30.04.2013 Views

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

gazeta pdf.pmd - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Musa Jukës në emigrantët

politikë!”. Dhe kur muarnë vesh

se unë vajta në Spanjë prapë

thanë: Shkoi aty për aventura se

ai ishte aventurier!” Këtu në

Tiranë, midis shokëve të mi një

shoqe me emrin Selfixhe Ciu më

shkruante se desh të njiheshim

dhe u njohëm dhe ishte dakord

me idetë e mia sa që më vonë u

bë i flaktë dhe nisi të shkruante

me pseudonimin “Kolombia”. Ajo

me dashuroi shumë dhe i premtova

se kur të kthehesha nga

Spanja do të martoheshim. Ajo

më mbronte me guxim nga çdo

kolomnie dhe më vonë kur ajo

bënte pjesë në grupin e Tiranës

gjithnjë më mbronte. Kur u

ktheva në Shqipëri më 1940 ajo

më erdhi dhe më tha që të

martoheshim patjetër. Ajo gjatë

kohës që isha në Francë erdhi

atje për nja dy herë. Aty e njoha

mirë. Ishte e pamundur që të

bashkoheshim se nuk pajtoheshim

në karakter për shumë

çështje sidomos mua s’më

pëlqente megalomania e saj dhe

hipokrizia. Ajo e kuptoi dhe nisi

me cdo mënyrë duke trumbetuar

andej se “jam gruaja e Petro

Markos dhe me të do martohem

kur të vijë në Tiranë”. Unë i

kisha dhënë të kuptonte se ne

nuk mund të jetonim bashkë

edhe kur ishte në Itali nuk ishte

sjellur mirë duke kërkuar të

martohej me të tjerë. Në Tiranë

unë i thash se ne jemi shokë

dhe pothuaj se të martuar jemi.

Po ajo deshi dasmë! Përdori

mjete me anën e shokëve që ta

merrja për grua me zor por unë

nuk pranova. Atëherë ajo u

betua: “Sa të jem gjallë do të

përdor tërë fuqitë e mia kundër

teje etj, etj”. Aty nis burimi

kundër meje. Ajo kish influencë

në grupin e Tiranës dhe nisi të

thotë: “Petro Markua ishte

aventurier ishte i dënuar me

vdekje në Spanjë ku ka dezertuar!”

Doemos grupi i Tiranës tani

Petro Markon e shikonte si një

armik! Unë kurrë nuk besoja se

një shoqe për histerizmin e saj

të ulej aq poshtë sa të villte vrer

kundër meje. Kishte fuqi atëherë

fjala e saj se shumë shokë

intimë të saj filluan të më

luftonin. Sa punë më ka prishur

breshëri i kolonive të saj! Kur

isha në Spanjë detyrën time e

kam bërë me nder dhe për këtë

jam krenar,. Po fatkeqësia ime që

u prishëm keq në disfatën e

madhe të Ebros dhe mbeturinat

e brigadës (ku bëja pjesë unë)

mundën të iknin për në Francë.

Edhe unë ika për në Francë në

atë kaos dhe rrëmujë! Mbase

këtu ka punuar shumë disfatizmi,

po ato orë për ne të pakët

që mbetën ishin “mbarimi i

luftës” dhe si pas parullës

“interbrigadistët që mbeten, një

shpëtim kanë “ T’ikin!” dhe unë

me disa shokë që nga kazerma

“Carlos Marx” të Barcelonës ikim

për në Francë. Unë isha dërmuar

nga normat, se isha komisar i një

kompanie dhe doemos nga një

betejë kaq e tmerrshme që përfundoi

me disfatën tonë, duke

kujtuar gjithnjë se shokët,

sidomos shqiptarët, kishin

mbetur të vrarë në duar të

armikut i dëshpëruar arrij në

Paris. Atëherë përgjegjës ka qenë

Ali Kelmendi të cilin e kërkova

dhe e gjate duke lozur kumar! Më

bëri përshtypje të madhe! I thash

të shkonte në qendër, Ruelombut

8, tek Roberti (se ai ish përgjegjës

për ballkanasit) dhe të lajmëronte

ardhjen time. Aliu nuk e di për

ç’arsye ma sillte rrotull dhe më

sillej ftohtë! Durova nja katër ditë

duke pritur urdhër nga Aliu po ai

as që çante kokën fare për mua

dhe për gjendjen time. Unë kisha

urdhër që të varesha nga ai. Pasi

pashë këtë qëndrim të Aliut vajta

vet tek Roberti. Ai më priti mirë

dhe më qortoi “ pse vonova kaq

ditë këtu dhe s’u paraqit “Nuk të

lajmëroi Aliu”. U çudita duke i

thënë qëndrimin e Aliut. Ai si

tërë intebrigadistëve të tjerë që

ishin në konditat e mia më dha

ndihma materiale dhe më porositi

të prisja urdhër, të cilat mi tha

pas pak ditëve: “po të duash mund

të shkosh në Meksikë ose në

Kinë!”. Do të mendohem i thashë

se po shiko se në ç’gjendje jam”.

Ai më tha se Aliu kishte marrë

muaj për muaj një sasi të hollash

për t’i dërguar familjes sime. Kur

vajta të kërkoja Alinë e gjeta

prapë duke lozur kumar. I

revoltuar i thash te takoheshim

shpejt me një vend tjetër, ku të

mos kishte shqiptarë të tjerë.

Vajtëm në një kafene dhe unë iu

sula me tërbim duke e akuzuar

rëndë për sjelljet e tij karshi

vullnetarëve të Lirisë. “.. Shokët

e tjerë janë pritur me përzemërsi

dhe dashuri të madhe nga

përgjegjësit dhe shokët e tyre dhe

ti tallesh me mua! Ke ngrenë dhe

paratë që ka marrë në emrin tim

për familjen time!”. E vërteta

është se unë e shava rëndë duke i

thënë se do ta paguante shtrenjtë!

Ai s’foli gjë po pastaj nisi

luftën kundër meje! Dhe doemos

këtu unë do ta humbisja se Aliu

ish përgjegjës për tërë shokët në

Francë. Ai hapi parullën “Petro

Markua ikën nga frika! Porsa

dëgjoi krismën e parë dezertoi! Ai

ishte anarchist!” Isha në kontakt

me Robertin i cili më ndihmonte

dhe pastaj me kërkesën time më

dha një letër për në seksionin e

partisë në Grenoble, ku shkova

se aty më thirri Dhimitër Shuteriqi.

Në Grenoble isha përgjegjës

i agjitpropit të celulës “Res-

Clortres” dhe anëtar në komitetin

“Amical d’Espagne” ku ishin

vullnetarë të tjerë të Lirisië. Kur

erdhën shokët e tjerë të Spanjës

në një kamp “Gurs” isha më i

lumturi i botës se parullat e

Aliut më kishin shpurë në një

gjendje për të vrarë veten.

Shokëve të Spanjës shkova dhe

ata muarnë qëndrimin e vërtetë

karshi meje. Isha shoku besnik i

tyre, luftëtari besnik i internacionalizmit

proletar. Në fund të vitit

1939, policia franceze me thotë:

“Ja largohu nga Franca ja do të

shpiem në kampet e përqendrimit

me shokët e tu komunistë. Pasi

mendova shume vendosa dhe

preferova të kthehem në Shqipëri

duke kujtuar se edhe në burg të

Shqipërisë mund të punohej. U

shkrova shokëve të Spanjës. Dhe

atëherë shoku Mehmet Shehu me

thotë: “Në Shqipëri dy rrugë ke:

ja burgun ja tradhtinë!”.

E mërkurë, 21 prill 2010

SPECIALE

DOSSIER

55 19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!