25.04.2013 Views

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ekonomi Prishtinë,

Redaktor: Arben Hyseni

e-mail: arben.hyseni@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Rriten

remitencat

Nga të dhënat e fundit të BQK-së, thuhet se dërgesat

e emigrantëve kanë shënuar rritje. Deri në shtator

të vitit 2011, remitencat arritën vlerën e 393 milionë

eurove, që paraqet një rritje afër 5 për qind.

Prishtinë, 11 mars — Pavarësisht

krizës ekonomike në Eurozonë,

dërgesat e emigrantëve në Kosovë

nuk kanë shënuar rënie.

Nga të dhënat e fundit të Bankës

Qendrore të Kosovës, madje

thuhet se dërgesat e emigrantëve

kanë shënuar rritje.

Ekonomisti i Bankës Qendrore

të Kosovës, Sokol Havolli, thotë

për Radion Evropa e Lirë se nuk

kanë vërejtur ndonjë ndryshim

dhe konsiderohet se ka zhvillime

pozitive në kuadër të dërgesave

të emigrantëve dhe norma e rritjes

është e mirë.

“Deri në shtator të vitit 2011,

dërgesat e emigrantëve kanë

arritur një vlerë prej 393 milionë

eurosh, që paraqet një rritje afër

5 për qind krahasuar me periudhën

e njëjtë të vitit të kaluar.

Të dhënat aktuale që ne i kemi

janë të shtatorit të vitit 2011 - më

të rejat do të publikohen në fund

të këtij muaji, prandaj që mund

të konsiderojmë që ka zhvillime

pozitive”, thotë Havolli.

Sipas Havollit, shtrirja e diasporës

kosovare është në ato vende

ku kriza ekonomike nuk ka

goditur shumë. Kosova ka dërgesa

më së shumti nga Gjermania

dhe Zvicra, dhe deri më tani,

sipas tij, mund të konsiderohet

se këto dy vende kanë pasur

aktivitet të mirë ekonomik dhe

kjo nuk i ka rrezikuar dërgesat e

emigrantëve.

Mirëpo, thekson Havolli, nuk

mund të përjashtohet mundësia

se nëse e gjithë Eurozona përballet

me një recesion, në veçanti

Gjermania dhe Zvicra, mund

të ketë rënie të dërgesave të emigrantëve.

“Edhe nëse niveli i dërgesave

të emigrantëve bie në një

masë të vogël, nuk është ndonjë

shqetësim i madh, pasi që

recesionet përcillen edhe me

rënie të çmimeve, prandaj rënia

e çmimeve pavarësisht rënies së

dërgesave të emigrantëve, do ta

kompensojë këtë në një masë

eventuale”, sqaron Havolli.

Ndryshe, sipas të dhënave

zyrtare të Bankës Qendrore të

Kosovës, me përjashtim të vitit

2009, kur remitencat shënuan

një rënie simbolike, në vitet

e tjera dërgesat në Kosovë

vazhdimisht kanë shënuar

rritje dhe ato silleshin mbi 500

milionë euro në vit. Sipas Bankës

Qendrore të Kosovës, dërgesat

e emigrantëve në Kosovë kanë

vazhduar të rriten me 1.2 për

qind edhe në gjashtëmujorin e

parë të vitit 2011. Edhe në vitin

2010 remitencat në Kosovë janë

rritur për 1.3 për qind.

Në anën tjetër, përfaqësues

të organizatave ekonomike në

Kosovë thonë se kriza në Eurozonë

do të ketë efekte në rënien

e investimeve të drejtpërdrejta

të huaja, si dhe te rënia e remitencave.

Zëvendësdrejtori i Odës Ekonomike

Amerikane në Kosovë,

Arian Zeka, thotë se Kosova ka

ndier efektet e krizës në Eurozonë

edhe te rënia e dërgesave

nga diaspora.

“Kosova ka ndier efektet e

krizës në Eurozonë edhe te rënia

e dërgesave nga diaspora. Në ato

vende ku kriza e Eurozonës është

e shprehur më tepër, do t’i prekë

bashkatdhetarët tanë dhe kjo do

të ndikojë që të ketë rënie të remitencave.

Po ashtu, investimet

direkte do të mungojnë nga ato

vende të BE-së, në të cilat është

shprehur kriza ekonomike”.

Dilema rreth termocentralit

11 mars– Aksionet e

Qeverisë në mihje dhe në gjenerim,

të parapara sipas pakos tenderuese

për ndërtimin e termocentralit të ri,

vlerësohen në mënyra të ndryshme.

Për ekonomistin Ibrahim Rexhepi, ato

janë më të larta se që ishte përfolur

më herët. “Megjithatë, është një

FOTO: PETRIT RRAHMANI 10E hënë, 12 mars 2012

Albulena Maloku

albulena.maloku@ gazetaexpress.com

Prishtinë, 11 mars —

Shpenzimet e institucioneve kosovare

për blerjen e veturave nuk

kanë të ndalur. Mjafton që ato të

vjetrohen pak, për t’u zëvendësuar

me vetura luksoze e që kushtojnë

shtrenjtë.

Radha për ketë i erdhi edhe Komunës

së Mitrovicës.

Kjo komunë që udhëhiqet nga

kryetari Avni Kastrati, ka vendosur

që për administratën komunale të

blejë vetëm vetura të tipit Huyndai,

të cilat janë të shtrenjta. Rreth

62 mijë euro është çmimi i tenderit,

që kjo komunë ia ka dhënë

kompanisë Huyndai auto.

Në tenderin për blerje të automjeteve

kanë konkurruar gjashtë

kompani, ku çmimi më i lartë ka

qenë 72 mijë e 926 euro, ndërsa

është vendosur që tenderi t’i jepet

kompanisë Huyndai, që ka qenë

61 mijë e 500 mijë euro.

Me kompaninë fituese,

nënshkrimi i kontratës parashihet

të bëhet më 19 mars 2012, pas

kalimit të afatit ligjor për ankesa.

orientim shumë më i pranueshëm,

ka avancuar shumë në krahasim me

zhvillimet e mëhershme kur kishte

paraparë që 100% e qymyrit t’u jepej

në shfrytëzim investitorëve privatë

dhe kjo nuk do të thosha se është

maksimumi që do të mund të arrinte

Qeveria, por megjithatë është një

Por ekonomistët, shpenzimet

për blerjen e veturave luksoze në

këtë kohë krizash, i cilësojnë të

gabuara dhe të panevojshme.

Zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës,

Ahmet Jashari tregon

për Express, se ky institucion ka

vendosur që të blejë vetura të

reja, pasi shumë drejtorë deri më

tash janë shërbyer me veturat e të

tjerëve. Sipas tij, me 61 mijë euro

do të blihen pesë vetura të vogla,

të tipit Huyndai, të cilat thotë se

do të ndahen sipas nevojës nëpër

drejtoritë e Komunës.

“Tash për tash në Komunë ka

disa drejtorë që nuk kanë vetura,

siç është Drejtoria për Mirëqenie

Sociale, e Prokurimit dhe disa të

tjera, të cilët janë shërbyer me vetura

të tjerëve”, thotë Jashari për

gazetën.

Kjo, sipas tij, është edhe njëra

ndër arsyet që Komuna ka vendosur

të blejë vetura të reja.

përqindje shumë më e madhe sesa që

më herët ka pasur Qeveria si opsion”,

tha ai. Për shumicën e shoqërisë civile,

ndërkaq, aksionet vlerësohen si të

ulëta. Sipas projektit, Qeveria do të kishte

49% të aksioneve në mihje, si dhe

bazë negocimi prej 31% të aksioneve

në gjenerim.

Huyndai për

Institucionet

kosovare nuk po

kursejnë hiq kur

është puna për

vetura. Komuna

e Mitrovicës

ka vendosur të

blejë vetura të

tipit Huyndai, në

vlerë mbi 60 mijë

euro. Zyrtarë të

kësaj komune

thonë se janë

vjetruar veturat.

E, ekonomistët

vlerësojnë se

mungesa e

projekteve bën

të ketë këso

shpenzimesh luksi.

FOTO: JETMIR IDRIZI

Tash për tash në

Komunë ka disa

drejtorë që nuk kanë

vetura, siç është

Drejtoria për Mirëqenie

Sociale, e Prokurimit

dhe disa të tjera,

të cilët janë shërbyer

me vetura të të

tjerëve. ”

Ahmet Jashari

Por për këtë shpenzim, ai thotë

se ka edhe arsye të tjera. “Ka qenë

ideja t’i reduktojmë shpenzimet,

që to t’i heqim disa vetura të

mëdha, xhipa, që janë donacione

të huaja, sepse ato janë vjetruar

dhe shpenzimet për mirëmbajtje

janë të mëdha”, pohon ai.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!