10.04.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONI I LETRAVE ME VLERË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONI I LETRAVE ME VLERË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONI I LETRAVE ME VLERË

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KOMISIONI I LETRAVE ME VLERË

Permbajtja e Raportit Vjetor

Hyrje F 2

Statusi i Komisionit te Letrave me Vlere F 4

Perberja dhe struktura e Komisionit F4

Aktiviteti i Komisionit Te Letrave Me Vlere F 6

Ligjet dhe Rregulloret F 7

Licensimet F 8

Asistenca Teknike dhe Trainimi F 9

Zhvillimi i tregut F10

Perspektiva F 12

Situacioni financiar F 14

HYRJE

nvestimet e fuqishme dhe financimet gjigande, si rruge me eficente, me te

sigurte dhe me te domosdoshme kane transaksionet e kryera ne tregjet e letrave

me vlere. Tregjet e letrave me vlere, ose sic thirren rendom bursat, jane ato qe

bejne te mundur dhe krijojne lehtesite e nevojshme per kryerjen e ketyre

transaksioneve. Nje vend qe ka arritur te institucionalizoje me sukses nje treg

letrash me vlere me tipare bashkekohore, ka zgjidhur nje problem mjaft te

rendesishem. Ia ka dale mbane qe te vere ne funksionim trampolinen per te

kaluar ne investimet e medha, si nga brenda ashtu dhe nga jashte vendit. Bursat

dhe operatoret e tjere te lidhur me to, per shkak te lehtesirave qe vene ne

dispozicion, ne ekonomine moderne paralelizohen me enet e gjakut ku leviz

lengu jetesor qe ben te mundur ekzistencen.

Ne kuadrin e zhvillimit dhe funksionimit te tregjeve te letrave me vlere, nje

vend mjaft te rendesishem zene Komisionet e Letrave me Vlere (te njohur ne

bote dhe me emra te tjere), misioni i te cileve eshte krijimi i sigurise per

investitoret dhe mbrojtja e interesave te tyre. Cdo aktivitet financiar, dhe

vecanerisht ato qe perfshijne levizje te konsiderueshme te mjeteve monetare

dhe te pronesise, ka nevoje per nje mbikqyrje dhe rregullim te vazhdueshem

dhe rigoroz. Komisionet e Letrave me Vlere kane si detyre paresore licensimin

e tregjeve te kapitalit dhe te pjesmaresve ne to. Ne vazhdim Komisioni mbikqyr

aktivitetin e subjekteve te licensuar dhe zoteron kompetencat e nevojshme per

te nderhyre ne rastet kur evidentohen shkelje dhe kur cenohen interesat e

investitoreve, duke ndermarre dhe masat e nevojshme disiplinore. Natyrisht

qellimi nuk eshte pengimi i veprimtarise, por stimulimi i tij permes krijimit te

nje ambjenti te besueshem dhe te sigurte investimi. Ne vendet e zhvilluara,

Komisionet e mbikqyrjes se tregjeve te letrave me vlere kane fituar nje

reputacion te gjere, permes autoritetit, kompetences dhe paanesise qe tregojne

ne mbikqyrjen dhe kontrollin e veprimtarive financiare.

Ne kete aspekt, edhe ne Shqiperi, Komisioni i Letrave me Vlere, i sanksionuar

me ligj nga Kuvendi Popullor, ka filluar aktivitetin e tij. Ky aktivitet zhvillohet

ne nje ambient financiar ende ne fazat e tij fillestare. Por qellimi eshte qe t’i

paraprihet zhvillimeve qe vijne natyrshem me progresin ekonomik.

Dy jane synimet kryesore strategjike te punes se Komisionit. E para te marri

pjese dhe te luaje nje rol vendimtar ne procesin e stabilizimit, ne strukturat e

ekonomise shqiptare, te nje tregu dinamik. Dhe e dyta te perpiqet per

minimizimin e tregut potencial joformal, ne te ardhmen, duke e

institucionalizuar ate ne premisat e tregut formal dhe te organizuar. Procesi

masiv i privatizimit i ndermare nga qeveria, shtron si nevoje emergjente

pajisjen me strukturat e nevojshme te tregut te letrave me vlere, per te bere te

mundur tregtimin e rregullt dhe eficent te instrumentave te ndryshme, si

aksione, obligacione, etj. Kjo do sjelle shmangien e spontanitetit dhe

parregullsive, duke nxjere ne siperfaqe rendesine e vecante te Komisionit te

Letrave me Vlere.

Perpara Komisionit shtrohen mjaft detyra per tu zgjidhur dhe aktivitete per tu

ndermarre. Problemet jane te shumta, por perkushtimi i Komisionit dhe

mbeshtetja e instancave perkatese jane ato qe do kontriubojne ne zgjidhjen me

sukses te tyre.

STATUSI I KOMISIONIT TE LETRAVE ME VLERE

Komisioni i Letrave me Vlere eshte nje institucion i pavarur i cili zhvillon

veprimtarine e tij ne Republiken e Shqiperise. Ai eshte sanksionuar me ligj nga

Parlamenti Shqiptar dhe i raporton dejtpersedrejti dhe periodikisht atij.

Mardheniet e Komisionit te Letrave me Vlere me institucionet e tjera financiare

me funksion mbikqyres dhe licensues, qeveritare ose jo, bazohen ne

reciprocitetin dhe kooperimin dhe jo ne ndervaresine institucionale.

Bursa e Tiranes e cila perben nje nga objektet e mbikqyrjes se Komisionit,

aktualisht eshte organizuar si departament i Bankes se Shqiperise. Me ligj

Bankes se Shqiperise i jepet e drejta te vere ne funksionim nje Burse, pasi ajo

mund te siguroje lehtesite dhe ambjentet e nevojshme per funksionimin e

Burses. Kjo sjell si rezultat zvogelimin e rolit kontrollues te Komisionit ndaj

Burses se Tiranes, pasi Komisioni nuk mund te kontrolloje Banken e

Shqiperise. Megjithate Komisioni mbikqyr dhe licenson aktivitetin tregtar ne

Bursen e Tiranes. Me shtimin e aktivitetit, kur Bursa te jete ne gjendje te

siguroje pavaresine e saj financiare, do behet dhe shkeputja e saj nga Banka dhe

rregullimi i statutit te saj.

PERBERJA DHE STRUKTURA E KOMISIONIT TE

LETRAVE ME VLERE

Komisioni i Letrave me Vlere perbehet nga shtate komisionere. Fillmisht

Parlamenti ka miratur kandidaturat e pese komisionereve, dhe me vone u pa e

nevojshme, duke marre ne konsiderate rendesine e vecante te ketij enti, qe te

sugjerohet zgjerimi i Komisionit me dy anetare te rinj. Komisioneret jane

specialiste te pergatitur te ekonomise dhe te legjislacionit dhe zene pika kyce ne

administraten shteterore. Komisioni mblidhet ne takime te regullta ku merren

vendime, caktohen prioritete, diskutohet per programet ne vazhdim dhe te

perspektives dhe i caktohen detyra per zbatim personelit te punesuar.

PERBERJA E KOMISIONIT:

• Zj. Elisabeta GJONIKryetare e Komisionit te Letrave me Vlere

• Z. Baki BERBERIZevendes kryetar i Komisionit

• Zj. Albina KARAMITROKomisionere

• Z. Marjan GJERMENIKomisioner

• Z. Selami XHEPAKomisioner

• Z. Uran VESESHTAKomisioner

• Z. Ilir RUSMALIKomisioner

STRUKTURA ORGANIZATIVE

Per zbatimin e detyrave te caktuara ne mbledhje Komisioni ka punesuar dy

ekonomiste. Me vone me zgjerimin e aktivitetit dhe ne varesi te zhvillimeve,

numri i personelit do te rritet. Ajo cfare aplikohet tani eshte nje bashkerendim i

punes dhe kooperim i ngushte midis komisionereve dhe stafit. Pra veprimtaria e

komisionereve nuk perqendrohet vetem ne pjesmarrjen ne mbledhje por edhe

ne angazhimin e tyre per zgjidhjen e problemeve te ndryshme.

AKTIVITETI I KOMISIONIT TE LETRAVE ME

VLERE

Komisioni i Letrave me Vlere, i sanksionuar me ligj nga Kuvendi Popullor, e

filloi veprimtarine e tij ne nje kohe kur aktiviteti i licensuar ne tregun financiar

eshte teper i kufizuar.

Nje nga problemet prioritare qe do te ngrihej ne kete kontekst ka te beje me

fushen e veprimit te Komisionit te Letrave me Vlere.

Roli rregullues i Komisionit te Letrave me Vlere konsiston ne rregullimin dhe

kontrollin e vazhdueshem te:

Tregjeve te letrave me vlere (aktualisht te perfaqsuar nga Bursa e Tiranes)

Pjesmarresve ne tregjet e letrave me vlere

Eshte e rendesishme te theksojme se rregullimi qe Komisioni i Letrave me

Vlere i ben pjesmarresve ne Burse, ka si qellim mbrojtjen e investitoreve.

Kete proces rregullimi Komisioni e realizon nepermjet :

1. LICENSIMIT

Shoqerite tregtare te cilat gezojne te drejten per te marre pjese ne Burse, duhet

te japin informacion i cili te demostroje se ato jane themeluar ne menyre te

pershtatshme, se zoterojne plani biznesi te qarta dhe te besueshme, se drejtuesi

dhe stafi jane te pergatitur kane eksperience dhe se nuk kane precedente te

keqadministrimit.

Licensa mund t'i jepet dhe nje individi. Per kete ai duhet t'i nenshtrohet nje

provimi per te treguar se i kupton principet fondamentale te praktikes se

funksionimit te tregut dhe rregullimit te tij.

2. POLITIKES SE MBROJTJES SE INVESTITOREVE

Mardheniet midis shoqerive tregtare, individeve te licensuar dhe investitorit

jane problemi kryesor i Komisionit te Letrave me Vlere. Rregullat zhvillohen

ne drejtim te sjelljes se biznesit midis dy paleve, per nje mbrojtje sa me te mire

te investitoreve.

3. VLERESIMIT TE RISKUT FINANCIAR

Komisioni i Letrave me Vlere duhet vazhdimisht te konstatoje riskun, kapitalin

dhe parate qe firmat zoterojne, per te menjanuar kete risk.

4. MBIKQYERJES

Edhe pse shoqerive tregtare, dhe individeve qe perfaqesojne ato, u jepet licensa,

ata jane te detyruar t'i paraqesin Komisionit te Letrave me Vlere nje

informacion te rregullt e te vazhdueshem, ose sipas kerkesave speciale qe

Komisioni u paraqet atyre per kete.

5. INSPEKTIMIT

Kur nga kontrolli rutine, informacioni qe jep vete firma, apo nga burime te tjera

vihet re nje shkelje e ligjeve apo rregullave, ndermerren inspektime me qellim

mbledhjen e fakteve te rendesishme.

6. DISIPLINIMIT (ndjekjes)

Kur nga inspektimet del se kemi te bejme me shkelje, ceshtja trajtohet nga

Komisioni ose u kalohet organeve kompetente. Ne varesi te thyerjes se

rregullave percaktohet dhe denimi, i cili mund te jete gjobe ose heqje license

dhe mund te shkoje dhe me tej.

Ligjet dhe rregulloret

Per funksionimin e Komisionit te Letrave me Vlere nje rendesi themelore kane

ligjet dhe rregulloret ne te cilat bazohet aktiviteti. Ne qofte se ato percaktojne

ne menyre te qarte dhe te sakte objektivat, funksionet, detyrimet dhe masat e

nevojshme qe duhen marre atehere dhe puna e Komisionit eshte me e lehte, si

dhe shmangen konfliktet qe vijne nga paqartesia e ligjit. Eshte e nevojshme

gjithashtu qe ligjet dhe rregulloret t’i pergjigjen nevojave te perspektives per tu

paraprire zhvillimeve ne te ardhmen.

Ligji ekzistues mbi veprimtarine ne Letrat me Vlere eshte i nje niveli

bashkekohor dhe eshte pergatitur me kujdes duke patur dhe asistencen aktive te

keshilltareve te huaj. Ekzistojne disa probleme qe lindin nga nevoja per t’iu

pershtatur kushteve dhe zhvillimeve konkrete ne tregun shqiptar. Per kete,

shume shpejt do i kalohen Kuvendit Popullor, per miratim, projekt

amendamentet e duhura.

Komisioni i Letrave me Vlere, me kompetencat qe i jep Ligji, ka te drejte qe te

hartoje dhe te miratoje rregullore te ndryshme. Gjithashtu e drejte e Komisionit

eshte dhe miratimi i statuteve dhe kodeve te veprimit te pjesmaresve te

licensuar te tregut. Ne kete aspekt Komisioni ka miratuar rregulloren mbi

"Licensimet dhe Komisionet". Kjo rregullore vendos kritere dhe kerkesa te

qarta per ata persona qe aplikojne per License ne veprimtarine e investimit ne

Letrat me Vlere. Ne procesin e miratimit jane dhe rregulloret e tjera qe krijojne

kuadrin e plote ku do veproje Komisioni.

Me fillimin e aktivitetit te Burses se Tiranes, Komisioni shqyrtoi dhe aprovoi

rregulloret e meposhtme, qe Bursa aplikon gjate funksionimit te saj:

1. "Mbi Procedurat dhe Praktikat e Tregtimit ne Burse."

2. "Mbi Rregullat e Listimet ne Bursen e Tiranes."

3. "Mbi Rregullat e Antaresimit."

Licensimet

Cdo subjekt qe zhvillon veprimtari investimi ne letrat me vlere, eshte e

nevojshme qe me pare te marre licensen e pershtatshme nga Komisioni i

Letrave me Vlere. Komisioni, duke u mbeshtetur ne dispozitat ligjore, licenson

tregjet e letrave me vlere, tregtaret e letrave me vlere, keshilltaret e

investimeve, ofruesit e sherbimeve per pastrimin e llogarive dhe rregullimin e

transaksioneve, ofruesit e sherbimeve depozituese per letrat me vlere, si dhe

cdo subjekt tjeter qe kryen nje veprimtari qe konsiderohet si investim ne letrat

me vlere. Licensimi eshte i nevojshem si per shoqerite tregtare, ashtu edhe per

individet. Me shtimin gradual te aktivitetit, Komisioni do te rrise dhe kerkesat

ndaj atyre qe aplikojne per license, ne menyre qe te arrihet dhe nje rritje

cilesore e ketyre subjekteve.

Komisioni, gjate vitit 1996, ka licensuar gjashte persona juridike si tregtare, si

dhe 13 individe te cilet zhvillojne veprimtarine e tyre ne Bursen e Tiranes. Deri

tanime eshte punuar mbi bazen e licensave te perkohshme me qellim qe t’i lihet

hapesire ndryshimeve dhe dinamizmit te zhvillimeve.

Asistenca teknike dhe trainimi

Qe ne hapat e pare te funksionimit te tij Komisioni i Letrave me Vlere ka patur

prane asistencen teknike te fondacionit anglez "Know - How Fund", dhe atij

amerikan USAID. Specialistet e ofruar nga keto organizma kane ndihmuar

intesivisht ne pergatitjen e Ligjit "Per Letrat me Vlere" dhe te rregulloreve te

Komisionit. Ata kane sjelle prane Komisionit eksperiencen e vendeve te

zhvilluara perendimore dhe te institucioneve te ngjashme te vendeve te Lindjes,

duke ia pershtatur ate kushteve specifike te Shqiperise. Nderkohe Komisioni

eshte ne kontakt me fondacionet e mesiperme per vazhdimin e asistences, qe

eshte e nevojshme si per plotesimin e rregulloreve ekzistuese, ashtu edhe

monitorimin e programeve pilot qe do ndermerren ne Bursen e Tiranes per

listimin e kompanive te ndryshme, dhe mbikqyrjen e vazhdueshme te

aktivitetit.

Nje aspekt mjaft i rendesishem eshte dhe trainimi i komisionereve dhe i stafit te

Komisionit. Trainimi ne kete faze eshte mjaft i nevojshem dhe i domosdoshem.

E nje rendesie prioritare eshte njohja e praktikave perendimore, dhe sidomos e

atyre vendeve te Lindjes qe ia kane arritur te instalojne me sukses tregje te

organizuara dhe institucione efektive te kontrollit. Kontaktet dhe vizitat ne keto

vende nuk kane munguar. Keto do vazhdojne dhe ne te ardhmen duke

kontribuar njekohesisht ne vendosjen e lidhjeve permanente me organizmat

simotra, qe bejne te mundur shkembin e eksperiencave dhe praktikave.

ZHVILLIMI I TREGUT

E hapur zyrtarisht ne 2 Maj 1996, Bursa e Tiranes eshte e para Burse ne

historine financiare te Shqiperise.

Duke patur parasysh mungesen totale te nje eksperience dhe tradite ne vend

lidhur me kete fushe, hapja e saj perballoi veshtiresi te konsiderueshme. Bursa

e Tiranes erdhi si nje kerkese e zhvillimeve me te fundit ekonomike dhe e

krijimit te raporteve te reja te pronesise dhe pasurise ne Shqiperi. Promotori

kryesor i hapjes se saj ishte padyshim fillimi i procesit te Privatizimit Masiv ne

vend, vitin e kaluar. Nepermjet tij filluan te shfaqen ne ambjentin ekonomik

shqiptar, shoqerite e para aksionere dhe kjo ne nje kohe te mevonshme, ne

menyre krejt te natyrshme, do te kerkonte dhe tregun perkates per tregtimin dhe

vleresimin e letrave me vlere te tyre.

INSTRUMENTAT E BURSES

Aktualisht, Bursa e Tiranes funksionon si departament i Bankes se Shqiperise.

Bursa e Tiranes e filloi veprimtarine e saj me objekt tregtimin e tre

instrumentave;

1. Bonot e Thesarit 12 mujore

2. Obligacione Qeveritare me maturim ne 1998, 1999, 2000, 2002.

3. Bonot Privatizimit

NDERMJETESIT NE BURSE

Agjentet e pare te kembimit qe do te vepronin ne kete Burse, ishin

perfaqesuesit e Bankes Qendrore, Bankes Kombetare Tregtare, Bankes se

Kursimeve, Bankes Tregtare Agrare, Bankes Italo - Shqiptare, INSIG - ut.

Aktualisht jane te licensuar vetem gjashte investitore institucionale: Banka

Qendrore, Banka Kombetare Tregtare, Banka se Kursimeve, Banka Tregtare

Agrare, Banka Italo - Shqiptare, INSIG - u. Deri tani ata kane ekzekutuar

urdhera per llogari te tyre, si dealer, por se shpejti pritet dhe marrja dhe

ekzekutimi i urdherave nga te tretet duke shenuar keshtu fillimin e aktivitetit te

tyre si ndermjetesa financiare, broker.

Fillimisht Bursa u karakterizua nga nje nivel i ulet transaksionesh. Faktoret

kryesore te nivelit te ulet te transaksioneve lidhen me perqendrimin e pjese

dermuese te Bonove te Thesarit ne portofolin e Bankes se Kursimeve, kryerjen

e nje numri te madh ankandesh nga Ministria e Financave me nje vlere emetimi

te larte qe terhoqi likuiditetet e teperta ne treg.

Fillimi i korrikut do te shenoje dhe nje rritje e ndjeshme e nivelit te

transaksioneve. Faktori kryesor lidhet me rritjen e likuiditeteve nga depozitimet

ne Banken Kombetare Tregtare, c’ka u shoqerua me rritjen e transaksioneve ne

Burse te kesaj banke.

Gjate kesaj periudhe mund te themi se ofruesi kryesor nuk eshte me Banka e

Shqiperise, por Banka e Kursimit me mbi 65 % te volumit te transaksioneve.

Bleresi kryesor ka qene Banka Kombetare Tregtare.

Ne fund te 1996 vellimi i transaksioneve bie ndjeshem. Pjesmarresit ne treg

jane fokusuar krejtesisht ne nje administrim shume afatshkurter gjate ketij

muaji. Kjo shpjegohet me nevojat pothuaj te perditshme te Bankes se

Kursimeve per celje fondesh. Ne krahasim me nje muaj me pare shihet se

volumi i transaksioneve eshte ulur ndjeshem si pasoje e pakesimit te

likuiditeteve te Bankes se Kursimit .

Nderkohe qe Banka Qendrore, me synim mbajtjen nen kontroll te variablave

makroekonomike, ka shitur Bono Thesari te cilat jane blere kryesisht nga

Banka Kombetare Tregtare, ndersa pjesmarresit e tjere kane riinvestuar shumat

qe maturoheshin nga portofoli i tyre.

Vihet re qe ne treg ka preference me teper per tregtimin e instrumentave

afatshkurtra. Volumi i transaksioneve te Bonove te Thesarit me afat 3 - 6

mujor, te cilat nuk jane instrumente te tregtueshme ne Burse, kap nje vlere

kapitalizimi prej 25,274.19 milione leke, ndersa vlere e kapitalizimit te Bonove

te Thesarit 12

mujore qendron ne 2,505.00 milione leke. Pra sic shihet volumi i

transaksioneve ne Tregun sekondar eshte rreth dhjete here me i madh se volumi

i transaksioneve te zhvilluara ne Burse. Si konkluzion mund te themi se

perfshirja e Bonove te Thesarit me maturim 3-6 mujore ne instrumentet e

tregtueshem nga Bursa e Tiranes do te rriste ndjeshem volumin e

transaksioneve ne te (shih apendiksin ne faqe 15.)

PERSPEKTIVA

Ne te ardhmen Komisioni do vazhdoje te kete si detyre prioritare rregullimin

dhe plotesimin e kuadrit ligjor dhe rregullator. Do miratohen disa rregullore te

reja dhe gjithashtu do i paraqiten Parlamentit per miratim ndryshimet e

nevojshme ne ligjin ekzistues.

Gjithashtu Komisioni do perqendrohet ne procesin e zhvillimit te tregut te

letrave me vlere, duke kooperuar intesivisht me Bursen e Tiranes dhe asistentet

e huaj.

Ajo cka duhet arritur qe te shmanget ose minimizohet sa me teper qe te jete e

mundur, duke pasur parasysh zhvillimet e pritura ne te ardhmen, eshte

veprimtaria investuese ne letrat me vlere jashte kontrollit te Komisionit.

Subjektet qe marrin pjese ne kete veprimtari, duhet te plotesojne disa kritere

dhe kushte, ne menyre qe te sigurohet mbrojtja maksimale (brenda kufijve te

mundshem) e investitoreve, dhe eshte Komisioni i cili i percakton kriteret dhe

kushtet. Shmangia e aktivitetit jashte kontrollit te Komisionit, mund te arrihet

permes krijimit te nje kuadri stimulues duke aplikuar masa lehtesuese dhe

formimin e nje terreni fitimprures dhe atraktiv per subjektet e ndryshme, si dhe

permes berjes se tyre te njohur ne qarqet dhe ambientet e interesuara. Natyrisht

mbrojtja e interesave te investitoreve mbetet gjithmone detyra paresore e

Komisionit te Letrave me Vlere.

Komisioni, ne te ardhmen e afert, permes zhvillimit te nje projekti per tregtaret

dhe ndermjetesit ne Burse, synon qe te perzgjedhe tregtaret shqiptare me qellim

sjelljen ne treg te kompanive serioze, qe duan te sigurojne kapital. Nje zhvillim

i tille eshte nje hap esencial drejt nje tregu letrash me vlere ne te cilin firmat

sigurojne fonde dhe investitoret mund te investojne parate e tyre. Praktikisht,

do behen perpjekje per te zgjedhur tregtare te afte, duke i ndihmuar ata per te

identifikuar emetuesit potenciale dhe te punohet me te dyja palet per te

siguruar, ne qofte se eshte e mundur, dy apo tre oferta te para publike

aksionesh, permes Burses, dhe ne perputhje me rregullat e Burses dhe te

Komisionit.

Fillimisht zgjedhja do fokusohet ne anetaret ekzistues te burses se Tiranes dhe

ne tregtaret e "rruges" qe mund te jene te pershtatshem per anetaresim ne qofte

se binden per avantazhet e nje veprimi te tille. Ne kete aspekt Komisioni do

punoje per:

• Ndergjegjesimin rreth funksioneve baze te tregtareve dhe ndermjetesve

(me tregtaret e mundshem dhe ekzistues dhe pastaj me emetuesit e

mundshem).

• Shpjegimin tregtareve te ardhshem si dhe perse veprimtaria, duke

perfshire dhe aspektet primare te tregut, mund te jete fitimprurese dhe

atraktive.

• Identifikimin e tregtareve me premtues (ndoshta dy apo tre firma).

a) Gjetjen (ne bashkepunim me tregtaret) te kompanive shqiptare qe kane

nevoje te sigurojne kapitale dhe qe mendohet se perbejne interes per

investitoret.

b) Bindjen e ketyre kompanive rreth avantazheve te Listimit ne Bursen e

Tiranes dhe sigurimit te kapitaleve permes saj.

c) Asistimin e ketyre kompanive ne permbushjen e kerkesave te listimit dhe

planit te emetimit.

d) Emetimin dhe tregtimin e aksioneve te ketyre kompanive.

Gjate plotesimit te detyrave te mesiperme eshte e nevojshme te asistohen

tregtaret e seleksionuar per problemet e meposhtme:

• Zhvillimin e planeve te biznesit dhe te manaxhimit te financave te tyre.

• Trajnimin e stafit te tregtareve rreth ceshtjeve te ndryshme, ne

bashkepunim me keshilltaret e huaj.

• Sigurimin e manualeve dhe sistemeve per funksionimin e tyre dhe

administrimin e klienteles.

SITUACIONI FINANCIAR

Komisioni i Letrave me Vlere eshte nje institucion vetefinancues jofitimprures,

i cili per funksionet dhe sherbimet qe kryen ngarkon kuota dhe pagesa te cilat

sherbejne per mbulimin e shpenzimeve. Keto kuota nuk mund te jene te larta, te

pakten tani per tani, sepse kjo nuk i sherben terheqjes se subjekteve qe jane te

interesuara per kryerjen e veprimtarise se investimit ne letrat me vlere.

SITUACION PER VITIN 1996

Shpenzime

GRUPI TIT KAP ART PERSHKRIMI PLANI FAKTI

53 1 1 01 Paga

shperblime

400.000 387.254

53 1 1 02 Sig. shoqerore 100.000 8.413

53 1 1 03 Shpenzime zyre 400.000 393.260

53 2 1 05 Investime 1.100.000 1.006.388

Pjesen me te madhe te shpenzimeve, gjate vitit 1996 e ze zeri i investimeve te

cilat kane sherbyer per krijimin dhe pajisjen e ambjenteve te domosdoshme ku

zhvillohet veprimtaria e Komisionit.

Te ardhurat

Gjate vitit 1997 do filloje vjelja e rregullt e te ardhurave. Pjesen me te madhe te

te ardhurave do e perbejne kuotat per licensat e dhena. Megjithate edhe per nje

kohe te konsiderueshme Komisioni do te vazhdoje te financohet nga Buxheti i

shtetit perderisa aktiviteti te jete rritur deri ne ate shkalle saqe te ardhurat te

mbulojne shpenzimet.

Apendiks

VOLUMI I TRANSAKSIONEVE TE BONOVE TE THESARIT 3, 6 DHE 12

MUJORE

Muaji Transaksionet Transaksionet ne

Tregun

1996 (1) ne Burse (2) Sekondar jashte

Burses (3)

Transaksionet

Gjithsej (2)+(3)

(ne milione leke) (ne milione leke) (ne milione leke)

Maj 115.00 1,486.40 1,601.40

Qershor 110.00 4,092.96 4,202.96

Korrik 505.00 140 645.00

Gusht 30.00 1,530.00 1,560.00

Shtator 50.00 1,744.97 1,794.97

Tetor 1,260.00 4,070.57 5,330.57

Nentor 300.00 8,276.30 8,576.30

Dhjetor 135.00 3,933.00 4,068.00

Totali 2,505.00 25,274.19 27,779.19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!