30.04.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë, 21 prill 2010

KULTURË

Kontaktoni në: kultura@gazeta55.net

Politika e Italisë në Shqipëri

(Kreu V/Martesa e Mbretit Zog dhe aneksimi i Austrisë nga Gjermania

Ndërkaq po afrohej 28

prilli, dita e caktuar për

martesën e mbretit Zog.

Festimet u zhvilluan me një salltanet,

që ishte në kundërshtim të

hapur me kushtet e jetesës së vendit.

Konti Çiano ishte ftuar në cilësi

të dëshmitarit. Mbreti i Italisë do

të dëshironte që në dasmë të ftoheje

dhe një anëtar i Shtëpisë Savoia dhe

kishte përzgjedhur Dukën e Bergamos.

Pallati mbretëror, për të mbajtur të

gjithë të ftuarit e shumtë, ishte zgjeruar,

ndonëse me punime të rastit.

Ceremonia ishte madhështore:

Ngrohtësinë e saj e kishtë shtuar

edhe prania shumtë e farefisnisë së

nuses, më kostumet e pasura të aristokracisë

hungareze. Ndërmjet tyre

gjendej edhe një përfaqësi e

hareshme e rinisë femërore të

Budapestit, që kishte ardhur për festën

e mikëshës që i ishte ngjitur

lavdit drejt një kurore. Megjithatë

shkëlqimi i këtij fisi, të tejkaluar nga

koha, i jepte ceremonisë ngjyrimin

e një note melankolie, në kundërshtim

me realitetin.

Trupi diplomatik ishte i pranishëm

tërësisht. Ishin pjesëmarrës

në ceremoni edhe anëtarët e Qeverisë

shqiptare dhe parlamentarët, si

edhe përfaqësi të forcave të armatosura,

të magjistraturës e të Shtetit,

të gjithë të veshur me rrobe ceremoniale.

Ishin të ftuar edhe shumë

gazetarë të Shteteve të ndryshme.

Ndër italianët më kujtohen Xhovani

Ansaldo, drejtori i “Telegrafit”;

Guido Barone i “Stampa-s”; Virxhilio

Lili i “Corriere della Sera-s”;

Françesko Maratea i “Messagggeros”,

si edhe Orio Vergani. Mbreti, në

një uniformë të lartë të komandantit

të ushtrisë, i paraprinte korteut,

duke i dhënë krahun nuses në veshje

të bardha me bishtin shumë të gjatë,

që e mbanin oficerë të gardës. Pas

tij vinin Duka i Bergamos dhe dy

dëshmitarë të bashkëshortit: konti

Çiano dhe princi Hamid, biri i sulltanit

të fundit turk. Pas tyre, të dy

dëshmitarët e nises: baroni Vilani,

Ministri i Italisë në Romë dhe konti

Karoli, xhaxhai i nuses. Himni kombëtar

i Shqipërisë dhe ai i Hungarisë

u dhanë nga Fanfara e gardës.

Ceremonia e martesës, ceremoni

civile, qe e shkurtër: në leximin e

vetëm tri neneve të kodit, që ishin

në përkitje me ato të kodit civil italian,

të lexuara nga kryetari i Parlamentit

i cili, pasi kërkoi pranimin e

dhëndrit e të nuses, i deklaroi ata të

bashkuar në martesë. Pastaj u shtrua

dreka në pallatin mbretëror.

Në legatë u shpresua se vizita në

Tiranë e ministrit tonë të Jashtëm

për festimin e martesës, do të shërbente

për të sheshuar pengesat e

reja që dilnin në udhën e një drejtimi

të ri e përfundimtar të mbretit

Zog, qoftë ndaj Italisë, qoftë për

mirëqenien e popullit të tij. Por prania

e të ftuarëve të shumtë, vështirësitë

për një qytet të vogël si Tirana

e asaj kohe për të mirëpritur

kaq shumë personalitete, ndër-

Nga

Nga

Më 28 prill 1937: martesa

e mbretit me konteshën Apony –

Pritje e përzemërt e përfaqësuesve

të Italisë, të ftuar në

dasmë – Incidente për qëndrimin

kundëritalian nga

mysafirët hungarezë, nga

motrat e mbretit dhe nga disa

autoritete vendore – Ndryshim i

shtrimit të problemit shqiptar

nga ana e Çianos, veçanërisht

në lidhje me aneksimin e

Austrisë nga Gjermania -

Vështirësitë që m’u paraqitën

me synimet për aneksim (të

Shqipërisë), apo për pjesëtimin

e saj. Qëndrime kundërshtuese

të Zogut ndaj bashkëpunimit

me Italinë.

likimet e krijuara në familjen myslimane

të mbretit Zog për hyrjen e

një vajze të një feje tjetër, ishin elemente

që sikur e trubullonin paksa

atmosferën.

Duka i Bergamos u kthye i

pakënaqur për disa gabime të rënda

ceremoniale të oborrit të

Zogut ndaj tij. Çiano iku edhe ai i

zemëruar për shpërfilljen e pafshehur

të motrave të Zogut kundrejt

tij. Gjatë ngrënies, disa përfaqësues

të zonjushave hungareze,

si edhe motrat e mbretit,

shpesh në muhabete krahasimesh

ndërmjet veprimtarisë së monarkisë

së dyfishtë (austro-hungarezë,-

p.) dhe asaj të Italisë, u

pritën si fyese për Italinë. U duk

hapur se motrat e mbretit donin

edhe të tregonin kënaqësinë e

tyre për mungesën e martesës së

vëllait të tyre më një vajzë italiane,

edhe të shfaqnin shpresën

në atë ceremoni, për ardhjen e një

dite kur Shqipëria do të mund të

shkëputej ngamarrëdhëniet e

ngushta me Italinë, Duke qenë i

njohur afrimi shpirtëror ndërmjet

mbretit dhe të motrave, kjo

nuk mund të mos linte njëfarë

përshtypje.

Një episod i pakëndshëm u la

mbresa të ftuarve në pritjen e Shtëpisë

së Oficerëve: Hyrja e Dukës

së Bergamos dhe të Kontit Çiano u

përshëndet nga fanfara e gardës me

marshin mbretëror, por kjo u ndërpre

befasisht, - gjë që ra në sy,- nga

komandanti i ushtrisë shqiptare,

gjeneral Aranitasi. Në kundërshtim

me këtë, ardhja e motrave të mbretit

u prit me manifestime entuziaste

dhe me himnin shqiptar, që u dha

gjer në fund. Gjatë të gjithë qëndrimit

të dukës di Bergamo dhe të

kontit Çiano ndodhën një mori incidentesh,

ndërmjet familjes

mbretërore dhe personaliteteve

pranë mbretit, nga njëra anë dhe përfaqësuesve

të sovranit dhe të Qeverisë

së Italisë, nga ana tjetër. Këto

incidente që ngjanë në mjediset zyr-

Nga Françesko JAKOMONI/ Përktheu: Kostaq XOXA

tare bëne edhe më tepër përshtypje

ngase, nëpër rrugët e qyteteve, pritja

ishte tepër e ngrohtë. Në ditën e

dasmës, ishte një gjë e rastit apo me

qëllim, lulet nuk u hodhën, mbase,

sipas urdhrave, por në vend që të

hidheshin më shumë në automobilin

e mbretit, mbushën përplot,

përkundrazi, veturën e legatës.

Këtyre episodeve që paraqisnin

dritë-hije në marrëdhëniet italo-shqiptare,

iu shtuan të tjera, që kishin

lidhje me marrëdhëniet ndërmjet

mbretit Zog dhe popullit të tij. Gjatë

ceremonisë së martesës dhe gjatë

darkave, bëri përshtypje boshllëku i

vendeve që ishin caktuar për

Episkopatin katolik. Në çastin e fundit,

mbase me porosi të Vatikanit,

Episkopati kishte vendosur të mos

merrte pjesë në ceremoni dhe të mos

e njihte si të vlefshme martesën. Ky

qëndrim i klerit katolik po paraqitej

ndërsa myslimanët më të thekur po

tregonin, nga ana tjetër, pakënaqësinë

e tyre për martesën e mbretit me

një vajzë që nuk ishte e fesë së tyre.

Nuk mungonin, gjithashtu, shqiptarët

të cilët, pavarësisht nga feja

e nuses, bënin llogaritë e prurjeve

politike dhe financiare të një martese

si kjo, për një popull që kishte

nevojë për gjithçka. E kjo, pavarësisht

nga bukuria, lezeti dhe sjellja

e hijshme e nuses, që i kishin pëlqyer

aq tepër mbretit. As mbretëresha e

re nuk do ta kishte mundësinë t’ia

shpaloste këto cilësi popullit, për

shkak të veçimit të saj, të cilin e kushtëzonin

zakonet myslimane.

Pasi çifti mbretëror u nis për

muajin e mjaltit në Durrës, ne mendjen

e atyre që sorollasnin nëpër tru

ngjarjet e ditëve të kaluara, u duk

qartësisht një ftohje e marrëdhënieve

ndërmjet mbretit Zog dhe Qeverisë

italiane dhe, në të njëjtën kohë,

ndërmjet mbretit Zog dhe popullit

të tij. Ky i fundit, jo vetëm përmes

përfaqsuesve të tij në Tiranë, por edhe

nëprmjet të delegacioneve të shumta

që vajtën nga e gjithë mbretëria

në Tiranë, kishte shfaqur shprehjet

e simpatisë së tij dhe të besimit për

përfaqësitë italiane.

Duke u nisur, konti Çiano, që nuk

e kishte fshehur pakënaqësinë e tij

edhe ndaj oficerit të gardës mbretërore

që i ishte vënë në shërbim, kërkoi që

të vija në Romë, pas disa ditësh, që

ta takoja. Ai më tha se donte të më

fliste, sidomos, për qëndrimin që

kishte mbajtur aristokracia austohungareze

gjatë ceremonisë martesore.

I kishte bërë përshtypje prania

në Tiranë, gjatë martesës, e kryetarit

të komunitetit mysliman të Budapestit.

Në Romë, në bisedat me Çianon,

gjeta një qëndrim krejtësisht të ndryshuar

për problermin shqiptar. Çiano

i shihte këto gjëra, tani, nga një

pikëvështrim i vetëm: në rrezikun që

në Shqipëri të vendosej një ndikim i

fortë gjerman. Për të penguar këtë të

keqe ai ishte i vendosur, tanimë, që

të binte me ujdi me Jugosllavinë për

ndarjen e Shqipërisë. Më tha se kjo

gjendje shpirtërore ishte formuar tek

ai në vijim të shqetësimit se mjedisi

austrohungarez, që tani gëlonte në

Oborr, do të mund të lulëzonte dhe

të ngrinte sërishmi prestigjin e hershëm

austriak në Tiranë, me të gjitha

rreziqet që rridhnin nga aneksimi që

sapo i ishte bërë Austrisë nga Gjermania.

Duket se nuk kishte parasysh

aq sa duhet simpatitë e flashkëta

që aristokracia hungareze kishte për

nazizmin. Nuk dyshonte që disa

mangësi, në shpërkujdesjet që ai

vërente në ato ditë, mbase e kishin

burimin në namin filonazist që ai

gëzonte në Hungari, në krahasim me

aktivitietin që kishte zhvilluar atje në

të kaluarën nënsekretari Suviç. Por

nuk më duket se e kishte gabim që

kujtonte prestigjin që gëzonte në

Shqipëri Austria, për ndihmën e vazhdueshme

që Vjena u kishte dhënë

kryengritjeve shqiptare për pavarësi.

Nuk tha gjë tjetër. Sikur m’u fiksua

në tru, në ato çaste, se ishte vetëm

një çështje sedre vetjake që e kishte

bërë që të ringjallte e të nxirrte nga

harresa konceptet që në kohën e

Luftës I Botërore kishin frymëzuar

traktatin e Londrës dhe paktin (antishqiptar,-

p.) Titoni-Venizelos

përkundrejt Shqipërisë.

I shfaqa menjëherë ministrit

shqetësimin tim për qëndrimin e tij

ndaj problemit shqiptar. E quaja, para

së gjithash, të parakohshëm,

shqyrtimin e një zgjidhjeje që të kishte

si synimin për ta quajtur krejtësisht

të pabesueshëm ndaj nesh

mbretin Zog. Ngjarjet e ditëve të fundit

dhe gjithçka kishte ndodhur me

rastin e martesës mbretërore, nuk

kishin qenë të pëlqyeshme për ne,

por mendimi ishte se ia vlente që të

orvateshim ende në bisedat dhe të

ngulmonim gjer në fund te mbreti,

duke e nxitur për reforma shoqërore

që do ta afronin më shumë me popullin

dhe, njëkohësisht, do t’ia shtonin

edhe më tej popullit simpatinë

ndaj nesh. Njerëzit e dinin se nga

vinin nxitjet për reforma të

shnumëkërkuara. Unë e shihja në

këto reforma ilaçin për të parandaluar

prirjet e krushqive të reja që të

mund të çonin politkiën shqiptare

qoftë në dobi të Gjermanisë, qoftë

në udhën e atyre qarqeve konservatore

të oborrit, që kërkonin të ruhej

karakteri lindor me prirje absolutizmi.

Vërejta se një kuptim i përciptë

nga ana jonë i ndjenjës kombëtare

shqiptare, do të ishte

pengesë për çdo veprim tonin që

duhej të gjente mbështetjen në dobi

të popullit. (vijon nesër)

55 23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!