rezultatit sportiv dhe kreditet e nxënësit

nuk shprehin status si nxënës e si sportist i së ardhmes.

Plotëshmëria e orës së mësimit nuk është rezultative.

Një evidentim jo i kënaqshëm dhe një përparim apo

krahasim, kërkon analizë gjithëpërfshirëse.

Kur analiza e orës së mësimit na shërben si mbështjellje.

Nëpërmjet ditarit, mësuesi përcakton shkallën e njohjes

së klasës(nxënësit), shtron objektivat specifikë me synimin

që të evitohet puna spontane, pa përgjegjësi jo vetëm

e tij, por edhe e nxënësve, bën lidhjen midis mësimit

të mëparshëm me të sotmin, interpreton ushtrime të

përafërta, të ngjashme më temën ditore, shpalos njohuritë

e reja lëndore në marrëdhënie ekstrakurikulare; si

imazhe me mbështetje të videoprojektorit apo komente

dhe ilustrime me program info të lëvizjes olimpike në

botë e në vendin tonë e, më konkretisht, realizimi i javës

olimpike në shkollat tona. Aktivitete e demonstrime

aerobi - dance etj, forma ushtrimore si fitness joga që i

disponon mësuesi i edukimit fizik si suplement, janë

pjesë përbërëse e kurrikulës lëndore.

Për nxënësit që zgjedhin module të veçanta si p.sh.

në stërvitjen e fitnessit, nevojitet një gamë më e gjerë

mjetesh ushtruese ku marrin pjesë grupime homogjene

nxënësish që u jepet mundësia për të zhvilluar kapacitetin

fizik dhe formimin antropometrik të tyre, kondi-

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

17

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

18

cionin fizik.

Marrëdhëniet e mësuesit me nxënësin.

Forma dhe gjuha e komunikimit duhet e kujdesshme e

qartë e kuptueshme dhe, siç thuhet, mësuesi duhet të

jetë një njohës i mirë i gjuhës shqipe

Në pjesën përgatitore mësuesi është më i interesuar që të

përgatisë nxënësin për mësim duke i rritur atij aspektin

psikologjik e fiziologjik. Nga forma e organizimit të

mësimit, informohet mbi tipin, apo temperamentin e

nxënësit, sa të zhvilluar e ka procesin nervor, predispozicionin

e tij për t’u përballur me intensitetin e ushtrimit,

cilën detyrë ai e kryen në mënyrë individuale dhe cilën në

grup, si i kupton rregullat dhe kërkesat për lëvizshmëri.

Pjesa themelore: Nxënësi duhet t’i përgjigjet nivelit të

zbatimit praktik, si e përballon ngarkesën, vështirësinë

e ushtrimit dhe atij i duhet të kuptojë metodikën e

mësuesit, gjuhën teknike të tij. Natyrisht, larmia e informacionit

mbi strategjinë e

lëvizjes e bën atë interesant e të

frytdhënës. Këtu, mësuesi dallon

edhe nxënësit me mangësi

e aftësi të dobët perceptuese.

Objektivat e shumëllojshëm

specifikë synojnë për nivelin

e arritjeve, shprehin norma të

qëndrueshme për aftësitë dhe

shprehitë lëvizore.

Ecuria metodika dhe identifikimi

i nivelit të nxënësit.

Nxënësi duhet të jetë i aftë të

kryejë lëvizjet e duhura gjatë

ushtrimeve të ndryshme fizike

dhe këtu prezantohet statusi i

tij. Ai duhet të dijë të vetëmbrohet

gjatë aktit lëvizor, ose në

tërësinë e vëllimit të ushtrimit,

ai duhet të kuptojë feedbackun

e mësuesit në situatë ush-

trimi duke qenë i vullnetshëm në

rezistencën psikomotorike, ose në

gatishmërinë lëvizore psikologjike.

Duhet të jetë i zhdërvjellët për të

shpalosur kapacitetin fiziko-lëvizor,

të shprehë me vëmendje dhe lëvizje

të sakta dhe të përpikta bagazhin e

tij lëvizor. Duke arritur në reflektim

dhe thellim të ekzekutimit, nxënësi

kompozon figurën ideo-motore të

veprimit, harmonizon lëvizjen, krijon

ndjenjën e spektaklit, arrin të

garojë duke amortizuar anën emocionale

dhe dendësinë e ushtrimit.

Metodika e punës për nxjerrjen e

rezultateve

Vlerësimi periodik i nxënësit,

mbështetet në të dhëna dhe arritje

ku nëpërmjet vëzhgimit mësuesi

klasifikon dhe krediton shkallën e përparimit, aftësitë

motore të nxënësit, përparimin krahasues, frekuentimin

dhe normën e diferencuar. Mësuesi zbulon talentin e

nxënësit, jo nëpërmjet afeksionit sportiv, por nëpërmjet

lojërave qëllimore që ai skicon, udhëzon e interpreton në

varësi të gjendjes që dominon kapacitetin e tij. Ai monitoron

lëvizjen e tij, në të gjithë hallkat e tij, veçoritë

moshore duke u bërë kontroll kryesisht frontal e verbal.

Konstatojmë se vlerësimi relativ i nxënësit është arti i

njohjes së tyre, është finalizim i planifikimit racional,

është shpërblim i diferencuar dhe objektivi i rëndësishëm

mbetet që çdo nxënës duhet të përparojë në ritmin e tij,

ndërsa mësuesi t’u sigurojë gatishmërinë fizike, lëvizore

dhe psikologjike në mësim.

Rrjedhimisht, vlerësimi apriori ose me subjektivizëm,

apo me intuitë nuk është kreditim real dhe evidentimi

i arritjes së nxënësit, mbetet evidence e testimit dhe

vlerësimit, është prioritet që duhet respektuar. Testimi

i hap rrugën vlerësimit të koncentruar në përfundim të

shkollës.

Ditët e pushimeve dhe trajnimet e mësuesve

Mbështetur në nevojat personale, por edhe të grupit,

mësuesit duhet të depozitojnë kërkesat e tyre

pranë drejtorive të shkollave dhe departamenteve

dhe, mbi bazën e një plani të përbashkët për

zhvillim profesional, të organizojnë veprimtari të

gjëra profesionale në nivel shkolle, grupshkolle dhe

rajoni. Është mirë që të respektohet rruga që ndjek

nevojat për trajnim të mësuesve mbështetur në

tematikat dhe kërkesat e mësuesve në shërbim.

Siç dihet, mësuesi ёshtё njё aktor i rёndёsishёm dhe

shumë i fuqishëm që mundëson progresin dhe suksesin

e shkollës dhe të të gjithë nxënësve. Në kontekstin

e zhvillimeve globale mësuesi përballet, shpesh, mes

standardeve të munguara.

Mbi këtë përfytyrim mbi synimet dhe objektivat arsimore,

mësuesit duhet tё synojnё zhvillimin profesional

pёr gjatё gjithё jetёs. Ata duhet tё jenё nё koherencë

me çdo ndryshim dhe kërkesë të sotme në lidhje me

ndryshimet dhe risitë në komponentë të ndryshëm të

arsimit të tilla si kurrikulat, trajnimi, vlerësimi etj. Nё

ndihmё tё këtyre ndryshimeve mësuesit duhet t’i vijnë

forma të larmishme zhvillimi profesional që ashtu siç

rekomandohen edhe nga organizmat ndërkombëtare,

ata duhet të kuptojnë mirë të mësuarit për gjatë gjithë

jetës.

Në vitin që sapo kemi nisur janë krijuar hapësira që

mësuesit të organizohen dhe të ndërmarrin lëvizje

dhe iniciativa për zhvillim profesional. Këto veprimtari

mund të jenë objekt trajnimi në ditët e pushimeve

ndërmjet dy muajve.

Mbështetur në nevojat personale, por edhe të grupit,

mësuesit duhet të depozitojnë kërkesat e tyre pranë

drejtorive të shkollave dhe departamenteve dhe, mbi

bazën e një plani të përbashkët

për zhvillim profesional, të

organizojnë veprimtari të gjёra

profesionale në nivel shkolle,

grupshkolle dhe rajoni. Është

mirë që të respektohet rruga

që ndjek nevojat për trajnim të

mësuesve mbështetur në tematikat

dhe kërkesat e mësuesve

në shërbim. Këto shërbime

mund t’i ofrojnë vetë shkollat

trajnerët shkollorë por edhe

ata lokalë, OJF, universitetet

etj. Vetë shkollat iu drejtojnë

kërkesat institucioneve të caktuara.

Nevojat e mёsuesve pёr trajnim

Mësuesit në shkollat tona janë

trajnuar në mënyra të ndryshme

herë me planifikim herë

herë në mënyrë personale e

herë edhe sipas udhëzimeve

Brunilda ÇERRAGA

shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada” - Tiranë

nga institucionet drejtuese. Kështu nuk kanë munguar

në shkollat tona një hap i madh është bërë;

1. Për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe

për rrjedhojë vjen si domosdoshmëri që mësuesit duhet

të trajnohen për t’u marrë në mënyrë sa më profesionale

me këta fëmijë.

2. Pavarësisht nga njohuritë në fushën e psikologjisë që

kanë marrë në shkollë, mendoj se mësuesit kanë nevojë

të trajnohen më thellë edhe në këtë fushë.

3. Asnjëherë më parë mësuesi nuk është trajnuar se si

duhet ta arredojë ai klasën (shumë shkolla mbushen

apo “zbukurohen”muret e klasës në fillim të vitit dhe

nuk preken më).

4. Nuk është menduar se ka mundësi për trajnimin e

komunitetit përreth shkollës, me qëllim që ata ta shohin

me të vërtetë shkollën si një institucion edukimi dhe

ta mbrojnë atë.

5. Probleme të etikës. Mësuesi nuk është trajnuar asnjëherë

për etikën dhe është shumë e domosdoshme

sepse ai modelon ata që i përkasin së nesërmes.

6. Është domosdoshmëri trajnimi i mësuesve për

vlerësimin dhe formulimin e nxënësve me nivelet: mjaftueshëm,

mirё, shumë mirë, për klasat e para e të dyta.

7. Nuk është menduar që mësuesit që janë kaq të rëndësishëm

në raport me alterteksin, të trajnohen se si duhet

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

19

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

20

të vlerësojnë një tekst.

8. Gjatё vitit shkollor mёsuesit mund tё bёjnë trajnime

nga shtёpitё botuese ose dialog me autorёt e teksteve

pёr pyetje dhe sygjerime tё ndryshme tё librave.

9. Trajnime të klasave të larta mësues-prindër-nxënës

me tema të ndryshme që të krijojnë raporte miqësore

ndërmjet kësaj treshjeje.

10. Trajnime si të hartojmë një projekt (në shërbim të

orëve të lira).

11. Është domosdoshmëri që mësuesit e Ciklit Fillor të

trajnohen nga specialistë për tema të veçanta të lëndëve

të djathtësive si edukim fizik, edukim figurativ, ndihma

e shpejtё, aftёsim teknologjik, lёndё qё nxёnёsi i pret

t’i zhvillojё me qejf, por shpesh mësuesi has vёshtirёsi

qё nё temёn e mësimit, si do tё hartojё planin e tij ditor

pёr atё orё e jo mё si do zhvillojё , ndёrkohё qё nxёnёsi

pret me dёshirё atё temё etj.

Ja çfarё kenaqёsie jep njё orё e realizueshme e lёndёs

sё aftёsimit teknologjik me temё: “Qepja e kopsёs”nga

nxënësit e klasёs sё dytё.

Melisa :-Unё jam shumё e kёnaqur qё mёsova tё qep vetё.

Laerti :-Tani mami nuk do tё mё bёrtasё mё pёr kopsat e

kёputura se unё do t’i qep vetё.

Besani :-Unё tani e ndryshova mendimin, do tё bёhem

rrobaqepёs...

Shila thotё qё unё dija pak se mё ka mёsuar tezja

qё kam rrobaqepёse por tani mёsova mirё u sa

shumё u kёnaqa.

Si të stimulohen mësuesit që të marrin pjesë në trajnime:

- Të shoqërohen trajnimet (lokale e kombëtare) me

çertifikata të kredituara;

-Të shoqërohen me një shpërblim (qofshin këto dhe

mjete kancelarie të domosdoshme gjatë procesit të

mësimdhënies);

-Të marrin role të ndryshme në arsim.

-Të shpërblehen për arritjet e nxënësve.

Në raport me trajnimin e tanishëm lindin pyetjet si

vijojnë:

Kur do të akreditohen kreditet e këtij trajnimi dhe nga

kush?

Pas kësaj procedure çfarë do të kem unë të veçantë në

raport me kolegët e mi?

Si do të reflektohen këto kredite në pagë, në grade

(kategori) apo në titull?

Kush duhet t’i bëjë trajnimet?

Nё qytete ka kapacitete tё ndryshme trajnerёsh tё formuara

nga organizata tё ndryshme shtetёrore dhe jo

shtetёrore qё mund tё marrin pёrsipёr tema tё ndryshme

trajnimi.

Trajnimet nuk mund ti bёj kushdo ato duhet tё kenё

disa standarte cilat janё pёrcaktuara nga IKT .

- Në trajnim, trajnuesi profesionist pavarësisht nga

përvojat e tij kombëtare e ndërkombëtare duhet të

ketë parasysh se kur është në një auditor më mësues,

është i detyruar t’i trajtojë ata si burime njerëzore të

rëndësishme që kanë në dorë të ardhmen e këtij vendi,

si njerëz që punojnë në terren dhe që sjellin përvoja nga

më të dobishmet që askund tjetër nuk mund t’i gjesh.

- Nuk jam aspak dakord me trajnerët pedantë që të imponohen

dhe që nuk pranojnë asgjë nga ato që mund

të thotë një mësues që po trajnohet.

- Trajnuesi duhet në radhë të parë të tejçojë paqe tek ata

që po trajnohen në mënyrë që t’i ketë vlerë trajnimi, dhe

të trajnuarit të mos rrinë të presin me padurim fundin

dhe të ndjehen të sfilitur në fund të tij, pse jo dhe pak

të dhunuar psikologjikisht duke menduar se nuk ditkan

me të vërtetë asgjë.

- Të dijë të respektojë përvojën në punë të mësuesit.

- Ta dëgjojë subjektin folës pa shprehur shenja indiferentizmi,

mospëlqimi apo ndonjëherë edhe mosvlerësimi.

- Ta shikojë atë si njeri me shumë vlera etj

(këto janë perceptime që më janë krijuar gjatë trajnimit ).

- Edhe mësuesit me përvoja mund të luajnë rolin e

trajnerit për tema të caktuara që lidhen me nevojat e

tyre për zhvillim profesional. Të tilla kapacitete mund

të gjenden në nivel shkolle dhe në grup shkolla. Le t’i

gjallërojmë dhe aktivizojmë kapacitetet tona profesionale

për t’i dhënë profesionit tonë gjallëri dhe vitalitet.

SHKOLLA & KOMUNITETI

PSIKO - DËSHMI

Përshtatja Adriatike LAMI - AVA

Artikujt “Psiko - Dëshmi” janë pjesë e realitetit

tonë të përditshëm në shkolla dhe familje. Rëndësia

që ne i japim një fakti apo një ndodhie në

shkollë, apo jashtë saj është ndonjëherë vendimtare

në realitetin psikologjik të fëmijës. Të thënurit e

këtij realiteti nuk ka qëllim moralizues, por shërben

si dëshmi nga ku ne shohim veten dhe të tjerët

dhe nga ku marrim qëllimin e radhës, për ditën

e ardhme apo për kohën e ardhme. Në numrat e

ardhshëm ne do t’ju sjellim tema të reja ku secila

sjell një realitet me të cilin ndeshemi përditë, por

reagimet për secilën prej tyre ju do t’i keni

në vetveten tuaj.

Të përshtatesh

apo jo kjo është çështja!

Profesioni i mësuesisë dhe ambienti shkollor janë fusha

ku merren më shumë vendime se në çdo ambient tjetër

fizik, apo shpirtëror. Kësaj dukurie i shtohet edhe afekti

psikologjik, për secilën nga vendimmarrjet e vogla apo

të mëdha. Nisur nga shija e përditshme ne diskutojmë

më tepër faktet pozitive, por nisur nga pasojat pak

marrim në shqyrtimin tonë bisedor faktet, rezultatet

apo pritshmëritë negative. Ia vlen të ndalemi në një

problem të natyrës së përshtatjes.

Gjatë një viti mësimor shumë njerëz, përpos të drejtës

për lëvizje, zgjedhin se ku do të banojnë dhe jetojnë.

Si rrjedhojë, edhe ku do të edukohen fëmijët e tyre. E

ndonëse të gjithë interesohen fillimisht për shtëpitë,

punën, rrogat, më në fund, kujtohen edhe për shkollën

e fëmijëve që bëhet një merak i së ardhmes. Një

ditë po dëgjoja dy miq të mi, të cilët kishin zgjedhur

për nipin e tyre një shkollë private, nisur nga fakti se

fëmija nuk dinte mirë shqipen, pasi kishte lindur jashtë

Shqipërisë. Argumenti i tyre se nuk ambientohej lehtë

në një shkollë shtetërore, shoqërohej me merakun se a

ia vlente më mirë këtu, apo në një vend tjetër. Fëmija

kishte turp të fliste midis shokësh, pasi shqipja e tij

nuk ishte tamam si e tyrja. Por, ndërkohë, nuk kishin

ndonjë rezultat të dukshëm pozitiv nga zgjedhja e bërë.

Ky djalë 12 vjeçar kishte vetëm 4 shokë në klasë dhe

mësuesen e tij. Rrethana e shtynte në biseda dhe komunikime

të ngushta dhe ndonjëherë të sajuara. Prej kujdesi

të tepruar, ai fitonte një dembelizëm dhe zgjidhte

të dëgjonte më mirë se sa të fliste. Larmia e temave të

përditshme qe e varfër dhe nuk ofronte mundësi për

angazhim aktiv. Kështu që përsëri zgjidhte heshtjen.

Familja e tij i trembej përballjes kolektive këtij elementi

social kaq të nevojshëm. I trembej një klase

me 30 nxënës dhe disa mësuesve në të njëjtën kohë.

Kështu detyra më e vështirë i mbetej djalit të vogël, i

cili duhej të bënte përpjekje kolosale për të dalë nga

“gjendja”, ndërkohë që në një mjedis tjetër atë mund ta

ndihmonin instinktivisht. Në këtë rast, mesa duket ai

kishte nevojë për më shumë shokë, miq, për më shumë

shqip dhe për më pak kujdes individual. I ndodhur në

rrjedhë ai ndoshta mund të dilte vetë prej saj…

Por përshtatje është edhe reagimi fëminor pas një fatkeqësie

familjare. Shumë fëmijë që humbasin prindërit

duan kohë të mësohen me këtë fakt. Ndërkohë familjet

dhe shkolla nuk kanë akoma një mënyrë unike për t’i

paraprirë përshtatjes së këtij fëmije. Më kujtohet para

disa kohësh një fakt në një shkollë të Tiranës. Dy fëmijë

në të njëjtën klasë humbasin prindërit e tyre. Njëri

nënën dhe tjetri babain. Njëri nuk qante përditë, sepse

mesa duket e kishte pranuar humbjen si koncept, pasi

i ishte thënë e vërteta, tjetri jo. Ai vazhdonte e pyeste

përditë: Kur do vijë mamaja ime? Atij i mbahej larg

kjo e vërtetë.

Nëse vrojtimi i këtij fëmijë do të kishte qenë më i

kujdesshëm dhe për të do kishin zgjedhur të vërtetën,

ndoshta reagimi i tij psikologjik nuk do kishte qenë

sikundër qe mospajtimi dhe mundimi koherent.

Niveli i përshtatjes, natyrisht që është personal, por

natyrisht që është edhe social. Ne zgjedhim të jemi

kundrejt saj indiferentë, tepër të angazhuar, apo me

një lloj distance përfshirëse kundrejt asaj që na ofrohet

dhe mënyrës se si na ofrohet..

Absolutisht nuk marr përsipër të them se cila prej tyre

është më e mira, pasi secila varet shumë nga ambienti,

koha, personi dhe realiteti në të cilin ka ndodhur. Ajo

që ne mund të ofrojmë është vëmendja dhe specifikimi

i saj. Fëmija e ka vështirë të zgjedhë se si dhe kur duhet

të përshtatet. Por, pavarësisht drejtimit që ne i japim,

ai përsëri zgjedh vetë, por jo vetëm.

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

21

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

22

Përjetësisht mirënjohje mësueses sonë të nderuar!

Mësuese Alma u nda

nga ne krejt papritur,

(Aksidenti i Fushe- Arrsit)

kur jeta dhe puna e

saj rrezatonte gjithandej

mirësi dhe humanizëm,

kur shpaloste ëndrra dhe

dëshira të tjera për të ardhmen,

duke u shërbyer

me devotshmëri dhe

përkushtim fëmijëve,

nxënësve të saj të dashur

në të gjitha shkollat,

kudo e thirri detyra.

Prandaj dhe largimi i saj nga jeta, së bashku me djalin

e saj të dashur, Arselin 6 - vjeçar, shkaktoi keqardhje

të thellë tek të gjithë: te kolegët e saj mësues, te nxënësit

dhe punonjësit e arsimit, tek i gjithë komuniteti i

prindërve që e donin dhe e respektonin mësuese Almën

për vlerat e saja të rralla njerëzore e profesionale.

Kolegia dhe mësuesja e nderuar Alma Marku, u lind dhe

u shkollua në fshatin Domgjon të Mirditës. Prejardhja e

saj, ishte një familje atdhetare me tradita arsimdashëse

Fëmijëria dhe adoleshenca e Almës, nuk ishin të lehta,

por vlerat e familjes dhe mirë edukimi e shkollimi me

sakrificë, bën që ajo ta përballonte jetën me besim e

shpresë, me guxim e optimizëm. Arsimimi ishte pika më

e ndjeshme e saj dhe që i hapi rrugën për të njohur

më mirë jetën. Falë dëshirës dhe pasionit të madh për

mësuesi, përfundoi me sukses shkollimin e lartë. Në këto

vite, u njoh me kolegun dhe bashkëshortin e ardhshëm të

saj Gjonin. Në misionin e madh të mësueses, Alma kishte

gjithmonë përkrahjen dhe mbështetjen e bashkëshortit

dhe kolegut të saj, i cili përpiqej t’ia lehtësonte sado pak

barrën e rëndë të angazhimeve në rritjen dhe edukimin

e dy fëmijëve. E natyrisht ndërmjet tyre, veçse një kontributi

të përbashkët në familje dhe në punë, lindi dhe u

lidh edhe një jetë bashkëshortore e admirueshme, model

i shkëlqyer për tërë komunitetin. Puna plot përkushtim

e mësuese Almës kë mbetur e njohur dhe përmendet

plot respekt në Shkozë të rrethit Pukës, në Adriatik të

Kurbinit dhe në gjimnazin e Mamurrasit, ku ajo punoi

6 vitet e fundit.

Edhe pse kishte jo më shumë se 10 vjet punë në mësuesi,

të gjithë ata që punuan me të, panë të personifikuar

modelin e qetësisë dhe dashurisë njerëzore, panë dhe

ruajnë të gjallë në kujtesë një grua me zemër të madhe

që rrezatonte vazhdimisht e pa u lodhur devocion,

përkushtim dhe dashuri te nxënësit e saj të dashur.

Tek të gjithë ata që e njohën nuk rresht dëshira për të

folur dhe për t`u shprehur për mësuese Almën, për të

vënë në dukje cilësi dhe karakteristika të saja. Në biseda

ajo veçohej si një grua fjalë pak, që vepronte pa zhurmë,

duke shprehur energji të mëdha jete dhe diturie, një

mësuese që zëri iu dëgjua veçse për mirë, për gjëra të

bukura dhe të mrekullueshme, gojë ëmbël dhe kurajoze

që mbronte me dinjitet pikëpamjet e saj humane dhe

profesionale, duke gjykuar dhe vlerësuar vazhdimisht me

sinqeritet e dashamirësi gjithçka të mirë dhe të bukur

që ofronte jeta dhe puna. Prandaj dhe shpejt Alma u

shndërrua një ndër figurat e dashura të mësuesisë dhe

admiruese, jo vetëm për gjimnazin e Mamurrasit, por

edhe për fshatrat e krahinën përreth. Aq sa e ndjeshme,

humane e tepër miqësore, por aq edhe dinjitoze e konsekuente

në mendimet dhe idetë themelore të bindjeve

që përbënin të plotë personalitetin e saj. Ajo dashuroi

pa fund hapësirat magjike të lirisë së fjalës së vërtetë, u

dha atyre pjesë nga jeta e saj e gjerë, deshi shumë fëmijët,

respektoi prindërit me të cilët punonte e ndante me

ta gjithçka sillte jeta. Me punën e saj nuk mbeti kurrë

skllave e ngurtë e rregullave, por theu kornizat tradicionale

të mësimdhënies, duke i dhënë frymëmarrje

të plotë orës së mësimit. Krijoi një fizionomi të plotë

në risitë e procedurat didaktike, paraqitej me të rinjtë

tepër dinjitoze, profesionalisht e kompletuar me një

etikë e moral shembullor, pra me një komunikim tepër

produktiv dhe një metodiste e shkëlqyer. Tek Alma,

mendimi dhe preokupimi i vazhdueshëm për zanatin

rrinte përherë zgjuar, ashtu siç rri zjarri ndezur në një

vatër të ngrohtë familjare, ëndërronte perspektivën e

vajzës dhe të djalit të saj për një edukim e shkollim, të

rriteshin duke u bërë të thjeshtë dhe me botë të madhe.

Prindërit e saj, Liza dhe Nikolla kanë mbushur zbrazëtinë

e shtëpisë me fotot e vajzës dhe nipit të tyre të ndjerë 6 -

vjeçar duke parë portretin e tyre kujtojnë të thonë diçka

… duke lënë një boshllëk të pambushur, një dhimbje

të thellë dhe respekti e mirënjohje të paharruar. Alma

dhe djalin e saj 6 vjeçar e kujtojnë me lot mallëngjimi

vajza Albiona, nxënëse në klasën e shtatë që i shpëtoi

vdekjes nga aksidenti. Emri i Almës dhe Arselit të vogël

do të mbeten përjetësisht në memorien e të gjithëve si

një nderim e respekt që Alma për sa qe gjallë kultivoi

dhe la ngrohtësinë, mirësinë, fisnikërinë, respektin dhe

dashurinë njerëzore.

Përjetësisht mirënjohje mësueses se pasionuar e të

nderuar qe do të mbetet e tillë në zemrat tona!

Fran GJOKA - DAR Lezhë

Shprehitë komunikative në shkollë

Format e komunikimit, të stileve e ligjërimeve

mësohen në shkollë e jo në familje,

çfarëdo niveli qoftë familja. Mësuesi ka për

detyrë që këto stile e forma komunikative

t’i kthejë në shprehi shkollore. Nuk është

fjala vetëm për disa lëndë, por për të tëra

kurrikulat që zhvillohen në shkolla.

Mësimdhënia e efektshme, ndër të tjera, parakupton

krijimin e një mjedisi pune ku të tërë nxënësit të përfshihen

në mësim, jo si dëgjues, por si veprues. Kjo nuk

presupozon që të tërë nxënësit të perceptojnë e kuptojnë

në ‘unison’ atë që parashtron tema e mësimit, por mjafton

të futen, të zhyten në të perceptuarit e të kuptuarit sipas

stilit e tipit të çdonjërit. Ata duhet të mbajnë qëndrime

personale për çka u është shtruar. Mësuesi ka për detyrë të

mënjanojë mbingarkesën që nxënësit e emërtojnë “mësim

i vështirë”. Nxënësi duhet ta ndiej veten sikur ecën mbi

rrugë të shkelur më parë dhe jo rendje në rrugë të pashkelur

kurrë. Edhe pse në shkollë mësohen dije të reja,

mësuesi duhet t’i parashtrojë ato me teknikën e skelave,

shkallëve të lehta për t’u ngjitur. Mësuesi duhet të krijojë

domosdoshmërish me klasën një mjedis kompleks për

krijimin e kushteve maksimale për të nxënit e të gjithë

nxënësve. Tradicionalisht, mësuesit e klasifikojnë klasën

në tri grupe: Shumë të mirë, të mirë dhe të dobët.

Ky klasifikim, gati është futur në normë, madje është

i ligjëruar. E shohim këtë që në hartimin e objektivave

mësimore te plani vjetor e deri te përgatitja ditore e mësuesit

për mësim.

Objekt i këtij shkrimi është puna e mësuesit për gjuhën

shkollore, elementet e stilit dhe të ligjërimit në shkollë.

Nuk bëjmë fjalë vetëm për lëndën e gjuhës shqipe që

mësohet nga mësuesit e profilit të gjuhës e të letërsisë

shqipe, por për stilet funksionalë e ligjërimet në të tëra

kurrikulat shkollore. Mësuesit që mbarojnë fakultetin e

Filologjisë mësojnë e marrin mirë njohuri për sistemin

stilistik të gjuhës shqipe. Mendojmë se do ishte me vend

që në shkollat e larta, në të tëra degët e mësuesisë, të

jepeshin njohuri në fushën e stilistikës gjuhësore lëndore.

Në pamje të parë, të duket sikur ka të bëjë vetëm

me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në arsimin

parauniversitar. Në fakt, çështja që shtrojmë ka gamë

edhe më të gjerë. Këtu përfshihen të tërë mësuesit e çdo,

cikli apo lënde qofshin. Nëpër shkolla e salla mësuesish,

ndeshemi shpesh me diskutime e debate për mungesë

fjalori e terminologjie lëndore të nxënësve. Është më

se e qartë që ka mungesë fjalori. Fjalori terminologjik,

patjetër, që mungon e do të mungojë te nxënësit, pasi ata

janë nxënës e, pikërisht, për këtë vijnë në shkollë. Ata

hedhin hapat e tyre të parë në fusha të ndryshme të jetës

nga ana teorike. Nxënësi përballet apo ndeshet brenda

ditës me disa forma të stilit e ligjërimit komunikativ.

Fizika, kimia apo biologjia e të tjera lëndë kërkojnë të

futen në ligjërimin libror, ndërsa nxënësi vazhdon ende

me ligjërimin e shkujdesur me një fjalor mjaft të varfër.

Refat XHINA - mësues

Mësuesit nuk i bien pikës tamam aty ku duhet. Jo të tërë

mësuesit e kanë të qartë se është detyrë kryesore e tyre

për ta bërë nxënësin të zbatojë si duhet stilin e ligjërimin

shkollor lëndor për ta përcjellë drejt fjalorit terminologjik

që i kërkon kurrikula. Brenda ditës, nxënësit i duhet të

komunikojë në disa fusha dijeje, të cilat kanë stilin e tyre

të veçantë e mënyrën e ligjërimit të ndryshëm. Në klasat

e ciklit të lartë, ku futen rishtazi lëndët: fizikë, kimi,

etj., mësuesit ankohen se nxënësit janë shumë të dobët.

Madje, po t’i referohemi rezultateve në këto lëndë, do të

gjejmë një vlerësim që, më së shumti, nuk e kalon notën

mesatare mbi gjashtë. Mësuesja e fizikës, apo e kimisë

nuk e ka shkuar përmend që nxënësi i saj nuk ka problem

me të kuptuarit e përvetësuarit e lëndës që ajo zhvillon.

Problemi qëndron në të interpretuarit e temës apo të

kapitullit, pasi nxënësve u mungon stili i komunikimit

dhe norma e ligjërimit. Në ciklin e ulët, nxënësi e ka më

të lehtë komunikimin. Kur vjen në ciklin e lartë, atij i

duket se po komunikon me një gjuhë të huaj të panjohur.

Mësuesja në ciklin e ulët në të tëra lëndët, pothuajse ecën

me të njëjtin stil e komunikim. Ajo ka krijuar modelin e

“të mirëkuptuarit” me nxënësit, aq sa edhe kur nxënësi

nuk shprehet qartë, mësuesja e merr me mend se ç’deshi

ai të thoshte. Në fakt, në ciklin e ulët nxënësit nuk zhvillojnë

fizikë e kimi, por ata futen në terminologjinë e

këtyre kurrikulave nëpërmjet “Njohuri për natyrën” etj.

Mëkati duhet kërkuar sa te mësuesi i ciklit të lartë, apo i

shkollës së mesme edhe te mësuesja e ciklit të ulët. Format

e komunikimit, të stileve e ligjërimeve mësohen në shkollë

e jo në familje, çfarëdo niveli qoftë familja. Mësuesi ka

për detyrë që këto stile e forma komunikative t’i kthej

në shprehi shkollore. Nuk është fjala vetëm lëndët e biokimisë,

matematikës e fizikës, por për të tëra kurrikulat që

zhvillohen në shkolla. Edhe mësuesit e gjuhës e të letërsisë

ankohen shumë për fjalor të varfër, mungesë të shprehuri

në mënyrë shkencore, apo artistike. Po këto fjalë dëgjohen

edhe nga mësuesit e historisë, gjeografisë, edukatës

etj. Shprehitë komunikatave realizohen me teknikën e

skelave. Ajo fillon dalëngadalë në ciklin fillor, duke rritur

largësinë nga njëra shkallë në tjetrën. Largësia e shkallës

së tretë nga e katërta në skelë është më e vogël se largësia

ë shkallës shtatë nga e nënta, ashtu si largësia e shkallës

së dhjetë nga e njëmbëdhjeta. Për të mos e lënë topin në

anën e askujt, është mirë që çdo mësues i çdo cikli apo

profili të ketë objektiv krijimin e shprehive komunikative.

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

23

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

24

Mësuesit e shkollës “Demokracia” në Durrës

presin miq nga Suedia

Këto ditë të Tetorit 2010, kolektivi i mësuesve të

shkollës 9-vjeçare “Demokracia” të Durrësit priti

një grup mësuesish të shkollës “Fjärdingskolan”nga

qyteti Borás në Suedi. Një vizitë e premtuar dhe

e pritur prej kohësh, sepse mësuesit tanë këtu e

katër viteve më parë ishin të parët miq që vizituan

Suedinë në kuadër të një lidhjeje (binjakëzim), mes

të dy shkollave. Grupi i miqve suedez përbëhej nga

: Znj. Gulsen Ozenkos, drejtore e arsimit për rajonin

e Borasit, drejtori i shkollës Z. Per Kettsen dhe

mësueset, Znj. Sonja Persson, Znj. Anette Ekelund

dhe Z. Sokol Demaku një shqiptar nga Kosova,

mësues, poet, gazetar, botues, i vendosur në Suedi

dhjetë vite të shkuar, i cili në këtë rast kryen edhe

detyrën e përkthyesit.

Miqtë do të qëndrojnë disa ditë dhe programi është

shumë i ngjeshur. Drejtori i shkollës “Demokracia”

z. Avdyl Buçpapaj, i cili është edhe nismëtari i kësaj

lidhjeje mes dy shkollave, tregon veprimtaritë që do

të ndiqen: Bisedë dhe diskutim me mësuesit e shkollës

“Demokracia”, takim në Bashkinë e Durrësit,

takim dhe bashkëbisedim me drejtuesit e DAR, e për

të vazhduar me vizita dhe biseda me drejtuesit dhe

mësuesit e disa institucioneve arsimorë të Durrësit,

si në Kolegjin “Turgut Ozal”, kopshtin “1 Maj”,

shkollën “Fëmijë me aftësi të kufizuar”, shkollën

9-vjeçare “Marie Kaçulini”, shkollën 9-vjeçare dhe

të Mesme të Përgjithshme Jopublike “Kasa”.

“Mësuesit suedezë janë shumë të interesuar për

mënyrën e mësimdhënies në shkollat tona, na tha

drejtori i shkollës,- prandaj një kohë të gjatë do t’i

mundësohet ndjekja e mësimit nëpër klasa në lëndë

të ndryshme, sidomos matematikë, gjeografi, gjuhët

e huaja, etj. në ciklin e ulët dhe në ciklin e lartë.

Ata kanë kërkuar të shohin nga afër disa veprimtari

me fëmijët e kopshtit që ndodhet në shkollën tonë.

Kolektivi ynë u ka rezervuar një vizitë të përbashkët

në Krujë, Shkodër dhe të shtunën, në ditën e

fundit në Tiranë. Kam frikë se koha nuk do të na

mjaftojë t’i kryejmë të gjitha, po do të mundohemi

t’i kënaqim dhe të përfitojmë sa më shumë”.

“Është një vizitë miqësie dhe pune, ku mund të

shkëmbejmë përvojë”, kështu e nisi fjalën e saj

Znj. Gulsen, duke treguar edhe qëllimin e vizitës

dhe një pasqyrë të hollësishme të jetës arsimore në

shkollat e komunës që ajo mbulon:

“Në rajonin e qytetit Borás jetojnë rreth tridhjetë

e tetë komunitete nga vende të ndryshme të botës

ku përfshihen edhe shqiptarët. Vetëkuptohet flasin

tridhjetë e tetë gjuhë dhe sjellin po aq kultura të

ndryshme. Politika e shtetit suedez është e tillë që,

bën gjithçka për të ndihmuar në integrimin e shpejtë

të tyre në jetën suedeze, sidomos të vegjlit dhe të

rinjtë, por duke ruajtur identitetin dhe veçoritë e

Kadri TARELLI - Durrës

tyre. Shteti përballon të gjitha shpenzimet e shkollimit

deri te librat falas për të gjithë. Natyrisht

integrimi nuk është i lehtë, por kemi mbështetjen

e të mësuesve të shkëlqyer. Një vëmendje të veçantë

zë kujdesi për zbatimin e demokracisë në shkollë,

sidomos e drejta e fëmijëve për gjuhën e tyre e për

të qenë vetvetja. Këmbëngulim dhe besojmë se jemi

në rrugë të mbarë, pasi në qoftë se nuk i studiojmë

paralelisht të dy gjuhët, nuk do të kemi sukses.

Është një parim i njohur te ne dhe që vihet në jetë

nga të gjithë punonjësit e arsimit: “Çdo orë e çdo

minutë të dimë pse jemi në shkollë”. Në shkollat

tona kërkohet të zbatohet me forcë një nga parimet

themelore të mësuesisë që : “Jo vetëm të flasim,

por t’i zbatojmë në jetë”, sepse çdo veprim i yni si

mësues, është një fotografi për nxënësin. Askush

nga mësuesit, apo punonjësit e arsimit nuk guxon,

sepse edhe nuk ka të drejtë të bëjë diferencim dhe

t’i thotë fëmijës, se ti nuk je i zoti, apo tjetri është

më i mirë se ti, etj, etj. Për të gjithë ne, ata janë të

barabartë, por të ndryshëm dhe secili ka vlera”

Z. Per Kettsen drejtori i shkollës “Fjärdingskolan”

në Boras, në fjalën e tij vuri në dukje interesin e

përbashkët të lidhjeve mes të dy shkollave, sepse 20

% e fëmijëve të shkollës janë nga trevat shqiptare,

kështu është në të mirë të tyre, që në të ardhmen

vizitat e ndërsjella të jenë për nxënësit, jo vetëm

të mësuesve. Ky është edhe synimi ynë. Me shumë

kënaqësi tregoi bisedën që bëri me fëmijët shqiptarë

para nisjes: “U ula bashkë me ta dhe u thashë: me

që do të shkojmë në Durrës, në Shqipëri, çfarë objektesh

mund të vizitojmë dhe çfarë sendesh mund

të gjejmë për të blerë. U gëzuan shumë. Më pëlqeu

se kishin njohje për Durrësin, por më këshilluan që

të gjeja dhe të merrja bustin e Skënderbeut, Heroit

tuaj Kombëtar. E dija se kështu do të ndodhte. U

ngrita dhe shkova në zyrën time dhe u vura përpara

në tavolinë bustin e Skënderbeut në kalë. Ata

u habitën, por vura re se sytë i shkëlqenin

nga kënaqësia”.

Biseda me miqtë e largët zhvillohet fare

natyrshëm. Mësuesit e gjejnë shpejt fjalën

me njëri - tjetrin. Problemet e mësimit dhe

edukimit janë kudo njësoj dhe secili përpiqet

të bëjë më të mirën për nxënësit. Mësuesit

tanë kërkuan të dinë më shumë si zbatohet

demokracia në shkollë, pasi shoqëria dhe

shkolla suedeze mbahen si model. Të dyja

mikeshat, mësueset Sonja dhe Annete, u

përgjigjën thjesht dhe bukur:

-Nga të gjithë fëmijët, në të gjitha klasat,

mundohemi të kërkojmë të zbatohen pesë

rregulla:

1. Çdo fëmijë që dëshiron të futet në veprimtarinë

e një grupi do të marrë lejë me këto

fjalë: -A mund të marr pjesë? -Më falni a mundem?

2. Të gjithë duhet të dëgjojnë shokun, pavarësisht

se si shprehet mirë, apo keq. Askush nuk ka të drejtë

ta ndërpresë tjetrin. Respekt ndaj njëri - tjetrit.

3. Të thonë fjalë të mira për të tjerët. Nuk pranohen

ofendimet dhe fjalët e këqija.

4. Mjetet e punës dhe lodrat që kemi në përdorim

i ndajmë dhe i përdorim bashkërisht.

5. Ndihma ndaj njëri tjetrit, bile më shumë ndaj

atij që ka më shumë nevojë.

I dëgjojmë dhe nuk çuditemi aspak. Janë pesë

rregulla fare të thjeshta, që ne, mësuesve, na venë në

siklet të madh, sikur mbajmë një mal mbi shpinë.

Jo që nuk i dimë, po a kemi vullnet e dëshirë dhe sa

përpiqemi t’i zbatojmë. Pikërisht këtu qëndron edhe

çelësi i suksesit të mësuesve në shkollën suedeze.

Mikpritja nuk u kursye edhe në Bashki, ku grupi i

mësuesve suedezë u prit nga n/kryetari, Z. Adrian

Çela. Miqtë parashtruan arsyen e vizitës së tyre,

për projekte të përbashkëta, shkëmbim përvoje,

vizita të ndërsjella, por sidomos të vizitave dhe të

lidhjeve mes nxënësve të të dy vendeve. Mendime

që u pëlqyen nga drejtuesit e Bashkisë, pasi të gjitha

veprimtaritë janë në interes të fëmijëve shqiptarë që

ndodhen në Suedi, që ata të mos harrojnë gjuhën,

origjinën dhe të forcojnë lidhjet me Shqipërinë.

Një bisedë e zgjatur u zhvillua në DAR me drejtoren

Znj. Mira Bllani, sepse siç dihet, kur mësuesit hyjnë

në të fshehtat e zanatit, vështirë të dalin lehtë. U

diskutua për integrimin e fëmijëve në Suedi, janë të

ndryshme por ngjasojnë, pasi edhe ne ndeshemi me

integrimin brenda vendit. U rrahën mendime për

decentralizimin e shkollës, programet, për lidhjen

shkollë – prindër, zgjedhjen e teksteve mësimorë,

veprimtaritë jashtë orës së mësimit, puna me librin

etj..etj.

Miqtë nga Suedia patën dëshirë të njihen me një

shkollë jo publike. Vizita në kolegjin “Turgut

Ozal” në Durrës dhe biseda me drejtorin Z. Seser

Erdogan kaloi mjaft mirë. Shkurtimisht, u njohën

me ecurinë e shkollës në dhjetë vitet e saj në Shq-

ipëri, e cila ka qenë gjithnjë në rritje. Drejtori i

njohu me kompleksin e ri modern që po ndërtohet

e mbaron së shpejti, programin mësimor, gjuhët e

huaja. Mes të tjerave vuri theksin në kujdesin që

tregohet ndaj nxënësve shumë të mirë dhe talenteve,

për të cilët investohet dhe nxiten të marrin pjesë

në konkurse shkencore si brenda vendit por dhe në

ato ndërkombëtare. Sukseset nuk kanë munguar,

pasi janë të shumtë nxënësit e kolegjit që janë

nderuar me çmime dhe vende nderi. Në kolegj,

vëmendje i kushtohet veprimtarive edukative jashtë

procesit mësimor, sidomos në plotësimin e prirjeve

dhe dëshirave të nxënësve, duke marrë në shkollë

specialist si, piktor, fotograf, muzikant, koreograf,

etj…etj.

Meqenëse mësuesit suedezë në shkollën e tyre kishin

dy klasa me nxënës me aftësi të kufizuar mendore

dhe fizike, treguan interes të bëjnë një vizitë dhe

të njihen me punën e shkollës në Durrës që njihet

me emrin PLM. Pyetjeve të shumta iu përgjigj

drejtoresha Znj. Arta Veizi, e cila i njohu me problematikën

e shkollës dhe të fëmijëve, pengesat që

hasen në punë, sidomos me mentalitetin e prindërve

të cilët e pranojnë me shumë vështirësi gjendjen e

fëmijëve të tyre.

Tek miqtë suedezë, me të cilët u formuan shpejt

lidhjet shoqërore, dallojmë një veçori që na pëlqen

e s’mund ta lemë pa e përmendur, pasi edhe na

shërben: Serioziteti dhe kujdesi për t’i parë e prekur

gjërat ashtu siç janë, deri në hollësi. Dëgjojnë me

vëmendje. Për ata s’ka gjëra të dorës së dytë, edhe

vogëlsirat janë të rëndësishme.

Në këtë shkrim vumë vetëm pak nga të gjitha, pavarësisht

se çdo veprimtari e meriton një shkrim më

vete. E rëndësishme është se përfituam të dy palët,

si miqtë, por ca më shumë edhe ne.

Kjo vizitë do të mbahet mend për shumë kohë, pasi

te të gjithë la mbresa të pashlyeshme. Urojmë që

miqësia dhe bashkëpunimi mes të dy shkollave të

vazhdojë gjatë, duke forcuar lidhjet mes mësuesve

dhe nxënësve.

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

25

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

26

TRADITË & KULTURË

Nëpër shkollat shqipe, në Diasporë...

Mësimi i gjuhës amtare në shkollat shqipe në Austri

Nxënës në orën e gjuhës shqipe

në shkollën fillore

në Benedikt/Vjenë-Austri

Në shkollat austriake, mësohen tetëmbëdhjetë gjuhë

amtare. Gjuha shqipe, pas turqishtes e kroatishtes, zë

vendin e tretë për nga frekuentimi i fëmijëve. Nga organet

vendore paguhen diku rreth gjashtëqind mësues/e

të gjuhëve amtare, në mesin e tyre edhe njëzet e katër

mësues/e shqiptarë. Për këtë, kujdeset Ministria e Arsimit,

përmes resorit për ruajtjen dhe integrimin shoqëror të

qytetarëve me origjinë nga vende të ndryshme. Ky resor,

i siguron kushtet e punës sipas nevojave praktike me

tekste, informime, seminare e konferenca profesionale,

udhëzime praktike etj. Sigurohen falas vijimi i seminareve

përkatëse, konferencave, me qëllim shkëmbimin e

përvojave dhe përsosmërisë së tyre. Në veçanti, rëndësi u

jepet shfrytëzimit nga mësuesit të mundësive elektronike

nga interneti, faqeve përkatëse. Evoluimi teknologjik e

kushtëzon evoluimin e metodologjisë së mësimdhënies

dhe mësim-nxënies. Kjo është një imperativ i kohës i cili

është në vazhdimësi në agjenten e organeve kompetente

arsimore austriake. Materialet mësimore të shtypura nga

interneti zënë një vend me rëndësi në mësimdhënie. Tani

ka shumë faqe interneti me materiale mësimore të cilat

mësuesi/ja mund t’i shfrytëzojë. Ministria e Arsimit e ka

mundësuar hapjen e faqeve të internetit me materiale nga

gjuha turke, kroate dhe në gjuhën shqipe. Ato materiale

janë kryesisht publikime nga përvoja e mësuesve. Mësuesit

i dërgojnë punimet e tyre për publikim në faqen

e internetit. Ata që janë aktivë, në punime marrin edhe

honorar të veçantë.

Kjo konsiderohet si reformim në komunikime, si

mundësi të krijuara nga mjetet moderne elektronike. Ky

sistem, e mundëson gjithashtu shkëmbimin e përvojave

direkt nga mësuesit e vendeve të ndryshme. Ata diskutojnë

një orë e gjysmë në mbrëmje, një herë në javë, në

gjuhën angleze dhe gjermane rreth metodave, projekteve

e temave të caktuara, në rrjetin e formuar nga disa

qytete të shumë vendeve. Nga puna praktike e mësuesve

shqiptarë, deri tani, kemi pak materiale të hapura për

shfrytëzim. Krahas kësaj, Ministria austriake për gjuhën

Hazir MEHMETI - Vjenë

shqipe, ka siguruar falas shumë tekste mësimore. Këtë

vit, për secilin nga mësuesit shqiptarë, u blenë të gjitha

botimet për gjuhën shqipe, deri në klasën e nëntë. Përveç

kësaj, secili mësues mund të porositë për secilin nxënës

libra deri në 14E 90c. Këtu duhet veçuar përpjekja e Znj.

Mag. Elfie Fleck, përgjegjëse e seksionit ndërkulturor në

Ministrinë e Arsimit. Ajo duke e parë nevojën nxënësve

shqiptarë për tekste, ndihmoi në sigurimin e shumë prej

tyre. Zonja Fleck ishte në seminarin e mësuesve të diasporës

në Strugë, para dy vitesh, ku u njoh nga afër me

nevojat e përpjekjet tona rreth ruajtjes së gjuhës. Duhet

bërë praktikë e ftesës së zyrtarëve të nivelit të tillë edhe

nga shtetet tjera.

Në Austri janë të punësuar njëzet e tre mësues shqiptarë.

Ata zgjidhen sipas kritereve të caktuara nga inspektorati

përkatës. Këtu shkolla e mbaruar përkatëse në vendlindje

merret parasysh si kriteri kryesor. Edhe pse njohja e

gjuhëve tjera nuk parashihet si kërkesë direkt,njohja e

tyre është e domosdoshme për mësuesin/en në rrethin

shumë-kulturor. Shumica e mësuesve shqiptar flasin dytri

gjuhë dhe janë me kualifikime përkatëse. Pjesa më

e madhe e tyre kanë të mbaruar universitetin dhe kanë

përvojë shumëvjeçare

Për mësimin e gjuhës shqipe në këto shkolla është pozitiv

fakti se shumica e prindërve në shtëpi flasin shqip. Kjo e

lehtëson mësim-nxënien dhe mësimdhënien.

Në simpoziume, seminaret, konferencat e organizuara

rreth mësimit të gjuhëve amtare, dalin detyrime për secilin

shtet që t’u mundësojë fëmijëve mësimin elementar në

gjuhën amtare.

Znj.Mag.Elfie Fleck, përgjegjëse për gjuhët amtare

pranë Ministrisë së Arsimit të Austrisë, gjatë seminarit në Strugë.

Një përkrahëse e madhe

e mësimit shqip

IKAP-i, në linjën e duhur për të qenë

një institucion me parametra evropianë

Në kuadër të Programit Cilësi dhe Barazi

në Arsim (CBA), një ekip i përbërë nga

përfaqësues të Inspektoratit Kombëtar

të Arsimit Parauniversitar (IKAP)dhe të

Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kreu

gjatë muajit shtator një vizitë studimore

në Inspektoratin e Arsimit të Belgjikës për

rajonin e Flandrës. Inspektorati flamand

është gjithashtu anëtar i rrjetit evropian

të inspektorateve dhe ka drejtimin e këtij

organizmi që quhet SICI (Organisation

of National and Regional Inspectorates of

Education in Europe)

Ekipi u njoh me sistemin arsimor belg për komunitetin

e Flandrës, misionin dhe strukturën e tij, vlerësimin e

cilësisë në arsim në Belgjikë, me dokumentet dhe instrumentet

bazë për realizimin e këtij vlerësimi si dhe me

përvojën belge të përpunimit elektronik të të dhënave të

inspektimit. Kjo vizitë mundësoi dhe prezantimin me

Rrjetin Evropian të Inspektorateve, SICI dhe hapi një

perspektivë konkrete për anëtarësimin e IKAP-it në të .

Gjithashtu, kryeinspektori i IKAP z.Robert Gjedia, bëri

një prezantim të misionit dhe strukturës së Inspektoratit

Kombëtar të Arsimit Parauniversitar të Shqipërisë.

Në vijim, inspektorati i Flandrës bëri të mundur vizitën

në një shkollë të arsimit bazë, e cila u pasua nga

diskutime me inspektorë dhe drejtoreshën e shkollës

mbi efikasitetin e vlerësimit të brendshëm e të jashtëm.

Misioni dhe profili i Inspektoratit arsimor të Flandrës

Inspektorati arsimor i Flandrës është një organizatë profesionale

autonome që ka si mision ruajtjen dhe nxitjen

për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Ai u jep këshillim

të vijueshëm institucioneve, i inspekton

ato dhe ka si qëllim të kontribuojë për

një edukim demokratik dhe social, si dhe

të informojë shtetin për cilësinë e arsimit

në vend.

Organizimi i Inspektoratit

Inspektorati i Flandrës mbulon 4500

institucione. Ai përbëhet nga bordi i

inspektorëve (Kryeinspektori, 8 inspektorë/koordinatorë

dhe 17 të tjerë në

nivel qendror). Në dallim me IKAP-in,

Inspektorati arsimor belg ka dhe një staf

prej 150 inspektorësh rajonalë. Këta të

fundit janë punonjës të Inspektoratit, të

shpërndarë në të gjithë rajonin e Flandrës,

por që e kryejnë punën në shtëpi.

Ata janë të pajisur nga inspektorati me

Edit Dibra, IKAP

infrastrukturën përkatëse, kanë akses në intranetin e

Inspektoratit dhe ndjekin programin vjetor të përcaktuar

në Inspektoratin Qendror.

Inspektorati është përgjegjës për sigurimin e cilësisë në

institucionet e

- Arsimit fillor

- Arsimit të mesëm

- Shkollat speciale

- Qendrat e këshillimit/udhëzimit të karrierës

- Arsimi part - time

- Edukimi i të rriturve

- Arsimi profesional

- Arsimi në shtëpi

- Bordet e shkollave (të cilët përbëhen nga drejtues të

disa shkollave dhe mbulojnë një grup shkollash)

- Institucionet që sigurojnë programe trajnimi dhe që

ofrojnë certifikata dhe diploma

Nëse para vitit 1991, përgjegjëse për cilësinë në shkolla

ishte Ministria e Arsimit, pas `91, përgjegjësinë për

cilësinë e ka vetë shkolla. Një tjetër ndryshim i politikave

të inspektimit daton që nga maji i vitit 2009, me

adaptimin e Inspektimit të Plotë të Shkollës. Bëhet fjalë

për inspektimin e të gjitha shkollave, publike, rajonale

ose private që marrin fonde nga shteti. Në një kontekst

arsimor ku shkolla ka autonomi të plotë në aspektin

kurrikular, financiar dhe rekrutimin e mësuesve, inspektorati

ka futur konceptin e një inspektimit të bazuar

në rreziqe “risk based inspection”. Ky lloj inspektimi

bëhet sipas një programi 8 vjeçar dhe parashikon që,

te paktën një herë në 8 vjet, çdo institucion arsimor

në Flandër të ketë kaluar në procesin e inspektimit të

plotë. Ai ndahet në tre faza 1- parainspektimi 2- vizita

në shkollë dhe 3-raportimi.

- Parainspektimi zgjat një dite (bazohet ne raportet e

mëparshme, të dhënat e marra nga databaza elektronike,

intervista me drejtorin e shkollës, mësues, etj). Në për-

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

27

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

28

fundim përcaktohet Fokusi i inspektimit të shkollës

(Fokusohen të paktën dy fusha)

- Vizita në shkollë dhe inspektimi i fokusuar në çështjet

për të cilat është rënë dakord në fazën e parë (dokumente,

vëzhgime, intervista) dhe në përfundim, interpretimi

i gjetjeve/analiza (3-6 ditë)

- Raporti dhe publikimi i tij. (nga 1-2 javë deri në 2

muaj)

Rekrutimi i inspektorëve

Kusht për të marrë pjesë në konkurrimin për inspektor

është përvoja e detyrueshme 10 vjeçare në fushën e

arsimit. Përzgjedhja kryhet me një vlerësim të dyfishtë:

1. Nga një komision i vlerësimit të jashtëm, i cili analizon

kompetenca, aftësi, shprehi të përgjithshme që lidhen

me komunikimin, punën në ekip, etj)

2. Nga një juri e brendshme, e përbërë nga inspektorë,

mësues, drejtorë shkollash, e cila vlerëson kandidatët

lidhur me njohuritë specifike për kurrikulën dhe lëndë

të veçanta sipas profilit të inspektorit që do të punësohet.

Pas punësimit, çdo inspektor i ri ka si tutor një inspektor

me përvojë, që mund të jetë ekspert i brendshëm ose i

jashtëm. Të gjithë inspektorët i nënshtrohet trajnimit

në shërbim sipas një programi të përcaktuar ( 2 ditë në

vit të gjithë inspektorët bashkë, si dhe një program 9

ditor në vit me fokus në problematika të inspektimit,

komunikimin e politikave dhe qëllimeve të Ministrit,

etj.) Gjithashtu zhvillohen edhe trajnime sipas nismave

individuale të inspektorëve. (trajnime nga ekspertë të

huaj, etj)

Inspektorati belg operon bazuar në udhëzuesin e

quajtur CIPO (Contexte, Input, Process, Output)

1. C-Konteksti (përmbajtja dhe te dhëna me informacionin

e nevojshëm për fushat)

2. I-Inputet

3. P-Proces (proceset pedagogjike dhe organizative):

A Politikat e përgjithshme:

Nga njëra shkollë në tjetrën, nga njëri organizim në tjetrin,

afatshkurtra apo afatgjate, Rexhep Dizdari, si një nga figurat

e shquara të arsimit kombëtar, nuk ndjehej asnjëherë i qetë

pasi mendonte se përsëri kishte lënë diçka të paplotësuar.

Aspiratat e tij sa vinin e bëheshin akoma më të mëdha dhe

më gjithpërfshirëse. Me punën e tij, me vizionin dhe horizontin

e gjerë ai kishte hyrë në mendjen e shumë arsimtarëve

dhe arsimdashësve. Kështu nuk u mjaftua me organizimin

e rretheve të vogla sociale dhe këtë herë në bashkëpunim

edhe me Sadi Pejanin iu përveshën punës në krijimin e një

organizate gjithpërfshirëse të arsimtarëve të ashtëquajtur

“Sindikata e parë e Arsimtarëve” me pjesmarrjen e mësuesve

nga Tirana, Durrësi, Kruja, Kavaja dhe Shijaku, e

cila u mblodh në Dhjetor të vitit 1921 në konviktin “Naim

Frashëri” që u pranua nga autoritetet e arsimit me titullin

“Lidhja e mësuesve” e Prefekturës së Durrësit. E gjejmë të

rastit të japim të plotë tekstin e statusit të kësaj organizate

zyrtare e para për nga lloji në Shqipëri, marre nga origjinali:

Drejtimi/udhëheqja

Zhvillimi i vizionit

Vendimmarrja

Sigurimi i cilësisë

B. Politikat e stafit

Menaxhimi dhe trajnimi i stafit

C. Politikat e burimeve

Materialet, siguria, higjiena dhe mirëqenia

D. Politikat pedagogjike

Kurrikula, Këshillimi dhe Vlerësimi

4. O-Output (rezultatet, arritja e objektivave dhe

plotësimi i treguesve)

Disa nga sfidat e IKAP-it për të ardhmen

Nga njohja me përvojën e inspektoratit belg dhe bashkëbisedimet

me inspektorët dhe koordinatorët e tij,

konstatuam që IKAP është në linjën e duhur për të qenë

një inspektorat me parametra evropianë. Në këta pak

muaj, IKAP-i ia ka dalë mbanë të ndërtojë një strukture

bashkëkohore në përputhje me filozofitë e suksesshme

të inspektimit që kanë sot vende si Belgjika, Hollanda

dhe Skocia, gjë e cila u vlerësua nga homologët tanë.

Megjithatë, IKAP-i ka ende shumë sfida të rëndësishme

përpara. Ngritja e një rrjeti inspektorësh në rang vendi,

në analogji me inspektoratin flamand, e cila paraqitet si

një nevojë për punën në vijueshmëri të këtij institucioni,

do të jetë një sfidat e tij në të ardhmen. Gjithashtu,

anëtarësimi në SICI-in paraqet një potencial të rëndësishëm

bashkëpunimi dhe zhvillimi për IKAP-in duke

bërë që ai të përfitojë nga shkëmbimet brenda rrjetit,

ekspertizat e vendeve anëtare, pjesëmarrja në projekte,

trajnime, etj. Një element modernizues për punën dhe

funksionimin e Inspektoratit do të jetë dhe krijimi i një

database elektronike dhe ngritja e një intraneti të cilat do

përmirësojnë dhe rrisin efektivitetin e këtij institucioni

në të ardhmen.

_ _ _ Për herë të parë në shtyp _ _ _

Sindikata e Parë e Arsimtarëve të Shqiperise

Nga Evans Drishti

Sindikata e parë e arsimtarëve

Prefektura e Durrësit

Duke parë se interesimi i Qeverisë së asaj kohe për ndaj

arsimin ishte e pakët e pamë të nevojshme të mendonim

diçka për këtë problem me një rëndësi kapitale për një vend

prapambetur siç ishte vendi yn. Megjithëse forma sindikale

e re si për vendin tonë si për shumicën e arsimtarëve të një

niveli shumë t’ulët, nuk gjetëm rrugë tjetër. Me të ndjerin

shokun Sadi Pejani morëm këtë nisjativë që disa e quanin të

guximshme, disa të kotë e disa më pesimista, për disa absurd.

Në marrëveshtje të plotë me Durrësin, Krujën dhe Kavajën,

në pushimet e tremujorit të parë, bëmë mbledhje

në konviktin Naim Frashëri në dijeni edhe t’autoriteteve

t’arsimit. Mbledhja qe mjaft e gjallë dhe jo ashtu siç e kishin

parapa ca kundërshtarë. Qeveria na pat premtua se nuk do

i pranonte tani e tutje arsimtarët ndër dikastere të tjerë,

por nuk e mbajti gjatë atë premtim duke gjetë për pretekst

se i çalonin punrat me të rinj duke përdorur fjalë popullore

“Nuk livrohet dot ara me viça” Arsimtarët vazhdonin

ta dizertonin arsimin mbasi ndër dikastere të tjerë kishin

punë më pak dhe paguheshin më mirë. Mbledhja si sprovoj

statin u mbyll. Kjo sindikatë për sa kohë që pat jetë pat

edhe aktivitet, por mjerisht me dështimin e revolucionit të

Qershorit edhe kjo pushoi së qenunit.

Dokumenti nr 15

Statuti i lidhjes

I - Qëllimi: Qëllimi i lidhnisë së mësuesve është: Forcimi

i bashkimit, përparimit dhe naltsimit moral dhe shoqëror

të mësueseve e mësuesve të Prefekturës së Durrësit dhe

përmirësimin e gjëndjes ekonomike të tyre.

II

Bashkimi

I - Çdo mësuese e mësues i kësaj Prefekture është i detyruem

me u sjellë si motër e vëlla kundrejtë mësueseve e mësuesve

t’Atdheut e me u sjellë urtësisht në çdo bisedë.

II - Çdo mësuese e mësues titullin e vet ka për ta ditë nderë

për vehte e është i detyruem me i dalë zot nderit të degës

s’vet në çdo rast e në çdo kohë. Dhe me e lartësue prestigjin

e mëshuesit në punë të popullit.

III - Për interresë të lidhnisë çdo mësuese e mësues i kësajë

Prefekture është i detyruem moralisht me u bashkue dhe

mbasi të hyjë është i shtërnguem me bashkëpunue si mbas

vendimit të Këshillit Qëndror.

IV - Çdo mësuese e mësues është i detyruem të vehet pas

studimeve dhe të praktikohen në mjeshtërinë e vet tue u

diftue përparimdashës për degën e vet

V - Si në Qendër ashtu edhe në degët do t’epen konferenca

arsimore nga ana e arsimtarëve, e mësuese e mësues është i

detyruem me u gjetë në salë të konferencës.

VI - Lidhnija e kësaj Prefekture do t’i lutet çdo antares e

antarit të shkruaj mbi arsimin tue çue artikujt në Këshillin

Qëndror i cili do të jetë i lirë në gërgim të tyre në ndonjë

të përkohshme për botim ose të ruajtur për organin e saj që

do të botohet kur të forcohet finaciarisht.

VII - Çdo mësuese e mësues lutet me dhanë një raport mbi

gjëndjen morale, shoqnore, shëndetsie e diturije të lagjes,

katundit a rrethinave të degave të tyre e kështu degat qendrës

së përgjithshme.

III

Interesi materjal i lidhnisë

VIII - Këshilli Qëndror ka me u përpjekë me gjetë mëndyrën

e burimeve për fondin e lidhnisë sikurse: a) me anë

të kinematografit, b) të theatrit, c) me anën e pensjoneve të

studentëve, ç) me anën e lojnave, ndihmave etj.

IX - Këshilli Qëndror, për të krijue një shtëpi botuse anonime

mësuesesh e mësuesish detyrohet të formojë një komision

kompetentësh që të bajë projektin e saj i cili project

do të paraqitë në mbledhje të përgjithshme të mësueseve e

mësuesve për pëlqim. Prej kësi burimesh Këshilli Qëndror

e i degave ka për të pasë 10% pë rata që kanë për ta ba një

mundim në të nxjerrurit e tyre.

X - Mësuesja e mësuesi ka një karakter të pastërt, është amnore

e atnuer i foshnjave dhe shembuj në bindje të nomeve

shtetnore dhe therorë të detyrës e t’idealit kombëtar.

XI - Mësuesja e mësuesi e ka për detyrë m’u sjell njerzisht

e me qenë pasqyra e urtsisë.

XII - Lidhnija i përkrah të gjitha shoqrinat në pikpamje

arsimore dhe pranon ndihmat e tyre.

XIII - Lidhnija do të ndihmojë bonjakët e mësueseve e mësuesve

kur nuk ju mjafton pensjoni qeveritar e u ndihmon

mësueseve e mësuesve për edukimin e fëmijëve të tyre kur

nuk u mjafton rroga sikurse për sëmundje.

XIV - Mësuesja e mësuesi lufton zakonet e liga e forcon

zakonet fisnike e bujare të shqiptares e të shqiptarit.

IV

Organizimi

XV - Këshilli Qëndror formohet prej 5 vetash me qendër

në Tiranë:

a) Kryetar, sekretar, tre këshilltar

b) Arkëtari e bibliotekari emnohen prej këshillit nën

përgjegjësinë e tij.

XVI - Degët formohen prej tre vetash: Kryetar, sekretar e

një këshilltar me qendër Tiranë, Durrës, Kavajë, Shijak,

Krujë. Arkatari zgjidhet prej këshillit nën përgjegjësi të tij.

XVII - Këshilli Qëndror mbëlidhet një herë në vjetë në

dy javët e para të korrikut nga dy delegate prej çdo dege

të zgjedhun nga mësueset e mësuesit të qarkut të vet. Në

këtë mbledhje merr pjesë çdo mësuese e mësues me vota

consultative.

XVIII - Këshillat e degëve zgjidhen një herë në vjetë në

fillim të vitit shkollor nga të të gjitha mësueset e të gjithë

mësuesit të secilës krahinë.

XIX - Pagesa mujore është 1% e dy frang ar për të hyme, e

një pagesë të përgjithëshme baras me të hymen për shpenzimet

e mbledhjes së përgjithshme.

XX - Degët 75% do t’ju dërgojnë Qendrës së përgjithshme

n’interesë të përbashkët.

XXI - Të hymet i dërgohen qendrës së përgjithshme.

XXII - Pagesat e përvjetshme dërgohen më 15 korrik për

prishje të mbledhjes së përgjithshme.

XXIII - Këshilli Qëndror do të ketë një lokal e vulën me

datën 8/1/1822

XXIV - Dita 8 kalnduer do të kremtohet prej qendrës e

degave si festë e lidhjes

XXV - Këshilli Qëndror është i ngarkuemë me u marr vesht

me të gjitha lidhnitë, me drejtoritë, me mësueset e mësuesit e

Prefekturave të tjera për me ba një mbledhje të përgjithshme

me anë të cilës të përgjithsohet kjo lidhni.

XXVI - Veprimi i Këshillit Qëndror do të kontrollohet prej

dy kontrollorësh të zgjedhur ndër delegat të jashtëm prej

mbledhjes së përgjithshme.

XXVII - Ky statut ndrrohet ose përmirësohet mbas nevojës

në mbëledhje të përgjithshme.

Asht një me origjinalin

Sekretari: Rexhep Dizdari

Kryetari i Kongresit: Qazim Komoni

Lista e kongresitëve: Ali Furtuzi e Panajot Beçka - Durrës

Murat Gjakova e Hamid Pengjili - Krujë

Dhimitër Gjerka e Et-hem Berberi - Kavajë

Osman Myderrizi e Qazim Komoni - Tiranë

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

29

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

30

Në redaksinë e revistës “Mësuesi” kanë ardhur shumë letra në të cilat shumë mësues,

pedagogë dhe specialistë të arsimit duan të dinë se cilat janë kriteret e daljes në pension.

Kushtet për të përfituar pensione mësuesit

dhe pedagoget për vitin shkollor 2010 - 2011

Fadil KEPI, specialist për problemet sociale.

Për të përfituar pensione të plota, mbështetur në legjislacionin

e sigurimeve shoqërore, edukatoret e kopshteve të

fëmijëve, mësuesit dhe pedagogët, femra dhe meshkuj, gjatë

periudhës 1 korrik 2010 deri më 30 qershor 2011 duhet të

plotësojnë njëkohësisht këto tre kushte:

Gjinia Mosha

Femra

Meshkuj

58 vjeç

e 6 muaj

63 vjeç

e 6 muaj

Në rastet kur nuk plotësohen të tri kushtet e mësipërme,

në një ditë deri më 30.6.2011, mësuesit e pedagogët do të

përfitojnë pension më vonë se fundi i qershorit të vitit që

vjen. Për shembull: Më 20 dhjetor të këtij viti, një mësuese

plotëson moshën 58 vjeçe, dhe ka 35 vjet pune gjithsej,

por në arsim dhe profesionet e tjera të kategorisë së dytë që

njësohen me punën e mësueses, ka vetëm 25 vjet e 4 muaj,

ajo nuk del në pension më 20 qershor të vitit 2011, sepse

nuk i bëhen 26 vjet e 3 muaj mësuese, por kur bëhen 26

vjet e 3 muaj punë të siguruara në profesionin e mësueses.

Edhe në të ardhmen, gradualisht në çdo datë l korrik,

moshat e daljes në pension të mësuesve dhe pedagogëve,

pavarësisht nga gjinia, do të shtohen me 6 muaj, deri sa

duke filluar nga 1.7.2013 e në vazhdim mësueset femra do

të dalin në pension të plotë 60 vjeçe dhe meshkujt 65 vjeç,

kur kanë 35 vjet punë gjithsej të siguruara pavarësisht se

ku kanë punuar.

Në kohën e punës gjithsej, për efekte të pensionit të

pleqërisë, përfshihen përveç viteve të shënuara në librezën

e punës edhe koha e vazhdimit të studimeve të larta ditën,

për femra brenda ose jashtë vendit, me dhe pa bursë, sipas

kohëzgjatjes së fakulteteve, por jo më shumë se 6 vjet, duke

e vërtetuar këtë me kopjen e diplomës së noterizuar. Koha e

studimeve të larta ditën, llogaritet një vit shkollor e barabartë

me një vit punë, megjithëse viti shkollor ka qenë dhe

është më pak se një vit kalendarik. Në rastet kur një femër

ka mbarur dy fakultete ditën, për efekte pensioni i quhen

vjetërsi pune, vetëm vitet e vazhdimit të një fakulteti.

Gjithashtu, në kohë punë gjithsej për efekte pensioni përfshihet

edhe koha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm

ushtarak për meshkujt duke e dokumentuar me vërtetim

nga dega ushtarake, periudha e përfitimit të pensionit të

invaliditetit të pjesshëm ose të plotë, sipas nenit 58 të

ligjit të sigurimeve shoqërore pavarësisht nga kohëzgjatja e

gjinia, periudhat e lejeve të zakonshme, raporteve mjekësore

të pagueshme, për paaftësi të përkohshme në punë, të

lejeve të barrëlindjes, koha e përfitimit të papunësisë ose e

asistencës, etj.

Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.328,

datë 12.3.2009,“periudha e shërbimit si kujdestar, për

invalidin paraplegjik dhe tetraplegjik, i cili nuk është ekonomikisht

aktiv, si dhe nuk përfiton të ardhura nga skema

e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, vlerësohet periudhë

Ju pyesni, ne përgjigjemi

Vite pune

gjithsej

35

35

Vite pune

në arsim

26 vjet

e 3 muaj

26 vjet

e 3 muaj

sigurimi, për efekt përfitimi pensioni, barrëlindje, aksident

në punë, sëmundje profesionale dhe sigurimi shëndetësor“.

Kontributi në këto raste paguhet në bazë të pagës minimale

dhe përballohet nga buxheti i shtetit.

Koha e trajtuar me ndihmë ekonomike dhe periudhat e

kryerjes së zboreve ushtarake, gjatë kohës së studimeve nuk

quhet vjetërsi pune për pension, sepse përfshihej në strukturën

e vitit shkollor. Ditët e zboreve ushtarake të kryera

mbas fillimit të punës, llogariten vjetërsi pune, për efekte

pensioni dhe page pavarësisht nga gjinia.

Periudha e kryerjes së sigurimeve vullnetare për shtetasit

me nënshtetësi shqiptare që kanë plotësuar moshën 18 vjeç,

pavarësisht nga gjinia, e ku banojnë (në vendin tonë apo në

emigracion) duke filluar nga data 1.10.1993, përfshihet në

vjetërsinë e punës gjithsej, për të përfituar 3 lloje pensionesh

pleqërie, invaliditeti dhe familjar, por, nuk barazohet me

vitet e punës si mësues e pedagoge, po kështu vlerësohet

edhe koha e siguruar, si të vetësiguruar në bujqësi, deri në

moshën e pensionit, për femra dhe meshkuj, apo në sektorët

private.

Sigurimet vullnetare janë të vlefshme për të shtuar kohën

e punës gjithsej, por jo vitet e punës me vështirësi. Për

shembull nuk mund të bësh sigurim vullnetar për të shtuar

vite pune si mësues, pedagog, oficer, etj.

Për, femrat koha e studimeve të larta ditë, sigurimeve

vullnetare dhe ajo e përfitimit të pagesës së papunësisë (asistencës)

nuk është e vlefshme për të marrë lejen e shpërblimin

e lindjes me pagesë.

Në punët në arsim për pension, përfshihen periudhat e

punuara: edukatore në kopshtet e fëmijëve, mësuese dhe

mësues në shkollat e ciklit të ulët, 7, 8 e 9 vjeçare, të mesme

të përgjithshme e profesionale, drejtorët dhe nëndrejtorët

e shkollave dhe të konvikteve, kur kanë dhënë mësim në

klasa, pedagogë në Universitete apo shkolla të tjera të larta,

pavarësisht nëse kanë ose jo grada shkencore, koha e punuar

në detyrën e drejtorit, inspektorit dhe ndihmësit për arsimin

në Aparatin e Këshillit të Ministrave, drejtorive dhe inspektorëve

në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përgjegjësve,

drejtorive dhe inspektorëve të seksioneve dhe drejtorive të

arsimit në rrethe, trajnerëve profesionistë efektive të të gjitha

kategorive të klubeve sportive, drejtorët, instruktorët, shefat

e seksioneve në pallatin e pionierëve, shtëpitë e pionierëve,

udhëheqësit e pionierëve në shkolla, etj.

Puna në arsim, përsa i përket vështirësisë, njësohet me

profesionin e oficerëve, tornitoreve të punimit të metalit,

saldatorëve, veterinerëve të lartë, mjekëve kirurgë, artistëve

të teatrove dramatike, dirigjentëve të orkestrave, regjisorëve

të Kinostudios, Radiotelevizionit, etj. Të gjitha këto emërtime

janë përcaktuar me vendime të veçanta të Këshillit të

Ministrave, botuar në legjislacionin përmbledhës për sigurimet

shoqërore në shtator të vitit 2003, faqe 196 deri 224.

Sipas nenit 32 të ligjit të sigurimeve shoqërore, pensioni

llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare mujore të

tre vjetëve rresht në 10 vjetët e fundit të punës, periudhë

të cilën e zgjedhin vetë të interesuarit gjatë së cilës kanë

patur pagën më të mirë.

Për pension merret parasysh rroga bazë mbështetur në tabelën

e pagave të miratuar nga Këshilli i Ministrave, shtesat

e marra për vjetërsi në punë, vështirësi, largësi, funksion,

gradë shkencore, etj.

Në llogaritjen e pensionit nuk merret parasysh paga e 13të

që kanë marrë mësuesit, mbasi për pagën e mësipërme,

nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe

shëndetësore.

Paga e secilit vit, përpara llogaritjes së pensionit, nga

punonjësit e sigurimeve shoqërore, rritet me koeficientet

përkatës të caktuara nga Këshilli i Ministrave nr.642, datë

11.6.2009 “Për përcaktimin e koeficienteve të indeksimit të

bazës së vlerësimit vjetor, individual për llogaritjen fillestare

të pensioneve si më poshtë :

Për vitin 2008, me koeficientin 1, për vitin 2007, koeficienti

është 1,11, për vitin 2006, me 1,04, për vitin 2005 me

koeficientin 1,02 për vitin 2004 më koeficientin 1,12, për

vitin 2003 me 1,10, për vitin 2002, me koeficientin 1,09,

për vitin 2001, me koeficientin 1,14, për vitin 2000 me

1,07, për vitin 1999 me koeficientin 1,09, për vitin 1998

me koeficientin 1,05, për vitin 1997 me koeficientin 1,22,

për vitin 1996 me 1,09. Për vitin 1995 me 1,37 dhe vitin

1994 me 1,32.

Nuk merren parasysh në llogaritjen e pagave për pension

të ardhurat financiare që mund të ketë marrë personi, si

shpërblimet e ndryshme, përfitimet nga llogaritë, honorarët,

dietat në lekë ose në valutë për kohën e shërbimeve brenda

e jashtë vendit, sepse për to nuk janë paguar kontribute të

sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Periudhat e paguara me leje të zakonshme, raporte mjekësore

për paaftësi të përkohshme dhe leje lindje, pavarësisht

se janë paguar më pak se rroga, mbështetur në Kodin e

Punës quhen vjetërsi në punë dhe nuk ndikojnë në masën

e pensionit.

Nga data 1 korrik 2010 e në vazhdim, pensionet e plota

të shtetit përfshi dhe kompensimet nuk mund të jenë më

të larta se 21.880 lekë në muaj. Mbështetur në nenin 63 të

ligjit të sigurimeve shoqërore, pensionet, kompensimet dhe

shpërblimet e fundit të vitit të pensionistëve pavarësisht nga

shuma nuk tatohen.

Mësuesit, pedagogët, trajnerët dhe sportistët të cilët përfitojnë

pension të posaçëm kanë të drejtë të marrin njëkohësisht

pensionin e zakonshëm dhe të posaçëm dhe shtesat

përkatëse që i bëhen të dy llojeve të pensioneve me vendime

të Këshillit të Ministrave që e ka në kompetencë.

Mësuesit dhe pedagogët femra që dalin në pension mbi

moshën 58 vjeçe e 6 muaj dhe meshkujt mbi 63vjeç e 6

muaj për meshkuj dhe kanë punuar më shumë se 35 vjet të

siguruar gjithsej, në bazë të nenit 33 të ligjit të sigurimeve

shoqërore përfitojnë 4 për qind shtesë pensioni për çdo vit,

ose 0,34 për qind shtesë mbi pension për çdo muaj pune.

Koha e punuar jashtë vendit si në Përfaqësitë Diplomatike,

Tregtare apo organizma ndërkombëtare, përfshihet në kohën

e punës gjithsej, ndërsa periudhat e punuara si emigrant

pavarësisht se në cilin vend nuk njësohen me vitet e punës

të punuara në Shqipëri për efekte pensioni, por, janë të

vlefshme për të përfituar pensione, sipas legjislacionit të

shtetit përkatës.

Mësueset të cilat kanë ndërprerë punën në vendin tonë,

për të shoqëruar bashkëshortët e punësuar nga shteti shqiptar

jashtë vendit dhe në pikat kufitare, për kohën që kanë

qëndruar pa punë (për këtë arsye) u quhet vjetërsi pune

gjithsej për pension, por jo si mësuese.

Mbështetur në nenin 31/1 të ligjit nr.8889, date 25.4.2002,

femrat që plotësojnë moshën 57 vjeçe dhe meshkujt 62

vjeç dhe kanë 35 vjet punë të siguruara gjithsej, pavarësisht

nga profesioni, me dëshirën e tyre kanë të drejtë të marrin

pension të reduktuar.

Pensioni i reduktuar llogaritet me 0,6 për qind në muaj më

pak se pension i plotë. Për 6 muaj pensioni i reduktuar është

3,6 për qind me pak se pensioni i plotë ( 0,6 për qind x 6

muaj ) ose pensioni i reduktuar del 96,4 për qind e pensionit

të plotë dhe mbetet i tillë edhe mbas plotësimit të moshës

për pension të plotë, por sa herë shtohen pensionet e tjera

rriten edhe pensionet e reduktuara.

Personat që kanë punuar në dikastere apo institucione

qendrore shtetërore, nga inspektor, shef sektori, drejtor

deri ministër, apo kanë qenë të zgjedhur deputetë, anëtar

të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese, kryetar bashkie, etj. duke

filluar nga data 1 prill 1991 e në vazhdim, bazuar ne ligjin

nr.8097, date 21.3.1996, botuar ne fletoren zyrtare 13,

përfitojnë edhe pension suplementar, shuma e të cilit varet

nga detyra që kanë kryer dhe koha që kanë punuar në ato

funksione.

Mbështetur në nenin 63 të ligjit të sigurimeve shoqërore,

pensionet, pagesat e raporteve mjekësore, kompensimet,

shpërblimet për vitin e ri të pensionistëve, ndihmat financiare,

etj. nuk tatohen pavarësisht nga dhe shuma e tyre.

Mbështetur në nenin 93 të ligjit të sigurimeve shoqërore,

nënat që kanë lindur shumë fëmijë dalin në pension të

plotë kur plotësojnë 3 kushte njëkohësisht që janë: mosha

50 vjeçe, të kenë lindur 6 e më shumë fëmijë e i gjashti të

jetë mbi 8 vjeç dhe të ketë gjithsej 30 vjet punë e siguruar,

pavarësisht se ku ka punuar. Edhe në të ardhmen kushtet

e daljes në pension të nënave me shumë fëmijë nuk do të

ndryshojnë.

Pensionet paguhen në lekë dhe vetëm në vendin tonë, një

herë në muaj. Pensionet e njohura, por të pa tërhequra

mund të merren në çdo kohë deri në tre vjet. Për periudhën

e pa tërhequr të pensioneve sigurimet shoqërore nuk

paguajnë interesa bankare. Në pamundësi për ta marrë

vetë pensionin të interesuarit kanë të drejtë të autorizojnë

pjesëtarë të familjes, apo të afërm të tyre për tërheqjen e

pensionit.

Autorizimi duhet të ketë afat jo më shumë se 6 muaj dhe

duhet të jetë i noterizuar.

Gjithashtu, pensionistët me kërkesë të tyre pranë agjencive

postare që merren me shpërndarjen e pensioneve, kundrejt

pagesës prej 50 lekë në muaj i dërgohet pensioni në shtëpi.

Mësuesit, pedagogët dhe trajnerët, mbasi dalin në pension,

mund të aktivizohen duke dhënë mësim me orë të

reduktuara sipas rregullores se Ministrisë së Arsimit dhe

Shkencës, trajnimin e ekipeve sportivë dhe të përfitojnë

përveç pensionit dhe honoraret, të cilat tatohen 10 për qind,

pavarësisht nga shuma.

Në rastet kur, ata dhe ato, mbasi dalin në pension, zhvillojnë

aktivitete private, vazhdojnë të marrin pensionin dhe

kompensimet, por për kohën që zhvillojnë aktivitet privat

paguajnë edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe

shëndetësore në përqindjet e caktuara, njëlloj si personat

që nuk kanë dalë në pension.

Kur mësuesit dhe pedagogët në pension rifillojnë punë

përsëri në sektorin shtetëror, pensioni ndërpritet, por, kur

të rilënë përsëri punën, u rifillon pensioni me gjithë shtesat

që mund të jenë bërë dhe për çdo muaj të punuar mbi

moshën e pensionit përfitojnë 0,34 për qind shtesë pensioni,

pavarësisht nga numri i muajve të punuar, ose 4 për

qind për çdo vit pune, sepse për kohën e ripunësuar janë

të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore

dhe shëndetësore.

Mësuesit pensionistë kur ripunësohen në shkolla private,

përfitojnë përveç pensionit edhe rrogën, por janë të detyruar

të paguajnë atje ku punojnë kontributet e sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore, pavarësisht se kanë dalë në

pension.

Pensionistët që banojnë në fshat dhe kanë marrë tokë, sipas

legjislacionit në fuqi, kanë të drejtë që përveç pensionit

që marrin, të vetëpunësohen në tokën e tyre të realizojnë

të ardhura dhe të mos paguajnë kontribute të sigurimeve

shoqërore e shëndetësore sepse, sipas vendimit të Këshillit

të Ministrave nr.1114, datë 30.7.2008, personat që kanë

marrë tokë dhe banojnë në të njëjtin qark apo nënqark ku

e kanë tokën dhe zhvillojnë veprimtari bujqësore ose blegtorale,

janë të detyruar të paguajnë kontribute të sigurimeve

shoqërore për të gjithë pjesëtarët e familjes nga mosha 16

vjeç deri në plotësimin e moshës për pension, kur nuk janë

punësuar në sektorë të tjerë shtetërorë apo privatë.

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

31

Mësuesi numri 9 (2555) - nëntor 2010

32

FOTO KONKURSI

Në Universitetin e Kamzës pas orës së leksionit...

Si mund të kontaktoni me ne:

Nina Gjoçi:

ngjoci@mash.gov.al; tel. 04 222 5859

Andon Andoni:

aandoni@mash.gov.al; cel. 069 4439598

Vjollca Spaho:

vspaho@mash.gov.al; cel. 069 5376532

Numri i ardhshëm:

1. Cilësia e mësimdhënies

Alternativat e përcaktimit të cilësisë së mësimdhënies jo në formën

e një përkufizimi, por në formën e një strukture të përbërë nga

elementë të cilët përbëjnë tre dimensione dhe një sërë indikatorësh.

2. Vlersimi i punës së mësuesit

Për shkak të përmirësimit të administrimit shkollor apo të

mësimdhënies, DAR/ ZA bëjnë ndryshime në kuadrin

drejtues dhe mësimdhënës në shkolla. Për këtë shkak një nga

instrumentet kryesore që përdoret sidomos për uljet apo ngritjet

në karrierë është vlerësimi i punës së mësuesit.

3. Të edukosh turizmin

Eshtë kjo sfida e mësuesve të shkollave të mesme shqiptare, të cilët

besojnë tek nxënësit e tyre dhe dëshirojne për ta një të ardhme prej

profesionistësh të afirmuar në të vetmin sektor që çdo vit do të

ketë nevojë për 3 000 të punësuar të rinj në Shqipëri.

Adresa e redaksisë: Rruga e Durrësit (pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës), nr. 23 - Tiranë

tel. 04 2227206 - revistamesuesi@mash.gov.al

U shtyp në shtypshkronjën “ALBDESIGN” - Autostrada Tiranë-Durrës km. 5 - www.alb-design.net

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!