30.04.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ish të përndjekurit hedhin poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me PS-në

“Edi Rama nuk ka kërkuar falje për krimet e paraardhësve të tyre

politik, ka artikuluar teza kundër interesave të kësaj shtrese”

Ish të përndjekurit e konsiderojnë si mashtrim përfshirjen si një

alternativë përfaqësuese të kësaj shtrese në programin politik të Partisë

Socialiste. Agim Musta si një prej shoqatave të ish të dënuarve politik, hedh

poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me këtë forca politike, pasi sipas tij,

janë vetë ata që kanë artikuluar se janë kundër interesave të kësaj shtrese.

“Kjo është vetëm një mashtrim politik dhe asgjë më tepër. Por, e kanë

shumë të gabuar pasi vetë ata e kanë deklaruar haptazi se ne nuk kemi

punë me ish të përndjekurit politik dhe ish pronarët. Dikur kur ata ishin në

qeveri, ne kemi kontaktuar me ata dhe na e kanë thënë prerazi se ne nuk

kemi punë me ju. Sigurisht që një gjë të tillë duhet të thoshin sepse

baballarët dhe njerëzit e tyre ishin ata që na përndoqën dhe ata kurrë deri

Ministri i Jashtëm i Republikës së

Kosovës, Skënder Hyseni, përshëndeti

dje angazhimin e kryeministrit Sali

Berisha, opër integrimin e shqiptarëve

në strukturat euroatlantike. Gjatë një

takimi të zhvilluar në Tiranë, kreu i

qeverisë shqiptare e informoi kryediplomatin

e Kosovës, lidhur me dorëzimin

e Pyetësorit në Komisionin Evropian.

Ministri Hyseni i shprehu urimet

më të ngrohta e vëllazërore Kryeministrit

Berisha për finalizimin në kohë

të këtij dokumenti të rëndësishëm,

duke e cilësuar këtë një ngjarje historike

e madhore për Shqipërinë, por

edhe për mbarë kombin shqiptar, një

akt për të cilin jemi të gjithë krenar.

Duke vlerësuar arritjet e mëdha të

Kosovës, Kryeministri Berisha theksoi

se Kosova është shndërruar tashmë

dhe po konsolidohet gjithnjë e më

shumë si një faktor thelbësor paqeje

dhe stabiliteti në Ballkan. Në këtë kontekst,

zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë

dhe në veçanti, pjesëmarrja e komunitetit

serb në këto zgjedhje dëshmuan

edhe një herë nivelin e lartë të

standardeve demokratike, të arritura

në Kosovë.

Nga ana e tij, ministri Hyseni e

falënderoi përzemërsisht kryeministrin

Berisha për pritjen e ngrohtë dhe

miqësore dhe i përcolli përshëndetjet

e Presidentit Sejdiu, kryeministrit

Thaçi.

Ministri Hyseni e informoi Kryeministrin

Berisha për fillimin e punimeve

për pjesën e rrugës së kombit që kalon

në Kosovë dhe e falënderoi edhe

një herë për kontributin e tij për realizimin

e veprës madhore të kombit,

Shefi i Ekzekutivit Berisha takon ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hyseni

Berisha, ngushëllime Kryeministrit të

Kinës, z. Wen Jiabao, për pasojat tragjike

të tërmetit, në Provincën Qinghai

më sot nuk janë prononcuar për të dënuar krimet e baballarëve dhe

njerëzve të tyre që kanë bërë ndaj shtresës së ish të persekutuarve politik”,

u shpreh Musta.

Në programin e tyre politik që socialistët prezantuan në Kongresin e

fundit, dhe që u shtrua për diskutim në bazë, thuhet se kjo forcë politik do të

bashkëpunojë me ish të përndjekurit politik dhe ish pronarët, për kompensimin

si dhe integrimin e tyre ekonomik, politik dhe shoqëror. “E bëjnë për të

mashtruar. Duan të gjejnë naivë për të besuar këtë. Ne s’kemi pse, sepse

dëmshpërblimet tona kanë filluar tashmë dhe ne presim të likuidohemi

plotësisht në bazë të ligjit të miratuar nga parlamenti shqiptar”, u shpreh më

tej, Agim Musta, përfaqësues i shoqatës së ish të përndjekurve politik.

Dorëzimi i Pyetësorit në Bruksel, ngjarje madhore

jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë kombin

rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

Në takim u diskutua për zgjerimin

dhe thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer

e të gjithanshëm mes të të dy

vendeve në të gjitha fushat, në veçanti

për promovimin e mëtejshëm të shkëmbimeve

ekonomike, tregtare, kulturore,

në fushën e energjisë si dhe

bashkëpunimit rajonal dhe në kuadër

të integrimit europian dhe atë euroatlantik.

Kryeministri Berisha vlerësoi se

është e rëndësishme që të dy vendet

të ndërmarrin hapat për studimin e fizibilitetit

për një projekt të dytë madhor

që do të zgjeronte lidhjet midis tyre,

por edhe mbarë rajonin, ndërtimin e

linjës hekurudhore midis dy vendeve.

Në fund të takimit, ministri Hyseni

u shpreh se për të, si edhe për çdo

qytetar të Kosovës është një nder dhe

kënaqësi e veçantë të takohet me

Kryeministri Sali Berisha, me anë të një telegrami, i ka shprehur ngushëllime

Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, z. Wen Jiabao, për pasojat tragjike

të shkaktuara nga tërmeti i rënë në 14 prill, në Provincën Qinghai.

Në këtë telegram, kryeministri Berisha shkruan se “me hidhërim të thellë

mësova lajmin për pasojat tragjike të shkaktuara nga tërmeti i rënë në datën

14 prill, në Provincën Qinghai”. “Me këtë rast, dëshiroj që në emër të Qeverisë

shqiptare t’Ju transmetoj, Shkëlqesi, ngushëllimet e mia më të sinqerta për

viktimat dhe dëmet materiale të shkaktuara si pasojë e këtij tërmeti”, thuhet

në mesazhin e kryeministrit Berisha.

Më tej, shefi i ekzekutivit shkruan se “Qeveria dhe populli shqiptar i gjendet

pranë Qeverisë dhe popullit mik të Republikës Popullore të Kinës, duke ndarë

dhimbjen që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe t’ Ju shpreh ndjenjat më të ngrohta

të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave”.

Kryeministrin Berisha dhe të ketë rastin

t’i shprehë atij mirënjohjen për kontributin

e tij personal dhe të qeverisë

shqiptare për gjithçka kanë bërë për

Kosovën.

Topalli-Hyseni: E ardhmja e sigurt

e Shqipërisë, Kosovës dhe e

vendeve të Ballkanit është në BE/

“Përkrahja e Shqipërisë në procesin

të njohjes së Kosovës, është e pazëvendësueshme.

Përkrahja e institucioneve

shqiptare dhe e juaja si Kryetare

e Kuvendit, e ka bërë këtë proces

të pandalshëm”. Kështu u shpreh dje

ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder

Hyseni në takimin me Kryetaren e

Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Vizita e pak ditëve më parë e Kryetarit

të Kuvendit, pasuar nga vizita e

djeshme dëshmojnë një intensifikim

të bashkëpunimit mes dy vendeve,

bashkëpunim unik ky, në rajon. Koordinimi

i lobimit diplomatik e parlamentar

për përshpejtim të njohjes së Kosovës,

zhvillimet në Kosovë, Shqipëri

e rajon, hapat integrues si dhe bashkëpunimi

dy dhe shumë palësh rajonal,

ishin fokusi kryesor i bisedës

miqësore.

Për zotin Hyseni, krahas ecurisë

së njohjes së Kosovës, sfida më e

madhe është anëtarësimi i saj në institucionet

ndërkombëtare deri në

anëtarësimin e plotë në OKB.

Ai tha se faktorët politikë të Kosovës

po japin gjithnjë e më fort mesazhe

të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit

me vendet e rajonit

Për Kryetaren e Kuvendit këto mesazhe

bashkëpunimi janë thelbësore

dhe dëshmi e vizionit perëndimor dhe

mendësie moderne të popullit dhe

liderëve të Kosovës.

“Vendet e rajonit duhet të shohin

nga e ardhmja. E ardhmja e sigurt e

Shqipërisë, Kosovës dhe e vendeve

të Ballkanit është në BE”, tha kryetarja

e Kuvendit.

Ata vlerësuan nënshkrimin e kontratës

për ndërtimin e pjesës kosovare

të “Rrugës së Kombit”, arteries

që do lidhë edhe më shumë politikisht

dhe ekonomikisht jo vetëm dy vendet,

por gjithë zonën ballkanike e më

tej.

Si Kryetarja e Kuvendit ashtu edhe

ministri Hyseni u shprehën optimistë

që në të ardhmen, vende të tjera të

reja, shumë shpejt do të shtohen në

numrin dhe vargun e gjatë të shteteve,

që tashmë e kanë njohur pavarësinë

e Kosovës.

Shqipëria i kërkon Marokut

njohjen e pavarësisë së Kosovës

Me ftesë të zv/ministres së Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi, mbërriti për

një vizitë zyrtare në Tiranë Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të

Mbretërisë së Marokut, znj. Latifa Akharbach. Gjatë takimit në Ministrinë e Punëve

të Jashtme, Znj. Harxhi dhe znj. Akharbach vlerësuan marrëdhëniet e mira të

bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin për zgjerimin e tyre të

mëtejshëm si në nivelin politik ashtu edhe në fushat e shkëmbimeve tregtare,

doganave, të turizmit, bujqësisë etj. Në këtë kuadër, u nënvizua nevoja e nënshkrimit

të marrëveshjeve ekonomike midis dy vendeve. Të dy palët theksuan nevojën

e zhvillimit të konsultimeve për çështjet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe të

forcimit të bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë takimit, palës marokene iu kërkua njohja e pavarësisë së Republikës së

Kosovës.. Në këtë kuadër, znj. Harxhi nënvizoi se procesi i njohjes së pavarësisë

së Kosovës është shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin e më gjerë.

Në përfundim të takimit znj. Harxhi transmetoi ftesën në emër të Zv. Kryeministrit

dhe Ministrit të Jashtëm, z. Ilir Meta, për një vizitë zyrtare në Tiranë të

Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Marokut, z. Taïb Fassi-Fihri.

E mërkurë, 21 prill 2010

POLITIKË

Austria zyrtarizon

qëndrimin

mbështetës

në procesin e

liberalizimit të vizave

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve

të Jashtme, z. Ilir Meta u prit në një takim

pune nga Ministri i Punëve të Jashtme të

Austrisë, Dr. Michael Spindelegger

Gjatë takimit u diskutua rreth marrëdhënieve

dypalëshe, procesit të integrimit

evropian të Shqipërisë, dhe

veçanërisht lidhur me procesin e liberalizimit

të vizave, si dhe mbi situatën në

rajon.

Në fjalën e tij, z. Meta vuri në dukje

marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë

dhe Austrisë, të cilat bazohen

në një traditë të thellë miqësie dhe bashkëpunimi.

Z. Meta theksoi rritjen e investimeve

austriake në Shqipëri dhe shprehu

vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të

mirëpritur të tjerë investitorë të rëndësishëm

në të ardhmen.

Më tej z. Meta vuri në dukje se Shqipëria

sapo ka dorëzuar përgjigjet e

Pyetësorit të Komisionit Evropian, për të

cilat ka patur një angazhim të jashtëzakonshëm

nga të gjithë aktorët e përfshirë

në këtë proces. Gjithashtu, z. Meta bëri

një pasqyrë të arritjeve të Shqipërisë në

kuadër të plotësimit të detyrimeve të

udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave,

proces që tashmë gjendet në prag të

mbylljes me sukses të tij.

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve

të Jashtme z. Meta theksoi se Shqipëria

i ka plotësuar të gjitha detyrimet që rrjedhin

nga procesi i liberalizimit të vizave,

të cilin Shqipëria e meriton në bazë të

standardeve të arritura.

Nga ana e tij, z. Spindelegger vuri në

dukje se progresi që ka bërë Shqipëria

gjatë kësaj kohe të shkurtër është i dukshëm

dhe konkret. Z. Spindelegger vlerësoi

se dorëzimi i Pyetësorit është një arritje

e madhe dhe është përgatitur në

kohë rekord. Kjo tregon më së miri vullnetin

dhe ambicien e Shqipërisë për t‘u

bërë sa më parë anëtare e Bashkimit

Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë

vlerësoi progresin e prekshëm të

Shqipërisë për realizimin e detyrimeve

të Udhërrëfyesit dhe shprehu bindjen se

së shpejti qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë

pa viza në Evropë, duke garantuar

mbështetjen e plotë dhe të fuqishme të

Austrisë për këtë proces.

Meta vlerësoi mbështetjen e madhe

që Ministri Spindelegger në bashkëpunim

me homologët e tij Grek dhe

Slloven i kanë dhënë në përgjithësi integrimit

të vendeve të Ballkanit Perëndimor

në Bashkimin Europian, dhe në

veçanti realizimit të lëvizjes pa viza të të

gjithë qytetarëve të rajonit drejt zonës

Shengen. Më tej, ministrat Meta dhe Spindelegger

diskutuan mbi situatën në rajon,

dhe ndanë mendimin se Konferenca

e Sarajevës do t’i japë një shtysë të

fuqishme proceseve integruese, por

edhe procesit të reformave të

brendshme në vendet e rajonit.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin

mendim se edhe Kosova do të thellojë

përparimin e saj në konsolidimin e institucioneve

demokratike, ecurinë e mëtejshme

të procesit të integrimit të

brendshëm ndëretnik dhe atij evropian,

si dhe në drejtim të lëvizjes pa viza të të

gjithë qytetarëve të saj në të ardhmen e

afërt. Në këtë kuadër, z. Meta theksoi se

Kosovës duhet t’i jepet sa më shpejt një

udhërrëfyes për liberalizimin e vizave.

Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme

të Austrisë z. Spindelegger vlerësoi

rolin aktiv dhe konstruktiv që Shqipëria

luan në rajon në dobi të paqes,

sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në

rajon.

55 5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!