30.04.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Lobing i ri për Kosovën, në

prag të samitit të Sarajevës

Britania do të vazhdojë lobimin për

Kosovën/Britania e Madhe do të lobojë

në të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur

pavarësinë e Kosovës që Kosova

të pranohet si anëtare e rregullt për

lojërat olimpike që do të mbahen në

vitin 2012 në Angli. Kështu ka premtuar

ambasadori i Britanisë së Madhe në

Prishtinë, Andy Sparks pas takimit me

Ministrin e kulturës, Lutfi Haziri. Në këtë

takim është biseduar edhe për çështjen

e ruajtjes së trashëgimisë kulturore

në Kosovë. Ministri i kulturës Lutfi

Haziri tha se më 24 prill do të nis zbatimi

i projektit për ruajten e trashëgimisë

kulturore në Kosovë. Ky projekt është

përkahur nga ambasada britanike në

Kosovë.

Turqia dhe Spanja bisedojnë me

Serbinë për Kosovën/Shefat e diplomacisë

së Turqisë, Spanjës dhe Serbisë,

në Beograd po bisedojnë për

mënyrën e prezantimit të Kosovës në

konferencat rajonale dhe ndërkombëtare,

në veçanti për takimin e

Sarajevës.Sipas mediave të Beogradit,

Ahmet Davutogllu, Migel Anhell Moratinos

dhe Vuk Jeremiq, duhet të gjejnë

mënyrë në të cilën në të ardhmen përfaqësuesit

më të lartë të Beogradit dhe

Prishtinës do të mund të bisedojnë drejtpërdrejt.

Takimi do të kyçet në gjetjen e

formulës së re për bashkëpunim më

dinamik rajonal, me parakusht themelor,

asnjë vend të mos përjashtohet nga

dialogu.

Shqetësimi i UNMIK-ut për modalitetet

e strategjisë për veriun/

Strategjia për veriun e Kosovës, e hartuar

nga Qeveria dhe Zyra Civile Ndërkombëtare,

kryesisht është pritur mirë,

madje edhe nga opozita në Kosovë, por

jo edhe nga UNMIK u, i cili me rikonfigurim

ka bartur përgjegjësitë te misioni

evropian për sundimin e ligjit. Shefi i

UNMIK ut, Lamberto Zanier, ka shprehur

shqetësimin për, siç ka thënë, modalitetet

e aplikimit të kësaj strategjie

për veriun. Zëdhënësi i këtij misioni,

Rusell Giki, shpjegon më hollësisht

qëndrimin e UNMIK-ut: “Mendoj se pikëpamjet

e Përfaqësuesit Special të Sekretarit

të Përgjithshëm janë të mirënjohura

dhe ato kanë të bëjnë me depolitizimin,

sa më shumë që të jetë e mundur,

të kësaj çështjeje, fokusimin në

çështje praktike, sepse çështjet praktike

u ndihmojnë të gjitha komuniteteve

dhe arritjes së marrëveshjes nga të

gjitha palët. Kjo është rruga që duhet

ndjekur”, transmeton REL. Por, UNMIK

u e konsideron këtë strategji si të politizuar.

Rrjedhimisht, sipas zyrtarëve të

këtij misioni, ajo do të jetë vështirë e

realizueshme dhe madje mund të çojë

në tensionim të situatës. “Nuk është

sekret se situata në veri mund të tensionohet

dhe kjo është e vërtetë, ndërsa

ne i afrohemi për shembull sezonit

të ndërtimit në Kroin e Vitakut dhe në

zonat përreth. Ka qenë një lloj progresi

dhe ajo që ne duam të shohim është

rindërtimi paqësor, ku të gjitha palët

mund të arrijnë ndonjë marrëveshje për

ndërtim dhe që të dyja palët të kthehen

në shtëpitë e tyre”, thotë Giki. Për shkak

të mosnjohjes nga pesë shtete anëtare

të Bashkimit Evropian, strategjia për

veriun nuk ka gjetur mbështetjen e EU-

LEX it, i cili është distancuar nga ajo,

duke thënë se nuk është dokument i tij.

Neutraliteti ndaj statusit ka bërë që edhe

KFOR i të qëndrojë në distancë. UN-

MIK u thotë se strukturat paralele janë

të papranueshme. Por, nuk pranon dokumentin

që do t’i zhbënte ato. “Për

UNMIK un është me rëndësi që t’i përmbahet

në mënyrë të përpiktë neutralitetit

ndaj statusit. Secili e di se nuk mund

të keni struktura paralele që veprojnë

pranë njëra tjetrës”. “Njerëzit po pengojnë

përpjekjet për ndërtim në kohën

kur buxheti është shkurtuar gjithandej

në botë dhe në të vërtetë ky shkakton

Ministri i jashtëm spanjoll Moratinos në Shkup, për emrin e Maqedonisë

Ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Ángel Moratinos është në Maqedoni ku

do të takohet me homologun e tij Antonio Milloshovski, me presidentin Gjorge

Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Kjo nuk është thjesht një vizitë e

rrallë, sepse ministrat spanjollë vizitojnë rrallë Maqedoninë, por sepse Spanja

është duke kryesuar me presidencën e BE-së, dhe ministri i saj i jashtëm

do të përpiqet që të nxisë zyrtarët në Shkup që më në fund të pëmbyllin çështjen

e emrit me Greqinë. Sllobodan Çashule, ish ministër i jashtëm dhe ambasador

në Spanjë, tregon për mesazhet që pritet të përcjellë ministri i jashtëm

spanjoll, Miguel Ángel Moratinos: “Ministri i jashtëm spanjoll do të përpiqet

edhe një herë që paaftësinë e mekanizmave, atë që është e paparashikuar

me këto mekanizma për raste të tilla, ta shndërrojë në një tenattivë që miqësisht

të bindë, ose nëse doni edhe të bëjë presion ndaj Maqedonisë, që ajo të

bëjë kompromis”, tha z. Çashule. Por pyetja e madhe është se çfarë do të

bëjnë zyrtarët në Shkup? Nga deklaratat e deritanishme të administartës, ato

janë konfuze. Njëherë jepen sinjale se zgjidhja mund të jetë afër, me një zyrtar,

që pastaj një tjetër të hedhë poshtë mundësinë e pranimit të kompromisit.

Sllobodan Çashule thotë se Maqedonia vështirë se do pranojë kompromis:

“Ministri i jashtëm spanjoll do të dëgjojë nga zyrtarët në Shkup se janë të

gatshëm për kompromis të arsyeshëm. Por atë që e kërkon Greqia, në Maqedoni

nuk ka asnjë subjekt politik që të pranojë”, thotë z. Çashule. Greqia që po

bllokon anëtarësimet e Maqedonisë në strukturat euroatlantike, thotë se Maqedonia

duhet të ndryshojë emrin, dhe ky emër i ri duhet të përdoret në të gjitha

nivelet. Ajo së fundmi ka deklaruar se nuk do të merret me çështje identitare.

sistem jofunksional. Por, mënyra për ta

adresuar këtë çështje nuk është që të

ndërmerren veprime të ngutshme, por

të zhvillohet dialog konstruktiv me të

gjitha palët”, thekson Giki.

Fokus - Koordinimi pas GJND-së/

Kosova duhet të kërkojë ndihmën e aleatëve

për shtimin e njohjeve pas përmbylljes

së procesit në GJND, thonë njohësit

e marrëdhënieve ndërkombëtare

në Prishtinë. Ata presin që në krye të

lobimit për njohje të reja të vihen SHBAtë

dhe vendet mike të BE-së. Shtetet e

Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi

Evropian duhet të figurojnë në krye të

listës së shteteve aleate, me të cilën

Kosova do të duhej të koordinonte

agjendën diplomatike pas shpalljes së

verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të

Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes

së pavarësisë së saj, thonë njohësit

e marrëdhënieve ndërkombëtare në

Prishtinë. Zyrtarë të lartë të institucioneve

kosovare deklaruan, ditë më parë,

se janë duke përgatitur një strategji

koordinuese për veprimet pas GJNDsë.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare

në Universitetin e Prishtinës,

Afrim Hoti, shprehu bindjen se kjo

strategji do të përmbajë hapa konkretë,

me qëllim të përshpejtimit të procesit

në lobimin për njohjen e pavarësisë së

Kosovës nga shtetet që ende nuk e

kanë bërë një gjë të tillë. “Besoj në

strategji të tilla, për aq kohë sa prapa

këtyre strategjive qëndrojnë Shtetet e

Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi

Evropian. Ne e dimë që Serbia, bashkë

me miqtë e saj, në mënyrë kontinuele

vazhdon me lotimin kundër pavarësisë

së Kosovës”. “Megjithatë, mendoj se

dhënia e mendimit nga Gjykata Ndërkombëtare

e Drejtësisë do të jetë një dritë

jeshile, e cila mund të shfrytëzohet edhe

nga institucionet kosovare në kapacitetet

e tyre, sa ato kanë mundësi, por, në

radhë të parë, ka mundësi që të përdoret

nga aktorët kryesorë botërorë –

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian”, tha

Hoti. Veprimi i radhës së shtetit serb

për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës

pritet të ndodhë në kuadër të sesionit

të 65-të të Asamblesë së

Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,

që nis punimet në vjeshtën e këtij

viti. Ndërkaq, Gjykata Ndërkombëtare e

Drejtësisë pritet të deklarohet në lidhje

me çështjen e Kosovës në verën e këtij

viti. Anëtari i Komisionit Parlamentar për

Punë të Jashtme, Ibrahim Gashi, tha

se Kosova duhet të jetë një hap më

përpara sesa diplomacia serbe. Për

këtë gjë, sipas tij, është i nevojshëm

edhe një koordinim i brendshëm. “Kjo

nënkupton duke angazhuar ekspertë

ndërkombëtarë, personalitete ndërkombëtare,

ekspertë vendorë që kanë fuqi

të argumentimit, siç janë qarqet akademike,

pastaj diplomacinë ndërkombëtare,

diplomacinë publike”, shpjegoi

Gashi. Përfaqësues të Ministrisë së

Jashtme të Kosovës kanë shprehur

bindjen se pas procesit në Gjykatën

Ndërkombëtare të Drejtësisë, më

shumë shtete do ta njohin shtetësinë e

Kosovës. Deri më tani, Kosova është

njohur nga 66 vende. Procesi në institucionin

më të lartë të drejtësisë

botërore, sipas profesorit Hoti, ka

ndikuar që edhe shtetet mbështetëse

të Kosovës të hezitojnë në marrjen e

hapit për njohje, duke pritur dritën

jeshile nga Haga për ta bërë një gjë të

tillë. “Mendoj se procesi para gjykatës,

në fakt, ka stopuar paksa shumë miq

të Kosovës. Shumë miq nga komuniteti

ndërkombëtar janë shërbyer me këtë

proces, duke menduar se me këtë

proces do t’i jepet shansi Serbisë që të

jetë konstruktive për ta ruajtur balancën

e saj të brendshme, si justifikim që gjoja

edhe Gjykata Ndërkombëtare e

Drejtësisë dha një mendim për legalitetin

e pavarësisë së Kosovës”, theksoi

Hoti.

Por zyrtarët në Shkup thonë se emri i shtetit është thelbi i identitetit kombëtar

maqedonas, çka bën që negociatat të jenë të vështira. BE para disa muajsh i

dha Maqedonisë një afat gjashtë mujor, për sa kohë zgjat presidenca spanjolle,

që të zgjidhë çështjen e emrit. Një raport i saj sugjeronte që Maqedonia

mund të fillojë negociatat përfundimtare për anëtarësim në BE, por që të caktohej

një datë se kur do të bëhej një gjë e tillë, duhej fillimisht të zgjidhej çështja e emrit.

Mesazhe të ngjashme jep edhe NATO. Aleanca do të zhvillojë samitin e saj në

nëntor, por nëse Maqedonia dëshiron të ulet në një tryezë, në krah të vendeve të

tjera, çështjen e emrit duhet ta zgjidhë deri në qershor. Por çfarë do të humbasë

Maqedonia nëse nuk arrihet kompromisi? Gazmend Ajdini, ka ndjekur prej vitesh

çështjen e emrit. Ai është Sekretar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë:

“Humbja më e madhe do të jetë muddnësia për avancimin e vendit nga aspekti

demokratik dhe ekonomik. Do të humbasë partnerin e vetëm i cili është real dhe

lojal, dhe kjo është BE. Më duhet të them se Maqedonia nuk është as Zvicra dhe

as Norvegjia që të mund të ekzistojë jashtë rrjedhave evropiane”, thotë Gazmend

Ajdini. Media në Shkup është duke paralajmëruar muëdsinë e vizitës të kryeminisrit

Nikolla Gruevski në Athinë, në një konferencë të revistës “The Economist”.

Kjo vizitë mund të shërbejë si një mundësi për takime të tjera me zyrtarët e lartë

grekë. Shumë shpejt ndërkohë mes Maqedonisë dhe Greqisë do të duhet të

rifillojnë negociatat. Ndërmjetësi i OKB-së Matthew Nimetz pritet të bëjë propozimet

e fundit për emrin. Pas pak kohësh do të dihet, thonë vëzhguesit, se cila do të

jetë e ardhmja integruese e Maqedonisë. Ministri i jashtëm spanjoll Miguel Ángel

Moratinos gjatë vizitës së tij në Maqedoni do të përpiqet që ta përafrojë atë.

E mërkurë, 21 prill 2010

DITA

Holanda e gatshme

të ndihmojë

shëndetësinë kosovare

Ministri i Shëndetësisë i Republikës

së Kosovës, Bujar Bukoshi,

priti sot ambasadorin e

Holandës në Kosovë, Henk Voskamp.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit

kanë biseduar për bashkëpunimin

midis dy shteteve në

fusha të ndryshme, me theks të

veçantë në fushën e shëndetësisë.

Ambasadori Voskamp e ka

njohur ministrin Bukoshi me aktivitetet

dhe ndihmat që shteti i

Holandës ka ofruar në fusha të

ndryshme në Kosovë që nga

paslufta e këtej. Gjithashtu, ai

kë bërë të ditur se në kuadër të

bashkëpunimit midis dy shteteve,

prej 27 deri më 29 prill

2010, në Kosovë do të qëndrojnë

një grup i studentëve nga të

gjitha fakultetet e mjekësisë të

Holandës, të cilët gjatë qëndrimit

të tyre në Kosovë do të priten nga

ministri Bukoshi, do ta vizitojnë

Qendrën Klinike Universitare

(QKUK) dhe qendra të tjera

shëndetësore në interes të njohjes

së tyre me funksionimin e

sistemit shëndetësor të Republikës

së Kosovës dhe sfidat e tij.

Po ashtu, në bashkëpunim me

“Caritas”-in, pritet që ky grup të

sjellë edhe një kontingjent barnash

për shëndetësinë kosovare.

Ambasadori Voskamp , nga ana

e tij, ka theksuar se sikurse vitin

e kaluar, kur Holanda kishte ndihmuar

Kosovën për sigurimin e

terapisë kundër etheve hemorragjike,

ambasada e këtij shteti

në Kosovë, do të jetë derë e hapur

edhe në të ardhmen për të ndihmuar

shëndetësinë kosovare dhe

për të thelluar bashkëpunimin

ndërshtetëror në shëndetësi.

Reagime për kërkesën

e Nait Hasanit

Kuvendi i Kosovës nuk merret

me histori por me miratim

të ligjeve që rregullojnë jetën e

qytetarëve të vendit. Kjo ka qenë

përgjigjja e kryeparlamentarit

Jakup Krasniqi ndaj kërkesës së

deputetit të PDK-së, Nait

Hasani që Kuvendi të rikthejë në

agjendë rezolutën për dënimin

e krimeve të komunizmit në

Kosovë. Kërkesa e deputetit të

PDK-së është hedhur poshtë

edhe nga partia opozitare AAK.

Shefi i grupit parlamentar të

AAK-së, Ardian Gjini e quajti

kërkesë koti, kërkesën e deputetit

të PDK-së, Nait Hasni. Kjo

sipas tij mund të jetë përpjekje

për ta zhvendosur vëmendjen e

opinionit nga siç tha ai keqqeverisja

që po vazhdon në Kosovë.

I vetmi grup parlamentar që

është shprehur në favor të

kërkesës që Kuvendi të miratojë

një rezolutë për dënimin e krimeve

të komunizmit është ai i

AKR-së. Përveç kërkesës për Kuvendin,

deputeti Nait Hasni

njoftoi dje se ka ngritur kallëzim

penal për 31 ish-funksionarë

gjatë regjimit jugosllav për

të cilët ai mendon se kanë kryer

krime kundër njerëzimit. Disa

prej personave nga kjo listë

mbajnë pozita në institucione të

ndryshme në Kosovë.

55 9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!