gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55 gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

30.04.2013 Views

DITA Qipro rigjallëron ftesat për bisedime të reja për bashkimin Fituesi i zgjedhjeve në pjesën veriore të ishullit të Qipros, ka thënë se do të takohet me palën grekoqipriote muajin e ardhshëm. Dervish Eroglu, një nacionalist veteran fitoi ndaj liderit të deritanishëm turkoqipriot, Mehmet Ali Talat, që konsiderohej i moderuar. Pala grekoqipriote e ka cilësuar si zhvillim negativ fitoren e zotit Eroglu, ndërkohë që Ankaraja ka konfirmuar mbështetjen ndaj negociatave të drejtpërdrejta që synojnë ribashkimin e ishullit të ndarë që prej më shumë se 35 vjetësh. Fitorja e zotit Eroglu nuk ka shkaktuar befasim, pasi ajo parashikohej shumë kohë para zhvillimit të zgjedhjeve. Dervish Eroglu, lider i partisë së Unitetit kombëtar, dhe përfaqësues i krahut radikal, fitoi me më shumë se 50% të votave, kundrejt 42,85% që mori lideri i deritanishëm, i moderuari Mehmet Ali Talat. Rezultati i zgjedhjeve pritet të luajë një rol të rëndësishëm në negiociatat për ribashkimin e ishullit, që zhvillohen nën kujdesin e OKB-së. Dhe kjo pasi zoti Eroglu ka pikëpamjet krejtësisht të kundërta nga rivali i vet, për çështjen kryesore që ka të bëjë me sistemin e shtetit të ardhshëm që do të rezultojë nga ribashkimi. Deri tani, negociatat midis liderëve të dy komuniteteve ishin pajtuar për sistemin e federatës dyetnike, me një nënshtetësi dhe me përfaqësim proporcional në të gjitha nivelet e qeverisjes. Por zoti Eroglu ka insistuar vazhdimisht se zgjidhja duhet të konsistojë në një konfederatë, me dy shtete sovrane. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, zoti Eroglu shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar negociatat dhe tha se do të takohet me liderin grekoqipriot, presidentin e reublikës së Qipros, Dimitris Kristofias, muajin e ardhshëm. Por ai la të kuptohet se shumë nga arritjet e deritanishme do të duhet të rishikohen. “Kërkoj një zgjidhje të bazuar në realitetet e ishullit, një zgjidhje me të cilën mund të jetojmë të gjithë, tha zoti Eroglu dhe shtoi: “Të dy popujt duhet të jetojnë në paqe, pranë njeri tjetrit”. Pala grekoqipriote ndërkaq, e ka cilësuar si zhvillim negativ dominimin e nacionalistit veteran në zgjedhjet e së dielës. Zëdhënësi i qeverisë tha se fitorja e zotit Eroglu në zgjedhjet, që zëdhënësi i cilësoi si të palegjitimuara, është një zhvillim i pakëndshëm. Duke marrë parasysh qëndrimet e shprehura të zotit Eroglu për krijimin e dy shteteve të pavarura, do të krijohen probleme serioze në negociatat, shtoi ai. Skeptike u deklarua edhe Athina, ku zëdhënësi i ministrisë së jshtme greke, tha se qëndrimet e shprehura kohë pas kohe nga zoti Eroglu nuk frymëzojnë optimizëm. Ai shtoi se pala greke shpreson që zoti Eroglu të shkojë në negociatat me frymë konstruktive. Edhe Ankaraja tha se do të vazhdojë të mbështesë negociatat midis dy komuniteteve. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan tha se do të synojë që zgjidhja të arrihet brenda vitit 2010. Edhe Komisioni Europian tha se e inkuajon zotin Eroglu të vazhdojë me frymë konstruktive negociatat. Ishull i Qipros u nda në vitin 1974, kur ushtria turke pushtoi pjesën veriore si përgjigje ndaj një grushti shteti që junta ushtarake e asaj kohe në Greqi organizoi kundër liderit të komunitetit grek, peshkopit Makarjos. Në vitin 1982 u shpall republika turke e Qipros së Veriut, që nuk njihet ndërkombëtarisht, veç prej Turqisë. Në vitin 2004 kombet e bashkuara paraqiten një plan për ri bashkimin e ishullit, që u kundërshtua nga komuniteti grek dhe u miratua nga ai turk. Dy vjet më parë, liderët e dy komuniteteve vendosën zhvillimin e negocitave të drejtpërdrejta, që mbështeten fuqimisht nga komuniteti ndërkombëtar. 8 55 Fakti E mërkurë, 21 prill 2010 Gjendet arsenal i madh armësh në Athinë Policia greke beson se ka zbuluar bazën kryesore të organizatës guerrile Lufta Revolucionare, që konsiderohet si më e madhja në vend. Sipas burimeve policore, në apartamentin e katit të pestë u gjetën shtatë raketa, një armë antitank RPG-7, dy automatikë kallshnikov, pistoleta, gra- nata, si dhe sasi e madhe bombash, të gatshme për t’u përdorur. Ndonëse pritet konfirmimi zyrtar, policia beson se kjo ishte baza kryesore e organizatës guerrile Lufta Revolucionare, pjesëtarë të së cilës janë arrestuar dhjetë ditë më parë dhe u janë komunikuar akuza që lidhen me terrorizmin. Baza ndodhet fare pranë godinave të gjykatës së Athinës, që përbënte dhe objektivin e aksionit të parë të organizatës në fjalë, në vitin 2003. Shërbimi antiterror ka dyshime të bazuara se në arsenalin e gjetur ndodhet edhe arma me të cilën u godit në janar 2008 selia e ambasadës amerikane në Athinë. Kjo pritet të sqarohet pas kryerjes së analizave balistike. Të njëjtat analiza mendohet se mund ta zbardhin edhe dy ngjarje që kanë mbetur jetime, siç thuhet në gjuhën e policisë: vrasjen e policit roje në banesën e atasheut ushtarak të Britanisë, në vitin 2004, dhe sulmin kundër banesës së kryetarit të këshillit të lartë të shtetit, në prill 2007. Beteja revolucionare konsiderohet organizata më e madhe guerrilase në vend, pas asgjësimit të 17 nëntorit në vitin 2002, që ishte organizata më jetëgjatë në Evropë. Më shumë reagime mbi masat ndaj hirit vullkanik “Financial Times” Shumica e evropianëve ish in të lumtur të pranonin mbylljen e hapësirës së tyre ajrore të enjten, si një përgjigje emergjente e hirit vullkanik, të liruar nga vullkani islandez. Por, pothuajse pesë ditë pas pezullimeve të fluturimeve dhe të hirit vullkanit të dukshëm apo aspak të dukshëm nga toka, kompanitë ajrore janë duke udhëhequr një fushatë ngritjeje zëri për heqjen e rregullave strikte. Është e vështirë të argumentosh se mbyllja e parë ishte si një reagim ndaj rrezikut që paraqet hiri vullkanik në motorët e aeroplanëve. Autoritetet evropiane, pa eksperienca të mëparshme të shpërthimeve vullkanore, që hynë në hapësirën e tyre ajrore, thjesht po ndiqnin rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, që një zonë nuk është për fluturime kur është i pranishëm çdolloj hiri. Industria e udhëtimeve ka të drejtë kur kritikon autoritetet e kontrollit të trafikut dhe qeveritë evropiane për përgjigjen e tyre të ngadaltë, ndërsa kriza u përkeqësua gjatë fundjavës, për të vijuar dhe ditën e hënë. Ndërsa dhjetëramijëra fluturime u anuluan dhe qindra-mijëra pasagjerë nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, kjo rezultoi me kosto të madhe njerëzore. Viktimat nuk janë aq të dukshme, siç mund të jetë e dukshme rënia e një aeroplani, por ka të ngjarë që kjo situatë t’i çojë drejt vdekjes, për shkak të stresit dhe procedurave mjekësore, të cilat vonohen, pasi njerëzit ndodhen larg tyre. Ndalimi total i fluturimeve duhet të zëvendësohet urgjent nga masa të matura, bazuar në njohuritë shkencore, se sa hi vullkanik aktualisht ndodhet në atmosferë, në cilat vende konkretisht dhe çfarë dëmtimi shkakton koncentrimi i kësaj reje vullkanore në motorët e aeroplanëve. Përdorimi dhe modelimi i kompjuterëve në shkallë të gjerë, bazuar në imazhet satelitore, nuk mjafton. Në të njëjtën kohë, Evropa duhet të konsiderojë shembullin e SHBA-ve, duke i lënë kompanitë ajrore të vendosin nëse është e sigurt të fluturohet. Ndërsa kjo ndodh, natyra mund të jetë dhe shpëtimi. Shenjat vullkanore dhe meteorologjike gjatë natës të së hënës treguan ndalimin e ngritjes së hirit vullkanik të Islandës, duke u ndjekur gjatë fundjavës nga një ndryshim atmosferik mbi Atlantikun e Veriut, që mund ta shpërndajë hirin mbi Evropë. Por, kjo gjë mund të jetë një lehtësim i përkohshëm. Edhe nëse Eijaflallajokull dhe vullkani tjetër më i madh pranë tij, Katla, janë të qetë, Islanda është një vend gjeologjikisht aktiv, saqë aktivitete të tjera vullkanore mund të çojnë në lirimin e hirit në hapësirën evropiane dhe kjo mund të ndodhë së shpejti apo më vonë. Industria e udhëtimit është e ndjeshme nga kjo dhe paralajmërimet në kohë nga shkenca duhet të bëhen sa më shpejt për çdo rast. Fokus - Dëmet ekonomike të hirit vullkanik/Shpërthimi i vullkanit në Islandë mund të çojë në një katastrofë ekonomike. Nga e enjtja deri të dielën, në Evropë u anuluan më tepër se 60 mijë fluturime. Kjo i ka shkaktuar shoqërive ajrore 800 milionë euro dëme. 56 mijë vetë punojnë në shoqëritë ajrore gjermane. Po t’u shtosh atyre edhe numrin e punonjësve të aeroporteve, që nga rojet deri tek shitëset e dyqaneve Duty- Free, atëhere prej transportit ajror jetojnë në Gjermani rreth 200 mijë vetë. Vetëm në aeroportin e Frank- furtit mbi Main punojnë rreth 65 mijë vetë. Të gjithë këta këto ditë kanë qenë pa punë. Veç çmimit të biletave shoqërive ajrore u bien në kurriz edhe shpenzime të tjera, si p.sh. ato për strehimin dhe ushqimin e pasagjerëve që kanë prerë biletat dhe nuk mund të udhëtojnë. Po të mendosh se shoqëritë ajorore kanë pasur probleme edhe prej rënies së numrit të fluturimeve për shkak të krizës ekonomike 2009, atëhere nuk përjashtohet se prej gjendjes aktuale disa prej tyre mund të falimentojnë. Eksperti për aviacionin Andreas Spaeth thotë: “Një skenar i tillë mund të bëhet shumë serioz ditët e ardhshme. Lufthansa apo Air Berlin mendoj se janë në gjendje që ta përballojnë për një farë kohe situatën pa iu dashur të bëjnë shkurtime masive të personelit dhe pa rrezik falimentimi. Por përqindja e fitimit në sektorin e transportit ajror nuk është shumë e lartë dhe për këtë çështja kryesore është sa kohë do të vazhdojë problemi”. Sipas vlerësimeve të Lidhjes ndërkombëtare të shoqërive ajrore, IATA, reja vullkanike po u shkakton shoqërive ajrore më tepër humbje se sulmet terroriste të 11 shtatorit 2010 në SHBA. Humbjet e shoqërive ajrore janë rreth 250 milionë dollarë në ditë, tha dy ditë më parë shefi i IATA-s Giovanni Bisignani. Në rastet e katastrofave natyrore shoqëritë e sigurimeve nuk marrin gjë përsipër asnjë shpenzim. Bursat njoftuan të hënën se aksionet e shoqërive ajore kanë shënuar rënie prej 3,5 - 4,5%. Sipas Dhomës gjermane të Industrisë dhe të Tregtisë, në rast se fluturimet do të pezullohen tërërisht, humbjet për ekonominë gjermane do të jenë rreth një miliardë euro në ditë. Kjo sepse eksportet, të cilat pjesërisht janë të varura edhe transportit ajror - përbëjnë një nga shtyllat themelore të ekonomisë gjermane. Kjo do të thotë se prej ndërprerjes së fluturimeve mund të kenë humbje edhe sipërmarrjet që prodhojnë ilaçe, pjesë për kompjutera etj. Bllokimi prej dy javësh u transportit ajror do t’i kushtonte prodhimit bruto të vendit një mos rritje deri në një gjymë përqind. Për këtë shoqatat e ndryshime të sipërmarjeve gjermane kërkojnë që pas përfundimit të resë vullkanike të zbuten provizorisht rregullat për fluturimet natën, meqenëse pjesa më e madhe e transportit ajror kryhet natën. Shtabe krize të përbërë nga përfaqësues të politikës dhe të ekonomisë po përpiqen për të gjetur zgjidhje. Bëhet fjalë për kompensime shtetërore, por deri tani e sigurt nuk është asgjë.

Lobing i ri për Kosovën, në prag të samitit të Sarajevës Britania do të vazhdojë lobimin për Kosovën/Britania e Madhe do të lobojë në të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që Kosova të pranohet si anëtare e rregullt për lojërat olimpike që do të mbahen në vitin 2012 në Angli. Kështu ka premtuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparks pas takimit me Ministrin e kulturës, Lutfi Haziri. Në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ministri i kulturës Lutfi Haziri tha se më 24 prill do të nis zbatimi i projektit për ruajten e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ky projekt është përkahur nga ambasada britanike në Kosovë. Turqia dhe Spanja bisedojnë me Serbinë për Kosovën/Shefat e diplomacisë së Turqisë, Spanjës dhe Serbisë, në Beograd po bisedojnë për mënyrën e prezantimit të Kosovës në konferencat rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për takimin e Sarajevës.Sipas mediave të Beogradit, Ahmet Davutogllu, Migel Anhell Moratinos dhe Vuk Jeremiq, duhet të gjejnë mënyrë në të cilën në të ardhmen përfaqësuesit më të lartë të Beogradit dhe Prishtinës do të mund të bisedojnë drejtpërdrejt. Takimi do të kyçet në gjetjen e formulës së re për bashkëpunim më dinamik rajonal, me parakusht themelor, asnjë vend të mos përjashtohet nga dialogu. Shqetësimi i UNMIK-ut për modalitetet e strategjisë për veriun/ Strategjia për veriun e Kosovës, e hartuar nga Qeveria dhe Zyra Civile Ndërkombëtare, kryesisht është pritur mirë, madje edhe nga opozita në Kosovë, por jo edhe nga UNMIK u, i cili me rikonfigurim ka bartur përgjegjësitë te misioni evropian për sundimin e ligjit. Shefi i UNMIK ut, Lamberto Zanier, ka shprehur shqetësimin për, siç ka thënë, modalitetet e aplikimit të kësaj strategjie për veriun. Zëdhënësi i këtij misioni, Rusell Giki, shpjegon më hollësisht qëndrimin e UNMIK-ut: “Mendoj se pikëpamjet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm janë të mirënjohura dhe ato kanë të bëjnë me depolitizimin, sa më shumë që të jetë e mundur, të kësaj çështjeje, fokusimin në çështje praktike, sepse çështjet praktike u ndihmojnë të gjitha komuniteteve dhe arritjes së marrëveshjes nga të gjitha palët. Kjo është rruga që duhet ndjekur”, transmeton REL. Por, UNMIK u e konsideron këtë strategji si të politizuar. Rrjedhimisht, sipas zyrtarëve të këtij misioni, ajo do të jetë vështirë e realizueshme dhe madje mund të çojë në tensionim të situatës. “Nuk është sekret se situata në veri mund të tensionohet dhe kjo është e vërtetë, ndërsa ne i afrohemi për shembull sezonit të ndërtimit në Kroin e Vitakut dhe në zonat përreth. Ka qenë një lloj progresi dhe ajo që ne duam të shohim është rindërtimi paqësor, ku të gjitha palët mund të arrijnë ndonjë marrëveshje për ndërtim dhe që të dyja palët të kthehen në shtëpitë e tyre”, thotë Giki. Për shkak të mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, strategjia për veriun nuk ka gjetur mbështetjen e EU- LEX it, i cili është distancuar nga ajo, duke thënë se nuk është dokument i tij. Neutraliteti ndaj statusit ka bërë që edhe KFOR i të qëndrojë në distancë. UN- MIK u thotë se strukturat paralele janë të papranueshme. Por, nuk pranon dokumentin që do t’i zhbënte ato. “Për UNMIK un është me rëndësi që t’i përmbahet në mënyrë të përpiktë neutralitetit ndaj statusit. Secili e di se nuk mund të keni struktura paralele që veprojnë pranë njëra tjetrës”. “Njerëzit po pengojnë përpjekjet për ndërtim në kohën kur buxheti është shkurtuar gjithandej në botë dhe në të vërtetë ky shkakton Ministri i jashtëm spanjoll Moratinos në Shkup, për emrin e Maqedonisë Ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Ángel Moratinos është në Maqedoni ku do të takohet me homologun e tij Antonio Milloshovski, me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Kjo nuk është thjesht një vizitë e rrallë, sepse ministrat spanjollë vizitojnë rrallë Maqedoninë, por sepse Spanja është duke kryesuar me presidencën e BE-së, dhe ministri i saj i jashtëm do të përpiqet që të nxisë zyrtarët në Shkup që më në fund të pëmbyllin çështjen e emrit me Greqinë. Sllobodan Çashule, ish ministër i jashtëm dhe ambasador në Spanjë, tregon për mesazhet që pritet të përcjellë ministri i jashtëm spanjoll, Miguel Ángel Moratinos: “Ministri i jashtëm spanjoll do të përpiqet edhe një herë që paaftësinë e mekanizmave, atë që është e paparashikuar me këto mekanizma për raste të tilla, ta shndërrojë në një tenattivë që miqësisht të bindë, ose nëse doni edhe të bëjë presion ndaj Maqedonisë, që ajo të bëjë kompromis”, tha z. Çashule. Por pyetja e madhe është se çfarë do të bëjnë zyrtarët në Shkup? Nga deklaratat e deritanishme të administartës, ato janë konfuze. Njëherë jepen sinjale se zgjidhja mund të jetë afër, me një zyrtar, që pastaj një tjetër të hedhë poshtë mundësinë e pranimit të kompromisit. Sllobodan Çashule thotë se Maqedonia vështirë se do pranojë kompromis: “Ministri i jashtëm spanjoll do të dëgjojë nga zyrtarët në Shkup se janë të gatshëm për kompromis të arsyeshëm. Por atë që e kërkon Greqia, në Maqedoni nuk ka asnjë subjekt politik që të pranojë”, thotë z. Çashule. Greqia që po bllokon anëtarësimet e Maqedonisë në strukturat euroatlantike, thotë se Maqedonia duhet të ndryshojë emrin, dhe ky emër i ri duhet të përdoret në të gjitha nivelet. Ajo së fundmi ka deklaruar se nuk do të merret me çështje identitare. sistem jofunksional. Por, mënyra për ta adresuar këtë çështje nuk është që të ndërmerren veprime të ngutshme, por të zhvillohet dialog konstruktiv me të gjitha palët”, thekson Giki. Fokus - Koordinimi pas GJND-së/ Kosova duhet të kërkojë ndihmën e aleatëve për shtimin e njohjeve pas përmbylljes së procesit në GJND, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Prishtinë. Ata presin që në krye të lobimit për njohje të reja të vihen SHBAtë dhe vendet mike të BE-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të figurojnë në krye të listës së shteteve aleate, me të cilën Kosova do të duhej të koordinonte agjendën diplomatike pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së saj, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Prishtinë. Zyrtarë të lartë të institucioneve kosovare deklaruan, ditë më parë, se janë duke përgatitur një strategji koordinuese për veprimet pas GJNDsë. Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, shprehu bindjen se kjo strategji do të përmbajë hapa konkretë, me qëllim të përshpejtimit të procesit në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Besoj në strategji të tilla, për aq kohë sa prapa këtyre strategjive qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Ne e dimë që Serbia, bashkë me miqtë e saj, në mënyrë kontinuele vazhdon me lotimin kundër pavarësisë së Kosovës”. “Megjithatë, mendoj se dhënia e mendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të jetë një dritë jeshile, e cila mund të shfrytëzohet edhe nga institucionet kosovare në kapacitetet e tyre, sa ato kanë mundësi, por, në radhë të parë, ka mundësi që të përdoret nga aktorët kryesorë botërorë – SHBA-të dhe Bashkimi Evropian”, tha Hoti. Veprimi i radhës së shtetit serb për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës pritet të ndodhë në kuadër të sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nis punimet në vjeshtën e këtij viti. Ndërkaq, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të deklarohet në lidhje me çështjen e Kosovës në verën e këtij viti. Anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Ibrahim Gashi, tha se Kosova duhet të jetë një hap më përpara sesa diplomacia serbe. Për këtë gjë, sipas tij, është i nevojshëm edhe një koordinim i brendshëm. “Kjo nënkupton duke angazhuar ekspertë ndërkombëtarë, personalitete ndërkombëtare, ekspertë vendorë që kanë fuqi të argumentimit, siç janë qarqet akademike, pastaj diplomacinë ndërkombëtare, diplomacinë publike”, shpjegoi Gashi. Përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Kosovës kanë shprehur bindjen se pas procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, më shumë shtete do ta njohin shtetësinë e Kosovës. Deri më tani, Kosova është njohur nga 66 vende. Procesi në institucionin më të lartë të drejtësisë botërore, sipas profesorit Hoti, ka ndikuar që edhe shtetet mbështetëse të Kosovës të hezitojnë në marrjen e hapit për njohje, duke pritur dritën jeshile nga Haga për ta bërë një gjë të tillë. “Mendoj se procesi para gjykatës, në fakt, ka stopuar paksa shumë miq të Kosovës. Shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar janë shërbyer me këtë proces, duke menduar se me këtë proces do t’i jepet shansi Serbisë që të jetë konstruktive për ta ruajtur balancën e saj të brendshme, si justifikim që gjoja edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha një mendim për legalitetin e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Hoti. Por zyrtarët në Shkup thonë se emri i shtetit është thelbi i identitetit kombëtar maqedonas, çka bën që negociatat të jenë të vështira. BE para disa muajsh i dha Maqedonisë një afat gjashtë mujor, për sa kohë zgjat presidenca spanjolle, që të zgjidhë çështjen e emrit. Një raport i saj sugjeronte që Maqedonia mund të fillojë negociatat përfundimtare për anëtarësim në BE, por që të caktohej një datë se kur do të bëhej një gjë e tillë, duhej fillimisht të zgjidhej çështja e emrit. Mesazhe të ngjashme jep edhe NATO. Aleanca do të zhvillojë samitin e saj në nëntor, por nëse Maqedonia dëshiron të ulet në një tryezë, në krah të vendeve të tjera, çështjen e emrit duhet ta zgjidhë deri në qershor. Por çfarë do të humbasë Maqedonia nëse nuk arrihet kompromisi? Gazmend Ajdini, ka ndjekur prej vitesh çështjen e emrit. Ai është Sekretar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë: “Humbja më e madhe do të jetë muddnësia për avancimin e vendit nga aspekti demokratik dhe ekonomik. Do të humbasë partnerin e vetëm i cili është real dhe lojal, dhe kjo është BE. Më duhet të them se Maqedonia nuk është as Zvicra dhe as Norvegjia që të mund të ekzistojë jashtë rrjedhave evropiane”, thotë Gazmend Ajdini. Media në Shkup është duke paralajmëruar muëdsinë e vizitës të kryeminisrit Nikolla Gruevski në Athinë, në një konferencë të revistës “The Economist”. Kjo vizitë mund të shërbejë si një mundësi për takime të tjera me zyrtarët e lartë grekë. Shumë shpejt ndërkohë mes Maqedonisë dhe Greqisë do të duhet të rifillojnë negociatat. Ndërmjetësi i OKB-së Matthew Nimetz pritet të bëjë propozimet e fundit për emrin. Pas pak kohësh do të dihet, thonë vëzhguesit, se cila do të jetë e ardhmja integruese e Maqedonisë. Ministri i jashtëm spanjoll Miguel Ángel Moratinos gjatë vizitës së tij në Maqedoni do të përpiqet që ta përafrojë atë. E mërkurë, 21 prill 2010 DITA Holanda e gatshme të ndihmojë shëndetësinë kosovare Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot ambasadorin e Holandës në Kosovë, Henk Voskamp. Në këtë takim, bashkëbiseduesit kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e shëndetësisë. Ambasadori Voskamp e ka njohur ministrin Bukoshi me aktivitetet dhe ndihmat që shteti i Holandës ka ofruar në fusha të ndryshme në Kosovë që nga paslufta e këtej. Gjithashtu, ai kë bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit midis dy shteteve, prej 27 deri më 29 prill 2010, në Kosovë do të qëndrojnë një grup i studentëve nga të gjitha fakultetet e mjekësisë të Holandës, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë do të priten nga ministri Bukoshi, do ta vizitojnë Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe qendra të tjera shëndetësore në interes të njohjes së tyre me funksionimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës dhe sfidat e tij. Po ashtu, në bashkëpunim me “Caritas”-in, pritet që ky grup të sjellë edhe një kontingjent barnash për shëndetësinë kosovare. Ambasadori Voskamp , nga ana e tij, ka theksuar se sikurse vitin e kaluar, kur Holanda kishte ndihmuar Kosovën për sigurimin e terapisë kundër etheve hemorragjike, ambasada e këtij shteti në Kosovë, do të jetë derë e hapur edhe në të ardhmen për të ndihmuar shëndetësinë kosovare dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror në shëndetësi. Reagime për kërkesën e Nait Hasanit Kuvendi i Kosovës nuk merret me histori por me miratim të ligjeve që rregullojnë jetën e qytetarëve të vendit. Kjo ka qenë përgjigjja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ndaj kërkesës së deputetit të PDK-së, Nait Hasani që Kuvendi të rikthejë në agjendë rezolutën për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë. Kërkesa e deputetit të PDK-së është hedhur poshtë edhe nga partia opozitare AAK. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini e quajti kërkesë koti, kërkesën e deputetit të PDK-së, Nait Hasni. Kjo sipas tij mund të jetë përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit nga siç tha ai keqqeverisja që po vazhdon në Kosovë. I vetmi grup parlamentar që është shprehur në favor të kërkesës që Kuvendi të miratojë një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit është ai i AKR-së. Përveç kërkesës për Kuvendin, deputeti Nait Hasni njoftoi dje se ka ngritur kallëzim penal për 31 ish-funksionarë gjatë regjimit jugosllav për të cilët ai mendon se kanë kryer krime kundër njerëzimit. Disa prej personave nga kjo listë mbajnë pozita në institucione të ndryshme në Kosovë. 55 9

DITA<br />

Qipro rigjallëron ftesat<br />

për bisedime të reja<br />

për bashkimin<br />

Fituesi i zgjedhjeve në pjesën veriore<br />

të ishullit të Qipros, ka thënë se<br />

do të takohet me palën grekoqipriote<br />

muajin e ardhshëm. Dervish Eroglu,<br />

një nacionalist veteran fitoi ndaj liderit<br />

të deritanishëm turkoqipriot, Mehmet<br />

Ali Talat, që konsiderohej i<br />

moderuar. Pala grekoqipriote e ka cilësuar<br />

si zhvillim negativ fitoren e zotit<br />

Eroglu, ndërkohë që Ankaraja ka konfirmuar<br />

mbështetjen ndaj negociatave<br />

të drejtpërdrejta që synojnë ribashkimin<br />

e ishullit të ndarë që prej më<br />

shumë se 35 vjetësh. Fitorja e zotit<br />

Eroglu nuk ka shkaktuar befasim, pasi<br />

ajo parashikohej shumë kohë para<br />

zhvillimit të zgjedhjeve. Dervish Eroglu,<br />

lider i partisë së Unitetit kombëtar,<br />

dhe përfaqësues i krahut<br />

radikal, fitoi me më shumë se 50% të<br />

votave, kundrejt 42,85% që mori<br />

lideri i deritanishëm, i moderuari Mehmet<br />

Ali Talat. Rezultati i zgjedhjeve<br />

pritet të luajë një rol të rëndësishëm<br />

në negiociatat për ribashkimin e ishullit,<br />

që zhvillohen nën kujdesin e<br />

OKB-së. Dhe kjo pasi zoti Eroglu ka<br />

pikëpamjet krejtësisht të kundërta nga<br />

rivali i vet, për çështjen kryesore që<br />

ka të bëjë me sistemin e shtetit të<br />

ardhshëm që do të rezultojë nga ribashkimi.<br />

Deri tani, negociatat midis<br />

liderëve të dy komuniteteve ishin pajtuar<br />

për sistemin e federatës dyetnike,<br />

me një nënshtetësi dhe me përfaqësim<br />

proporcional në të gjitha nivelet<br />

e qeverisjes. Por zoti Eroglu ka<br />

insistuar vazhdimisht se zgjidhja<br />

duhet të konsistojë në një konfederatë,<br />

me dy shtete sovrane. Menjëherë<br />

pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve,<br />

zoti Eroglu shprehu gatishmërinë e tij<br />

për të vazhduar negociatat dhe tha se<br />

do të takohet me liderin grekoqipriot,<br />

presidentin e reublikës së Qipros,<br />

Dimitris Kristofias, muajin e ardhshëm.<br />

Por ai la të kuptohet se shumë<br />

nga arritjet e deritanishme do të duhet<br />

të rishikohen. “Kërkoj një zgjidhje<br />

të bazuar në realitetet e ishullit, një<br />

zgjidhje me të cilën mund të jetojmë<br />

të gjithë, tha zoti Eroglu dhe shtoi:<br />

“Të dy popujt duhet të jetojnë në paqe,<br />

pranë njeri tjetrit”. Pala grekoqipriote<br />

ndërkaq, e ka cilësuar si zhvillim<br />

negativ dominimin e nacionalistit<br />

veteran në zgjedhjet e së dielës.<br />

Zëdhënësi i qeverisë tha se fitorja e<br />

zotit Eroglu në zgjedhjet, që zëdhënësi<br />

i cilësoi si të palegjitimuara, është një<br />

zhvillim i pakëndshëm. Duke marrë<br />

parasysh qëndrimet e shprehura të zotit<br />

Eroglu për krijimin e dy shteteve të<br />

pavarura, do të krijohen probleme serioze<br />

në negociatat, shtoi ai. Skeptike<br />

u deklarua edhe Athina, ku zëdhënësi i<br />

ministrisë së jshtme greke, tha se qëndrimet<br />

e shprehura kohë pas kohe nga<br />

zoti Eroglu nuk frymëzojnë optimizëm.<br />

Ai shtoi se pala greke shpreson që zoti<br />

Eroglu të shkojë në negociatat me frymë<br />

konstruktive. Edhe Ankaraja tha se do<br />

të vazhdojë të mbështesë negociatat<br />

midis dy komuniteteve. Kryeministri<br />

Rexhep Taip Erdogan tha se do të synojë<br />

që zgjidhja të arrihet brenda vitit<br />

2010. Edhe Komisioni Europian tha<br />

se e inkuajon zotin Eroglu të vazhdojë<br />

me frymë konstruktive negociatat. Ishull<br />

i Qipros u nda në vitin 1974, kur ushtria<br />

turke pushtoi pjesën veriore si<br />

përgjigje ndaj një grushti shteti që junta<br />

ushtarake e asaj kohe në Greqi organizoi<br />

kundër liderit të komunitetit<br />

grek, peshkopit Makarjos. Në vitin<br />

1982 u shpall republika turke e Qipros<br />

së Veriut, që nuk njihet ndërkombëtarisht,<br />

veç prej Turqisë. Në vitin<br />

2004 kombet e bashkuara paraqiten<br />

një plan për ri bashkimin e ishullit,<br />

që u kundërshtua nga komuniteti grek<br />

dhe u miratua nga ai turk. Dy vjet<br />

më parë, liderët e dy komuniteteve<br />

vendosën zhvillimin e negocitave të<br />

drejtpërdrejta, që mbështeten fuqimisht<br />

nga komuniteti ndërkombëtar.<br />

8<br />

<strong>55</strong><br />

Fakti<br />

E mërkurë, 21 prill 2010<br />

Gjendet arsenal i madh armësh në Athinë<br />

Policia greke beson se ka zbuluar bazën kryesore të organizatës guerrile<br />

Lufta Revolucionare, që konsiderohet si më e madhja në vend. Sipas<br />

burimeve policore, në apartamentin e katit të pestë u gjetën shtatë raketa,<br />

një armë antitank RPG-7, dy automatikë kallshnikov, pistoleta, gra-<br />

nata, si dhe sasi e madhe bombash, të gatshme për t’u përdorur. Ndonëse<br />

pritet konfirmimi zyrtar, policia beson se kjo ishte baza kryesore e<br />

organizatës guerrile Lufta Revolucionare, pjesëtarë të së cilës janë arrestuar<br />

dhjetë ditë më parë dhe u janë komunikuar akuza që lidhen me<br />

terrorizmin. Baza ndodhet fare pranë godinave të gjykatës së Athinës,<br />

që përbënte dhe objektivin e aksionit të parë të organizatës në fjalë, në<br />

vitin 2003. Shërbimi antiterror ka dyshime të bazuara se në arsenalin e<br />

gjetur ndodhet edhe arma me të cilën u godit në janar 2008 selia e<br />

ambasadës amerikane në Athinë. Kjo pritet të sqarohet pas kryerjes së<br />

analizave balistike. Të njëjtat analiza mendohet se mund ta zbardhin<br />

edhe dy ngjarje që kanë mbetur jetime, siç thuhet në gjuhën e policisë:<br />

vrasjen e policit roje në banesën e atasheut ushtarak të Britanisë, në<br />

vitin 2004, dhe sulmin kundër banesës së kryetarit të këshillit të lartë të<br />

shtetit, në prill 2007. Beteja revolucionare konsiderohet organizata më<br />

e madhe guerrilase në vend, pas asgjësimit të 17 nëntorit në vitin 2002,<br />

që ishte organizata më jetëgjatë në Evropë.<br />

Më shumë reagime mbi<br />

masat ndaj hirit vullkanik<br />

“Financial Times”<br />

Shumica e evropianëve ish<br />

in të lumtur të pranonin<br />

mbylljen e hapësirës së tyre<br />

ajrore të enjten, si një përgjigje<br />

emergjente e hirit vullkanik, të liruar<br />

nga vullkani islandez. Por,<br />

pothuajse pesë ditë pas pezullimeve<br />

të fluturimeve dhe të hirit vullkanit<br />

të dukshëm apo aspak të dukshëm<br />

nga toka, kompanitë ajrore<br />

janë duke udhëhequr një fushatë<br />

ngritjeje zëri për heqjen e rregullave<br />

strikte. Është e vështirë të argumentosh<br />

se mbyllja e parë ishte<br />

si një reagim ndaj rrezikut që<br />

paraqet hiri vullkanik në motorët e<br />

aeroplanëve. Autoritetet evropiane,<br />

pa eksperienca të mëparshme të<br />

shpërthimeve vullkanore, që hynë<br />

në hapësirën e tyre ajrore, thjesht<br />

po ndiqnin rekomandimet e Organizatës<br />

Ndërkombëtare të Aviacionit<br />

Civil, që një zonë nuk është për<br />

fluturime kur është i pranishëm<br />

çdolloj hiri. Industria e udhëtimeve<br />

ka të drejtë kur kritikon autoritetet<br />

e kontrollit të trafikut dhe qeveritë<br />

evropiane për përgjigjen e tyre<br />

të ngadaltë, ndërsa kriza u përkeqësua<br />

gjatë fundjavës, për të vijuar<br />

dhe ditën e hënë. Ndërsa dhjetëramijëra<br />

fluturime u anuluan dhe<br />

qindra-mijëra pasagjerë nuk mund<br />

të ktheheshin në shtëpitë e tyre,<br />

kjo rezultoi me kosto të madhe<br />

njerëzore. Viktimat nuk janë aq të<br />

dukshme, siç mund të jetë e dukshme<br />

rënia e një aeroplani, por ka<br />

të ngjarë që kjo situatë t’i çojë drejt<br />

vdekjes, për shkak të stresit dhe<br />

procedurave mjekësore, të cilat<br />

vonohen, pasi njerëzit ndodhen larg<br />

tyre. Ndalimi total i fluturimeve<br />

duhet të zëvendësohet urgjent nga<br />

masa të matura, bazuar në njohuritë<br />

shkencore, se sa hi vullkanik<br />

aktualisht ndodhet në atmosferë,<br />

në cilat vende konkretisht dhe çfarë<br />

dëmtimi shkakton koncentrimi i<br />

kësaj reje vullkanore në motorët e<br />

aeroplanëve. Përdorimi dhe modelimi<br />

i kompjuterëve në shkallë të<br />

gjerë, bazuar në imazhet satelitore,<br />

nuk mjafton. Në të njëjtën<br />

kohë, Evropa duhet të konsiderojë<br />

shembullin e SHBA-ve, duke i lënë<br />

kompanitë ajrore të vendosin nëse<br />

është e sigurt të fluturohet. Ndërsa<br />

kjo ndodh, natyra mund të jetë<br />

dhe shpëtimi. Shenjat vullkanore<br />

dhe meteorologjike gjatë natës të<br />

së hënës treguan ndalimin e ngritjes<br />

së hirit vullkanik të Islandës,<br />

duke u ndjekur gjatë fundjavës<br />

nga një ndryshim atmosferik mbi<br />

Atlantikun e Veriut, që mund ta<br />

shpërndajë hirin mbi Evropë. Por,<br />

kjo gjë mund të jetë një lehtësim i<br />

përkohshëm. Edhe nëse Eijaflallajokull<br />

dhe vullkani tjetër më i madh<br />

pranë tij, Katla, janë të qetë, Islanda<br />

është një vend gjeologjikisht<br />

aktiv, saqë aktivitete të tjera vullkanore<br />

mund të çojnë në lirimin e<br />

hirit në hapësirën evropiane dhe kjo<br />

mund të ndodhë së shpejti apo më<br />

vonë. Industria e udhëtimit është<br />

e ndjeshme nga kjo dhe paralajmërimet<br />

në kohë nga shkenca duhet<br />

të bëhen sa më shpejt për çdo rast.<br />

Fokus - Dëmet ekonomike të<br />

hirit vullkanik/Shpërthimi i vullkanit<br />

në Islandë mund të çojë në<br />

një katastrofë ekonomike. Nga e<br />

enjtja deri të dielën, në Evropë u<br />

anuluan më tepër se 60 mijë fluturime.<br />

Kjo i ka shkaktuar shoqërive<br />

ajrore 800 milionë euro<br />

dëme. 56 mijë vetë punojnë në shoqëritë<br />

ajrore gjermane. Po t’u shtosh<br />

atyre edhe numrin e punonjësve<br />

të aeroporteve, që nga rojet<br />

deri tek shitëset e dyqaneve Duty-<br />

Free, atëhere prej transportit ajror<br />

jetojnë në Gjermani rreth 200 mijë<br />

vetë. Vetëm në aeroportin e Frank-<br />

furtit mbi Main punojnë rreth 65<br />

mijë vetë. Të gjithë këta këto ditë<br />

kanë qenë pa punë. Veç çmimit të<br />

biletave shoqërive ajrore u bien në<br />

kurriz edhe shpenzime të tjera, si<br />

p.sh. ato për strehimin dhe ushqimin<br />

e pasagjerëve që kanë prerë<br />

biletat dhe nuk mund të udhëtojnë.<br />

Po të mendosh se shoqëritë<br />

ajorore kanë pasur probleme edhe<br />

prej rënies së numrit të fluturimeve<br />

për shkak të krizës ekonomike<br />

2009, atëhere nuk përjashtohet se<br />

prej gjendjes aktuale disa prej tyre<br />

mund të falimentojnë. Eksperti për<br />

aviacionin Andreas Spaeth thotë:<br />

“Një skenar i tillë mund të bëhet<br />

shumë serioz ditët e ardhshme.<br />

Lufthansa apo Air Berlin mendoj<br />

se janë në gjendje që ta përballojnë<br />

për një farë kohe situatën pa iu<br />

dashur të bëjnë shkurtime masive<br />

të personelit dhe pa rrezik falimentimi.<br />

Por përqindja e fitimit në sektorin<br />

e transportit ajror nuk është<br />

shumë e lartë dhe për këtë çështja<br />

kryesore është sa kohë do të vazhdojë<br />

problemi”. Sipas vlerësimeve<br />

të Lidhjes ndërkombëtare të shoqërive<br />

ajrore, IATA, reja vullkanike<br />

po u shkakton shoqërive ajrore më<br />

tepër humbje se sulmet terroriste<br />

të 11 shtatorit 2010 në SHBA.<br />

Humbjet e shoqërive ajrore janë<br />

rreth 250 milionë dollarë në ditë,<br />

tha dy ditë më parë shefi i IATA-s<br />

Giovanni Bisignani. Në rastet e<br />

katastrofave natyrore shoqëritë e<br />

sigurimeve nuk marrin gjë përsipër<br />

asnjë shpenzim. Bursat njoftuan<br />

të hënën se aksionet e shoqërive<br />

ajore kanë shënuar rënie prej 3,5 -<br />

4,5%. Sipas Dhomës gjermane të<br />

Industrisë dhe të Tregtisë, në rast<br />

se fluturimet do të pezullohen<br />

tërërisht, humbjet për ekonominë<br />

gjermane do të jenë rreth një miliardë<br />

euro në ditë. Kjo sepse eksportet,<br />

të cilat pjesërisht janë të<br />

varura edhe transportit ajror - përbëjnë<br />

një nga shtyllat themelore<br />

të ekonomisë gjermane. Kjo do të<br />

thotë se prej ndërprerjes së fluturimeve<br />

mund të kenë humbje edhe<br />

sipërmarrjet që prodhojnë ilaçe,<br />

pjesë për kompjutera etj. Bllokimi<br />

prej dy javësh u transportit ajror<br />

do t’i kushtonte prodhimit bruto<br />

të vendit një mos rritje deri në një<br />

gjymë përqind. Për këtë shoqatat<br />

e ndryshime të sipërmarjeve gjermane<br />

kërkojnë që pas përfundimit<br />

të resë vullkanike të zbuten provizorisht<br />

rregullat për fluturimet<br />

natën, meqenëse pjesa më e madhe<br />

e transportit ajror kryhet natën.<br />

Shtabe krize të përbërë nga përfaqësues<br />

të politikës dhe të ekonomisë<br />

po përpiqen për të gjetur<br />

zgjidhje. Bëhet fjalë për kompensime<br />

shtetërore, por deri tani e sigurt<br />

nuk është asgjë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!