30.04.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Veprimet e pakoordinuara përpara zgjedhjeve të Malit të Zi

Nga Shaban Peraj

Bisedat për mënyrën e daljes në zgjedhjet

lokale janë temë e diskutimeve për shumicën

prej atyre që këtë dukuri e kanë përqafuar me

seriozitet për të qenë nesër sa më të përgatitur.

Nga ajo që shkruhet e dëgjohet duket se do të

ketë beteja të ashpëra në mes të subjekteve

politike shqiptare këtu në Mal të Zi, dhe kjo nuk

është asgjë e re për momentin. Këto beteja

kanë qenë edhe në zgjedhjet e kaluara si diçka

që i kanë parapri ndarjes së trungut votues të

shqiptarëve për të cilën dukuri nuk skuqet

askush duke mos zgjedhur forma e veprime,

vetëm e vetëm për të arritur një qëllim, atë të

dëshmisë se kush është kapo në këto troje.

Duke vepruar kështu siç veprojnë politikanët

dëshmojnë se nuk janë në frymën e parimeve

demokratike, se nuk janë brenda vet vullnetit të

popullit. Nga përvoja e zgjedhjeve të mëparshme,

po edhe duke parë veprimet e nisura

për këto zgjedhje, njeriu nuk ka se si të mos

e pyes vetën: a ka këtu mekanizma të disiplinës

publike, së paku para zgjedhjeve, a mund të

shfaqen rreziqe nga paraqitjet e pakontrolluara

të atyre që pretendojnë nesër të marrin

pushtetin lokal? Nëse veprohet me forma të

pakontrolluara atëherë kjo formë paraqet rrezik

për një shoqëri demokratike e cila e ka tepër

të vështirë të ekzistojë nëse për këtë nuk homogjenizohen

të gjithë faktorët relevant, dhe

kjo kërkon angazhim për ata që nuk duan që

nesër të jenë përgjegjës, qoftë kjo nga një parti

politike apo liderë të cilëve si duket për momentin

u mungon vullneti i mirë. Sidoqë të jetë

për këtë proces zgjedhor duket se masa ka

krijuar njëfarë mosbesimi e apatie ndaj disa

6

55

NJOFTIM

Në zbatim të V.K.M-së nr.736, datë 01.07.2009 ”Për disa ndryshime në vendimin

nr. 808, datë 04.12.2003, të Këshillit të Ministrave “ Për dhënien e lejeve të

manovrimit përdoruesve të makinerive të rënda të ndërtimit” dhe të urdhërit të

MPPTT-it me nr.47, datë 29.03.2010 për miratimin e rregullores “Për kushtet, kriteret

dhe programet për përgatitjen teoriko-praktike të kandidatëve, si dhe dhënien e

dëshmisë së aftësisë profesionale për përdoruesit e makinerive të rënda, për

punime ndërtimi dhe tokë, si dhe disiplinimi i përdorimit të makinerive të ndërtimit.’’

Drejtoria e Pëgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton të gjitha

subjektet private ose subjekte të tjera qe janë të interesuar për liçensimin para

fillimit të kursit teoriko-praktik dhe të personave fizik që kërkojnë të pajisen me

dëshminë e aftësisë profesionale për përdorues të makinerive të rënda për punime

ndërtimi dhe tokë ,se duhet të marrin informacion pranë DPSHTRR-së,ose në

faqen zyrtare të internetit, në adresën www.dpshtrr.gov.al mbi fillimin e testimit në

Qendrën e Trajnimeve Profesionale në Durrës.

Për sa më sipër ju njoftojmë se V.K.M nr.736, datë 01.07.2009 është i vlefshme për

përdoruesit e makinerive të rënda qe klasifikohen në tre grupe, si

EKSKAVATORISTE, BULDOZERISTE dhe AUTOMAKINISTE.

Për çdo sqarim të mëtejshëm drejtohuni pranë DPSHTRR-së, në adresën, Rruga

“Irfan Tomini” ose kontaktoni me Drejtorinë e Kualifikimit dhe Testimit, pranë

DPSHTRR-së, në numrin e telefonit 0672050712.

E mërkurë, 21 prill 2010

subjekteve politike që nuk e dëshmuan vetën

në ngritjen e zhvillimit ekonomik, shoqëror e

kulturor të asaj pjese që përfaqësojnë, ku

njerëzit u nginë me premtime boshe të cilat

nuk u realizuan përderisa veprohet në mënyrë

parciale.

Tani për çdokend është e qartë se nëse në

fillim të demokracisë u mendua se pati njëfarë

kontrate në mes popullit dhe të zgjedhurve,

duket se kjo kontratë është prishur për një arsye

të thjeshtë, atë të krijimit të mosbesimit të

ndërsjellë ku fitohet përshtypja se të zgjedhurit

nuk kanë më ndikim te masa dhe kjo krijon

ngërç politik për të qenë të pabesueshëm për

votuesit. Masës votuese nuk kanë më çfarë t’i

thonë, ajo çdo ditë e më shumë po përballet

me realitetin dhe thyerjen kontratës me ta, gjë

që i kanë vënë në siklet si të gjejnë mënyrën e

gënjeshtres po çka se standardi, kushtet e

jetesës po binë gjithnjë e më shumë. Për këtë

të fundit e kanë gjetur formulën: krizë globale

thonë, po fakti është se për ta nuk po hetohet

kriza, për ta nuk ka solidarizim me ata të papunë

që i la privatizimi i ndërmarrjeve, ndaj është

ky një rast i mirë që t’i ndëshkojnë edhepse

nuk ka shpresa për ndryshime në renditjen e

atyre që nesër pretendojnë të jenë prijës të

kësaj sallamadie. Kjo duhet t’i bëjnë qytetarët

të vëmendshëm që në zgjedhjet e 23 majit të

tentojnë së paku diçka të ndryshojnë. Ky ndryshim

tani është më se i nevojshëm nëse duan

që me veprimet e tyre të dëshmojnë se e kuptojnë

demokracinë si diçka që duhet të jetë

pjesë e të gjithëve, jo vetëm e atyre që kërkojnë

pushtet. Për këtë duhet të presim zgjedhjet për

të parë se cila do të jetë përgjigja e votuesve,

por jo vetëm e tyre, gjatë takimit që do të bëjë

politika e ndodhur në procese të lodhshme,

sidomos nga politikanë që tjetër fytyrë kanë

gjatë fushatës e tjetër ofrojnë pasi të mbarojnë

Autori është Ekspert për Pushtetin Lokal

zgjedhjet. Mbetet për të dëshiruar a thua do ta

mbajnë fjalën, por le të na lejohet të themi se

se duke bërë hile bjerrin imazhin e politikës te

votuesit. Kjo përballje e pakëndshme me votuesit

duhet të ndodhë patjetër, për këtë janë të

vetëdijshëm sepse beteja do të jetë publike

dhe ajo duhet të shkohet në sy.

Tani është fillimi, do të nisë fushata e pastaj

pasfushata dhe të presim se cili do të jetë

mozaiku i shifrave, megjithëse askush nuk ësh-

Autostradat e integrimit

Nga Kushtrim Gashi

të në gjendje për të dhënë shifra të sakta për

dalje në zgjedhje, kush do të dalë më vete, kush

me ke në koalicione si dhe si mund të duket ky

mozaik pas zgjedhjeve lokale. Deri në momentin

përfundimtar kemi të drejtë të besojmë kështu

apo ashtu e atëherë të presim rregullat e

lojës. Ashtu siç na ka ndodhur ne në të shumtën

e rasteve vështirë që këto rregulla të zbatohen,

kjo edhe për një arsye më shumë duke iu referuar

asaj që ndodhi në pushtetin lokal të Ulqinit,

në zgjedhjet e vitit 2006. Edhe atëherë u mendua

se puna përfundoi sipas rregullave, por nuk

kaloi shumë kohë dhe ata u prishën. Përsëri

kjo lë mundësi për të ndodhur edhe pas këtyre

zgjedhjeve, gjë që do të ishte vetvrasje për ata

që do të përfshihen në këtë lojë. Pra, nëse ka

rregulla, atëherë duhet pranuar lojën deri në

fund, ndryshe i ke zhgënjyer të gjithë, si ata që

fitojnë ashtu edhe ata që humbasin. Megjithatë,

jo gjithmonë funksionojnë rregullat e lojës,

punët e mira duhet bërë brenda vetës, brenda

partive e atëherë të fillohet me zbatimin e rregullave,

nëse nuk janë bërë para zgjedhjeve.

Ajo që ka rëndësi në këto momente është ndryshimi

i kartës politike dhe ky është pluralizmi

i vërtet, çka na obligon të gjithëve të hedhim

një hap drejt bashkëpunimit e kordinimit të

veprimeve tona.

Në kohën kur Qeveria e Republikës së Kosovës kishte miratuar vendimin e komitetit ndërministror

për të shpallur fituesin për ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdarë dhe nga kompanitë parakualifikuese

ishin seleksionuar dy kompani me renome ndërkombëtare konzorciumin Bechtel &

Enka dhe Strabag, ku me pastaj Qeveria kishte filluar negociatat me kompaninë amerikano turke,

pasuan menjëherë kritikat në drejtim të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit.

Opozita theksonte se devijimet që i janë bërë projektit origjinal të autostradës, po bëhen pa asnjë

sqarim dhe asnjë debat. Me tej shtonin se kjo autostradë nuk është Vermicë-Merdarë, por Vermicë-

Besi dhe i tërë rajoni i llapit është izoluar. Pra këta jepnin konkluzione të padrejta akoma pa përfunduar

negociatat.

Me të përfunduar negociatat komiteti drejtues, i kryesuar nga Ministri Limaj, i prezantuan Qeverisë

rekomandimin për miratimin e mbylljes së negociatave dhe ta aprovoj draftkonkraten finale ndërmjet

Qeverisë dhe Bechtel & Enkas, ku Qeveria miratoje rekomandimin e komitetit Drejtues Ndërministror

për ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdarë.

Kompania fituese u shpall konzorciumi Bechtel & Enka e cila pritet të fillojë punën me 25 Prill.

Kontrata e lidhur ndërmjet qeverisë dhe kompanisë amerikano-turke është lidhur për tërë projektin,

që nënkupton se nuk do të ndalet në Besi ashtu siç ka thëne opozita, por do të vazhdojë deri në

Merdare. Kontrata është bërë në mënyrën me të mirë të mundshme, sipas mundësive financiare të

vendit tonë, për aq sa ka mjete financiare do të vazhdohet rruga.

Sipas kontratës është paraparë që ndërtimi i autostradës të bëhët sipas sektorëve apo disa

fazave, ku në secilin sektor është paraparë shuma maksimale e cila nëse tejkalohet, atëherë

përgjegjësin e bartë kompania ndërtuese.

Po ashtu opozita vazhdonte të kritikonte se devijimi i trasesë së autostradës po bëhët pa asnjë

sqarim dhe debat, gjë që e vërteta është se sqarime të shumta janë dhen për devijim, e një ndër ato

është se kursehet buxheti i Kosovës për afro 500 milion euro dhe për ketë ekspertet do të thonë fjalën

e tyre.

“Kur të ndërtohet rruga deri në Duhel, kompania do t’i ofroj Qeverisë tri studime të mirëfillta të

projektit, që pastaj qeveria të marrë vendim se a do të vazhdoj rrugën në drejtim të Caraleves apo do

të gjejë rrugë të tjera alternative, varësisht se si është interesi i vendit” ka thëne Ministri Limaj.

Çështja e devijimit të autostradës do të diskutohet edhe në parlamentin e Republikës së Kosovës,

ku ky i fundit do ta jep fjalën përfundimtare se kah do të shkoj autostrada, ishte premtimi i

Ministrit Limaj, gjë që askush nuk duhet të friksohet sepse për ketë do të diskutohet në parlament.

Fillimisht rruga e kombit do të financohet nga buxheti i Kosovës dhe nga donator potencial, nëse

është e nevojshme edhe me kredi të buta, ku e tërë kostoja e autostradës do të jetë rreth 700 milion

euro. Nga ndërtimi i rrugës jo vetëm Kosova që do të ketë përfitime të mëdha, por edhe i gjithë rajoni.

Kosova do te ketë dalje në detin Adriatik, përkatësisht në portin e Durrësit dhe do të integron një

komb i cili ishte i ndarë me shekuj.

Një ndër kushtet e kontratës, të cilat janë në favor të vendit tonë është se kompania të gjithë

materialin për ndërtimin e rrugës që prodhohet në Kosovë e ka për obligim ta blejë, gjë që favorizon

prodhimin vendor, po ashtu edhe një pjesë të punëve kompania ka për detyre që t’i angazhoj kompanitë

vendore. Autostrada parashihet të përfundojë për 3 vjet dhe gjatë kësaj periudhe do të

punësohen rreth 6000 punëtor, prej tyre 4000 vendor.

Në vitin 2010 do të punësohen 492 punëtor, në vitin 2011 numri i punëtorëve do të rritet në 1973

punëtor, në vitin 2012 numri do të shtohet akoma në 2253 punëtor dhe në vitin 2013 -1290 punëtor,

gjithsejtë rreth 6000 punëtorë që do të punojnë në ndërtimin e rrugës.

Ndërsa në anën tjetër Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për kredi dhe financim

ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Qeveritare Gjermane KfW Frankfurt am

Main. Ky financim ka për qëllim ndërtimin e linjës 400 kilovolshtëshe Prishtinë – Tiranë, që është rreth

240 kilometra e gjatë dhe pjesa për Kosovën është rreth 35 kilometra gjatësi, që ndryshe njihet edhe

si autostrada energjitike. Kjo autostradë energjitike përveq që do të ndihmojë zhvillimin e sektorit

energjitik në Kosovë, përmirësimin dhe integrimin e sistemit të transmisionit përmes linjës 400

kilovoltëshe Prishtinë – Tiranë, do të jetë edhe nje hap drejtë integrimit ndërshqiptar.

Pra duke parë që përfitimet e Kosovës do të jenë të mëdha sepse së pari, vendi ynë do të del nga

izolimi dhe së dyti, do të jemi një hapë drejtë bashkimit të kombit, prandaj të punojmë që autostradat

e kombit t’i jetesojme dhe aspiraten e popullit për bashkim kombëtar një ditë ta jetojmë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!