03.05.2013 Views

MANUALI I HUAMARRJES PER CD1.pdf - LGPA

MANUALI I HUAMARRJES PER CD1.pdf - LGPA

MANUALI I HUAMARRJES PER CD1.pdf - LGPA

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MANUAL PËR HUAMARRJEN

E QEVERISJES

VENDORE

Prill 2009

Ky publikim u mundësua nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Ai u

përgatit nga ARD, Inc.

Falenderim

Manuali i Huamarrjes për Qeverisjen Vendore u mundësua nga USAID. Ai u përgatit nga Ornela Shapo

(Këmbora) ekperte e LGPA, për huanë vendore dhe Lider për Zhvillim Ekonomik. LGPA falenderon për

kontributin e çmuar bashkëautorët e këtij dokumenti të cilët kanë edhe rolin e implementuesve dhe monito-

ruesve të proçedurave të huamarrjes së qeverisjes vendore në Shqipëri: Z. Fran Brahimi / Drejtor i Marrëd-

hënieve Ndërqeveritare; Znj. Milbana Tole / Drejtore për Borxhin Publik në Ministrinë e Financave dhe

Z. Zyher Beci / Këshilltar pranë Shoqatës Shqiptare të Bashkive.

Për më shumë informacion mbi Manualin e Huamarrjes së Qeverisjes Vendore, ju lutem kontaktoni Znj.

Ornela Shapo, pranë Projektit të Qeverisjes Vendore në Shqipëri / USAID në adresën e emailit:

oshapo@lgpa.al. Ju mund ta gjeni këtë manual në versionin elektronik të tij në faqen elektronike të projektit

LGPA; në faqen elektronike të Shoqatës së Bashkive dhe gjithashtu në faqen elektronike të Shoqatës

Shqiptare të Bankave.

Përgatitur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, Numri i Kontratës i USAID-it

DFD-I-00-05-00121-00, Urdhëri i Punës 05, IQC Decentralizimi dhe Qeverisja Vendore Demokratike (DQVD)

(Decentralizimi II)

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

MANUAL I HUAMARRJES

SË QEVERISJES

VENDORE

PRILL 2009

SQARIM

Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së

Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

1

Të nderuar kryetar të njësive vendore dhe menaxher vendor,

REPUBLIKA E SHQ IPERISE

MINISTRIA E FINANCAVE

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Kam kënaqësi të përcjell tek ju “Manualin për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore” përgatitur nga USAID/LGPA (Pro-

grami i Qeverisjes Vendore në Shqipëri), dhe e vlerësoj si të nevojshëm këtë dokument pune i cili vjen si rezultat i

mbështetjes së vazhdueshme që USAID ka dhënë në zbatimin e reformës së decentralizimit në Shqipëri gjatë gjithë

këtyre viteve.

Përgjatë gjithë periudhës së decentralizimit njësitë vendore në Shqipëri kanë qenë dëshmitare të një proçesi të rëndësishëm

ristrukturimi dhe transformimi në disa sektorë. Objektivi i këtij proçesi është që t’u jepen njësive vendore burime të

mjaftueshme dhe kapacitete për të realizuar funksionet për të cilat ato janë përgjegjëse. Tre janë dimensionet e këtij

transformimi: (i) niveli institucional; (ii) transferimi i kompetencave fiskale dhe legjislacion përkatës për këtë dhe (iii) aspekti

financiar. Kjo e fundit është realizuar nëpërmjet një formule për shpërndarjen e grantit të pakushtëzuar e cila sa vjen e

konsolidohet; transferimi i aseteve tek njësitë e qeverisjes vendore; njësimi i proçesit të buxhetimit me atë të institucioneve

qendrore; fillimi i përgatitjes së buxheteve afatmesme; ngritja e instrumenteve të rinj të financave vendore e cila mundëson

aksesin e menaxherëve vendor në tregun financiar.

Instrumenti i ri i huamarrjes së qeverisjes vendore, merr një rëndësi të veçantë për vetë kontekstin në të cilin ndodhen

sot financat vendore. Këto njësi sot janë të afta të menaxhojnë me përgjegjshmëri taksat dhe tarifat e komunitetit të tyre;

janë të afta të vlerësojnë përparësitë në marrjen e vendimeve të investimeve emergjente apo strategjike dhe janë duke

përmirësuar dukshëm transparencën në vendimmarrje. Në këto kushte një instrument i ri huamarrjeje i cili do të thotë

më shumë mundësi financiare për të zgjidhur probleme emergjente; apo për të realizuar investime të rëndësishme për

nga natyra dhe madhësia. E shoqëruar kjo me kërkesat specifike që sjell ky ligj si plotësimi i kritereve për madhësinë e

stokut dhe ato të shërbimit vjetor të tij; dhe me kërkesat e aktorëve të interesuar nga tregu financiar për t’u bërë palë në

këtë proçes siç janë auditimi i bilanceve financiare të njësive te qeverisjes vendore; përgatitja e projekteve të fizibilitetit

dhe hapja e proçesit të huamarrjes për gjithë komunitetin forcon më tej njësitë vendore; rrit kapacitetet financiare dhe

transparencën dhe përgjegjshmërinë e tyre.

Të marrësh hua është një përgjegjësi e madhe; pasi menaxherët vendor marrin vendime në këtë rast jo vetëm për

taksapaguesit aktualë të njësive të tyre; por edhe për ata që do të paguajnë në të ardhmen. E parë në këtë këndvështrim si dhe

në faktin e mungesës së eksperiencës dhe informacionit në këtë fushë deri më sot e gjej më se të domosdoshëm përgatitjen e

një Manuali për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore.

Ministria e Financave vlerëson, Metodologjinë që ndjek ky manual dhe sidomos gjuhën e thjeshtë me të cilën jepen

udhëzimet për realizimin e gjithë proçesit të huamarrjes që nga vlerësimi i nevojave për një hua e deri tek disbursimi;

regjistrimi dhe raportimi periodik i saj.

Duke qenë i bindur se po ju ofrojmë një mjet më se të vlefshëm pune jo vetëm për punonjësit e zyrave të financave; por

sidomos për kryetarët e njësive vendore; anëtarët e këshillit bashkiak dhe pa harruar këtu pse jo edhe bankierët ju ftoj të

konsultoheni me këtë dokument gjatë punës tuaj.

Ministria e Financave falënderon për kontributin e dhënë USAID-in Programin e Qeverisjes Vendore në Shqipëri dhe

veçanërisht autorët e këtij manuali për hartimin dhe mbështetjen financiare për botimin e tij.

Me respekt,

2

Ridvan BODE

M I N I S T E R

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Përmbajtja e Lëndës

Shkurtime ... ..................................................................................................................................................... ... 4

I. Përmbjedhje ........................................................................................................................................... . 5

II. Kuadri Ligjor dhe Institucional ... ................................................................................................................. 5

III. Proçedurat e Njësisë së qeverisjes vendore dhe roli i tyre në pregatitjen e projekt-propozimeve

(roli i Bashkisë dhe i Këshillit Bashkiak) ... .................................................................................................. .. 6

A. Proçedura për huanë afatgjatë ... .................................................................................................... 6

Përse merret hua afatgjatë / Çfarë mund të financohet me anë të huasë afatgjatë ... ........................ .. 6

Sa hua afatgjata mund të merren .................................................................................................... 7

Hapat që rekomandohet të ndiqen ... ............................................................................................. . 7

B. Proçedura për Huanë Afatshkurtër... ......................................................................................... ... 15

Përse merret hua afatshkurtër / Çfarë mund të financohet me anë të huasë afatshkurtër ............................. 15

Hapat që rekomandohet të ndiqen për të marrë hua afatshkurtër ... ............................................................ 15

IV. Analiza Operative për Përgatitjen e Fizibilitetit të Projektit ... ....................................................................... 17

V. Analiza Financiare ... ................................................................................................................................ 18

Sasia e huasë që mund të merret nga Njësia e Qeverisjes Vendore ... ........................................................... 18

Përllogaritja e kufijve maksimal të huasë afatshkurtër dhe asaj afatgjatë ..................................................... 18

Përllogaritja e kufijve ligjorë për huanë afatshkurtër ................................................................................ .. 18

Përllogaritja e kufijve ligjorë për huanë afatgjatë ........................................................................................ 18

Përzgjedhja e bankës / institucionit financiar dhe llogaritja e kostos së huasë ... ........................................... 25

Analiza e ofertave të marra nga bankat / institucionet financiare ... ............................................................ . 27

Huaja dhe parashikimi i shlyerjes së saj nga buxheti i Njësisë së Qeverisjes Vendore ..................................... 37

Shërbimi i borxhit për huanë e kontraktuar dhe buxheti vjetor i NjQV ... ...................................................... 39

VI. Përgatitja e Projekt Propozimeve / të mundshme për t’u financuar... ............................................................ 39

Matja e riskut të NjQV-së dhe përmirësimi i kredibilitetit ... ....................................................................... . 40

Matja e riskut........................................................................................................................................ . 40

Përmirësimi i Kredibilitetit të Njësisë së Qeverisjes Vendore ........................................................................ 43

Forma / Përmbatja e një Projekt Propozimi ... ............................................................................................ 45

VII. Regjistrimi dhe Raportimi i Borxhit të Njësisë së Qeverisjes Vendore ... ...................................................... . 45

Përfshirja e borxhit në projektbuxhetin e njësisë vendore... ......................................................................... 45

Raportimi i njësisë së qeverisjes vendore për huatë e marra nëpërmjet bilanceve periodike dhe vjetore ..... 46

VIII. Roli dhe Përfshirja e Këshillit të Njësisë së Qeverisjes Vendore dhe Publikut... .............................................. 46

Roli dhe përfshirja e Këshillit ... ................................................................................................................. 46

Roli dhe Përfshirja e Publikut .................................................................................................................... 47

IX. Aneks ................................................................................................................................................... . 48

A. Raste Studimore nga Shqipëria ... ............................................................................................... .. 49

Studimi i Fizibilitetit për financimin e projektit të ndërtimit të unazës veriore në Bashkinë Fushë-Krujë .......... . 51

Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin e Qendrës Sportive “Planet” në Bashkinë Korçë ... ...................... . 63

B. Kuadri Ligjor ... .......................................................................................................................... . 77

Ligji për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore numër 9869, datë 4.2.2008 ... .................................................... 79

Udhëzim numër 35, datë 5.11.2008 për zbatimin e ligjit nr 9869, datë 4.02.2008, “për huamarrjen

e qeverisjes vendore”... ........................................................................................................................... 90

Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor, numër 8652, datë 31.07.2000 62 ... ............... ... 101

Ligji për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë, numër 9936, datë 26.06.2008 .......... 128

Ligji për Pronat e Paluatshme Shtetërore, numër 8743, datë 22.02.2001 ... ................................................ 153

Ligji për Transferimin e Pronave të Paluatshme Shtetërore në Pushtetin Vendor,

numër 8744, datë 22.02.2001 ... ............................................................................................................. 158

Ligji për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare, numër 9228, datë 29.04.2004 ... ....................................... 164

Ligji për Huamarrjen Shtetërore, Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore të Huasë,

numër 9665, datë 18.12.2006 ... ..............................................................................................................171

3

Shkurtime

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

NjQV Njësia e Qeverisjes Vendore

KNjQV Këshilli i Njësisë së Qeverisjes Vendore

PQ Pushteti Qendror

MF Ministria e Financave

BV Burimet e Veta

USAID United States Agency for International Development / Agjencia për Zhvillim

Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara

LGPA Local Governance Program in Albania / Programi i Qeverisjes Vendore në Shqipëri

4

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

I. Përmbjedhje

Qëllimi i këtij manuali është lehtësimi i punës së specialistëve të financave dhe gjithë aktorëve që përfshihen brenda

njësisë së qeverisjes vendore për vlerësimin e nevojës për të financuar një projekt me anë të huasë; analizës së tregut

financiar; proçedurave të miratimit të saj; parashikimit të fondeve që do të merren hua si dhe mënyrës së shlyerjes së

tyre; përgatitjen e projekteve të financueshme nga bankat dhe të besueshme financiarisht.

Programi i Qeverisjes Vendore në Shqipëri (LGPA) i USAID-it, ka si qëllim ndër të tjera mbështetjen e disa bashkive të

përzgjedhura në proçesin e huamarrjes në tregun financiar, informimin mbi ligjin e ri të huamarrjes vendore si edhe

rritjen e kapaciteteve brenda bashkive për ta zbatuar këtë ligj. Ky dokument prezanton një detajim të ligjit dhe akteve

nënligjore në zbatim të tij si dhe një metodologji për të vlerësuar kufijtë ligjorë të huamarrjes së njësive vendore dhe

kapaciteteve financiare të tyre për të përballuar një hua të caktuar.

Gjatë punës në këtë drejtim, LGPA vuri re se jo vetëm njësitë vendore janë ende të paqarta sesi duhet të veprojnë në një

proçes kreditimi të projekteve të tyre; por se edhe shumica e institucioneve financiare që mund t’u japin hua njësive

vendore nuk kanë një informacion të saktë për vlerësimin e kapaciteteve financiare. Zakonisht metodat e përdorura nga

bankat janë hartuar për të vlerësuar kompanitë private dhe jo njësitë e qeverisjes vendore dhe mungesa e një informacioni

të tillë vështirëson proçesin e huamarrjes. Ky manual është një hap në përmirësimin e këtij informacioni për të dyja palët

(njësitë vendore dhe institucionet financiare).

Manuali na jep një ide paraprake për vlerësimin e kredibilitetit të njësisë vendore duke përdorur tregues të thjeshtë

financiarë, dhe autori i tij ka për qëllim ta bëjë atë sa më të thjeshtë e të qartë për punonjësin e zyrës së financave dhe çdo

aktor tjetër që mund të përfshihet në këtë proçes. Kjo gjë lehtësohet edhe nga aplikimi i formateve të gatshme në

programin excel të tabelave financiare të përdorura dhe formulave për vlerësimin e treguesve të ndryshëm, të cilat janë

pjesë e CD-së bashkëlidhur me këtë manual. Analiza më komplekse dhe analitike mund të realizohen nga stafet teknike të

njësive vendore, dhe nuk duhet të kufizohemi vetëm në këtë dokument ndihmës.

Ligji aktual për “Huamarrjen e Qeverisjes Vendore” është një hap i parë drejt shtimit të kapaciteteve financiare të

NjQV-ve për të realizuar projekte investimi, të cilat janë të pamundura për t’u realizuar me anë të buxhetit vjetor të

njësisë vendore. Ky instrument i ri financiar nuk është testuar ende se çfarë zbatimi do të gjejë dhe problematikash do

të ndeshë, por fryma e ligjit është e tillë që e bën atë të konsiderohet si një ligj konservativ (që përcakton kufij ligjorë të

huamarrjes dhe shërbimit të borxhit të NjQV-së në nivele relativisht të ulëta krahasuar me vende të tjera), e për rrjedhojë

pritshmëria përsa i përket riskut për të mospërballuar një kredi të marrë nga ana e njësive vendore vlerësohet të jetë

i ulët. Gjithsesi ju rekomandojmë që përpara se të merrni vendimin për të marrë hua për financimin e projekteve të

mëdha të shfrytëzohen gjithë burimet e tjera të financimit të projekteve të synuara siç mund të jenë: aplikimi për grant

konkurues pranë Pushtetit Qendror; donatorë të ndryshëm; marrëveshje partneriteti publik - privatë etj.

II. Kuadri Ligjor dhe Institucional

Njësitë e qeverisjes vendore që prej Shkurtit 2008 kanë në dorë një instrument të ri financiar, mundësinë e huamarrjes në

tregun financiar për të mbuluar nevojat financiare për funksionet e tyre ekskluzive apo edhe ato të ndara e të deleguara. Ligji

numër 9869, datë 4.2.2008 “Për huamarrjen e qeverisjes vendore” përcakton saktë kufijtë e huamarrjes nga ana e njësisë së

pushtetit vendor; garancitë; proçedurat dhe raportimin pranë Ministrisë së Financave.

Ligje të tjera të cilat merren për referencë në proçedurën e marrjes; përdorimit dhe raportimit të huasë vendore janë:

ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore 1 ; ligji për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën

e Shqipërisë 2 ; ligji për sistemin e taksave vendore 3 ; ligji për pronat e paluajtshme shtetërore; ligji për transferimin e

pronave të paluajtshme shtetërore në pushtetin vendor 4 ; ligji për veprimtaritë bankare e financiare, titujt, barrët sigu-

ruese; ligji për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare; ligji për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë

1 Ligji nr.8652, datë 31.07.2000

2 Ligji nr.9936, datë 26.06.2008

3 Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 I amenduar

4 Ligji nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme shtetërore”, ligji nr.8744, date 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të palujtshme të shtetit në pushtetin vendor” 5 Ligji nr.

9965, date 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancit shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”

5

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë 5 .

Sot financat vendore zënë ende një nivel mëse modest në kuadrin e buxhetit të shtetit në Shqipëri, megjithë progresin

e fortë që ka sjellë në këtë drejtim proçesi i decentralizimit në vend gjatë gjithë këtyre viteve duke rritur kapacitetet

financiare të njësive të qeverisjes vendore. Kuptohet që krahasuar me buxhetin ende të vogël të njësive vendore, fon-

det për investime janë ende modeste kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve të mëdha të investimit. Ligji i ri i hua-

marrjes së qeverisjes vendore sjell një instrument shumë të rëndësishëm përsa i përket mundësisë që i ofron këtyre

njësive për të realizuar projekte prioritare për komunitetin, megjithëse për vetë natyrën e tij shumë konservatore ende

nuk kënaq kërkesën e njësive për realizimin e projekteve të mëdha të investimeve. Megjithatë, nëse do ta shikonim në

këndvështrimin e vlerave monetare në terma konkretë të strukturës buxhetore të njësive vendore, ky instrument i ri

financiar është një levë mjaft e fuqishme për atë çfarë mund të realizojë konkretisht. Kështu nga një analizë që i kemi

bërë kapaciteteve të reja financiare që ofron ky ligj duke pasur parasysh se huaja që mund të marrë në një moment të

caktuar një njësi vendore mund të jetë maksimumi sa 1.3 herë të ardhurat e veta të njësisë vendore gjatë vitit të kaluar

buxhetor; kjo do të thotë që në terma relativisht më konkretë krahasuar me nivelin e investimeve borxhi që mund të

marrë njësia vendore mund të rrisë nivelin e investimeve vendore të cilat realizohen brenda një viti buxhetor në mbi

3.2 herë, krahasuar me fondet normale të parashikuara për atë vit buxhetor pa instrumentin e huasë.

III. Proçedurat e Njësisë së qeverisjes vendore dhe roli i tyre në pregatitjen e

projekt-propozimeve (roli i Bashkisë dhe i Këshillit Bashkiak)

Njësia e qeverisjes vendore mund të marrë hua nga tregu financiar brenda dhe/ose jashtë vendit për mbulimin e nevo-

jave afatshkurtra të saja ose për ato afatgjata. Nisur nga koha e maturimit të huasë dallohen dy lloje proçedurash:

(a) Proçedura për huanë afatgjatë dhe

(b) Proçedura për huanë afatshkurtër

A. Proçedura për huanë afatgjatë

Ligji nr. 9869, datë 4.02.2008 “Për huamarrjen e qeverisjes vendore” neni 7, pika 7 e tij thotë se kjo hua “nuk përbën

garanci dhe nuk krijon asnjë lloj detyrimi të Republikës së Shqipërisë për kthimin e saj”, por vetëm detyrim të NjQV-së

(neni 9, pika 5 e ligjit thotë: “natyra e detyrimit për të shlyer huanë e njësisë së qeverisjes vendore përbën përgjegjësi

të vlefshme, detyruese dhe të ekzekutueshme për këtë njësi, me fuqi detyruese për organet ekzistuese dhe ato të ar-

dhshme të kësaj njësie”). Qartësisht ligji thekson se kjo është një përgjegjësi e NjQV-së, prandaj edhe gjithë proçedurat

e marrjes dhe menaxhimit të saj duhet të jenë të analizuara mirë e me kujdes për të përballuar koston e saj deri në

shlyerjen e plotë.

Përse merret hua afatgjatë / Çfarë mund të financohet me anë të huasë afatgjatë

• Investime të rëndësishme për NjQV

• Njësia e Qeverisjes Vendore mbasi ka vlerësuar prioritetet e investimeve dhe burimet financiare, që ka dhe

mund të ketë në dispozicion, mund të marrë në konsideratë që të realizojë investime me anë të huasë afatgjatë.

Investimet (shpenzimet kapitale) të NjQV-së ndërmerren për plotësimin e funksionit të saj; një funksioni të për-

bashkët me Pushtetin qendror apo edhe të deleguar nga PQ-ja tek NjQV-ja.

• Rifinancimin e një huaje të mëparshme

• Huaja afatgjatë mund të merret edhe për rifinancimin e një huaje ekzistuese afatgjatë. Vendimi për rifinancimin

e një huaje afatgjatë merret në rastet kur normat e kredisë në tregun financiar sjellin shkurtim të shërbimit të

borxhit ekzistues (i cili rifinancohet).

• Lëshimin e garancisë për persona të tretë

• NjQV-ja mund të lëshojë garanci për hua afatgjatë të marrë nga një person juridik i ndryshëm nga vetë njësia

vendore, kur NjQV-ja kontrollon më shumë se 50% të aksioneve të personit juridik për të cilin del garant.

• Afati i shlyerjes së huasë afatgjatë nuk mund të jetë përtej kohës së dobishme të investimit kapital, të financuar

nga të hyrat e kësaj huaje.

6 Për vitin 2008 totali i buxheteve të të gjitha njësive vendore ishte rreth 11% e totalit të buxhetit të shtetit

6

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Sa hua afatgjata mund të merren

NjQV-ja mund të marrë hua afatgjatë në atë nivel sa stoku total i borxhit afatgjatë të mos kalojë raportin 1.3:1 ndaj të

ardhurave operative, gjithsej, nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar e NjQV.

NJQV-ja duhet të respektojë edhe dy kufizime të tjera përsa i përket shërbimit vjetor që i bëhet këtij borxhi.

Të cilat janë:

• Raporti i tepricës operative të vitit fiskal paraardhës (të llogaritur si diferenca e të ardhurave operative, nga bu-

rimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar me shpenzimet jo të kushtëzuara operative të njësisë

së qeverisjes vendore) me shërbimin e borxhit, që duhet të paguhet çdo vit për borxhin afatgjatë, duhet të jetë

jo më pak se 1,4 : 1.

• Shërbimi i borxhit, që duhet të paguhet çdo vit për borxhin afatgjatë, nuk mund të tejkalojë njëzet përqind të

buxhetit total të të ardhurave nga transferta e pakushtëzuar, taksat dhe tatimet e ndara dhe taksat e tarifat ven-

dore të tre viteve fiskale paraardhëse të njësisë së qeverisjes vendore.

Hapat që rekomandohet të ndiqen

Përgjithësisht NjQV-të kanë plane pune afatmesme; strategji zhvillimi afatmesme ose afatgjata, plane buxhetore afat-

mesme ose plane afatgjata për investimet kapitale. Gjithësesi në mungesë të tyre NjQV-ja përgatit projekt buxhete

afatmesme (për tre vitet e ardhshme, që tashmë është bërë një kërkesë e detyrueshme për to nga ana e Ministrisë së

Financave). Gjatë këtij proçesi NjQV-ja analizon kapacitetet e saj financiare për të vënë në zbatim prioritetet e këtyre

planeve / apo strategjive afatmesme - afatgjata. Përgjithësisht, si rrjedhojë e kësaj analize rezulton se kapacitetet

financiare janë më të vogla sesa nevojat për investime. Kjo është normale pasi buxhetet e njësive vendore janë ende

modeste për të realizuar projekte të rëndësishme (që kërkojnë fonde të mëdha financiare për tu zbatuar). Një mënyrë

për të plotësuar nevojat financiare për realizimin e këtyre projekteve është marrja e huasë afatgjatë në tregun financiar

brenda ose jashtë vendit.

Nëse NjQV-ja (Bashkia zakonisht) ka si eksperiencë që proçesin e buxhetimit e bën nëpërmjet përfshirjes së komunitetit dhe

gjithë grupeve të interesit (njohur ndryshe edhe si buxhetim me pjesëmarrje), rekomandohet që plani i realizimit të

financimit të projekteve me anë të huamarrjes afatgjatë të prezantohet gjatë këtij proçesi. Udhëzimi i Ministrit të

Financave nr. 35, datë 5.11.2008 “Për zbatimin e ligjit nr. 9869, datë 4.02.2008, “Për huamarrjen e Qeverisjes vendore”, në

nenin 3, pika 4 e tij parashikon: “Kryetari i NjQV dhe çdo person i autorizuar prej tij merr të gjitha masat e nevojshme apo të

lidhura me marrjen e huasë....”. Për këtë sugjerohet që NjQV-ja të ndjekë skemën e mëposhtme. Në mënyrë më të detajuar

shpjegimin e hapave të kësaj skeme do ta gjeni në vijim.

7 Në mënyrë të detajuar për llogaritjen e këtyre kufijve ligjore të borxhit afatgjatë do të njiheni në pikën V të këtij manuali “Analiza Financiare”

7

8

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Kjo skemë dallon katër shtylla të këtij proçesi që janë (i) Faza Pregatitore; (ii) Marrëdhëniet me Bankat; (iii) Proçcedurat për

Miratimin e Huasë dhe (iv) Përdorimi i huasë dhe raportimi. Më poshtë po ju vendosim të gjitha hapat brenda kësaj skeme

në radhën kronologjike të tyre.

• Të përgatisë një plan veprimesh për marrjen e huasë me afatet dhe personat përgjegjës për zbatimin e tij.

• Të informojë Ministrinë e Financave për huanë që parashikohet të merret brenda datës 31 dhjetor të vitit aktual 8 .

Mbasi stafi teknik i NjQV-së ka arritur në konkluzionin përfundimtar lidhur me nevojën e marrjes së huasë

afatgjatë; ka identifikuar dhe përgatitur në mënyrë të detajuar projektin që do të financohet; ka përllogaritur

koston e zbatimit të tij dhe ka bërë një analizë fizibiliteti për të, Kryetari i NjQV-së duhet të informojë Ministrinë e

Financave që parashikon të marrë hua afatgjatë dhe shumën përkatëse. Ky informacion ndihmon Ministrinë e

Financave në parashikimin e borxhit të përgjithshëm publik.

• Të hapë proçesin e tërheqjes së interesit nga institucionet financiare brenda dhe / ose jashtë vendit.

Në mënyrë që të thithen sa më shumë oferta nga tregu financiar, sugjerohet që NjQV-ja, nëse ka vendosur që

instrumenti i përdorur në huanë afatgjatë të jetë për shembull kredi nga tregu bankar brenda vendit, të dërgojë

shkresë zyrtare për tërheqjen e interesit të bankave, tek të gjitha bankat që janë aktive në tregun bankar. Kjo pasi

në njësi të vogla administrative, për shembull Bashki të vogla ka pak banka që kanë hapur degë, ndërkohë që në

Komuna pothuajse nuk ka fare prezencë të institucioneve financiare. Për të kontaktuar me to sugjerohet t’u

dërgohet shkresë zyrtare në adresat e tyre që mund t’i gjeni në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë 9

ose në faqen zyrtare të internetit të Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Shprehja e interesit duhet të përshkruajë qëllimin për të cilin kërkohet të merret huaja afatgjatë dhe shumën e saj.

Theksojmë se kjo shkresë duhet të përmbajë afatin kohor të dorëzimit të shprehjes së interesit nga bankat pranë

njësisë së qeverisjes vendore.

Njësia e qeverisjes vendore mund të kërkojë shprehjen e interesit edhe nga institucione financiare jashtë vendit,

në këtë rast rekomandohet që njësia të kontaktojë me përfaqësi të institucioneve presticigjioze fina nciare që

ndodhen në Tiranë; si për shembull EBRD (BERZH); BEI (BEI); CEB (BKE) 10 dhe njëkohësisht të identifikojë banka

të tjera të huaja dhe të lidhet me to duke depozituar në protokollin e saj të gjithë korrespondencën përkatëse.

• Të ngrejë komisionin e vlerësimit të ofertave të marra

Anëtarët e këtij komisioni vlerësimi sugjerohet të jenë: Kryetari i njësisë vendore (Kryetari i Bashkisë apo

Komunës); Drejtori i Financës; Drejtori i Taksave; Drejtori i Urbanistikës (pothuajse të gjitha projektet e investimit

kërkojnë kontributin e ekspertëve të urbanistikës); Nënkryetari i njësisë së qeverisjes vendore që mbulon financat

ose investimet; etj.

• Dërgimi i shkresës zyrtare me të dhëna financiare të detajuara të bashkisë dhe përshkrimin e detajuar të pro-

jektit pranë bankave / institucioneve financiare që kanë shprehur interes për të ofruar hua afatgjatë bashkisë

Kryetari i NjQV-së u dërgon shkresë zyrtare ku nënvijëzon qartë afatin kohor për dorëzimin e një oferte teknike mbi

huanë që ofrohet tek të gjitha bankat / institucionet financiare që kanë shprehur interesin të financojnë me anë

të huasë projektin në fjalë. Kjo shkresë duhet të shoqërohet edhe me informacion të detajuar financiar të

NjQV-s1% për të paktën 3 vitet e fundit financiarë, vitin aktual (plan; fakt dhe parashikim për mbylljen e planit) si

dhe parashikim për minimalisht tre vitet e ardhshme financiare.

Është e rëndësishme që tabela financiare të tregojë përllogaritjen e kufizimeve të borxhit që mund të marrë

NjQV, si dhe të shërbimit të borxhit për çdo vit më vete, sipas kritereve që parashikon ligji 11 .

8Parashikuar në ligjin nr. 9869, datë 4.02.2008, neni 7 pika 4, paragrafi i fundit: “….brenda datës 31 dhjetor të çdo viti, çdo njësi e qeverisjes vendore duhet të njoftojë

Ministrinë e Financave për planet e huamarrjes për vitin e ardhshëm fiskal”

9Adresa zyrtare e faqes se internetit të Bankës së Shqipërisë është: http://www.bankofalbania.org Dhe

adresa e Shoqatës Shqiptare të Bankave është http://www.aab.al/alb/anetaret.asp

10Incialet e institucioneve financiare vijnë nga shkurtimi i tyre në gjuhën angleze; por në shqip ato nënkuptojnë EBRD është Banka Evropiane për Rindërtim dhe

Zhvillim; BEI është Banka Evropiane e Investimeve dhe CEB është Banka e Këshillit të Evropës

11Model të tabelës financiare përkatëse e gjeni në aneksin B. Formate të Tabelave Financiare

9

Tabela 1. Të Dhënat Financiare të NjQV

Ba sh ki a/ Komun a/ Q arku Periudh a

EKST RA KT I T Ë D HË NA VE FI NA N CIA RE T Ë B UX HETIT L O KAL

Për e fe k t të In formi mi t të in st itu cion e v e f in anc iar e p ër kon tra k ti min e hu a s ë

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Buxh et i Zbati mi fa k tik i Para shi ki mi Para shi ki mi Para shi ki mi Para shi ki mi p ër Para shi ki mi

vendor Buxh et i Buxh et i Buxh et i v endor i buxhe ti t për buxh et in për buxh et in për buxh et in buxhe tin për buxh et in

fa kt ik* vendor fa k ti k vendor fa k ti k mira tuar (pl an) vendor** vendor*** vendor vendor vendor vendor

Viti n - 3 Viti n - 2 Viti n - 1 Viti n Viti n Viti n Viti n + 1 Viti n + 2 Viti n + 3 Viti n + …

I. TË DH EN A MBI BUX HETI N

Total i i te Ardhura v e t e B ash ki s e / Komun es - - - - - - - - - -

T o t a l i i te a r d hu ra ve V et j a k e - - - - - - - - - -

1. T ak s a Lo ka le - - - - - - - - - -

Taksa e Pasurisë

Taksa e Biznesit të Vogël

Taksa e ndikimit të ndërtimeve mbi infrastrukturën

Taksë Hoteli

Takse mbi Xhiron e restoranteve, hoteleve etj.

Taksa të Përkohshme

Taksa të tjera

2. T arif a Lo k al e - - - - - - - - - -

Tarife Pastrimi

Tarifë për hapësira publike

Tarifë Tabele

Tarifë ndriçimi rrugor

Tarifë gjelbërim

Tarifë për regjistrimin e bizneseve

Tarifë reklame

Tarifë Parkimi

Tarifa për shërbime te tjera/administrative

Tarifa për shërbime social/arsimore (arsimi

parashkollor, konvikte etj)

Sporte dhe Kultura

Të tjera

3. T ë Ardhura Jo- ta timor e korren te - - - - - - - - - -

Qira

Te tjera

4. T RA NSFE RTA E PA KU SHTËZ UA R

5. T ak s a ng a burim e (os e adm inis trim ) komb ët ar - - - - - - - - - -

Taksa e regjistrimit të automjeteve

Taksa e transaksioneve mbi pasuritë e paluajtshme

Të tjera

6. S HPE NZI ME N G A BU RI ME TË P AK US HTËZ UA RA

S hp en zi m e o pe r a t i ve, n d ër të c i l at: - - - - - - - - - -

Shërbime të përgjithshme publike (administrata)

Shërbime publike

Transporti publik, menaxhimi i transportit rrugor

Strehimi dhe urbanistika

Ujësjellës kanalizime

Arsimi

Kujdesi social

Shëndetësia

Kultura/sporti

Turizmi/shërbime të tjera ekonomike

Shërbime të tjera

II. T ë dh ëna mbi borxhin

Kufi zim i p ër sh ërbi min e bor xhit - - - - -

Kufi zim i p ër s to kun e borxh it - - - - -

*Të dhënat faktike të zbatimit të buxhetit për vitet paraardhëse

** Të dhënat faktike të zbatimit të buxhetit për muajt paraardhës nga dorëzimi I kërkesës

Kry et ari Shef i i Fin an cë s/

Shënim!

Viti n është viti aktual (vit i ushtrimit buxhetor); viti n-1 është viti i mëparshëm buxhetor; viti n-2 është viti dy vjet për-

para vitit korent buxhetor dhe viti n-3 është viti tre vite përpara vitit korent buxhetor. E thënë ndryshe: nëse aktualisht

ndodhemi në vitin 2009 atëherë viti n është viti 2009; viti n-1 është viti 2008; viti n-2 është viti 2007 dhe viti n-3 është

viti 2006.

10

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Në përpilimin e kësaj tabele financiare duhet pasur parasysh se 12 :

- Transferta e pakushtëzuar i referohet shifrës së transfertës së pakushtëzuar e akorduar me ligjin vjetor të buxhetit

të shtetit njësive të qeverisjes vendore përfshirë transfetën A dhe transfetën B të përcaktuar në ligj;

-Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore dhe të tjera të arkëtuara (mbledhura) gjatë vitit fiskal dhe të konfir-

muara nga dega e thesarit (me akt rakordimi vjetor) në degën përkatëse ku ushtron aktivitetin njësia vendore;

-Të ardhurat korente nga burimet e veta përfshijnë taksat dhe tarifat me ligj; të ardhurat jotatimore korente dhe

transfertën e pakushtëzuar të njësisë së qeverisjes vendore;

- Nuk përfshihen në këtë tabelë të ardhurat nga transferta e kushtëzuar e qeverisë; të ardhura jofiskale nga tjetër-

simi i pronës (shitja e aseteve të NjQV-së) të ardhura nga donacione; sponsorizimet dhe dhuratat; të ardhura

nga gjobat dhe sekuestrimet dhe çdo e ardhur tjetër që nuk është e përsëritshme nga viti në vit

• Kryetari i NjQV-së dërgon shkresë zyrtare për dërgimin e ofertës financiare / teknike tek ato banka / institu-

cione financiare që kanë shprehur interes të ofrojnë hua NjQV

Në përfundim të afatit të vendosur nga NjQV-ja për dorëzimin e shprehjes së interesit nga bankat / institucionet

financiare, Kryetari i NjQV-së njofton bankat që kanë dorëzuar pranë NjQV-së shprehjen e interesit, për të dorëzuar

ofertën teknike dhe financiare për huanë që do të marrë NjQV-ja. Pjesë e kësaj shkrese zyrtare është edhe përshkrimi

i detajuar i projektit që kërkohet të financohet si dhe nënvijëzohet se NjQV-ja është e hapur për çdo informacion

tjetër që mund të kërkojnë bankat / institucionet financiare. Në këtë shkresë vendoset afati për dorëzimin e

ofertës teknike dhe financiare nga bankat / institucionet financiare të interesuara.

• Analiza e ofertave teknike dhe financiare të marra nga bankat / institucionet financiare

Në përfundim të afatit të dorëzimit të ofertave teknike dhe financiare nga bankat / institucionet financiare të

interesuara për të financuar me anë të kredisë NjQV-në, Kryetari mbledh komisionin e vlerësimit të ofertave.

Komisioni i vlerësimit harton një analizë të ofertave të marra duke i klasifikuar ato nga më e mira tek më e keqja, si dhe

shqyrton nëse mënyra e shlyerjes së huasë (këstet = principal + interes) vjetore janë brenda kufijve vjetorë të

shërbimit të borxhit të përllogaritur nga stafi i financës 13 .

Udhëzimi, nr.35, datë 5.11.2008 “Për zbatimin e Ligjit nr. 9869, datë 4.02.2008 “Për huamarrjen e qeverisjes ven-

dore””, në nenin 3, pika 4 të tij parashikon se: “....Përzgjedhja e llojit të huasë dhe huadhënësit nga njësia e qever-

isjes vendore bëhet duke respektuar parimet e ekonomisë dhe efiçiencës në përdorimin e burimeve publike”.

Në rast se të gjitha ofertat e marra rezultojnë të jenë jashtë kufijve të shërbimit të borxhit të përllogaritur nga

NjQV-ja rekomandohet që bankave që kanë dorëzuar ofertë tu kërkohet të dorëzojnë një ofertë të dytë. Në

këtë fazë është e rekomandueshme që komunikimi me bankat / institucionet bankare të jetë i drejtpërdrejtë (jo

shkresa zyrtare), pasi kjo është një mënyrë më e efikase për të shpjeguar përse duhet të rishqyrtohet oferta e

bërë.

• Negocim me bankën / institucionin financiar që ka dorëzuar ofertën më të mirë teknike dhe financiare

Në këtë fazë negociatat janë shumë teknike. Stafi i bashkisë duhet të jetë i sigurt se ka kuptuar çdo element të

ofertës së bërë nga banka / institucioni financiar. Siç janë: interesi vjetor; komisionet bankare (komision admin-

istrimi dhe komision angazhimi etj.); penalitetet; kolateralet (garancitë e kërkuara nga bankat); mënyra e para-

shikuar për shlyerjen e huasë si dhe parashikime të tjera (siç mund të jenë periudha e faljes - grace - etj) 14 .

15

• Njoftimi i mbledhjes së rradhës së Këshillit të NjQV-së

Mbledhja e këshillit për shqyrtimin e projekt marrëveshjes së huasë është e hapur për publikun. Njoftimi për

mbajtjen e saj duhet të botohet në të paktën një gazetë me qarkullim të konsiderueshëm si dhe në faqen zyrtare

të internetit të njësisë së qeverisjes vendore (nëse ka) të paktën 15 ditë para datës së mbledhjes.

Nëse NjQV-ja është e vogël (Bashki e kategorisë së tretë ose Komunë) ku zakonisht ka një ose asnjë gazetë e

për rrjedhojë edhe qarkullimi i saj nuk është fort i madh, rekomandohet që njoftimi i mbledhjes së këshillit të

bëhet në televizionin lokal / ose më të ndjekurin, dhe / ose mënyra alternative që përdor zakonisht NjQV-ja për

12Në mënyrë që të mos përsërisim përcaktimet e kritereve të llogaritjes së treguesve bazë për llogaritjen e kufizimeve lutem referojuni Nenit 2 të Udhëzimit të

Ministrit të Financave nr. 35 datë 5.11.2008 “Për Zbatimin e Ligjit nr 9869, datë 4.02.2008”

13Në mënyrë të detajuar analiza e ofertave të bankave / institucioneve financiare jepet në pikën V. të këtij udhëzimit “Analiza Financiare”.

14Elementët e ofertës teknike dhe financiare të bankës do të shqyrtohen në mënryrë të detajuar në përshkrimin e analizës financiare të projektit dhe vlerësimit të

ofertave nga pikëpamja e efiçiencës ekonomike, në pikën V të këtij udhëzuesi.

15 Sipas Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 35, datë 5.11.2008, neni 3, pika 6 e tij

11

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

të njoftuar mbledhje të rëndësishme të këshillit.

Ky njoftim duhet të përmbajë shkurtimisht të dhënat thelbësore për huanë, sipas nenit 7.2 të ligjit nr. 9869, datë

4.02.2008 “Për huanë e qeverisjes vendore” që janë:

- Projekti që financohet me anë të huasë;

- Shuma e principalit të huasë (shuma totale që do të merret borxh);

- Norma e interesit;

- Forma e huasë;

- Maturimi dhe kushtet e kthimit të huasë;

- Garancitë për kthimin e huasë, përfshirë edhe përshkrimin e të ardhurave të vëna peng nëse ka;

- Përshkrimin e respektimit të kufizimeve ligjore të borxhit kohën e dobishme të aseteve, të financuara nga

huaja.

• Hartimi i draft marrëveshjes së huasë me bankën / institucionin financiar

Mbas negocimit të të gjitha detajeve teknike për marrëveshjen e huasë, NjQV-të (Kryetari i NjQV-së dhe grupi i

punës së emëruar prej tij, me asistencën e juristit, i cili mund të jetë juristi i NjQV-së ose një konsulent ligjor i

kontraktuar për këtë shërbim) hartojnë draft marrëveshjen e huasë. Fillimisht i kërkohet Bankës / Institucionit

financiar të përzgjedhur të dorëzojë një draft marrëveshje dhe më pas juristi dhe financieri që janë pjesë e grupit të

punës për këtë qëllim punojnë mbi të.

• Paraqitja për miratim i huasë nga Këshilli i NjQV-së

16

Njësia e qeverisjes vendore merr hua vetëm me vendim të këshillit të saj për huamarrjen. Ky vendim merret me

shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit (minimumi 50+1 të anëtarëve të këshillit).

Ky vendim duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna:

- Qëllimin për të cilin merret huaja (çfarë projekti financohet dhe detajet kryesore të tij)

- Shumën e principalit të huasë

- Normën e interesit (normën e interesit, bazën e përllogaritjes së saj etj)

- Formën e huasë (titull, kredi bankare apo forma të tjera të huasë)

- Maturimin dhe kushtet e kthimit (kohëzgjatjen deri në kthimin e plotë të saj, periudhën e faljes - grace

nëse ka)

- Garancitë për kthimin e huasë (nëse ka garanci specifike, p.sh. nëse është garanci fizike, apo në të ardhura;

përndryshe që është hua me detyrim të përgjithshëm)

- Përshkrimin e respektimit të kufizimeve të borxhit

- Kohën e dobishme të aseteve, të financuara nga huaja

Grupi i punës për realizimin e kontratës së huasë nga tregu financiar i ngritur me urdhër të Kryetarit të NjQV-së

(lutem referohu hapave të mësipërm) bën prezantimin e gjithë proçesit që është ndjekur për realizimin e kësaj

huaje, si dhe një analizë të ofertave të mbledhurave dhe kriterit të përzgjedhjes së tyre (duke respektuar pa-

rimet e ekonomisë dhe efiçiencës në përdorimin e burimeve publike - koston në kohë të përdorimit të parasë

së marrë borxh).

Në këtë mbledhje Këshilli i njësisë së pushtetit vendor miraton marrëveshjen e huasë, si dhe miraton

amendimin e buxhetit vjetor të NjQV-së ose (nëse kjo mbledhje bëhet përpara miratimit të buxhetit vjetor të

saj, miraton buxhetin vjetor të bashkisë, ku në buxhet përfshihet edhe shuma e shërbimit të borxhit sipas kësaj

marrëveshje kredie).

• Njoftimi i Ministrisë së Financave për marrjen e huasë nga tregu financiar

Miratimi i marrëveshjes së huasë në tregun financiar nga Këshilli i njësisë së pushtetit vendor nuk i jep ende të

drejtë Kryetarit të njësisë vendore të firmosë marrëveshjen me institucionin financiar. Për këtë duhet më parë që

marrëveshja e miratuar nga këshilli të dërgohet pranë Ministrisë së Financave.

16 Sipas nenit 7, pikat 1 dhe 2 të ligjit dhe nenit 3 pika 7 e udhëzimit.

12

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

17

Kryetari i njësisë vendore brenda 10 ditëve nga vendimi i këshillit njofton zyrtarisht Ministrinë e Financave për

marrjen e huasë. Shkresa zyrtare duhet të përmbajë:

- Kopje të vendimit të këshillit për miratimin e marrëveshjes së huasë (që autorizon huanë)

18

- Draft marrëveshja e huasë me institucionin financiar nga e cila është vendosur të merret huaja;

- Të ardhurat dhe shpenzimet operative të vitit të mëparshëm financiar;

- Koston e shërbimit të borxhit për vitin fiskal aktual, përfshirë koston e parashikuar të huasë së re

• Miratimi i marrëveshjes së huasë nga Ministria e Financave 19

Dallohen dy proçedura për shqyrtimin e kësaj marrëveshje huaje nga ana e Ministrisë së Financave:

- Nëse huaja do të merret në tregun financiar shqiptar (brenda vendit) dhe

- Nëse huaja do të merret në tregun financiar ndërkombëtar (jashtë vendit)

Hua brenda vendit - Në këtë rast Ministria e Financave verifikon përputhshmërinë e huasë me kufizimet ligjore: nëse

janë respektuar proçedurat e përshkruara mësipër dhe a është kjo hua brenda kufijve financiarë ligjorë përsa i

përket borxhit që mund të marrë njësia dhe shërbimit vjetor për të.

Ministria e Financave duhet të përgjigjet brenda 20 ditëve që nga marrja e njoftimit. Nëse Ministria nuk përgjigjet

brenda këtij afati kuptohet se ajo ka konfirmuar që huaja është brenda kufizimeve të përcaktuara në ligj.

Pas konfirmimit nga MF-ja të përputhshëmrisë me parashikimet ligjore, ose pas skadimit të afatit 20 ditor që

nga marrja e njoftimit, huaja hyn në fuqi (kryetari i njësisë së pushtetit vendor nënshkruan marrëveshjen me

huadhënësin - bankën / institucionin financiar).

Hua jashtë vendit - Në këtë rast MF-ja bën vlerësimin e përputhshmërisë së marrëveshjes së huasë me kufizimet

ligjore, si edhe vlerësimin e riskut të shtuar të huasë.

Marrëveshja e huasë bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të Ministrit të Financave.

Në rast se MF-ja nuk miraton huanë, marrëveshja e huasë nuk bëhet e vlefshme dhe nuk nënshkruhet nga palët

(Kryetari i NJQV-së dhe institucioni financiar huadhënës). MF-ja është e detyruar që të argumentojë mosmira-

timin e marrëveshjes së huasë. Rekomandohet që në rastin e marrjes hua në tregjet ndërkombëtare, NjQV-ja

në fazën fillestare të negocjatave me huadhënësin të marrë një miratim paraprak nga MF-ja. Nënvijëzojmë që

miratimi paraprak nuk nënkupton miratimin e mëvonshëm të marrëveshjes së huasë nga ana e MF, por shërben

si orientim për NjQV-në për të mos dështuar në faza të mëvonshme të miratimit të marrëveshjes. Në rastin kur

kërkohet miratimi paraprak i huasë nga MF-ja, përveç informimit, duhet që në shkresën zyrtare që i drejtohet

Ministrisë të vendosen të dhëna të nevojshme për të gjykuar nga ana e kësaj të fundit mbi huanë në fjalë. Të

dhëna të tilla mund të jenë: treguesit e huasë së mundshme (huadhënësi i mundshëm; monedha; shuma; matu-

rimi kjo e fundit mund të jepet në intervale nga psh 10-15 vjet); dhe llogaritja e kufijve të borxhit sipas të gjitha

kritereve ligjore.

E njëjta proçedurë sikurse ajo e huasë së marrë në tregjet ndërkombëtare parashikohet edhe në rastin kur NjQVja

merr hua:

- për të rifinancuar një hua tjetër

- dhe kur NjQV-ja ka pasur vështirësi financiare, gjatë pesë viteve paraardhëse fiskale

• Firmosja e marrëveshjes me bankën / institucionin financiar

Marrëveshja e huasë mund mund të nënshkruhet midis palëve (Kryetarit dhe huadhënësit / institucionit

financiar) vetëm pasi janë kaluar të gjitha hapat e mësipërme.

Rekomandohet që marrëveshja të nënshkruhet në tre kopje (një kopje secila palë dhe një kopje dorëzohet

pranë degës rajonale të thesarit - nëse në marrëveshje është parashikuar si garanci interceptimi i financimit të

NjQV-së).

17 Sipas nenit 7, pika 4 të ligjit dhe nenit 3, pika 8 e udhëzimit

18 Kopja e Vendimit të Këshillit që i bashkëlidhet kërkesës për miratimin e huasë që dorëzohet në MF përmban të gjitha kërkesat e vendosura më sipër kur përsh-

kruhet proçesi i miratimit të huasë në Këshillin e Njësisë së Qeverisjes Vendore.

19 Sipas nenit 7, pikat 5 dhe 6 të ligjit dhe nenit 3, pikat 9, 10 dhe 11 të udhëzimit

13

14

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

• Lëvrimi i fondeve të huasë nga banka / institucioni financiar tek përfituesi (NjQV)

Të gjitha veprimet financiare që kanë lidhje me huamarrjen e njësisë së qeverisjes vendore si: hyrja e parave,

përdorimi i tyre dhe shlyerja e kësteve (principali dhe interesi) kryhen nëpërmjet llogarisë së unifikuar të the-

sarit.

Ligji parashikon tre raste të vecanta të kryerjes së veprimeve financiare për huamarrjen për të punuar me llogarinë e

lidhur me huanë që merret:

- Veprime me sistemin e pjesshëm të thesarit

- Veprime nëpërmjet një fondi rezervë

- Veprime që nuk kërkojnë krijimin e një fondi rezervë

Sistemi i pjesshëm i thesarit - Në rastin kur huaja e NjQV-së është kontraktuar në tregun financiar ndërkom-

bëtar, lëvrimi i fondeve të huasë mund të bëhet (nëse NjQV-ja propozon) nëpërmjet sistemit të pjesshëm të the-

sarit. Në këtë rast kryetari i NjQV-së i kërkon Ministrit të Financave të miratojë kryerjen e veprimeve financiare

nëpërmjet kësaj proçedure. NjQV-ja duhet të presë miratimin prej MF-së dhe të realizojë veprimet financiare në

përputhje me marrëveshjen e huasë dhe Udhëzimit të Ministrit të Financave në zbatim të Ligjit nr. 9936, datë

26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH”.

Krijimi i fondit rezervë - Në rastin kur huaja e kontraktuar midis palëve kërkon krijimin e një fondi rezervë, transferta

fillestare kryhet në Llogarinë e depozitës në Bankën e Nivelit të dytë. Për këtë Kryetari i NjQV-së i kërkon Ministrit të

Financave të miratojë hapjen e llogarisë së depozitës pranë bankës së nivelit të dytë përkatëse, duke cilësuar

qartësisht edhe emrat e personave të autorizuar për të përdorur këtë llogari.

Ministri i Financave miraton hapjen e llogarisë së depozitës dhe njofton bankën për personat e autorizuar që do të

urdhërojnë transfertat nga kjo llogari në Llogarinë e të ardhurave të degës së thesarit të rrethit, me destinacion

njësinë vendore.

Nëse huaja e kontraktuar është në valutë (monedhë të huaj), transferta nga llogaria e depozitës ne valutë tek

llogaria e thesarit kryhet në Lekë, sipas kursit të këmbimit valutor të komunikuar nga Banka Qendrore për ditën e

secilit transaksion.

Nesë marrëveshja e kredisë parashikon kreditimin e llogarisë së depozitës me normë interesi për shumën e

papërdorur të saj, interesat bankare të gjeneruara sipas marrëveshjes transferohen në llogarinë e thesarit tek të

ardhurat e bashkisë (zëri llogaria bankare / të ardhurat e NjQV-së) dhe bëhen pjesë e buxhetit të saj.

Në përfundim të funksionimit të Llogarisë së rezervës, Ministri i Financave me propozim të njësisë vendore,

urdhëron mbylljen e saj pranë bankës së nivelit të dytë.

Kujdes! Llogaria e fondit rezervë hapet nëse banka e përzgjedhur me të cilën vendoset të lidhet marrëveshja

e huasë e kërkon një gjë të tillë. Ju rekomandojmë që njësia vendore, gjatë negocimit me bankën për termat

teknikë të draft marrëveshjes së huasë, të kërkojë mos vendosjen e një parashikimi të tillë nëse për bankën kjo

nuk është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kjo për disa arsye: së pari hapja e një llogarie të tillë është një hallkë

më shumë në proçesin e marrjes së huasë që mban peng disbursimin e huasë deri në miratimin shprehimisht

të Ministrit të Financave për të. Së dyti hapja e një llogarie rezervë nënkupton ngrirjen e një pjes e të shumës së

huasë për shembull 20% të huasë. Kjo për njësinë vendore nënkupton kosto; nëse kjo njësi do ta kishte gjendje

këtë shumë ajo mund të realizonte projekte të tjera për komunitetin; ose do të merrtë më pak hua e për rrjedhojë

më pak kosto borxhi.

Veprime financiare që nuk kërkojnë krijimin e një fondi rezervë - Në rastin kur huaja e nënshkruar midis palëve

nuk parashikon asnjë nga mekanizmat e mësipërme (përdorimin e sistemit të pjesshëm të thesarit ose hapjen

e një fondi rezervë), fondet transferohen direkt në llogarinë e të ardhurave të NjQV-së në degën rajonale të

Thesarit (me të cilën punon NjQV-ja). Transferimi i fondeve bëhet me përshkrimin: “transfertë huaje për njësinë

vendore .....”. të gjitha veprimet e hyrjes së parasë dhe të përdorimit të saj identifikohen në strukturën buxhetore

që identifikon huanë.

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

• Raportimi i ecurisë së përdorimit të fondeve dhe shlyerjes së huasë

Menjëherë mbasi huaja e nënshkruar bëhet efektive, NjQV-ja krijon aneks borxhi në buxhetin e saj; raporton

periodikisht pranë Ministrisë së Financave

Aneksi i borxhit duhet të përmbajë:

- Llojin e huasë së marrë (kredi bankare / institucion tjetër financiar; titull borxhi - obligacion etj);

- Vitin e emetimit të huasë (data e miratimit të marrëveshjes);

- Qëllimin për të cilin është marrë huaja (projekti kapital i cili është financuar më këtë hua);

- Banka / institucioni financiar që ka akorduar huanë;

- Lloji i garancisë për hua, nësë është hua me detyrim të përgjithshëm; apo me garanci specifike, të cilat

duhet të identifikohen);

- Shuma e principalit të marrë hua apo e borxhit të emetuar (në rast titujsh financiarë) dhe shuma totale e

interesit që do të paguhet;

- Kohëzgjatja (maturimi) i husë / titullit;

- Monedha në të cilën është emetuar huaja dhe kursi i këmbimit në kohën e emetimit të huasë dhe në datën

1 janar të vitit buxhetor përkatës);

- Norma e interesit e huasë dhe lloji i saj (interes i ndryshueshëm apo i pandryshueshëm). Në rastin e normës

së ndryshueshme të interesit, jepen të dhënat edhe për indeksin e referimit mbi të cilin përcaktohet norma;

- Mënyra (kalendari) i pagesave - vjetore; tremujore; mujore apo nësë është parashikuar grace period;

- Shuma e depozituar në fonde rezervë - nëse ka;

- Principali dhe interesi i pashlyer me 1 janar të vitit buxhetor përkatës;

- Shërbimi i borxhit për vitin buxhetor përkatës, duke indetifikuar veçmas pagesat e principalit dhe pagesat e

interesit për vitin fiskal përkatës, përfshirë edhe kosto të tjera të lidhura me shërbimin e borxhit nëse ka;

- Tavani i shërbimit të borxhit sipas parashikimeve ligjore;

- Principali dhe interesi i pashlyer më 31 dhjetor të vitit fiskal përkatës

Raportimi periodik në Drejtorinë e Borxhit - Ministrinë e Financave. Gjatë gjithë kohës që NjQV-ja përdor dhe

shlyen financimet nga huatë, ajo duhet të raportojë pranë Drejtorisë së Borxhit në Ministrinë e Financave çdo

tremujor, deri në datën 20 të muajit pasardhës nga periudha e raportimit (psh. Nëse raportohet për tremujorin e

parë të vitit /Janar - Mars, afati i raportimit është deri në datën 20 të muajit prill të po atij viti).

Të dhënat e raportimit janë mujore dhe tregojnë shumën e shërbimit të borxhit të paguar në periudhën e

raportimit; lëvrimin e fondeve të huasë për llogari të huamarrësit, të dhëna të tjera të lidhura me huanë (sipas

formatit A bashkëlidhur me Udhëzimin e Ministrit të Financave, nr. 35, datë 5.11.2008).

B. Proçedura për Huanë Afatshkurtër

Përse merret hua afatshkurtër / Çfarë mund të financohet me anë të huasë afatshkurtër

Ligji nr. 9869, datë 4.02.2008 i jep të drejtën e NjQV për të marrë hua afatshkurtër 20 , e cila maturohet dhe është e

pagueshme deri në ditën e fundit të muajit nëntor të vitit financiar, në të cilin merret dhe nuk mund të jetë objekt i

rifinancimit apo i zgjatjes së afatit të maturimit përtej kësaj date.

Njihet tashmë problemi që ndeshin NjQV-të në lidhje me mungesën e përkohshme të likuiditeteve. Kjo vjen si rrjedhojë e

mospërputhjes së parashikimeve kohore që bëjnë këto njësi për fluksin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Deri më sot,

NjQV-ja rregullonte problemin e mungesës së likuiditeteve me anë të miratimit nga ana e Ministrisë së Financave të

avancimit të fondeve të pakushtëzuara që MF-ja kishte planifikuar për to.

Me anë ta huasë afatshkurtër NjQV mund të marrë hua afatshkurtër për të mbuluar mungesën e përkohshme të

likuiditeteve deri në shumën prej 10% të të ardhurave faktike, gjithsej nga taksat dhe tarifat vendore dhe taksat e tatimet e

ndara të vitit financiar paraardhës.

Hapat që rekomandohet të ndiqen për të marrë hua afatshkurtër

Gjatë përgatitjes së buxhetit vjetor për vitin e ardhshëm fiskal, drejtoria (njësia) e Financës analizon edhe fluksin e

të ardhurave dhe shpenzimeve (cash - flow) që bën gjatë një viti NjQV-ja. Pasi bën një parashikim të detajuar të këtij

20 Sipas nenit 5, pika 3 e ligjit nr. 9869, datë 4.02.2008

15

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

fluksi, rekomandohet që të analizohet se sa herë gjatë tre viteve të fundit fiskale njësisë së qeverisjes vendore i është

dashur të kërkojë avancim fondesh nga Ministria e Financave.

• Parashikon marrjen e huasë afatshkurtër brenda vendimit të buxhetit.

Për të qenë e kujdeshshme në ekzekutimin e buxhetit gjatë vitit të ardhshëm fiskal, brenda vendimit të buxhetit

vjetor NjQV-ja parashikon marrjen e huasë afatshkurtër, duke përcaktuar shumën totale dhe periudhat kur ajo

do të merret. Është mirë që të përcaktohen muaj (si psh. Shuma totale e huasë afatshkurtër për tu ma rrë në tre-

gun bankar brenda vendit është 6 milionë lekë; periudha që do të lëvrohet për Bashkinë është: (i) muaji shkurt

1 milionë lekë; (ii) muaji gusht 3 milionë lekë dhe (iii) muaji shtator 2 milionë lekë. E gjithë kjo shumë duhet të

shlyhet - të kthehet tek huadhënësi brenda datës 30 nëntor të vitit 2009 së bashku me interesat e përllogaritura

për marrjen e saj.)

Mund të qëllojë që NjQV-ja nuk ka qenë e kujdesshme në parashikim e për rrjedhojë nuk ka përfshirë marrjen e

huasë afatshkurtër në vendimi e buxhetit vjetor të saj. Në këtë rast NjQV-ja duhet të përgatisë vendimin për

amendimin e buxhetit vjetor të saj duke shtuar këtë parashikim brenda saj.

• Miratimi në parim i Këshillit të NjQV për marrjen e huasë nga NjQV.

Huaja afatshkurtër miratohet në parim nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, në vendimin e buxhetit vjetor 21 .

Në vendimin e buxhetit, këshilli autorizon Kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore për shumën e huasë

afatshkurtër që mund të kërkohet gjatë vitit buxhetor. Ky autorizim nuk kërkon miratim të mëtejshëm të këshillit në

momentin kur huaja kërkohet të bëhet efektive.

Duhet pasur parasysh se Këshilli mund të vendosë kufizime të tjera përveç atyre që janë të parashikuara në ligj përsa

i përket shumës dhe afatit të shlyerjes së saj nga NjQV-të (pra 10% e të ardhurave të veta brenda datës 30 nëntor të

vitit buxhetor).

Në rast se gjatë vitit buxhetor NjQV-së i del e nevojshme kontraktimi i një huaje afatshkurtër më të madhe sesa ajo e

miratuar me vendim të këshillit (por gjithnjë brenda limitit ligjor prej 10% të të ardhurave të veta dhe tatimeve e

taksave të ndara), NjQV-ja duhet të kërkojë miratimin shprehimisht të kësaj huaje (pra nuk mjaftohet me miratimin

në parim që këshilli i ka bërë huasë në kuadrin e buxhetit vjetor të njësisë vendore).

• Kërkesë Ministrisë së Financave për hua afatshkurtër

Edhe pse NjQV-ja ka miratuar me vendim këshilli marrjen e huasë nga tregu bankar, në të gjitha rastet kur ajo

ndeshet me mungesë të përkohshme likuiditetesh ajo së pari duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të

Thesarit në Ministrinë e Financave 22 . Ministria e Financave mund t’i ofrojë hua afatshkurtër me ose pa interes.

Nëse MF-ja miraton kërkesën e NjQV-së atëherë lidhet një marrëveshje huaje me Drejtorinë e Përgjithshme të

Thesarit ku përcaktohen të gjitha kushtet e saj (koha e livrimit dhe shlyerjes, shuma dhe interesat).

Mund të rezultojë që MF-ja të refuzojë dhënien e një huaje afatshkurtër, por ndërkohë sugjeron që problemi i

mungesës së likuiditeteve të rregullohet me anë të rishpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar për këtë NjQV. Ky

instrument e bën të panevojshëm më marrjen e huasë afatshkurtër nga ana e NjQV-së.

• Negocimi dhe kontraktimi i huasë nga tregu bankar

Ministria e Financave mund të refuzojë dhënien e një huaje afatshkurtër, ose të mos miratojë rishpërndarjen e

transfertës së pakushtëzuar (avancimin e fondeve siç njihet ndryshe) ose nuk përgjigjet brenda 10 ditëve nga

marrja e kërkesës nga NjQV-ja. Në këtë rast NjQV-ja (kryetari i saj) fillon negocjatat me bankat e nivelit të dytë për

marrjen e huasë afatshkurtër.

Duke pasur parasysh se e gjithë kjo proçedurë për marrjen e huasë afatshkurtër kërkon kohë për tu realizuar,

ndërkohë që nevojat për sigurimin e likuiditeteve janë imediate, rekomandohet që Kryetari i NjQV-së të fillojë

negociatat me huadhënës të mundshëm menjëherë kur informohet nga Financat (Drejtoria apo sektori) për këtë

problem dhe kur nga ana e tyre sugjerohet si zgjidhje rishpërndarja e grantit nga MF-ja ose kontraktimi i borxhit

afatshkurtër.

21 Në përputhje me nenin 6 të ligjit 9869, dataë 4.02.2008

22 Parashikuar në nenin 6, pika 2 e ligjit nr. 9869, datë 4.02.2008 dhe në nenin 4, pika 3 e udhëzimit nr. 35, datë 5.11.2008 të Ministrit të Financave

16

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Për këtë Kryetari duhet të dërgojë një shprehje interesi tek të gjitha bankat aktive në NjQV ose edhe në bankat të

tjera (rang kombëtar).

Në ndryshim nga kontraktimi i huasë afatgjatë, menjëherë pas marrjes së shprehjes së interesit nga bankat,

kryetari ose i deleguari i tij duhet të realizojë negocjata me bankat e interesuara. Kjo pasi proçedura e marrjes së

kësaj huaje duhet të jetë shumë e shpejtë (të tilla janë edhe nevojat për të cilat ajo kontraktohet).

• Lidhja e marrëveshjes së huasë me bankën e nivelit të dytë

Kryetari i NjQV-së dhe drejtoria e financës analizojnë ofertat e marra nga bankat e nivelit të dytë. Kriteri i analizës

bazohet në efiçiencën e përdorimit të fondeve (pra koston e përdorimit të parasë. Që me fjalë të tjera do të thotë

sa para do të shlyejë në total NjQV-ja për borxhin total që nënshkruan).

Kryetari i NjQV-së firmos marrëveshjen me bankën e nivelit të dytë, mbasi kjo është sigluar (është marrë mendimi)

i juristit të njësisë vendore.

Kredia bëhet efektive dhe njësia vendore mbulon nevojat për likuiditete.

• Informim mbi nënshkrimin e marrëveshjes së huasë afatshkurtër

- Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore njofton Ministrinë e Financave brenda 10 ditëve nga marrja e huasë. Ky

njoftim përfshin informacion mbi respektimin e kufijve ligjorë për huanë afatshkurtër dhe kalendarin e shlyerjes

së saj, si dhe për kufizimet specifike që mund të ketë vendosur këshilli i njësisë së qeverisjes vendore.

- Kryetari raporton përpara këshillit në mbledhjen më të afërt të tij për nevojën e lidhjes së kësaj huaje; shumën

e marrë hua; respektimin e kufijve ligjorë dhe ato specifikë të vendosur nga këshilli nëse ka; si dhe kalendarin e

shlyerjes së saj.

• Raportimi periodik në Drejtorinë e Borxhit - Ministrinë e Financave. Gjatë gjithë kohës që NjQV-ja përdor dhe

shlyen financimet nga huatë, ajo duhet të raportojë pranë Drejtorisë së Borxhit në Ministrinë e Financave çdo

tremujor, deri në datën 20 të muajit pasardhës nga periudha e raportimit (psh. Nëse raportohet për tremujorin e

parë të vitit /Janar - Mars, afati i raportimit është deri në datën 20 të muajit prill të po atij viti).

-Të dhënat e raportimit janë mujore dhe tregojnë shumën e shërbimit të borxhit të paguar në periudhën e

raportimit; lëvrimin e fondeve të huasë për llogari të huamarrësit, të dhëna të tjera të lidhura me huanë

(sipas formatit A bashkëlidhur me Udhëzimin).

IV. Analiza Operative për Përgatitjen e Fizibilitetit të Projektit

Pasi ka vlerësuar nevojën për implementimin e projekteve prioritare në vitin buxhetor korent ose konsekutiv qofshin

këto të financueshme me anë të buxhetit të bashkisë qoftë me anë të aplikimit për thithje fondesh nga qeverisja

qendrore apo edhe marrëveshje partneriteti me sektorin privat, njësia vendore duhet të përgatisë studimin e fizibilitetit

të këtij projekti.

Studimi i fizibilitetit të projektit është një studim i cili bëhet për të përcaktuar domosdoshmërinë e implementimit të një

projekti dhe për të dokumentuar planifikimin; organizimin dhe menaxhimin e burimeve të financimit të tij gjë që ndihmon

në zbatimin e suksesshëm të qëllimit kryesor të këtij projekti dhe objektivave të tjerë të lidhur me të. Studimi i fizibilitetit

bëhet në fazën e nisjes së një projekti dhe realizohet përpara sesa të angazhohen shpenzime të mëdha për financimin e një

investimi. Rezultatet e një studimi të tillë përdoren për të bazuar vendimarrjen në lidhje me financimin ose jo të një projekti

të tillë. Në këtë studim mund të analizohen gjithashtu edhe alternativa të ndryshme të zbatimit të tij; probleme që mund

të ndeshen dhe skenarë të ndryshëm për arritjen e suksesit. Një studim fizibiliteti kryesisht përmban aspekte teknike dhe

ekonomike të projektit.

Fillimisht grupi teknik i punës propozon projektin teknik për tu zbatuar bazuar në vlerësimin e nevojave të komunitetit.

Projekti teknik përban edhe vlerësimin e kostos së zbatimit të tij. Më tej ky projekt teknik analizohet për të parë impak-

tin që do të ketë në komunitet siç mund të jenë: përmirësimi i jetës së qytetarëve; nxitja e zhvillimit të biznesit etj.

Përgjithësisht projektet e investimit të njësive vendore nuk bëhen për të sjellë të ardhura direkte nga ky investim (sikurse

ndodh në investimet individuale dhe ato të biznesit - investimi sjell të ardhura direkte për investitorin), impakti i tij sjell

përfitime direkte për komunitetin dhe direkte ose indirekte për komunitetin e biznesit, e për rrjedhojë nëse ndikon në

këtë të fundit mund të sjellë të ardhura në periudha afatmesme apo afatgjata për NjQV-në (më shumë të ardhura fiskale

17

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

nga përmirësimi i shifrës së afarizmit të bizneseve që ndihmohen nga projekti i investimit që propozohet).

Edhe pse projektet e investimit të njësisë vendore nuk pritet të sjellin të ardhura shtesë në buxhetin e saj; studimi i

fizibilitetit 23 duhet të analizojë të ardhurat ose më saktë vlerën e shtuar që do të sjellë në përgjithësi në komunitet.

Për shembull nëse është një projekt infrastrukture (ndërtimi i një rruge), duhet të analizohet sa do të shtohet; ndryshojë

fluksi i lëvizjes së automjeteve (nga ato sa të tonazhit të lartë e sa të tonazhit të ulët); sa do të ulet numri i aksidenteve

rrugore (për rrjedhojë përmirësimi i jetës së qytetarëve); sa do të rritet numri i bizneseve që mund të krijojnë aktivitetin e

tyre ekonomik në të dyja krahët e rrugës së re që do të ndërtohet; nëse ndërtimi i rrugës do të ulë koston e bizneseve që

do ta përdorin atë apo jo; e kështu me rradhë.

V. Analiza Financiare

Sasia e huasë që mund të merret nga Njësia e Qeverisjes Vendore

Njësia vendore mbasi ka llogaritur fondet e nevojshme për zbatimin e projektit të investimit, i duhet të ballafaqojë

nevojat për këtë investim (preventivin e projektit) me sasinë e huasë që ajo mund të marrë në vijim të respektimit të

kufijve ligjorë për stokun e borxhit, si edhe të parashikojë sesa shërbim vjetor borxhi mund të bëjë për të shlyer

shumën përkatëse.

Përllogaritja e kufijve maksimal të huasë afatshkurtër dhe asaj afatgjatë

Drejtoria e financës përllogarit kufijtë ligjorë të sasisë që mund të merret hua. Sipas ligjit për huamarrjen e qeverisjes

vendore, përllogariten kufij maksimal për huanë afatshkurtër dhe kufij maksimal për huanë afatgjatë.

Përllogaritja e kufijve ligjorë për huanë afatshkurtër

NjQV-ja mund të marrë borxh për financimin e mungesës së përkohshme të likuiditeteve. Maksimumi i borxhit

afatshkurtër (stokut të borxhit) mund të jetë deri në 10% të të ardhurave faktike, gjithsej, nga taksat dhe tarifat vendore

dhe taksat e tatimet e ndara të vitit fiskal paraardhës.

Çdo hua e re afatshkurtër që mund të kontraktohet merr në konsideratë totalin e borxhit afatshkurtër në masën 10% të

cilësuar më sipër. Ajo përllogaritet për diferencë të kufirit maksimal ligjor që mund të kontraktohet me stokun e borxhit

afatshkurtër të NjQV -së deri në atë moment.

Baza e përllogaritjes së kufirit ligjor për huanë afatshkurtër

1. Taksat vendore: janë të ardhurat nga taksat vendore, si taksa e biznesit të vogël; taksa mbi pasurinë e paluajt-

shme; taksa e fjetjes në hotel; taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja; taksa mbi kalimin e së

drejtës së pronësisë për pasurinë e paluajtshme; taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve; taksa e zënies së

hapësirave publike; taksa e tabelës; taksa e përdorimit të përkohshëm sic përcaktohet nga Ligji nr. 9632, datë

30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar dhe çdo taksë tjetër vendore e përcaktuar si e tillë nga

legjislacioni në fuqi.

2. Të ardhurat nga tarifat vendore, ku përfshihen të gjitha tarifat që njësia e qeverisjes vendore mbledh për kryer-

jen e shërbimeve publike; tarifa për shërbimet social/arsimore të ofruara nga njësitë e qeverisjes vendore; tarifa

administrative për liçensa, dokumenta etj., sic përcaktohen në kuptimin e nenit 16, pika 3 e ligjit nr. 8652, datë

31.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” dhe ligjin 9632 të ndryshuar.

3. Të ardhurat nga taksat e ndara, ku bëjnë pjesë ato të ardhura nga një ose disa taksa që me ligj ndahen midis

pushtetit qendror dhe atij vendor.

23 Për një ide më të qartë mbi përmbajtjen e një studimi fizibiliteti të njësive vendore lutem referojuni rasteve të vendosura në aneks. Ato nuk janë studime fizibiliteti të

përgatitura enkas për vlerësimin e një huaje të mundshme, por japin në vija të përgjithshme përmbajtjen e një studimi fizibiliteti për qëllime financimi.

18

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Tabela 2. Baza e përllogaritjes së borxhit afatshkurtër

24 Kjo tabelë është e hartuar në excel dhe në qelizat me ngjyrë të verdhë jepet formula e llogaritjes së asaj qelize. Për të aksesuar direkt këto të dhëna referojuni file në CD

bashkëlidhur këtij manuali

19

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Përllogaritja e kufijve ligjorë për huanë afatgjatë

NjQV-ja mund të marrë borxh për financimin e projekteve kapitale (investime) ose për të rifinancuar një hua tjetër

afatgjatë. Afati i maturimit të kësaj huaje nuk mund të jetë më i gjatë sesa jetëgjatësia e aseteve që financohen me anë

të saj.

Baza e përllogaritjes së kufijve ligjorë për huanë afatgjatë

Baza e përllogaritjes së stokut të borxhit

Fillimisht përllogaritet sesa borxh mund të merret (bazuar në kriterin e stokut të borxhit). Sipas ligjit nr. 9869, datë

4.02.2008 “Për huamarrjen e qeverisjes vendore” neni, 18.2 duhet që: “raporti i stokut të borxhit ndaj të ardhurave

operative, gjithsej, nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar, është jo më shumë se 1,3:1.

Totali i të ardhurave të veta operative gjithsej (të quajtura ndryshe edhe të ardhura të pakushtëzuara) janë:

1. Të ardhurat e NjQV-së nga taksat lokale

2. Të ardhurat nga tarifat lokale

3. Të ardhura jo tatimore korrente (siç janë të ardhurat nga qeraja etj)

4. Transferta e pakushtëzuar nga PQ-ja

5. Të ardhura të tjera nga PQ-ja siç mund të jenë taksa nga burime ose administrim kombëtar (psh. Taksat dhe

tatimet e ndara; taksa e regjistrimit të automjeteve; taksa nga transaksionet mbi pasuritë e paluajtshme etj)

Për të llogaritur stokun i referohemi vitit paraardhës financiar (në tabelën e mëposhtme është viti n-1).

Shumatorja e të pestë zërave të cituar më sipër njihet ndryshe edhe si të ardhurat e pakushtëzuara të NjQV-së. Pasi

gjejmë totalin e të ardhurave të pakushtëzuara të NjQV -së llogarisim kufirin maksimal të borxhit që mund të marrë

njësia vendore në vitin n e cila është sa 1,3 herë totali i të ardhurave të pakushtëzuara në vitin n-1.

Nëse njësia e qeverisjes vendore në vitin n ka një borxh të kontraktuar në vitet e mëparshme (psh: në vitin n-3), dhe nga

ajo ka shlyer sipas marrëveshjeve të huave përkatëse principal dhe interesa, për të llogaritur sesa borxh të ri mund të

marrim fillimisht duhet të llogarisim gjendjen e stokut të borxhit në vitin n ende të pashlyer. Kjo bëhet duke zbritur nga

borxhi i marrë në vitin n-3 shumën e principalit të paguar çdo vit (në vitin n-3; n-2 dhe n-1). Llogarisim kufirin e stokut të

borxhit që mund të marrë njësia vendore në vitin n sipas formulës së mësipërme (pra 1.3 herë të ardhurat e

pakushtëzuara). Për të gjetur borxhin e ri që mund të kontraktojmë duhet që të zbresim nga kufiri ma ksimal që mund të

marrim borxh stokun ekzistues të borxhit të pashlyer të kontraktuar në vitet e mëparshme.

20

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Llogaritja e kufijve ligjorë për stokun e borxhit jepet në tabelën e mëposhtme .

Tabela 3. Baza e Përllogaritjes së Kufizimeve Ligjore për Stokun e borxhit (Huasë maksimale që mund të merret)

25 Kjo tabelë është e hartuar në excel dhe në qelizat me ngjyrë të verdhë jepet formula e llogaritjes së asaj qelize. Për të aksesuar direkt këto të dhëna referojuni file në CD

bashkëlidhur këtij manuali

21

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Pasi gjejmë vlerën maksimale të borxhit të ri që mund të lidhim në vitin aktual financiar (viti n në tabelë) duhet të

sigurohemi (të ballafaqojmë) që huaja që ne kërkojmë të marrim për të financuar një projekt të caktuar investimi është

më e vogël ose baraz me kufirin ligjor të stokut që kemi përllogaritur sipas tabelës së mësipërme.

Baza e përllogaritjes së shërbimit të borxhit afatgjatë

Mbasi llogarisim kufijtë maksimal për borxhin që mund të marrim në vitin korrent (vitin n), duhet të llogarisim kufijtë

ligjorë për shërbimin maksimal vjetor që mund të bëjmë për borxhin që do të marrim.

Me shërbim vjetor borxhi kuptojmë shlyerjen vjetore të borxhit të kontraktuar me huadhënësin i cili përfshin principalin;

interesat dhe komisionet e tjera bankare nëse ka.

Ligji 9869, datë 4.02.2008 në nenin 18 të tij (kufizimet e borxhit afatgjatë) parashikon dy kritere të cilave duhet t’u

referohemi për të llogaritur kufirin maksimal vjetor për borxhin që kërkohet të merret.

a. Kriteri i tepricës operative - i cili përcakton se: raporti i tepricës operative të vitit fiskal paraardhës me shërbimin

e borxhit, që duhet të paguhet çdo vit për borxhin afatgjatë, është jo më pak se 1,4 : 1

b. Shërbimi i borxhit që duhet të paguhet çdo vit për borxhin afatgjatë - nuk mund të tejkalojë 20% (njëzet përq-

ind) të buxhetit total të të ardhurave nga transferta e pakushtëzuar, taksat dhe tatimet e ndara dhe taksat e

tarifat vendore të tre viteve fiskale paraardhëse të njësisë së qeverisjes vendore.

Llogaritja e shërbimit të borxhit sipas kriterit (a) - kriteri që bazohet në raportin e tepricës operative:

Baza e përcaktimit të këtij raporti është teprica operative. Kjo tepricë është e barabartë me diferencën midis të

ardhurave operative, nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar (e njohur ndryshe si totali i të

ardhurave të pakushtëzuara të njësisë së qeverisjes vendore) me totalin e shpenzimeve të pakushtëzuara operative të

kësaj njësie vendore.

Mbasi llogaritet teprica operative, atëherë gjendet shërbimi total vjetor i borxhit që mund të bëhet sipas kriterit (a) për

vitin n. Ky shërbim është 0.714 herë tepricën operative të NjQV-së në vitin n-1 (ose teprica operative pjestuar me 1,4).

22

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Më konkretisht referojuni tabelës së mëposhtme.

Tabela 4. Llogaritja e kufizimit të shërbimit të borxhit sipas kriterit (a)

Llogaritja e shërbimit të borxhit sipas kriterit (b):

Baza për llogaritjen e këtij kriteri është mesatarja artimetike e të ardhurave në vitet e mëparshme fiskale.

Fillimisht hartohet një tabelë e cila i referohet të dhënave financiare të NjQV-së për tre vitet paraardhëse financiarë.

Llogaritet totali i të ardhurave të njësisë së qeverisjes vendore (ku përfshihen: të ardhurat nga taksat lokale; tarifat

(përfshirë edhe ato të administruara nga administrate qendore si taksa e regjisrimit të automjeteve; taksa e transaksioneve

mbi pasuritë e paluajtshme etj) dhe transferta e pakushtëzuar nga PQ-ja).

23

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Më pas llogarit mesataren aritmetike të totalit të të ardhurave për tre vitet paraardhëse financiarë(vitet n-3; n-2 dhe

n-1). Gjen shërbimin maksimal të borxhit për vitin n duke shumëzuar me 20% (ose 0.2) mesataren aritmetike të të

ardhurave të pakushtëzuara. Më konkretisht referojuni tabelës së mëposhtme.

Tabela 5. Llogaritja e sherbimit te borxhit sipas kriterit (b)

Shërbimi i borxhit duhet llogaritur për çdo vit të periudhës për të cilën mendohet të kontraktohet huaja (psh. nëse

huaja mendohet të jetë 5 vjeçare atëherë shërbimi i borxhit do të llogaritet për vitin n; vitin n+1; n+2; n+3 dhe n+4).

Mesatarja aritmetike gjithnjë llogaritet për tre vitet paraardhëse vitit për të cilin llogaritet shërbimi i borxhit. Kështu

nëse llogaritet shërbimi i borxhit në vitin n+3, atëherë merren vite financiarë vitet n+2; n+1 dhe n; për të cilët llogaritet

mesatarja aritmetike e të ardhurave nga taksat; tarifat dhe transferta e pakushtëzuar e cila shumëzohet me 20% (ose

0.2).

Për të llogaritur të ardhurat në vitet e ardhshme deri në maturimin e kredisë vetëm për efekt të këtij ushtrimi udhëzimi i

Ministrit të Financave nr. 35, datë 5.11.2008 rekomandon të aplikohet një normë rritjeje vjetore deri në 7% për çdo

artikull brenda zërit të të ardhurave nga taksat; tarifat dhe transferta e pakushtëzuar. Nëse NjQV-ja parashikon rritje më të

mëdha, ato duhen argumentuar bazuar në të dhëna konkrete.

Mbasi llogariten kufizimet e borxhit përsa i përket shërbimit vjetor të borxhit që mund të bëjë NjQV-ja sipas të dy kri-

tereve (a dhe b), llogaritet shërbimi maksimal që mund të bëjë njësia duke përzgjedhur shumën më të vogël që rezul-

ton nga përllogaritja e dy kritereve (a) dhe (b). Pra merret si shërbim vjetor maksimal që mund të bëjë njësia vendore

shuma më e vogël nga dy kriteret. Kujdes! Për vite të ndryshme rezultojnë shërbime maksimale borxhi që i përkasin kri-

tereve të ndryshme (kriterit a ose kriterit b). Për këtë rekomandohet të hartohet një tabelë e cila përzgjedh minimumin

midis dy shifrave të llogaritura për çdo vit për shërbimin e borxhit (shifrës sipas kriterit a dhe shifrës sipas kriterit b).

24

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Tabela 6. Permbledhje e kritereve te llogaritur per borxhin total dhe sherbimin e tij

Kujdes! - Duhet verifikuar që shumatorja e shërbimit të borxhit për gjithë periudhën kur është kontraktuar borxhi

(huaja) të jetë më e madhe sesa borxhi që do të merret (pasi në të futet principali dhe interesat që do të paguhen) dhe

është brenda përllogaritjes së bërë të ofertës bankare / institucionit financiar në lidhje me shumatoren e të gjitha kësteve

të huasë (që përfshijnë principalin dhe interesin që do të shlyhet).

Përzgjedhja e bankës / institucionit financiar dhe llogaritja e kostos së huasë

Mbas njoftimit nga NjQV për të shprehur interesin për të financuar projektin e investimit me anë të huasë dorëzojnë

pranë kësaj njësie vendore ofertën teknike dhe financiare.

Një ofertë bankare zakonisht përmban të dhëna për:

• Shumën totale të huasë (që në dokumentin e bankave cilësohet si principali);

• Kohë zgjatjen – afati i maturimit të kredisë në vite / ose në muaj

• Normën vjetore të interesit - kjo mund të jetë e fiksuar (e pandryshuemshme deri në maturimin e huasë) ose

e ndryshueshme.

Kur norma e interesit të kredisë e ofruar nga bankat / institucioni financiar është e ndryshueshme ajo i referohet një

norme bazë interesi. Nëse kredia do të jetë në lekë ajo i referohet normës së bonove të thesarit të qeverisë për 12

ose 6 muaj. Nëse është në Euro i referohet EUROBOR-it dhe nëse është në dollarë amerikanë i referohet normës bazë

të interesit në tregun amerikan (L) plus një sasi pikësh të pandryshueshme përqindjeje.

• Komisionet bankare - dallohen disa lloje komisionesh bankare:

- Komision administrimi / komision i cili është një përqindje e caktuar (nga 1 për 1000 ose 0.001 deri në 1%

ose 0.1) të shumës së kredisë e cila paguhet menjëherë nga huamarrësi në momentin kur huaja bëhet efek-

tive nga banka / institucioni financiar

- Komision angazhimi / komision i cili është një përqindje e caktuar mbi shumën e patërhequr të kredisë nga

banka / të papërdorur akoma. Duke qënë se NjQV-ja do ti përdorë këto fonde për investime të cilat do të

zbatohen nga palë të treta të kontraktuara prej saj nëpërmjet tenderimit - proçes i cili nënkupton pagimin e

transheve sipas situatës së zbatimit të projektit, është mirë që NjQV-ja të jetë e vëmendshme në negocimin

e këtij komisioni me bankën / institucionin financiar. Zakonisht në tregun shqiptar bankar ky komision është

nga 0% deri në 1% të shumës së paangazhuar.

25

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

• Penalitetet - bankat / institucionet financiare aplikojnë penalitete në rastet e mos respektimit të pagesave të

parashikuara të huasë (që përfshijnë principalin dhe interesat). Penaliteti zakonisht aplikohet si një përqindje

e caktuar mbi shumën e pashlyer në kohë. Në tregun shqiptar bankar këto penalitetet janë nga 0 deri në 5% të

shumës së papaguar në kohë sipas kontratës.

• Garancinë e huasë - që në ofertën bankare e gjejmë zakonisht me emrin kolateral.

Zgjedhja e llojit të garancisë për huanë është objekt i negociatave dhe marrëveshjes midis huadhënësit dhe

huamarrësit.

NjQV-ja mund të ofrojë garanci në asete (pasuri të patundshme) nëse ajo ka ose në të ardhura siç janë: garancia me

detyrim të përgjithshëm të NjQV-së; garanci me të ardhura specifike; interceptimi i financimit; garanci me prona

fizike; lloje të tjera garancish 26 . Rekomandohet që NjQV-ja të ketë marrë të gjitha masat për titujt e pronësisë nëse

ofron garanci me prona fizike (pasuri të patundshme).

• Mënyra e shlyerjes së huasë – nënkupton mënyrën e bërjes së pagesës së principalit dhe interesit të huasë e

cila mund të jetë:

- Këste të barabarta deri në maturim

- Mujore ose tremujore ose vjetore ose e gjitha në fund

- Mund të jetë e ndryshueshme në rritje deri në afatin e maturimit ose në zbritje

Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 35, datë 5.11.2008 “Për zbatimin e ligjit të huamarrjes së qeverisjes ven-

dore” rekomandon bërje pagesash të shpërndarë në transhe të barabarta përgjatë gjithë jetëgjatësisë së huasë

(deri në fund të maturimit të saj) ose në zbritje 27 .

• Parashikime të tjera - oferta e bankës / institucionit financiar mund të parashikojë periudhë faljeje (grace pe-

riod) ose kushte të tjera që lidhen me zbatimin e huasë.

Në rastin kur marrëveshja e huasë parashikon një periudhë faljeje për shlyerjen e huasë, njësia e qeverisjes

vendore mund të krijojë me vendim të këshillit vendor një fond rezervë në buxhetin e saj për të mbuluar kostot e

ardhshme të shërbimti të huasë. Ky sugjerim mund ta bëjë më të lehtë kalimin e miratimit të marrëveshjes së

huasë në Këshill pasi parashikimi në kontratën e huasë i periudhës së faljes nënkupton hua e marrë sot nga e cila

“përfiton” duke zbatuar një investim të rëndësishëm për komunitetin kryetari aktual i njësisë vendore, ndërkohë

që barra për shlyerjen e saj do ti bjerë kryetarit të ardhshëm të njësisë.

26 Të gjitha llojet e garancive që mund të ofrojë NjQV jepen në nenet 12; 13; 14; 15 dhe 16 të ligjit nr. 9869, datë 4.02.2008 “Për huamarrjen e qeverisjes vendore”

27 Shprehimisht udhëzimi parashikon në nenin 7, pika 4 të tij: “shërbimi vjetor i borxhit për marrëveshjen e financimit si rregull strukturohet në mënyrë të tillë që

pagesat vjetore të jenë afërsisht të barabarta ose në zbritje gjatë periudhës së maturimit të huasë; përvec rasteve kur cikli ekonomik i aseteve të financuara me

huanë justifikon një strukturim të ndryshëm.

26

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Analiza e ofertave të marra nga bankat / institucionet financiare

Grupi i punës për vlerësimin e ofertave analizon të gjitha ofertat e marra duke i bërë fillimisht të gjitha ofertat e marra të

krahasueshme (vendos informacionin e ofertave në një matricë gjithëpërfshirëse). Për shembull, Bashkia FK ka hapur

proçesin e thithjes së interesit nga bankat e nivelit të dytë për të financuar me anë të huasë ndërtimin e unazës veriore të

qytetit. Mbasi i ka dërguar njoftim zyrtar 16 bankave aktive në treg, ka marrë shprehje interesi vetëm nga tre prej tyre.

Këtyrë tre bankave (Banka A; Banka B dhe Banka C) u ka kërkuar të dorëzojnë një ofertë teknike - financiare brenda një

afati të caktuar kohor. Për rrjedhojë brenda këtij afati kohor të treja bankat kanë dorëzuar oferta teknike të cilat në mënyrë

të përmbledhur jepen më poshtë:

Tabela 7. Ofertat e marra nga bankat

B an k at e in t er e su ar a të Par a sh i ki m e t e

kred itoj në B a shk inë FK Prin cip a li / Hu aj a Koh e zgj a tj a Int er e si v j etor Ko mi si on e b an k ar e Pe n ali t et e Kol a t er a Më nyr a e shl y erj e s tj er a

Komision adminis trimi = 1/1000

e shumes se kredise dhe per vonesa ne pagesen Llogaria e te ardhurave te

komision angazhimi = 1% e e keste ve 5% mbi bashkise / Interceptimi I te

B an ka A 140 milione Leke 7 vjet BTh 1 vi t + 3.685 % fondeve te paperdorura interes ardhurave mujore

B an ka B 140 milione Leke 10 vjet BTh 6 mujore + 3.4% kosto admini strative = 0.5 % ska kerkuar do të negocjohet mujore

gjobe mbi pjesen e

takse admini strimi = 0.5 % mbi papaguar = 3% mbi

shumen e kredise per tu normen normale te 60 keste mujore prej

B an ka C 140 milione Leke 7 vjet 12% paguar paraprakisht interesit do të negocjohet 3,114,222.68 leke 2 vjet grace period

Pas kësaj transformon të gjithë elementët variabël në shifra fikse (pra të lexueshme). Për shembull kthen normat e

interesit të bankave në shifra të lexueshme (psh: nëse banka A ka ofruar një normë vjetore intersi në lekë prej 12% dhe

banka B ka ofruar një normë vjetore interesi BTH 12M + 3.685% dhe banka C ka ofruar një normë vjetore interesi prej

BTh 6M + 3.4% atëherë duhet të bëhen njësoj të lexueshme dy normat e interesit të ofruara). Për këtë duhet të mer-

ret informacion nga tregu bankar mbi ankandin e fundit të bonove të thesarit me afat maturimi 12 muaj dhe 6 muaj.

Ky informacion gjendet në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë (www.bankofalbania.org) në rubrikën

tregjet dhe kursi kërkoni për informacionin ankandet e bonove të thesarit). Kështu për shembull në datën 14 janar

2009 kur grupi i vlerësimit të ofertave të bankave duhet të realizonte këtë analizë informacioni zyrtar i gjetur në faqen

e internetit është si më poshtë. Gjithashtu këtë informacion mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë

së Financave (www.minfin.gov.al ) në rubrikën Ankandet e Bonove të Thesarit dhe Obligacioneve.

Kujdes! Duhet t’i referoheni ankandit të fundit të bonove të thesarit, dhe në rastin tonë nëse vlerësimi bëhet në datën 14

Janar nga informacioni i nxjerrë nga Banka e Shqipërisë, ankandi i fundit është ai i datës 13 Janar 2009 28 .

28 Aktualisht Banka e Shqipërisë organizon ankandet e Bonove të Thesarit për Ministrinë e Financave çdo të martë.

27

28

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Në vijim të këtij informacioni hartojmë një tabelë e cila bën të krahasueshme të gjitha elementët e ofertave të marra si

më poshtë:

Tabela 8. Interesi vjetor sipas ofertave të Bankave

Interesi real ne vitin e

Bankat e interesuara të pare (perfshihen

kreditojnë Bashkinë FK Norma BTh Interesi vjetor komisionet)

Banka A 12 mujore = 8 8 6 % 12 545 12 55

Banka B 6 mujore = 7 46 % 10 86 10 91

Banka C 12 12 05

Nga ky gjykim i parë duket se oferta më e mirë është ajo e Bankës B, e cila ofron interesin vjetor më të ulët për huanë që

kërkon të marrë bashkia FK.

Bashkia duhet të vlerësojë se sa është kostoja e huasë sipas secilës ofertë, në ndihmë të kësaj analize nuk është vetëm gjetja

e normave të krahasueshme të interesit por edhe përllogaritja e të gjitha kësteve (totalit të kësteve = principal + interes) që

ajo do të duhet të paguajë deri në fund të afatit të maturimit (shlyerjes totale të huasë).

29

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Për këtë duhet përpiluar skema e shlyerjes së huasë për secilën ofertë, për rrjedhojë duhen pregatitur tre tabelat e

mëposhtme 29 :

Tabela 9. Kostoja e huasë sipas ofertës A

Formula e llogaritjes së kësteve në bankë është

(Shuma e Kredise*nr e diteve te perdorura*interesin%)/360

Shuma ne fillim te periudhes Principali i Pag Interesi Tenor (vjet)

140,000,000 20,000,000 12 55 7

ankandi BTH 1 vjecare = 8.86

Banka A

Vitet Stoku i Borxhit Principali Interesi Kësti vjetor Komisioni adm. Pagesat totale në vite

1 140,000,000 20,000,000 17,563,000 37,563,000 140,000 37,703,000

2 120,000,000 20,000,000 15,054,000 35,054,000 3 5, 05 4, 000

3 100,000,000 20,000,000 12,545,000 32,545,000 3 2, 54 5, 000

4 80,000,000 20,000,000 10,036,000 30,036,000 3 0, 03 6, 000

5 60,000,000 20,000,000 7,527,000 27,527,000 2 7, 52 7, 000

6 40,000,000 20,000,000 5,018,000 25,018,000 2 5, 01 8, 000

7 20,000,000 20,000,000 2,509,000 22,509,000 2 2, 50 9, 000

140,000,000 70,252,000 210,252,000 210,392,000

Kostoja e kredise 150.3%

Tabela 10. Kostoja e huasë sipas ofertës B

Formula e llogaritjes së kësteve në bankë është

(Shuma e Kredise*nr e diteve te perdorura*interesin%)/360

Shuma ne fillim te periudhes Principali i Pag Interesi Tenor (vjet)

140,000,000 14,000,000 10.86 10

Ankandi BTH 6 mujore = 7.45

Banka B

Vitet Stoku i Borxhit Principali Interesi Kesti vjetor Komisioni adm. Pagesat totale ne vite

1 140,000,000 14,000,000 15,204,000 29,204,000 700,000 29,904,000

2 126,000,000 14,000,000 13,683,600 27,683,600 27,683,600

3 112,000,000 14,000,000 12,163,200 26,163,200 26,163,200

4 98,000,000 14,000,000 10,642,800 24,642,800 24,642,800

5 84,000,000 14,000,000 9,122,400 23,122,400 23,122,400

6 70,000,000 14,000,000 7,602,000 21,602,000 21,602,000

7 56,000,000 14,000,000 6,081,600 20,081,600 20,081,600

8 42,000,000 14,000,000 4,561,200 18,561,200 18,561,200

9 28,000,000 14,000,000 3,040,800 17,040,800 17,040,800

10 14,000,000 14,000,000 1,520,400 15,520,400 15,520,400

140,000,000 83,622,000 223,622,000 224,322,000

Kostoja e kredise 160.2%

29 Skema klasike e shlyerjes së huasë në bankë është ajo e ndarjes së principalit në pjesë të barabarta për tërë periudhën e maturimit dhe llogaritjen e interesit mbi

principalin e mbetur pa shlyer për çdo periudhë. Rekomandohet që grupi i vlerësimit ti kërkojë secilës bankë që bashkë me pikat kryesore të ofertës të dorëzojë edhe

skemën e amortizimit të huasë që ajo propozon pasi ka shumë skema amortizimi që mund të përdoren dhe ato japin rezultate të ndryshme nga njëra - tjetra.

30

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Tabela 11. Kostoja e huasë sipas ofertës C

Formula e llogaritjes së kësteve në bankë është

(Shuma e Kredise*nr e diteve te perdorura*interesin%)/360

Shuma ne fillim te periudhes Principali i Pag Interesi Tenor (muaj)

140,000,000 2,333,333 12.00 60 7 vjet

Banka C

Muajt Stoku i Borxhit Kësti vjetor Komisioni adm. Pagesat totale në vite

1 140,000,000 1,400,000 700,000

2 1,400,000

3 1,400,000

4 1,400,000

5 1,400,000

6 1,400,000

7 1,400,000

8 1,400,000

9 1,400,000

10 1,400,000

11 1,400,000

12 1,400,000 17,500,000

13 1,400,000

14 1,400,000

15 1,400,000

16 1,400,000

17 1,400,000

18 1,400,000

19 1,400,000

20 1,400,000

21 1,400,000

22 1,400,000

23 1,400,000

24 1,400,000 16,800,000

25 3,114,223

26 3,114,223

27 3,114,223

28 3,114,223

29 3,114,223

30 3,114,223

31 3,114,223

32 3,114,223

33 3,114,223

34 3,114,223

35 3,114,223

36 3,114,223 37,370,672

37 3,114,223

38 3,114,223

39 3,114,223

40 3,114,223

41 3,114,223

42 3,114,223

43 3,114,223

44 3,114,223

45 3,114,223

46 3,114,223

47 3,114,223

48 3,114,223 37,370,672

49 3,114,223

50 3,114,223

51 3,114,223

52 3,114,223

53 3,114,223

54 3,114,223

55 3,114,223

56 3,114,223

57 3,114,223

58 3,114,223

59 3,114,223

60 3,114,223 37,370,672

61 3,114,223

62 3,114,223

63 3,114,223

64 3,114,223

65 3,114,223

66 3,114,223

67 3,114,223

68 3,114,223

69 3,114,223

70 3,114,223

71 3,114,223

72 3,114,223 37,370,672

73 3,114,223

74 3,114,223

75 3,114,223

76 3,114,223

77 3,114,223

78 3,114,223

79 3,114,223

80 3,114,223

81 3,114,223

82 3,114,223

83 3,114,223

84 3,114,223 37,370,672

220,453,361 221,15 3, 3 61

Kostoja e kredisë 158.0%

31

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Në vijim të kësaj analize rezulton se kostoja e huasë sipas ofertave të marra është përkatësisht:

Banka A = 150.3%

Banka B = 160.2%

Banka C = 158.0%

Pra Banka A që kishte edhe normën më të lartë të interesit ka ofruar huanë më të lire (nëse do ti referohemi shumës

totale të borxhit që do të paguajë bashkia në fund të periudhës së maturimit). Normalisht nisur nga ky vlerësim i parë

duket se Banka A ka ofruar huanë më të lirë dhe kjo duhet të jetë banka me të cilën duhet të lidhet marrëveshja e

huasë.

Për të vlerësuar realisht koston e huasë duhet të përdoret Vlera Aktuale e huasë që merret. Që me fjalë të tjera do të

thotë të vlerësosh se sa kushton sot kostoja totale e borxhit të marrë (shuma totale që do të paguhet deri në fund të

maturimit të saj). Për këtë ka shumë metoda (më saktë sisteme vlerësimi) por të gjitha kanë në bazë të tyre vlerën

aktuale të huasë së marrë.

Sipas kësaj metode duhet të llogarisim vlerën që kanë sot cash-flow të ardhshme. Si cash flow të ardhshme merren

këstet vjetore të huasë sipas skemës së amortizimit të secilës bankë që kanë paraqitur ofertë për bashkinë.

Formula e Vlerës aktuale është:

PV =

C1

(1+r) 1

C2 Ct

(1+r)

2

(1+r) t

Ku PV është vlera aktuale e huasë që do të rimbursohet për secilën bankë më vetë nga ana e bashkisë

C1 është kësti që duhet të paguajë bashkia sipas skemës së amortizimit për bankën në vitin e parë

C2 është kësti në vitin e dytë; e kështu me radhë për të gjitha këstet për aq vite sa është oferta e bankës (t = me vitin e

fundit; vitin kur maturohet plotësisht huaja)

r është norma e skontimit.

Vështirësia e aplikimit të kësaj metode qëndron në aplikimin e një norme të saktë skontimi. Ju rekomandojmë që për huatë

e marra brenda tregut bankat Shqiptar (në monedhën tonë - lekë) të merret si normë skontimi norma e interesit të

obligacioneve qeveritare me afat maturimi më afër afatit të maturimit të huasë përkatëse.

Kështu nëse afati i maturimit të huasë i një banke është 5 ose 6 vjet rekomandohet që për këtë bankë të aplikohet si

normë skontimi norma e interesit të obligacioneve të qeverisë me afat maturimi 5 vjeçar, ndërkohë që për banka me

afat maturimi 7; 8 ose 10 vjet e më shumë të merret si normë skontimi obligacionet e qeverisë me afat maturimi 7

vjeçar 30 .

Le t’i kthehemi shembullit tonë për të aplikuar këtë metodë.

Së pari gjejmë sa është norma e skontimit. I referohem sërish faqes zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë si në

rastin e bonove të thesarit. Kërkojmë informacion për normën e interesit të obligacioneve të qeverisë në ankandin më të

fundit të tyre.

30 Kjo pasi për momentin afati më i gjatë i obligacioneve të qeverisë është ai 7 vjeçar, por kjo mund të ndryshojë me kohë, pasi Ministria e Financave mund të vendosë

që të presë obligacione me afate më të gjata sesa 7 vjet.

32

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Meqë afatet e maturimit të ofertave të marra nga tre bankat janë përkatësisht 7; 10 dhe 10 vjet rekomandohet t’i

referohemi normës së interesit të obligacioneve 7 vjeçare të qeverisë. Mbasi gjejmë këtë informacion sipas tabelës së

mëposhtme nga i cili rezulton se norma e interesit është 10.25%

33

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

fillojmë të llogarisim vlerat aktuale të të gjitha kësteve sipas ofertave përkatëse të bankave duke përpiluar në vijim të tyre

tabelën e mëposhtme:

Tabela 12. Llogarita e Vlerës Aktuale sipas kësteve për ofertat e marra

PV te ofertave te marra

norma e

skontimit PV te kesteve te PV te kesteve te PV te kesteve te

Vite Periudha (1+r) n

bankes A bankes B bankes C

2008

1 2009 1.125 33,513,778 26,581,333 15,555,556

2 2010 1.265625 27,696,988 21,873,462 13,274,074

3 2011 1.423828125 22,857,394 18,375,252 26,246,617

4 2012 1.601806641 18,751,327 15,384,379 23,330,327

5 2013 1.802032471 15,275,529 12,831,289 20,738,068

6 2014 2.02728653 12,340,633 10,655,623 18,433,838

7 2015 2.280697346 9,869,350 8,805,026 16,385,634

8 2 016 2 5 65 78 45 14 7,2 34,1 23

9 2 017 2 8 86 50 75 78 5,9 03,6 05

10 2 018 3 2 47 32 10 25 4,7 79,4 47

T ot ali 1 40,3 0 4,9 99 132,423,538 133,964,114

Norma e interesit Obl 7 vjeçare 10.25 10.25 10.25

Sipas përfundimeve të kësaj tabele rezulton se oferta më e mirë e marrë nga këto tre banka është ajo e bankës B ku vlera

aktuale e totalit të borxhit të marrë deri në fund të maturimit të saj është më e vogla nga të treja. Për rrjedhojë kjo duhet

të jetë banka fituese me të cilën duhet të lidhet kontrata (në të vërtetë po t’i rikthehemi informacionit që kemi përpiluar

më sipër ju kujtojmë që kjo ishte edhe banka që kishte ofruar edhe normën më të ulët të interesit). Përfundimi që na nxjerr

kjo metodë është më i mirë sesa gjykimi që nxjerrim me vlerësimin e mëparshëm (pra krahasimi vetëm i totalit të borxhit

që kthehet mbrapsh në fund të përiudhës së maturimit pasi kjo bankë ka ofruar normën e interesit më të ulët midis

bankave të interesuara dhe ka ofruar gjithashtu një afat maturimi më të gjatë të dy këto elementë shumë lehtësues për

njësinë vendore; kostoja e huasë rritet për të pasi e shton numri i viteve të maturimit; por në fund të fundit kjo e bën

lehtësues shërbimin e borxhit për këtë bankë).

E megjithatë ky nuk është hapi përfundimtar për të gjykuar se cilën ofertë (hua) duhet të përzgjedhim. Për këtë duhet të

llogarisim kufizimet vjetore të shërbimit të borxhit që mund të bëjë Bashkia FK.

34

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Bazuar në shpjegimet e dhëna më sipër në llogaritjen e kufizimit të stokut të borxhit dhe shërbimit vjetor të tij,

hartojmë tabelën e mëposhtme:

Tabela 13. Llogaritja e kufirit të stokut të borxhit dhe shërbimit vjetor për Bashkinë FK

Bashkia FK Periudha 2005 - 2008

EKSTRAKT I TË DHËNAVE FINANCIARE TË BUXHETIT LOKAL

Për efekt të përllogaritjes së kufizimeve të borxhit për kontraktimin e borxhit të ri

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

I. TË DHENA MBI BUXHETIN

Buxheti

vendor i Zbatimi faktik Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi

Buxheti Buxheti Buxheti miratuar i buxhetit p ër b u x h et i n p ër b u x h et i n p ër b u x h et i n p ër b u x h et i n p ër b u x h et i n për buxhetin për buxhetin p ër b u x h et i n për buxhetin p ër b u x h et i n për buxhetin

N e m i j e L ek e v e n d or f a kt i k* v e n d or f a kt i k v e n d or f a kt i k (plan) vendor** vendor*** vendor vendor vendor vendor vendor vendor vendor vendor vendor vendor

2005 2006 2007 2008 2008 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018

T ot ali i tea rd hu ra veteB as hk ise 8 7, 889 118,892 127,988 140,082 127,580 140,082 143,274 146,485 149,718 154,770 160,056 165,589 171,383 177,452 183,813 190,480

T ot ali i tea rd hu ra vev et ja ke 2 7, 557 58,760 59,836 66,960 54,511 66,610 68,600 70,500 72,550 76,127 79,910 83,909 88,138 92,61197,345 102,352

1. Taksa Lokale 20,599 53,277 51,739 58,860 44,477 56,216 57,460 58,350 59,860 62,868 66,041 69,389 72,922 76,650 80,585 84,738

T ak saeP as ur së 4 ,8 30 18,454 19,211 22,200 17,133 22,200 22,200 23,200 24,000 25,200 26,460 27,783 29,172 30,631 32,162 33,770

T ak saeBz ne s tëV og ë 7 ,9 02 5,621 6,636 8,000 5,938 7,000 9,000 10,000 10,800 11,556 12,365 13,230 14,157 15,148 16,208 17,342

Taksa e ndikimit të ndërtimeve mbi infrastrukturën 7,456 24,809 19,185 20,000 15,147 20,000 20,000 20,000 21,000 22,050 23,153 24,310 25,526 26,802 28,142 29,549

T ak sëH ot e - - 3 20 35 35 50 50 60 62 64 66 68 70 72 74

T ak sem b X h on er es to ra nt ev e, h ot e vee t 1 92 300 - - - - - - - - - - - - 1 2

T ak satëP ër ko hs hme - 3,886 6,399 4,200 4,198 4,200 3,210 2,100 2,000 2,000 2,000 2,000 2,000 2,000 2,000 2,000

T ak satëte ra 2 19 207 305 4,440 2,026 2,781 3,000 3,000 2,000 2,000 2,000 2,000 2,000 2,000 2,000 2,000

2. Tarifa Lokale 6,871 5,099 8,054 8,040 9,826 10,184 11,000 12,000 12,540 13,110 13,719 14,370 15,067 15,811 16,610 17,464

T ar f eP as trm 2 ,8 98 3,031 3,712 4,965 5,773 6,000 7,000 7,750 8,000 8,560 9,159 9,800 10,486 11,220 12,006 12,846

T ar f ëp ë rh ap ësrap ub e 1 24 202 31 100 364 370 100 100 120 120 120 120 120 120 120 120

T ar f ë T ab e 84 165 117 500 229 240 250 250 300 300 300 300 300 300 300 300

T ar f ën d rçm r ru gor - - - 100 120 130 800 850 900 900 900 900 900 900 900 900

T ar f ëgeb ë rm - - - 35 100 120 600 700 800 800 800 800 800 800 800 800

T ar f ëp ë rr eg t r ebz ne se ve 2 80 280 940 500 410 410 - - - - - - - - 1 2

T ar f ër ek a me - - 365 800 804 810 800 800 820 820 820 820 820 820 820 820

T ar f ëP ar k - - 53 200 240 240 200 200 210 210 210 210 210 210 210 210

T ar f ap ë rs hë rbmetete ra /a dm ns t r atve 7 55 390 296 240 600 610 250 300 320 330 339 350 360 371 382 394

Tarifa për shërbime social/arsimore (arsimi parashkollor,

konvikte etj) 519 529 608 600 560 600 600 650 650 650 650 650 650 650 650 650

S po rted heK uu ra - - - - 204 204 - - - - - - - - 1 2

Tëte ra 2 ,2 11 502 1,932 - 422 450 400 400 420 420 420 420 420 420 420 420

3. Të Ardhura Jo-tatimore korrente 87 384 43 60 208 210 140 150 150 150 150 150 150 150 150 150

Qra 7 384 43 60 124 125 60 70 70 70 70 70 70 70 70 70

tete ra 80 - - - 84 85 80 80 80 80 80 80 80 80 80 80

Tea rd hu ran gaPQ(tep ak us ht ez ua ra) 6 0, 332 60,132 68,152 73,122 73,069 73,472 74,674 75,985 77,168 78,642 80,146 81,680 83,245 84,841 86,468 88,129

4. Tansferta e pakus htezuar 57,335 57,132 64,937 70,082 70,082 70,082 71,274 72,485 73,718 75,192 76,696 78,230 79,795 81,391 83,018 84,679

5. Taksa nga b urime (ose administrim) kombëtar 2,997 3,000 3,215 3,040 2,987 3,390 3,400 3,500 3,450 3,450 3,450 3,450 3,450 3,450 3,450 3,450

T ak saer eg t r tëa ut ome te ve 2 ,9 97 2,754 3,176 3,000 2,560 2,960 3,000 3,000 3,000 3,000 3,000 3,000 3,000 3,000 3,000 3,000

Taksa e transaksioneve mbi pasuritë e paluajtshme - 246 39 40 427 430 400 500 450 450 450 450 450 450 450 450

Tëte ra - - - - - -

6. SHPENZIME NGA BURIME TË PAKUSHTËZUARA

Shpenzime operative, ndër të cilat: 60,920 62,692 71,835 70,671 63,554 65,254 72,394 79,417 87,136 95,850 105,435 115,978 127,576 140,333 154,367 169,803

Shërbime të përgjithshme publike (administrata) 35,493 38,305 39,887 39,650 34,233 35,233 38,760 42,632 46,895

S hë rbmep ub e 9 ,9 99 10,999 12,950 15,000 13,300 14,000 16,500 18,150 19,965

T ra ns po rt p ub , m en ax h t ra ns po r tt r ru gor - - - - - - - - -

S tr e hm d heu rb an s t a - - - - - - - - -

Uë s ësk an a zme 3 ,2 32 3,377 2,580 4,045 4,045 4,045 4,247 4,459 4,682

A rsm 5 ,9 34 5,123 9,461 7,115 7,115 7,115 7,826 8,609 9,470

K u e s s oca - - - - - - - - -

S hë nd et ësa 1 ,6 65 2,102 1,647 260 260 260 - - -

K u u ra /s po rt 4 ,5 97 2,786 5,310 4,601 4,601 4,601 5,061 5,567 6,124

T urz m s hë rbmetëte rae ko no m e - - - - - - - - -

S hë rbmetëte ra - - - - - - - - -

II. Të dhëna mbi borxhin

Kufizimi për shërbimin e borxhit 22,284 2 5, 732 27,397 28,623 29,269 30,035 30,940 31,998 31,291 26,513 21,033

Kufizimi për shërbimin e borxhit: 20% i mesatares së shumës

(1+2+4+5) në vitet n-3, n-2, n -1 22,284 2 5, 732 27,397 28,623 29,269 30,035 30,940 31,998 33,105 34,265 35,480

Kufizimi për shërbimin e borxhit: (1+2+3+4+5-6)/1.4 në vitin n-

1 40,109 5 3, 449 50,629 47,906 44,701 42,086 39,015 35,437 31,291 26,513 21,033

Kufizimi për stokun e borxhit 166,384 1 81 ,9 96 186,152 190,327 194,529 201,097 207,969 215,162 222,694 230,583 238,853

Shërbimi i borxhit ekzistues

Principali

Interesa

Komisione, kosto të tjera

Stoku ekzistues (i pas hlyer)

S t o k u i ri 1 6 6, 3 8 4 1 8 1 , 9 9 6 1 8 6, 1 5 2 1 9 0, 3 2 7 1 9 4, 5 2 9 2 0 1, 0 9 7 2 0 7, 9 6 9 2 1 5, 1 6 2 2 2 2, 6 9 4 2 3 0, 5 8 3 2 3 8, 8 5 3

Stoku i ri I lejueshëm

Shërbimi i borxhit i ri

Shërbimi i borxhit i ri i lejueshëm 22,284 2 5 , 732 27,397 28,623 29,269 30,035 30,940 31,998 31,291 26,513 21,033

*Të dhënat faktike të zbatimit të buxhetit për vitet paraardhëse

** Të dhënat faktike të zbatimit të buxhetit për muajt paraardhës nga dorëzimi I kërkesës

*** Rritja vjetore për çdo artikull nuk mund të parashikohet më e lartë se 7% në vit. Nëse parashikohen rritje më të mëdha, ato duhen argumentuar b azuar në të dhëna konkrete.

Bashkia FK ka kërkuar të marrë hua në vlerën 140 milionë lekë për ndërtimin e një segmenti të unazës së qytetit. Shuma prej

140 milionë lekë është brenda shërbimit të stokut të borxhit (i cili për një borxh të kontraktuar në vitin 2009 është rreth 182

milionë lekë.

35

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Tani i referohemi shërbimit maksimal vjetor të borxhit që mund të bëjë bashkia. Për këtë përgatisim tabelën e

mëposhtme:

Tabela 14. Shërbimi vjetor i borxhit dhe këstet vjetore sipas ofertave të bankave

Kufizimi i

sherbimit te Kestet sipas Kestet sipas Kestet sipas

Vite Periudha borxhit bankes A bankes B bankes C

2008 22,283,667

1 2009 25,731,667 37,703,000 29,904,000 17,500,000

2 2010 27,396,733 35,054,000 27,683,600 16,800,000

3 2011 28,622,733 32,545,000 26,163,200 37,370,672

4 2012 29,269,133 30,036,000 24,642,800 37,370,672

5 2013 30,034,851 27,527,000 23,122,400 37,370,672

6 2014 30,939,582 25,018,000 21,602,000 37,370,672

7 2015 31,997,669 22,509,000 20,081,600 37,370,672

8 2016 31,290,969 1 8,56 1,200

9 2017 26,513,140 1 7,04 0,800

10 2018 21,033,197 1 5,52 0,400

Totali 305,113,341 210,392,000 224,322,000 221,153,361

Sikurse vihet re ofertat e të treja bankave nuk respektojnë kufizimet vjetore të shërbimit maksimal të borxhit që mund të

bëjë Bashkia FK (pjesa me ngjyrë).

Në këtë rast rekomandohet që njësia e qeverisjes vendore të negocjojë huanë me të treja bankat, duke i shpjeguar

arsyen pse e kërkon këtë në mënyrë që të marrë një ofertë të dytë nga ato (nëse ato do të jenë të interesuara) duke

përftuar një shërbim borxhi brenda kufizimeve ligjore dhe pse jo edhe norma interesi më të mira (kosto kredie më të

ulët).

Në vijim të negociatave me këto banka bashkia ka përftuar tre oferta të reja të cilat janë:

Tabela 15. Ofertat e reja të bankave pas rinegocjimit me to

B an k at e in t er e su ara t ë

kr edi to jn ë B a sh ki në F K Prin ci p ali / Hu a ja Koh e zgj a tj a Int er e si vj et or Ko mi s ion e b a n kar e Pe n ali t e te Kol a t er al Më n yra e sh ly er j e s

Komi sion admini strimi = 1/1000

e shume s se kredi se dhe per vonesa ne pagesen Llogaria e te ardhurave te

komi sion angazhim i = 1 % e e kes teve 5 % mbi bashki se / Intercepti mi I te

B an k a A 140 milione Leke 7 vjet BTh 6 mujore + 3.2 % fondeve te paperdorura interes ardhurave mujore

B an k a B 140 milione Leke 10 vjet BTh 6 mujore + 3.4 % kosto admini strative = 0.5 % ska kerkuar do të negocjohet mujore

gjobe mbi pjesen e

takse admini strimi = 0.5 % mbi papaguar = 3% mbi

shumen e kredise per tu normen normale te 96 kes te mujore prej

B an k a C 140 milione Leke 8 vjet 11.75% paguar paraprakisht interesit do të negocjohet 2,256,211 leke

Int er e s i r e al n e v it in e

B an k a t e in t er e su ar a t ë par e ( p erf s hih e n

kr edi tojn ë B a sh kin ë FK Nor m a B Th Int er es i vj et or ko m i sio n et )

B an k a A 6 m uj ore= 7 4 6 % 1066 1066

B an k a B 6 m uj ore= 7 46% 1086 1091

B an k a C 1175 1180

Pas hartimit të informacionit të mësipërm në mënyrë të integruar rillogarisim pagesat e principalit dhe interesave

(këstet mujore / vjetore) që duhet të bëjë Bashkia për të treja bankat.

Azhornojmë më pas tabelën nr. 13 më sipër me informacionin e ri që gjejmë nga llogaritja e kësteve për bankat. Dhe

rezultati që marrim paraqitet si më poshtë:

36

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Tabela 16. Kufijtë e shërbimit vjetor të borxhit dhe këstet e huasë për bankat pas rinegocjimit

Kufizimi i

sherbimit te Kestet sipas Kestet sipas Kestet sipas

Vite Periudha borxhit bankes A bankes B bankes C

2008 22,283,667

1 2009 25,731,667 35,064,000 29,904,000 23,262,112

2 2010 27,396,733 32,792,000 27,683,600 27,074,534

3 2011 28,622,733 30,660,000 26,163,200 27,074,534

4 2012 29,269,133 28,528,000 24,642,800 27,074,534

5 2013 30,034,851 26,396,000 23,122,400 27,074,534

6 2014 30,939,582 24,264,000 21,602,000 27,074,534

7 2015 31,997,669 22,132,000 20,081,600 27,074,534

8 2016 31,290,969 1 8,56 1,200 27,074,534

9 2017 26,513,140 1 7,04 0,800 4,512,422

10 2018 21,033,197 1 5,52 0,400

Totali 305,113,341 199,836,000 224,322,000 217,296,270

Sikurse vihet re, Banka C është brenda kufijve ligjorë të shërbimit të borxhit (ndërkohë që dy bankat e tjera kanë mos

përputhje në disa vite). Në këtë mënyrë bashkia jo vetëm ka arritur të sigurojë një ofertë që plotëson të gjitha kufizimet ligjore

(sipas ligjit për Huanë e qeverisjes vendore) por ka ulur edhe koston e kësaj huaje krahasuar me ofertën e parë të marrë

nga kjo bankë (3,857,000 lekë më pak, ose do të shlyejë një hua me kosto nga 158% në 155% të shumës fillestare që

merr). Fatkeqësisht banka B që kishte ofruar ofertën më të mirë financiare nga vlrësimi i mësipërm që bëmë (bazuar në

metodën e vlerës aktuale) nuk ndryshoi qëndrim në ofertën e saj të dytë. Kështu që midis dy bankave që mbeten bankës A

dhe bankës C, pavarësisht kostos së borxhit mbështetur në metoden e Vlerës Aktuale, njësia vendore është e detyruar të

shpallë fituese bankën C si banka e vetme me një ofertë brenda kufizimeve ligjore të borxhit. Nësë do të kishim një rast

tjetër hipotetik që të dyja ose të treja bankat ofronin një ofertë të dytë ku këstet e shlyerjes së tyre respektonin kufizimet

vjetore të shërbimit të borxhit ateherë duhet të ribëmin llogaritjet sipas metodës së vlerës aktuale dhe do të duhet të

përzgjidhnim bankën me vlerë aktuale më të vogël.

Në rastin tonë, në situatën e dhënë, banka fituese që shpall grupi i vlerësimit të ofertave është Ba nka C, bankë me të

cilën lidhet edhe kontrata e huasë për Bashkinë FK.

Huaja dhe parashikimi i shlyerjes së saj nga buxheti i Njësisë së Qeverisjes Vendore

E gjithë kjo analizë bëhet pjesë e relacionit shoqërues që stafi teknik i NjQV i bashkëlidh draft marrëveshjes së huasë me

bankën e përzgjedhur (Banka C), e cila duhet të miratohet nga Këshilli i NjQV-së.

Në projekt buxhetin për vitin financiar 2009, NjQV-ja parashikon shërbimin vjetor (për vitin 2009) për këtë hua. Totali i

shërbimit të huasë i cili vendoset në draft buxhet (në rastin tonë është 23,262,112 lekë), në zërin shpenzime kapitale /

shërbimi borxhit për huanë në tregun bankar (këtu kemi dy zëra principal dhe interes = total shërbim borxhi). Për vitet e

ardhshme (në rastin e shembullit të marrë më sipër për bashkinë FK periudha e huasë është 2010 - 2017) deri në fund

të afatit të maturimit NjQV-ja parashikon këstet e shlyerjes së kësaj huaje (sipas kolonës së fundit të tabelës 16, më sipër

që janë edhe këstet sipas bankës fituese C).

37

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Ky raport mbi borxhin dhe kalendari i shlyerjes së tij hartohet në mënyrë periodike sipas shpejgimeve të bëra në

kapitullin III A. të këtij manuali dhe dorëzohet pranë Drejtorisë së Borxhit në Ministrinë e Financave. Një format tip për

kalendarin e shlyerjes së borxhit paraqitet si më poshtë:

Tabela 17. Të dhëna mbi nivelin e borxhit publik vendor dhe kalendari i shlyerjes së tij

Bashkia/Komuna/Qarku Periudha

Të dhëna mbi nivelet e borxhit publik lokal

Viti

n-3 n-2 n-1 n (aktual) n+1 n+2 n+3 … n+…

A Shërbimi I borxhit

1 Shërbimi ekzistues I borxhit (për hua të kontraktuara)

a Principali

b Interesat

c Komisione, etj

0 0 0 0 0 0 0 0 0

2 Shërbimi I huasë për huanë që duhet të autorizohet

a Principali

b Interesat

c Komisione, etj

0 0 0 0 0 0

3 Shërbimi total i borxhit (së bashkua me huanë e re) 0 0 0 0 0 0 0 0 0

a P ri nc ip a li 0 0 0 0 0 0 0 0 0

b I nt er es a t 0 0 0 0 0 0 0 0 0

c K om is io ne, e tj 0 0 0 0 0 0 0 0 0

B Stoku i borxhit

Stoku ekzistues I borxhit (për hua të kontraktuara)

Stoku i ri i borxhit (për huanë që duhet të autorizohet)

Stoku total i borxhit

Ky formular plotësohet për çdo hua të re, apo lëshimin e një garancie për të tretët. Tabela paraqet parashikime për

kalendarin e pagesave nga viti në vit. Në rastet kur huaja është kontraktuar në monedhë të huaj, konvertimi bëhet me

kursin zyrtar të njoftuar nga Banka e Shqipërisë për kohën e raportimit.

Në rastin tonë (konkretisht për huanë që Bashkia FK merr, në kushtet kur ajo nuk ka borxh të trashëguar për të cilën

kryen shërbime borxhi) situata paraqitet si në tabelën e mëposhtme:

Tabela 18. Bashkia FK, gjendja e stokut të borxhit dhe shërbimi vjetor për të

Bashk ia FK Periudha 200 9 - 20 17

Të dhëna mbi nivele t e borxhit publik v endor

200 6 200 7 200 8 200 9 201 0 201 1 201 2 201 3 201 4 201 5 201 6 201 7 201 8

A Shërbimi i borxhit

1 Shërbimi ekzistues i borxhit (për hua të kontraktuara)

a Principali

0 0 0 - - - - - - - - - -

b Interesat

c Komisione, etj - - - - - - - - -

2 Shërbimi I huasë për huanë që duhet të autorizohet 23,262,112 27,074,534 27,074,534 27,074,534 27,074,534 27,074,534 27,074,534 27,074,534 4,512,422

a Principali 14,583,333 17,500,000 17,500,000 17,500,000 17,500,000 17,500,000 17,500,000 17,500,000 2,916,667

b Interesat 7,978,778 9,574,534 9,574,534 9,574,534 9,574,534 9,574,534 9,574,534 9,574,534 1,595,756

c Komisione, etj 700,000 - - - - - - - -

3 Shërbimi total i borxhit (së bashkua me huanë e re) 0 0 0 2 3, 26 2, 11 2 27,074,534 27,074,534 27,074,534 27,074,534 27,074,534 27,074,534 27,074,534 4,512,422

a Pr in ci pa li 0 0 0 1 4, 58 3, 33 3 17,500,000 17,500,000 17,500,000 17,500,000 17,500,000 17,500,000 17,500,000 2,916,667

b I nt er esa t 0 0 0 7, 97 8, 77 8 9,574,534 9,574,534 9,574,534 9,574,534 9,574,534 9,574,534 9,574,534 1,595,756

c Komi si o ne ,etj 0 0 0 70 0, 00 0 - - - - - - - -

B Stoku i borxhit

St oku e k zi st u e si b o r x hit ( pë r h u atë k o n t ra k t ua r a) 12 5 , 4 1 6, 6 67 107,916,667 90,416,667 72,916,667 55,416,667 37,916,667 20,416,667 2,916,667 0

Stoku i ri i borxhit (për huanë që duhet të autorizohet) 140,000,000

Stoku total i borxhit

Kujdes! Shifrat e kësaj tabele mund të jenë subjekt ndryshimesh të mëtejshme pasi ato varen nga norma e interesit

të huasë së kontraktuar e cila nësë është e ndryshueshme (si në rastin e propozimeve të dy bankave të tjera: Banka A

dhe Banka B të cilat i referoheshin normës së bonove të thesarit 6 mujore apo 12 mujore) në varësi të normës bazë të

interesit e cila mund të jetë bonoja e thesarit Eurobor ose Libor etj. Gjithashtu kjo shifër mund të ndryshojë në varësi

të kursit të këmbimit nëse huaja është kontraktuar në valutë (e për rrjedhojë edhe kthimi i saj bëhet në monedhën

përkatëse; ndërkohë që Njësia vendore të ardhurat e saj në lekë duhet t’i kthejë me një kurs këmbimi më të lartë; ose

më të ulët). Nëse shifrat e tabelës janë subjekt ndryshimesh në varësi të normë së interesit ose / dhe kursi të këmbimit

kjo tabelë e azhornuar duhet të plotësohet sa herë ka ndryshime për arsyet e shpjeguara më sipër.

38

Viti

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Shërbimi i borxhit për huanë e kontraktuar dhe buxheti vjetor i NjQV

Mund të ndodhë që gjatë vitit buxhetor, si rrjedhojë e ndryshimit të normës së interesit të huasë, (nëse ajo është e

ndryshueshme; sikurse në rastin e dy ofertave të shembullit tonë që i referohen normës së bonove të thesarit) ose të

kursit të këmbimit (nëse huaja e kontraktuar është në valutë; psh Euro ose USD) shërbimi i borxhit që duhet bërë për

bankën të jetë më i madh sesa ai i parashikuar në buxhetin vjetor të njësisë vendore. Pyetja normale që mund të lindë në

këtë situatë është se çfarë ndodh me këtë detyrim dhe si duhet respektuar ai?

Zmadhimi i shërbimit të borxhit kundrejt atij të parashikuar në buxhetin vjetor të njësisë vendore nuk ndryshon detyrimin e

njësisë vendore për të plotësuar këtë shërbim, por nënkupton rishikimin e buxhetit të saj për të realizuar tërësisht

detyrimin e borxhit të marrë përsipër sipas kushteve të huasë. Për këtë njësia vendore (zyra e financave) duhet të ndërmarrë

disa hapa si:

Analiza e situatës buxhetore

• Analizohen të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet si pjesë e buxhetit të miratuar dhe situatës korente të tij (i ref-

erohemi periudhës në të cilën bëhet konstatimi i ndryshimit të shërbimit të borxhit; psh në muajin maj të vitit

buxhetor);

• Bëhen rekomandime për mirë administrimin e të ardhurave, shkurtimin e shpenzimeve dhe përgatiten ndry-

shimet përkatëse në buxhet - të cilat duhet miratuar në këshillin e NjQV-së.

Pjesë shumë e rëndësishme e gjithë kësaj analize dhe pakete sugjerimesh është edhe plani i cash flow-t të njësisë

vendore.

Ristrukturimi i menaxhimit dhe organizimi i shpërndarjes së shërbimeve të tij nëpërmjet:

• Shkurtimit të shpenzimeve të lira; dhe

• Rritja e të ardhurave që kontrollohen nga Qeverisja Vendore

Menaxhimi financiar dhe sistemet e kontrollit për të përmirësuar efiçiencën dhe shpërndarjen efektive të

shërbimeve të tij.

Pasi është përgatitur kjo paketë që çon në një plan buxhetor të ri për periudhën e mbetur deri në pë rfundim të vi-

tit buxhetor, njësia vendore duhet të paraqesë për miratim buxhetin e ri në Këshillin e NjQV-së. Këshilli vendor në

shqyrtimin e buxhetit të ri, duhet të sigurohet për realizimin e shërbimeve bazë në dobi të shëndetit publik, sigurisë

dhe ndihmës sociale. Gjithashtu jashtë vëmendjes nuk duhen lënë kërkesat për privatizim ose koncensione nëse ato

sjellin kosto oportune të shtuar, shtimi i tarifave shtesë, si dhe të sigurohet se njësia vendore nuk po abuzon me të

drejta të konstatuara dhe të kërkuara nga individë; biznese dhe nivele të tjera të administratës publike.

VI. Përgatitja e Projekt Propozimeve / të mundshme për t’u financuar

Përgatitja e një projekt propozimi për t’u financuar nga bankat / institucionet financiare, donatorët, qeveria qendrore ose

nga një marrëveshje partneriteti me sektorin privat, është çelësi i arritjes së një marrëveshjeje financimi. Proçesi fillon

me kthimin e projekt idesë në një dosje të plotë aplikimi për t’u paraqitur dhe mbrojtur tek institucionet financiare dhe

aktorët e tjerë të interesuar.

Financuesi i projekt propozimit (investitori dhe / ose kredidhënësi) fillimisht merret me matjen e riskut të mundshëm që

mbart NjQV-ja. Risku i NjQV-së mund të matet gjithashtu edhe nga agjencitë e ratingut dhe autoritetet rregullatore

qendrore (Banka Qendrore; Ministria e Financave; agjenci të tjera publike etj.). Për këtë arsye përgatitja e projekt

propozimit duhet të analizojë rrisqet e mundshme që mbart projekti dhe në vijim të tyre duhet të “shesë” (paraqesë)

projektin në mënyrën më të mirë të mundshme, argumentuar që ka aspak ose shumë pak risk.

Çfarë duhet të ketë parasysh specialisti i NjQV-së që përgatit këtë material?! Së pari NjQV-ja mat (vlerëson) riskun e

Njësisë vendore (performancën e përgjithshme financiare të kësaj njësije vendore) dhe riskun e projektit dhe mbi këtë bazë

punon për të përmirësuar kredibilitetin tek huadhënësi i mundshëm.

39

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Matja e riskut të NjQV-së dhe përmirësimi i kredibilitetit

Një njësi e qeverisjes vendore është kredibël kur rrisku i kredisë që ajo kërkon të marrë përputhet me rriskun që ka ven-

dosur të marrë përsipër huadhënësi. Bankat dhe institucionet financiare kur duan të vlerësojnë rriskun e përgjithshëm

të kredisë për qeverisjen vendore i referohen normës së riskut BIS 31 . Në llogaritë e tyre institucionet financiare ven-

dosin norma të ndryshme të rriskut duke e ponderuar me rriskun sektorial që përfaqëson projekti. Kështu huatë për

qeverisjen qendore (për të njëjtin vend) ponderohen me zero, pasi vlerësohet se PQ është pa risk. Huatë për sektorin

e biznesit ponderohen me 1.0, ndërkohë që risku për njësitë e qeverisjes vendore vendoset në intervalin 0-1. Kjo është

një e dhënë shumë e rëndësishme për paraqitjen e projektit edhe më tej në proçesin e negocjimit të huasë me insti-

tucionin financiar (pra NjQV-ja është më kredibël sesa një biznes i çfarëdoshëm e për rrjedhojë edhe kushtet e huasë

duhet të jenë më të mira / më pak risk nënkupton normë më të ulët interesi dhe kushte preferenciale të huasë).

Matja e riskut

Njihen kryesisht tre risqe të mundshme për huanë që mund të marrë NjQV-ja:

• Risku i performancës financiare të njësisë vendore

• Risku i normave të interesit (kredi me normë të ndryshueshme interesi)

• Risku i kursit të këmbimit (kur kredija merret në monedhë të huaj).

Dy risqet e fundit varen nga ecuria e tregut financiar (ecuria e normës bazë të interesit TRBor ose EuroBor dhe ecuria

e kursit të këmbimit të monedhës me të cilën është kontraktuar huaja), ndërkohë që risku i performancës financiare të

njësisë vendore varet nga një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm për njësinë vendore, siç mund të jenë:

• Varësia fiskale ndërqeveritare dhe risku i kuadrit ligjor financiar / fiskal

Njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri sikurse në shumicën e vendeve në zhvillim varen nga flukset financiare

ndërqeveritare (transferta të pakushtëzuara nën formën e granteve; granteve konkurruese; taksave të ndara dhe

ndonjëherë marrëveshje specifike rimbursimi midis qeverisë qendrore dhe asaj vendore).

Transferta e kushtëzuar mbetet një e ardhur e rëndësishme e buxhetit të njësive të qeverisjes vendore, po ti

referohemi buxhetit të vitit 2009 (planit të miratuar në Parlament) Transferta e pakushtëzuar është 50% e totalit të të

ardhurave të NjQV -së (duke konsideruar të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të marra së bashku) 32 , po aq sa edhe

të ardhurat e veta të njësive të qeverisjes vendore.

Përvetse një e ardhur shumë e rëndësishme transferta e pakushtëzuar (granti i PQ për NjQV-në) ka zënë pesha

të ndryshme në buxhetet e njësive vendore nga viti në vit. Kështu psh, nëse në vitin 2008 ky grant zinte 55%

të buxhetit të të gjitha njësive vendore, në program buxhetin për vitin 2009 është parashikuar një vlerë e cila

zë 50% të buxheteve vendore, ndërkohë që në vitin 2007 zinte 60% të tij. Kjo paqëndrueshmëri e këtij fondi të

rëndësishëm të buxhetit vendor e bën riskoz parashikimin për shlyerjen e huasë vendore gjatë viteve të ardh-

shme.

Ligji 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” në nenin 16 dhe 17 të tij

parashikon taksat dhe tatimet e ndara si burime të të ardhurave të NjQV-së nga të ardhurat që administrohen nga

PQ-ja dhe i transferohen NjQV-së (si një pjesë nga tatimi mbi të ardhurat vetjake dhe tatimi mbi fitimin e

subjekteve ekonomike). Ky instrument financiar ende nuk zbatohet në Shqipëri.

Në momentin kur PQ-ja do të vendosë të aplikojë këtë lloj të ardhure për NjQV-në do të ndryshojë edhe pesha e

varësisë së të ardhurave të NjQV-së nga PQ-ja.

Dihet që gjatë gjithë dekadës së fundit janë ndërmarrë reforma shumë të rëndësishme në lidhje me

decentralizimin vendor në Shqipëri.

31BIS ratio / nga anglishtja The Bank of International Settlements in Bastle ratio. E cila njihet me emrin si norma e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat e nivelit të

dytë. Në Shqipëri ky tregues ka një minimum prej 12% krahasuar me vendet e BE-së prej 8%).

32Për Komunën e Farkës në Qarkun e Tiranës Granti i PQ përfaqëson vetëm 5% të totalit të të ardhurave të kësaj njësie, ndërkohë që për Komunën Shllak në Qarkun

Shkodër ky grant është pothuajse 100% e totali të të ardhurave.

40

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Figura 1. Ecuria e të ardhurave nga taksat dhe tarifat e NJQV-ve dhe transferta e pakushtëzuar e qeverisë (Granti)

22,000

20,000

18,000

16,000

14,000

12,000

10,000

8,000

6,000

4,000

2,000

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Transferta e Pakushtëzuar Të ardhurat e veta

Burimi i informacionit: Ministria e Financave / Drejtoria e Makroekonomisë

Njësitë vendore, vit pas viti, kanë marrë nën administrimin e tyre direkt taksa të ndryshme (të rëndësishme), e për

rrjedhojë edhe të ardhurat e tyre kanë ndryshuar shumë (fatmirësisht reforma e transferimit të instrumentave të

rinj fiskalë ka qënë pozitive përgjithësisht), megjithatë fakti që Shqipëria është ende në një periudhë

decentralizimi të mëtejshëm, dhe po ashtu që politikat financiare dhe fiskale bëhen nga PQ-në e bën të hapur

ndaj ndryshimeve në kuadrin ligjor financiar dhe fiskal me të cilin punon pushteti vendor, e për rrjedhojë të

pasigurt bazën e përllogaritjes së kapaciteteve fiskale në të ardhmen (deri në 10-15 vjet saç mund të jetë edhe afati

i maturimit të projekteve të mundshme për t’u financuar me anë të huasë) si edhe detyrimeve për të bërë

shpenzime për shërbime bazë që duhet të ofrojnë njësitë e qeverisjes vendore.

Në këtë kuadër një çështje tjetër shumë e rëndësishme që përcakton riskun e parashikimit të të ardhurave të

NjQV-së është edhe proçesi i decentralizimit të mëtejshëm në Shqipëri. Dihet që PQ është duke transferuar

funksione të tjera tek NjQV-ja. Duhet analizuar nëse këto funksione PQ i shoqëron me fonde të mjaftueshme për

mbulimin e tyre nga ana e njësive vendore. Deri më sot ky proçes është shumë i diskutueshëm pasi PQ-ja transferon

bashkë me funksionin (duke e përfshirë në transfertën e pakushtëzuar) edhe fondet financiare të cilat i llogarit si

kostoja e këtij funksioni gjatë vitit të fundit financiar duke shtuar ose jo një rritje të lehtë për vitin në të cilin e

transferon, ndërkohë që NjQV-të pretendojnë që funksionet e transferuara nuk shoqërohen me fonde të

mjaftueshme për mbulimin e nevojave të tyre.

Tabela 19. Struktura e të ardhurave të NjQV (të ardhurat e veta dhe granti i Qeverisë)

2009

Struktura në Përqindje (%) 2004 2005 2006 2007 2008 (Plan)

Te ardhurat te pakushtezuara nga PQ (Granti) 33 40 36 49 55 50

Te ardhurat e veta 67 60 64 51 45 50

Burimi i informacionit: Ministria e Financave / Faqja zyrtare e internetit: www.minfin.gov.al

• Ndryshimet në kushtet ekonomike të njësisë vendore

Sikurse ekonomia ndërkombëtare e ajo brenda vendit edhe ekonomia e një njësie vendore është në ndryshim të

vazhdueshëm. Nga viti në vit këto ndryshime mund të jenë të vogla (në rritje e në rënie) por edhe të mëdha.

Aftësia e njësisë vendore për të paguar huanë (borxhin) është shumë e ndjeshme ndaj kushteve të ekonomisë.

Rrisku i ekonomisë varet nga struktura e të ardhurave dhe shpenzimeve të njësisë vendore. Zakonisht njësitë

vendore, që e bazojnë buxhetin e tyre në të ardhurat që mbledhin vetë nga taksat dhe tarifat, janë vulnerabël

ndaj kushteve të ekonomisë vendore, shumë më shumë sesa ato njësi që varen nga transferta e pakushtëzuar

41

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

dhe të ardhura të tjera të PQ-së. Njësitë vendore që varen nga taksat dhe tatimet e ndara janë më pak

vulnerabël ndaj kushteve të ekonomisë vendore, por janë shumë më të varura ndaj ndryshimeve në përgjithësi të

ekonomisë kombëtare (të të gjithë vendit).

• Parashikimi i saktë buxhetor dhe mbledhja e të ardhurave

Nëse diferenca midis parashikimit të të ardhurave dhe realizimit faktit të tyre vjen duke u ulur nga viti në vit,

bankat ose institucionet financiare i japin një risk më të vogël njësisë vendore me një performancë të tillë. Një

parashikim i mirë i të ardhurave çon në hartimin e një plani më të mirë shpenzimesh për njësinë vendore.

Tabela 20. Realizimi Plan / Fakt i të ardhurave të pushtetit vendore në vite

Në Milionë Lekë Të ardhurat e Pushtetit Vendor

Taksat vendore Tatimi mbi biznesin e vogël Total të ardhurat e PV

Vitet Fakt Plan Fakt Plan Fakt Plan Realizimi ne %

2000 1,315 1,250 1,641 1,750 2,957 3,000 98.6

2001 2,038 1,600 1,974 2,300 4,012 3,900 102.9

2002 2,676 3,000 2,548 2,900 5,224 5,900 88.5

2003 4,979 5,000 2,944 3,054 7,923 8,054 98.4

2004 5,553 7,300 4,060 4,044 9,613 11,344 84.7

2005 8,226 6,455 3,793 3,900 12,019 10,355 116.1

2006 8,486 8,600 2,626 2,500 11,112 11,100 100.1

2007 7,134 10,649 2,232 2,690 9,366 13,339 70.2

2008 8,723 10,123 2,584 2,959 11,307 13,082 86.4

Burimi i informacionit: Ministria e Financave / Drejtoria e Makroekonomisë

Sikurse vihet re nga tabela e mësipërme të gjitha njësitë e pushetit vendor në Shqipëri (të marra së bashku) vetëm në tre

vite kanë realizuar e tejkaluar planin e të ardhurave të veta. Kjo është situata e përgjithshme e njësive të pushtetit vendor,

por nëse bëhet një analizë e tillë për njësi vendore të caktuara më vete, do të ndeshen raste kur diferenca plan fakt është

shumë më e madhe, bile ndodh që disa njësi vendore nuk kanë realizuar asnjëherë planin e të ardhurave të veta (që prej

fillimit të decentralizimit / marrjes përsipër mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore).

Tabela 21. Realizimi Plan / Fakt i të ardhurave në disa njësi vendore

Në Milionë Lekë Të Ardhurat e Pushtetit Vendor

Njësi Vendore 2006 2007 2008 Sikurse vihet re edhe nga kjo tabelë performanca e këtyre

Bashkia Shkodër njësive vendore është shumë e ndryshme nga njëra tjetra

Fakt 293.1 276.4 434.5 përsa i përket realizimit të planit të të ardhurave fiskale.

Plan 253.3 295.4 375.1

Realizimi në % 115.7 93.6 115.8

Bashkia Librazhd

Fakt 38.1 38.0 43.5

Plan 43.5 45.5 50.9

Realizimi n ë % 87.6 83.4 85.4

Bashkia Pogradec

Fakt 46.2 74.5 91.1

Plan 66.6 109.7 117.9

Realizimi n ë % 69.3 67.9 77.3

Bashkia Gramsh

Fakt 10.4 20.6 21.3

Plan 10.7 22.7 22.3

Realizimi n ë % 96.9 90.6 95.5

Bashkia Korçë

Fakt 277.5 275.9 335.1

Plan 289.9 309.2 356.8

Realizimi n ë % 95.7 89.2 93.9

Burimi i informacionit: NjQV të cituara në tabelë / Zyrat e Taksave.

Qëllimi ynë nuk është të evidentojmë se cilat nga njësitë

punojnë mirë e cilat jo; pasi edhe arsyet e realizimit dhe mos

realizimit të tij janë të shumta; duke filluar që nga një para-

shikim i keq i tij (në nivele të larta nga disa njësi; ose të ulëta

në disa të tjera për të arritur lehtësisht objektivin) e deri tek

ndryshimi i kuadrit ligjor fiskal gjatë vitit 33 ; e deri tek perfor-

manca e mirë apo e dobët e administrimit të taksave dhe tari-

fave vendore nga njësitë e qeverisjes vendore.

33 Për shembull, ndryshimi në kuadrin ligjor me Ligjin numër 10 075, datë 9.02.2009 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për taksat lokale”, “I

ndryshuar” ku ndryshoi nga 2-4% në 0.1% nivelin e tarifës së taksës së impaktit mbi infrastrukturë të ndërtimeve të reja. Nëse ky ndryshim nuk ka efekt për shumicën e

njësive vendore; për disa të tjera ajo jep një efekt të rëndësishëm në buxhetin e tyre.

42

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

• Proçedurat ligjore në rastet e paaftësisë paguese të borxhit nga ana e NjQ-së

Njësia e pushtetit vendor, në krahasim me një huamarrës tjetër, nuk mund të falimentojë siç do biznes tjetër. Kjo

është edhe arsyeja që huadhënësi paraprakisht preferon të negocjojë mënyrën që “i japin zgjidhje” situatave të

vështirësisë financiare të NjQV-së, duke parashikuar p.sh riskedulimin e huasë sesa shpalljes së gjendjes së

paaftësisë paguese të NjQV-së.

Fakt është që ligji për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore, në nenin 25 “Paaftësia paguese”, pika 2 të tij thotë

shprehimisht se: “proçesi për administrimin e paaftësisë paguese dhe proçedurat përkatëse përcaktohen me ligj të

veçantë”, ndërkohë që ende nuk ka të miratuar një ligj të veçantë për këtë rast.

Përmirësimi i Kredibilitetit të Njësisë së Qeverisjes Vendore

Në përgatitjen e dosjes për aplikim pranë institucioneve financiare mbasi është vlerësuar risku duhet punuar për të

përmirësuar kredibilitetin e njësisë vendore. Elementë shumë të rëndësishëm të cilët tregojnë kredibilitet të NjQV-së

përpara huadhënësit / institucionit financiarë janë:

• Aftësia për të paguar

Njësitë e qeverisjes vendore duhet të kenë të ardhura të mëdha që të mjaftojnë për kthimin e borxhit tek investitorët

/ huadhënësit, dhe duhet të jenë në gjendje t’u vërtetojnë investitorëve të mundshëm se këto të ardhura

parashikohen saktë dhe drejtë.

Dosja e aplikimit përmban informacion të detajuar të të ardhurave të NjQV-së, shpenzimeve, për minimalisht tre

vitet paraardhëse fiskale, dhe parashikimin për vitet e ardhshme (minimalisht për tre vitet e ardhshme, është

mirë që parashikim të kryhet për gjithë periudhën deri në fund të maturimit të huasë që kërkohet të merret).

I gjithë informacioni financiar që i vihet në dispozicion institucioneve financiare duhet të jetë i firmosur (zyrta-

rizuar) nga kryetari i njësisë dhe shefi i financave të njësisë në fjalë, gjë që e bën mëse të besueshëm informa -

cionin.

Ligji për huamarrjen e qeverisjes vendore vendos kufij shumë rigoroz (shumë të ngurtë) për sasinë që mund të

merret borxh dhe për maksimumin vjetor të shërbimit të borxhit që mund të bëhet për të. Ky është një element

shumë i rëndësishëm për t’u nënvijëzuar në paraqitjen e dosjes për aplikim.

Kështu për shembull, ligji parashikon që për efekt të llogaritjes së kriterit b 34 të kufizimeve të shërbimit të

borxhit njësia e qeverisjes vendore nuk duhet të parashikojë rritje vjetore të çdo zëri brenda kategorisë së të

ardhurave të pakushtëzuara më shumë sesa 7%.

Nisur nga ky parakusht, nëse gjatë historisë së këtyre të ardhurave njësia përkatëse vendore ka pasur rritje më

të lartë sesa 7%, duhet t’i mëshojë këtij fakti (kjo tregon që njësia mund të këtë rritje më të madhe sesa 7% në

vit por është kufizuar në një parashikim të tillë vetëm për efekt të përllogatjes së kufijve ligjorë të shërbimit të

borxhit).

Gjithashtu po në këtë kuadër, stafi teknik që merret me hartimin e dosjes për aplikim duhet të tregojë se ka

qënë i kujdesshëm në parashikimin e të ardhurave për vitet e ardhshme (duke mos vendosur as kufirin 7% që

parashikon ligji por edhe më pak, psh 3 - 4% në vit), gjithnjë nësë kështu ka gjykuar, kjo nuk është një kërkesë e

domosdoshme.

34 Kriteri b i shërbimit vjetor të borxhit, kufizon shërbimin e borxhit vjetor deri në 20% të mesatares aritmetike të të ardhurave të pakushtëzuara të njësisë për tre vitet

paraardhëse fiskale.

43

Tabela 22. Rritja vjetore e të ardhurave të Bashkisë FK

B ash k ia F K P eri udh a 2 0 0 5 - 2 0 0 8

I . T Ë D H E N A MB I B U X H E TI N

E K S TR A K T I T Ë D H Ë N A V E FI N A N C I A R E T Ë B U X H E TI T L O K A L

P ër ef e kt t ë p ërl l o g ari t j es s ë k uf i zi m e v e t ë b or x hi t p ër k o nt r a kt i mi n e b or x hi t t ë ri

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

B u x h et i

v en d or i Z b at i mi f a kt i k P ar a s hi k i mi P ar a s hi k i mi P ar a s hi k i mi P ar a s hi k i mi P ar a s hi k i mi P ar as h ik i m i P ar as h ik i m i P ar as h ik i m i P ar as h ik i m i P ar as h ik i m i P ar a s hi k i mi

B u x h et i B u x h et i B u x h et i m ir at u ar i b u x h et it p ër b u xh et in p ër b u xh et in p ër b u xh et in p ër b u xh et in p ër b u xh et in p ër b u xh et in p ër b u xh et in p ër b u xh et in p ër b u xh et in p ër b ux h et i n p ër b ux h et in

N e mi j e L e k e ve n d or f a kt i k* ve n d or f a kt i k ve n d or f a kt ik (p l an ) v en d or ** v en d or *** v en d or v en d or v en d or v en d or v en d or v en d or v en d or v en d or v en d or v en d or

2 00 5 2 00 6 2 00 7 2 00 8 2 00 8 2 00 8 2 00 9 2 01 0 2 01 1 2 01 2 2 01 3 2 01 4 2 01 5 2 01 6 2 01 7 2 01 8

T ot a l i i t e a r d h u r a v et eB a s h ki s e 8 7, 8 8 9 1 1 8, 8 9 2 1 2 7, 9 8 8 1 4 0, 0 8 2 1 2 7, 5 8 0 1 4 0, 0 8 2 1 4 3, 2 7 4 1 4 6, 4 8 5 1 4 9, 7 1 8 1 5 4, 7 7 0 1 6 0, 0 5 6 1 6 5, 5 8 9 1 7 1, 3 8 3 1 7 7, 4 5 2 1 8 3, 8 1 3 1 9 0, 4 8 0

T ot a l i i t e a r d h u r a v e v et j a k e 2 7, 5 5 7 5 8, 76 0 5 9, 83 6 6 6, 96 0 5 4, 51 1 6 6, 61 0 6 8, 60 0 7 0, 50 0 7 2, 55 0 7 6, 12 7 7 9, 91 0 8 3, 90 9 8 8, 13 8 9 2, 61 1 9 7, 34 5 1 0 2, 3 5 2

1. T a ks a L o k al e 2 0, 59 9 5 3, 27 7 5 1, 73 9 5 8, 86 0 4 4, 47 7 5 6, 21 6 5 7, 46 0 5 8, 35 0 5 9, 86 0 6 2, 86 8 6 6, 04 1 6 9, 38 9 7 2, 92 2 7 6, 65 0 8 0, 58 5 8 4, 73 8

2. T ari f a L o k al e 6, 8 71 5, 0 99 8, 0 54 8, 0 40 9, 8 26 1 0, 18 4 1 1, 00 0 1 2, 00 0 1 2, 54 0 1 3, 11 0 1 3, 71 9 1 4, 37 0 1 5, 06 7 1 5, 81 1 1 6, 61 0 1 7, 46 4

3. T ë A r d h u r a J o- t at i m or e k orr e nt e 8 7 3 8 4 4 3 6 0 2 0 8 2 1 0 1 4 0 1 5 0 1 5 0 1 5 0 1 5 0 1 5 0 1 5 0 1 5 0 1 5 0 1 5 0

T e a r d h u r an g a P Q ( t e p a k u s ht ez u a r a) 6 0, 3 3 2 6 0, 13 2 6 8, 15 2 7 3, 12 2 7 3, 06 9 7 3, 47 2 7 4, 67 4 7 5, 98 5 7 7, 16 8 7 8, 64 2 8 0, 14 6 8 1, 68 0 8 3, 24 5 8 4, 84 1 8 6, 46 8 8 8, 12 9

4. TR A N S F E R T A E P A K U S H T Ë Z U A R 5 7, 33 5 5 7, 13 2 6 4, 93 7 7 0, 08 2 7 0, 08 2 7 0, 08 2 7 1, 27 4 7 2, 48 5 7 3, 71 8 7 5, 19 2 7 6, 69 6 7 8, 23 0 7 9, 79 5 8 1, 39 1 8 3, 01 8 8 4, 67 9

5. T a ks a n g a b u ri m e ( os e a d mi ni st ri m) k o m b ë t a r 2, 9 97 3, 0 00 3, 2 15 3, 0 40 2, 9 87 3, 3 90 3, 4 00 3, 5 00 3, 4 50 3, 4 50 3, 4 50 3, 4 50 3, 4 50 3, 4 50 3, 4 50 3, 4 50

6. SH P E N Z I M E N G A B U R I M E T Ë P A K U S H T Ë Z U A R A

S h p e n z e o pe r a t e, n d ërt ë c t : 6 0, 9 2 0 6 2, 69 2 7 1, 83 5 7 0, 67 1 6 3, 55 4 6 5, 25 4 7 2, 39 4 7 9, 41 7 8 7, 13 6 9 5, 85 0 1 0 5, 4 3 5 1 1 5, 9 7 8 1 2 7, 5 7 6 1 4 0, 3 3 3 1 5 4, 3 6 7 1 6 9, 8 0 3

7. I N V E S T I M E

N g a: 7 8, 0 3 4 9 3, 00 2 9 4, 39 4 1 7 6, 0 3 8 1 4 8, 0 8 7 1 8 0, 5 8 3 7 0, 88 0 6 7, 06 8 6 2, 52 8 -

B ur m et ë p a k u s ht ë z u a r a 4 8, 0 8 9 5 6, 52 4 6 2, 50 9 7 0, 28 3 4 2, 32 2 7 4, 82 8 7 0, 88 0 6 7, 06 8 6 2, 52 8

B ur m et ëk u s ht ëz u a ra 2 9, 9 4 5 3 6, 47 8 3 1, 88 5 1 0 5, 7 5 5 1 0 5, 7 6 5 1 0 5, 7 5 5 - - -

R ri t j e t vj et o re n e P e r qi n dj e ( %)

R r i t j a v j e t o r e et e a r d h u r a v et eB a s h ki s e 3 5 3 7. 7 9. 4 … 9. 8 2. 3 2. 2 2. 2 3. 4 3. 4 3. 5 3. 5 3. 5 3. 6 3. 6

R r i t j a v j e t o r e et e a r d h u r a v ev et j a k e 1 1 32 1. 8 1 1. 9 … 2 2. 2 3. 0 2. 8 2. 9 4. 9 5. 0 5. 0 5. 0 5. 1 5. 1 5. 1

*T ë d h ë nat f a kt i k e t ë z bat i m it t ë b ux h et it p ër vit et pa ra ar d h ë se

** T ë d h ë n at f akt i ke t ë z b at i m it t ë b u x h et it p ër m ua jt p ar a ar d h ës n g a d or ëz i m i I k ër k es ë s

*** R r it ja v j et or e p ër çd o art ik u l l n u k m u nd t ë p ar as h i k oh et m ë e l art ë s e 7 % n ë vit . N ë s e pa ra s h ik o h e n rr it j e m ë t ë m ë d h a, at o d u h e n ar g u m e nt u ar b a z u ar n ë t ë d h ë n a k o n kr et e.

Sikurse vihet re edhe nga tabela e mësipërme Bashkia FK ka pasur një rritje vjetore të totalit të të ardhuarve të saj (të

pakushtëzuara) për periudhën 2005-2008 prej 15.5%, ndërkohë që parashikimi vjetor për periudhën 2009-2018 është

mesatarisht 3.1%. Për zërin e të ardhurave të veta nga tatimet dhe tarifat rritja vjetorë për periudhën 2005-2008 ka

qenë mesatarisht 37.3%, kurse për periudhën deri në fund të maturimit të një borxhi të mundshëm rritja vjetore e të

ardhurave fiskale të bashkisë parashikohet të jetë mesatarisht 4.4% (më pak sesa kufiri prej 7% i rekomanduar nga

udhëzimi i Ministrit të Financave për zbatimin e ligjit për Huadhënien e Qeverisjes Vendore”).

• Vullneti për të paguar

Njësia e qeverisjes vendore demostron se ka vullnetin për të paguar detyrimet e borxhit të nënshkruar pavarësisht

ndryshimeve në drejtimin politik të saj (kryetari i njësisë; këshilli i njësisë vendore; zgjedhje të reja përfaqësi e

re) apo në administratë (stafi teknik brenda njësisë së qeverisjes vendore).

Proçesi i huamarrjes merr paraprakisht miratimin në parim të këshillit të qeverisjes vendore, dhe më pas këshilli

miraton me një maxhorancë të fortë (më shumë sesa 50+1) draft marrëveshjen midis bankës dhe njësisë së

qeverisjes vendore.

Një element tjetër i vullnetit për të paguar është edhe lloji i garancisë 35 që paraqitet për t’u vënë peng. Fjala

magjike që huadhënësi dëshiron të dëgjojë është garanci për huanë me “detyrim të përgjithshëm”, ose

“interceptimin e financimit”.

Huaja me detyrim të përgjithshëm - përbën detyrim të përgjithshëm të NjQV-së, i pagueshëm si shpenzim

parësor nga të gjitha fondet, ligjërisht të disponueshme, të njësisë së qeverisjes vendore, të cilat nuk janë

vendosur si garanci specifike për huadhënës të tjerë.

Interceptimi i Financimit - interceptimi i financimit është një formë garancie e cila, në rast mospërmbushjeje të

detyrimit të huasë nga ana e NjQV-së, autorizon sistemin e thesarit të bëjë lëvrimin automatik të fondeve nga

llogaria e NjQV-së dhe për llogari të huadhënësit. Interceptimi i financimit është i mundshëm vetëm në rastin

kur kjo formë garancie përfshihet në marrëveshjen e huasë të miratuar nga këshilli vendor. Kopje e kësaj aktmar-

rëveshjeje duhet të jetë e depozituar në degën e thesarit të rrethit përkatës ku njësia ushtron aktivitetin e saj.

• Premtimet kontraktuale

Investitorët duhet të binden se detyrimet e ndryshme për të kthyer borxhet janë detyrime ligjore për njësitë

e qeverisjes vendore. Kjo arrihet nëpërmjet një sërë premtimesh kontraktuale, siç mund të jenë sanksionet e

35 Në mënyrë të detajuar të gjitha llojet e garancive jepen në ligjin nr. 9869, datë 4.02.2008 në nenet: 12; 13; 14; 15 dhe 16 të tij dhe në Udhëzimin nr. 35, datë 5.11.2008 në

nenin 12 të tij. Dy garancitë e përmendura këtu që tregojnë kredibilitet të fortë përballë huadhënësve janë të parashikuara në nenet e cituara më sipër.

44

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

rënda për shkeljet, ose hartimi i një rezolute nga Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore që siguron respektimin e

detyrimeve kontraktuale të huasë në fjalë.

Një mënyrë tjetër për të rritur besueshmërinë (kredibilitetin) e NjQV-së është transparenca e raporteve financiare dhe

buxhetit të konsoliduar të kësaj njësie. Kjo bëhet duke dërguar forma të miratuara raportesh financiare nga

autoritetet qendrore tek huadhënësi; këshilli vendor dhe komuniteti me anë të publikit të tyre në fa qen e internetit;

buletinin periodik vendor etj. Gjithashtu NjQV-ja mund të realizojë auditim të raporteve të saja financiare nga ekspertë të

pavarur (jo vetëm kontrolli i saj i brendshëm apo Kontrolli i Lartë i Shtetit).

Forma / Përmbatja e një Projekt Propozimi

Projekt propozimi duhet strukturuar në mënyrë të tillë që:

• Shpreh qartë dhe shkurt, me të dhëna të pakontestueshme projektin (investimin e njësisë vendore) që kërkon

të financohet;

• Vlerëson në detaj koston e implemetimit të tij dhe mos të lërë hapësirë për rishikim të saj (psh nëse për zba-

timin e tij duhen bërë shpronësime, janë identifikuar hapësirat që do të shpronësohen; njihen pronarët dhe

është përpiluar lista emërore e tyre dhe vlerësuar fondi për kompensim për çdo individ/ institucion dhe në total

për gjithë projektin);

• Nevoja për një projekt investimi të tillë ka ardhur si rrjedhojë e kërkesës së komunitetit (si rezultat i një buxheti

me pjesëmarrje; diskutimin në komitetin për zhvillimin ekonomik vendor; parashikuar në planin afatmesëm të

punës që ka NjQV-ja, i përgatitur me anë të pjesëmarrjes së komunitetit etj.);

• Jep zgjidhje përfundimtare një problemi të rëndësishëm për komunitetin ose të një pjese të caktuar të tij;

• Tregon se investimi i bërë do të ketë qëndrueshmëri;

• Përmban informacion të bollshëm financiar për buxhetin e njësisë vendore

• Informacioni duhet të jetë i firmosur nga Kreu i njësisë së qeverisjes vendore. Besueshmëria rritet nëse informa-

cioni financiar është i audituar nga ekspertë të fushës. Nëse nuk e keni auditimin në momentin e aplikimit, cilë-

soni gjatë takimeve teknike me bankat ose institucionet financiare se jeni të hapur për certifikimin e bilanceve

të njësisë vendore nëse një gjë e tillë kërkohet nga huadhënësi i mundshëm.

• Tregon se huaja që kërkohet të merret është brenda të gjithë kufijve ligjorë;

• Bëhen llogaritjet e kufirit të stokut të borxhit; kufirit të shërbimit të borxhit (të dy kriteret) dhe tregohet se është

treguar kujdes në llogaritjen e të gjithë kufizimeve ligjorë përsa i përket parashikimeve për vitet e ardhshme deri

në fund të maturimit të kredisë.

• Tregon se NjQV-ja dhe projekti janë fizibël;

NjQV-ja ka ecuri të mirë të të ardhurave - trend pozitiv në rritje nga viti në vit dhe ka përmirësuar menaxhimin e

fondeve buxhetore. Struktura e buxhetit të njësisë vendore po përmirësohet (rritet pesha e të ardhurave të veta

kundrejt fondeve qeveritare). Dhe gjithashtu ka një trend rritës pozitiv të tepricës operative. Më shumë hapësirë

për projekte investimesh - e për rrjedhojë më shumë hapësirë financiare për të kryer shërbim borxhi. Projekti që

kërkon të financohet është fizibël pasi:

- Shlyen veten (nxjerr të ardhura - nëse është i tillë) -

Përmirëson dukshëm jetën e komunitetit;

- Nxit biznesin ose në përgjithësi klimën e biznesit vendas;

- Ka impakt të rëndësishëm në shtresat vulnerabël të komunitetit

- Etj.

VII. Regjistrimi dhe Raportimi i Borxhit të Njësisë së Qeverisjes Vendore

Përfshirja e borxhit në projektbuxhetin e njësisë vendore

Në mbështetje të aneksit të borxhit vendor si dhe marrëveshjeve të lidhura ose në prag të lidhjes (pasi është marrë

miratimi nga Ministria e Financave) njësia e qeverisjes vendore në projektbuxhetin afatmesëm dhe në parashikimin e

buxhetit vjetor në pjesën e shpenzimeve kapitale evidenton shërbimin e borxhit.

Në zërin “Shërbim i borxhit” evidentohen në mënyre analitike dy nënzëra; i) principiali i borxhit që do kthehet brenda vitit

fiskal parashikues dhe ii)interesat e borxhit. Në një zë te veçantë evidentohen edhe interesat për borxhin afatshkurtër

nëse njësia vendore parashikon të marrë.

45

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Përllogaritjet e shërbimit të borxhit janë pjesë e diskutimit dhe të miratimit të buxheteve afatmesme dhe vjetore. Për

rrjedhoje këto zëra shpenzimesh evidentohen në tabelat e llogaritjeve analitike të hartimit të projektbuxhetit si dhe në

tabelat përmbledhëse të projektbuxhetit. Në këto tabela shtohet zëri “Shërbim i borxhit afat gjatë” me dy nënzëra

“Principali i borxhit” dhe “Interesat e borxhit”, zë tjetër është “Interesat e borxhit afat-shkurtër”.

Raportimi i njësisë së qeverisjes vendore për huatë e marra nëpërmjet bilanceve periodike dhe

vjetore

Një kontratë përmban dokumentin bazë për kontabilitetin e veprimeve dhe disbursimeve. Me firmosjen e kontratës

Departamenti i Financës së njësisë vendore vendos Të Dhënat e Pagesës së Kontratës me një angazhim financiar të

njëjtë me çmimin e kontratës. Për çdo pagesë, data dhe shuma shënohen tek ‘Të dhënat e pagesës së kontratës’ dhe në

këtë mënyrë llogaritet që sasia e padisbursueshme duhet të jetë diferenca midis angazhimit fillestar dhe shumës së

pagesave tashmë të bëra.

Libri i kontabilitetit dhe të dhënat mbahen në cash basis dhe pasqyrat financiare prezantohen në Lekë.

Aktualisht Thesari përdor një sistem manual për të dhënat dhe librat e kontabilitetit të cilat bëhen sipas mënyrës ‘cash

basis’. Sistemi manual i thesarit përdoret edhe për raporte mujore ose vjetore në shpenzime në të holla, të krahasuara me

buxhetet vjetore të cilat janë të miratuara nga Parlamenti. Sistemi manual aktual përdoret për të raportuar sipas formatit

të pranuar nëse kompjuterizimi në vazhdim nuk është në fuqi.

Në mbështetje të ligjit Nr, 9228, datë 29.04.1993 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” ndryshuar me ligjin Nr.

9477, datë 9.02.2006, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 248 datë 10.04.1998, të ndryshuar me Vendim të

Këshillit të Ministrave Nr.25 datë 20.01.2001, “Për miratimin e planit kontabël publik të organeve të pushtetit lokal,

institucioneve shtetërore qendrore e lokale si dhe njësive që varen prej tyre”, njësitë e qeverisjes vendore nëpërmjet

bilanceve financiare periodike dhe vjetore raportojnë në Ministrinë e Financave për huatë e marra, shlyerjen gjatë vitit dhe

gjendjen e tyre në fund të vitit.

Evidentimi dhe kontabilizimi i shumës së huasë; principalit dhe interesave të saj bëhen në përputhje me aktet e

mësipërme ligjore dhe nënligjore për kontabilitetin e institucioneve buxhetore dhe të njësive të qeverisjes vendore.

Në pjesën e aktivit në llogaritë 16, 17, dhe 18 do të pasqyrohen të dhënat për huamarrjen vendore afatgjatë, Në

pasqyrën Nr.2/1, te Bilancit Financiar, Llogari të seksionit të investimeve (Shpenzime lidhur me investimet) duhet të

pasqyrohen huatë dhe borxhet e marra nga banka, ndërmarrje dhe institucione të ndryshme financiare apo nga publiku

nëpërmjet emetimeve të letrave me vlerë. Kjo pasqyrë do të plotësohet ne mënyre analitike duke evidentuar, tepricën

ne çelje, transaksionet gjate vitit (debi-kredi), teprica në mbyllje të vitit, dhe lëvizjet progresive. Tepricat në mbyllje

duhet të rakordojnë me llogaritë 16, 17 dhe 18 të pasivit të bilancit.

Pasqyra 2/2 e Bilancit Financiar, Llogari të seksionit të investimeve (të ardhura të lidhura me investimet), pasqyron në

mënyrë analitike të ardhurat (të hyrat) e huasë sipas bankave, ndërmarrjeve dhe institucioneve të ndryshme

financiare. Kjo pasqyrë do të plotësohet në mënyre analitike duke evidentuar, tepricën ne çelje, tra nsaksionet gjatë

vitit (debi-kredi), teprica në mbyllje të vitit, dhe lëvizjet progresive

VIII. Roli dhe Përfshirja e Këshillit të Njësisë së Qeverisjes Vendore dhe Publikut

Roli dhe përfshirja e Këshillit

Njësia e qeverisjes vendore merr hua afatshkurtër ose / dhe hua afatgjatë, në përputhje me vendimin në parim (për

huanë afatshkurtër) ose të posaçëm (për huanë afatgjatë) të këshillit të saj 36 .

Këshilli i NjQV-së është organi vendim marrës i huasë, ndërkohë që kryetari i kësaj njësie është personi i autorizuar të

realizojë gjithë proçesin e huamarrjes (të tërheqë ofertat e bankave / tregut financiar; të negocjojë me to; të firmosë

marrëveshjen përfundimtare të miratuar në këshill e më pas në Ministrinë e Financave; të përdorë fondet e kredisë

36 Referenca ligjit për huamarrjen ligjore janë përkatësisht nenet 16 dhe 17 “Kompetenca për huamarrjen…”

46

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

sipas marrëveshjes në fjalë). Kjo është edhe arsyeja pse këshilli i NjQV ka rol shumë të rëndësishëm në këtë proçes.

Përpos faktit që këshilli miraton marrëveshjen e huasë, përfshirja e këshillit në proçesin e huamarrjes është e rëndë-

sishme pasi barra e shlyerjes së kësaj huaje (nëse bëhet fjalë për hua afatgjatë) bie mbi buxhetet e ardhshme të njësisë

vendore e për rrjedhojë vendimi i marrjes së saj duhet të ketë përfaqësi politike më të madhe sesa forca politike që ka

në atë moment ekzekutivin e njësisë në fjalë (mund të qëllojë që në zgjedhjet e ardhshme të vijë në krye të ekzekutivit,

e për rrjedhojë të shlyejë borxhin që kërkohet të merret, forca që aktualisht është në opozitë). Ndoshta ky qëllim nuk

gjen reflektim të plotë në atë çfarë pretendohet (marrjen e votave të partisë politike në minorancë në këshill) pasi mi-

ratimi i marrëveshjes së kredisë kërkon një shumicë të thjeshtë të votave të të gjithë anëtarëve të këshillit (maxhoranca

zakonisht e ka këtë përfaqësi; pra 50+1), por edhe diskutimi, prezantimi i problemit dhe analiza e gjithë proçesit të hua-

marrjes dhe parashikimit se si do të shlyhet kjo hua përpara këshillit i jep mundësinë ekzekutivit të justifikojë marrjen

e borxhit i cili do të shlyhet në të ardhdhem.

Roli dhe Përfshirja e Publikut

Proçedura e parashikuar në ligjin për huamarrjen e qeverisjes vendore detyron njoftimin e mbledhjes së Këshillit ku

do të shqyrtohet huaja vendore të paktën 15 ditë përpara . Ky njoftim duhet të jetë i tillë që të bë het në gazetë me

tirazh të konsiderueshëm dhe / ose në media të tjera që bëjnë të mundur arritjen e qëllimit (sa më s humë anëtarë të

komunitetit janë në dijeni të kësaj mbledhjeje). Njoftimi gjithashtu duhet të përmbajë të dhëna thelbësore për huanë

që kërkohet të merret (shumën; kohëzgjatjen; projektin që do të financohet; normën e kredisë; garancitë që do të ven-

dosen etj.). Jo rastësisht është bërë e detyrueshme hapja e mbledhjes së Këshillit për miratimin e kredisë për publikun

e gjerë.

Sikurse e kemi rekomanduar në kapitullin III. të këtij udhëzimi ku flitet për proçedurën e marrjes së huasë afatgjatë,

projekti që mendohet të financohet me anë të huasë është mirë të bëhet pjesë e diskutimit të buxhetit me pjesëmarrje nëse

njësia vendore në fjalë ndjek një proçedurë të tillë. Nëse njësia vendore nuk harton buxhetin vjetor të saj me anë të

pjesëmarrjes së komunitetit, atëherë ky projekt mund dhe duhet të bëhet pjesë e diskutimit në Komitetin (Komisionin;

Grupin) e Zhvillimit Ekonomik Vendor që tashmë i gjejmë rëndom të ngritura në bashkitë e Shqipërisë; ose në mungesë të

tyre në grupe përfaqësimi nga aktorë të ndryshëm interesi të komunitetit përkatës.

47

IX. Aneks

A. Formate të tabelave financiare

B. Raste Studimore nga Shqipëria

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

1. Studimi i Fizibilitetit për financimin e projektit të ndërtimit të unazës veriore në Bashkinë Fushë-Krujë

2. Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin e Qendrës Sportive “Planet” në Bashkinë Korçë

C. Kuadri Ligjor

1. Huamarrja e Qeverisjes Vendore

a. Ligji Nr. 9869, datë 4.02.2008 “Për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

b. Udhëzimi për zbatimin e ligjit nr. 9869, datë 4.02.2008 “ Për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore”

2. Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor, numër 8652, datë 31.07.2000

3. Ligji për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë, numër 9936, datë 26.06.2008

4. Ligji për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare, numër 9228, datë 29.04.2004

5. Ligji për Sistemin e taksave vendore i ndryshuar, numër 9632, datë 30.10.2006

6. Ligji për Pronat e Paluatshme Shtetërore, numër 8743, datë 22.02.2001

7. Ligji për Transferimin e Pronave të Paluatshme Shtetërore në Pushtetin Vendor, numër 8744,

datë 22.02.2001

8. Ligji për Huamarrjen Shtetërore, Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore të Huasë, numër 9665,

datë 18.12.2006

48

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

ANEKS A. Raste Studimore nga Shqipëria

1. Studimi i Fizibilitetit për financimin e projektit të ndërtimit të unazës veriore në

Bashkinë Fushë-Krujë

2. Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin e Qendrës Sportive “Planet” në Bashkinë Korçë

49

50

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Bashkia Fushë - Krujë

Ndërtimi i Rrugës Unaza

Veriore Fushë-Krujë

Përshkrimi i Projektit për Aplikim Financiar

Përgatitur nën Asistencën e USAID Programi i Qeverisjes Vendore në Shqipëri

Tetor 2008

51

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Përshkrimi i Projektit “Ndërtimi i Rrugës Unaza

Veriore” në Bashkinë Fushë-Krujë

Përshkrimi i Projektit “Ndërtimi i Rrugës Unaza Veriore” në Bashkinë Fushë-Krujë ................................................... 52

• Hyrje e Shkurtër ... ......................................................................................................................................... 53

• Përmbledhje e Projektit / Ndërtimi i Rrugës Unaza Veriore Fushë-Krujë... ........................................................ ..53

• Pse ky projekt? / Nevoja për realizimin e këtij projekti ... ................................................................................... 54

• Të dhënat teknike për rrugën ekzistuese: ......................................................................................................... 56

• Vlerësimi i nevojave financiare për zbatimin e projektit ................................................................................... . 57

Fondet e Veta të Bashkisë ........................................................................................................................ . 58

Huaja nga Tregu Financiar ........................................................................................................................ . 58

Kufijtë kufizues të borxhit për Bashkinë Fushë-Krujë ... ................................................................................. 58

Aplikim për Grant Konkurrues pranë Qeverisë Qendrore ... ......................................................................... . 59

• Performanca financiare e Bashkisë në vite ... .................................................................................................. . 61

• Sugjerim për mundësimin e financimit të këtij projekti... ................................................................................... 61

A. Kombinimi i disa skemash financimi ............................................................................................................ 61

A.1 Skenari I-rë.................................................................................................................................. 61

A.2 Skenari II-të ... .......................................................................................................................... .. 61

B. Copëzimi i projektit në segmente dhe implementimi me faza disa vjeçare ... .................................................. 62

B.1 Skenari I-rë.................................................................................................................................. 62

B.2 Skenari II-të... .............................................................................................................................. 62

52

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Bashkia Fushë-Krujë

Hyrje e Shkurtër

Deri në fillim të viteve ’90 Fushë Kruja ishte një qytet i vogël përgjatë rrugës kombëtare që lidh veriun e vendit. Sot

Fushë-Kruja është pjesë e aglomeratit urban Tiranë-Durrës i cili është rajoni që po përballon rritjen më të shpejtë në të

gjithë vendin.

Popullsia e Fushë-Krujës është rritur nga 16,000 banorë në vitin 1991 në 22,500 banorë në vitin 2007. Megjithatë të

dhënat sociale tregojnë se në qytet dhe zonat përreth jetojnë edhe 3,000 njerëz të tjerë të pa regjistruar ende në

bashki.

Duket që me urbanizimin, shumë aktivitete ekonomike që filluan të operojnë në qytet janë organizuar në mënyrë spontane

pavarësisht nga vendimi i bashkisë. Deri më sot, bashkia ose ka formalizuar kërkesat e marra nga sektori privat

(investuesit) ose ka ndjekur vendimet e qeverisë qendrore, kjo për arsyen e thjeshte se qyteti ende nuk ka nje plan të plotë

të zhvillimit urban, por që është futur në planet emergjente të Bashkisë në bashkëpunim me USAID-in. Qyteti po rritet dhe

ka potenciale të shkëlqyera për rritje të mëtejshme. Bashkia në bashkëpunim me Projektin për Qeverisjen Vendore të

USAID-it (LGPA) ka përgatitur një plan të zhvillimit ekonomik, ku janë identifikuar projektet strategjike që çojnë në rritjen

e qëndrueshme ekonomike të bashkisë 38 .

Megjithë investimet e shumta që janë bërë në infrastrukturë, bashkia ende ka mungesa të rëndësishme infrastrukturore

për të përballuar rritjen e urbanizimit dhe zhvillimin ekonomik të saj.

Kështu në bashki janë aktive deri më tani 402 biznese të vogla dhe 50 biznese të mëdha. Në të vërtetë për madhësinë e

bashkisë Fushë-Krujë ky është një numër i konsiderueshëm biznesesh të mëdha që operojnë në të ose rreth tij. Fushë-

Kruja është një bashki sa agrare po aq edhe industriale. Natyrën industriale të ekonomisë këtij qyteti ia japin fabrika

e çimentos, një fabrikë tullash (e vendosur në një zonë tjetër administrative, por që përdor totalisht infrastrukturën e

bashkisë Fushë-Krujë), një fabrikë materialesh ndërtimi, dy frantoj të fuqishëm (për thyerje guri), një fabrikë që prod-

hon pjesë këpucësh (shollën), një fabrikë e cila prodhon xhinse për eksport; një fabrikë për prodhimin e çantave prej

letre (edhe kjo prodhon për eksport) dhe punishte mobiljesh. Ndërkohë pritet që të hapen edhe dy fabrika të tjera

çimentosh. Përveç këtyre ekzistojnë dhe shumë gurore të vendosura në zonën administrative të bashkisë por edhe ato

të Bashkisë Krujë automjetet e tonazhit të rëndë të të cilave kalojnë të gjitha mes përmes qytetit të Fushë-Krujës.

Bashkia ka një normë papunësie prej 12%, ndërkohë një numër i konsiderueshëm punëtorësh muratorë punojnë në

sektorin e ndërtimit në Tiranë apo Durrës të cilët nuk janë të regjistruar si të punësuar. Gjithashtu qyteti ka një numër të

konsiderueshëm pikash ku eksplorohet nxjerrja e gëlqeres.

I gjithë ky aktivitet i ngjeshur industrial sjell nevojën urgjente të ndërtimit të unazës së madhe të qytetit, për të devijuar hyrjen

dhe daljen e kamionave përmes qytetit.

Përmbledhje e Projektit / Ndërtimi i Rrugës Unaza Veriore Fushë-Krujë

- Projekti përshin ndërtimin e një pjese të unazës së qytetit (vetëm pjesën veriore të saj) në gjatësinë 2.8 km

- Kjo rrugë përbëhet nga dy segmentë: (i) segmenti i rrugës ekzistuese kombëtare në gjatësinë 1.2 km; dhe (ii)

segmenti i rrugës ekzistuese rurale në gjatësinë 1.6 km (në të dyja krahët e të cilës mendohet se do të përqën-

dohet zhvillimi industrial i qytetit 39 ) që lidh në një pikë të re rrugët e brendshme të qytetin me rrugën kombëtare

Fushë-Krujë - Milot

- Lidhja e segmentit te dytë të kësaj rruge me rrugën kombëtare do të bëhet me anë të një pasazhi / Ministria e

Transportit dhe Punëve Publike ka miratuar në projektet e saj ndërtimin e kësaj vepre (pasazhit)

-Bashkia nisur nga nevoja emergjente e realizimit të këtij projekti ka realizuar (duke nënkontraktuar studion kon-

sulente “A & E ENGINEERING” Sh.P.K) detyrën e projektimit të kësaj rruge, miratuar me vendim të KKRT-së Nr.27,

Dt.12/11/2007 “Unaza e Qytetit Fushë-Krujë”.

38 Kopje të planit Për Zhvillimin Ekonomik Vendor të Bashkisë Fushë-Krujë do të gjeni bashkëlidhur me këtë dokument

39 Me mbëshetjen e asistencës teknike të USAID projektit LGPA është përgatitur një vlerësim paraprak i mundësive për ngritjen e kësaj zone industriale. Bashkëlidhur me këtë

dokument do të gjeni kopje të këtij vlerësimi.

53

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Pse ky projekt? / Nevoja për realizimin e këtij projekti

- Komuniteti i qytetit e sheh si domozdoshmëri realizimin e kësaj pjese të unazës së qytetit. Bashkia me mbështetjen

teknike të projektit USAID/LGPA ka hartuar nëpërmjet një proçesi gjithpërfshirës (Komiteti i Rritjes Ekonomike

Vendore) një plan afatmesëm për zhvillimin ekonomik të qytetit. Prioriteti numër një i këtij plani është ndërtimi

i unazës së qytetit sidomos segmentit verior të saj;

- Sikundër e përshkruam më sipër zhvillimi i vrullshëm ekonomik i bashkisë si edhe i gjithë rajonit e bën ndërtimin

e kësaj rruge një nevojë jo vetëm për bashkinë por për gjithë komunitetin e rajonit. Shumë fabrika ekzistuese

(si ajo e tullave; guroret etj) përdorin në mënyrë absolute rrugën ekzistuese që kalon mes përmes qytetit duke

e amortizuar dhe ndotur atë por çfarë është më e rëndësishme duke rritur riskun për jetën e qytetarëve. Situ-

ata bëhet edhe më problematike po të kemi parasysh edhe ngritjen e dy fabrikave të reja çimentoje të cilat nuk

vendosen në territorin që administrohet prej bashkisë (nuk paguajnë taksat pranë bashkisë Fushë Krujë por

në Krujë) dhe që do të përdorin plotësisht rrugën aktuale kombëtare Vorë-Milot që kalon mes përmes qytetit

Fushë-Krujë.

- Vlerësohet se kjo rrugë (veçanërisht segmenti i dytë i saj) do të devijojë lëvizjen e mjeteve të mëdha dhe të

rënda të transportit të cilat ndotin dhe rrezikojnë rëndë jetën e qytetarëve (mbi 100 kamionë në orë, të tonazhit

të lartë qarkullojnë përmes qytetit);

Figura 2. Skema e Fluksit të automjeteve mbi dhe nën 5 ton që aksesojnë rrugët që kalojnë në Fushë-Krujë

54

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

- Vlerësohet se fluksi i trafikut që do të gjenerojë mbi unazën e madhe të Fushë-Krujës është jashtëzakonisht i

lartë (ndër më të lartit në Shqipëri dhe me rastet më të mëdha të aksidenteve rrugore në gjithë Republikën) i cili

në mënyrë të detajuar përllogaritet:

Tabela 23. Numri i automjeteve mbi dhe nën 5 tonë që aksesojnë rrugët e Bashkisë Fushë-Krujë

Sipas Segmenteve të Rrugës Mjete mbi 5 ton Mjete nën 5 ton

Në ditë Në ditë

Fushë - Krujë - Vorë 2000 4000

Mbikalimi superstradë - Ura e Gjoles

Tiranë - Fushë-Krujë 3000 4000

(Tapizë - Mbikalimi superstradës)

Fushë-Krujë - Luz 4000 6500

(Mbikalimi Fushë-Krujë - Mbikalimi i ri Luz)

Laç - Tiranë (Luz) 4000 6500

Fushë-Krujë - Luz 200 800

(Qendër Fushë-Krujë - Krujë/Luz, nga aksi i vjetër)

Krujë - Kryqëzimi i unazës së vogël 3000 2000

Thumanë - Kryqëzimi i Luzit 300 700

(Aksi i vjetër)

Kryqëzimet e rrugëve rurale, Luz 50 150

Fabrika e Çimentos Fushë-Krujë - Krujë / Luz 1800 500

Numri total i mjeteve që vlerësohet të kalojnë në 18350 25150

unazën e madhe

- Në mënyrë të përmbledhur fluksi i mjeteve në këtë rrugë vlerësohet të jetë sipas tabelës së mëposhtme. Kjo do

të thotë që ndërtimi i unazës veriore të qytetit (sidomos segmenti i dytë i saj) do të devijojnë totalisht mjetet e

rënda (mbi 5 tonë), ku vetëm nga fabrika e çimentos që operon në Fushë-Krujë përllogariten rreth 220 kamionë

të tonazhit të lartë në ditë;

Tregues të Fluksit të Mjeteve në total

Numri total i mjeteve që pritet të kalojnë në unazën e

madhe

Numri total i mjeteve që pritet të kalojnë në unazën e

madhe

Mjete mbi 5 ton

18,350 mjete në ditë

Ose

765 mjete në orë

1 mjet

për 10 banorë

Mjete nën 5 ton

25,150mjete në ditë

Ose

1,050 mjete në orë

2 mjete

për 10 banorë

- Segmenti i dytë do të nxisë zhvillimin e zonës së re industriale. Është parashikuar sipas një vlerësimi të shpejtë

urban nga projekti i USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri se një zonë e re industriale ka potencial të

shtrihet në të dyja anët e segmentit të dytë të unazës veriore të qytetit.

Sipërfaqja e kësaj zonë të re industriale vlerësohet të jetë rreth 20-25 ha tokë bujqësore e cila do të shndërrohet

për përdorim ekonomik / industrial. Kjo zonë shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit përgjatë superstradës

kombëtare dhe e kufizuar në veri nga rruga që lidh fabrikën e çimentos me superstradën kombëtare Fushë-Krujë -

Lezhë.

55

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Një nga arsyet për përmirësimin e këtij segmenti rrugor është jo vetëm devijimi i fluksit të rënduar të makinave që

përshkojnë qytetin por edhe zhvillimi potencial që do të përqëndrohet në këtë pjesë të qytetit dhe përqëndrimi i

aktiviteteve të reja ekonomike që do të hapen në bashki. Dhënia formë e këtij territori në një zonë industriale do t’i

japë mundësinë bashkisë të organizohet më mirë në ndihmë të biznesit dhe së fundi të inkurajojë zhvillimin më

cilësor ekonomik të qytetit.

Të dhënat teknike për rrugën ekzistuese:

- Segmenti I-rë / rruga kombëtare Fushë-Krujë - Luz fillon në kryqëzimin e unazës së qytetit me aksin e vjetër

Fushë-Krujë - Laç dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës së fabrikës së çimentos dhe të rrugës së fshatit Luz me

aksin e vjetër Fushë-Krujë - Laç;

- Segmenti i II-të / rruga rurale Luz fillon në kryqëzimin e rrugës së fabrikës së çimentos dhe të aksit të vjetër

Fushë-Krujë - Laç me rrugën e Luzit dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës së Luzit me superstradën kombëtare

Fushë-Krujë - Lezhë

Figura 3. Harta e rrugës ekzistuese mbi të cilën propozohet të shtrihet unaza e qytetit

56

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

- Parametrat e rrugës ekzistuese

a. Parametrat e rrugës ekzistuese kombëtare (Segmenti I-rë) janë:

• Gjatësia e rrugës L = 1200m

• Gjerësia e rrugës B = 7,9m

• Gjerësia e pjesës kaluese Bk = 6,5m

• Viti i ndërtimit 1925

• Viti i asfaltimit (penetracion) 1967

• Riveshje pjesore, viti 1982

• Riveshje pjesore, viti 2001

• Nënshtresa (bazamenti), kalldrëm T = 30cm

• Shtresat

o Stabilizant T = 10cm

o Penetracion T = 5cm

o Binder T = 4cm (nga kryqëzimi i unazës tek mbikalimi hekurudhor)

o Asfaltbeton T = 3cm (nga kryqëzimi i unazës tek mbikalimi hekurudhor)

• Veprat e artit

o Urë B/a, Hd = 2m, L = 6m, H = 2m

o Urë mbi përroin e Bardharit

Me këtë përshkrim:

L = 15 m (gjatësia)

Hd = 10,5 Ml (1 hapësirë)

Gabariti (pjesa kaluese) = 6m

Lartësia H = 6.5 m (nga shtrati i përroit tek trau i urës)

Skema statike, tra i thjeshtë

b. Parametrat e rrugës ekzistuese rurale (Segmenti II-të) janë:

• Gjatësia e rrugës L = 1550m + 50m (nënkalimi) = 1600m

• Gjerësia e rrugës B = 6,5m

• Gjerësia e pjesës kaluese Bk = 4m

• Viti i ndërtimit 1954

• Viti i asfaltimit (penetracion) 2002

• Nënshtresa (bazamenti), çakëll natyral, T = 30cm

• Shtresat

o Stabilizant T = 10cm

o Penetracion me dy duar T = 5cm, për segmentin e parë, me L=900m

• Veprat e artit

o Urë Hd = 4m, H = 2m, B/A

o Tombino Ø 1000mm, L = 6ml

c. Infrastruktura inxhenierike

• Në pjesën e rrugës nacionale ekzistuese për gjatësinë prej 1200ml, kalon linja e furnizimit me ujë të pijshëm

nga stacioni i pompimit drejt depozitave Derven të qytetit të Fushë-Krujës, në krahun e majtë të drejtimit

Fushë-Krujë - Laç (ana perëndimore) me tubacion Ø 315mm, me tubo PE - 100 në thellësi mesatare prej

1,2m në bankinë

• Në pjesën e rrugës nacionale për gjatësinë prej 1200ml, kalon linja e ujit të pijshëm që kthehet nga depozita

Derven drejt qytetit Fushë-Krujë, në anën e djathtë të bankinës, në drejtimin Fushë-Krujë - Laç (krahu lin-

dor), me tubacion Ø 355mm, PE 100, në thellësinë mesatare prej 1,2m në bankinë.

Vlerësimi i nevojave financiare për zbatimin e projektit

Bazuar në të dhënat e përpunuara nga zyra e konsulecës “A & E ENGENEERING” Sh.P.K preventivi 40 i detajuar i projektit

të zbatimit të detyrës së projektimit për ndërtimin e rrugës “Unaza veriore Fushë-Krujë” vlera e përllogaritur është

213,229,562 Lekë pa TVSh ose 255,875,474 Lekë me TVSh. Kjo shumë nënkupton ndërtimin e rrugës për të dyja seg-

mentet e rrugës sipas projektit të përgatitur nga studioja inxhinierike (shtrimi; zgjerimi i saj; ndërtimi i veprave të artit

40 Kopje të preventivit të detajuar për zbatimin e këtij projekti do ta gjeni bashkëlidhur me këtë material

57

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

- kanali kullues; zgjerimi i rrugës ekzistuese) por në të nuk është llogaritur vlera e shpronësimeve. Është e rëndësishme që

projekti dizenjues ka vendosur edhe shenjat e tokave (territoreve) që duhen shpronësuar dhe bashkia ka krijuar një grup

pune i cili po përllogarit të gjitha vlerat e shpronësive për çdo subjekt privat të identifikuar. Vlera e shpronësimeve do të

përballohet totalisht nga buxheti i bashkisë - burimi i të ardhurave të veta të pakushtëzuara.

Rrugët financiare që mund të zgjedhë bashkia për të bërë të mundur financimin e këtij projekti janë:

• Fondet e veta të bashkisë:

• Hua nga tregu financiar

• Aplikim për grant konkurrues pranë Pushtetit Qendror

Fondet e Veta të Bashkisë

Bazuar në të dhënat financiare të Bashkisë për vitin 2008 totali i të ardhurave të veta të bashkisë (të ardhurat nga

taksat dhe tarifat vendore dhe nga transferta e pakushtëzuar - granti i Qeverisë) vlerësohet të jetë rreth 141 milionë

lekë. Në këtë fond parashikimi i shpenzimeve kapitale ëshë mbi 70 milionë Lekë, nëse për vitin 2009 të gjitha fondet

për investime do të kanalizoheshin në ndërtimin e kësaj vepre atëhere ato do të mbulonin gati 27% të nevojave të këtij

projekti (kujtojmë projekti kushton rreth 256 milionë lekë ose rreth 2 herë më shumë sesa totali i të gjitha të ardhurave

të bashkisë për gjithë vitin). Kuptohet që kapacitetet për të realizuar një vepër të tillë janë tota lisht jashtë mundësive

buxhetore të bashkisë.

Huaja nga Tregu Financiar

Një alternativë tjetër tashmë që prej shkurtit të këtij viti si rrjedhojë e miratimit të ligjit nr. 9869 “Për huamarrjen e

qeverisjes vendore” është edhe huaja që mund të kontraktojë bashkia në tregun financiar.

Bashkia e ka analizuar me shumë seriozitet dhe kujdes këtë mundësi ligjore, dhe ka bërë të gjitha përllogaritjet e kufijve ligjore

të borxhit që mund të kontraktojë për realizimin e këtij projekti. Sipas përllogaritjeve të bëra bazuar në të gjitha kërkesat

ligjore (treguesve financiarë të bashkisë për tre vitet e fundit por edhe më gjerë) është arritur në këto shifra (lutem

referojuni treguesve të mëposhtëm të borxhit):

Bashkia mund të kontraktojë maksimumi një hua në vitin 2009 afërsisht 183 milionë lekë (bazuar kjo në kufirin ligjor të

stokut të huasë).

Kufijtë kufizues të borxhit për Bashkinë Fushë-Krujë

Ligji “Për huamarrjen e qeverisjes vendore”, numër 9869, datë 4.2.2008, krijon një mundësi të re financiare për njësitë

e qeverisjes vendore. Bazuar në këtë ligj njësitë e qeverisjes vendore mund të marrin hua afatshkurtër ose afatgjatë për

të përmbushur financimin e funksioneve të ekskluzive të tyre ose të deleguara por brenda limiteve të këtij ligji. Ky ligj

parashikon tre lloje kriteresh në bazë të të cilave përllogariten kufijtë maksimal të huamarrjes. Këto kritere janë:

a. Shërbimi total i borxhit afatgjatë nuk duhet të tejkalojë 20% të totalit të ardhurave të pakushtëzuara (mesatares

aritmetike të tre viteve të fundit fiskale. Në totalin e të ardhurave të pakushtëzuara futen të ardhurat e veta të

njësisë vendore dhe transferta e pakushtëzuar e qeverisë)

b. Shërbimi total i borxhit nuk duhet të jetë më i madh sesa 71% e tepricës operacionale të njësisë vendore (te-

prica operacionale llogaritet si diferencë midis të ardhurave të pakushtëzuara me shpenzimet operative nga

këto burime)

c. Stoku i borxhit nuk duhet të jetë më i madh sesa 1.3 herë totali i të ardhurave të pakushtëzuara të bashkisë për

vitin e fundit fiskal.

Bazuar në këto kritere kemi bërë përllogaritjen e sasisë maksimale të borxhit që mund të kontraktojë bashkia Fushë-

Krujë.

o Bazuar në kriterin e stokut të borxhit limiti i një huaje 41 që bashkia mund të marrë në vitin 2009 është:

Viti 2008 Lek Euro 42

USD

Kriteri i

Milionë Milionë Milionë

Stokut 183 1,46 1,92

41 Limiti i stokut nënkupton totalin e shumës së huasë që mund të nënkontraktohet, bazuar mbi të dhënat fianciare të bashkisë për vitin 2007, pa futur në të interesat

që do të paguhen për huanë e marrë.

42Kursi i këmbimit i përdorur për përllogaritjen e limitit në Euro është 1 Euro = 125 Lekë; dhe ai për dollarin amerikan është 1 USD = 95 Lekë

58

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

o Bazuar në kriterin e shërbimit të borxhit limiti i një huaje të kontraktuar nga bashkia në vitin 2009 sipas

maturiteteve të ndryshme mund të jetë:

Monedha / Kufijtë / Maturimi (Vite)

Vitet Kriteri i Shërbimit të Borxhit

5 10 15 20

Lek (Mln) 141 283 325 330

Euro (Mln) 1,13 2,26 2,60 2,64

USD (Mln) 1,48 2,98 3,42 3,47

Sikurse shihet bashkia edhe pse ka një instrument të ri financiar në dorë për realizimin e këtij projekti nuk ka mundësi

ligjore për të kontraktuar një hua e cila financon plotësisht këtë investim, por vetëm 42% të tij.

Aplikim për Grant Konkurrues pranë Qeverisë Qendrore

Duke qënë se dy alternativat e para nuk çojnë në përmbushjen e nevojave financiare për realizimin e këtij projekti, një

nga mundësitë që ka bashkia është edhe aplikimi për grant konkurrues në buxhetin e shtetit. Gjithsesi ky do të jetë

subjekt i shqyrtimit të vlefshmërisë së nevojave urgjente; fizibilitetit të projektit dhe konkurentëve të tjerë që do të

marrin pjesë për të aksesuar këtë fond të qeverisë si dhe sasisë së fondeve që do të vërë në dispozicion në total qeveria

për grantet konkurruese.

Performanca financiare e Bashkisë në vite

Financat e bashkisë karakterizohen nga qëndrueshmëria financiare gjatë gjithë pesëvjeçarit të fundit. Në terma relativë

buxheti i bashkisë ka një rritje mesatare vjetore të totalit të të ardhurave dhe shpenzimeve gjithashtu prej 25%.

Tabela 24. Të dhënat financiare të Bashkisë për periudhën 2003-2008

Sikurse vihet re të ardhurat e Bashkisë janë rritur në mënyrë galopante nga viti në vit. Kjo i dedikohet totalisht rritjes së

fortë të të ardhurave nga taksat dhe tarifat (pavarësisht rënies së nivelit të barrës ligjore tatimore gjatë kësaj periudhe).

Mesatarisht të ardhurat fiskale të bashkisë janë rritur me 36% në vit, gjë kjo që ka sjellë edhe realizimin e investimeve

gjithnjë në rritje.

43 Limiti i shërbimit të borxhit nënkupton shumën totale të borxhit të marrë për të cilin çdo vit një shërbim i caktuar borxhi (pagesë nga bashkia tek banka apo institucionet e

tjera financiare) ku përfshihet në këtë shërbim kësti i principalit dhe interest të huasë së kontraktuar

59

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Përmirësimi i administrimit të taksave duket qartë në treguesit e numrit të bizneseve aktivë të regjistruar në zyrat vendore

të tatim-taksave. Numri i bizneseve është rritur me rreth 20% në vit ose me mbi 60 biznese në fund të këtij viti krahasuar

me vitin e kaluar (2007).

80,000

70,000

60,000

50,000

40,000

30,000

20,000

10,00 0

Të Ardhurat Fiskale në Vite (Në Mln Lekë)

2003 2004 2005 2006 2007 2008 (Plan)

Figura 4. Të ardhurat fiskale të bashkisë Fushë-Krujë për periudhën 2003-2008

E gjithë kjo rritje reflekton vetëm 5-6% efektin e hapjes së bizneseve të reja, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër e rritjes

prej rreth 15% vjen prej menaxhimit shumë më të mirë të taksave nga ana e organeve tatimore vendore. Më konkretisht

referojuni grafikut të mëposhtëm.

2008

(Plan)

2007

2006

- 100 200 300 400 500

Numri i bizneseve aktivë Biznes i madh Numri i bizneseve aktivë Biznes i vogel

Figura 5. Numri i bizneseve të vogla dhe të mëdha aktivë në bashkinë Fushë-Krujë

Edhe pse niveli i shpenzimeve (investimeve) është rritur fort gjatë gjithë kësaj periudhe, nevojat financiare të bashkisë për

përballimin e investimeve të rëndësishme infrastrukturore kalojnë përtej mundësive reale financiare të bashkisë, megjithë

punën e lavdërueshme të administratës tatimore.

Bashkia ka realizuar një buxhet vjetor të kujdesshëm, kështu nëse totali i shpenzimeve është rritur mesatarisht 23% në

vit; shpenzimet për paga dhe kontribute shoqërore dhe shëndetësore është rritur përkatësisht me 18% në vit duke

reflektuar politikën kombëtare në këtë drejtim, kurse niveli i shpenzimeve për mirëmbajtje reflektojnë në raport të

drejtpërdrejtë stadin vjetor të investimeve të rëndësishme që ka bërë bashkia. Kështu norma vjetore e rritjes së investimeve

për 5-6 vitet e fundit është rreth 28% në vit.

60

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

ShpenzimetBashkiake në Vite (Në Mln.Lekë)

2003 2004 2005 2006 2007 2008 (Plan)

Totali I Shpenzimeve Shpenzime Operative Investimet

Figura 6. Ecuria e Shpenzimeve Operative dhe Investimeve të Bashkisë Fushë-Krujë për periudhën 2003-2008

Sugjerim për mundësimin e financimit të këtij projekti

Projekti “Ndërtimi i rrugës Unaza veriore Fushë-Krujë” është një projekt i cili jo vetëm adreson nevojat emergjente të

përmirësimit të jetës së qytetarëve të Bashkisë Fushë-Krujë; mbështetjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të industrive dhe

bizneseve të kësaj bashkie, por merr përmasa rajonale për zhvillimin ekonomik të industrive të mëdha në njësitë

administrative vendore përreth bashkisë Fushë-Krujë. Nisur nga kjo prerogativë si dhe nga vetë mundësitë financiare të

limituara të Bashkisë Fushë-Krujë duhen marrë në konsideratë disa alternative:

A. Kombinimi i disa skemash financimi

Ky variant nënkupton realizimin e plotë të këtij projekti (investimi në 100% të vlerës së tij) duke i përfshirë të gjitha burimet e

financimit: (fondet e veta; huanë në tregjet financiare dhe fonde nga grantet konkurruese të qeverisë). Në këtë variant të

propozuar mund të shtrohen disa skema që do të çonin në plotësimin e nevojave të këtij projekti:

A.1 Skenari I-rë

• Shuma prej 20 milionë Lekë nga të ardhurat e veta (parashikuar në zërin shpenzime kapitale për vitin 2009).

Bashkia nuk mund të angazhojë totalisht zërin e shpenzimeve kapitale në këtë projekt pasi nevojat e bashkisë

edhe për investime të tjera shumë emergjente janë të shumta.

• Shuma prej 183 milionë Lekë nga tregu bankar (aq sa është edhe limiti maksimal i huamarrjes për Bashkinë

Fushë-Krujë)

• Shuma prej 53 milionë Lekë nga grantet konkurruese (e llogaritur si diferencë e shumës totale të projektit me

dy fondet e angazhuara më sipër).

• Ana pozitive e kësaj skeme është se siguron më shumë autorësi të bashkisë në këtë vepër gjë që tregon për

emergjencën absolute të realizimit të projektit; por pika e dobët që e zvogëlon propabilitetin e realizimit të saj

është varësia nga fondet e marra si hua nga bashkia. Dimë që ende nuk është përgatitur kuadri i plotë ligjor për

realizimin e huamarrjes vendore. Po kështu pikë e dobët në këtë skenar është varësia e tij nga vendimi pro ose

kundër i aplikimit të bashkisë për grant konkurrues pranë qeverisë.

A.2 Skenari II-të

• Shuma prej 256 milionë Lekë e financuar nga buxheti i shtetit në kuadrin e aplikimit tek fondet “grante

konkurruese të qeverisë”. Ky skenar ka një logjikë të fortë mbrojtjeje nga ana e bashkisë pasi sikurse u shpjegua

më sipër projekti i ndërtimit të unazës veriore Fushë-Krujë është një projekt rajonal dhe kryesisht përdoruesit

më të mëdhenj të kësaj rruge janë industritë e mëdha që janë edhe taksapagues tek administrata qendrore e

61

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

taksave (në pjesën më të madhe të kontributeve të tyre fiskale si tatimi mbi fitimin; tatimi mbi vlerën e shtuar etj).

• Duke u përfshirë në skemën e granteve konkurruese qeveria paguan për shërbimet që i ofron bizneseve të

mëdha pushteti vendor dhe gjithashtu zgjidh disa probleme rajonale siç janë infrastruktura; ndotja; siguria e

jetës; zhvillimi ekonomik etj.

• Po kështu një argument shumë i fuqishëm që mbështet 100% financimin e këtij projekti me anë të granteve

konkurruese ështe edhe fakti se sado që të përfshihet bashkia me financim të kësaj vepre me fonde nga të ard-

hurat e saja, ato janë kaq të vogla në totalin e gjithë investimit saqë nuk do të ndryshonin ndonjë gjë të madhe

në formulën e financimit e propozuar në skenarin A.1.

B. Copëzimi i projektit në segmente dhe implementimi me faza disa vjeçare

B.1 Skenari I-rë

Implementimi i projektit me faza / ndarja e rrugës së unazës në dy ose tre segmente dhe fillimi i punimeve në ato

segmente ku janë të zgjidhura problemet e shpronësimeve dhe / ose në ato segmente që janë më emergjente dhe më pak

të kushtueshme.

Bazuar në preventivat e nxjerrë nga studioja dizenjuese e unazës veriore “A & E ENGINEERING” Sh.p.k Bashkia mund të

realizojë investimet sipas segmenteve përkatësisht (pa TVSH):

Segmenti rrugës Vlera investimit

Në Lekë

Segmenti I-rë 85,006,181

Pk. 1 - Pk. 43

Segmenti II-të 98,312,692

Pk. 48 - pk. 96

Segmenti III-të 29,910,689

Pk. 43 - Pk. 48

Rotondo

Total 213,229,562 ose

256 milionë me TVSh

Fondet financiare për realizimin e këtij skenari do të sigurohen nga huaja në tregjet financiare (deri në limitin ligjor prej 183

milionë lekë).

Ky skenar çalon në varësinë që i jep financimit nga sigurimi i huasë e cila ende nuk mund të realizohet në kushtet e

mungesës së akteve nënligjore të ligjit për huamarrjen vendore, si dhe në implementimin me pjesë të investimeve

(ndërtimit të rrugës) e cila nuk adreson totalisht nevojat e komunitetit dhe biznesit.

B.2 Skenari II-të

Ndarja e rrugës në segmente dhe përdorimi i skemës së huamarrjes në tregun financiar duke nënshkruar disa kontrata

huamarrjeje (revolving). Kjo skemë nënkupton realizimin e atyre segmenteve të rrugës investimi i të cilave mbulohet

me limitin e huasë që mund të marrë bashkia (pra deri në 182 milionë lekë) dhe rilidhja e një kontra te të re huaje në

vitet e ardhshme kur bashkia do të ketë më shumë limit si rrjedhojë e rritjes së bazës së llogaritjes së kufijve ligjorë të

huamarrjes.

Ndërkohë bashkia mund të ketë përfituar nga dhënia e një liçense të re ndërtimi të një fabrike çimentoje nga e cila

vlerësohet se do të merren taksa vetëm për impaktin në infrastrukturë rreth 200 mijë euro.

Të dy skenarët B1 dhe B2 nuk janë shumë fizibël pasi nuk zgjidhin menjëherë nevojën emergjente të ndërtimit të

rrugës, si dhe kërkojnë një strategji shumë të detajuar financimi dhe menaxhimi buxhetor afatgjatë të bashkisë, gjë që e

cila është e vështirë të realizohet bazuar në eksperiencën e kapaciteteve njerëzore që ka kjo bashki.

62

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

BASHKIA KORÇË & USAID PROGRAMI I QEVERISJES VENDORE NË SHQIPËRI

Informacion Marketingu

Kompleksi “Planeti i Sportit” në Korça një Projekt Partneriteti Publik Privat

Shtator 2008

63

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Kompeksi “Planeti i Sportit” në Korçë një Projekt

Partneriteti Publik-Privat

Përmbledhje ....................................................................................................................................................... 65

Përshkrim i Projektit ... ......................................................................................................................................... 65

Pozicioni Gjeografik i Qytetit dhe Zhvillimet Social Ekonomike të tij ....................................................................... . 66

Përshkrimi Teknik i Projektit “Planeti i SPortit” në Korçë ........................................................................................ . 68

Gjendja aktuale e Kompleksit Sportiv ... ............................................................................................................. ... 68

Përshkrimi i objekteve që do të ndërtohen; sipërfaqet dhe kapacitetet e tyre ... ....................................................... 69

Kostoja e përafërt e projektit .............................................................................................................................. . 69

Vlërësimi i të Ardhurave nga Projekti ndërtimi i Kompleksit “Planeti i Sportit” .......................................................... 71

Grupet e synuara që do të frekuentojnë ambientet sportive; hotelin dhe qendrën rehabilituese ... ............................ 71

Ekipet Sportive ................................................................................................................................................. .. 72

Grupe të tjera që do të frekuentonin këto ambiente ... .......................................................................................... . 73

Vlerësimi i të ardhurat që mund të gjenerohen ... ................................................................................................... 74

64

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Përmbledhje

Shqipëria pozicionohet në Juglindje të Evropës, kufizuar me dy vende anëtare të Bashkimit Evropian, Italinë dhe Greqinë,

përkatësisht në Perëndim dhe Juglindje të saj si dhe me Maqedoninë në Lindje dhe Kosovën e Malin e Zi në Veri dhe

Verilindje.

Me një sipërfaqe prej 28 mijë km2 dhe me një bregdet në gjithë gjatësinë e saj nga Veriu në Jug, Shqipëria e mbështetur edhe

nga reformat ambicioze të vazhdueshme ekonomike të ndjekura nga stabiliteti social politik në vend synon sot të bëhet

anëtare e Bashkimit Evropian 44 dhe NATOs 45 .

Shqipëria është vendi i ekonomisë së lirë të tregut ku mbi 80% e prodhimit vjen nga sektori privat, dhe ku të ardhurat

për frymë janë rreth 20 herë më të larta sesa ato në vitin 1992 (viti i parë i tranzicionit drejt ekonomisë së tregut).

Ritmet e rritjes ekonomike në Shqipëri gjatë gjithë këtij 15-16 vjeçari kanë qenë më të larta jo vetëm sesa ato në rajon por

në gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore përfshi këtu edhe vendet e anëtarësuara së fundmi në Komunitetin Evropian. PBB

për frymë sot vlerësohet të jetë rreth 2800 Euro ku rritja reale vjetore e saj për gjithe këtë periudhë është mesatarisht

rreth 6%. Inflacioni i moderuar në nivelet 2-4% në vit dhe një normë mesatare papunësie prej 13% pa harruar të marrim në

konsideratë këtu politikat fiskale gjithnjë në ulje të barrës fiskale dhe proçedurat e thjeshtuara për biznesin e bëjnë

Shqipërinë një vend interesant për investitorët e huaj.

Në sajë të pozicionit të saj gjeografik, kapaciteteve njerëzore si dhe burimeve natyrore, Shqipëria ka një potencial të

madh zhvillimi dhe avantazhe krahasuese. Afërsia me tregjet Evropiane dhe kushtet klimaterike të favorshme janë

faktorë pozitiv për zhvillimin e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit. Gjithashtu të qënit pjesë e korridorit trans-nacional të

transportit e bëjnë Shqipërinë një faktor të rëndësishëm në zhvillimin e tregtisë rajonale. Shqipëria është edhe një

destinacion turistik tërheqës edhe për shkak të bukurive natyrore dhe trashëgimisë së pasur kulturore.

Përshkrim i Projektit

Në të gjithë vendin sot ndjehet mungesa e një qendre sportive komplekse që të mund të ofrojë aktivitete sportive dhe

shërbime të plota fizioterapeutike. Kjo pasi sporti dhe kultura nuk kanë qënë një ndër prioritetet e politikave të qeverisë

gjatë gjithë këtyre 15 viteve të fundit.

Për fatin e tij të mire, qyteti i Korçës gëzon një kompleks sportiv i vetmi në vend i cili është ndërtuar në vitet 1975 -

1980, por tashmë plotësisht i amortizuar dhe i papërdorshëm.

Iniciativa për të ringritur këtë kompleks duke e sjellë në nivele tërësisht moderne dhe bashkëkohore vjen prej Bashkisë së

Korçës e cila në bashkëpunim me Federatën Sportive të Shqipërisë (Bashkia aktualisht është në proçesin e transferimit nga

qeveria qendrore e gjithë aseteve publike në pronësi të saj, në këtë kuadër është edhe kompleksi sportive i cili është në

menaxhim nga Federata sportive shqiptare). Kjo iniciativë nuk është rastësore po të kemi parasysh se vizioni afatmesëm

dhe afatgjatë i bashkisë është kthimi i Korçës në një qendër të rëndësishme urbane dhe universitare në gjithë Shqipërinë

Juglindore të vendit, bazuar në trashëgiminë e saj historike dhe kulturore si dhe në harmoni me zhvillimet bashkëkohore në

të gjithë vendin.

Ish kompleksi sportiv zë një sipërfaqe prej 162,946 m2 e cila është pronë e Bashkisë së Korçës në 60% të aseteve të saj dhe

rreth 40% pronë private e disa personave fizikë. Bashkia është duke punuar edhe nën asistencën teknike të donatorëve

të ndryshëm që janë aktivë brenda vendit për gjetjen e formulave sa më frytdhënëse të partneritetit publikprivat për

realizimin e këtij projekti.

Bashkia nën mbështetjen financiare të USAID-it ka realizuar planifikimin urban të kësaj sipërfaqeje ku janë parashikuar

ndërtimi i disa fushave sportive për vrapim; stadium me përmasa olimpike futbolli; stadium atletike; disa palestra për

gjimnastikë; lojra me dorë; peshëngritje; një pishinë e mbuluar; dy qëndra fizioterapie dhe një hoteli me 126 dhoma

dhe dy salla konferencash që do të ofrojë shërbime për sportistët dhe sportdashësit si dhe shumë ambjente dhe shër-

44 Më 12 Qershor 2006, Shqipëria në Luksemburg Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE dhe më 1 Dhjetor 2006 ka hyrë në fuqi Marrëveshja

e Përkohshme për Tregtinë dhe Cështje të Lidhura me të.

45 Shqipëria në Samitin e Bukureshtit këtë vit mori ftesën për në NATO

65

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

bime të tjera që do të ofrohen si restorante; dyqan sportive; hapësirë parkimi; hapësira të gjelbëra etj.

Ky kompleks sportiv gjendet vetëm 500 metra larg qendrës së qytetit të Korçës e cila ka një lidhje s humë të mirë me

kryeqytetin dhe qytetet kryesore të vendit si dhe me vendet fqinje Greqi dhe Maqedoni.

Pozicioni Gjeografik i Qytetit dhe Zhvillimet Social Ekonomike të tij

Qarku i Korçës shtrihet në Juglindje të Shqipërisë në kufi me Greqinë dhe

Maqedoninë. Është një nga qytetet më të mëdha të vendit, në të cilin jetojnë

rreth 10% e popullsisë së të gjithë Shqipërisë dhe ka në juridiksionin e saj rreth 12%

të gjithë sipërfaqes së vendit.

66

Korça qyteti kryesor i pjesës Juglindore të vendit shtrihet në një lartësi prej 869

metrash. Karakterizohet nga një klimë thuajse kontinentale me dimër të ftohtë

dhe verë relativisht të nxehtë. Temperatura mesatare vjetore është 10,6oC.

Këto të dhëna klimaterike si dhe afërsia me liqenin e Ohrit bëjnë që qyteti të

frekuentohet nga vizitorë të shumtë për ajrin e tij të pastër dhe të freskët.

Qyteti është një nyjë e rëndësishme që lidh qendra të njohura në Ballkan. Lidhet

shumë mirë me qytetet kryesore të vendit si Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe

pikat kryesore doganore të vendit si Kapshtica, Qafë Thana dhe Tushemishti

(Greqi dhe Maqedoni).

Korça konsiderohet si një qytet me infrastrukturë shumë të mirë; këtu kemi

parasysh sistemin e ujit të pijshëm; atë të ujërave të zeza; telekomunikimin;

rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike; ndërkohë që është duke u

implementuar një projekt për vënien në punë të një sistemi modern të

mbledhjes dhe përpunimit të plehrave).

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Qyteti i Korçës padyshim që njihet si zemra e arsimit dhe edukimit shqiptar. Prej shekujsh Korça konsiderohet si një

qendër e rëndësishme edukimi; artistike dhe fetare. Sikundër edhe gjithë Shqipëria ajo është shembull i bashkëjetesës dhe

mirëkuptimit fetar.

Para ndryshimeve politiko - ekonomike, Korça ka pasur një industri të zhvilluar që nga përpunimi i ushqimit, prodhimi i

birrës, pijeve alkolike, industri të lehtë, prodhim veshjesh, industri mekanike dhe sektorë të tjerë, por bujqësia dhe

përpunimi i produkteve bujqësore kanë qenë aktiviteti kryesor i qarkut. Megjithatë, pas ndryshimeve në vitin 1990, shumë

industri u shkatërruan dhe qyteti përjetoi një periudhë tkurrjeje. Ndërmarrjet shtetërore u privatizuan dhe filluan të

lindnin ndërmarrje të reja. Për shkak të rënies ekonomike dhe proçeseve të migrimit/emigrimit popullsia e Korçës ka

pësuar luhatje dhe vetëm së fundmi është stabilizuar me një rritje shumë të vogël pozitive. Aktualisht, qyteti ka një

popullsi prej 57,758 banorësh dhe është qendra urbane e qarkut me rreth 360,000 banorë.

Sot në qytet janë regjistruar 1,800 biznese nga 4,000 që janë regjistruar në gjithë qarkun, ku prodhimi i veshjeve përbën

pjesën më të madhe. Edhe industria e përpunimit të prodhimeve bujqësore është një nga sektorët që ës htë rritur

ndjeshëm. Megjithatë, shumica e këtyre bizneseve janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme që punësojnë kryesisht 1 - 10

persona, kurse shumë pak prej tyre punësojnë rreth 10 - 50 persona.

Sektori i ndërtimit në Korçë nuk ka pasur rritje të fortë krahasuar me ritmet në pjesën tjetër të Shqipërisë. Megjithatë, si

rrjedhojë e rritjes së kërkesës së emigrantëve që duan të kthehen për të investuar në qytetin e tyre është rritur edhe

interesimi për zhvillimin e pronave të paluajtshme në qytet. Mungesa e presionit të zhvillimit në të kaluarën e ka bërë

qytetin të shpëtojë nga shumë gabime që kanë bërë disa qytete të tjera kryesore në vend.

Bashkia ka zhvilluar tashmë projekte teknike urbane (që variojnë nga sporti & argëtimi dhe zhvillimi i banesave deri

tek qendrat tregtare dhe qendrat e biznesit) për disa nga këto zona, dhe është në planet e saj afatmesme të bëjë të

njëjtën gjë edhe për zona të tjera. Bashkia është përpjekur që t’i kombinojë projektet e saj ndërhyrëse urbane me

planin urban rregullues të qytetit, që do të bëhet së shpejti nën asistencën teknike të Bankës Botërore. Megjithatë, në

proçesin e mobilizimit të mbështetjes dhe fillimit nëpërmjet hartimit të planit rregullues, bashkia ka ndërmarrë që tani

disa projekte që ajo do të duhet t’i përfshijë në planin rregullues, një nga këto projekte është edhe krijimi i një Qendre

Olimpike Sportive.

Për t’iu përgjigjur interesave të biznesit për projekte urbane, bashkia ka marrë seriozisht realizimin e këtij objektivi dhe

për këtë ka krijuar dy zyra brenda saj përkatësisht: (i) Drejtoria e Planifikimit Hapësinor dhe Projekteve (përgjegjëse

për formulimin e projekteve) dhe (ii) Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit Urban (përgjegjëse për lejimin dhe monitorimin

e ndërtimeve).

Megjithatë, me një papunësi prej 13%, qyteti është ende para sfidës së stimulimit të rritjes ekonomike. Në vitin 2005,

qyteti formuloi një Plan Strategjik për Zhvillimin Ekonomik Lokal, mbi bazën e të cilit qyteti përkufizohet si “ …një

qendër e rëndësishme universitare që promovon zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal…” Në përputhje me traditën e tij

të gjatë në arsim, në Korçë u hap në vitin 1992 Universiteti “Fan S. Noli”. Tani, Universiteti me fakultetin e tij të biznesit

dhe atë bujqësor është bërë një aset i rëndësishëm. Gjithashtu në vijim të kësaj politike Bashkia e Korçës bën të mundur

hapjen e universitetit të parë amerikan privat në Shqipëri “Utica College” me tre degë marketing; psikologji dhe fizioterapi,

si një nga drejtimet kryesore të këtij Universiteti për të cilin ai është i mirënjohur në Amerikë. Qyteti do që të mbështetet

tek ky aset për të stimuluar rritjen ekonomike. Për të mbajtur bizneset e mëdha në qytet si dhe në kërkim të hapjes së

mundësive të reja për biznese dhe investime, bashkia po punon për ta përmirësuar më shumë klimën e saj të biznesit dhe

për të stimuluar skema të partneritetit publik - privat.

Disa nga këto PPP parashikohet të zhvillohen përmes rizhvillimit të ish zonave industriale ose trojeve bosh, të cilat janë, ose

janë gati për tu kthyer në prona të bashkisë. Në të vërtetë, bashkia ka marrë në pronësi Uzinën e Instrumentave Korçë me

një sipërfaqe rreth 20,000 m2, Uzinën Mekanike Bujqësore 5,000 m2, tokën e lirë me një sipërfaqe prej 20,000m2, si

edhe ambientet sportive (me një sipërfaqe totale rreth 163 mijë m2. Bashkia do që t’i zhvillojë këto zona sa më shpejt që të

mundet pasi ato konsiderohen si asete të rëndësishme që do të thithin investime private qofshin këto të vendit apo edhe

të huaja.

67

Përshkrimi Teknik i Projektit “Planeti i Sportit” në Korçë

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Gjendja aktuale e Kompleksit Sportiv

Qendra sportive “Sport Planet” zë një pozicion ideal gjeografik brenda qytetit. Në veri-lindje kufizohet nga zona universitare;

në lindje me pyllin e pishave të parkut “Rinia” të qytetit; në veri-perëndim me toka bujqësore dhe në jug-perën-

dim me ndërtesa banimi të ulëta (karakteristike dhe tradicionale të qytetit) si dhe përshkruhet nga dy akse rrugore të

rëndësishme dhe funksionale të qytetit.

Aktualisht qyteti trashëgon një kompleks sportiv i parashikuar për ushtrimin e pothuajse të gjitha llojeve të sportit, por

gjendja fizike e tyre nuk ofron kushte optimale për realizimin e aktiviteteve sportive. Gjithashtu edhe hapësirat e gjelbëra

mungojnë, kompleksi i ngjan më shumë një fushe të rrethuar. Projekt ideja e këtij kompleksi parashikon edhe rinovimin

total të objekteve ekzistuese si edhe zgjerimin e disa prej tyre. Në përbërjen e tij janë:

• Pallat sporti me përmasa olimpike (3,000 spektatorë)

• Stadiumi me përmasa olimpike (5000)

• Pista me përmasa olimpike (8 korsi)

• Pishina e hapur me përmasa olimpike (Permasat 49m * 23 m, thellesia 4 m)

• Stadiumi i mbyllur ( i pa përfunduar )

• Pishinë e hapur për fëmijë (20m*30 m, thellesia 80 cm)

• Tre anekse futbolli (Dy anekse afer njera tjetres dhe kane te njejtat permasa 75 m*102, aneksi tjeter me per-

masa me te vogla 60*80)

• Poligon qitje

• Si dhe vend për fusha tenisi

Figure 7. Pamje nga vendi ku do të ngrihet projekti “Sport Planet”

Sistemi aktual i furnizimit me ujë të pijshëm dhe ai i mbledhjes së ujërave të zeza funksionon plotësisht; furnizimi me

energji elektrike është njësoj si për gjithë qytetin (fakt i pakontestueshëm që dëshmon këtë gjë është largësia vetëm 500

metra prej qendrës së qytetit).

68

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Përshkrimi i objekteve që do të ndërtohen; sipërfaqet dhe kapacitetet e tyre

Kompleksi Sportiv “Sport Planet” në Korçë ka një sipërfaqe totale prej 162,945 m2, nga të cilat sipërfaqe e gjelbërt mbi 52

mijë m2 dhe ku është dizenjuar të ketë brenda tij:

• Hotel me sipërfaqe totale 6480 m2 me një kapacitet prej 126 dhoma

• Restorant; dyqan sporti; dy salla konferencash (me përkatësisht 126 dhe 94 vende)

• Pista vrapimi me një sipërfaqe prej 7000 m2

• Katër fusha volejbolli dhe basketbolli me një sipërfaqe totale (4 * 420) prej 1680 m2

• Katër fusha tenisi me një sipërfaqe totale prej (4*260) 1040 m2

• Tre fusha minifutbolli me sipërfaqe (3*800) 2400 m2

• Një palestër gjimnastike me sipërfaqe 1484 m2 me kapacitet 300 vende

• Një palestër lojrash me dorë me sipërfaqe 1484 m2 me kapacitet 300 vende

• Dy qendra fizioterapie me sipërfaqe 920 m2 (nga 460 m2 secila)

• Një poligon qitjeje me sipërfaqe 2121 m2

• Një stadium me sipërfaqe 22123 m2 dhe ambjente ndihmëse për të 1200m2 dhe me një kapacitet prej 9500

vende

• Stadiumi i atletikës me sipërfaqe 14530 m2

• Një pishinë e mbyllur me sipërfaqe 4365 m2 dhe kapacitet 1330 vende

• Një palestër për ngritje peshash me sipërfaqe 2832 m2 dhe kapacitet 1220 vende

• Një ndërtesë për administratën me sipërfaqe 4117 m2

• Dhe tre ambjente parkimi (një mbi tokë; një nëntokë dhe një parkim për hotelin) me një sipërfaqe totale prej

7090 m2 me një kapacitet total prej 1526 vende

Kostoja e përafërt e projektit

Bazuar në të dhënat teknike të projektit arkitekturor të qendrës sportive “Sport Planet” kostoja paraprake për ndërtimin e

kësaj qendre sportive parashikohet të jetë mbi 47 milionë Euro. E detajuar për çdo pjesë të parashikuar në këtë kompleks

lutem referojuni tabelës së mëposhtme. Dizenjimi arkitekturor i kësaj qendre dhe parashikimi i detajuar i investimeve për

secilin nga objektet dhe pjesët e tij bën të mundur pjesëmarrjen e investitorëve të interesuar sipas pjesëve që duan të

zhvillojnë. Gjithashtu të dhëna që vijnë në ndihmë të përzgjedhjes së pjesëve për të investuar janë edhe ato që lidhen me

llojet e skuadrave sportive aktive në qytet dhe tarifat e shërbimeve prej tyre.

69

Table 25. Parashikimi i investimeve të nevojshme për qendrën sportive “SPORT PLANET”

70

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Preventiv Paraprak i Kompleksit sportiv "Sport Planet"

Objekti Sipërfaqja Vlera e Investimit

A Hyrja

1 Biletaria 80 24,000

2 Restorant 235 117,500

3 Dyqan sporti 310 108,500

4 Ambiente ndihmëse nëntokësore 520 161,200

411,200

B Hote li

1 Pishinë e mby ur 785 486,700

2 kati përdhe 2,160 1,944,000

3 kati parë 2,160 1,944,000

4 kati dytë 2,160 1,944,000

5 kati tretë 2,160 1,944,000

6 parkim nëntokësor 7,090 1,772,500

10,035 ,200

C Salla konfere ncash

1 salla - 1 165 49,500

2 salla - 2 156 46,800

3 salla ëorkshop nëntokë 210 73,500

4 ambiente ndihmëse nëntokë 285 88,350

258,150

D Ndë rtime s portive

1 pista e vrapimit 7,000 1,260,000

2 fusha e volejbollit / basketbollit (4 copë) 1,680 235,200

3 fushat e tenisit (4 copë) 1,040 156,000

4 minifutboll (3 copë) 2,400 324,000

5 palestra e gjimnastikës 1,484 549,080

6 palestra e lojra ve me dorë 1,484 549,080

7 poligoni I qitjes 2,121 890,820

8 stadiumi atletikës 14,530 4,431,650

9 pishinë e mby ur 4,365 2,706,300

10 palestër ngritje peshash 2,832 1,019,520

11 shtesë dhe rikonstruksion stadiumit ekzistues 22,123 6,636,900

12 shtesë dhe rikonstruksion në pallatin e sportit ekzistues 2,410 747,100

19,505 ,650

E Ndë rtime ndihmëse pë r ambjente s portive

1 ambiente shërbimi të palestrave 708 269,040

ambiente teknikte e kondicionimit dhe insta lime të

2 ndryshme nëntokë 4,060 1,259,840

3 qendër fizioterapie 920 331,200

4 mencë dhe guzhinë 575 201,250

5 bar dhe internet 198 75,240

6 ho i 170 68,000

7 pasazh I mbuluar 835 208,750

8 ambiente ndihmëse për stadiumin ekzistues 1,200 360,000

9 ndërtesë administrative 4,117 1,235,100

10 parkim mbi tokë 8,347 333,880

11 parkim nën tokë 21,800 5,450,000

9,792,300

F Sistemime te rritori

1 rrugë dhe sheshe 41,638 2,498,280

2 rrugica me p aka 10,165 406,600

3 pasqyrë ujore 630 75,600

4 gjelbërim 54,731 1,641,930

5 trotuar perimetral I zonës 3,100 139,500

6 ndricim territori 155,000 2,325,000

7,086 ,910

Shuma totale e investimit 47,089 ,410

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Dizenjimi urban dhe arkitekturor i kësaj qendre sportive tenton ta sjellë qendrën në formën e mëposhtme. Një qendër mëse

moderne ku janë parashikuar ushtrimi i të gjitha llojeve të sporteve dhe ku sportistët dhe sportdashësit mund tu ofrohen të

gjitha llojet e shërbimeve (restorant; hotel; dyqan; parkim etj.).

Figure 8. Planifiki urban i qendrës sportive “Sport Planet” në Korçë

Vlërësimi i të Ardhurave nga Projekti ndërtimi i Kompleksit “Planeti i Sportit”

Korça është një qytet me tradita në aktivitetet e larmirshme sportive. Qyteti shtrihet në një lartësi gjeografike prej 850

metrash mbi nivelin e detit, ku edhe trysnia atmosferike krijon shance të mira për tu stërvitur në mungesë të oksigjenit, gjë që

rrit shkallën e propabilitetit të sportistëve për të dhënë rezultate maksimale në sporte të tilla që kërkojnë shpejtësi dhe

kërcyeshmëri. Gjithashtu rrit edhe rezistencën e sportistëve të trajnuar në këto kushte.

Po të kemi parasysh edhe pozicionin gjeografik të qytetit i cili është shume pranë Greqisë dhe Maqedonisë në të cilin

ndodhen edhe katër pika kufitare me këto vende e bën të lehtë frekuentimin e një qendre të tillë olimpike sikundër

kjo që propozohet në këtë projekt. Ky projek harmonizohet shumë mirë me zinxhirin infrastrukturor turistik që ofron

kjo zonë siç janë fshatrat turistike dimërore (Dardha; Voskopoja; Vithkuqi; Bozdoveci dhe Morava) dhe verore (Liqeni i

Pogradecit); qendrat arkeologjike (Kamenica dhe Selca) dhe jetës së gjallë kulturore e artistike që ka vetë qyteti i Korçës

(Simpoziumi Nderkombetar i Skulptoreve, Kolonia e nderkombetare e piktoreve, Festivali Tipoligjik i Sazeve, veprimtari

te ndryshme te teatrit “A. Z. Cajupi, koncerte vokal-instrumentiste, recitale, ekspozita pikture dhe skulpture te organi-

zuara nga Qendra Kulturore “V. Mio”.) si dhe eventeve dhe festave pa fund qe organizohen ne qytet (Panairi i Pocerise,

Karnavalet e Korces, Java e Muzikes, Java e Kinemase, Festa e birres, Festa e lakrorit, Panairi i Krishtlindjeve etj)

Grupet e synuara që do të frekuentojnë ambientet sportive; hotelin dhe qendrën rehabilituese

Qyteti i Korçës njihet për potencialet sportive që ka si dhe traditën sportdashëse. Kjo gjë vërtetohet më së mirë nga

rekorde të rëndësishme sportive të arritura në vite. Aktualisht këtë qendër sportive e frekuentojnë klubet sportive të

qytetit dhe menaxhohet nga pushteti vendor i cili ka treguar se ka në objektivin e tij një menaxhim sa më të mirë të

kësaj qendre sportive Ndërkohë që vlerësimi për ndërmarrjen e një investimi të tillë bazohet mbi të dhënat konkrete se

përvetse frekuentuesve aktualë këtë qendër do ta përdorin edhe qytetet e tjera të vendit nëse bëhet fjalë për

kampionate kombëtare dhe rajonale. Gjithashtu kësaj qendre do ti shtohen edhe shërbimet e reja të parashikuara si

fizioterapia dhe noti. Gjithashtu hoteli mund të frekuentohet edhe nga sportistët amatorë të sporteve dimërore që

frekuentojnë tashmë qendrat turistike dimërore përreth qytetit të Korçës.

71

Ekipet Sportive

Në qytetin e Korçës sporti është i organizuar në dy klube sportive të cilat janë:

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

• Klubi shumësportesh “Skënderbeu” tek i cili bëjnë pjesë të gjitha llojet e sportit me dorë si dhe disiplina të

sporteve individuale që janë të organizuar në Shqipëri në rang Federatash;

• Klubi i futbollit “Skënderbeu, tek i cili bëjnë pjesë të rinjtë dhe fëmijët e qytetit (futbolli në të gjithë Shqipërinë

është sporti më popullor ndaj edhe të rinjtë janë të shumtë në këtë lloj aktiviteti sportive).

Skuadrat sportive të qytetit janë:

Futboll

Qyteti përfaqësohet nga 7 skuadra futbolli: (i) të rritur; (ii) të rinj; (iii) para të rinj - 2 skuadra; (iv) skuadra e fëmijëve - 3 të

tilla; si dhe 4 ekipe private fëmijësh.

Në total janë 11 skuadra futbolli të të gjitha moshave me rreth 270 sportistë (futbollistë). Këto janë skuadra që frekuentojnë

(stërviten) në fushat e kompleksit sportiv të qytetit të Korçës. Ka gjithashtu një numër tjetër të konsiderueshëm futbollistësh

amatorë të cilët janë pjesë e shkollave (çdo shkollë ka skuadrën dhe trajnerin e saj, ku stërviten nxënësit e shkollave të cilët

marrin pjesë në kampionatin lokal të qytetit). Numri i shkollave ku janë të ngritura skuadrat e futbollit janë 11 nga të cilat 9

shkolla 9-vjecare dhe 8 shkolla të mesme të përgjithëshme dhe profesionale.

Kampionati lokal i shkollave zhvillohet në dy sezone të vitit, në pranverë me shkollat e ciklit 9 vjeçar dhe në vjeshtë me

shkollat e mesme të qytetit.

Basketboll

Qytetarët - sportdashësit shqiptarë e konsiderojnë basketbollin si një nga sportet më të pëlqyera (pas futbollit). Qyteti

i Korçës ka 5 skuadra basketbolli: (i) të rritur meshkuj me 15 sportistë dhe 2 trajnerë; (ii) të rritur femra me 12 sportiste

dhe 1 trajner; (iii) të rinj meshkuj me 15 sportistë dhe 1 trajner; (iv) të reja femra me 12 sportiste dhe 1 trajner; si dhe

(v) para të rinj me 15 sportistë dhe 1 trajner. Këto janë ekipe që shfrytëzojnë fushat dhe pallatin sportive të kompleksit

sportive në fjalë, ndërkohë që qyteti i Korçës ka edhe 1 klasë sportive të ngritura që nga vitin 19973 në një s hkollë

9-vjeçare dhe që vazhdon të jenë fidanishtja e basketbollit Korçar. Klasat e basketbollit ngrihen që kur fëmija frekuenton

klasën e tretë dhe derisa mbaron ciklin 9- vjeçar. Kjo shkollë ka gjithsej 270 fëmijë sportistë.

Volejbolli

Qyteti i Korçës ka traditë edhe në këtë sport si për ekipet e femrave ashtu edhe të meshkujve. Gjithsej janë 5 ekipe: (i) të

rritur femra; (ii) të rritur meshkuj; (iii) të rinj femra; (iv) të rinj meshkuj dhe (v) para të rinj. Të pesta këto ekipe kanë në total

70 sportistë dhe 5 trajnerë. Gjithashtu shkolla 9-vjeçare e cila ka edhe profil sportiv në volejboll (e cituar më sipër në

kuadrin e basketbollit).

Atletika

Në Korçë janë gjithashtu edhe 6 ekipe sportive në atletikë (të rritur femra dhe meshkuj; të rinj femra dhe meshkuj dhe para

të rinj femra dhe meshkuj). Në total këto ekipe kanë 85 atletë dhe 5 trajnerë.

Peshëngritje

Ky është një tjetër sport që ndiqet shumë nga sportdashësit korçarë kjo është edhe arsyeja që një herë në vit kampionati

kombëtar zhvillohet në Korçë. Kryesisht sportdashësit janë meshkuj. Qyteti ka dy ekipe peshëngritjeje me gjithsej 20

sportistë dhe dy trajnerë.

Alpinizëm

Qytetit malor të Korçës sigurisht që nuk mund ti mungojnë ekipet sportive të alpinizmit. Janë gjithsej dy ekipe të tilla me

nga 10 sportistë secili (20 sportistë në total) që kanë 2 trajner. Qendra e re olimpike mund të parashikojë ambjente për

stërvitjen e këtyre sportistëve.

72

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Ski

Në qytet ekziston Shoqata e skive në të cilën bëjnë pjesë 20 skiatorë të grupmoshave të ndryshme. Sigurisht që qyteti

është nga të paktat qytete në Shqipëri që ka grup të till sportistësh, por aktualisht mungojnë qendrat e mirëfillta të skive.

Në qytet dhe zonat përreth pistat e skive janë kryesisht të improvizuara, por është në politikat prioritare të Bashkisë nxitja e

ngritjes së qendrave profesioniste të skive. Për këtë arsye Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka miratuar

ndërtimin e teleferikut dhe pistave rrëshqitëse në fshatin e mirënjohur turistik Dardhë. Aktualisht anëtarët e shoqatës së

skiatorëve përdorin ambjentet e kompleksit sportive për stërvitje gjithëvjetore.

Gjimnastikë aerobike

Ekipi i aerobisë ka 10 sportiste femra të rritura dhe të reja me 1 trajner.

Badmintoni

Relativisht i ri si sport i ndjekur në qytetin e Korçës të cilin e ushtrojnë dy ekipe të rinj femra dhe meshkuj me gjithsej 15

sportistë dhe 1 trajner.

Çiklizëm

Ekziston një ekip me 15 sportistë dhe 1 trajner.

Në përfundim mund të themi se numri total i sportistëve që frekuentojnë ambientet e qendrës sportive aktualisht

është rreth 600 persona (pa llogaritur ekipet private që marrin me qera këto ambiente si dhe nxënësit e shkollave që

herë pas herë i frekuentojnë ato ky numër arrin në 1600 - 1700); nga të cilët rreth 540 prej tyre marrin pjesë në garat e

ndeshjet kombëtare.

Grupe të tjera që do të frekuentonin këto ambiente

Përveç skuadrave sportive të qytetit që janë të shumta dhe pothuajse në të gjitha llojet e sporteve të aplikuara në vend;

kjo qendër sportive ka një potencial real, falë pozitës së tij gjeografike, ku shumë prej turistëve të apasionuar pas sporteve

dimërore që frekuentojnë fshatrat turistikë dimëror mund të frekuentojnë këtë qendër.

73

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Në rrethin e Korçës aktuallisht janë të paktën 5 qendra turistike dimërore (si Dardha; Voskopoja; Vithkuqi; Morava dhe

Bozdoveci) të gjitha shumë afër kësaj qendre sportive.

Table 26. Pika turistike dimërore të qytetit të Korçës ku mund të zhvillohen veprimtari sportive:

Pikat turistike dimërore Distancat nga qyteti i

Dardha 20

Voskopoja 20

Vithkuqi 26

Morava 8

Bozdoveci (Pjesë e Parkut 12

Kombëtar te Drenovës)

Korçës (km)

Gjithashtu qyteti i Korçës është i mirënjohur për numrin e vizitorëve që prêt kryesisht gjatë fundjavave.

Vlerësimi i të ardhurat që mund të gjenerohen

Vlerësimi i të ardhurave që parashikohet të mblidhen nga funksionimi i qendrës sportive, bazohet në të dhënat aktuale të

numrit të ndeshjeve për të çdo sezon sportive për sipas llojit të sportit. Janë marrë parasysh edhe shërbimet e reja që do të

ofrohen nga kjo qendër si fizioterapia; pishina; restoranti; hoteli; salla e konferencave dhe parkimi. Për të gjitha këto

shërbime dhe biletat e ndeshjeve sportive janë përdorur tarifat aktuale të ndeshjeve sipas llojit të sportit që përdor sot kjo

qendër sportive si dhe për shërbimet e reja tarifat e tregut në Korçë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë të ngjashme me të

(si Shkodra; Elbasani dhe Pogradeci).

Disa prej aktiviteteve sportive nuk janë parashikuar pasi mungojnë totalisht të dhënat për tarifat e shërbimeve që mund të

përdoren siç janë pagesat ditore ose mujore të sportistëve që merren me alpinizëm; ciklizëm; qitje; badminton dhe ndonjë

sport tjetër (nëse zhvilluesit e kësaj qendre do ti ofronin edhe këto shërbime për të cilat planifikimi urban ka parashikuar

hapësira të dedikuara për to) ato do të rrisnin vlerën e të ardhurave të parashikuara më sipër.

Në analizën e vlerësimit të ‘cash-flow’ të kësaj qendre sportive përveç investimit fillestar (rreth 48 milionë Euro) dhe

turn-overit të përllogaritur më sipër, duhet të kihen parasysh edhe shpenzimet operative që kanë të bëjnë me pagesën e

personelit në shërbim të kësaj qendre, shpenzimet e mirëmbajtjes që për aktivitetete të tilla janë të konsiderueshme si

pishina; ajri i kondicionuar; shërbimi i pastrimit; mjetet stërvitore; shërbimet për tapetin e gjelbër të fushave të futbollit

dhe pistave të tjera etj.

74

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Table 27. Vlerësimi i të ardhurave sipas llojit të sporteve dhe shërbimeve që do të ofrojë qendra sportive “Sport Planet”

Korçë

Vlerësimi i të ardhurave sipas llojit të sporteve dhe shërbimeve që do të ofrohen

Njësia Numri i Spektatorëve / klientëve Të ardhura

Lek EURO

Futboll 124 ndeshje 11, 200 40,800,000.00 326,400.00

Basketboll 105 ndeshje 4, 200 19,550,000.00 156,400.00

Volejboll 105 ndeshje 2, 700 12,100,000.00 96,800.00

At let ikë … …

Peshëngritje 4 ndeshje 400 80, 000 00 640.00

Al pi ni zëm na …

Ski na …

Gjimnastikë aerobike 2 ndeshje 200 2 00 00 16 0

B ami ngt on … …

Çi kl izëm na …

Masazh 10 persona ne dite 260 dite ne vit 5, 200, 000 00 41,600.00

Pishina 500 l ek/ day/ per son 1, 200 600,000.00 4,800.00

Tenis 1 5 750 375, 000 00 3,000.00

Poligoni i qitjes …

Restorant 2,000 leke/mesarisht cmim 100,000 200,000,000.00 1,600,000.00

Dyqane 100,000leke/qera mujore 12 mua j 1, 200, 000 00 9,600.00

Salla e Konferencave 20,000 l ek e/ di te 25 5 00, 000 00 4,000.00

Parkimi 100 l eke/ he re 39, 000 3,900,000.00 31,200.00

Hoteleri 1 netë / per son 20, 656 160,248,000.00 1,281,984.00

Totali Vjetor i të Ardhurave 5,465,368.00

75

76

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

ANEKS B. Kuadri Ligjor

1. Ligji për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore numër 9869, datë 4.2.2008

2. Udhëzim numër 35, datë 5.11.2008 për zbatimin e ligjit nr 9869, datë 4.02.2008, “për huamar-

rjen e qeverisjes vendore”

3. Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor, numër 8652, datë 31.07.2000

62Ligji për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë, numër 9936, datë

26.06.2008

4. Ligji për Pronat e Paluatshme Shtetërore, numër 8743, datë 22.02.2001

5. Ligji për Transferimin e Pronave të Paluatshme Shtetërore në Pushtetin Vendor,

6. numër 8744, datë 22.02.2001

7. Ligji për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare, numër 9228, datë 29.04.2004

8. Ligji për Huamarrjen Shtetërore, Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore të Huasë,

9. numër 9665, datë 18.12.2006

77

78

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

LIGJ

Nr.9869, datë 4.2.2008

PËR HUAMARRJEN E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji janë rregullat, sipas të cilave njësitë e qeverisjes vendore mund të marrin hua dhe çështjet e lidhura

me të.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj synon zgjerimin e autonomisë vendore, nëpërmjet rregullimit të huamarrjes nga njësitë e qeverisjes vendore

dhe krijimit të hapësirës e rregullave të përshtatshme, që sigurojnë një proces transparent huamarrjeje, në përputhje me

politikat e zhvillimit në tërësi dhe që garanton stabilitetin makroekonomik dhe kredibilitetin e institucioneve publike në

tregjet financiare.

Neni 3

Përkufizime

1. Termat e përdorur në këtë ligj, me përjashtim të rasteve kur në këtë nen janë përkufizuar ndryshe, kanë të njëjtin

kuptim me atë të të njëjtëve terma të përcaktuar në Kodin Civil dhe në ligjet që rregullojnë:

a) organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;

b) financat publike, hartimin dhe zbatimin e buxhetit, taksat dhe tarifat vendore, kontabilitetin, huamarrjen

shtetërore;

c) pronësinë shtetërore;

ç) veprimtaritë bankare e financiare, titujt, barrët siguruese.

2. “Hua” është një detyrim monetar apo çdo detyrim tjetër, që buron nga një marrëveshje financimi, emetim titujsh

apo garanci për të tretë.

3. “Borxh” është shuma e huave të marra në tregun bankar, financiar dhe nga palë të treta, persona fizikë, juridikë ose

individë, me kusht kthimi, me ose pa interes, për financimin e projekteve të caktuara apo për arsye të mungesës së

përkohshme të likuiditeteve dhe të deficitit fiskal buxhetor.

4. “Shërbimi i borxhit” është pagesa, që duhet kryer në çdo vit fiskal për principalin, interesat, zbritjet dhe pagesat e

tjera, që rrjedhin nga huatë, përfshirë edhe shpenzimet e lidhura me të.

5. “Marrëveshje financimi” është një marrëveshje me shkrim, që parashikon kushtet dhe rregullat, sipas të cilave hua-

marrësi merr fonde nga një huadhënës dhe përmban parashikime për shlyerjen e tyre, përfshirë çdo marrëveshje

kredie, qira financiare, linjë kredie, overdrafti, marrëveshje shitblerjeje me këste apo marrëveshje tjetër shitbler-

79

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

jeje, si dhe çdo dokument tjetër, sipas të cilit njësia e qeverisjes vendore merr përsipër të shlyejë kostot kapitale të

pronave, impianteve dhe pajisjeve në një kohë të dhënë.

6. “Hua afatshkurtër” është huaja, që duhet të shlyhet për një periudhë kohe më të shkurtër se një vit.

7. “Hua afatgjatë” është huaja, që duhet të shlyhet për një periudhë kohe të barabartë ose më të gjatë se një vit.

8. “Titull i njësisë së qeverisjes vendore” është çdo dëftesë huaje, obligacion, apo çdo provë tjetër huamarrjeje, e

emetuar nga njësia e qeverisjes vendore, në formë fizike apo jofizike.

9. “Garanci për të tretë” është një detyrim, kontingjent i njësisë së qeverisjes vendore, për t’u bërë përgjegjës, plotë-

sisht apo pjesërisht, për detyrimet financiare të një personi tjetër juridik, në rast se pala, që ka përgjegjësinë parë-

sore për shlyerjen e këtyre detyrimeve financiare, nuk arrin t’i paguajë ato në kohën dhe masën e duhur.

10. “Rast mospërmbushjeje” është mosshlyerja nga njësia e qeverisjes vendore e principalit apo interesit mbi një

hua në afatet e caktuara, apo çdo ngjarje tjetër e parashikuar si e tillë në kushtet dhe rregullat e marrëveshjes së

huasë.

11. “Regjistri i borxhit vendor” është regjistri i përgatitur nga Ministria e Financave, i cili përmban të dhëna për borxhet

e njësive të qeverisjes vendore.

12. “Huadhënës” është çdo person fizik, juridik apo individ që financon, nëpërmjet huasë, njësinë e qeverisjes ven-

dore, përfshirë zotëruesit e titujve të njësisë së qeverisjes vendore, si dhe çdo përfaqësues të autorizuar të këtyre

zotëruesve.

13. “Koha e dobishme” është periudha e parashikuar në vite për përdorimin faktik të një investimi kapital, përfshirë

mirëmbajtjen e zakonshme.

14. “Borxhi publik” është borxhi që përbëhet nga borxhi shtetëror dhe borxhi vendor.

80

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

KREU II

KOMPETENCAT PËR HUAMARRJEN VENDORE

Neni 4

Qëllimi i huasë

1. Njësia e qeverisjes vendore mund të marrë hua afatshkurtër, për të financuar mungesën e përkohshme të likuid-

iteteve.

2. Njësia e qeverisjes vendore mund të marrë hua afatgjatë për të:

a) financuar shpenzime kapitale, që shërbejnë për një funksion të njësisë së qeverisjes vendore;

b) rifinancuar hua afatgjatë ekzistuese, të marrë sipas shkronjës “a” të kësaj pike. Huaja e marrë sipas kësaj pike

duhet të jetë me afat maturimi më të gjatë se huaja që rifinancon.

3. Njësia e qeverisjes vendore mund të lëshojë garanci në favor të subjekteve të kontrolluara prej saj për hua, që

merren prej këtyre subjekteve, për financimin e shpenzimeve kapitale, që shërbejnë për një funksion të njësisë së

qeverisjes vendore.

Neni 5

Kushtet e huasë

1. Huaja mund të ketë interes me normë fikse ose të ndryshueshme.

2. Huaja mund të merret në monedhë vendase ose në monedhë të huaj. Huaja afatshkurtër merret vetëm në moned-

hë vendase.

3. Huaja afatshkurtër maturohet dhe është e pagueshme deri në ditën e fundit të muajit nëntor të vitit fiskal, në të

cilin merret dhe nuk mund të jetë objekt i rifinancimit apo i zgjatjes së afatit të maturimit përtej kësaj date.

4. Huaja afatgjatë nuk mund të ketë maturim dhe nuk mund të bëhet e pagueshme përtej kohës së dobishme të in-

vestimit kapital, të financuar me të hyrat e kësaj huaje.

5. Huaja mund të jetë subjekt i kushteve të parapagimit, në përputhje me kushtet e rregullat e parashikuara në mar-

rëveshjen e saj.

Neni 6

Kompetenca për huamarrjen afatshkurtër

1. Njësia e qeverisjes vendore merr hua afatshkurtër, në përputhje me vendimin në parim të këshillit të saj, për bux-

hetin e kësaj njësie për vitin aktual fiskal. Brenda kufizimit të lejuar nga ky ligj, për borxhin afatshkurtër këshilli

përcakton kufirin konkret, brenda të cilit, gjatë zbatimit të buxhetit, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore është i

autorizuar të marrë hua afatshkurtër, rast për rast.

2. Huaja afatshkurtër përdoret nga njësia e qeverisjes vendore vetëm pas një përgjigjeje negative nga Ministria e

Financave për mbulimin e nevojave për likuiditete me hua, pa ose me interes, nga Buxheti i Shtetit. Ministria e

Financave përgjigjet brenda dhjetë ditëve nga data e marrjes së kërkesës për likuiditete. Vlerësohet se Ministria e

Financave ka dhënë përgjigje negative, kur nuk shprehet brenda këtij afati dhe njësia e qeverisjes vendore mund të

kërkojë hua afatshkurtër nga burime të tjera.

3. Njësia e qeverisjes vendore, brenda dhjetë ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes së huasë afatshkurtër, njofton

Ministrinë e Financave për marrjen e kësaj huaje dhe kushtet e saj, si dhe bën përshkrimin e respektimit të kufizi-

meve për borxhin afatshkurtër, sipas kreut IV të këtij ligji.

4. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, në mbledhjen më të afërt të këshillit të kësaj njësie, njofton për marrjen e

borxhit afatshkurtër, kushtet dhe rregullat e tij, përfshirë marrëveshjen me huadhënësin, për kriteret dhe procesin

e përzgjedhjes së huadhënësit, si dhe bën përshkrimin e respektimit të kufizimeve për borxhin afatshkurtër, të

vendosur nga këshilli, sipas pikës 1 të këtij neni.

81

Neni 7

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Kompetenca për huamarrjen afatgjatë

1. Njësia e qeverisjes vendore merr hua me vendim të këshillit për huamarrjen, të miratuar me shumicën e votave të

numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit, në një mbledhje të hapur për publikun.

2. Vendimi i këshillit autorizon kushtet e huamarrjes dhe përmban të dhënat e mëposhtme:

a) shumën e principalit të huasë;

b) normën e interesit;

c) formën e huasë;

ç) maturimin dhe kushtet e kthimit;

d) qëllimin për të cilin merret huaja;

dh) garancitë për kthimin e huasë, përfshirë edhe përshkrimin e të ardhurave të vëna peng, nëse ka;

e) përshkrimin e respektimit të kufizimeve të borxhit, sipas kreut IV të këtij ligji;

ë) kohën e dobishme të aseteve, të financuara nga huaja.

3. Njoftimi për mbledhjen e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, në të cilën do të shqyrtohet vendimi, duhet të

botohet në një gazetë me tirazh të konsiderueshëm, jo më pak se pesëmbëdhjetë ditë para datës së mbledhjes. Ky

njoftim duhet të përmbajë edhe të dhënat, sipas pikës 2 të këtij neni.

4. Njësia e qeverisjes vendore, brenda dhjetë ditëve nga miratimi i vendimit, duhet të njoftojë Ministrinë e Financave

për marrjen e kësaj huaje. Njoftimi duhet të përmbajë:

a) vendimin që autorizon huanë;

b) të ardhurat dhe shpenzimet operative të vitit të mëparshëm fiskal;

c) koston e shërbimit të borxhit për vitin fiskal aktual, përfshirë edhe koston e parashikuar të huasë së re.

d) Pavarësisht sa është thënë më lart, brenda datës 31 dhjetor të çdo viti, çdo njësi e qeverisjes vendore duhet të

njoftojë Ministrinë e Financave për planet e huamarrjes për vitin e ardhshëm fiskal.

5. Vendimi për huanë afatgjatë hyn në fuqi pas konfirmimit nga Ministri i Financave. Ministri i Financave kufizohet

vetëm në konfirmimin e përputhshmërisë procedurale për autorizimin e huasë, në përputhje me këtë nen dhe

verifikimin e respektimit të kufizimeve të borxhit, të parashikuara në kreun IV të këtij ligji. Vlerësohet se Ministri

i Financave e ka konfirmuar huanë, në rast se nuk përgjigjet brenda njëzet ditëve nga data e marrjes së njoftimit,

sipas pikës 4 të këtij neni.

6. Pavarësisht pikës 5 të këtij neni, huaja:

a) e marrë për rifinancimin e një huaje tjetër;

b) e marrë në tregjet ndërkombëtare;

c) e marrë nga një njësi e qeverisjes vendore, e cila ka pasur një rast të vështirësisë financiare, gjatë pesë viteve

paraardhëse, është subjekt i miratimit të Ministrit të Financave.

7. Miratimi nga Ministri i Financave, sipas pikave 5 e 6 të këtij neni, nuk përbën garanci dhe nuk krijon asnjë lloj de-

tyrimi të Republikës së Shqipërisë për kthimin e huasë.

Neni 8

Titujt e njësisë së qeverisjes vendore

1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, në përputhje me vendimin e këshillit për huamarrjen, emeton titujt e

njësisë së qeverisjes vendore, në formën e regjistrimit në llogari apo në formë fizike. Kryetari autorizon krijimin e

sistemit të regjistrimit kompjuterik për titujt e emetuar në formën e regjistrimit në llogari, si dhe administrimin e

këtij sistemi, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një ndërmjetësi.

2. Titujt e emetuar në formën e regjistrimit në llogari janë detyrime të njësisë së qeverisjes vendore dhe nuk ndry-

shojnë nga titujt e emetuar në formë fizike, megjithëse emetimi, mbajtja e llogarisë dhe transaksionet e tyre, përf-

shirë edhe pagesa në maturim, realizohen në mënyrë elektronike, duke përdorur të dhëna të ndërlidhura kompju-

terike, të mbajtura nga/dhe nëpërmjet ndërmjetësve, të cilët veprojnë në cilësinë e agjentit apo të kujdestarit.

3. Titujt e emetuar në formë të certifikuar apo fizike janë detyrime të njësisë së qeverisjes vendore, të cilat identi-

fikohen nëpërmjet serive të emetimit, numrit përkatës serial dhe vlerës nominale dhe mund të jenë në formë të

regjistruar ose të pagueshme për zotëruesin. Titujt e njësisë së qeverisjes vendore mund të emetohen në formë

fizike, për të evidentuar në mënyrë kolektive një numër titujsh, që mbajnë të njëjtin përshkrim, por që emetohen

në formën e regjistrimit në llogari.

4. Titujt e njësisë së qeverisjes vendore mund të jenë të tregtueshëm ose të patregtueshëm, në varësi të kushteve të

82

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

emetimit.

5. Emetimi i titujve të njësisë së qeverisjes vendore bëhet në përputhje me ligjin në fuqi, që rregullon emetimin, tran-

saksionet me titujt, si dhe subjektet e përfshira në këto transaksione.

Neni 9

Natyra e detyrimit për të shlyer huanë

1. Kthimi i huasë së njësisë së qeverisjes vendore, në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara, është përgjegjë-

si vetëm e kësaj njësie, përveçse kur garantohet shprehimisht nga një person tjetër. Huamarrja nga njësitë e qever-

isjes vendore nuk përbën asnjë detyrim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të Republikës se Shqipërisë, përveçse kur

Ministri i Financave ka nënshkruar marrëveshje të garancisë shtetërore për huanë.

2. Buxheti i njësisë së qeverisjes vendore përfshin shumën e shërbimit të borxhit, që duhet të paguhet në atë vit.

3. Marrëveshja e financimit apo titujt e njësisë së qeverisjes vendore përcaktojnë burimet e të ardhurave, që janë

vendosur si garanci për shlyerjen e huasë, nëse ka, në përputhje me kreun III të këtij ligji.

4. Përveç rasteve kur Ministria e Financave ka lëshuar një garanci shtetërore për huanë, marrëveshja e financimit apo

titulli përmban dispozitën se huaja është e pagueshme vetëm nga burimet e parashikuara në dispozitat e saj dhe

nuk përbën detyrim të Republikës së Shqipërisë. Çdo instrument huaje, që nuk përmban këtë përcaktim, është i

pavlefshëm.

5. Çdo hua e vlefshme e njësisë së qeverisjes vendore përbën përgjegjësi të vlefshme, detyruese dhe të ekzeku-

tueshme për këtë njësi, me fuqi detyruese për organet ekzistuese dhe ato të ardhshme të kësaj njësie.

Neni 1

Të hyrat e huasë

1. Të hyrat e huasë përdoren vetëm për qëllimin e autorizuar në vendimin e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore.

Në rast se këshilli, pas marrjes së huasë, vendos ta ndryshojë qëllimin e marrjes së saj, duhet të ndryshojë edhe

vendimin, për të pasqyruar ndryshimin e qëllimit, sipas të njëjtave procedura, të kërkuara për vendimin fillestar, si

dhe të marrë pëlqimin e huadhënësit për këtë ndryshim. Në rast se huaja është emetuar në formë titulli, merret

pëlqimi i asaj përqindjeje të pronarëve të titujve, që është përcaktuar në kushtet fillestare të emetimit të huasë.

2. Vendimi, që autorizon huanë, mund të parashikojë krijimin e një fondi rezervë veçmas dhe të ndarë nga fondet e

tjera të njësisë së qeverisjes vendore dhe të përdoret vetëm për qëllimet e shërbimit të borxhit, në rast se njësia e

qeverisjes vendore nuk është e aftë të kryejë këto pagesa, sipas kushteve e rregullave të huasë.

Neni 11

Investimi i fondeve të huasë

Të hyrat e huasë, fondet e mbajtura rezervë për të kryer pagesat e borxhit, përfshirë çdo fond rezervë, sipas nenit 10

pika 2 të këtij ligji, si dhe çdo e ardhur e vënë garanci për shlyerjen e huasë mund:

a. të mbahen në llogari të veçanta;

b. të investohen vetëm në titujt e shtetit ose depozita me afat, në banka të miratuara nga Ministria e Financave,

vetëm kur këto maturohen përpara datës së pritshme të kryerjes së shpenzimit të këtyre fondeve, për qëllimin e

autorizuar.

Çdo e ardhur nga investimi i këtyre fondeve përdoret, në radhë të parë, për të mbuluar shpenzimet që financohen nga

huaja dhe për pagesën e shërbimit të borxhit.

83

KREU III

Neni 12

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Huaja me detyrim të përgjithshëm

1. Huaja afatshkurtër dhe afatgjatë e njësisë së qeverisjes vendore përbën detyrim të përgjithshëm të kësaj njësie, i

pagueshëm si shpenzim parësor nga të gjitha fondet, ligjërisht të disponueshme, të njësisë së qeverisjes vendore,

të cilat nuk janë vendosur si garanci për huadhënës të tjerë, sipas nenit 13 të këtij ligji.

2. Të gjitha huatë me detyrim të përgjithshëm gëzojnë paritet dhe barazi statusi, pavarësisht nga koha kur janë krijuar

dhe pavarësisht nëse janë në formë titujsh apo marrëveshjesh financimi.

Neni 13

Garanci të tjera të ardhurash

1. Huaja me detyrim të përgjithshëm mund të garantohet nga të gjitha apo nga një pjesë e atyre të ardhurave, për të

cilat njësia e qeverisjes vendore ka autoritet të plotë shpenzimi.

2. Çdo vënie garancie e të ardhurave duhet të përshkruhet në vendimin e këshillit, që autorizon huanë.

3. Të ardhurat e vëna garanci mund të identifikohen veçmas në sistemin e thesarit, të ndara nga fondet e tjera të

njësisë së qeverisjes vendore.

4. Të ardhurat e vëna garanci përdoren në përputhje me kushtet e huasë dhe huadhënësi gëzon përparësi mbi këto

të ardhura, kundrejt çdo pale të tretë.

5. Garancitë e dhëna nga njësia e qeverisjes vendore nuk e detyrojnë, në asnjë rast, pushtetin qendror për të bërë

pagesa të tilla për llogari të kësaj njësie.

Neni 14

Interceptimi i financimit

Njësia e qeverisjes vendore mund të japë garanci shtesë për huanë e garantuar, sipas nenit 13 të këtij ligji, duke lidhur një

marrëveshje që, në rast mospërmbushjeje, lejon pagesën e huasë drejtpërdrejt nga transfertat e pakus htëzuara ose

taksat e ndara të pagueshme nga Buxheti i Shtetit për llogari të kësaj njësie. Këto fonde i paguhen huadhënësit, në

përputhje me kushtet dhe rregullat e marrëveshjes së huasë.

Neni 15

Garanci me prona fizike

Huaja me detyrim të përgjithshëm mund të garantohet edhe me pronë jopublike, fizike, të njësisë së qeverisjes vendore.

Neni 16

Lloje të tjera garancie

Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore mund të ofrojë garanci të tjera, duke u angazhuar:

a) të zbatojë taksa e tarifa në një nivel të caktuar, të lejuar nga ligji, për të vjelë një shumë të caktuar të

ardhurash;

b) të administrojë një ndërmarrje apo pronë tjetër, në përputhje me kushtet e huasë;

c) të kryejë pagesat drejtpërdrejt nga fonde apo burime, që bëhen të disponueshme dhe të autorizojë akses të

drejtpërdrejtë në këto burime, për të garantuar pagesën e huasë;

ç) të depozitojë fonde apo të ardhura të vëna garanci pranë apo për llogari të huadhënësit;

d) të pranojë procedura specifike pagimi, për të siguruar pagesën ekskluzive apo të dedikuar për huadhënësin,

përfshirë interceptimin e të ardhurave, pagesat në llogari të veçanta, apo mekanizma ose procedura të tjera

pagese;

dh) të pranojë kufizime për hua të mëtejshme;

e) të zgjidhë mosmarrëveshjet me anë të ndërmjetësimit, arbitrazhit apo mekanizmave të tjerë për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve;

ë) të pranojë marrëveshje të tjera, që i vlerëson të nevojshme dhe të dobishme për marrjen e huasë dhe ofrimin

e garancisë për shlyerjen e saj.

84

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

KREU IV

KUFIZIMET E BORXHIT

Neni 17

Kufizimet e borxhit afatshkurtër

Shuma e përgjithshme e borxhit afatshkurtër në asnjë rast nuk mund të tejkalojë më shumë se dhjetë për qind të të

ardhurave faktike, gjithsej, nga taksat dhe tarifat vendore dhe taksat e tatimet e ndara të vitit fiskal paraardhës.

Neni 18

Kufizimet e borxhit afatgjatë

1. Raporti i tepricës operative të vitit fiskal paraardhës (të llogaritur si diferenca e të ardhurave operative, nga bu-

rimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar me shpenzimet jo të kushtëzuara operative të njësisë

së qeverisjes vendore) me shërbimin e borxhit, që duhet të paguhet çdo vit për borxhin afatgjatë, është jo më pak

se 1,4 : 1.

2. Raporti i stokut të borxhit ndaj të ardhurave operative, gjithsej, nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e

pakushtëzuar, është jo më shumë se 1,3 : 1.

3. Shërbimi i borxhit, që duhet të paguhet çdo vit për borxhin afatgjatë, nuk mund të tejkalojë njëzet për qind të bux-

hetit total të të ardhurave nga transferta e pakushtëzuar, taksat dhe tatimet e ndara dhe taksat e tarifat vendore të

tri viteve fiskale paraardhëse të njësisë së qeverisjes vendore:

a) përllogaritja e interesave, për efekt të respektimit të kufizimeve të borxhit, bazohet në normën zyrtare të

interesit të ditës kur bëhet përllogaritja;

b) përllogaritja e principalit dhe e interesave të pagueshëm për huanë në monedhë të huaj bëhet në bazë të

kursit zyrtar të këmbimit, të shpallur nga Banka e Shqipërisë, në ditën kur bëhet përllogaritja;

c) në rastin kur njësia e qeverisjes vendore garanton hua të marrë nga të tretë, përllogaritja, për qëllim të kufizimit

ë borxhit, e konsideron huanë sikur të jetë marrë nga ajo vetë në përpjesëtim me kushtet e garancisë;

ç) respektimi i parashikimeve për kufizimet e borxhit përcaktohet nga njësia e qeverisjes vendore, sipas një njoftimi,

që depozitohet në Ministrinë e Financave, në kohën e marrjes së huasë dhe ndryshimet e mëvonshme në

normën e interesit apo në kursin e këmbimit, për shkak të të cilave shërbimi i borxhit tejkalon kufizimet, nuk

përbëjnë shkelje të kufizimeve të borxhit apo nuk cenojnë vlefshmërinë e huasë, që ka qenë në përputhje në

kohën e emetimit.

Neni 19

Kufizimet e linjës së kredisë

Linja e kredisë kufizohet për qëllim të borxhit afatshkurtër apo afatgjatë, në bazë të tavanit të linjës së kredisë, pavarësisht

nga masa e përdorimit të saj faktik.

Neni 20

Kufizimi shumator i borxhit

1. Shuma e borxhit afatshkurtër dhe afatgjatë, për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, u nënshtrohet kufizimeve të

përcaktuara në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” mbi kufijtë e borxhit publik.

2. Kufizimi shumator për borxhin afatshkurtër dhe atë afatgjatë të njësisë së qeverisjes vendore është i barabartë me

kufizimin për borxhin afatgjatë, sipas nenit 18 të këtij ligji.

85

KREU V

SUBJEKTI ME KOMPETENCA TË PËRBASHKËTA

Neni 21

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Huamarrja nga subjekti me kompetenca të përbashkëta

Njësia e qeverisjes vendore mund t’i delegojë një subjekti me kompetenca të përbashkëta të drejtën për të krijuar

borxh. Ky subjekt merr hua dhe krijon borxh në përputhje me këtë ligj dhe marrëveshjen për krijimin e tij. Kufizimi i

borxhit për llogari të njësisë së qeverisjes vendore, themeluese e këtij subjekti, është në proporcion me angazhimin e saj

në këtë marrëveshje.

KREU VI

MASAT KORRIGJUESE

Neni 22

Masat korrigjuese

1. Në rast vazhdimësie të një rasti mospërmbushjeje për tridhjetë ditë të njëpasnjëshme, njësia e qeverisjes vendore

dhe huadhënësi duhet të informojnë Ministrinë e Financave brenda pesë ditëve pune nga ky afat. Ministria e Fi-

nancave bën një shënim në regjistrin e borxhit vendor, që identifikon detyrimin e huasë si të mospërmbushur.

2. Në rast mospërmbushjeje, huadhënësit e huave të garantuara me të ardhura specifike janë të autorizuar të marrin

në zotërim dhe të përdorin, në përputhje me termat dhe kushtet e huasë ose të marrëveshjes së interceptimit, të

ardhurat e vëna garanci, derisa i gjithë principali dhe interesat e huasë të jenë paguar plotësisht.

3. Në rast mospërmbushjeje, huadhënësit kanë të drejtë të marrin të gjitha masat e mundshme ligjore kundër njësisë

së qeverisjes vendore.

4. Në rast mospërmbushjeje, Ministria e Financave i kërkon njësisë së qeverisjes vendore të hartojë dhe të paraqesë

një plan masash për korrigjimin e situatës dhe kthimin në normalitet të pagesave të borxhit.

Neni 23

Vështirësia financiare

1. Njësia e qeverisjes vendore ndodhet në një rast të vështirësisë financiare kur:

a) llogaritë e pashlyera, të cilave u ka kaluar afati me më shumë se nëntëdhjetë ditë, në fund të çdo tremujori të

vitit fiskal, tejkalojnë tridhjetë për qind të buxhetit të njësisë së qeverisjes vendore për këtë tremujor;

b) huaja afatshkurtër nuk është shlyer plotësisht deri në ditën e fundit të muajit nëntor të vitit buxhetor, kur është

marrë kjo hua.

2. Ministria e Financave, me marrjen e njoftimit nga njësia e qeverisjes vendore ose kur e vëren vetë, e shpall këtë

njësi në vështirësi financiare dhe bën një shënim në regjistrin e borxhit vendor për këtë qëllim.

3. Me shpalljen, sipas pikës 2 të këtij neni, njësia e qeverisjes vendore është subjekt i mbikëqyrjes financiare nga

Ministria e Financave dhe nuk mund:

a) të marrë asnjë vendim, që mund të çojë në shtimin e detyrimeve të saj financiare;

b) të vendosë shërbime të reja publike, të themelojë sipërmarrje publike apo çdo institucion tjetër;

c) të shlyejë asnjë detyrim financiar, të krijuar para shpalljes së rastit të vështirësisë financiare, përveç

detyrimeve, të përcaktuara shprehimisht në planin e rehabilitimit financiar, sipas pikës 4 të këtij neni;

ç) të marrë hua pa miratimin e Ministrisë së Financave.

4. Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, brenda gjashtëdhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për vështirësinë finan-

ciare, sipas pikës 2 të këtij neni, miraton një plan rehabilitimi financiar, të cilin ia dorëzon për miratim Ministrisë së

Financave. Përgatitja e planit të rehabilitimit bëhet nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, me asistencë nga

Ministria e Financave.

5. Në rast se njësia e qeverisjes vendore nuk e dorëzon planin e rehabilitimit brenda afatit të përcaktuar në pikën 4 të

këtij neni, plani përgatitet nga Ministria e Financave.

6. Zbatimi i planit të rehabilitimit është i detyrueshëm për njësinë e qeverisjes vendore. Njësia e qeverisjes vendore

dorëzon pranë Ministrisë së Financave, me kërkesë të kësaj ministrie, por të paktën një herë në muaj, raporte të

hollësishme për realizimin e masave, sipas këtij plani.

86

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 24

Dalja nga vështirësia financiare

Ministria e Financave shpall se njësia e qeverisjes vendore pushon së qeni subjekt i masave, sipas nenit 23 të këtij ligji, në

rast se kjo njësi:

a) nuk ka deficit buxhetor për dy vite të njëpasnjëshme;

b) bën kërkesë për çlirimin nga këto masa dhe Ministria e Financave vlerëson se njësia ka ndërmarrë masa, me të

cilat mund të përmirësohet gjendja financiare e njësisë së qeverisjes vendore dhe të eliminohen kushtet, që

kanë shkaktuar rastin e vështirësisë financiare;

c) deklaron dhe argumenton se është në përputhje me planin e rehabilitimit dhe nuk ndodhet më në kushtet e

një rasti të vështirësisë financiare.

Neni 25

Paaftësia paguese

1. Rast i paaftësisë paguese shfaqet, kur njësia e qeverisjes vendore:

a) nuk përmbush detyrimin për shlyerjen e principalit ose të interesit të një detyrimi huaje apo garancie për të

tretë, të marrë dhe të njohur prej saj, apo është subjekt i një vendimi gjykate të formës së prerë, kur kjo

mospërmbushje ka vazhduar për një periudhë prej gjashtëdhjetë ditësh e kur shuma tejkalon tridhjetë për

qind të të ardhurave, gjithsej, të njësisë së qeverisjes vendore nga taksat e tarifat vendore, taksat e ndara dhe

transferta e pakushtëzuar në vitin buxhetor paraardhës;

b) ka llogari të pashlyera, që tejkalojnë shumën tridhjetë për qind të buxhetit të saj vjetor, për një periudhë prej

nëntëdhjetë ditësh të njëpasnjëshme dhe kjo ka pasur një ndikim të dukshëm negativ në shërbimet bazë që

ofron njësia.

2. administrimin e paaftësisë paguese dhe procedurat përkatëse përcaktohen me ligj të veçantë.

KREU VII

TË NDRYSHME

Neni 26

Regjistri i borxhit vendor

Ministria e Financave mban një regjistër të të gjitha huave të njësive të qeverisjes vendore, i cili përditësohet në

mënyrë të vazhdueshme nga kjo ministri dhe botohet një herë në gjashtë muaj.

Neni 27

Aneksi i borxhit në buxhetin vendor

Çdo njësi e qeverisjes vendore mban një regjistër të veçantë për borxhin e saj, ku pasqyrohen të dhënat e përcaktuara në

nenin 7 pika 2 të këtij ligji, si dhe çdo të dhënë tjetër, që lidhet me përdorimin dhe shlyerjen e huasë. Detyrimet e njësisë

së qeverisjes vendore ndaj huadhënësve pasqyrohen në një aneks të veçantë të buxhetit vjetor të njësisë së qeverisjes

vendore.

Neni 28

Informacioni publik

Të gjitha dokumentet e lidhura me huamarrjen vendore janë dokumente zyrtare dhe janë të lejueshme për publikun, në

përputhje me ligjin për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare.

87

Neni 29

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Librat dhe llogaritë

Njësia e qeverisjes vendore ka detyrimin të mbajë regjistrat dhe informacionin e nevojshëm, për të lejuar verifikimin e

kushteve të huave dhe të respektimit të kushteve të vendimit të këshillit për huamarrjen, përfshirë, por jo kufizuar në

përdorimin e të hyrave të huasë, në përputhje me këtë vendim. Ky informacion do të jetë publik, sipas kuptimit të nenit

28 të këtij ligji.

Neni 30

Kompetencat e zyrtarëve të njësisë së qeverisjes vendore

Kryetari dhe çdo zyrtar i njësisë së qeverisjes vendore, i autorizuar sipas vendimit të këshillit për huamarrjen, janë të

autorizuar të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për apo të lidhur me huamarrjen, në përputhje me kushtet dhe

rregullat e këtij vendimi.

Neni 31

Trajtimi fiskal

Interesi për borxhin e njësisë së qeverisjes vendore është subjekt i tatimit mbi të ardhurat në të njëjtën masë e mënyrë, si

huaja e borxhit të shtetit.

Neni 32

Detyrimet e huave të marra para këtij ligji

Çdo hua e njësive të qeverisjes vendore, e kontraktuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbetet në fuqi, sipas kushteve e

termave të saj, megjithatë zbatohen kufizimet e borxhit, sipas kreut IV të këtij ligji.

Neni 33

Përparësia ligjore

Në rast mospërputhjeje ndërmjet dispozitave të këtij ligji dhe të ligjeve të tjera në fuqi, që përmbajnë dispozita për ose kanë

lidhje me huamarrjen nga njësitë e qeverisjes vendore, ky ligj ka epërsi.

Çdo hua e njësive të qeverisjes vendore, e kontraktuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbetet në fuqi.

Neni 34

Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë akte nënligjore për:

a) llojin e të dhënave, formën dhe standardet e mbajtjes së tyre në regjistrin e huasë, të borxhit vendor pranë

Ministrisë së Financave, si dhe në regjistrin e borxhit të çdo njësie të qeverisjes vendore dhe raportimin e

njësive të qeverisjes vendore pranë kësaj ministrie;

b) rregullat e përdorimit të mekanizmit të interceptimit;

c) investimin e fondeve të lidhura me huatë vendore dhe menaxhimin e llogarive në banka të nivelit të dytë për

këtë qëllim;

ç) mënyrën e përllogaritjes së kufizimeve të borxhit vendor.

Neni 35

Dispozita kalimtare

1. Njësitë e qeverisjes vendore mund të fillojnë të marrin hua nga data 1 mars 2008.

2. Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë të gjitha aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.

3. Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me shoqatat e njësive të qeverisjes vendore, or-

ganizojnë informimin dhe trajnimin e këtyre njësive, si dhe të subjekteve që operojnë në tregun bankar e financiar.

88

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 36

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5624, datë 18.2.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

89

U D H Ë Z I M

Nr. 35, Datë 5 /11 /2008

PËR

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

ZBATIMIN E LIGJIT NR 9869, DATE 4.02.2008, “PER HUAMARRJEN E QEVERISJES VENDORE”

Në mbështetje të nenit 102 pikës 4 të Kushtetutës dhe në zbatim të ligjit Nr. 9869, datë 04.02.2008, “Për Huamarrjen e

Qeverisjes Vendore”, ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, Min-

istri i Financave

U D H Ë Z O N:

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij udhëzimi janë rregullat, kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për huamarrjen nga njësitë e qeverisjes

vendore; si dhe transparenca, bashkëpunimi dhe raportimi me strukturat e qeverisjes qendrore.

Neni 2

Përkufizime

Në zbatim të këtij udhëzimi, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:

1. Të ardhurat korrente të pakushtëzuara janë të ardhurat korrente nga burimet e veta dhe të ardhurat korrente nga

burimet kombëtare, si më poshtë:

Të ardhurat korrente nga burimet e veta:

90

a. Të ardhurat nga taksat vendore, si taksa e biznesit të vogël; taksa mbi pasurinë e paluajtshme; taksa e fjetjes

në hotel; taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja; taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për

pasuritë e paluajtshme; taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve; taksa për zënien e hapësirave publike;

taksa e tabelës; taksa të përkohshme siç përcaktohet nga Ligji Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e

taksave vendore” i ndryshuar dhe çdo taksë tjetër vendore e përcaktuar si e tillë nga legjislacioni në fuqi.

b. Të ardhurat nga tarifat vendore, ku përfshihen të gjitha tarifat që njësia e qeverisjes vendore mbledh për

kryerjen e shërbimeve publike; tarifa për shërbimet social/arsimore të ofruara nga njësitë e qeverisjes

vendore; tarifa administrative për licenca, dokumente, etj., siç përcaktohet në kuptim të nenit 16 pika 3 të ligjit

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Nr. 8652 datë 31.01.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” dhe Ligjin 9632 të ndryshuar.

c. Të ardhura jotatimore korrente, si të ardhurat korrente nga veprimtaritë ekonomike apo të ardhurat nga qiratë

mbi trojet, ndërtesat dhe objektet e tjera vendore

Të ardhurat korrente nga burimet kombëtare:

d. Të ardhurat nga taksat e ndara, ku bëjnë pjesë ato të ardhura nga një ose disa taksa që me ligj ndahen midis

pushtetit qendror dhe atij vendor.

e. Transferta e pakushtëzuar e njësisë së qeverisjes vendore, përfshirë transfertën A dhe transfertën B të

pakushtëzuar, siç përcaktohet nga ligji vjetor i buxhetit të shtetit.

2. Të ardhurat e buxhetit vendor që nuk përfshihen në përllogaritjen e kufizimeve të borxhit janë të ardhurat korrente

apo kapitale nga burime kombëtare në formën e transfertës së kushtëzuar, si edhe të ardhura kapitale nga tjetër-

simi i pronës së njësisë së qeverisjes vendore; të ardhura nga donacionet, sponsorizimet dhe dhuratat; të ardhura

nga gjobat dhe sekuestrimet dhe çdo e ardhur tjetër që nuk është e përsëritshme nga viti në vit.

3. Shpenzimet korrente të njësisë së qeverisjes vendore që përfshihen në përllogaritjen e kufizimit të borxhit janë ato

shpenzime, burimi i financimit të të cilave është i pakushtëzuar. Të tilla janë shpenzimet që njësia e qeverisjes ven-

dore kryen nga burimet e veta korrente, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar për kryerjen e funksioneve

të veta, të përbashkëta dhe të deleguara.

4. Teprica operative është diferenca mes të ardhurave korrente të pakushtëzuara (përshkruar në pikën 1.a deri 1.e të

këtij neni) me shpenzimet operative nga këto burime (pika 3 e këtij neni).

5. Huaja e marrë në tregjet ndërkombëtare: marrëveshje financimi e lidhur me persona juridikë apo fizikë (subjekte)

jorezidente në Shqipëri, apo tituj të emetuar jashtë vendit.

6. Stoku i borxhit është shuma gjithsej e principalit nominal të pashlyer të huave ekzistuese në formën e marrëveshjeve

të financimit dhe vlera nominale e titujve të njësisë së qeverisjes vendore.

7. Periudhë faljeje (grace period) është periudha gjatë së cilës huadhënësi i lejon huamarrësit të mos bëjë pagesat e

huasë apo t’i bëjë ato në mënyrë të pjesshme pa aplikuar gjoba apo penalitete.

8. Prona fizike jopublike e njësisë së qeverisjes vendore është prona që gëzon statusin juridik të pronës private, në

përputhje me nenin 4 të Ligjit nr. 8743 datë 22.2.2001, “Mbi pronën e paluajtshme të shtetit”.

9. Llogari depozite, është llogaria që hapet nga Ministri i Financave me propozim të institucionit vendor dhe përdoret

enkas për transferimin e parave nga huadhënësi tek huamarrësi dhe nga kjo llogari tek llogaria e unifikuar e the-

sarit, për qëllim të lëvrimit të huasë apo mbajtjen e fondit rezervë.

10. Llogaria e unifikuar e thesarit, është llogaria ku kryhen transaksionet (të hyrat dhe të dalat e parasë) të të gjitha in-

stitucioneve buxhetore, sic parashikohet në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor

në Republikën e Shqipërisë”

11. Huaja për rifinancim, është huaja të hyrat e së cilës përdoren për të shlyer një hua tjetër, zakonisht për të shfrytë-

zuar kushte më të leverdisshme në treg.

KREU II

PROCEDURAT PËR MARRJEN E HUASË

Neni 3

Procedurat për huanë afatgjatë

1. Njësia e qeverisjes vendore mund të marrë hua afatgjatë për:

a. Financimin e shpenzimeve kapitale, që shërbejnë për një funksion të vet, të përbashkët apo të deleguar të

njësisë së qeverisjes vendore. Në shpenzimet kapitale përfshihen shpenzimet për investime afatgjata,

përfshirë edhe shpenzimet për kryerjen e studimeve, projekteve etj.

b. Rifinancimin e huasë afatgjatë ekzistuese, kryesisht në rastet kur ekziston mundësia e përfitimit nga interesa

apo terma e kushte të tjera të huasë që ofron tregu i huasë.

91

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

2. Njësia e qeverisjes vendore mund të lëshojë garanci për hua afatgjatë të marrë nga një person juridik i ndryshëm

nga vetë njësia e qeverisjes vendore, kur kjo e fundit zotëron më shumë se 50% të kontrollit mbi këtë person ju-

ridik.

3. Huamarrja nga njësia e qeverisjes vendore autorizohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, i cili përcakton

në vendimin e buxhetit apo në një vendim të posaçëm nevojën e financimit me hua dhe qëllimin e marrjes së huasë

(projektin kapital për t’u financuar) në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 9869 ‘Për huamarrjen vendore”.

4. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore dhe çdo person i autorizuar prej tij merr të gjitha masat e nevojshme apo

të lidhura me marrjen e huasë. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore emeton titujt e njësisë së qeverisjes ven-

dore, të cilat mund të jenë afatgjata ose afatshkurtra si dhe hyn në negociata për marrëveshjet e huave të njësisë

së qeverisjes vendore. Përzgjedhja e llojit të huasë dhe huadhënësit nga njësia e qeverisjes vendore bëhet duke

respektuar parimet e ekonomisë dhe eficiencës në përdorimin e burimeve publike.

5. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore paraqet projekt-marrëveshjen e huasë pranë këshillit të njësisë së qever-

isjes vendore për miratim. Projekt-marrëveshja e huasë shoqërohet me një relacion shpjegues për këshillin e një-

sisë së qeverisjes vendore, ku paraqiten edhe të dhëna mbi hapat e ndërmarrë nga administrata vendore mbi

ofertat ne treg sipas nivelit të interesit dhe kushteve te tjera të huadhënësit, si dhe përzgjedhjen e ofertës më të

përshtatshme e më ekonomike.

6. Mbledhja e këshillit për shqyrtimin e projekt-marrëveshjes së huasë është e hapur për publikun. Njoftimi për

mbajtjen e saj duhet të botohet në të paktën një gazetë me qarkullim të konsiderueshëm si edhe në faqen zyrtare

të internetit të njësisë së qeverisjes vendore (nëse ka) të paktën pesëmbëdhjetë ditë para datës së mbledhjes. Ky

njoftim duhet të përmbajë shkurtimisht të dhënat thelbësore për huanë, sipas nenit 7.2 të ligjit nr. 9869 “Për hua-

marrjen nga njësitë e qeverisjes vendore”.

7. Vendimi për marrjen e huasë afatgjatë merret nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, me shumicën e votave të

numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit. Ky vendim përmban të paktën të dhënat e mëposhtme:

» Shumën e principalit të huasë;

» Normën e interesit (norma e interesit, bazën e përllogaritjes së saj, etj)

» Formën e huasë (titull, kredi bankare, apo forma të tjera të huasë)

» Maturimin dhe kushtet e kthimit (kohëzgjatjen në kohë të huasë, periudhë grace nëse ka)

» Qëllimin për të cilin merret huaja (çfarë projekti financohet dhe detajet kryesore të tij)

» Garancitë për kthimin e huasë (nëse ka garanci specifike, p.sh. nëse është garanci fizike, apo në të ardhura;

përndryshe që është hua me detyrim të përgjithshëm)

» Përshkrimin e respektimit të kufizimeve të borxhit

» Kohën e dobishme të aseteve, të financuara nga huaja.

8. Pas miratimit të marrëveshjes së huasë nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, njësia e qeverisjes vendore i

dërgon njoftim për marrjen e kësaj huaje Ministrisë së Financave, së bashku me një kopje të vendimit të këshillit

për miratimin e marrëveshjes së huasë.

9. Në rastin e huasë të emetuar në tregun kombëtar, Ministria e Financave verifikon vetëm përputhshmërinë e huasë

me kufizimet e ligjshme. Ajo përgjigjet për vlefshmërinë e marrëveshjes së huasë brenda 20 ditëve nga marrja e

njoftimit. Nëse Ministria e Financave nuk përgjigjet brenda këtij afati, kuptohet se ajo ka konfirmuar se huaja është

brenda kufizimeve të përcaktuara me ligj. Pas konfirmimit nga Ministria e Financave të përputhshmërisë me para-

shikimet ligjore, ose pas skadimit të afatit 20 ditor si më lart, marrëveshja e huasë hyn në fuqi (kryetari i njësisë së

qeverisjes vendore nënshkruan marrëveshjen me huadhënësin).

10. Në rastin e huasë së emetuar në tregje ndërkombëtare, Ministria e Financave bën vlerësimin e përputhshmërisë

së marrëveshjes së huasë me kufizimet ligjore, si edhe vlerësimin e riskut të shtuar të huasë. Marrëveshja e huasë

bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të Ministrisë së Financave. Në rast se Ministria e Financave nuk e miraton

huanë, marrëveshja e huasë nuk bëhet e vlefshme dhe nuk nënshkruhet nga palët. Mosmiratimi nga Ministria e

Financave e marrëveshjes shoqërohet me argumentimin përkatës për arsyet e refuzimit. Para finalizimit të negoci-

atave me huadhënësin e huaj, njësia e qeverisjes vendore mund të kërkojë një miratim paraprak në parim nga Min-

istria e Financave. Ky miratim në parim nuk është detyrimisht garanci për miratimin e mëvonshëm të marrëveshjes

së huasë nga Ministria e Financave, por shërben si orientim për njësinë e qeverisjes vendore.

11. Procedura sipas paragrafit 10 më lart zbatohet edhe për rastet e huasë për rifinancim, ose huasë të marrë nga një

njësi e qeverisjes vendore që ka pasur rast të vështirësisë financiare gjatë pesë viteve paraardhëse, në përputhje

me nenin 7, pika 6 e Ligjit nr. 9869 “Për huamarrjen vendore”.

92

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 4

Procedurat për huanë afatshkurtër

1. Huaja afatshkurtër emetohet vetëm për qëllim të financimit të mungesës së përkohshme të likuiditeteve, në rastin

e mospërputhjes së paparashikuar kohore të fluksit të të hyrave dhe nevojës për shpenzime; me kusht që huaja

duhet të shlyhet në tërësi brenda datës 30 nëntor të vitit buxhetor në të cilin është marrë.

2. Huaja afatshkurtër autorizohet në parim nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, në vendimin e buxhetit vje-

tor, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 9869 “Për huamarrjen vendore”. Në vendimin e buxhetit, këshilli vendor

autorizon Kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore për shumën e huasë afatshkurtër që mund të kërkohet përgjatë

vitit buxhetor pa miratim të mëtejshëm të Këshillit. Këshilli vendor mund të vendosë kufizime më të mëdha se ato

të përcaktuara në ligj për huanë afatshkurtër. Në rast se gjatë vitit buxhetor njësisë së qeverisjes vendore i shfaqet

nevoja për hua afatshkurtër më të madhe se ajo që autorizohet në parim nga këshilli, kjo duhet të miratohet shpre-

himisht në mënyrë paraprake nga këshilli.

3. Në rast se njësia e qeverisjes vendore konstaton se një hua afatshkurtër është e nevojshme për të financuar shpen-

zimet, ajo ia kërkon këtë hua së pari (Llogarisë së Unifikuar të) Thesarit pranë Ministrisë së Financave, i cili mund t’i

ofrojë njësisë së qeverisjes vendore hua afatshkurtër pa ose me interes. Në rast se Thesari refuzon dhënien e kësaj

huaje për shkak të mungesës së disponibilitetit të fondeve apo pamundësisë për rishpërndarjen e transfertës së

pakushtëzuar, apo nuk shprehet brenda një afati prej dhjetë ditësh nga data e marrjes së kërkesës, njësia e qever-

isjes vendore mund t’u drejtohet huadhënësve të tjerë në tregun privat financiar.

4. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore lidh marrëveshjen e huasë afatshkurtër dhe raporton para këshillit në mbled-

hjen më të afërt të tij, si edhe pranë Ministrisë së Financave brenda dhjetë ditëve nga marrja e huasë. Njoftimi për

marrjen e huasë afatshkurtër përfshin edhe një përshkrim të respektimit të kufizimeve ligjore dhe atyre specifike

të vendosura nga këshilli për huanë afatshkurtër, si edhe kalendarin e shlyerjes së saj.

KREU II

MBI MËNYRËN E PËRLLOGARITJES SË KUFIZIMEVE TË BORXHIT VENDOR

Neni 5

Kriteret që përcaktojnë kufizimet e borxhit

Huamarrja nga njësitë e qeverisjes vendore u nënshtrohet kufizimeve sasiore në përputhje me kreun 4 të ligjit nr. 9869, si

edhe kufizimeve vjetore të përcaktuara në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit.

Tavani maksimal i borxhit që mund të kontraktohet nga njësia e qeverisjes vendore llogaritet në varësi të të ardhurave dhe

shpenzimeve korrente të pakushtëzuara të njësisë së qeverisjes vendore.

Neni 6

Përllogaritja e kufizimit të huasë afatshkurtër

Njësia e qeverisjes vendore mund të marrë hua afatshkurtër në një masë që nuk tejkalon 10% (dhjetë përqind) të

shumës totale të të ardhurave të veta nga taksat e tarifat vendore si dhe taksat e ndara të viti fis kal paraardhës, sipas

pikës 1.a, 1.b dhe 1.d të nenit 2 të këtij udhëzimi.

Neni 7

Përllogaritja e kufizimit të shërbimit të borxhit për huanë afatgjatë

Huaja afatgjatë përdoret ekskluzivisht për qëllimin e financimit (apo rifinancimit) të investimeve afatgjata. Maturimi i

huasë afatgjatë nuk mund të jetë më i gjatë se koha e dobishme e këtij investimi.

1. Shërbimi vjetor i huasë për huanë afatgjatë në çdo vit të dhënë nuk duhet të tejkalojë:

i. 20% të mesatares aritmetike të të ardhurave gjithsej nga taksat e tarifat vendore, taksat e ndara dhe transferta

93

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

e pakushtëzuar në tre vitet fiskale paraardhëse të vitit në të cilin kontraktohet huaja e re. Në ras t se njësia e

qeverisjes vendore ka tashmë borxh të pashlyer, shërbimi vjetor maksimal i lejueshëm për çdo hua të re është i

barabartë me diferencën e shërbimit vjetor të borxhit të lejueshëm sipas neni 18.3 të ligjit nr. 9869 me shërbimin

vjetor të borxhit ekzistues.

ii. Teprica operative e njësisë së qeverisjes vendore në vitin fiskal paraardhës të vitit në të cilin kontraktohet huaja

e re duhet të jetë të paktën 1,4 herë më e lartë se shërbimi i borxhit i pagueshëm në çdo vit.

iii. Në rast se njësia e qeverisjes vendore ka tashmë borxh të pashlyer, shërbimi vjetor maksimal i lejueshëm për

çdo hua të re është i barabartë me diferencën e shërbimit vjetor të borxhit të lejueshëm sipas nenit 18.1 të ligjit

nr. 9869 me shërbimin vjetor të borxhit ekzistues.

2. Kufiri maksimal ligjor i lejueshëm për shërbimin vjetor të borxhit të njësisë së qeverisjes vendore është i barabartë

me vlerën më të vogël të kritereve sipas pikës 5. a dhe b (Artikujt 18.1 dhe 18.3 të ligjit 9869).

Shembull 1: Për përllogaritjen e kufizimit të shërbimit vjetor të borxhit:

Njësia e qeverisjes vendore ABC ka të ardhura gjithsej nga taksat e tarifat vendore, taksat e ndara dhe transferta e

pakushtëzuar (sipas 1.a; 1.b; 1.c dhe 1.e të këtij udhëzimi) prej 1100, 1200 dhe 1300 mijë lekësh përkatësisht në vitet n-3,

n-2 dhe n-1 (ku n është viti aktual, në të cilin kontraktohet një hua e re) dhe ka shpenzime operative të pakushtëzuara prej

950 mijë lekësh në vitin n-1:

Kriteri a: 20% e të ardhurave të pakushtëzuara korrente është i barabartë me

0.2*(1100+1200+1300)/3=0.2*1200=240 mijë lekë në vit.

Kriteri b: Teprica operative/shërbimin e borxhit të paktën 1.4/1, është i barabartë me (1300-950)/1.4=250 mijë lekë në

vit.

Shërbimi maksimal i borxhit i lejueshëm për njësisë në fjalë është vlera më e vogël e dy kritereve a dhe b, pra në këtë rast

240 mijë lekë në vit. Në rast se njësia e qeverisjes vendore ka tashmë një borxh ekzistues, për të cilin ajo paguan 140

mijë lekë në vit, shërbimi maksimal i borxhit i lejueshëm për çdo hua të re është 100 mijë lekë në vit.

3. Në përllogaritjen e kufizimit të shërbimit të borxhit, përfshihen përveç shërbimit të huasë (pagesat e interesave,

principalit e komisioneve) për kreditë e kontraktuara, edhe çdo llogari e pashlyer e njësisë së qeverisjes vendore së

cilës i ka kaluar afati i maturimit (si këstet e qirasë financiare; llogari të pashlyera ndaj furnitorëve; e çdo detyrim tjetër

aktual të njësisë së qeverisjes vendore). Në këtë rast, kufiri maksimal i shërbimit të borxhit vjetor të lejueshëm është i

barabartë me diferencën e kufizimit të shërbimit të borxhit sipas ligjit me masën e llogarive të pashlyera të cilave u ka

kaluar afati i maturimit.

Shembull 2: Kufizimi i shërbimit të borxhit dhe llogaritë e pashlyera

Njësia e qeverisjes vendore ABC ka gjithashtu një kontratë shërbimi për pastrimin e qytetit, sipas të cilës duhet t’i

paguajë shoqërisë sipërmarrëse 10,000 lekë për çdo tremujor të vitit. ABC nuk i ka paguar sipërmarrësit të pastrimit

këstin e fundit prej 10 mijë lekësh të vitit n-1, afati i fundit për të cilin ishte data 15 dhjetor. Ndërkohë, në vitin aktual n

ajo po kontrakton një hua të re.

Sipas shembullit 1, shërbimi maksimal i borxhit i lejueshëm për ABC është 240 mijë lekë ne vit. Meqenëse ABC ka edhe

llogari të pashlyera në masën prej 10 mijë lekësh, shërbimi maksimal i huasë që ajo mund të paguajë është:

240 (kufizimi për shërbimin e huasë) - 10 (llogari të pashlyera)= 230 mijë lekë në vit.

4. Shërbimi vjetor i borxhit për marrëveshjet e financimit si rregull strukturohet në mënyrë të tillë që pagesat vjetore

të jenë afërsisht të barabarta ose në zbritje gjatë periudhës së maturimit të huasë; përveç rasteve kur cikli ekono-

mik i aseteve të financuara me huanë justifikon një strukturim të ndryshëm.

5. Në rastin kur marrëveshja e huasë parashikon një periudhë faljeje (grace period) për shlyerjen e huasë, njësia e

94

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

qeverisjes vendore mund të krijojë me vendim të këshillit vendor një fond rezervë në buxhetin e saj për të mbuluar

kostot e ardhshme të shërbimit të huasë.

Neni 8

Përllogaritja e kufizimit të stokut të borxhit për huanë afatgjatë

Në çdo vit, raporti i stokut të borxhit të njësisë së qeverisjes vendore me të ardhurat korrente të pakushtëzuara (1. a

deri 1. e të udhëzimit) të vitit fiskal paraardhës nuk duhet të jetë më shumë se 1,3: 1.

Shembull 2. Për përllogaritjen e kufizimit të stokut të borxhit

Në vitin (n-3) njësia e qeverisjes vendore ABC ka të ardhura korrente të pakushtëzuara gjithsej prej 1100 lekësh.

Rrjedhimisht, në vitin (n-2) ajo mund të marrë një hua maksimale prej:

Stoku maksimal në vitin (n-2)= 1100*1.3= 1430 mijë lekësh

Njësia ABC në vitin (n-2) merr një hua prej 1430 mijë lekësh, të struktura në mënyrë të tillë që paguan shërbim vjetor

huaje prej 140 mijë lekësh në vit. Ndër këto, 120 mijë lekë në vit janë principal dhe 20 mijë janë interesa.

Në vitin n, njësia ABC po konsideron marrjen e një huaje të re. Ajo ka të ardhura të pakushtëzuara korrente prej 1300 mijë

lekësh (Shëmbulli 1), pra kufiri maksimal i stokut të borxhit i lejueshëm është i barabartë me 1300*1.3=1690 mijë lekë.

Gjithashtu, kufiri maksimal i shërbimit vjetor të borxhit është 240 mijë lekë në vit.

Gjatë dy viteve paraardhëse ABC ka shlyer një pjesë të principali të huasë të marrë në vitin (n-2). Për dy vjet ajo ka

paguar nga 140 mijë lekë shërbim borxhi në secilin vit, ndër të cilat 2*120 mijë lekë ka qenë shlyerje principali. Pra, në

vitin n ABC ka ulur stokun e saj të borxhit me 240 mijë lekë dhe tashmë ka një stok borxhi ekzistues (principal të pashlyer)

prej 1430 - 120*2=1190 mijë lekësh.

Në vitin n kjo njësi e qeverisjes vendore ka rezervë stoku për një hua të re prej 1690-1190 = 500 lekësh; të cilën mund ta

strukturojë në mënyrë të atillë që shërbimi vjetor i huasë të mos tejkalojë 240 mijë lekë në vit, pra me shërbim vjetor

maksimal prej 240 - 140=100 mijë lekë në vit për huanë e re.

KREU III

RAPORTIMI

Neni 9

Aneksi i borxhit në buxhetin vendor

Buxheti i njësisë së qeverisjes vendore duhet të përmbajë një aneks të veçantë mbi borxhin vendor, i cili paraqet

gjendjen e gjithë borxheve të pashlyera të njësisë së qeverisjes vendore më datë 1 Janar të vitit buxhetor përkatës. Ky

aneks është pjesë organike e buxhetit vendor dhe botohet e është i disponueshëm për publikun. Aneksi për borxhin në

buxhetin vendor duhet të përmbajë minimalisht të dhënat e mëposhtme, për çdo borxh të pashlyer (marrëveshje

financimi apo titull të njësisë së qeverisjes vendore):

a) Lloji i huasë - marrëveshjes së financimit (p.sh. kredi bankare, etj) apo titulli (p.sh. obligacion)

b) Viti i emetimit të huasë (miratimi i marrëveshjes së financimit/emetimi i titullit)

c) Qëllimi i huasë (projekti kapital i cili është financuar nga huaja)

d) Banka apo institucioni financiar që ka akorduar huanë

e) Lloji i garancisë për hua, nëse është hua me detyrim të përgjithshëm, apo me garanci specifike, të cilat duhet

të identifikohen

f) Shuma e principalit të marrë hua apo të borxhit të emetuar (në rast titujsh) dhe shuma e interesave të

pagueshme gjithsej

g) Kohëzgjatja (maturimi) i huasë/titullit

h) Monedha në të cilin është emetuar huaja (marrëveshja e financimit/titulli) dhe kursi i këmbimit në kohën e

95

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

emetimit të huasë dhe në 1 janar të vitit buxhetor përkatës

i) Norma e interesit e huasë dhe lloji (interes i ndryshueshëm apo i pandryshueshëm). Në rastin e normës së

ndryshueshme të interesit, jepen të dhëna edhe për indeksin e referimit mbi të cilin përcaktohet norma

j) Mënyra (kalendari) i pagesave - (vjetore; tremujore; mujore apo tjetër; grace period nëse ka)

k) Shuma e depozituar në fonde rezervë, nëse ka

l) Principali dhe interesi i pashlyer më 1 janar të vitit buxhetor përkatës

m) Shërbimi i borxhit për vitin buxhetor përkatës, duke identifikuar veçmas pagesat e principalit dhe pagesat e

interesit për vitin fiskal përkatës, përfshirë edhe kosto të tjera të lidhura me shërbimin e borxhit, nëse ka

n) Tavani i shërbimit të borxhit sipas parashikimeve ligjore

o) Principali dhe interesi i pashlyer më 31 dhjetor të vitit fiskal përkatës

Këto të dhëna raportohen veçmas për çdo hua të pashlyer të njësisë së qeverisjes vendore, përfshirë edhe huat për të

cilat kjo njësi ka dhënë garanci, duke evidentuar gjithashtu edhe emrin e personit (palës së tretë) për të cilin është

dhënë garancia. Gjithashtu, në aneks raportohet edhe shuma totale e principalit të pashlyer për të gjithë borxhin e

njësisë së qeverisjes vendore dhe shuma gjithsej e shërbimit të borxhit të pagueshëm në atë vit.

Neni 10

Raportimi i njësisë së qeverisjes vendore pranë Ministrisë së Financave

1. Raportimi në momentin e marrjes së huasë afatshkurtër

a. aNjësia e qeverisjes vendore që ka marrë një hua afatgjatë apo garantuar një hua hua afatgjatë të palëve të treta

njofton Ministrinë e Financave brenda dhjetë ditëve nga miratimi i vendimit. Së bashku me njoftimin njësia e

qeverisjes vendore i dërgon Ministrisë së Financave edhe një kopje të vendimit të këshillit që autorizon huanë,

si edhe një kopje të marrëveshjes së huasë (marrëveshjes së financimit/ _____ të titullit), ku tregohen të dhënat

kryesore të borxhit, qëllimi i tij, si edhe të dhënat financiare minimale të njësisë së qeverisjes vendore të cilat

vërtetojnë përputhshmërinë me kufizimet ligjore për huanë. Gjithashtu, njoftimi duhet të përmbajë edhe for-

matet e raportimit, përfshirë të dhënat buxhetore të tre viteve fiskale të njësisë së qeverisjes vendore dhe para-

shikimet kryesore për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së huasë. Rritjet në parashikimin e të ardhurave nga viti

në vit duhet të jenë të bazuara dhe të argumentuara konkretisht, por sidoqoftë nuk mund të kalojnë 7% në vit.

b. Në rastin e huasë afatshkurtër jashtë sistemit të Thesarit, njësia e qeverisjes vendore njofton Ministrinë e Finan-

cave brenda dhjetë ditëve nga nënshkrimi i huasë. Njoftimi për huanë afatshkurtër përmban një kopje të mar-

rëveshjes së huasë, si edhe përshkrimin e respektimit të kufizimit të borxhit afatshkurtër sipas Kreut IV të ligjit

9869, përfshirë të dhënat faktike mbi të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore të njësisë së qeverisjes vendore

gjatë vitit fiskal paraardhës dhe kalendarin e shlyerjes së huasë.

c. Çdo ndryshim në përmbajtjen e marrëveshjes së huasë duhet t’i raportohet Ministrisë së Financave brenda 10

ditëve nga vendimi i këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, përfshirë një kopje të marrëveshjes së ndryshuar

si edhe të dhënave sipas pikës 1. paragrafi a.

2. Raportimi gjatë shlyerjes së huasë

Gjatë kohës që njësia e qeverisjes vendore përdor dhe shlyen financimet nga huatë, ajo duhet t’i raportojë Drejtorisë së

Borxhit pranë Ministrisë së Financave çdo muaj, brenda 20 ditëve nga mbarimi i periudhës së raportimit (deri në datën

20 të muajit pasardhës).

Raportimi mujor pranë Drejtorisë së Borxhit në Ministrinë e Financave përmban të dhëna mbi shumën e shërbimit të

borxhit të paguar në periudhën e raportimit; lëvrimin e fondeve të huasë për llogari të huamarrësit, e të dhëna të tjera të

lidhura me huanë sipas formatit A bashkëngjitur këtij udhëzimi.

96

Neni 11

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Raportimi i njësisë së qeverisjes vendore për huatë e marra nëpërmjet bilanceve periodike dhe vjetore

1. Marrëveshja e huasë përbën dokumentin bazë për kontabilitetin e veprimeve dhe lëvrimeve. Me firmosjen e

kontratës midis huadhënësit dhe Kryetarit të Njësisë së Qeverisjes Vendore, Departamenti i Financës së njësisë

së qeverisjes vendore vendos Te Dhënat e Pagesës se Kontratës me një angazhim financiar te njëjtë me çmimin e

kontratës. Për çdo pagesë, data dhe shuma shënohen tek Të Dhënat e Pagesës së Kontratës dhe në këtë mënyrë

llogaritet qe sasia e palëvruar duhet të jetë diferenca midis angazhimit fillestar dhe shumës së pagesave tashmë

të bëra.

2. Evidentimi dhe kontabilizimi i shumës së huasë, principalit dhe interesave të saj bëhet në përputhje me aktet lig-

jore dhe nënligjore në fuqi për kontabilitetin e institucioneve buxhetore dhe e njësive të qeverisjes vendore.

KREU IV

GARANCITË DHE LLOGARITË E LIDHURA ME HUATË

Neni 12

Garancitë

Zgjedhja e llojit te garancisë për huanë është objekt i negociatave dhe marrëveshjes midis huamarrësit dhe huadhë-

nësit.

1. Huaja me detyrim të përgjithshëm

Huaja afatshkurtër dhe afatgjatë e njësisë së qeverisjes vendore përbën detyrim të përgjithshëm të kësaj njësie, i

pagueshëm si shpenzim parësor nga të gjitha fondet, ligjërisht të disponueshme, të njësisë së qeverisjes vendore, të

cilat nuk janë vendosur si garanci specifike për huadhënës të tjerë.

2. Garanci me të ardhura specifike

Huaja me detyrim të përgjithshëm mund të garantohet nga të gjitha apo një pjesë e atyre të ardhurave, të cialt njëia

e qeverisjes vendore ka autoritet të plotë shpenzimi, sic përcaktohet nga neni 2.1 i këtij udhëzimi. Kjo lloj garancie

duhet të miratohet patjetër nga këshilli dhe të bëhet pjesë e marrëveshjes midis palëve. Të ardhurat e vëna garanci

mund të identifikohen vecmas në sistemin e thesarit, dhe huadhënësi gëzon përparësi mbi këto të ardhura kundrejt cdo

pale të tretë.

3. Interceptimi i financimit

Interceptimi i financimit është një formë garancie e cila, në rast mospërmbushjeje të detyrimeve të huasë nga ana

e njësisë së qeverisjes vendore, autorizon sistemin e thesarit të bëjë lëvrimin automatik të fondeve nga llogaria e

njësisë vendore dhe për llogari të huadhënësit. Interceptimi i financimit është i mundshëm vetëm në rastin kur kjo

formë garancie përfshihet në marrëveshjen e huasë të miratuar nga Këshilli vendor. Kopje e kësaj aktmarrëveshjeje

duhet të jetë e depozituar në degën e thesarit të rrethit përkatës ku njësia ushtron aktivitetin e saj.

4. Garanci me prona fizike

Huaja me detyrim të përgjithshëm mund të garantohet edhe me pronë jopublike me te drejt tjetërsimi, fizike, të

njësisë së qeverisjes vendore. Në rast se huaja e njësisë së qeverisjes vendore garantohet me pronë fizike, vendimi i

këshilli që autorizon huanë duhet të merret me shumicë të cilësuar të votave, në përputhje me nenin 33, pika 4 të ligjit

nr. 8652 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Sipas ligjit për huamarrjen vendore, njësite e qeverisjes vendore mund hynë garant edhe për huatë e personave juridikë

të kontrolluar prej saj, për shembull ndërmarrje të tjera tregtare ose jo tregtare që ofrojnë shërbime dhe mallra publike për

të cilat është përgjegjës pushteti vendor. Ne këtë kontekst pronat e këtyre ndërmarrjeve mund te përdoren si garanci fizike

për huatë.

5. Lloje të tjera garancie

Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore mund të ofrojë garanci të tjera, duke vendosur:

» Taksa ose tarifa në një nivel të caktuar, të lejuar nga ligji, për të vjelë një shumë të caktuar të ardhurash;

» Të administrojë një ndërmarrje apo pronë tjetër, në përputhje me kushtet e huas;

» Të kryejë pagesat drejtpërdrejt nga fonde apo burime, që bëhen të disponueshme dhe të autorizojë akses të

drejtpërdrejtë në këto burime, për të garantuar pagesën e huas;

97

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

» Të depozitojë fonde apo të ardhura të vëna garanci pranë apo për llogari të huadhënësit;

» Të pranojë procedura specifike pagimi, për të siguruar pagesën ekskluzive apo të dedikuar për huadhënësin,

përfshirë interceptimin e të ardhurave, pagesat në llogari të veçanta, apo mekanizma ose procedura të tjera

pagese;

» Të pranojë kufizime për hua të mëtejshme;

» Të zgjidhë mosmarrëveshjet me anë të ndërmjetësimit, arbitrazhit apo mekanizmave të tjerë për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve;

» Të pranojë marrëveshje të tjera, që i vlerëson të nevojshme dhe të dobishme për marrjen e huas dhe ofrimin e

garancisë për shlyerjen e saj.

Neni 13

Llogaritë e lidhura me huatë

1. Të gjitha veprimet financiare qe kanë lidhje me huamarrjen e njësisë së qeverisjes vendore si: hyrja e parave, për-

dorimi i tyre si dhe shlyerja e kësteve (principalit se bashku me interesin) kryhen nëpërmjet llogarisë së unifikuar

të thesarit.

2. Në raste të vecanta të huamarrjes në tregun ndërkombëtar, njësia e qeverisjes vendore mund të propozojë pranë

Ministrisë së Financave kryerjen e veprimeve financiare për huamarrjen me sistemin e pjesshëm të thesarit. Në

këtë rast, veprimet financiare kryhen në përputhje me marrëveshjen e huasë dhe sipas përcaktimeve të Udhëzimit

të Ministrisë së Financave në zbatim të Ligjit nr 9936, datë 26.06.2008 ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në

Republikën e Shqipërisë”.

3. Në rastin kur kredia apo huaja e kontraktuara midis palëve nuk kërkon krijimin e një fondi rezervë që në fillim pro-

cedurat e lëvrimit të mjeteve monetare kryhen nga huadhënësi direkt në llogarinë e të ardhurave të degës së The-

sarit të rrethit ku bën pjesë njësia vendore me përshkrimin e transaksionit “transfertë huaje për njësinë vendore).

Të gjitha veprimet e hyrjes së parasë dhe të përdorimit të saj identifikohen në strukturën buxhetore që identifikon

huanë. Monedha që përdoret, kursi i këmbimit si dhë mënyra e lëvrimit të kredisë, krahas përcaktimeve që janë

bërë në ligjin për huamarrjen vendore duhet të përcaktohen edhe në marrëveshjen midis palëve (huadhënës dhe

huamarrës).

4. Në rastin kur kredia apo huaja e kontraktuar midis palëve kërkon krijimin e një fondi rezervë, transferta fillestare

kryhet në Llogarinë e depozitës në Bankën e Nivelit të dytë, të hapur për këtë qëllim nga Ministri i Financave, me

propozim të njësisë vendore. Ministri i Financave njofton bankën për personat e autorizuar që do të urdhërojnë

transfertat nga kjo llogari në Llogarinë e të ardhurave të degës së Thesarit të rrethit, me destinacion njësinë vendore.

5. Transferta nga Llogaria e depozitës në valutë kryhet në Lekun Shqiptar tek Llogaria e Vetme e Thesarit sipas kursit

të këmbimit valutor të komunikuar nga Banka Qendore për ditën e secilit transaksion.

6. Interesat bankare të gjeneruara në Llogarinë e depozitës transferohen periodikisht në llogarinë bankare të të ard-

hurave të Thesarit të rrethit, me destinacion njësinë vendore, dhe bëhen pjesë e buxhetit vendor.

7. Në përfundim të funksionimit të Llogarisë së depozitës, Ministri i Financave, me propozim të njësisë vendore, urd-

hëron mbylljen e saj pranë Bankës së Nivelit të dytë.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

Ritvan BODE

M I N I S T E R

98

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Bashkia/Komuna/Qarku Periudha

EKSTRAKT I TË DHËNAVE FINANCIARE TË BUXHETIT LOKAL

Për efekt të përllogaritjes së kufizimeve të borxhit për kontraktimin e borxhit të ri

I. TË DHENA MBI BUXHETIN

Buxheti

vendor i Zbatimi faktik Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi Parashikimi

Buxheti Buxheti Buxheti miratuar i buxhetit për buxhetin për buxhetin për buxhetin për buxhetin për buxhetin

vendor faktik* vendor faktik vendor faktik (plan) vendor** vendor*** vendor vendor vendor vendor

Viti n-3 Viti n-2 Viti n-1 Viti n Viti n Viti n Viti n+1 Viti n+2 Viti n+3 Viti n+…

Të ardhura Korrente, ndër të cilat:

1. Taksa Lokale - - - - - - - - - -

Taksa e Pasurisë

Taksa e Biznesit të Vogël

Taksa e ndikimit të ndërtimeve mbi infrastrukturën

Taksë Hoteli

Takse mbi Xhiron e restoranteve, hoteleve etj.

Taksa të Përkohshme

Taksa të tjera

2. Tarifa Lokale - - - - - - - - - -

Tarife Pastrimi

Tarifë për hapësira publike

Tarifë Tabele

Tarifë ndriçimi rrugor

Tarifë gjelbërim

Tarifë për regjistrimin e bizneseve

Tarifë reklame

Tarifë Parkimi

Tarifa për shërbime te tjera/administrative

Tarifa për shërbime social/arsimore (arsimi

parashkollor, konvikte etj)

Sporte dhe Kultura

Të tjera

3. Të Ardhura Jo-tatimore korrente - - - - - - - - - -

Qira

Te tjera

4. TRANSFERTA E PAKUSHTËZUAR

5. Taksa nga burime (ose administrim) kombëtar - - - - - - - - - -

Taksa e regjistrimit të automjeteve

Taksa e transaksioneve mbi pasuritë e paluajtshme

Të tjera

6. SHPENZIME NGA BURIME TË PAKUSHTËZUARA

Shpenzime operative, ndër të cilat: - - - - - - - - - -

Shërbime të përgjithshme publike (administrata)

Shërbime publike

Transporti publik, menaxhimi i transportit rrugor

Strehimi dhe urbanistika

Ujësjellës kanalizime

Arsimi

Kujdesi social

Shëndetësia

Kultura/sporti

Turizmi/shërbime të tjera ekonomike

Shërbime të tjera

II. Të dhëna mbi borxhin

Kufizimi për shërbimin e borxhit - - - - -

Kufizimi për shërbimin e borxhit: 20% i mesatares së

shumës (1+2+4+5) në vitet n-3, n-2, n-1 - - - - -

Kufizimi për shërbimin e borxhit: (1+2+3+4+5-6)/1.4 në

vitin n-1 - - - - -

Kufizimi për stokun e borxhit - - - - -

Shërbimi i borxhit ekzistues

Principali

Interesa

Komisione, kosto të tjera

Stoku ekzistues (i pashlyer)

Stoku i ri - - - - -

Stoku i ri I lejueshëm

Shërbimi i borxhit i ri

Shërbimi i borxhit i ri i lejueshëm - - - - -

*Të dhënat faktike të zbatimit të buxhetit për vitet paraardhëse

** Të dhënat faktike të zbatimit të buxhetit për muajt paraardhës nga dorëzimi I kërkesës

*** Rritja vjetore për çdo artikull nuk mund të parashikohet më e lartë se 7% në vit. Nëse parashikohen rritje më të mëdha, ato duhen argumentuar bazuar në të dhëna konkrete.

Kryetari Shefi i Financës/

99

Bashkia/Komuna/Qarku Periudha

Të dhëna mbi nivelet e borxhit publik lokal

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

n-3 n-2 n-1 n (aktual)

Viti

n+1 n+2 n+3 … n+…

A Shërbimi I borxhit

1 Shërbimi ekzistues I borxhit (për hua të kontraktuara)

a Principali

b Interesat

c Komisione, etj

0 0 0 0 0 0 0 0 0

2 Shërbimi I huasë për huanë që duhet të autorizohet

a Principali

b Interesat

c Komisione, etj

0 0 0 0 0 0

3 Shërbimi total i borxhit (së bashkua me huanë e re) 0 0 0 0 0 0 0 0 0

a Principali 0 0 0 0 0 0 0 0 0

b Interesat 0 0 0 0 0 0 0 0 0

c Komisione, etj 0 0 0 0 0 0 0 0 0

B Stoku i borxhit

Stoku ekzistues I borxhit (për hua të kontraktuara)

Stoku i ri i borxhit (për huanë që duhet të autorizohet)

Stoku total i borxhit

KRYETARI Shefi i Financës

Formulari plotësohet për cdo hua të re, apo lëshimin e një garancie të re për të tretë. Tabela paraqet parashikime për kalendarin e pagesave nga viti në vit

Në rastet kur huaja është kontraktuar në monedhë të huaj, konvertimi bëhet me kursin zyrtar të këmbimit të njoftuar nga Banka e Shqipërisë për kohën e raportimit

100

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

LIGJ

Nr.8652, datë 31.7.2000

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të neneve 13, 81, 83 pika 1 dhe 108-115 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe

përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre dhe të organeve përkatëse.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptimin e këtij ligji:

1. “Funksion” është fusha e veprimtarisë për të cilën është përgjegjës një organ i caktuar.

2. “Funksione të deleguara” janë funksione të pushtetit qendror ose të institucioneve të tjera qendrore që me ligj ose

me marrëveshje caktohen të realizohen nga njësitë e qeverisjes vendore në mënyrën dhe masën e përcaktuar nga

pushteti qendror dhe institucione të tjera qendrore.

3. “Funksione të përbashkëta” janë funksione për të cilat njësia e qeverisjes vendore ka pjesën e saj të përgjegjësisë

së dallueshme nga pjesa e përgjegjësisë së dhënë pushtetit qendror, si dhe që bashkëshoqërohen përpjesëtimisht

me kompetenca, të cilat i ushtron në mënyrë autonome.

4. “Funksione të veta” janë funksionet e dhëna me ligj njësisë së qeverisjes vendore, për të cilat ajo është përgjegjëse

për realizimin, si dhe ka lirinë dhe autoritetin të marrë vendime e të përdorë mjete për realizimin e tyre, brenda

hapësirës së normave, kritereve dhe standardeve të pranuara përgjithësisht me ligj, duke zotëruar autoritet të

plotë administrativ, shërbimi, investimi dhe rregullator.

5. “Kompetencë” është autoriteti dhënë me ligj një organi për kryerjen e një funksioni.

6. “Kompetenca të veta” janë autoritetet ekskluzive që u janë dhënë me ligj njësive të qeverisjes vendore për realizimin

e funksioneve të veta.

7. “Kompetencë administrative” është kompetenca për menaxhimin e strukturave dhe personelit (ngritjen,

përmirësimin, shkrirjen e strukturave, si dhe emërimin, shkarkimin, transferimin, kualifikimin, përcaktimin e pagave

dhe shpërblimeve të personelit) në përputhje me legjislacionin në fuqi.

8. “Kompetencë e deleguar” është kompetenca e pushtetit qendror që, me ligj ose me marrëveshje, i është dhënë

njësisë së qeverisjes vendore.

9. “Kompetencë investimi” është kompetenca për planifikimin, shpërndarjen dhe realizimin e investimeve.

10. “Kompetencë rregullatore” është kompetenca për krijimin dhe vendosjen e rregullave (dhënie licencash, caktime

oraresh, vendosje gjobash ose në përgjithësi dhënie të drejtash ose krijim detyrimesh), duke respektuar standardet

dhe legjislacionin në fuqi.

11. “Kompetencë shërbimi” është kompetenca për planifikimin, shpërndarjen dhe realizimin e mirëmbajtjes së objek-

101

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

teve dhe shërbimeve ndihmëse.

12. “Pushtet qendror” është Këshilli i Ministrave, ministritë dhe institucionet e tjera qendrore të shtetit.

13. “Riorganizim” është ndryshimi në ndarjen administrative-territoriale.

14. “Subjekt i kompetencave të përbashkëta” është një komitet, ent, institucion, ndërmarrje ose bord, i krijuar nga dy

ose më shumë njësi të qeverisjes vendore ose mes njësive të qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore, me

qëllim kryerjen e një shërbimi ose përmbushjen e një detyrimi të përbashkët.

15. “Subsidiaritet” është parimi i kryerjes së funksioneve dhe ushtrimit të kompetencave në një nivel qeverisjeje sa më

pranë shtetasve.

Neni 3

Misioni i pushtetit vendor

Pushteti vendor në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen në një nivel sa më afër shtetasve nëpërmjet:

a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;

b) respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;

c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësirave të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;

ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e qeverisjes vendore;

d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme;

dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes së bashkësisë në qeverisjen vendore.

Neni 4

Parime themelore të funksionimit të organeve të njësive të qeverisjes vendore

1. Organet e njësive të qeverisjes vendore veprojnë në bazë të parimit të autonomisë vendore.

2. Marrëdhëniet ndërmjet organeve të njësive të qeverisjes vendore dhe marrëdhëniet e tyre me organet e pushtetit

qendror bazohen në parimin e subsidiaritetit dhe të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

3. Në veprimtarinë e tyre organet e njësive të qeverisjes vendore respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe aktet e nxjerra

në bazë dhe për zbatimin e tyre.

4. Organet e njësive të qeverisjes vendore janë persona juridikë.

5. Çdo komunë, bashki dhe qark është organ qeverisës me vazhdimësi.

KREU II

NJËSITË E QEVERISJES VENDORE

Neni 5

Përcaktimi: komunë, bashki, qark dhe nëndarjet

1. Njësi bazë të qeverisjes vendore janë komuna dhe bashkia.

2. Komuna përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh, si rregull në zona rurale dhe në

raste të veçanta edhe në zona urbane. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e komunës përcaktohen me ligj. Nën-

darjet e komunës quhen fshatra dhe në raste të veçanta qytete. Përcaktimi i territorit të nëndarjeve bëhet nga

këshilli komunal.

3. Bashkia përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh kryesisht në zona urbane e në raste

të veçanta përfshin edhe zona rurale. Shtrirja territoriale dhe emri i bashkisë përcaktohen me ligj. Nëndarjet e

bashkisë në zona urbane quhen lagje. Lagjet krijohen në territore me mbi 15 000 banorë me vendim të këshillit

bashkiak. Kur bashkia përfshin zona rurale, nëndarja quhet fshat. Fshati krijohet në një territor me mbi 200 banorë.

Qytet, shpallet një qendër banimi e cila ka një plan perspektiv zhvillimi urban të miratuar. Shpallja e qytetit bëhet

me ligj.

4. Qarku është njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore.

5. Qarku përfaqëson një unitet administrativo-territorial, të përbërë nga disa komuna dhe bashki me lidhje gjeografike,

tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët. Kufijtë e qarkut përputhen me kufijtë e komunave dhe

të bashkive që e përbëjnë atë. Qendra e qarkut vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të. Shtrirja territo-

riale, emri dhe qendra e qarkut përcaktohen me ligj.

6. Nëndarja e qarkut është rrethi. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e rrethit përcaktohen me ligj.

102

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

7. Drejtimi i nëndarjeve të komunave, bashkive dhe qarqeve përcaktohet në kreun VIII të këtij ligji.

Neni 6

Organet e njësive të qeverisjes vendore

1. Në çdo komunë, bashki dhe qark, krijohen organet përfaqësuese dhe organet ekzekutive të qeverisjes vendore.

2. Organi përfaqësues i komunës ose bashkisë është këshilli komunal ose bashkiak. Organi ekzekutiv i komunës dhe

bashkisë është kryetari i komunës dhe i bashkisë.

3. Organ përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Funksionet ekzekutive në qark kryhen nga kryetari dhe kryesia e

këshillit të qarkut.

4. Organet përfaqësuese dhe ekzekutive në komuna e bashki zgjidhen me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta

dhe me votim të fshehtë, sipas mënyrës së parashikuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

5. Organi përfaqësues i qarkut, krijohet me përfaqësues nga organet e zgjedhura të komunave dhe bashkive që e

përbëjnë atë, sipas mënyrës së përcaktuar në Kushtetutë dhe në kreun IX të këtij ligji.

6. Kryetari dhe kryesia e këshillit të qarkut zgjidhen nga këshilli i qarkut, sipas mënyrës së përcaktuar në kreun IX të

këtij ligji.

KREU III

TË DREJTAT E NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE

Neni 7

Ushtrimi i autoritetit me interes publik vendor

1. Organet e njësive të qeverisjes vendore mund të ndërmarrin nisma me interes publik vendor për çdo çështje që

nuk u ndalohet me ligj ose që nuk i është dhënë ekskluzivisht me ligj një organi tjetër shtetëror.

2. Organet e njësive të qeverisjes vendore ushtrojnë kompetencat e tyre nëpërmjet vendimeve, urdhëresave dhe

urdhrave.

Neni 8

Të drejtat e njësive të qeverisjes vendore

1. Njësitë e qeverisjes vendore gëzojnë këto të drejta:

I E drejta e qeverisjes

a) Përcaktojnë masa që ato i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave.

b) Bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tyre për kryerjen e

funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave, nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra që janë të detyrueshme për

të gjitha subjektet e përfshira në akt, në juridiksionin e tyre.

c) Krijojnë struktura administrative për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tyre, sipas

ligjeve në fuqi.

ç) Krijojnë njësi ekonomike e institucione në varësi të tyre.

d) Krijojnë komitete, borde ose komisione për kryerjen e funksioneve të veçanta sa herë që paraqitet nevoja. dh)

Krijojnë nëndarje administrativo-territoriale brenda juridiksionit për rritjen e efikasitetit në kryerjen e

funksioneve të tyre qeverisëse, sipas mënyrës së përcaktuar në këtë ligj.

II E drejta e pronësisë

a) Njësitë e qeverisjes vendore, ushtrojnë të drejtën e pronësisë. Ato fitojnë, shesin dhe japin në përdorim

pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera sipas mënyrës së përcaktuar

me ligj.

b) E drejta e fitimit të pronës nëpërmjet shpronësimeve për interes publik nga ana e njësive të qeverisjes

vendore rregullohet me ligj të veçantë.

c) E drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte

askujt tjetër.

103

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

III E drejta e mbledhjes së të ardhurave dhe e bërjes së shpenzimeve

a) Krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre.

b) Vendosin taksa e tarifa për shërbimet si dhe nivelin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe

interesat e bashkësisë.

c) Hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre.

IV E drejta e kryerjes së veprimtarive ekonomike

a) Për përmbushjen e funksioneve publike në interes të bashkësisë që përfaqësojnë, ushtrojnë veprimtari

ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore të politikave ekonomike të shtetit.

b) Të ardhurat që përfitohen nga veprimtaria ekonomike përdoren, në pjesën më të madhe, për mbështetjen

dhe përmbushjen e funksioneve publike.

c) Veprimtaria ekonomike e njësive të qeverisjes vendore rregullohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

V E drejta e bashkëpunimit

a) Për kryerjen e shërbimeve specifike në emër dhe në dobi të bashkësive përkatëse, dy ose më shumë njësi të

qeverisjes vendore mund të ushtrojnë së bashku çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet

zbatimit të marrëveshjeve ose kontratave të përbashkëta, delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive të

veçanta njëra-tjetrës ose kontraktimit me një palë të tretë.

b) Bashkëpunojnë me njësi të qeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe përfaqësohen në organizata

ndërkombëtare të pushteteve vendore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

c) Kanë të drejtë të organizohen në shoqata, në përputhje me legjislacionin përkatës për shoqatat.

VI E drejta e personit juridik

Si persona juridikë, njësitë e qeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të

Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi:

a) të drejtën e lidhjes së kontratës;

b) të drejtën e krijimit të personave të tjerë juridikë;

c) të drejtën e ngritjes së padisë civile;

ç) të drejtën e mbajtjes së llogarive;

d) të drejta të tjera për ushtrimin e funksioneve në bazë dhe në zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore.

VII Të drejta të tjera

a) Japin tituj nderi dhe stimuj.

b) Vendosin emërtimet e territoreve, objekteve dhe institucioneve nën juridiksionin e tyre, sipas kritereve të

përcaktuara me ligj.

2. Njësitë e qeverisjes vendore kanë vulën dhe simbolet e tyre.

3. Të drejtat e mësipërme ushtrohen nga organet e njësive të qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.

KREU IV

FUNKSIONET DHE KOMPETENCAT E KOMUNËS,

BASHKISË DHE QARKUT

Neni 9

Tipet e funksioneve

Komuna, bashkia dhe qarku, kryejnë funksione të veta, të përbashkëta dhe funksione të deleguara.

Neni 10

Funksionet e veta të komunës dhe bashkisë

1. Komuna dhe bashkia kanë kompetenca të plota administrative, shërbimi, investimi dhe rregullatore për funksionet

e veta të përcaktuara në këtë nen. Këto funksione ato i ushtrojnë në përputhje me afatet e përcaktuara në kreun

XI të këtij ligji.

2. Kompetencat për kryerjen e funksioneve të veta, komuna dhe bashkia i ushtrojnë duke respektuar politikat kom-

104

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

bëtare dhe rajonale. Për këto funksione, pushteti qendror mund të vendosë standarde e norma specifike

kombëtare me qëllim ruajtjen e interesave kombëtarë. Këto standarde e norma nuk mund të cenojnë ose kufizojnë

autonominë e komunave dhe bashkive në çështje me interes vendor. Në rastet kur komunat dhe bashkitë nuk

zotërojnë fondet ose mjetet e mjaftueshme për arritjen e standardeve dhe normave kombëtare, pushteti qendror u

jep atyre mbështetjen e nevojshme.

3. Komunat dhe bashkitë ushtrojnë këto funksione të veta:

I Në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike:

a) furnizimi me ujë të pijshëm;

b) funksionimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të

zonave të banuara;

c) ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike;

ç) ndriçimi i mjediseve publike;

d) funksionimi i transportit publik urban;

dh) administrimi i varrezave dhe garantimi i shërbimit të varrimit;

e) shërbimi i dekorit;

ë) administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike; f)

grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave;

g) planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

II Shërbimet me karakter social, kulturor e sportiv:

a) Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive dhe administrimi i

institucioneve përkatëse;

b) organizimi i veprimtarive sportive, çlodhëse e argëtuese dhe administrimi i institucioneve përkatëse;

c) shërbimi social dhe administrimi i institucioneve si çerdhet, azilet, shtëpitë e fëmijëve, etj.

III Zhvillimi ekonomik vendor:

a) përgatitja e programeve të zhvillimit ekonomik vendor;

b) ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe i rrjetit të tregtisë;

c) zhvillimi i biznesit të vogël, si dhe zhvillimi i veprimtarive nxitëse si panaire e reklama në vende publike;

ç) organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor si informacioni, struktura dhe

infrastruktura e nevojshme;

d) shërbimi veterinar;

dh) ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor.

IV Rendi dhe mbrojtja civile:

a) ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimi i zbatimit të akteve të

komunës ose bashkisë;

b) mbrojtja civile.

Neni 11

Funksionet e përbashkëta

1. Komuna dhe bashkia kryejnë secilin nga funksionet e mëposhtme, veçmas ose së bashku me pushtetin qendror, në

përputhje me afatet e përcaktuara në kreun XI të këtij ligji.

2. Në rastet kur pushteti qendror i kërkon komunës ose bashkisë kryerjen e një funksioni të përbashkët ose arritjen e një

standardi kombëtar për realizimin e këtij funksioni, ai siguron mbështetje të mjaftueshme financiare dhe materiale.

3. Komuna dhe bashkia kryejnë këto funksione të përbashkëta për:

a) arsimin parashkollor dhe parauniversitar;

b) sistemin e shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik;

c) kujdesin social, zbutjen e varfërisë dhe garantimin e funksionimit të institucioneve përkatëse;

ç) rendin publik dhe mbrojtjen civile;

d) mbrojtjen e mjedisit;

dh) funksione të tjera të përbashkëta, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

105

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

4. Kompetencat e komunave dhe bashkive, për funksionet e parashikuara në këtë nen, rregullohen në çdo rast me ligj.

Raportet mes njësive të qeverisjes vendore dhe të institucioneve qendrore për funksionet e parashikuara në këtë

nen, rregullohen me ligj ose me akte nënligjore.

Neni 12

Funksione dhe kompetenca të deleguara

1. Funksionet dhe kompetencat e deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme.

2. Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj.

3. Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë komunën, bashkinë ose qarkun të kryejnë funksione të cak-

tuara të institucioneve qendrore, duke përcaktuar procedurat e kryerjes dhe të kontrollit për zbatimin e tyre.

4. Institucionet qendrore mund të autorizojnë komunën, bashkinë dhe qarkun të ushtrojnë një kompetencë të vetme

për një funksion të caktuar.

5. Komunës, bashkisë ose qarkut, mund t’u delegohen funksione dhe kompetenca të tjera jo të detyrueshme, mbi

bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me

ligj për këtë funksion ose kompetencë.

6. Në çdo rast institucionet qendrore u garantojnë njësive të qeverisjes vendore mbështetjen e nevojshme financiare

për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.

7. Komuna, bashkia ose qarku, me nismën e tyre mund të përdorin burimet e veta financiare për ushtrimin e funksion-

eve dhe kompetencave të deleguara, me synim ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit në interes të bashkësisë.

Neni 13

Funksionet e qarkut

1. Funksionet e veta të qarkut janë ndërtimi dhe zbatimi i politikave rajonale dhe harmonizimi i tyre me politikat

shtetërore në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i vet i dhënë me ligj.

2. Qarku ushtron të gjitha funksionet që i delegohen nga një ose më shumë komuna e bashki brenda territorit të tij,

sipas një marrëveshjeje të lidhur midis palëve.

3. Qarku kryen dhe ushtron kompetencat e deleguara nga pushteti qendror, sipas parimeve të parashikuara në nenin

12 të këtij ligji.

Neni 14

Bashkëpunimi ndërkomunal për kryerjen e funksioneve

1. Çdo njësi e qeverisjes vendore mund të ushtrojë të drejtën e bashkëpunimit ndërkomunal, sipas nenit 8 të këtij ligji,

duke përdorur një nga këto mënyra:

a) marrëveshjen për kryerjen së bashku të një ose disa funksioneve;

b) kontraktimin me një njësi tjetër të qeverisjes vendore për ushtrimin e një ose disa funksioneve;

c) kontraktimin nga ana e disa njësive me një palë të tretë për ushtrimin e një ose disa funksioneve. 2.

Çdo marrëveshje duhet:

a) të përmbajë qëllimin dhe funksionet që do të ushtrohen;

b) të parashikojë mënyrën me anë të së cilës do të plotësohet qëllimi;

c) të përcaktojë shkallën dhe kohëzgjatjen e delegimit të kompetencave;

ç) të përcaktojë mënyrën dhe masën e ndihmesave dhe të ndarjes së të ardhurave dhe përfitimeve të tjera.

3. Dy ose më shumë njësi të qeverisjes vendore, si dhe njësi të qeverisjes vendore me organe të pushtetit qendror

mund të lidhin marrëveshje të përbashkët për krijimin e një personi juridik të ndarë nga palët, të cilit i japin au-

toritet dhe kompetenca të caktuara. Në kuptimin e këtij ligji, ky person juridik quhet subjekt i kompetencave të

përbashkëta. Për secilën palë përcaktohet ndihmesa financiare, ndihmesa me shërbime, ndihmesa me pajisje dhe

me punonjës të kualifikuar ose çdo aset tjetër i nevojshëm për realizimin e qëllimit.

4. Pas krijimit të tij subjekti i kompetencave të përbashkëta përgjegjës për administrimin e marrëveshjes, brenda 30

ditësh nga data e krijimit dhe e nënshkrimit të marrëveshjes, njofton zyrtarisht prefektin.

5. Njoftimi zyrtar duhet të përmbajë:

a) emrin e njësive të qeverisjes vendore që janë palë në marrëveshje;

b) datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes;

106

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

c) qëllimin e marrëveshjes dhe funksionin që do të ushtrohet;

ç) vendimet e këshillave të njësive të qeverisjes vendore të përfshira në marrëveshje në lidhje me të;

d) ndihmesat e palëve.

6. Pas njoftimit zyrtar që i bëhet prefektit, marrëveshja bëhet e zbatueshme dhe subjekti i kompetencave të përbash-

këta merr fuqi ekzekutimi.

KREU V

FINANCAT E NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE

Neni 15

Parimet e financimit të njësive të qeverisjes vendore

1. Politikat kombëtare financiare garantojnë funksionimin e njësive të qeverisjes vendore dhe bazohen në parimin e

shumëllojshmërisë së burimeve të të ardhurave.

2. Njësitë e qeverisjes vendore financohen nga të ardhurat që sigurohen nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera

vendore, nga fondet e transferuara nga pushteti qendror dhe fondet që u vijnë drejtpërdrejt atyre nga ndarja e

taksave dhe tatimeve kombëtare.

3. Njësive të qeverisjes vendore u garantohet me ligj autoritet i mjaftueshëm për krijimin e të ardhurave në mënyrë

të pavarur.

4. Pushteti qendror u jep njësive të qeverisjes vendore fonde për përmbushjen e të gjitha standardeve dhe kërkesave

që ai vendos për funksionet dhe kompetencat e deleguara.

5. Çdo njësi e qeverisjes vendore miraton, zbaton dhe administron çdo vit buxhetin e vet pa deficit dhe në përputhje

me ligjin nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë”.

Neni 16

Të ardhurat e veta të komunës dhe të bashkisë

1. Komuna dhe bashkia, krijojnë të ardhura nga:

a) taksat dhe tatimet vendore mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe mbi transaksionet e kryera me to;

b) taksat dhe tatimet vendore mbi veprimtarinë ekonomike të biznesit të vogël, të shërbimit hotelier, të

restoranteve, bareve dhe të shërbimeve të tjera;

c) taksat dhe tatimet vendore mbi të ardhurat vetjake të krijuara nga dhurata, trashëgimi, testamente ose llotari

vendore;

ç) taksa ose tatime të tjera të përcaktuara me ligj.

2. Baza e taksave dhe tatimeve vendore, si dhe kufijtë maksimalë dhe/ose minimalë të nivelit të tyre vendosen me

ligj të veçantë. Komuna dhe bashkia kanë të drejtë të zbatojnë ose jo një taksë ose tatim vendor të përcaktuar. Kur

ato e zbatojnë tatimin ose taksën vendore, ato ushtrojnë të drejtën e vendosjes së nivelit, si dhe të mënyrave të

mbledhjes dhe administrimit të tyre brenda kufijve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin përkatës.

3. Komuna dhe bashkia krijojnë të ardhura nga tarifat vendore për:

a) shërbimet publike që ato ofrojnë;

b) të drejtën e përdorimit të pronave publike vendore;

c) dhënien e licencave, të lejeve, autorizimeve dhe për lëshimin e dokumenteve të tjera, për të cilat ato kanë

autoritet të plotë.

4. Komuna dhe bashkia vendosin vetë për nivelin, mënyrën e mbledhjes dhe të administrimit të tarifave vendore,

në përputhje me politikat dhe parimet e përgjithshme kombëtare, të përcaktuara në aktet normative të pushtetit

qendror.

5. Komuna dhe bashkia marrin hua për qëllime publike vendore, në përputhje me mënyrat e përcaktuara me ligj.

6. Komuna dhe bashkia krijojnë të ardhura nga veprimtaritë e tyre ekonomike, qiratë dhe shitja e pronave, dhuratat,

interesat, gjobat, ndihmat ose donacionet.

107

Neni 17

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Të ardhura nga burime kombëtare

1. Komuna dhe bashkia financohen nga këto burime kombëtare:

a) Taksat dhe tatimet e ndara, në të cilat përfshihen një pjesë e tatimit mbi të ardhurat vetjake, si dhe një pjesë e

tatimit mbi fitimin e subjekteve ekonomike. Të ardhurat vjetore nga këto taksa e tatime u jepen komunave dhe

bashkive në jo më pak se tri transferta në vit. Pjesa e taksës dhe tatimit që shkon në favor të tyre, si dhe mbled-

hja e administrimi përcaktohen me ligj për çdo taksë ose tatim të ndarë.

b) Transfertat e pakushtëzuara nga Buxheti i Shtetit, që jepen sipas kritereve të përcaktuara me ligj, bazuar në

funksionet dhe kompetencat e veta ose të përbashkëta të komunave dhe bashkive, si dhe për arritjen e barazisë

së burimeve mes njësive të ndryshme të qeverisjes vendore në raport me mundësitë e tyre për të krijuar të

ardhurat e nevojshme.

c) Transfertat e kushtëzuara nga Buxheti i Shtetit.

2. Pushteti qendror, në bashkëpunim me komunat dhe bashkitë, në periudhën e hartimit të projektbuxhetit analizon

mjaftueshmërinë dhe stabilitetin e këtyre burimeve për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 18

Burimet e financimit të qarkut

1. Qarku krijon të ardhura nga burimet e veta vendore dhe nga ndarja e të ardhurave kombëtare.

2. Të ardhurat nga burimet e veta vendore përbëhen nga:

a) transfertat e pakushtëzuara, përfshirë kutotat e anëtarësisë së komunave dhe bashkive përbërëse, të

përcaktuara në rregulloren dhe buxhetin vjetor të qarkut për kryerjen e funksioneve të veta dhe të përbashkëta;

b) transfertat e kushtëzuara për kryerjen e funksioneve dhe kompetencave të deleguara përkatëse nga bashkitë

dhe komunat përbërëse;

c) taksa dhe tatime të vendosura në nivel qarku, të përcaktuara në përputhje me ligjin;

ç) tarifat për shërbimet publike të kryera nga qarku, si dhe nga burime të tjera të përcaktuara në nenin 16 të

këtij ligji.

3. Kriteret dhe normat për krijimin dhe administrimin e të ardhurave nga burimet e veta vendore janë të ngjashme

me ato të përcaktuara për të ardhurat nga burimet vendore të komunave dhe bashkive.

4. Të ardhurat e qarkut nga ndarja e të ardhurave kombëtare, krijohen dhe administrohen sipas mënyrës së përcak-

tuar në nenin 17 të këtij ligji.

Neni 19

Buxheti i njësive të qeverisjes vendore

1. Buxheti i çdo njësie të qeverisjes vendore përfshin të gjitha të ardhurat dhe të gjitha shpenzimet së bashku me

pagesat e huasë.

2. Transfertat e kushtëzuara, të cilat hyjnë në buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore, përdoren vetëm për qëllimin

për të cilin janë dhënë në përputhje me rregullat e caktuara nga pushteti qendror.

3. Çdo njësi e qeverisjes vendore ka autoritet të plotë për qëllimet dhe mënyrat e përdorimit të fondeve buxhetore të

saj, që nuk janë transferta të kushtëzuara. Kur këto fonde nuk shpenzohen tërësisht gjatë vitit financiar në vazhdim,

mbarten në buxhetin e vitit financiar pasardhës.

4. Miratimi i buxhetit të ri dhe mbyllja e buxhetit të vitit të mëparshëm bëhet sipas afateve të përcaktuara në ligjin

nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë”.

5. Buxheti i çdo njësie të qeverisjes vendore miratohet nga këshilli përkatës. Miratimi i buxhetit dhe i bilancit të tij

mbyllës, bëhen në afatet e përcaktuara në ligjin nr. 8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të

Shtetit të Republikës së Shqipërisë”.

6. Buxheti i njësive të qeverisjes vendore synon:

a) përdorimin me efektivitet të burimeve për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave;

b) paraqitjen qartë të situatës financiare të çdo njësie të qeverisjes vendore;

c) dhënien e informacionit të nevojshëm, që u mundëson qytetarëve pjesëmarrjen në vendimmarrje në lidhje

me funksionet dhe kompetencat e ushtruara nga njësia e qeverisjes vendore përkatëse.

7. Buxheti i njësive të qeverisjes vendore duhet të përmbajë:

108

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

a) pasqyrat e të ardhurave dhe të shpenzimeve buxhetore me treguesit si më poshtë:

i) të ardhurat e detajuara sipas klasifikimit në nenet 16, 17 dhe 18 të këtij ligji;

ii) shpenzimet e detajuara në përputhje me klasifikimin funksional dhe ekonomik;

iii) fondin rezervë jo më shumë se 3 për qind të shpenzimeve totale;

b) parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve për dy vitet buxhetore pasardhëse;

c) parashikimin e shpenzimeve për investimet me informacionin e mëposhtëm:

i) qëllimin e investimit;

ii) planin e financimit, përfshirë mënyrat dhe burimet e financimit;

iii) shpenzimet vjetore që duhen për shlyerjen e kredisë, nëse përdoret, si dhe një preventiv të s hpenzimeve

operative që lindin si pasojë e kryerjes së investimit.

8. Organi ekzekutiv i çdo njësie të qeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin e vitit të ri financiar, si dhe projektven-

dimin për mbylljen e buxhetit të vitit të mëparshëm dhe ia paraqet për miratim këshillit në afatet e parashikuara

në ligjin nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë”.

9. Ndryshimet gjatë zbatimit të buxhetit të pavarur në lidhje me transferimin dhe rishpërndarjen e fondeve, si dhe

me mënyrën e përdorimit të fondit rezervë, bëhen nga këshilli përkatës, me propozim të kryetarit, në përputhje

me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Re-

publikës së Shqipërisë” dhe aktet nënligjore përkatëse.

Neni 20

Ruajtja e dokumentacionit financiar

1. Çdo njësi e qeverisjes vendore merr masa për ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve financiare dhe është

përgjegjëse për dëmtimin ose humbjen e tyre, në përputhje me legjislacionin për arkivat.

2. Çdo njësi e qeverisjes vendore miraton rregulloren e brendshme për zbatimin e ligjit për arkivat.

Neni 21

Kontrolli i brendshëm financiar

1. Çdo këshill i njësive të qeverisjes vendore krijon një komision financash, i cili vepron gjatë gjithë periudhës së man-

datit.

2. Komisioni i financave kontrollon të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga organi ekzekutiv, në përputhje me bux-

hetin e miratuar nga këshilli. Organi ekzekutiv i njësisë së qeverisjes vendore i raporton komisionit të financave

rregullisht gjatë vitit dhe i dorëzon atij dokumentacionin e kërkuar prej tij. Organi ekzekutiv dhe administrata e tij

nuk mund të bëjnë pjesë në këtë komision.

3. Komisioni i financave kontrollon të gjithë dokumentacionin kontabël dhe financiar. Ai ka të drejtë të kërkojë au-

ditim të jashtëm të llogarive të kryer nga ekspertë kontabël të autorizuar.

Neni 22

Kontrolli i jashtëm financiar

1. Çdo njësi e qeverisjes vendore i nënshtrohet kontrollit të jashtëm financiar të Kontrollit të Lartë të Shtetit për ligjsh-

mërinë e përdorimit të burimeve financiare.

2. Çdo njësi e qeverisjes vendore i nënshtrohet kontrollit të jashtëm financiar nga ana e organeve të pushtetit qen-

dror, sipas mënyrës së parashikuar me ligj.

KREU VI

PËRBËRJA, KRIJIMI, MËNYRA E ORGANIZIMIT, KOMPETENCAT DHE DETYRAT E KËSHILLIT KOMUNAL DHE BASHKIAK

Neni 23

Mënyra e zgjedhjes

Këshilli komunal dhe bashkiak përbëhen nga këshilltarë të zgjedhur sipas dispozitave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të

Republikës së Shqipërisë.

109

Neni 24

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Numri i anëtarëve të këshillit komunal dhe bashkiak

1. Numri i anëtarëve të këshillit komunal dhe bashkiak përcaktohet sipas numrit të popullsisë si më poshtë:

Komunat dhe bashkitë deri në 5 000 banorë 13 anëtarë

“ “ 5 000 - 10 000 banorë 15 anëtarë

“ “ 10 000 - 20 000 banorë 17 anëtarë

“ “ 20 000 - 50 000 banorë 25 anëtarë

“ “ 50 000 - 100 000 banorë 35 anëtarë

“ “ 100 000 - 200 000 banorë 45 anëtarë

Bashkia e Tiranës 55 anëtarë

2. Në zbatim të këtij neni, prefekti përcakton numrin e anëtarëve të këshillit për çdo komunë e bashki nën juridik-

sionin e tij, mbi bazën e numrit të banorëve sipas evidencave të zyrave të gjendjes civile të datës 1 janar të vitit kur

zhvillohen zgjedhjet.

Neni 25

Papajtueshmëria e funksionit të këshilltarit

1. Funksioni i këshilltarit është i papajtueshëm me:

a) funksionin e kryetarit, zëvendëskryetarit të komunës ose bashkisë;

b) funksionin e sekretarit të këshillit komunal ose bashkiak;

c) funksionin e nëpunësit të administratës së komunës ose bashkisë përkatëse;

ç) funksionin e deputetit.

2. Një person nuk mund të zgjidhet në të njëjtën kohë në më shumë se një këshill komunal ose bashkiak.

3. Nuk mund të jenë anëtarë të të njëjtit këshill personat që janë me njëri-tjetrin bashkëshortë, prindër e fëmijë, vëlla

e motër, si dhe vjehrri e vjehrra me nusen dhe dhëndërin.

Neni 26

Mbledhja e parë e këshillit komunal ose bashkiak

1. Këshilli komunal ose bashkiak zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit të

zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

2. Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshillit komunal ose bashkiak. Në mungesë të tij, nismën për thir-

rjen e mbledhjes së parë e merr prefekti.

3. Në rast se asnjë nga subjektet e sipërpërmendura nuk e ushtron këtë të drejtë brenda afatit të parashikuar në pikën

1 të këtij neni, atëherë këshilli mblidhet vetë brenda 10 ditëve.

4. Mbledhja e parë e këshillit është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij, të shpal-

lur nga komisioni i zgjedhjeve për qeverisjen vendore. Nëse nuk mblidhen më shumë se gjysma e anëtarëve të

këshillit, mbledhja nuk zhvillohet dhe ajo thirret tri ditë më vonë, por jo më shumë se tri herë. Në rastet kur edhe

pas tri herë thirrje nuk sigurohet pjesëmarrja e kërkuar, këshilli konsiderohet i shpërndarë.

5. Mbledhja e parë e këshillit, deri në zgjedhjen e kryetarit të tij, drejtohet nga këshilltari më i vjetër në moshë.

6. Në mbledhjen e parë të këshillit komunal ose bashkiak:

a) zgjidhet komisioni i mandateve;

b) miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;

c) këshilltarët bëjnë betimin;

ç) zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetari i këshillit;

d) zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen ata

me mandatin e përfaqësimit.

7. Këshilli konstituohet pas vërtetimit të mandateve të më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij.

110

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 27

Mandati i këshilltarit

1. Mandati i jepet këshilltarit me vendim të këshillit.

2. Dhënia dhe heqja e mandatit bëhet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit.

3. Këshilltari nuk voton për mandatin e tij.

4. Mandati i këshilltarit mbaron përpara afatit, me propozimin e komisionit të mandateve kur:

a) ndryshon vendbanimin;

b) jep dorëheqjen;

c) krijohen kushte të papajtueshmërisë, të përcaktuara në nenin 25 të këtij ligji;

ç) mandati nga ana e tij është marrë në mënyrë të parregullt;

d) humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate; dh)

vdes;

e) nuk merr pjesë në mbledhjet e këshillit për një periudhë 6-mujore;

ë) dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim gjykate të formës së prerë; f)

këshilli shpërndahet nga organi kompetent.

Neni 28

Betimi

1. Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, këshilltarët betohen përpara këshillit me formulën e më-

poshtme:

“Betohem, në emër të zgjedhësve që përfaqësoj, të mbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e saj.

Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të komunës ose bashkisë

(emri i komunës ose bashkisë përkatëse) dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e

mirëqenies së tyre.”

2. Këshilltari që nuk pranon të bëjë dhe të nënshkruajë betimin, quhet se jep dorëheqjen dhe atij nuk i jepet man-

dati.

Neni 29

Të drejtat e këshilltarit

1. Këshilltari nuk përgjigjet për mendime të shprehura, lidhur me çështje zyrtare gjatë ushtrimit të detyrës.

2. Këshilltari shpërblehet për punën që kryen. Masa e shpërblimit vendoset nga këshilli përkatës mbi bazën e kriter-

eve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

3. Me kërkesën e tij, këshilltari informohet dhe i vihet në dispozicion në çdo kohë nga administrata e komunës ose

bashkisë përkatëse, çdo lloj dokumentacioni për njohje të problemeve të juridiksionit të saj.

4. Këshilltari ka të drejtën e kualifikimit profesional, sipas programit të miratuar nga këshilli. Financimi për këto raste

bëhet sipas rregullave të legjislacionit në fuqi.

Neni 30

Konflikt interesi

1. Këshilltari nuk merr pjesë në shqyrtimin dhe miratimin e aktit të këshillit kur ai vetë ose bashkëshorti, prindërit,

fëmijët, vëllezërit, motrat, vjehrri, vjehrra, dhëndëri e nusja e tij, kanë interes pasuror ose çdo interes tjetër me

çështjen që diskutohet në këshill.

2. Në çdo rast konflikti interesash zbatohen dispozitat skualifikuese të parashikuara në Kodin e Procedurave Adminis-

trative të Republikës së Shqipërisë.

Neni 31

Funksionimi i këshillit komunal ose bashkiak

1. Këshilli komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit

të ri pasardhës.

2. Mbledhjet e radhës të këshillit komunal ose bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por

111

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

jo më pak se një herë në muaj.

3. Këshilli mblidhet jashtë radhe:

a) me kërkesën e kryetarit të komunës ose bashkisë;

b) me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të tij;

c) me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.

4. Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak

se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

5. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.

6. Në periudhën nga data e zgjedhjeve e deri në konstituimin e këshillit të ri, këshilli i mëparshëm komunal ose bash-

kiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm në raste të situatave emergjente.

7. Mbledhja e këshillit komunal ose bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të

këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në

nenin 33 të këtij ligji.

8. Kur këshilli nuk mblidhet për shkak të mungesës së anëtarëve të tij gjatë tre muajve, duke filluar nga data e mbled-

hjes së fundit të tij, këshilli quhet i vetëshpërndarë. Vetëshpërndarja pasohet me zgjedhje të reja për këshillin

përkatës dhe sekretari i këshillit komunal ose bashkiak, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3-mujor, njofton

prefektin.

9. Mbledhjet e këshillit fiksohen në procesverbalin e mbledhjes. Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe e vërtetimit

të tij, përcaktohen në rregulloren e brendshme të funksionimit të këshillit.

Neni 32

Detyrat dhe kompetencat e këshillit komunal ose bashkiak

Këshilli komunal ose bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

a) Miraton statutin e komunës ose të bashkisë, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet.

b) Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zëvendëskryetarin e këshillit.

c) Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit komunal ose bashkiak.

ç) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së komunës ose të bashkisë, të njësive

e institucioneve buxhetore në varësi të komunës ose të bashkisë, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat

për kualifikimin, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të

emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

d) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon

vetë ose është bashkëthemelues.

dh) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.

e) Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.

ë) Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të komunës ose bashkisë.

f) Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.

g) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.

gj) Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e

kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë.

h) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet.

i) Zgjedh përfaqësuesit e këshillit komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut.

j) Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit.

k) Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj,

si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.

l) Vendos për simbolet e komunës ose të bashkisë.

ll) Vendos për emërtimin e rrugëve, të shesheve, të territoreve, të institucioneve dhe të objekteve në juridiksionin

e komunës ose të bashkisë.

m) Jep tituj nderi dhe stimuj.

n) Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim

të ligjit me të cilin bëhet ky delegim te komuna ose bashkia.

112

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 33

Votimi

1. Votimi në këshill bëhet i hapur ose i fshehtë. Këshilli vendos për rastet kur votimi bëhet i fshehtë. Aktet me karakter

individual miratohen kurdoherë me votim të fshehtë.

2. Vendimet e këshillit merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

3. Vendimet merren me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit për rastet e parashi-

kuara në nenin 32 shkronjat “b”, “c”, “d”, “dh”, “g”, “gj”, “i” dhe “j” të këtij ligji.

4. Vendimet merren me tre të pestat të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit për rastet e parashikuara në

nenin 32 shkronjat “e”dhe “f” të këtij ligji.

5. Në rastet e votimit për kryetarin, zëvendëskryetarin dhe sekretarin e këshillit, kur nuk sigurohet shumica e kërkuar,

votimi ribëhet midis dy kandidatëve, që në raundin e parë kanë fituar numrin më të madh të votave.

6. Aktet e këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet

me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.

Neni 34

Mbledhjet e hapura

1. Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo qytetar lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës

së përcaktuar në rregulloren e këshillit.

2. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet publik në vende të caktuara nga këshilli dhe në media. Njoftimi përmban

datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes.

3. Këshilli, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, vendos për rastet kur mbledhja bëhet e

mbyllur.

Neni 35

Seancat e këshillimeve me bashkësinë dhe e drejta e publikut për t’u informuar

1. Këshilli komunal ose bashkiak, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca këshillimi me bash-

kësinë. Seancat e këshillimit janë të detyrueshme për rastet e parashikuara në nenin 32 shkronjat “dh”, “e”, “f” dhe

“k” të këtij ligji.

2. Këshillimi me bashkësinë, në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit, duke përdorur

një nga format e nevojshme si takimet e hapura me banorët, takime me specialistë, me institucione të interesuara

dhe organizata joqeveritare ose nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.

3. Aktet e këshillit afishohen, në vende publike të caktuara nga këshilli, brenda territorit të komunës ose bashkisë

dhe, sipas mundësive, këshilli cakton edhe forma të tjera të publikimit të tyre. Informimi i publikut në çdo komunë

e bashki bëhet në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”

dhe rregullat e përcaktuara nga vetë këshilli përkatës për këtë qëllim.

Neni 36

Kryetari i këshillit komunal ose bashkiak

1. Kryetari dhe zëvendëskryetari i këshillit komunal ose bashkiak, zgjidhen nga radhët e anëtarëve të këshillit. Propoz-

imi për shkarkimin e tyre bëhet nga të paktën një e treta e anëtarëve të këshillit.

2. Kryetari i këshillit kryen këto detyra:

a) thërret mbledhjen e këshillit në përputhje me nenin 31 të këtij ligji;

b) drejton mbledhjet e këshillit në përputhje me rregulloren e tij;

c) nënshkruan aktet që nxjerr këshilli;

ç) kryen detyra të tjera të përcaktuara në rregulloren e këshillit.

3. Në mungesë të kryetarit të këshillit, detyrat e tij i kryen zëvendëskryetari.

113

Neni 37

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Sekretari i këshillit komunal ose bashkiak

1. Sekretari i këshillit emërohet dhe shkarkohet nga këshilli komunal ose bashkiak, mbi bazën e propozimit të kryetarit

të këshillit, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve. Shkarkimi i sekretarit mund të propozo-

het edhe nga 1/3 e anëtarëve të këshillit.

2. Sekretari i këshillit komunal ose bashkiak është përgjegjës për:

a) mbajtjen e dokumenteve zyrtare të këshillit;

b) ndjekjen e punës për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve sipas rendit të ditës;

c) njoftimin për zhvillimin e mbledhjeve të këshillit;

ç) shpalljen dhe publikimin e njoftimeve dhe akteve të nxjerra nga këshilli komunal ose bashkiak;

d) përgatitjen e seancave të këshillimit me bashkësinë;

dh) mbikëqyrjen e respektimit të rregullores së funksionimit të këshillit.

3. Sekretari i këshillit komunal ose bashkiak kryen çdo funksion tjetër që i caktohet nga vetë këshilli.

Neni 38

Shpërndarja e parakohshme e këshillit komunal ose bashkiak

1. Këshilli komunal ose bashkiak shpërndahet para kohe me vendim të Këshillit të Ministrave kur:

a) nuk mblidhet për një periudhë të vazhdueshme tremujore;

b) nuk arrin të marrë vendim për miratimin e buxhetit brenda tre muajve nga data e përcaktuar në nenin 19 të

këtij ligji;

c) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve.

2. Këshilli komunal ose bashkiak shpërndahet edhe kur bëhet riorganizim me ndryshim kufijsh, sipas nenit 70 të këtij

ligji.

3. Në rast të lënies në fuqi të vendimit të shpërndarjes nga organi kompetent, në komunën ose bashkinë përkatëse

organizohen zgjedhjet për këshillin, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

KREU VII

KRYETARI I KOMUNËS OSE BASHKISË

Neni 39

Kryetari i komunës ose bashkisë

1. Çdo komunë ose bashki ka kryetarin e saj të zgjedhur çdo tre vjet në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe

me votim të fshehtë, sipas mënyrës së parashikuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

2. Kryetari i komunës ose bashkisë, në kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tij, ndihmohet nga

një ose më shumë zëvendëskryetarë. Numri i zëvendëskryetarëve caktohet nga këshilli komunal ose bashkiak.

Emërimi dhe shkarkimi i tyre bëhet nga kryetari i komunës ose bashkisë.

Neni 40

Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë

1. Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga gjykata në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna

ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij.

2. Deklarimi i pavlefshmërisë së mandatit të kryetarit bëhet kur vërehet se nuk plotësohen kushtet sipas nenit 45 të

Kushtetutës dhe nenit 10 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

3. Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të komunës ose bashkisë bëhet në mbledhjen më të parë të këshil-

lit komunal ose bashkiak përkatës, ku kryetari bën betimin sipas formulës së përcaktuar në nenin 28 të këtij ligji dhe

e nënshkruan atë.

4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të komunës ose bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën

betimin kryetari pasardhës.

5. Në rast se këshilli bashkiak ose komunal nuk mblidhet brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjed-

hjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prefekti organizon ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë ose

114

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

komunës në mjedisin e bashkisë ose komunës dhe në praninë e banorëve të njësisë përkatëse.

Neni 41

Përfundimi para kohe i mandatit të kryetarit të komunës ose bashkisë

1. Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari:

a) nuk pranon të bëjë betimin;

b) jep dorëheqjen;

c) nuk është më banor i përhershëm i komunës ose bashkisë, ku është zgjedhur;

ç) shkarkohet nga organi kompetent, sipas nenit 42 të këtij ligji;

d) kandidon ose zgjidhet deputet;

dh) humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate të formës së prerë;

e) vdes.

2. Kryetari i komunës ose bashkisë në rastet e dorëheqjes e depoziton atë pranë këshillit komunal ose bashkiak për-

katës. Sekretari i këshillit, për ndjekjen e procedurave të nevojshme, njofton prefektin për dorëheqjen e kryetarit.

3. Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli komunal ose bashkiak, njofton Këshillin e

Ministrave nëpërmjet prefektit.

4. Në rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit, organizohen zgjedhjet për kryetarin e komunës ose bashkisë

në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

5. Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të komunës ose bashkisë sipas këtij neni, deri në zgjedhjen

e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i komunës ose bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se

një zëvendëskryetar komune ose bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të

anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të

ri.

6. Në rastin kur vendi i kryetarit të komunës ose bashkisë mbetet vakant gjatë 6 muajve të fundit të mandatit të tij,

këshilli përkatës zgjedh nga radhët e veta një kryetar të ri me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të

anëtarëve të tij, i cili ushtron funksionet deri në përfundim të mandatit.

Neni 42

Shkarkimi i kryetarit të komunës ose bashkisë

Kryetari i komunës ose bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata;

c) propozohet për shkarkim nga këshilli komunal ose bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një peri-

udhë 3-mujore të pandërprerë.

Neni 43

Simboli i kryetarit të komunës dhe bashkisë

1. Simboli dallues i kryetarit të komunës dhe bashkisë është një shirit me ngjyrat e flamurit kombëtar, me gjerësi 111

mm, i ndarë në tre sektorë me gjerësi të njëjtë, i kuq - i zi- i kuq.

2. Simboli dallues vendoset krahëqafë, nga supi i djathtë në ijen e majtë.

3. Kryetari mban detyrimisht këtë shirit në mbledhjet solemne, pritjet zyrtare, ceremonitë publike dhe në ceremonitë

e lidhjes së martesave.

Neni 44

Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të komunës ose të bashkisë

Kryetari i komunës ose bashkisë:

a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të komunës ose bashkisë, me përjashtim të atyre që

janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;

b) zbaton aktet e këshillit;

115

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin komunal ose bashkiak, në përputhje me

rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;

ç) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet

nga këshilli;

d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e komu-

nës ose të bashkisë;

dh) është anëtar i këshillit të qarkut;

e) emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e komunës ose të bashkisë;

ë) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi.

f) emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të komunës ose bash-

kisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”;

g) ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar komunës ose bashkisë si

person juridik;

gj) merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale,

kulturore e sportive;

h) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë.

KREU VIII

DREJTIMI I NËNDARJEVE TERRITORIALE TË KOMUNËS,

BASHKISË DHE QARKUT

Neni 45

Krijimi i nëndarjeve të komunës

1. Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit. Kryesia është organ këshillimor i kryetarit. Anëtarët e kryesisë

së fshatit zgjidhen në mbledhje të fshatit, ku marrin pjesë jo më pak se gjysma e banorëve me të drejtë vote. Në

rastet kur fshati përbëhet nga disa lagje, secila nga ato zgjedh një anëtar kryesie. Mënyrat dhe rregullat e votimit

përcaktohen nga këshilli komunal përkatës.

2. Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit përcaktohet nga këshilli komunal ose bashkiak (kur në përbërje të këtij të

fundit ka fshatra) mbi bazën e numrit të banorëve të fshatit dhe lagjeve përbërëse të tij.

3. Kryetari i fshatit zgjidhet nga radhët e kryesisë së fshatit me votim të fshehtë me jo më pak se dy kandidatura. 4.

Zgjedhjet e kryesisë dhe të kryetarit të fshatit bëhen një herë në tre vjet pas zgjedhjeve për këshillin komunal dhe

jo më vonë se gjashtë muaj pas këtyre zgjedhjeve.

5. Në rastet e krijimit të vendit vakant për kryetarin e fshatit ose për anëtar të kryesisë zhvillohen procedurat e më-

sipërme të zgjedhjes për vendin vakant. Mandati i të zgjedhurit të ri vazhdon deri në përfundim të periudhës së

mbetur të afatit trevjeçar.

6. Procesi i zgjedhjes dhe veprimtaria e kryesisë dhe kryetarit të fshatit, mbikëqyret nga këshilli komunal ose bashkiak

përkatës.

Neni 46

Detyrat dhe të drejtat e kryetarit dhe të kryesisë së fshatit

1. Kryetari dhe kryesia e fshatit kryejnë dhe mbështesin funksionet qeverisëse të komunës ose bashkisë në fshatin e

tyre, si dhe kujdesen për zhvillimin ekonomik, për përdorimin e burimeve të përbashkëta dhe sigurimin e harmon-

isë sociale.

2. Detyrat më të hollësishme të tyre përcaktohen në rregulloret dhe urdhëresat e këshillit komunal ose bashkiak.

3. Kryetari pajiset me vulë dhe ka autoritetin të lëshojë vërtetime për fakte e të dhëna për banorët ose territorin e

fshatit të tij, për të cilat ai është në dijeni, sa herë që kjo kërkohet nga komuna ose bashkia, nga vetë banorët, ose

nga çdo institucion tjetër në përputhje me ligjin.

4. Urdhëresat, vendimet dhe urdhrat e organeve të zgjedhura të komunës ose bashkisë përkatëse janë të detyrueshme

për zbatim nga kryetari dhe kryesia e fshatit.

5. Kryetari i fshatit shpërblehet për punën që kryen sipas kritereve të përcaktuara nga këshilli komunal ose bash-

kiak.

6. Kryetari i fshatit thirret në mbledhjet e këshillit komunal ose bashkiak ose merr pjesë në to me nismën e tij pa të drejtë

vote. Ai ka të drejtë të shprehë mendimin e tij në mbledhje për çështje që janë të lidhura me fshatin përkatës.

116

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 47

Funksionimi i nëndarjeve të bashkisë

1. Në lagjet e bashkive funksionon aparati administrativ. Struktura dhe numri i punonjësve të administratës së lagjes

caktohet nga këshilli bashkiak. Në krye të aparatit administrativ të lagjes është administratori i cili është nëpunës

civil me epror të drejtpërdrejtë kryetarin e bashkisë. Trajtimi i punonjësve të tjerë të aparatit administrativ të lagjes

i nënshtrohen ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

2. Administrata e lagjes kryen të gjitha detyrat administrative të ngarkuara nga kryetari i bashkisë dhe këshilli, si dhe

kujdeset për zhvillimin ekonomik, për përdorimin e burimeve të përbashkëta dhe sigurimin e harmonisë sociale në

lagjen përkatëse. Detyrat e saj më të hollësishme përcaktohen në aktet e nxjerra nga këshilli bashkiak dhe kryetari

i bashkisë.

Neni 48

Struktura administrative në rreth

Në rreth funksionojnë njësi të strukturave të administratës shtetërore, të përcaktuara nga institucionet përkatëse

qendrore, si dhe njësi të strukturave administrative të qarkut, sipas përcaktimeve që bën këshilli i qarkut.

KREU IX

PËRBËRJA, KRIJIMI, MËNYRA E ORGANIZIMIT DHE KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË QARKUT

Neni 49

Përbërja e këshillit të qarkut

1. Këshilli i qarkut përbëhet nga përfaqësues të komunave dhe bashkive që bëjnë pjesë në qark.

2. Kryetarët e komunave dhe të bashkive, që bëjnë pjesë në qark, janë kurdoherë anëtarë të këshillit të qarkut.

3. Numri i anëtarëve të këshillit të qarkut përcaktohet sipas nenit 50 të këtij ligji.

4. Funksioni i anëtarit të këshillit të qarkut është i papajtueshëm me çdo funksion në administratën e qarkut.

Neni 50

Përcaktimi i numrit të anëtarëve të këshillit të qarkut

1. Numri i përfaqësuesve të komunave dhe bashkive në këshillin e qarkut caktohet në përpjesëtim me numrin e

popullsisë si më poshtë:

-Komunat e bashkitë me popullsi

deri në 5 000 banorë 1 përfaqësues.

-komunat e bashkitë me “ 5 001 deri në 10 000 banorë 2 përfaqësues.

-komunat e bashkitë me “ 10 001 deri në 30 000 banorë 3 përfaqësues.

-komunat e bashkitë me “ 30 001 deri në 50 000 banorë 4 përfaqësues

-komunat e bashkitë me “ 50 001 deri në 100 000 banorë 5 përfaqësues.

-komunat e bashkitë me “ mbi 100 000 banorë 5 + nga një përfaqësues shtesë për

çdo 1 deri në 50 000 banorë mbi 100 000 banorë.

2. Në rastet kur komuna ose bashkia ka vetëm një përfaqësues, ky përfaqësim bëhet drejtpërdrejt nga kryetari i ko-

munës ose bashkisë. Në rastet kur komuna ose bashkia kanë më shumë se një përfaqësues, përfaqësuesit e tjerë

zgjidhen nga këshilli përkatës.

3. Prefekti përcakton numrin e përfaqësuesve të çdo komune e bashkie që përfshihen në territorin e qarkut, duke u

bazuar në të dhënat e numrit të popullsisë, sipas evidencave të zyrave të gjendjes civile të datës 1 janar të vitit të

zgjedhjeve.

4. Vendimet e këshillave komunale dhe bashkiake për përfaqësuesit e tyre në këshillin e qarkut i dërgohen prefektit

brenda 10 ditëve nga data e marrjes së tyre.

117

Neni 51

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Mbledhja e parë e këshillit të qarkut

1. Këshilli i qarkut zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 50 ditë nga shpallja e rezulta tit të zgjedhjeve ven-

dore.

2. Mbledhja e parë thirret nga kryetari i bashkisë, qendër e qarkut, ose nga një e treta e anëtarëve të këshillit të qar-

kut. Njoftimi për mbledhjen e këshillit të qarkut i dërgohet me shkrim të gjithë anëtarëve të këshillit të qarkut jo

më vonë se 10 ditë para datës së mbledhjes.

3. Mbledhja e parë e këshillit është e vlefshme kur në të marrin pjesë jo më pak se gjysma e anëtarëve të tij.

4. Mbledhja e parë e këshillit, deri në zgjedhjen e kryetarit të këshillit të qarkut, drejtohet nga kryetari i bashkisë,

qendër e qarkut.

5. Në mbledhjen e tij të parë këshilli i qarkut:

a) zgjedh komisionin e mandateve, i cili verifikon mandatet e anëtarëve të këshillit;

b) vërteton mandatet e anëtarëve të këshillit;

c) zgjedh kryetarin, zëvendëskryetarin dhe kryesinë e këshillit të qarkut.

6. Këshilli i qarkut konstituohet pas vërtetimit të mandateve të jo më pak se gjysmës së anëtarëve të tij.

7. Nëse nuk sigurohet pjesëmarrja e gjysmës së anëtarëve të këshillit të qarkut, mbledhja anulohet dhe thirret çdo

dhjetë ditë, derisa të sigurohet shumica e nevojshme.

8. Në rast se këshilli i qarkut nuk konstituohet deri 90 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve vendore, prefekti

ushtron të gjitha funksionet dhe kompetencat e këtij këshilli deri në çastin e konstituimit.

Neni 52

Mandati i këshilltarit të qarkut

1. Mandatin e këshilltarit të qarkut e fitojnë të gjithë kryetarët e komunave dhe të bashkive përbërëse të tij, men-

jëherë me marrjen e mandatit përkatës.

2. Zgjedhja e anëtarëve të këshillit të qarkut përfaqësues nga radhët e këshillit komunal ose bashkiak, në përputhje

me nenin 26 të këtij ligji, bëhet me votim liste shumemërore kandidatësh dhe shpallen fitues kandidati ose kandi-

datët që kanë marrë me shumë vota.

3. Anëtarit të këshillit të qarkut i mbaron mandati kur:

a) humbet mandatin si kryetar i komunës ose bashkisë;

b) mandati i anëtarit hiqet nga këshilli komunal ose bashkiak përkatës;

c) vërtetohet se mandati është fituar në mënyrë të paligjshme.

4. Në rastin e krijimit të vendit vakant, që lidhet me humbjen e mandatit të anëtarit të këshillit të qarkut nga një

anëtar i këshillit të një komune ose bashkie, ai zëvendësohet nga këshilli komunal ose bashkiak përkatës.

5. Në rast se vendi vakant krijohet nga humbja e mandatit të anëtarit të këshillit të qarkut nga një kryetar komune

ose bashkie në 6 muajt e fundit të mandatit, vendin e tij e zë kryetari i zgjedhur nga këshilli komunal ose bashkiak

përkatës.

Neni 53

Funksionimi i këshillit të qarkut

1. Këshilli i qarkut ushtron kompetencat nga çasti i konstituimit të tij deri në konstituimin e këshillit pasardhës.

2. Mbledhja e radhës e këshillit të qarkut bëhet jo më pak se një herë në tre muaj.

3. Mbledhjet zhvillohen sipas programit të punës që bën këshilli.

4. Këshilli i qarkut mblidhet jashtë radhe me kërkesë:

a) të kryetarit të tij;

b) të kryesisë së këshillit;

c) të një të tretës së anëtarëve të këshillit;

ç) të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij. 5.

Thirrja e mbledhjes së këshillit bëhet nga kryetari.

6. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet si rregull jo më pak se 10 ditë para datës së zhvillimit të mbledhjes. Njoft-

imi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

7. Mbledhja e këshillit të qarkut quhet e vlefshme, kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të tij.

118

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 54

Detyrat dhe kompetencat e këshillit të qarkut

Këshilli i qarkut ushtron këto kompetenca dhe detyra:

a) miraton statutin e qarkut, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;

b) vendos për nivelin e ndihmesave financiare të detyrueshme të çdo komune dhe bashkie përbërëse në buxhetin

e qarkut;

c) zgjedh dhe shkarkon nga anëtarët e këshillit kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e kryesisë;

ç) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit të qarkut;

d) miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e institucioneve

buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e

shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin

në fuqi;

dh) miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon

vetë ose është bashkëthemelues;

e) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij;

ë) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;

f) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm;

g) vendos për taksat e tarifat në kompetencë të qarkut, si dhe për nivelin e tyre;

gj) vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;

h) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e

kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;

i) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të tij;

j) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;

k) vendos për vërtetimin dhe heqjen e mandatit të këshilltarit të qarkut;

l) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj,

si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik në nivel qarku;

ll) vendos për simbolet e qarkut;

m) jep tituj nderi dhe stimuj;

n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara në bazë dhe në zbatim

të ligjit me të cilin bëhet ky delegim në qark;

nj) miraton ose shfuqizon vendimet e kryesisë së qarkut.

Neni 55

Votimi

1. Vendimet e këshillit të qarkut merren me shumicën e votave të anëtarëve të tij të pranishëm në mbledhje, me

përjashtim të rasteve të përcaktuara në nenin 54 shkronjat “b”, “e”, “ë”,”g”, gj”, “ll” të këtij ligji, që kërkojnë votat e

më shumë se gjysmës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit.

2. Në rastet e votimit për kryetarin, zëvendëskryetarin dhe sekretarin e këshillit, kur nuk sigurohet shumica e kërkuar,

votimi ribëhet midis dy kandidatëve, që në raundin e parë kanë fituar numrin më të madh të votave.

3. Vendimet e këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e marrjes së tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes.

Vendimet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.

Neni 56

Mbledhjet e hapura, seancat e këshillimeve dhe e drejta e publikut për t’u informuar

Këshilli i qarkut zhvillon mbledhje të hapura për publikun, zhvillon seanca këshillimi me organet përfaqësuese dhe

ekzekutive të komunave dhe bashkive dhe me bashkësitë përkatëse, si dhe respekton të drejtën e publikut për t’u

informuar sipas përcaktimeve në nenet 34 dhe 35 të këtij ligji.

119

Neni 57

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Konflikt interesi

1. Këshilltari i qarkut nuk merr pjesë në shqyrtimin dhe miratimin e aktit të këshillit kur ai vetë ose bashkëshorti,

prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, vjehrri, vjehrra, dhëndri e nusja e tij kanë interes pasuror ose çdo interes tjetër

me çështjen që diskutohet në këshill.

2. Në çdo rast konflikti interesash, zbatohen dispozitat skualifikuese të parashikuara në Kodin e Procedurave Admin-

istrative të Republikës së Shqipërisë.

Neni 58

Kryesia e këshillit të qarkut

1. Kryesia e këshillit të qarkut përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari dhe nga 5 deri në 9 anëtarë të tjerë.

2. Kryetari dhe zëvendëskryetari zgjidhen e shkarkohen me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbled-

hje. Kur nuk arrihet shumica e kërkuar, kalohet në rivotim ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar numrin më të

madh të votave në raundin e parë.

3. Anëtarët e tjerë të kryesisë së këshillit të qarkut zgjidhen dhe shkarkohen me votim, me listë shumemërore kandi-

datësh dhe shpallen fitues kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

4. Kryesia e këshillit të qarkut thirret në mbledhje nga kryetari, jo më pak se një herë në muaj .

5. Mbledhjet e kryesisë janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve.

6. Funksionet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe sekretarit të këshillit të qarkut janë të papajtueshme me funksionin

e kryetarit të komunës ose bashkisë.

Neni 59

Kompetencat e kryesisë së këshillit të qarkut

1. Kryesia e këshillit të qarkut për realizimin e funksioneve të qarkut dhe në zbatim të vendimeve të këshillit të tij:

a) ushtron të gjitha kompetencat, me përjashtim të atyre që i janë dhënë shprehimisht këshillit të qarkut;

b) miraton projektaktet dhe materialet e tjera për mbledhjen e këshillit të qarkut, në përputhje me rendin e ditës

të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ajo vetë;

c) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet

nga këshilli;

ç) raporton në këshill sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e qarkut;

d) ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar qarkut si person juridik.

2. Në ushtrimin e kompetencave të saj, kryesia e këshillit të qarkut nxjerr vendime, të cilat miratohen nga shumica

e anëtarëve të pranishëm. Vendimet marrin fuqi detyruese për t’u zbatuar nga të gjitha organet dhe personat e

ngarkuar, pasi shpallen publikisht ose u bëhen të njohura subjekteve të interesuara.

3. Vendimet e kryesisë duhet të miratohen në mbledhjen më të afërt të këshillit të qarkut dhe në rast se nuk mirato-

hen, e humbasin fuqinë e tyre që nga fillimi.

Neni 60

Kryetari i këshillit të qarkut

1. Kryetari i këshillit të qarkut, përfaqëson këshillin e qarkut në marrëdhënie me organe shtetërore, me organet e

njësive të qeverisjes vendore, me persona fizikë dhe juridikë vendas ose të huaj, si dhe ushtron këto kompetenca:

a) kryeson mbledhjet e këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;

b) nënshkruan të gjitha aktet e këshillit dhe të kryesisë së këshillit, si dhe procesverbalet e mbledhjeve të këshillit

dhe të kryesisë;

c) siguron zbatimin e vendimeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;

ç) në përputhje me tematikën e mbledhjeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë përgatit raportet, projektvendi-

met dhe materialet e tjera të nevojshme;

d) drejton administratën e këshillit të qarkut dhe përgjigjet para këshillit për funksionimin e saj;

dh) emëron dhe shkarkon personelin e administratës së këshillit të qarkut, përveç rasteve të parashikuara ndryshe

në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”;

120

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

e) garanton kryerjen e funksioneve që i janë dhënë me ligj këshillit të qarkut;

ë) merr masa dhe siguron funksionim normal të të gjitha strukturave të këshillit, të mbledhjeve të këshillit dhe të

kryesisë së tij;

f) ushtron kompetenca të tjera që i ngarkohen atij me ligj, nga këshilli i qarkut ose nga kryesia e tij.

2. Në ushtrimin e kompetencave të tij, kryetari i këshillit të qarkut nxjerr urdhra me karakter individual.

3. Në mungesë të kryetarit, funksionet e tij kryhen nga zëvendëskryetari.

Neni 61

Sekretari i këshillit të qarkut

Sekretari i këshillit të qarkut kryen detyrat e tij njëlloj me ato të sekretarit të këshillit komunal ose bashkiak, të përcaktuara

në nenin 37 të këtij ligji.

Neni 62

Kufizimi i autoritetit të qarkut

1. Vendimet e organeve të qarkut nuk mund të cenojnë autonominë e komunave dhe bashkive përbërëse.

2. Vendimet e organeve të qarkut duhet të synojnë shpërndarjen sa më të drejtë të burimeve dhe përfitimeve në

favor të komunave dhe bashkive përbërëse.

KREU X

RIORGANIZIMI I ADMINISTRATIVO-TERRITORIAL I PUSHTETIT VENDOR

Neni 63

Riorganizimi administrativo-territorial

Ndarja administrativo-territoriale në fuqi mund të riorganizohet me ose pa ndryshim kufijsh ekzistues të njësive të

qeverisjes vendore, në përputhje me interesat ekonomike e sociale, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlera të tjera

vendore, për realizimin në një nivel më të lartë të funksioneve në përfitim të bashkësisë vendore ose për zbatimin e

politikave të zhvillimit vendor, rajonal dhe më gjërë.

Neni 64

Riorganizimi me ndryshim kufijsh

Riorganizimi me ndryshim kufijsh bëhet kur:

Neni 65

Riorganizimi pa ndryshim kufijsh

Riorganizimi pa ndryshim kufijsh bëhet në rastet e ndryshimit të emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore ose në

rastet e ndryshimit të vendndodhjes së qendrës të saj.

Neni 66

Mbështetja ligjore dhe propozuesi i riorganizimit

Riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh bëhet me ligj të veçantë.

Neni 67

Argumentimi dhe dokumentimi i riorganizimit nga propozuesi

Propozimi për riorganizimin e një ose më shumë njësive të qeverisjes vendore, për çdo rast të veçantë, i paraqitet

Kuvendit së bashku me këto fakte dhe argumente:

a) Arsyet ekonomike, sociale, kulturore, demografike, administrative për nevojën dhe avantazhet e riorganizimit.

b) Mënyrat dhe materialet ose dokumentet e përdorura për informimin e publikut mbi riorganizimin dhe çështjet

121

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

që lidhen me të.

c) Mendimin e popullatës që banon në njësitë e qeverisjes vendore që do të riorganizohen, si dhe mendimin

“pro” dhe “kundër” këtij riorganizimi, sipas çdo rasti të veçantë nga subjekte ose grupe të interesuara drejtpër-

drejt ose jodrejtpërdrejt në këtë riorganizim.

ç) Mënyrat e marrjes së mendimeve në mbledhje të hapura, seanca këshillimi me publikun, dëgjime publike,

sondazhe opinioni të certifikuara nga organe kompetente ose qendrim i shprehur nëpërmjet referendumit

vendor ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme dhe të besueshme.

d) Hartat administrativo-territoriale në të cilat pasqyrohen edhe ndryshimet që rrjedhin nga riorganizimi.

dh) Efektet e parashikuara të karakterit ekonomik, financiar, social, demografik, si dhe detyrimet civile dhe admin-

istrative që rrjedhin, mbarten ose ndahen.

e) Mënyrat e parashikuara të rregullimit të çështjeve financiare, pasurore, të detyrimeve ndaj të tretëve ose ndaj

njëra-tjetrës të njësive të qeverisjes vendore të përfshira në riorganizim.

Neni 68

Detyrimi për të shprehur mendimin

1. Këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarqeve, që janë të përfshira drejtpërdrejt në riorganizim, si dhe kryetarët e

tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe, nëse ka, edhe mendimin “kundër” të një pjesë të këshilltarëve të këshillit

përkatës.

2. Këshilli i Ministrave, kur ky i fundit nuk është propozues dhe institucione të tjera shtetërore qendrore që nuk varen

nga Këshilli i Ministrave, të interesuara për riorganizimin përkatës, japin mendimin e tyre të argumentuar “pro”,

“kundër” ose “abstenim” ndaj këtij riorganizimi.

3. Organet e mësipërme japin mendimin brenda 60 ditësh nga marrja e kërkesës për shprehje mendimi nga ana e

propozuesit.

Neni 69

Rregullimi i të drejtave dhe detyrimeve të njësive të riorganizuara

1. Në çdo rast, kur riorganizimi prek çështje të të drejtave financiare, pasurore, të detyrimeve ndaj të tretëve dhe

të drejta të tjera civile të njësive të qeverisjes vendore, ato rregullohen sipas legjislacionit në fuqi si të drejta dhe

detyrime të personave juridikë, si rregull, nëpërmjet marrëveshjes mes palëve.

2. Në rast mosmarrëveshjesh për problemet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, konfliktet zgjidhen në rrugë gjy-

qësore.

Neni 70

Garantimi i vazhdimit të funksioneve bazë qeverisëse

1. Në rastin e riorganizimit me ndryshim kufijsh, që krijon njësi të reja të qeverisjes vendore ose kur ky riorganizim

shkakton papajtueshmëri të mandatit të shumicës së anëtarëve të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, të cilës

i largohet një pjesë e territorit, në këto njësi kryhen zgjedhje vendore të pjesshme, sipas mënyrave dhe afateve të

parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

2. Organet e reja të qeverisjes vendore, si dhe organet e tjera shtetërore qendrore dhe vendore kompetente marrin

menjëherë masat e nevojshme që njësitë e qeverisjes vendore të krijuara ose të prekura nga riorganizimi, të funk-

sionojnë normalisht, sipas këtij ligji, duke garantuar kryerjen e shërbimeve bazë publike për popullatën përkatëse

për periudhën tranzitore.

KREU XI

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 71

Zbatimi i ligjit

Funksionimi i njësive të qeverisjes vendore sipas mënyrës së përcaktuar në këtë ligj realizohet në përputhje me afatet

kohore të përcaktuara në nenet e këtij kreu.

122

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 72

Funksionimi dhe organizimi i njësive të qeverisjes vendore

1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, këshillat komunale, bashkiake dhe qarqeve ushtrojnë të drejtat dhe kompetencat e

tyre të plota për:

a) miratimin e vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave për organizimin e tyre, sipas mënyrës së përcaktuar në këtë

ligj;

b) të drejtën e kompetencës fiskale;

c) të drejtën për të ndërmarrë nisma në interes të bashkësive përkatëse;

ç) miratimin e rregulloreve dhe procedurave për personelin;

d) ushtrimin e çdo të drejte ose kompetence tjetër të përcaktuar në këtë ligj dhe ligje të tjera që kanë lidhje me

pronësinë dhe kryerjen e funksioneve.

2. Komunat, bashkitë dhe qarqet fitojnë pronësinë mbi pronat vendore në përputhje dhe sipas afateve të përcaktuara

me ligj të veçantë.

3. Komunat, bashkitë dhe qarqet fitojnë pronësinë mbi ndërmarrjet publike, sipas afateve të përcaktuara me ligj të

veçantë, si dhe ushtrojnë të drejtën për krijimin e personave juridikë, në përputhje me këtë ligj.

4. Duke filluar nga 1 janari 2001, komunat dhe bashkitë janë tërësisht përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të veta

të mëposhtme:

I Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike:

a) ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me karakter vendor, të trotuareve dhe shesheve publike;

b) sigurimin e ndriçimit të mjediseve publike;

c) funksionimin e transportit publik urban;

ç) administrimin e varrezave dhe garantimin e shërbimit të varrimit;

d) shërbimin e dekorit;

dh) administrimin e parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike;

e) grumbullimin, largimin dhe përpunimin e mbeturinave.

II Në fushën e shërbimeve me karakter social, kulturor e sportiv:

a) ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimin e veprimtarive dhe administrimin

e institucioneve përkatëse;

b) organizimin e veprimtarive sportive, çlodhëse e argëtuese dhe administrimin e institucioneve përkatëse;

c) shërbimin social dhe administrimin e institucioneve si çerdhet, azilet, shtëpitë e fëmijëve, etj.

III Në fushën e zhvillimit ekonomiko-vendor:

a) përgatitjen e programeve të zhvillimit ekonomiko -vendor;

b) ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjeteve tregtare;

c) zhvillimin e biznesit të vogël, si dhe zhvillimin e veprimtarive nxitëse si panaire, reklama në vende publike etj;

ç) organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor si informacioni, struktura dhe in-

frastruktura përkatëse;

d) shërbimin veterinar;

dh) ruajtjen dhe zhvillimin e pyjeve, kullotave dhe burimeve natyrore me karakter vendor.

5. Duke filluar nga 1 janari 2002, komunat dhe bashkitë janë plotësisht përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të veta

të mëposhtme:

I Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike:

a) furnizimin me ujë të pijshëm;

b) funksionimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të ujërave të zeza dhe të kanaleve mbrojtëse të

zonave të banuara;

c) planifikimin urban, menaxhimin e tokës dhe strehimin, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, me përjashtim të

kompetencës për miratimin e shesheve dhe lejeve të ndërtimit, e cila i kalon komunave dhe bashkive nga 1

janari 2001.

123

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

II Në fushën e rendit dhe të mbrojtjes civile:

a) Ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimin e zbatimit të akteve të ko-

munës ose bashkisë;

b) mbrojtja civile.

6. Duke filluar nga 1 janari 2002, me ligj do të përcaktohet masa dhe mënyra e ndarjes së funksioneve dhe kompeten-

cave të përbashkëta të mëposhtme:

a) Funksionimi i arsimit parashkollor dhe parauniversitar;

b) funksionimi i sistemit të shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjes së shëndetit publik;

c) kujdesi social, zbutja e varfërisë dhe garantimi i funksionimit të institucioneve përkatëse;

ç) funksione të caktuara për rendin publik dhe mbrojtjen civile;

d) mbrojtja e mjedisit.

7. Komunat dhe bashkitë do të ushtrojnë edhe funksione të tjera, të ndara sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

8. Jo më vonë se 1 janari 2001, qarqet kryejnë të gjitha funksionet dhe ushtrojnë të gjitha kompetencat e dhëna me

këtë ligj.

Neni 73

Kompetencat fiskale të njësive të qeverisjes vendore

1. Duke filluar nga 1 janari 2001, komunat, bashkitë dhe qarqet ushtrojnë të drejtën e vendosjes së taksave dhe tari-

fave vendore, të përcaktuara me ligj të veçantë.

2. Duke filluar nga 1 janari 2001, komunat, bashkitë dhe qarqet kanë autonomi të plotë për vendosjen e tarifave ven-

dore për kategoritë e mëposhtme:

a) Tarifa për shërbimet publike;

b) tarifa për përdorimin e të mirave publike, me përjashtim të atyre që prodhohen nga pushteti qendror;

c) tarifa administrative për licenca, autorizime, certifikata dhe dokumentacionin zyrtar.

3. Komunat, bashkitë dhe qarqet ushtrojnë të drejtën e tjetërsimit dhe dhënies në përdorim të pronave dhe për-

dorimin e të ardhurave që krijohen në përputhje me ligjet përkatëse të pronave vendore.

4. Duke filluar nga 1 janari 2002, komunat, bashkitë dhe qarqet kanë të drejtë të kërkojnë kredi për investime në për-

puthje me procedurat dhe kriteret e përcaktuara me ligj të veçantë.

5. Duke filluar nga 1 janari 2002, komunat, bashkitë dhe qarqet kanë të drejtë të marrin financime, të përcaktuara me

ligj të veçantë, nga burimet e mëposhtme:

a) Transferta të pakushtëzuara të përgjithshme dhe barazuese;

b) ndarja e taksave kombëtarë;

c) transferta të kushtëzuara për arritjen e objektivave kombëtarë;

ç) fonde të trasferuara nga pushteti qendror komunave, bashkive dhe qarqeve për kryerjen e funksioneve të dele-

guara.

6. Duke filluar nga 1 janari 2001, këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarqeve miratojnë buxhetin e tyre, duke u

bazuar në parimin e autonomisë vendore dhe standardet unike kombëtare të kontabilitetit me deficit buxhetor

zero.

7. Duke filluar nga 1 janari 2001, komunat, bashkitë dhe qarqet institucionalizojnë kontrollin e brendshëm financiar.

8. Duke filluar nga 1 janari 2001, komunat dhe bashkitë derdhin kontributet e tyre në buxhetin e qarkut.

Neni 74

Detyrat e Këshillit të Ministrave

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave për hartimin e projektligjeve dhe akteve nënligjore me qëllim respektimin e afateve

të përcaktuar në këtë kre.

2. Ky detyrim realizohet nëpërmjet një procesi bashkëpunimi dhe këshillimi me përfaqësuesit e njësive të qeverisjes

vendore, bashkësitë vendore dhe shoqërinë civile në përgjithësi.

124

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 75

Shkrirja e këshillave të rretheve

1. Këshillat e rretheve shkrihen në datën e kryerjes së zgjedhjeve vendore të vitit 2000. Administrata e këshillit të

rrethit kalon në varësi të prefektit.

2. Prefekti është përgjegjës për kryerjen e funksioneve të ish-këshillave të rretheve të cilat nuk i janë transferuar ko-

munave dhe bashkive sipas këtij kreu.

Neni 76

Shfuqizime

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 7572, datë 10.6.1992 “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal”, me

ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me të, shfuqizohen.

Neni 77

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYETARI

Namik Dokle

125

LIGJ

Nr.9208, datë 18.3.2004

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8652, DATË 31.7.2000 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E

QEVERISJES VENDORE”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Në pikën 5 të nenit 31 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Në rendin e ditës përfshihen, me përparësi, propozimet për vendime të kryesive të fshatrave nën juridiksionin e

komunës/bashkisë përkatëse.”

Neni 2

Në nenin 33 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Vendimet, për rastet e parashikuara në shkronjat “b”, “c”, “d”, “dh”, “f”’, “g”, “gj”, “i” dhe “ j” të nenit 32 të këtij ligji,

merren me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit.”.

2. Në pikën 4 fjalët “shkronjat “e” dhe “f”” zëvendësohen me fjalët “shkronja “e””.

Neni 3

Në nenin 35 pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

“2/1. Për këshillat komunalë/bashkiakë janë të detyrueshme seancat e këshillimit me kryetarët dhe kryesinë e fshatrave

nën juridiksion, në përputhje me përcaktimet e bëra në shkronjat “ç”, “dh”, “e”, “f”, “k” dhe “ll” të nenit 32 të ligjit. Seancat e

këshillimit, në këtë rast, shënohen në procesverbal.”

Neni 4

Në nenin 45 bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit. Anëtarët e kryesisë së fshatit zgjidhen në mbledhjen e fshatit,

me shumicën e votave të pjesëmarrësve, me të drejtë vote, në mbledhje. Në rastet kur fshati përbëhet nga disa

lagje, secila nga ato zgjedh një anëtar kryesie. Mënyrat dhe rregullat e votimit përcaktohen nga këshilli komunal/

bashkiak përkatës.”.

2. Pas pikës 6, shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“7. Kryesia e fshatit merr nisma për probleme të ndryshme për interesin e komunitetit, të cilat ia propozon për

shqyrtim këshillit komunal/bashkiak.”.

Neni 5

Në nenin 46 të bëhen këto ndryshime:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“ 2. Këshilli komunal/bashkiak, për të realizuar funksionet e veta, mund t’i ngarkojë kryetarit ose kryesisë së fshatit

detyrat e mëposhtme:

126

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

a) kujdesjen për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm;

b) marrjen e masave në rastet e ndërhyrjeve të paligjshme në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha, të

ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara;

c) marrjen e masave në rastet e ndërhyrjeve të paligjshme dhe të çdo lloj dëmtimi në rrugët, trotuaret dhe

sheshet publike të fshatit;

ç) marrjen e masave për ndriçimin e mjediseve publike;

d) administrimin e varrezave dhe garantimin e shërbimit të varrimit; dh)

mbarëvajtjen e shërbimit të dekorit në fshat;

e) administrimin e lulishteve dhe të zonave të gjelbëruara publike;

ë) marrjen e masave për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave;

f) kujdesjen për mbledhjen e taksave dhe të tarifave;

g) ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimin e veprimtarive dhe administrimin

e institucioneve përkatëse;

gj) përmirësimin e shërbimit social dhe administrimin e institucioneve, si çerdhet etj.;

h) përmirësimin e shërbimit veterinar;

i) kujdesjen për ruajtjen e pyjeve, të kullotave dhe të burimeve natyrore;

j) përkujdesjen për institucionet e arsimit dhe të shëndetit parësor;

k) detyrat e tjera të parashikuara në rregulloret e këshillit;

1) vënien e gjobave kur vërehen shkelje në përputhje me rastet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”,

“dh”, “e”, “ë”, “h”, “i” të këtij neni.”

2. Në pikën 5, pas fjalës “kryetari” shtohen fjalët “dhe kryesia e fshatit”.

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4183, datë 25.3.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

127

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

L I G J

Nr.9936, datë 26.6.2008

PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 111 e 157 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

PARIMET E PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë, strukturën, parimet dhe bazat e procesit buxhetor, mar-

rëdhëniet financiare ndërqeveritare dhe përgjegjësitë për zbatimin e legjislacionit buxhetor në tërësi.

Neni 2

Fusha e zbatimit të ligjit

Ky ligj zbatohet nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme në të gjitha fazat e procesit buxhetor, që do të thotë:

a) përgatitjen, shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit;

b) zbatimin, ndjekjen dhe rishikimin e buxhetit;

c) të drejtat dhe kufizimet për huamarrjen, garancitë, si dhe format e tjera, të rrjedhura prej tyre;

ç) kontrollin, kontabilitetin, raportimin, inspektimin dhe auditimin e buxhetit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Buxhet” është tërësia e të ardhurave, shpenzimeve dhe financimeve të qeverisjes qendrore e vendore dhe të

fondeve speciale, të cilat miratohen me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë, më poshtë “Kuvendi” ose me vendim të

këshillit të njësisë së qeverisjes vendore.

2. “Ligj i buxhetit vjetor” është ligji që miraton të ardhurat, shpenzimet dhe financimet e Buxhetit të Shtetit, fondet

speciale qendrore dhe transfertat nga Buxheti i Shtetit për njësitë e qeverisjes vendore, për vitin buxhetor.

3. “Fond special” është fondi i krijuar me ligj, i cili ka si burime të ardhurat tatimore ose jotatimore, që përdoren

vetëm për financimin e funksioneve apo të veprimtarive të veçanta të qeverisjes qendrore apo vendore.

4. “Qeverisje e përgjithshme” është tërësia e njësive të qeverisjes qendrore, vendore dhe të fondeve speciale.

5. “Njësi të qeverisjes qendrore” janë njësitë e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, të krijuara me Kushtetutë,

ligj ose vendim të Këshillit të Ministrave, që kanë si veprimtari të tyre parësore përmbushjen e funksioneve të

qeverisjes qendrore.

128

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

6. “Njësi të qeverisjes vendore” janë njësitë e niveleve të ndryshme vendore, të krijuara me ligj, që kanë si veprimtari

të tyre parësore përmbushjen e funksioneve të qeverisjes vendore, brenda një territori të caktuar.

7. “Njësi e fondeve speciale” është njësia e krijuar me ligj për të ushtruar funksione specifike të qeverisjes qendrore

dhe vendore.

8. “Njësi shpenzuese” është njësia më e vogël organizative e njësive të qeverisjes së përgjithshme, për të cilën janë

detajuar fondet buxhetore.

9. “Fond i miratuar” është kufiri maksimal i miratuar me ligjin të buxhetit vjetor ose me vendim të organeve vendim-

marrëse të njësive të qeverisjes vendore, brenda të cilit njësitë e qeverisjes së përgjithshme kanë të drejtë të bëjnë

shpenzime.

10. “Fond i shpërndarë” është fondi i miratuar sipas klasifikimit buxhetor dhe i vënë në dispozicion të njësisë së qever-

isjes së përgjithshme.

11. “Fond i detajuar” është fondi i shpërndarë sipas klasifikimit buxhetor, i detajuar në nivel njësie shpenzimi.

12. “Fond i rishpërndarë” është fondi, që rezulton nga shtesa dhe pakësime të balancuara të fondit të detajuar më

parë.

13. “Plan i arkës” është parashikimi i të hyrave dhe të dalave të mjeteve monetare të njësive të qeverisjes së përgjith-

shme.

14. “Shumë e autorizuar për shpenzim” është kufiri maksimal periodik i shpenzimeve në nivel njësie shpenzuese.

15. “Fond rezervë” është fondi, që krijohet për të financuar shpenzime jo të përhershme dhe të paparashikuara, në

fazën e përgatitjes së buxhetit.

16. “Fond kontingjence” është fondi i pashpërndarë, që krijohet për të mbuluar risqet e mundshme, për të ardhurat

dhe shpenzimet, gjatë zbatimit të buxhetit.

17. “Shpenzim” është pakësimi i pasurisë neto, e cila përfundon me kryerjen e pagesave kapitale ose korrente, të pak-

thyeshme, me ose pa detyrim kthimi.

18. “E ardhur” është rritja e pasurisë neto, e cila përfundon me arkëtime kapitale ose korrente, me ose pa detyrim

kthimi.

19. “Grant” është e ardhura, e përftuar në formën e dhurimit, për një qëllim të përcaktuar ose jo, pa kusht kthimi dhe

pa interes, që përdoret për financimin e veprimtarive ekonomike.

20. “Borxh” është shuma e huave të marra në tregun bankar, financiar dhe nga palë të treta, persona fizikë, juridikë ose

individë, me kusht kthimi, me ose pa interes, për financimin e projekteve të caktuara të investimeve, mungesës së

përkohshme të likuiditeteve dhe të deficitit fiskal buxhetor.

21. “Hua afatgjatë vendore” është borxhi në monedhë kombëtare ose të huaj i njësisë së qeverisjes vendore, që duhet

të shlyhet për një periudhë kohe të barabartë ose më të gjatë se një vit.

22. “Detyrim kontingjent” është detyrimi që mund t’i lindë njësisë së qeverisjes së përgjithshme në raport me të

tretë, në të ardhmen, si rezultat i risqeve të mundshme, të lidhura me ngjarje apo nisma, të drejtpërdrejta ose të

tërthorta, të viteve të mëparshme.

23. “Përdorim me ekonomi” është përdorimi i një sasie dhe cilësie të dhënë të inputeve në një kohë të dhënë dhe me

koston më të ulët.

24. “Efektivitet” është madhësia, me të cilën një produkt kontribuon në arritjen e objektivave të politikës apo të qël-

limeve të politikës buxhetore.

25. “Efiçencë” është lidhja ndërmjet produkteve të një programi dhe burimeve financiare dhe njerëzore të përdo-

rura.

26. “Program buxhetor afatmesëm” është parashtrimi për tre vjet i planeve të shpenzimeve të buxhetit, përmes lidhjes

së drejtpërdrejtë të programeve me veprimtaritë, produktet, objektivat dhe qëllimet e politikës.

27. “Program buxhetor” është një grup veprimtarish të njësisë së qeverisjes së përgjithshme, që administrohen efek-

tivisht dhe kontribuojnë së bashku në prodhimin e produkteve të identifikueshme dhe të matshme, të cilat ndih-

mojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në arritjen e objektivave dhe të qëllimeve të politikës buxhetore së tij.

28. “Qëllim i politikës së programit buxhetor” është rezultati i dëshirueshëm dhe i matshëm, që arrihet në një periudhë

afatgjatë nga veprimtaritë e njësive të qeverisjes së përgjithshme.

29. “Objektiva të politikës së programit buxhetor” janë rezultatet specifike të matura saktësisht në kohë, sasi dhe kosto,

të cilat realizohen në një periudhë afatshkurtër deri afatmesme dhe që përbëjnë hapa të ndërmjetëm drejt arritjes

së qëllimit të politikës së programit buxhetor.

30. “Inpute” janë burimet financiare, njerëzore dhe fizike, të përdorura për kryerjen e veprimtarive, që nevojiten për

ushtrimin e funksioneve të caktuara dhe që finalizohen me prodhimin e produkteve të caktuara.

31. “Veprimtari të programeve buxhetore” janë tërësia e veprimtarive, që kryhen në kuadër të një programi, për real-

129

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

izimin e një produkti.

32. “Produkte” janë mallrat dhe shërbimet e siguruara nga kryerja e veprimtarive buxhetore të programit buxhetor.

33. “Tavan i programit buxhetor afatmesëm” është kufiri i sipërm i shpenzimeve, brenda të cilit njësitë e qeverisjes së

përgjithshme përgatisin kërkesat buxhetore të këtij programi.

34. “Menaxhim financiar” është tërësia e përgjegjësive të menaxhimit, që ushtrojnë njësitë e qeverisjes së përgjith-

shme, për miratimin dhe zbatimin e rregullave dhe të procedurave, që sigurojnë përdorim efiçent, efektiv dhe

ekonomik të burimeve financiare publike, në dispozicion.

35. “Kontroll i brendshëm financiar publik” është tërësia e sistemit menaxherial, financiar dhe të kontrolleve të tjera,

përfshirë strukturën administrative, metodat, procedurat, si dhe auditimin e brendshëm, të ngritur për realizimin

e objektivave të drejtimit, me parim transparencën, ligjshmërinë, përdorimin me ekonomi, efiçencën dhe efektiv-

itetin.

36. “Auditim i brendshëm” është një veprimtari e pavarur, brenda njësisë së qeverisjes së përgjithshme, që siguron,

në mënyrë të arsyeshme, nëpunësit autorizues për përdorimin efektiv të fondeve dhe përmirësimin e ushtrimit të

funksioneve të këtyre njësive.

37. “Sistem i thesarit” është tërësia e rregullave dhe e procedurave, si dhe struktura organizative përkatëse, e ngarkuar

për ekzekutimin e buxhetit, administrimin e mjeteve monetare, mbajtjen e llogarive dhe raportimin financiar të

qeverisjes së përgjithshme.

38. “Angazhim buxhetor” është marrja përsipër e detyrimeve financiare, në formë të shkruar, përmes hyrjes në mar-

rëdhënie kontraktuale.

39. “Veprimtari pothuajse fiskale” është veprimtaria me natyrë fiskale, e kryer nga njësitë e sektorit publik, jo njësi të

qeverisjes së përgjithshme.

40. “Shpenzim i taksave” është masa e efekteve nga përjashtimet ose lehtësitë fiskale, që ndërmerren për të nxitur

veprimtari të caktuara.

41. “Nëpunës i parë autorizues” është nëpunësi i nivelit më të lartë sipas ligjit për shërbimin civil në ministrinë

përgjegjëse për financat, përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, ra-

portimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të Buxhetit të Shtetit.

42. “Nëpunës autorizues” është nëpunësi i nivelit më të lartë i njësive të qeverisjes së përgjithshme, përgjegjës për

përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e

brendshëm të buxhetit të tyre, që përgjigjet përpara nëpunësit të parë autorizues.

43. “Nëpunës autorizues i nivelit të dytë” është nëpunësi i administratës publike në secilën nga njësitë vartëse të

njësisë së qeverisjes së përgjithshme, përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, moni-

torimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të tyre, që përgjigjet përpara nëpunësit

autorizues.

44. “Nëpunës zbatues” është punonjësi i administratës publike në njësinë e qeverisjes së përgjithshme, përgjegjës për

zbatimin e rregullave të menaxhimit financiar, mbajtjen e llogarive dhe për përgatitjen e pasqyrave financiare, që

përgjigjet përpara nëpunësit autorizues të nivelit përkatës.

Neni 4

Parimet e funksionimit të sistemit buxhetor

Parimet e funksionimit të sistemit buxhetor janë:

a) transparenca, parashikueshmëria, gjithëpërfshirja, uniteti dhe universaliteti në menaxhimin e sistemit bux-

hetor e të fondeve speciale;

b) disiplina fiskale, në përputhje me stabilitetin makroekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe

social;

c) shpërndarja e burimeve, në përputhje me objektivat strategjikë të Këshillit të Ministrave;

ç) përdorimi ekonomik, efiçent dhe efektiv i burimeve publike;

d) përgjegjësi të qarta për menaxhimin operacional;

dh) respektimi me rreptësi i tërësisë së procesit.

Transparenca është parimi, që siguron për Kuvendin, këshillat e njësive të qeverisjes vendore dhe publikun e gjerë të

dhëna lehtësisht të disponueshme, të shpejta, të kuptueshme e të krahasueshme, në nivel ndërkombëtar, integriteti i të

cilit mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, në lidhje me:

a) funksionet, mënyrën e organizimit, veprimtaritë, rolet dhe përgjegjësitë e njësive të qeverisjes së përgjithshme;

b) produktet për objektivat dhe qëllimet e politikës;

130

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

c) procesin e përgatitjes së buxhetit;

ç) parashikimin makroekonomik dhe fiskal;

d) pasqyrat financiare.

KREU II

SISTEMI BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Neni 5

Buxheti i Shtetit

Buxheti i Shtetit përfshin të gjitha të ardhurat, shpenzimet dhe financimet e qeverisjes qendrore.

Buxheti i Shtetit përfshin një fond rezervë dhe një fond kontingjence të pashpërndarë, i cili miratohet nga Kuvendi në

ligjin të buxhetit vjetor, deri në masën 3 për qind të vlerës totale të fondeve të miratuara.

Fondi rezervë përdoret vetëm për rastet e financimit të shpenzimeve, të cilat nuk njihen dhe janë të pamundura të

parashikohen gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit. Miratimi i përdorimit të tij bëhet me vendim të Këshillit të Min-

istrave.

Fondi i kontingjencës përdoret sipas përcaktimit në ligjin e buxhetit vjetor, për të përballuar efektet e mosrealizimit të

të ardhurave, nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të

programeve ekzistuese.

Buxheti i Shtetit nuk mund të trashëgohet nga njëri vit në tjetrin, përveç rasteve të përcaktuara në këtë ligj.

Buxheti i Shtetit është i balancuar në termat e arkëtimeve dhe të pagesave.

Të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e Buxhetit të Shtetit janë në terma bruto.

Neni 6

Buxheti vendor

Buxheti vendor përfshin të gjitha të ardhurat, shpenzimet dhe financimet e njësisë së qeverisjes vendore.

Buxheti vendor përfshin një fond rezervë dhe një fond kontingjence, të pashpërndarë, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së

qeverisjes vendore në vendimin e buxhetit vjetor, deri në masën 3 për qind të vlerës së përgjithshme të fondeve të

miratuara, duke përjashtuar transfertat e kushtëzuara.

Fondi rezervë përdoret vetëm për rastet e financimit të shpenzimeve, të cilat nuk njihen ose janë të pamundura të

parashikohen gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit. Përdorimi i tij bëhet me vendim të këshillit të njësisë së qeverisjes

vendore.

Fondi i kontingjencës përdoret sipas përcaktimit në vendimin për buxhetin vjetor të këshillit të njësisë së qeverisjes

vendore, për të përballuar efektet e mosrealizimit të të ardhurave, nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin

e financimeve mbi fondet e miratuara, të programeve ekzistuese.

Buxheti vendor është i balancuar, përveç rasteve kur merret hua për financimin e projekteve të investimeve. Buxheti

vendor është i balancuar në termat e arkëtimeve dhe të pagesave.

Të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit vendor janë në terma bruto.

Neni 7

Fondet speciale

Fondi special i njësive të qeverisjes qendrore ose vendore krijohet me ligj të veçantë, të propozuar nga Këshilli i

Ministrave, me nismën e ministrit përgjegjës për financat, që në vijim do të quhet Ministri i Financave. Fondet speciale të

qeverisjes vendore i propozohen Ministrit të Financave nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore.

Ligji për krijimin e fondit special të qeverisjes qendrore apo vendore përcakton:

a) qëllimin e krijimit të fondit special;

b) njësinë administrative të fondit special, që mund të jetë një njësi e qeverisjes qendrore ose vendore e pavarur

ose e kontrolluar nga një njësi tjetër;

c) mënyrën e financimit dhe balancimit të fondit special;

ç) mënyrën e konsolidimit në llogaritë e qeverisjes qendrore ose vendore;

d) kohëzgjatjen dhe mënyrën e mbylljes së fondeve speciale.

131

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Fondi special përfshin të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e një njësie të fondit special.

Procedurat e propozimit dhe të miratimit të buxhetit të fondit special të qeverisjes qendrore apo vendore janë të njëjta me

Buxhetin e Shtetit.

Fondet speciale të njësive të qeverisjes qendrore paraqiten në Kuvend, së bashku me Buxhetin e Shtetit.

Fondet speciale të njësive të qeverisjes vendore paraqiten në këshillin e qeverisjes vendore, së bashku me buxhetin

vendor.

Asnjë fond ekstrabuxhetor nuk krijohet, nëse nuk është një fond special.

Neni 8

Menaxhimi i mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme

Arkëtimet dhe pagesat e qeverisjes së përgjithshme kryhen nëpërmjet llogarisë së unifikuar të thesarit, e mbajtur në lekë

dhe në valuta të huaja. Llogaria e unifikuar e thesarit mbahet në Bankën e Shqipërisë.

Ministri i Financave, në rast se kërkohet, për fondet speciale, për financimet e projekteve ose për qëllimet e menaxhimit

efiçent të mjeteve monetare, mund të mbajë një numër të kufizuar llogarish në Bankën e Shqipërisë.

Ministri i Financave është i autorizuar të nënshkruajë marrëveshje me Bankën e Shqipërisë dhe me bankat e nivelit të

dytë, për kryerjen e operacioneve bankare dhe menaxhimin e mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme.

Teprica e mjeteve monetare, përkohësisht të lira, të llogarive të qeverisjes së përgjithshme në Bankën e Shqipërisë

investohet sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave.

Njësitë e qeverisjes vendore gëzojnë të drejtën e përfitimit të interesit për mjetet e tyre monetare, përkohësisht të lira ,

në llogarinë e unifikuar të thesarit. Kushtet dhe masa e përfitimit të interesave përcaktohen me udhëzim të Ministrit

të Financave.

Neni 9

Arkëtimet

Arkëtimet përfshijnë, por nuk kufizohen në:

a) arkëtime, që lidhen me transaksione të ndërsjella:

i) të ardhurat nga shitja e mallrave dhe shërbimeve;

ii) të ardhurat nga shitja e aktiveve afatgjata;

b) arkëtime, që lidhen me transaksione joreciproke:

i) të ardhurat nga tatimet, taksat dhe tarifat;

ii) të ardhurat nga aktivet në pronësi;

iii) të ardhurat nga grantet;

iv) të ardhurat nga kontributet e detyrueshme;

c) arkëtime, që lidhen me transaksionet financiare:

i) të ardhura nga interesat;

ii) arkëtime nga huatë;

iii) të ardhura të tjera, nga ekzekutimi i sanksioneve administrative dhe penale;

ç) arkëtimet e kujdestarisë, garancitë dhe mjete të tjera në ruajtje.

Neni 10

Pagesat

Pagesat përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

a) pagesa, që lidhen me transaksione të ndërsjella:

i) shpenzime për blerjen e mallrave dhe shërbimeve;

ii) shpenzime për blerjen ose krijimin e aseteve afatgjata; iii)

pagesa për huamarrje;

b) pagesa, që lidhen me transaksione joreciproke:

i) transferta qeveritare;

ii) grante, kontribute dhe donacione;

iii) shpenzime për qiramarrje;

c) pagesa financiare:

132

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

i) shpenzime për interesa;

ii) shpenzime për qira financiare;

iii) pagesa të principaleve të borxhit;

vi) pagesa kujdestarie.

Neni 11

Klasifikimet buxhetore

Klasifikimet buxhetore miratohen nga Ministri i Financave, në bazë të propozimit të nëpunësit të parë autorizues, në

përputhje me standardet ndërkombëtare.

Klasifikimet buxhetore përfshijnë, minimalisht:

a) klasifikimin administrativ, i cili përfaqëson klasifikimin e njësive të qeverisjes së përgjithshme deri në nivel

njësie shpenzuese;

b) klasifikimin ekonomik, i cili përfaqëson klasifikimin e transaksioneve, sipas natyrës ekonomike;

c) klasifikimin funksional, i cili përfaqëson një klasifikim të detajuar, sipas funksioneve ose objektivave ekono-

miko-socialë, që njësitë e qeverisjes së përgjithshme synojnë të përmbushin/arrijnë;

ç) klasifikimin, sipas programeve, i cili përfaqëson programet, nënprogramet dhe projektet, në përputhje me ob-

jektivat e njësive të qeverisjes së përgjithshme;

d) klasifikimin, sipas burimeve të financimit.

Klasifikimi i buxhetit vendor dhe i fondeve speciale është i njëjtë me klasifikimin e Buxhetit të Shtetit.

Kodet dhe emërtimet e klasifikimeve buxhetore dhe të llogarive kontabël janë unike për të gjitha njësitë e qeverisjes së

përgjithshme.

Neni 12

Deficiti dhe suficiti buxhetor

Deficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur shpenzimet janë më

të mëdha se të ardhurat.

Suficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur të ardhurat janë më të

mëdha se shpenzimet.

Ligji i buxhetit vjetor përcakton përdorimin e një suficiti buxhetor apo mënyrat e financimit të një deficiti buxhetor.

Deficiti i Buxhetit të Shtetit financohet nga huatë e brendshme ose të huaja dhe, si rregull, masa e tij nuk mund të

tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të parashikuara në ligjin e buxhetit vjetor.

Buxheti vendor është i balancuar. Përjashtimisht, buxheti vendor mund të ketë deficit vetëm për shpenzimet kapitale, të

financuara me hua, sipas dispozitave të përcaktuara në këtë ligj ose në ligj të veçantë.

Fondet speciale janë gjithmonë të balancuara dhe nuk mund të kenë deficit.

Neni 13

Viti buxhetor

Viti buxhetor, për të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme, fillon nga data 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor të

çdo viti.

KREU III

ROLI DHE PËRGJEGJËSITË E ORGANEVE NË PROCESIN BUXHETOR

Neni 14

Kompetencat e Kuvendit

Kuvendi, me ligj të veçantë, miraton të ardhurat dhe fondet buxhetore vjetore për njësitë e qeverisjes qendrore, transfertat

e pakushtëzuara për njësitë e qeverisjes vendore dhe fondet speciale, me qëllim kryerjen e shpenzimeve për ushtrimin e

funksioneve të tyre, si dhe burimet e financimit të deficitit buxhetor.

133

Neni 15

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Kompetencat e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore

Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, me vendim të veçantë, miraton të ardhurat dhe fondet buxhetore vjetore për

njësitë e qeverisjes vendore dhe fondet speciale të tyre, me qëllim kryerjen e shpenzimeve për ushtrimin e funksioneve që

kanë, si dhe huamarrjen, për financimin e projekteve të investimeve.

Neni 16

Kompetencat e Këshillit të Ministrave

Këshilli i Ministrave miraton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe, në bazë të tyre, i propozon

Kuvendit ligjin e buxhetit vjetor.

Ministri i Financave është autoriteti përgjegjës për hartimin dhe miratimin e një sistemi rregullash, standardesh dhe

procedurash, që sigurojnë administrimin ekonomik, efiçent dhe efektiv të burimeve financiare publike.

Neni 17

Kompetencat e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore

Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore propozon drejtimet kryesore të politikës së njësisë së qeverisjes vendore dhe

projektbuxhetin në këshillin përkatës të njësisë së qeverisjes vendore.

Neni 18

Nëpunësi i parë autorizues

Sekretari i përgjithshëm i ministrisë përgjegjëse për financat është nëpunësi i parë autorizues për buxhetin e njësive të

qeverisjes qendrore, për fondet speciale të qeverisjes qendrore dhe transfertat e njësive të qeverisjes vendore.

Nëpunësi i parë autorizues përgjigjet te Ministri i Financave për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe kontrollin e

brendshëm financiar publik, sipas këtij ligji, ligjit të buxhetit vjetor dhe akteve nënligjore.

Nëpunësi i parë autorizues paraqet në komisionin përkatës parlamentar raporte periodike, pasqyra financiare dhe

raportin vjetor për zbatimin e buxhetit në Republikën e Shqipërisë. Me kërkesë të komisionit raporton gjatë vitit edhe

për çështje të tjera, që kanë lidhje me zbatimin e buxhetit dhe kontrollin e brendshëm financiar publik.

Neni 19

Nëpunësi autorizues

Nëpunës autorizues në njësitë e qeverisjes qendrore është punonjësi i administratës publike i nivelit më të lartë të

shërbimit civil. Për ministrinë përgjegjëse për financat, nëpunësi i parë autorizues emëron një punonjës të nivelit të

lartë ose të mesëm të administratës publike si nëpunës autorizues. Në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, që nuk

janë pjesë e pushtetit ekzekutiv, nëpunës autorizues është punonjësi i nivelit më të lartë menaxhues . Nëpunës autori-

zues në njësitë e qeverisjes vendore është kryetari i njësisë ose zëvendësi i tij, nëse kryetari vendos ta delegojë këtë

përgjegjësi. Titullari i njësisë së qeverisjes së përgjithshme njofton nëpunësin e parë autorizues për nëpunësin autori-

zues të njësisë së vet.

Nëpunësi autorizues i njësisë shpenzuese është titullari i kësaj njësie.

Nëpunësi autorizues është përgjegjës për menaxhimin financiar në njësinë e qeverisjes së përgjithshme, ku është cak-

tuar, në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji.

Përgjegjësitë për menaxhimin financiar përfshijnë, por nuk kufizohen, në:

a) përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, kontabilitetin, raportimin dhe auditimin

e brendshëm të buxhetit të njësisë së qeverisjes së përgjithshme;

b) sigurimin e përdorimit me efiçencë, efektivitet dhe ekonomi të burimeve publike.

Nëpunësi autorizues vepron në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.

Nëpunësi autorizues i njësive të qeverisjes së përgjithshme udhëzon dhe informon nëpunësit zbatues të njësive

shpenzuese të varësisë dhe garanton zbatimin e udhëzimeve të dhëna prej tij nga nëpunësit zbatues të njësive

shpenzuese që ka në juridiksion.

134

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Nëpunësi autorizues i njësive të qeverisjes qendrore dhe i njësive të fondeve speciale të qeverisjes qendrore

raporton dhe përgjigjet përpara nëpunësit të parë autorizues për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm

financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të tyre.

Nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes qendrore, me miratim të titullarit, cakton punonjës të adminis-

tratës publike si nëpunës autorizues të nivelit të dytë në secilën nga njësitë vartëse të njësisë së qeverisjes

qendrore.

Nëpunësi autorizues i njësive të qeverisjes vendore përgjigjet dhe raporton përpara nëpunësit të parë autorizues

për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar publik, monitorimin, raportimin dhe kontabilitetin e

buxhetit të njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, në ushtrimin, nga njësitë e qeverisjes vendore të funksioneve

të përbashkëta dhe të deleguara, nga një njësi e qeverisjes qendrore.

Nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes vendore dhe i fondeve speciale të qeverisjes vendore përgjigjet dhe

raporton përpara komitetit të financës dhe këshillit të njësisë së qeverisjes vendore për përgatitjen, zbatimin,

kontrollin e brendshëm financiar publik, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm

të buxhetit ose të fondeve speciale, për të gjitha funksionet e njësive të qeverisjes vendore dhe të fondeve

speciale.

Nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes vendore mund të caktojë një punonjës të administratës publike si

nëpunës autorizues të nivelit të dytë në njësitë e qeverisjes vendore.

Neni 20

Nëpunësi zbatues

Nëpunësi zbatues është punonjës i administratës publike, i nivelit të lartë, të shërbimit civil të njësisë së qeverisjes së

përgjithshme. Nëpunësi zbatues caktohet nga nëpunësi autorizues për zbatimin e rregullave të menaxhimit financiar,

mbajtjen e llogarive dhe për përgatitjen e pasqyrave financiare.

Neni 21

Dokumentimi dhe raportimi i urdhrave, në kundërshtim me dispozitat

Urdhri gojor ose i shkruar i titullarit apo i të autorizuarit prej tij, të një njësie të qeverisjes së përgjithshme, që rregullon

menaxhimin operacional, i nxjerrë në kundërshtim me dispozitat për menaxhimin financiar, drejtuar nëpunësve autorizues

ose zbatues, kundërshtohet me shkrim nga këta të fundit te lëshuesit e urdhrit apo titullarët, sipas varësisë.

Kundërshtimi është në formën e një raporti me shkrim, i cili përmban:

a) shpjegime për bazën ligjore për kundërshtimin e urdhrit;

b) kërkesë për anulimin ose konfirmimin e tij.

Në rastet kur urdhri nuk anulohet por konfirmohet me shkrim, nëpunësi autorizues procedon me zbatimin e urdhrit

dhe një kopje të raportit të kundërshtimit e dërgon te nëpunësi i parë autorizues, i cili vë në dijeni Ministrin e

Financave. Me konfirmimin me shkrim të urdhrit, në rastin e komunikimeve ndërmjet Ministrit të Financave dhe

nëpunësit të parë autorizues, një kopje e raportit dërgohet në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Rregullat e përshkruara në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni zbatohen edhe për marrëdhëniet ndërmjet

niveleve të ndryshme të nëpunësve autorizues dhe nëpunësve zbatues.

KREU IV

PËRGATITJA, SHQYRTIMI DHE MIRATIMI I BUXHETIT

TË SHTETIT

Neni 22

Përgatitja e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike

Ministri i Financave përgatit dhe i propozon Këshillit të Ministrave kalendarin e menaxhimit të shpenzimeve publike,

duke përcaktuar me hollësi afatet e procesit të menaxhimit të shpenzimeve publike.

Kalendari i menaxhimit të shpenzimeve publike miratohet, si pjesë përbërëse e kalendarit të planifikimit strategjik, nga

Këshilli i Ministrave dhe bëhet efektiv në ditën e parë të çdo viti.

135

Neni 23

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Vlerësimet dhe parashikimet makroekonomike dhe buxhetore

Brenda muajit janar, Ministri i Financave, paraqet për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave raportin për

vlerësimet dhe parashikimet makroekonomike për:

a) 2 vitet përpara vitit buxhetor;

b) vitin buxhetor;

c) 3 vitet e ardhshme buxhetore.

Në këtë raport përfshihen:

a) supozimet dhe mënyrat e përdorura për vlerësimin e parashikimin makroekonomik dhe fiskal, përfs hirë dhe

identifikimin e vlerësimin e riskut për qëndrueshmërinë e stabilitetit makroekonomik të vendit;

b) vlerësimet më të fundit të situatës ekonomike, në bazë të të dhënave zyrtare, si dhe krahasimin me parashi-

kimet e mëparshme;

c) parashikimin për të ardhurat e qeverisjes së përgjithshme, në bazë të politikave ekzistuese dhe të propozimeve

të politikave të reja apo ndryshimeve të atyre ekzistuese;

ç) parashikimin për shpenzimet e qeverisjes së përgjithshme, në bazë të politikave ekzistuese dhe propozimeve

për politika të reja apo ndryshimeve në politikat ekzistuese;

d) parashikimin për deficitin e qeverisjes së përgjithshme dhe financimin e tij, duke respektuar dhe garantuar

disiplinën dhe qëndrueshmërinë fiskale;

dh) propozimet për tavanet përgatitore të shpenzimeve për tre vitet e ardhshme buxhetore, ku shpjegohen ndry-

shimet nga limitet e përcaktuara në programin buxhetor afatmesëm paraardhës;

e) informacion të hollësishëm për stokun e borxhit, të brendshëm dhe të jashtëm, për çdo sektor të qeverisjes së

përgjithshme.

Vlerësimi dhe parashikimi makroekonomik miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe i dërgohen Kuvendit

brenda datës 10 mars. Me kërkesë të komisionit parlamentar përgjegjës për financat publike, Ministri i Financave mund të

japë shpjegime para tij për vlerësimet dhe parashikimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 24

Udhëzimi për përgatitjen e buxhetit

Ministri i Financave, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të vlerësimeve dhe parashikimeve makroekonomike dhe

buxhetore, brenda muajit shkurt miraton dhe dërgon për zbatim në njësitë e qeverisjes së përgjithshme udhëzimin për

përgatitjen buxhetit.

Udhëzimi përmban:

a) tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm;

b) transfertat e pakushtëzuara për njësitë e qeverisjes vendore;

c) procedurat dhe afatet e përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm dhe të projektbuxhetit vjetor;

ç) rregulla për ndarjen apo delegimin e funksioneve ndërmjet njësive të qeverisjes qendrore dhe njësive të qever-

isjes vendore;

d) mënyrat e llogaritjes së transfertave, të pakushtëzuara dhe të kushtëzuara, për njësitë e qeverisjes vendore.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme përgatisin dhe dorëzojnë kërkesat për programin buxhetor

afatmesëm dhe kërkesat shtesë, në përputhje me kërkesat dhe afatet e parashikuara në udhëzimin përkatës të Ministrit

të Financave.

Neni 25

Projekti i programit buxhetor afatmesëm

Njësia përgjegjëse për buxhetin në ministrinë përgjegjëse për financat, nën drejtimin e nëpunësit të parë autorizues,

analizon dhe vlerëson kërkesat e buxhetit afatmesëm dhe kërkesat shtesë, si dhe përgatit një raport me konkluzione

dhe rekomandime për secilën njësi të qeverisjes qendrore. Ky raport paraqitet në seancat dëgjimore, që organizohen

në ministrinë përgjegjëse për financat, me secilën njësi të qeverisjes qendrore, sipas një kalendari të paracaktuar. Pas

136

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

reflektimit të konkluzioneve të seancave dëgjimore, nëpunësi i parë autorizues i paraqet projektin e dokumentit të

programit buxhetor afatmesëm Ministrit të Financave.

Ministri i Financave shqyrton projektin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe pas këshillimeve me nëpunësin

e parë autorizues bën miratimin e projektit, që do të paraqitet për miratim.

Brenda muajit qershor të çdo viti, Ministri i Financave i paraqet për miratim Këshillit të Ministrave projektin e doku-

mentit të programit buxhetor afatmesëm, së bashku me propozimin e tavaneve të shpenzimeve të këtij programi,

komentet për pranimin e kërkesave të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm dhe të kërkesave shtesë.

Këshilli i Ministrave miraton me vendim projektin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe tavanet përfun-

dimtare të shpenzimeve.

Brenda muajit korrik të çdo viti, Ministri i Financave i dërgon për informacion Kuvendit një kopje të dokumentit të programit

buxhetor afatmesëm, të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe, me kërkesë të komisionit parlamentar përgjegjës për financat

publike, jep shpjegime në komision për aktin e miratuar.

Neni 26

Programi buxhetor afatmesëm

Hartimi i programit të buxhetit afatmesëm pasqyron kërkesat për buxhetin afatmesëm të njësive të qeverisjes së

përgjithshme, të cilat paraqiten në përputhje me kërkesat dhe brenda afateve të parashikuara në udhëzimin përkatës të

Ministrit të Financave.

Programi buxhetor afatmesëm shoqërohet edhe me një aneks, i cili përmban:

a) mënyrën e llogaritjes dhe shumën e transfertës së pakushtëzuar të njësive të qeverisjes vendore;

b) shumën dhe qëllimin e transfertës së kushtëzuar, që Buxheti i Shtetit jep për njësitë e qeverisjes vendore;

c) taksat kombëtare, të ndara me qeverisjen vendore dhe pjesën e ndarë për tri vitet pasardhëse buxhetore.

Programi buxhetor afatmesëm mund të përmbajë edhe fondin rezervë të Buxhetit të Shtetit, për përballimin e nevojave

për shpenzime të paparashikuara.

Neni 27

Udhëzimi plotësues për përgatitjen e buxhetit

Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm,

Ministri i Financave nxjerr udhëzimin plotësues për përgatitjen e buxhetit, brenda datës 10 të muajit korrik, për nëpu-

nësit autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme. Udhëzimi plotësues për përgatitjen e buxhetit përfshin:

a) tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm, të miratuara me vendim të Këshillit

të Ministrave;

b) rregullat për rishikimin e kërkesave të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm, në bazë të tavaneve

përfundimtare të shpenzimeve.

Brenda datës 1 shtator të çdo viti, nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes qendrore dhe të njësive të fondeve

speciale të qeverisjes qendrore paraqesin te nëpunësi i parë autorizues kërkesat e rishikuara të programit buxhetor

afatmesëm dhe kërkesat shtesë, me argumentet përkatëse.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes vendore dhe të njësive të fondeve speciale të tyre i paraqesin këshillit

përkatës projektin e buxhetit për vitin buxhetor pasardhës, brenda afateve të përcaktuara në udhëzimin plotësues. Njësia

përgjegjëse për buxhetin në ministrinë përgjegjëse për financat, nën drejtimin e nëpunësit të parë autorizues, analizon

dhe vlerëson kërkesat e rishikuara të buxhetit afatmesëm dhe kërkesat shtesë dhe përgatit një raport me konkluzione

dhe rekomandime për secilën njësi të qeverisjes qendrore. Ky raport paraqitet në seancat dëgjimore, që organizohen në

ministrinë përgjegjëse për financat me secilën njësi të qeverisjes, sipas një kalendari të paracaktuar. Pas reflektimit të

konkluzioneve të seancave dëgjimore, nëpunësi i parë autorizues i paraqet projektin e dokumentit të programit buxhetor

afatmesëm, të rishikuar, Ministrit të Financave.

137

Neni 28

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Programi buxhetor afatmesëm, i rishikuar

Ministri i Financave e miraton projektin e programit buxhetor afatmesëm, të rishikuar, vetëm kur kërkesat e këtij programi

janë në përputhje me udhëzimin plotësues për përgatitjen e buxhetit. Projekti i miratuar paraqitet në Këshillin e Ministrave,

së bashku me projektligjin e buxhetit vjetor.

Ministri i Financave i dërgon për informacion Kuvendit një kopje të programit buxhetor afatmesëm, të miratuar nga

Këshilli i Ministrave.

Neni 29

Projektbuxheti vjetor

Nëpunësi i parë autorizues përgatit projektbuxhetin vjetor, si pjesë përbërëse e programit buxhetor afatmesëm dhe ia

paraqet Ministrit të Financave, i cili e paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave, së bashku me programin buxhetor

afatmesëm, të rishikuar, siç përcaktohet në nenin 28 të këtij ligji.

Projektbuxheti vjetor, për çdo njësi të qeverisjes qendrore, shoqërohet me:

a) misionin apo qëllimin e njësisë së qeverisjes qendrore;

b) përshkrimin e programeve dhe veprimtarive të kësaj njësie;

c) paraqitjen e politikave, të qëllimeve dhe objektivave të politikës së programeve;

ç) standardet e politikave, që arrihen nga secila njësi dhe për çdo program;

d) informacion për kontributin e produkteve të çdo programi, në arritjen e qëllimeve dhe të objektivave të pro-

gramit përkatës;

dh) treguesit faktikë për dy vitet buxhetore paraardhëse, fondet buxhetore të planifikuara për vitin buxhetor në

vazhdim, ndryshimet e bëra me anë të rishpërndarjeve, të kërkesave të miratuara për fonde shtesë, si edhe

shpërndarjen e vlerës totale të tavaneve të programit buxhetor afatmesëm, sipas programeve për tri vitet e

ardhshme buxhetore;

e) shpenzimet kapitale, listën e projekteve të investimeve për çdo program me:

i) koston e plotë të projektit;

ii) vlerën e financuar deri në fund të vitit buxhetor paraardhës;

iii) vlerën e parashikuar për t’u financuar në vitin buxhetor;

iv) vlerën e mbetur për t’u financuar në vitet pasardhëse buxhetore, burimet e financimit;

ë) një shpjegim për qëllimin dhe kostot e veprimtarive pothuajse fiskale, të ndërmarra nga njësitë jo të qeverisjes

së përgjithshme; një parashtrim të shpenzimeve të taksave.

Brenda datës 25 tetor, Këshilli i Ministrave miraton, me vendim, projektbuxhetin vjetor dhe programin buxhetor

afatmesëm, të rishikuar.

Nëpunësi i parë autorizues, brenda 10 ditëve pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të buxhetit vjetor dhe programit

buxhetor afatmesëm, të rishikuar, njofton çdo njësi të qeverisjes vendore dhe çdo njësi të fondeve speciale të qeverisjes

vendore për transfertat nga njësitë e qeverisjes qendrore dhe pjesën e madhësinë e taksave kombëtare, të ndara në

projektbuxhet.

Brenda datës 1 nëntor, Kryeministri, në emër të Këshillit të Ministrave, i paraqet Kuvendit projektbuxhetin vjetor.

Ministri i Financave paraqet në Kuvend informacionin për:

a) listën e njësive shpenzuese, sipas njësive të qeverisjes së përgjithshme, nga të cilat varen;

b) respektimin dhe zbatimin korrekt të parimeve, të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji, në projektbuxhetin vje-

tor dhe në programin buxhetor afatmesëm;

c) harmonizimin e gjendjes dhe të parashikimeve të borxhit me objektivat e qëndrueshmërisë fiskale;

ç) risqet fiskale dhe masat për mbrojtjen ndaj tyre;

d) detyrimet kontingjente të qeverisjes së përgjithshme dhe mundësinë e shfaqjes së tyre si detyrime në vitin

buxhetor pasardhës.

138

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 30

Miratimi i projektligjit të buxhetit vjetor

Projektligji i buxhetit vjetor miratohet nga Kuvendi brenda datës 31 dhjetor, në nivel programi buxhetor për çdo njësi të

qeverisjes së përgjithshme. Këshilli i Ministrave mund të propozojë miratimin e Buxhetit vjetor të Shtetit nga Kuvendi

edhe në nivel më të detajuar se programi buxhetor, në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji.

Neni 31

Publikimi i buxhetit vjetor dhe i programit buxhetor afatmesëm

Ligji i buxhetit vjetor të shtetit, me të gjitha pjesët përbërëse të tij, publikohet në Fletoren Zyrtare.

Në muajin janar të çdo viti, pas miratimit të ligjit të buxhetit vjetor nga Kuvendi, nëpunësi i parë autorizues pasqyron

ndryshimet në dokumentin përfundimtar të programit buxhetor afatmesëm.

Ministri i Financave publikon, brenda muajit shkurt, dokumentin përfundimtar të programit buxhetor afatmesëm.

Neni 32

Përgatitja dhe miratimi i buxheteve vendore

Brenda muajit nëntor të vitit buxhetor, kryetarët e njësive të qeverisjes vendore të të gjitha niveleve paraqesin për

miratim buxhetet e këshillave të tyre.

Këshilli i qeverisjes vendore, brenda datës 31 dhjetor, miraton buxhetin vendor në bazë të vlerësimit të të ardhurave dhe

të transfertave të pakushtëzuara, të përcaktuara në ligjin e buxhetit vjetor.

Neni 33

Publikimi i buxheteve vendore

Buxhetet e njësive të qeverisjes vendore publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike përkatës 15 ditë pas miratimit nga

këshillat e njësive përkatëse.

Neni 34

Hyrja në fuqi dhe zbatimi i ligjit të buxhetit vjetor

Në rast se Kuvendi e miraton ligjin e buxhetit vjetor brenda vitit buxhetor, por ligji nuk mund të hyjë në fuqi në datën 1

janar, ose koha e mbetur për përfundimin e procedurave të fillimit të zbatimit të buxhetit nuk është e mjaftueshme,

Ministri i Financave nxjerr një udhëzim të posaçëm, që rregullon procesin buxhetor deri në hyrjen në fuqi të ligjit të

buxhetit vjetor dhe të përfundimit të procedurave të zbatimit të tij.

Udhëzimi i posaçëm siguron vazhdimin e ofrimit të mallrave dhe shërbimeve, përfshirë zbatimin e projekteve të

investimeve, të filluara në vitin buxhetor paraardhës, që parashikohet të vazhdojnë edhe në atë vit buxhetor.

Neni 35

Buxheti i i përkohshëm

Në rast se Kuvendi nuk miraton buxhetin e propozuar deri në fillim të vitit buxhetor, Këshilli i Ministrave, me vendim, para

ditës së parë të fillimit të vitit buxhetor, autorizon zbatimin e buxhetit të përkohshëm për një periudhë, që fillon nga dita

e parë e vitit buxhetor deri në fund të muajit të tretë të tij.

Shpenzimet buxhetore në buxhetin e përkohshëm, për çdo muaj dhe për çdo program, të çdo njësie të qeverisjes së

përgjithshme, nuk mund të tejkalojnë 1/12 e shpenzimeve faktike të programit të financuar nga buxheti në vitin

buxhetor paraardhës.

Nëse të ardhurat e siguruara me ligj janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e parashikuara në buxhetin e

përkohshëm, Ministri i Financave merr hua, çdo muaj, deri në 1/12 e huasë së përgjithshme, të përdorur për financimin e

deficitit buxhetor në vitin buxhetor paraardhës.

Fondet e miratuara në buxhetin e përkohshëm sigurojnë:

a) ushtrimin, në përputhje me ligjin, të funksioneve dhe përgjegjësive të njësive të qeverisjes së përgjithshme;

139

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

b) vazhdimësinë e ofrimit të të mirave dhe shërbimeve, përfshirë zbatimin e projekteve të investimeve, të filluara

në Buxhetin e Shtetit të vitit buxhetor paraardhës dhe që parashikohet të vazhdojnë në vitin buxhetor.

Neni 36

Buxheti pas periudhës së buxhetit të përkohshëm

Kryeministri, gjatë periudhës së buxhetit të përkohshëm, paraqet projektbuxhetin në Kuvend, me procedurë të

përshpejtuar, për miratimin e tij deri në ditën e fundit të periudhës së buxhetit të përkohshëm.

Në rast të mosmiratimit të projektbuxhetit brenda periudhës së buxhetit të përkohshëm, Këshilli i Ministrave, me

vendim, autorizon kryerjen e shpenzimeve buxhetore për çdo program, të çdo njësie të qeverisjes së përgjithshme, në

masën që nuk tejkalon 1/12 e shpenzimeve faktike të programit të financuar nga buxheti në vitin buxhetor paraardhës dhe

për çdo muaj deri në miratim të projektbuxhetit nga Kuvendi.

Paragrafi i dytë, i tretë dhe i katërt të nenit 35 të këtij ligji mund të zbatohen edhe në periudhën pas buxhetit të

përkohshëm.

Neni 37

Buxhetet e përkohshme vendore

Në rast të mosmiratimit nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore të buxhetit vendor deri në ditën e parë të vitit bux-

hetor, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore autorizon të kryhen çdo muaj shpenzime deri në 1/12 e shpenzimeve

faktike të buxhetit vendor në vitin buxhetor paraardhës, për të siguruar vazhdimin e ofrimit të të mirave dhe të shër-

bimeve, përfshirë zbatimin e projekteve të investimeve, të filluara në vitin buxhetor paraardhës dhe që vazhdojnë në

vitin buxhetor.

KREU V

ZBATIMI I BUXHETIT

Neni 38

Udhëzimi për zbatimin e buxhetit

Ministri i Financave nxjerr udhëzim për zbatimin e buxhetit, ku përcaktohen rregullat, procedurat dhe afatet, që duhet

të përmbushin nëpunësit, autorizues dhe zbatues, të të gjitha niveleve, në procesin e zbatimit të buxhetit. Ky udhëzim

është në formën e një udhëzimi të përhershëm ose përgatitet e miratohet për secilin vit buxhetor. Në rastet kur udhëz-

imi është i përhershëm, një udhëzim plotësues miratohet për secilin vit buxhetor, ku përcaktohen rregullat, procedurat

dhe afatet specifike ose të papërcaktuara në udhëzimin e përhershëm, për zbatimin e Buxhetit të Shtetit. Udhëzimi, i

cili përgatitet për secilin vit buxhetor, duhet të miratohet dhe të hyjë në fuqi para datës së fillimit të vitit buxhetor dhe,

në rast të miratimit me vonesë të ligjit të buxhetit vjetor, jo më vonë se 10 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit

vjetor.

Neni 39

Mbledhja dhe ruajtja e mjeteve monetare publike

Të ardhurat e miratuara në ligjin e buxhetit vjetor përbëjnë kufirin minimal për t’u arkëtuar gjatë vitit buxhetor.

Njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të ngarkuara me mbledhjen e tyre, përgjigjen për mbledhjen në kohë të këtyre të

ardhurave.

Të gjitha mjetet monetare, të arkëtuara nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, menjëherë pas pranimit të tyre,

depozitohen në llogaritë e thesarit, sipas rregullave e procedurave të përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji. Të njëjtat

rregulla e procedura janë të detyrueshme për të gjitha të ardhurat e arkëtuara gjatë vitit buxhetor, pavarësisht se ato

mund të mos jenë parashikuar e miratuar në ligjin e buxhetit vjetor ose vendimin e miratimit të buxhetit të këshillit të

njësisë së qeverisjes vendore.

Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave, rregullon marrëdhëniet dhe procedurat ndërmjet min-

istrisë përgjegjëse për financat dhe njësive të qeverisjes së përgjithshme, për nënshkrimin, lëvrimin dhe raportimin e

granteve.

Të ardhurat e arkëtuara në llogaritë e thesarit regjistrohen dhe raportohen si të ardhura të atij viti buxhetor, gjatë të

140

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

cilit janë arkëtuar.

Të ardhurat e buxhetit vendor, të arkëtuara në llogaritë e thesarit nga taksat vendore, taksat kombëtare dhe transfertat

e pakushtëzuara nga Buxheti i Shtetit, të papërdorura gjatë vitit buxhetor, trashëgohen në vitin buxhetor pasardhës.

Neni 40

E drejta për të kryer shpenzime

Fondet e miratuara për njësitë e qeverisjes qendrore në ligjin e buxhetit vjetor përbëjnë kufirin maksimal të

shpenzimeve, brenda të cilit Këshilli i Ministrave është i autorizuar të marrë përsipër angazhime dhe të kryejë

shpenzime. Këshilli i Ministrave e ushtron këtë autoritet i përfaqësuar nga Ministri i Financave.

Fondet e miratuara në vendimin për buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore përbëjnë kufirin maksimal të

shpenzimeve, brenda të cilit kryetari i njësisë së qeverisjes vendore është i autorizuar të marrë përsipër angazhime dhe

të kryejë shpenzime.

Si rregull, e drejta për të kryer shpenzime, brenda kufirit të fondeve të miratuara, skadon ditën e fundit të vitit buxhetor,

pavarësisht nëse kontrata njëvjeçare ose shumëvjeçare mund të vazhdojë edhe në vitin buxhetor pasardhës. Për kontratat

shumëvjeçare, e drejta për të kryer shpenzime mund të zgjatet përtej vitit buxhetor, por jo më shumë se 3 vjet pas

përfundimit të vitit buxhetor. Kontratat dhe afatet e zgjatjes së të drejtës për të kryer shpenzime përcaktohen me dispozitë

të veçantë në ligjin e buxhetit vjetor për vitin buxhetor pasardhës.

Shpenzimet e kryera në vitin buxhetor, për llogari të fondeve të miratuara në vitin buxhetor paraardhës, regjistrohen dhe

raportohen të ndara nga ato të kryera për llogari të fondeve të miratuara në vitin buxhetor.

Neni 41

Informimi për fondet e miratuara nga Kuvendi

Brenda 5 ditëve nga dekretimi i ligjit të buxhetit vjetor nga Presidenti, Ministri i Financave informon, me shkrim, nëpu-

nësin e parë autorizues për buxhetet e miratuara nga Kuvendi, për çdo njësi të qeverisjes së përgjithshme.

Menjëherë pas informimit me shkrim nga Ministri i Financave, nëpunësi i parë autorizues informon, me shkrim, nëpu-

nësit autorizues të çdo njësie të qeverisjes së përgjithshme për fondet e miratuara nga Kuvendi në ligjin e buxhetit

vjetor, si dhe për të ardhurat e parashikuara për secilën njësi të qeverisjes së përgjithshme, të ngarkuar me mbledhjen

e të ardhurave.

Neni 42

Shpërndarja e fondeve buxhetore

Nëpunësi i parë autorizues i propozon Ministrit të Financave që shpërndarja e fondeve buxhetore për njësitë e qeverisjes

së përgjithshme, për programe dhe zëra shpenzimesh, të mund të jetë më pak se totali i fondeve të miratuara nga Kuvendi

për ato njësi dhe për periudha më pak se 1 vit.

Shpërndarja e fondeve buxhetore bazohet në parashikimin e fluksit të hyrjeve të parasë dhe të angazhimeve e duhet të

sigurojë një përdorim efiçent të burimeve financiare, si dhe të ruajë stabilitetin makroekonomik e fiskal.

Pas miratimit nga Ministri i Financave, nëpunësi i parë autorizues informon, me shkrim, nëpunësit autorizues të çdo

njësie të qeverisjes qendrore për shpërndarjen e fondeve buxhetore, sipas klasifikimit buxhetor, brenda 10 ditëve nga

dekretimi i ligjit të buxhetit vjetor nga Presidenti.

Në të njëjtën kohë, nëpunësi i parë autorizues informon, me shkrim, njësitë e qeverisjes vendore për shpërndarjen e

fondeve për transfertat e pakushtëzuara.

Autoriteti i Ministrit të Financave për shpërndarjen e fondeve buxhetore dhe të fondeve speciale nga fondet e miratuara

nga Kuvendi skadon në fund të vitit buxhetor.

Neni 43

Detajimi i fondeve buxhetore

Nëpunësit autorizues detajojnë fondet për njësitë shpenzuese të qeverisjes së përgjithshme, në përputhje me shpërndar-

jen e fondeve buxhetore, të miratuara nga Ministri i Financave dhe përparësitë e njësive të qeverisjes së përgjithshme.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes qendrore i paraqesin nëpunësit të parë autorizues propozimin për de-

tajimin e fondeve buxhetore, të shpërndara për çdo njësi shpenzuese në përputhje me udhëzimin për zbatimin e

141

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

buxhetit.

Nëpunësi i parë autorizues miraton detajimin e fondeve buxhetore, të shpërndara për çdo njësi shpenzuese dhe është

përgjegjës që kjo të reflektohet në kohë në sistemin e thesarit.

Pas miratimit të detajimit të fondeve buxhetore, të shpërndara për çdo njësi shpenzuese, nëpunësit a utorizues të një-

sive të qeverisjes së përgjithshme marrin angazhime dhe bëjnë pagesa, brenda limiteve dhe afateve të përcaktuara.

Neni 44

Rishpërndarja e fondeve buxhetore

Të drejtat dhe limitet për rishpërndarjen e fondeve të shpërndara dhe të detajuara më parë, kur buxheti miratohet në

nivel programi nga Kuvendi, sipas nenit 30 të këtij ligji janë si më poshtë:

Për njësitë e qeverisjes qendrore:

a) rishpërndarjet e fondeve ndërmjet programeve, brenda së njëjtës njësi të qeverisjes qendrore dhe për njësi të

ndryshme të qeverisjes qendrore, miratohen nga Këshilli i Ministrave dhe nuk tejkalojnë 10 për qind të totalit

të programit të miratuar;

b) rishpërndarjet e fondeve të projekteve të investimeve brenda të njëjtit program të njësisë së qeverisjes qen-

drore miratohen nga Ministri i Financave;

c) rishpërndarjet ndërmjet zërave të shpenzimeve korrente brenda të njëjtit program, miratohen nga nëpunësi i

parë autorizues;

ç) rishpërndarjet brenda të njëjtit program dhe zërit të shpenzimeve korrente, ndërmjet njësive të ndryshme

shpenzuese, miratohen nga nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes qendrore, nga e cila varet njësia shpen-

zuese.

Për njësitë e qeverisjes vendore, kur buxheti miratohet në nivel programi:

a) rishpërndarjet ndërmjet programeve miratohen nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore;

b) rishpërndarjet e projekteve të investimeve, brenda të njëjtit program, miratohen nga kryetari i njësisë së qever-

isjes vendore;

c) rishpërndarjet ndërmjet zërave të shpenzimeve korrente, brenda të njëjtit program, miratohen nga kryetari i

njësisë së qeverisjes vendore;

ç) rishpërndarjet brenda të njëjtit program dhe zërit të shpenzimeve korrente, ndërmjet njësive të ndryshme

shpenzuese, miratohen nga nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes vendore, nga e cila varet njësia shpen-

zuese.

Nëpunësit autorizues, që kërkojnë të kryejnë rishpërndarje, sipas paragrafit të parë të këtij neni, shkronjat “a”, “b” e “c”,

paraqesin te nëpunësi i parë autorizues, me shkrim:

a) arsyet e rishpërndarjes;

b) masën e rishpërndarjes;

c) ndryshimet në shpërndarjen e fondeve, që kërkohen nga rishpërndarja e fondeve buxhetore.

Për rishpërndarjet e bëra sipas paragrafit të parë të këtij neni, shkronja “ç”, nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes

qendrore vënë në dijeni nëpunësin e parë autorizues në fund të muajit, gjatë së cilit është marrë vendimi për

rishpërndarjen.

Nëpunësit autorizues, që kërkojnë të kryejnë rishpërndarje, sipas paragrafit të dytë të këtij neni, shkronjat “a”, “b” e “c”,

vënë në dijeni këshillin e njësisë së qeverisjes vendore, me shkrim, për:

a) arsyet e rishpërndarjes;

b) masën e rishpërndarjes;

c) ndryshimet në shpërndarjen e fondeve, që kërkohen nga rishpërndarja e fondeve buxhetore.

142

Nëpunësi i parë autorizues siguron, që rishpërndarjet e miratuara, sipas paragrafit të parë të këtij neni, të reflektohen në

sistemin e thesarit.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes vendore, pas miratimit nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore,

vënë në dijeni, zyrtarisht, sistemin e thesarit për rishpërndarjet, i cili siguron reflektimin në kohë.

Në rastet e miratimit të buxhetit nga Kuvendi në nivel më të hollësishëm se ai i programit, sipas nenit 30 të këtij ligji, të

drejtat dhe limitet për rishpërndarjen e fondeve, të shpërndara dhe të detajuara, përcaktohen në ligjin e buxhetit vjetor.

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 45

Kërkesat për fonde shtesë

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes qendrore paraqesin pranë nëpunësit të parë autorizues kërkesë për fonde

shtesë, për mbulimin e shpenzimeve të paparashikuara në kohën e përgatitjes së buxhetit dhe që nuk mund të shtyhen për

vitin buxhetor pasardhës.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes vendore paraqesin kërkesa të tilla pranë këshillit të njësisë përkatëse.

Kërkesa për fonde shtesë shoqërohet me justifikimin e paraqitjes së kërkesës, duke argumentuar:

a) arsyet e mosplanifikimit në kohën e përgatitjes së buxhetit;

b) produktet, që përfitohen nga veprimtaritë, që do të financohen nga kërkesat shtesë;

c) kontributin në qëllimet dhe objektivat e politikave;

ç) zërat e tjerë të fondeve buxhetore të miratuara, që mund të reduktohen për të siguruar fondin e nevojshëm, si

dhe pasojat që një reduktim i tillë do të kishte mbi arritjen e objektivave të tjerë.

Nëpunësi i parë autorizues shqyrton kërkesat për fonde shtesë të njësive të qeverisjes qendrore dhe i rekomandon

Ministrit të Financave refuzimin ose pranimin e kërkesave për fonde shtesë të argumentuara.

Në rast se kërkesa për fonde shtesë plotësohet, duke respektuar të drejtat dhe limitet e përcaktuara në paragrafin e parë

të nenit 44 të këtij ligji, atëherë propozimi dhe miratimi i tyre bëhen sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen.

Në rast se kërkesa për fonde shtesë nuk mund të plotësohet, duke respektuar të drejtat dhe limitet e përcaktuara në nenin

44 të këtij ligji, atëherë Ministri i Financave mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave plotësimin e saj, nëpërmjet përdorimit

të fondit rezervë të Buxhetit të Shtetit.

Ministri i Financave vë në dijeni, me shkrim, në mënyrë periodike, Kuvendin për kërkesat për shtesë fondesh, të miratu-

ara nga Këshilli i Ministrave, nëpërmjet përdorimit të fondit rezervë të Buxhetit të Shtetit dhe, në bazë të kërkesës së

bërë nga kryetari i komisionit parlamentar përgjegjës për financat publike, u përgjigjet pyetjeve të këtij komisioni rreth

kësaj çështjeje.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes vendore shqyrtojnë kërkesat për shtesë fondesh të njësive shpenzuese dhe i

japin rekomandimet e tyre këshillit të njësisë përkatëse për refuzimin ose pranimin e kërkesës.

Në rast se kërkesa për fonde shtesë plotësohet, duke respektuar të drejtat dhe limitet e përcaktuara në paragrafin e dytë

të nenit 44 të këtij ligji, atëherë propozimi dhe miratimi i tyre bëhen sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen. Në rast se

kërkesa për fonde shtesë nuk mund të plotësohet, duke respektuar të drejtat dhe limitet e përcaktuara në nenin 44 të

këtij ligji, atëherë kryetari i njësisë së qeverisjes vendore mund t’i propozojë këshillit përkatës plotësimin e saj, nëpërmjet

përdorimit të fondit rezervë të njësisë së qeverisjes vendore.

Neni 46

Rishikimi i zbatimit të buxhetit

Në muajin qershor të çdo viti, por jo më vonë se dita e paraqitjes së programit buxhetor afatmesëm në Këshillin e

Ministrave, Ministri i Financave paraqet përpara Këshillit të Ministrave një analizë për zbatimin e buxhetit të vitit në

vazhdim. Kjo analizë përmban:

a) një vështrim për situatën makroekonomike dhe parashikimet;

b) krahasimin e treguesve të buxhetit të miratuar me ata faktikë, si dhe shpjegimin e mospërputhjeve;

c) propozime për ndërmarrjen e veprimeve brenda kompetencave të Këshillit të Ministrave, të përcaktuara me

këtë ligj, nëse është e nevojshme;

ç) propozimin për ndryshimin e ligjit të buxhetit vjetor, të shoqëruar me një shpjegim, se përse ndryshimet e

kërkuara nuk mund të parashikoheshin në buxhetin e propozuar, nëse është e nevojshme.

Në rast se Këshilli i Ministrave vendos për ndryshimin e ligjit të buxhetit vjetor, procedura e ndryshimit të tij është e

njëjtë me procedurat e përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji, për miratimin e Buxhetit të propozuar të shtetit.

Në rast se miratimi i ndryshimeve nuk bëhet brenda muajit korrik, atëherë propozimi për ndryshimin e ligjit të buxhetit

vjetor votohet me procedurë të përshpejtuar.

143

Neni 47

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Rishikimi i zbatimit të buxhetit vendor

Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore bën një analizë të plotë të zbatimit të buxhetit brenda mua jit qershor të çdo

viti dhe, në rast se është e nevojshme, edhe propozimet përkatëse për ndryshimin e vendimit të këshillit të njësisë së

qeverisjes vendore, që ka miratuar buxhetin e vitit. Procedura e shqyrtimit, miratimit dhe zbatimit të ndryshimeve të

vendimit të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore është e njëjtë me atë të vendimit për miratimin e buxhetit vjetor.

Neni 48

Afati për rishpërndarjen e fondeve buxhetore

E drejta e njësive të qeverisjes së përgjithshme për rishpërndarjen e fondeve, të miratuara për vitin buxhetor, ushtrohet

deri në datën 15 nëntor të çdo viti buxhetor.

Neni 49

Plani i flukseve të arkës së buxhetit

Çdo njësi e qeverisjes së përgjithshme përgatit planin e arkës, mbështetur në fondet e miratuara për vitin buxhetor.

Projekti i parë i planit të arkës depozitohet në ministrinë përgjegjëse për financat, së bashku me projektbuxhetin vjetor

dhe përfshin:

a) fluksin e të ardhurave, të parashikuara për t’u mbledhur dhe arkëtimet e tjera;

b) planin e prokurimeve dhe angazhimet e tjera të planifikuara;

c) pagesat e parashikuara, që rrjedhin nga angazhimet.

Pas miratimit të projektbuxhetit nga Këshilli i Ministrave, njësitë e qeverisjes qendrore rishikojnë planin e arkës, të

ndarë në muaj ose për periudha të tjera kohore, sipas përcaktimit në udhëzimin për zbatimin e buxhetit. Plani i rishikuar

depozitohet për rishikim dhe miratim te nëpunësi i parë autorizues, brenda 10 ditëve pas daljes së vendimit të Këshillit

të Ministrave për miratimin e projektbuxhetit.

Nëpunësi i parë autorizues miraton planet e arkës së njësive të qeverisjes qendrore dhe të transfertave të pakushtëzuara

të njësive të qeverisjes vendore menjëherë pas dekretimit nga Presidenti të ligjit të buxhetit vjetor. Ky miratim bëhet

bazuar në shqyrtimin, që u është bërë planeve të arkës, të rishikuara dhe duhet të respektojë:

a) kufirin vjetor të fondeve të miratuara;

b) politikat e qeverisjes;

c) praktikat më të mira financiare;

ç) efektet në menaxhimin e likuiditeteve.

Nëpunësi i parë autorizues është përgjegjës për reflektimin në kohë në sistemin e thesarit të planeve të arkës, të

miratuara për njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Sistemi i thesarit kontrollon angazhimet, kryerjen e shpenzimeve dhe tepricat e likuiditeteve të qeverisjes së përgjithshme

kundrejt fondeve të shpërndara të buxhetit dhe të planit të arkës dhe planifikon emetimin e borxhit afatshkurtër ose

afatgjatë, për të siguruar gjendje të mjaftueshme të likuiditeteve për likuidimin e detyrimeve financiare të qeverisjes së

përgjithshme.

Nëpunësi i parë autorizues, me ose pa propozim të nëpunësve autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme,

rishikon planin e arkës gjatë vitit buxhetor, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të planit të arkës dhe të

politikave të menaxhimit të likuiditeteve.

Nëpunësi autorizues është përgjegjës për respektimin e planit të arkës të miratuar dhe për argumentimin e çdo rishikimi

ose moszbatimi të tij, sipas kritereve të vendosura në udhëzimin e zbatimit të buxhetit.

144

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 50

Angazhimet buxhetore

Ministri i Financave miraton udhëzime për nëpunësit autorizues për procedurat e regjistrimit të angazhimeve.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme mbajnë të dhëna për angazhimet financiare dhe nuk

lejojnë ndërmarrjen e angazhimeve të reja, përtej kufirit të fondeve buxhetore të shpërndara.

Për shpenzimet, që mbulohen me hua në ligjin vjetor të Buxhetit të Shtetit dhe në vendimin e këshillit të njësisë së

qeverisjes vendore, nëpunësi i parë autorizues, nëpërmjet sistemit të thesarit, nuk lejon marrjen përsipër të angazhi-

meve dhe kryerjen e pagesave deri në transferimin nga huadhënësi në llogarinë e thesarit të fondeve të marra hua.

Përjashtimisht, nëpunësi i parë autorizues lejon marrjen përsipër të angazhimeve ose kryerjen e shpenzimeve kundrejt

disbursimeve të pritshme nga huatë e nënshkruara vetëm në rastet kur moskryerja ose shtyrja e tyre sjell pasoja të

rënda për realizimin e qëllimeve të qeverisjes së përgjithshme. Në këtë rast, marrja përsipër e angazhimeve ose kryerja e

shpenzimeve bëhet në përputhje me gjendjen e mjeteve monetare në llogaritë e thesarit dhe brenda kufirit të miratuar të

deficitit buxhetor vjetor.

Neni 51

Menaxhimi i angazhimeve

Mjetet monetare, të krijuara bazuar në angazhimet e vitit korrent dhe të papaguara në fund të vitit buxhetor, mbarten në

vitin buxhetor pasardhës, sipas periudhës së përcaktuar në ligjin e buxhetit vjetor, përveç rasteve kur angazhimi është

anuluar ose është bërë inaktiv, sipas kritereve të përcaktuara në udhëzimin për zbatimin e buxhetit.

Mjetet monetare, të lidhura me angazhimet e viteve të mëparshme, që anulohen gjatë vitit buxhetor, kthehen në llogarinë

unike të thesarit për përfshirjen e tyre në buxhetin e vitit në vijim.

Angazhimet e anuluara gjatë të njëjtit vit buxhetor mund të riaktivizohen nga njësia shpenzuese për të njëjtat qëllime, për

të cilat janë buxhetuar, në përputhje me paragrafin e parë të nenit 43 të këtij ligji.

Angazhimet e ndërmarra nga njësitë shpenzuese jashtë fondeve të parashikuara në ligjin e buxhetit vjetor dhe në vendimin

e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore për buxhetin ose në kundërshtim me këtë akt ose akte të tjera ligjore, nuk

përfshihen si pjesë e detyrimeve financiare të qeverisjes së përgjithshme.

Kur nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme merr përsipër angazhime jashtë fondeve të parashi-

kuara në buxhet ose në kundërshtim me këtë akt apo akte të tjera ligjore është përgjegjës për shlyerjen e detyrimit.

Neni 52

Kryerja e shpenzimeve

Procesi dhe përgjegjësitë për autorizimin dhe kryerjen e shpenzimeve publike përcaktohen në ligjin për kontrollin e

brendshëm financiar publik.

Shpenzimet e njësive të qeverisjes së përgjithshme verifikohen në bazë të dokumentacionit të plotë, që vërteton kryerjen

e shpenzimit përkatës, sipas ligjit për kontrollin e brendshëm financiar publik.

Kryerja e shpenzimeve bëhet vetëm nëse masa e shpenzimit nuk kalon fondet e angazhuara për këtë qëllim.

Shpenzimet, që rezultojnë nga angazhime të marra përsipër gjatë viteve të mëparshme, në përputhje me dispozitat e

veçanta të ligjit të buxhetit vjetor, përfshihen në buxhetin e vitit pasardhës.

Shpenzimet e fondeve të miratuara të Buxhetit të Shtetit dhe të buxhetit vendor realizohen deri në fund të vitit bux-

hetor.

Shlyerja e angazhimeve, me përfundimin e afatit të parashikuar në paragrafin më lart, realizohet me fondet e miratuara për

vitin buxhetor pasardhës, me përjashtim të rasteve kur shpenzimi është kryer përpara mbarimit të vitit buxhetor. Në këtë

rast, pagesa kryhet brenda datës 31 janar të vitit buxhetor pasardhës. Kjo periudhë shërben për përgatitjen e

dokumentacionit bazë dhe për kryerjen e pagesës.

145

Neni 53

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Rimbursimi i shpenzimeve

Nëse gjatë vitit buxhetor njësia e qeverisjes së përgjithshme merr një rimbursim për një shumë, që është paguar në

kufirin vjetor të fondeve të shpërndara, për të njëjtin vit buxhetor, shpenzimi fillestar reduktohet me shumën e rim-

bursuar.

Nëse gjatë vitit buxhetor njësia e qeverisjes së përgjithshme merr një rimbursim për një shumë, që është paguar në

kufirin vjetor të fondeve të shpërndara në vitin buxhetor paraardhës, rimbursimi trajtohet si arkëtim në atë vit bux-

hetor.

Neni 54

Kryerja e pagesave

Angazhimet dhe detyrimet financiare të njësive të qeverisjes së përgjithshme paguhen vetëm nga lloga ritë e thesarit,

nëpërmjet sistemit të thesarit nga personat e autorizuar, nga nëpunësi i parë autorizues me propozimin e nëpunësve

autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme.

Përpara kryerjes së pagesave, sistemi i thesarit kontrollon:

a) ekzistencën e angazhimit;

b) dokumentacionin bazë, që vërteton shërbimin e kryer;

c) ekzistencën e mjeteve monetare të mjaftueshme për kryerjen e pagesës.

Pagesat e kryera gjatë vitit buxhetor, pavarësisht kohës së kryerjes së shpenzimeve publike, regjistrohen si pagesa të

këtij viti.

Neni 55

Mbyllja e buxhetit

Buxheti vjetor zbatohet deri më 31 dhjetor të vitit buxhetor.

Neni 56

Raporti për mbylljen e llogarive

Nëpunësi i parë autorizues përgatit një raport për Ministrin e Financave për mbylljen e llogarive të mjeteve monetare dhe

të buxhetit vjetor të konsoliduar, brenda ditës së fundit të muajit shkurt.

KREU VI

HUAMARRJA DHE GARANCITË NË SEKTORIN PUBLIK

Neni 57

Autoriteti për të marrë hua

Këshilli i Ministrave është i vetmi autoritet në nivel qendror që ka të drejtën e marrjes së huave për financimin e pro-

jekteve të investimeve nga institucionet ndërkombëtare, shtetet ose personat juridikë, në përputhje me dispozitat

kushtetuese dhe me ligjet në fuqi. Ai është i vetmi autoritet që jep garanci shtetërore të huasë. Kuvendi bën ratifikimin

e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me marrjen përsipër të detyrimeve financiare.

Ministri i Financave përfaqëson Këshillin e Ministrave në marrëveshjet e huave dhe të garancive shtetërore ndërkom-

bëtare.

Ministri i Financave është i vetmi autoritet, që ka të drejtën e marrjes së huave, brenda limiteve të përcaktuara në ligjin e

buxhetit vjetor nga persona juridikë dhe/ose fizikë.

Ministri i Financave është autoriteti, që emeton instrumentet e huasë dhe negocion në marrëveshje huaje shtetërore dhe

garancie shtetërore të huasë.

Ministri i Financave ka të drejtën e zgjedhjes së llojit të instrumenteve financiare, të karakteristikave dhe kushteve të

146

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

tyre. Për marrëveshjet e huasë, që parashikojnë politika monetare, merret, paraprakisht, mendimi i Bankës së

Shqipërisë.

Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore është autoriteti, që ka të drejtën e marrjes së huave dhe dhënien e garancive,

brenda dhe jashtë vendit, për huanë vendore.

Huaja afatgjatë vendore miratohet, paraprakisht, nga Ministri i Financave lidhur me procedurat, limitet dhe efektet e

saj.

Neni 58

Kufijtë e borxhit publik

Borxhi publik përbëhet nga borxhi shtetëror dhe borxhi vendor. Në

ligjin të buxhetit vjetor vendoset kufiri për:

a) borxhin e ri shtetëror, për t’u marrë në vitin buxhetor;

b) totalin e borxhit shtetëror;

c) garancitë e reja për t’u lëshuar gjatë vitit buxhetor;

ç) totalin e shumës së garancive.

Njësitë e qeverisjes vendore marrin hua dhe lëshojnë garanci në rastet kur:

a) raporti i tepricës operative, të llogaritur si diferenca e të ardhurave operative, gjithsej (nga burimet e veta, tak-

sat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar) me shpenzimet jo të kushtëzuara operative të njësisë së qeverisjes

vendore, përfshirë shërbimin e borxhit dhe kostos së shërbimit të borxhit, që duhet të paguhet në çdo vit për

borxhin afatgjatë, është jo më pak se 1,4:1;

b) raporti i stokut të borxhit ndaj të ardhurave operative, gjithsej, nga burimet e veta, taksat e ndara dhe trans-

ferta e pakushtëzuar, është jo më shumë se 1,3:1;

c) kufiri maksimal vjetor i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave mesatare të tri viteve të mëparshme fiskale të

njësisë së qeverisjes vendore nuk e kalon masën 20 për qind.

Borxhi total publik, përfshirë garancitë, nuk duhet të tejkalojë limitin 60 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Neni 59

Menaxhimi i të dhënave të huave

Ministri i Financave është përgjegjës për evidentimin, regjistrimin dhe menaxhimin e të gjitha huave, garancive

shtetërore në regjistrin e borxhit publik.

Ministri i Financave është përgjegjës për evidentimin dhe regjistrimin e të gjitha huave, garancive vendore në regjistrin e

borxhit publik. Ministri i Financave miraton formatin dhe afatin e raportimit të të dhënave të borxhit publik nga njësitë e

qeverisjes vendore.

Neni 60

Shërbimi i borxhit

Për nevojat e shërbimit të borxhit, çdo shumë e interesit dhe principalit për borxhin publik dhe garancinë e tij kryhet

nëpërmjet llogarisë së unifikuar të thesarit.

Për nevojat e shërbimit të borxhit duhet të sigurohet likuiditeti i nevojshëm, në mënyrë që të realizohet shlyerja e

detyrimeve, në përputhje me kushtet dhe afatet e kontraktuara për detyrime të tilla.

KREU VII

KONTABILITETI I SISTEMIT BUXHETOR

Neni 61

Standardet dhe procedurat e kontabilitetit

Ministri i Financave është përgjegjës për krijimin e sistemit të kontabilitetit të detyrueshëm për të gjitha njësitë e

qeverisjes së përgjithshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranuara.

147

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Ministri i Financave përcakton njësinë përkatëse të qeverisjes së përgjithshme dhe njësitë shpenzuese, të cilat janë të

detyruara të mbajnë kontabilitet dhe të raportojnë sipas standardeve të përcaktuara.

Sistemi i thesarit mban kontabilitetin e shtetit dhe është pjesë e kontabilitetit publik. Ai është përgjegjës për mbajtjen e

llogarive të shtetit dhe përgatitjen e raporteve periodike dhe vjetore të zbatimit të buxhetit.

Kontabiliteti dhe raportimi në sektorin publik rregullohen me ligj të veçantë dhe Ministri i Financave nxjerr udhëzim për

standardet dhe procedurat e kontabilitetit, për njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Nëpunësi i parë autorizues dhe nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme përgjigjen për funksionimin

e sistemit të kontabilitetit, në përputhje me këtë ligj dhe aktet e tjera në zbatim të tij dhe me udhëzimet e Ministrit të

Financave.

Metoda e shpenzimeve dhe e të ardhurave, për qëllim të këtij ligji, ka të bëjë me:

a) njohjen e shpenzimeve korrente dhe kapitale të vitit buxhetor në çastin e ndodhjes së tyre, pavarësisht nga

data e pagesës;

b) njohjen e të ardhurave tatimore, jotatimore, përfshirë edhe të ardhurat nga shitja e aktiveve, në çastin e

arkëtimit të tyre.

Neni 62

Përgatitja e llogarive vjetore të buxhetit

Ministri i Financave nxjerr, për të gjithë nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes qendrore, vendore dhe të fondeve

speciale udhëzim për mbylljen e vitit buxhetor dhe për publikimin e pasqyrave financiare.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme, në fund të vitit depozitojnë në sistemin e thesarit raporte

financiare, sipas përcaktimeve të nëpunësit të parë autorizues, për përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore të qeverisjes

së përgjithshme.

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme finalizojnë dhe konfirmojnë përfundimisht me nëpunësin e

parë autorizues pasqyrat financiare vjetore të buxhetit, brenda datës 31 mars.

Ministri i Financave paraqet brenda muajit maj për miratim në Këshillin e Ministrave raportin vjetor të konsoliduar të

zbatimit të buxhetit, të shoqëruar nga një informacion për arritjen e objektivave, situatën e menaxhimit dhe të kontrollit të

brendshëm financiar dhe auditimit të brendshëm. Një kopje e këtij raporti i dërgohet Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili

auditon llogaritë vjetore të buxhetit.

Neni 63

Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit

Këshilli i Ministrave, brenda muajit qershor, dërgon në Kuvend raportin vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit, i cili

përmban:

a) llogaritë e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit;

b) raportin për zbatimin e buxhetit vjetor në nivelin e fondeve të miratuara;

c) raportin për borxhin publik dhe përbërjen e tij;

ç) raportin për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës;

d) informacion për arritjen e objektivave, situatën e menaxhimit dhe të kontrollit të brendshëm financiar dhe të

auditimit të brendshëm.

Raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit, i miratuar në Kuvend, brenda muajit tetor të çdo viti, publikohet në

Fletoren Zyrtare.

Neni 64

Arkivimi i të dhënave financiare

Nëpunësi autorizues i njësive të qeverisjes së përgjithshme është përgjegjës për ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve

financiare, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Ministri i Financave nxjerr udhëzim për zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi për ruajtjen dhe arkivimin e të dhënave

financiare.

148

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

KREU VIII

MONITORIMI, AUDITIMI I SISTEMIT BUXHETOR DHE INSPEKTIMI

Neni 65

Monitorimi

Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes qendrore i paraqesin, sa herë që kërkohet, por jo më pak se katër herë në

vit, nëpunësit të parë autorizues raportet e monitorimit të zbatimit të buxhetit për performancën financiare, produk-

tet dhe objektivat e realizuar për çdo program të përcaktuar në vitin e parë të dokumentit përfundimtar të programit

buxhetor afatmesëm. Për njësitë e qeverisjes vendore këto raporte paraqiten në këshillin përkatës.

Forma, përmbajtja dhe afatet e raporteve të monitorimit përcaktohen në udhëzimin e Ministrit të Financave për zba-

timin e buxhetit.

Ministri i Financave i paraqet për informim Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit një kopje të raporteve të monitorimit dhe

të zbatimit të buxhetit, brenda një muaji pas përfundimit të periudhës së raportimit.

Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore i paraqet për informim këshillit përkatës një kopje të raportit të monitorimit dhe të

zbatimit të buxhetit të njësisë së qeverisjes vendore.

Raportet e monitorimit dhe të zbatimit të buxhetit publikohen nga nëpunësi i parë autorizues në faqen zyrtare të ministrisë

përgjegjëse për financat, sipas afateve të përcaktuara nga Ministri i Financave.

Neni 66

Kontrolli i brendshëm financiar publik

Ministri i Financave është përgjegjës për paraqitjen e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik për të gjitha

njësitë e qeverisjes së përgjithshme, që përfshin:

a) një sistem të menaxhimit dhe kontrollit financiar;

b) funksionin e pavarur, të decentralizuar të auditimit të brendshëm;

c) njësitë qendrore të harmonizimit, në ministrinë përgjegjëse për financat, për harmonizimin dhe bashkëren-

dimin e zbatimit dhe të funksionimit të sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit financiar e të auditimit të

brendshëm.

Të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme janë përgjegjëse për ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit dhe

kontrollit financiar dhe të një funksioni të pavarur të auditimit të brendshëm.

Në ministrinë përgjegjëse për financat krijohen njësia qendrore e harmonizimit për menaxhimin dhe kontrollin e

brendshëm financiar dhe njësia qendrore e harmonizimit për auditimin e brendshëm, të cilat raportojnë te Ministri i

Financave.

Ministri i Financave i dërgon një raport, çdo vit, Këshillit të Ministrave dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin

dhe funksionimin e sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit financiar dhe të funksionimit të auditimit të brendshëm në

njësitë e qeverisjes së përgjithshme, përfshirë edhe gjetjet e rëndësishme dhe rekomandimet për auditimin e brend-

shëm.

Neni 67

Menaxhimi dhe kontrolli financiar

Menaxhimi dhe kontrolli financiar përcaktojnë përgjegjshmërinë menaxheriale për planifikimin, zbatimin dhe

kontrollin e buxhetit, kontabilitetin dhe raportimin, për të arritur objektivat dhe për të shmangur shpërdorimin,

keqpërdorimin dhe vjedhjen e pasurisë.

Menaxhimi dhe kontrolli financiar në sektorin publik rregullohen me ligj të veçantë.

Neni 68

Auditimi i brendshëm

Auditimi i brendshëm, si një shërbim në funksion të nëpunësve autorizues të njësive të qeverisjes së përgjithshme,

siguron, në mënyrë të arsyeshme, që burimet publike, në dispozicion të njësisë së qeverisjes së përgjithshme:

149

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

a) janë shpenzuar, dokumentuar dhe raportuar, në bazë të një informacioni të besueshëm dhe të shpejtë;

b) kanë kontribuar maksimalisht në arritjen e qëllimeve dhe të objektivave të politikës;

c) janë përdorur në mënyrë efiçente, ekonomike dhe efektive;

ç) nuk janë vjedhur, keqpërdorur apo shpërdoruar.

Të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe shoqëritë tregtare, ku shteti zotëron mbi 50 për qind të kapitalit, që

përfitojnë fonde publike, pavarësisht nga forma e organizimit, janë subjekt i auditimit të brendshëm.

Njësia e decentralizuar e auditimit të brendshëm në çdo njësi të qeverisjes së përgjithshme i raporton nëpunësit

autorizues dhe është e pavarur në kryerjen e funksionit të saj auditues, si nga pikëpamja funksionale ashtu edhe nga ajo

organizative. Ajo nuk është pjesë e strukturave operative.

Auditimi i brendshëm në sektorin publik rregullohet me ligj të veçantë.

Neni 69

Inspektimi financiar

Nëpunësi i parë autorizues, në çdo kohë, ka të drejtë të inspektojë çdo dokument dhe sistem financiar:

a) të çdo njësie të qeverisjes së përgjithshme;

b) të çdo ndërmarrjeje ekonomike publike, organizate jofitimprurëse publike, autoriteti të përbashkët që kontrol-

lohet, financohet ose sigurohet me garanci financiare nga një njësi e qeverisjes së përgjithshme; ose në të cilën

një njësi e qeverisjes së përgjithshme, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, zotëron apo kontrollon një

pjesë të pasurisë, e cila i jep pronarit të drejtën e kontrollit;

c) të çdo përfituesi fondesh nga buxheti apo në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare në lidhje me këto

fonde.

Kur nëpunësi i parë autorizues nis një inspektim financiar, merr parasysh:

a) informacionin, ankesat dhe prova të tjera të shkeljes së procedurave të menaxhimit financiar, të nxjerra nga

Ministri i Financave;

b) raportet e menaxhimit dhe të kontrollit financiar;

c) raportet e auditimit të brendshëm;

ç) raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit;

d) kërkesat e Ministrit të Financave;

dh) kërkesat e nëpunësve autorizues;

e) kërkesat e Prokurorit të Përgjithshëm.

Inspektimet financiare në sektorin publik rregullohen me ligj të veçantë.

Inspektimet financiare kryhen nga një ose më shumë ekspertë të kualifikuar profesionalisht, të caktuar, rast pas rasti, (ad

hoc) nga Ministri i Financave, në përputhje me kualifikimet e përcaktuara në ligjin për inspektimet financiare. Inspektimi

financiar nuk mund të kufizojë, pengojë apo të ndalojë funksionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nëpunësi i parë autorizues i paraqet një kopje të të gjitha raporteve të inspektimeve financiare Ministrit të Financave dhe

Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nëpunësi i parë autorizues mund t’i dërgojë një kopje të raporteve të inspektimeve

financiare strukturave të tjera përgjegjëse për zbatimin e ligjshmërisë.

Neni 70

Auditimi i jashtëm

Njësitë e qeverisjes së përgjithshme i nënshtrohen, pa asnjë lloj kufizimi, auditimit të jashtëm, i cili kryhet nga Kontrolli i

Lartë i Shtetit.

150

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

KREU IX

SHKELJET DHE SANKSIONET

Neni 71

Kundërvajtjet administrative

Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe

dënohet me gjobë si më poshtë:

a) kur nëpunësi autorizues dhe/ose nëpunësi zbatues i një njësie shpenzuese të njësisë së qeverisjes së përgjithshme

përdorin paratë publike për qëllime të pamiratuara, dënohen me gjobë nga nëpunësi i parë autorizues, e cila varion

nga 5-7 paga mujore;

b) kur nëpunësi autorizues i një njësie shpenzuese të njësisë së qeverisjes së përgjithshme merr angazhime, pa pasur

në dispozicion fondet, në kundërshtim me nenin 50 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga nëpunësi i parë autorizues

me 7 paga mujore;

c) kur nëpunësi autorizues dhe/ose nëpunësi zbatues i një njësie shpenzuese të njësisë së qeverisjes së përgjithshme

apo nëpunësi i thesarit lejojnë tejkalimin e fondeve të shpërndara buxhetore, në kundërshtim me nenin 42 të këtij

ligji, ose kryejnë pagesa, që tejkalojnë fondet e angazhuara në kundërshtim me nenin 54 të këtij ligji, dënohen me

gjobë nga nëpunësi i parë autorizues, e cila varion nga 3-7 paga mujore;

ç) kur nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes vendore merr hua ose lëshon garanci jo në përputhje me paragrafin

e dytë të nenit 58 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga nëpunësi i parë autorizues, e cila varion nga 5-7 paga mu-

jore;

d) kur nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme nuk dorëzon në kohë dhe sipas kërkesave, në

kundërshtim me nenet 24 dhe 27 të këtij ligji, kërkesat dhe kërkesat shtesë të programit buxhetor afatmesëm,

dënohet nga nëpunësi i parë autorizues me masë administrative ose me gjobë në masën 1-3 paga mujore;

dh) kur nëpunësi zbatues nuk zbaton planin e arkës, në kundërshtim me paragrafin e fundit të nenit 49 të këtij ligji,

dënohet nga nëpunësi i parë autorizues me masë administrative ose me gjobë në masën 1-3 paga mujore.

e) kur nëpunësi autorizues dhe/ose nëpunësi zbatues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme nuk përmbushin dety-

rimet për mbylljen e vitit buxhetor dhe nxjerrjen e llogarive vjetore të buxhetit, në kundërshtim me nenin 62 të

këtij ligji, dënohen nga nëpunësi i parë autorizues me masë administrative ose me gjobë në masën 1-3 paga mujore.

ë) kur nëpunësi zbatues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme kryen regjistrime në kontabilitet, pa dokumentacionin

ligjor justifikues për ngjarjet dhe transaksionet ekonomike, dënohet nga nëpunësi i parë autorizues me masë

administrative ose me gjobë në masën 1-3 paga mujore.

Neni 72

Ankimimi i vendimeve

Për vendimet për vendosjen e sanksioneve ndëshkuese për shkelje bëhet ankimim te Ministri i Financave, ndaj

vendimit të nëpunësit të parë autorizues, që e ka nxjerrë atë, brenda afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës

Administrative.

Vendimi i Ministrit të Financave mund të ankimohet në gjykatë, në përputhje me Kodin e Procedurës Administrative.

KREU X

DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

Neni 73

Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të neneve 25, 28, 29, 35, 36, 39 dhe 63, sipas

afateve të përcaktuara në këtë ligj.

Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 24, 27, 34, 38, 61, 62 dhe 64, sipas afateve të

përcaktuara në këtë ligj.

151

Neni 74

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Dispozita kalimtare

Titullarët e njësive të qeverisjes qendrore, nëse e gjykojnë të arsyeshme, mund të kryejnë funksionet e nëpunësit të parë

autorizues ose të nëpunësve autorizues për një periudhë jo më shumë se 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Njësitë e

auditimit të brendshëm raportojnë te titullarët e njësive të qeverisjes së përgjithshme për një periudhë jo më shumë se 3

vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ose deri në ditën kur nëpunësi i parë autorizues ose nëpunësit autorizues të njësive të

qeverisjes së përgjithshme ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me nenet 18 dhe 19 të këtij ligji. Aktet nënligjore, që

bien ndesh me këtë ligj, zbatohen në masën që janë në përputhje me të, deri në çastin e ndryshimit të tyre, por jo më vonë se

1 vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 75

Shfuqizimet

Ligji nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe

çdo akt tjetër ligjor dhe nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 76

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYETARI

Fatos Beja

152

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

LIGJ

Nr.8743, datë 22.2.2001

PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT

Në mbështetje të neneve 41, 78, 83 pika 1 dhe 113 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton regjimin juridik të llojeve të pronave të paluajtshme të shtetit dhe përgjegjësitë për administrimin e tyre.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllimet e këtij ligji, përkufizimet e mëposhtme kanë këto kuptime:

a) “Pronë e paluajtshme e shtetit” kuptohet prona e paluajtshme e pushtetit qendror dhe e njësive të qeverisjes

vendore.

b) “Pronë e paluajtshme publike” kuptohet ajo pjesë e pronave të paluajtshme të shtetit që përmbush funksione

themelore dhe të pandashme të shtetit dhe që sjell përfitime në favor të publikut të gjerë.

c) “Inventar i pronave të paluajtshme të shtetit” kuptohet dokumenti ku regjistrohen papaprakisht të gjitha

pronat e paluajtshme të shtetit gjatë procesit të identifikimit dhe transferimit të tyre. Në vijim do të quhet

“inventari”.

KREU II

PËRCAKTIMI I PRONAVE TË SHTETIT

Neni 3

Prona publike

1. I përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:

a) Vija bregdetare për të hyrë në tokë, ujërat territoriale, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a rrjed-

have të tjera ujore, liqeneve, lagunave dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, ishujt dhe grumbullimet e

rërës, të gurëve dhe dherave në shtretër të lumenjve, të liqeneve e rezervuarëve, ashtu siç është përcaktuar

sipas ligjeve në fuqi.

b) Zonat historike, arkeologjike dhe kulturore, si dhe parqet me rëndësi kombëtare ose vendore.

c) Zonat, instalimet dhe objekte të tjera të destinuara për qëllime të mbrojtjes kombëtare, të rendit dhe sigurisë

publike.

ç) Burimet natyrore dhe rezervat minerare e inertet, ashtu siç përcaktohen në legjislacionin në fuqi.

2. Janë, gjithashtu, prona të paluajtshme publike, nëse i përkasin shtetit, edhe pyjet, kullotat dhe livadhet, si dhe çdo

lloj tjetër prone e paluajtshme e ndërtuar mbi to, që i shërben drejtpërdrejt mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre.

3. Janë, gjithashtu, prona të paluajtshme publike, nëse i përkasin shtetit, edhe aktivet e ngurtësuara (ose të trupë-

zuara), që shërbejnë për kryerjen e shërbimeve publike si:

• rrugët dhe urat, hekurudhat dhe sistemet ndihmëse të lidhura më to;

• infrastruktura aeroportuale;

• sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë;

• sistemet e shërbimit të telekomunikacionit dhe të postës;

153

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

• sistemet e funizimit me ujë të pijshëm, si dhe të derdhjeve të ujërave të zeza të qendrave të banuara;

• ndërtimet me interes të njohur historik, arkeologjik dhe kulturor;

• parqet, lulishtet, sheshet publike në qytete e qendra të banuara, ndërtesat së bashku me oborret që përdoren

për shërbime që ofrohen nga shteti për arsimin, shkencën, kulturën dhe sportet, për shërbimin shëndetësor e

shoqëror, për institucionet qendrore dhe vendore, si dhe rezidencat qeveritare së bashku me trojet mbi të cilat

ngrihen këto prona.

4. Pronat e paluajtshme publike tjetërsohen ose jepen në përdorim sipas mënyrave dhe kufijve të përcaktuar me ligje

të veçanta.

Neni 4

Prona jopublike të paluajtshme të shtetit

1. Prona të paluajtshme të shtetit, që nuk janë pronë publike si toka bujqësore, troje, ndërtesa, aktive të ngurtësuara

të ndërmarrjeve nën administrimin e shtetit, si dhe prona të tjera të këtij lloji, nëse nuk i nënshtrohen dispozitave

ligjore të posaçme, kanë regjim juridik të barabartë me pronën private dhe i nënshtrohen rregullave të parashi-

kuara në Kodin Civil.

2. Ndryshimi i statusit të një prone të paluajtshme të shtetit nga publike në jopublike bëhet sipas procedurave të

përcaktuara me ligj.

Neni 5

Fitimi i mëvonshëm i pronësisë mbi pronat e paluajtshme

Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, shteti mund të fitojë të drejta pronësie mbi pronat e paluajtshme në mënyra të ndryshme

si: dhurime, shpronësime, blerje, trashëgimi ose mënyra të tjera të fitimit të të drejtave të pronësisë sipas ligjeve në

fuqi.

Neni 6

Regjistrimi i pronave të paluajtshme

1. Të gjitha pronat e paluajtshme të shtetit regjistrohen në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme në përputhje me ligjin

nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

2. Regjistrimi i pronave të paluajtshme bëhet përkatësisht:

a) nga Këshilli i Ministrave për pronat në varësi të pushtetit qendror, të cilat regjistrohen me pronar Republikën e

Shqipërisë;

b) nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore për pronat e paluajtshme në pronësi të saj, të cilat regjistrohen me

pronar njësinë përkatëse të qeverisjes vendore.

Neni 7

Regjistrimi i kushteve dhe i kufizimeve, heqja ose ndryshimi i tyre

1. Në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme, për pronat publike të shtetit, do të shënohen edhe:

a) përfitimi publik që vjen nga një pronë ose funksioni themelor, që një pronë e paluajtshme publike përmbush në

kuptimin e nenit 2 shkronja b dhe nenit 3 të këtij ligji;

b) kufizimet e përdorimit të pronës së paluajtshme, përfshirë mosndryshimet e destinacionit, me qëllim ruajtjen e

karakteristikave të saj dhe mirëmbajtjen;

c) kushtet e së drejtës të përdorimit publik të pronës;

ç) kushtet e garantimit të realizimit të funksioneve që ajo përmbush.

2. Përcaktimet dhe kufizimet e shënuara në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme, në pajtim me paragrafin 1 të këtij

neni, mund të hiqen ose të ndryshohen me vendim të Këshillit të Ministrave për pronat e paluajtshme të pushtetit

qendror në këto raste:

a) kur karakteristikat e shënuara në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme nuk përputhen me kriteret e përcaktuara

në nenin 2 pika b dhe në nenin 3 të këtij ligji;

b) kur kufizimi i shënuar në Regjistër është më tepër pengues se i nevojshëm;

c) kur gjendja e pronës ka ndryshuar ose rrethanat që kanë justifikuar vendosjen e kufizimeve nuk ekzistojnë më.

154

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

KREU III

PËRCAKTIMI I PRONËSISË SË SHTETIT MBI PASURITË E PALUAJTSHME

Neni 8

Përcaktimi i pronësisë

1. Jo më vonë se 90 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Këshilli i Ministrave do të miratojë aktet nënligjore për proce-

durat, nëpërmjet të cilave do të inventarizohen të drejtat e pronësisë dhe interesat e tjerë, të lidhura me pronën e

paluajtshme të shtetit shqiptar.

2. Brenda afateve të përcaktuara nga aktet nënligjore, çdo organ shtetëror dhe njësi e qeverisjes vendore do të har-

tojë një listë të pronave të paluajtshme, mbi të cilat ai ka përgjegjësi administrative.

3. Brenda një afati të caktuar, por jo më vonë se 12 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave miraton

listën e inventarit të pronave të paluajtshme.

Neni 9

Transferimi dhe regjistrimi përfundimtar

Me ligj të veçantë do të përcaktohen pronat e paluajtshme që do të transferohen në pronësi ose përdorim të njësive të

qeverisjes vendore, kushtet dhe kufizimet mbi këto të drejta, si dhe procedurat e këtij transferimi.

Neni 10

Këshilli i Ministrave përcakton, për të gjitha pronat e paluajtshme që mbeten në pronësi të pushtetit qendror,

përgjegjësitë e administrimit nga organet e ndryshme shtetërore për administrimin e këtyre pronave.

KREU IV

ADMINISTRIMI I PRONËS PRIVATE TË PALUAJTSHME

Neni 11

Administrimi i pronës së paluajtshme

Adminsitrimi i pronës së paluajtshme nga organet shtetërore ose njësitë e qeverisjes vendore bëhet në përputhje me

rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në Kodin Civil.

Neni 12

Parimet e administrimit të pronës së paluajtshme

Administrimi i pronës së paluajtshme siguron këto kushte:

a) ruajtjen dhe garantimin e interesit publik;

b) ruajtjen e karakteristikave dhe të vlerave unikale të pronës;

ruajtjen dhe rritjen e vlerës ekonomike të pronës;

ç) ruajtjen e treguesve ekologjikë të njësisë së pronës së paluajtshme, sipas parimit të dobishmërisë më të madhe

publike.

Neni 13

Këshilli i Ministrave cakton organin shtetëror përgjegjës për administrimin e çdo njësie të pronës së paluajtshme, duke bërë

shënimin përkatës në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme.

Neni 14

Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi për administrimin e çdo njësie të pronës së paluajtshme, atë organ shtetëror

ose ent publik që ushtron shkallën më të lartë të kontrollit mbi pronën. Në qoftë se asnjë organ nuk plotëson kushtin e

mësipërm, Këshilli i Ministrave ngarkon me administrimin e pronës atë organ shtetëror ose ent publik, fusha e veprim-

155

tarisë e të cilit është më afër me karakteristikat e pronës.

Neni 15

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit

Këshilli i Ministrave ndryshon përgjegjësinë e administrimit nga një organ shtetëror ose ent publik te një tjetër në rastet

kur:

a) organi përgjegjës nuk administron pronën në përputhje me nenin 13 të këtij ligji;

b) ndryshojnë karakteristikat e pronës;

c) përdorimi më i dobishëm i pronës mund të realizohet nën administrimin e një organi tjetër shtetëror ose publik.

Neni 16

Ndryshimi i përgjegjësisë së organit shtetëror të ngarkuar me administrimin, pasqyrohet me shënimin përkatës në

Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme.

Neni 17

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për caktimin e organit shtetëror përgjegjës për administrimin

Nëntëdhjetë ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Këshilli i Ministrave miraton procedurat për kontestimet e mundshme,

lidhur me përgjegjësitë e administrimit për pronat e paluajtshme, në përputhje me këtë kre.

Neni 18

Procedurat duhet të garantojnë:

a) zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emërimin e administratorit të pronës së paluajtshme brenda 90 ditëve nga

lindja e tyre;

b) zgjidhja e mosmarrëveshjeve të realizojë kërkesat e caktuara në nenet 3,4 dhe 6 të këtij ligji.

KREU V

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 19

Të gjitha dispozitat ligjore, që bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 20

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2916, datë 9.3.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

156

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

LIGJ

Nr. 9558, datë 8.6.2006

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8743, DATË 22.2.2001 “PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, pika 3 e nenit 8 ndryshohet si më poshtë: “3.

Këshilli i Ministrave miraton listën e inventarit të pronave të paluajtshme të shtetit.”

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Shpallur me dekretin nr.4942, datë 27.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

157

L I G J

Nr.8744, datë 22.2.2001

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

PËR TRANSFERIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NË NJËSITË E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të neneve 41, 78 dhe 83 pika 1, 111, 112 dhe 113 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Minis-

trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj rregullon porcesin e transferimit të pronave të paluajtshme publike të shtetit dhe titujt e pronësisë së shtetit mbi

kapitalin e shoqërive tregtare dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore. Në

këtë ligj përcaktohen llojet që do t’u transferohen njësive të qeverisjes vendore, natyra e të drejtave të njësive të

qeverisjes vendore mbi to dhe procesi, sipas të cilit do të bëhet transferimi i pronave.

Neni 2

Përcaktimet e termave të përdorura në këtë ligj

a) “Prona” do të quajmë të gjitha pronat e paluajtshme publike të shtetit, si dhe titujt e pronësisë së shtetit mbi

kapitalin e shoqërive tregtare dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore.

b) “Transferim” do të quajmë kalimin e të drejtës së pronësisë dhe/ose të drejtën e përdorimit të pronave të

paluajtshme publike të shtetit nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të këtij

ligji.

c) “Pushtet qendror” do të quajmë Këshillin e Ministrave, ministritë, si dhe institucionet e tjera që kanë të drejtë

të administrojnë pronën e paluajtshme publike të shtetit në përputhje me këtë ligj.

ç) “Kushtet e përdorimit” nënkuptojnë kriteret dhe kufizimet mbi të drejtat e përdorimit të pronave që u transf-

erohen njësive të qeverisjes vendore sipas këtij ligji.

KREU II

LLOJET E PRONAVE QË U TRANSFEROHEN NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE

Neni 3

Prona që u transferohen njësive të qeverisjes vendore

U transferohen njësive të qeverisjes vendore pronat që përdoren për realizimin e funksioneve dhe/ose shërbimeve për

bashkësinë të njohura me ligj, të tilla si:

a) Pronat që përdoren për ushtrimin e funksioneve të tyre administrative.

b) Pronat që përdoren për realizimin e programeve arsimore.

c) Pronat që përdoren për realizimin e funksioneve në shëndetin publik.

ç) Pronat që përdoren për realizimin e funksioneve ekonomike.

d) Pronat që përdoren për kryerjen e veprimtarive social-kulturore e sportive.

dh) Pronat që përdoren për ushtrimin e funksioneve në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit.

e) Pronat që përdoren për grumbullimin, depozitimin, pastrimin dhe shpërndarjen e ujit, si dhe për grumbullimin,

depozitimin, pastrimin dhe shfrytëzimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza.

ë) Pronat që përdoren për sistemin e transportit publik.

f) Pronat që përdoren si lehtësira të transportit vendor (urbane, rurale dhe ndërkomunare), përfshirë rrugët,

158

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

rrugicat, urat, aeroportet dhe portet vendore.

g) Prona të tilla si trotuare, sheshe, rrjeti i ndriçimit publik, si dhe pajisjet e tjera zbukuruese brendapërbrenda

bashkive dhe komunave.

gj) Prona të tilla si mjete për funeral, varrezat brendapërbrenda bashkive dhe komunave.

h) Prona të tilla si monumetet historike e kulturore dhe bustet me interes vendor.

i) Prona të tilla si pyje, kullota, parqe dhe kopshte publike, që kanë për qëllim të përdoren për interes vendor.

j) Prona të tilla si struktura dhe njësi rezidenciale me interes vendor.

k) Prona të cilat përdoren për kryerjen e funksioneve të tjera sipas ligjeve në fuqi.

Neni 4

Transferimi i tipeve të tjera të pronës

Kur pronat e paluajtshme shtetërore u transferohen njësive të qeverisjes vendore, çdo pronë e luajtshme, që ka të bëjë me

këtë të fundit, duke përfshirë dhe rezervat ligjore, do t’i transferohen, gjithashtu, njësive të qeverisjes vendore.

Së bashku me pronën që transferohet, njësive të qeverisjes vendore, i jepet i gjithë dokumentacioni për këtë pronë.

Në ato raste kur pronat e transferuara njësive të qeverisjes vendore janë në formën e aksioneve në një shoqëri tregtare

dhe/ose ndërmarrje shtetërore, pushteti qendror mund të transferojë një pjesë ose të tërë titujt e pronësisë së shtetit mbi

kapitalin që ka në këto shoqëri.

KREU III

TË DREJTAT E PRONËSISË, TË PËRDORIMIT DHE KUFIZIMET E TYRE

Neni 5

E drejta e pronësisë dhe e drejta e përdorimit

Transferimi i pronës nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore, sipas këtij ligji bëhet në njërën nga format e

mëposhtme:

• në pronësi ose

• në përdorim

Neni 6

Pushteti qendror për pronat që u transferohen njësive të qeverisjes vendore:

a) në rastin e kalimit të pronës në pronësi njësive të qeverisjes vendore, mbikëqyr respektimin e kushteve dhe/

ose të kufizimeve të përcaktura në aktin e transferimit;

b) në rastin e kalimit të pronës në përdorim njësive të qeverisjes vendore, ndërhyn me cilësinë e prona rit, kur

vëren mosrespektim të kushteve dhe/ose të kufizimeve të përcaktuara në aktin e transferimit.

Neni 7

Kufizimet mbi të drejtat e pronësisë

Në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë, pushteti qendror mund të vendosë kushte dhe kufizime mbi këtë të

drejtë. Këto kushte dhe kufizime duhet të jenë vetëm për të siguruar maksimumin e përfitimeve publike ose mbrojtjen e një

karakteristike të veçantë të pronës.

Neni 8

Kufizime mbi të drejtën e pronësisë janë

a) Mosndryshim i destinacionit. Ndalimi i ndryshimit të destinacionit dhe/ose qëllimit të përcaktuar në aktin e

transferimit pa miratimin e pushtetit qendror.

b) Kushte të veçanta përdorimi. Përdorimi i pronës në mënyrë që të garantojë ruajtjen e karakteristikave unikale

të saj.

c) Kufizimet mbi të drejtën e tjetërsimit dhe të dhënies në përdorim. Për disa prona mund të ndalohet e drejta e

tjetërsimit ose e dhënies në përdorim të të tretëve pa miratimin e pushtetit qendror. Ndalohet tjetërsimi ose

ndërrimi i destinacionit të pronave publike, për të legalizuar ndërtime pa leje.

159

Neni 9

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Tjetërsimi ose dhënia në përdorim e pronës së fituar nga transferimi

Njësitë e qeverisjes vendore nuk mund të tjetërsojnë pronën e përfituar (marrë) në pronësi sipas këtij ligji në të gjitha

mënyrat e njohura nga legjislacioni në fuqi, ndaj një personi fizik a juridik privat, në njërin nga këto raste:

a) Ka një kusht ose kufizim që i ndalon atij tjetërsimin ose dhënien në përdorim.

b) Prona është e domosdoshme për kryerjen e një funksioni të qeverisjes vendore.

Neni 10

Përdorimi i të ardhurave nga tjetërsimi ose dhënia në përdorim e pronës

Të ardhura nga tjetërsimi ose dhënia në përdorim e pronës duhet të përdoren vetëm për realizimin e funksioneve të

njësive të qeverisjes vendore.

Neni 11

Heqja e kushteve ose kufizimeve për pronën

1. Njësitë e qeverisjes vendore mund t’i kërkojnë Këshillit të Ministrave heqjen e një kushti ose të një kufizimi të ven-

dosur sipas këtij ligji për çdo pronë, që ato e kanë në pronësi, vetëm 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Këshilli

i Ministrave, brenda 90 ditëve pas marrjes së kërkesës, shprehet për pranimin ose mospranimin e saj. Në rast se

brenda këtij afati Këshilli i Ministrave nuk shprehet, kërkesa vlerësohet e pranuar.

2. Në rastin e mospranimit të kërkesës nga Këshilli i Ministrave, njësia e qeverisjes vendore ka të drejtë t’ia kthejë

pronën në pronësi pushtetit qendror, i cili është i detyruar ta pranojë. Në këtë rast, Këshilli i Ministrave, brenda 6

muajve pas njoftimit nga njësia e qeverisjes vendore, e kundërshpërblen atë për çdo përmirësim që mund t’i ketë

bërë pronës me burimet e saj pas transferimit. Në rast të mosshlyerjes së detyrimit brenda afatit nga Këshilli i Min-

istrave, kushti ose kufizimi hiqet automatikisht.

Neni 12

Kushtet dhe/ose kufizimet e vendosura sipas këtij ligji mbi pronën e transferuar do të kenë fuqi derisa ato të hiqen me

vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 13

E drejta e njësive të qeverisjes vendore mbi pronat e dhëna në përdorim

1. Kur një njësie të qeverisjes vendore i jepet e drejta e përdorimit për një pronë, Këshilli i Ministrave, në aktin e

transferimit, përcakton kushtet e përdorimit të saj.

2. Kushtet e përdorimit të çdo prone respektojnë pavarësinë e njësive të qeverisjes vendore për përmbushjen e funk-

sioneve me të cilat lidhet kjo pronë.

Neni 14

Shfuqizimi i së drejtës së përdorimit të pronës

Këshilli i Ministrave vendos për shfuqizimin e së drejtës të përdorimit të një prone nga njësitë e qeverisjes vendore në

këto raste:

a) Kur funksioni i deleguar, për të cilin prona është transferuar, përfundon ose ndërpritet.

b) Në çastin kur Këshilli i Ministrave vëren se prona nuk po përdoret nga njësia e qeverisjes vendore sipas kush-

teve dhe/ose kufizimeve të përdorimit të pronës në fjalë.

160

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 15

Procedurat e dhënies në përdorim të pronës

Këshilli i Ministrave do të ndjekë procedurën e mëposhtme për përfundimin e dhënies në përdorim sipas neneve 14(a) ose

14 (b):

a) Në rastin kur vendimi, që i heq të drejtën e përdorimit të pronës njësive të qeverisjes, merret sipas nenit 14(a),

atëherë vendimi do të ekzekutohet vetëm kur përmbushen dy kushtet e mëposhtme:

- të kenë kaluar 90 ditë nga njoftimi i këtij vendimi njësive të qeverisjes vendore dhe

- vetëm pas shlyerjes së detyrimeve që Këshilli i Ministrave u ka njësive të qeverisjes vendore për përmirësim-

et e bëra pronës me fondet e veta.

Shlyerja e detyrimit bëhet jo më vonë se 6 muaj nga dita e njoftimit. Nëse pushteti qendror nuk shlyen detyrimet, njësitë e

qeverisjes vendore kanë të drejtë ta përdorin pronën deri në shlyerjen e detyrimit për një periudhë trevjeçare.

b) Në rastin kur vendimi, që i heq të drejtën e përdorimit të pronës njësive të qeverisjes vendore, merret sipas

nenit 14(b), Këshilli i Ministrave ekzekuton vendimin e tij brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit njësive të

qeverisjes vendore, pavarësisht nga shlyerja ose jo e përmirësimeve të bëra pronës nga njësitë e qeverisjes

vendore me fondet e veta.

Këshilli i Ministrave do të shlyejë detyrimin për përmirësimet e bëra pronës nga njësitë e qeverisjes vendore jo më vonë se 6

muaj nga data e ekzekutimit të vendimit. Pas 6 muajsh, pushteti qendror paguan një kamatë 1 për qind në ditë të shumës

së përgjithshme që u detyrohet njësive të qeverisjes vendore.

Neni 16

Përgjegjësia financiare mbi pronat që transferohen

1. Në rast se Këshilli i Ministrave do të vendosë një kusht, që i shkakton njësive të qeverisjes vendore kosto për

mirëmbajtjen ose për përmirësimin e pronës, ai do t’u sigurojë njësive të qeverisjes vendore fonde financiare për

përballimin e këtyre shpenzimeve.

2. Sa herë që Këshilli i Ministrave u jep të drejta përdorimi mbi një pronë njësive të qeverisjes vendore, ai do t’u sig-

urojë atyre mjete të nevojshme për shfrytëzim dhe mirëmbajtjen e kësaj prone.

3. Kushtet e përdorimit shoqërohen me detyrimet përkatëse financiare të njësive të qeverisjes vendore dhe asaj qen-

drore për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pronës.

KREU IV

PROCEDURAT E TRANSFERIMIT

Neni 17

Afatet dhe procedurat e transferimit

Transferimi i pronave, sipas këtij ligji, do të përfundojë brenda 24 muajve pas hyrjes së tij në fuqi. Transferime të tjera do

të kryhen edhe pas këtij afati, sa herë që do të ketë shtesa të funksioneve të njësive të qeverisjes vendore.

Kryerja e transferimit do të bëhet si vijon:

a) Jo më parë se afati i përcaktuar në nenin 21 të këtij ligji dhe jo më vonë se 13 muaj nga data e hyrjes në fuqi të

tij, njësitë e qeverisjes vendore paraqesin në Këshillin e Ministrave listën e pronave që ato kërkojnë t’u transf-

erohen në përputhje me nenin 4 dhe nenet e kreut III të këtij ligji.

b) Brenda 20 muajve nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave, pasi të shqyrtojë kërkesat e paraq-

itura nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas shkronjës (a) të këtij neni, merr vendim paraprak për listën e pro-

nave që do t’ia transferojë çdo njësie të qeverisjes vendore. Lista e pronave që transferohen përmban kushtet

dhe kufizimet që Këshilli i Ministrave vendos për pronat në pajtim me këtë ligj. Lista u njoftohet menjëherë çdo

njësie të qeverisjes vendore përkatëse, e cila, brenda 10 ditëve nga dita e njoftimit, e shpall atë publikisht.

c) Jo më vonë se 3 muaj nga data e marrjes së listës së pronave, çdo njësi e qeverisjes vendore mund t’i parash-

trojë Këshillit të Ministrave kundërshtime për përmbajtjen e listës, sipas shkaqeve të caktuara në nenin 19 të

këtij ligji.

ç) Jo më vonë se 24 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Këshilli i Ministrave do të vendosë përfundimisht për

161

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

transferimin e pronës për të cilën ka kundërshtime nga njësitë e qeverisjes vendore, së bashku me ndonjë

kusht ose kufizim që duhet zbatuar në këto prona.

d) Njësitë e qeverisjes vendore, të cilat fillimisht paraqesin listën e pronës sipas nenit 17(a), mund ta kundërsh-

tojnë vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave para gjykatës së rrethit gjyqësor (seksioni administrativ),

sipas nenit 19 të këtij ligji.

dh) Njësitë e qeverisjes vendore, të cilat nuk e parashtrojnë listën e pronave sipas nenit 17(a), nuk kanë të drejtë

të kundërshtojnë vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronave.

Neni 18

Dokumentacioni i transferimit

Të gjitha pronat, të cilat u kalohen në pronësi njësive të qeverisjes vendore sipas këtij ligji, do të regjistrohen në zyrat e

regjistrimit të pasurive të paluajtshme, me pronar njësinë përkatëse të qeverisjes vendore, në përputhje me aktet ligjore

dhe nënligjore për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Po kështu do të regjistrohen në kartelën e pasurisë

së paluajtshme edhe kushtet dhe kufizimet e vendosura sipas këtij ligji.

KREU V

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

Neni 19

1. Çdo njësi e qeverisjes vendore ka të drejtë të kundërshtojë listën e pronës së përgatitur nga Këshilli i Ministrave

sipas nenit 17(c) të këtij ligji, për shkaqet e mëposhtme:

a) Njësive të qeverisjes vendore u mungon aftësia financiare për mirëmbajtjen e pronave.

b) Njësitë e qeverisjes vendore mendojnë se prona nuk është e nevojshme për kryerjen e një funksioni të tyre.

c) Njësitë e qeverisjes vendore mendojnë se një pronë duhet t’i shtohet listës për përmbushjen e funksioneve të

tyre në përputhje me nenin 3 dhe kreun III të këtij ligji.

ç) Njësitë e qeverisjes vendore besojnë se një kusht ose kufizim, që rekomandohet për t’u vendosur mbi një

pronë, nuk është në përputhje me parimet e caktuara në nenet 4, 5, 6, 7 dhe 8 të këtij ligji.

2. Nëse bisedimet për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe njësisë së

qeverisjes vendore përkatëse nuk e zgjidhin atë brenda kohës së përcaktuar në nenin 17(ç), atëherë brenda 6 mua-

jve palët kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës së rrethit gjyqësor (seksioni administrativ).

3. Për mosmarrëveshjet që lidhen me përmbushjen e detyrimeve financiare, të parashikuara në nenin 16 të këtij ligji,

si dhe në dokumentacionet e transferimit, palët kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës së rrethit gjyqësor (seksioni

administrativ).

KREU VI

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 20

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ndërtesat administrative të bashkive dhe komunave dhe të gjitha mjediset në të cilat

ushtrojnë veprimtaritë e tyre administratat vendore, që janë nën administrimin e njësive të qeverisjes vendore dhe kur nuk

përbëjnë konflikt pronësie me të tretë, kalojnë në pronësi të komunave ose bashkive.

Komunat dhe bashkitë, me miratimin e këshillave komunale, marrin masa dhe mbulojnë koston për regjistrimin e këtyre

pronave sipas procedurave të përcaktuara me ligjin përkatës.

Neni 21

Këshilli i Ministrave, brenda 3 muajve pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e tij

dhe ngarkon strukturat përkatëse për zbatimin e tij.

Aktet nënligjore do të përfshijnë edhe formularët standard të propozimit dhe të transferimit të pronës.

162

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 22

Dispozitat ligjore, që bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 23

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2917, datë 9.3.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

163

L I GJ

Nr. 9228, datë 29.04.2004

PËR

KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

KAPITULLI I

OBJEKTIVAT, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për pergatitjen e standardeve kontabël kombetare, për

përgatitjen e pasqyrave financiare dhe për mbajtjen e kontabilitetit.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet nga të gjitha njesite ekonomike te vendosura në Republikën e Shqipërisë, që ndjekin qëllime

fitimprurëse, përfshirë institucionet financiare dhe shoqëritë kontrolluese, pavarësisht nga forma e tyre juridike apo nga

kërkesat e veçanta ligjore, që mund të zbatohen ndaj tyre.

Ky ligj zbatohet edhe nga njesite ekonomike te tjera, që nuk ndjekin qëllime fitimprurëse, me përjashtim të rasteve, kur

pasqyrat financiare dhe kontabiliteti i tyre është subjekt i ligjeve apo i rregullimeve të veçanta.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji me termat e mëposhtme nënkuptohet:

• “Mbajtja e kontabilitetit”; regjistrimi ne ditar dhe ne llogari I te gjitha veprimeve dhe fakteve ekonomike, qe I

perkasin nje njesie ekonomike.

• “Sistem kontabël”; sistemi që përdoret për përcaktimin, marrjen në llogari, matjen, klasifikimin dhe paraqitjen e të

dhënave financiare të veprimtarisë së një njesie ekonomike.

• “Standarde kontabël”; parimet apo rregullat e përgjithshme, të shpallura nga një organizëm përgjegjës për normal-

izimin kontabël,qe percakton ky ligj, të cilat shërbejnë si bazë për zgjedhjen e trajtimeve apo metodave kontabël,

që zbatohen për përgatitjen dhe paraqitjen e pasqyrave financiare.

• “Standardet Kontabël Ndërkombëtare (SKN) dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF)” stan-

dardet e hartuara nga Bordi i Standardeve Kontabël Ndërkombëtare (IASB).

• “Njesi ekonomike” personat, juridikë dhe fizikë, publikë dhe privatë, me dhe pa qëllim fitimprurës, që kryejnë vep-

rimtari dhe kanë seli të përhershme në Shqipëri.

• “Njesi ekonomike që ndjekin qëllime fitimprurëse” njesite ekonomike, të cilat prodhojnë e realizojnë produkte,

mallra e shërbime për shitje, me qëllim realizimin e fitimeve, të cilat parashikohen t’u shpërndahen personave, që

kanë investuar në kapitalin themeltar të tij.

• “Njesi ekonomike që nuk ndjekin qëllime fitimprurëse” njesite ekonomike publike, buxhetore, të qeverisjes, qen-

164

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

drore dhe vendore, dhe njësitë që kontrollohen prej tyre, organizatat jofitimprurëse, si dhe çdo sipërmarrje tjetër

private, publike, politike, shoqerore apo besimi fetar, që nuk përputhet me përkufizimin e një njesie ekonomike që

ndjek qëllime fitimprurëse.

• “Evidenca mbeshtetese” dokumenti baze, dokumenti plotesues dhe regjistrat (librat ) kontabel, qe pergatiten ne

leter te shkruar apo ne bartes informatike.

- Dokumentet baze permbajne regjistrimet fillestare te cdo ngjarje dhe veprimi ekonomik.

- Dokumentet plotesuese jane bartes te informacionit te marre nga dokumentet baze.

- Regjistrat(librat) kontabel jane bartes te informacionit te regjistruar ne menyre kronologjike dhe sistema-

tike, te efekteve te veprimeve ekonomike, te marra nga dokumentet baze ose plotesues.

• “ Bartes informatik” cdo dokument I evidences mbeshtetese, I autorizuar nga organet perkatese, I shkruar ne mjete

kompjuterike sipas programeve informatike te pamanipulueshme dhe te printueshme ne cdo kohe.

Neni 4

Standardet kontabël që zbatohen për hartimin e pasqyrave financiare

Njesite ekonomike që zbatojnë këtë ligj, me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafet e dytë dhe të tretë, të

këtij neni, zbatojnë standardet kontabël kombëtare, për hartimin dhe publikimin e pasqyrave financiare. Standartet

kontabel hartohen nga Keshilli Kombetar I Kontabilitetit dhe brenda nje muaji, shpallen te detyrueshme per zbatim, nga

Ministri I Financave.

Ministri i Financave, pasi merr mendimin e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, shpall standardet kontabel, te

detyrueshme per zbatim nga njesite ekonomike publike, që nuk ndjekin qëllime fitimprurëse.

Standardet e hartuara nga Bordi i Standardeve Kontabël Ndërkombëtare dhe të përkthyera në shqip, nën përgjegjësinë e

Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, pa ndryshime nga teksti origjinal në gjuhën angleze, shpallen nga Ministri I Financave dhe

zbatohen detyrimisht nga:

a. shoqëritë e listuara në një bursë zyrtare letrash me vlerë dhe filialet e tyre, subjekt i konsolidimit të llogarive;

b. bankat e nivelit të dytë, institucionet financiare të ngjashme me bankat, shoqëritë e sigurimeve dhe të risiguri-

meve, fondet e letrave me vlerë dhe të gjitha shoqëritë e licensuara për të kryer veprimtari investimi në letrat

me vlerë, edhe kur ato nuk janë të listuara në një bursë zyrtare letrash me vlerë;

c. njesite ekonomike të tjera, të mëdha, të palistuara në një bursë zyrtare letrash me vlerë, kur ato tejkalojnë

kufijte, e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, për të ardhurat vjetore dhe numrin e të punësuarve.

KAPITULLI II

MBAJTJA E KONTABILITETIT DHE INVENTARIZIMI I AKTIVEVE E DETYRIMEVE

Neni 5

Mbajtja e kontabilitetit

Të gjitha njesite ekonomike e organizojne mbajtjen e kontabilitetit mbi bazën e parimeve dhe të metodave, që përcaktohen

nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit.

Neni 6

Evidenca mbështetëse

Regjistrimet kontabël të jenë të justifikuara me evidencë mbështetëse, në formë dokumentare apo informatike, që

sigurojnë besueshmërinë e tyre. Evidenca mbështetëse mbahet si provë dokumentare gjatë gjithë periudhës kohore, të

përcaktuar në nenin 17, të këtij ligji.

Për çdo regjistrim kontabël duhet të shkruhet origjina, natyra, data dhe përmbajtja e veprimit ekonomik apo e ng-

jarjes.

165

Neni 7

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Inventari i aktiveve dhe detyrimeve

Njesite ekonomike, që janë subjekte të këtij ligji, duhet të kontrollojnë, të paktën një herë në vit, ekzistencën dhe

vlerësimin e aktiveve, të detyrimeve dhe të kapitaleve të veta, nëpërmjet inventarizimit të këtyre elementeve dhe

evidencës së tyre mbështetëse.

Inventarizimi i aktiveve dhe detyrimeve kryhet nën përgjegjësinë dhe sipas procedurave të miratuara nga organi i

drejtimit të njesise ekonomike, që aktivet dhe detyrimet të paraqiten me vërtetësi dhe besueshmeri në pasqyrat finan-

ciare vjetore.

Neni 8

Gjuha dhe njësia monetare e regjistrave kontabël

Regjistrat kontabël mbahen në gjuhën shqipe dhe vlerat shprehen në njësinë monetare shqiptare.

Dokumentet e shprehura në gjuhë dhe/ose në njësi monetare të huaja, të ardhura nga, apo të dërguara për njesite

ekonomike te huaja, që nuk kanë seli të përhershme në Shqipëri, vleresohen se janë në pajtim me përmbajtjen e paragrafit

të parë, të këtij neni.

Njesite ekonomike mund t’i regjistrojnë transanksionet dhe gjendjet e shprehura në njësitë monetare të huaja, dhe i

konvertojnë ato në njësinë monetare shqiptare, në përputhje me standardin kontabël përkatës.

KAPITULLI III

PARIMET DHE PËRBËRËSIT E PASQYRAVE FINANCIARE

Neni 9

Respektimi I standardeve kontabël

Pasqyrat financiare paraqesin, me vërtetësi dhe besueshmeri gjendjen financiare, performancën, ndryshimet në gjend-

jen financiare dhe rrjedhjen e parasë së njesise ekonomike. Pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten në përputhje

me standardet kontabël. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, mund te autorizoje perjashtime, ne rastet kur zbatimi I nje

standarti te vecante gjykohet se eshte I pa pershtatshem per te siguruar te dhena te verteta dhe te besueshme.

Pasqyrat financiare në këtë ligj, u referohen pasqyrave financiare individuale dhe pasqyrave financiare të konsolidu-

ara.

Neni 10

Bazat dhe parimet mbështetëse

Pasqyrat financiare sigurojnë transparencën përmes të dhënave të plota dhe paraqesin me vërtetësi të dhënat e

nevojshme për vendimmarrje. Ato përgatiten duke u bazuar në një kontabilitet ushtrimor dhe në vijueshmërinë e

veprimtarisë së njesise ekonomike për një të ardhme të parashikueshme.

Të dhënat që përmbajnë pasqyrat financiare duhet të jenë të kuptueshme për përdoruesit, të cilët kanë njohuri të

mjaftueshme për veprimtaritë ekonomike të biznesit dhe për kontabilitetin.

Të dhënat për elementet dhe për shumat që ndikojnë në vendimmarrjet ekonomike të përdoruesve paraqiten veçmas në

pasqyrat financiare. Paraqitjet e grupuara lejohen vetëm për elemente me natyrë të ngjashme, shumat e të cilave nuk

janë materiale.

Kompensimi ndërmjet një elementi të aktivit të bilancit dhe një elementi të detyrimeve, si dhe ndërmjet një të ardhure dhe

një shpenzimi është i ndaluar, përveç rastit kur parashikohet apo autorizohet nga një standard kontabël.

166

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Të gjitha transanksionet dhe ngjarjet trajtohen në përputhje me metodat kontabël, të cilat sigurojnë plotësinë,

paanësinë, kujdesin dhe paraqitjen me vërtetësi të pasqyrave financiare.

Neni 11

Krahasueshmëria

Pasqyrat financiare duhet t’u japin mundësi përdoruesve që të bëjnë krahasime ndërmjet ushtrimeve të ndryshme

kontabël apo njesive ekonomike të ndryshme.

Paraqitja dhe klasifikimi i elementeve behet me koherencë nga njëri ushtrim kontabël në tjetrin, përveç rastit kur ndryshimi

kërkohet nga një standard i ri kontabël apo kur ndryshimi çon në një paraqitje më të përshtatshme të ngjarjeve a

transanksioneve në pasqyrat financiare të njesise ekonomike.

Neni 12

Përbërësit e pasqyrave financiare

Pasqyrat financiare vjetore, përveç atyre që parashikohen në mënyrë të specifikuar nga standardet kontabël

kombëtare, duhet të përmbajnë dokumentet si më poshtë vijon:

- Bilancin kontabël;

- Pasqyrën e të ardhurave dhe te shpenzimeve:

- Pasqyrën e ndryshimeve në kapitalet e veta;

- Pasqyrën e rrjedhjes së parasë; ( cash flow)

- Anekset e pasqyrave financiare, që përmbajnë një paraqitje të metodave kontabël, si dhe materialin tjetër

shpjegues.

Neni 13

Parimet e vlerësimit

Elementet futen në llogari dhe përfshihen në pasqyrat financiare me shumat që përcaktohen, sipas sta ndardeve kont-

abël.

Kohëzgjatja e ushtrimit kontabël është 12 muaj.

Neni 14

Ushtrimet kontabël

Ushtrimi kontabël fillon në datën 1 janar dhe përfundon në datën 31 dhjetor. Përjashtimet për veprimtaritë e veçanta, me

propozim te Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit , miratohen nga Keshilli i Ministrave.

Neni 15

Gjuha dhe njësia monetare e pasqyrave financiare

Pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten në gjuhën shqipe dhe vlerat shprehen në njësinë monetare kombëtare.

Pasqyrat financiare mund të paraqiten në shifra të rrumbullakosura, nëse nuk shkaktohet humbje e të dhënave, që

kanë ndikim tek përdoruesit e këtyre pasqyrave.

167

Neni 16

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Depozitimi dhe publikimi i pasqyrave financiare

Pasqyrat financiare të njesise ekonomike, duke përjashtuar ato të paragrafit të dytë, të këtij neni, depozitohen në

gjykatat përkatëse ku ato janë regjistruar, jo më vonë se një muaj nga data e miratimit të tyre nga mbledhja e përgjithshme

e anëtarëve apo nga organi tjetër përgjegjës.

Njesite ekonomike publike, të cilat nuk ndjekin qëllime fitimprurëse, i depozitojnë pasqyrat e tyre financiare brenda

afateve dhe në vendet e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 17

Ruajtja e dokumentave

Regjistrat kontabël dhe evidenca mbështetëse ruhen për 10 vjet rresht, pas mbylljes së vitit ushtrimor kontabël, të cilit i

përkasin, përveç atyre, qe me ligj apo akt tjeter nenligjor, percaktohet, një afat ruajtjeje më i gjatë. I njëjti afat zbatohet edhe

për (bartesit) dokumentet informatike dhe printimet e tyre.

Neni 18

Përgjegjësitë

Organi i drejtimit ekzekutiv të njesise ekonomike dhe organi i tij mbikëqyrës te punesuar ose jo, ja në përgjegjës për

përmbushjen e të gjitha kërkesave të parashikuara nga dispozitat e këtij ligji.

Ekspertimi ligjor i pasqyrave financiare nga ekspertë të pavarur, të licensuar, nuk e çliron organin e drejtimit ekzekutiv

dhe atë të mbikëqyrjes së njesise ekonomike nga përgjegjësitë e veta, të parashikuara në paragrafin e parë, të këtij

neni.

KAPITULLI IV

KËSHILLI KOMBËTAR I KONTABILITETIT

Neni 19

Statusi dhe detyrat

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit krijohet si organizem profesional publik i pavarur dhe gezon personalitet juridik.

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ka per detyre:

a. të hartojë standardet kontabël kombëtare, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe ne koherence me stan-

dardet ndërkombëtare të kontabilitetit.

Nëse për arsye të legjislacionit dhe të praktikave kontabël brenda vendit, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit e shikon të

nevojshme që të shmanget nga zbatimi i disa standardeve, ai e ka autoritetin që ta bëjë një gjë të tillë, vetëm pasi të

shpjegojë dhe të justifikojë arsyet e këtij veprimi.

b. të përpunojë një sistem kontabël, ku përveç standardeve kontabël kombëtare, të përcaktoje, rregullat për mba-

jtjen e kontabilitetit, listat e llogarive dhe përdorimin e tyre, si dhe formatet për pasqyrat financiare;

c. të evidentoje nevojat dhe te propozoje zgjidhjet per përmirësimin e metodave kontabël, për mbajtjen e kont-

abilitetit dhe per kualifikimet.

d. të interpretojë dhe përgjithësojë problemet që dalin nga praktika dhe standardet kontabël, të cilat i paraqet në

formën e udhëzimeve kontabël.

e. të shqyrtojë dhe të japë mendime për të gjitha projektligjet dhe projektaktet nënligjore, rregulluese, të cilat

përmbajnë dispozita, për kontabilitetin, per përgatitjen e llogarive, qe lidhen me njesite ekonomike, subjekte

te ketij ligji, si dhe me profesionet me baze kontabilitetin.

f. të vendosë marrëdhënie me organizata profesionale vendase dhe të huaja dhe të marrë pjesë në veprimtaritë

kombetare dhe ndërkombëtare për kontabilitetin.

168

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 20

Përbërja dhe zgjatja e mandatit

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit përbëhet nga 9 anëtarë, prej te cileve:

» dy anetare propozohen nga organizatat e profesioneve te lira kontabel, te krijuara sipas legjislacionit ne fuqi.

» dy anetare propozohen nga Fakultetet e Ekonomise.

» dy anetare propozohen nga Bashkimi i Dhomave te Tregetise.

» tre anetare propozohen nga Ministri i Financave.

Anetaret e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit mandatohen me Vendim te Keshillit te Ministrave.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit kanë mandat 6-vjeçar dhe mund të rimandatohen me propozimin e subjektit

perkates, me miratimin e Keshillit te Ministrave.

Për siguruar vazhdimësinë në përbërjen dhe punën e këshillit, njeri nga anetaret e mandatit te parë, i percaktuar me

short nga secili subjekt qe i ka propozuar, ka mandat 4-vjeçar, me te drejten e rimandatimit.

Kandidatet per anëtarë te Këshillit duhet të plotesojne kriteret e meposhtme:

1. Te kene nje diplome universitare ne fushen e kontabilitetit;

2. Te kene fituar titullin “Profesor”ose graden shkencore “Doktor shkencash” prej jo me pak se 3 vjet, ose te kene

fituar nje “Master ne kontabilitet dhe/ose finance” prej jo me pak se 5 vjet;

3. Te kene nje eksperience pune mbi 10 vjet ne fushen e kontabilitetit.

4. Te kene eksperience ne udheheqjen metodologjike dhe ne hartimin e akteve ligjore, nenligjore dhe metodikave ne

fushen e kontabilitetit dhe financave;

5. Te kene nje autoritet profesional te njohur dhe figure te paster morale;

Këshilli Kombëtar I Kontabilitetit angazhohet ne realizimin e misioneve te veta me kohe pune jo te plote.

Per te mbeshtetur veprimtarine e Keshillit, krijohet nje strukture administrative me personel te punesuar. Struktura,

organika, pagat per te punesuarit dhe honoraret e anetareve te keshillit, miratohen me vendim te Keshillit te Minis-

trave.

Anetarit te Keshillit Kombetar te Kontabilitetit I hiqet mandati para perfundimit te tij, me propozimin e Keshillit Kombetar

te Kontabilitetit, me vendim te Keshillit te Ministrave, vetem ne rastet kur ai :

» Vdes;

» behet I paafte per shkak semundje;

» kryen nje veper penale;

» nuk permbush kerkesat e caktuara ne rregulloren e brendeshme te keshillit.

Neni 21

Organizimi dhe funksionimi

Organizimi dhe funksionimi I Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, procedurat per hartimin e standarteve kontabel kombetare

dhe produkteve te tjera, te realizuara nga anetaret e keshillit ose te tretet, percaktohen ne Rregulloren e Brendeshme te tij,

e cila propozohet nga këshilli dhe miratohet nga Keshilli I Ministrave.

Kryetari dhe nenkryetari zgjidhet nga anetaret e keshillit, sipas procedurave te percaktuara ne rregulloren e

brendeshme.

169

Neni 22

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Burimet e financimit

Veprimtaria e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit financohet nga Buxheti Shtetit. Ai ka te drejte te perdorimit edhe te

ardhurat qe realizon nga punet qe kryen.

Keshilli Kombetar I Kontabilitetit mund te perdore financime dhe donacione nga subjektet dhe organizmat, financiare dhe

profesionale, vendase dhe te huaja, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.

Neni 23

Shkeljet dhe denimet

Rastet e shkeljes te kerkesave te ketij ligji jane objekt I masave ndeshkimore administrative, civile ose penale ne masen e

demit te shkaktuar, ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil, Kodit Penal ose ligjeve te tjera, ne baze te kerkesave te bera

nga palet e interesuara.

KAPITULLI V

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 24

Zbatimi i ligjit

Ngarkohet Keshilli i Ministrave, qe, deri ne hyrjen ne fuqi te ligjit, te nxjerre aktet ne zbatim te neneve 19, 20, dhe 21 te ketij

ligji, per organizimin dhe funksionimin e strukturave dhe te organeve te parashikuara ne ligj.

Neni 25

Zbatim i lire

Njesite ekonomike, lejohen t’i zbatojnë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit para datës që këto standarde shpallen të

detyrueshme për zbatim.

Neni 26

Shfuqizime

Ligji nr.7661, datë 19.1.1993, “Për kontabilitetin”, shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2006.

K R Y E T A R I

SERVET PËLLUMBI

Neni 27

Hyrja në fuqi e ligjit

P.S. Kaluar per ne Parlament me VKM nr. 492 date 18.07.2003 dhe miratuar ne Komisionet e Ligjeve dhe Ekonomise me daten

20.04.2004.

170

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

LIGJ

Nr. 9665, datë 18.12.2006

PËR HUAMARRJEN SHTETËRORE, BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË SHTETËRORE TË HUASË NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj synon të rregullojë emetimin dhe menaxhimin e huamarrjes shtetërore, të borxhit shtetëror dhe të garancive

shtetërore të huasë.

Neni 2

Kuptimi i huasë shtetërore

Huamarrja shtetërore është një marrëveshje e shkruar, e cila përmban rregulla për të drejtat dhe detyrimet e palëve,

kushtet dhe mënyrat, sipas të cilave shteti shqiptar siguron fonde nga një apo më shumë huadhënës dhe dispozita për

shlyerjen e huave.

Neni 3

Kuptimi i garancisë shtetërore të huasë

Garancia shtetërore e huasë është marrëveshja e lidhur me shkrim, e cila përmban rregulla për të drejtat dhe detyrimet e

palëve, kushtet dhe mënyrat, sipas të cilave shteti është përgjegjës për detyrimet financiare të një huamarrësi, kur ai nuk

arrin t’i paguajë ato në kohën dhe masën e duhur.

Garancia është detyrimi për pagesën e detyrimit financiar të një personi juridik, në rast se pala, që mban përgjegjësinë

kryesore për pagesën e detyrimit financiar, nuk ka arritur ta paguajë atë në kohën e duhur.

Garancia shtetërore e huasë është shuma e përgjithshme e huave, për të cilat Ministri i Financave ka nënshkruar

marrëveshje garancie në emër të Këshillit të Ministrave.

Neni 4

Kuptimi i borxhit shtetëror

Borxh shtetëror është shuma e përgjithshme e borxhit të shtetit, e emetuar në monedhën kombëtare dhe/ose në një

monedhë zyrtare të ndryshme nga monedha kombëtare, i cili nuk përfshin detyrimet financiare të bashkive/komunave apo

të ndonjë autoriteti tjetër të pushtetit vendor. Borxhi shtetëror përfshin edhe borxhet e Republikës së Shqipërisë, të

krijuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Për efekt të përllogaritjes së borxhit shtetëror, në rastin kur një detyrim i papaguar

është emetuar në një monedhë të ndryshme nga monedha kombëtare, ai vlerësohet në monedhën kombëtare, sipas kursit

zyrtar të këmbimit, të shpallur nga Banka e Shqipërisë, në çastin e vlerësimit.

171

Neni 5

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Titujt e shtetit

Titujt e shtetit janë instrumentet e borxhit shtetëror, të emetuara me interes, me bazë zbritjeje apo të kombinuara, me

interes dhe bazë zbritjeje, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara nga Ministri i Financave.

Neni 6

Menaxhimi i borxhit dhe raportimi i tij

Menaxhimi i borxhit ka si objekt kryesor sigurimin e fondeve të nevojshme të huamarrjes, duke vlerës uar riskun dhe

koston e tij, në këndvështrimin afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe zhvillimin e tregut të titujve të shtetit, nëpërmjet shtimit

të instrumenteve të tij dhe zgjerimit të bazës së investitorëve.

Ministri i Financave përgatit strategjinë afatmesme për vlerësimin e portofolit të borxhit dhe të ecurisë së tij. Kjo strategji

rishikohet dhe paraqitet për miratim në Këshillin e Ministrave, së bashku me parashikimet e buxhetit afatmesëm. Ministri i

Financave përgatit raportin vjetor për gjendjen e borxhit shtetëror, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe paraqitet në

Kuvend, si pjesë përbërëse e raportit të realizimit të buxhetit të konsoliduar për vitin përkatës.

Neni 7

Qëllimi i marrjes së borxhit

Ministri i Financave, në emër të Këshillit të Ministrave, merr hua:

a) për të financuar deficitin buxhetor të shtetit;

b) për të financuar mungesën e përkohshme të likuiditetit;

c) për të rifinancuar borxhin shtetëror, të nënshkruar më parë;

ç) për të paguar garancitë shtetërore;

d) për të paguar koston e emetimit të borxhit shtetëror;

dh) për të përballuar koston e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe emergjenca të tjera.

Neni 8

Monedha për nënshkrimin, emetimin dhe pagesën e borxhit shtetëror

Borxhi shtetëror nënshkruhet, emetohet dhe paguhet në monedhë kombëtare dhe/ose në monedhë të huaj.

Neni 9

Kufizimet e borxhit shtetëror dhe të garancive shtetërore të huave

Kufizimet për shumën e borxhit shtetëror dhe për shumën e garancive shtetërore të huave përcaktohen në ligjin vjetor të

buxhetit. Kufizimet e parashikuara të borxhit i referohen, në radhë të parë, shumës së borxhit dhe shumës së garancive të

marra rishtazi dhe, në radhë të dytë, shumës së përgjithshme të borxhit shtetëror dhe të garancive të papaguara në fund të

vitit. Kufizimi vjetor jepet për të mbuluar humbjet e bankës qendrore nga rivlerësimi i valutave.

Ndryshimet në kursin e këmbimit valutor, pas emetimit të borxhit shtetëror apo pas emetimit të garancisë shtetërore të

huasë, që shkaktojnë kapërcimin e kufizimeve të parashkruara ndaj shumës së papaguar të borxhit shtetëror apo

garancisë shtetërore të huasë, nuk përbëjnë shkelje të ligjit.

Borxhi shtetëror, i emetuar për të përballuar koston e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe emergjenca të tjera, nuk i

nënshtrohet kufizimit të përcaktuar në pa ragrafin e parë të këtij neni. Çdo borxh shtetëror, i emetuar për këtë qëllim, do të

përfshihet në përllogaritjen e borxhit shtetëror të papaguar, menjëherë pas emetimit të tij.

172

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

KREU II

BORXHI I KONTRAKTUAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Neni 10

Autoriteti i borxhit shtetëror

Ministri i Financave emeton titujt e shtetit, të cilat mund të jenë afatgjata ose afatshkurtra dhe hyn në negociata për

marrëveshjet e huave shtetërore.

Neni 11

Statusi i parave të marra borxh

Fondet e mbledhura nëpërmjet huamarrjes klasifikohen si të hyra për qëllimet e financimit të deficitit buxhetor.

Neni 12

Dhënia e garancisë shtetërore të huasë

Garancia shtetërore e huasë u jepet institucioneve huadhënëse me miratimin e Ministrit të Financave.

Neni 13

Natyra e detyrimit të borxhit shtetëror

Borxhi shtetëror përbën një detyrim absolut dhe pa kushte të shtetit. Shteti angazhohet dhe garanton plotësisht, në

përputhje me kushtet e përcaktuara për titujt e shtetit dhe në marrëveshjet e huasë, pagimin në kohë të interesave

dhe shlyerjen e principalit.

Neni 14

Financimi i përhershëm

Në ligjin vjetor të buxhetit parashikohen fonde të mjaftueshme për pagesën e interesit dhe shlyerjen e principalit, për

llogari të borxhit shtetëror. Ministri i Financave, pasi përcakton se pagesa është e detyrueshme, autorizon derdhjen e

menjëhershme të saj.

Neni 15

Përparësia e borxhit shtetëror

Të gjitha detyrimet, që përbëjnë borxh shtetëror, trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga koha kur janë

krijuar dhe pavarësisht nëse janë në formën e titujve të shtetit apo të marrëveshjeve të huasë. Pagesa e principalit

apo e interesit të borxhit shtetëror trajtohet me përparësi, në krahasim me pretendimet ndaj llogarisë së depozitës së

përgjithshme të Këshillit të Ministrave. Këto pagesa janë parësore ndaj çdo pretendimi tjetër për pa gesë nga depozita

e lartpërmendur.

KREU III

TITUJT E SHTETIT

Neni 16

Autoriteti i emetimit

Ministri i Financave emeton titujt e shtetit, në formën e regjistrimit në llogari apo në formë fizike. Ministri i Financave

autorizon krijimin e sistemit të regjistrimit kompjuterik për titujt e emetuar, në formën e regjistrimit në llogari, si dhe

administrimin e këtij sistemi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një ndërmjetësi.

173

Neni 17

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Gjendja e titujve të emetuar në llogari

Sistemi i regjistrimit në llogari është sistemi i kompjuterizuar, i autorizuar nga Ministri i Financave për regjistrimin, për

llogari të zotëruesve, të nxjerrjeve, gjendjes së llogarisë, shërbimit dhe pagesës së titujve të shtetit dhe mbahet në

formë të pacertifikuar apo jofizike.

Tituj të emetuar në formë regjistrimi në llogari janë titujt e emetuar dhe të mbajtur në mënyrë të kompjuterizuar apo

regjistrimi kontabël në sistemin e autorizuar të sistemit të regjistrimit në llogari.

Titujt e shtetit, të emetuar në formën e regjistrimit në llogari, janë detyrime të shtetit dhe, si të tilla, nuk ndryshojnë nga

titujt e shtetit, të emetuar në formë fizike, megjithëse emetimi, mbajtja e llogarisë dhe transaksionet e tyre, përfshirë edhe

pagesa në maturim, realizohen në mënyrë elektronike. Pronari i regjistruar i titujve të shtetit, të emetuar në llogari, ka të

drejta të plota mbi këta tituj.

Neni 18

Gjendja e titujve të shtetit, të emetuar në formë fizike

Certifikata apo titulli i certifikuar është titulli i autorizuar dhe i emetuar në formë të pandryshueshme fizike, që ka të

shënuar emrin e zotëruesit në faqen e përparme të saj, apo përcaktime të tjera, në bazë të të cilave ajo është e

pagueshme për zotëruesin.

Titujt e shtetit, të emetuar në certifikatë apo në formë fizike, janë detyrime të shtetit, të cilat identifikohen nëpërmjet

serive të emetimit, numrit përkatës serial dhe vlerës nominale të tyre. Titujt e shtetit mund të emetohen në formë fizike,

për të evidentuar, në mënyrë kolektive, një numër titujsh, që mbajnë të njëjtin përshkrim, por që emetohen në formën e

regjistrimit në llogari. Kur titujt e emetuar më parë, në formë fizike, janë konvertuar në llogari, me kërkesë të pronarit ato

nuk mund të rikonvertohen në formë fizike.

Neni 19

Tregtueshmëria

Titujt e shtetit janë të tregtueshëm ose të patregtueshëm, në varësi të kushteve të emetimit.

Neni 20

E drejta për caktimin e kushteve

1. Ministri i Financave është i autorizuar të emetojë tituj të shtetit nëpërmjet këtyre formave:

a) me ankand, duke ushtruar, kur është e nevojshme, të drejtën për të hedhur poshtë njërën apo të gjitha kërke-

sat;

b) në bazë të marrëveshjeve dypalëshe apo shumëpalëshe.

2. Kushtet e emetimit të këtyre titujve shtetërorë janë:

a) me zbritje apo me normë fikse dhe/ose të ndryshueshme;

b) me emërtime të caktuara;

c) me emetim dhe datë maturimi të caktuar;

ç) me kufizim në sasinë e hedhur për shitje;

d) me datë të caktuar për pagimin e interesit;

dh) me thirrje, kur ekziston e drejta për të thirrur titujt e shtetit përpara datës së lajmëruar të maturimit.

Neni 21

Derivativët

1. Derivativët janë instrumente të derivuara nga kushtet e borxhit shtetëror të papaguar, ku përfs hihen, ndër të tjera,

edhe shkëmbime të normës së interesit apo shkëmbime të monedhës.

2. Ministri i Financave, në përputhje me strategjinë e menaxhimit të borxhit, është i autorizuar të emetojë deriva-

tivë.

174

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 22

Blerja e borxhit

Ministri i Financave, në përputhje me portofolin e borxhit dhe të situatës buxhetore, është i autorizuar të bëjë blerjen e

borxhit apo të hyjë në transaksione të tjera në tregun sekondar.

Neni 23

Dispozitat e zbatueshme

Emetimi i titujve të shtetit bëhet në përputhje me ligjin në fuqi, që rregullon emetimin, transaksionet me titujt, si dhe

subjektet e përfshira në këto transaksione.

Neni 24

Kufizime për pjesëmarrësit në tregun e titujve të shtetit

Pjesëmarrësit në tregun e titujve të shtetit nuk mund të bashkëpunojnë me një apo më shumë pjesëmarrës të tjerë,

me qëllim që ta ndikojnë këtë treg, për sa u përket interesit, çmimit, sasisë së titujve të shtetit, që kanë të njëjtin për-

shkrim, si për ato të blera në ankand, ashtu edhe për ato të blera në tregun sekondar, si përbërje e portofolit, që mban

secili nga pjesëmarrësit e tregut dhe të strategjisë së investimit të secilit pjesëmarrës në treg.

Pjesëmarrësit në tregun e titujve të shtetit nuk mund të marrin pjesë në çfarëdolloj transaksioni, praktike apo veprimi,

që përbën shkelje apo mashtrim ndaj pjesëmarrësve të tjerë në treg. Për këtë zbatohen sanksionet, administrative

dhe penale, të parashikuara në ligjin, që rregullon emetimin, transaksionet me titujt dhe subjektet e përfshira në këto

transaksione.

KREU IV

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE PËR BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË SHTETËRORE TË HUASË

Neni 25

Këshillimet për borxhin

Ministri i Financave kërkon mendimin e Bankës së Shqipërisë për:

a) gjendjen e ndikimin e borxhit shtetëror mbi rezervat në monedhë të huaj, si dhe bilancin e pagesave;

b) shkëmbimin në kohën e duhur të informacionit për financimin e borxhit shtetëror të mëparshëm, atij aktual dhe të

parashikuar;

c) shkëmbimin e informacionit për kurset e këmbimit valutor dhe prirjet e tij, për politikën monetare të Bankës së

Shqipërisë, për politikën fiskale të Ministrisë së Financave, në mënyrë që secila palë të jetë në gjendje të marrë

parasysh, në mënyrë të përshtatshme, pikëpamjet e palës tjetër në procesin e planifikimit dhe të vendimmarrjes.

Neni 26

Procedurat e negocimit, miratimit dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare për huatë shtetërore dhe garancitë

shtetërore të huasë

Ministria e Financave mban kontakte zyrtare të drejtpërdrejta me kreditorët për sigurimin e financimeve nëpërmjet

kredive. Në rastet kur për financimin e një projekti, investim publik, merret kredi nga banka private, përzgjedhja e

kreditorit bëhet nëpërmjet procedurave të prokurimit publik, kur marrëveshja ndërkombëtare nuk parashikon rregul-

lim tjetër.

Pas marrjes së konfirmimit nga kreditorët për mundësinë e plotësimit të kërkesave për financim, Ministri i Financave i

kërkon Kryeministrit plotfuqinë për zhvillimin e bisedimeve me kreditorin. Plotfuqia nënshkruhet edhe nga Ministri i

Punëve të Jashtme.

Pas negocimit, ministri i linjës dhe Ministri i Financave, me propozim të përbashkët, paraqesin për miratim, në parim, në

Këshillin e Ministrave, marrëveshjet e kredisë, si dhe garancitë e negociuara.

Marrëveshja e huasë miratohet nga Këshilli i Ministrave, në emër të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri, me kërkesë të Ministrit të Financave, lëshon plotfuqinë për nënshkrimin e marrëveshjeve të kredive ose

garancive nga Ministri i Financave. Plotfuqia nënshkruhet edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme.

175

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë dhe të garancisë, Ministria e Financave depoziton në Ministrinë e Punëve të

Jashtme kopjen origjinale të këtyre marrëveshjeve, për ndjekjen e procedurave të ratifikimit, të përcaktuara në ligjin

nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Për marrëveshjet e kredisë ose të garancisë, që lidhen në emër të shtetit shqiptar, pas ratifikimit të tyre nga Kuvendi,

Ministri i Drejtësisë, me kërkesë të Ministrit të Financave, lëshon një opinion ligjor, i cili vërteton se janë zbatuar të

gjitha dispozitat ligjore në fuqi, se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në kuadër të ma rrëveshjes dhe se

marrëveshjet janë të ligjshme e mund të hyjnë në zbatim me fuqi të plotë ligjore.

Këshilli i Ministrave miraton kompetencat dhe procedurat për nënshkrimin, lëvrimin dhe raportimin e huave, të kredive dhe

garancive, në emër të shtetit shqiptar.

Neni 27

Efektet e marrëveshjeve ndërkombëtare, të traktateve apo konventave

Borxhi shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë, të kontraktuara nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare,

traktateve apo konventave, përdoren, shërbehen dhe shlyhen në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara në këto

dokumente.

Neni 28

Përparësia e së drejtës ndërkombëtare

Në rast se kushtet dhe afatet e marrëveshjeve, të traktateve apo konventave ndërkombëtare për përdorimin, shërbimin

dhe shlyerjen e borxhit shtetëror dhe të garancive shtetërore të huasë bien në kundërshtim me cilëndo dispozitë të këtij ligji

apo me dispozita të ligjeve të tjera, parashikimet, kushtet dhe afatet e marrëveshjeve, të traktateve apo konventave

ndërkombëtare zbatohen me përparësi.

Neni 29

Depozitimi i fondeve të huave shtetërore

Të gjitha fondet e përftuara nga huatë shtetërore depozitohen në Bankën e Shqipërisë, në një nënllogari të veçantë të

Ministrisë së Financave. Këto fonde përdoren sipas dispozitave ligjore në fuqi apo sipas kushteve dhe afateve të

marrëveshjes, në bazë të së cilës janë marrë në dorëzim.

Neni 30

Huadhënia e të ardhurave të borxhit shtetëror, mbi të cilat

zbatohen kushtet e marrëveshjeve ndërkombëtare

Ministri i Financave, kur e lejojnë kushtet e marrëveshjeve, nga të cilat rrjedh një borxh shtetëror, autorizohet të japë hua

nga fondet që përbëjnë të ardhura të borxhit shtetëror, për huamarrësit, përfshirë këtu edhe institucionet financiare dhe

pushtetin vendor, me veprimtari kryesore brenda Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që këta të fundit të mundësojnë

financimin e projekteve të investimit, importit apo të veprimtarive të tjera.

Procedurat për huazimin e fondeve dokumentohen me shkrim, nëpërmjet marrëveshjeve të nënhuasë, ndërmjet Ministrit

të Financave dhe huamarrësit.

Është përgjegjësi ligjore e huamarrësve, të cilët kanë marrë fonde, sipas paragrafit të parë të këtij neni, që t’i kthejnë

fondet e marra hua në përputhje me marrëveshjet e nënhuave dhe të paraqesin raporte për gjendjen e huasë dhe

përdorimin e saj, sipas kërkesave të përcaktuara nga Ministria e Financave.

Huamarrësi, që ka marrë fonde sipas paragrafit të parë të këtij neni, detyrohet që, për çdo humbje financiare që ndodh në

transaksionet e nënhuasë, të vërë në dijeni Ministrin e Financave me të dhëna të qarta dhe bindëse se ka ushtruar

mbikëqyrje të përshtatshme për të mënjanuar humbjen. Ministri është i autorizuar të ndërmarrë çdo hap tjetër lehtësues

ligjor për mbledhjen e të ardhurave.

Ministri i Financave, sipas gjykimit të tij, mund t’u kërkojë huamarrësve, të cilëve u janë dhënë fonde në përdorim, si-

pas paragrafit të parë të këtij neni, të paguajnë principalin e huasë, interesin, komisionet dhe të gjitha detyrimet e tjera,

që rrjedhin nga marrëveshja e nënhuasë, në monedhën e vendit apo në monedha të tjera, të ndryshme nga monedha

kombëtare.

176

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

KREU V

AGJENTI FISKAL I SHTETIT

Neni 31

Emërimi i agjentit fiskal

Ministri i Financave emëron agjentin fiskal të shtetit. Kushtet dhe kriteret për emërimin e agjentit fiskal përcaktohen në

aktet nënligjore. Marrëdhëniet me agjentin fiskal përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve të veçanta me Ministrinë e

Financave, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në të.

Agjenti fiskal, në përputhje me funksionet, ka këto kompetenca:

a) zhvillon ankandet e titujve të shtetit dhe, lidhur me këto të fundit, publikon njoftimet mbi sasinë e ofruar nga Min-

istria e Financave, formularët dhe udhëzimet për të interesuarit, si dhe informacion për rezultatet e ankandit;

b) krijon dhe mban një sistem regjistrimi në llogari për titujt e shtetit, i cili regjistron emetimin, transfertat, transak-

sionet, si dhe pagesën e titujve të emetuar në formën e regjistrimit në llogari.

Ky sistem duhet të pasqyrojë me saktësi pronësinë dhe gjendjen e titujve, në përputhje me marrëveshjet e lidhura me

agjentin fiskal dhe dispozitat ligjore;

c) mban stokun e titujve të shtetit dhe administron emetimin e tyre, në rast se këto tituj do të emetohen në formë

fizike, duke mbajtur të dhëna të sakta për këtë emetim;

ç) mbështet krijimin e tregut sekondar të titujve të shtetit, duke përmirësuar mundësitë e përdorimit të sistemit të

regjistrimit në llogari, nëpërmjet institucioneve financiare, që mbajnë llogaritë e pagesave në bankë;

d) administron dhe bashkërendon sistemin e regjistrimit në llogari me sistemin e pagesave, që bankat kanë për insti-

tucionet, në mënyrë që t’u mundësojë personave që tregtojnë tituj të shtetit krahasimin e dërgesave me pagesat

brenda këtij sistemi;

dh) mban, në emër të Ministrisë së Financave, llogarinë e unifikuar të thesarit, në mënyrë që paratë e depozituara ose

të tërhequra, për titujt e shtetit, të emetuar ose të paguar për interesin dhe principalin e tyre, të realizohen në

kohën e duhur, në çastin e emetimit dhe të maturimit të tyre;

e) ofron shërbime të tjera, përfshirë vlerësimin, sipas kërkesës, të gjendjes financiare të institucioneve huadhënëse,

që marrin pjesë në programet e garancive shtetërore të huave apo dhe në çështje të tjera, të zgjedhjes së pjesë-

marrësve në tregun primar të titujve të shtetit.

KREU VI

RREGULLIMET NË LLOGARI

Neni 32

Rregullimet në llogari

Ministria e Financave bën rregullimet në llogari për humbjen, vjedhjen, shkatërrimin apo dëmtimin e titujve të shtetit

në qarkullim, të emetuar në formë fi zike, me kusht që titujt të jenë të identifikuar me përshkrim, numër serie dhe që

ministrisë t’i dorëzohet një kërkesë e plotë për rregullim nga pala e interesuar, në përputhje me rregulloret në fuqi.

Neni 33

Pagesa e dyfishtë

Kur zbatimi i rregullimit në llogari, në përputhje me nenin 31 të këtij ligji, është i nevojshëm, por shkakton realizimin e një

pagese të dyfishtë apo të dytë për titujt në fjalë, Ministria e Financave mund të kompensojë humbjet e shkaktuara, duke i

trajtuar si shpenzime të ndryshme, të realizuara në procesin e administrimit të borxhit shtetëror.

177

KREU VII

GARANCITË SHTETËRORE TË HUASË

Neni 34

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Natyra e garancisë shtetërore të huasë

Garancia shtetërore e huasë nuk përbën detyrim të drejtpërdrejtë për shtetin, por përfaqëson një detyrim të

mundshëm të tij. Ky detyrim kthehet në detyrim të drejtpërdrejtë në rastin kur përfituesi i drejtpërdrejtë i huasë nuk

ka arritur të paguajë, tërësisht apo pjesërisht, huanë e garantuar, në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara në

marrëveshjen e huasë.

Garancia shtetërore e huasë konvertohet në borxh shtetëror pas përcaktimit nga Ministri i Financave se pagesa apo

pagesat e papaguara për huanë, për të cilën është dhënë garancia, nuk janë bërë në përputhje me kushtet dhe afatet e

huasë, duke shkaktuar në këtë mënyrë mospërmbushjen e detyrimit të huamarrësit. Veprimi që ndërmerret për pagesën e

këtij detyrimi, evidentohet nëpërmjet një dokumenti zyrtar të Ministrisë së Financave, i cili pohon se kushtet për pranimin e

dhënies së pagesës së garancisë janë plotësuar.

Neni 35

Sigurimi i garancisë shtetërore të huasë

Në rast se emetimi i garancisë shtetërore të huasë është autorizuar në bazë të ligjeve të tjera, procedurat e përcaktuara

për emetimin e këtyre huave vazhdojnë të zbatohen, me kusht që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjitha kërkesat për

hua, të arkivuara në përputhje me ligjet e mëparshme, t’u nënshtrohen një rishikimi përfundimtar dhe miratimi nga

Ministri i Financave. Ministritë e tjera dhe autoritetet përfaqësuese të shtetit, që deri para hyrjes në fuqi të këtij ligji

kanë qenë të autorizuara të japin garanci shtetërore të huasë, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të dorë-

zojnë në Ministrinë e Financave një informacion të plotë për të gjitha garancitë e papaguara, të emetuara.

Çdo huamarrës, që kërkon marrjen e një garancie shtetërore të huasë, në bazë të këtij ligji, paraqet një kërkesë me

shkrim, e cila shoqërohet me dokumentacionin ekonomik dhe financiar, për t’i mundësuar Ministrit të Financave të

vlerësojë kushtet financiare dhe aftësinë e pagimit nga huamarrësi.

Neni 36

Shqyrtimi dhe analiza e garancisë

Kur dokumentacioni mbështetës i kërkesës për një garanci shtetërore të huasë nuk është i plotë, kërkesa, së bashku me

dokumentacionin kthehen për t’u plotësuar. Kur dokumentacioni është i plotë, Ministri i Financave, në bazë të analizës

ekonomiko-financiare të materialeve, është i detyruar që, brenda gjashtëdhjetë ditëve nga data e depozitimit të kërkesës,

të shpallë vendimin për dhënien e garancisë.

Neni 37

Vlerësimi i riskut

Analiza ekonomiko-financiare, e përmendur në nenin 36 të këtij ligji, përfshin një përcaktim të riskut që merr përsipër

shteti, në rast se jepet garancia. Ministria e Financave mund të kërkojë asistencën e Bankës së Shqipërisë, për të

përcaktuar dhe vlerësuar riskun.

Në rastin e garancive shtetërore të huasë, të dhëna në monedhë të huaj, informacioni mbi sasinë e riskut vlerësohet në

monedhën kombëtare, sipas kursit të këmbimit të monedhës apo monedhave të huaja, në të cilën/cilat do të bëhet pagesa

e garancisë.

Neni 38

Dhënia e garancisë shtetërore të huasë

Ministri i Financave miraton dhënien e garancisë shtetërore të huasë pasi shqyrton dokumentet e mëposhtme:

a) projektmarrëveshjen e huasë ndërmjet institucionit huadhënës dhe huamarrësit;

b) projektmarrëveshjen e garancisë ndërmjet institucionit huadhënës dhe shtetit;

c) marrëveshjen e mirëkuptimit, të nënshkruar nga huamarrësi.

178

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Nënshkrimi i marrëveshjes së garancisë dhe i marrëveshjes së mirëkuptimit bëhen në bazë të kritereve dhe kushteve të

përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 39

Dokumentacioni i garancisë shtetërore të huasë

Ministria e Financave është e detyruar të ruajë të gjitha marrëveshjet e huasë, marrëveshjet e garancisë dhe

marrëveshjet e mirëkuptimit, të miratuara në bazë të këtij ligji. Ministria e Financave ka detyrim ligjor të marrë në dorëzim

dhe të ruajë të gjitha dokumentet që ndodhen në ministritë dhe institucionet shtetërore, në bazë të të cilave janë dhënë

garancitë shtetërore të huasë, huatë e të cilave janë ende të papaguara.

Ministria e Financave mban të dhëna të veçanta përmbledhëse për garancitë shtetërore të huasë në regjistrin e garancive

shtetërore të huasë, në përputhje me këtë ligj.

Neni 40

Mbikëqyrja nga Ministria e Financave

Ministria e Financave kryen mbikëqyrjen e kushteve financiare të të gjithë huamarrësve, që kanë marrë garanci

shtetërore të huasë. Ministria e Financave u kërkon huamarrësve informacionin e nevojshëm për realizimin e kësaj

mbikëqyrjeje.

Neni 41

Përfundimi i garancisë shtetërore të huasë

1. Garancia shtetërore e huasë përfundon kur:

a) huaja, për të cilën është dhënë garancia, është shlyer tërësisht nga huamarrësi;

b) afati i garancisë, siç specifikohet në marrëveshjen e garancisë, ka kaluar;

c) pagesa i është bërë institucionit huadhënës, në përputhje me afatet e garancisë.

2. Ministri i Financave dokumenton përfundimin e garancisë.

Neni 42

Pagesa për një garanci shtetërore të huasë

Kur huamarrësi s’ka mundur të bëjë pagesën/pagesat, në përputhje me kushtet dhe afatet e marrëveshjes së huasë, të

përcaktuara për këtë qëllim dhe institucioni huadhënës vërteton se ka marrë të gjitha masat e nevojshme, siç përcak-

tohet në këtë ligj dhe në marrëveshjen e garancisë, për të marrë në dorëzim pagesën/pagesat e premtuara, institucioni

huadhënës i paraqet Ministrit të Financave një kërkesë për pagesë, në përmbushje të së drejtës së tij, sipas garancisë

shtetërore të huasë.

Ministri i Financave, pasi vëren se kërkesa për pagesë është në përputhje me kushtet që bëjnë të nevojshme paraqitjen e një

kërkese të tillë, sipas përcaktimeve të marrëveshjes së huasë, autorizon transfertën e pagesës ose pagesave për

institucionin huadhënës brenda pesëmbëdhjetë ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës.

Neni 43

Kthimi i garancisë shtetërore të huasë

Me kryerjen e pagesës në llogarinë e garancisë shtetërore të huasë institucionit huadhënës, Ministri i Financave merr në

dorëzim të gjitha të drejtat dhe mjetet ligjore, që zotëronte institucioni huadhënës ndaj huamarrësit, sipas

përcaktimeve të marrëveshjes së huasë, në masën e çdo pagese të bërë në kuadër të garancisë së dhënë. Këto të drejta

dhe mjete ligjore i kalojnë Ministrit të Financave, së bashku me të drejtat dhe mjetet ligjore që ai ka në bazë të

marrëveshjes së mirëkuptimit.

Huamarrësi, në zbatim të këtij ligji dhe të marrëveshjes së mirëkuptimit, është i detyruar t’i kthejë Ministrisë së Finan-

cave shumën që kjo e fundit i ka paguar huadhënësit, në kuadër të garancisë shtetërore të huasë.

Ministri i Financave ndërmerr të gjitha masat e paracaktuara në këtë ligj, në ligje të tjera në fuqi dhe në marrëveshjen e

mirëkuptimit, për të përftuar nga huamarrësi çdo pagesë të bërë sipas garancisë, duke përfshirë edhe kostot që lidhen

me të.

179

KREU VIII

ADMINISTRIMI I TË DHËNAVE

Neni 44

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Centralizimi i të dhënave

Ministri i Financave mbledh dhe administron të dhënat e plota dhe të sakta të të gjitha detyrimeve, që kanë të bëjnë me

borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë. Të gjitha ministritë apo institucionet e tjera qendrore, të cilat kanë të

dhëna të tilla, marrin masa për kalimin e tyre në Ministrinë e Financave.

Neni 45

Regjistrat shtetërorë të të dhënave

Për administrimin e të dhënave për borxhin shtetëror dhe për garancitë shtetërore të huasë, Ministria e Financave

krijon dy regjistra:

a) regjistrin e borxhit shtetëror;

b) regjistrin e garancive shtetërore të huasë.

Neni 46

Regjistri i borxhit shtetëror

Regjistri i borxhit shtetëror përmban të dhëna për borxhin shtetëror, të emetuar në formën e titujve të shtetit dhe

borxhin në formën e marrëveshjeve të huasë. Regjistri i borxhit shtetëror mund të përmbajë edhe kategori të tjera të

dhënash, sipas përcaktimit të bërë në udhëzimin e miratuar nga Ministri i Financave.

Ky regjistër përmban edhe informacion për detyrimet ekzistuese, në monedhën vendase apo monedha të huaja, si dhe

për vlerësimet e detyrimeve fillestare dhe korrente në monedhë vendase dhe në monedha të huaja.

Regjistri i borxhit shtetëror përditësohet në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Financave dhe botohet një herë

në tre muaj.

Neni 47

Regjistri i garancive shtetërore të huasë

Regjistri i garancive shtetërore të huasë përmban informacion, sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e miratuar nga

Ministri i Financave.

Në këtë informacion përfshihen të dhënat e identifikimit të secilës garanci huaje, sipas huamarrësit, institucionit huadhënës,

shumës së huasë, monedhës dhe gjendjes së huasë, të regjistruar çdo gjashtë muaj.

Huamarrësi depoziton pranë Ministrisë së Financave, në datën 15 të çdo muaji, informacionin e nevojshëm për gjendjen

dhe lëvizjen e fondeve të huasë së garantuar.

Regjistri i garancive shtetërore të huasë përditësohet, në mënyrë të vazhdueshme, nga Ministria e Financave dhe botohet

një herë në tre muaj.

KREU IX

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 48

Fusha e veprimit të ligjit

Dispozitat e këtij ligji zbatohen për shumën e përgjithshme të borxhit shtetëror të emetuar, si dhe për të gjitha

garancitë shtetërore të huasë, të kontraktuara nga Ministria e Financave, në përputhje me ligjet që kanë qenë në fuqi

përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Borxhi i parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni vlerësohet borxh shtetëror dhe, si i t illë, përbën detyrim ligjor të

ekzekutueshëm nga Ministria e Financave dhe gëzon të njëjtin trajtim me borxhin dhe me garancitë shtetërore të huasë,

që do të miratohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

180

Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore

Neni 49

Informacioni për garancitë shtetërore të huasë të dhëna

para hyrjes në fuqi të ligjit

Ministri i Financave u kërkon të gjitha ministrive dhe organeve qeverisëse të shtetit dhe institucioneve të tjera, që kanë

dhënë më parë garanci shtetërore të huasë, të paraqesin, jo më vonë se tridhjetë ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji,

të dhënat për të gjitha garancitë e papaguara, përfshirë edhe kërkesat për garanci që janë në shqyrtim. Kopjet e

marrëveshjeve të huasë, për të cilat janë dhënë garanci, dokumentacioni mbështetës dhe informacioni për gjendjen

korrente të pagesave të huave të papaguara i dërgohen Ministrisë së Financave. Këto të dhëna regjistrohen në regjistrin e

garancive shtetërore të huave.

Neni 50

Përfaqësimi i Ministrit të Financave

Secila dhe çdo referencë ndaj Ministrit të Financave në këtë ligj është referencë për çdonjërin, i cili është duke vepruar si

Ministri i Financave dhe një referencë e tillë do të përfshijë çdo zyrtar në rolin e ministrit gjatë mungesës së tij. Veprimet e

ndërmarra nga autoriteti në rolin e Ministrit të Financave do të vlerësohen të njëjta me veprimet e ndërmarra nga vetë

ministri dhe nuk do të jetë i nevojshëm asnjë delegim formal i autoritetit.

Neni 51

Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 5, 16, 17, 20, 21, 31, 39, 47 e 49 të këtij

ligji.

Neni 52

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5180, datë 12.1.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

181

Agjensia e ShB për Zhvillim Ndërkombëtar

Rr. Dervish Hima, 3 Kullat

pranë stadiumit Qemal Stafa

Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10

Tiranë, Shqipëri

Tel: 355-04-271-355

www.usaid.gov

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!