03.05.2013 Views

Procesi i Perzgjedhjes se Kandidateve.pdf

Procesi i Perzgjedhjes se Kandidateve.pdf

Procesi i Perzgjedhjes se Kandidateve.pdf

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PROCESI I PËRZGJEDHJES SË

KANDIDATËVE

Një material me alternativa që përmbledh praktikat e

përgjithshme të përdorura nga partitë politike për

përzgjedhjen e kandidatëve për postet publike

Nga David Rose dhe Shannon O’Connell

Instituti Demokratik Amerikan

HYRJE

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Procesi që përdor një parti politike, një koalicion apo një aleancë elektorale për të përzgjedhur

kandidatët, është një reflektim i vlerave të organizatës si dhe i mjedisit politik ku ajo operon. Në të

njëjtën kohë, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ndikon në cilësinë dhe mbarëvajtjen e një sistemi

politik sepse ai përcakton alternativat që i ofrohen votuesve në një vit zgjedhjesh.

Ky dokument paraqet një përmbledhje të mënyrave të përzgjedhjes së kandidatëve që përdoren në

sistemet demokratike, si dhe disa shembuj të shkurtër të aplikimeve të këtyre metodave nga parti

politike në vende të ndryshme. Gjithashtu janë marrë në konsideratë modelet e përdorura nga parti të

vogla e të mëdha si në demokracitë e mirë-konsoliduara ashtu edhe në ato të sapoformuara.

Duhet theksuar se kjo është një përmbledhje e përgjithshme. Në shumë sisteme politike, partitë

përdorin teknika të ndryshme përzgjedhjeje për nivele të ndryshme postesh, ose krijojnë procese me

shumë faza që kërkojnë kandidatë potencial të cilët të mund të përballen me një sërë sfidash përpara se

të marrin plotësisht miratimin dhe përkrahjen e partisë. Gjithashtu, standardet e përdorura për të

përcaktuar kandidatët e mundshëm, ndikohen shumë nga një sërë faktorësh, duke përfshirë këtu nivelin

e postit që kërkohet, tablonë dhe mjedisin politik, cilat çështje janë të rëndësishme për votuesit në një

cikël të caktuar zgjedhjesh, si dhe burimet që disponon një parti.

Në këtë dokument përdoren disa terma të caktuar. Lidershipi i Partisë Kombëtare i referohet

ekzekutivit të partisë ose një komiteti vendimmarrës, i ngritur nga vetë partia dhe që bazohet

veçanërisht te kapitali i një vendi. Organizatat Lokale të Partisë ose Organizatat e Zonës

Elektorale i referohen njësive më të vogla organizative të partisë të cilat zakonisht ngrihen për të

pasqyruar zonat elektorale. Anëtarësimi i referohet pagesës së kuotës së anëtarësisë të anëtarëve të

regjistruar të një partie politike. Elektorati i referohet të gjithë popullsisë që ka të drejtën e votës.

Në Shtojcën Një, mund të gjeni një diagram që ilustron secilin prej këtyre modeleve që përshkruhen në

këtë dokument.

2

PROCESET E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Procesi që përdor një parti politike, një koalicion apo një aleancë elektorale për të përzgjedhur

kandidatët, është një reflektim i vlerave të organizatës si dhe i mjedisit politik ku ajo operon.

Në të njëjtën kohë, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ndikon në cilësinë dhe mbarëvajtjen e një

sistemi politik sepse ato përcaktojnë alternativat që i ofrohen votuesve në një vit zgjedhjesh.

Kur mendohet lidhur me llojin e procesit që advokohet apo implementohet për përzgjedhjen e

kandidatëve, partia politike merr në konsideratë një sërë çështjesh, si më poshtë:

• Cili proces përzgjedhës i përshtatet më shumë sistemit votues për zgjedhje (p.sh, përfaqësimi

proporcional, fituesi merr gjithçka, sistem me dy raunde votimi, etj)? Cilës pjesë të elektoratit

duhet t’i bëj apel kandidati në mënyrë që të fitojë zgjedhjet e përgjithshme?

• A është më e rëndësishme që partia të mbështesë një kandidat ideologjik i cili advokon një

politikë apo ideal të caktuar, apo një kandidat që ka gjasa të zgjidhet dhe që do fitojë simpatinë

e një pjese më të gjerë të elektoratit?

• Cili sistem i përfaqëson më mirë vlerat e caktuara të partisë?

• Nëse partia ka marrë përsipër të përfshijë një kuotë të kandidateve femra apo kandidatëve të

rinj, cili sistem i lejon më shumë të arrijë këtë synim?

• Nëse partia kërkon më shumë se një kandidat për çdo zonë zgjedhore, cili sistem i përshtatet

më shumë?

• Cili sistem i përshtatet më shumë normave kulturore dhe realiteteve logjistike? Çfarë veprimesh

mund të përballojë partia?

• Cili sistem mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së publikut në

aktivitetet e partisë?

• Nëse partia po punon në koalicion, çfarë sistemi do bëjë të mundur që secili grup të marrë

numrin e posteve fituese që i takon?

Në shumë sisteme politike, partitë përdorin teknika të ndryshme përzgjedhjeje për nivele të ndryshme

postesh, ose kalojnë në procese me shumë faza që kërkojnë kandidatë potencial të cilët mund të

përballen me një sërë sfidash përpara se të marrin plotësisht miratimin dhe përkrahjen e partisë.

Megjithatë, pjesa më e madhe e proceseve të përzgjedhjes i përket njërit nga pesë modeleve të listuara

më poshtë:

3

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Modeli Një: Përzgjedhje nga Lidershipi i Partisë Kombëtare pa ndërhyrjen e Organizatave Lokale të

Partisë

Modeli Dy: Përzgjedhje nga Organizata Lokale e Partisë, e kushtëzuar me miratim të Lidershipit

Kombëtar të Partisë

Modeli Tre: Përzgjedhje nga Organizata Lokale e Partisë me autoritetin e saj të plotë dhe jo

domosdoshmërish me miratimin e Lidershipit Kombëtar të Partisë

Modeli Katër: Përzgjedhje nga e gjithë anëtarësia e partisë

Modeli Pesë: Përzgjedhje nga i gjithë elektorati

4

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

MODELI NJË: PËRZGJEDHJE NGA LIDERSHIPI KOMBËTAR I PARTISË PA

NDËRHYRJEN E ORGANIZATAVE LOKALE TË PARTISË

Në këtë model, lidershipi kombëtar i partisë kontrollon përzgjedhjen e kandidatëve duke bërë të gjitha

zgjedhjet në nivel qendror dhe duke përjashtuar nga procesi vendimmarrës çdo zonë zgjedhore lokale

apo organizatat lokale të partisë.

Kjo lloj përzgjedhje e kandidatëve haset më tepër në partitë me ideologji të forta dhe në ato që mund të

kenë traditë autoritare. Kjo është më e zakonshme në demokracitë e krijuar rishtazi sesa në ato që janë

më të konsoliduara.

Një version i këtij procesi përdoret nga koalicionet zgjedhore. Partitë politike që janë partnere në një

koalicion, negociojnë për kushtet e partneritetit të tyre në nivel qendror, duke përfshirë këtu edhe se

cila parti do të konkurroj me cilët kandidatë në secilën zonë zgjedhore. Më pas, organizatat lokale të të

gjitha partive në koalicion, udhëzohen që të punojnë së bashku për të mbështetur kandidatin,

pavarësisht se cila parti e drejton atë zonë zgjedhore.

Kjo metodë “lartë-poshtë”, e përdorur qoftë vetëm nga partitë apo nga koalicioni, kërkon një miratim

në shkallë të gjerë nga ana e organizatave lokale të partisë dhe nga anëtarët e bazës në mënyrë që të

jenë të suksesshëm. Ndërkohë që kjo mund të arrihet në parti më të vogla, më të reja dhe që drejtohen

nga një ideologji e caktuar, është shpesh herë e vështirë që kjo të ruhet në rrjedhën e kohës dhe mund

të jetë si diçka sfiduese për koalicionet. Aktivistët lokal ose baza e gjerë e çdo partie priren të jenë

anëtarët më besnikë, prandaj, shpeshherë kur organizata e tyre bëhet pjesë e një aleance zgjedhore apo

partneriteti, ata janë më pak të gatshëm të punojnë për suksesin e një partie tjetër.

Shembuj të modelit një

Demokracia e Re, Greqi

Partia Institucionale Revolucionare, Meksikë

Demokracia e Re u krijua në Korrik të vitit 1974, në kohën kur Greqia hyri në një periudhë

tranzicioni, nga një regjim ushtarak në një republikë parlamentare. Partia u përpoq të krijohej si një

parti konservatore moderne dhe progresiste, e angazhuar me politikat e tregut të lirë, por me

ndërhyrjen vendimtare të shtetit në favor të së drejtës së shoqërisë. Këto parime synonin të krijonin një

kontrast të madh me formën e mëparshme të qeverisë konservatore.

Në momentin e krijimit, liderët e Demokracisë së Re vendosën se kandidatët do të zgjidheshin nga

lidershipi kombëtar i partisë në mënyrë që të garantojnë që çdokush në listën e kandidatëve të ishte

plotësisht i angazhuar në sistemin demokratik të sapo krijuar. Partia ka një komitet të krijuar nga

lidershipi i partisë që merret me përzgjedhjen e kandidatëve.

Partia Institucionale Revolucionare (PIR) ishte partia politike që dominonte në Meksikë dhe që

kontrollonte shumicën e posteve që prej vitit 1929 e deri në fillim të 1990-ës. Për dekada me radhë,

PIR-i konsiderohej si partia “zyrtare” e Meksikës dhe akuzohej se përdorte një sërë taktikash për të

qëndruar në pushtet, përfshirë këtu kontrollimin e aseteve të bizneseve të drejtuara nga shteti.

5

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Gjithashtu ajo akuzohej se kontrollonte shumicën e posteve, “i bënte presion” kundërshtarëve të

mundshëm si dhe ishte objekt i korrupsionit dhe i akuzave për vjedhje gjatë zgjedhjeve.

Tradicionalisht PIR-i ka funksionuar në një mënyrë shumë të centralizuar, ku vendimet më të

rëndësishme merren nga liderët e partisë. Si pjesë e këtij sistemi veprues, partia kontrollon

përzgjedhjen e kandidatëve në nivel kombëtar.

Avantazhet e modelit një

Me këtë model, vendimet lidhur me kandidatët mund të merren lehtësisht dhe më shpejt. Gjithashtu,

liderët e partisë janë tepër të sigurt që kandidatët përvetësojnë vlerat e partisë apo koalicionit dhe si

rrjedhim gjasat që ata do të jenë besnik ndaj liderëve të partisë dhe përkrahës të vendimeve të tyre janë

të mëdha.

Disavantazhet e modelit një

Pa ofruar një lloj kontributi në procesin vendimmarrës, organizatat lokale të partive janë më pak

entuziaste dhe nuk angazhohen aq shumë gjatë një zgjedhjeje elektorale në rast se ka mospërputhje

mendimesh apo mosmarrëveshje lidhur me kandidatët e përzgjedhur nga zyrat qendrore. Sikurse u

theksua edhe më sipër, kjo vlen veçanërisht në rastet e një koalicioni, ku baza e gjerë e përkrahësve të

një partie, mund të mos jenë të gatshëm të punojnë për zgjedhjen e kandidatëve nga një parti tjetër,

veçanërisht nëse atyre nuk u merret mendim lidhur me këtë vendim.

Ky tension mund të vazhdojë të ekzistojë edhe gjatë zgjedhjeve. Sipas kësaj marrëveshje, është në

interesin e një kandidati në detyrë apo një kandidati të mundshëm të angazhohet më shumë duke u

fokusuar më tepër te liderët e partisë në kryeqytet sesa në organizatat lokale të zonave zgjedhore që i

zgjedhin ata dhe votuesit që votojnë për ta, sepse janë zyrat qendrore ato që do vendosin nëse do i

përfshijnë ose jo në listat për zgjedhjet e ardhshme.

MODELI DY: PËRZGJEDHJE NGA ORGANIZATA LOKALE E PARTISË, E KUSHTËZUAR

ME MIRATIM TË LIDERSHIPIT KOMBËTAR TË PARTISË

Forma më e zakonshme e përzgjedhjes së kandidatëve ka të bëjë me organizatat lokale të partive të

cilat marrin vendime se kush do kandidojë në zonat e tyre zgjedhore, por lidershipi i partisë kombëtare

ruan një shkallë autoriteti dhe influence mbi ata që do të përzgjidhen në fund.

Në disa raste, organizata lokale bën përzgjedhjen e saj dhe më pas ia kalon emrat e kandidatëve që

propozon lidershipit kombëtar të partisë në mënyrë që ky i fundit të japë miratimin përfundimtar.

Shpesh herë për këtë qëllim zyrat qendrore të partisë ngrenë një komitet të veçantë.

Nëse një kandidat refuzohet, zyrat qendrore ose mund ta udhëzojnë organizatën e partisë lokale që të

përsërisin procesin dhe të nxjerrë një tjetër rezultat, ose mund të fusë kandidatin e vetë për atë zonë

elektorale.

6

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Në një tjetër variant të këtij lloj procesi, zyra qendrore do të hartojë listën e vetë të kandidatëve të

miratuar paraprakisht. Më pas, organizata lokale elektorale zgjedh midis personave në listë se kush do

jetë kandidati për atë zonë.

Ky lloj sistemi i jep zyrës qendrore të partisë kontroll absolut ndaj kandidatëve, ndërkohë që i lejon

anëtarëve të zonës lokale zgjedhore të kenë pak pushtet gjatë vendimeve përfundimtare.

Shembuj të modelit dy

Demokratët Liberalë, Mbretëria e Bashkuar

Kongresi Kombëtar Afrikan, Afrika e Jugut

Demokratët Liberal Britanik, një parti me një histori dhe platformë të gjatë që ka për qëllim

gërshetimin e libertarianizmit 1 me demokracinë sociale, e përdorën këtë model si një mënyrë për të

trajtuar vite të tëra zhgënjimesh elektorale. Deri kohët e fundit, partia i lejonte organizatat lokale të

thoshin fjalën e fundit se cilët do të përzgjidheshin si kandidatë. Duke qenë se struktura e organizatave

lokale ishte më tepër e majtë dhe liberale me elektoratin e përgjithshëm, shpesh herë kjo reflektohej në

përzgjedhjen e kandidatëve të cilët së fundmi nuk mund të fitonin një post në zgjedhje. Për shembull,

shpesh organizatat lokale zgjidhnin ata kandidatë që favorizonin ligjërimin e drogës, një ide kjo që më

parë kundërshtohej fuqishëm nga elektorati i gjerë.

Për ta bërë partinë më konkurruese dhe për të pasur më shumë mundësi të fitojë zgjedhjet, Demokratët

Liberalë Britanikë përdorën një sistem që u lejonte organizatave lokale të zgjidhnin kandidatët, por

miratimi përfundimtar i këtyre vendimeve i mbetej lidershipit të partisë. Përgjithësisht, kjo i motivonte

organizatat lokale të përzgjidhnin kandidatët që ishin më të njohur në zonë dhe që i plotësonin

standardet e partisë kryesore, pra të ishin kandidatë qëllimi kryesor i të cilëve të ishte të zgjidheshin

dhe jo vetëm të mbështesnin një ideologji.

Në vitin 1995, Kongresi Kombëtar Afrikan (KKA), u bë pjesë e një aleance elektorale së bashku me

tre parti të tjera, për zgjedhjet e qeverisë lokale. KKA-ja ishte partia më e madhe në aleancë, bazuar në

numrin e anëtarëve në parti, në numrin e degëve lokale në funksion si dhe në arritjet e mëparshme

elektorale.

KKA-ja dhe anëtarët e tjerë të aleancës ngritën komitete të listave lokale të cilët kishin për detyrë të

miratonin listat e kandidatëve që hartonin organizatat lokale të partisë. Përfaqësimi në parti përcaktohej

nga përmasa e partisë, d.m.th, KKA-ja, si partia më e madhe , kishte tre anëtarë, partia e dytë nga

madhësia kishte dy anëtarë dhe partia e fundit kishte një. Gjithashtu, çdo komitet përfshinte një

përfaqësues të të rinjve të KKA-së dhe një nga organizata e grave.

Aleanca përcaktoi tre nivele vendimarrëse për përzgjedhjen e kandidatëve: 1) komitetet lokale, 2)

komitetet zonale ose rajonale dhe 3) një komitet kombëtar.

1 Libertarianizmi – ka të bëjë me advokimin për lirinë e individit.

7

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Komiteti kombëtar u krijua për të përcaktuar udhëzimet mbi bazën e të cilave do të mund bëhej

përzgjedhja e kandidatëve. Më pas, organizata lokale e partisë apo ajo e aleancës organizonte

konferenca për të zgjedhur një listë kandidatësh. Më pas, këto emra u dërgoheshin komiteteve rajonale

të cilët kishin përgjegjësinë të siguronin zbatimin e udhëzimeve si dhe mund të hiqnin nga lista çdo

kandidat që mendohej si i papërshtatshëm apo që nuk kishte mundësi për t’u zgjedhur. Komiteti

kombëtar i listave kishte autoritetin të ndërhynte për të bërë apel lidhur me kandidatët e refuzuar dhe

në rastet kur ishte e nevojshme, të merrte vendimin përfundimtar se kush do të përfshihej në listë.

KKA-ja dhe partnerët e tij në aleancë e përdorën këtë sistem përzgjedhjeje pasi menduan se ishte e

rëndësishme që kandidatët të zgjidheshin nga organizatat lokale të cilat e dinin më mirë se cili do të

ishte kandidati më i fortë për atë zonë. Gjithashtu, KKA-ja i dha organizatës kombëtare të drejtë

kontrolli mbi procesin, duke i ulur mundësitë që kandidatët e papërshtatshëm ose që kishin më pak

shanse për t’u zgjedhur të mos futeshin në listën përfundimtare.

Ndërhyrja apo prania e një organi autoritar, mund të ishte e rëndësishme për arritjen e suksesit të një

koalicioni elektoral pasi tensionet midis partnerëve mund ta pengonin garën e koalicionit në rast se ajo

nuk menaxhohet në mënyrë të efektshme.

Avantazhet e modelit dy

Kjo teknikë i tregon organizatave lokale të partive se cili do të jetë përfaqësuesi i tyre i mundshëm,

ndërkohë që ende i siguron kryesisë së partisë pushtetin absolut ndaj atyre që hartojnë listat. Ajo bën të

mundur pjesëmarrjen lokale, por gjithsesi siguron që kandidatët të ketë të njëjtën ideologji dhe

objektiva me të partisë.

Gjithashtu, ky sistem i nxit organizatat lokale të partisë të krijojnë disa lloje strukturash dhe procesesh

vendimmarrëse që shërbejnë për përzgjedhjen e kandidatëve. Kjo mund të jetë e dobishme për

zhvillimin e përgjithshëm të partisë dhe për ndërtimin e kapaciteteve.

Nëse lidershipi kombëtar i partisë siguron një listë me emrat e kandidatëve të mundshëm nga e cila

organizata lokale mund të zgjedh, zyra qendrore e partisë mund të jetë në gjendje të ruaj një farë

shkalle kontrolli ndaj suksesit të mundshëm elektoral të partisë si dhe mund të ketë rastin t’i drejtojë

kandidatët që kanë më shumë shanse për sukses drejt atyre zonave ku ata kanë më shumë gjasa të

fitojnë.

Disavantazhet e modelit dy

Tensionet ndërmjet veprimeve të qendrës dhe degëve të tyre janë një fenomen mjaft i zakonshëm për

çdo organizatë që është e strukturuar si parti politike, pra, e përbërë nga një “bërthamë” dhe disa

entitete nën-kombëtare të ndara nga distanca gjeografike dhe realitete të ndryshme lokale. Kështu, në

rast se zgjidhet një kandidat mbi të cilin është debatuar shumë, ka gjasa të shpërthejnë mosmarrëveshje

serioze midis lidershipit të partisë kombëtare dhe organizatave të partisë lokale. Kjo ka më shumë të

ngjarë të ndodhi në rastet kur organizatat lokale të partive nuk kanë marrë udhëzime të qarta për

përzgjedhjen e kandidatëve, ose në rast se organizatat vendosin mos t’i marrin parasysh këto udhëzime.

8

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Nëse lidershipi kombëtar i paraqet organizatave lokale një listë nga e cila do zgjidhen kandidatët,

atëherë mund të ndeshemi me fenomenin e favorizimit. Kur kandidatët u janë mirënjohës liderëve të

partisë për përfshirjen e tyre në listat e votimit, ata janë më tepër të pirur ta përqendrojnë vëmendjen

dhe energjitë e tyre për nevojat e liderëve të partisë sesa të zgjedhësve. Kjo mund të shmanget apo

reduktohet në rast se ka një nivel të lartë konsultimi midis organizatave lokale dhe liderëve të partisë

për hartimin e listës së kandidatëve të miratuar paraprakisht.

Në rastin e një koalicioni elektoral, është vendimtare një marrëveshje e negociuar, e shkruar dhe e

detajuar që qartëson procedurat specifike për përzgjedhjen e kandidatëve dhe zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve. Kjo marrëveshje është e rëndësishme pasi i shmang apo i menaxhon në mënyrë

efikase këto konflikte.

MODELI TRE: PËRZGJEDHJE NGA ORGANIZATA LOKALE E PARTISË ME

AUTORITETIN E SAJ TË PLOTË DHE JO DOMOSDOSHMËRISHT

ME MIRATIMIN E LIDERSHIPIT KOMBËTAR TË PARTISË

Në disa sisteme, organizatave lokale të partisë u jepet kontroll absolut në përzgjedhjen e kandidatëve.

Në këtë skenar, partitë zhvillojnë një proces të përzgjedhjes së kandidatëve që ndodh në një nivel nënkombëtar,

kryesisht në nivelin e organizatës së partisë që pasqyron kufijtë elektoral për postin që

kërkohet. Për shembull, një parti që përdor këtë sistem për zgjedhjet parlamentare në Mbretërinë e

Bashkuar, duhet ta bëjë këtë përzgjedhje në çdo nivel të zonës zgjedhore parlamentare; në nivel lokal

për post lokal.

Organizatat lokale i zhvillojnë proceset e përzgjedhjes së kandidatëve sipas një kalendari mbi të cilin

është rënë dakord me lidershipin kombëtar. Disa prej mekanizmave të përzgjedhjes që përdoren në këtë

sistem përfshijnë konferencat lokale të partisë, votim me shumicë votash dhe të votuarit e thjeshtë me

anë të fjalës.

Edhe pse kandidatët zgjidhen njëzëri nga organizata lokale, ata duhet të pranohen dhe përkrahen nga e gjithë partia. Në këtë

model, lidershipi i partisë ka fare pak ndikim në procesin e përzgjedhjes.

Shembuj të Modelit Tre

Partia Kombëtare Britanike, Mbretëria e Bashkuar

Partia Social Demokrate, Suedi

Partia Kombëtare Britanike (PKB) është një parti e vogël nacionaliste që advokon ndalimin e imigrimit

në Mbretërinë e Bashkuar, tërheqjen e MB nga Bashkimi Evropian dhe politika që mbrojnë statusin

social dhe mirëqenien e shtetasve “britanik”, të cilët partia i ka përkufizuar si shtetasit e saj të bardhë.

Gjithashtu, PKB-ja advokon kalimin e pushtetit nga niveli kombëtar në nivel lokal, duke argumentuar

se sistemi parlamentar i MB-së e ka përjashtuar pjesën më të madhe të shtetasve nga procesi

vendimmarrës dhe nga çështjet e rëndësishme. Si pasqyrim i kësaj politike, partia i lejon organizatave

lokale të përzgjedhin në mënyrë të pavarur kandidatët për poste lokale dhe kombëtare, pa miratimin e

liderëve të partisë.

Vitet e fundit, PKB-ja ka mundur ta përdorë këtë proces si taktikë për të fituar vende nga rivalët e tyre

më të mëdhenj politik. Kur e ndiejnë se kanë qenë pjesë e vendimit për përzgjedhjen e kandidatëve,

9

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

anëtarët e një partie të udhëhequr nga ideologjia janë shpesh më të motivuar të angazhohen

vullnetarisht, të punojnë fort dhe me orë të zgjatura që një parti e vogël dhe më e re të fitojë vende e të

jetë e pavarur nga partitë më të mëdha më të konsoliduara.

Suedia ka një sistem demokracie parlamentare me monarki kushtetuese. Në 70 vitet e fundit, Partia

Socialdemokrate, e cila ka si platformë të sajën “njerëz të lirë e të barabartë në një shori solidariteti,”

ka qenë në pushtet për 61 vjet.

Në Partinë Socialdemokrate, organizatat lokale dhe anëtarët mund të kenë ndikim të madh. Bordi

Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës, por, delegatët e organizatave lokale zgjedhin anëtarët

e tij (bordit) kur takohen një herë në katër vjet në kongresin e partisë.

Në nivel nën-kombëtar, partia ndahet në organizata të rrethit të cilat pasqyrojnë zonat elektorale

kombëtare, pra, janë 23 zona elektorale kombëtare, por për shkak të ndarjeve shtesë në qytetet e

mëdha, janë 26 organizata të partisë në rrethe. Organizatat e rretheve përcaktojnë se kush do të

zgjidhen si kandidatë për zgjedhjet kombëtare dhe ato lokale. Kandidatët për zgjedhjet kombëtare

supozohen të zgjidhen midis kandidatëve të kaluar në zgjedhjet lokale, duke u bazuar në performancën

e tyre në nivel lokal.

Gjithashtu, organizatat e rretheve mbajnë përgjegjësi për organizimin e aktiviteteve të fushatave

elektorale të partisë në nivel lokal, në një vit zgjedhor.

Avantazhet e modelit tre

Shpesh herë, në një sistem ku organizatat lokale të partisë kanë autonomi të plotë për të zgjedhur

kandidatët që do përfaqësojnë zonën, rezultojnë degë lokale të forta e me zhvillim të madh të cilat

mund të jenë aset për të gjithë partinë. Gjithashtu, kjo do të thotë se do të zgjidhen ata kandidatë që i

përgjigjen më shumë nevojave të partisë sepse e ardhmja e tyre lidhet më ngushtë me marrëdhëniet e

tyre me votuesin e gjerë sesa me liderët e partisë.

Disadvantazhet e modelit tre

Sikurse u vu re te modeli dy në shembullin e Demokratëve Liberal, aktivistët e partive lokale mund të

jenë përkrahësit më të zjarrtë të organizatës dhe nganjëherë ata janë më ekstrem se i gjithë elektorati.

Kjo mund të nënkuptojë se zgjidhen ata kandidatë që nuk mundën të fitonin një post në zgjedhjet e

përgjithshme ku mori pjesë e gjithë popullsia votuese.

Gjithashtu, nëse partia po kalon një debat të brendshëm lidhur me një çështje serioze politikash, si për

shembull marrëveshje paqeje, mospajtimi i mendimeve brenda partisë mund të materializohet gjatë

procesit të përzgjedhjes së kandidatëve duke bërë kështu që gjithë partia ta ketë të sigurt humbjen.

Kështu ishte rasti i partisë Ulster Unionist në Irlandën e Veriut në zgjedhjet e Asamblesë në vitin 2003.

Degë të ndryshme të partisë i zgjodhën në mënyrë të pavarur kandidatët që ishin pro ose kundër

marrëveshjes së paqes në Belfast në vitin 1998, duke marrë parasysh se si ishin pozitat e anëtarëve të

partisë në secilën prej zonave zgjedhore. Kjo do të thoshte se partia i prezantonte votuesve një listë të

ndarë, ku gjysma e kandidatëve ishin pro marrëveshjes dhe gjysma ishin kundër. Partia nuk ishte në

10

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

gjendje të bënte një formulim të politikave të cilat të paraqisnin si do veprohej me marrëveshjen e

paqes nëse votohej në favor të kësaj të fundit, pasi vetë kandidatët e partisë nuk mund të binin dakord.

MODELI KATËR: PËRZGJEDHJE NGA E GJITHË ANËTARËSIA E PARTISË

Ky model përdoret më me sukses kur zgjidhen kandidatët për poste më të larta, me një anëtar, si për

shembull presidenca ose kryesia e përgjithshme. Ky sistem mund të jetë shumë demokrat dhe

përgjithësisht i lejon çdo individi të sugjerojë emrin e tij /saj si kandidat i mundshëm, në rast se ai/ajo i

përmbush kriteret minimale. Duke qenë se është model kaq i hapur, ky proces përzgjedhje zakonisht

kalon nëpër disa faza të cilat sigurojnë se kandidatët e mundshëm janë të angazhuar në këtë proces.

Kandidatëve aspirues mund t’u duhet të mbledhin firma, të vërtetojnë anëtarësinë e tyre në parti, të

marrin miratimin e një numri të caktuar organizatash lokale apo delegatësh partish dhe/ose të bëjnë një

depozitë financiare me qëllim që të merren në konsideratë nga anëtarësia e partisë.

Zakonisht kjo lloj përzgjedhje zhvillohet gjatë konferencave të partisë ose mbledhjeve të grupit

drejtues ku mblidhet e gjithë anëtarësia për të zgjedhur midis kandidatëve, ose në zgjedhjet paraprake

ku anëtarët e partisë shkojnë në një qendër votimi për të bërë zgjedhjen e tyre.

Lidershipi i partisë ka ndikim të kufizuar në përzgjedhjen e kandidatëve në rastin kur vendimi

përfundimtar i takon anëtarësisë së partisë. Partia mund të nënshkruaj ose përkrahë haptazi një

kandidat në një proces përzgjedhje, çka i shton atij disa avantazhe, por vendimi përfundimtar se kush

do ta përfaqësojë partinë në zgjedhje i mbetet anëtarësisë së kësaj të fundit.

Proceset e përzgjedhjes së anëtarësisë së partisë kërkojnë një sistem të besueshëm për regjistrimin e

votuesve ose për të treguar anëtarësinë e partisë.

Shembull i Modelit Katër

Partia Demokrate dhe Republikane, Shtetet e Bashkuara

Në Shtetet e Bashkuara, çdo shtet ka procesin e vet të përzgjedhjes së kandidatëve i cili zakonisht është

ose një mbledhje e grupit drejtues ose zgjedhje paraprake (kuptimi kryesor zgjedhje “e parë”).

Zgjedhjet paraprake mund të jenë të hapura, ku i gjithë elektorati lejohet të zgjedhë kandidatët e

partisë, ose të mbyllura, ku vetëm votuesit e regjistruar si demokratë mund të votojnë për të zgjedhur

kandidatët e partisë Demokratike dhe vetëm votuesit e regjistruar si republikanë mund të votojnë për

Republikanët.

Për shembull, shteti i Massachusetts ka një sistem zgjedhor të mbyllur për zgjedhjet presidenciale.

Ditën e zgjedhjeve paraprake, (rreth tetë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme ose përfundimtare), një

votues i regjistruar si demokrat hyn në qendrën lokale të votimit dhe merr një fletë votimi ku renditen

të gjithë individët që kërkojnë emërimin nga demokratët për të qenë në krye të një posti publik. Çdo

demokrate e regjistruar mund të paraqesë emrin e saj si kandidate me kusht që të mbledhë numrin e

nevojshëm të firmave nga votuesit e regjistruar që përkrahin kandidaturën e saj.

11

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Votuesi zgjedh një individ nga fleta e votimit dhe ai kandidat që merr numrin më të madh të votave

fiton dhe emërohet si kandidati demokrat për president, për shtetin e Massachusetts. Kandidatët duhet

ta përsërisin këtë proces në të 50 shtetet.

Në disa shtete ku aplikohet sistemi i mbyllur i zgjedhjeve paraprake, votuesit që nuk janë të regjistruar

as si demokrat, as si republikan (pra të pavarur) nuk lejohen fare të votojnë.

Avantazhet e modelit katër

Ky lloj sistemi mund të jetë shumë demokratik duke i lejuar kështu çdo individi të interesuar të hedhë kandidaturën, me

kusht që të plotësojnë kriteret minimale. Duke qenë se të gjithë anëtarët e partisë përfshihen në procesin e përzgjedhjes,

baza e partisë priret të jetë e mobilizuar dhe aktive dhe si rezultat i kësaj është më e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh dhe

më e përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme.

Disadvantazhet e modelit katër

Partitë politike kanë kontroll tepër të kufizuar lidhur me faktin se cili apo cilët kandidatë do t’i

nënshtrohen këtij sistemi. Lidershipi i partisë kombëtare mund të vërtetojë punën që një kandidat ka

bërë për partinë, por gjithsesi vendimi përfundimtar i takon anëtarëve të partisë. Ka shumë shembuj që

tregojnë se anëtarësia e partisë voton kundër preferencave të lidershipit për këto çështje.

Gjithashtu, anëtarësia e një partie përbëhet kryesisht nga përkrahësit e saj më të zjarrtë dhe në të

shumtën e rasteve nuk përfaqëson strukturën politike të të gjithë elektoratit. Si e tillë, anëtarësia në disa

raste mund të përzgjedhë ata kandidatë që nuk mund t’ia dalin të fitojnë në zgjedhjet e përgjithshme

pasi nuk do të mund të marrin shumicën e votave.

Gjithashtu, ky sistem mund të krijojë një sezon fushate të gjatë e të kushtueshëm gjatë të cilës partisë

do i duhet të organizojë dhe harxhojë resurset e veta si për procesin e përzgjedhjes së kandidatit të vetë

ashtu edhe për të “luftuar” partitë kundërshtare në zgjedhjet e përgjithshme.

MODELI PESË: PËRZGJEDHJE NGA I GJITHË ELEKTORATI

Modeli i fundit për përzgjedhjen e kandidatëve përfshin të gjithë elektoratin. Në këtë sistem,

përzgjedhja është e hapur për të gjithë votuesit, pavarësisht anëtarësimit apo regjistrimit në parti.

Votuesit kanë mundësinë të votojnë për kandidatin apo kandidatët e një partie.

Edhe pse sipas këtij modeli lidershipi i një partie politike mund të përkrahë një kandidat, partia nuk ka

pothuajse fare ndikim se cili nga kandidatët do të zgjidhet.

Ashtu sikurse përzgjedhja përfshin anëtarësinë e partisë, ky lloj procesi zakonisht zhvillohet në

konferencat e partisë, mbledhjet e grupit drejtues, në takime ku votuesve u kërkohet të zgjedhin midis

kandidatëve, ose në zgjedhjet paraprake ku votuesit shkojnë në një qendër votimi për të bërë zgjedhjen

e tyre.

12

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Gjithashtu, njëlloj si sistemi që përfshin përzgjedhjen nga anëtarësia e partisë, kjo formë e përzgjedhjes

së kandidatëve priret të jetë shume demokratike. Kushdo që mund të plotësojë disa kritere standarde

mund të paraqesë emrin e tij si kandidat i mundshëm dhe të merret në konsideratë nga elektorati.

Shembuj të Modelit Pesës

Partitë Demokratike dhe Republikane, Shtetet e Bashkuara

Aleanca Demokratike e Hungarezëve në Rumani,

Sikurse u tha edhe më sipër, çdo shtet në Shtetet e Bashkuara ka procesin e vet të përzgjedhjes së

kandidatëve, i cili zakonisht kryhet përmes një mbledhjeje të grupit drejtues ose me anë të zgjedhjeve

paraprake. Arizona dhe Kalifornia zhvillojnë zgjedhje paraprake të hapura të cilat i lejojnë të gjithë

votuesve të regjistruar, pavarësisht përkatësisë partiake, të votojnë në zgjedhjet paraprake Republikane

ose Demokrate.

Në zgjedhjet paraprake të hapura, votuesit mund të zgjedhin të votojnë qoftë në zgjedhjet paraprake të

Demokrateve, qoftë në ato të Republikaneve, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake. Kështu, një

votues hyn në qendrën e votimit ditën e zgjedhjeve paraprake dhe kërkon fletën e votimit si për

kandidatin e demokratëve ashtu dhe të republikanëve dhe bën zgjedhjen e tij midis kandidatëve që janë

në listën e partisë. Votuesi lejohet të votojë vetëm në zgjedhjet paraprake të njërës prej partive.

Gjithashtu, ky sistem i jep më shumë mundësi për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake votuesve që

janë të regjistruar si “të pavarur”, pra, atyre që nuk i përkasin as Partisë Republikane ashtu dhe as asaj

Demokrate.

Aleanca Demokratike e Hungarezëve në Rumani (ADHR) është një parti relativisht e vogël që

përbëhet nga disa organizata që përfaqësojnë interesat politike të minoritetit hungarez në Rumani. Para

disa vitesh, ADHR-ja futi një sistem zgjedhjesh paraprake në nivel lokal për të përzgjedhur kandidatët.

Partia filloi t’i zhvillonte këto zgjedhje paraprake në takimet me komunitetin. Çdo banor i zonës që

kishte mbushur moshën për të votuar ishte i ftuar të merrte pjesë. Banorët vendas u njoftuan për

mbledhjen nëpërmjet takimeve derë më derë dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve

Në mbledhje, të gjithë kandidatëve të mundshëm u kërkohej të bënin një prezantim se pse ata kërkoni

të emëroheshin nga partia. Më pas kjo pasohej nga votimi i të gjithë të pranishmëve. Kandidati apo

kandidatët (në zonat zgjedhore me shumë anëtarë) që merrte numrin më të madh të votave fitonte

emërimin e partisë.

Teknikisht, këto takime të partisë ishin të hapura për të gjithë votuesit, por duke qenë se takimet

zhvilloheshin në zona zgjedhore ku mbizotëronte popullsia hungareze, pjesëmarrësit ishin thuajse të

gjithë hungarezë. Gjithashtu, anketimet zgjidhnin familje që kishin mbiemra hungarez në regjistrin

civil.

Avantazhet e modelit pesë

13

NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE, WEST BANK AND GAZA

CANDIDATE SELECTION PROCESSES

Kjo është gjithashtu një formë shumë demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve e cila kryesisht i

lejon çdo individi të interesuar të kandidoj, pasi të ketë plotësuar kriteret minimale si dhe çdo votuesi

të interesuar të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes.

Ashtu si edhe sistemi i përzgjedhjes së anëtarësisë së partisë, zhvillimi i procesit të përzgjedhjes së

kandidatëve përpara gjithë elektoratit e fokuson vëmendjen e publikut në sistemin demokratik dhe në

zgjedhjet e përgjithshme që kanë përpara. Ky model i bën votuesit që gjatë një viti elektoral të kenë një

ndikim më të madh në zgjedhjet e tyre lidhur me kandidatët.

Kur partitë gjatë këtij procesi nuk japin miratimin për kandidatët, ato janë të detyruar të identifikojnë

individët që kanë lidhje të forta me elektoratin dhe që teorikisht, i kuptojnë qartë se cilat janë nevojat e

komunitetit. Duke qenë se kandidatët i kushtojnë vëmendje kërkesave të votuesve, ka më shumë të

ngjarë që ata, në rast se zgjidhen, të mbajnë përgjegjësi për nevojat e banorëve të zonës së tyre

zgjedhore.

Disavantazhet e modelit pesë

Sipas këtij sistemi, partitë politike nuk kanë pothuajse fare kontroll se cili do të përzgjidhet

përfundimisht si kandidati që do përfaqësojë partinë. Organizata e partisë mund të përkrahë një

kandidat ose të punojë në emër të tij apo saj, por vendimi përfundimtar i takon elektoratit. Ky i fundit

mund të ketë një mendim krejt ndryshe me atë të partisë mbi një zgjedhje apo kandidat. Më pas partia

është e detyruar të pranojë cilindo prej kandidatëve që përzgjidhet në zgjedhjet e përgjithshme.

Ashtu si dhe sistemi që përfshin anëtarësinë e partisë, përzgjedhja e kandidatëve nga elektorati mund të

krijojë gjithashtu një sezon fushate të gjatë e të kushtueshëm gjatë të cilit partisë do i duhet të

organizojë dhe harxhojë resurset e veta si në zgjedhjet paraprake ashtu edhe në ato të përgjithshmet.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!